turp ...dhe prape turp
genjeshtra dhe vetem genjeshtra mbi kurriz te shqiptareve
Geixh: Ēamėt kanė djegur njerėz nė Greqi
Ēėshtja ēame nuk ėshtė e njėjtė me atė tė minoritetit grek, por europiane
TIRANĖ - Greko-amerikani Nikolas Geixh deklaroi dje nė njė intervistė pėr TV Klan se popullsia ēame ka bashkėpunuar me nazistėt dhe ka djegur njerėz nė Greqi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke folur pėr shpėrnguljen e popullsisė ēame nga grekėt, Geixh e argumentoi kėtė lėvizje me faktin se ēamėt kanė bashkėpunuar me nazistėt gjermanė, duke djegur njerėz, fshatra dhe shtėpi nė Greqi. Ēamėt u pėrzunė pėr shkak tė bashkėpunimit me nazistėt, ata erdhėn nė fshatin tim, edhe nė tė tjerė dhe dogjėn dhe hodhėn njerėz nė zjarr. Njė largim i tillė, ndaj atyre qė bashkėpunuan me nazistėt ndodhi nė tė gjithė Europėn ,- tha Geixh nė TV Klan.
Sipas tij, kjo ēėshtje nuk ėshtė e njėjtė me atė tė minoritetit grek nė Shqipėri, sepse sipas tij grekėt nė Shqipėri kanė mijėra vite nė kėtė vend dhe se gjatė luftės nuk bashkėpunuan me nazistėt.
Pėr ēamėt mendoj se ėshtė njė problem europian dhe duhet trajtuar si i tillė,- theksoi mė tej Geixh. Sipas tij nuk mund tė flitet pėr njė ēėshtje ēame. Smund tė shihet si njė ēėshtje ēame,-tha ai duke sqaruar se kjo problematikė mund dhe duhet tė zgjidhet nė kontekstin europian. Ai theksoi idenė se ēamėt dhe tė drejtat e tyre nuk mund tė krahasohen me ato tė grekėve qė jetojnė nė jug tė vendit.
Berisha
Mė pas nė intervistėn e tij, Geixh ka folur edhe pėr marrėdhėniet me politikanėt shqiptarė, veēanėrisht pėr pajtimin me liderin e PD-sė, Sali Berisha. Pėr shpalljen e tij nga ana e qeverisjes sė PD-sė si person non grata, Geixh shprehet se kjo erdhi si pasojė e njė keqkuptimi me liderin aktual tė opozitės, Berisha. Ishte shumė dramatik. Kur njerėzit nuk kanė kontakte me njėri-tjetrin ata keqkuptohen. Nėse takohen ata mund tė kuptojnė njėri-tjetrin dhe tė zbulojnė se keqkuptimet kanė qenė tė kota. Mendoj se zoti Berisha kuptoi se unė e kam pėrzemėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, siē kam pėr zemėr tė drejtat e minoritetit grek, tė cilėt nuk paraqesin asnjė rrezik pėr Shqipėrinė. Ai e di qė unė dua tė ndihmoj institucionet, infrastrukturėn,- theksoi Geixh nė TV Vizion Plus. Ndėrsa pėr takimin me Berishėn, ai u shpreh se ka mbetur i kėnaqur pėr kėrkesat e liderit tė opozitės pėr tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri. Unė u surprizova qė ai ishte dakord me kushtet qė Shqipėria ka premtuar tė pėrmbushė pėr minoritetet e mėdha kėtu. Ai ishte dakord pėr marrėveshje tė shkruara me tė cilat tė vendoset qė shqiptarėt tė kenė tė drejtė tė deklarojnė identitetin e tyre etnik dhe besimin fetar. Qeveria donte ta bėnte kėtė nė bazė tė pėrllogaritjeve. Unė them se kjo ėshtė e gabuar. Dhe zoti Berisha mendonte si unė. Pra jemi dakord nė disa gjėra dhe ndryshojmė nė disa tė tjera. Nė kėtė rast jemi dakord me zotin Berisha,-tha mė tej Geixh. Pėr marrėdhėniet me liderin e PD-sė, greko-amerikani theksoi se ato po marrin njė drejtim pozitiv. Po marrin njė drejtim pozitiv, konstruktiv. Ai e ka kuptuar se marrėdhėniet me minoritetin grek nė Shqipėri kanė marrė njė kthesė tė madhe. Ėshtė njė proces i madh. Ai e ka kuptuar se mendimi i tij pėr mua ishte gabim dhe unė po kuptoj se pikėpamjet e tij po ndryshojnė pozitivisht. Ne mund tė ndihmojmė njėri-tjetrin pėr tė pėrmirėsuar jetėn e shqiptarėve, pėrfshi minoritetet,-theksoi Geixh. Pėr takimet me Nanon dhe Metėn, Geixh u shpreh se Po kam takuar zotin Nano mė parė, kam takuar edhe zotin Meta mė parė dhe asnjėherė nuk kam diskutuar pėr asgjė qė do tė dėmtonte tė ardhmen e Shqipėrisė. Ata duan tė mirėn e Shqipėrisė ashtu si edhe zoti Berisha, ashtu si edhe ēdo shqiptar. Unė takoj shumė shqiptarė kudo. Ka nga ata qė mė kuptojnė dhe nga ata qė nuk mė kuptojnė. Unė kam takuar Dioguardin nė Nju Njork dhe kam biseduar gjatė me tė. Jam i hapur pėr ēdo takim me ēdokėnd. Sdua tė pėrflas se cilėt kam takuar, kur dhe ēfarė kam diskutuar, -tha ai.
Krijoni Kontakt