Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Zgjedhje midis banesës dhe jetës?!

    Ore bashkepatriote kudo qe jeni, a e keni vene re qe teksa flasim per jete bashkekohore trurin na ka ngelur tek llaci dhe tullat? U beme copash te fitojme ca para jashte e brenda shqiperise dhe me vrap ose ndertojme ndonje "kulle" ne fshat per ti treguar te tjereve qe djemte e filanit punuan jashte dhe u bene te pasur e tani po e bejne shtepine keshtjelle, ose e zhvendosim familjen nga barraka me teneqe( ne maje te malit apo cep te fushes) ne ndonje apartament me cmime marramendese ne tirane dhe i leme pleqte te hane bishta prasi mes kater mureve moderne. Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Nuk eshte budalla cifuti qe thote se:dyqani te ben me shtepi por shtepia nuk te ben me dyqan. Po i dendet me para ata qe ndertojne dhe e rrisin cmimin cdo dite mor te gjore, teksa mund te investonit per makineri dhe teknologji per ti shumefishuar parate. Vetem ndertimi ha buke ne shqiperi dhe shesim tangerllek per shtepite qe mobilojme dhe hame prase mor te gjore. Jeta nuk eshte kater mure si ne mesjete, por investim per te shumefishuar vleren. Jemi cmendur dhe tere qefin nuk e kemi se cprodhojme por cmakine shtepi e celular perdorim. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    E kuptoj shqetesimin tend,adidu,por duhet te kuptosh edhe shqetesimin e njerezve qe ke cilesuar maniake betoni"...mos kerkon te thuash se me 20 apo 30 mije euro mund te hapim nje biznes dhe ky te shnderrohet ne nje biznes te suksesshem?!...a e di Adrian se biznesi i vogel po shkon drejt falimentimit...a e di se prodhimi vendas po qelb kanalet pasi,e para,fshatari nuk ka mjete transporti,nuk ka mundesi tregetimi,dhe ceshte me e keqja,nuk ka rruge per te transportuar prodhimin drejt qytetit...per te mos folur pastaj per produktet e importit te cilat konkurojne prodhimin vendas...a e di adriani qe qerate e shtepive
    shkojne sa dy rroga mujore...c'te bejne keta njerez?..sa mundesi mendon se kane per te kursyer dicka nga rrogat qe marrin...ato pak kursime qe kane,perpiqen si e si te ngrene nje kalidhe per te futur koken,jo per mani,por per nevoje te pashmangshme strehimi...duhet te kuptosh adrian se rregullatori kryesor ne kete pike eshte shteti.....dyshoj se ky i yni mund te quhet shtet...c'mund te beje individi ne te tilla kushte?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku

    Me vjen keq qe pikerisht ti qe kam shume respekt flet keshtu. Se pari neper shtepi nuk jane hedhur 20 dhe 30 mije euro por disa fish me shume. Por qofte edhe me kaq sa thua ti, nje bisnes familjar mund te funksionoje, por jo dikush te rrije ne nje shtepi me kaq euro sa thua dhe te prese qe shteti te behet shtet. Prodhimi vendas po qelbet jo se fshatari nuk ka mjete transporti, por se pari mendon te bleje nje mjet(veture) per te shitur mend dhe pastaj nje kamioncine per te tregtuar prodhimin e tij. Se dyti dhe me e rendesishmja eshte se nuk arrijne disa fermere te mblidhen bashke dhe te konkurojne tregun e huaj, perkundrazi, e lene prodhimin te kalbet dhe vetem ankohen se pse prodhimet e huaja shiten me lire se ato vendase. Ne autostraden e Lushnjes dalin dhe shesin karrota me te njejtin cmim qe shiten ne tregun e tiranes mor mik. Ne pazar tani qe po flasim nje kg pjeshka vendi shitet me shtrenjte se sa nje kg pjeshka greqie, sepse tregtaret abuzojne megjithese e marin nga fshatari shume me lire. Ne kete pike shteti nuk mund te nderhyje tek privati dhe ti caktoje cmimin, pasi jemi ne ekonomi tregu. Duhet qe silogjet e fshatrave te bashkepunojne dhe te dalin me nje emerues te perbashket perpara tregtareve. Pra formula numer nje e ekonomise se tregut nuk eshte shteti, por kerkese - oferta. Kur ti prodhon disa hektare pjeshka apo karrota dhe pjesa tjeter e parave hidhet per tulla dhe llac, natyrisht qe eshte e veshtire te konkurosh fqinjet qe prodhojne nga mijera hektare. E di ti qe edhe lakra vjen nga maqedonia? Sepse prodhuesi vendas e ka manine te mos lodhet dhe ta mbjelle aren me kanabis dhe i quan fshataret maqedonoas budallenj? Apo qe ne cep te rruges ndertojne nje motel dhe ne katet e siperme flene dhe katet e poshteme i japin me ore duke afruar edhe prostituta? Kalo pak nga Lushnja ne Fier dhe shih motelet rruges dhe arat djerre pas kurrizit te tyre. Eshte kollaj te kerkosh qe te behet shteti shqiptar qe eshte vertet i rrenuar dhe korruptuar, por ky shtet nuk mund te behet kurrsesi nga lart poshte,por nga poshte lart. Eshte iniciativa e lire qe per interesat e saj lufton dhe bashkepunon dhe ja fut kembet ne nje kepuce deputetit qe i dha para per tu zgjedhur dhe nuk eshte deputeti qe i tregon rregullat e shtetit per ti detyruar te bashkepunojne. Amerika nuk mbahet mbi rregullat e shtetit por mbi potencen e fuqishme te ekonomise se tregut qe ja fut administrates shteterore kembet ne nje kepuce. Duhet te kesh degjuar per trekendeshin e shenjte te kupoles ne ndertesen e Rokfelereve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Per sqarim po them se shteti ka mangesite e veta pa fund, madje plluskon per te abuzuar mbi difektet qe konstaton ne ekonomine e tregut, sepse kjo ju vjen per shtat individeve qe fitojne para me thase nga agrumet, frutat, apo zarzavatet qe vine nga jashte. Keta individe kryesisht ministra, por edhe deputete e marin parane te qeruar ne dore nga tregtaret dhe nuk ju bie ndermend per fshataret prodhues, sepse keta te fundit jane te paorganizuar dhe te shperndare kashte e ****. Panvaresisht nga kjo kendveshtrimi im ka te beje me raportin tulla dhe beton per te futur koken, me ate qe investohet ne bujqesi apo ne industrine ushqimore. Eshte raport tejet i zhdrejte dhe i llahtarshem. Sa per shembull po i referohem birrave te vendit qe ja futen shtetit kembet ne nje kepuce. Dikur birrat e huaja ishin mbret ne shqiperi dhe benin si te donin.Sot qe nga iniciativa private prodhohet birra Tirana, Stela, norga, Korca etj shteti i "thirrri mendjes" dhe jo vetem nuk "krruhet" por sa vjen dhe rrit referencat per birrat e huaja. Ne rast se nuk do te ishin keta prodhues te cilet hodhen parate per teknologji prodhimi, shteti do te vazhdonte te promovonte prodhimin e huaj dhe as qe do ti binte ndermend te ndihmonte prodhimin vendas me qellim qe ti krijonte kushte per tu ngritur. Te mos beheshin keto fabrika qindra miliona euro, por te ktheheshin ne pallate me tulla dhe beton cdo te ishim sot? Majmuner qe pine birren qe vjen nga jashte, ne pritje qe shteti te nxjerre ligje per te krijuar kushte per prodhimin vendas. Prodhimi vendas eshte nje fakt qe shtetin e korruptuar e ve perballe me faktin.

  5. #5
    Tema duket sikur sheh vetem nje aspekt (ne titull), por po te shohesh vazhdimin, ka marre nje rrjedhe realiste kritike. Megjithate, dua te qendroj paksa tek "tullat" dhe "betoni".
    Kur kam qene femije, garderoba ime nuk i kalonte dy pale kepuce ne vit. Jo se nuk doja, por se nuk kisha mundesi t´i kisha. Me pelqente shumellojshmeria e tyre...kombinimi me pjeset e tjera te veshjes, por ishte e pamundur. Sot, garderoba ime, numeron dhjetra pale. Kepuce, qe s´i kam veshur, apo mbase s´do te me bjere rasti t´i vesh ndonjehere.Megjithate, rendesi ka qe i kam...madje, madje, jam kthyer ne manjake te tyre. Shpesh here e lidh me faktin, e "pangopjes" se dikurshme.
    Pse ne shqqiptaret nuk jemi praktike ne veshje?
    Pse rinia jone, del e pispillosur rrugeve ne oret e para te mengjesit, nderkohe qe bota apo rinia e huaj jane me praktike.
    Kjo ka te beje me "pangopshmerine" qe ka pas ekzistuar. Dhe dicka e tille n´a ka lene me mangesira.
    Doja te beja nje analogji me kete rast, me "tullat".
    Le t´a "diagnostikojme" edhe kete "semundje".
    Eshte shnderruar shqiptari ne "manjak" ndaj mureve, kullave apo shtepive?
    Po!
    Sa e sa nga prinderit tane, tregojne qe ka qene pothuajse e pamundur per te pervetesuar nje apartament. Sa e sa prinder tregojne, qe kane punuar ne disa pallate, per te arritur te marrin nje shtepi. Madje edhe grate, kane bere punen e rende te ndertimit dhe shpesh kane perfunduar me duar "bosh", sepse shtepite i takonin "Komitetit" apo "Lagjes".
    Ndaj sot, me sa duket iu erdhi dita. O burra, te kemi muret qe i kemi enderruar per dhjetra vite. Te kemi nje shtepi tonen, pa s´ka rendesi asgje tjeter. Te kemi dhoma pa fund, sepse dikur ne nje dhome e guzhine mblidhej nje familje me 2 - 3 femije (mesatarja) per te mos thene edhe me 4 femije.
    Te bejme mure, sepse dikur kur vinte miku nga larg, nuk kishte dhome ku te flinte.
    Ngushtice vertete, por edhe nje brez qe rritej dhe perjetonte gjithcka. Ndaj ky brez eshte sot rrugeve te botes. Mbase do t´i plotesoje familjes, ate enderr qe ishte e pamundur dikur. Nje shtepi...

    Pastaj, vijme tek mangesite kulturore, mangesite ne projektime, tolerimet e ndertimeve pa leje etj...ku shteti eshte pergjegjesi kryesor i cili "kursen" ne menyre te vetedijshme ligjin, ku korrupsioni ben parade, ne cilen rruge do.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    E ka fajin vjerra e gruas per ate pune...lol

    Citim Postuar më parë nga adidu
    Ore bashkepatriote kudo qe jeni, a e keni vene re qe teksa flasim per jete bashkekohore trurin na ka ngelur tek llaci dhe tullat? U beme copash te fitojme ca para jashte e brenda shqiperise dhe me vrap ose ndertojme ndonje "kulle" ne fshat per ti treguar te tjereve qe djemte e filanit punuan jashte dhe u bene te pasur e tani po e bejne shtepine keshtjelle, ose e zhvendosim familjen nga barraka me teneqe( ne maje te malit apo cep te fushes) ne ndonje apartament me cmime marramendese ne tirane dhe i leme pleqte te hane bishta prasi mes kater mureve moderne. Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Nuk eshte budalla cifuti qe thote se:dyqani te ben me shtepi por shtepia nuk te ben me dyqan. Po i dendet me para ata qe ndertojne dhe e rrisin cmimin cdo dite mor te gjore, teksa mund te investonit per makineri dhe teknologji per ti shumefishuar parate. Vetem ndertimi ha buke ne shqiperi dhe shesim tangerllek per shtepite qe mobilojme dhe hame prase mor te gjore. Jeta nuk eshte kater mure si ne mesjete, por investim per te shumefishuar vleren. Jemi cmendur dhe tere qefin nuk e kemi se cprodhojme por cmakine shtepi e celular perdorim. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

  7. #7
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

    Doja te theksoja se mbi te gjitha njeriu ka nevoje per nje strehe ku te fute koken.
    pak a shume te gjithe sot rrojne mire(hane e vishen mire),por te kesh nje shtepi
    me kushtet bashkekohore eshte gje e madhe.
    bisneset e vogla ne vendin tone mesa po shohim,dita dites po falimentojne.

    kush e merr guximin dhe me ato lek qe i ka nxjerre me djerrse te shkoje e ti
    hape nje bisnes qe si dihet fundi?kur nje shtepi e bukur dhe e re mbetet prone e tij?

    per ty mik kam vetem nje pyetje;

    KE JETUAR NDONJEHERE NE FSHAT TI?

    KE PUNUAR NDONJEHERE TOKEN????

    Ja ku po te them,ec e jeto jo me shume,por vetem 2 vjet ne fshat.

    edhe mbille token,hape edhe sera(kuptohet po te kesh fat,mos te ti prishi bresheri serat),edhe te te bjeri raskapi duke shkulur patatet,dhe kur te vije puna mos i shesesh dot,se konkurron malli i huaj ,edhe te te pyes une pastaj.e ke idene ku eshte shqiperia sot???

    ose.....hap nje punishte prodhimi dhe paguaj te gjitha taksat dhe tatimet,
    qe te kerkon shteti,ky shtet....dhe te shohim se a do i nxjerresh leket qe shpenezove per kete bisnes???

    po mortja (sic e ke thene ti) te haje qeveritaret,qe mbushin xhepat e tyre.....

    nuk e di se cfare moshe ke,dhe se sa ke jetuar ne kohen e monizmit,
    po pyet nje here me te moshuarit,sa vuanin per te ndertuar ose blere nje shtepi,
    e ta kishin te tyren????

    pastaj ec e hape kete teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga zhorzhi : 03-07-2007 më 05:14
    dont worry be happy

  8. #8
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nuk eshte se bejne keq te shkretet emigrante qe me parate e djerses mundohen te ndertojne dicka, cfaredoqofte, kulle, kala, barrake etj . Faji eshte i politikes shqiptare qe nuk ka asnje lloj plani te dukshem deri tani per menaxhimin ne menyre te duhur te parave qe hyjne ne shqiperi prej emigracionit. Nuk them qe qeveria te kushtezoje njerezit ku te kontribojne por duhet krijoje mundesi qe te balancohen kushtet ekonomike. Zonat rurale te jugut dhe te veriut si epiqender te ardhshme per te jetuar kane qendren e shqiperise e cila eshte bere nje metropol i vertet i pisllekut papunesise dhe parregullesise. Kjo sepse zonat rurale jane lene mbas dore. Shqiperia nuk eshte vetem Tirana dhe Durresi. Dhe kjo eshte drama e dhimbshme qe ka pasoja te renda. Me te vertet sot jemi te rinj dhe punojme si ciraker ne fabrikat dhe guzhinat e perendimit dhe bejme disa lek per te bere nje shtepi diku ne shqiperi. Por neser nese kthehemi per ne nuk ka pune.

  9. #9
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga MF1RR
    Dhe kjo eshte drama e dhimbshme qe ka pasoja te renda. Me te vertet sot jemi te rinj dhe punojme si ciraker ne fabrikat dhe guzhinat e perendimit dhe bejme disa lek per te bere nje shtepi diku ne shqiperi. Por neser nese kthehemi per ne nuk ka pune.

    Po pikerisht kjo eshte katastrofa shqiptare,se duam te punojme dhe nuk ka pune ne shqiperi.......

    dhe nqs.nje dite do te kthehen te gjithe emigrantet ketu,do haje njeriu njerine..
    dont worry be happy

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    Doja te theksoja se mbi te gjitha njeriu ka nevoje per nje strehe ku te fute koken.
    pak a shume te gjithe sot rrojne mire(hane e vishen mire),por te kesh nje shtepi
    me kushtet bashkekohore eshte gje e madhe.
    bisneset e vogla ne vendin tone mesa po shohim,dita dites po falimentojne.

    kush e merr guximin dhe me ato lek qe i ka nxjerre me djerrse te shkoje e ti
    hape nje bisnes qe si dihet fundi?kur nje shtepi e bukur dhe e re mbetet prone e tij?

    per ty mik kam vetem nje pyetje;

    KE JETUAR NDONJEHERE NE FSHAT TI?

    KE PUNUAR NDONJEHERE TOKEN????

    Ja ku po te them,ec e jeto jo me shume,por vetem 2 vjet ne fshat.

    edhe mbille token,hape edhe sera(kuptohet po te kesh fat,mos te ti prishi bresheri serat),edhe te te bjeri raskapi duke shkulur patatet,dhe kur te vije puna mos i shesesh dot,se konkurron malli i huaj ,edhe te te pyes une pastaj.e ke idene ku eshte shqiperia sot???

    ose.....hap nje punishte prodhimi dhe paguaj te gjitha taksat dhe tatimet,
    qe te kerkon shteti,ky shtet....dhe te shohim se a do i nxjerresh leket qe shpenezove per kete bisnes???

    po mortja (sic e ke thene ti) te haje qeveritaret,qe mbushin xhepat e tyre.....

    nuk e di se cfare moshe ke,dhe se sa ke jetuar ne kohen e monizmit,
    po pyet nje here me te moshuarit,sa vuanin per te ndertuar ose blere nje shtepi,
    e ta kishin te tyren????

    pastaj ec e hape kete teme.
    Tani se e njeh ti fshatin kaq mire sa me tregon se cdo te thote te punosh token, nuk do te thote qe domsdoshmerisht ta kem provuar edhe une dhe qe ti domosdoshmerisht ke te drejte. Me vjen sinqerisht keq qe ta ka rene kurrizi duke punuar token(kete kuptoj nga menyra se si shprehesh) por kam shume miq qe megjithese ishin betuar se nuk do te ktheheshin(nga emigrimi) ne fshat per te punuar token erdhi nje dite qe u kthyen dhe kane bere sera, kane mbjelle vreshta, peme frutore dhe ju del shume me mire se atje ku kane qene te shfrytezuar barbarisht deri ne palce. Natyrisht qe vuajne agjentet atmosferike dhe mbi te gjitha hanxharin e ketij shteti te qelbur qe kemi, por ama jane zot te vetes dhe luftojne per te fituar. Po ashtu sic po te bej te qarte se sot Shqiperia mbijeton me emigrantet,bisnesin e vogel dhe buxhetoret.
    Natyrisht qe per moshen qe kam, sistemin e shkuar e kam perjetuar ne te gjitha aspektet dhe sa per dijeni po te them se ne ate kohe 90% e popullsise jetonte ne shtepite e shtetit i cili i mbante varur. Por nuk eshte kjo ceshtja. Mesa duket nuk me ke kuptuar aspak, sepse une nuk jam kundra nje shtepie, por kundra manise per te patur nje shtepi dhe te tera parate ti hedhesh vetem per te. Se kane patur nje ahhh..ne shpirt prinderit tane per nje shtepi te tyren nuk do te thote qe ne te jetojme dhe te kemi si objeksion ahun e tyre. Nga ky mentalitet, bisnesi i vetem primar ne Shqiperi eshte ndertimi, teksa ne vendet e civilizuara dhe te zhvilluara eshte komplet e kunderta. Pikerisht ketu abuzon bisnesi i ndertimit dhe shteti shqiptar(apo segmente), sepse nga mania jone per te pasur nje shtepi ku te fusim koken, kerkese oferta ka arritur majat me te larta duke shkuar metri katror ne Tirane me shume se ne Njujork. Pa llogaritur materialet e ndertimit, qe nuk po rri te ti llogaris, sepse ne raport me cilesine jane me nje kosto marramendese. Po e them edhe nje here, se ne rast se te pakten gjysma e parave(te hedhura per nje partament) do te hidhej ne prodhim(shqiperia eshte e virgjer ne kete aspekt) e sigurte qe fitimet individuale do te ishin me te medha dhe metri katror i nje apartamenti do te ishte pergjysem. Nuk them se eshte e lehte te ngresh nje bisnes ne shqiperi, madje eshte shume e veshtire, por ne behemi pre e mentalitetit per te pasur nje shtepi tonen dhe si rezultat pre e Edi Rames dhe shume bashkiakeve te tjere(fut edhe pushtetin qendror ketu) qe po plluskojne ne korrupsion nga kjo mani. Per hir te veshtiresise per te hapur nje bisnes, ne gjejme formen me te thjeshte prenotimin me cmime marramendese te nje apartamenti, apo blerjen me cmime marramendese te materialeve per te ndertuar nje shtepi. Shqiperine nuk e shpeton ndertimi i apartamenteve, por lufta per te prodhuar, sepse raporti i importeve me prodhimin e brendshem eshte katastrofal. Me kete ritem do te vije nje dite qe shtepite e blera sa frengu pulen, nga inflacioni qe mund te pllakose mund te vlejne sa nje pakete cigare dhe do tjua blejne ata qe jua shiten. Do te thuash qe nuk e shes dhe le te rrije aty deri sa ti hype serish vlera, por mos harro se uria eshte e eger dhe jo te gjithe kane te aferm qe jetojne jashte vendit per ti ndihmuar. Bisnesi i ndertimit ne shqiperi eshte forma e re e firmave piramidale. Me kete nuk dua ti jap atributet e profetit vetes, por ama qe nje furtune e re po i vjen shqiperise nga papergjegjshmeria e shtetit dhe nga kollajlleku qe ne mendojme se investojme per nje apartament, eshte e qarte si drita e diellit. Me pak fjale te tere shqiptaret do te jetojne ne shtepite e tyre dhe 30 buke(nga nje ne dite per nje muaj) do te kushtojne sa shtepia qe peshtyne gjak per ta blere me punen e viteve te tera. Kete te fundit e permblodha banalisht per ta bere te qarte sistemin e ri piramidal qe do te vuajme.
    Respekte gjithsesi, megjithese me sfidove"pastaj ec e hape kete teme". Temen nuke kam hapur per ti dhene mend askujt e aq me pak per ta sfiduar, por thjesht per te paralajmeruar nje katastrofe qe do te na dhembe pas disa vitesh.

  11. #11
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Problemi eshte se ketu nuk te ofrohet asnje lloj garancie per te hapur nje biznes.
    Biznesi i vogel paguan taksa thuajse te njejta me biznesin e madh,dhe per me teper,kriza energjitike po i shfarros nje e nga nje keto biznese..
    Nje miku im i cili mori iniciativen per te investuar kursimet e tija ne nje biznes te vogel(bar kafe)..mbas hyrjes ne fuqi te ligjit antiduhan falimentoi brenda muajit..
    Per te mos lene pa permendur edhe ambientet qe shfryrtezohen per biznese te cilat kane qera marramendese..
    Bankat,ndihmojne me kredi vetem buxhetoret,edhe keta te fundit,me kredi fare te vogla dhe me interesa vrasese...ne nje ekonomi informale si kjo e jona,sa mendon se eshte numri i buxhetoreve apo i te punesuareve ne privat qe u paguhen sigurime shoqerore...per te mos folur pastaj per fshatarin te cilit,shteti ja ka dhene token vetem per shfrytezim dhe jo si prone te mirefillte,pasi jane fare pak ata qe kane tokat e tyre,pjesa me e madhe e ka perfituar token pasi ka qene punetor ne ferme apo ne kooperative...shteti nuk ka fuqi ti ndihmoje...bankat nuk kane garanci t'i japin kredi...ata pak te cilet kane krijuar nje fare kapitali ne saje te emigracionit kane investuar ne kultivimin e vreshtave pemetarise apo produkteve te tjera bujqesore por serish kane hasur veshtiresi
    pasi kostoja e prodhimit ka qene teper e larte duke filluar qe nga cmimi i naftes e te tjerat me radhe...dhe nese nje vit prodhimi nuk ju shkon mbare,nese nuk kane nje kapital te konsiderueshem menjane,jane te detyruar te falimentojne..
    Per tu rikthyer pastaj te ajo qe ju keni cilesuar si mani"...nga ato qe ju pershkrova me siper,kuptohet qarte se mundesite per te hapur nje biznes dhe per te ecur,jane te pakta...qerate e shtepive jane ne rraport te zhdrejte me rrogat...ne te tilla kushte individit nuk i mbetet gje tjeter vecse te mendoje te gjeje nje mundesi strehimi dhe ketu,nuk behet fjale per keshtjella apo per apartamente me 1500 euro m2 por per shtepi per te futur koken...kjo eshte nevoje e domozdoshme dhe jo mani...duhet te kuptosh se ky eshte nje shqetesim i drejte..

  12. #12
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    S'e kuptoj kete teme?
    Nevoja me themelore e njeriut pas ngrenjes eshte nje shtepi ku te fute koken.
    Dhe ne Shqiperi si ne shumicen e vendeve perreth ndertimi me gure e tulla bie me lire se ndertimi me dru. Ndoshta nuk duket aq bukur po eshte me lire ekonomikisht.

    Ku eshte logjika e hapjes se nje biznesi kur familja jote nuk ka vend ku te rrije ose eshte ne nje apartament 1 dhome e kuzhine.
    Vjen shtepia ne fillim pastaj biznesi, zaten kush punon shume i ben te dyja.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    ku jeton ti adidu ?
    se me duket nuk e di akoma se c'far po behet ne shqiperi ?
    pse nuk shkon ti te invenstosh ,po dhe nqs se shkon per 1 jave shet mende me ato pare qe ke marre jashte dhe shpejt nga syte kembet ?(apo je ne shqiperi dhe ke kapur qe ne fillim ndonje ''biznes''dhe kerkon qe kete ta arrijne te gjithe.)
    njeriut streha i duhet ne fillim te mblidhet ,pastaj biznesi .
    me c'far ta beji biznesin nje rrog mesuesi ne shqiperi prej 230 mije lekesh ?
    apo ne fshat ,ku tani c'do gje vjen nga jashte dhe ato qe i prodhojne i mbeten stok .i bejne tulla dhe llac se ne nuk kemi pare ndonjeher shtepi ne shqiperi ,po dhe 1 apartament qe na jepej e di me mire ti jepej me 700 belara .e shumta 2 dhome e guzhine ,por si zor dhe kete me mik te forte .
    njeriu duhet dhe te jetoj ,duhet te ndieej dhe kenaqesine kur te vije ne shtepi
    te ndjehet lirshem ,te ndjej se ka nje gje te tijen .te kete dhomen e tij ,apo harrove ti se apt ne shqiperi kishin nga 1 banjo ,qe duhet te priste secili radhen
    .shtepija eshte prone .
    pastaj ti ngrije llacin dhe tullen se dhe ky biznes eshte shko e beje vil dhe jepe me qira ,nuk del asnjehere i humbur .
    ata qe i kapen bizneset ne shqiperi u treguan te zgjuar ,dhe baravo ju qot tani kane ngelur vetem ndonje mbeturinbiznesi qe dhe po ta hapesh ke frik se te falimenton qe po ate dite .
    per mua qe te hapesh nje biznes ne shqiperi duhet te mndohesh mire pasi nuk ka shtet dhe ngel me gishtin tek goja pastaj .

    uroj qe te shkosh te vizitosh njeher fshatrat e shqiperise anembane se 'cfar behet dhe pastaj do kuptosh .

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Une ne shqiperi jetoj dhe zhgarravitem me thonj e dhembe,por ju nuk e di se nga ku dhe si e shikoni shqiperine. Any way, gjithkush ka mendimin e tij, por te pakten lexoni me vemendje ato qe shkruaj dhe ne rast se nje arsyetim ekonomik nuk e kuptoni, pyesni ndonje makroekonomist qe merr vesh.Me sulmoni ne ato qe shkruaj sikur te jem alien qe kam zbritur ne toke dhe nuk kuptoj se si funksionon njerezimi. Me kujtoni shoket e mi ne 96 qe ju duk absurditet qe hapa nje bisnes modest dhe nuk i futa parate ne firma. Qe peshtyja gjak per pese lek teksa ata talleshin dhe me llogarisnin sa fitonin ne muaj pa bere asgje. Nuk u bera pasanik me ate bisnes as atehere dhe as sot, por te pakten parate nuk i humba. "Shtepia nuk ju ben me dyqan, ndersa dyqani ju ben me shtepi" - thone hebrenjte dhe vereni mire ne koke kete postulat te nje populli qe ka drejtuar ekonomikisht boten dhe e drejton. Mos justifikoni pabytherine tuaj(me falni per shprehjen, sepse nuk e kam aspak per fyerje) me fraza gazetash, qe shteti ju derrmon me taksa e me the te thashe. Kush eshte jashte vendit ndjehet komod qe punon dhe llogarit parate per ti derguar ne shtepi per te blere, apo ndertuar nje shtepi apo kolibe sepse nuk ka nerva dhe kurajo te luftoje qe te ngreje nje bisnes. Kush eshte brenda vendit ja nxin atyre qe jane jashte sepse ka frike te lufoje me nje bisnes dhe thjesht fut koken nen catine e nje shtepie. Sidoqofte me falni per kete teme dhe uroj qe une ta kem gabim. Koha do te tregoje se kush ka te drejte, por ju lutem beini copy paste keto faqe te kesaj teme dhe mbajini diku ne nje cep sepse dikur do ti lexoni me dhimbje.

  15. #15

    E mbeshtes plotesisht llogjiken tende dhe te pergezoj per kurajon dhe vullnetin qe ke treguar ne jeten reale dhe qe tregon gjithashtu edhe ne perballjet virtuale..
    Personalisht,jam pro lulezimit te biznesit te vogel ashtu si edhe lulezoi ne nje fare menyre para viteve 96 apo rimekembja gjate periudhes 98-2002-3...por qe te jemi realiste,sot eshte teper e veshtire te ngresh nje biznes te vogel..nuk e them kete per mungese iniciative,te jesh i bindur..te pakten per mua si person iniciativa kurre nuk ka munguar...kam nisur te punoj qysh ne moshen 14 vjecare dhe e di me teper se cdo kush,se cdo te thote te te shfrytezojne pa pike meshire,se pari,vuaj mungesen e nje kapitali(dola te fjala jote",por ne kushtet ne te cilat ndodhesha,strehimi ishte nevoja me imediate pasi nuk me lejohej luksi i eksperimentimit),ndersa tani nuk egzistojne me lehtesirat e dikurshme,ekonomia ka rene ndjeshem,kredite,ashtu si te permenda edhe me siper jane shume te veshtira per tu prokuruar,dhe mbi te gjitha,bizneset e vogla shume shpesh bllokohen nga ato te medhaja...jane krijuar monopole skllaveruese te cilat jane teper te veshtira te thyhen...pra,une si Dritan ndodhem perpara dy mundesish...te jem i punesuar diku,ose te kem nje aktivitet privat ne te cilin do te perftoj po aq te ardhura+rriskun e falimentimit....deshira per te patur nje shtepi,eshte ndjenje e nxitur nga pasiguria qe ka egzistuar dhe vazhdon te egzistoje ne vendin tone..te mos harrojme se ne 97-n,shume njerez humben shtepite e tyre ne firmat piramidale....nese nuk mund te bejme dot ndryshe dhe ta quajme mani"...une do ta quaja mani te justifikuar.....jam i bindur se ne te ardhmen shqiptaret do te vazhdojne te luftojne per te rritur mireqenien e tyre dhe jam gjithashtu i bindur,se do te dine se cfare te kerkojne dhe si ta kerkojne..

    Fjalet e tua me rrahin fort ne temtha Ardian por ne keto momente qe po kalojme,ndihem i pasigurte..shpresoj qe e ardhmja te ndryshoje per me mire..

  16. #16
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Tani se e njeh ti fshatin kaq mire sa me tregon se cdo te thote te punosh token, nuk do te thote qe domsdoshmerisht ta kem provuar edhe une dhe qe ti domosdoshmerisht ke te drejte. Me vjen sinqerisht keq qe ta ka rene kurrizi duke punuar token(kete kuptoj nga menyra se si shprehesh)
    me vjen keq per kete menyre te shprehuri..............

    sa per dijeni une jetoj ne mes te qytetit.........(kam jetuar edhe ne greqi,edhe ne amerike ,por korcen time se nderroj me asgje).......dhe per moshen qe kam se kam punuar ndonjehere token aq sa thua ti,,,,mbase vetem per te mbjelle lule ne bahcen time.

    por po qe se do jetoja ne fshat desha sdesha do me binte kurrizi ne tokat....

    une kam edhe 1 vile ne fshat qe e kam bere per te shkuar ne vere.........

    dhe e them me bindje se asgje tjeter nuk me pelqen me shume sesa te rri 2-3
    dite aty ku largoj stresin ,zhurmen e qytetit,dhe pluhurin.........

    megjithate nuk te merzitem per menyren e te shprehurit,cdo njeri shprehet si e ndjen,ok?

    respekte.................
    dont worry be happy

  17. #17
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku

    Fjalet e tua me rrahin fort ne temtha Ardian por ne keto momente qe po kalojme,ndihem i pasigurte..shpresoj qe e ardhmja te ndryshoje per me mire..

    te gjithe per kete te ardhme shpresojme,qe nje dite te jete me e mire.......
    dont worry be happy

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    54
    Teme me te qelluar nuk kam lexuar ne kete forum, dhe ndjej nje ndryshim ne raport me ato qe lexoj ne temat fetare dhe paranormale.

    Do te shtoja ketu komentin tim.

    Une se pari verej se e njejta gje po ndodh si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe une do te flas nga pervoja ime ne Kosove por nenkuptoj se vlen e njejta edhe per Shqiperi.

    Do te thoja se zgjidhja eshte ne mes, pra ne asnjerin ekstrem qe permenden parafolesit.

    Pra une mendoj qe eshte e vertet se ekziston nje mani per te ndertuar shtepi shume kateshe dhe gjith jeta te shkon duke rregulluar nje shtepi.

    Ne anen tjeter them se shtepia eshte nevoje per cdokend, dhe duhet cdo njeri te kete nje strehe per te futur koken.

    Por si arsyetohet kjo: Ne lagjen time gjenden rreth 40 shtepi, 30 prej tyre jane mbi 3 kateshe dhe kane kane mbi 12 dhoma. 5 shtepi prej tyre jane te pabanuara sepse pronaret jetojne jashte. Ne ato shtepite tjera me 15 dhoma jetojn afersisht nga 5 -6 vete pra nje familje e vogel. I mobiluar eshte vetem kati i pare ndersa 2 katet tjera presin te mobilohen viteve te ardhshme kur te vijne paret tjera nga diaspora.

    Cka i duhet nje familje shtepia me 12 dhoma dhe 3 kate nese ne te jetojn 5 vete.
    Cka i duhet personit qe jeton ne gjermani shtepia 3 kateshe per 1 muaj pushim veror.

    Nje rast konkret po ju tregoj. Nje i njohur imi ka nderuar shtepi 4 kateshe ne fshat derisa ishte ne gjermani, papritmas e kthyen per shkak te dokumenteve dhe tani jeton ne mjerim.

    Pra nje shtepi 1 apo 1,5 kateshe me 4 dhoma edhe tamam per nje familje dhe kushton aferisht 20 mij euro komplet. Pastaj munde te fillohet me biznes nese ben me shume pare. Qe jam i sigurte qe shumica qe jetojn ne diaspore kete munde te bejne.

    Pra duhet ti therrasim mendjes sepse mungon kultura ekonomike, duhet te dijm ku shpenzojm parate.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Arti St! Me keto qe ke shkruar te falenderoj nxehtesisht, pasi e ke futur temen ne nje hulli frutdhenese. Pikerisht...duhet ti therrasim mendjes dhe te mesojme se ku dhe si ti shpenzojme parate qe i mbledhim si gjaku pike - pike. Te mos vrapojme me mani, qofte pas shtepive, apo qofte pas bisnesit. Te gjejme nje ekuiliber.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Sa per shembull po i referohem birrave te vendit qe ja futen shtetit kembet ne nje kepuce. Dikur birrat e huaja ishin mbret ne shqiperi dhe benin si te donin.Sot qe nga iniciativa private prodhohet birra Tirana, Stela, norga, Korca etj shteti i "thirrri mendjes" dhe jo vetem nuk "krruhet" por sa vjen dhe rrit referencat per birrat e huaja. Ne rast se nuk do te ishin keta prodhues te cilet hodhen parate per teknologji prodhimi, shteti do te vazhdonte te promovonte prodhimin e huaj dhe as qe do ti binte ndermend te ndihmonte prodhimin vendas me qellim qe ti krijonte kushte per tu ngritur. Te mos beheshin keto fabrika qindra miliona euro, por te ktheheshin ne pallate me tulla dhe beton cdo te ishim sot? Majmuner qe pine birren qe vjen nga jashte, ne pritje qe shteti te nxjerre ligje per te krijuar kushte per prodhimin vendas. Prodhimi vendas eshte nje fakt qe shtetin e korruptuar e ve perballe me faktin.
    Nga llogjika ekonomike sigurisht qe ke shume te drejte adidu. Parate e investura per nje shtepi jane para te vdekura. por te mos harrojme qe ne Shqiperi jeta eshte shume e pasigurt, dhe pagesa e qerase ha nga portofoli 1/2 e rroges mujore.
    Dhe fatkeqesisht nuk jam fare dakort me kete qe thua: se biznesi ja futi kembet ne nje kepuce shtetit. Nese do te shohesh shifrat e tre-mujorit te pare te birres (meqe e ke sjelle si shembull) do te dije qe 84 % e birres qe aktualisht konsumohet ne Shqiperi eshte birre importi, pra e huaj.
    Dhe kjo per mua do te thote qe shteti nuk e mbron dhe aq me teper promovon biznesin vendas.
    Per te mos folur dhe per shume te dhena te tjera ekonomike, fakt qe biznesi shqiptar nuk noton ne ujera te mira.

    P.S urime per temen, si gjithmone tema shume interesante

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •