Monumenti serb në Gazimestan simbolizon rikujtesën historike të antisemitizmit, të racizmit, të nacionalshovinizmit, të urrejtjes, të armiqësisë, të kolonializmit dhe të terrorizmit gjenocidal të Serbisë së Madhe pushtuese të Kosovës dhe të territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike.
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Kjo është një nga arsyet dhe argumentet kryesore pse serbomëdhenjtë, kuazishkenca, politika strategjike dhe propaganda e qeverive të Serbisë dhe e Kishës Ortodokse Serbe Gazimestanin e konsiderojnë “vend të shenjtë” të tyre dhe të “fitores” së Betejes së Kosovës (1389) mbi ushtrinë perandorake turke në Kosovën shqiptare.
· “Kur serbët pohojnë se janë plotësisht të pafajshëm, ata dëshmojnë se janë racistë.” /Andre Glycksmann/.
· Kjo është e vërteta mbi të “drejtën” shtetërore dhe kishtare të Serbisë kolonialiste dhe të serbëve imperialistë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike.
Si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik të historisë së derisotme të marrëdhënieve serbo – shqiptare në Ballkan, Gazimestani nuk është kurrfarë vendi i shenjtë (veçëse e një mit i trilluar dhe disfatist religjioz dhe nacional gjithëserb) për serbët dhe për Serbinë, por është vetëm një konstantë përmbajtësore e antisemitizmit, e racizimit, e militarizimit, e gjenocidit, e ideologjisë dhe e politikës antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), e cila që nga themelimi i saj në tokat e Shqipërisë Etnike ( Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës etj.) ka qenë dhe, edhe sot,në fillimshekullin XXI (viti 2007), është në funksion të shfarosjes sistematike të shqiptarëve dhe të pushtimit kolonialiast të tokave shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Pra, si mbi bazën religjioze, historike, politike, nacionale, ashtu edhe mbi atë ndërkombëtare kjo është kuintesenca e Gazimestanit mitologjik, i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje me të vërtetën mbi origjinën e shenjtë etnike dhe territoriale të serbëve dhe të Serbisë në Kosovë, përveç simbolizimit të theksuar antisemitist, racist, gjenocidal dhe hegjemonist pushtues të srbomëdhenjve dhe të Serbisë së Madhe në kurriz të origjinës territoriale dhe të etnisë mijëravjeçare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Me qëllim të mistifikimit dhe të sofistikimit të kësaj së vërtete historike dhe politike mbi fantazmën mitologjike, të quajtur Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) si subjekt (parti) politike dhe shtetërore, (Betejën e Kosovës, 1389) e kremtojnë “ vetë si fitore serbe”, edhe pse historikisht është vërtetuar se në atë betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët nën drejtimin e Balshajve, të cilët shtetin shqiptar e kishin ndërtuar dhe e kishin nën zotërimin e tyre që nga viti 1371 domethënë 18 vjet para ndodhjes së Betejes së Kosovës.
Politizimi, ideologjizimi dhe mitologjizimi i Gazimestanit
Me qëllim të fundit të ruajtjes së “konstantës” së gjenezës historike të etnisë, të shtetësisë, të ortodoksizmit kishtar sllav dhe të “integritetit territorial serb” Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe, ndër shekuj ka falsifikuar të vërtetën mbi ngulitjen dhe shtrirjen e “doshlakëve” kolonialistë serbë dhe malazezë në Kosovë, si dhe në territoret e tjera autoktone shqiptare të Shqipërisë Etnike (Anamoravë dhe në Iliridë-“Maqedoni”). Në këtë kontekst, duhet kuptuar edhe mitologjizimin, ideologjizimin dhe politizimin e Gazimestanit, i cili (sikurse edhe të gjitha kishat dhe manastiret e tjera në Kosovë , në Anamoravë dhe në “Maqedoni”) është ndërtuar si “simbol i kujtesës dhe i mbijetesës” gjithëserbe në truallin indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.
Ngaqë me shekuj, pa asnjë arsye, shqiptarët janë treguar tolerantë, paqësorë dhe zemërgjerë ndaj pushtuesve kolonialistë serbomëdhenj, duke i amnistuar dhe, duke i harruar të gjitha gjenocidet dhe barabaritë e terrorizmave individual, kolketivë dhe shtetërorë, duke ua ruajtur kishat, manastiret dhe gazimestanet e falsifikuara, duke ua falur krimet gjenocidale dhe terroriste /1842-2007/, Serbia pushtuese dhe kisha barbarike serbe, duke sofistikuar të vërtetën mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në sy të botës, ndërtoi dhe i mbrojti me sukses (duke falënderuar ndihmës direkte dhe indirekte të Rusisë dhe të aleatëve të saj tradicionalë sllavë) sundimin e saj kolonial 100-vjeçarë dhe infrastrukturën kishtare serbosllave në tokat e shqiptarëve dhe të Shipërisë Etnike, toka dhe pasuri këto, të cilat ( pa kurrfarë turpi, duke gënjyerë botën me historiografinë e tyre falsifikatore, pa kurrfarë baze të qëndrueshme historike, gjeopolitike dhe religjioze etj.) i quan me “prejardhje antike” të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe.
Fatkeqësiht, “e njëjta këngë” e logjikës absurde e psikologjisë politike patologjike në marrëdhëniet ndërmjet serbomëdhnjeve kolonialistë dhe shqiptarëve të kolonizuar “këndohet” edhe sot në vitin 2007 të shekullit XXI. Gjysmë Shqipëria (1912) dhe të gjitha “filialat” e saj politike në Prishtinë, në Shkup, në Podogoricë etj., në vend se ta denoncojnë Serbinë për sundimin e saj të deritashëm gjenocidal-kolonialist mbi Kosovën dhe territoret e tjera të Shqipërisë Etnike/Anamoravë, Iliridë dhe Malësi e Madhe e Mbishkodrës/ ato, në formën dhe, sipas metodologjisë stereotipe të politikës dhe të diplomacisë së tyre, duke kërkuar ndihmë nga fuqitë e mëdha evropiane dhe nga Amerika, po kërkojnë arritje të kompromisit politik me Beogradin, me Podogoricën dhe me Shkupin, që çështja shqiptare (duke përfshirë këtu, pikësëpari Kosovën), të zgjidhet në përputhje me “pëlqimin” e dhënë të kolonialistëve serbo-malazezë-“maqedonë”,të cilin pëlqim, ky konglomerat sllav nuk do ta jape kurrë, për shkak se, me gjenocid, me shpërngulje dhe me terrorizëm kundër popullsisë shqiptare në territoret e theksuara ka dëshmuar se nuk do të heqë dorë nga kontinuiteti i politikës dhe i praktikës së deritashme të tjetërsimit dhe të përthithjes së drejtave historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi territoret indigjene të Shqipërisë Etnike), të “zgjidhet”, së pari, duke ia njohur autonominë dhe shtetësinë minoritetit serb në Kosovë; duke ia njohur pavarësinë Malit të Zi në tokat shqiptare (Tuz, Hot, Plavë, Grudë, Guci, Tivar, Ulqin e Krajë etj.), dhe duke ia njohur pavarësinë IRJM-së në tokat shqiptare(Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Manastir, Kërçovë, Dibër, Strugë , Ohër etj.). Ja, kjo është “politika strategjike” e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Gjysmë Shqipërisë dhe e “filialave” të saj “politiko—diplomatike” , të theksuara më sipër. Gjithashtu, në këtë kontekst, të mos harrojmë se, rëndon edhe çështja e pazgjidhur e Çamerisë, e cila, pa asnjë arsye, është sakrifikuar, edhe në dy dekadat e fundit, qëkur Gjysmë Shqipëria e sotme ka njohur pavarësinë e Greqisë( duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike me të që nga viti 1990 i shekullit XX).
Sheshit, gjithë këto gabime të shumta të politikës dhe të dipomacisë shqiptare( të drejtuara nga qeveritë demorkatike dhe socialiste të Tiranës), nuk ka asnjë gjasë të zgjidhet çështja koloniale dhe kombëtare shqiptare në Ballkan, së këndejmi, as problemi i Kosovës, si pjesë e kolonizuar nga Serbia gjenocidale ngase as Tirana, as Prishtina, as Shkupi, as Podogorica e politikës shqiptare, ende nuk e kanë shtruar drejt zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Në vend se ta kenë shtruar si problem kolonial, këtë e kanë shtruar dhe, e trajtojnë njësoj, sikurse politika, propaganda dhe diplomacia serbosllave-“problem ndëretnik minoritar” që vetiu kuptohet se, edhe zgjidhja duhet kërkuar mbi këtë bazë të rregullave dhe të normave të së drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare, e jo mbi bazën e parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes, që përjashton çdo formë të sundimit kolonial serbosllav mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike. Natyrisht, për shkak të këtij gabimi të pakorrigjueshëm të trekëndshit shqiptar Tiranë-Prishtinë-Shkup, ka ardhur në shprehje përsëri dominimi dhe zbatimi i politikës kolonialiste hegjemoniste serbosllave(Beograd-Shkup-Podogoricë-Athinë) mbi shqiptarët në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Ky gabim dhe ky faj absurd dhe iracional i politikës dhe i diplomacisë shqiptare, assesi nuk mund t’i vihet Evropës Perëndimore, as Amerikës, sepse është produkt original “ i dialektikës” së politikës dhe diplomacisë tregtare të boshtit Tiranë-Prishtinë-Shkup, e cila për hir të ruajtjes së ekuilibrit të interesave parciale ekonomike, tregtare, politike, dipomatike, karriesiste dhe profiterike personale dhe grupore etj. me shtetetet fqinje kolonialiste serbosllave dhe me partnerët e tyre, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë turpi e kanë sakrifikuar historikisht, ligjërisht, politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në të gjitha hapësirat e gjysmë Shqipërisë Etnike, e cila, edhe si pasojë e politikës dhe e diplomacisë së gabuar kosmopolite gjithëshqiptare në Ballkan, ende ndodhet nën sundimin e egër kolonilaist të Serbisë, të Malit të Zi, të “Maqedonisë” dhe të Greqisë. Thjesht, fajin dhe përgjegjësinë e moszgjidhjes së çështjes koloniale 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë Etnike në zemër të Evropës, e mbajnë njësoj, si kolonializmi i huaj serbosllav, ashtu edhe politika nënshtruese vasale shqiptare që atëherë e deri në ditët tona (1912-2007). E qartë, derisa të jetojë një simetri e tillë absurde, që tërësisht është iracionale, antihistorike, antihumane, antiligjore dhe antidemokratike, s’ka dilemë se edhe zgjidhja e problemit kolonial shqiptar në gjysmën Shqipëri Etnike, do të jetë një pikëpyetje e madhe si për politikën defaktorizuese dhe polarizuese mbarëshqiptare, ashtu edhe për diplomacinë evro-ndërkombëtare.
Krijoni Kontakt