Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Sherimet shpirterore

    FJALET, AFRIRMIMET POZITIVE

    •”Diten qe fillojme t’i themi afirmimet pozitive, ate dite dalim nga roli i viktimes. E PROVOJME FUQINE TONE” Lujza Hej .



    Afirmimet pozitive jane shenderruar ne dege te veēante te shkences pragmatike per rrite shpirterore. Do ta degjoni dhe do te lexoni gjithnje e me shume konstatime te ketilla: afirmimet pozitive e krijojne lirine e njeriut, afirmimet pozitive e ndertojne shendetin,suksesin,lumturine, e te tjera e te tjera.
    Por, cka jane keto afirmime pozitive dhe si duken ne praktiken jetsore? Afirmimet pozitive nuk jane asgje tjeter per veq fjaleve te zgjedhura, fjale te bukura pozitive, qe afirmojne nje veti, nje veprim apo nje pune te individit.Keto fjale te zgjedhura, kur perdoren per qellime sheruese, kur perdoren me mas brenda nje kriteri real, kane fuqi mahnitese dhe sjellin kthesa e ndryshime shume te rendesishme.

    ANALIZOJENI ME KUJDES FUQINE E FJALES .

    Ata qe duan te kuptojne seriozisht fuqine sheruese te afirmimeve pozitive duhet te nisen nga pika themelore: FJALA . Edhe ne librat e vjeter te besimeve fetare thuhet: ”...dhe ishte ne fillim fjala ”. Analizojeni me kujdes fuqine e fjales .T’i marrim, per kete qellim, dy thenje shume te njohura,
    e para :
    ” Mos me thuaj se jam i keq, sepse e ndjej veten keq, punoi e veproi keq dhe – BEHEM I KEQ ” ,
    e dyta:
    ”Me thuaj qe jam i mire, harroj qe jam i keq e ndjej veten mire, punoi e veproi mire dhe – BEHEM I MIRE ”

    E shihni ? Te dy keto thenje fillojne ”me thuaj” ose ”mos me thuaj” , pra bazen e kane ne FJALE . Dhe qe te jete bindja e mbeshtetur ne pervojen e secilit, qe te keni mundesi te bindeni vete e jo t’I besoni ndokujt, atehere po e provojme me nje shembull tjeter : zgjedhni nje nga shoqet dhe shoket tuaj, filloni t’i thoni te gjithe se ti je (e,i) mire nja dyzet dite me radhe, por t’I thoni me bindje , me fjale te verteta, ju siguroj se pas dyzet ditesh , ai ose ajo, do te jete personi me i mire i mundshem ne ambientin tuaj .

    PSE NDODHE KESHTU?

    Teoria aksiomatike e fjales eshte kjo : Ne shpirt linde ideja , pastaj ideja formesohet ne mendje, mendimi shprehet me fjale , fjala eshte ENERGJI, energjia eshte fuqi qe nderton apo rrenon.
    Kur ja thua vetite afirmimet pozitive, energjia e fjales deperton ne molekule, molekula e merr impulsin, vetedijesohet dhe vepron sipas URDHERIT .Prandaj fuqia sheruese e afirmimeve pozitve eshte mahnitese, por vetem ne RASTE te rralla , jo gjitheher. Pse jo gjithehere? Sepse secili njeri eshte mesuar me mendime te veta, secili njeri mund te ndryshoi shumecka ne jeten e vet, por teper te rrall jane ata njerz qe arrijne t’I ndryshojne mendime te veta, prandaj edhe dyshimi del fitues, sepse shume njerz sedimentin e DYSHIMIT e kane aq te madhe ne qenėsin e tyre se asnjehere nuk mund te perfitojne nga perdorimi I afirmimeve poziteve .

    E ĒKA DUHET BERE ?

    Per te gjallin, kemi thene, sa here mbyllet nje dere,hapen dhjete te tjera, prandaj edhe ketu mund te gjendet derėdalja e mire. Si ? Fare thjesht . Duhet te perdoren teknikat dhe metodat e sprovuara prej te tjereve. Me e mira eshte : te inēizohet zėri i nje te dashuri, sidomos zėri i Nėnes kur te thote se ”T’i je (i,e) mire , me vlere , (i,e) dashur ” e tj. Atehere duhet ta zgjedhesh nje deshire, vetem nje dhe ta thuash me mendime pa zhurme te fjaleve . Besimi dhe perseritja jane ligjet themelore te depertimit te urdherit nga vetedija ne nenvetedije.
    Ne qofte se ky ushtrim behet me shume dashuri,suksesi nuk do te mungoje .
    Afirmimet pozitive jane si te gjitha ligjet e jetes . Te gjitha jane per te miren e njeriut por njeriu duhet te jete korrrekt gjate perdorimit te tyre sepse rrita shpirterore nuk e pranon MASHTRIMIN .


    Shkruar nga Daut Demaku
    Infopres e dt.28 qershor .’07
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Shėrimet Shpirtėrore

    MARRĖZIA E PARĖ : Mėrzia !...

    •“Jeta nėse di ta pėrdorėsh zgjat shumė “ ,Seneka


    Dinamiken e jetės e percjellin shumė probleme .Sa mė dinamike te jete jeta,aq mė tė mprehta janė problemet qė sjell.Nė fakt problemet qė i prodhon njeriu janė krejtėsisht subjektive dhe prandaj themi :Njeriu eshte problemi i parė,ai ėshtė prodhuesi i problemeve dhe po te jetė njeriu nė rregull,problemet shuhen si vesa para diellit .Por ...ecė e zgjidhe problemin e quajtur njeri ? Njėri prej problemeve qe veēohet ne dinamiken e sotme ėshtė MĖRZIA .Dhe ky problem do te jetė pėrherė e mė i theksuar, sepse robotizimi i prodhimit njėmend e humanizon jetėn e njeriut , por nė anėn tjeter krijon aq shume kohe te lire (e kjo do te thote mundesi per monotoni e mėrzitje ) sa halli i parė dhe themeltar i njerzve do te jete qysh ta kalojne kohėn e lire .

    E ME E FORTE SE MĖRZIA ĖSHTĖ DURIMI

    Nė traditen e popullit tonė e takojm konstatimin e bukur se : frikė e mėrzi ka sa te duash ,ketu e nėn qiell .Merr lirisht nuk te ndalon njeri,madje eshte pa pagese. Nė rriten shpirterore takojme konstatimin e mrekullueshem qė thotė : Mė i fortė se njeriu ėshtė gjumi, pėr cdo natė gjumi e rrėzon njeriun. Por mė e fortė se gjumi ėshtė merzia, kur ke merzi shqetsuese nuk te merr gjumi tėrė natėn. E mė e fortė se merzia ėshtė DURIMI . Kur e kultivon qėtėsine dhe me qėtėsi , hyn nė fushėn e gjėrė tė durimit, atėherė e mund merėzine. Merzia si femomen subjektiv ėshtė aq e lloj llojshme sa mund tė shkruhen libra tė trashė dhe prapė do te mbeteshin pjesė tė pa pėrfshira mire. Por, nė rastin tone do te ndalemi vetem ne dy – tri pika pėr efektin rrėnues tė merzisė.

    CILI ĖSHTĖ BURIMI I PARĖ QĖ SHKAKTON MĖRZINE DHE QYSH TĖ TEJKALOHET

    Efektet rrenuese te mėrzisė janė tė njohura nė literaturė. Theksohen sidomos rastet e veēanta te njerzve qė kanė pėrjetuar mėrzi tė thellė, kur brenda nate e kane djegur tėrė jetėn e tyre . Pėr shembull djaloshi qė ėshtė burgosur dhe brenda nate asnjė qime e flokut nuk i ka mbet e zezė, ėshtė thinjur tėrėsisht ose me sakt : ėshtė mplakur brenda njė nate. Apo babi, expert i ashensorve me valvule ajri, kur ėshtė ndalė rryma, ka mbetur me gruan dhe djalin nė ashensor, pėr 55 minuta sipas matjeve medicionale ėshtė mplakur pėr mė shumė se njėzet vjet, etj. Rastet e lehta te merzise shkaktojne diabetin , yndyren ne gjake e ērregullime te tjera . Por janė do raste te tjera, ( numerikisht mė tė shumta ) krejtesisht minore ne dukje te pare, por qė ngadalė e me sistem thellohen aq shume dhe sjellin dėme aq tė rėnda sa kalojnė nė fushėn e pariparueshmerise. Keto raste fillojne shume spontanisht , si : Jam i tepert ne familje, nuk me do kush , jam i pa dobishem, nuk mund te punoj mė punė dobiprurese, tė gjithė mė urrejnė, kam qenė dikushi i rendesishem, sot jam bėrė tė gjithe mosmirenjohes, askush nuk me respekton pėr atė qė kam bėrė, etj .

    DALJA NGA KJO GJENDJE ĖSHTĖ NJĖ DHE E VETME

    Kėshtu fillojnė . Por, duke u perseritur pėr ditė pėr cdo ēast, shpejtesia e tyre rritet ēdo dite dhe dikur kalojne ne shtresa te thella te sistemit nervor ku, natyryshit, shkaktojne ērregullime tė rėnda edhe tė shendetit fizik, por sidomos tė shendetit mental. Kėta njerz jetojne nė DJE . Nė kujtime . Nė ditet tyre te djegura. Dhe duke pėrpunuar kujtimet e djeshme, kėta njerz gjithnjė “ gjejnė “ momente tė reja qė i u krijojne mundesi pėr ndertimin e kullės sė FAJĖSISĖ, tė vete akuzės dhe akuzės pėr tė tjerėt .
    Ky vend numrim, kjo ecje prapa nėpėr hirin e diteve te djegura, ky “rikferc” i jetes , pas shumė epizodave pėrseritese, kur tė akomodohet nė shtresa tė thella tė sisitemit nervor shendrrohet nė lavė vullkanike qė djeg e rrėnon. Dalja nga kjo gjendje ėshtė njė dhe e vetme: tė jetohet nė TASH . Nė kėtu dhe nė tash. Tė pranohet jeta nė tėrsinė e saj tė plot. Tė vetedijesohen pėr begatine e mrekullushme te ēdo ēasti tė jetės, nuk nderton monotoni e mėrzi, gjithnjė ėshtė nė proces tė ndryshimit dhe gjithnjė plotėson mozaikun e bukurise nėse jetohet dhe PĖRJETOHET momenti, jeta ėshtė shumė e gjatė dhe shumė e shėndetshme.


    Shkruar nga Daut Demaku
    Infopress e dt.29 qershor .’07
    Dhuro shumė...e prit pak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •