Close
Faqja 22 prej 33 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 440 prej 646
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-03-2006
    Postime
    6
    gjithcka mund te ndoll ne Shqiperi.Hapen shkolla greke,kendohet himni grek shtrembrohet historia deri sa ndonje dit te na e cojne kufirin deri ne Lezh dhe askush nuk denoncon as nuk prononcohet madje.Ky esht shteti shqiptar.I kalbur deri ne palc pa autoritet pa nder.Ngjan me nje lavire qe zhgryhet per nje cent.I falen nje shkoll i moren erzin.Ish ministri esht aq i mir sa ne e votojm dhe te jeni te sigurt qe do e ri votojm.Dua te them qe te ham pak nga vetja o njerez.Nuk duhet te ham gjithnje ate ca na servirin perndryshe Luanin ta kemi prap dhe luani do gjithmon cop te majme dhe shpejt per ate cope s'esht cudi qe me oreksin qe ka te na hapi shkoll greke edhe ne Mirdit a ku di un.Derisa ne heshtim shteti hesht gjithmon grek,serb e ku di un do rrin kembe kryq dhe te hedhin shesh - besh ne shesh te flamurit.

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Iliri_1878
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    3
    1. Shqiptarėt janė i vetmi popull nė Evropė, ku nė vend se udhėheqėsit tė ia tregojnė popullit rrugėn, populli duhet tė ia tregoj rrugėn udhėheqėsve;

    2. I vetmi revolucion qė shqiptarėt kanė arrit nė kėto 17 vite ėshtė ai seksual;

    3. Intelektualėt shqiptarė janė turpi i popullit;

    4. Ta shohim botėn ashtu si ėshtė e jo si dėshirojmė dhe tė kuptojmė se bota udhėhiqet me teorinė e Darvinit;

    5. Nuk ekzistojnė kombe tė mėdha e tė vogla por ekzistojnė kombe tė organizuara e tė paorganizuara;

    6. Ribashkimin mund ta bėjnė vetėm individėt tė cilėt kanė cilėsi dhe vlera tė larta morale;

    7. Pėr ribashkim nuk ka nevojė tė reformohet i tėrė populli por vetėm ata tė cilėt merren me ēėshtjen e ribashkimit;

    8. Nuk ka ribashkim me rrugė paqėsore. Me paqe shqiptarėt mund tė shkojnė nė Romė, Stamboll, Jerusalem dhe Mekė e tė fotografohen;

    9. Ribashkim ka vetėm me forcė ushtarake. Me bėrjen e forcės shqiptarėt mund tė shkojnė nė Bruksel e NewYork e tė faktorizohen;

    10. Ēmimi i ribashkimit ėshtė mė i ulėt se i kolonizimit.

    Lexoheni artikullin e plote.
    http://lajme.dervina.com/?sherbimi=l...=7103-3609:270

    Vetem me nacionalisem dhe ribashkim do ti perballojme te gjithe armiqte tane shekullor.

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shkolla greke nė Korcė, Pollo: Do ushtrohet kontroll

    29/05/2007 - 13:55-ballkanweb

    • Fėmijėt e shkolles greke “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar.

    Ministria e Arsimit ka reaguar sot pas skandalit te botuar ne Gazeta Shqiptare per historine qe u mesohet nxenesve shqiptare te shkolles private greke Omiros ne Korce. Kreu i kesaj ministrie Genc Pollo ka urdheruar kryerjen e inspektimeve ne shkollen greke te Korces dhe nxjerrjen me pas te konkluzioneve per historine qe u mesohet femijeve shqiptare. “Nese ka probleme ne nje shkolle ne do bejme inspektimet perkatese dhe do te nxjerrim konkluzionet e duhura. Ne bejme inspektime per cdo rast, perfshi edhe kete” tha Pollo.
    (tani dy variante ka : ose ky eshte **** ose eshte komplet ****. Thote nese ka probleme????-Po c do me shume ky ti thone se edhe ministria ku punon eshte ndertuar nga greket?Keta jane copat e legenave dhe rruspi koke e kembe-BARAT)
    Gazeta Shqiptare publikoi sot pjese nga teksti i historise qe mesohet ne shkollen Omiros e cila ndryshon dukshem nga versioni qe mesohet ne shkollat e tjera te republikes. Sipas tekstit te historise ne shkollen greke Omiros, popullsia greke ne territoret qe iu dhane Shqiperise krijoi grupe te armatosura per te kundershtuar kete padrejtesi dhe per te siguruar pavaresine e tyre. Ne qytetin ku 120 vjet me pare u cel Mesonjetorja e pare shqipe, femijet shqiptare e nisin diten me himnin grek, me pershendetjen Kalimera dhe mesojne se si Shqiperia mori padrejtesisht tokat greke.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #424
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per ke e ke llafin, per Genc Pollon? Po zoti Pollo eshte zgjedhur ne cdo kabinet me urdher nga Athina. Cudi sa qenka cuditur!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #425
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Ministri aktual i arsimit ne Shqiperi

    Misteret e karrierės sė Genc Pollos nipit tė oficerit grek Take Pollo

    Saturday, 04 November 2006

    Nga Kastriot Myftaraj -

    Kur Genc Pollo hyri nė politikė me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri, nė dhjetor 1990, ai i kishte tė gjitha kredencialet pėr tė hyrė natyrshėm nė lidershipin e ri tė partisė sė majtė tė reformuar qė do tė dilte nga PPSH, ēka pas gjashtė muajsh do tė ishte PS.Genc Pollo i pėrkiste njė familjeje tė nomenklaturės komuniste tė kohės- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit tė Historisė, njė post shumė i rėndėsishėm ky nė hierarkinė akademike tė regjimit komunist, qė kishte obsesionin e manipulimit tė historisė, aq saktė tė pėrshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kėshtu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugė argjendi nė gojė) qė pėrdorej dikur pėr pinjollėt e familjeve aristokratike. Genc Pollos nė jetė nuk i mbetej veē tė shijonte tė mirat qė do t’ i jepnin me “lugėn e argjendtė“. I ati i tij, patriarku i historiografisė komuniste, Stefanaq Pollo, po i pėrgatiste njė karrierė nėn hijen e vet. Genc Pollo u diplomua nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1986 pėr histori, me njė specializim nė arkeologji. Me tė marrė diplomėn u emėrua nė sektorin e kėrkimit shkencor nė Akademinė e Shkencave, nė njė kohė qė bashkėstudentėt e vet merrnin emėrimin si mėsues historie. Pasi u end pėr dy vjet korridoreve tė Akademisė sė Shkencave pa u shquar pėr ndonjė gjė, nė vitin 1988 ai fitoi tė drejtėn pėr tė bėrė njė specializim dyvjeēar nė Universitetin e Vjenės, nė Austri. Izolimi nė atė kohė ishte pėr shqiptarėt e thjeshtė, tė cilėt duhet tė mbaheshin larg influencės sė dėmshme tė botės kapitaliste, ndėrsa njerėzit e nomenklaturės ishin tė privilegjuar nė kėtė pikė. Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitin 1990, Pollo u emėrua nė Institutin e Arkeologjisė nė Tiranė, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, pėr nga origjina familjare dhe privilegjet qė kishte pasur, i pėrkiste “establishmentit” komunist qė ishte i lidhur me PPSH-nė dhe qė me ndryshimet politike qė po ndodhnin nė Shqipėrinė e vitit 1990, duhej tė qe pjesė e atij grupimi intelektualėsh tė rinj qė do tė reformonin PPSH-nė duke e shndėrruar nė njė parti tė majtė tė llojit tė socialdemokracisė perėndimore. Nė kėtė rol do tė qe i natyrshėm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri. Pėrndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese pėr tė parėn parti opozitare qė u krijua nė Shqipėri nė dhjetor 1990, pra pėr PD-nė, qė Genc Pollo dhe tė tjerė si ai hynė nė lidershipin e kėsaj partie me krijimin e saj. Me kėta nuk dua tė them se komunistėt dhe bijtė e familjeve komuniste nuk duhej tė hynin nė lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme qė tė ēahej blloku monolit qė kėrkonte tė krijonte PPSH me 200 mijė anėtarėt dhe kandidatėt e partisė dhe njerėzit e familjeve tė tyre. Por, kėtu duheshin pėrjashtuar, nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzit qė u pėrkisnin 2-3 mijė familjeve tė lidhura ngushtė me PPSH-nė dhe qė pėrbėnin nomenklaturėn. Ardhja e njerėzve nga kėto familje nė lidershipin e PD-sė nuk kishte sens as edhe nga pikėpamja elektorale se kėta njerėz nuk mund ta bėnin shtresėn sė cilės i pėrkisnin qė votonte pėr PD-nė dhe koha e tregoi se nuk arritėn qė ta bėjnė dot kėtė gjė. Miranda Vickers, reportere pėr Shqipėrinė e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nė librin e saj “Shqipėria-nga anarkia te njė identitet ballkanik” e pėrshkruan kėshtu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njėrit nga nomenklatura e vjetėr, qė mė vonė u bė zėdhėnėsi kryesor i Berishės”. (Miranda Vickers: “Shqipėria- nga anarkia te njė identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranė 1998, f. 58) Hyrja nė lidershipin e PD-sė, qė me krijimin e kėsaj partie, e njerėzve si Genc Pollo mund tė shpjegohet vetėm me skemėn e regjimit komunist pėr tė kontrolluar partitė opozitare me anė tė njerėzve tė nomenklaturės. Kur nė 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismėtar prej 16 vetėsh i PD-sė, qė funksiononte edhe si forum drejtues i partisė, Genc Pollo nuk u pėrfshi atje me ndėrhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenė vetė pinjoll i njė familjeje tė nomenklaturės, kishte frikė se mos binte nė sy pėr keq qė nė lidershipin e partisė sė re kishte shumė njerėz tė nomenklaturės. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtė komisionit nismėtar tė PD-sė u emėrua zėdhėnės i partisė sė re, sė bashku me Preē Zogajn qė ishte anėtar i komisionit nismėtar. Pra ishte e qartė se njė dorė e fshehtė, donte qė ta mbante Genc Pollon, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nė lidershipin e partisė sė re. Se kush ishte kjo dorė, kjo u kuptua pas disa ditėsh nė janar 1991, kur gjatė vizitės sė kryeministrit grek Micotakis nė Tiranė, Genc Pollo u pėrfshi nė pėrfaqėsinė e PD-sė qė u takua me kryeministrin grek. Nė kėtė takim kryeministri grek dha tė kuptojė simpatinė e tij, nė rradhė tė parė pėr Gramoz Pashkon dhe pastaj pėr Genc Pollon, u pėrpoq tė joshte Azem Hajdarin qė ia prezantuan si lider tė lėvizjes studentore dhe kryetar tė pėrkohshėm tė partisė dhe e injoroi krejtėsisht Sali Berishėn, “ylli” i tė cilit ishte duke u ngjitur nė “qiellin” e politikės shqiptare ngase kishte qartas mbėshtetjen e amerikanėve pėr tė dalė nė krye tė partisė, ēka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti qė i bėnte “Zėri i Amerikės”. Sjellja e kryeministrit Micotakis nė rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin sė pari me atė se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga njė familje tradicionalisht shumė filogreke. Nė gazetėn “Tema”, tė Mero Bazes, nė 4 qershor 2000 (f. 12-13) ėshtė botuar njė dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente tė nxjerra nga arkivi i shtetit qė tregojnė se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenė oficer i ushtrisė vorio-epirote nė vitet 1914-1917, me gradėn kapiten. Nė kėtė dossier thuhet: "Take Pollo ėshtė njėri prej tri komandatėve tė andartėve grekė qė masakruan shqiptarėt nė Jug tė Shqipėrisė…Dėshmi mbi kėtė veprimtari dhe pėrplasjen e kapiten Pollos me ēetat patriotike tė Butkės janė ende tė freskėta edhe nė zonat e Jugut. Shtėpia e Pollos u dogj nė fshatin e tij tė lindjes nė Pėrmet, pikėrisht nga ēeta e Butkės nė shenjė hakmarrjeje ndaj udhėheqėsit tė ēetės andarte greke. Biografia e zezė e Take Pollos filloi tė pėrbėnte njė problem mė vete pėr tė birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes sė komunizmit nė Shqipėri. Take Pollo andarti qė ka rrafshuar 27 fshatra dhe qė akuzohet pėr vrasjen e sė paku 440 shqiptarėve nė zonėn e Lunxhėrisė, Hormovės, Leskovik dhe Ēarshovė…Tentativa pėr mbulimin e veprimtarisė sė Take Pollos janė bėrė edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytėzuar emrin e gazetės “55” si gazetė nacionaliste dhe sidomos duke pėrdorur miqėsinė me drejtorin e gazetės, arriti tė botojė nė atė gazetė njė shkrim tė montuar keq pėr veprimtarinė e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht qė nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapėlqyer i Athinės pėr tė qenė nė lidershipin e PD-sė. Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerėzve tė tjerė tė habitur tė PD-sė, vazhdoi tė tregonte historinė se si, nė vitin 1963, pak kohė pasi kishte lindur, gjyshja e kishte ēuar nė kishė gjoja fshehur prindėrve, siē bėhej nė atė kohė, pėr t’ u pagėzuar sipas ritit tė krishterė ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranės dhe Durrėsit, Paisi. Micotakis pėrfitoi nga rast dhe tha se tash qė ortodoksėt kanė mundėsi ta ushtrojnė lirisht fenė e vet, nė mėnyrė qė kjo tė realizohet duhet qė nė Shqipėri tė vijnė klerikė grekė, gjė tė cilėn e mbėshtetėn pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndėrsa tė tjerėt nuk dinin se ēfarė tė thoshin, pasi u zunė tė papėrgatitur pėr kėtė ēėshtje. Por, impakti kryesor nė PD i vizitės sė kryeministrit grek nė Tiranė qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks nė PD qė tė merrte kontrollin e partisė. Atėherė PD ishte nė prag tė konferencės konstituive qė do tė mbahej nė shkurt, ku do tė zgjidhej kryetari. Qė pas takimit tė lidershipit tė PD-sė me kryeministrin grek Micotakis nė PD filloi njė luftė e ashpėr pėr tė marrė kontrollin e partisė, mes dy klaneve, njėrit tė grumbulluar rreth Sali Berishės dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-nė kėtė tė fundit bėnte pjesė dhe Genc Pollo. Nė dinamikė tė kėtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, pėr t’ u bėrė kryetar i PD-sė. Qė nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, nė pozitėn e tij si zėdhėnės i PD-sė u bė praktikisht zėdhėnės personal i kandidatit pėr kryetar Gramoz Pashkos, duke bėrė nė tė njėjtėn kohė replika tė tėrthorta me deklaratat e kandidatit tjetėr pėr kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks nė PD tė merrte nėn kontroll partinė kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur njė kompromis SHBA-Greqi pėr politikėn shqiptare tė erės pluraliste sipas tė cilit amerikanėt do tė dominonin PD-nė dhe grekėt tė dominonin partinė e majtė qė po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-tė preferonin tė mbėshteteshin tek njerėzit me origjinė muslimane pėr tė krijuar lidershipin e PD-sė, kjo pėr shkak se muslimanėt qenė shumėsia e vendit dhe shumėsia absolute e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe troje tė tjerė nė Jugosllavi, ku SHBA-tė kishin interesa tė posaēme, qenė muslimanė. Nė anėn tjetėr, Greqia, synonte qė tė mbėshtetej tek kristianėt ortodoksė pėr lidershipin e PPSH (PS), pėr shkak se donte ta pėrdorte fenė e pėrbashkėt ortodokse me atė tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, si premisė pėr influencė politike dhe madje pėr asimilim etnik. Nė konferencėn konstituive tė PD-sė, nė shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bėnte pjesė edhe Genc Pollo, tentoi qė ta merrte nėn kontroll partinė, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anė tė njė manovre tė sofistikuar, sipas sė cilės nė votimin e parė pėr kryetar nuk do tė fitonte askush dhe nė votimin e dytė do tė fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi pėrgjysmė, pasi nė votimin e parė Berisha mori vetėm 9 nga 10 vota qė i duheshin nė komisionin drejtues prej 19 anėtarėsh. Por nė vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nėn kontroll partinė, kryesisht pėr shkak tė kundėrshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar qė Berisha tė zgjidhej kryetar me njė shumėsi votash tė dalė nga votimi nė kryesi, sipas statutit, por me njė konsensus tė grupeve rivale, ēka e bėnte pozitėn e tij tė cenueshme. Pas konferencės konstituive tė shkurtit 1991 Pollo mbeti pėrsėri nė njė pozitė evazive, me njė kėmbė brenda lidershipit dhe me njė kėmbė jashtė, duke qenė se nuk u zgjodh nė komisionin drejtues qė ishte njė lloj kryesie e partisė, por ruajti postin e zėdhėnėsit tė partisė. Nė zgjedhjet e para pluraliste, tė 31 marsit 1991, Pollo ishte njė nga tre kandidatėt e PD-sė pėr deputetė qė humbėn nė qytetin e Tiranės, nga 19 vetė qė PD kandidoi nė qytetin e Tiranės. Kjo humbje, qė duhet t’ i atribuohet mosbesimit tė elektoratit tė PD-sė pėr tė, si pinjoll i nomenklaturės, e dobėsoi pozitėn e Genc Pollos nė PD. Nė prag tė Kuvendit I tė PD-sė, qė u mbajt nė shtator 1991, klani kundėr Berishės nė lidershipin e PD-sė u riaktivizua duke planifikuar qė tė mbėshteste kandidaturėn e Neritan Cekės, pėr postin e kryetarit tė partisė, nė vend tė Berishės. Neritan Ceka si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė vazhdonte qė tė ishte shefi i Genc Pollos, qė vazhdonte tė ishte punonjės i kėtij Instituti. Kjo ishte njė arsye shtesė pėr tė cilėn Pollo ishte praktikisht pjesė e stafit tė Cekės, qė punonte pėr zgjedhjen e kėtij tė fundit nė postin e kryetarit tė partisė. Kjo gjė sigurisht qė e rriste distancėn mes Pollos dhe Berishės. Me disfatėn e Cekės nė Kuvend, ku u konfirmua Berisha nė postin e kryetarit tė PD-sė, u frenua dhe ngjitja e Pollos nė hierarkinė e PD-sė. Pollo u zgjodh anėtar i Kėshillit Drejtues (homolog i Kėshillit Kombėtar tė tashėm) tė PD-sė, por jo anėtar i kryesisė tė partisė. E megjithatė, Pollo vazhdoi tė mbante postin e zėdhėnėsit tė partisė. Duke mos qenė mes favoritėve tė Berishės, Pollo nuk u fut nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes nė kryesi, kjo e mbushi kupėn e zemėrimit tė Pollos pėr Berishėn, ēka bėri qė tė rebelohet nė shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishėn pėr “Oksidentofobi”. Rasti qė zgjodhi Genc Pollo pėr ta bėrė kėtė ishte sinjifikues pasi dėshmonte se ai kėrkonte tė fitonte kredit grek pėr ta pėrdorur nė politikėn shqiptare. Nė shkurt 1991, nė kulmin e debatit pėr ligjin e ri elektoral qė ia ndalonte organizatės politiko-kulturore tė minoritetit grek, “Omonia“-s, qė tė ishte njė subjekt elektoral, edhe pse kjo gjė u bė me votat e pėrbashkėta tė PS-sė qė kishte mazhorancėn parlamentare dhe tė PD-sė, Genc Pollo e ndjeu tė nevojshme tė bėnte njė distancim nė favor tė Greqisė. Nė njė intervistė qė i dha gazetės “Hapėsirė” tė Forumit Rinor tė PD-sė, nė numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral qė iu bė “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parė ndonjėherė qė valėt e oksidentofobisė qė e kanė qendrėn diku nga mesi i rreshtave tė majtė tė Kuvendit tė pėrfshijnė edhe rreshtat e djathtė”. Ėshtė e qartė se kjo ishte njė akuzė pėr kryetarin e PD-sė Berisha, qė nė kėtė rast kishte pėrgjegjėsinė pėr dominimin e krahut “oksidentofob” nė PD, pėrballė krahut oksidentofil, si kuintesencė e tė cilit na dilnin pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrsa si zėdhėnės i tė cilit nė kėtė rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob qė artikuloi Pollo, ishte ajo qė kėrkonte tė induktonte Greqia nė mendimin politik shqiptar dhe nė kancelaritė perėndimore: Nė Shqipėri Oksidentalizmi pėrfaqėsohet nga progrekėt, ndėrsa oksidentofobia nga antigrekėt. Duke qenė se nė kėtė aferė, si protagonist nė debatin nė parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur pėr proislamizėm, kjo u konvenonte grekėve dhe njerėzve tė tyre nė Shqipėri pėr t’ i dhėnė paradigmės edhe ngjyrimin fetar aq tė pėlqyer pėr ta, pra qė minoriteti grek i fesė ortodokse nė Shqipėri, qė kėrkonte tė ushtronte tė drejtat e veta, sipas modelit perėndimor, po persekutohej nga shqiptarėt muslimanė oksidentofobė. Kėshtu, konflikti mes oksidentofobėve dhe oksidentofilėve nė Shqipėri dilte si konflikt mes minoritarėve grekė dhe tė krishterėve ortodoksė nga njėra anė dhe muslimanėve, nė anėn tjetėr. Kėshtu ka tentuar ta paraqesė Greqia konfliktin politik nė Shqipėri qė nga ajo kohė dhe deri mė sot dhe Pollo u bė zėdhėnėsi i parė nė politikėn shqiptare i kėsaj paradigme politiko-kulturore, njė veprim i denjė ky pėr tė nipin e kapitenit tė andartėve grekė. Pra, nė kėtė aferė, Pollo u bė drejtpėrdrejt zėdhėnės i Greqisė nė politikėn shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenė se ishte dhe zėdhėnės i PD-sė, sigurisht qė u pėrdor nga grekėt nė kancelaritė ndėrkombėtare. Nė tė vėrtetė, e gjithė kjo ēėshtje u montua nga Greqia, si njė manovėr me tė cilėn me njė gur vrau dy zogj. Nga njėra anė ia arriti qė ta ndėrkombėtarizonte ēėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri, si njė ēėshtje tė dhunimit tė tė drejtave tė njeriut, edhe nė rrafsh politik, ndėrsa nė anėn tjetėr siguroi me krijimin e PBDNJ tė drejtėn e kandidimit nė zgjedhje nė tė gjithė vendin, ndėrsa “Omonia” e kishte tė kufizuar vetėm nė Dropull dhe Vurg.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 30-05-2007 mė 07:26
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Mbyllet pas 91 vitesh shkolla shqipe nė Boboshticė

    30/05/2007 - 09:20
    • Ajo ėshtė mbyllur sepse e ka filluar vitin e ri shkollor vetėm me 1 nxėnės nė klasėn e parė, i cili arsimohet nė shtėpinė e mėsueses sė fshatit.

    Shkollės 9 vjeēare tė fshatit Boboshticė qė ndodhet vetėm 5 kilometra larg qytetit tė Korēės i ėshtė vėnė dryni pas 91 vjetėsh funksionimi. Ajo ėshtė mbyllur sepse e ka filluar vitin e ri shkollor vetėm me 1 nxėnės nė klasėn e parė, i cili arsimohet nė shtėpinė e mėsueses sė fshatit. Shtatorin e vitit tė kaluar fėmijėt shqiptarė tė Boboshticės u rregjistruan e po vazhdojnė mėsimet nė shkollėn greke jopublike e pa pagesė “Omiros”. Prindėrit e tyre justifikohen duke thėnė se “preferojnė shkollėn greke nga ajo e fshatit sepse nė tė mėsimi zhvillohet nė mėnyrė mė profesionale dhe ambientet janė shumė luksoze”. Nė krahasim me shkollat publike shqiptare tė fshatrave pėrreth, ajo e Boboshticės duket se e ka paguar mė shtrenjtė hapjen e “Omiros”-it. Pasi nė ndryshim me tė, shkolla 9 vjeēare e Drenovės vijon t’i mbajė ende hapur dyert pėr fėmijėt shqiptarė megjithėse edhe nė kėtė tė fundit numri i nxėnėsve ėshtė ulur ndjeshėm nė dy vitet e fundit. Shkolla shqipe e Boboshticės ėshtė nga mė tė vjetrat nė Shqipėri, ajo ėshtė hapur nė vitin 1916 dhe nė atė kohė numėronte 35 nxėnės. Tre vite mė parė kjo shkollė e ciklit 9 vjeēar numėronte mbi 200 nxėnės, ndėrsa tashmė ajo ka mbetur vetėm me 1 nxėnės, ē’ka ka detyruar mbylljen e saj.
    Rikonstruksioni
    Rreth njė vit mė parė konsullata greke nė Korēė u premtoi banorėve tė Boboshticės njė investim pėr rikonstruksionin total tė shkollės sė fshatit. Fillimi i punimeve u bė me bujė dhe me njė ceremoni madhėshtore. U tha se shkolla do tė modernizohej fund e krye duke nisur nga pamja e jashtme e deri tek mjetet mėsimore. Por nuk ndodhi kėshtu pasi investimi i premtuar nuk u realizua kurrė. Pati vetėm njė rikonstruksion gjysmak tė katit tė parė tė ndėrtesės dhe kaq. Suvatimi nga jashtė si dhe lyerja e klasa nuk ėshtė bėrė. Dritaret dhe bankat e kalbura prej druri janė po ato. Mjediset e brendshme janė gjithė lagėshtirė, tė ftohta dhe pa asnjė sistem optimal ngrohjeje, pasi stufat e ndryshkura nuk kryejnė mė asnjė funksion dhe ndodh qė drutė e zjarrit tė mungojnė edhe nė mes tė dimrit. Ndėrsa kati i dytė i kėsaj shkolle ka mbetur karabina pas prishjes sė ambjenteve tė brendshme me qėllim rikonstruksioni. Kėto kushte skandaloze duket se kanė detyruar banorėt e Boboshticės, qė tė ēojnė fėmijėt e tyre nė shkollėn shkollėn greke “Omiros”, qė ėshtė ndėrtuar me investim tėrėsisht tė qeverisė greke. Mjafton jė sy i hedhur nga jashtė, pėr tė vėrtetuar se aty ėshtė investuar pa kursim. Godina rrezaton luks dhe brenda saj, ku ndodhen 15 klasa, nga tė cilėt vetėm njė pjesė e vogėl ka mbetur ende bosh. Duke filluar nga bankat, pėr tė vijuar me mjetet mėsimore e deri tek mjediset hidrosanitare gjithēka ėshtė moderne. Nė shkollė ėshtė instaluar njė sistem ngrohės pėr tė gjitha mjediset dhe fondet pėr vėnien e tij nė funksionim janė tė garantuara. Tė gjitha shėrbimet qė ofron kjo shkollė janė falas pėrveē njė shumė simbolike qė prindėrit paguajnė pėr trasportin e fėmijėve me autobus nga qyteti nė shkollė.
    Tedi Blushi-BALLKANWEB

  7. #427
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Misteret e karrierės sė Genc Pollos nipit tė oficerit grek Take Pollo
    Neper arkivat ushtarake greke nuk egziston asnje oficer me kete emer qe te kete marre pjese ne autonomine e 'Vorio Epirit'. Une i kam emrat e te gjithe pjesemareve (oficere, nenoficere e ushtare-vullnetare dhe kete emer nuk e kam gjetur). Ky eshte nje trillim qesharak i Kastriot Myftaraj dhe fatkeqsisht nuk eshte i vetmi.

  8. #428
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    NO COMENT-firme e organizates me antishqiptare ne Greqi

    Citim Postuar mė parė nga Drita
    Si perkthehet kjo firme Barat? Une mundem te lexoj vetem Alvanoi dhe Elas.
    Atje shkruan: 'Jashte shqiptaret', 'Agim i Arte', 'Greqi'.

    Kjo organizate perbehet nga koleget e BARAT-it ne Greqi. Pra njerez nacionaliste e raciste qe urrejne c'do emigrant. Problemi nuk jane vetem shqiptaret pasi kjo organizate sipas deshmise se nje ish anetari te saj ka patur kater shqiptare si pjesetare. Kjo do te thote se nacionalistet e racistet kane kudo te njejten fytyre (te qelbur).

  9. #429
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Natyrisht qe pas kuintave qendron gjithmone hija e lobit=shtet=kisha=organizata antshqiptare, grek. Ky lob eshte ai qe leviz fijet, ose me mire nepremjet tij leviz edhe politika greke. Greqia eshte nje shtet qe sponsorizon idene e vorioepirit dhe kerkon haptas pushtimin e territoreve te Shqiperise. Duke pare se me lufte eshte e pamundur, pasi hyjne ne loje dhe shtete te tjera dhe ka rrezik qe magalloideja te kthehet ne bumerang, greket kane vendosur te luajne karten e fryrjes artificiale te minoritetit duke pretenduar te drjejte kontrollin mbi jugun shqiptar.Shkrimi i meposhtem eshte vijimi i atij qe ka postuar Styx dhe tregon dallaveret qe u behen ne kurriz shqiptareve nga kuajt e trojes qe kemi ne pushtet-BARAT

    -------------------------------------------------------------------------------------

    Shkėlqimi dhe rėnia e Genc Pollos nė lidershipin demokrat

    Monday, 06 November 2006
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Me tė gjitha kėto Genc Pollo tashmė zinte vend nė “listėn e zezė” tė Berishės dhe nuk duhej pritur qė ai tė ishte ndėr njerėzit me tė cilėt Berisha do tė tregohej bujar nė ndarjen e tortės sė pushtetit, pasi PD fitoi zgjedhjet parlamentare tė marsit 1992.Por Berisha, nė kohėn qė u zgjodh President i Republikės, nė prill 1992, e ndjente se shpejt klani kundėrshtar nė PD do ta formalizonte ndarjen nga partia. Berisha e kuptonte se kėtė shizmė politikė do tė kėrkonin ta interpretonin edhe si njė konflikt mes tij si njė lider musliman dhe krahut tė krishterė ortodoks tė partisė, pasi tek rebelėt bėnin pjesė Gramoz Pashko, rivali i tij kryesor qė me krijimin e PD-sė dhe njerėz tė tjerė me profil tė lartė nė parti, qė ishin tė fesė ortodokse. Imazhi i kryeministrit tė krishterė ortodoks tė PD-sė, Aleksandėr Meksi, nuk mjaftonte pėr tė kundėrbalancuar kėtė lėvizje. Prandaj Berisha kėrkoi tė tėrhiqte nga krahu tjetėr Genc Pollon, duke i ofruar postin e kėshilltarit politik tė Presidentit. Sigurisht qė Berisha nuk i besonte Pollos si njeri dhe as aftėsive tė tij politike dhe intelektuale, kur ishte fjala pėr njė post tė tillė. Berisha as qė kishte ndėrmend qė t’ i jepte Pollos akses nė procesin e vendimmarrjes sė tij politike si President, duke u kėshilluar seriozisht me tė, edhe pse me gjasė kishte ndėrmend qė t’ i jepte iluzionin se Pollo kishte impakt nė vendimmarrjen presidenciale, duke bėrė me tė biseda, qė dukej se kishin si tė vetmin qėllim qė tė kėnaqnin egon e Pollos. Ata qė filluan ta quajnė Pollon, pasi u bė kėshilltar politik i Presidentit Berisha si “Sofokli Lazri“ i Berishės, duke bėrė analogji me rolin qė Sofokli Lazri kishte tek Ramiz Alia, e kanė gabim. Sė pari se Pollo nuk e kishte kapacitetin e Sofokli Lazrti dhe sė dyti se Berishės nuk i ka pėlqyer kurrė qė politikanė tė rinj ambiciozė tė bėjnė rolin e interlokutorit mes tij dhe kancelarive tė huaja dhe kjo pėr arsye qė kuptohen. Por, Berisha duket se shkonte me mendjen qė ta pėrdorte Pollon si njė figurė dekorative pėr tė ulur disi pakėnaqėsitė e Greqisė dhe tė ortodoksėve nė PD pėr ndarjen qė po ndodhte nė parti me largimin e pritshėm tė krahut tė Pashkos. Sigurisht qė Greqisė dhe klanit kundėrshtar tė Berishės nė PD u ka pėlqyer qė ta kenė njė njeriun e tyre pranė Presidentit Berisha dhe pėr kėtė e kanė nxitur Pollon qė ta pranojė ofertėn e Berishės. Gjatė mandatit tė parė tė PD-sė nė pushtet, nė vitet 1992-1996, Pollo parapėlqeu mos tė kishte njė profil tė lartė publik, duke qendruar i tėrhequr nė hije, nė Presidencė. Edhe pse gjatė kohės qė Pollo ishte nė postin e kėshilltarit politik tė Presidentit pati shumė kriza, nė tė cilat qe drejtpėrdrejt i involvuar Presidenti Berisha si njeriu mė i pushtetshėm nė vend, duke filluar qė nga kriza nė marrėdhėniet shqiptaro-greke, e krijuar me dėbimin e njė prifti grek nė 1993 dhe me arrestimin e pesė aktivistėve tė Omonia-s njė vit mė pas, ēėshtja e projekt-kushtetutės etj., Pollo asnjėherė nuk doli nė media pėr tė marrė pjesė nė debatin mbi kėto, nė mbėshtetje tė Presidentit Berisha. Pollo qėndroi larg edhe debatit nė PD, ku Presidenti Berisha mori vetė pėrsipėr tė bėnte rotagonistin nė konfliktin me mocionistėt nė verėn e vitit 1992 dhe me Eduard Selamin nė fillim tė vitit 1995. Pozicioni i tėrhequr i kėshilltarit politik tė Berishės bėnte kontrast tė madh me pozicionin shumė aktiv tė Presidentit Berisha, si nė shtet ashtu dhe nė parti, ku Berisha vazhdonte tė qe pjesė e lidershipit edhe formalisht, duke qenė anėtar i kryesisė sė PD-sė. Praktikisht Pollo ishte duke e kryer detyrėn e vet si kėshilltar pranė njė Presidenti honorifik dhe jo pranė njė Presidenti tė fuqishėm dhe kjo mund tė interpretohej edhe si njė distancim i heshtur nga modeli i Presidencės shumė tė angazhuar politik qė ndiqte shefi i tij, Berisha. Nė rast se do tė ishte vėrtet kėshtu, atėherė ky do tė ishte njė virtyt politik i Pollos. Por, Pollo tregoi se ishte shumė i prekshėm nga vesi kryesor politik i Berishės, zgjerimi i sferės sė pushtetit presidencial, kur kjo gjė ishte nė interesin e vetė Pollos. Pollo tregoi se dinte ta pėrdorte postin e vet nė Presidencė pėr tė hyrė nė ato organizma prania nė tė cilat mendonte se i shėrbente karrierės sė vet tė ardhme si politikan, duke i siguruar kontakte dhe duke i pasuruar CV. Nė vitin 1993 ai u bė anėtar themelues i Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut, si dhe u zgjodh nėnkryetar i kėsaj shoqate, ku kryetar ishte Alfred Moisiu. Nė kėtė cilėsi Genc Pollo ka pėrfituar shumė herė nga bujaria e bosit tė firmės piramidale mashtruese VEFA, Vehbi Alimuēa, i cili qe pranuar nė kryesinė e Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut vetėm qė tė paguante faturat e hoteleve dhe restoranteve luksoze tė krerėve tė shoqatės gjatė udhėtimeve tė tyre jashtė vendit. Nė zgjedhjet e 26 majit 1996 Pollo doli nga hija e Presidencės, duke u bėrė kandidat pėr deputet i PD-sė nė vendin e tij tė origjinės, nė Pėrmet. Pse Pollo hyri nė kėtė aventurė politike kur qė para zgjedhjeve ishte bėrė e qartė se Presidenti Berisha dhe PD-ja, qė tashmė gjendeshin nė konflikt me SHBA-tė, po shkonin drejt njė fitoreje tė dyshimtė dhe tė kontestuar ndėrkombėtarisht? Pėr kėtė Pollon e shtynte interesi pėr t’ u bėrė deputet, pėr herė tė parė nė karrierėn e tij politike. Pollo kishte qė nga viti 1991 qė po sillej rreth parlamentit si “zog skifteri”, siē thotė ajo kėnga e Shqipėrisė sė Mesme. Nė 1991 ai nuk arriti tė fitonte nė Tiranė, nė 1992 u mėnjanua nga lista e kandidatėve prej Berishės, ndėrsa nė 1996 ai po kandidonte me mbėshtetjen e Berishės, ēka dėshmon pėr amoralitetin e tij politik. Nė 26 maj Pollo fitoi nė Pėrmet dhe u bė pėr herė tė parė deputet. Nė rast se zgjedhjet e 26 majit 1996 qenė tė manipuluara, sigurisht qė ato nuk u manipuluan gjithandej, por vetėm nė vendet ku PD nuk mund tė fitonte. Nė kėtė sens, njė nga vendet ku u manipuluan mė sė shumti ato qe Pėrmeti. Pėr kėtė mjaft tė thuhet se nė tre palė zgjedhjet parlamentare qė janė zhvilluar nė Shqipėri pas vitit 1996, duke pėrfshirė dhe ato tė fundit tė vitit 2005, nė Pėrmet ka fituar PS-ja. Vėshtirė tė besohet se Pėrmeti qė tre zgjedhje rresht ka votuar pėr PS-nė, nė 1996 tė ketė votuar pėr PD-nė, edhe pse kandidat atėherė qe Genc Pollo. Nė rast se do tė kishte qenė kėshtu atėherė Genc Pollo nė zgjedhjet e vitit 2005 duhet tė kishte kandiduar dhe fituar nė Pėrmet. Por, ai nė 2005, parapėlqeu qė mos tė kandidonte dhe tė bėhej deputet nga sistemi proporcional. Nė Kuvendin e dalė nga zgjedhjet e vitit 1996 Genc Pollo u zgjodh anėtar i komisionit parlamentar tė punėve tė jashtme dhe kryetar i nėnkomisionit parlamentar tė integrimit europian. Natyrisht qė tė gjitha kėto ishin angazhime fiktive nė njė kohė qė pushteti i PD-sė po shkonte me shpejtėsi drejt izolimit ndėrkombėtar. Nė tė njėjtėn kohė Pollo mbajti dhe pozicionin e vet nė Presidencė si kėshilltar politik i Berishės. Pollo erdhi duke u bėrė gjithherė e mė aktiv nė mbėshtetje tė Berishės, veēanėrisht nė rrafsh ndėrkombėtar, duke mbrojtur legjitimitetin e zgjedhjeve tė 26 majit nė delegacionet shqiptare qė shkuan nė Kėshillin e Europės, Parlamentin Europian, forumet e OSBE etj. Mbetet ende njė mister se ēfarė e bėri Pollon nė kėtė periudhė qė tė dalė jashtė natyrės sė vet tė njeriut diskret dhe qė e braktis gjithherė kauzėn qė duket e humbur, pėr mos t’ u kompromentuar. Njė hipotezė mund tė jetė ajo qė niset nga premisa se Pollo ka pasur afera me firmat piramidale qė atėhere qenė nė lulėzim tė plotė, gjė pėr tė cilėn e ka akuzuar shtypi pranė Berishės pasi Pollo u prish me kėtė tė fundit, ēka e detyronte Pollon qė tė qendronte fort nė krah tė Berishės, edhe kur dukej qartė se pushteti i tij po pėsonte fatin e “Titanik”. Fakti ėshtė se Pollo, nė gjysmėn e dytė tė vitit 1996 dhe nė gjysmėn e parė tė vitit 1997, erdhi duke e rritur angazhimin politik nė mbėshtetje tė Berishės pari pasus me shkallėzimin e konfliktit nė Shqipėri. Nė shkurt tė vitit 1997, Pollo u zgjodh sekretar i marrėdhėnieve me jashtė nė PD, nė njė kohė qė ende nuk qe anėtar i kryesisė sė PD. Nė mars 1997 Pollo u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar tė punėve tė jashtme dhe nė prill 1997 u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i PD-sė, duke u bėrė kėshtu numri 2 nė hierarkinė zyrtare partiake. Nė ditėt mė tė vėshtira pėr Berishėn nė vitin 1997, nė 12-20 mars 1997, kur nė tė gjithė Shqipėrinė u shpėrthyen depot e armėve dhe Berisha ishte i ngujuar nė selinė presidenciale, qė u sulmua disa herė me armė dhe kur Berisha u kėrcėnua me ultimatume tė pėrsėritura pėr t’ u larguar, Pollo ishte nga paktėt qė i qendruan pranė thuajse gjatė gjithė kohės. Por, nė ato ditė shumė tė tensionuar tė marsit 1997 kishte njerėz “cinikė” qė thoshin se sa kohė qė Berisha ka Pollon pranė ėshtė e sigurt se nuk do t’ i ndodhė gjė dhe se mbetet ende nė lojė pėr ndėrkombėtarėt dhe se shenja e sigurt se Berisha ka marrė fund dhe do tė largohet nga Shqipėria ėshtė kur tė braktiset edhe nga Pollo. Nė maj tė vitit 1997, kur Genc Pollos i vdiq i ati, Stefanaq Pollo, u krijua njė nga ato situata qė krijohen nė Shqipėri nga “qarku i shkurtėr” mes konfliktit politik dhe traditės shqiptare, kur rrethi i tė ndjerit qė shkoi pėr ngushėllim dhe qė pėrbėhej nga njerėz tė ish-nomenklaturės dhe aktualisht tė majtė, u pėrplasėn nė njė sallė me njerėzit e sė djathtės, me tė cilėt ishte i lidhur tash Genc Pollo. E gjithė kjo tregonte se sa absurd ishte angazhimi politik aktual i Genc Pollos, gjė pėr tė cilėn nuk mungonin tė bėnin aluzione kėsolltarėt e majtė. Nė zgjedhjet e 29 qershorit 1997 Genc Pollo kandidoi pėr PD-nė nė qytetin e Korēės ku humbi, por megjithatė u bė deputet nga sistemi proporcional, nėpėrmjet listės shumė emėrore tė PD-sė. Nė Kuvendin e dalė nga zgjedhjet e vitit 1997 Pollo u zgjodh kryetar i grupit parlamentar tė PD-sė. Karriera politike e Pollos nė PD erdhi duke pėrparuar. Nė Kuvendin IV tė PD-sė qė u mbajt nė tetor 1997, ku Berisha u zgjodh kryetar i PD, Genc Pollo u zgjodh nėnkryetar i partisė. Duke zgjedhur Pollon, kristian ortodoks, si zėvendėsin e vet, Berisha sigurisht qė kėrkonte tė bėnte njė veprim simbolik pėr tė treguar hapjen e partisė drejt kristianėve ortodoksė, tė cilėt deri mė atėherė nuk kishin qe nė tė pranishėm nė lidershipin e partisė, qė nga koha e krijimit tė saj, po tė pėrjashtojmė kėtu konsiderimin joformal tė Gramoz Pashkos si nėnkryetar i PD-sė, nė fillimet e kėsaj partie. Duhej pritur qė Pollo duke qenė njė njeri inaktiv dhe pa oratori tė pajtohej me kėtė rol qė po i jepte Berisha, duke u mjaftuar me beneficet qė i vinin nga posti i tij dhe duke pritur, nė njė pozitė komode, ardhjen e PD-sė nė pushtet pėr tė marrė mė tepėr. Por, Pollon filluan ta pompojnė disa qarqe ndėrkombėtare pėr ta bindur qė t’ i hynte sfidės pėr t’ i marrė Berishės postin e kryetarit tė PD-sė. Ishin ato qarqe ndėrkombėtare qė nė atė kohė pėrpunuan tezėn se pėr t’ u eliminuar konflikti politik nė Shqipėri duhej tė largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, duke u zėvendėsuar me Majkon dhe Pollon. Sponsorė tė kėsaj teze ishin kancelaritė europiane qė donin t’ i privonin SHBA-tė nga pėrdorimi i kartės “Berisha”, si njė politikan i fortė qė ato mund ta pėrdornin nė njė kohė tjetėr nė lidhje me Kosovėn, si dhe lobi greko-amerikan, qė nė sintoni me Athinėn donte tė riaktivizonte planin “Micotakis” tė janarit 1991 pėr tė vėnė tė krishterė ortodoksė nė krye tė dy partive tė mėdha nė Shqipėri. Teza e eliminimit tė konfliktit politik shqiptar nėpėrmjet largimit tė Nanos dhe Berishės, qė u lanēua sė pari nė njė raport tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Shqipėrinė, nė 1998, nuk u pranua nė SHBA-tė nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Megjithatė u tentua qė tė zbatohet ky projekt nga ana e europianėve dhe posaēėrisht tė Greqisė. Me vrasjen nė shtator tė vitit 1998 tė Azem Hajdarit, nėnkryetarit me profil tė lartė tė PD-sė, nė lidershipin e PD-sė u krijua njė vacuum qė dukej se krijonte kushtet qė me largimin e Berishės nga posti i kryetarit tė partisė, vendin e kėtij ta zinte Pollo. Nė vjeshtėn e vitit 1998, kur Nano tashmė kishte dhėnė dorėheqjen nga posti i kryeministrit dhe ishte larguar nga Shqipėria dhe kur pritej nga dita nė ditė arrestimi i Berishės pėr ngjarjet e 14 shtatorit, dukej se projekti i zėvendėsimit tė Nanos dhe Berishės ishte nė prag tė realizimit.

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postim nga nje i punesuar
    Neper arkivat ushtarake greke nuk egziston asnje oficer me kete emer qe te kete marre pjese ne autonomine e 'Vorio Epirit'. Une i kam emrat e te gjithe pjesemareve (oficere, nenoficere e ushtare-vullnetare dhe kete emer nuk e kam gjetur). Ky eshte nje trillim qesharak i Kastriot Myftaraj dhe fatkeqsisht nuk eshte i vetmi.
    Ju kush jeni, zedhenes i Arkivit Qendror te Shtetit Grek?
    Te pyes, qe te dime si ta marrim kete deklarat kaq te fuqishme tuajen.Qe dukesh nga nje ore larg qe je tipi i kallupit: "kosovaret iken nga Kosova sepse NATO po bombardonte shtepite e tyre-Miloshevic", eshte e sakte dhe e kane vene re te gjithe postuesit e ketij forumi, por mos u mundo kot te besh vajzen e ofenduar se iu shkel e drejta, sepse ka aq dokumenta, fakte e deshmi, qe jo ti po nuk mjafton as tere Evropa qe ti pergenjeshtroje sepse nuk mundeni, sepse eshte shkruar e zeze mbi te bardhe turpi qe greket kane bere.
    Ti si renegat qe je duhet ta dish mire se c do te thote te vish e te kerkosh ate qe nuk te takon. Andartet i hoqen rrobat ushtarake dhe u veshen me rroba civile. Plus kesaj nje pjese e tyre ishin burgaxhinj dhe llum i shoqerise greke, kriminele dhe maskarenj, qe kishin bere vrasje edhe ne Greqi, nuk ishin fare ushtarake. U sollen ne shqiperi qe te tregonin "qyteterimin grek"....dhe e bene, por e bene me thika brenda ne mishin shqiptar. Me ta pati edhe renegate shqiptare.
    Vrane,prene, dogjen, perdhunuan dhe shpesh here lane edhe kockat ne shqiperi. Keta jane heronjte tuaj, por jo tanet dhe me aq sa di une, keta mund ti quash fare mire antinjerezore si qenie. Keto te verteta, pasi jane te provuara katerciperisht qe jane te tilla, pasi ka raporte nderkombetare per mizorite e bera ne Shqiperi, ti me PATURPESINE me te madhe vjen dhe i pergenjeshtron si "vajze e mire qe je". Po nuk mbulohen dot paturpesite greke kunder shqiptareve te jugut ashtu si dhe ato te vellezerve tuaj serbe ndaj shqiptareve te Kosoves (te njejtat praktika qe ndoqen dhe greket para 90 vjetesh)
    Keto fakte, ty te djegin sepse jane nje pasqyre ku ti shikon fytyren monstruoze greke.
    NE SHQIPTAERT JU NJOHIM SIC JENI: PERBINDESHA DHE SHPIFES
    Po nuk ke goje ti dhe askush qe te tregoje fisnikerine tone, pasi kemi falur cdo gje, kemi falur perdhunimet, djegiet, vrasjet, humbjen e dinjitetit, vjedhjen e kultures, te pasurise, ....ate te shpiritit, por greket akoma nuk jane te ngopur e te kenaqur me kete proces antishqiptar shekullor.

    Atje shkruan: 'Jashte shqiptaret', 'Agim i Arte', 'Greqi'.
    Kjo organizate perbehet nga koleget e BARAT-it ne Greqi. Pra njerez nacionaliste e raciste qe urrejne c'do emigrant. Problemi nuk jane vetem shqiptaret pasi kjo organizate sipas deshmise se nje ish anetari te saj ka patur kater shqiptare si pjesetare. Kjo do te thote se nacionalistet e racistet kane kudo te njejten fytyre (te qelbur).
    Une nuk urrej askend, por indinjohem nga groposja e te vertetes. Une urrej te kunderten e saj, shpifjen.
    Nese une them nje te vertete shqiptare i bie te jem antigrek?
    Je qesharak ne kakarisjet e tua, pasi nuk bind askend. Ne kete teme une te kam postuar me qindra posta ku flasin librat, historianet, fotot,njerezit e thjeshte etj etj dhe ti e identifikon historine dhe te verteten me opinionin e nje njeriu te vetem.
    Faleminderit "bija ime", por s'jam prifti i "fshatit"(lexo organizates) tend qe di gjithcka per kedo, pasi mund te jete zedhenes i ndonje pseudo-zoti.
    Sa per shqiptaret qe marrin pjese ne te si dhe per shqiptaret qe moren pjese ne masakren e Peshkpise, ata te MAVI-t, nuk ka asgje per tu habitur. Renegate kane dale plote nga kjo toke, por mos harro per interesa te kujt luftojne.
    Mos po na thua se Megalloideja eshte thjesht nje trill i ekstremisteve te Agimit te Arte? Se po te jete keshtu i bie qe Greqia te jete 40% e popullsise pjestare e kesaj organizate (lexo sondazhin e bere ne Greqi, postim imi i meparshem po ketu).
    Pra, ti me tregon se sa "kriminel" qenkam une duke me krahasur me jashteqitjen e Greqise qe eshte vetem maja e ajzbergut. Shume bukur, po me trego dhe vrasjet e grekeve qe paskam bere ne Shqiperi.
    Tani me trego te tera veprimet antigreke qe kane ndodhur ne Shqiperi, qe te keqtrajtimi i grekeve, i minoritareve apo vrasja e tyre, qe te mohimi i arsimimit, apo qe te demostratat masive kunder grekeve. Me trego emisonet televizive ku greket konsiderohen si barbare, perzierje farerash etj etj nje lum i gjate veprimesh te cilat te jene te njejta me ato qe greket kane bere historikisht kunder shqiptareve. Po ti nuk mundesh sepse nuk ka asgje pervec shpifjeve te uleta te tipit shqiptaret kane pushtuar Shqiperine, te cilat greket me nje djallezi te pashoqe shkojne dhe ua injektojne me te pafajshmeve , FEMIJEVE.

    Faleminderit edhe nje here qe na nderon me prezencen tede.
    Ajo sherben sa 100 shkrime pasi jep qarte konfigurimin e mashtrimeve.

    ps
    shpresoj ta lexosh kete postim, nese nuk e fshijne

  11. #431
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Ju kush jeni, zedhenes i Arkivit Qendror te Shtetit Grek?
    Ky, n.q.s nuk eshte vete Genci, do jete ndonje bashkepuntore i afert i tij.

  12. #432
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    BARAT per Tannhauser
    postim nga nje i punesuar
    Pikes i ke rene Barat, s'ka nevoje fare per sa i ke shkruar mbrapa.

    Tannhauser, ti perfiton nga rasti se ke rene mes shqiptaresh qe maksimumi i mundshem qe bejne eshte t'i bejne keq vetes. Ti e meritoje te bije ne mes atyre te sojit tend, por ama te ishe lindur shqiptar e te shihnim sesi do beje gamgam.

  13. #433
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Ju kush jeni, zedhenes i Arkivit Qendror te Shtetit Grek?
    Une jam nje njeri qe e kam profesion hulumtimin e arkivave, shqiptare apo greke apo italiane etj... E kisha lexuar artikullin ne Nendor te Kastriotit dhe me beri pershtypje. Prandaj shkova ne arkivat e Drejtorise se Historise te Ushtrise (20 minuta nga shtepia) perballe harkut te Adrianit (ne Athine). Kerkova, por nuk gjeta asnje oficer, nenovicer apo ushtar-vullnetar me emrin Take Pollo.

    Arkivat jane te hapura per publikun. Mund te shkoje c'do njeri, i huaj apo grek.

    Nese une them nje te vertete shqiptare i bie te jem antigrek?
    Jo, por duke u kapur nga racistet greke kerkon te tregosh se gjithe greket jane te tille. Kjo te ben akoma me katil se ata qe akuzon (me te cilat ndani te njejtat opinione, por me ngjyra te ndryshme). Eshte sikur une te them se gjithe shqiptaret jane kriminele meqe shqiptaret kane kriminalitetin me te madh midis emigranteve ne Greqi. (Gje qe e thone ata qe ti akuzon).

    shpresoj ta lexosh kete postim, nese nuk e fshijne
    Tani mos u anko kot. Kete duhet ta them une, jo ti.

    Citim Postuar mė parė nga PER-LTN
    Ky, n.q.s nuk eshte vete Genci, do jete ndonje bashkepuntore i afert i tij.
    Ne fakt, Gencin dy here e kam pare ne jeten time. Babain e tij e njihja me mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 30-05-2007 mė 10:02

  14. #434
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser

    Kjo organizate perbehet nga koleget e BARAT-it ne Greqi. Pra njerez nacionaliste e raciste qe urrejne c'do emigrant. Problemi nuk jane vetem shqiptaret pasi kjo organizate sipas deshmise se nje ish anetari te saj ka patur kater shqiptare si pjesetare. Kjo do te thote se nacionalistet e racistet kane kudo te njejten fytyre (te qelbur).
    Do ishte nje fat i madh po te kishte kolege te Baratit po ne Shqiperi ama. Do ishin me shume zera dhe do i shkundnin trurin e fjetur popullit. Tani lexova pergjigjen tende sic lexova dhe pergjigjen e Barat por nuk kuptoj analogjine. Pse nje njeri qe mundohet te veje ne pah padrejtesine historike, dhunen, vrasjet, masakrat, vjedhjen dhe pretendimet pafund territoriale ndaj popullit te tij duhet te konsiderohet ekstremist apo koleg me ata qe i bejne keto gjera?

    PSe qenka krim te dokumentosh ato qe jane bere ne kurriz te shqiptareve? A nuk eshte me krim te mos denoncosh lejimin e hapjes me shume dashamiresi te nje shkolle ne gjuhen greke (ne nje zone qe ska fare greke dhe mintoritare) dhe si shperblim te marresh qe diten e pare nje propagande shoviniste dhe armiqesore? A nuk eshte krim te shkelesh miresine (lexo peruljen) e shtetit shqiptar ne nje kohe qe 600 mije emigrante nuk gezojne as te drejtat me elementare, ato te qendrimit te sigurt e jo me te pretendohet per shkolla per femijet e tyre apo shoqata kulturore e artistike?

    Nga shkrimet e Barat nuk kam lexuar kurre te thote qe: shkoni vrisni fqinjet, digjni pronat e tyre, therni femijet ne barkun e nenave, pretendoni te merrni Camerine dhe ato qe ju takojne ne te, shperndani harta ku te tregohet Veriu i Greqise si pjese e Shqiperise, nuk kam lexuar te thote krijoni grupe paramilitare dhe terrorriste dhe vrisni apo sulmoni postat kufitare dhe repartet ushtarake te Greqise. Nuk kam lexuar te thure vargje per ti bere zorret e grekeve lidhesa kepuces dhe as nuk e kam lexuar te thote pushtoni cdo pike kyce te ekonomise se Greqise, sistemin bankar, ate telefonik, ate te industrise se lehte, importin e naftes qe po te na bejne ciu ciu ne nje te neserme ja zeme frymen brenda sekondes.

    Dhe pse ky anetar tejet i respektuar i ketij forumi (per mua) pasqyron thjesht materiale historike dhe i grupon ato ne nje dosje virtuale qe lexuesi shqiptar te njihet me nje padrejtesi pothuajse shekullore, kjo e ben ate te barazvlefshem me greket qe jane permendur ne te gjitha keto faqe te temes?

    Kjo smendoj se eshte llogjika e pergjigjes tende. Eshte thjesht justifikimi.

    E keqja eshte qe materialet e kesaj teme i perkasin historise, si te re si dhe asaj te fresket fare. E keqja tjeter me e madhe eshte qe keto gjera ndonese jo kaq te hapura dhe flagrante po vazhdojne e po ndodhin dhe do ndodhin edhe me shume nese vete populli nuk merr frenat e vendit te tij ne dore. Shqiperia nuk eshte prone e askujt nga keta politikane faqezi qe kemi patur dhe kemi ne krye. Eshte prone e atij populli dhe i takon popullit ta mbroje.

  15. #435
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    qe lexuesi shqiptar te njihet me nje padrejtesi pothuajse shekullore
    Jo shekullore jo, mijevjecaresh..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #436
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Te shkoi ne mendje ty personalisht Darius se keto qe poston BARAT jane te gjitha material subjektivizmi dhe nuk jane te kontrolluara dhe te verifikuara? Kush te tha ty se Korca nuk ka minoritare dhe kush te tha ti se 600 mije shqiptare jane pa te drejta?

  17. #437
    Aspak. Perkundrazi e di mire qe jane materiale te kontrolluara prandaj nuk shoh asgje te keqe ne botimin e tyre. Vetem dokumentim historik. Po kush te tha ty qe Korca na paska minoritare aq sa per te hapur shkolla te gjuhes greke?

    Per pyetjen e fundit sja vlen te te pergjigjem se do kalojme ne qesharake. Te pakten te mbetemi serioz ne ate qe shkruajme...

  18. #438
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ma thote dokumentimi historik se Korca kishte dhe ka minoritet grek, sepse deri ne vetet njezet gjysma e popullsise qe greke dhe gjysma tjeter shqiptaro-vllahe. Mund te hapesh c'do liber historie dhe te shikosh sa shkolla greke kishte deri ne vitet 30 (rreth 35). Dhe ma thote fakti se kur u fut ushtria greke ne Korce ne vitin 1940 nuk ngeli asnje ballkon pa flamurin grek. Asnje.

    E vertete, edhe kjo qe diskutojme qesharake eshte se vetem ti nuk e di.

  19. #439
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ma thote dokumentimi historik se Korca kishte dhe ka minoritet grek, sepse deri ne vetet njezet gjysma e popullsise qe greke dhe gjysma tjeter shqiptaro-vllahe. Mund te hapesh c'do liber historie dhe te shikosh sa shkolla greke kishte deri ne vitet 30 (rreth 35). Dhe ma thote fakti se kur u fut ushtria greke ne Korce ne vitin 1940 nuk ngeli asnje ballkon pa flamurin grek. Asnje.

    E vertete, edhe kjo qe diskutojme qesharake eshte se vetem ti nuk e di.
    Gjate luftes se dyte boterore shum greke kane mbetur "aksidentalisht" ne trojet shqiptare. Madje kryesisht te perqendruara neper fshatrat si Drenove, Boboshtice, Mborje etj etj etj.. Ashtu si ke dhe ne Permet si psh tek Borove.. etj.. Por ky minoritet nuk perben me shume se 2% te popullsise shqiptare..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #440
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tann,

    shkolla greke ne vitet 30-te nuk eshte = me etni greke. As flamujt nuk tregojne gje, megjithese eshte pak e ekzagjeruar me duket te thuash se qenka dokumentuar se CDO BALLKON paska pasur flamur grek, ne mos ka qene ndonje dokumentim i skenarizuar. Mos te themi qe edhe sikur te kete vertetesi relative, si fakt duhet pare mire se kush e dokumentoi; arsyet e ngritjeve te flamurit. Mos te harrojme se per ngritje flamuresh ne Shqiperi jemi kampion edhe sot e kesaj dite. Prite kur ta fusin flamurin amerikan brenda atij shqiptar ndonje dite.

    Une nuk e di se sa greke ka pasur Korca me saktesi. Me aq sa di une ne pergjithesi, ndjenja filogreke (qe s'eshte = me etni greke) mund te kete qene e konsiderueshme, gjithesesi numri i atyre qe do ta identifikonin veten etnikisht greke nuk ma mendja te kete qene i konsiderueshem.


    Eshte e vertete qe Kastriot Myftaraj mund te kete shpifur per Genc Pollon dhe ne fakt ai po ben emer me shkrime te tipit konspirativ. Per shpifje te pastra ne shtyp, bojen ia nxorri Abdi Baleta ne librin e tij "Kundershpifografi".



    Po qe per forumiste te respektuar Tannhauser eshte ku e ku me shume se BARAT dhe kete e them nga nje ndjenje neautrale, jo se kam ndonje gje konkrete kundra Kacit.

Faqja 22 prej 33 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •