Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kolec Topalli: Fonetika historike e Gjuhės Shqipe

    (Nga Shekulli)

    Ēelėsat fonetikė nė pentagram tė Shqipes

    Fjalėt janė mė tė qėndrueshme se vetė gurėt. Edhe kur shuhen, ato iu ngjajnė yjeve qė prej s'largti vijojnė me dėrgue mesazhet e tyre nė trajtė drite. Pra fjalėt janė dritė.
    Shkulmėn mė tė fuqishme e mė tė konsiderueshme tė kėsaj drite e pėrbėn shenjuesi a mė saktė, me njė tjetėr term tė Saussurit, figura akustike e fjalės, e cila, qyshse shqipja e kaptoi pragun historik, bashkėjeton prore me figurėn grafike. Kėtė bashkėjetesė tė moēme prej mėse pesė qindvjetshash, Kolec Topalli nė Fonetikėn Historike tė Gjuhės Shqipe, e analizon nė tė gjitha shfaqjet e saj, porse nuk mbetet aspak rob i kėsaj bashkėjetese. Pėrkundrazi, shihet qartė se kėtė simbiozė ai e ka thjesht mjet, ndaj dhe e pėrdor si tė tillė, pėr tė ftilluar sa mundet fazėn e errėt paraletrare tė shqipes, atėhere kur figura akustike rronte fill e vetme.

    Nuk ėshtė e thjeshtė ma do mendja t'i shkėputesh kurthit grafik, pasi dihet tashmė prestigji qė ka fituar gjuha e shkruar ndaj gjuhės sė folur, dhe nuk ėshtė e thjeshtė pasi nė themel tė kėsaj pėrzjedhje qėndron vetė botėkuptimi i shkencėtarit, i cili e udhėheq drejt njėrit apo tjetrit shteg. Nė kėtė kurth ranė mjaft gjuhėtarė, duke filluar qė nga humanistėt. Madje Saussuri dėfton se "vetė Boppi nuk arrin tė shquajė qartė gėrmėn nga tingulli; shkrimet e tij tė krijojnė pėrshtypjen se ēdo gjuhė ėshtė e pandashme nga alfabeti pėrkatės. Edhe ata qė erdhėn fill pas tij ranė po nė tė njėjtin kurth, fjala vjen Grimm. […] Ende sot ka gjuhėtarė qė ngatėrrojnė gjuhėn me drejtshkrimin". E meqė jemi nė kėtė parantezė, mė duhet tė them se edhe gjuhėsia shqiptare po e ka tė vėshtirė t'i shkėputet kėtij kurthi, qoftė kur ėshtė fjala pėr objektet studimore, qoftė nė didaktikėn shkollore.

    Kolec Topalli e ka mėse tė qartė kėtė rend hierarkik, nė krejt studimin e vet, i cili, pikėrisht se i pėrmbahet kėsaj shkallareje, zė fill, (besoj jo rastėsisht!) me theksin. Kreu i parė ėshtė pikėrisht theksi, tek i cili studiuesi ndalet edhe shquan Theksin Muzikor nga Theksi Dinamik. Duke lexuar shtjellimin e kėtyre dy njėsive fonologjike, tė bėn pėrshtypje pohimi i mėposhtėm i autorit: "Nė gjuhėt indoeuropiane, sa mė shumė tė jetė ruajtur theksi muzikor, aq mė mirė janė ruajtur format e fjalėve". Ēka se nė dukje thjesht njė fjali pohore, edhe ky pėrfundim shkencor ėshtė gjithashtu rezultat i pėrzgjedhjes sė diktuar nga botėkuptimi i Topallit.

    Ēėshtja e botėkuptimit e ndau thekshėm nė dy kampe mendimin filologjiko-gjuhėsor, pėr mėse dy shekuj radhaz, shek XVIII, XIX dhe gjysmėn e parė tė shek. XX.Kėshtu, nė shek. XVIII, njė luminar i kohės, i tė gjitha kohėrave, J. J. Rousseau, nė Essai sur l'origine des langues, duke folur pėr gjuhėn, prozodinė e saj tė brendshme, pėr lidhjet e lashta tė gjuhės sė folur me muzikėn, shkruante se "theksi dinamik lindi kur gjuha e folur zu tė denatyrohej e ta humbte forcėn e saj shprehėse. E mandej, si imazh grafik, pra si shenjė e shkruar, pėr theksin u ndje nevoja vetėm atėherė kur gjuha u denatyrua edhe mė si pasojė e gramatikėzimit. Gjuhėve tė hershme iu ka mjaftuar pėr njė kohė mjaft tė gjatė vetėm theksi muzikor, i cili qeveriste pa vėshtirėsi shprehjen qoftė tė ndjenjave, qoftė tė arsyes". Nė shekullin XIX, i po kėtij kampi dijetarėsh ėshtė edhe njė tjetėr luminar, F. de Saussure, i cili duke studiuar sistemin primitiv tė zanoreve indoeuropiane, mbėrrin nė njė pėrfundim tejet tė rėndėsishėm, tė cilin e rimerr mandej edhe nė Kursin e vet. Kėshtu sipas Saussurit "disa tė dhėna gjuhėsore mjaft tė imta kanė mbėrritur tė ruhen pa kurrfarė mbėshtetje grafike. Lituanishtja, psh e cila shkruhet vonė, pas vitit 1540, ofron gjithsesi po atė paraqitje besnike tė indoeuropianishtes sa edhe latinishtja e shekullit III p.e.s.". Zhvillimet gjuhėsore tė shek. XX mandej janė tė njohura, sidomos pas daljes aktive nė skenė tė Sociolinguistikės, disiplinė e cila ka kohė qė e ka kthyer gjuhėn e folur, ēdo stad sinkronik e socialkulturor tė saj, nė objektin mė tė rėndėsishėm studimor tė gjithė kėtyre 5 dekavave tė fundit.

    Por edhe mendimi filologjiko-gjuhėsor shqiptar i gjysmės sė parė tė shek. XX u pėrfshi nė kėtė kamp ndėrkombėtar dijetarėsh. Nė vitin 1934 Thoma Frashėri botoi "Manual i mbledhėsve tė folklorit", nė tė cilin i mėshoi faktit se "mbledhja e pasurisė gjuhėsore popullore nuk do shkėputur nga konteksti muzikor i saj". Kuptohet se ngulmimi nė kėtė porosi qė u jepej mbledhėsve vinte nga bindja qė sot Kolec Topalli e shpreh qartė nė pohimin e lartpėrmendur, prasé 'nė gjuhėt indoeuropiane, sa mė shumė tė jetė ruajtur theksi muzikor, aq mė mirė janė ruajtur format e fjalėve".

    Pra ashtu kuptohet vetiu se hartuesi i Fonetikės Historike tė Gjuhės Shqipe kėrkon ta kthejė sėrish vėmendjen parėsore pėr nga Gjuha e Folur, entitet i cili ėshtė konsideruar po aq i rėndėsishėm e me peshė nė Ligjėrimin e Pėrbashkėt Publik edhe nga Kristoforidhi, Fishta, Leotti etj. (kujtojmė kėtu anekdotėn qė tregohet mbi "dėmet" qė shkaktonin nergut nė treg, ditėn e pazarit, Fishta e Kristoforidhi, pėr tė mbledhur s'andejmi gjuhėn e gjallė publike).

    Ky libėr t' jep dorė me kuptue mjaft dukuri e shfaqje tė shqipes, nė ēdo kohė, pra edhe sot. Sa pėr njė shembull: pa u ndalė nė gjuhėn e folur, po sjell nė vėmendje tė dėgjuesve se vitrinat e sotme gėlojnė nga shkrime fjalėsh si "sonxhorno, sendile, andresė, sunxhuk, anxhesi, anēensor, sinxhade, kompromentoj" etj. etj. "Analfabetėt, vulgarėt, tė pashkolluarit, keqpėrdoruesit e gjuhės" – shpesh etiketohen kėshtu shkrues tė tillė, dhe harrohet se misioni i gjuhėtarit nuk ėshtė t'i paragjykojė, e as t'i gjykojė, por thjesht t'i studiojė e t'i pėrshkruajė dukuri tė tilla, t'u kuptojė natyrėn, qofshin kėto edhe pėrftesa vulgare. E duke iu kthyer shembujve tė mėsipėrm, vihet re se kemi tė bėjmė thjesht me Epentezėn, njė dukuri qė Kolec Topalli, nė fq. 386-391 tė kėtij punimi, e pėrshkruan bash si tė tillė qysh nė dokumentimet mė tė vjetra tė shqipes. Ja pra pse fjalėt janė dritė!

    Ndokush mund tė mendojė se ky mund i autorit u vlen vetėm historianėve tė gjuhės, etimologėve, apo gjithkujt qė rravgon nė tė tejshkuarėn e shqipes. Nisur njėherėsh nga zhvillimet e gjuhėsisė si shkencė nė vendet pėrreth si dhe ngushtėsisht nga pėrvoja ime vetanake, them me bindje se sot ky punim, ende mė fort se historianėve tė shqipes, u duhet sociolinguistėve tė saj, e mė fort akoma u duhet planifikuesve e hartuesve tė rrathėve normativė tė shqipes. E po aq u duhet edhe didaktėve. Dua madje t'i mėshoj rėndėsisė qė ka ky tekst nė veēanti e pėrgjithėsisht tekste tė tilla nė studimin e Shqipes sė Sotme.

    Duke vėzhguar prirjet vetėstrukturuese tė Shqipes sė Sotme, vihen re mjaft shmangie nga rregullat e parashkruara. Po tė vėshtrohen njėanshmėrisht e vetėm nė raport me normėn, njė pjesė e mirė e kėtyre elementeve vėrtet mund tė ngjajnė si Risi (Novacione), porse po tė kėqyren nė panoramėn e gjerė historiko-gjuhėsore, tė ofruar nė detaje nga punime si i Kolec Topallit, kėto shmangie del se janė mirėfilli rishfaqje masive tė elementeve tė pranishme qysh nė shqipen e vjetėr, pra duhen konsideruar si pjesė e evolucionit tė gjuhės, a mė saktė si Konservacione.

    Sė kėndejmi pyetja: Si duhet vepruar me Konservacionet, tė cilat janė pjesė e arketipit gjuhėsor tė shqipfolėsit, e nga sa rezulton, kanė mbėrritur tė patjetėrsuara pėrmes shekujsh e megjithė trysninė e ndjeshme tė gjuhės sė shkruar? A do ta llogarisimin koston e madhe qė ka investimi pėr rrafshimin (normimin) e tyre? Po rrezikun mėse tė pritshėm qė kėto forma, pikėrisht se kaq tė qenėsishme e tė qėndrueshme, tė mos rrafshohen por tė bėhen shkak, siē po vihet re, pėr lindjen e vrullshme tė njė morie aberracionesh apo formash hiperkorrekte? Hiperkorrektizmat - kėto po! - qė e shpien shqipen e shkruar nė nivele gjysmėanalfabete, pasi nuk lindin nga vetė natyra e gjuhės, por nga frika e pėrdoruesve se mos prestigji i mater lingua-s sė tyre ėshtė mė i ulėt se standardi. Frikė nga e cila duhet t'i ēlirojmė shpejt e doemos shqipfolėsit! Pyetje tė tilla - tė cilat lidhen edhe kėto me botėkuptimin, e ky i fundit lidhet me objektin e studimit dhe me metodėn - pyetje tė tilla pra janė shtruar sot pėr zgjidhje para gjuhėsisė shqiptare. Studimi i dijetarit Kolec Topalli ėshtė njė pikė e mirė mbėshtetėse nga ku mund tė zėnė e tė shtjellohen zgjidhjet.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Interviste me Kolec Topallin

    (Nga Shekulli)

    Kur ka filluar tė merret me gjuhėn shqipe e pa qė duheshin gjuhė tė tjera. Pėrvetėsoi gjuhėt qė sot janė dominante nė botėn e komunikimit, ishte autodidakt me rusishten, ndėrsa kur pa nevojėn e gjuhėve klasike, i mėson ato, greqishten e vjetėr dhe latinishten, duke pasur profesor tė nderuarin Henrik Lacaj. Tė gjitha gjuhėt do t'i shėrbenin shqipes sė tij, a mė saktė kėrkimeve qė nisi nė fillim tė viteve '70 nė fushėn e historisė sė gjuhės. Familja e Kolec Topallit, familje tregtari, u kthyepas internimit nė Shkodėr nga ku kishin ikur me njė valixhe teshash.
    Kreu shkollėn pedagogjike dhe meqė kishte nevoja pėr arsimtar,profesori dhe Mėsuesi i ardhshėm i Popullit u degdis nė katundet e Kukėsit, 7 vjet nė Gramsh dhe 20 vjet nė Nikėl tė Krujės. Kaq mjaftonte si haraē pėr djalin e tregtarit shkodran pėr tė mos e pėrzėnė fare nga rrethet shkencore. Madje ai merr pjesė dhe nė Kongresin e Drejtshkrimit.

    Mė nė fund zbret nė Tiranė familjarisht me rėnien e regjimit. I futet dhe politikės. Ėshtė bashkėpunėtor i Berishės. U mor me politikė pėr disa vite, pa hequr dorė nga studimet. "Kam qenė gjithmonė i lidhur me botėn e librave",- thotė profesori. Nuk ka bėrė jetėn e njeriut qė jepet pas darkave familjare, takimeve me miq qė vjedhin kohė, dhe pushimeve e gjata "qė karikojnė energjitė". Doktor Shkencash dhe drejtues kėrkimesh, Kolec Topalli ėshtė autor i dhjetėra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkėpunėtor i mė shumė se 30 revistave shkencore brenda e jashtė vendit, me botime nė 5 gjuhė tė huaja. Pedagog i fonetikės historike nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės dhe nga viti 1997 ėshtė bashkėpunėtor shkencor i Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė tė Akademisė sė Shkencave. Ka botuar Theksi nė gjuhėn shqipe, Pėr historinė e hundorėsisė sė zanoreve nė gjuhėn shqipe, Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes, Sonantet e gjuhės shqipe, Fėrkimoret e afrikatet e gjuhės shqipe, Bazat e fonetikės historike tė gjuhės shqipe, etj.. Nė proces botimi janė: Zhvillimi historik i pėremrave tė shqipes, Nyjat e shqipes, Ricerche sulla storia dell'accento in albanese.

    Pas 35 vitesh ai boton njė sintezė monografike nė 700 faqe: "Fonetika historike e gjuhės shqipe". Kjo vepėr, botim i Shtėpisė Botuese "Dituria", ėshtė nderuar me titullin Ekselenca Shqiptare 2007.

    Me modestinė e gjuhėtarit qė ka bindjen joakademike se gjuha ėshtė njeriu, ėshtė individi, profesor Topalli thotė se vetėm pas 30 vitesh tė tjera mund t'i futet etimologjisė, njė fushė ku ka shumė hipoteza, supozime. Nė kėtė ēėshtje ai ėshtė kritik ndaj gjithė diletantizmave qė e paraqesin shqipen si nėnėn e gjuhėve dhe qė hipoteza si kėto popullatėn e shqiptarėve tė sotėm nė fakt e ekzaltojnė shumė.

    Intervista

    Profesor, a mund tė na bėni njė prezantim tė shkurtėr tė veprės sė fundit qė pėrmban kėrkimet tuaja 35 -vjeēare nė fushėn e fonetikės historike ?

    Kjo degė shkencore e ka zanafillėn qė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė e deri nė ditėn e sotme. Prandaj kjo vepėr qė ka mė shumė se 700 faqe pėrfshin rezultatet mė tė qėndrueshme tė arritura nga gjuhėtarėt e huaj qė kanė punuar me pasion, me kėmbėngulje duke dhėnė secili nga njė tezė, nga njė argument, nga njė dukuri tė re nė kėtė fushė tė dijes. Dhe tė gjitha sė bashku kanė arritur qė ta ēojnė pėrpara kėtė disiplinė shkencore.
    Me kėtė libėr unė kam kurorėzuar njė periudhė tė gjatė pune, sepse kam nisur qė pėrpara 35 vjetėsh, tė trajtoj nė artikuj ato ēėshtje qė pėrbėnin njė problem tė veēantė pėr fonetikėn historike dhe pas njė periudhė 10-vjeēare nisa tė botoj monografi tė veēanta. Ndėr vitet 1995- 2004 kam botuar 8 monografi vetėm pėr fonetikėn historike. Pas gjithė kėsaj pune, mė lindi nevoja e njė sistemimi tė kėtij materiali pėr tė dhėnė pėrgjithėsime pėr tė gjitha kėto dukuri tė studiuara dhe atėherė pėrfundimet e tė tetė monografive i bashkova me pėrfundimet e gjuhėtarėve qė kanė punuar qė prej njė shekulli e gjysmė nė kėtė fushė studimesh. Fryt i kėsaj ishte "Fonetika historike e gjuhės shqipe" e cila u botua mė 2007-ėn, por pėrfshin tė gjitha kėto studime tė marra sė bashku dhe vetėm periudha pėr ta shkruar ka qenė 4-5-vjeēare.


    A kanė mundur kėrkimet e deritanishme tė sqarojnė pikat qė kanė mbetur tė errėta nė kėtė fushė tė dijes qė nga fillimet e saj? Ēfarė ka evoluar?

    Ėshtė njė fat qė gjuha shqipe ka ngjallur interesimin e gjuhėtarėve qė nė hapat e para kur ėshtė krijuar gjuhėsia krahasimtare. Kjo vėmendje lidhet me faktin se gjuha shqipe pėrfaqėson njė degė tė veēantė nė familjen indoevropiane tė gjuhėve. Ashtu siē ėshtė latinishtja, greqishtja, gjuhėt gjermanike, gjuhėt baltosllave, gjuhėt kelte, e duke vijuar edhe me gjuhėt e Azisė, gjuhėt indiane, iranike etj. edhe shqipja pėrfaqėson njė degė mė vete qė nuk ka lidhje birėsimi me asnjėrėn prej kėtyre gjuhėve qė unė pėrmenda. Kjo ėshtė arsyeja qė krahas studimit tė gjuhėve tė mėdha tė familjes indoevropiane ėshtė studiuar edhe shqipja, si ta themi, me tė drejta tė barabarta.
    Kjo ėshtė arsyeja qė nė vitin 1854 hidhet hapi i parė pėr studimin egjuhės shqipe, nga njė gjuhėtar me njė emėr tė madh qė mbahet dhe si themelues i gjuhėsisė krahasuese, ky ėshtė gjermani Franz Bopp. Pas tij vazhdojnė ta studiojnė mė me imtėsi gjuhėtarė si Gustav Majeri, Holger Pederseni, Karl Brugman etj. Nė shekullin e 20 ka gjuhėtarė qė merren me probleme mė tė holla tė fonetikės historike tė gjuhės shqipe. Disa prej tyre i kanė kushtuar tėrė jetėn e tyre, si Norbert Jokli i cili mund tė ketė botuar rreth 3 mijė faqe, apo si Treimeri, Weigand, Spitzer, Vasmer, Skok, Tagliavini, Manni etj. studiuan anė tė veēanta tė sistemit tingullor tė gjuhės sonė. Njė fazė tjetėr fillon atėherė kur kontributit tė autorėve tė huaj iu shtua kontributi i shqiptarėve nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Ndėr emrat mė pėrfaqėsues janė Ēabej, Xhuvani, Riza, Camaj, Demiraj, Ismajli dhe shumė tė tjerė.
    Por pėr hir tė sė vėrtetės, studimi i kėsaj fushe nga vetė shqiptarėt ka nisur shumė mė herėt. Ėshtė pėr t'u pėrmendur fakti qė nė shekullin e 19 njė arbėresh prej Siēilie, Dhimitėr Kamarda, boton tė parėn gramatikė historike tė gjuhės shqipe, 1861, dhe njė shqiptar tjetėr po prej Siēilie, Marco La Piana, nė vitet 30 ka filluar tė botojė studimet e tij pėr fonetikėn historike me metodat mė tė pėrparuara tė kohės. Po kėshtu nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit XX, Gjergj Pekmezi boton njė gramatikė shqipe nė tė cilėn njė kapitull i tėrė i kushtohet fonetikės historike tė gjuhės shqipe.

    Duke i kundruar me njė vėshtrim kritik hulumtimet e kryera nė kėtė fushė tė rėndėsishme tė historisė sė gjuhės shqipe, vihet re se, krahas zgjidhjeve tė drejta e tė sakta, mbeten ende probleme tė pazbėrthyera e tė pasqaruara sa duhet; krahas tezave tė vėrtetuara, ka ende hipoteza e supozime. Kjo ėshtė e kuptueshme pėr historinė e njė gjuhe siē ėshtė shqipja, qė ka pėrshkuar njė rrugė tė gjatė zhvillimi, por ėshtė e dokumentuar shumė vonė.


    Po ju si u gjendėt nė kėtė pozicion?

    Natyrisht e solli rrjedha e punės qė unė erdha deri kėtu. Dėshira pėr t'u marrė me gjuhėn shqipe mė ka lindur qė herėt, nė fillim tė viteve '70, madje kam qenė dhe pjesėmarrės nė Kongresin e Drejtshkrimit ku kam mbajtur edhe njė kumtesė me temė "Lidhur me disa ndryshime pėr pėrdorimin e zanores ė nė gjuhėn shqipe", njė problem qė ėshtė aktual edhe sot. Pastaj kam botuar dhe disa artikuj dhe mė ka tėrhequr nė veēanti problemi i pastėrtisė sė gjuhės shqipe. Meqenėse iu kushtova me shumė vėmendje studimit tė gjuhėve tė huaja, rruga mė solli pikėrisht kėtu qė tė studioja albanologėt e mėdhenj qė kishin shkruar nė gjuhėt e huaja. Kjo mė ndihmoji qė tė hyja nė historinė e gjuhės. Pas disa artikujve pėr morfologjinė historike, rruga mė solli tek Fonetika, sė cilės nuk iu ndava deri nė vitin 2007.

    Problemi i ė-sė nė gjuhėn shqipe. Ēfarė mund tė bėhet dhe cilat janė tezat mė tė drejta qė janė hedhur sot pėr rishikimin e saj nė drejtshkrim?

    Ky libėr imi ndihmon edhe pėr studimin e shqipes sė sotme, edhe pėr kodifikimin e mėtejshėm tė standardit tė sotėm. Sot shtrohet problemi qė zanorja ė, atje ku ajo efektivisht nuk dėgjohet mė, dmth atje ku ka rėnė, tė mos pasqyrohet dhe nė shkrim. Nė libėr kam sjellė mjaft raste duke nisur qė me Buzukun autorin mė tė hershėm tė gjuhės shqipe, ku shihet kjo prirje e vazhdueshme pėr tė rėnė zanorja ė. Por problemi ėshtė mė i thellė, dhe duhen studiuar mirė tė dhėnat dialektore, sepse edhe nė toskėrishte qė mund tė themi ka qenė kėshtjella mė e fortė e zanores ė, ka filluar tė lėkundet dhe tė bjerė nė shumė pozicione, duke i shtuar kėsaj qė trevat e gegėrishtes kanė njė fazė tė kėtillė qė zanorja ė jo tėrėsisht, po nė pjesėn mė tė madhe ėshtė zhdukur. Atėherė nė standardin e sotėm, duke marrė parasysh kėtė bashkėveprim tė dialekteve, duke marrė parasysh qė prirja ėshtė pėr mėnjanimin e kėsaj zanoreje nė tė folur, aty ku ėshtė e mundshme, mund tė hiqet edhe nga drejtshkrimi. Nuk bėhet fjalė pėr ta zhdukur ė-nė, sepse nė disa raste ajo kryen funksione gramatikore tė caktuara. Pėr shembull ne themi gjuhė amtare dhe jo amėtare, megjithėse e shkruajmė pėr hir tė fjalėformimit. Nė kėto raste do ishte mirė qė tė studiohen nė mėnyrė tė thelluar, duke kapur gjendjen reale tė gjuhės dhe evolucionin qė ka bėrė edhe standardi edhe dialektet.

    Si mund tė standardizohet kjo?

    Duhet ngritur njė komision i caktuar sepse ashtu siē ėshtė marrė njė vendim qė zanorja ė tė mbetet nė kėtė pozicion, duhet njė komision qė t'i shoshisė kėto probleme. Njė komision i tillė ndėrakademik ėshtė ngritur, me pjesėmarrjen e Akademisė sė Tiranės dhe tė Prishtinės qė po studiojnė rastet e mundėsitė e lehtėsimit tė kėsaj zanoreje nga disa raste tė shkrimit tė saj.

    Ju jeni nė kėtė komision?

    Nuk jam, nuk mė kanė caktuar, e kanė arsyetuar qė unė merrem me historinė e gjuhės. Megjithatė jam nė njė nėnkomision ku mund tė japė mendimet e mia pėr ēėshtje tė caktuara.

    Nė ē'masė mendoni se duhen riparė vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit?

    E kemi tė nevojshme tė ndjekim hap pas hapi zhvillimet e gjuhės dhe tė bėjmė ndryshimet e nevojshme nė kohėn e duhur. Sigurisht qė gjuha nuk ndryshon kaq shpejt, por ato ndryshime qė kanė ndodhur nė gjuhė, mendoj se duhet tė pasqyrohen edhe nė drejtshkrimin e saj, sepse kryesisht bėhet fjalė pėr drejtshkrim. Pėr disa probleme tė tilla tė cilat po rishikohen, edhe unė jam i mendimit qė mund tė gjejnė njė rishikim tė duhur, me qėllim qė tė mos krijohet njė shkėputje e madhe ndėrmjet gjuhės sė folur dhe gjuhės sė shkruar, siē ka ndodhur pėr shembull nė anglishte.

    Profesor e keni vėnė re tendencėn disavjeēare nė botime tė individėve qė e paraqesin shqipen si gjuhėn e gjuhėve?

    Ėshtė njė tendencė e disave pėr ta bėrė gjithēka shqiptare duke e ndjerė shqipen edhe nėnėn e gjuhėve. Kjo histori e ka origjinėn tek vepra "Etruskėt fillojnė tė flasin" i Zaharia Majanit. Nė atė vepėr ai pėrpiqet ta shpjegojė etruskishten nėpėrmjet shqipes kur nė fakt gjuha etrukste nuk ėshtė gjuhė indoevropiane.

    Tendeca pėr t'i nxjerrė nga gjuha shqipe toponimet greke deri tek hieroglifet e piramideva tė Egjiptit, pra tė gjitha barazimet qė nxjerrin kėta individė, janė etimologji jo tė vėrteta qė bazohen nė njė aspekt tė jashtėm, fanatik, me kritere joshkencore. S'mund tė bėhet krahasim i shqipes sė shekullit tė XX me etruskishtene folur qė nė shek. VII p.e.s. Ashtu sikur s'mund tė bėhet shkencė nisur nga shpirti patriotik
    .

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Rusia mbledh albanologet e globit

    E Enjte, 04 Tetor 2007

    Ne San Peterburg paraqitet libri me i ri i Kolec Topallit, “Fonetika historike e gjuhes shqipe”, fitues i ēmimit “Ekselenca Shqiptare 2007”


    Universiteti i San Peterburgut ne Rusi, ishte mikprites keto dite i nje konference shkencore, me teme “Albanologjia e sotme: arritjet dhe perspektivat”. Veprimtaria u organizua nga Katedra e Gjuhes Shqipe ne bashkepunim me Akademine e Shkencave te Rusise dhe me Institutin e Kerkimeve Gjuhesore te San Peterburgut. Gjate kater diteve u mbajten kumtesa per probleme te ndryshme te shkencave albanologjike, ne veēanti per ēeshtjet e perspektives se zhvillimit te gjuhesise shqiptare, per dukurite dhe prirjet e evolucionit te shqipes se sotme dhe per problemet e historise se saj. Albanologet e vendeve te ndryshme vune ne dukje punen qe behet ne vendet e tyre per mesimin e gjuhes shqipe dhe te levrimit te shkencave albanologjike. Ēdo kumtese i shtrohej nje diskutimi te gjere, ku rriheshin mendimet e ndryshme shkencore.

    Ne nje seance te veēante u paraqit libri me i ri i Kolec Topallit, “Fonetika historike e gjuhes shqipe”, veper qe ka fituar ēmimin “Ekselenca Shqiptare 2007”. Ne fjalen e tij, shefi i Katedres se Gjuhes Shqipe te Universitetit te San Peterburgut, Prof. Aleksander Rusakov, vuri ne dukje vlerat shkencore te ketij libri. Ai vleresoi se botimi eshte nje veper me karakter pergjithesues per punen e bere nga gjuhetaret e te gjitha koheve dhe te gjitha vendeve per studimin e kesaj disipline. “Njekohesisht eshte nje veper monografike e autorit, ku jane perfshire te gjitha kontributet e tij, te arritura gjate 25 viteve te studimeve ne fushe te historise se gjuhes shqipe”, nenvizoi Rusakov.

    Gjuhetare te tjere nga Gjermania dhe Italia, qe ishin njohur qe me pare me kete veper, vune ne dukje vlerat shkencore dhe dobine qe paraqiste ajo per studentet universitare dhe pasuniversitare, qe duan te merren me kete fushe studimi. Ata bene edhe nje permbledhje te tere punes shkencore te autorit. Puna e Topallit fillon nga vitet ’70 dhe vijon pa nderprerje deri me sot, duke perfshire 10 vepra te botuara. Gjithashtu, ai ka dhe rreth 100 artikuj e kumtesa, te publikuara si bashkepunetor i me shume se 30 revistave shkencore brenda e jashte vendit. Me botime ne 5 gjuhe te huaja, Kolec Topalli ka qene pjesemarres ne shume simpoziume kombetare dhe nderkombetare, si dhe ligjerues per historine e gjuhes shqipe ne universitete e qendra shkencore brenda e jashte vendit.

    Universitet me tradite albanologjike

    Universiteti i San Peterburgut eshte nje nga me te vjetrit e Rusise, me nje tradite te hershme albanologjike. Para 50 vjetesh, atehere kur Universiteti i Tiranes hapi per here te pare dyert e tij, ne Universitetin e San Peterburgut u themelua Katedra e Gjuhes Shqipe nga albanologia e shquar Agnija Desnickaja, e cila i ka dhene vepra te shumta gjuhesise shqiptare. Kjo kateder per nje periudhe prej nje gjysme shekulli ka pergatitur studente, qe kane mesuar gjuhen shqipe dhe shkencat albanologjike, duke u bere keshtu jo vetem nje vater e dalluar e mesimit te shqipes, por edhe nje qender e rendesishme e studimeve shkencore ne fushen e albanologjise.

    Mori te ftuarish nga e gjithe “bota shqiptare”

    Ne kete konference nderkombetare ishin ftuar shkencetare te shquar, qe punojne ne fushe te albanologjise nga vende te ndryshme te botes, si nga Gjermania, Franca, Austria, Italia, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Hungaria, Polonia, Moldavia etj. Merrnin pjese edhe gjuhetare nga shqiptaret e Maqedonise dhe nga arbereshet e Italise. Shqiperia perfaqesohej me nje grup gjuhetaresh nga Instituti i Gjuhesise e i Letersise dhe Universiteti Shteteror. Nga pala pritese merrnin pjese, perveē profesoreve e punonjesve shkencore te ketij universiteti, edhe pedagoge nga Universiteti i Moskes (nje qender tjeter e studimeve albanologjike) dhe disa perfaqesues te fshatrave te Ukraines me origjine shqiptare, qe e kane ruajtur gjuhen shqipe deri ne ditet e sotme.

    Koha Jone

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
    Nga ALBA nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-04-2004, 16:11
  3. "Alfabetare e gjuhėsė shqip", 1879
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •