Mati, emri dhe trevat


Origjinėn e fjalės Mat(Matja) e kanė studiuar shumė studiues e shkencėtarė, por ende mbetet e papėrcaktuar qartė prejardhja e saj. Disa besojnė se ky emėr ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinės vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalėn mat`anė(mat`anė lumit, mat`anė bregut). Nė njė dokument tė vitit 1304, nė njė listė anzhuine me emrat e 13 fiseve, pėrmendet edhe ai i Matit nė formėn e Matesos.

Gjurmė tė kulturės Ilire
Krahina e Matit ėshtė njė muze i vėrtetė arkeologjik dhe djep i lashtė i kulturės ilire. Aty janė zbuluar objekte prej ku dhe dalin tė dhėna pėr tė gjithė periudhat historike tė zhvillimit kulturor jo vetėm tė trevės sė Matit por edhe mė gjėrė, Mati ėshtė bėrė tani i njohur jo vetėm brėnda vėndit por edhe jashtė Shqiperisė, si njė krahinė arkeologjike e rėndėsishme me vlera tė veēanta, sidomos pėr gjurmimin e studimin e kulturės ilire” Nė vitin 1952 nė fshatin Bushkash nisėn studimet e tre kodėr varreve ilire ose siē quhen nė gjuhėn arkelologjike tumave. Nė vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gėrmuan edhe 35 tuma tė tjerė ilire ku pjesa mė e madhe e tyre i pėrket periudhės sė parė tė hekurit. Nė vitin 1971-1984 u zbuluan e u gėrmuan dhe 18 tuma tė tjera duke ēuar numrin e tumave nė 53. Kultura e tumave e varreve nė Mat pėrfshin periudhat e bronxit tė mesėm e deri nė shekujt e parė tė erės sonė. Pėrveē studimeve tė kodėrvarreve janė studiuar dhe disa vendbanime shpellore qė ndodhen nė veri tė fshatit Bruē si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Kėputės, Pėllumbave dhe Nezirit. Gėrmimet e ndryshme arkeologjike kanė zbuluar gjurmė material qė nga periudha e paleolitit tė mesėm, nė neolit e mė pas. Ato hedhin dritė mbi ritet , doket e ilirėve, e arbėrve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor qė shprehet nė vendbanimet e tyre nė kala nė qyteza nė mėnyrėn e ndėrtimit tė tuneleve, varreve, ritit tė varrimit etj... Nė tumat e Matit janė gjetur me shumicė objekte zbukurimi tė cilat, nė tė shumtėn e rasteve janė prej bronxi, por janė gjetur edhe objekte prej ari siē janė dy temthorė spiralike. Kėto objekte janė fibula tė permasave tė ndryshme tė njohura nė Ballkanin jugor dhe nė Iliri qė nga fundi i epokės sė bronxit si dhe fibula tė tjera. Janė gjetur armė dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharė i quajtur ”Sica”, pėrkrenarė ilire, pafta bronxi tė shekullit VI-V p.e.r. Njė grup tė larmishėm pėrbėjnė stolitė e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varėset, byzylykėt dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitė janė pėrpuanuar nga mjeshtrat vėndas, pirustet, tė cilėt banonin nė luginėn e Matit, Mirditės, Pukės qė kishin pėr zanat shkrirjen e pėrpunimit tė metaleve. PĖRKRENARJA E ILIRĖVE E GJETUR NĖ MAT KA QENĖ NĖ PĖRDORIM DERI NĖ PUSHTIMIN ROMAK. Kultura e Matit ėshtė e pranishme nė shumė territore tė Shqipėrisė duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar nė Lezhė, Shkodėr, Bujan tė Tropojės, Kukės etj. Pirustėt ishin fis Ilir, banorė tė krahinės sė sotshme tė Matit e Mirditės e disa krahinave nė jug qė deri nė vitin 168 p.e.r bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire qė pėrfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete tė cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri nė Vlorė . Mė vonė ata rezistuan dhe mbetėn tė Pashkaterruar nga Romakėt duke ruajtur pavarėsinė deri nė vitin 54 tė erės sonė, kur Cesari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitin 6-9 tė eres sonė, prusitė morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqjen e Batos. Pirustėt, desidiatėt e dalmatėt ishin pothuajse tė pathyeshėm nė saje tė pozitave sė vendeve dhe maleve, tė natyrės sė ashpėr dhe tė zotėsisė sė tyre tė fuqishme pėr tė luftuar. Pėr herė tė fundit fisi ilir i pirustėve pėrmendet nga Ptolemeu nė shekullin e dytė para erės sonė. Ata pėrmenden si minatorė dhe pėrpunues tė metaleve e sidomos tė bakrit. Specialistėt pirustė shkonin dhe nėpėr fise tė tjera ilire duke ushtruar zanatin e pėrpunuesit tė metaleve. Besojmė se duhet tė jenė tė pirustėve disa toponime qė gjenden sot nė Mat siē janė mali i Farkės, sheshi i Farkės, pėrroi i Farkės etj. Zanati i farkėtarit ėshtė trasheguar brez pas brezi qė siē do ta shohim mė vonė mori zhvillim sidomos nė krahinėn e Skėnderbeut, pėr prodhimin e armėve. Popullsia ilire nė trevat e Matit mundi tė ekzistojė e tė ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve tė ndryshėm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na ēon deri nė mesjetėn e hershme, kur ilirėt dalin nė histori me emrat e ri Arbėr.