Na ishte njė herė njė vaj Gruaja plakė e ndėrpreu fjalėn nė mes dhe hodhi njė shikim jashtė dritares. Sytė e saj vėshtronin diku larg, nė njė pikė tė humbur tė horizontit. Pėrpara saj deti shtrihej i pamatė dhe valet e tij lodronin lehtas, duke prishur formėn e pėrgjysmuar tė hėnės. Gjyshja ngriti sytė lart dhe pa atė gjysėmhėnė qė qėndronte e vetmuar nė qiellin e errėt pa yje tė asaj nate tė gjatė. Ajo lėkundej ngadalė nė karrigen e drunjtė dhe vėshtrimi i saj u bė i ftohtė, i huaj. Vajza e vogėl qė rrinte e heshtur pranė saj, e shikoi gjyshen e ēuditur. Ajo priste tė dėgjonte pėrrallėn e premtuar, por papritmas nga buzėt e gruas sė thinjur dolėn disa tinguj tė ēuditshėm. Ajo fliste nė njė gjuhė tjetėr, nė njė gjuhė qė vetėm gjysėmhėna e largėt mund ta kuptonte. Vajza e vogėl mbėshteti kokėn nė prehrin e gjyshes dhe dėgjonte atė bashkėbisedim tė ēuditshėm pėr tė. Zėri i plakės ishte i shtruar, e fjalėt dilnin nga goja e saj ngadalė, njėra pas tjetrės, duke ndjekur njė ritėm tė pacaktuar. Shikimi i saj i pėrhumbur ish kthyer shumė e shumė vite prapa. Buzė bregut tė detit ajo shihte dike tjetėr. Ajo vajzė ishte ulur mbi rėrėn e lagurdhe shkruante mbi tė njė emėr. Gjysėmhėna e shikonte nga lart dhe heshtte. Por dallgėt vinin me zhurmė, i merrnin shkronjat me vete e i ēonin larg nė thellėsitė e panjohura tė detit. Vajza shikonte nga shoqja e saj e largėt dhe psherėtinte e trishtuar. Sytė e saj tė pėrlotur kėrkonin tė lexonin atė emėr. Buzėt e thara donin ta thėrrisnin, por ato tre shkronja i mblidheshin nė fyt, dhe prej buzėve dilnin vetėm ngashėrima. Pėrmes lotėve ajo shikonte atė fytyrė, qe tashmė ishte bėrė e huaj pėr tė, e pakapshme. Ajo mundohej ta prekte, por sytė e tij i largoheshin. Vajza donte ti fliste, por djali ikte me nxitim. Vajza vraponte pas tij, por rėra e ftohtė e plazhit e pengonte. Dallgėt ngadalėsonin vrullin e tyre tė shpejtė pranė bregut, dhe talleshin me pėrpjekjet e dėshpėruara tė saj. Dikur ato dallgė, qe tani e shikonin vajzėn me pėrēmim, shkumėzonin tė gėzuara mbi trupat e dy tė rinjve. Djali e merrte vajzė nė krahė dhe ata shkonin ashtu tė pėrqafuar drejt rėrės sė ngrohtė. Gishtėrinjtė e tij ngatėrroheshin nėpėr flokėt e gjatė, bjondė tė vajzės, qė shkėlqenin nėn rrezet e buta tė diellit. Por tanimė, kujtimet e atyre ditėve ishin kthyer nė njė makth pa mbarim. Ardhja e dimrit, sė bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrėn e saj. As ditėt e para tė pranverės nuk kishin mundur ta ngrohin atė zemėr. Ajo iku Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė ndarjes. Tashmė vajza endej bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeteshin gjurmėt e mallit. Pėrpara syve i shfaqej mirazhi i tij. Zėri i tij prishte heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe ajo ndjente lotėt ti njomnin buzėt e etura. Shija e tyre e kripur e ndiqte pasnėpėr vite, e kujtimi i tij i rėndonte shpirtin. Zemra e thyer largohej prej vajzės, ngjitej lart nė qiellin e errėt tė shpirit tė saj dhe kėrkonte zemrėn e djalit. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėmhėna nuk mund ta gjente mė
Vajza, tashmė e plakur, kaloi gishtėrinjtė nėpėr flokėt e thinjur dhe psherėtiu. Gjysėmhėna e vėshtroi nga lart, pa mundur ti thoshte asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agonte, e me largimin e natės largohej edhe gjysma e zemrės sė saj, tashmė e plakur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi tė pakapshėm
Krijoni Kontakt