Votat nė Himarė, festa nė Athinė
Shkruan : Erl Murati
revista MAPO
Urimi i parė zyrtar pėr rizgjedhjen nė krye tė bashkisė sė Himarės i erdhi nga ministria e Jashtme e Greqisė. E si pėr tė shpėrblyer ndihmėn qė mori nė zgjedhjet e 18 shkurtit, kryebashkiaku i konfirmuar i Himarės vendosi tė festojė nė Athinė. Muzikė buzuqesh, flamuj bardheblu tė krahinės, qindra tė ftuar mes tė cilėve deputetė tė parlamentit grek, deputetėt e parlamentit shqiptar, Vangjel Dule e Spiro Peēi dhe sportistėt Pirro Dhima e Foto Strakosha. Shumė foto familjare dhe himnizimi i popullit himariot si zemra e helenizmit nė Shqipėri.
Festa e madhe e organizuar nė Akrotirio Palace kishte fare pak ose aspak Shqipėri.
Oratorėt nė fjalimet e tyre pėrmendnin shpesh Vorio-Epirin, helenizmin, OMONIA-n dhe triumfin mbi binomin PS-PD. Sipas raportimeve nga kjo ngjarje, nga Himara kishte ardhur sė bashku me kryetarin dhe njė dėrgatė e veēantė, bėrthama e cila mbrojti votėn me vendosmėri nga komisonerėt ambiciozė. Vetė Bollano nė fjalimin e tij u kursye duke falenderuar tė pranishmit pėr kontributin nė fitoren e zgjedhjeve. Ju falemnderit qė mė dhatė votėn tuaj pėr tė punuar sė bashku pėr njė katėrvjeēar tjetėr dhe pėr tė arritur rezultate tė tjera. Falenderoj gjithashtu dhe ata qė nuk mė votuan duke e konsideruar votėn e tyre opozitare si njė detyrė pėr tė pėrmirėsuar dhe ndrequr gabimet qė sidoqoftė janė bėrė nė mėnyrė tė paqėllimėshme, deklaroi Bollano. Ndėrsa peshėngritėsi Pirro Dhima u prit me ngrohtėsi nga himariotėt qė pėrfituan nga rasti pėr tė nxjerrė fotografi pėrkujtimore pėrkrah tij. Madje fituesi olimpik pėr katėr herė rradhazi, theksoi se tani e tutje ai do tė ishte i pranishėm, jo figurativisht por realisht pranė himarotėve. Ndėrsa, po sipas raportimeve tė tė pranishmėve nė festė, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule falenderoi himariotėt dhe i ftoi ata tė jenė si gjithmonė zemra e helenizmit nė Shqipėri.
Ajo qė u konsumua mė 14 mars nė Athinė, ishte vetėm festa zyrtare e fitores sė kryebashkiakut Vasil Bollano. Menjėherė pas 18 shkurtit, nė Himarė nisėn festimet nė gjuhėn greke. Ai arriti tė marė 1270 vota pėrkundėr 750 votave tė kandidatit demokrat, Dhimitėr Llazari. Ndryshe nga herėt e kaluara, kur fitorja e pėrfaqėsuesve tė minoritetit ėshtė shoqėruar me kontestime, kėtė radhė, pėrkrahėsit e Bollanos kanė festuar duke kėnduar nė gjuhėn greke. Vetė Bollano ka pėrshėndetur greqisht duke falenderuar votuesit qė i dhanė mandatin nė krye tė bashkisė. Madje ai nuk ka hezituar tė pėrshėndesė nė gjuhėn greke edhe kryeministrin Berisha. Pas fitores, Vangjel Dule u ka kėrkuar tė gjithė kandidatėve pėr kryebashkiak nė Himarė, tė pinė njė kafe sė bashku si shenjė e bashkėpunimit tė ardhshėm. Nė zgjedhjet e 18 shkurtit, pjesėmarrja e himariotėve nė votime ishte nė nivelin e 28 pėrqindėshit. Procesi i votimit ėshtė ndjekur nė mėnyrė konstante nga mediat greke, diplomatė tė Athinės nė Tiranė, si dhe nga eksponentė tė ndryshėm tė OMONIA-s.
Megjithė monitorimin e zgjeruar, zgjedhjet nė Himarė, as kėtė radhė nuk kaluan pa incidente. Gjatė njė mitingu elektoral tė PBDNJ-sė nė fillim tė muajit shkurt, u desh ndėrhyrja e policisė qė njė incident tė mos degjeneronte nė viktima. Tre tė arrestuar dhe njė person qė pėrfundoi pa ndjenja nė urgjencėn e Himarės ishte bilanci i kėtij incidenti qė riktheu dhe njė herė skenat e fushatave tė nxehta elektorale tė viteve 2000 dhe 2003.
Gjithēka ndodhi kur 3 persona nisėn tė fyejnė tė pranishmit nė miting tė cilėt nga ana e tyre, brohorisnin nė greqisht dhe mbanin nė duar flamuj bardheblu. Pas minuta pasi nisi mitingu nga njė autoveturė qė u afrua pranė sheshit zbritėn tre personat tė cilėt mbanin nė dorė njė megafon. Ata kanė nisur tė hedhin parrulla kundėr kryebashkiakut tė Himarės, Bollano, madje e kanė akuzuar atė pėr abuzime me detyrėn nė kurriz tė banorėve tė Himarės. Personi qė mbante megafonin ka hedhur dhe parrulla nė mbėshtetje tė kryeministrit Berisha. Kaq ėshtė dashur qė situata tė acarohet dhe pjesmarrės nė miting kanė reaguar fillimisht me fyerje e mė pas fizikisht ndaj personave qė flisnin me megafon. Pėrleshja ka pėrfundur vetėm kur forcat e policisė mėsynė nė sheshin e qytetit. Nė raportimet para policisė, tė arrestuarit thanė se ishin prekur nė sedrėn kombėtare kur kishin dėgjuar thirrje pėr Vorio-Epirin, andaj kishin reaguar.
Nė fakt, nuk ėshtė hera e parė qė nė Jug tė vendit zhvillohet veprimtari anti-kombėtare dhe shteti shqiptar zgjedh heshtjen. Kushtetuta shqiptare i dėnon veprimtaritė antishtetėrore dhe antikombėtare, andaj thirrjet se Himara ėshtė Greqi, pėrdorimi i flamujve qė nuk dihet se ēpėrfaqėsojnė dhe deformimi i historisė pėrbėn vepėr penale.
E ndėrkohė qė media nuk heziton nė asnjė rast tė denoncojė shkelje tė tilla tė rėnda, politika hesht dhe luan rolin e tė paditurit nė emėr tė fqinjėsisė sė mirė. Ndėr tė paktėt politikanė tė cilėt reagojnė sistematikisht ndaj shfaqjeve tė histerisė antishqiptare nė disa zona tė Jugut ėshtė Sabri Godo. Ai reagoi muajin e kaluar pasi kryebashkiaku Vasil Bollano deklaroi nė njė emision televiziv se Himara ėshtė zonė minoritare. Kryetari i bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano ka prekur integritetin tokėsor tė Shqipėrisė. Kryeministri Berisha duhet ta pushojė menjėherė kėtė njeri, i cili prek integritetin tokėsor tė vendit tonė dhe nėse njė gjė tė tillė nuk e bėn Berisha, atėherė duhet tė ndėrhyjė presidenti Moisiu. Ky ėshtė njė rast qė nuk duhet tė kalojė lehtė, pasi nė tė kundėrt do tė ketė pasoja tė rėnda nė tė ardhmen, ka thėnė Godo. Ai ka kėmbėngulur se Bollano nuk duhet tė shijė mė duke hedhur nė publik teza shoviniste qė ekstremistėt e pėrtej kufirit jugor nuk arritėn ti realizonin as njėqind vjet mė parė. Bollano edhe mė parė ka mbajtur qėndrime tė tilla antishqiptare duke deklaruar se Himara ėshtė zonė minoritare vetėm pse atje flitet greqisht. Deklarata tė tilla tė papėrgjegjshme qė bėhen sa herė ka zgjedhje nė Himarė, ēojnė nė provokime dhe tensionimin e situatės, i cili mė pas transferohet nė marrėdhėniet mes dy vendeve tona. Bollano duhet ta dijė se edhe tė vdekurit nė Himarė qahen nė gjuhėn shqipe, ka thėnė Godo. E megjithė reagimin e Plakut tė Urtė, Tirana zyrtare ka heshtur gjithnjė ndaj tezave qė e paraqesin zonėn e Himarės si zonė tė pastėr minoritare. Qeveritarėt i kanė justifikuar kėto qėndrime me tezėn e bashkėjetesės dhe fqinjėsisė sė mirė. Ende nuk dihet nėse lidhėset e kėpucėve tė bėra me zorrė njerėzish mund tė shėrbejnė pėr tė lidhur miqėsinė mes dy vendeve.
Krijoni Kontakt