Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353

    Exclamation Maturantët në protesta për notat e provimeve të maturës

    Sot me date 26qershor maturantet nisen protesten e tyre, ndersa neser te mbeshtetur nga levizje MJAFT do te zhvillohet nje proteste edhe me e madhe ku pritet te marrin pjese shume njerez. Shkaku eshte ky: nxenesve i eshte mohuar nota. Nxenesit kane ulje nga mesatarja e tyre te tmesrrshme. E kur vjet vetem ne shkollen "Petro Nini Luarasi" kishte 70 dhjeta sivjet ne Republiken e Shqiperise ka vetem 2 dhjeta. Duket qarte mosangazhimi i mesuesve ne korrigjim. Protesta e neserme do te zhvillohet ne oren 10:00 perballe Ministrise se Arsimit. Ne kete proteste jane te ftuar jo vetem maturantet por e gjithe levizja qytetare.

  2. #2
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    Edhe une si qytetar i ftoj te gjithe te marrin pjese ne kete proteste paqesore, sepse rinia eshte e ardhmja jone. Ne kete proteste merr pjese dhe media

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Si 70 dhjeta dhe 2 dhjeta ?

    Aq poshte ka rene suksesi per nje vit apo ja kan fut kot profesoret
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    lale nxenesit e dhjetes kane marre 7, 6dhe5. ja kan fut kot profesoret prandaj duhet te ngrihemi ne proteste

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    proteste le te behet dhe ishalla rregullohet dicka ... do bashkohesha me gjithe qejf dhe une sikur te isha ne Tirane por ja po i bashkangjitem dhe une thirrjes tende qe sa me shume te bashkohen ne proteste
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    thirrja jote ne vesh te perendise

  7. #7
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    sa me shume veta jemi aq me e forte do te jete protesta

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jam pro ksaj proteste ishalla regullohet dicka , pas ketij akcioni

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Juventini, me keqardhje te madhe te them se une kam kryer fakultetet e mija, dhe nder tjera nuk jam qytetar i Shqiperise. Por mua kurre nuk me ka interesuar vleresimi i diturise sime nga ana e profesorit. Gjithmone vleresimin e tij e kam kuptuar si pershtypje te tij. Aq me pak jam brengosur perse nuk morra dhjeten e merituar por sipas mendimit tim.
    Me beso kur te them se nuk eshte fajji i profesoreve per mosangazhimin e studentit. Absolutisht jo!
    Studenti i vertete, sepse student quhet njeriu qe studion, duhet te merret vet me studimin e tij, kurse puha e profesorit eshte ta udhezoje per aq sa eshte ne aftesine dhe pergatitjen e tij sa me mire qe te mundet ne menyre qe studienti i tij te kete me teper sukses me levrimin e lendes se tij.

    Ajo qe kam kerkuar dhe qe do te vazhdoja te kerkoja nga profesori im ka qene dhe mbetet udhezimi ne literature, konsultimet dhe diskutimi i hapur i temave te caktuara te lendes. Argumentimet dhe kunderargumentimet. Njderrja e perbashket e ridefinimit te subjektit te temes. Arritja e plote e bashkemendimit te riargumentuar te subjektit tematik. Asistenca ne ardhjen e perbashket deri te konkluzat tashme te stervereteuara te lendes ne menyre te pavarur shtu qe te piqet dituria deri ne thelb qe te mund ta quaj si lende te pervetesuar.

    Une thjeshte nuk e kku[tpj ate qe kerkoni ju. KAm pasur hsume profesore te cilet kur shihnin verejtje te tilla nga studentet kur thjeshte u thonin, lere mos e meso, te pelqen dhjeta, sillma indeksin te ta vej tani dhe mos eja me ne ligjerate.

    Dhe ashtu eshte, te tille studente nuk e kan vendin ne fakultet. Ne fakultet e kan vendin vetem ata qe duan te zene diturine per te cilen kan vajtur te studiojne e kurresesi ata qe kane ardhur per numra, statistika, letra, forma, megjithese atij qe vertete perpiqet as keto nuk do t'i mungojne sado qe nuk eshte i dhene pas statistikave dhe shifrave me te cilat do te shes mend neser ne leter ndersa ne praktike do te mbetet dibidus dhe i pagdhendur ashtu sic ka qene para studimeve...


    Sidoqofte une ju uroj sukses ne keto protesta qesharake, ahsut duhet ardhemria jone, -t'i merrni meritat me force c'ju duhet juve dituria?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur Mjafti i edvin mustafe velise hyn ne valle do te thote se keta qe demonstrojne nuk kan hall dhjete por "3-shi" ..
    mafies i ka mbetur ora keq nga 3 korriku..
    se pushtetit vampiro hajdut i iku..
    ketu eshte meseleja..
    qe fut xixat veli mjafto haleja..

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maturantët në protestë: Të rikorrigjohen testet

    Maturantët e “Petro Ninit” kanë bërë një peticion me firmat e 430 të rinjve, me anë të të cilit do t’i kërkojnë DAR dhe MASH që të rishikohen testet e Letërsisë

    Rikorrigjim të testeve të Letërsisë ose riprovim. Kjo ka qenë kërkesa e maturantëve të gjimnazit “Ismail Qemali”, të cilët kanë protestuar dje përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ndërkohë, megjithëse nuk kanë qenë përkrah tyre, të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe të rinjtë e “Petro Nini Luarasit”, të cilët kanë bërë gati një peticion ku kërkojnë rikorrigjim të testeve të tyre. Ndërsa pjesa më e madhe e maturantëve kanë bërë gati ankesat, më anë të së cilës do të kenë mundësi të marrin në dorë një kopje të korrigjuar të testit të tyre. Sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2007, të rinjtë mund të kenë në dorë një kopje të korrigjuar të testit, por nuk do të ketë rikorrigjim të tyre.
    Protesta
    Kanë qenë të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali” të cilët kanë vendosur të dalin hapur kundër Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së testeve, duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si janë korrigjuar tezat. Ata kanë protestuar rreth mesditës përpara MASH-it dhe i kanë kërkuar këtij dikasteri që të rikorrigjohen edhe njëherë testet. “Rezultatet e afishuara nuk korrespondojnë në të vërtetë me dijet tona, - kanë deklaruar të rinjtë, - ndaj ne i kërkojmë Ministrisë së Arsimit që të rikorrigjojë testet e Letërsisë, ose provimi të përsëritet edhe njëherë në të gjithë vendin”. Ata e argumentojnë pretendimin e tyre me notat e marra edhe nga nxënës shumë të mirë, që në të vërtetë nuk kanë rënë asnjëherë poshtë 9-ës gjatë katër viteve të shkollës së mesme, por që në provimin e Letërsisë kanë arritur të marrin mesatarisht notën shtatë. “Një rezultat i tillë është absurd, - kanë deklaruar të rinjtë protestues, - Ku shkuan gjithë ata dhjeta që na kanë vënë mësuesit tanë gjatë gjithë vitit? Ky rezultat nuk është vetëm një dështim i yni, por edhe i mësuesve tanë, të cilët na kanë vlerësuar maksimalisht. Kush e ka fajin për këtë rezultat: nuk dinë të vlerësojnë mësuesit tanë, apo problemi qëndron te ata që hartuan testin dhe e korrigjuan atë?”, - thonë ata.
    Peticioni
    Nga e njëjta situatë duket se është përfshirë edhe shkolla “Petro Nini Luarasi”. Maturantët e zhgënjyer të kësaj shkolle kanë bërë gati një peticion me firmat e 430 të rinjve, me anë të të cilit do t’i kërkojnë Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë së Arsimit që të rishikohen edhe njëherë testet e Letërsisë. “Peticioni është gati dhe do ta dërgojmë gjatë ditës së sotme në MASH dhe në DAR, pasi ky rezultat nuk reflekton aspak nivelin e nxënësve të shkollës sonë”, - është shprehur Julinda Gjika, kryetare e Parlamentit Rinor. Ajo shpjegon se peticioni nuk do të kufizohet vetëm me firmat e maturantëve të kësaj shkolle, por do të shëtisë në të gjitha gjimnazet e kryeqytetit për t’u bashkuar të gjithë për të njëjtën kërkesë: rikorrigjim të testit të Letërsisë.
    Rregullorja
    Të gjithë ata që duan të shikojnë testin e korrigjuar të një prej provimeve të maturës shtetërore, duhet më parë të depozitojnë një ankesë në sekretarinë e shkollës, pasi të paguajnë një tarifë prej 400 lekësh të reja. Më pas, sekretaria e shkollës i dërgon ankesat në Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe kjo e fundit, pasi mbledh ankesat që i vijnë nga të gjitha shkollat që kanë nën varësi, ia përcjellë AVA-s, e cila bën gati një kopje të korrigjuar të testit dhe vlerësimin përkatës për çdo përgjigje të dhënë. Në rregulloren e Maturës Shtetërore 2007 është përcaktuar se nxënësit mund të shikojnë një kopje të korrigjuar të testit, por nuk do të ketë rikorrigjim të tyre.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pretendimi i vetem qe shoh une eshte se nxenesit qe kane marre 9 apo 10 gjate kater viteve te shkolles se mesme kane marre 7 ne provim. Eshte nje anomali statistike po nuk besoj se detyrimisht ka lidhje me keqkorrigjim te provimeve. Po aq mire mund te jete tregues se notat e atyre 4 viteve kane qene fiktive. "Nuk dine te vleresojne mesuesit e gjimnazeve apo problemi qëndron te ata që hartuan testin dhe e korrigjuan atë?". Kjo pyetje e nxjerr vete ne dukje alternativen e dyte.

    Nga ana tjeter, e eshte kjo dukuri masive dmth te njejten mosperputhje ka dhe ne shkollat e tjera ne Tirane e rrethe? Dhe se fundi, kjo pune zgjidhet qarte por nuk shoh ta kene permend gjekund ne ankesen e tyre nxenesit: merr testin e korrigjuar dhe ankohu konkretisht, filan pyetje nuk duhet te jete a por b, une i jam pergjigj ne rregull, po me eshte shenuar gabim. Per pyetjet me zgjedhje kjo gje eshte mekanike, por dhe per ato me shtjellim nuk duhet te jete shume e veshtire per te ndare shapin nga sheqeri.

    Vetem fakti qe ke marre 10 ne gjimnaz per 4 vjet nuk eshte arsye e mjaftueshme qe ti te marresh automatikisht 8, 9 apo 10 ne provimin e matures.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  13. #13
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    s'ka lidhje nota e 4 viteve gjimnaz, nese nuk ke mesuar nuk ke mesuar,,, se ne gjimnaz kemi qene te gjithe dhe e dime se shumica e notave vihen me opinion... ata qe jane te mire me te vertete,,, e marrin 10 kushdo qe ta korrigjoje testin...tani edhe mund te kete ndonje gabim ne korrigjim ,,, por jo ne ate mase qe dikujt qe esht per 10 ti vihet 7 ose 6 ... shum mund te levizin me nje not po vetem kaq... hajt tung...
    .....................................

  14. #14
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    C'eshte ky muhabet??? Kjo eshte te kerkosh noten me dhune.


    Fakti qe me pare ka pasur shume dhjeta dhe tani ka pak ka te beje mbase me faktin qe me pare maturantet uleshin e mesonin. Mbase ka te beje me faktin qe nuk i merrnin 10-tat me miq.

    Mbase ama ka qene menyra e korigjimit gjithe vitet e fundit shume miqesore, ndersa tani fillojne e korrigjojne tamam.

    Per vete faktin qe dy dhjeta perseri jane dhene, do te thote qe ata qe e kane merituar kane marre 10.

    Te marresh 10 do te thote te ke bere 100% te ushtrimeve ne menyre te drejte.

    Sa nga keta qe po protestokan mund te thone me te vertete se kane zgjidhur 100% ne menyre te drejte?

    Hec aty ...te rrine urte e te shtrohen te mesojne.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  15. #15
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga Juventini
    Edhe une si qytetar i ftoj te gjithe te marrin pjese ne kete proteste paqesore, sepse rinia eshte e ardhmja jone. Ne kete proteste merr pjese dhe media
    Do shume pune te behesh qytetar,tani je nxenes.
    Te ankohesh per nje mesues,dy, dakord por, te thuash se nxenesve u eshte mohuar nota , kjo eshte budallalek me brire.As ne Greqi nuk u mohohet nota nxenesve shqiptare, qe eshte vend i huaj.Mesuesit jane njerezit me te denje te kombit dhe u takon respekt.Ndaj po te lexoni sa duhet ,nuk ka rendesi fare nota qe merr, ka rruge te tjera per t'u vleresuar njeriu,mjafton te dish. Dhjeta eshte nje menyre jo absolute vleresimi ndaj mos u dekurajo por ,sic thote mesipershkruesi:
    Hec aty ...te rrine urte e te shtrohen te mesojne


    Dikur na fusnin ndonje pellembe dhe s'bene keq...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 27-06-2007 më 09:47
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  16. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sikur te isha ne Shqiperi do isha e para qe do dilja ne ate miting. Por jo per nxenesit e shkollave te mesme, por dhe ata te shkollave te larta. Nje miting qe tu bente thirrrje te dyja paleve... Eh, sa problem e kane ata te shkolles se larte aty, me me djersen e ballit marin nota kaluse, qe eshte turp, qe te meritojne 10 dhe te marrin 7 apo 8 eshte turp. Por ne fund te fundit nuk eshte nota ajo qe vlereson bagazhin intelektual te dikujt. Eshte jeta ajo qe e ve ne dukje cilesine e dikujt..

    Nga ana tjeter, shumica e studenteve kane humbur interesimin ne te studiuarin. Pse? Kush i shtuy? Un do i kerkoja llogari studenteve njehere, sepse shumica e kane mendjen "Kafe, pub, disko, xhiro"...

    E vertet qe jeta studentore nuk vjen me, por as koha qe do keni ne dispozicion per te mbushur me informacione/njohuri trurin tuaj nuk vjen me. Koha iken pa u ndier. Qejfit asnjehere si del fundi. Kshu qe nje terheqje veshi per rinine duhet.

    Nese marrim rastin e pedagogeve.. jane jo te pakte ata pedagoge qe tallen gjate gjith ores se mesimit, qe nuk japin informacione per lenden perkatese por tregojne "perralla" dhe kur vjen provimi shkojne e perkthejne testet ne internet dhe ua ofrojne studenteve per nje periudhe kohe prej 3 oresh.. Kjo 3 oreshe behet dhe 2 sipas dispozicionit te pedagogut..

    Kujt tia vesh fajin ktu?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 27-06-2007 më 10:00
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Nje organizim shume i keq i testit. Marre qe kane vu ashtu notash. Nxenesit e 10 marrin 6 ose 8, e ata qe kane qene ne rrezik te mbesin marrin 8. Nuk eshte puna se te heqin vullnetin per te studiuar, apo se te demoralizojne, eshte puna se nuk vleresohesh dhe aq me teper qe ai vleresim i keq te mbet gjithe jeten. Dakord une pranoj se paskam bere gabime, po nuk doli asnje i kenaqur ne te gjithe Republiken. Ato teste ose duhen ribere ose rivleresuar. Une shpresoj qe "Revolta" te shtrihet edhe ne rrethe te tjera e jo vetem ne Tirane. Ishalla nuk po bajn te njejten gja me Matematiken...

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vetëm një 10 te Letërsia, maturantët në protestë: Duam rikorrigjim

    Vlerësohen dobët edhe nxënësit e olimpiadave

    Nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit janë të pakënaqur me rezultatet e provimit të letërsisë. Ndryshe nga një vit më parë që kaluar 96 për qind e tyre, këtë vit kalueshmëria mësohet se është më e ulët. Por nuk është vetëm ky problem. Mungojnë "dhjetat". Maturantët janë habitur kur kanë parë listat e notave të afishuara në xhamat e shkollës. Prej andej e kanë mbajtur vrapin para Ministrisë së Arsimit. Dje në orët e paradites, një grup prej rreth 50 vetash nga gjimnaze të ndryshme kanë ngritur zërin para zyrës së ministrit Genc Pollo, duke kërkuar rivlerësim të testeve të tyre. "Është e pamundur të kem marrë shtatë i kam bërë të gjitha pyetjet dhe për me tepër kam bërë ballafaqimin e përgjigjeve të sakta kur çelësi u botua në gazetë", thotë Bona, gjimnaziste te "Qemal Stafa". Ajo pretendon se gjatë katër viteve ka marrë nota 9-ta e 10-ta në lëndën e letërsisë, ndërsa në provimin e maturës ka rezultuar me dy nota më poshtë. Por ajo nuk është e vetmja edhe shokë të saj ankohen. Dikush se ka mbetur në klasë e dikush se nuk ka marrë atë notë që priste.

    Pasi kanë bërë një tubim paqësor, maturantët janë larguar nga MASH-i pa marrë një përgjigje të saktë në minutat që kanë qëndruar aty. Por përgjigjja vjen përmes mediave. Kështu, një ndër mësueset që kanë marrë pjesë në komision vlerësimi, Rezana Vrapi, ka sqaruar opinionin publik se vlerësimi është kryer përmes metodës dooble check, ose rikontroll. "Çdo fletë provimi është parë nga dy mësues, ku secili ka kryer vlerësimin sipas mendimit të tij", ka thënë Vrapi. Më tej, ajo shprehet se "një mësues kontrollonte 30 teste në ditë. Pasi i mbaronte ato i kalonin një mësuesi tjetër, i cili nuk e dinte se si i ka vlerësuar i pari. Ky është kontrolli i dyfishtë". Në rastet kur kishte mospërputhje vlerësimi i dytë nga i pari ngrihet një komision tjetër që i vlerësonte edhe një herë të gjitha testet me mospërputhje dhe vendoste përfundimisht notën. Në rastet kur vlerësimi përputhej, nuk bëhej korrigjimi i tretë. Me këtë shpjegim, Vrapi u tregon të rinjve që mbaruan vitin e katërt se nuk është i nevojshëm një vlerësim i testeve nga fillimi. "Jam e sigurt se asnjë nuk do të ndryshojë nëse testet futen sërish në proces korrigjimi", deklaron Vrapi. Ndërsa shton se "maturantët duhet të binden dhe të kenë besim se gjithçka është kryer konform rregullave". Ndërkohë, për sa i përket problemit tjetër që të rinjtë ngrenë se kanë kryer vetë një lloj korrigjimi duke krahasuar përgjigjet e tyre me çelësin e përgjigjeve që u botuan në median e shkruar javën e kaluar, Rozana Vrapi thotë se "të shohësh çelësin e përgjigjeve dhe të shohësh testin tënd të korrigjuar nga mësuesi është tjetër gjë". Në këtë mënyrë, ajo u ka kërkuar nxënësve të ankohen me shkrim pranë drejtorisë së shkollës dhe të presin t‘u vijë nga ministria një kopje e testit të tyre e korrigjuar. Për të bërë kërkesë për shikim të testit, maturantët duhet të paguajnë në shkollë 400 lekë (të reja). Ministria e Arsimit edhe pse nuk i ka bërë publike ende të dhënat mbi kalueshmërinë e nxënësve në provimin e letërsisë, mësohet se rezultatet nuk kanë qenë aspak të kënaqshme dhe shumë më të dobëta se një vit më parë. Këtë e pohojnë nxënës dhe mësues të shkollave të kryeqytetit që e kanë faktuar këtë që ditën e hënë kur mbërritën notat nëpër shkolla. Edhe pse ka shumë kundërshtime për vlerësimin, duket se MASH-i, nuk do të marrë asnjë iniciativë për të plotësuar dëshirat e të rinjve për rikorrigjim. Ajo u bën thirrje atyre të bëjnë një kërkesë-ankesë dhe të shohin testin origjinal që ata kanë dorëzuar më datë 9 qershor.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga Konig
    Ishalla nuk po bajn te njejten gja me Matematiken...
    mendoj se ke marre note te mire aty eee apo gabohem
    fabi..

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maturantët, protestë para ministrisë: Nuk futemi te matematika

    Të rinjtë kërkojnë rikorrigjimin e letërsisë

    Kanë vendosur ta kërkojnë të drejtën e tyre duke qëndruar në diell për orë të tëra para Ministrisë së Arsimit. Është hera e parë që nxënësit ngrenë krye për notën e tyre. Kjo lidhet me faktin se kjo notë është vendimtare për pranimin e tyre në shkollë të lartë. Janë qindra maturantë nga shkolla të mesme të kryeqytetit që kanë vazhduar edhe dje protestën para MASH-it. Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe organizata e Parlamenti Rinor. "Arsyeja pse kemi ardhur sot këtu janë rezultatet e ulëta të arritura në provimin e letërsisë të maturës", thanë të irrituar nxënësit. Ndërkohë, përfaqësuesit e Parlamentit Rinor kanë kërkuar që Ministria e Arsimit të bëjë publike rezultatet për shkollat e të gjitha qyteteve. Por, sipas tyre, duhet të bëhet transparent procesi i vlerësimit, pasi vjet u premtua se do të kishte një bord që do hartonte pyetjet dhe i përfundim u hartuan nga një person i vetëm.

    Në përgjigje të ankesës së tyre, dje ka dalë për mediat një nga mësuesit që mori pjesë në hartimin e pyetjeve". Sipas saj, nga fondi prej 600 pyetjesh, 14 mësues kanë përzgjedhur 25 pyetjet përfundimtare. Por meqenëse kanë qenë 4 modele testesh ka qenë një dorë përfundimtare që ka vendosur se cilat janë pyetjet e secilit test që ndaheshin sipas shkollave. Ndërsa nxënësit protestojnë para Ministrisë së Arsimit është Qendra e Vlerësimit të Nxënësve që përgjigjet publikisht. Kështu të paktën ka ndodhur këto dy ditë kur maturantët kanë protestuar. Ndërkohë, për sa i përket problemit tjetër që të rinjtë ngrenë krye ka të bëjë me korrigjimin e testeve. Ata thonë se "na kanë vlerësuar gabim, pasi ne i kemi krahasuar vetë përgjigjet e sakta me çelësin që u botua në gazeta". Ndërsa Qendra e Vlerësimit të Nxënësve pretendon se ata nuk mund ta korrigjojnë veten ndaj duhet të njihen me testin e tyre origjinal të provimit të korrigjuar.

    Rezultatet në letërsi nuk kanë qenë aspak të kënaqshme dhe shumë më të dobëta se një vit më parë. Këtë e pohojnë nxënës dhe mësues të shkollave të kryeqytetit që e kanë faktuar këtë që ditën e hënë kur mbërritën notat nëpër shkolla. Dikasteri i arsimit mësohet se është duke përpunuar të dhënat për të dalë me një bilanc përfundimtar kalueshmërie në shkallë vendi dhe për shkaqet që sollën një rezultat të dobët këtë vit. Duhet theksuar se një vit më parë kaluan me sukses provimin e letërsisë 96 për qind e të rinjve. Për saktësim citojmë një pjesë nga deklaratë për shtyp e Ministrisë së Arsimit dhënë më 29 qershor 2006, ku thuhet se "Përfundoi nxjerrja e rezultateve të provimit të parë të maturës shtetërore, ai i letërsisë. Janë vlerësuar me notë kaluese 95.36% e nxënësve. Me notën dhjetë janë vlerësuar 1202 nxënës, e barabartë me 4.43 për qind të nxënësve pjesëmarrës në provim".
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. Matura Shteterore(konsultimet)
    Nga Olimp në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 04:22
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Certifikatat e maturës me 12 elemente sigurie
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 09:34
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •