Historia e panjohur e profesor Namik Resulit dhe inxhinier Mahmut Cungut qė u diplomuan nė universitetet e Italisė dhe Turqisė. Cili ishte kontributi i tyre nė diasporėn shqiptare

Resuli e Cungu-dy intelektualėt e famshėm tė mėrgatės antikomuniste


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Gjatė periudhės pesėmbėdhjetėvjeēare tė Monarkisė sė Zogut, me qindra tė rinjė shqiptarė pėrfituan bursa shtetėrore apo tė drejta studimi dhe u diplomuan nė universitetet mė prestigjoze tė Perėndimit. Ndėrsa pas marrjes sė diplomės pjesa mė e madhe e kėtyre studentėve u kthyen nė Shqipėri dhe dhanė kontributin e tyre nė rimėkėmbjen dhe progresin e vėndėlindjes sė tyre, njė pjesė tjetėr nuk u kthyen mė nė atdheun e tyre e mbetėn nėpėr vėnde tė ndryshme tė botės duke pasur gjithnjė nė mėndje mallin e vėndėlidjes. Dy prej kėtyre studentėve dhe intelektualėve tė njohur, ishin dhe Mahmut Cungu e Namik Resuli tė cilėt pasi u diplomuan nė universitet e Perėndimit, nuk mundėn tė ktheheshin mė nė atdheun e tyre dhe vdiqėn nė dhe tė huaj me mallin pėr atdheun.

Po kush ishin Resulu dhe Cungu, ku u diplomuan ata dhe cili ishte kontributi i kėtyre dy intelektualve tė famshėm nė mėrgatėn antikomuniste shqiptare tė perėndimit gjatė gjysėmės sė dytė tė shekullit tė kaluar?

Kush ishte Namik Resuli

Namiku Resuli u lind nė qytetin e Beratit mė 10 Shtator tė vitit 1912. Pasi kreu mėsimet e shkollės fillore nė Shqipėri, atė e dėrguan tė studiojonte nė Itali. Atje ai mbaroui Liceun dhe mė pas studimet e larta duke u laureuar nė Glotologji, pranė Universitetin tė Torinos, nėn mjeshtrin e mirėnjohur italian profesor Bartoli. Teza qė mbrojti Resuli nė punėn e diplomės ishte: "Studime rreth stratifikacioneve nė gjuhėn shqipe". Pasi kreu studimet universitare ai u kthye nė atdhe ku u emėrua profesor nė klasat e larta tė Shkollės Normale tė Elbasanit. Por njė vit mė vonė ai u transferua nė Gjimnazin e Shkodrės. Prej andej u transferua nė Gjimnazin e Tiranės dhe nė prillin e vitit 1939 ai u dėrgua nė Itali, si zėvendės profesor i gjuhės shqipe nė Universitetin e Romės. Nė kėtė detyrė ai qėndroi plot dhjetė vjet dhe nė tė njėjtėn kohė ai ishte emėruar Inspektor superior nė Ministrinė e Arsimit, ku qėndroi pėr katėr vjet, deri nė vitin 1944. Mė 1955 ai mori "libera docenza" nė gjuhėn dhe letėrsinė shqipe dhe u emėrua si i ngarkuar i Shqipes nė Institutin universitar oriental tė Napolit. Nė kėtė institut ai u ngarkua edhe me Filologjinė Ilirike. Namik Resuli filloi tė shkruajė nė gazeta dhe revista qysh nė moshė tė re. Mė 1935 ai shkroi njė studim mbi Principet dhe metodat e neolinguistikės, qė u botua nė revistėn Leka qė dilte nė Shkodėr. Kur u kthye nė Shqipėri ai e kuptoi menjėherė se fusha linguistike dhe ajo historiko-letrare ishin krejt tė pazhvilluara. Mėsuesit e Shqipes ndeshnin vėshtirėsira tė mėdha. Mungonte njė gjuhė e pėrbashkėt. Shkrimtarėt shqiptarė shkruanin nė dy dialekte tė ndryshme, shpesh herė tė pėrzjerė nga njėri-tjetri, pa njė ortografi tė caktuar. Nė fushėn historiko-letrare gjendja ishte gjithashtu e mjerė aq sa ungonte njė tekst i historisė sė letėrsisė shqipe. Pėrpara njė gjendje tė tillė, ai e pėrqėndroi veprimtarinė e tij drejt dy objektivave tė caktuara: nė fushėn linguistike dhe nė atė letrare.Nė fushėn linguistike, duke marrė parasysh se ende nuk ekzistonte njė gjendje e pjekur pėr zgjedhjen e njėrit nga dy dialektet si gjuhė kombėtare (atė kohė nuk mendonte kush se njė problem i tillė mund tė zgjidhej me njė dekret qeveritar sikurse ngjau mė vonė), ai u pėrpoq qė tė afrojė sa mė tepėr toskėrishten ndaj gegėrishtes sidomos atje kur kėto dialekte bashkoheshin me njėri tjetrin. Nė atė periudhė ai shkroi artikuj dhe studime si "Gegėnishtja apo toskėrishtja?", "Pėrpjekje tė lashta dhe tė reja pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt shqipe", "Pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt", etj. Kėto studime patėn njė farė jehone atėhere dhe shkaktuan bisedime e polemika tė shumta. Ato lanė gjurmė qė duken edhe nė formulimin e gjuhės sė tashme letrare, por sigurisht ato ia hapėn atij derėn e komisionit tė ortografisė shqipe, qė ishte krijuar pranė Ministrisė sė Arsimit nė Tiranė.

Kontributi i Resulit nė letėrsi

Nė fushėn letrare-sikurse e thotė ai vetė nė shkrimin "Katėrqind vjet letėrsi shqipe"- nė periudhėn 1930 nė gjuhėn shqipe ekzistonte vetėm njė manual i franēeskanit Justin Rrota, kurse nė gjuhėn italiane kishim veprėn monumentale tė Gaetano Petrotės, "Popolo, lingua e letteratura albanese". Kjo vepėr e Petrotės pėrbėnte njė burim tė pazėvendėsueshėm njohurish tė ēmueshme dhe preēize mbi popullin, gjuhėn dhe letėrsinė shqiptare, por nuk mund tė thuhet se ishte njė histori e vėrtetė e historisė letrare shqipe. Nė atė kohė nevoitej njė inkuadrim, njė periodizim i gjithė prodhimit letrar shqiptar, nga fillimi gjer nė vitin 1940. Kjo duhej bėrė me njė studim tė ēdo autori nė bazė tė rėndėsisė sė veprimtarisė sė tij kulturore-letrare nė kuadrin e pėrgjithshėm tė zhvillimit letrar tė kohės sė tij dhe nė bazė tė rėndėsisė sė veprės si prodhim letrar, pėr t'i caktuar vendin e drejtė qė i pėrkiste. Duke patur kėto synime Resuli botoi studimin "Zhvillimi kulturor e letrar nė Shqipėri nga shekulli 15 nė shekullin e 20". Ky studim doli nė njė vėllim mė vete botuar nga Ministria e Arsimit me rastin e 25 vjetorit tė Pavarėsisė. Mirėpo kjo temė u trajtua mė vonė, nė mėnyrė mė tė plotė nė studimin: "Pėr njė ndarje metodike tė prodhimit letrar shqiptar", qė doli nė revistėn "Shkolla Kombėtare" mė 1937. Nė tė njėjtėn kohė ai i bėri tė njohur publikut tė gjerė shqiptar disa nga shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė, sidomos ata katolikė duke vėnė nė dukje cilėsitė e tyre tė paēmueshme si autorė dhe patriotė qė kishin mbetur gjer atėhere krejt nė harresė pėr shkak tė pėrmbatjes fetare tė veprave tė tyre. Nė vitin 1939 Resuli botoi njė pėrmbledhje tė poezive mė tė bukura tė Milosaos tė De Radės. Atėhere tė gjithė flisnin e bisedonin pėr poetin e madh arbėresh; por tė paktėt ishin ata qė kishin mundur tė lexonin qoftė edhe kryeveprėn e tij, sepse veprat e De Radės nuk gjendeshin jo vetėm nė bibliotekat italiane, por as nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės. Nė vitin 1940 Resuli u ngarkua nga Ministria e Arsimit tė hartonte njė vepėr nė formė historie letrare dhe antologjie. Doli kėshtu njė vepėr nė dy vėllime, gjithsej 915 faqe, me titulln "Shkrimtarėt shqiptarė". Nė kėtė vepėr ai ftoi tė merrnin pjesė edhe studiuesit e letrarėt mė tė mirė tė kohės; por introdukturat dhe ndarja e letėrsisė shqipe nė periudha tė ndryshme dhe pjesa mė e madhe e monografive tė vėllimit tė parė, ishin tė Resulit. Nė vitin 1940 u themelua nė Tiranė Instituti i Studimeve Shqiptare (nė shkallėn e Akademisė) dhe Namik Resuli ishte njė nga anėtarėt e atij instituti qė u ngarkua qė tė pėrgatiste njė botim tė ri tė Mesharit tė Buzukut.

Studimet pėr Naimin, Fishtėn e Nolin

Ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore dhe sidomos ato tė pasluftės ia ndėrprenė atij, qoftė edhe pėrkohėsisht veprimtarinė shkencore-letrare. Por nė vitin 1948, me themelimin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Studimeve Shqiptare pranė Fakultetit tė Letėrsisė nė Universitetin e Palermos, ai u ftua tė bėjė pjesė si anėtar efektiv dhe aty paraqiti njė studim mbi atdheun e origjinės sė Buzukut. Pas kėsaj Resuli paraqiti edhe studime tė tjera, si: "Rėndėsia e dialekteve italo-shqiptare pėr studimin e historisė linguistike shqipe", "Herezira nė Mesharin e Buzukut", "Zef Skiroi midis dy letėrsive", "Fytyra e Skėnderbeut nė poemėn deradiane "Scanderbeccu i pafaan", Kontributi i Misionarėve italianė pėr zhvillimin e kulturės shqiptare", etj. Nė vitin 1954 Resuli filloi tė botojė nė Torino revistėn "Shpirti Shqiptar". Mė pas ai botoi dy vėllime tė vogla "I piu antichi testi albanesi" dhe "Vocabolarietto di Arnold von Harff", si dhe njė studim nė gjuhėn shqipe me titullin "Naim Frashėri poeti i mirėsisė". Nė vitin 1958 Namik Resuli botoi integralisht Mesharin e Gjon Buzukut, me njė parathėnie dhe me njė pjesė kritike. Nė tetor tė vitit 1966 ai mori pjesė nė Kongresin ndėrkombėtar tė Shoqėrisė Akademike Rumune, qė u mbajt nė Salamanca, me relacionin "Kronologjia e dialekteve shqiptare nė lidhje me simbiozėn shqiptaro-rumune". Pas kėsaj nė vitin 1959 ai u ftua nė Neė York nė Seminarin ndėrkombėtar tė Federatės Panshqiptare tė Amerikės qė e organizonte Shoqata "Vatra", ku paraqiti relacionin "Aktualiteti i Naimit", nė tė cilėn sqaroi njė kėndvėshtrim gjer atėhere tė lėnė mbas dore, atė tė anės religjioze tė Naimit. Nė vitin 1971 u ftua tė pėrkujtonte poetin e madh franēeskan, Gjergj Fishtėn, nė Ateneun Antonian tė Romės me rastin e njėqind vjetorit tė lindjes tė poetit. Alokucioni i gjatė i Namikut, i mbajtur nė gjuhėn italiane, u botua pjesėrisht i pėrkthyer nė shqip nė gazetėn "Flamuri" dhe integralisht, nė versionin shqip dhe anglisht, nė gazetėn "Dielli" nė Boston. Mbi Fishtėn ai ka pas mbajtur edhe njė relacion, "Strutture nella poesia di Fishta", nė Mbledhjen e VII tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Studimeve shqiptare nė Palermo. Mė 1963 botoi (nė serinė "Letteratura Universale") veprėn "Storia della Lestteratura albanese" dhe "Antologia della letteratura albanese". Nė 1976 Resuli u ftua prapė nė Neė York nga Vatra, ku mbajti kumtesėn "Faik Konica nė njėqindvjetorin e lindjes". Pas kėsaj nė vitin 1982 ai u ftua pėrsėri nga Shoqėria "Vatra" nė pėrkujtimet e Fan. S. Nolit. Studimi i tij me titullin "Fan S. Noli sot", qė mbajti me rastin e njėqindvjetorit tė lindjes sė Nolit, sikurse edhe ai mbi Faik Konicėn, u botuan nga "Vatra" dhe pėrbėjnė njė kontribut shumė tė ēmueshėm tė Namik Resulit pėr njohjen e kėtyre dy fytyrave tė kombit shqiptar. Namik Resuli kishte nė shtyp njė Gramatikė shqipe, mė e gjera dhe mė e plota vepėr e kėtij lloji (gjithsej 620 faqe) pėr tė cilėn ai u mundua ta nxirrte nė qarkullim qė me gjalljen e tij. Pėr kėto shkrime Namik Resuli pėrmendet nė tė gjitha historitė e letėrsisė shqipe, sikurse nė atė tė Gaetano Petrottės, tė M. Malbertzit, tė Stuart Mann, si dhe nė mes tė shkrimtarėve shqiptarė qė pėrmend revista "Arena" e P.E.N. Club. Me vdekjen e Namik Resulit, mė 12 shtator tė vitit 1984, historia e Letėrsisė Shqipe e sidomos shkenca e gjuhėsisė shqiptare humbi njė nga elementėt mė tė vyer qė ėshtė vėshtirė tė zėvendsohet.

Kush ishte Mahmut Cungu

Mahmut Cungu u lind nė qytetin e Elbasanit nė 23 maj tė vitit 1913, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e tij tė lindjes, ai erdhi nė Tiranė ku nė vitin 1932 mbaroi me rezultate shumė tė mira shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit. Mė pas ai shkoi nė Turqi dhe nė vitin 1940-tė, pėrfundoi studimet nė "Robert Kolexh" tė Stambollit, ku mori dhe titullin Inxhinier. Nė vitin 1943 ai u kthye nė Shqipėri ku pasi qėndroi disa kohė tek i vėllai i tij, Profesor Ali Cungu, (njė nga pėrkthyesit mė tė famshėm tė anglishtes tė asaj kohė) u largua pėrsėri nga vėndlindja e tij e shkoi nė Turqi. Nė vitin 1944 Mahmuti u martua me njė vajzė nga fisi i njohur Xhixhi (Ēoēoli) i Tiranės, e quajtur Hatixhe, e cila ishte mbesa e Baba Syrriut qė shėrbente nė Teqenė Bektashiane tė Kajros nė Egjypt. Hatixheja kishte dhe tre vėllezėr tė tjerė, tė quajtur Lumo, Arbnor dhe Ilir, tė cilėt vite mė pas morėn pjesė nė Luftėn e Vietnamit. Pasi Mahmut Cungu qėndroi disa kohė nė Stamboll, ai u largua pėrsėri nė disa vėnde tė Lindjes sė Mesme, si Egjypt, Siri etj. Nė kėto shtete ai ushtroi profesionin e inxhinerit duke punuar nė ndėrtime veprash tė ndryshme me disa firma perendimore. Nė vitin 1961 ai u largua nga vėndet e Lindjes sė mesme ku punoi afro 15-tė vjet me rradhė dhe shkoi nė SHBA-ės. Duke qenė se Cungu e njihte dhe zotėronte shumė mirė gjuhėn angleze, ai menjėherė mori lejen e nevojshme tė ushtrimit tė profesionit duke dhėnė provimet pėrkatėse. Pasi u vendos nė SHBA, Mahmuti punoi pėr disa kohė si inxhiner nė shtetet e Colorados dhe Arizonės, nė profesionin e tij tė inxhinierit me disa firma tė mėdha industriale, Mė pas Mahmut Cungu u kthye nė qytetin e New Yorkut ku punoi si inxhiner nė Bashkinė e atij qyteti dhe mė pas pėr 15-vjet me rradhė ai punoi si kryeinxhiner civil nė Nassau Conty, LI. Ndonėse qėndroi pėr afro 50-vjet me rradhė nė dhe tė huaj nė mėrgim, Mahmuti e fliste dhe e shkruante shumė bukur gjuhėn shqipe. Ai ishte njeri me shumė humor dhe gjatė gjithė kohės qė jetoi nė mėrgim, i ruajti zakonet e traditat e vėndėlindjes sė tij.

Cungu kundėr komunistėve

Ndonėse ishte me profesion inxhinier, Mahmuti vazhdimisht u mor me pėrkthime tė ndryshme nga anglishtja nė shqip dhe botonte herė pas here nė shtypin e shqiptarėve tė diasporės. Ai kishte njė dell poetik dhe liri shprehje nė dy gjuhėt nė shqip dhe anglisht. Nė atė kohė ai pėrktheu nė gjuhėn letrare kryeveprėn e Naim Frashėrit, "Bagėti e Bujqėsi" qė ishte filluar nė Tiranė nga i vėllai i tij Ali Cungu. Nė vitin 1964 Mahmuti botoi nė Egjypt njė monografi prej afro gjashtėdhjetė faqesh me titull "Demokraci apo Diktaturė". Aty Mahmuti tregonte se si pėrkufizohej demokracia, duke vėnė nė rradhė tė parė lirinė e fjalės, shtypit, besimit, lirinė e lėvizjes dhe zhdukjen e frikės. I gjithė ai libėr ishte njė "shuplakė" pėr regjimin komunist tė Tiranės, ku jetonte e persekutuar familja e tij. Nė atė libėr nė mes tė tjerash, ai shkruante: "Fatėkeqėsia ashtė se ndonėse komunistėt tanė flasin kaq tepėr pėr tė drejtat e Kombit, vetė interpretimi qė ata i japin pamvarsisė, lirisė, drejtėsisė dhe demokracisė, asht ai qė ia shmang popullit kėto tė drejta. Pėr komunistėt, Pamvarėsi Kombėtare don me thanė bashkim me popullin sllav (1946), Liri, e drejta e pamohueshme e tyne me mendue si ata e jo si e drejta e atyne qė mendojnė ndryshe. Drejtėsi, me u vra e burgosė kundėrshtarėt e sistemit komunist, dhe, fundit, Demokraci, kėta i thonė asaj forme qeverimi qė dirigjohet prej njė partie tė vetme: Partisė Komuniste, prej sė cilės del dhe parlamenti dhe Qeveria". Duke pėrkthye Roza Luksemburgun, Mahmuti shkruante: "Liri qė gėzohet vetėm nga pėrkrahėsit e qeverisė, vetėm nga antarėt e njė partie, nuk asht liri. Lirija asht liri gjithmonė dhe vetėm atėhere kur ajo gėzohet dhe nga ai qė mendon ndryshe. Jo prej ndonjė ideje fanatike tė "Drejtėsisė", por sepse gjithshka e dobishme, e mirė, dhe dlirse buron nga kjo dhe randėsia e saj zhduket kur liria bahet privilegj i njė pale". Mahmuti gjithashtu nė atė libėr kritikonte diktaturėn e komunistėve tė maskuar nėn petkun e Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe nuk ngurronte tė kritikonte edhe disa gabime nga koha e Monarkisė apo ajo e pushtimit nazi-fashist tė Shqipėrisė. Nė atė libėr gjendej edhe njė shtojcė ku ai tregonte me hollėsira Mbledhjen e Mukjes qė u mbajt nė vjeshtėn e vitit 1943 nė mes tė komunistėve, ballistėve dhe legalistėve, marrėveshje e cila u prish nė mėnyrė tė njėanėshme nga Enver Hoxha, i shtyrė nga dy emisarėtr jugosllavė qė qėndronin pranė tij.

Cungu, mik i presidentit Nikson

Mahmut Cungu nė vitin 1976 konkuroi pėr postin e drejtuesit tė Shoqatės "Vatra" dhe mė pas ai u zgjodh edhe nė postin e kryetarit tė Qendrės Islame Shqiptare tė Amėrikės, ku u mundua tė bėnte njė reformė tė plotė dhe mirėadministrim tė objekteve tė kultit nė SHBA. Mė pas Mahmuti mori pjesė aktive nė Partinė Republikane Amerikane, duke qenė me mandat tė rregullt nė disa prej kuvendeve tė saj nė Boston, Filadelfia, Uashington etj. Gjatė asaj kohe ai u ftua edhe nė Shtėpinė e Bardhė nga presidenti Nikson,i cili e falėnderoi pėr kontributin e dhėnė nė Partinė Rebublikane. Pas njė sėmundjeje tė gjatė qė ai e kishte marrė qė nė rininė e tij, ai vdiq mė 14 gusht tė vitit 1983 nė njė spital universitar tė Long Island tė Nju Jorkut, ku pėrvē zonjės sė tij, Xhixhit, dhe tre djemėve, iu gjendėn pranė dhe shumė nga shokėt, miqtė dhe personalitetet e tjera tė diasporės shqiptare nė SHBA.