Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Roger Federer bëhet i pavdekshëm

    Roger Federrer behet i pavdekshem


    Sot pasdreke u luaj finalja e madhe e Wmbledonit , qe zhvillohej ndermjet numrin 1 te botes Roger Federrer , kunder numrit 2 te botes Rafael Nadal , loja filloi me nje Federrer te jashtzakonshem si perher , dhe mbaroi po ne te njejten menyr , pas 5 seteve rezultatet ishin kta : 7:6 (9:7), 4:6, 7:6 (7:3), 2:6, 6:3 , me kete Federret behet i pavdekshem dhe can perpara per te thyer te gjitha rekordet boterore te tenisit , une personalisht e shikova ndeshjen ishte mahnitese dhe ja vlente te shihet , tash per tash Federrer sa i perket Wmbledon eshte barabar me tituj me legjenden e tenisit Björn Borg qe e ka fituar po aq here sa Federrer aktualisht pra 5 here Wimbledon , i deshirojme suksese ne te ardhmen dhe gjith te mirat , Federrer Forever
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Sui generis

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    sa keq per Nadal.... vai Raffa!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    E ndjeka krejt lojen: Eshte e thjesht, spanjolli Rafael Nadal do te mbetet gjithmine i 'DYTI' deri sa te jete Federer ne skenen e tenisit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Federer is the best
    #VamosArgentina

  5. #5
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    vetem ne fushen me bar Davius! vetem ne fushen me bar!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Federer, “njëshi” i historisë!

    11 Korrik Eshtë e kotë t’i biesh rrotull. Të gjithë e dinë shumë mirë se Roxher Federeri është i destinuar të bëhet, në fund të karrierës, tenisti më i madh i të gjitha kohërave; më i madh se “Big” Bill Tilden, divi i parë i viteve 1930, më i madh se “Roket” Rod Lejvër, australiano i dy Slemeve në vitet 1960, më i madh se “Ariu” Bjorn Borg, fenomeni suedez i viteve 1970, madje më i madh edhe se “Pistol” Pit Sampras, rekordmeni absolut i Uimbëlldonit (7 tituj) dhe i fitoreve në turnetë e Grand Slemit (14 kurora).



    Dy shkallë më lart ? U kuptua menjëherë, që pas fitores së parë në Londër, ajo e vitit 2003 ndaj australianit Mark Filipusis. Tenisi i tij është dy shkallë më lart ndaj të gjithë bashkëkohësve të tij, përveç Marat Safinit dhe Rafael Nadalit, tamam tenistët e vetëm që i kanë hequr nga duart tre turne të Grand Slemit që nga viti 2005 (rusi në Australi dhe spanjolli në tre Roland Grroset e fundit). Krahasimi i kampionëve të epokave të ndryshme është tërheqës por dhe i parealizueshëm. Por vjen në mënyrë spontane dhe duke iu referuar epokës moderne dhe duke lënë jashtë Rod Lejvërin, që dhe pse realizoi Slemin e dytë në vitin 1969, bën pjesë në kampionët e epokës së vjetër, mund të tentosh ta krahasosh Roxher Federerin të paktën me dy kampionët më të mëdhenj të 35 viteve të fundit, pra Bjorn Borgun dhe Pit Samprasin, të cilët, ashtu si mjeshtri Roxher Federer kanë dominuar plotësisht në ëpokën e tyre në Uimbëlldon.



    “Ariu” Borg ? Suedezi ishte një fenomen në gjithçka; fenomen që shprtheu herët (Slemi i parë në Paris 1974, në moshën 18?vjeçare), fenomen edhe për faktin se u tërhoq në pikun e karrierës, para se të mbushte 26 vjeç, por sidomos fenomen atletik dhe psikologjik. Në planin teknik Borgu kishte mungesa të mëdha; shërbimi nuk i dhuroi kurrë pikë me shumicë, loja pranë rrjetës qe e dobët dhe gjithnjë e pasigurt, por nga vija fundore ishte i pathyeshëm, me gjuajtje kaluese perfekte, dhe qëndrueshmëria e pabesueshme (Borg e mbylli karrierën me 27 fitore dhe vetëm 4 humbje në takimet me pesë sete). Me këto armë suedezi fitoi 6 Roland Garros (rekord absolut) dhe 5 Uimbëlldone radhazi. Por ajo që të mahnit më shumë është që Borg realizoi tre vjet radhazi dopietën Paris?Londër. Sikur Federeri apo Nadali të fitonin tre vjet rresht Roland Garrosin e Uimbëlldonin. Ndoshta diçka të tillë nuk do ta bëjë më askush në tenisin modern.



    “Pistol” Pit ? Samprasi ishte prototipi i tenistit perfekt, që e bazoi lojën e tij në një shërbim madhështor dhe një gjuajtje të drejtë po madhështore. Këto armë e lejuan të dilte nga situata të rrezikshme me shumë ejse dhe me gjuajtje të drejta nga pjesë të fushës ku ishte e vështirë të ktheje topin. Nëse gjithë kësaj i shton edhe faktin që Samprasi në lojën pranë rrjetës ishte vërtet një fenomen dhe që me gjuajtjen me kyç mbrohej mirë, nuk është e vështirë të kuptosh se si nga viti 1990 deri në vitin 2000 ai fitoi 14 Grand Sleme: 7 Uimbëlldone, 5 US Open dhe 2 Australian Open. Pit Samprasi pati dhe shansin të fitonte në Paris, por në Roland Garros ai e ndryshonte tenisin e tij, duke luajtur në vijën fundore. Nëse do të kishte guxuar më shumë, ndoshta do ta kithye thyer “tabunë” e dheut të ngjeshur, ku ndër të tjera në Romë 1994 fitoi një turne të pabesueshëm. Por Federeri është gjithsesi më i madh se Samprasi.



    Roxheri superior ? Federeri është thjeshtë tenisi, Federeri është ekuilibri perfekt mes asaj që duhet për të fituar, por të fitosh në infinit, vazhdimisht, pa u lodhur kurrë. Federeri nuk ka shërbimin e Samprasit dhe ndoshta gjuajtja e tij e drejtë është pak më poshtë se ajo e amerikanit. Në rrjetë, dhe pse luan rrallë, edhe në bar, bën ç’të dojë. Por mjafton të mbledhësh efikasitetin e shërbimit dhe të gjuajtjes së drejtë që ai të dalë më i miri i historisë. Roxheri ka një aftësi unike për ta ndjerë topini dhe për ta luajtur atë thua se i kërcen mbi dorë. Askush nuk di t’i japë topit, si me gjuajtjen e drejtë ashtu edhe me atë me kyç, por dhe në shërbim dhe në rrjetë, aq shumë lloj efektesh e trajektoresh ai ato që dalin nga rraketa e zviceranit. Dhe e gjitha kjo me sforcimin më minimal, a thua se 11 Sleme në 4 vjet të ishte gjëja më e thjeshtë në botë.
    #VamosArgentina

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry
    vetem ne fushen me bar Davius! vetem ne fushen me bar!

    Pse , ka ndonje Grand Slam , pervec atij te Frances qe nuk eshte ne Bar ?!! , dmth 4 me 1 , pra 4 jane ne bare dhe vetem 1 ne rere , pra qe shancet jan zero per Nadal ta arij Federin ndonjeher ne jete
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Roxher Federer nuk me duket edhe aq perfekt.Ne French Open ai u mund nga Nadal 3 me 1.Roxher me shume mund tte kete vetem potencen.Te them te drejten mua nuk me pelqen.Nuk jep spektakel.Nuk i jep shije lojes



    Une jam fans i Andrea Rodick.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Roger Federeri pavdekshem???


    Roger Federer sapo ka vdekur, ishte ne ballkon te pallatit te tij ne katin e 5te, dhe duke kontrollu telat e rraketes se tij pa dashje ka ra prej ballkoni...e ju thoni i pavdekshem.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Federer, "poker" në US Open

    Sezonet dhe emrat e kundërshtarëve ndryshojnë, por Roxher Federer mbetet i njëjti, duki i shtuar karrierës së papërsëritshme "xhevahirin" e radhës. Pasi ka regjistruar fitoren e pestë në "Uimbëlldon", tenisti zviceran realizoi edhe "pokerin" në "US Open", duke mposhtur në finale serbin Novak Djokoviç me rezultatin 7-6 7-6 6-4. Ky është turneu numër 12 që Federer fiton në "Grand Slam", që zbret në vendin e dytë australianin Roi Emerson.
    Sui generis

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Ja edhe ca foto nga triumfi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Sui generis

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Roxher: Tani do te kap Samprasin

    11 Shtator Roxher Federeri pranoi se po fillonte te mendonte per rekordin e te gjitha koherave ne fitoret e Grand Slemeve pasi fitoi te 12-in ne US Open. Federeri pas fitores ndaj Xhokovicit ne Nju Jork eshte vetem dy turne larg rekordit te Pitit, qe nuk duket me nje mirazh. "Tani mendoj shume per kete rekord", tha Roxheri. "Fakti qe jam kaq prane tij ne moshen time (26 vjec) eshte fantastik, por shpresoj qe ta thyej perfundimisht. Nuk e di sa Grand Sleme mund te fitoj, por shpresoj qe te fitoj me shume sec ka fituar Piti". Federeri u be njeriu i pare qe nga Bill Tilden ne vitet 1920 qe fiton kater US Open radhazi, por ai djersiu shume ndaj serbit 20-vjecar Xhokovic. "Luajta mire kur m'u desh ta beja kete", tha me tej zvicerani, qe shtepoi shtate pike per humbjen e setit te pare dhe te dyte. "Pa dyshim kam luajtur ndeshje me te mira se kjo, por sot kishim te dy shume presion mbi vete. Novak ma veshtiresoi shume punen ne fillim, por ne pergjithesi jam i kenaqur me paraqitjen time". Numri 1 ne bote rrefeu se ndihet ende i emocionuar ne finalet e Slemeve, dhe pse ka fituar 12 nga 14 te tilla ne karriere. "Kisha dritherima ne ditet e fundit, isha nervoz", vazhdoi ai. "Ne finale duhet te isha une tenisti me me pervoje, por ja qe keto takime nuk jane kurre si ndeshje normale, prandaj nuk mesohesh kurre me atmosferen".
    Sui generis

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Roggy, du bisch dä gröscht ;-)
    Roggy, ti je me i madhi.

    Per mendimin tim, Federer eshte dhe do te mbetet nr.1 ne historinë e tenisit.

  14. #14
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Kur pashe titullin e temes thashe ca ka bo vaki qe do jetoka gjithmone ky Ti vije nje titull si psh: Federer behet i paarritshem do ishte me mire.

    Gjithsesi Federer eshte dhe do ngelet ne historine e tenisit boteror.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Specialistet thone se per tu konsideruar "me i madhi" i te gjitha koherave, Federer duhet te fitoje te pakten nje here ne argjilen e Rolan Garrose. Per ta bere kete duhet te kaloje kundershtarin numer nje te vetin, Nadal, qe ka fituar tre here rresht ne Rolan Garro, dy heret e fundit kunder Federerit me duket. Ndersa per te qene "nder me te medhenjte", mund ta lere qe neser dhe kete e ka te garantuar tashme. Ka qe nga Wimbledoni i 2005 qe eshte ne finalen e cdo turneu te Grand Slemit, duke i fituar te gjithe pervec atyre dy hereve ne Rolan Garro kunder Nadalit.

    Megjithate titulli "me i madhi" eshte gjithmone subjektiv, sepse nuk mund te krahasosh teniste te koheve te ndryshme. Madje dhe statistikat te genjejne sepse x tenist mund te kete pasur me teper konkurrence ne kohen e tij se y ndaj mund te kete dhe me pak fitore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 17-12-2007 më 17:39
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  16. #16
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Veshtirë Se Mund Të Ketë ndonjëherë Ndonjë Tenist Më Të Mirë Se Ky...

  17. #17
    Per mendimin tim asgje nuk eshte e pamundur.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Nuk jane vetem titujt e fituar tregues te rendesishem per te percakatuar lojtarin me te mire, por edhe menyra e lojes. Megjithate kur jemi te Federer mund te themi qe ai eshte i kompletuar, kuptohet edhe tutujt nuk u mungojne (shpresoj qe kete vit te dale fitues edhe ne Paris, Roland Garros 2008)

    Hopp Roger!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Postime
    26
    dhe me ne fund si cdo sportist dhe Federit i erdhi fundi.nje ere e re vjen ,vamos RAFA.
    Feder renditet i dyti ,dhe ska me shance te kthehet tek nr1,gjithsesi ai mbetet i madh,ai ka shkruar historin e tij ne kete fushe te sportit .
    Jam fanse e Rafes ,por Rogeri me finalen e wimbledon 2008 tregoi se eshte me te vertet i madh.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Rogi te duam perseri aty ku e ke vendin, top 1! Du bisch eifach de groscht
    Time is the enemy of a young man's dreams

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. A ke një frymë (shpirt) të pavdekshëm?
    Nga coptic në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 19:28
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Halim Spahia - nacionalist i pavdekshem
    Nga DYDRINAS në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 13:56
  5. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •