Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Kris Benua vret gruan, djalin dhe veten

    Zi ne boten e mundjes amerikane (wrestling): Kris Benua, atlet kanadez i WWE, eshte gjetur i vdekur ne shtepine e tij, prane Atlantas, bashke me gruan, Nansi dhe te birin, Daniel. Sipas policise lokale, behet fjale per vrasje-vetevrasje: Benua i ka dhene fund jetes pasi kishte vrare familjaret e tij. Ish-kampioni i botes i kishte lene pas dore impenjimet e fundit ne ring, per shkak te problemeve personale.

    Tv kane thene se agjentet mendojne qe Benua, 40 vjec, ka vrare gruan dhe djalin ne fundjave dhe se i ka dhene fund jetes te henen. Kufomat jane gjetur ne tre dhoma te ndryshme. WWE-ja (World Wrestling Entarteinment) ka bere te ditur nepermjet sajtit te saj te internetit se i ka kerkuar autoriteteve per te bere verifikime rreth atletit dhe familjes se tij, pasi ishte lajmeruar nga disa miq te Benuase se ai po dergonte sms te cuditshem. Me 13 nentor 2005, u gjet i vdekur ne nje dhome Edi Gerrero, nje tjeter nga protagonistet me te njohur te mundjes boterore.

    Shefi i hetimeve, togeri Tomi Pop, i Departamentit te sherifit te kontest se Fajetes, ka deklaruar per "Associated Press" se vdekjet jane trajtuar si vrasje dhe se autopsite do te behen sot (dje). Pop ka shtuar se kufomat jane gjetur ne oren 14:30, por nuk ka dashur te jape detaje. Banesa ndodhet ne nje lagje te izoluar, e rrethuar nga njera ane nga nje mur dhe nga ana tjeter nga kangjella celiku. Pardje, darka ka qene e erret, perjashto ndonje drite nga jashte. Perballe ka qene nje makine policie me dy agjente ne uniforme. Benua ka qene kampion bote ne peshat e renda dhe kampion nderkontinental. "WWE i shpreh ngushellimet e saj me te sinqerta familjareve dhe te dashurve te Benuase ne kete moment tragjedie", ka shkruar organizata ne sajtin e saj zyrtar. Luftetari duhej te ndeshej te dielen ne darke ne Hjuston ne "Vengeance" (Hakmarrja), ne nje eveniment per "pay-per-view", por eshte zevendesuar vetem ne minuten e fundit per ato qe Xhim Ros i ka percaktuar si "motive personale". I lindur ne Kanada, kishte nje shtepi ne Atlanta nga periudha kur ndeshej per WCW (World Championship Wrestling), sigel qe sot nuk ekziston me.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2007
    Postime
    23
    Alamet atleti...High testosterone te con ne pesimist sikur kamnigjuar

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    I biri vuante nga nje deformim qe nuk e lejonte te rritej. Si duket ky ishte shkasi kryesor qe kanadezi vrau ate , te shoqen edhe veten. Megjithate fajesori kryesor eshte STEROIDS... Vinnie Mac duhet ta mbledhe prapanicen edhe ti therrase mendjes shume persona po humbin jeten ne WWE. Guerrero, Henning, Crash edhe shume te tjere para kohe.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Chris Benoit iku përgjithnjë nga sporti dhe jeta. Pse tani?

    Një lajm tragjik ka trondituar mbarë botën e Wrestling, Chris Benoit është ndarë nga jeta. Sipas organeve të policisë mund të bëhet fjalë për shumë pista dhe rasti mbetet i gjithi për tu zgjidhur. Chris Benoit, luftëtar i famshëm i Wrestling u gjet i vdekur brenda banesës së tij, në Fayetteville së bashku me të shoqen dhe të birin. Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes Benoit ka mundësi të ketë vrarë më parë bashkëfamiljarët dhe më pas veten.

    Lajmi për vdekjen e tij iu është komunikuar fansave nga sajti zyrtar i WWW. “ Federata botërore e boksit me dhimbje të thellë duhet tu lajmërojë se Kris Benoit dhe familja e tij janë gjendur të vdekur” – thotë komunikata.

    Luftëtari kanadez kishte në program të merrte pjesë në dy evenimente të rradhës të WWW, një mbrëmje live në Teksas por dhe një eveniment që transmetohet vetëm në kanalet me pagesë, i programuar në Hjuston. Shumë dyshime lë fakti se Benoit kishte lajmëruar më parë organizatorët për ta zëvendësuar për arsye personale. Gjithashtu të dielën në mëngjes luftëtari iu kishte dërguar mesazhe të çuditshme disa miqve të tij.

    Benoit i lindur në Montreal në 21 maj të vitit 1967, ishte një ndër luftëtarët më të famshëm të Wrestling në botë.

    Mes titujve të shumtë të fituar gjatë karrierrës, ia doli të siguronte dhe Brezin Botëror të WWC , (kampionatit botëror të Wrestling) dhe atë të WWW.

    Zhdukja e Benoit nuk përbën të vetmen tragjedi në botën e Wrestling. Në vjeshtën e vitit 2005, një ndër kampionët më të dashur, meksikani Edi Guerriero, u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli të Mineapolis.
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 05-12-2011 më 14:02
    #VamosArgentina

  5. #5
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    A e ka lajmeru njeri Undertakerin e ? hahaha
    Kush tha qe Wrestling eshte fallco ?
    Me vjen keq per gruan dhe cunin, po per te, mir ti bohet.
    NeverAgainVolunteerYourself

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    100 keçistë të vdekur në 10 vjet

    Ata nuk festuan asnjëherë pesëdhjetë vjetorin e tyre sikundër shumë sportistë të tjerë të famshëm. Dhuruan spektakël pa kufi për net me radhë në arenat e ringut botëror, por u ndanë në jeta në mënyrë tragjike. Shumica prej tyre kanë pësuar infarkt në zemër nga përdorimi i lëndëve narkotike (heroinë, kokainë) por nuk mungojnë ndër to edhe aksidente në rrugë, ku për ata limiti i shpejtësisë nuk kishte kurrsesi të aplikohej. Edi Guerrero, Bif Uelington, Big Bosman, Big Dick Dudlej, Billi Joe Travis, Bobi Dunkum Junior e deri tek ish-kampioni i Botës, Kris Benua, janë 100 emra të mëdhenj të wresling të ndarë nga jeta në dekadën e fundit (1997-2007). Shumica e tyre kanë qenë profesionistë dhe kanë garuar në arenat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, ku ky sport është edhe më popullor. Wresling është më shumë një sport spektakolar se sa i forcës ku sportistë me një përgatitje të rrallë fizike dhe muskulore shpalosin gjithë arsenalin e tyre në akrobaci derisa bëjnë të tyre "Rripin e Artë". Shkaku kryesor i shumicës së vdekjeve rezulton të ketë qenë përdorimi i lëndëve narkotike, të cilat kanë sjellë infarkte në zemër dhe sëmundje të tjera të pashërueshme. Por ndër këta 100 sportistë të mëdhenj nuk mungojnë edhe vrasjet nga kundërshtarët si dhe vetëvrasje në gjendje depresioni e sipër. Nuk janë të paktë edhe ata që rezultojnë ende të zhdukur prej disa vitesh. Pjesë e kësaj liste është edhe Xheni Li, ose e quajtur ndryshe (me emrin e vajzërisë), Xhenifer Bednar e cila rezulton e zhdukur që prej shkurtit të vitit 2006. Xheni Li ishte një nga kampionet femra në sportin e wresling gjatë viteve 2002-2004. Por pre e aksidenteve kanë rënë edhe tre wrestlers të rinj. "Blue Thunder Tornado" ishte vetëm 18 vjeç dhe sapo kishte zhvilluar ndeshjet e para kur pësoi një aksident me makinë në rrugët e Kalifornisë më 1988. Ndërsa më e dhimbshme ka qenë ndarja nga jeta e 19-vjeçarit Brandon Star më 2004. Ky i fundit do të binte në koma gjatë një ndeshje në ring dhe më pas të vdiste në spital. Ndërkohë që 21-vjeçari Adam Marks rezulton ende i zhdukur që prej janarit të 2006-ës. Marks sapo kishte fituar disa ndeshje radhazi dhe po tregonte një personalitet të veçantë në ring, edhe pse ishte shumë i ri.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KECISTET

    1) Adrian Adonis (34 vjeç)
    Aksident me makinë më 1988
    2) Andre Rousimof (46 vjeç)
    Infarkt në ring më 1993
    3) Art Barr (28 vjeç)
    Mbidozë heroine (droge) më 1994
    4) Skot Bigelou (45 vjeç)
    Mbidozë heroine (droge) më 2007
    5) Bif Uelington (42 vjeç)
    Infarkt në zemër më 2007
    6) Big Bosman (42 vjeç)
    Infarkt në zemër më 2004
    7) Big Dick Dudlej (34 vjeç)
    Kancer në veshka më 2002
    8) Billi Joe Travis (40 vjeç)
    Infarkt në zemër më 2002
    9) Bobi Dunkum Junior (34 vjeç)
    Mbidozë heroine (droge) më 2000
    10) Bradi Bon (40 vjeç)
    Aksident me makinë më 1998
    11) Brian Pillman (35 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 1997
    12) Bruiser Brodi (42 vjeç)
    Vrarë nga kundërshtarët më 1988
    13) Buz Savjer (32 vjeç)
    Mbidozë heroine (droge) më 1992
    14) Kris Adams (40 vjeç)
    Vrarë më 2001
    15) Kris Benoit (40 vjeç)
    Vetvrarë më qershor 2007
    16) Kris Kandido (34 vjeç)
    Aksident me makinë më 2003
    17) Krash Holli (33 vjeç)
    Mbidozë heroine (droge) më 2003
    18) Kurt Henig (44 vjeç)
    Mbidozë droge (vrasje) më 2003
    19) Dani Xhohnson (49 vjeç)
    Ende i zhdukur që prej 2003
    20) Davej Boj Smith (39 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 2002
    21) Dick Murdok (49 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1995
    22) Dino Bravo (44 vjeç)
    Vrarë nga kundërshtarët më 1993
    23) Dave Peterson (33 vjeç)
    Aksident me motor më 1993
    24) Xhon Tenta (42 vjeç)
    Kancer në mushkëri më 2006
    25) Ed Gantner (31 vjeç)
    I vetvrarë më 1990
    26) Edie Gilbert (33 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1995
    27) Edie Guerrero (38 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 2005
    28) Emori Hale (38 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2006
    29) Majkëll Hegstrand (44 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 2003
    30) Herkules; Rej Fernandez (44 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2003
    31) Robert Svenson (40 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1997
    32) Xherri Blakuell (45 vjeç)
    Sëmundje pneumonare më 1995
    33) Xhoe Mags (37 vjeç)
    Ende i zhdukur që prej 2006
    34) Xhon Stud (46 vjeç)
    Sëmundje në mushkri, vdes më 1995
    35) Xhoni Durham (39 vjeç)
    Mbidozë heroine, vetëvrasje 2006
    36) Xhunk Jard Dog (45 vjeç)
    Aksident me makinë më 1998
    37) Kerri Von Erish (33 vjeç)
    Vetvrasje më 1993
    38) Larri Kameron (41 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1993
    39) Leroj Broun (37 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1994
    40) Louie Spikoli (27 vjeç)
    Mbidozë heroine më 1998
    41) Mike Avesome (42 vjeç)
    Vetvrasje më 2007
    42) Mike Davis (45 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2001
    43) Mike Lozanski (35 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2003
    44) Mitç Snou (35 vjeç)
    Vetrasje më 2000
    45) Ouen Hart (34 vjeç)
    Vdes pas një përleshje në hyrje të ringut më 1999
    46) Pitbull 2 (36 vjeç)
    Mbidozë heroine më 2003
    47) Rej Kandi (37 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1994
    48) Renegade (33 vjeç)
    Vetëvrasje më 1999
    49) Ravishing Rik Rude (40 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 1999
    50) Rhonda Singh (40 vjeç)
    Mbidozë heroine më 2001
    51) Roko Rok (49 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2002
    52) Skot Irvin (35 vjeç)
    Kancer në tru, vdes më 1987
    53) Sherri Martel (49 vjeç)
    Ende rezulton i zhdukur që prej janarit 2007
    54) Terri Gordi (40 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2001
    55) The Wall; Xherri Tuite (35 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2003
    56) Troi Graham (47 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2002
    57) Vivian Vashon (40 vjeç)
    Aksident me makinë, vdes më 1991
    58) Jokozuna; Rodnej Anoia (34 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2000
    59) Adam Marks (21 vjeç)
    Ende rezulton i zhdukur që prej janarit 2006
    60) Alan Karnill (42 vjeç)
    Aksident me makinë, vdes më 2004
    61) Aksis; Steven Ranton (22 vjeç)
    Kryen vetvrasje më 2007
    62) Bad Boy Brazil (26 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2002
    63) Bad Busines Broun (31 vjeç)
    Kancer në mushkëri, vdes më 2001
    64) Big City Mike (38 vjeç)
    Ende rezulton i zhdukur që prej korrikut 1997
    65) Big E Sleaze; Xheremi Sumpter
    Kryen vetëvrasje më 1998
    66) Billi Redvud (29 vjeç)
    Aksident me makinë, vdes më 2004
    67) Billy The Kid; Uiliam Reid (48 vjeç)
    Ende rezulton i zhdukur që prej marsit 1998
    68) Black Venus; Xhin Kirkland (46 vjeç)
    Ende rezulton i zhdukur që prej janarit 1995
    69) Blue Thunder Tornado (18 vjeç)
    Aksident me makinë më 1988
    70) Brandon Star (19 vjeç)
    Aksident gjatë një ndeshje në ring, vdes më 2004
    71) Brian Koks (33 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 2003
    72) Buba Kneukols (34 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2002
    73) Chaz Roco; Çad Flojd (37 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2005
    74) David Farrar (44 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2001
    75) Thundermountain; David Moisier (33 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 1991
    76) Kristofer Bauman (23 vjeç)
    Aksident me motor, vdes më 2005
    77) Kris Dufi (35 vjeç)
    Përpëlitje epileptike, vdes më 2000
    78) Kris Adkison (21 vjeç)
    Kryen vetëvrasje më 1991
    79) Kore; Li Estabruk (29 vjeç)
    Kryen vetëvrasje më 2003
    80) Dan Kurtis (37 vjeç)
    Kryen vetëvrasje më 1998
    81) Dane Gerous (19 vjeç)
    Aksident me makinë, vdes më 2005
    82) D. Fargo; Audie Hager (44 vjeç)
    Kancer, vdes më 2003
    83) Dan Havkins (33 vjeç)
    Abuzim me drogën, vdes më 2004
    84) Casanova; David Di Melio (35 vjeç)
    Abuzim me drogën, vdes më 2002
    85) Dave Vicious (31 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2001
    86) Doug Shevalier (38 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2000
    87) Dr. Destruction; Xhon Kogleshal (34 vjeç)
    Infrakt në zemër në ring më 2004
    88) Dynamite D; Darren Millan (37 vjeç)
    Kancer, vdes më 2007
    89) Flojd Kreatshman (46 vjeç)
    Tumor në tru, vdes më 2003
    90) Guido Falkone (32 vjeç)
    Vdes më 2002 nga leuçemia
    91) Harlem Varlord (32 vjeç)
    Vdes pas një operacioni në zemër më 2000
    92) Ivan Zaiken (39 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 1995
    93) Prodigy; Xheremi Davis (29 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 2004
    94) Xhef Peterson (22 vjeç)
    Kancer, vdes më 2002
    95) Xhef Raitz (29 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2002
    96) Xheni Li; Xhenifer Bednar (34 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 2006
    97) Xherri Oski (32 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 1995
    98) Xhimi Beal (42 vjeç)
    Rezulton i zhdukur që prej 1993
    99) Xhimi Hustler (33 vjeç)
    Infrakt në zemër, vdes më 2006
    100) Kevin Mailhot (24 vjeç)
    Aksident me makinë më 2005

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Si mer ene Bigalow paska vdek e ?pupu po Yokozunen sikur se vura re ke kjo lista?

    Ironia me e madh eshte qe Undertakeri eshte akoma gjalle hahahaha

    PS. Pse i quajne kecista kta?se merren me mbareshtrimin e kecave? Mire ne 1992 nuk i dishim se ca ishin, po te pakten i qujme westlera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga FTN_2004 : 09-07-2007 më 00:22
    NeverAgainVolunteerYourself

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Njerez te ketij kalibri duhet te vdesin shume me shpejt, cudi si rrojne kaq shume!



    Dito.

  10. #10
    Mua nuk me pelqen ky sport me duket si trillim.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    C'rendesi ka nese eshte trillim apo real....ato shifra aty tregojne vdekje jo ndeshjet e tyre..nejse...
    fabi..

  12. #12
    Se kisha me ate kuptim .Ato mund te kene vdekur nga perdorimi i droges e cila ka dhene efektet menjehere apo edhe me vone.

  13. #13
    Edhe per mendimin tim keci nuk eshte sport , por eshte film serial.
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  14. #14
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    bbooo sa paskan vdek. Kane fajet steroidet. 100 kane vdek dhe hala nuk mesojne kto tjeret.

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004
    Si mer ene Bigalow paska vdek e ?pupu po Yokozunen sikur se vura re ke kjo lista?

    Ironia me e madh eshte qe Undertakeri eshte akoma gjalle hahahaha

    PS. Pse i quajne kecista kta?se merren me mbareshtrimin e kecave? Mire ne 1992 nuk i dishim se ca ishin, po te pakten i qujme westlera?

    Nuk e dija qe ka vdekur Yokozuna.
    Apapapaa sa qejf e kam pas wrestling dhe e kam ndjekur per vite me rradhe...
    Por s'kam pare me qe kur vdiq Owen, vellai i ( my fav) Bret Hart-it.
    Atehere e morra vesh qe s'benin kot fare ata aty ne ring.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #16
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    po mer Yoko ka kohe qe ka vdek. Dihej ajo se sa ishte ai robi, do kishte ndonje semundje. Po qe nuk ishte japonez Yoko e di ti ? Ishte nga Hawaii ? :P
    NeverAgainVolunteerYourself

  17. #17
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Shumica paskan vdekur ne aksident me makin... pse duhet tja beni lidhjen esht kecist dhe ka vdekur... duhet te matni ato qe kan vdekur per kecin si ne sken apo zenkat jasht skene !!
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  18. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sport te semurish psiqik.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  19. #19
    Floodist Me Eksperjenc Maska e ARNOLD_777
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    Ti qe ke hap temen i shkofsh mrapa te honkesha pilafin ne ty.
    Po c'te duhen kecistat ty re avdall shif re ku ka na nje leke kecistat thot ky.
    Jeto sikur do te vdesesh neser, dhe meso sikur do te jetosh gjithmon

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2006
    Postime
    24
    Citim Postuar më parë nga Davius
    KECISTET


    26) Edie Gilbert (33 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1995
    27) Edie Guerrero (38 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 2005
    28) Emori Hale (38 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2006
    29) Majkëll Hegstrand (44 vjeç)
    Infrakt nga përdorimi i drogës më 2003
    30) Herkules; Rej Fernandez (44 vjeç)
    Infrakt në zemër më 2003
    31) Robert Svenson (40 vjeç)
    Infrakt në zemër më 1997


    TIRANA OBSERVER
    cfare dreq gazetaresh jane keta? edhe roja e makinave ne lagjen time di qe i thuhet infarkt e jo infrakt

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •