Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gazimestani është negacion i Kosovës shqiptare

    Monumenti serb në Gazimestan simbolizon rikujtesën historike të antisemitizmit, të racizmit, të nacionalshovinizmit, të urrejtjes, të armiqësisë, të kolonializmit dhe të terrorizmit gjenocidal të Serbisë së Madhe pushtuese të Kosovës dhe të territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike.

    BAROMETRI DIPLOMATIK

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI


    Kjo është një nga arsyet dhe argumentet kryesore pse serbomëdhenjtë, kuazishkenca, politika strategjike dhe propaganda e qeverive të Serbisë dhe e Kishës Ortodokse Serbe Gazimestanin e konsiderojnë “vend të shenjtë” të tyre dhe të “fitores” së Betejes së Kosovës (1389) mbi ushtrinë perandorake turke në Kosovën shqiptare.

    · “Kur serbët pohojnë se janë plotësisht të pafajshëm, ata dëshmojnë se janë racistë.” /Andre Glycksmann/.

    · Kjo është e vërteta mbi të “drejtën” shtetërore dhe kishtare të Serbisë kolonialiste dhe të serbëve imperialistë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike.

    Si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik të historisë së derisotme të marrëdhënieve serbo – shqiptare në Ballkan, Gazimestani nuk është kurrfarë vendi i shenjtë (veçëse e një mit i trilluar dhe disfatist religjioz dhe nacional gjithëserb) për serbët dhe për Serbinë, por është vetëm një konstantë përmbajtësore e antisemitizmit, e racizimit, e militarizimit, e gjenocidit, e ideologjisë dhe e politikës antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), e cila që nga themelimi i saj në tokat e Shqipërisë Etnike ( Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës etj.) ka qenë dhe, edhe sot,në fillimshekullin XXI (viti 2007), është në funksion të shfarosjes sistematike të shqiptarëve dhe të pushtimit kolonialiast të tokave shqiptare të Shqipërisë Etnike.

    Pra, si mbi bazën religjioze, historike, politike, nacionale, ashtu edhe mbi atë ndërkombëtare kjo është kuintesenca e Gazimestanit mitologjik, i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje me të vërtetën mbi origjinën e shenjtë etnike dhe territoriale të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë, përveç simbolizimit të theksuar antisemitist, racist, gjenocidal dhe hegjemonist pushtues të srbomëdhenjve dhe të Serbisë së Madhe në kurriz të origjinës territoriale dhe të etnisë mijëravjeçare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.


    Me qëllim të mistifikimit dhe të sofistikimit të kësaj së vërtete historike dhe politike mbi fantazmën mitologjike, të quajtur Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) si subjekt (parti) politike dhe shtetërore, (Betejën e Kosovës, 1389) e kremtojnë “ vetë si fitore serbe”, edhe pse historikisht është vërtetuar se në atë betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët nën drejtimin e Balshajve, të cilët shtetin shqiptar e kishin ndërtuar dhe e kishin nën zotërimin e tyre që nga viti 1371 domethënë 18 vjet para ndodhjes së Betejes së Kosovës.

    Politizimi, ideologjizimi dhe mitologjizimi i Gazimestanit

    Me qëllim të fundit të ruajtjes së “konstantës” së gjenezës historike të etnisë, të shtetësisë, të ortodoksizmit kishtar sllav dhe të “integritetit territorial serb” Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe, ndër shekuj ka falsifikuar të vërtetën mbi ngulitjen dhe shtrirjen e “doshlakëve” kolonialistë serbë dhe malazezë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera autoktone shqiptare të Shqipërisë Etnike (Anamoravë dhe në Iliridë-“Maqedoni”). Në këtë kontekst, duhet kuptuar edhe mitologjizimin, ideologjizimin dhe politizimin e Gazimestanit, i cili (sikurse edhe të gjitha kishat dhe manastiret e tjera në Kosovë , në Anamoravë dhe në “Maqedoni”) është ndërtuar si “simbol i kujtesës dhe i mbijetesës” gjithëserbe në truallin indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

    Ngaqë me shekuj, pa asnjë arsye, shqiptarët janë treguar tolerantë, paqësorë dhe zemërgjerë ndaj pushtuesve kolonialistë serbomëdhenj, duke i amnistuar dhe, duke i harruar të gjitha gjenocidet dhe barabaritë e terrorizmave individual, kolketivë dhe shtetërorë, duke ua ruajtur kishat, manastiret dhe gazimestanet e falsifikuara, duke ua falur krimet gjenocidale dhe terroriste /1842-2007/, Serbia pushtuese dhe kisha barbarike serbe, duke sofistikuar të vërtetën mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në sy të botës, ndërtoi dhe i mbrojti me sukses (duke falënderuar ndihmës direkte dhe indirekte të Rusisë dhe të aleatëve të saj tradicionalë sllavë) sundimin e saj kolonial 100-vjeçarë dhe infrastrukturën kishtare serbosllave në tokat e shqiptarëve dhe të Shipërisë Etnike, toka dhe pasuri këto, të cilat ( pa kurrfarë turpi, duke gënjyerë botën me historiografinë e tyre falsifikatore, pa kurrfarë baze të qëndrueshme historike, gjeopolitike dhe religjioze etj.) i quan me “prejardhje antike” të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

    Fatkeqësiht, “e njëjta këngë” e logjikës absurde e psikologjisë politike patologjike në marrëdhëniet ndërmjet serbomëdhnjeve kolonialistë dhe shqiptarëve të kolonizuar “këndohet” edhe sot në vitin 2007 të shekullit XXI. Gjysmë Shqipëria (1912) dhe të gjitha “filialat” e saj politike në Prishtinë, në Shkup, në Podogoricë etj., në vend se ta denoncojnë Serbinë për sundimin e saj të deritashëm gjenocidal-kolonialist mbi Kosovën dhe territoret e tjera të Shqipërisë Etnike/Anamoravë, Iliridë dhe Malësi e Madhe e Mbishkodrës/ ato, në formën dhe, sipas metodologjisë stereotipe të politikës dhe të diplomacisë së tyre, duke kërkuar ndihmë nga fuqitë e mëdha evropiane dhe nga Amerika, po kërkojnë arritje të kompromisit politik me Beogradin, me Podogoricën dhe me Shkupin, që çështja shqiptare (duke përfshirë këtu, pikësëpari Kosovën), të zgjidhet në përputhje me “pëlqimin” e dhënë të kolonialistëve serbo-malazezë-“maqedonë”,të cilin pëlqim, ky konglomerat sllav nuk do ta jape kurrë, për shkak se, me gjenocid, me shpërngulje dhe me terrorizëm kundër popullsisë shqiptare në territoret e theksuara ka dëshmuar se nuk do të heqë dorë nga kontinuiteti i politikës dhe i praktikës së deritashme të tjetërsimit dhe të përthithjes së drejtave historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi territoret indigjene të Shqipërisë Etnike), të “zgjidhet”, së pari, duke ia njohur autonominë dhe shtetësinë minoritetit serb në Kosovë; duke ia njohur pavarësinë Malit të Zi në tokat shqiptare (Tuz, Hot, Plavë, Grudë, Guci, Tivar, Ulqin e Krajë etj.), dhe duke ia njohur pavarësinë IRJM-së në tokat shqiptare(Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Manastir, Kërçovë, Dibër, Strugë , Ohër etj.). Ja, kjo është “politika strategjike” e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Gjysmë Shqipërisë dhe e “filialave” të saj “politiko—diplomatike” , të theksuara më sipër. Gjithashtu, në këtë kontekst, të mos harrojmë se, rëndon edhe çështja e pazgjidhur e Çamerisë, e cila, pa asnjë arsye, është sakrifikuar, edhe në dy dekadat e fundit, qëkur Gjysmë Shqipëria e sotme ka njohur pavarësinë e Greqisë( duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike me të që nga viti 1990 i shekullit XX).

    Sheshit, gjithë këto gabime të shumta të politikës dhe të dipomacisë shqiptare( të drejtuara nga qeveritë demorkatike dhe socialiste të Tiranës), nuk ka asnjë gjasë të zgjidhet çështja koloniale dhe kombëtare shqiptare në Ballkan, së këndejmi, as problemi i Kosovës, si pjesë e kolonizuar nga Serbia gjenocidale ngase as Tirana, as Prishtina, as Shkupi, as Podogorica e politikës shqiptare, ende nuk e kanë shtruar drejt zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Në vend se ta kenë shtruar si problem kolonial, këtë e kanë shtruar dhe, e trajtojnë njësoj, sikurse politika, propaganda dhe diplomacia serbosllave-“problem ndëretnik minoritar” që vetiu kuptohet se, edhe zgjidhja duhet kërkuar mbi këtë bazë të rregullave dhe të normave të së drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare, e jo mbi bazën e parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes, që përjashton çdo formë të sundimit kolonial serbosllav mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike. Natyrisht, për shkak të këtij gabimi të pakorrigjueshëm të trekëndshit shqiptar Tiranë-Prishtinë-Shkup, ka ardhur në shprehje përsëri dominimi dhe zbatimi i politikës kolonialiste hegjemoniste serbosllave(Beograd-Shkup-Podogoricë-Athinë) mbi shqiptarët në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Ky gabim dhe ky faj absurd dhe iracional i politikës dhe i diplomacisë shqiptare, assesi nuk mund t’i vihet Evropës Perëndimore, as Amerikës, sepse është produkt original “ i dialektikës” së politikës dhe diplomacisë tregtare të boshtit Tiranë-Prishtinë-Shkup, e cila për hir të ruajtjes së ekuilibrit të interesave parciale ekonomike, tregtare, politike, dipomatike, karriesiste dhe profiterike personale dhe grupore etj. me shtetetet fqinje kolonialiste serbosllave dhe me partnerët e tyre, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë turpi e kanë sakrifikuar historikisht, ligjërisht, politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në të gjitha hapësirat e gjysmë Shqipërisë Etnike, e cila, edhe si pasojë e politikës dhe e diplomacisë së gabuar kosmopolite gjithëshqiptare në Ballkan, ende ndodhet nën sundimin e egër kolonilaist të Serbisë, të Malit të Zi, të “Maqedonisë” dhe të Greqisë. Thjesht, fajin dhe përgjegjësinë e moszgjidhjes së çështjes koloniale 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë Etnike në zemër të Evropës, e mbajnë njësoj, si kolonializmi i huaj serbosllav, ashtu edhe politika nënshtruese vasale shqiptare që atëherë e deri në ditët tona (1912-2007). E qartë, derisa të jetojë një simetri e tillë absurde, që tërësisht është iracionale, antihistorike, antihumane, antiligjore dhe antidemokratike, s’ka dilemë se edhe zgjidhja e problemit kolonial shqiptar në gjysmën Shqipëri Etnike, do të jetë një pikëpyetje e madhe si për politikën defaktorizuese dhe polarizuese mbarëshqiptare, ashtu edhe për diplomacinë evro-ndërkombëtare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Fantazma në Gazimestan - 1989

    Repriza e fantazmës së Gazimestanit/1989/2007/

    Përsëritja e fobias dhe e paranojës kolektive serbomadhe në Gazimestan më 28 qershor 2007, nuk ka për shkak dhe pasojë vetëm fanitjen e fantazmës së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, (i cili po në këtë datë të vitit 1989 (me rastin e kremtimit të 600-vjetorit të disfatës së serbëve të car Llazarit në Betejën e Kosovës më 1389), botërisht i sfidoi shqiptarët se prej Gazimestanit, do të fillonin ekspeditat ndëshkuese paramilitare, policore dhe ushtarake të barbarëve serbë në ushtrimin e terrorit dhe të gjenocidit të organizuar dhe të instituciuonalizuar për t’i linçuar, burgosur, vrarë dhe shpërngulur të gjithë shqiptarët e Kosovës sipas elaborative gjenocidale të Ilia Garashaninit (1844); të Vuk Karaxhiqit, të Vasa Qubrilloviqit (1937), të Ivo Andriqit, të Nikola Pashiqit, të Dobrica Qosiqit…etj.), por edhe vazhdimësia dhe kohezioni shekullor tradicional i ideologjisë së nacionalizmit serbomadh, i cili si fenomen i tillë i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda për shqiptarët dhe Kosovën, jeton dhe, edhe sot, është njësoj agresiv sikurse në kohën e “restaurusit” të tij, Slobodan Milosheviq. Këtë konstatim tonin e provon mbështetësi, propagatori dhe promovuesi i tij Vojislav Koshtunica (kryeministër aktual dhe “nacionalist i ekuilibruar”), i cili së bashku me presidentin e tij, Boris Tadiq, me hapa të shpejtë, Serbinë po e rikthejnë në “varrezën massive”, të mbushur me viktima të pafajshme civile shqiptare nga Kosova të kryekriminelit Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Vuk Drashkoviq, Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, sepse njësoj, sikurse kjo strukturë shtetërore dhe kishtare serbomadhe me unoformë çetniko-fashiste dhe neokolonilaiste, edhe shtetarët e tanishëm “demokratë” dhe “proevropianë” Tadiq-Koshtunica, po e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, duke iu kërkuar “duel” luftarak jo vetëm shqiptarëve, por edhe Amerikës si i vetmi mbështetës dhe projektues potencial i shkëputje së Kosovës nga Serbia kolonialiste.

    Rileximi i “apelit historik” antishqiptar i S. Miloshevit në Gazimestan(28.06.2007)

    Me gjithë paralajmërimet dhe apelet e drtejtuesve të administratës së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, se nuk do të lejohej manifestimi i sivjemë në Gazimestan, ai u bë dhe, në të morën pjesë me qindra dhe mijëra serbë, të cilët “ceremonin e rastit” e mbajtën nën mbikëqyrjem e siguruar nga UNMIK-u dhe SHPK-ja, pjesëtarët e të cilave me sukses parandaluan çdo provokim dhe eksces ndërmjet vizitorëve provokatorë politikë, policorë, paramilitarë dhe kishtarë, të ardhur nga Serbia dhe shqiptarëve vendës, të cilët me të drejtë e kundërshtuan këtë manifestim provokues me përmbajtje antishqiptare.

    Ç’ është e vërteta më 28 qershor 2007 në Gazimestan nuk u shfaq “vozhdi” dhe “shpëtimtari” i Serbisë dhe i gjithë serbëve, ish-kryetari i Serbisë, Slobodan Milosheviq, por aty erdhën përsëri mëkëmbësit dhe “uluruesit” e tij lojalë, elita qeveritare e Beogradit, të njëjtit bekues të programit të tij shfarosës të shqiptarëve dhe të djegjes së Kosovës të Kishës Ortodokse Serbe(Artemije Radosavleviq, Amfilohije,Teodosije etj.); pjesëtarë të partive të ndryshme çetniko-socialiste dhe të gardës paramilitare “ car Llazar”; dy ministra të qeverisë së Serbisë, Slobodan Samarxhiq dhe Radomir Naumov, si dhe princi Aleksandër Karagjorgjeviq, ku me të hyrë në platon e përmendores, të gjithë së bashku me popullatën pjesëmarrëse serbomadhe, në formë korale, në “stilin” zhurmëmadh neonacist të Slobodan Milosheviqit, brohoritën me një zë : “ Ovo je Srbija”=”Kjo është Serbia”(!?).

    Edhe në 618-përvjetorin e Betejes së Kosovës, në Gazimestan, “mysafirët” e paftuar nga Beogradi dhe Serbia, lexuan të njëjtin “referat” gjithëkombëtar serbomadh të Slobodan Milosheviqit, se “Kosova është serbe dhe e Serbisë”. Konkretisht, këtë të “vërtetë historike” dhe histerike mitiologjike antishqiptare, princi Aleksandër Karagjorgjeviq “e justifikoi” në këtë mënyrë politko-propagandistike kishtare serbomadhe: “ Kosova është vend i shenjtë i serbëve. Ne të gjithë jemi pjesë e këtij vendi. Ne jemi këtu që t’iu tregojmë të tjerëve se ky është vendi jonë. Këtu është e kaluara jonë. Këtu duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen tonë. “(Glas javnosti,29.06.2007).

    Përmbajtja e kësaj deklarate publike e princit serb, Aleksandar karagjorgjeviq, është e gabuar, sepse historikisht Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë pjesë natyrale, as legale e territorit të Shumadisë së Serbisë, as e serbëve, por e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike. Këtë të vërtetë, do të duhej ta dinte mire, edhe prince serb, Aleksandar Karagjorgjeviq dhe “princat” e “vladikat” e pushtetit shtetëror dhe kishtar të Serbisë, sepse Kosova që nga viti 1371 ka qenë pjesë e shtetit feudal shqiptar të Balshajve. Mirëpo, disa shekuj pas rënies së perandorisë osmane, në vitin 1912, Serbia me force dhe me gjenocid, e ndihmuar nga Rusia dhe fuqitë e tjera të mëdha të Evropës ka aneksuar dhe kolonizuar jo vetëm Kosovën, por edhe Novi Pazarin, Anamoravën dhe “Maqedoninë” shqiptare, territore këto integrale të tërësisë territoriale etinke dhe natyrale të Shqipërisë Etnike. Këtë të vërtetë, tanimë e dijnë edhe vremçat e mbijetuar të Kurshumlisë, të Bllacës, të Leskovikut, të Vranjës, të Toplicës dhe të Nishit shqiptar(1842-2007), që të gjitha këto territore janë me prejardhje indigjene të Shqipërisë Etnike, por ndër shekuj janë spastruar nga etnia shqiptare si shkak dhe pasojë e politikës dhe e praktikës së gjenocidit dhe të sundimit të egër kolonial të Serbisë së Milosh Obrenoviqëve, të Karagjorgjeviqëve, të Nediqëve, të Pashiqëve, të Lotiqëve, të Mihajloviqëve, të Qubrilloviqëve, e Cvijiqëve, e Gjorgjeviqëve etj., që të gjitha këto territore shqiptare që nga shekulli XIX janë “kryqëzuar” me emërtimin e falsifikuar dhe të rremë historiko-politik-kishtar etnik “Stara Juzhna Srbija=Serbia e Vjetër Jugore”(!?)
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Prof. Dr. Mehdi HYSENI

    Ja, kjo është e vërteta e hidhur historike mbi territoret e theksuara shqiptare, mirëpo, Serbia, as serbët kursesi nuk po pranojnë këtë të vërtetë të pashmangshme, jo për shkak të mosnjohjes së saj, por për shkak të ruajtjes dhe të mbrojtjes me çdo kusht të koherencës së politikës së tyre gjenocidale, pushtuese dhe ekspansioniste në kurriz të territoreve shqiptare të Shqipërisë Etnike. Kjo është arsyeja kryesore, pse edhe shtabi politiko-propagandistik-kishtar shtetëror serbomadh i Vojislav Koshtunicës, i Boris Tadiqit (i pari, kryeministër,kurse i dyti, president i Republikës së Serbisë), ashtu sikurse mesija i tyre, Slobodan Milosheviq, në asnjë formë nuk po e pranojnë faktin dhe argumentet e qëndrueshme historiko-politike dhe juridike ndërkombëtare që Kosova të fitojë pavarësinë e saj sipas së drejtës së vetëvendosjes, që është në përputhje me të gjitha normat dhe me parimet e së drejtës dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar, si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara(Kaptina I, Neni, paragrafi 2).

    Gjithashtu, në stilin e politikës stihike, retorike, retrograde nacionalshoviniste serbomadhe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), të shpaluar në Fushë-Kosovë, më 1987, drejtuar pakicës serbe (7%): “Niko e sme da vas bije-askush nuk guxon t’iu rahë” dhe në Gazimestan, më 28.06.1989 se: “ prej këtu kanë filluar betjat dhe, prej këtu, do të nisen prapë betejat e ardhshme me armiqtë tanë…”(aludon në vrasjen, spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës sipas “rendit të ri serbomadh” dhe “epikës politike vizionare” të “gjithë serbët në një Serbi të Madhe” në Ballkan, është shprehur edhe Slobodan Samarxhiq(minister i qeverisë serbe për Kosovën) në Gazimestan, më 28.06.2007, duke nëvizuar se : “Iu premtoj se Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur nga Serbia.” (Beta,29.06.2007).

    Edhe ky “premtim i madh, i prerë dhe kërcënues” pjesëmarrësve të “ceremonisë” shtetërore-kishtare të rastit në Gazimestan më 28 qershor 2007, është në funksion të politikës serbomadhe ndaj Kosovës, mirëpo, nuk ka asnjë shans që të jetësohet në favor të pushtimit rikolonizues të Kosovës ngase kjo “kartë” e politikës strategjike të antisemitizmit dhe racizmit serbomadh, është djegur shkrum e hi, që në atë moment kur ka filluar bombardimi i NATO-s (më 24 Mars 1999) kundër bandave paramilitare, policore dhe militare gjenocidale pushtuese serbe, të cilat, të “zgjedhura”, të organizuara, të mbështetura nga regjimi gjenocidal serb i Slobodan Milosheviqit dhe të “bekuara” e të shtytyra nga Kisha Ortodokse Serbe “ në emër të drejtësisë së zotit dhe të çlirimit të serbëve”, kanë kryerë krime gjenocidi kundër popullatës civile shqiptare, si dhe kanë plaçkitur tërë pasurinë e luajtshme të saj, duke iu djegur në fund edhe shtëpitë dhe tërë pasuritë e lujatshme dhe të paluajtshme.

    Si Kisha ortodokse Serbe, si “princërit, si politikanët, si ministrant e qeverisë serbe të Beogradit, duhet të mbajnë parasysh faktin se, me gjithë shfryrjen e dufit naciuonalshovinist në Gazimeston, më 28.06.2007, më nuk kanë asnjë gjasë reale që ta rikthejnë sundimin kolonial të Serbisë në Kosovë, sepse Kosova që nga 12 qershori 1999, de jure dhe de facto nuk është më kurrfarë territori integral I shtetit të Serbisë, pavarësisht nga ekzistimi i minoritet serb(7%) në Kososvën, prezenca e të cilit në asnjë mënyrë nuk nënkupton sovranitetinkolonial të Serbisë në Kosovë, sepse Kosova iu përket shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike,e dhe pse këto qeveritë demorkatike dhe socialiste të Tiranës (1990-2007), ende nuk kanë guximin të pohojnë para bashkësisë ndërkombëtare, se Kosova është e Tiranës, jo e Beogradit.

    Mirëpo, pavarësisht nga një aversion i tillë i politikës së jashtme dhe i diplomacisë shqiptare, së shpejti, do të vijë koha e deklarimit për mbrojtjen e kësaj së vërtete në “sofrën” e organizmave dhe të institucioneve ndërkombëtare, ndryshe ekziston rreziku që, edhe në këtë shekull, gjysma e Shqipërisë Etnike, të ballafaqohet me të njëjtat sfida dhe rreziqe të sundimit kolonial të amalgams serbosllave në Ballkan.

    Për fund, deklaratat kërcënuese antishqiptare të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe në favor të tjetërsimit të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, në asnjë mënyrë nuk paralajmërojnë shenja përmirësuese pozitive të normalizimit të marrëdhënieve serbo – shqiptare në relacionin Beograd – Prishtinë, por do të shpiejnë në thellimin dhe përkeqësimin e mëtejmë të marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve.

    Kursi destruktiv i politikës së këtillë antishqiptare të Beogradit zyrtar, patjetër , do të ndikojë negativisht edhe në gjendjen e gjithmbarshme të minoritetit serb në Kosovë (derisa Serbia ta kontestojë njohjen e pavarësisë së Kosovës).

    Serbët kanë drejtë t’i vizitojnë varret dhe monumentet kishtare” të tyre në Kosovën shqiptare, por assesi nuk kanë të drejtë të vijnë si policë, si ushtarakë, si paramilitarë,të uniformuar dhe të armatosur deri në dhëmbë ngase me varret dhe me sakralet e tyre kishtare, shqiptarët nuk kanë asnjë mosmarrëveshje, por me titullarët e tyre kolonialistë serbomëdhenj, të cilët, kurrsesi të lirohen nga paragjykimi dhe paranoja kolektive e “politikës bizantine”, se “Kosova është serbe, jo shqiptare”.

    Po qe se qeveria e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk do të heqin dorë nga një politikë fatale antishqiptare dhe antiamerikane ndaj Kosovës, atëherë, s’ka dyshim se Serbia dhe serbët, në vend të kërkesës minimale të shqiptarëve që, Kosovës t’i njihet e drejta e suvjektivitetit jurdik ndërkombëtar, së shpejti, do të ballafaqohen me kërkesën e drejtë dhe legjitime të pales shqiptare, që jo vetëm Kosovës,por edhe Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në pako, t’ iu njihet e drejta e vetëvendosjes dhe e ribashkimit me Shqipërinë.

    02. 07. 2007
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •