Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Ç’po ndodh me folësit e gjuhës shqipe?

    Ç’po ndodh me folësit e gjuhës shqipe?

    Nga Granit Zela

    Gjatë një monitorimi të përditshëm të gjuhës së përdorur në median e shkruar, para shumë vjetësh, gjatë një praktike mësimore me Akademinë e Shkencave rezultoi, se përdorimi i fjalëve të huaja ishte përtej normales dhe në njëfarë mënyre ishte kthyer në një ‘sëmundje’, e cila po e prishte gjuhën shqipe. Atëherë si shkak shihej më së shumti politika, e cila përdorimin e fjalëve të huaja e quante dëshmi të të qenit elitë intelektuale perëndimore, çka mëtohej t’i jepte peshë dhe rëndësi në sytë e turmës. Sot, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh të hapjes së gjuhës shqipe kundrejt gjuhëve të tjera, problematika mbetet e njëjtë në thelbin e vet. Gjuha shqipe po lëkundet përditë përballë trysnisë së madhe të gjuhëve të tjera. Po ta përfytyrojmë si një kështjellë, e cila i ka hapur portat, duhet thënë, se jo më që porta nuk ka kurrkund, por bedenat e morfologjisë dhe sintaksës ditë pas dite po pësojnë krisje të vajmedetshme. Gjuha shqipe është nën mësymjen e fjalëve dhe strukturave të huaja në mënyrë shumë shqetësuese sidomos te tekstet e këngëve, politikanët dhe media. Të gjithë këta janë shembuj të trishtë të “lëngatës” së saj.

    Gjuha që përdorin politikanët dhe personalitetet publike vazhdon të jetë gjuhë e papërkthyer, e cila po kështu ka një ndikim të madh, pasi gjen pasqyrim të përditshëm në median pamore dhe të shkruar. Nga politikanët sot, sikurse mot, dëgjon të flitet për ‘workshop, impakt financiar, politikë permanente dhe të përhershme, intrasigjencë politike, mazhorancë, observatorë ndërkombëtarë, lancim nismash, afera, ndryshime të bëra viable, task force etj., etj. Është një terminologji e tërë, me të cilën politikanët hasin çdo ditë, e cila duhet përkthyer. Trysnia e gjuhës angleze apo gjuhëve të tjera është kaq e madhe, sa ndikimi i saj në strukturat tona të të folurit është i tillë, sa shpeshherë intelektualë dhe pedagogë që merren me gjuhën shqipe kanë vështirësi në gjetjen e atypëratyshme të barasvlerësit në shqip. Në një debat shumë serioz në lidhje me gjuhën shqipe në një kanal televiziv, megjithëse gjuha shqipe ishte objekti kryesor i debatit, aty u fol për gradën “Bachellor’, implementimin e Bolonjës, sistemin “Full Time” dhe “Part Time’, ‘literatura bazike që duhej të kishte një student shqiptar për ta përdorur si “textbook”, pasi kjo kishte rëndësi “fundamentale”, bëhej fjalë për “Long Life Learning” etj., etj. Pra, folësja, e cila kishte një përgatitje akademike, kishte vështirësi në gjetjen e barasvlerësve në shqip. Kjo ndodhi edhe në bidedën në studio me një studiues dhe sqimatar të gjuhës shqipe, i cili u detyrua të përdorë fjalën ‘privacy’ me bashkëbiseduesin e vet, ngase ishte e pamundur gjetja e barasvlerësit në shqip. Përballë kësaj sfide të përditshme është edhe media. Një gazetare në një emision televiziv thoshte para pak kohësh për telefonuesin, se ‘e kishte në ajër’, në vend që të thoshte se ‘e kishte në linjë’.. Folësja e lajmeve në një kanal televiziv tha se një politikan kishte “mbajtur profil të ulët” pas fitores në zgjedhje, duke dashur të shprehë faktin se nuk ishte treguar euforik. Por, a u kuptua nga publiku ‘mbajtja e profilit të ulët’, ashtu sikurse ‘presidenti u shpreh se ishte i eksituar nga vizita e tij”, kur nga pamjet televizive presidenti dukej i emocionuar dhe vetëm kaq. Për të mos vijuar pafundësisht me shembuj të këtillë, po përfundojmë me mendimin se gjuha angleze ka depërtuar aq shumë në ligjërimin publik, sa edhe nëpër intervista përgjigjet jepen në anglisht. Pas shkarkimit nga detyra si drejtor, ky i fundit u shpreh, se ministri më mirë të më thotë: ‘I don’t like your face, se sa të bëjë akuza të pavërteta’. Media ndodhet në trysninë e shpejtësisë së përcjelljes së lajmit, e cila nuk lë kohë për pastrimin e prurjeve gjuhësore bashkë me pasqyrimin e ngjarjeve. Theksimi i rëndësisë së përdorimit të gjuhës së pastër shqipe duhet të jetë i vazhdueshëm. Tani në media më së shumti thuhet ‘Kuvend” dhe ‘kuvendor” ndryshe nga kohë më parë, ku përdoreshin fjalët “Parlament” dhe ‘parlamentar”.

    Pos kësaj, në krye të listës së gjuhëprishësve qëndron edhe gjuha e përdorur, kënga shqipe, pjesa më popullore e saj, e cila vazhdon të kontribuojë negativisht në rrethin vicioz të këtij kaosi. Për ta shembullzuar këtë, mjafton një këqyrje e shpejtë në përbërësit e këtyre këngëve dhe shihet qartë si dritë e diellit, se ‘revolucioni’ kulturor i këngës shqipe është pak kulturor, shumë pak mirëfilli këngë, thuajse aspak shqipe. Kjo shihet së pari në emrat e këngëtarëve dhe titujt e grupeve muzikore, të cilat nuk janë në gjuhën shqipe. Ja disa prej tyre: Brama Tam Ft Larry Lang, Dashnori Feat ARBAS, Duda Feat, The Dreams, Rikthimi& Big man & Blerina, West Side Family, Mr. Elvis, Nrg Band, Flori &Genti T3nt, NDG, BENK, Lady M, Big Mamma, Madona, Qelbaniks etj., etj. Kjo shihet së dyti në titujt dhe tekstet e këngëve, të cilat ose nuk janë në gjuhën shqipe, ose janë gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Po i kujtojmë lexuesit disa prej tyre që t’i nxjerrë vetë përfundimet! Dua të më puthësh/më ndez fantazinë/O ti je shumë sexy, come on, be with me” (Shumë sexy). “Good Morning Albania/ vajzat shqiptare janë shumë seksi/. “This song is to anyone fucking/ Eja eja me mua o bejbe/ një video sexy dua/ uhhhhhhh/ ta kesh, ta kesh nga mua si kujtim/ (Video sexy). “Hey you, hey you, respect your mother! O çuna e goca, respektoni nënën”. Shumë “e realizuar’ duket skena mbyllëse e këngës shqipe të grupit ‘Duda Feat’, ku një fshatar me sfurk në dorë bërtet sikur ta ketë pickuar merimanga e zezë “ You son of the bitch!” . Pavarësisht nga përfundimet që mund të ketë arritur lexuesi, ne po ia bëjmë me dije tonat. Ato janë tekste që përziejnë gjuhën shqipe me atë angleze në një mishmash të vërtetë. Gjuha shqipe shihet si teknologji e vjetëruar për këtë art “të ri”. Banalizimi i këngës shqipe është para së gjithash gjuhësor dhe mandej kulturor. Këngë të tilla jepen sot e gjithë ditën në disa kanale televizive, gjë që e rrit ndikimin e tyre te publiku, sidomos te të rinjtë.

    Futja e gjuhës shqipe në shkollat e mesme ishte një nga shenjat e këtij ndërgjegjësimi kolektiv, por, pas kësaj gjuha angleze u fut në shkollën fillore, në një kohë që dihet se tekstet mësimore në anglisht janë ku e ku më të përparuara se ato në shqip. Botimet akademike, emisionet televizive për ndërgjegjësimin e publikut, seminaret shkencore e kanë ndikimin e tyre jetik në këtë lëmë. Doracakët dhe botimet mund të ndihmojnë çdokënd. Jetojmë në epokën e internetit, i cili shumë shpejt do të jetë në shtëpinë e gjithsecilit prej nesh dhe pas një llogarie të thjeshtë bërë në fund të ditës do të kuptojmë se kontakti me gjuhën angleze ka qenë po aq sa me gjuhën shqipe në mos më shumë. A janë të përgatitur folësit e shqipes për këtë? Emrat e emisioneve televizive, reklamat televizive, emrat e kanaleve televizive, emrat e gazetave, bareve, restoranteve, bankave, firmave, mospërkthimi i shumë titujve të filmave etj., etj., të japin përshtypjen se shqipja e ka humbur betejën me anglishten e kohës së globalizmit. Gjuha angleze dhe më pak gjuhët e tjera kanë depërtuar aty-këtu edhe në tekstet mësimore, po se po në gjuhën tonë të përditshme, në atë që dëgjojmë dhe shohim në median pamore dhe të shkruar, në librat e përkthyer dobët. Sfida e përkthimit mbetet kudo dhe kurdo. Kujdes! Të gjithë këta janë shembuj të trishtë të “lëngatës” së saj.

    Gazeta Tema

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    "Dakordohem komplet me autorin e temes.Impakti per gjeneraten globaliste euro atlantike do te jete i permasave devastatore.Unikaliteti i gjuhes shqipe nuk do te mund ti rezistoje invazionit te trendeve shume komplekse te cilat ne divesitetin e tyre variojne nga ato te stilit week-end deri tek kundra sensibilizimi pemanent nen trysnine e shovinizmit greko bizantino mesjetar.Qe te jem me i qarte,paralelizmi ndermjet influencave euro atlantike me influencat mesopotamo gilgameshiane,aspak nuk duhet interpretuar si nje objektiv final per largimin nga orbita arberore e progjeniturave pellazge ne Ballkan dhe ne diaspore,por afrimin asimilimin e vlerave universale perendimore me seli ne Rome.Konsensualiteti hiperbolik i tarxhiversimit katalizator,do te kete patjeter konsekuenca afatgjata ne ridimensionimin e njeriut te ri te maskuar me kolore perendimore por qe jane fondamentalisht me prane ortodoksise bizantine."

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    vagabondo dhe autor i nderuar i atij shkrimit

    Gjuha Shqipe po dhunohet dita dites dhe jo vetem nga keto pseudoartiste qe ke rradhitur ke ai artikull me siper, por edhe nga shume artiste te mirefillte (nese ia vlen ti quajme me te tille - te cilet kane pershtatur ne shqip shume fjale te huaja per t'u dukur me terheqes). Ke patur per kryeminister te shtetit Shqiptar nje Fatos Nano i cili gjysmat e fjales s'ia kuptonte nje shikues mesatar i lajmeve apo masa mesatare e votuesve te tij.

    Jemi amerikanizu te gjithe, sidomos kosovaret te cilet kane ne vendin e tyre llojlloj race maxhupi nga llojlloj vend i botes dhe per pasoje kane marre emra te tille si Qelbanix apo Duda apo kjo lopa e qytetit tim Big Mamma! U bone keta! Pfff

    Gjithsesi - perdhunimi i shqipes duhet nderprere qe nga mediat e shkruara dhe ato televizionet dhe radiot sepse nuk eshte e rralle te shohesh a te degjosh terma te cuditshem ne lajme, ne emisione te ndryshme (imagjino - lopa ka emisionon Mama's Big Show), pastaj ne TopChannel ke emisione me emra si: Top Show, Top Story, Deja Vu, (cdo respekt Rudina XHUNGES dhe emisionit SHQIP), e keshtu me rradhe mik i nderuar. Edhe vete kanali ka emer te huaj Top Channel. Pastaj My Music, Top News, News 24, etj etj etj...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Jemi amerikanizu te gjithe, sidomos kosovaret te cilet kane ne vendin e tyre llojlloj race maxhupi nga llojlloj vend i botes dhe per pasoje kane marre emra te tille si Qelbanix apo Duda apo kjo lopa e qytetit tim Big Mamma! U bone keta! Pfff
    lol, bukur e ke gjete. Kosovaret kane nje problem shume te madh, e perdhosin shume gjuhen, jo se nuk e dine po ngaqe mendojne se duken modern. Ketu mos te me keqkuptojne shkencetaret, nuk ka lidhje me dialektin, ku ta gjeni ta flasin edhe ate tamam, po me perdorimin e fjaleve te huaja. Me shume se ne Shqiperi. Dhe me e keqja eshte se nuk i perdorin vetem ne lajme por ne te foluren e perditshme. P.Sh e perdorin shpesh VIPat "definitivisht, jo", qe ska bir nene qe e kupton.

    Gjithsesi - perdhunimi i shqipes duhet nderprere qe nga mediat e shkruara dhe ato televizionet dhe radiot sepse nuk eshte e rralle te shohesh a te degjosh terma te cuditshem ne lajme, ne emisione te ndryshme (imagjino - lopa ka emisionon Mama's Big Show), pastaj ne TopChannel ke emisione me emra si: Top Show, Top Story, Deja Vu, (cdo respekt Rudina XHUNGES dhe emisionit SHQIP), e keshtu me rradhe mik i nderuar. Edhe vete kanali ka emer te huaj Top Channel. Pastaj My Music, Top News, News 24, etj etj etj...
    Mediat e kane rregulluar shume menyren se si shkruajne apo flasin gjuhen shqipe. Jam lexues i rregullt i shtypit dhe shoh qe synohen gjithmon e me shume ne perdorimin e e fjaleve shqipe, edhe ato te harruara. Ndersa problemi i emrave te emisoneve eshte pune tjeter, mgjth nuk mendoj se eshte aq e rendesishme. Kanalet qe ke permendur me lart, te Digitalbit, pavarsisht emrave, perdorin gjuhe shqipe te paster me pak fjale te huaja, ne lajme, ne perkthime filmash, apo ne emisione te tjere.

    Imagjino sikur te kishim nje TV me emrin ILIRIA, dhe ne cdo 5 fjale nje ta kishte te huaj. Emri nuk do te thote gje, mgjth mire do te qe po te ishin ne shqip.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Une nuk e mbaj veten per gjuhetar e albanolog, bile interesi im eshte i vogel ne kete fushe. Po, konstatimi eshte i drejte qe ne zhargonin e perditshem te shqipes kane hyre shume fjale te huaja qe perdoren me vend e pa vend. Por nuk jam dakord me reagimin dhe kendveshtrimin e autorit me siper, qe mundohet te mbroje me fanatizem gjuhen shqipe pa analizuar pak me thelle shkaqet se pse gjuha shqipe gjendet perpara nje realiteti te tille.

    Arsye si e kane fajin politikanet, mediat e shkruara dhe elektronike per huazimet nga gjuhet e huaja jane paksa shume te thjeshtezuara qe fshehin ne vetvete nje paragjykim me shume se sa nje te vertete. Arsyet une mendoj se kane jane me te thella se kaq:

    1. Fjalori i gjuhës shqipe është i varfër

    Krahasimisht me gjuhet e tjera, dhe ketu kam parasysh anglishten, gjuha shqipe eshte nje gjuhe primitive me nje fjalor te varfer. Kam bere shpesh perkthime nga anglishtja ne shqip dhe e gjej veten duke perdorur 4 fjale shqip per te percjelle kuptimin e nje fjale apo nje folje ne anglisht.

    2. Tranzicioni gjuhësor i gjuhës shqipe

    Ashtu si Shqipëria është duke lënë pas një fazë tranzicioni, ashtu si shqiptarët si popull e përjetuan këtë periudhë tranzicioni me ndryshime radikale në jetën e tyre, edhe gjuha shqipe nuk ka se si të mos jetë ndikuar nga ky transformim i thelle shoqëror. Po flasim per nje shoqeri shqiptare ku mendohet se te pakten 1/3 e popullsise ka emigruar jashte vendit dhe zotëron një gjuhë tjetër përvec shqipes.

    Tranzicioni politik dhe shoqëror i shqiptarëve ka sjellë ndikua gjuhën shqipe edhe në një aspekt tjetër: shqiptarët kanë zbuluar tashmë botën e ndaluar për 50 vjet dhe çdo gjëje të re që këta zbulojnë duhet ti vënë një emër në shqip. Po ju sjell disa shembuj bajate: "kanocen" e Pepsit apo "kompjuterin" apo "internetin" apo "forumin". Dy dekada me pare shqiptaret nuk u dinin kuptimin ketyre fjaleve e jo me ti perdornin ne fjalorin e perditshem. Ashtu si bota e jone materiale u pasurua ne keto dy dekada eshte afer mendjes qe edhe gjuha shqipe do te pasurohet me fjale te reja e te huazuara nga gjuhet e tjera. Pra ndryshimi ne kete aspekt nuk duhet te cudise dike pasi eshte deri diku i parashikueshem e afer mendjes.

    3. Huazimet nga gjuhet e huaja e kompletojne gjuhen shqipen.

    Ekziston edhe nje kendveshtrim fanatik ne rradhet e disa shqiptareve qe shprehet ne forma nga me te ndryshmet qe mundohen te shqiperojne te pashqiperueshmen si nje menyre per te "ruajtur te pacenuar" gjuhen shqipe. Ky kendveshtrim eshte jo vetem qesharak por edhe i demshem pasi i vihen shkopinj ne rrota rrjedhen natyrale te zhvillimit te gjuhes shqipe.

    Shqiptaret nuk shpiken kompjuterin, por shqiptaret perdorin kompjuterin dhe kompjuteri iu shtua fjalorit te gjuhes shqipe si nje huazim nga anglishtja. Shqiptaret nuk shpiken Internetin por shqiptaret perdorin Internetin perdite si plot popuj te tjere, dhe te gjithe e huazojne kete fjale po nga anglishtja. Shqiptaret nuk e shpiken ipod por ipod perdoret edhe nga shqiptaret dhe kjo fjale i shtohet fjalorit te gjuhes shqipe.

    E pare ne kete aspekt, huazimet nga gjuhet e huaja pasurojne dhe kompletojne fjalorin e gjuhes shqipe. Dhe ne vend te rezistences ndaj ketyre huazimeve energjite duhen perdorur per nje shqiperim te huazuar sa me konform fonetikes se gjuhes shqipe.

    4. Puna e dobët nga Akademia e Shkencave Shqiptare

    Nëse akademikët dhe albanologet shqiptare do te ishin pak më largpamës dhe më produktivë, ata do t'i paraprinin kohes së tranzicionit në gjuhën shqipe dhe do të nxirrnin versionin me të fundit te fjaloreve dhe enciklopedive gjuhësore shqiptare duke i pasuruar ato me fluksin e fjaleve te reja. Me beri shume pershtypje para disa muajsh, nje lajm qesharak ne pamje te jashtme: akademiket e gjuhes angleze kishin shtuar ne nje fjalor prestigjoz te gjuhes angleze foljen "google" qe do te thote te besh nje kerkim elektronik ne Internet me ane te motorit te kerkimit te kompanise qe mban te njejtin emer. Pse u shtua kjo fjale e re ne fjalor? Pasi miliona amerikane e popuj anglofone e kane futur ne zhargonin e tyre kete fjale te re qe per ta nenkupton kerkim ne Internet. Habia ime me kete lajm ishte e dyfishte: a) Kur ishte hera e fundit qe lexuam apo degjuam nje lajm te tille ne lidhje me nje fjale qe iu shtua fjalorit te gjuhes shqipe? Kur ishte hera e fundit qe nje akademik/gjuhetar shqiptar artikuloi realitetin e te folurit shqip sot?!

    Gjuha shqipe nuk eshte aspak e kercenuar nga gjuhet e tjera, bile une do te thosha qe gjuha shqipe sot eshte me e pasur se kurre ndonjehere ne historine e saj. Eshte detyra e Akademise se Shkencave te Shqiperise qe te sistemoje, formuloje si duhet dhe te perkufizoje qarte te gjitha fjalet e reja qe jane bere tashme pjese e pandare e zhargonit te perditshem shqiptar.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Eshte gabim qe gjuha jone te quhet primitive.
    Gjuha jone eshte ashtu siq jemi ne.Ajo s`eshte primitive,por here here del te jete gjuhe e dembeleve!
    Nuk kemi nevoje te provojme e ta mohojme te verteten qe ndonje dukuri, a rrjedhe e saj, ne lemi te ndryshme te shkences e teknikes, nuk mund te spjegohet me nje fjale te vetme perkatese ne shqip.Prandaj ne raste te tilla perdorimi i fjales se huaj eshte i arsyeshem.
    Kete problem e kane edhe gjermanet,qe jane pionere ne lemi te ndryshme shkencore,kur eshte fjala te perkthimi i pershkrimit te dukurive te ndryshme nga anglishtja ne gjermanisht.

    Une mendoje qe njohesit e mire, shqiptare, te lemive te ndryshme shkencore e teknike mund te gjejne shume me shume fjale perkatese shqip per te pershkrue dukuri te ndryshme,se sa qe na duket neve ne te pare.Dhe nje nxitje e te tilleve ( me teholla) nga ana e organeve perkatese shtetrore do te ishte pune e menqur,frytet e te ciles do t`i vjelnin brezat e ardhshem.

    Kur bie fjala te perdorimi i fjaleve te huaja ne gazeta ,radio e TV shqiptare,duhet pranuar qe ky problem eshte i pranishem ne te dy anet e kufirit.
    Duhet te jemi te sinqerte e te pranojme qe shqiptaret e shtetit ame jane ne pergjithesi me te arsimuar se ne te jashte kufirit.Sigurisht qe ka perjashtime ketu.
    Ka shume shqiptare te shtetit ame qe kane krye studimet dhe ne te njejten kohe i kane te dy prindet( e edhe gjyshin , ne mos edhe gjyshen) me studime te kryera.Kjo eshte e vertete dhe ne te njejten kohe eshte nje pasuri e madhe!
    Nga ne shqiptaret e jashte kufirit,raste, ku femiu dhe prinderit(se gjyshi e gjyshja eshte fort e pabesueshme) te kene krye studime, mund te gjesh shume rralle dhe mund t`i numrosh ne gishtrinje.

    Kur kam filluar shkollen e mesme,une dhe shoket dhe shoqet e mia mendonim qe ndonjeri nga ligjeruesit tane, qe flitnin shpesh fjale te huaja(kryesisht angleze apo franceze) ishte shume intelegjent!Tash me vje turp qe kam menduar ashtu.
    Nje shqiptar i ditur e do dhe e respekton identitetin e vete,respektivisht pjesen e tij, gjuhen.
    Kam shume respekt per bashkekombasit e mi,ngado qofshin ata, qe shkruajne paster shqip.

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Nuk duhet te frikesohemi nga perdorimi i fjaleve te huaja kur nuk kane ekuivalent ne shqip.Fenomeni i perdorimit te fjaleve te huaja i prek te gjitha gjuhet Europiane kryesisht nga American English,edhe vete British English eshte influencuar ne shkalle te gjere nga American English,ky eshte nje fenomen qe smund ta ndaloje askush,kjo ndodh per shkak te avancimit teknologjik,shkencor,kulturor,menyres se jeteses ne Shtetet e Bashkuara.The language is a living thing thote anglezi,jo vetem gjuha shqipe ndryshon,te gjitha gjuhet ndryshojne
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •