Close
Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 646
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007

    Ketu keni vetem dicka, nga te tera ato akte te turpshme e cnjerezire, qe kane qene te detyruar te heqin ne kurriz shqiptaret fale "fatit" qe kane gjitone "te civilizuar" e “djep qyteterimi”. Shikon kulturen helene si rrezaton dhe shkelqen...rrezaton si dielli mbi gjakun e foshnjeve qe u keputen kokat, qe nga Cameria e deri ne Permet.
    Lexoni dhe mos harroni...lexoni dhe degjoni nderkohe videon greke, sepse ata nuk qenkan ngopur akoma...lexoni dhe mendoni se si do u veje halli shqiptareve me sharlatane te tille antishqiptare si politikanet tane...lexoni dhe mos harroni se jeni gjak nga ai gjak qe eshte derdhur kot pa pike faji...lexoni dhe imagjinoni dhimbjen e shqiptareve...mos harroni kurre varret e tyre...mos harroni as veten tuaj, sepse dhe neve qe jemi gjalle, ashtu duan te na shohin rrjepur e djegur...lexoni dhe shperndajeni ku te mundeni kete material....
    .....MOS HARRONI KURRE SE JEMI SHQIPTARE....
    MOS HARRONI GJAKUN E DERDHUR DHE TE DREJTAT QE NA KANE MOHUAR....


    Materialet e meposhtme jane historike jo propogandistike. Kane si qellim pasqyrimin e te vertetes, asgje me shume se aq. Pasi ta keni lexuar deri ne fund nuk mendoj se zhvillimet e viteve te fundit ne Shqiperi do u duken rastesore apo miqedashese nga kisha greke=shteti grek=qarqet shoviniste greke=lobi grek

    Ne fund, pasi ta keni lexuar, mund te shkruani edhe dy fjale nese e shikoni te arsyeshme

    <><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><>
    <><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><>

    Nga kėrkesat pėr territor nė kohėn e Kongresit tė Berlinit e deri tek videoja e ushtarėve


    Dosja e zezė e Greqisė, 1912-2007

    Pergatiti:
    Dorina Topollaj
    Qamil Xhani


    Shekulli i 14-tė. Ja ē'shkruan Faik Konica nė vitin 1940 pėr "bėmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Siē thotė Dukasi, (njė historian grek) njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t'i linte tė vdisnin nė agoni"
    Shekulli i 21-tė. Mars 2007. Njė video linēohet nė media, ku ushtarėt grekė kėndojnė duke marrshuar njė kėngė me kėto fjalė: "I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh". Pėr fat tė keq, edhe pse 7 shekuj mė pas, incidenti mė i fundit nė lidhje me Greqinė, duket si realizim virtual i masakrave tė Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndėrgjegjjet e kombeve vazhdojnė tė mbajnė peng marrėdhėniet mes dy popujve.
    Njė "peng" qė e ka zanafillėn qė kur pronarėt shqiptarė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, punėsonin argatė grekė pasi burrat shqiptarė shkonin e luftonin nė ēdo cep tė botės pėr Perandorinė Osmane. Vendosja e tyre nė Epir, qė nė fakt sipas Konicės, s'do tė thotė gjė tjetėr veēse "Kontinent" e qė nuk tregon kombėsinė e banorėve qė jetojnė nė tė, u bė flamuri i pretendimeve tė fqinjėve pėr greqizmin e jugut tė Shqipėrisė. Njė konflikt qė ka sjellė shumė e shumė incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetėm 100 prej tyre, qė nga viti 1912 e deri tek videoja greke qė u shfaq vetėm pak ditė mė parė. Por kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes sė marrėdhėnieve Shqipėri-Greqi. Dy popujt mė tė lashtė nė Ballkan, i kanė ardhur nė ndihmė njėri-tjetrit nė momente shumė tė vėshtira. Mes luftėtarėve qė i sollėn pavarėsinė Greqisė, renditen edhe shumė emra shqiptarėsh. Ndėrkohė pėrkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirėkuptimit, Fqinjėsisė sė Mirė, Bashkėpunimit e Sigurisė" nė vitin 1996.

    Marshimi pėr tė pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

    Organizatat greke deklarojnė bashkimin e forcave ballkanike pėr tė mbrojtur territoret nga faktori shqiptar qė kėrkonte pavarėsinė. Veē ushtrisė u organizuan dhe banda tė armatosura qė qarkullonin fshatrave myslimanė tė Ēamėrisė. Ishte koha kur pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė shpallur pavarėsinė po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarėve u pa si kėrcėnim pėr Greqinė e cila nisi hapur ofensivėn pėr pushtimin e Vorio Epirit. Emėrimi i njė guvernatori me origjinė shqiptare nė Janinė u interpretua nga grekėt si zgjerim i njė rreziku shqiptar pėr marrjen e Janinės dhe krahinave pėrreth.

    Konferenca e Ambasadorėve, Londėr, 20 dhjetor 1912

    Kėrkesat pėr pavarėsi tė shqiptarėve u kundėrshtuan jo vetėm me armė, por dhe nė rrugė diplomatike nga ana e Greqisė. Madje pėrfaqėsuesit e shtetit grek nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr kėrkuan qė pėrveē Vorio Epirit, Greqia tė aneksonte edhe Vlorėn, nė portin e sė cilės ishte vendosur Flota Helene. “Ėshtė e pamundur tė lejohen shqiptarėt barbarė tė jetojnė tė pavarur nė djepin e qytetėrimit grek”, ky ishte qėndrimi i delegacionit grek nė Londėr.

    Masakra e udhėheqjes sė Ēamėrisė, 7 mars 1913

    Ushtria greke pas largimit tė trupave turke pushton Ēamėrinė. Gjenerali Deli Janaqis vendos tė thėrrasė nė njė takim krerėt qyteteve dhe fshatrave tė Ēamėrisė pėr tė vendosur njė marrėveshje. Pėr disa ditė me radhė, krerėt ēamė nuk pranojnė kushtet e komandantit grek. Atėherė ai vendos t’i mbledhė pėr herė tė fundit dhe urdhėron vrasjen e 62 kryetarėve ēamė. Dhe sikur tė mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhėr tė gjeneralit rripen tė gjallė.

    Komisioni i Kontrollit, Shqipėri, shtator 1913

    Ndėrkombėtarėt vendosin tė zgjidhin ēėshtjen e Epirit, duke dėrguar nė terren njė komision kontrolli, i cili do tė verifikonte pretendimet e grekėve pėr Korēėn, Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Sarandėn. Ushtria greke u pėrpoq qė tė pastronte rrugėn ku do kalonte komisioni nga shqiptarėt, madje dhe banesat nė disa fshatra u lyen me bojėn e flamurit grek. Grupe grekofilėsh dėrgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipėrisė nuk duhet tė jetė i shqiptarėve. Mes grekėve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

    “Batalioni i Shenjtė”, Andartėt, 1913

    Konferenca e Ambasadorėve nuk i dha tė drejtė Greqisė pėr pretendimet nė Epirin e Veriut dhe urdhėroi tėrheqjen e shqiptarėve. Nė kėtė pikė nis plani i dytė i Greqisė pėr pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnė “Batalionin e Shenjtė”, i pėrbėrė nga kriminelė lufte, dezertorė dhe tė burgosur nga burgu i Kretės, tė cilėt mė vonė do tė njiheshin si “Andartėt”. Ky batalion kreu masakrat nė tė gjithė Jugun e Shqipėrisė, duke vrarė mijėra gra dhe fėmijė pėr tė spastruar zonėn nga shqiptarėt.

    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

    Ėshtė dokumenti qė caktoi kufijtė e sotėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Njė pjesė e Jugut tė Shqipėrisė ngeli nė territorin grek. Ndėrkohė qė Greqia nuk e njohu kėtė protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtė trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetėra mijėra minoritarė. Paradoksalisht nė Shqipėri ngelėn rreth 38 mijė minoritarė, ndėrsa nė Janinė dhe krahinat e tjera ngelėn me Greqinė rreth 500 mijė shqiptarė nė qytetet e Filatit, Paramithķa, Margėllėi, Parga, Gumenica e Preveza.

    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

    Ndėrsa Evropa pretendoi se e rregulloi pėrfundimisht ēėshtjen greko-shqiptare, nė Jug tė Shqipėrisė nisėn revoltat. “Batalioni i Shenjtė” ishte vėnė nė veprim. Ushtarakėt hoqėn uniformat dhe nisėn masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropės pėr lėnien jashtė Greqisė tė Korēės, Gjirokastrės. Sipas kronikave tė kohės, ishin rreth 40 mijė ushtarė qė kryen masakra tė pashembullta nė qytetet e Gjirokastrės, Korēės e Pėrmetit.

    Masakrat nė Pėrmet, 25 shkurt 1914

    Masakrat greke nuk u bėnė vetėm nė zonėn qė sipas tyre i pėrket Vorio Epirit, por edhe janė saj. Nė Kuqar tė Pėrmetit ushtria greke theri gjithė fėmijėt ndėrsa burrat i mbylli nė kishėn e Kosinės ku i vrau nė mėnyrė barbare. Po ashtu dhe nė fshatin Peshtan ku njė kronikė e kohės shkruan. “Foshnjat ulėrinin duke kėrkuar prindėrit. Ushtarėt i mblodhėn dhe i ēuan nė njė shtėpi ku ish njė pus e ku i merrnin me radhė e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndėrkohė gratė i mblodhėn nė Delvinė dhe pasi i pėrdhunuan i vranė me bajoneta”.

    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

    Mė 24 prill 1914, Fuqitė e Mėdha njoftuan Greqinė se ishin tė gatshme t’u bėnin lėshime ”Vorio-Epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė saj. Qeveria e ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizės. Protokolli parashikoi qė Korēa e Gjirokastra, edhe pse do ishin nė shtetin shqiptar tė kishin njė administratė tė vetėn. Pėr shkak tė ndihmės qė i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

    “Qeveria” e Epirit tė Veriut, nėntor 1914

    Qarqet greke u pėrpoqėn qė revoltėn ta organizonin nė njė lėvizje pėr pavarėsi tė Epirit tė Veriut. Pėr kėtė qėllim ish-ministri i Jashtėm grek, Nikollaq Zografi, sė bashku me njė grup ish-ministrash tė tjerė, shpalli krijimin e qeverisė sė Vorio Epirit nė Gjirokastėr. Me ndihmėn e Andartėve, Zografi izoloi Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Korēėn. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu kėtė qeveri tė re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armė.

    Incidentet fetare, 1919

    Qeveritė e brishta tė Shqipėrisė kishin arritur tė krijonin institucionet e para dhe tė ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur tė zmbrapste disa sulme tė grekėve. Ndėrkohė shqetėsim ishte propaganda antishqiptare e kishės greke. Rasti mė tipik ka qenė ai i Peshkopit Jakov tė Korēės. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin nė njė qendėr propagande pėr Vorio Epirin. Me urdhėr tė qeverisė Jakovi u largua nga vendi gjė qė solli dhe reagimin e Athinės.

    Konferenca e Paqes, Paris 1919

    Konferenca e Londrės dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kėnaqėn oreksin grek. Nė Konferencėn e Paqes pas Luftės sė Parė Botėrore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kėrkon aneksimin e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė. Sipas tij, shqiptarėt nuk kishin aftėsi shtet-formuese dhe nuk mund tė krijonin njė qeveri. “Shtetasit grekė nė Shqipėri duhet tė drejtohen nga qytetėrimi i lartė qė pėrfaqėson shteti helen dhe jo nga shqiptarėt tė cilėt nuk kanė asnjė qytetėrim”.

    Incidenti pėr tė drejtėn e minoriteteve, mars 1921

    Greqia me anė tė ndėrkombėtarėve fitoi tė drejtė qė minoritetet e saj tė kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bėnin pjesė. Kjo nėnkuptonte tė drejtėn pėr tė folur gjuhėn dhe pėr tė pasur shkolla greke. Por kėto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotėsonte pėr popullsinė ēame qė mbeti nėn ēatinė e Greqinė pas ndarjes sė kufijve nė territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herė kėtė ēėshtje nė lidhjen e kombeve, por greket raportonin se ēamėt kishin tė njėjta tė drejta me grekėt e tjerė.

    Pėrplasja e shifrave, 1921

    Ekziston njė incident i pėrhershėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė numrit tė minoritarėve qė ekzistojnė nė Shqipėri. Greqia pretendon dhe vazhdon tė kėmbėngulė se nė territorin shqiptar janė mbi 400 mijė grekė. Ndėrkohė nė Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifėr ėshtė rreth 200 mijė. Ndėrsa nė bazė tė regjistrimit tė bėrė nga shteti shqiptar, nė mars tė vitit 1921, ky numėr ka qenė 33.313. Sidoqoftė ky numėr, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjėherė tė kalojė shifrėn 50 mijė.

    Shkėmbimi i ēamėve me turq, mars 1923

    Pėrcaktimi i kufijve tė Shqipėrisė, i ndėrprerė me 1913 nga Lufta e I-rė Botėrore dhe rinisur me 1919, la jashtė territorit rajone tė banuara nga shqiptarė, Ēamėrinė dhe Kosturin. Traktati i Lozanės nėnshkruar me 1923, parashikonte shkėmbimin e popullsive greke dhe turke, pėr tė zgjidhur kėshtu njė problem tė dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanė turq banorėt e Ēamėrisė dhe mbi 6800 ēam u shpėrngulėn me forcė. Njė pjesė e tyre preferoi tė vinte nė Shqipėri.

    Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

    Gjenerali italian Tellini sė bashku me Riza Kolonjėn dhe pėrfaqėsues tė palės greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorėve pėr tė vendosur kufijtė mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbėshteste pretendimet e Shqipėrisė. Nė ditė kur vendoseshin piramidat kufitare nė Kakavijė, Tellini vritet sė bashku me katėr ushtarė nė rrugėn Janinė-Kakvijė. Qeveria greke e dėnoi vrasjen, por fajtorėt nuk u gjendėn asnjė herė.

    Fan Noli pėr Ēamėrinė 22 gusht 1924

    Zhvillimet nė Ēamėri e detyruan qeverinė Shqiptare tė ngrejė ēėshtjen nė Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli nė njė seancė pėr Shqipėrinė denoncoi hapur masakrat e ushtarėve grekė nė jug tė vendit. Ai kėrkoi qė tė mos kryhej ndėrrimi i popullsisė dhe ēamėt tė mos silleshin nė Shqipėri pasi nuk kishte vend ku tė sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotė Noli, ėshtė qė ēamėt tė vendosen nė tokat e minoritetit grek nė Gjirokastėr dhe kėta tė fundi tė shkojnė nė Greqi.

    Incidenti mbretėror, prill 1939

    Greqia ishte i vetmi vend qė mund t’i siguronte mbretit Zog njė largim tė shpejtė pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretėrore tė kalonte nė Greqi. Por ndėrsa mbreti, mbretėresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarė hipin nė tren dhe kėrkuan ēarmatimin e shoqėruesve tė mbretit. Nė kujtimet e saj, Mbretėresha Geraldinė shkruan se Greqia kish njė plan pėr ta izoluar familjen mbretėrore nė njė ishull tė Greqisė si garanci pėr marrėveshjet qė kish me Italinė. Sipas saj vetėm gjendja e rėndė shėndetėsore e princit Leka bėrė qė grekėt tė mendoheshin pėr pasojat qė mund t’u sillte vdekja e njė princi nė tokėn e tyre.

    Internimi i burrave ēam, 4 gusht 1940

    Pas shpėrnguljes dhe terrorit ndaj popullsisė ēame, grekėt pėr tė evituar protesta ndoqėn dhe rrugėn e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione qė pėrzgjidhnin popullsinė ku veēonin meshkujt qė ishin pėr luftė dhe i internuan nė ishujt e humbur tė detit Egje. Sipas dėshmive, trajtimi i tyre ishte i njėjtė me atė qė nazistėt u bėnin hebrenjve. Dhe si pėr ironi pushtimi gjerman i Greqisė nė 6 prill 1941 i liroi ēamėt e internuar, por kur u kthyen nė fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

    Shqipėria nė Luftėn Italo-Greke, 1940

    Pak e ēuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes sė njė shqiptari. Daut Hoxha ishte njė nga kapedanėt ēamė mė popullor qė luftonte kundėr Greqisė. Pėr kokėn e tij Athina kish vėnė 500 mijė dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotė tė paguar nga grekėt, dhe Italia e cila kėrkonte njė shkak e cilėsoi kėtė si njė dhunim tė tė drejtave ēame. Pėr Italinė ishte njė udhėheqės popullor, ndėrsa pėr Greqinė “kryetar i njė bande plaēkitėse”

    Greqia shpall Ligjin e Luftės, 10 nėntor 1940

    Gjatė luftės italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siē njihet ndryshe Ligji i Luftės me Shqipėrinė, pėr shkak se vendi ynė u pėrdor nga Italia pėr nisjen sulmeve ndaj Greqisė. Mė vonė kėtij ligji ju shtuan dhe shumė amendamente qė kishin tė bėnin me pronat e ēamėve, tė cilat kapnin vlerėn e 350 milionė dollarėve. Ky ligj u bllokon pronėn gjithė personave grekė me kombėsi shqiptare, duke pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė komunitetin ēam. Edhe sot ky ligj mban peng ēėshtjen e ēamėve.

    Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nėntor 1940

    Sulmet greke nė territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilėve shqiptarė. Mė 17 nėntor 1940, gjatė njė bombardimi grek nė zonėn e Kolonjės, u vra afėr fshatit tė lindjes, ministri i Drejtėsisė sė Shqipėrisė, Xhaferr Ypi. Patriotėt shqiptarė reaguan, por ushtria greke nuk mbajti pėrgjegjėsi duke e cilėsuar si njė incident anėsor qė ishte bėrė pėr shkak tė keqllogaritjeve tė sulmit.

    Protesta e shqiptarėve pėr pushtimin, 28 nėntor 1940

    Pas tėrheqjes sė forcave italiane, ushtria greke fillon tė pėrparojė nė Jug tė Shqipėrisė, brenda njė jave, Korēa, Saranda dhe Himara ranė nė duart e ushtrisė greke. Gjeneralėt i cilėsuan kėto zona si greke dhe filluan ndėshkimin e popullatės vendase. Nacionalistėt shqiptarė organizuan njė demonstratė nė qytetin e Korēės, ku kėrkonin qė qeveria greke tė njihte integritetin e Shqipėrisė. Demonstrata u pėrpoq qė ndalohej nga forcat greke. Nė ēdo qytet forcat greke hoqėn flamurin shqiptar dhe vendosėn atė helen.

    Shifrat e terrorit ēam, 1940

    Mė shumė sesa incident mund tė cilėsohet si njė luftė. Por nėse nė njė anė ishin ushtarėt grekė, nė krahun tjetėr ishin civilė tė pafajshėm. Ushtria greke vrau nė Ēamėri 4300 njerėz, rezultojnė tė zhdukur 3500 njerėz, u dogjėn 102 fshatra, u shkatėrruan plotėsisht 57 fshatra si dhe 7280 shtėpi. Shumica e njerėzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fėmijėt dhe gratė u therėn me thika, u dogjėn, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje tė gjallė tė njerėzve. Askush deri mė sot nuk ka mbajtur pėrgjegjėsi pėr krimet. Sipas zyrtarėve greke, u ekzekutuan bashkėpunėtorėt me italianėt, qė nė kėtė rast paskan qenė edhe gra dhe fėmijė.

    Masakra e Napolon Zervės, 25 qershor 1944

    Napolon Zerva ishte njė nga gjeneralėt grekė qė bashkėpunoi me pushtuesin gjerman. Kėta tė fundit i lanė dorė tė lirė pėr masakrat ndaj popullsisė ēame. Nė fakt masakrat e tij ndaj popullsisė shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanėt. Nė 25 qershor ‘44, forcat e Zervės ekzekutuan nė mėnyrė barbare 2000 ēamė brenda njė nate nė qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fėmijė, tė cilėt u therėn me thika dhe u dogjėn. Kjo ishte njė nga masakrat mė tė egra tė grekėve.

    Ankesa e grekėve nė SHBA, dhjetor 1944

    Grekėt nuk e njohėn qeverinė e Enver Hoxhės me pretendimin se ai ishte njė mysliman qė do tė persekutonte minoritetin ortodoks nė jug tė vendit. Madje, ata shprehėn mendimin nė qarqet ndėrkombėtare qė as nuk duhet tė krijohej fare. Nė dhjetor tė 1944-s grekėt iu drejtuan Departamentit Amerikan tė Shtetit, me notė proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Nė kėtė mėnyrė pala greke po pėrgatiste territorin pėr njė sulm dhe aneksim tė Vorio Epirit.

    Incidentet nė Konispol, 1944

    Nė linjėn e mosnjohjes sė qeverisė qė po krijohej, grekėt vazhduan me njė seri sulmesh nė jug tė vendit edhe pse Lufta e Dytė Botėrore nuk kish pėrfunduar. Nė kėtė kohė do tė regjistroheshin 58 incidente nė kufirin shqiptaro-grek. Nė 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel nė disa pika duke u shoqėruar me goditje tė armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisė civile.

    Ministri grek: Tė rrėzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

    Ministri i Jashtėm i Greqisė, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte ēėshtjen e Vorio Epirit edhe nė takimin qė pati me Sekretarin e Shtetit nė SHBA, Grew, nė vitin 1946. Veē kėsaj pėrfaqėsuesi i qeverisė greke edhe kėtė herė gjatė bisedės pėr synimet territoriale tė shtetit tė tij, nuk harroi tė paraqesė edhe kėrkesėn pėr mosnjohjen nga SHBA-ja tė regjimit tė Hoxhės, pasi sipas tij udhėheqėsi komunist shqiptar nuk pėrfaqėsonte shumicėn e popullit.

    Greqia kėrkon kufijtė, Paris 1946

    Pėrveē incidenteve, Greqia nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore u pėrpoq ta shtronte ēėshtjen e Vorio Epirit dhe nė qarqet diplomatike. Duke shpresuar nė ndihmėn e SHBA-sė e anglezėve, diplomatėt grekė u pėrpoqėn ta ngrinin dhe shtronin pėr diskutim kėtė ēėshtje. Ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt nuk kishin kohė tė merreshin me ndarje te reja nė Ballkan, duke u pėrqendruar mė shumė nė zgjerimin qė po bėnin shtetet komuniste nė Evropė. Ndėrkohė Greqia u kėrkoi ndėrkombėtarėve marrjen e masave pėr ndėrhyrjet, qė sipas saj, po bėnte Shqipėria nė punėt e brendshme tė Athinės.

    Greqia kundėr pranimit tė
    Shqipėrisė nė OKB, 12 shkurt 1946


    Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria kėrkoi nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara anėtarėsimin si anėtare me tė drejta tė plota. Pėrveē mbėshtetjes qė qeveria jonė kishte nga shtetet komuniste dhe linjės jo tė qartė nė diplomaci, edhe faktori grek luajti kartėn kundėr hyrjes sė Shqipėrisė. Nė 12 shkurt ministri i Jashtėm grek dėrgon njė letėr nė OKB, ku argumentonte se ēėshtja e Shqipėrisė nuk duhet tė diskutohet, pasi Greqia ėshtė ende nė gjendje lufte me tė dhe Shqipėria nuk ka plotėsuar tė drejtat e minoritetit.

    Sulmi nė Radat, gusht 1946

    Nė 1946-n nisin dhe planet ushtarake tė Greqisė pėr pushtimin e Vorio Epirit. Njė nga sulmet mė tė rėnda gjatė kėtij viti ishte ai i 200 ushtarėve, tė cilėt kaluan kufirin shqiptar dhe hynė nė fshatin Radat. Sulmi u bė me mitraloza dhe murtaja, ku ngelėn tė vrarė shumė civilė. Kjo ishte seria e njė sėrė sulmesh qė forcat greke kishin planifikuar nė gjithė shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Nė ato kohė ushtria shqiptare nuk ishte organizuar nė nivelet e duhura.

    Greqia, nuk njeh luftėn shqiptare, 1946

    Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kanė qenė mjaft tė tensionuara. Shteti grek i cilėsonte shqiptarėt si njerėzit qė bashkėpunonin me Italinė nė luftėn italo-greke. Ndėrkohė qė shqiptarėt u pėrpoqėn tė ēliroheshin vetė nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord qė Shqipėria tė renditej nė koalicionin fitues tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe e kėrkuan kėtė publikisht.

    Propaganda e zyrtarėve grekė, 20 shkurt 1948

    Veē sulmeve sporadike qarqet greke u pėrpoqėn qė tė pėrgatisnin edhe opinionin e lėkundur pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Njė zyrtar grek deklaronte nė 1948-n, nė radion e Athinės se, “Tani duhet tė mbarojmė punė me Shqipėrinė. Greqia tani duhet tė luftojė me tė gjitha mjetet, gjer nė frymėn e fundit. Sinjali u dha tani nė Epir, ku ushtarėt tanė janė duke luftuar me parullat, Morava, Korēa, Delvina, Saranda, Gjirokastra tė “Vorio-Epirit” ende tė paēliruara. Duhet tė mbarojmė hesapet me Shqipėrinė”.

    Propaganda pėr pushtimin
    e Shqipėrisė, 1949


    Lufta civile nė Greqi solli jo pak probleme dhe pėr Shqipėrinė. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanėt kundėr ushtrisė demokratike greke. Gjatė kėsaj kohe janė hedhur parulla, libra e broshura tė ndryshme qė bėnin thirrje kundėr qeverisė shqiptare. Robėrit grekė pranojnė se komandantėt bėnin propagandė anti-shqiptare, duke pėrmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhėve tė ushtarėve psikozėn e njė sulmi tė shpejtė kundėr territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj nė kufirin greko-shqiptar.

    Robėrit grekė nė Shqipėri, 1949

    Njė skuadėr e ushtrisė greke hyri nė territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas njė shkėmbimi zjarri arritėn tė kapin rob disa ushtarė dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrė 300 metra nė territorin tonė. Oficeri grek dha informacionin pėr planet e Greqisė. Ai tregoi se kishte marrė urdhra pėr tė goditur me armė kundėr rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet tė jetė gati pėr tė hyrė nė tokat shqiptare pėr tė shfarosur komunistėt dhe mė pas tė merrej Vorio Epiri.

    7 orė luftė nė Vidohovė-Devoll,
    2 gusht 1949


    Artileria greke qėllon me armėn nė tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra nė tokėn tonė. Forcat greke nisin dhe njė sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Nė postėn shqiptare ishte vetėm njė skuadėr e armatosur me automatikė dhe mitraloza. Forcat greke vranė ushtarėt Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosėn 6 tė tjerė. Vetėm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti tė zmbrapsė atė greke, e cila kish hyrė nė territorin tonė. Nga ana e grekėve u vranė 100 ushtarė dhe u kapėn rob 3.

    Kėrcėnimi i gjeneralit grek, Aleksandėr Papagos, 3 gusht
    1949


    Qėllimet greke pėr Vorio Epirin nuk ishin vetėm fantazi e qarqeve tė veēanta, por edhe e zyrtarėve tė lartė tė cilėt jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandėr Papagos, deklaroi nė Athinė se pas shkatėrrimit tė Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipėrisė”. Kjo ishte dhe deklarata mė e rėndė e lėshuar nga njė gjeneral lufte, sė cilės qeveria shqiptare iu pėrgjigj me njė notė proteste.

    Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

    Pas Vidohovės, ushtria greke i shtriu sulmet nė pjesėt e tjera tė kufirit. Sulme sporadike u regjistruan nė sektorin e Bozhigradit dhe nė drejtim tė Leskovikut, nė afėrsi tė piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekėt tė mbėshtetur nga artileria dhe aviacioni, me forca tė shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundėrsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsėn grekėt. Nė kėtė kohė ushtria greke filloi pėrdorimin e predhave tė kalibėr tė lartė, tė cilat lėshoheshin nga pikė larg kufirit, si dhe pėrdori avionėt gjuajtės.

    Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

    Vetėm gjatė dy ditėve, nė gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur mė shumė sesa 1500 predha artilerie. Nė komunikatėn e Ministrisė sė Mbrojtjes shqiptare thuhej se njė pjesė e mirė e kėtij municioni ka rėnė nė fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur nė kėto kushte, shteti shqiptar mori vendimin pėr mobilizimin e ushtrisė nė gjithė kufirin jugor. Masat e marra pėr kėtė mbrojtje nė njė urdhėr tė lėshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit tė forcave monarko-fashiste nė tokėn Shqiptare”.

    Beteja e Vidohovės, 7 gusht 1949

    Vidohova u shndėrrua nė njė arenė tė pėrplasjes shqiptaro-greke. Nė piramidėn I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur tė mblidheshin nė territorin shqiptar dhe zhvilluan njė betejė tė ashpėr me ato shqiptare, tė pėrbėra nga njė togė dhe njė nėnrepart i ushtrisė popullore. Ishte njė betejė frontale ku forcat greke kishin zėnė pikat kyēe. Brenda njė dite forcat shqiptare arritėn tė merrnin pikat e zėna nė kufirin shqiptar, po nuk mundėn t’i mbanin dot deri nė mbrėmje. Vetėm njė ditė mė vonė forcat shqiptare arritėn tė largonin togėn greke.

    Rrėzimi i avionit grek, gusht 1949

    Pėrveē forcave tokėsore, ushtria greke pėrdori dhe aviacionin. Njė aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depėrtuar nė zonėn shqiptare pėr tė bėrė zbulim. Me gjithė mungesėn e armėve kundėrajrore, ushtria shqiptare arriti qė me anė tė njė trekėndėshi me armė tė lehta tė vendosura nė Ēukė, Manastir, Ksamil ta detyronte tė largohej atė. Nė njoftimin Ministrisė sė Mbrojtjes sė asaj kohe raportohet se aeroplani u rrėzua nė fushėn e Finiqit dhe piloti u kap rob.

    Sulmi grek i 12 gushtit 1949

    Pėrreth gjashtė orė nė mėngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanė zhvilluar njė luftė tė vėrtetė nė zonėn e Gurit-Bilisht. Njė brigadė e mbėshtetur nga artileria dhe katėr aeroplanė tė tipit “Spitfire” sulmojnė tokėn shqiptare nė drejtim tė Bilishtit, ku arrijnė tė zmbrapsin rojėn kufitare. Luftimet u zhvilluan nė afėrsi tė postės kufitare, ku repartet e ushtrisė shqiptare i thyen forcat greke me gjithė armėt moderne qė kishin. Ushtria greke kishte nė pėrdorim 36 gryka zjarri tė artilerisė, madje u pėrdorėn dhe predha me napalm qė digjnin ēdo gjė pėrreth.

    Vrasja e komisarit Nasi Remaēka, 13 gusht 1949

    Mėngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, tė mbėshtetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar nė piramidėn I-33, sektori i Bilishtit. Qėllimi ishte qė tė pėrqendroheshin nė Malin e Palikut nga ku mund tė sulmonin Bilishtin. Nė kėtė betejė u vra komisari i batalionit tė kufirit Bilisht, Nasi Remaēka, sė bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndėrkohė robėrit grekė deklaronin se nė betejėn e njė dite mė parė kishin tėrhequr 50 ushtarė grek tė vrarė, ndėrkohė qė atė ditė u vranė 26 ushtarė grekė.

    Vrasjet e civilėve, 14 gusht 1949

    Mėngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin njė tjetėr ofensivė. Brigada e 41-tė, e mbėshtetur me njė regjiment artilerie dhe njė skuadrilje aeroplanėsh “Spitfirė”, vazhduan sulmet e tyre kundėr Shqipėrisė. Nė kėtė ditė grekėt hodhėn mė shumė se 2.000 predha artilerie nė tokėn shqiptare nė katundet Trestenik, Kapshticė e Cangonj-Devoll si dhe nė qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisė mbetėn 5 civilė tė vrarė dhe u shkaktuan dėme materiale nė disa shtėpi tė katundeve tė mėsipėrme.

    Bilanci i njė lufte tė pashpallur, gusht 1949

    Nė bazė tė komunikatave tė Ministrisė Mbrojtjes nė vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisė greke nė kufirin jugor tė Shqipėrisė mbetėn vrarė 29 ushtarė dhe oficerė tė ushtrisė tonė. Por duke llogaritur dhe dėmet qė u shkaktuan nė civilė tė paarmatosur, kjo shifėr duhet tė ketė qenė mė e lartė. Ndėrkohė qė nė komunikatė thuhet se nė bazė tė dėshmive tė mbledhura nga robėrit e luftės, forcat tona i kanė shkaktuar ushtrisė greke mbi 300 tė vrarė dhe 500 tė plagosur, ndėrsa 270 tė tjerė u kapėn robėr.

    Tanket greke nė kufirin shqiptar, 1949

    Arsyetimi grek ishte se nė tokat shqiptare fshiheshin partizanėt qė sulmonin qeverinė greke. Nė “incidentet” nė kufi u vunė nė pėrdorim tė gjitha armėt. Nė sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatės operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, ky ka qenė njė nga sulmet mė tė mirė organizuar nga ushtria greke, por qė u arrit tė ndalej nga pala jonė dhe ushtria greke u zmbraps nė tokėn e saj.

    Shėrbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

    Pėrveē incidenteve, shėrbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentėve sekretė nė territoret shqiptare. Nė fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korēė u zhvillua gjyqi kundėr disa tė tė ashtuquajturve agjentė, megjithėse ky gjyq u shndėrrua nė njė “shou” popullor, ku askush nuk mund tė vėrtetonte implikimin e banorėve. U cilėsuan si agjentė grekė Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrė nė tokėn tonė dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe pėr njė plan pėr tė vrarė kolonelin Petrit Dume.

    Krijimi i organizatės antishqiptare “MAVI”

    Nė linjėn e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton njė sėrė minoritarėsh shqiptarė dhe krijon organizatėn anti-shqiptare “MAVI” (Fronti pėr Ēlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit tė Sigurimit Bekim Budo, minoritarėt Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatės. Qėllimi ishte riaktivizimi i shėrbimeve greke pėr ēėshtjen e Vorio Epirit nė kushtet e njė Shqipėrie ku sundonte regjimi komunist.

    Rrėmbimi i postės nė Pogon, 18 shkurt 1950

    Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatė vitit 1950. Nė 18 shkurt njė grup ushtarėsh grekė nė zonėn e postės sė Sopikut u futėn 600 metra nė tokėn shqiptare dhe i bėnė pritė njėsitit tė shėrbimit tė postės qė shkonte nė pikėn e vrojtimit. Nė kėtė incident mbeti i vrarė ushtari Bendo Buzo, ndėrsa njė ushtar tjetėr u zu rob nga grekėt. Pas ardhjes sė pėrforcimeve nga repartet shqiptare njėsiti grek u largua.

    Incidenti nė malin e Gramozit, 24 maj 1950

    Provokacioni i 24 majit ishte njė nga mė agresivėt e atyre viteve. Njė batalion grek i pėrforcuar me artileri kėrkoi tė merrte majėn e Ēukapecit nga ku mund tė kontrollonte territorin e Ersekės. Reparti shqiptar dispononte vetėm 50 forca me armatim tė lehtė. Ushtarėt grekė u futėn deri nė 150 metra nė territorin tonė. Pas njė luftimi disa orėsh forcat greke u tėrhoqėn duke lėnė 6 tė vrarė dhe 7 tė plagosur, ndėrkohė qė pati humbje dhe nė bazėn materiale.

    Memorandumi i Ministrisė
    sė Jashtme greke, 7 gusht 1952


    Nė arkivat e Departamentit Amerikan tė Shtetit gjendet njė dokument i qeverisė greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipėrisė. Dokumenti ėshtė hartuar nė vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte qė, Greqia tė merrte “ok” pėr tė rrėzuar regjimin komunist dhe mė tej synohej ndarja e Shqipėrisė. Pjesa e jugut deri nė Shkumbin, sipas “Megali Idesė” (e hedhur nga ministri grek Venizellos qė nė vitin 1919), i takonte Greqisė, ndėrsa veriu Jugosllavisė. Varianti tjetėr ishte njė protektorat ndėrkombėtar mbi Shqipėrinė.

    Pėrplasja Tiranė-Athinė pėr Ligjin e Luftės, 1955

    Shteti shqiptar me anė tė kanaleve tė ndryshme diplomatike kėrkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit tė Luftės. Kėrkesa u bė dhe publikisht nė gazetėn ”Zėri i Popullit” tė atij vitit. Ndėrkohė nga qeveria e Athinės pėrgjigjja ishte se pėr kėtė gjė duhet tė vendoste Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Greke. Njė pėrgjigje qė fare mirė mund tė merrej si njė provokim i hapur. Nė kėtė kohė masat nė kufirin greko-shqiptar u shtuan mė shumė sesa zakonisht.

    Agjenti “Papastrati”, 1971

    Nė vitet 1971, nė duart e Shėrbimeve Sekrete Shqiptare do tė binte njė agjent grek qė kishte luajtur rolin kryesor nė ēėshtjen e Vorio Epirit. Sipas dėshmive tė njerėzve tė Shėrbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte njė shqiptar me orgjinė greke, ka zbuluar njė pjesė tė planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare pėr “Ēlirimin” e Vorio Epirit.

    Fondi i Ministrisė sė Jashtme
    greke pėr shqiptarėt, Athinė 1980


    Thirrjet anti-shqiptare nuk kanė qenė sporadike. Shpeshherė mediat greke e kanė demonizuar faktorin shqiptar pėr ēėshtjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite mė parė nga kryeministri grek Kostandin Miēotaqis. Sipas tij, nė Ministrinė Jashtme tė Greqisė ekziston njė fond special qė u shpėrndahet mediave pėr tė ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veē parave shpėrndante dhe lajme pėr mediat nė lidhje me synimet e Shqipėrisė sė Madhe.

    Parlamenti grek lė nė
    fuqi Ligjin e Luftės, 1987


    Qeveria e Papandreut kėrkon qė tė nxjerrė jashtė pėrdorimit Ligjin e Luftės mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Por kjo nismė qė mund tė kish shkrirė akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nėse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjė ndikim mbi tė pasi ai ėshtė dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikės ėshtė njė autoritet shumė i ndryshėm nga ai i mbretit.

    Ramiz Alia, 1991

    Njė intervistė e Presidentit tė asaj kohe, Ramiz Alia, u bė shkak i njė serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Njė grup gazetarėsh grekė pyetėn Presidentin shqiptar nė lidhje me ēėshtjen e pakicave kombėtare, kryesisht pėr ato greke nė jug tė vendit. Alia u kujtoi gazetarėve se ka dhe pakica shqiptare nė Janinė dhe Ēamėri, tė drejta e tė cilave nuk janė zbatuar dhe nga njė shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilėsoi kėtė si njė provokacion.

    Incidenti me priftin grek,
    Tiranė, 28 qershor 1993


    Nė vitet pas diktaturės ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve tė rėnda me Greqinė. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dėbua nga Shqipėria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombėtare qė bėri ky prift nė Gjirokastėr, duke shpėrndarė nė kishat ortodokse shqiptare harta tė Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikės sė Shqipėrisė paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpėr duke akuzuar direkt Presidentin Berisha pėr kėtė incident.

    Plani i Miēotaqisit,
    Athinė, 14 korrik 1993


    Kryeministri grek, Kostandin Miēotaqis, paraqet njė plan pėr jugun e Shqipėrisė tė pėrbėrė nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga kėshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Nė dokument kėrkohej qė Shqipėria tė pėrmbushte tė drejtat e grekėve etnikė me banim nė Shqipėri, tė pranonte rikthimin pa kushte tė priftit, tė hapte shkolla greke nė Shqipėri edhe jo vetėm nė zonėn minoritare, tė regjistronte popullsinė si Epiri, tė merrte tė njėjtin status qė do tė merrte Kosova.

    Projektkushtetuta, Tiranė 1994

    Njė nen i Projektkushtetutės sė propozuar nė vitin 1994 u bė shkak qė marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės tė ftoheshin mė tepėr. Projektkushtetuta pėrjashtonte mundėsinė e zgjedhjes nė krye tė kishės shqiptare tė njė peshkopi, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo gjė nuk u pėlqye nga kisha greke qė kishte emėruar nė Shqipėri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo bėri qė Tirana tė merrte shumė kritika nga fqinjėt.

    Masakra e Peshkėpisė, Gjirokastėr, 10 prill 1994

    Mė 10 prill, nė orėn 02:40 njė komando greke prej 8 personash me uniforma tė ushtrisė greke hynė nė territorin shqiptar, nė afėrsi tė fshatit Peshkėpi pranė njė reparti ushtarak. Komandoja vret nė befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarė. “Kėto i keni pėr Vorio Epirin”, kanė thirrur ndėrsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja ėshtė marrė pėrsipėr nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti pėr Ēlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

    Greqia bllokon 35 milionė eku, qershor 1994

    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anė tė njė note proteste, qeveria kėrkoi gjetjen e autorėve. Ndėrkohė u bėnė akuza dhe ndaj zyrtarėve tė shtetit grek. Por pėrgjigjja e Athinės kėtė herė ishte mė pak diplomatike. Ajo ndėrpreu dhėnien e fondit prej 35 milionė eku qė Bashkimi Evropian i kish akorduar pėr Shqipėrinė. Ky ishte njė rast tjetėr ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente tė tjerė.

    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

    Vizita e parė e Presidentit Berisha nė SHBA u pasua me njė incident pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit tė Bostonit i ofroi Berishės njė medalje nė shenjė mirėnjohjeje, por me kusht qė tė mbante njė fjalim, ku tė premtonte hapjen e shkollave pėr minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratėn nė shenje proteste pėr diskriminimin qė i bėhej minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut. Greqia e shfrytėzoi kėtė gjė nė raportet e saj pėr Shqipėrinė.

    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

    Edhe kėtė herė incidenti mes Presidentit Berisha dhe njė prej ideatorėve tė lėvizjes sė Vorio Epirit u zhvillua nė SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin nė njė pritje zyrtare, ku pas fjalės sė Berishės, Gejxh hodhi poshtė tė gjitha arritjet demokratike qė pėrmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi tė pėrmendė dhe respektimin e tė drejtave tė minoritetit. Por Presidenti ngrihet sėrish dhe flet pėr numrin e studentėve minoritarė dhe shkollat qė janė hapur nga qeveria.

    Arrestimi i tė pestėve, shtator 1994

    Arrestimi i pesė krerėve tė njohur tė organizatės minoritare “Omonia” acaroi mė tepėr marrėdhėniet greko-shqiptare. Akuza qė u ngrit ndaj tyre ishte pėr spiunazh nė favor tė Greqisė. Pėr kėtė ēėshtje ndėrhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpėr qėndrimin e Shqipėrisė ndaj ēėshtjes minoritare. Gjyqi qė u bė ndaj tyre bėri qė marrėdhėniet mes Greqisė, Kishės Ortodokse dhe Shqipėrisė tė njihnin dhe periudhat mė tė acarta. Pas shumė presionesh tė ndėrkombėtarėve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata nė vitin 1995.

    Anulimi i Trojkės Evropiane, Athinė, dhjetor 1994

    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinė shqiptare pėr lirimin e pesė tė akuzuarave pėr spiunazh. Atėherė Kėshilli i Evropės vendosi tė caktojė njė grup pune pėr tė shmangur pėrkeqėsimin e situatės mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Pas takimit me palėn greke nė Athinė, shteti helen nuk lejoi qė Evropa tė hynte nė bisedime me palėn shqiptare pėr kėtė ēėshtje.

    Operacionet fshesa, 1995

    Pas viteve 1990, nė Greqi emigruan rreth 400 mijė emigrantė ku pjesa mė e madhe ėshtė pa leje qėndrimi. Marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės zyrtare kanė bėrė qė mėritė diplomatike zbrazen te kėta mijėra qytetarė shqiptare. Operacionet fshesa janė arrestime nė masė tė policisė greke disa herė nė dhjetėra mijėra dhe kthimi i tyre nė Shqipėri. Nė vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione tė tilla ku shqiptarėt trajtoheshin nė kushte ēnjerėzore.

    Vrasja e tre ushtarėve grekė, 1995

    Njė post kufitare grek ndalon nė maj tė vitit ‘95 njė grup shqiptarėsh qė kalonin kufirin, mes tyre dhe njė ēift nga qyteti i Shkodrės. Ushtarėt grekė pėrdhunojnė nė grup para syve tė shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me tė. Tre ditė mė pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarėve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndėrkohė qė dy ditė mė pas policia arrestoi rreth 8 mijė shqiptarė dhe i nisi drejt kufirit tė Kakavijės.

    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

    Kongresi i 29-tė i Organizatės Panhelenike tė Shteteve tė Bashkuara, Kanadasė dhe Australisė i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė ēėshtjes sė Vorio Epirit. Nė deklaratėn e kėtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet tė ndalonte diferencimin qė kish filluar nė dėm tė shtetasve grekė autoktonė”. Gjithashtu deklarata i kėrkonte SHBA-sė tė ndėrhynin pėr tė zgjidhur situatėn me Shqipėrinė.

    Gejxh, “non grata” nė Shqipėri, 1995

    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si njė mbėshtetės i ēėshtjes sė Vorio Epirit, kėrkon tė hyjė nė Shqipėri sė bashku me njė deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kėrkesės qė i bėnė Ministrisė Jashtme, kjo e fundit kthen pėrgjigje se Gejxh ėshtė person “non grata” nė vendin tonė. Ai ishte njė nga tė dyshuarit pėr organizimin e masakrės sė Peshkėpisė. Ministria i bėri tė ditur se nė rast se do tė hynte nė kufi, ai do tė arrestohej.

    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta
    “To Paron”, Athinė, 27 shtator 1995


    Njė nga gazetat mė tė mėdha greke, nė njė artikull tė saj citon njė zyrtar tė lartė grek pėr ēėshtjen e Kishės Ortodokse nė Shqipėri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet tė qėndrojė nė Shqipėri, pasi homogjenet e Shqipėrisė kanė mė shumė nevojė pėr tė, si i vetmi mbrojtės i tyre dhe i pazėvendėsueshėm pėr kishėn shqiptare. Nėse ai qėndron me gjithė sulmet qė shteti shqiptar u bėn minoritarėve ata do tė jenė tė sigurt”.

    Ngritja e flamurit nė Himarė, 23 shkurt 1997

    Kur ende shteti nuk kish rėnė gjatė 1997, nė Himarė edhe pse njė zonė jo shumė e dėmtuar nga fenomeni i fajdeve persona tė panjohur ngritėn nė qendėr tė qytetit flamurin grek. Sipas raporteve tė policisė sė asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona tė paidentifikuar. Ndėrkohė qė shteti grek e shoqatat e minoritarėve deklaruan se nuk kishin asnjė lidhej mė kėtė akt, por ai ėshtė ngritur nga banorėt e zonės.

    Zgjedhjet parlamentare 1996

    Faktori ndėrkombėtar nuk i cilėsoi si tė rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht pėr kėtė ēėshtje nė forumin ndėrkombėtar ekonomik tė “Crans Montanės”, faktorin grek. Ai pėrmendi emrin e Gejxh dhe tė tjerė, duke i akuzuar si destabilizues tė rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sėrish Berishės ēėshtjen e 5 tė burgosurve minoritarė.

    Trakte antishqiptare nė Jug, 1997

    Nė ditėt kur shteti nuk ekzistonte mė nė Jug, pėr ditė e ditė me radhė avionė civilė tė ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me pėrmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri ėshtė grek”. “Grekėt e Shqipėrisė tė bashkohen me Greqinė”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjė lidhje me organizata tė tilla dhe shėrbimet inteligjente nuk kanė pasur asnjė mision tė tillė.

    Zv.ministri grek nė Shqipėri, 17 mars 1997

    Nė protokollin e ēdo shteti, njė anėtar kabineti duhet tė lajmėrojė ardhjen e tij nė njė shtet tjetėr zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zėvendėsministrin e Jashtėm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri nė Shqipėri, ku u takua me Komitetet e Shpėtimit nė Gjirokastėr. Qeveria greke nuk dha asnjė shpjegim pėr kėtė ngjarje, ndėrkohė vetė zėvendėsministri humbi jetėn nė njė incident ajror pak muaj mė pas.

    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997

    Sipas gazetės greke, "Stohos", “oficerė vorioepirotė” drejtojnė kryengritėsit e Kiēo Mustaqit, ish-ministėr i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, nė Himarė e Tepelenė ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartėve tė Epirit bėn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapė. Treqind tė rinj nisen nga Athina pėr nė Sarandė, gati ushtria jonė tė ndėrhyjė. Oficerėt tanė vorioepirotė, dikur nėn armė nė ushtrinė shqiptare tani po e marrin situatėn nė dorė”.

    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

    Gazetarėt grekė jepnin pamje nė televizionet mė tė ndjekura, ku grupe tė armatosura nė Jug, sipas tyre, ngritėn pėr herė tė parė flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale nė Shqipėri ėshtė pėrqendruar nė Jug, ku popullsia ėshtė greqishtfolėse. Ata kėrkojnė ndarjen e pjesės se Jugut nga pjesa tjetėr e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kėshtu edhe autonominė e Jugut tė Shqipėrisė”.

    Organizata greke, “Tė mbrojmė trojet tona”, mars 1997

    Nė mars tė 1997-s, njė nga organizatat greke pėr ēlirimin e Vorio Epirit bėnė thirrje publike pėr marshimin drejt Shqipėrisė. “Situata e vėshtirė nė tė cilėn ndodhet Epiri i Veriut, iu bėn thirrje tė gjithė epirotėve tė Veriut tė kthehen nė "vatrat" e tyre pėr tė mbrojtur pronat e vendin e tyre. Nė kėtė moment tė vėshtirė vetė epirotėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė e fatin nė duart e tyre”.

    Faktori grek, “Corriere della Sera”
    Romė, 12 mars 1997


    Pėr opinionin italian, ajo qė po ndodhte nė Shqipėri nė 1997-n kishte lidhje me ēėshtjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat nė Shqipėri janė koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetės, pėrfshirja e kėtij personi nė Shqipėri mund tė shkaktonte rreziqe tė paparashikuara pėr vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte njė nga udhėheqėsit e Lėvizjes pėr Ēlirimin e Vorio Epirit.

    Incidenti nė Vidohovė, 11 gusht 1997

    Edhe pas 48 vitesh nė kufirin e Vidohovės janė regjistruar incidente tė tjera mes ushtrisė shqiptare dhe asaj greke. Mė 11 gusht, dy ushtarė grekė kalojnė kufirin hyjnė nė thellėsi tė tokės shqiptare, ku nė kėtė zonė vranė shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i ēuar njė notė proteste ministrisė greke. U ngrit njė grup i pėrbashkėt pėr tė nxjerrė shkaqet e incidentit, por deri mė sot askush nuk ka nxjerrė shkaqet qė ēuan ushtarėt grekė nė vrasjen e njė civili tė pafajshėm, pėr mė tepėr nė tokėn shqiptare.

    Tentativė rrėmbimi nė kufirin grek, 25 gusht 1997

    Pas ngjarjeve tė marsit 1997, nė kufi forcat greke shtojnė patrullat e shėrbimit pėr tė ndaluar kalimin armėve dhe trafiqeve tė drogės qė vinin nga Shqipėria. Por pati dhe raste kur ushtarėt grekė vranė dhe sulmuan tė pafajshėm. Kėshtu, mė 25 gusht ‘97, tre ushtarė grekė hynė nė territorin shqiptar dhe tentuan tė rrėmbenin njė vajzė nė pikėn kufitare tė Gurit nė Tresenik. Vetėm ndėrhyrja e banorėve arriti tė eliminojė rrėmbimin, ndėrkohė qė nė njė pėrplasje me banorėt e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

    Rrėmbimi i njė autobusi nga njė shqiptar u kthye nė njė incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeē, zgjodhi rrėmbimin e 8 personave nė autobusin e linjės Tiranė-Athinė pėr tė protestuar ndaj indiferencės sė shtetit Shqiptar dhe trajtimit tė shtetit grek pėr emigrantėt. Plisi kėrkonte dėnimin e njė polici grek i cili nuk i kishte dhėnė para pėr punėn qė i kish bėrė. Plisi u vra nga policia shqiptare nė dalje tė Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe njė peng grek nė autobus.

    Pengmarrja e Aleksandėr Nanas, 15 korrik 1999

    Aleksandėr Nana ishte shqiptari i dytė qė kreu pengmarrje nė shenjė proteste ndaj shtetit grek vetėm 5 javė pas tentativės sė Flamur Plisit. Nana rrėmbeu njė autobus nė Selanik me 40 persona dhe kėrkoi njė shumė tė majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa tė drejtė dhe ai nuk mund tė merrte mė paratė nė njė bankė tė Athinės. Por ndryshe nga Pisli, ai u qėllua nga njė snajper grek pak pasi i kishin dorėzuar paratė.

    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

    Nė shenjė proteste ndaj pengmarrjeve tė pėrsėritura tė shqiptarėve vendos tė reagojė dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur nė njė autobus me shqiptarė dhe merr peng 38 pasagjerėt. Pas disa orė bisedimesh, ai vendos tė lėshojė pjesėn mė tė madhe tė pengjeve dhe mban aty vetėm shoferin e fatorinon, si dhe njė emigrant. Disa orė mė vonė ai dorėzohet dhe pohon nė rajonin e policisė se kishte kryer kėtė veprim nė shenjė hakmarrjeje, pas pengmarrjes sė grekėve.

    Policia greke qėllon nė territorin shqiptar, 6 korrik 2001

    Njė skaf i policisė greke diktoi dhe qėllon me armė njė skaf shqiptar qė lėvizte nė ujėrat territoriale shqiptare. Pas goditjeve tė para pėrgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Mė pas nė minibetejėn ujore ėshtė bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku pėr 10 minuta ėshtė zhvilluar njė betejė e vėrtetė. Zyrtarėt grekė deklaruan se, “ishte thjesht njė stėrvitje nate e rojeve tona”.

    Zgjedhjet nė Himarė, Tetor 2000

    Njė nga incidentet ku kanė marrė pjesė ligjvėnėsit grekė ėshtė dhe ai i zgjedhjeve parlamentare nė tetor tė vitit 2000 nė Himarė. Deputetėt kanė ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanė hyrė nėpėr qendra votimi, kanė organizuar protesta pėrballė kamerave tė televizionit grek te ardhura enkas nė ditėn e votimit, kanė premtuar viza nė kėmbim tė votave pėr kandidatin e PBDNJ-sė. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar njė rezolutė pėr kėto shkelje kushtetuese.

    Vrasja e Gentian Ēelnikut, Athinė 2002

    I riu shqiptar Gentian Ēelniku ka qenė duke pirė njė kafe nė njė nga baret e Athinės pas njė ditė tė lodhshme pune. Por kontrolli i njė skuadre tė policisė greke ka bėrė qė pėr Ēelnikun kjo tė ishte dhe dita e fundit e jetės. Oficeri i policisė greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qėllojė me pistoletė Ēelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjėhershme. Ēudia ka qenė se vetė vrasėsi mė pas ka marrė pjesė nė kėqyrjen e vendngjarjes dhe mė vonė ėshtė liruar nga gjykata greke.

    Racizmi me fėmijėt shqiptarė, 25 tetor 2003

    Odise Cenaj, 18 vjeē nga Shkodra, u pengua me forcė qė t’i printe parakalimit tė gjimnazistėve me flamurin grek nė njė ceremoni zyrtare. Sipas rregullores sė arsimin grek nė ceremonitė zyrtare flamurin helen duhet ta mbajė nxėnėsi i dalluar i shkollės. Dhe Odiseja ishte vėrtet mė i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bėri qė nė Greqi tė nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre tė moderuara, por nė Shqipėri pėrveē njė keqardhje nuk pati asnjė reagim nga shteti shqiptar.

    Vrasja pėr njė fjalė, Aleksandėr Lufo, Athinė 2003

    Aleksandri ėshtė viktima e radhės ndėr emigrantėt tanė nė Greqi, ku gjykatat greke kanė liruar thuajse tė gjithė personat qė kanė vrarė shtetas shqiptarė. 20-vjeēari ėshtė qėlluar disa herė me thikė nga njė shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur njė aparat radioje. Sipas policisė greke, “49-vjeēari grek, bari dhensh, e ka qėlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

    Vullnet Bytyēi, vrasje nė kufi, 23 shtator 2003

    Ėshtė njė nga emigrantėt e shumtė tė vrarė nė kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyēi u ndalua nga njė skuadėr e ushtrisė greke gjatė kalimit tė kufirit. Nė rrethana tė paqarta njė nga ushtarėt ka nxjerrė pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kokė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Qeveria shqiptare protestoi nė ambasadėn greke duke kėrkuar ndėshkimin e vrasėsit. E vetmja masė qė mori pala greke ishte largimi nga shėrbimi i ushtarakut helen qė bėri vrasjen.

    Papandreu pėr Himarėn, Athinė 2003

    Zgjedhjet nė Shqipėri kanė ngritur gjithmonė temperaturėn e marrėdhėnieve greko-shqiptare. Nė vitin 2003, nė Himarė do tė shėnoheshin jo pak incidente mes simpatizantėve tė PBDNJ-sė dhe partive tė tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi pėr incidentet nė Himarė se, “Himara ėshtė njė pakicė solide greke dhe duhet tė konsiderohet si e tillė”. Kjo deklaratė e kreut tė qeverisė shkaktoi jo pak reagime nė Tiranė, kur ende nė Himarė dėgjoheshin thirrjet antishqiptare.

    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

    Fitorja e kombėtares shqiptare ndaj asaj greke nė futboll ėshtė kthyer nė njė tragjedi mbrėmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikė nga greku Panajotis Kladhis vetėm pėr arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrė nga goditja me thikė. Nė po tė njėjtėn ditė, nė Athinė pati njė seri incidentesh mes shqiptarėve dhe grekėve tė cilėt kėrkonin tė festonin fitoren nė sheshin “Omonia”.

    Luan Bėrdėllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

    36-vjeēari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht nė Athinė, u qėllua pėr vdekje nga njė polic special. Nė lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharė dhe ofenduar kėrkon t’u bėnte kontroll shqiptarėve. 36-vjeēari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kėrkoi policit grek tė mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kohė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Pėrveē qėndrimit tė opinionit publik nė Tiranė, nė Greqi nuk pati asnjė reagim.

    Vrasje pėr kėngė shqiptare, 16 mars 2005

    Ilir Frroku, 26 vjeē, u vra me thikė nė njė lokal tė Athinės nga njė grek vetėm sepse po kėndonte kėngė shqiptare. Sipas dėshmitarėve dhe shokėve tė Ilirit vrasja ėshtė bėrė nga badigardėt e lokalit tė cilėt i kanė qėlluar shqiptarėt qė po festonin. Ndėrkohė qė policia greke serviri njė tjetėr motiv tė vrasjes. Sipas saj shqiptarėt kanė tentuar tė vjedhin njė motorr qė ishte parkuar afėr lokalit dhe personi qė e goditi Frrokun ka qenė njė turk.

    Papulias anulon vizitėn, Sarandė, 1 nėntor 2005

    Dy vite mė parė, incidentet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Greqisė shėnuan nivelin mė tė lartė protokollar. Presidenti i Greqisė, Karolos Papulias, do tė takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, nė Sarandė. Papulias kėrkoi qė mė parė tė shkonte nė konsullatėn e Gjirokastrės, por nė hyrje tė saj protestues tė Shoqatės Ēamėria kishin vendosur parulla dhe thėrrisnin pėr tė drejtat e tyre. Papulias e interpretoi kėtė si njė provokim dhe anuloi takimin me Moisiun nė Sarandė.

    Vrasja e Edison Jahaj, Kretė, 1 janar 2006

    Mbajtja e njė bluze me flamurin shqiptar e njė djaloshi nga Tepelena, nė njė bar ka qenė shkaku i njė sherri mes shqiptarėve dhe grekėve nė mbrėmjen e 31 dhjetorit nė fshatin Rrethimo tė Kretės. Por sedra e grekėve duket se ishte fyer keq, ndaj katėr orė mė vonė 7 prej tyre hynė me forcė nė shtėpinė e njėrit prej shqiptarėve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeēari nga fshati Levan i Tepelenės u vra me 17 thika nga njė grup grekėsh. Autoritet helene e cilėsuan si njė vrasje raciste, ndėrkohė nė Tiranė, Parlamenti Rinor organizoi njė seri protestash.

    Shkolla greke nė Himarė, 20 shkurt 2006

    Hapja e shkollės sė parė greke “Omiros” nė Himarė ka sjellė jo pak debate mes politikanėve shqiptarė dhe pėrfaqėsuesve tė PBDNJ-sė. Pėrurimi i shkollės u bė nga zėvendėsministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhėnė ende lejen pėr ndėrtimin dhe hapjen e saj. Mė shumė se njė incident ishte njė keqkoordinim i punės sė qeverisė. Pasi vetėm nė muajin maj dha lejen pėr ndėrtimin e saj, ndėrkohė qė hapja u bė nė muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanėt tė akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

    “Zhvarrimet nė Kosinė”, Pėrmet, 5 qershor 2006

    Zhvarrimet nė Kosinė shkaktojnė incident diplomatik mes vendeve.
    Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrė pėrsipėr mbledhjen e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės. Por zhvarrimet ishin bėrė dhe nė varreza shqiptarėsh dhe fshatra ku ushtritė greke nuk kishin kaluar kurrė. Policia shqiptare ndėrhyri pėr tė verifikuar eshtrat nė kishėn e fshatit Kosinė tė Pėrmetit. Ndėrkohė konsulli grek nuk lejoi qė policia tė hyjė nė njė objekt kulti. Ndėrkohė prifti grek refuzoi tė paraqitej nė prokurori.

    Kryebashkiaku falėnderon greqisht, 25 shkurt 2007

    Lojtarėve shqiptarė nė Greqi, njė fjalė e thėnė nė gjuhėn amtare mund t’u kushtojė karrierėn. Ndėrsa nė Shqipėri askush nuk ndalohet ta fshehė identitetin, madje edhe kur ėshtė njė zyrtar i lartė shtetėror dhe me ligj i duhet tė komunikojė nė gjuhėn zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano preferoi t’i falėnderojė qytetarėt e Himarės nė gjuhėn greke, edhe pse ata qė e votuan ishin shqiptarė, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė njė incident.

    Viedoja greke, 4 mars 2007

    Njė marsh urrejtjeje i kėnduar nga ushtarėt grek gjatė stėrvitjes ka acaruar marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo video u publikua nė internet, ndėrkohė qė teksti i kėngės ėshtė botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh”, ky ishte teksti i kėngės raciste qė shkaktoi reagime nė disa qytete tė vendit. Ndėrkohė qė Ministria e Mbrojtjes i kėrkoi Athinės tė dėnonte skandalin, gjė qė u bė nga zėvendėsministri i Jashtėm grek.

    Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

    Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrės Iraklis u ka kushtuar shumė shtrenjtė familjarėve tė tij. Nė ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit tė Bushit, tifozėt e Iraklisit kanė ushtruar dhunė mbi familjarėt tė cilėt shihnin ndeshjen nė stadium. Prindėrit dhe bashkėshortja e futbollistit shqiptar janė goditur me grushte dhe shkelma pėr disa minuta. Familja e Bushit ėshtė detyruar tė largohet me autobusin e skuadrės pasi forcat e rendit nuk mund tė ndalonin turmėn.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ketu jane dhe nja dy foto ilustruese
    -ushtria greke ne kufirin shqiptar 1949
    -shperngulja me dhune e popullsisie came nga trojet etnike
    -ushtari grek me ne goje ...sharjet kunder shqiptareve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Eh more vlla , Zoti ta befte diten 100 vjet. Por cfar me u be disave qe folin shqip e zemren e kane greke , qe kur u thua se keta jane greket , ata te kthehen " jo more se nje pakic eshte ashtu , greket jane te mire".
    Krejt ato te zeza qe i kemi pa nga ata gjakpires dhe akoma per mjerim ka shqiptare qe i quan ata pisa te mire .
    Si duket jemi te mallkuar nga Perendija , sepse jemi i vetmi popull qe nuk mesojme nga historia .
    Dhe me tragjike eshte se e dime historine , por e lejme anash si te kaluar duke mos menduar qe ajo mund te perseritet .
    Mua me vjen keq per ata shqiptare qe punojne ne greqi , qe i ka cuar zoti , halli tek trualli i ni populli te lig .
    Andaj neve , gjenerata e shekullit 21 ia kemi borxh Shqiperise , Nenes Sone , ta nxjerim nga kjo krize .
    Nese edhe neve deshtojme ne kete ceshtje madhore , ka deshtuar Shqiperia jone e dashur .
    Duhet te mblidhemi , te krijojme nje fond me ndihma ne lek , ta regullojme ekonomine e Shqiperise , Kosoves , Maqedonise Peremendimore , ta regullojme ekonomine e popullit tone dhe nje here e pergjithemone ti jap fund bukes greke , serbe e ku ta di une se cfar .
    Buka e armikut te mbetet ne fut , kete e di vetem ai qe e ka perjetuar dhunen barbare te pisave te ballkanit .

    Me respekt per gjithe ata qe kane gjak shqipari nga Gostivari_usa

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keta e kane 666 ne ball te lindur.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Postime
    10
    edha sa do na duhet ti durojme qelbesirat?

  6. #6
    Ehhh sa duron zemra dhe shpirti i shqiptarit...


    Kjo teme le te vleje per ata qe nuk e njohin ose e njohin pak historine e marrdhenieve midis dy vendeve. Te vleje dhe per ata qe mendojne se Greqia tashme pjese e komunitetit Europian eshte moderuar mjaftueshem qe gjerat qe i ka bere kesaj toke t'i perkasin te kaluares. Kjo e kaluar sdo jete kurre e tille po eshte nje rrezik i pareshtur si i integritetit tone ashtu dhe perparimit tone si komb. I kisha harruar dhe vete disa nga keto gjera dhe me vloi gjaku kur i lexova dhe kujtova perseri.

    Edhe sa kohe do vazhdojme te ulim koken dhe gelltisim fyerjet, dhunen dhe poshterimin qe na behet madje dhe ne vete token tone? Dhe per sa kohe do vazhdojme te durojme padrejtesine qe na ben fqinji yne i vjeter qe nuk u ngop me vjedhjen e historise dhe te kultures dhe te tokave po tani kerkon edhe toka te tjera madje edhe te na shuaje si komb?

    Kush mendon se shteti apo opinioni grek ka ndryshuar qendrimin e tij dhe eshte bere perparimtar ne lidhje me shqiptaret dhe Shqiperine, le te lexoje kete teme dhe te shikoje kronologjine e ngjarjeve qe vetem datat ndryshojne por jo menyra dhe egersia. Mallkuar qofshin te gjithe ata qe peshtyjne mbi kete toke dhe mbi emrin e tyre shqiptar. Mallkuar qofshin te gjithe ata qe harrojne se kane pire gji ne kete toke dhe fjalen e pare e kane thene ne kete gjuhen tone kaq te bukur dhe te embel. Mallkuar qofshin te gjithe ata qe mohojne identitetin e tyre dhe shkelin mbi gjakun e te masakruareve nga greku.

    Do vije dhe dita kur do ta mbajme koken lart dhe do i kerkojme historise borxhin qe na ka dhe mohimin qe na kane bere. Deri atehere i lutem atij Zoti qe eshte nje per te gjithe qe te na hapi syte si popull dhe mos na percudnoje moralisht dhe mos ja bejme vetes me keq sec na i kane bere te tjeret. Do vije dhe dita jone!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    “Qarqet pro-greke mė dogjėn muzeun me ikona”


    nga: Leonard Veizi

    Ėshtė nisur nga Korēa me njė thesar, 50 punime ikonografike tė rralla. Ka mbėrritur nė Tiranė pėr tė hapur njė ekspozitė me rastin e Konferencės Ndėrkombėtare tė Luftės Kundėr Trafikut tė Trashėgimisė Kulturore. Ndėrsa do tė niset sėrish nė Korēe, me njė makinė tė zakonshme furgon, ku do tė sistemojė me kujdes fondin e artė tė trashėgimisė sė shqiptarėve. Nė pamje tė parė duket si paradoks. As policė shtetėrorė dhe as privatė nė ruajtjen e kėtyre vlerave. Vetėm ai, Gjergji Thimo dhe familja e tij.
    Pėrse ju vajti nė mendje tė ndėrmerrni hapjen e njė Muzeu Ikonografik?
    Shtimi i fondeve tė mia ikonografike bėri qė kėto tė mbroheshin ligjėrisht. Pėr kėtė shteti shqiptar mė aprovoi njė liēencė dhe me njė vendim gjykate mė jepej e drejta tė grumbulloja objekte tė ndryshme tė artit dhe kulturės shqiptare, sidomos nė fushėn e ikonografisė. Kjo mė bėri qė, pėrveē atyre objekteve qė kisha tė trashėguara nga familja, tė shtoja dhe konsolidoja punėn, idetė dhe dėshirat qė unė kisha.
    Aktualisht, vepra tė kujt pėrmban ky Muze Ikonografik?
    Kėto ikona janė vepra tė ikonografėve shqiptarė, qė quhet “Ikonografia e Shkollės sė Korēės”. Megjithatė ka dhe objekte tė tjera tė kulturės mesjetare tė piktorėve apo ikonografėve, siē janė Nikolla Onufri. Kryesorja ėshtė qė shumica janė ikona tė Shkollės sė Korēės. Quhet Shkolla e Korēės, sepse nga shekulli XVII, XVIII e deri nė fund tė shekullit XIX Korēa krijoi njė plejadė tė shkėlqyer ikonografėsh, tė cilėt i dhanė njė impuls jo vetėm ikonografisė nė Shqipėri, por nė tė gjithė Evropėn Juglindore.
    Cilėt janė pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė Shkollės Ikonografike?
    Shkolla Ikonografike e Korēės nė kėtė kohė pėrfaqėsohej me mėsues Kostandinin tė shekullit XVII, ikonat e tij tashmė njihen pasi janė tė botuara dhe nė katalogėt e Francės, madje janė ekspozuar edhe nė Luvėr para disa viteve, vazhdohet me Davit Selenicasin nė shekullin XVII, pastaj vjen Kostandin Shpataraku, vėllezėrit Kostandin e Athanas Zografi, vazhdohet me Ēetjerėt me bijtė e Kostandin e Athanas Zografit, me Tėrpo Zografi dhe Thimi Zografi. Nė fundin e shekullit XIX vazhdohet me piktorėt, qė natyrisht ėshtė shkollė mė vete, si Dardharėt, ku mund tė pėrmendim Vangjel Papajani Zengon, fėmijėt e tij, Androniqi dhe Sofija Zengo etj. Njė pjesė e koleksionit tė kėtyre qė pėrmenda mė lart, kanė zėnė vend tė koleksionin tim dhe them se janė punime nga mė tė mira.
    Tė gjitha objektet janė tė ēertefikuara?
    Bashkėpunimi mė i mirė me krijimin e Muzeut nga nga ligjore qė nė vitin 1996, ėshtė se pjesa mė e madhe e objekteve ka ēertefikatė. Aktualisht, jam nė njė bashkėpunim tė sukseshėm me Qendrėn e Inventarizimit tė Pasurive Kombėtare, ku dua tė falenderoj drejtorin e kėsaj Qendre, Koēo Gjipali. Por edhe kėtu ka probleme. Sepse duhen tė paktėn 400 euro vetėm pėr kartelizimin dhe fotografitė e objekteve. Megjithatė unė kam njė dokumentacion shumė tė fortė. Kam dokumenta qė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, ku vėrtetohet qė kėto objekte nuk kanė qenė pjesė e fondeve shtetėrore apo tė kishės, nga Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar, dhe nė fund Qendrėn e Inventarizimit tė Pasurive, ku vėrteton sipas ekspertizės sė institucioneve se kėto objekte nuk kanė qenė pjesė e kishės apo e shtetit. Them se ky dokumentacion duhet ndjekur dhe nga vetė shteti. Sepse mendoj qė ka tendenca qė dokumentacioni dhe inventarizimi i veprave tė artit nė shumė muze tė Shqipėrisė, duke shfrytėzuar dhe anomalitė, janė lėnė me qėllim pėr t’u grabitur.

    TRAFIKU
    Muzeu, i zbuluar ndaj grabitėsve
    Por sa i kėrcėnuar ėshtė Muzeu nga trafiku i trashėgimisė kulturore? Gjergji Thimo thotė: “Muzeu im ėshtė fare i zbuluar. Muzeu im shpesh herė ėshtė sulmuar. Nė vitin 1997 ka qenė ndėrhyrja e forcave tė policisė qė kėto vepra tė mos i kalonin kufijtė. Mė pas, qarqe tė caktuara nė Korēė, qė janė pro greke (nuk them se janė politikat greke) shtėpisė sime i kanė vėnė zjarrin, nė prag tė ēeljes sė parė tė ekspozitės ikonografike nė vitin 1999. Dėmtime dhe vjedhje tė ndryshme ka patur, megjithatė fondi ėshtė ruajtur i gjithi. Por as shteti dhe as kjo vlerė e pashembullt e trashėgimisė sonė nuk nderohen, nėse ato ruhen nė shtėpinė time, e cila ėshtė vetėm njė dhomė e njė kuzhinė. Janė tė paktėn 100 ikona dhe rreth 800 objekte arkeologjike. Kėshtu qė kėrkoj ndihmėn e shtetit. Sepse po tė ishte pėr veten time unė kisha sakrifikuar 2-3 objekte dhe e kisha ngritur godinėn. Unė dėshiroj qė kėto vepra tė mbeten dhe shteti tė mė ndihmojė. Mbrojtjen e punės sime e ka bėrė Ismail Kadare gjatė njė vizite qė ai pati nė Korēė me intelektualėt, ku bėri apel qytetarėve dhe institucioneve, qė problemet e punės time tė kenė vėmendjen e merituar. Po kėtu ka njė dallim. Me ēeljen e kėsaj ekspozite, qė pėrkon me Konferencėn e Luftės Kundėr Trafikut tė Trashėgimisė Kulturore, iu dha mundėsia qė ekspertėve tė UNESCO-s apo tė Shėrbimit Informativ Shtetėror tė shihnin njė gjė krejt tė kundėrt, qė ne shqiptarėt nuk jemi vetėm shkatėrrues, por ne dimė t’i mbrojmė kėto vlera. Kėtu vlerėsoj edhe ministrin e Kulturės, Bujar Leskaj, i cili mė kėrkoi njė projekt tė mirėfilltė pėr t’ia paraqitur qeverisė”.

    GODINA MUZEALE
    Pyetjes, nė ka godinėn e duhur pėr tė patur njė muze tė standardeve, Gjergji Thimo i pėrgjigjet: “Nė kėtė pikė ka disa absurditete. Nese unė kam njė muze me vlera tė konsiderueshme, gjithmonė sipas mendimit tė specialistėve, edhe pse kanė kaluar 10 vjet qė nga marrja e liēencės, nuk kam patur mundėsi pėr tė patur njė godinė. Tani, sė fundi, shteti mė ka aprovuar njė vend nė Korēė, pėr tė ngritur njė muze privat. Por kur kam kėrkuar donacione apo ndonjė tolerim, kam vėnė re se zyrtarė tė shtetit mė shumė sponsorizojnė pėr ekspozita fare pa vlerė se sa pėr njė muze qė ekspozon traditėn. Pėr kėtė nuk mė vjen mirė. Ka patur njerėz qė bashkėpunimin e kanė filluar me kėrkesėn: “Mė jep njė ikonė tė tė japim atė qė kemi ne nė dorė”.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Me te rrezikshmit jane A ka(li i trojes)demiket tane. Seose eshte praktike e vjeter sa jeta...thjesht rrafsho e nderto nga e para..praktike qe vlen edhe per historine dhe identitetin kobmbetar. Shikoni ne shkrimin e meposhtem repliken e nje profesori te thjeshte, por te irrituar se ndihet shqiptar...ndaj trios Berxolla-Dhoga-Aksi...lexoni dhe shiojoni akademiqis skiepetaris

    Atlasi, simbol i fantashkencės, spekulimit dhe mashtrimit


    Prof. Eqerem YZElRI
    Shef i Departamentit tė Gjeografisė nė UT



    Nė tekstin e broshurės ''dinjitoze'' me logon e Akademisė sė Shkencave tė zotit
    Bėrxholi i jepet njė theks i veēantė asaj popullsie qė herė etikohet ''grup kulturor'', herė
    ''grup gjuhėsor'', herė ''pakicė etno-kulturore '', etj. Ndėrsa zoti Doka rreket tė na mbushė
    mendjen se nė studimin nė fjalė, (“Atlasi. . .”) ėshtė kapėrcyer rruga tradicionale qė njeh
    dhe respekton vetėm minoritetet qė pėrfaqėsojnė pakicat kombėtare (pakicat kombėtare
    greke, maqedonase, malazeze), ndėrsa pakicat e tjera, siē janė romėt dhe arumunėt
    trajtohen (gjithnjė sipas kėsaj rruge tradicionaliste) si grupe etno-kulturore. Dhe mė tej,
    sipas tij, qė tė kapėrcehet ky qėndrim atavist, tradicional nė trajtimin shkencor-modern
    (njė rasti tillė ėshtė ai i “Atlasit...”) e pėr tė na mbushur mendjen, bėn pohimin pindarik
    se ''Koncepti i sotėm evropian dhe botėror mbi minoritete (nėnvizimi ėshtė i imi, E.Y.)
    ka evoluar''. Pėr kėtė na vė pėrballė ''faktin'' se njė sėrė institucionesh evropiane e
    ndėrkombėtare janė marrė, sidomos dekadėn e fundit, me problemin e njohjes dhe
    respektimit tė minoriteteve (pėrsėri nėnvizimi ėshtė i imi, E.Y.) si kusht i domosdoshėm
    pėr respektimin e tė drejtave dhe lirisė sė njeriut. Dhe mė poshtė zoti Doka thekson se nė
    vitin 1999 edhe Shqipėria ka nėnshkruar Konventėn Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės pėr
    Mbrojtjen e Minoriteteve (gazeta “Shekulli”, 26 janar 2004). Aferim, zoti Doka, se tani nuk tė
    kap asnjė kritikė shkencore, sepse ke pėr mburojė Konventėn e lartpėrmendur! Tė nderuar pjesėmarrės! Disa herė e nėnvizova fjalėn minoritet, qė do tė thotė minorancė apo nė shqip, pakicė. Dhe kėtu fillon edhe spekullimi i zotėrinjve Bėrxholi, Doka e Asche, duke bėrė njė barazimtari alogjike midis termave minorancė, minoritet, pakicė kombėtare me minorancė, minoritet, pakicė etno-kulturore ose e thėnė mė shqip (komb+kulturė). Vetėm tė pashkolluarit nuk e dinė qė ndėr 4 elementet (tiparet apo karakteristikat) e njė kombi, njėra ėshtė ajo qė pjestarėt e njė kombi ndajnė midis tyre njė kulturė tė pėrbashkėt. Tė shpikėsh termin etno-kultuor do tė thotė qė nuk ke haber nga problematika e gjerė e Gjeografisė Politike, nė rastin konkret pėr nocionin gjeografo-politik tė kombit, e jo me pastaj tė rrekesh me sofizma tė tilla. Tė nderuar kolegė! Nė se themi pakicė (minorancė) kombėtare, nė mėnyrė automatike kemi nėnkuptuar edhe tiparin kulturor, pjesė e sė cilės ėshtė edhe gjuha, tė kėsaj pakice kombėtare, sepse pa kėtė do tė mungonte njė nga tė katėr elementet apo tiparet e kombit. Kėsisoj, ngjitja e fjalės kulturore pas fjalės etni apo pakicė kombėtare, vetėm se zbulon inkompetencėn shkencore nė njohjen e problemit. Pra, nuk mund tė pranohet koncepti ''pakicė etno-kulturore''. Por, meqenėse zoti Doka, Bėrxholi dhe Asche na tundin pėrpara Konventėn nė Kuadėr tė Kėshillit tė Evropės pėr Mbrojtjen e Minoriteteve dhe e prezantojnė veten si interpretuesit mė autentikė tė saj, morėm mundimin tė studiojmė pėrmbajtjen e saj nė publikimin ''Pakicat dhe mbrojtja e tyre nė Shqipėri'' (botim i Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut). Nė fq.14 tė broshurės sė mėsipėrme thuhet se ''njė shoqėri pluraliste dhe vėrtet demokratike, duhet qė jo vetėm tė respektojė identitetin etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar tė ēdo personi, qė i pėrket njė minoriteti etj. Kėtu ėshtė shkruar shumė qartė e zeza mbi tė bardhė. Qė tė kemi minoritet, pra pakicė kombėtare, minoritet apo pakicė kulturore, minoritet apo pakicė gjuhėsore dhe minoritet apo pakicė fetare dhe kėto tipare duhet t’i respektohen individit, pjesėmarrės nė njėrin prej kėtyre minoriteteve, pakicave apo minorancave. Nėse zoti Doka, Bėrxholi, Asche, tė gjitha epitetet: etnik, kulturor, gjuhėsor, fetar i bashkojnė pėr tė formuar konceptin etnik apo kombėtar. Tė na falin, por bėjnė njė gabim shumė tė madh. Zoti Bėrxholi, Doka apo Asche, po marr guximin t'ju pyes: Besimtarėt e besimit Bahaj, qė janė pakicė fetare, por qė janė tė kombit shqiptar, pakicėn kombėtare greke apo maqedonase, ku do t'i fusni ju me logjikėn e mbrashtė tė konceptit tuaj? Po besimtarėt e nderuar katolikė, qė gjithashtu janė nė minorancė nė raport me besimin mysliman e atė ortodoks, por qė janė pjesė e kombit shqiptar dhe qė kanė njė bashkėjetesė e tolerancė tė admirueshme, ku do ta kishin vendin, sipas interpretimit tuaj solid tė Konventės Kuadėr? Duke lexuar sė prapthi dokumentin e KKMMK-sė, zoti Doka lėshon broēkullėn e radhės, nisur nga dėshira e mirė pėr tė bėrė maksimumin e mundshėm. Autorėt e “Atlasit…”, tė ngarkuar pėr kėto harta (ėshtė fjala pėr hartat e strukturės etnike e fetare - shėnimi im - E. Y.) arritėn nėpėrmjet burimeve tė
    ndryshme arkivore, tė dhėnave nga zyrat e gjendjes civile tė rretheve, si dhe nga
    anketimet nė terren (tė gjitha keto janė simboli i fantashkencės sė autorėve) tė japin
    vlerėsimet e tyre pėr minoritetet nė Shqipėri, duke bėrė tė qartė dallimin midis atyre tė
    pakicave kombėtare (grekėt, maqedonasit dhe malazezėt) dhe grupeve etno-kulturore
    (termi grup ėshtė krejt fluid dhe i papėrcaktuar dhe do ta shohim me poshtė - shėnimi im -
    E.Y.) siē janė arumunėt, romėt etj.''. Aferim pėr herė tė dytė, zoti Doka! Mė nė fund, zoti
    Doka ja ka arritur qėllimit tė tij ''fisnik'' pėr tė zbėrthyer shkėlqyeshem dokumentin
    KKMMK (nėnkupto pėr ta bėrė lesh arapi). Dhe ec e kundėrshtoje, tė kam rixha, kur
    mė sipėr ai tė gjithė oponentėt i futi nė kallėpin e tradicionalistėve konservatorė, ndėrsa
    veten e radhiti te tė rinovuarit nė koncepte! Bukur! Gjithsesi, tė mė falė dėgjuesi i kėtushėm dhe ēdo lexues pėr faktin se do t'i rikthehem edhe njė herė botimit pėrmbledhės tė Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut. Nė fq. 27, pika 12, theksohet se Konventa-Kuadėr nuk pėrmban asnjė pėrkufizim tė termit ''minoritet kombėtar''. U vendos kėshtu, theksohet aty, (shėnimi im - E. Y.) qė tė adaptohet njė pėrqasje pragmatiste, duke u nisur nga konstatimi se nė stadin aktual nuk ėshtė e mundur tė arrihet njė pėrkufzim, i cili tė mund tė sigurojė
    pėrkrahjen globale tė tė gjitha shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės.
    Nė fq.73, paragrafi 1, pika 1, theksohet se ''shumė shtete tė Evropės kanė nė
    territorin e tyre grupe autoktone tė vendosura nėpėr rajone (nėnvizimi im - E. Y.)
    tė vendit, tė cilėt flasin gjuhė, e theksoj, gjuhė qė nuk ėshtė e pėrbashkėt me atė tė
    shumicės sė popullsisė. Kjo ka ndodhur si pasojė e faktorėve historikė, ku formimi i
    shteteve nuk ėshtė bėrė nė vija tė qarta gjuhėsore dhe kėshtu komunitete mė tė vogla janė
    gėlltitur nga mė tė mėdhatė. Nga kjo del se ato janė grupe autoktone tė vendosura nėpėr
    rajone, tė cilėt, siē e theksuam edhe mė sipėr, “u zunė'' nė grackėn e definimit tė kufijve tė
    shteteve nė periudha tė caktuara historike.
    Nė fq. 75, pika 10, theksohet se ''qėllimi mbizotėrues i kėsaj Karte (ėshtė fjala pėr
    Kartėn Evropiane pėr Gjuhėt Rajonale ose Minoritare - 1993 ) ėshtė ai kulturor'' dhe mė
    poshtė theksohet se kjo Kartė ka si qėllim tė nxisė dhe tė pėrkrahė gjuhėt rajonale dhe ato tė minoriteteve nė aspektin territorial (pakicave tė ēfarėdoshme ), por jo minoritetet
    gjuhėsore''. Pėr kėtė arsye i ėshtė vėnė theksi dimensionit kulturor. Karta nuk vendos
    tė ndajė tė drejtėn individuale apo kolektive pėr folėsit e gjuhėve rajonale dhe tė
    minoriteteve.( fq.75) Sė fundi, theksohet aty, u vendos ''tė mos merrej mundimi tė
    pėrcaktoheshin kategoritė e ndryshme tė gjuhėve sipas gjendjes sė tyre objektive'',
    gjithnjė nė aspektin territorial, pra gjeografik. (fq. 77).
    Nė fq. 81 trajtohet edhe problemi i bazės territoriale tė gjuhėve, problem ky me
    mjaft interes e qė i zbulon petėt lakrorit demagogjik tė autorėve te atlasit. Karta kėrkon
    tė pėrcaktojė ''territorin nė tė cilin pėrdoret si gjuhė rajonale ose e minoritetit'' njė
    gjuhė e caktuar. Mė poshtė theksohet se ''territorit, tė cilit i referohet, ėshtė aty ku njė gjuhė rajonale ose minoritare flitet nė njė shkallė tė konsiderueshme, qoftė edhe nga
    njė minoritet (pakicė) i vetėm dhe qė i pėrket bazės sė tij historike pėr ''njė numėr
    njerėzish, qė e pėrligj marrjen e masave tė ndryshme mbrojtėse dhe nxitėse''. Pėrpiluesit e
    Kartės i janė shmangur problemit tė vendosjes sė limitit tė pėrqindjes apo numrit tė
    caktuar tė folėsve. (fq.81)
    Nga sa parashtruam mė lart, rreth trajtesave tė Kartės rezulton se autorėt e
    veprės solide ''Atlasi…'' kanė ngatėrruar keqas konceptin pakicė kombėtare, pakicė
    kulturore, pakicė gjuhėsore, pakicė fetare etj., duke spekulluar me Konventėn nė Kuadėr, duke e deformuar atė dhe duke e aplikuar nė kundėrshtim pėrmbajtjen e saj. Dhe
    po tė kemi parasysh qė kategoria vllahe, e pėrhapur gjeografikisht nė rrethe tė caktuara tė
    vendit, pa njė vendosje kompakte, pothuajse pėrdor e gjitha gjuhėn shqipe dhe vetėm
    nomadėt kanė pėrdorur dikur gjuhėn arumune si ''lingua franca''. E po kėshtu, edhe romėt
    qė pėrgjithėsisht bėjnė jetė endacake, mėnyrė jetese kjo qė shpreh edhe karakteristikėn
    kryesore kulturore tė tyre. Nėse zotėrinjtė Bėrxholi, Doka e Asche do tė bėnin njė hartė
    pėr giuhėt e folura nė Shqipėri apo edhe pėr probleme tė tjera kulturore, ku mund tė
    evidentoheshin minorancat, por gjithnjė sipas tė dhėnave tė sakta, e mbi tė gjitha, sipas
    konceptit autokton apo bazės territoriale, sikundėr theksohet nga Konventa Kuadėr, kjo
    do tė pėrshėndetej. Por qė nė Atlasin e Gjeografisė sė Popullsisė sė Shqipėrisė tė futen nė
    njė thes pakicat kombėtare me pakicat gjuhėsore, fetare etj. dhe aq mė keq, tė spekulohet
    me termin pakica ''etno-kulturore'', kjo, tė nderuar kolegė, e ka emrin fantashkencė,
    spekuilim e mashtrim nė dritė tė diellit.
    Problemi i katėrt- Njė problem tjetėr, qė mė ka tėrhequr vėmendjen kur u njoha me veprėn
    shkencore solide me interes teorik aplikativ emėrtuar “Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė
    Shqipėrisė'', ėshtė edhe ai qė ka tė bėjė me grumbullimin, informatizimin dhe parpunimin
    e tė dhėnave apo e thėnė ndryshe, me lojėn e shifrave. Nė faqen pėrkatese tė atlasit ku jepen udhėzime pėr pėrdorimin e tij, autorėt theksojnė se ''shumica e hartave paraqesin giendjen e sotme demografike nė bazė tė tė dhėnave tė regjistrimit tė fundit tė pėrgjithshėm tė popullsisė tė vitit 2001''. Pėr njė studiues, sikur edhe amator tė jetė ai, ky pohim evidenton, tė paktėn pėr tri probleme tė mprehta”. Autorėt nuk kanė pėrdorur asnjė tė dhėnė tjetėr pas regjistrimit tė vitit 2001 e pėr shumicėn e hartave janė bazuar nė tė dhėnat e tij.
    b. Autorėt duhet tė pohojnė qartė se baza e hartografikimit tė atlasit janė tė
    dhėnat zyrtare tė kategorisė sė regjistrimeve, sikundėr ky i fundit, i vitit 2001,
    tė institucioneve tė specializuara e tė certifikuara pėr kėtė problem apo
    janė pėrdorur edhe tė dhėna tė nxjerra nė rrugė voluntariste e qė nuk mundet
    kurrsesi tė praqiten grafikisht nė njė vepėr solide shkenocore.
    c. Tė dhėnat arkivore janė pėrdorur nė sensin e kundėrt kohor, pra pėr tė
    ndėrtuar harta tė periudhave tė kaluara apo janė pėrdorur ato nėpėrmjet
    pėrllogaritjeve tė alambikuar, karakterisitikė kjo e punės sė autorėve pėr tė
    zėvendėsuar prej tyre mungesėn e tė dhėnave pėr sot, nė pėrpilimin e ndonjė
    harte sikundėr ėshtė edhe ajo e feve.
    Gjithsesi, deri nė pėrgjigje tė autorėve, pėr tė cilėn jam i bindur se nuk do tė vijė kurrė, po
    jap disa konsiderata pėr lojėn me shifrat qė kanė bėrė autorėt nė kurorėzimin me lavdi tė
    punės sė tyrė solide.
    1. Nė tekstin e shkollės sė mesme tė profilizuar, botimi shtator- tetor 2002, autorėt e tij, Bėrxholi e Doka theksojnė se ''nė hapėsirat e trevave shqiptare, pėrveē etnisė shqiptare, qė ėshtė autoktone, janė tė pėrqėndruar edhe etni tė tjera si serbė, malazezė, maqedonas, myslimanė, turq, arumunė, grekė e romė. Pas kėsaj fjalie shteruese, autorėt theksojnė, po aty , se Republika e Shqipėrisė dallohet pėr pjesėmarrje tė vogėl tė etnive joshqiptare nė
    popullsinė e pėrgjithshme (rreth 2 %). Tė nderuar dėgjues, me termin treva
    shqiptare, gjeografikisht futen territoret e banuara nga shqiptarėt brenda dhe
    jashtė kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Nė kėto treva banojnė minoritetet e
    mėsipėrme etnike ku edhe romėt dhe arumunėt cilėsohen si tė tilla, pra,
    minoritete etnik. Kjo ėshte gafa e parė. Gafa e dytė ėshtė pohimi qė nė
    territorin e shtetit shqiptar kėto minoritete, tė cilat nuk pėrmenden nga autorėt,
    (harresė kjo fare e vogėl pėr njė studiues kompetent) qė pėrbėn njė provokim
    tė rėndė, pėrbėjnė rreth 2 % tė popullsisė. I dashur dėgjues apo lexues! Do apo
    nuk do ti, tė vjen mirė apo keq, sipas autorėve Bėrxholi e Doka nė Shqipėri
    ka pakica etnike sėrbe, myslimane, turke etj. Vėrtet njė xhevahir i rrallė i
    autorėve Bėrxholi e Doka, me tė cilin ne edukojmė nxėnėsit e shkollės sė
    mesme apo pėrpiqemi t'i mbushim mendjen publikut tė gjerė.
    Nga studimi i vemendshėm i kėtij pasazhi dalin edhe dy arsyetime shumė tė
    rėndėsishmė. Sė pari, nėpėrmjet pasazhit tė mėsipėrm konfirmohet indirekt
    edhe njė fakt shumė i hidhur pėr autorėt e atlasit. Fakti qė teksti ėshtė botuar nė
    shtator- tetor 2002 flet pėr atė qė autorėt kanė shfrytėzuar tė dhėnat burimore tė
    regjistrimit tė popullsisė tė vitit 2001, tė paktėn pėr Shqipėrinė, edhe ato tė
    grumbulluara pėr atlasin, pasi sikundėr kanė theksuar edhe vetė, kjo ėshtė njė
    punė trivjeēare. Sė dyti, kėto tė dhėna ndryshojnė shumė me tė dhėnat e
    depozituara pėr atlasin nė dhjetor 2002 te zoti Herman, kohė kur zoti Bėrxholi
    dhe Doka ishin nė Shkollėn e Lartė tė Karlsruhes ku po pėrpunoheshin tė dhėnat
    nga studentėt e po diēitalizoheshin ato.
    2. Nė atlas jepen kėto tė dhėna:
    a. Pakica kombėtare greke 66.000
    b. Pakica kombėtare maqedonase 8.000
    c. Asnjė e dhėnė pėr minoritetet etno-kulturore, term ky i pėrdorur nga zoti Doka
    3. Nė veprėn e zotit Bėrxholi, me logon e Akademisė sė Shkencave, ''Atlasi
    Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė, vepėr shkencore solide me interes
    teorik e praktik'', si pėr tė vėrtetuar qė kėto autokonsiderata apo autovlerėsime (mendja mė shkoi te skeēi brilant i Pėllumb Kullės dhe loja po kaq brilante e aktorit tė shquar, Fuat Boēi, ''Doni mė pėr Belulin'', qė nuk i luan as topi, jepen kėto shifra:
    a. Minoriteti grek 65.865
    b. Minoriteti i mirėfilltė maqedonas (e kemi nėnvizuar kėtė term tė zotit Bėrxholi, sepse, sipas tij, duhet tė ketė edhe minorite tė gėnjeshtėr maqedonas, e kėtė zbulim, zoti Bėrxholi me bujari ia ofron studiuesve tė botės si zbulim teorik) 5.000, f. 39. Ndėrsa nė fq.40 zoti Bėrxholi jep edhe numrin e mundshėm tė maqedonasve, 14. 723. Ju lutem pėrsėri tė nderuar dėgjues apo lexues, nėnvizimi ėshtė imi, pėr tė bėrė tė qartė se ndėrsa nė njė faqe mė parė shkruhej minoritet i mirėfilltė, tani thuhet minoritet i besueshėm. Dhe thuaj
    pastaj se nuk kemi tė bėjmė mė njė studim shkencor solid!
    c. Pėr etninė etno-kulturore arumune (term i pėrdorur nga botuesit e atlasit)
    jepet shifra 139.065
    d. Pėr etninė etno-kulturore rome (term i pėrdorur nga autorėt) jepet shifra 109.036.
    Pėr tė parė papėrgjegjshmėrinė totale shkencore tė autorėve tė veprės solide, atlasi do tė
    vlente referim te katėr variantet pėr shifrat e pakicės kombėtare maqedonase:
    1. Nė tekstin e shkollės sė mesme tė profilizuar (botimi shtator - tetor 2002)
    nuk ka asnjė shifėr .
    2 . Nė “Atlasin Gjeografik tė Popullsisė sė Shqipėrsisė” (botim i vitit 2003) jepet
    shifra 8.000
    3. Nė veprėn shkencore nėn logon e Akademisė sė Shkencave jepen dy shifra:
    5.000 pakica minoritare e mirėfilltė (fq. 39) dhe 14.723 numri i mundshėm i
    pakcės kombėtare maqedonase (fq.40).
    Ju tė nderuar pjesėmarrės mund tė gjykoni vetė pėr soliditetin e kompetencėn shkencore,
    interesin teorik e aplikativ tė punės sė autorėve tė “Atlasit Gjeografik tė Popullsisė sė
    Shqipėrsisė” tė zotėrinjve Bėrxholi, Doka dhe Asche.
    Pėr ta mbyllur kėtė aspekt tė diskutimit po nėnvizoj faktin se nė botimin e
    Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut jepen pėrcaktime e shifra krejt tė tjera nė
    relacionin shpjegues (fq. 149 -150)
    Gjithsesi, me interes ėshtė edhe numri qė jepet pėr minoritetin etno-kulturor tė romėve
    (term ky i pėrdorur nga autorėt e atlasit)
    1980 62.000 nga dokumentet franceze, bazuar nė burime angleze
    1995 90.000 -100.000 nga Grupi Ndėrkombėtar i tė Drejtave tė Minoriteteve.
    1995 120.000 nga Unversiteti i Marylandit (SHBA)
    1930 20.000, sipas regjistrit zyrtar.
    E kėtu mund tė shtonim edhe autorė tė tjerė tė huaj, qė duke iu referuar njėri-tjetrit, qė
    mė shumė ngjan me lojėn e kungulleshkave, por jo burimeve tė licencuara, kėta autorė
    me botimin e tyre solid vetėm sa i shtojnė pėshtjellim e mjegull kėtij problemi, por
    kėsaj radhe, duke pasur tagrin e ''studiuesit'' shqiptar .

    Siē shihet, me pėrjashtim tė tė dhėnave tė vitit 1930, qė bazohen nė njė dokument
    zyrtar, tė gjitha tė dhėnat e tjera janė mė tepėr hamendėsi sesa tė dhėna tė certifikuara
    nga organe tė specializuara. Dhe kur kėto tė dhėna tė hamendėsuara vendosen nė njė atlas,
    i cili siē dihet, duhet tė bėjė paraqitjen hartografike tė tė dhėnave absolute pėr hapėsira
    gjeografike rigorozisht tė pėrcaktuara, kuptohet lehtė spekulimi me shifrat.
    Nė pėrfundim dua tė theksoj se ''Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė'', duke qenė i vetmi (tė paktėn deri tani), por edhe i pari (fatkeqėsisht) i realizuar deri tani, pėrfaqėson
    modelin se si nuk duhet realizuar njė vepėr e tillė me pretendime jo tė vogla shkencore.
    Atlasi pėrfaqėson modelin e njė pune aspak shkencore nė pėrzgjedhjen dhe
    cilėsinė e materialeve statistikore. Ai pėrfaqėson njė eklektizėm konceptesh,
    duke pėrfaqėsuar risinė mė rudimentare tė njė pune shkencore.
    Nė kėtė mėnyrė atlasi jo vetėm nuk mund tė pėrfaqėsojė njė element dinamik
    e cilėsor, por ai, nė formėn e vet, paraqet modelin e njė pėshtjellimi idesh,
    konceptesh e praktikash qė ēon nė ēedukimin e nxėnėsve dhe nė kompromentimin e politikave apo strategjive tė zhvillimit politiko-shoqėror tė vendit, nėse do tė mbėshtetem tek ai.
    Kėsisoj, ky atlas pėrfaqėson enciklopedinė e inkom etencės shkencore tė
    trajtimit tė evolucionit tė proceseve demografike e atyre tė popullsisė tė vendit
    tonė pėr intervalet kohore qė ai pretendon se analizon (1923 - 2001).
    “Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė “ ėshtė modeli mė i keq i
    bashkėpunimit ndėrkombėtar, duke kompromentuar kėshtu rėndė emrin e
    Akademisė sė Shkencave, Qendrės sė Studimeve Gjeografike, Universitetit tė
    Tiranės (Departamentit tė Gjeografisė), Universitetit tė Prishtinės
    (Departamentit tė Gjeografisė) dhe partnerėve gjermanė.
    Sė fundi, “Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė” nuk pėrfaqėson kurrsesi njė dokument shkencor. Pėr mė tepėr, ai deformon rėndė konceptin e kohės dhe hapėsirės nė pėrmbajtjen e vet gjeografike.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Alarmi i Mithat Frashėrit: Grekėt nuk duan autoqefalinė e kishės


    Nga Athina, nė datė 7 nėntor 1925 Mithat Frashėri jep njė informacion tė detajuar lidhur rreth bisedimeve tė tij me autoritete tė larta tė shtetit grek, pikėpamjet e tyre tė gabuara pėr ortodhoksėt shqiptarė, numrin dhe karakterin etnik, ēėshtjen e shtimit tė shkollave greke pėr minoritetin, kundėrshtitė pėr autoqefalinė e kishės shqiptare.

    “Z.Ministėr! Si vazhdim ne telegrafi im i 4 Ct, relatif me konvensionin pėr nėnshtetėsinė dhe tendenca qė ēfaqetė nė Ministri Helenike pėr tė bashkuarė kėtė ēėshtje me atė tė shkollavet greke:
    Mė 3 Ct, vajēė ne Drejtori Gjeneral tė kuvendonj se amiral Haxhi Qiriakoja si axhami dhe provizor nukė mirretė me punėt e zyravet. Kisha njė tok sende pėr t i thėnė, midis tė tjerave ajo e Maxhar Dinos, e pesė fėmijėvet shqiptarė nė Konicė qė (veē shtėpivet) u kanė marrė dhe drithėt e arėsė. Pėr Maxharin mė dha fjalė se tė nesėrmen do ta thėresė vetė ta pyesė dhe tė kupėtojė punėn. Edhe me tė vėrtet kėshtu bėri. Qė me 4 Ct, Maxhar Dinoja u la i lirė nė Athinė duke u detyruarė qė tė paraqitetė ēdo ditė nė polici. Pėr Koniciotėt mė dha fjalė se do tė shkrojė nė Konicė. Pėr punėn e konvensionit mė tha se do jipetė njė afat i ri, po shtoj, edhe Shqipėrija nukė mban zotimet e saj, dhe duke thirurė Z.Kolokotroni ēeli ēėshtjen e shkollavet greke. I thashė se po bisedonj jo zyrtarisht, me qenė se nuk kam no njė autorizim, as qė Qeverija ime mė ka bėrė no njė komunikim gjer mė sot.
    Kupėtova se:
    1. Greqija beson qė nė Shqipėri ka dyqind e tridhjetė mijė ortodoksė-grekėr, prej tė cilėve vetėm 300 janė shqipėtarė, qė duanė Shqipėnė; tė tjerėt janė grekėr dhe duanė greqishtenė;
    2. Se kisha Shqipėtare duhet tė jetė autonome dhe jo autokefale;
    3. Se ortodoksėt shqipėtarė duanė mprojturė prej Greqisė;
    4. Se Z.Ahmet Zogu ka bėrė zotime pėr kėtė punė kur ishte nė Beligrad;
    5. Se tani duhetė qė edhe Shqipėrija tė bėjė njė marrėveshje, njė konvension pėr kėta sende me Greqinė.
    Me njė fjalė Zoti Ministrė, Greqija kėrkon tė lozė pėrkundrejt Shqipėrisė atė rol qė ka lojturė Rusi e Carėvet pėrkundrejt Tyrqisė sė Sulltanėvet. Refutova pretendimet e Ministrisė Greke, po, me qenė se ishte bėrė vonė, prėmė vajta dhe pashė Kolokotronin, nė zyrė tė ti. Biseduamė afėro njė orė e 15 minuta. I dhashė tė kupėtojė se ēėshtja e Minoritetevet, me qenė se kemi 20.000 grekofonė, nė Shqipėri nukė duhet tė pėrdoretė si veglė politike, se kėshtu ka qenė edhe teori e Greqisė (me anė tė delegatit tė saj Politis) nė Shoqėri tė Kombevet, mė 1924;
    Se, me ingjerencėn qė po bėn Greqija nė Shqipėri, po ēel udhėn pėr ingjerencėn sllave nė Maqedoni;
    Se, as nė Poloni s ka mė shkolla ruse, as nė Maqedoni shkolla bullgare, as nė Rumeli Orientale shkolla greke, as nė Rumani shkolla greke, as nė Ēekosllovaki shkolla gjermane pėr sllavėt;
    Se, Shqipėrija po mban me tė hollat e saja shkolla greqishte pėr grekofonėt, jo pėr hatėrin e Greqisė, po pėr hatėrin e Shoqėrisė sė Kombevet, me qenė se ēėshtja e Minoritetevet ka tė bėjė me S.d.N dhe jo me Greqinė;

    Se, Greqija duke u pėrzjerė me punėt e brendėshme tė Shqipėrisė, do tė bėhetė shkak qė tė ftohenė tė dy Shtetet dhe mbase Shqipėrija tė kėrkojė njė mik tjatrė;
    Se, Shqipėrija nukė do tė permetojė qė njė Shtet i huaj tė pėrzihetė nė punėt e saj tė brendshme;
    Se, Z.Ahmed Zogu, edhe nė ka bėrė no njė premtim si njeri privat nė Beligrad, ky premtim s ka tė bėjė me qeverinė Shqipėtare.
    Sa pėr kishėn, pėr tė cilėn Z.Kolokotroni thoshte qė ėshtė gati tė verė nė shėrbim tėnė ndėrhyrjen e tij, i thashė se Shqipėria ėshtė gati tė ēojė njė komision nė Patrikanė, ku Patriku tė vendosnjė se do ta njohė autokefale, gjė e cila duhet t i vijė mirė edhe Greqisė qė ėshtė shtet ortodoks, dhe jo tė jemi tė varurė nga patrikana e cila sot ėshtė nėnė influencėn tyrke me qenė se Patriku vetė dhe gjithė parėsi e Fanarit janė nėnėshtetas tyrq. Si mbarova kėto kuvendova, si pa dashurė, e suallmė fjalėn mbi situatėn e Shqipėtarėvet nė Greqi; mbi shtrėngimet qė vuajnė; mbi mėnyrėn me tė cilėn qeverija greke i ndalon qė tė rrojnė, ose i shtrėngon qė tė ikėnė; mbi programin sistematik qė ndiqetė nga ana e qeverisė qendrore greke pėr kėto sjellje, me gjithė deklaratat e bėra nė Lausanne dhe nė Genevė; mbi tė pėrzėnėt e 35.000 Shqipėtarėvet tė Kostur dhe Fllėrinės; qysh tani ata tė mjerė vijnė nė Shqipėri. Edhe konkludova: Padyshim gjėja mė e mirė pėr Shqipėrinė do tė jetė tė pėrzėrė ata tė 20.000 grekofonė qė janė nė Delvinė; po prapė Greqija do tė na ketė hua edhe nja 40.000 frymė tė tjera, me qenė se gjer mė tani, janė pėrzėrė me pahir, me dru dhe tė rahurė, mė teprė se 60.000 Shqipėtarė.
    Argumentet e mija e impresionuanė Z-in Kolokotroni. Po kėto fjalė dua qė t ja them sot ose nesrė, edhe Z-it Pangalos, edhe Z-it Kaftanxhogllu, edhe Ministrit tė ri qė u emėrua die. Sot ose nesrė do tė kem njė bisedim tė gjatė me zheneral Kondulin, mbi tė cilin do tė bėnj njė raport tė veēan. Ju lutem, passi tė studiohetė ky raporti im, tė mė rrėfehetė kthielltazi pikėpamja e Qeverisė sėnė. Ju lutem prapė tė mbahem nė kurent tė demarshevet, kėrkesavet dhe pretendimevet qė bėn Ministri grek, do verbalisht do me nota. Do tė qe fort nevojė qė tė mė komunikohenė mua kopiet e notavet ose teksti i bisedimevet.
    Pranoni, ju lutem, Zoti Ministrė, tė falat e mia me nderime”.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Si u grabitėn dhe dėnuan tė mėdhenjtė e Ēamėrisė nga shovinistėt grek



    Tensioni diplomatik mes Athinės dhe Tiranės ka vazhduar gjatė gjithė kohės qė Mithat Frashėri ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė shtetin Grek. Nė njė informacion tė vazhdueshėm mes Mit hat Frashėrit dhe Ministrisė sė Jashtme, qeveria shqiptare u vu nė dijeni regullisht pėr kushtet e rėnda nė tė cilėn ndodheshin tė burgosurit shqiptarė nė Greqi. Nė njė telegram Mit hat Frashėri shkruan se nga ana e autoriteteve greke janė tė dėnuar disa figura tė njohura tė popullsisė ēame. Por mendimi i ministrit Fuqiplotė ishte se qė tė nesėrmen e Luftės Ballkanike politika helnike u shfaq hapur pėr tė pėrndjekur dhe pėrzėnė elementėt myslimanė shqiptarė nga Epiri dhe Maqedonia. Po sipas tij pėr ortodoksėr Greqia kishte tendencė tė plotė qė t i cilėsonte ata si grekėr, meqėnėse, sipas mentalitetit helen, njė ortodoks nuk mund tė jetė gjė tjetėr veēse njė grek.Njė nga ēėshtjet me tė cilėn u pėrball kryediplomati shqiptar i Athinės, Mithat Frashėri, ishte ajo e pajisjes sė shqiptarėve qė jetonin nė shtetin fqinj me certefikata kombėtare, gjė qė padyshim deri nė ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Por Mithat Frashėri i ka relatuar me urgjencė Tiranės zyrtare pėr ta njohur me njė faktė tė ri qė bėhet i ditur nga qarqet e qeverisė greke, e pikėrisht me termi “origjinė albanaise”, ku qeveria greke kėrkon tė njohi si shqiptarė vetėm ata qė kanė lindur nė Shqipėri.
    Refuzimi pėr tė njohur nėnshtetėsisė shqiptare
    Mithat Frashėri ėshtė tepėr i bindur kur nė njė nga letrat e tij dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė thekson: “Qė kur se kam ardhurė si ministrė i Shqipėrisė kėtu nė Athinė, jam bindur qė qeverija greke ka dhe ndjek dy qėllime: Sė pari, tė pėrzėrė nga Greqija gjithė shqiptarėt sa janė, duke u grabitur pasurinė. Sė dyti, passi tė shpėtoj nga kjo barrė, tė siguroj helenizmėn dhe aneksionin e Korēės dhe tė Gjirokastrės. Gjithė punėt, veprimetė, aktetė e autoritetėvet greke prierin drejt kėtij qėllimi,ukė shoh as mė tė paktin pėrjashtim. Tė pėrzėnėt me dru tė 30.000 shqiptarėvet tė Kostur dhe Fllorinės; refuzimi i tė njohurit tė nėnshtetėsisė shqiptare; sjellja sistematike kundrė Ēamėvet tėrė kėto janė fakte tė kthiellta”.
    Zgjerohet aktiviteti i komitetetve tė Vorioepirit
    Tendencat e atyre qė pretendonin tė ashtėquajturin “vorioepir”, e kishin filluar aktivitetin e tyre fill pas Luftės sė Parė Botėrore, ndėrkohė qė nė vitet kur Mithat Frashėri shėrbente si Ministėr Fuqiplotė, aktiviteti i tyre ishte rritur ndjeshėm. Pėr kėtė qėllim Mithat Frashėri relaton: “Kam lajme si sillogėt Vorioipiriotė (kėtu nė Athinė, nė Selanik, nė Janinė, dhe gjetkė) kanė njė aktivitet tė math, me kolaborim tė ngushtė me Qeverinė Greke. Nga ana tjatrė ingjerenca e Greqisė nė ēėshtje tė ortodhoksėvet tė Shqipėrisė, dhe aktiviteti i komitetėvet tė quajturė Vorioipiriotė, janė tepėr bėrtitėse”.
    Shtypi ndėrkombėtar tėrheq vėmendjen
    Duke iu referuar shtypit tė huaj perendimor, Mithat Frashėri njofton Tiranėn zyrtare pėr rrezikun qė i kanoset jugut tė Shqipėrisė. “Ėshtė mjaft tė kėndojė njeriu shtypin grek, tė hedhė njė sy mbi botimet e tyre zyrtare nė gjuhė tė huaj, tė vėrejė aktivitetin e zhvilluarė nė Kongreset, nė Konferencat dhe sidomos nė S.d.N pėr tė kuptuarė se qysh Greqija ndjek qėllime nė Jugė tė Shqipėrisė”.
    Autoritetetet greke lejojnė grabitjen e pasurive
    Tiranė, 8 shtator 1925, ministri Fuqiplotė nė Athinė jep njė informacion pėr ministrinė e Punėve tė Brendėshme ku thuhet: “Zotit Ministrit tė P. tė Mbrendshme. Prapė kundra dekllaratėsė qė bėri Delegati Grek nė Lausanne Z.Caclamanos, nė janar 1922, u pėrzunė me pahir dhe me dru:
    *Tė tėrė Shqiptarėt e Prevezės.
    *Tė tėrė Shqiptarėt e Janinės.
    *Njė pjes e madhe e shqiptarėvet tė Konicesė.
    *Tė tėrė shqiptarėt e Pargėsė.
    *Njė shumicė shqiptarėsh tė vetė Ēamėrisė”.

    Refugjatėt grek nė shtėpitė e shqiptarėve
    Por grekėt nuk ndalen vetėm me pėrzėnien e shqiptarėve nga shtėpitė e tyre. Nė kėto banesa strehoen ata qė Mithat Frashėri i emėrton si “refugjatė grekė”. Duke u ndalur nė kėtė pikė, Ministri Fuqiplotė relaton pėr zyrtarėt e Tiranės.
    *Shqiptarėt mysliman nė Epir ose nė Maqedhoni s kanė tė drejtė as tė shesin as tė japin me qera as tė marrin tė hollat e pasunivet tė tyne.
    *As nji shtėpi s ka mbetur e lire: tekdo kanė kallur me pahir refugjatė, duke hedhurė rrugavet tė zotėrit e shtėpivet.
    Shumė shtėpi rrijnė tė zbrazura, dhe prapė refugjatėt grek qeverija i instalon nė shtėpit tė shqiptarėvet.
    *Refugjatėt me lejen e autoritetevet, grabisin pasuninė, kopshtet, ullinjtė, fiqtė, vneshtėt dhe drithėt e Shqiptarėvet.
    Drejtėsia greke e mbyllur pėr shqiptarėt
    Duke iu referuar shtatorit tė vitit 1925. Mithat Frashėri shkruan se: “Pasuni e grabiturė gjer mė sot me llogarinė mė tė poshtme arin vleftėn 2.700.000 napolona ari”. Po sipas relacionit tij “Dyert e drejtėsis janė tė mbyllura pėr Shqiptarėt, dhe ta rrahurėt, tė grabitunėt, tė burgosurėt, janė buka e pėrditėshme pėr ta. Kjo situatė tragjike ėshtė dėftyerė edhe nė raportat e Z.Carl Bratli, qė udhėtoj nė Ēamėri, nga ana e Shoqėnisė sė Kombevet. Qėllimi i kėtyne sjelljeve ėshtė qė tė shtrėngohenė Shqiptarėt tė ikinė nga Greqija, dhe tė grabitet e doravisht pasuni e tyre”.
    (vijon nesėr)


    REKOMANDIMET
    Ēduhet tė bėnte Shqipėria pėr tė ndaluar genocidin
    Gjatė njė relacioni pėr inistrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, dėrguar nga Athina mė 17 qershor 1925, Ministri Fuqiplotė mithat Frashėri shkruan: “Kam rekomanduar tė bėjmė dhe ne atė qė po na bėn Greqija pėr elementin Shqiptar-mysliman, domethėnė:
    1-Tė ndalojmė grekofonėt prej votimit legjislatif;
    2-Ti ndalojmė sė bleri dhe sė shituri pasununė tė pa tundurė;
    3-Tė mos lihet njė grekofon tė dalė jashtė Shqipėrisė;
    4-Tė shkruhetė pasuni e tundėshme e grekofonvet si bagėti; kafshė, drithė;
    5-Tė shkruhen shtėpitė e tyre;
    6-Tė rekizisionohenė shtėpit e tyre dhe tė instalohenė brėnda nė kėto shtėpi refugjatė ēamėr qė kanė ikur nga keqbėrjet e autoritetet lokale greke”.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Historia perseritet.....mos harroni

    Hrushovi e Venizelos flasin pėr Vorio-Epirin, nė dėm tė Shqipėrisė


    Nė dėshminė e tij Ramiz Alia flet gjatė pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik, pas prishjes sė miqėsisė me Jugosllavinė. Nė kėto kushte, Enver Hoxha merr disa takime tė njėpasnjėshme me Stalinin, por po nė kėtė kohė nė Tiranė ndodh njė incident. Shpėrthen njė bombė nė oborin e Ambasadės Sovjetike nė Tiranė, pėr tė cilėn Ramiz Alia aludon se duhet tė kishte dorė UDB-ja jugosllave. Njė gjė e tillė kaloi me burgosje dhe pushkatime, pikėrisht kur Ministria e Brendshme udhėhiqej nga Mehmet Shehu. Por interesante marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik bėhen mbas vdekjes sė Josif Stalinit dhe marrjes sė pushtetit nga Nikita Hrushovi. Fryma liberale, qė kėrkonte tė lanėonte udhėheqėsi i ri i vendit mė tė madh tė kampit socialist, u pėrēua edhe nė kryeqytetin shqiptar, madje nė Konferencėn e Tiranės tė vitit 1956 Enver Hoxha u kryqėzua keq, ku midis tė tjerash u pėrmend fort dhe kulti i individit. Mė pas, Ramiz Alia flet pėr bazėn ushtarako-detare tė Pashalimanit nė Vlorė, edhe pse Traktati i Varshavės e shihte kėtė si njė pikė dominuuese nė Mesdhe dhe jo si njė vend mbrojtjeje. Ai shpjegon se ku nisi zanafilla e problemeve mes Enver Hoxhės dhe Hrushovit, acarimi i mėtejshėm i tė cilave solli jo vetėm prishjen e miqėsisė me shtetin e madh, por dhe shkėputjen e marrėdhėnieve diplomatike pėr 30 vjet me radhė.

    Vitet, qė i paraprijnė “dimrit tė madh”
    Pėrsa i pėrket miqėsisė me Bashkimin Sovjetik duhen patur parasysh dy momente. Momenti i parė ėshtė ai i luftės. Nė kohėn e Luftės, Bashkimi Sovjetik zinte vend tė posaēėm pėr tė gjithė ne partizanėt shqiptarė, por jo vetėm pėr ne. Jo pėr arsye ideologjike, por kryesisht tė asaj qė Bashkimi Sovjetik printe nė luftėn kundėr Gjermanisė Naziste. Pra, nė popull kishte njė simpati tė veēantė pėr rusėt. Nuk mund tė them unė qė ai fshatari nė Skrapar kuptonte gjė nga ideologjia komuniste. S’e dija unė mirė e jo mė fshatari i zakonshėm. Tė mos harrojmė se pėr komunizmin nė atė kohė kanė ekzistuar rrėfime fantastike: thuhej se komunistėt marrin motrėn pėr grua, se tė gjithė hanė bukė nė njė kazan etj… Kėto rrėfime ishin prezente edhe nė Shqipėri.
    Shpėrthimi i bombės nė Ambasadėn Sovjetike
    Mė duket se kjo ndodhi nė shkurt tė vitit 1950. Nuk i di detajet e ngjarjes. Ministėr i Brendshėm nė atė kohė ishte Mehmet Shehu. Ėshtė folur se janė pushkatuar dhjetė vetė. Tashti vonė kam lexuar se pas kėsaj ngjarjeje janė arrestuar 22 veta, por nuk e di se a janė pushkatuar tė gjithė. Duhet tė keni parasysh se shpėrthimi i bombės ndodhi nė vitet pas prishjes sė jugosllavėve me sovjetikėt, prandaj ka mundėsi qė ky shpėrthim tė jetė inskenuar nga jugosllavėt, me qėllim qė tė acaroheshin marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik. Po flas pėr njė version tė mundshėm. Duke i marrė parasysh tė gjitha, nuk mund as se si tė justifikohet pushkatimi i njerėzve pa gjyq. Aq mė tepėr kur asnjėri prej tyre nuk kishte tė bėnte me kėtė ngjarje. Tashti vonė kam lexuar se veprėn e ka bėrė njė oficer, i cili mė vonė ėshtė arrestuar. Pėr personat e pushkatuar mund tė them se kėshtu rezulton sipas Gjykatės sė Lartė. Gjykata e Lartė i shpalli tė pafajshėm.
    Konferenca e Tiranės: Dy ditėt kritike tė Enver Hoxhės
    Nėse e shikojmė nė restrospektivė, Konferenca e Tiranės ka pasur dy aspekte. Aspekti i parė, nuk ka dyshim ėshtė ai i brendshėm. Nėn ndikimin e Kongresit XX, edhe nė Shqipėri ishte krijuar njė disponim, qė kėrkonte tė bėheshin ndryshime. Disponimi pėr ndryshime domethėnė i shtynė disa njerėz. Tė interesuar pėr ndryshime mė radikale nė kėtė kongres ishin Pajo Islami, Nijazi Jaho jurist, qė ishte sekretar Partie nė Tiranė, njė filozof qė quhej Peēo Fidhi etj. Ka qenė dhe Xhaferr Vokshi, po ky nuk kishte rol kryesor. Pra, kėta mendonin se duhen bėrė disa veprime nė Shqipėri nė frymėn e Kongresit XX. Kėtu synohej edhe kritika ndaj udhėheqėsve tė atėhershėm, e cila, sipas tyre, duhej tė ishte mė tolerante dhe mė e hapur. Por, nė kėtė konferencė, mplekset edhe faktori i jashtėm, qė ishte faktori jugosllav. Tė mos harrojmė qė te ne njerėzit shpeshherė, kur pėrmendet faktori jugosllav, mendojnė se kemi tė bėjmė me njė psikomani, me njė paranojė. Ėshtė e vėrtetė qė, nė njėfarė mėnyre, sidomos pėr Enver Hoxhėn, problemi jugosllav ishte njė lloj paranoje. Por, duhet ta themi objektivisht se Jugosllavia, edhe mė parė, edhe mė vonė, pėr mendimin tim, edhe sot ka gisht nė veprimet qė zhvillohen nė Shqipėri. Si, sa, nė ē’mėnyrė, unė nuk jam nė gjendje ta them. Nėse do t’i referohesha konferencės sė Tiranės, ishte fare evidente qė Ambasada Jugosllave nė Tiranė, (aty ishte dhe njė kosovar, njėfarė Rexhep Xhiha, i cili mė vonė u bė ambasador nė Turqi), ka qenė tepėr aktive pėrsa i pėrket kėsaj konference. Madje kanė bėrė edhe takime nė Ambasadėn Jugosllave, ku kanė qenė prezentė disa prej atyre qė diskutuan nė kėtė konferencė. Ta zėmė, ishte njėfarė Hulusi Spahiu etj. Tendenca jugosllave ishte qė, ashtu siē nė vendet e tjera tė ish-kampit, tė rehabilitoheshin ata qė ishin titistė. Nė Shqipėri duhej rehabilituar Koēi Xoxe. Natyrisht qė rehabilitimi i Koēi Xoxes kishte domethėnien e rrėzimit tė Enver Hoxhės. Prandaj konferenca e Tiranės duhet analizuar nė kėto dy aspekte. Ėshtė e vėrtetė qė konferenca nisi ndryshe e pėrfundoi ndryshe. Nė ditėn e parė kishte shumė pyetje sugjestive, nė tė cilat shfaqeshin edhe mendime kritike. U krijua njė atmosferė tepėr e rėndė. I deleguar nga udhėheqja e lartė ishte Beqir Balluku. Beqiri nuk ishte nė gjendje tė pėrgjigjej nė pyetjet tė cilat i parashtroheshin. Mė pastaj u njoftua Enveri, i cili gjendej nė Vlorė pėr pushime. Enveri erdhi nė konferencė dhe i pėrballoi kėto probleme. I mori njė nga njė pyetjet, qė kishin shtruar njerėzit, dhe u pėrgjigj duke atakuar pikėpamjet, tė cilat nuk pėrkonin me konceptet e atėhershme tė Partisė. Por, po e pėrsėris, qė aty pėr aty nuk pa patur arrestime. Mė vonė ka patur, pas konferencės. Mė duket se nuk ka patur shumė arrestime. Mė tepėr kishte internime. Ta zėmė, Nijazi Jaho e Peēo Fidhi u internuan. Edhe Xhaferr Vokshi u internua, mė duket nė Durrės.
    Baza ushtarake e Vlorės: Sovjetikėt kontrollojnė Mesdheun
    Unė nuk kam qenė ndonjėherė nė atė bazė, por vetė fakti qė nė Sazan-Vlorė ishin dhjetė nėndetėse, (tė mos harrojmė se atėherė nė pellgun e Mesdheut shtete shumė mė tė mėdha nuk kishin kaq nėndetėse), dėshmon se ka qenė njė bazė e madhe. Ishte evidente qė sovjetikėt kėtė bazė nuk e kishin pėr qėllime mbrojtėse, ta zėmė, pėr mbrojtjen e Shqipėrisė, por kjo ishte njė pikė pėr dominim nė Mesdhe. Kur erdhi Hrushovi nė Shqipėri nė vitin 1959 dhe pa Butrintin, tha se ai mund tė khthej nė njė bazė fantastike, me tė cilėn mund tė kontrollohej tėrė Mesdheu.
    Po tė lexoni me vėmendje fjalimet e Enver Hoxhės nė konferencėne 81 prative komuniste nė Moskė, vėrehen dy shkaqe tė prishjes: shkaku nacional dhe ai ideologjik. Mendimi im ka qenė dhe ėshtė se nė tė gjitha grindjet, divorcet, prishjet etj., me Jugosllavinė, Bashkimin Sovjetik dhe me Kinėn, ka predominuar aspekti nacional, i cili ishte i mpleksur edhe me spektin ideologjik. Ose, mė saktė, aspekti ideologjik ishte pėrbėrės i aspektit nacional. Kur ndodhi ndarja me jugosllavėt, pėrmendėm edhe mė parė ēėshtjen e unionit monetar, doganor, eksplotimit ekonomik etj. E njėjta gjė, flas pėr aspektin ekonomik, ishte prezente edhe nė rastin me sovjetikėt. Qėndrimi arrogant i specialistėve sovjetikė, ndėrhyrja e tyre nė punėt tona tė brendshme, ndihmat e pakta qė na jepeshin, pastaj bisedimet e Hrushovit me Titon, llogaritjet e tij me grekėt… Hrushovi bisedonte me Venizelosin pėr ēėshtje tė Shqipėrisė, pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir, pa pyetur fare. Pra, kėto probleme kishin tė bėnin me lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė u ngjallėn problemet e para me sovjetikėt, aq mė tepėr kur Bashkimi Sovjetik atėherė ishte vendi i vetėm qė mund tė ndihmonte Shqipėrinė. Mė pastaj, dolėn prezent edhe aspektet ideologjike, tė cilat nisėn qė me qėndrimin me Stalinin. Shikoni, Shqipėria nuk kishte ndonjė hall tė madh pėr vetė personalitetin e Stalinit, por, qėndrimi i tij ishte i lidhur ngushtė me figurėn e Enver Hoxhės. Pra, atakimi i kultit tė Stalinit kishte domethėnien e atakimit tė kultit tė Enver Hoxhės. Aspekti ideologjik mori, si tė thuash, tė pėrpjetėn, veēanėrisht kur filluan mosmarrėveshjet kinezo-sovjetike. Pastaj, vajtja e Hrushovit me 1955 nė Jugosllavi ishte njė goditje e rėndė pėr Shqipėrinė. Hrushovi u kėrkoi falje jugosllavėve pėr tė gjitha ato qė ndodhėn pas vitit 1948. Por nuk u mor vesh nėse ai kėrkoi falje vetėm nė emėr tė vet apo edhe nė emėr tė tė gjitha shteteve tė kampit socialist. Madje Bulganini i tha Titos se ėshtė marksist-leninist i shquar. Pra, nė kėtė mėnyrė nisi konflikti me rusėt. Kjo u shoqėrua me pėrkrahjen e Kinės nė raportet ideologjike ndaj Bashkimit Sovjetik.
    (vijon nesėr)


    PAS KONGRESIT XX
    Enveri kritikoi kultin e Stalinit
    Nėse nuk gabohem, Enveri te Stalini ka qenė nė vitin 1947. Ky ishte takimi i tyre i parė. Kėtu ka qenė prezent edhe Koēi Xoxe. Pastaj vjen takimi nė vitin 1949. Kėtė herė Enveri vajti nė Moskė me ftesė tė Stalinit. Nė ato takime mendoj sė ėshtė folur pėr raportet politike dhe ekonomike tė dy shteteve. Po t’i referohem prapė Gjilasit, mė duket se herėn e parė kur ka shkuar Enveri nė Moskė, Stalini ka kėrkuar edhe mendimin e jugosllavėve pėr atė ēka pėrfaqėson nė tė vėrtetė ai. Ka qenė Rakoviqi ai qė ka dhėnė mendime se Enveri mund tė pritet dhe se Koēi Xoxe ėshtė njė burrė i mirė etj. T’u kthehemi bisedave tė Enverit me Stalinin. Pra, pikėsėpari, ėshtė biseduar pėr ndihmėn ekonomike qė i nevojitej Shqipėrisė. Me kėtė rast morėm kombinatin e tekstileve, tė sheqerit dhe atė tė drurit nė Elbasan etj. Nė bazė tė shėnimeve tė Enver Hoxhės, me Stalinin ėshtė diskutuar edhe ēėshtja nacionale. Problemi jugosllav ishte nė epiqendėr, ishte, si tė thuash, i tė dy palėve, dhe natyrisht, Enveri e ka ngritur edhe problemin e Kosovės. Stalini ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tė pėrgjithshme se Kosova duhet t’i pėrkasė Shqipėrisė etj. Pra, ishte njė pėrgjigje pa angazhim, tė cilėn kushdo mund ta thotė. Unė do thosha kėshtu. Duke qenė Stalini nė krye tė Bashkimit Sovjetik, tė gjitha tė mirat e mundshme i atribuoheshin atij. Por pėr figurėn e Stalinit mendimi im ėshtė qė tek ne krijimi i njė kulti tė adhurimit jokritik ėshtė krijuar pas vdekjes sė tij. Ėshtė koha kur Stalini nisi tė ankohej nė vetė Bashkimin Sovjetik, pas kongresit tė njėzetė tė PK tė BS-sė. Nė kėtė kongres ka marrė pjesė edhe Enveri. Kur ka ardhur nė Shqipėri, unė e kam dėgjuar nė nėj plenium tė Komitetit Qendror tė Rinisė. Koincidoi qė tamam nė kėtė plenium unė u largova nga rinia, pėr shkak se isha emėruar ministėr i Arsimit. Enveri nė kėtė plenium foli pėr kultin e Stalinit, pėr ngjarjet nė kongres dhe pėrgjithsisht pėr problemin e kultit. Edhe nė kongresin e tretė tė PPSH-sė ėshtė kritikuar kulti i individit. Enveri foli mė tepėr nė planin teorik. Pėrsa u pėrket gjėrave konkrete, pak a shumė perifrazoi atė qė ishte dėgjuar nė kongres, pa hyrė shumė nė detaje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ē’bisedoi Meta me tė dėrguarin e Papandreut

    Ahmeti nė letrėn drejtuar Papandreut: Shqiptarėt dhe grekėt janė popuj miq

    ...Kryeministri Meta sapo ishte kthyer nga Franca ku kishte marrė pjesė nė njė Akademi shkencore dhe ishte takuar me Ministrin e jashtėm francez Vedrine. Ministri fracez e kishte vlerėsuar shumė deklaratėn e qeverisė shqiptare lidhur me ngjarjet e ndodhura nė fshatin Tanushe nė Maqedoni. Mbasi njė qėndrimi prej dy ditėsh nė Tiranė, ai do tė shkonte pėrsėri nė Madrid nė njė takim pune me kryeministrin e atėhershėm tė Spanjės Aznar. Ishte njė turr lobingu politike qė Meta e kishte ndėrmarrė pėr integrimin e Shqipėrisė. I kisha kėrkuar qė nė Spanjė tė shkoja edhe unė pėr ta shoqėruar dhe kishte rėnė dakord qė tė isha pjesė e delegacionit.
    Darka nė “Rogner”
    Gjatė kohės qė po i raportoja lidhur me ecurinė e ngjarjeve nė maqedoni, i bie njė telefonatė. Pas telefonatės nė gjuhen anglisht, mė thotė duke ndėrprerė bisedėn se do jemi pėr darkė nė Hotel Rogner. Nga qė tė nesėrmen do niseshim nė Spanjė, darka m’u duk e ēuditshme dhe e pyeta se cili ishte qėllimi i saj. Me tha se do hamė darkė me kėshilltarin kryesore tė Jorgo Papandreut, Aleks Rondos, i cili ėshtė nisur tė vijė nė Tiranė me njė mesazh. Do jetė njė darkė pune dhe me kaq e mbylli bisedėn. Pėr Aleks Rondosin vetėm kisha dėgjuar se ishte nga mė tė besuarit e Papandreut. Isha pėrshendetur mė atė vetėm dy herė kalimthi. Herėn e parė nė Budapest nė prill 2000 kur kemi qenė me Nanon nė aktivitetin e Forumit pėr Problemet Etnike dhe herėn e dytė nė Athinė nė dhjetor 2000, kur isha me Metėn pėrsėri nė Forumin pėr marrėdhėniet Etnike tė Alen Kassof.
    U takuam nė darkė nė njė nga sallat e rezervuara tė Hotel Rogner. Ndodhej edhe kėshilltari diplomatik i Metės. Rondos u fut menjėherė nė temė. Ai i foli Metės pėr shqetėsimin e Greqisė lidhur me ngjarjet nė Maqedoni dhe veēanėrisht UĒK-nė e Ali Ahmetit. (Pavarsisht se Ahmeti akoma nuk kishte dalė hapur si pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė, Rondos e dinte kush ishte drejtuesi i saj. Ahmeti kėtė do ta bėnte nė mbremjen e 17 marsit 2001. Por kjo ėshtė temė tjetėr).
    Kėrkesat e Rondosit: UĒK tė mos prekė pronat e helenik Petrelium
    Nga ana e tij, Meta me shumė qetėsi i shpiegoi qėndrimin racional tė mbajtur nga qeveria shqiptare ndaj kėtyre ngjarjve dhe pritjen pozitive qė i ishte bėrė kėtij qėndrimi nga kancelaritė perėndimore. Pas kėtij shpiegimi, Rondos i foli mė hapur. Ai kėrkoi qė Meta tė shfrytėzonte gjithė ndikimin e tij nė radhėt e UĒK-sė dhe tė forcave politike nė Maqedoni qė vatrat e konfliktit tė mos preknin pronat e Helenic Petrolium dhe tė mos shtrihej konflikti nė kufirin greko-maqedonas. (Kishte disa muaj qė Meta e kishte kapėrcyer ftohtėsinė nė marrėdhėniet me Greqinė tė krijuar pas zgjedhjeve lokale tė tetorit 2000 nė Himarė). Pasi u mendua disa minuta, Meta kthehet nga unė dhe mė thote: “Mos hajde nesėr me mua nė Madrid, por shko nė Tetovė, na duhet t’i ndihmojmė”. “Por e bėjmė kėtė punė kur tė kthehemi nga Madridi” i thashė. “Jo, jo me tha me nxitim, nesėr, bile fol qė sonte me ata dhe thuaju tė mos na ngatėrrojnė. I kemi miqtė tanė”. Nuk e zgjata me bisedėn. Ndėrkaq Rondos shikonte nga ne, por ishte shumė pak i habitur. Mė vone mora vesh se ai i dinte lidhjet e mija me UĒK-nė. (Gjithmonė pranė Metės ka pasur njerėz qė Athinėn e kanė vėnė nė dijeni nė kohen e duhur pėr ngjarje tė rėndėsishme). Akoma nuk kishin mbritur nė Tiranė disa nga kryetarėt e partive politike shqiptare tė Maqedonisė dhe tė Kosovės. Ndėrsa erdhi para tyre, Aleks Rondos.
    Udhėtimi nė Maqedoni dhe biseda telefonike me Ali Ahmetin
    Tė nesėrmen, Meta u nis nė Madrid i shoqėruar nga keshilltari i tij diplomatik, ndėrsa unė nė Tetovė. Pėr tė qenė mė i sigurt, mora disa masa sigurimi pasi tė hyja nė teritorin e Maqedonisė. (Kishte filluar lufta dhe udhėtimi nėpėr Maqedoni kishte filluar tė bėhej i pasigurtė). I telefonova zėvendeskryetarit tė PDSH, Menduh Thaēi me tė cilin deri atėherė kishim vetėm njohje dhe respekt reciprok dhe i kėrkova qė tė mė dėrgonte njė makinė policie shoqėrimi.(PDSH ishte nė qeverinė e drejtuar nga Georgievski dhe zėvendėsministri i brendshėm ishte Refet Elmazi i PDSH, ndėrsa Ministre e brendshme ishte akoma Dosta Dimovska). Menduhi me gatishmėrinė e tij karakteristike me garantoi pėr masat e sigurimit dhe njėkohėsisht edhe pėr takimin me Arbėr Xhaferrin. Pasi kalova Qafėn e Thanės nė pjesėn e kufirit tė Maqedonisė, pavarėsisht tensionit qė vihej re pėr shkak tė konfliktit qė kishte filluar, nuk me penguan. I shoqėruar nga makina e policisė qė me kishte dėrguar Menduhi, mbėrrita i qetė nė Tetove. Kisha tre probleme pėr tė zgjidhur. E para duhej tė flisja me Abazin (Aliun) dhe ti thoshja qė tė kishte kujdes, por edhe tė ruhej nga provokimet, qė mund ti bėnte dikush dhe pastaj t’ia faturonin UĒK. E dyta duhej tė takohesha me drejtuesit me tė lartė tė PDSH dhe ti bindja tė vinin nė Tiranė nė takim me kryeministrin Meta. E treta me duhej tė takoja edhe udhėheqjen e PPD pėr t’u thėnė edhe atyre qė tė vinin nė Tiranė nė takim me Metėn. (Kishim dijeni pėr mosmarreveshjet midis dy partive politike shqiptare, por gjykova se situata e krijuar do ma bėnte mė tė lehtė. E fillova me tė parėn: Kujdes nė kufirin me Greqinė?
    Pas sistemimit nė njė hotel qė kishte pronar njė simpatizant tė PDSH, dola pėr njė shtetitje dhe nga celulari im mora nė telefon Abazin (Aliun). I thashė qė tė kishte kujdes lidhur me Greqinė, me investimet greke nė Maqedoni dhe mosshtrirjen e konfliktit nė kufirin greko-maqedonas. Njėkohėsisht i thashė qė tė merret masa edhe pėr provokacionet qė mund tė bėheshin nga shėrbimet sekrete tė disa vendeve tė rajonit. Nuk i thashė asgjė se cili e kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, por se ishin sugjerime nga ana ime. U kuptuam shumė shpejt me Abazin (Aliun). Dhe ai i mori shumė mirė masat.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    “Si e pėrballuam sulmin e ushtrisė greke”
    Dyluftimi me artilerinė e rėndė dhe pėrballimi i mėsymjes monarke nė vijėn e kufirit


    L.Veizi
    Thotė se muaji gusht i vitit 1949 i kujton njė ngjarje tė hidhur nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Madje, ai shprehet se nė njė kohė kur populli shqiptar i ishte pėrveshur punės pėr ndėrtimin e jetės sė re, forca tė shumta monarko-fashiste greke ndėrmorėn njė provokacion nė shkallė tė gjerė kundėr vendit tonė, kryesisht nė rrethin e Korēės e Gjirokastrės, ku me kėtė akt tė paskrupullt ata donin ta justifikonin nė sy tė opinionit botėror, me pretekstin e hakmarrjes pėr asgjesimin e forcave tė ushtrisė demokratike greke, qė rezistonin nė malet e Gramozit e tė Vicit. E sipas tij, qėllimi i tyre i djallėzuar ishte i dyfishtė: duke dashur tė pėrfitonin nga situata e turbullt e atyre viteve nė Ballkan, shpresonin tė realizonin, qoftė edhe pjesėrisht, ėndrrėn e vjetėr, aneksimin e tė ashtuquajturit Vorio-Epir.
    - Ishte njė provokacion apo njė sulm frontal?
    - Ngjarjet e gushtit 1949 vetėm emrin kishin provokacione, sepse nė tė vėrtetė pėrbėnin njė sulm tipik fashist me paramendime aneksioniste. Dueli midis baterisė sė artilerisė sė parė antitank 76 m/m ZIS (prodhim rus) kundėr grupit grek 55 m/m (prodhim amerikan) u shkaktoi humbje monarkėve. Nga bateria mbetėn dėshmorė Riza Hoti, qė ishte shėnjues, dhe Nikolla Naēi (minoritar), i cili ishte komandant toge. Kėto ngjarje janė pasqyruar me realizėm dhe nė gazetėn “L’humanite” nga gazetari frances i ndodhur nė front Pier Cuortade.
    - Nė ē’pozicion ju gjeti kjo ngjarje?
    - Nė vitin 1949 unė isha komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank. Ky grup, pas provokacionit grek u rrit e u bė regjiment. Fillimisht grupi e kishte vendin e dislokimit nė Zemlak tė rrethit tė Korēės. Pas formimit si regjiment artileria u zhvendos pėr nė Librazhd dhe mė pas u dislokua nė Mjekės tė Elbasanit
    - Ēfarė force kishte grupi nė fillimet e tij?
    - Kur u emėrova komandant i grupit tė artilerisė kundėrtank, sapo isha kthyer nga studimet nė Bashkimin Sovjetik. Nė tė njėjtėn kohė kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe ishin montuar 8 topat e kalibrit 76 mm ZIS (Zavod Imenji Stalin), qė pėrbėnin grupin e Zemlakut. Ky ishte dhe njė armatim i kohės, pasi atėherė njė pjesė e madhe e ushtrisė ishte me armė trofe. Nė tė njėjtėn kohė, po me teknologji ruse, ishte formuar edhe regjimenti i artilerisė 52 milimetra me qendėr nė Elbasan. Ndėrsa makinat qė tėrhiqnin topat ishin prodhim amerikan tip “Xhejms”, tė cilat mund tė ngjiteshin nė tė pėrpjeta tė theksuara sė bashku me ngarkesėn.
    - A kishit dijeni se ushtria greke mund tė sulmonte Shqipėrinė?
    - Dy muaj pėrpara se tė fillonin provokacionet, edhe sinjalet kishin ardhur deri te ne, ndaj edhe vigjilenca ishte rritur nė buzė tė kufirit. Por nga qershori grupi ynė, qė ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, mori urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm qė tė merrte pjesė nė paradėn ushtarake, qė do tė zhvillohej me rastin e 10 korikut, krijimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nė Labinot tė Elbasanit nė vitin 1943.
    - Grupi merrte urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm apo nga Divizioni?
    - Megjithėse ishim nė pėrbėrje tė Divizionit tė 8-tė, grupi i artilerisė kundėrtank cilėsohet si rezervė e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Megjithatė, detyrat luftarake merreshin nga komanda e Divizionit, komandant i tė cilit ishte nėnkolonel Petrit Dume.
    - Ju ishit i vetmi grup i dislokuar nė zonė?
    - Po me tė njėjtat pėrmasa, njė grup tė tillė kishte dhe Gjirokastra. Atje komandonte Lame Ēekani dhe grupi ishte nė pėrbėrje tė Divizionit tė 5-tė. Edhe ata ishin nė gatishmėri pėr tė njėjtėn gjė, edhe pse ushtria greke nuk arriti dot aq thellė sa tė vinte nė pėrdorim dhe njėsinė e Gjirokastrės.
    - Kur u nisėt pėr nė Tiranė?
    - Nė fillim tė korrikut ishim gati pėr tė shkuar te fusha e aviacionit nė Tiranė, ku po bėheshin pėrgatitjet pėr paradėn ushtarake. Duke qenė se rruga ishte e paasfaltuar, unė dhashė urdhėr qė “Xhejmsėt” tė mos i tėrhiqnin topat, po i ngarkova nė karroceritė e tyre pėr transport. Nė ato vite rrugė e asfaltuar ishte vetėm segmenti i Qafė-Kėrrabės deri nė Elbasan, ndėrsa pjesa tjetėr ishte vetėm zhavorr. Por rrotat e armatimit tė ri duhet tė mos konsumoheshin. E kėshtu zgjidhja u gjet.
    - Ndėrkohė kufiri vazhdonte tė ishte nė gatishmėri?
    - Natyrisht qė gatishmėria ishte e lartė. Por edhe parada duhej zhvilluar pėr tė treguar se Shqipėria e ēliruar kishte njė ushtri tė mirorganizuar dhe me armatime tė ndryshme. Por tėrheqja e grupit tė artilerisė kundėrtank patjetėr qė sillte dobėsimin e forcės luftarake nė kufi. Ndaj largimi ynė pėr nė Tiranė duhej bėrė nė fshehtėsi tė plotė, pasi grekėt nuk duhej tė merrnin vesh nė asnjė mėnyrė qė ky armatim po largohej nga venddislokimi.
    - Dhe si u organizuat?
    - Tė gjitha veprimet bėheshin natėn. Gjithēka ishte tepėr sekret. Edhe udhėtimi sėrish u bė natėn. Ditėn pushonim. I futnim makinat me topa tė ngarkuar nė vende tė sigurta larg syve tė njerėzve. Gjithashtu makinat ishin tė mbuluara me gjethe qė tė mos dalloheshin as nga aviacioni.
    - Kur mbėrritėt nė fushėn e aviacionit?
    - Nė fakt, nuk mbėrritėm. Kishim ndaluar nė Librazhd. Fare pranė vendqėndrimit tonė ishte njė garnizon ushtarak. Oficeri i rojės sė garnizonit erdhi te ne dhe kėrkoi komandantin e grupit. Kur u takuam, ai mė tha: “Komandanti i Pėrgjithshėm kėrkon tė bisedojė me ju nė telefon.” Shkuam nė vendkomandė.
    - Ēfarė ju tha Enver Hoxha?
    - Nuk u lidha dot me tė, por mė Shtabin e Pėrgjithshėm. Njė nga oficerėt madhorė mė dha porosinė e veēantė qė kishte lėnė Komandanti i Pėrgjithshėm. Ai mė tha: “Urdhri i komandantit tė Pėrgjithshėm ėshtė qė grupi i artilerisė kundėrtank tė kthehet nė venddislokim, tė zėrė pozicionet luftarake dhe tė jetė nė gatishmėri tė plotė. Hollėsitė e tjera do t’i merrni nga komandanti i Divizionit, nėnkolonel Petrit Dume.”
    - Petrit Dume ju priste nė Divizion?
    - Ato ditė nė Shkollėn e Bashkuar nė Tiranė po zhvillohej njė stėrvitje e madhe me komandantėt e tė gjithė divizioneve. Ajo quhet “stėrvitje shtabi”. Ishte i pranishėm gjithshtu edhe komandanti i Divizionit tė 8-tė, nėnkolonel Petrit Dume. Por duket se edhe ai e kishte lėnė pėrgjysmė stėrvitjen, pasi u paraqit shumė shpejt nė komandėn e Divizionit nė Korēė. Kur u takuam, Petrit Dume mė tha posaēėrisht: “Kemi udhėzim nga Komandanti i Pėrgjithshėm qė tė mos bėhemi nė asnjė rast sebep provokimi, pasi grekėt aq duan. Kėshtu dhe ē’nuk thonė pėr ne.”
    - Ishit nė gatishmėri deri ditėn e sulmit?
    - Gjatė gjithė muajit korrik ne bėmė stėrvitje. Pėrdornim njė poligon tė improvizuar nė Progėr. Bėnim qitje reale, ku njė makinė nė njė distancė tė konsiderueshme tėrhiqte njė tank gjithashtu tė improvizuar. Pėr tė mos lėnė vendin e dislokimit jashtė gatishmėrie, qitjen stėrvitore e bėnim me bateri, njė herė njėra dhe njė herė tjetra.
    - Ku mendohej se do tė sulmonin trupat greke?
    - Dihej se grekėt kishin afruar trupa tė shumta nė kufirin me Shqipėrinė. Ata donin qė me njė gur tė vrisnin dy zogj. Kėrkonin tė rrethonin forcat partizane greke duke u marrė krahėt nėpėrmjet teritorit shqiptar, si dhe donin tė vėrtetonin se si Shqipėria ndihmonte komunistėt grekė. Ndėrsa vendi ku mendohej mė i mundshėm pėr kalimin e tankeve tė ushtrisė greke, ishte midis malit tė Moraves dhe atij Ivan. Pėrveē pozicioneve tė para nė vijėn e kufirit, ne kishim pėrforcuar pozicionet e dyta, qė ishin nė Cangonj.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    SULMI: Grekėt marrin karakollin shqiptar

    Duke kujtuar sulmin e ushtrisė greke nė kufirin shqiptar, kolonel Xhafer Raēa rrėfen: “Mė 2 gusht 1949 trupat greke sulmuan nė Vidohohė, duke marrė nėn kontroll pikėn e kufirit. Nė luftimet e para u vranė mė shumė se 30 nga forcat e ushtrisė shqiptare. Nė orėn 02:00 tė natės sė datės 4 korrik, mė thėrret nė ēadrėn e shtabit, qė ishte montuar nė terren, nėnkolonel Petrit Dume, qė po kėshillohej me Riza Kodhelin (i cili, dhe pse nė pension, ishte paraqitur me uniformėn e kolonelit) dhe mė thotė: «Nesėr fillojmė mėsymjen, prandaj dua pėrgartitjen e artilerisė.» Mė tregoi ojektivat qė duheshin goditur, duke mė thėnė se predhat tona nuk duhej ta kalonin kufirin. «Karrakollin tonė e kanė marrė grekėt, ndaj duhet goditur, qoftė dhe duke e shkatėrruar», - vazhdoi nėnkolonel Dume. Por unė i shpjegova se sipas ligjeve tė artilerisė njė gje e tillė nuk mund tė ndodhte, pasi njė gabin me minus do tė godiste forcat tona, qė ishin shumė afėr, ndėrsa duhej llogaritur kostoja plus, qė do tė thoshte predha nė territorin grek. Tri orė mė vonė, pikėrisht mė 05:00 tė mėngjesit, dhashė urdhėr pėr qitje me artileri. Goditja e karakollit dhe e trupave greke, ngriti moralin e ushtarėve tanė, qė filluan tė thėrritnin: «Rroftė artileria!» Dashur pa dashur, predhat tona ranė nė thellėsi tė kufirit grek, edhe pse kishim urdhėr qė njė gjė e tillė tė mos ndodhte, pasi ne duhej tė ruanim vetėm integritetin tonė territorial. Luftimet vazhduan pėr 10 ditė rresht, derisa erdhi armėpushimi.” Kolonel Xhafer Raēa rrėfen se shumė nga ushtarėt grekė ranė rob nė duar tė shqiptarėve. Madje, njė pjesė e tyre u dorėzuan vetė. “Sė bashku me komisarin e grupit, i cili ishte nga Saranda dhe dinte greqisht, morėm nė pyetje njė student grek nga Athina. E pyetėm se me ēfarė motivi ishte nisur nė luftė. Por ai na u pėrgjigj se nuk kishte asnjė motiv pėrveē faktit se, nėse nuk pranonte tė rekrutohej, familja e tij do tė pėrfundonte nė ishujt e vdekjes, ndėrsa gjatė sulmit ai tregoi se nga pas kishin njerėz qė u drejtonin pistoletat dhe i detyronin tė hidheshin pėrpara.”E dimė qė ėshtė njė luftė e padrejtė, - u shpreh studenti, - por pėr kundėrshtimin mė tė vogėl kėrcėnohemi me pushkatim nga oficerėt tanė.”

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Masakra e Zervės terrorizon Ēamėrinė Masakra e Zervės terrorizon Ēamėrinė
    Kėrkesa e Ēamėriasė pėr zbatimin e Kushtetutės greke dhe dėmshpėrblimin pėr tė gjitha dėmet


    Historikisht, Epiri ėshtė njohur si njė trevė thjesht shqiptare, ose mė saktė si Shqipėria e Jugut. Kėtė pozicion ka pasur kjo trevė edhe gjatė periudhės sė Ali Pashė Tepelenės. Si edhe Ēamėrisė, Epirit e keqja i erdhi fill pas krijimit tė shtetit tė pavarur grek (1821-1831). Ēamėria nė vitin 1944-1945 pėsoi gjenocid tipik millosheviēian, Epiri pėsoi njė gjenocid mė tė moderuar. Pėr tė mbėshtetur kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendnim pėrzėnien e 35 mijė shqiptarėve epirotė (1923-1926) prej rrethinave tė Kosturit dhe tė Follorinės. Kjo popullsi edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetojė nė Turqi dhe nė Shqipėri. Natyrisht, Ēamėria ėshtė njė ndėr trevat mė luftarake tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė aspektin gjeografik bėn pjesė nė bregdetin jugperėndimor tė Epirit tė famshėm. Siē ėshtė e njohur nga tregimet e dijetarėve tė vjetėr helenė (Heredoti, Tuqiditi, Straboni etj.), Epiri ishte njė trevė qė, sipas tyre, banohej nga fiset barbare tė Thesprotėve (ēamėve tė sotėm), Kaonėve (lebėrit, himariotėt, gjirokastritėt) si dhe Mollosėve, tė cilėt banonin nė zonėn e Pėrmetit, Kolonjės, pas Malit tė Gramozit, Konicės, Janinės deri nė qytetin skajor tė Artės sė sotme. Gjithashtu, nė Epir jetonin edhe disa fise tė tjera mė tė vogla dhe tė parėndėsishme. Siē mėsohet prej tyre, pastaj edhe prej dijetarėve tė tjerė romakė, bizantinė, venedikas, osmanė etj., kėto fise nuk kanė pasur si gjuhė tė tyre greqishten e vjetėr, por njė gjuhė tjetėr, e cila nuk kuptohej prej helenėve. Kjo gjuhė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse gjuha iliro-epirote, ose mė saktė shqipja e sotme. Pėr tė vėrtetuar kėtė, tipike ėshtė thesprotishtja e vjetėr (ēamėrishtja), qė edhe sot e kėsaj dite flitet jo vetėm nga ēamėt myslimanė, qė u pėrzunė me gjenocid nga famėkeqi Napolon Zerva, i cili mbėshtetej dhe financohej prej Athinės, por edhe prej ēamėve tė krishterė (ortodoksė), qė sot mbizotėrojnė nė mbi 70 pėr qind mbarė Ēamėrinė. Megjithatė, jo vetėm trojet dhe shtėpitė, por dhe varret e tė parėve janė ajo ēka kėrkon prej 60 vitesh popullsia ēame. Janė shtetas grekė dhe si tė tillė kėrkojnė atė ēfarė garanton Kushtetuta e kėtij vendi demokratik: tė drejtat e tyre baras me pjesėn tjetėr tė popullsisė. Por ėshtė pikėrisht njė hendek i ngritur nga vetė qeveritė greke ai qė ka privuar dhe vazhdon tė privojė popullsinė shqiptare tė ēamėve. Ndėrsa zėri i sė drejtės sė tyre tashmė ėshtė pėrballur nė dyert e Evropės. Pas vite pėrpjekjesh tė pashpresa populli ēam vazhdon tė insistojė pėr tė fituar tė drejtat e tij pėrtej kufijve shqiptarė; aty ku mbrohen tė drejtat e njeriut, nė Gjykatėn e Strasburgut. Pikėrisht kėtu ėshtė dorėzuar njė dosje, brenda sė cilės ka fakte e dokumente autentike, tė cilat hedhin dritė pėr tė shkuarėn e zezė tė Ēamėrisė dhe pėr realitetin po aq mohues tė ēamėve tė sotėm. Kėrkesat e ēamėve ndaj institucionit tė njohur tė sė drejtės nė Kontinentin Evropian (Gjykatės sė Strasburgut) janė tė qarta dhe nė pėrputhje me tė drejtat e garantuara nga konventat ndėrkombėtare. Ēamėt nuk kėrkojnė ndryshim kufijsh, por rikthim nė trojet e tė parėve, marrjen e shtetėsisė greke, dėmshpėrblim pėr tė gjitha dėmet qė shteti grek u ka shkaktuar atyre, e qė arrin shifrėn e 2 miliardė e 800 milionė dollarėve. Pėr pėrpilimin e kėsaj dosjeje ėshtė gėrmuar nė Arkivat e Shtetit Shqiptar (dokumente origjinale pėr ēamėt ka edhe Arkivi Grek i Gumenicės dhe Arkivi Turk). Ėshtė siguruar dokumentacioni pėr 25 mijė familje ēame. Tashmė nuk pėrbėn sekret se ēfarė pėrmban dosja “Ēame”. Ajo ėshtė e kompletuar me tė gjitha dokumentet (origjinale) e pronėsisė sė ēamėve, me deklarata personale pėr ata qė kanė humbur dokumentet. Nė dispozicion tė dosjes “Ēame” janė vėnė dhe pasaporta tė vjetra qė ata nuk i kanė dorėzuar deri dhe fatura para vitit 1945. Ēamėt pėr plotėsimin e kėsaj dosjeje kanė hapur dhe sėndukėt e vjetėr, ku kanė nxjerrė letėrkėmbimet me tė surgjynosurit e tyre nė burgjet e ishujve tė Egjeut. Pėrkrah kėtyre dokumenteve, ēamėt kanė renditur kėrkesat e tyre. Brenda logjikės sė kohės dhe ngjarjeve ēamėt kėrkojnė rikthim nė shtėpitė e tyre nė Ēamėri. Fitimin e nėnshtetėsisė greke, si dhe dėmshpėrblim pėr tė gjitha dėmet qė u ka shkaktuar shteti grek, pėrfshi dhe atė njerėzor. 4900 ēamė janė vrarė, therur e djegur barbarisht nga mercenarėt grekė tė kryesuar nga gjenerali Napolon Zerva. Koka tė prera, shtėpi tė shkrumbuara, fėmijė tė masakruar, vajza tė pėrdhunuara, qindra tė vdekur urie pėrrenjve e skėrkave gjatė rrugės sė kthimit pėr nė Shqipėri... Kėtė pamje ofroi historia e messhekullit tė shkuar.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Barat,
    shume mire bere qe i solle keto materiale.Te falenderohem sidomos per ato qe shtjellojne ngjarjet rreth drames Came dhe ngjarjet e vitit 1949!
    Per cenimin e kufirit shqiptar nga greket ne ato vite,kisha degjuar por shume pak.
    Per ngjarjet tjera te viteve te fundit kam lexuar,por ndonje detaj e paskam harruar.

    Nese ndonjerin e pengon sjellja ketu e ketyre fakteve te hidhura te historise se popullit tone me fqiun grek,ai le ta di: nje njeri qe nuk e di historine e mardhenjeve te shtetit te vet me fqinjet dhe nuk e di se si ia duan fqinjet popullit te tij, nuk mund te jet tjeter veqse i verber.
    Ne popullin tone ka ende si keta te fundit .

    Edhe nje here, faleminderit Barat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 13-03-2007 mė 16:45

  17. #17
    Kjo teme shume mire mund te konsultohet sebashku me nje tjeter teme qe do e gjeni ketu: Marrdheniet Greko-Shqiptare

    Temat plotesojne njera tjetren dhe informacioni eshte i bollshem. Barat te falenderoj edhe njehere per temen e hapur dhe materialin qe ke sjelle.

  18. #18
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Historia perseritet.....mos harroni

    Hrushovi e Venizelos flasin pėr Vorio-Epirin, nė dėm tė Shqipėrisė


    Qėndrimi arrogant i specialistėve sovjetikė, ndėrhyrja e tyre nė punėt tona tė brendshme, ndihmat e pakta qė na jepeshin, pastaj bisedimet e Hrushovit me Titon, llogaritjet e tij me grekėt… Hrushovi bisedonte me Venizelosin pėr ēėshtje tė Shqipėrisė, pėr tė ashtuquajturin Vorio-Epir, pa pyetur fare.

    Ore, Venizelosi, kryeminister i Greqise gjate Lufterave ballkanike dhe gjate mesluftes, ka vdekur ne vitin 1936, ndersa Hrushovi mori frenat e BS ne vitin 1953, pas vdekjes se Stalinit. Si bisedonin keta per Vorio-Epirin, me medium?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ore, Venizelosi, kryeminister i Greqise gjate Lufterave ballkanike dhe gjate mesluftes, ka vdekur ne vitin 1936, ndersa Hrushovi mori frenat e BS ne vitin 1953, pas vdekjes se Stalinit. Si dreqin bisedonin keta per Vorio-Epirin, me medium?
    Nuk behet fjale per kryeministrin grek Eleftherios Venizelos....sa Venizelo e Karamanlinj ka Greqia or mik....nuk mbarojne. Jane varg njeri me patriot se tjetri.
    Mos ki merak Damian se jane materiale te botuar edhe me pare nuk jane perkthime. Megjithate per ta bere te beueshem materialin po te jap nje pjesez ne anglisht dhe nje link ku mund te lexosh nje raport ne lidhje me Venizelon e gjalle jo babane e tij udherrefyes shpirteror Eleftherios Venizelos.

    The commentator attributed this course of events to the
    capitulationist policy of the Khrushchev group for closer relations with
    American "imperialism," and traced the line back to Adenauer's 1958
    visit to Moscow. The broadcast also noted that "the hopes of the
    West German revanchists were after all not entirely unfounded for
    they have a host of precedents which show the true face of Khrushchev."
    It then named the Hungarian revolution, Khrushchev's promises to
    Venizelos (in an interview given the Greek left-wing political leader
    in Moscow) "on the so-called autonomy of Southern Albania,
    " the
    withdrawal of rockets from Cuba, the moral and material support of Indian
    "aggression" against China, and the latest events in Laos and the
    Tonkin Gulf.


    U qartesove tani shoku?

    link:

    MUNICH, 14 September 1964 (Communist Area Analysis Department:
    Albania-lz)

    http://www.kampanyarchivum.hu/files/...3/2-2-110.html
    http://www.kampanyarchivum.hu/files/300/8/3/2-2-110.pdf

  20. #20
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    U qartesove tani shoku?
    Jo shoku, i ngaterruar ngela prape! E mendova se mund te behej fjale per te birin, Sofokliun, por ky Sofoja ka qene Minister i Jashtem dhe Kryeminister ne periudhen 1951-1954, dhe me vone Minister i Jashtem per 3 muaj nga Nentori i 1963-Shkurt 1964, cka nuk perkojne me periudhen e acarimit te marredhenieve Shqipei-Greqi.

    Nejse, mbase jam edhe gabim, varja...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •