Omonia dhe vizioni i saj nuk mund tė bashkėjetojnė me klanet
Nga Loreta Boti
Para disa ditėsh kryetari i organizatės Omonia, Jani Jani, pas njė mbledhjeje tė kryesisė sė organizatės, doli me njė deklaratė tė bujshme, ku thuhej se kryesia kishte marrė vendim qė t i kėrkonte qeverisė shqiptare qė tė niste procedurat pėr regjistrimin e e saktė dhe zyrtar tė minoritarėve, sipas parimit tė vetėdeklarimit tė pėrkatėsisė etnike. Jani Jani deklaroi se faktorė institucionalė janė duke bėrė pėrpjekje pėr tė reduktuar nė maksimum tė drejtat e minoriteteve dhe kryesisht ato tė minoritetit grek. Omonia bėn mirė qė thotė gjėra tė tilla, por ajo nuk i ka kartat nė rregull pėr tė folur kėshtu, pasi ėshtė klani qė e drejton atė sot, me nė krye Jani Janin, si qehajai i Vangjel Dules nė organizatė, qė ka reduktuar nė maksimum tė drejtat e grekėve anėtarė tė organizatės, duke mos zhvilluar sipas Statutit, kongresin e organizatės, i cili duhej tė ishte mbajtur maksimumi nė prill 2007. Pra, si kryesia, ashtu dhe kryetari i Omonia janė tanimė nė pozita antistatutore, prandaj nuk janė tė besueshėm kur ata qė shkelin tė drejtat e grekėve brenda organizatės, tė akuzojnė, siē bėri Jani Jani nė deklaratėn e tij, kur tha se faktorė institucionalė janė duke bėrė pėrpjekje pėr tė reduktuar nė maksimum tė drejtat e minoriteteve dhe kryesisht tė minoritetit grek. Problemi ėshtė se Omonia, e kontrolluar nga klani i Jani Janit, pėr llogari tė Vangjel Dules, ėshtė pjesė e faktorėve qė ka reduktuar nė maksimum tė drejtat e minoritetit grek, duke shkelur tė drejtat e grekėve.
Pra, del se tė drejtat e minoritetit grek shkelen nga Omonia me nė krye kėtė Janin nė katror. Klani i Jani Janit nė krye tė Omonia-s nuk e mbledh dot kongresin, apo konferencėn, se ai ėshtė krejt i shkėputur nga anėtarėsia e Omonia dhe nėse zhvillohen zgjedhje tė reja sipas Statutit, Jani Jani dhe njerėzit e tij, do tė marrin vetėm votat e atyre me tė cilėt kanė interesa abuzive nė biznes dhe qė kanė pėrfituar poste prej tyre. Nė bėhen zgjedhje tė ndershme, kryetari i sotėm i Omonia-s nuk do tė bėhej dot as kryetar i seksionit tė Omonia-s nė fshatin e tij.
Omonia sot, pėr faj tė njerėzve si Jani Jani, Spiro Peēi, Kostandina Bezhani, Kosta Barka si dhe para sė gjithash, pėr faj tė Vangjel Dules, qė qendron pas tyre, nuk i ka kredencialet pėr tė qenė interlokutore e minoritetit grek, si nė raport me institucionet shqiptare, ashtu dhe ato ndėrkombėtare. Paaftėsia e Omonia-s pėr tė zbatuar Statutin e saj, dhe krijimi i njė situate antistatutore brenda saj, ėshtė sot Thembra e Akilit e legjitimitetit tė pėrfaqėsimit tė minoritetit grek nė Shqipėri. Ėshtė e qartė se pėr njerėzit qė janė pėrgjegjės pėr kėtė krizė tė pėrfaqėsimit tė minoritetit grek nė Shqipėri, janė mė tė rėndėsishme interesat e tyre personale abuzive, klanore, se interesat e minoritetit grek nė Shqipėri. Pėr faj tė kėtyre njerėzve, sot kur minoriteti grek ka nevojė mė tepėr se kurrė pėr interlokutorė legjitimė, qė tė shprehin aspiratat e tij nė raport me institucionet shqiptare dhe ndėrkombėtare, njė klan uzurpatorėsh e kanė shndrruar organizatėn qė natyrshėm duhej tė kryente kėtė mision, Omonia-n, nė njė interlokutor ilegjitim.
Pėr tė kamufluar krizėn e legjitimitetit, krerėt e Omonia-s bėjnė herė pas here deklarata si kjo pėr regjistrimin e popullsisė sipas parimit etnik. Kjo ėshtė taktika e pėrhershme e njerėzve qė drejtojnė Omonia-n, tė cilėt lėshojnė tollumbace nė qiellin e politikės qė humbin pa lėnė gjurmė. Nėse Omonia e ka seriozisht kėrkesėn pėr regjistrimin e popullsisė sipas vetėdeklarimit, ajo nuk duhej tė ishte mjaftuar me deklarata tė tilla qė bėhen herė pas here, por duhet t u kishte kėrkuar deputetetėve minoritarė grekė tė PBDNJ, Vangjel Dules dhe Leonard Solisit, apo edhe deputetit tė pavarur Spiro Peēi qė ėshtė anėtar Omonia-s, qė tė kishin paraqitur nė parlament projekt-ligjin pėrkatės pėr regjistrimin e popullsisė, duke kėrkuar dhe votim nominal, dhe pastaj t i vinin partitė e mėdha nė situatėn kur duhej tė prononcoheshin zyrtarisht dhe publikisht nėse ishin pro apo kundėr zbatimit tė standardeve ndėrkombėtare nė Shqipėri. Omonia nuk mund tė thotė se PBDNJ ėshtė parti politike dhe nuk varet prej saj, se gjithė njerėzit e Omonia-s, ose mė saktė tė klanit qė kontrollon Omonia-n janė nė poste drejtuese nė PBDNJ, si dhe kanė marrė poste shtetėrore me propozimin e PBDNJ.
Tanimė ka ikur koha e fjalėve dhe ėshtė koha e veprave. Nėse Omonia kėrkon seriozisht njė regjistrim real tė minoritetit grek nė Shqipėri, ajo i ka tė gjitha mundėsitė ta ndėrmarrė atė si njė projekt tė sajin, pasi legjislacioni shqiptar shqiptar nuk e ndalon kėtė gjė. Omonia mund tė shkojė fshat nė fshat dhe qytet nė qytet dhe tė kėrkojė qė kush ėshtė grek tė vetėdeklarohet dhe pastaj nuk ėshtė problemi apo pėrgjegjėsia e Omonia se sa do tė dalė shifra, por e vullnetit tė deklaruesve. Pastaj shteti shqiptar le tė bėjė njė regjistrim zyrtar pėr ta pėrgėnjeshtruar apo konfirmuar shifrėn qė do tė dalė nga regjistrimi qė do tė bėjė Omonia.
Por klani i Omonia nuk e bėn dot kėtė se shteti shqiptar i ka nė dorė njerėzit e tij, pasi gjithmonė mund t u ndėrpresė bizneset e tyre abuzive, si dhe t i largojė nga postet fitimprurėse. Prandaj ata bėjnė gjėra tė tilla si deklarata e mėsipėrme, e cila jo rastėsisht u bė njė ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare nė Greqi. Klani Dule-Jani, duke menduar se mos ndrrohej partia nė pushtet nė Greqi, dhe ajo qė do tė vinte do tė dėgjonte kundėrshtarėt e klanit qė drejton Omonia-n, bėnė deklaratėn pėr tė thėnė se ne po punojmė pėr tė mirėn e helenizimit. Por ky ėshtė vetėm njė blof.
E Premte, 12 Tetor 2007-gazeta ndryshe
Krijoni Kontakt