Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Xhengis Khan, më pjellori në histori

    La mijëra pasardhës dhe sot 0.5% e meshkujve të botës rrjedhin nga ai

    Xhengis Khan, më pjellori në histori

    Ishte sundimtari më i madh i të gjitha kohërave, me një perandori që ishte dyfishi i asaj romake

    Xhengis Khan! E kemi dëgjuar kush më shumë e kush më pak këtë emër që vjen nga shekuj më parë, nga pllajat e pamata të Azisë, në Mongolinë e largët, që dikur ka qenë shteti më i madh i botës dhe që vazhdon ta mbajë edhe sot e kësaj dite këtë "skeptër" të pacenueshëm. Edhe pse Xhengis Khani është një personazh real, ai na përcillet gjithmonë me një vel misteri. E njohim si një ndër luftëtarët më të mëdhenj të historisë, por atë që pakkush e di, është fakti që njeriu, i cili gati pushtoi tërë planetin, është edhe njeriu që ka sjellë në jetë mijëra pasardhës. Luftëtarit i janë dhënë shumë emra përgjatë historisë. Ai është quajtur "Kamzhiku i Zotit", "Luftëtari i Përsosur" apo "Perandori i Njerëzimit". Për të janë shkruar shumë libra, biografi, madje edhe kërkime të mirëfillta shkencore. Njëri syresh ka të bëjë me një fakt shumë interesant, sipas të cilit luftëtari i madh ka qenë, njëherazi, edhe "dashnori më pjellor" i të gjitha kohërave. Sipas një studimi të nisur nga Akademia Ruse e Shkencave, e mbështetur më pas edhe nga institucione të tjera akademike, përfshi Universitetin e Oksfordit, nga analizat që i janë bërë grupeve të popullsisë rreth zonës së Mongolisë mendohet se sot ekzistojnë rreth 16 milionë pasardhës të luftëtarit të madh, çka do të thotë se ai ka qenë ati i mijëra fëmijëve. Sipas studiuesve, një fakt i tillë shpjegohet me zakonin e Xhengisit për t‘u bashkuar me femrat më të bukura dhe më të shëndetshme të tokave të pushtuara prej tij. Sipas historianëve, në mbarim të një beteje prijësi zgjidhte të shkonte jo vetëm me femrat më të bukura, por vetëm dhe ekskluzivisht me ato që i përkisnin një sëre të lartë. Për sa u përkiste tipareve, atë e tërhiqnin femrat me hundë të vogël, buzë të rrumbullta, vithe të plota, flokë të gjatë të mëndafshtë dhe zëra melodiozë. Ai e maste bukurinë e tyre me karat: në rast se sipas vlerësimit të tij femra nuk i përmbushte të gjithë premisat, atëherë ajo ishte e destinuar t‘u kalonte oficerëve të tij. Kështu, sipas ekspertëve të gjenetikës, del se luftëtari mongol ka sjellë në jetë më shumë fëmijë se askush tjetër në histori dhe se sot, 16 milionë veta që banojnë në hapësirën gjeografike nga Kina në Lindjen e Mesme, kanë gjurmën e kromozomit të tij Y në gjene.

    Pikërisht kjo hapësirë përputhet edhe me tokat e papushtuara nga Xhengis dhe ushtria mongole në shekullin e 13-të, përgjatë një periudhe kohore 20- vjeçare. Në vitin e vdekjes, 1227, Xhengis Khani kishte në zotërim një perandori me përmasa sa dyfishi i Perandorisë Romake dhe pikërisht këto pushtime e ndryshuan botën përgjithmonë. Emri i tij fillestar ishte Temujin, por më pas ai mori emrin Xhengis Khan, që do të thotë "Lider Universal". Këtë emër e mori në vitin 1206, vit kur bashkoi në një të gjitha tributë mongole. Pas këtij momenti, ai dhe luftëtarët e tij nisën vitet e gjata e të lavdishme të pushtimeve të pamata në kërkim të zotërimit të botës e të unifikimit të të gjitha tokave. Ushtritë e tij zaptuan Kinën e Veriut, Samarkandën dhe toka të tjera të Azisë Qendrore e qytete të të ashtuquajturës "Rruga e mëndafshit" e më pas edhe shumë toka ruse. Thuhet se gjatë këtyre luftërave, Xhengis ka qenë shumë i ashpër dhe shumë gjak është derdhur, si në të gjitha pushtimet dhe luftërat e kësaj bote, por veçanërisht histori të pafund tregohen për "pushtimet" femërore të kryeluftëtarit. Komandantët e ushtrisë së tij besonin se Xhengis kishte fuqi të pamata seksuale, pasi ai e kishte zakon të flinte me shumë gra brenda një nate të vetme.

    Për gjetjen e femrave me parametrat e duhura nuk ishte problem, pasi gjithë zonat të cilat pushtoheshin prej Xhengisit ishin "të pasura" me gra e vajza të një bukurie të rrallë. Por, përveç të gjitha femrave me të cilat bashkohej, Xhengis kishte edhe 6 gra mongole. Ai kishte një harem shumë të madh e të shumëllojshëm dhe njëherazi vuri kurorë me vajzat e shumë mbretërve të huaj, të cilët pas pushtimit vendosnin që t‘i nënshtroheshin sundimit të tij, duke i ofruar edhe të bijat. Pas vdekjes së Xhengisit, thuhet se edhe të bijtë e tij të ligjshëm që vazhduan betejat u munduan të silleshin njësoj si ati i tyre, duke ngritur hareme e duke shkuar me femrat e bukura e të fisshme, por asnjëri prej tyre nuk ia kaloi Xhengisit për nga fama, si për sa u përket luftimeve e pushtimeve, ashtu edhe fuqisë seksuale.

    Zbulimi

    Debati në lidhje me pasardhësit e Xhengis Khanit nisi tri vjet më parë, kur disa grupe kërkuesish, pavarësisht nga njëri-tjetri, publikuan studimet e tyre për gjetjet në lidhje me kromozomin Y të disa banorëve në tokat që dikur i përkisnin Perandorisë Mongole. Të dhënat nga studimet flasin se 16 milionë pasardhësit e tij përbëjnë sot 8% të popullsisë që ndodhej në tokat e Khanit, ose 0.5% të popullsisë mashkullore të botës. Kërkimi u përqendrua te mostrat e gjakut, të mbledhura përgjatë një periudhe 10- vjeçare te banorët e zonave, që dikur përbënin Perandorinë Mongole. Gjenetistët përdorin kromozomin Y në studime të tilla në lidhje me popullsinë, pasi ky kromozom, ndryshe nga të tjerët, është i parikombinueshëm, ndërkohë që pjesë të tjera të gjenit nuk e kanë këtë veti. Në rastet e ngjyrës së syve, lartësisë së shtatit, apo rezistencës ndaj disa sëmundjeve të veçanta, secili prind kontribuon në gjysmën e ADN-së së fëmijës dhe nga ky bashkim kemi një kombinim të ri gjenetik. Kromozomi Y përcillet si një i vetëm e i pandarë nga AND-ja e babait tek ajo e fëmijës mashkull dhe për brezni të tëra nuk ndryshon, veç rasteve kur ndodhin mutacione të rastësishme. Këto mutacione, që ndodhin në mënyrë shumë natyrore dhe zakonisht janë të padëmshme, quhen "shënjues". Kur këta "shënjues" identifikohen, gjenetistët mund të shkojnë pas në kohë dhe të zbulojnë pikërisht momentin kur këto mutacione kanë ndodhur, duke përcaktuar kësisoj një linjë unike pasardhësish. Në këtë rast, linja e ka zanafillën rreth 1000 vjet më parë. Studiuesit nuk e bëjnë pohimin se mutacioni gjenetik, i cili përcakton linjën, e kishte zanafillën te Xhengis Khani, që lindi në vitin 1162, por, sipas të gjitha gjasave, këto kromozome janë përcjellë tek ai nga paraardhësit e tij. Shkencëtarët zbuluan një grup të madh personash, të cilët rridhnin nga i njëjti paraardhës. Kjo linjë i përkiste pikërisht asaj "shënjuese" që ishte krijuar 1000 vjet më parë në zonat e ish-Perandorisë Mongole. Bazuar në shumë kërkime dhe fakte jorastësore, studiuesit supozojnë se kromozomi i përbashkët Y i përket Xhengis Khanit dhe pasardhësve të tij. Sot, stërnipërit e luftëtarit, që mendohet pra të jenë rreth 16 milionë, jetojnë kryesisht në Mongoli, por ka edhe në Rusi, Kinë, madje edhe në vende të Evropës Qendrore e Lindore deri në Ballkan. Megjithatë, sipas shkencëtarëve ky është vetëm fillimi i një studimi shumë të madh, i cili ka të ngjarë që ta nxjerrë prijësin mongol si "babanë" më pjellor të botës.

    Luftëtari

    Xhengis Khan është titulli zyrtar i luftëtarit me emrin Temujin, sundimtarit mongol të shekullit të 13-të, i cili themeloi një perandori që përfshinte pjesë të Kinës, Azisë Qendrore, Lindjes së Mesme dhe Evropës. Pas një fëmijërie të dhunshme dhe skllavëruese, Temujin u bë një lideri i fuqishëm fisnor. Në vitin 1206 bëri bashkë të gjitha klanet rivale dhe që nga ai moment mori emrin me të cilin njihet, që përkthehet "Sundimtar universal". Në dhjetëvjeçarët që pasuan, ai udhëhoqi fushata luftarake të vazhdueshme për pushtimin e hapësirave të pamata të tokës dhe nënshtrimin e miliona vetëve. Suksesi i tij ushtarak ishte i garantuar nga sulmet e shpejta e të befasishme të kavalerisë dhe metodat e reja të cilat u futën prej tij për herë të parë në artin ushtarak. Ai u detyrua t‘i shpikte këto metoda, për shkak të sfidave krejtësisht të reja, me të cilat u përball ushtria e tij e madhe. Për shumë kohë, imazhi i tij është paraqitur me nota shumë të errëta, duke e përshkruar këtë figurë të madhe vetëm si njeri të dhunshëm, gjakatar dhe të pamëshirshëm. Por, kohët e fundit, ai ka nisur të shihet nën një këndvështrim e dritë krejtësisht të ndryshme e shumë më pozitive. Së pari, ai konsiderohet si lideri më i suksesshëm luftarak në histori. Ai hodhi themelet e strategjisë ushtarake të bazuar në mbledhjet e informacioneve të fshehta, si dhe studimin e aspektit psikologjik të kundërshtarit. Nga disa biografë të fundit ai del si një lider që çmonte shumë ndershmërinë dhe besnikërinë mes vartësve të tij, te të cilët besonte dhe i vlerësonte. Kjo është e kuptueshme, pasi një fitore e përmasave të tilla të mëdha nuk mund të arrihet kurrë, duke u nisur vetëm te besimi në vetvete. Pavarësisht nga çfarë përbën figura e luftëtarit për botën, për Mongolinë Xhengis Khani është burim krenarie e lavdie dhe kulti i tij është gati hyjnor.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Futja pordhes moj shkence...

    pfffff

  3. #3
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    EEE tamam futja pordhes.
    Gazeta shqip ka traplleqet me te medha qe kam lezuar ndonjehere e nuk eshte as per te fshire *****.
    Nuk e dini se nga marredheniet seksuale te tepruara mund te vdesesh?
    E nuk e ka zene ndonje sifiliz keshtu????

Tema të Ngjashme

  1. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  2. "Një histori e deformuar nga serbët”
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  3. “Breaking News”, një histori për 10 mijë të përdhunuarat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 09:39
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •