Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22

Tema: Rozana Radi

  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Rozana Radi

    Ardhja e ditėve tė nxehta tė verės ka bėrė qė t’i fillojė pushimet shumė shpejt, ndėrkohė qė tė tjerėt janė ende duke planifikuar. Njė qėndrim disaditor nė njė ishull fantastik tė Greqisė, ka shėrbyer si periudhė tėrėsisht relaksi pėr tė. Por pėrsėri pushimet nuk kanė mbaruar, duke rezervuar tė tjera projekte pėr nė vazhdim. Teksa jeton vetėm, ka menduar t’i pėrkushtohet mė shumė teksteve dhe kėngės, duke rezervuar edhe njė surprizė nė anėn profesionale. Nė kėtė intervistė, Rozana Radi tregon pėr herė tė parė rreth jetės sė saj private, familjes, marrėdhėniet me mikeshėn e saj, Soni Malaj, si dhe shumė detaje tė tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Rozana Radi: Ē’do tė thotė tė jesh vetėm

    Veē lanēimit tė kėngės suaj mė tė fundit, kėto kohė jeni marrė vetėm me hartimin e teksteve pėr tė tjerė kėngėtarė. Me cilėt po bashkėpunon?

    Po ėshtė e vėrtetė. Aktualisht po merrem me tekstet e kėngėve tė Soni Malajt, Ēiljetės, Eranda Libohovės, Sinan Hoxhės, Big Mamės dhe Rezarta Shkurtės. Pėr momentin nuk kam nė dorė ndonjė material timin muzikor, ėshtė vetėm njė kėngė qė nuk i kam bėrė ende tekstin, pasi kur vjen puna pėr veten, e lė mė tepėr pas dore, sepse nuk ėshtė se kam shumė pėrgjegjėsi, ndėrsa kur punoj pėr kolegėt e tjerė pėrgjegjėsia ėshtė nė maksimum.

    Mė tepėr tė pėlqen tė kėndosh apo tė hartosh tekste?

    Tė dyja mė pėlqejnė, por mė shumė ndjej kėnaqėsi kur tė tjerėt kėndojnė tekstet e mia. Ėshtė vėrtet bukur. Unė bėj tekste pėr kėngėtarė ‘big’ tė skenės, qė e vlerėsojnė kėngėn dhe nuk e lėnė tekstin nė hije.

    Jeni shfaqur nė disa zhanre, veē kėngės, aktrimit dhe hartimit tė teksteve do tė donit tė bėnit gjė tjetėr?

    Po, dhe do tė jetė diēka e veēantė. Nė projektet e mia shumė tė afėrta ėshtė njė emision nė tė cilin do tė jem prezantuese. Do tė jetė njė herė nė javė nė televizionin muzikor “BBF” dhe do tė nisė pas pak ditėsh. Ėshtė njė emision ndryshe, pjesė e tė cilit do tė jetė vetė stafi realizues. Ai do tė quhet “Mambo” dhe kėtė titull do tė ketė edhe kėnga, kolonė zanore. Ėshtė njė kėngė e huaj, e cila do tė pėrkthehet nė shqip dhe do tė jetė lajtmotiv i programit. Jo ēdo prezantues mund ta marrė pėrsipėr kėtė program. Duhet tė kesh mbaruar patjetėr pėr aktrim. Ju premtoj se do tė jetė diēka mė shumė se e lezetshme.

    Ėshtė folur shumė pėr marrėdhėniet tuaja me kėngėtaren Soni Malaj. Si janė ato nė tė vėrtetė?

    Shoqėria jonė nuk ėshtė krisur asnjėherė. Jemi shoqe dhe pimė kafe shumė shpesh bashkė. Vėshtirė tė ma zėvendėsojė Sonin njeri tjetėr. Jam njohur me tė qė nė fillimet e grupit ‘Spirit Voice’, ndėrkohė qė mė vonė u krijuan edhe hyrje-daljet familjare. Mamasė sė Sonit unė i thėrras mami, e dua shumė, ėshtė njė femėr plot jetė.

    Keni dalė nga njė fatkeqėsi familjare. Para pak kohėsh keni humbur nėnėn tuaj. Si ėshtė jeta e Rozanės kėto kohė?

    Njė shprehje thotė: “Kur humb babain, mbetesh fukara, kur humb nėnėn mbetesh jetim”. Unė i humba tė dy nė njė kohė shumė tė afėrt. Ata janė dashur shumė dhe mesa duket edhe atje ku janė, nuk kanė dashur tė qėndrojnė vetėm. Kjo ėshtė ajo qė mė ngushėllon mė shumė. Njeriu mė i shtrenjtė nė jetėn time ka qenė babai por edhe nėna nuk ka mbetur pas. Mė kanė rritur shumė mirė dhe respektin e dashurinė qė njerėzit kishin pėr babain artist dhe nėnėn qė kisha, sot i gėzojnė dhe vajzat e tyre. Falėnderoj Zotin qė mė dha mundėsinė tė jetoj 23 vjet me babain dhe 27 vjet me nėnėn. Jam krenare qė mbaj mbiemrin Radi.

    Me kė jetoni tani?

    Jetoj vetėm. Kam shtėpinė time. Nuk bėj asgjė madje dhe drekėn dhe darkėn ma bėn motra. Vjen mė lan edhe rrobat sepse vetė pėr tė qenė e sinqertė nukd i tė bėj gjė. Ajo ėshtė e martuar me fėmijėm vjen dy herė nė ditė tek unė, nė mesditė dhe nė mbrėmje. Sapo kam pak kohė tė lirė unė qėndroj me tė dhe me tezen time qė e kam shumė tė re, jemi si tre motra.

    Cilat janė marrėdhėniet me xhaxhain tuaj, Franēesk Radin?

    Grindem shumė me Frankon. Edhe duke ngrėnė bakllava kur i thonė fjalės. E bėj kėtė me dėshirė (qesh). Arsyet janė nga mė tė ndryshmet, kur vesh pantallona tė shkurtra pėr shembull ose kur japim mendime tė ndryshme pėr kėngėt respektive. Ndėrsa me nusen e xhaxhait marrėdhėniet janė mė serioze. Ata kanė 2 fėmijė jashtė dhe unė nė njė farė mėnyre jam si vajzė pėr ta. Jam bėrė me familje tė madhe. Franko mbetet mashkulli i dytė mė i rėndėsishėm pas babait, nė jetėn time.

    Je e dashuruar?

    Jo. Nuk jam e dashuruar. Ndonjėherė njerėzit qė mendon se i do mė shumė nė jetė nuk i do aq sa duhet. Mė mirė tė jesh vetėm. Kam tre muaj qė jam kėshtu. Kisha menduar qė dashuria vjen vetėm njė herė nė jetė por qė tė rrish me ditė pėr hir qė e ke pasur njė mashkull tė dashur dhe s’duhet tė ndahesh pėr opinion tė tė tjerėve, pėr mua ėshtė e gabuar. Kur zoti i ndau gjėrat nė fillim nuk e bėri prerjen tamam nė mes. Meshkujt i bėri shėrbėtorė nė fillim dhe zotėri mė vonė. Pėr njė femėr thonė se janė shfarosur popuj dhe unė nė dashurinė time kam ecur me parimin: “Femra sė pari”, ndaj dhe sot jam vetėm. Mashkulli ideal duhet t’i ngjajė pak babait tim. Tė ketė sens humori dhe tė mė rrijė afėr kur jam keq se kur jam mirė nuk ėshtė e vlefshme. Duhet tė jetė patjetėr i shkolluar me njė background tė vetin. Tė dijė tė diskutojė dhe tė dialogojė.

    Ēfarė natyre e konsideron veten?

    Kam qenė natyrė shumė impulsive. Tani nuk mė dilet as nga shtėpia. Nuk i duroj dot diskotekat dhe mė pėlqen tė rri me njerėz qė kam ēfarė tė blej prej tyre. Thashethemet nuk i dua, qoftė pėr miq, qoftė pėr armiq. Punoj deri nė orėt e vona tė natės me tekstet, kjo ėshtė dhe arsyeja qė zgjohem rreth orės 11-12 tė mesditės.

    Si e kalon paraditen nė kėto ditė vere?

    Pi njė kafe nė mėngjes me time motėr dhe tezen. Tani qė ėshtė nxehtė, shkoj gati pėr ditė nė pishina me motrėn ose me miq.

    Cilėt janė kėngėtarėt e tu tė preferuar qė janė nė tregun muzikor shqiptar?

    Soni Malaj dhe Eranda Libohova, dy kėngėtaret qė preferoj. Janė vėrtet profesioniste.

    Ku do t’i kalosh pushimet?

    Nė fakt I kam filluar. Isha 15 ditė nė Greqi, nė njė ishull shumė tė bukur. isha vetėm fare, pėr t’u relaksuar.


    Nuk u mėrzitėt e vetmuar?


    Jo, pėrkundrazi, u qetėsova shumė. Rrija gjithė ditėn nė ēadėr nuk mė njihte askush dhe pėr mė tepėr nuk dija greqisht. E gjithė dita mė shkonte plazh. Mė pas qėndrova 3 ditė nė Sarandė. Pėr mė vonė nuk e di, ende nuk kam planifikuar gjė.

    Po Rozana si aktore. Ndonjė plan?

    Tani pėr tani jam pezull. Presim emėrimet e reja nė Teatrin Kombėtar por qė nuk po bėhen kurrė.

    Si tė pėlqen tė vishesh?

    Nė darkė mė pėlqen tė vishem serioze. Preferoj minimax-et. Dua tė jem e zbuluar lart ose poshtė, d.m.th, ose tė kem tė hapur pak dekoltenė ose fundin, apo pantallonat e shkurtra, por jo tė dyja bashkė. Adhuroj dhe stilin cowboys.

    Dukeni shumė e dobėsuar, i jeni nėnshtruar ndonjė diete?

    Po, jam dobėsuar 10 kg. Fillova me dietė dhe mbarova me mėrzitje.

    I je nėnshtruar ndonjė operacioni plastik?

    Jo, por do t’i nėnshtrohem kur tė mė duhet. Nuk kam asgjė kundėr operacioneve.

    Nė cilėn pjesė tė trupit dėshiron tė ndėrhysh?

    Nuk e di se cilės pjesė. Ndoshta asaj qė do mė bjerė mė shpejt nga kalimi i viteve. Tani pėr tani jam mirė falė zotit. Por ju them edhe kėtė: Jam shumė frikacake.

    GAZETA SHQIPTARE
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Rozana Radi zhvesh artistėt nga serioziteti

    Ka vendosur t’i zhveshė artistėt dhe kolegėt e saj kėngėtarė nga ēdo lloj serioziteti me tė cilin ata prezantohen zakonisht

    Nėpėr intervista apo nė emisione tė ndryshme televizive, ku shpesh flasin pėr tė njėjtat gjėra, por nė mėnyra tė ndryshme. Rozana Radi ka menduar, qė kolegėve tė saj t’iu japė mė pak hapėsirė pėr t’u shprehur dhe mė shumė vend pėr tė vepruar. Nė emisionin, qė kėngėtarja synon tė nisė sė shpejti nė ekranin e televizionit “BBF” do tė synojė, qė artistėt dhe emrat e njohur tė skenės e ekranit t’i pėrfshijė nė lojėra tė ndryshme verore, pėrkrah njerėzve tė tjerė tė zakonshėm, qė do tė marrin pjesė nė kėto lojėra. Ėshtė pak a shumė ky formati i emisionit “Mambo”, qė pritet tė nisė nė “BBF”, me ide dhe drejtim tė Rozana Radit. Emisioni do tė shfaqet njė herė nė javė nė orarin e drekės dhe do tė realizohet i gjithi nė natyrė. “Mendohet qė emisioni tė realizohet tek ‘Tropikali”, tregon kėngėtarja e cila shton se ėshtė ende nė punė e sipėr pėr tė pretenduar njė fillim sa mė tė shpejtė tė kėtij emisioni. Por ēfarė ėshtė “Mambo”? Ėshtė nė fakt kėnga me kėtė titull e kėnduar nga vetė Rozana dhe qė duke iu pėrshtatur shumė mirė stinės sė verės do tė jetė edhe sigla e emisionit. “Artistėt do tė jenė pa dyshim protagonistė tė rėndėsishėm tė lojėrave dhe do t’iu shtohen skuadrave, qė pėrbėhen nga persona tė ndryshėm. Natyrisht tė gjithė artistėt do tė jenė me veshje sportive dhe madje pėrveē lojės do tė ketė edhe dėnime tė ndryshme”. E pyetur nėse ėshtė mbėshtetur nė ndonjė format perėndimor pėr realizimin e kėsaj ideje kėngėtarja pėrgjigjet: “Nuk di nėse mund tė ketė ndonjė emision tjetėr tė kėtij lloji. Realisht nuk jam mbėshtetur nė asnjė format, ėshtė njė ide e imja”. Pėr momentin Rozana nuk bėn tė ditur emrat e artistėve, qė do tė bėhen pjesė e lojės, megjithatė besojmė se aty do tė jenė shumė prej kolegeve dhe mikeshave tė saj.

    Gazeta Panorama
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rozana Radi ka vertet nje stil te vecant nga kengetaret tjera gjithashtu edhe zerin e ka te vecant e pelqej vertet
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Me date 30 Qershor 2007, ishte e ftuar ne plazhin e Velipojes tek nje lokal per te kenduar, ishte YLL FARE!! Kishte rene edhe nga pesha dhe shoqerohej nga tezja. Te vjen keq qe nje kengetare e tille shkon ne Velipoje dhe kendon kenge per 50 mije leke!! Ē`ti besh, ekonomi tregu. Suksese Rozana.

  6. #6
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Rozana Radi eshte e mrekullueshme si aktore.
    Ka edhe ze te bukur por zhanri qe ajo ka zgjedhur mua nuk me pelqen..
    ArsGothicė

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    Rozana Radi eshte e mrekullueshme si aktore.
    Ka edhe ze te bukur por zhanri qe ajo ka zgjedhur mua nuk me pelqen..

    Ou pse ka lujt naj film?

    Cudi qe se paskem degjuar kete fakt

  8. #8
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Po... Rpzana eshte edhe aktore .... kane shkruar revistat per kete qe ajo do te luante ne nje film ne rolin e nje prostitute shqipatre e trafikuar ne Itali .
    ArsGothicė

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    Po... Rpzana eshte edhe aktore .... kane shkruar revistat per kete qe ajo do te luante ne nje film ne rolin e nje prostitute shqipatre e trafikuar ne Itali .

    Lol, nuk e di si me te quhet aktore dikush, qe ska luajtur as edhe nje film. Vetem neper gazetat e revistat tona ndodh kjo.


  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Rozana eshte #1

    Te gjitha kenget ja pelqej

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Rozana Radi, Tėrhiqet nga muzika, ‘Jam e lodhur’

    Muzika

    Ka vendosur tė qėndrojė paksa nė qetėsi duke iu pėrkushtuar mė shumė asaj qė adhuron vėrtet. Dikur e angazhuar mjaft ndaj muzikės duke qenė pjesėmarrėse nė shumė aktivitete, tashmė ka zgjedhur tė qėndrojė pėr njė periudhė kohe larg. “Jam shumė e lodhur nga muzika dhe mė mirė tė themi nuk kam nerva tė merrem mė, tė paktėn pėr momentin. Mė kanė munduar shumė zhurmat, pjesėmarrjet nė diskoteka, koncerte, kontakti me njerėzit, mėnyra sesi duhet tė sillesh me ta. Si duhet t’u flasėsh, t’u qeshėsh. Sinqerisht jam e lodhur. Pėr njė farė kohe nuk dua t’i kthehem muzikės. Dua tė bėj pak pushim.”- tregon Rozana Radi. Por ndėrsa muzika e ka mėrzitur paksa, njė tjetėr pasion e shtyn tė bėjė mė pėrpara, krijimi i teksteve tė kėngėve. Nuk kėrkon shumė kohė pėr krijimin e njė teksti. Nėse ka qetėsi nė ambjentin qė e rrethon, Rozana arrin tė pėrqėndrohet shumė mirė. “Kėrkoj vetėm qetėsi. Nėse e kam kėtė frymėzohem dhe arrij tė krijoj. Kėngėtarėt qė mė drejtohen pėr tė krijuar tekstin, u pėlqen mėnyra sesi shkruaj unė. Jam e thjeshtė si pėr kėngėtarin qė e kėndon, ashtu edhe pėr publikun qė e dėgjon. Ky i fundit e pėrcjell dhe e pranon mirė si tekst. Tė them tė drejtėn jap maksimumin. Pėr mua ėshtė njėsoj si ta kėndoj vetė atė kėngė, pra njėsoj si tė mė pėrkasė mua.

    Rozana aktore

    Sapo ka pėrfunduar filmin me metrazh tė shkurtėr i cili ėshtė njė tjetėr pasion pėr tė. Filmi mban titullin “Mira” nė tė cilin Rozana interpreton rolin kryesor. Aktualisht filmi ndodhet nė studiot e montimit nė Amerikė dhe shumė shpejt do tė vijė nė Tiranė nė festivalin e filmit me metrazh tė shkurtėr. Regjia e filmit i pėrket Dhimitėr Ismajlit, njė djalė qė jeton nė Shtetet e Bashkuara. Nė tė tregohet jeta e njė gruaje tė martuar me fėmijė qė lufton pėr tė mbrojtur familjen e vet. Njė jetė qė shpesh tė gėnjen pėr tė marrė disa rrugė tė tjera ku herė-pas here njeriu mendon qė njė tjetėr drejtim do tė ishte mė i mirė. Nė thelb, ėshtė dilema e vetė individit pėr dėshirat dhe ėndėrrat e tij. Por filmi veē risive tė tij ka patur edhe skena paksa ‘tė nxehta’ pėr tė cilat Rozana shprehet: “E sikletshme ka qenė skena e shtratit. Nė fakt mė mirė tė themi e lodhshme, jo e sikletshme pasi duhet tė xhiroja dy, tre apo gjashtė plane tė ndryshme. Partnerėt e skenave tė shtratit janė dy, por mund tė them se filmi intrigon mjaft. Nuk ishte ndonjė skenė e ēuditshme, pasi tė gjitha skenat janė pėr aktorin. Thjesht ishte e lodhshme. Ndėrsa pėrsa i pėrket momenteve zbavitėse mund tė pėrmend pjesėn e autobusit. Ėshtė fjala pėr ēastin kur personazhi kryesor Mira, del nga puna pėr tė shkuar nė shtėpi. Nė autobus kishte disa figurantė tė cilėt bėnin rolin e njerėzve tė thjeshtė. Njerėzit qė ishin nė stacion, mendonin se ky ishte autobus i linjės dhe hynin brenda. Mezi arritėm ta realizonim. Kisha vite pa hipur nė autobus, u kėnaqa.”

    Dashuria
    Por ēfarė ndodh me jetėn private tė Rozanės? Ka hyrė dikush nė zemrėn e saj? Nė fakt jo. “Nuk ka asnjė ndryshim nė jetėn time. S’ka asgjė tė re. Nuk jam e dashuruar, ndoshta kjo ėshtė periudha e reflektimit, pas njė kohe tė gjatė qė ke kaluar me njė njeri qė ke dashur shumė. Nuk kam vendosur ende tė jem me dikė tjetėr. Ėshtė e vėshirė. Fillon njeriu nga pretendimet.”- rrėfen Rozana.

    Dėshirat

    Qėndrimi nė shtėpi, ndjekja e njė sėrė filmave dhe herė-herė leximi i ndonjė libri, ėshtė ajo ēfarė ka zgjedhur tė bėjė Rozana pasditeve ndėrsa ėshtė njė ndjekėse e rregullt e filmave tė rinj nė kinema “Millenium”. Ajo qė do tė donte tė realizonte me shumė dėshirė nė njė tė ardhme ėshtė jeta e saj e pėrcjellė nėpėrmjet njė monodrame. “Do doja tė luaja jetėn time, por pėr kėtė duhet tė dalė njė shkrimtar shumė i zoti tė arrijė ta formulojė”- pėrfundon Rozana Radi.

    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Rozana Radi ka vertet nje stil te vecant nga kengetaret tjera gjithashtu edhe zerin e ka te vecant e pelqej vertet
    Rozzzzziiii kengetare me ze te vecant???????? edhe gjyshja ime qe ka 50vjet qe pi cigaren kendon me bukur, per anet e tjera mundet por profesionalisht eshte berrnut .

  13. #13
    Nuk e mendoja qe do e kendonte ndonjehere nje kenge te tille, por edhe Rozana ka suprizat e saj
    Kenga nuk do ishte kaq e arritur, po te mos ishte per Ramadan Krasniqin


    Valsi i tradhetise

    teksti : Rozana Radi
    muzika : Adrian Hila


    Vals ish motivi i asaj nate
    kur te dy jepnim gjith' fjalet
    e te dehur dashuronim.
    Vals ish motivi i asaj nate
    kur poetet s'gjenin vargjet
    dramen time te tregonin
    Une, dashuri pushtuar
    Une, nje qiri i shuar
    nje gjethe e rrezuar
    per te mos jetuar

    Ref.
    Edhe nje here dhe nje here
    ne jeten time jeto dhe nje here
    Zemren ma ndan ti ne dy pjese
    dhe gjysma ime pa ty sonte le te vdes
    Edhe nje here dhe nje here
    ne krahet e mia vallezo dhe nje here
    Gjunjet s'me mbajne, nese gaboj
    ti je gabimi me i bukur qe me shkat'rron

    Vals ish motivi i asaj nate
    kur kerceje e harruar
    ti me mollen e helmuar
    Vals ish motivi i asaj nate
    kur u deha ne mekate
    dhe me dhe gjithcka qe pate
    Ti tani e trishtuar
    Ti sa lutje padegjuar
    nga une qe vij i penduar
    me shpirtin tim ne duar

    Ref:

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk e mendoja qe do e kendonte ndonjehere nje kenge te tille, por edhe Rozana ka suprizat e saj
    Kenga nuk do ishte kaq e arritur, po te mos ishte per Ramadan Krasniqin


    Valsi i tradhetise

    teksti : Rozana Radi
    muzika : Adrian Hila



    http://www.youtube.com/watch?v=Vc02STjJPio
    Jo vetem pa zerin e bukur te Danit , por dhe pa muziken shume melodioze te Ad Hiles !

    Nje bashkepunim po aq i bukur eshte dhe kenga tjeter e Hiles & Radit - " FEMER " !

    Per mua, ROZANA vleresimin maksimal e meriton per tekste e bukura, plot ndenje e emocion qe sjell ne kenget qe kendon vete apo qe i shkruan per koleget !

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi

    Interviste ne " E Diell " me Adi Krasten .....



    Fillon ne min. 5:42

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi

    Kur Rozana filloi te shfaqej ne skenen e Festivailt


  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi

    Dikur bashke ne nje skene...… sot bashke ne nje emision - Rozana dhe Fiori


  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi


  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi

    2007


  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rozana Radi

    2015


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •