Close
Faqja 14 prej 33 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 646
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    turp ...dhe prape turp
    genjeshtra dhe vetem genjeshtra mbi kurriz te shqiptareve

    Geixh: Ēamėt kanė djegur njerėz nė Greqi

    Ēėshtja ēame nuk ėshtė e njėjtė me atė tė minoritetit grek, por europiane

    TIRANĖ - Greko-amerikani Nikolas Geixh deklaroi dje nė njė intervistė pėr TV Klan se popullsia ēame ka bashkėpunuar me nazistėt dhe ka djegur njerėz nė Greqi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke folur pėr shpėrnguljen e popullsisė ēame nga grekėt, Geixh e argumentoi kėtė lėvizje me faktin se ēamėt kanė bashkėpunuar me nazistėt gjermanė, duke djegur njerėz, fshatra dhe shtėpi nė Greqi. “Ēamėt u pėrzunė pėr shkak tė bashkėpunimit me nazistėt, ata erdhėn nė fshatin tim, edhe nė tė tjerė dhe dogjėn dhe hodhėn njerėz nė zjarr. Njė largim i tillė, ndaj atyre qė bashkėpunuan me nazistėt ndodhi nė tė gjithė Europėn ”,- tha Geixh nė TV Klan.

    Sipas tij, kjo ēėshtje nuk ėshtė e njėjtė me atė tė minoritetit grek nė Shqipėri, sepse sipas tij grekėt nė Shqipėri kanė mijėra vite nė kėtė vend dhe se gjatė luftės nuk bashkėpunuan me nazistėt.


    “Pėr ēamėt mendoj se ėshtė njė problem europian dhe duhet trajtuar si i tillė”,- theksoi mė tej Geixh. Sipas tij nuk mund tė flitet pėr njė ēėshtje ēame. “S’mund tė shihet si njė ēėshtje ēame”,-tha ai duke sqaruar se kjo problematikė mund dhe duhet tė zgjidhet nė kontekstin europian. Ai theksoi idenė se ēamėt dhe tė drejtat e tyre nuk mund tė krahasohen me ato tė grekėve qė jetojnė nė jug tė vendit.

    Berisha
    Mė pas nė intervistėn e tij, Geixh ka folur edhe pėr marrėdhėniet me politikanėt shqiptarė, veēanėrisht pėr pajtimin me liderin e PD-sė, Sali Berisha. Pėr shpalljen e tij nga ana e qeverisjes sė PD-sė si person “non grata”, Geixh shprehet se kjo erdhi si pasojė e njė keqkuptimi me liderin aktual tė opozitės, Berisha. “Ishte shumė dramatik. Kur njerėzit nuk kanė kontakte me njėri-tjetrin ata keqkuptohen. Nėse takohen ata mund tė kuptojnė njėri-tjetrin dhe tė zbulojnė se keqkuptimet kanė qenė tė kota. Mendoj se zoti Berisha kuptoi se unė e kam pėrzemėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, siē kam pėr zemėr tė drejtat e minoritetit grek, tė cilėt nuk paraqesin asnjė rrezik pėr Shqipėrinė. Ai e di qė unė dua tė ndihmoj institucionet, infrastrukturėn”,- theksoi Geixh nė TV “Vizion Plus”. Ndėrsa pėr takimin me Berishėn, ai u shpreh se ka mbetur i kėnaqur pėr kėrkesat e liderit tė opozitės pėr tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri. “Unė u surprizova qė ai ishte dakord me kushtet qė Shqipėria ka premtuar tė pėrmbushė pėr minoritetet e mėdha kėtu. Ai ishte dakord pėr marrėveshje tė shkruara me tė cilat tė vendoset qė shqiptarėt tė kenė tė drejtė tė deklarojnė identitetin e tyre etnik dhe besimin fetar. Qeveria donte ta bėnte kėtė nė bazė tė pėrllogaritjeve. Unė them se kjo ėshtė e gabuar. Dhe zoti Berisha mendonte si unė. Pra jemi dakord nė disa gjėra dhe ndryshojmė nė disa tė tjera. Nė kėtė rast jemi dakord me zotin Berisha”,-tha mė tej Geixh. Pėr marrėdhėniet me liderin e PD-sė, greko-amerikani theksoi se ato po marrin njė drejtim pozitiv. “Po marrin njė drejtim pozitiv, konstruktiv. Ai e ka kuptuar se marrėdhėniet me minoritetin grek nė Shqipėri kanė marrė njė kthesė tė madhe. Ėshtė njė proces i madh. Ai e ka kuptuar se mendimi i tij pėr mua ishte gabim dhe unė po kuptoj se pikėpamjet e tij po ndryshojnė pozitivisht. Ne mund tė ndihmojmė njėri-tjetrin pėr tė pėrmirėsuar jetėn e shqiptarėve, pėrfshi minoritetet”,-theksoi Geixh. Pėr takimet me Nanon dhe Metėn, Geixh u shpreh se “Po kam takuar zotin Nano mė parė, kam takuar edhe zotin Meta mė parė dhe asnjėherė nuk kam diskutuar pėr asgjė qė do tė dėmtonte tė ardhmen e Shqipėrisė. Ata duan tė mirėn e Shqipėrisė ashtu si edhe zoti Berisha, ashtu si edhe ēdo shqiptar. Unė takoj shumė shqiptarė kudo. Ka nga ata qė mė kuptojnė dhe nga ata qė nuk mė kuptojnė. Unė kam takuar Dioguardin nė Nju Njork dhe kam biseduar gjatė me tė. Jam i hapur pėr ēdo takim me ēdokėnd. S’dua tė pėrflas se cilėt kam takuar, kur dhe ēfarė kam diskutuar”, -tha ai.

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Geri Kokalari letėr pėr Geixhin Departamentit tė Shtetit

    Kokalari: A e ka korrigjuar ambasada amerikane Geixhin nė termin Epiri i Veriut


    Xhon Benton
    Departamenti i Shtetit
    Uashington, D.C


    I dashur Xhon
    Pėrsa i pėrket vizitės sė Nik Geixhit nė Tiranė, do tė jetė e ēmueshme nėse ju mund t’i pėrgjigjeni, nė respekt tė pozicionit tuaj nė Departamentin e Shtetit sa vijon:
    1.Si qytetar amerikan, Geixh sigurisht ėshtė pėrcaktuar tė vizitojė Shqipėrinė, por, pse po harxon ambasada amerikane taksat tona pėr kėtė qytetar privat i cili nuk ka biznes legjitim nė Shqipėri?
    2.Nė fillim tė vitit, Geixh u takua fshehtėsisht nė Korfuz me Nanon, siē u bė e njohur nga ambasada amerikane nė atė kohė. Njė nga arsyet se pse ata u takuan ishte diskutimi pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve me investitorė grekė, tė cilėt do tė mund t’i jepnin Greqisė kontrollin e sektorit bankar nė Shqipėri. A e mbėshtet kėtė koncept Departamenti i Shtetit? A e diskutoi kėtė ēėshtje Geixh me ambasadėn amerikane apo me Nanon gjatė vizitės sė tij tė fundit?
    3.Sipas mendimit tim, asnjė udhėheqės politik i Shqipėrisė nuk duhet tė harxhojė kohėn e tij me Nik Geixhin; megjithatė, jam informuar nga njė koleg i Berishės qė ambasadori amerikan i kėrkoi Berishės tė takojė Geixhin? A ėshtė e vėrtetė kjo? A ėshtė zhvilluar ky takim pėr tė siguruar ndonjė mbulim pėr takimin e Geixhit me Nanon?
    4. Me respekt tė ēėshtjes qė unė kam vėnė nė qendėr tė vėmendjes sė shtetit nė disa raste, a e ka korrigjuar Departamenti i Shtetit apo ambasadori amerikan, Geixhin nė pėrdorimin e termit “Epiri i Veriut” dhe ta informojnė qė SHBA-ja nuk njeh ndonjė rajon tė tillė nė Shqipėri? A mund t’i kėrkojė Departamenti i Shtetit Geixhit qė tė mos e pėrdorė mė kėtė shprehje nxitėse, veēanėrisht nėse ai po abuzon shėrbimet e USG? A nuk i detyrohet Geixhi popullit tė Shqipėrisė njė shfajėsim pėr vazhdimėsinė e pėrdorimit tė kėtyre termave qė fyejnė popullin e Shqipėrisė nga pėrpjekjet pėr ta risjellė edhe njėherė nė diskutim ēėshtjen e statusit tė kufijve kombėtarė tė Shqipėrisė?
    5.Edhe pse nuk ka asnjė problem me minoritetin grek nė Shqipėri pasi ata kanė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt, ende Geixh ankohet pėr kėtė ēėshtje si njė protokoll i prishur . Megjithatė, siē e dinė mirė edhe Shtetet, kushtet e shqiptarėve etnikė nė Greqi dhe ajo e ēamėve mbetet njė histori tjetėr. A e ka diskutuar kėtė ēėshtje ambasada amerikane me Geixhin?
    6. A e ka diskutuar ambasadori Xhefri, lobin e Geixhit kundėr ndėrhyrjes ushtarake amerikane nė Kosovė?
    7. Nėse Nano e ka ftuar Geixhin nė Shqipėri, ai ka njollosur emrin e tij tek populli i Shqipėrisė, ashtu si dhe diasporės duke luajtur mikun e kėtij armiku tė shqiptarėve. Ēfarė roli, nėse ka, kanė luajtur Shtetet nė pėrpunimin e kėsaj vizite? A ka atje ndonjė nė Kongres nė veēanti qė vepron si avokat mbrojtės i provokacioneve tė Geixhit nė Shqipėri?
    Me respekt CSFB, kam besim se tashmė ėshtė bėrė njė pėrcaktim, nga USG rreth ekzistencės sė llogarive tė Nanos, dhe pėr mė tepėr a ekzistojnė ato apo jo. Gjithashtu kam besim qė njė numėr i shqiptaro-amerikanėve dhe partitė e tjera tė interesuara do tė kėrkonin njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje? Nėse llogaritė ekzistojnė, ēfarė do tė bėjė USG rreth tyre? Fola sot me Elisabet Shelton nė ambasadėn tonė nė Tiranė, dhe ajo mė tha se do tė kėrkonte informacion pėr kėtė gjė. Gjithashtu telefonova ambasadoren Elisabet Xhones, dhe ende po pres pėrgjigjen e saj. Nėse pėrgjigjja do tė jetė qė nuk ka llogari, atėherė besoj se do tė ishte nė interesin mė tė mirė tė secilit nėse kjo zbulohet mė mirė shpejt se sa mė vonė. Por nėse nė fund tė javės nuk ka pėrgėnjeshtrim nga Nano dhe asnjė zbulim nga USG dhe, ose CSFB qė tė konfirmojnė qė llogaria nuk ekziston, atėherė mendoj ne do tė jemi tė aftė tė pranojmė qė ėshtė njė e dhėnė e fortė, qė nė tė vėrtetė llogaritė ekzistojnė. Nė bazė tė kėtyre rrethanave, diēka duhet bėrė pėr tė ngritur nivelin e diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje me zyrtarėt e pėrshtatshėm tė shtetit dhe tė degėve tė tjera tė USC.
    Siē kam thėnė dhe mė parė, nuk jam duke ju kritikuar juve personalisht, por pres qė Departamenti i Shtetit tė bėjė diēka pėr tė mirėn e dy vendeve, pėr SHBA-nė dhe Shqipėrinė, dhe mbėshtetur nė kėtė ēėshtje unė kam ngritur jam jashtėzakonisht i shqetėsuar rreth politikės sė Shteteve.

    Faleminderit pėr vėmendjen tuaj pėr kėtė ēėshtje.
    Sinqerisht
    Sincerely,
    Gary Kokalari


    --------

    Dear John

    Regarding Nick Gage's visit to Tirana, it will be appreciated if you can
    please respond with respect to the State Department's position on the
    following:


    1. As a U.S. citizen, Gage is certainly entitled to visit Albania, but why
    is the U.S. Embassy wasting our tax dollars on this private citizen who has
    no legitimate business in Albania?
    2. Earlier this year, Gage met secretly on Corfu with Nano, as had been
    acknowledged by the U.S. Embassy at the time. One of the reasons they met
    was to discuss the privatization of the Savings Bank with Greek investors
    which would effectively give Greece complete control of Albania's banking
    sector. Does the State Dept. support this concept? Did Gage discuss this
    matter with the U.S. Embassy or Nano during his current visit?
    3. In my opinion, no Albanian political leader should waste his time with
    Nick Gage; however, I was informed by one of Sali Berisha's associates that
    Ambassador Jeffrey requested that Berisha meet with Gage? Is this true? Was
    it to provide cover for Gage's meetings with Nano?
    4. With respect to a matter I have brought to State's attention on several
    occasions, has the State Dept. or Ambassador Jeffrey corrected Gage in his
    use of the term "Northern Epirus" and informed him that the U.S. knows of no
    such region of Albania? Shouldn't the State Dept. demand that Gage stop
    using this inflammatory expression, particularly if he is going to abuse the
    services of the USG? Doesn't Gage owe the people of Albania an apology for
    continual usage of this term that insults the people of Albania by attempting
    to bring into question Albania's sovereign status as a nation?
    5. There is no problem with the Greek minority in Albania as they have equal
    rights with the Albanians, yet Gage continues to whine about this matter like
    a broken record. However, as State knows quite well, the conditions of the
    ethnic Albanians in Greece and that of the Chams remains another story. Did
    the U.S. Embassy discuss this matter with Gage?
    6. Did Ambassador Jeffrey discuss Gage's lobbying against U.S. military
    intervention in Kosova?
    7. If Nano invited Gage to Albania, he has thumbed his nose at the people of
    Albania as well as the diaspora by playing host to this enemy of Albanians.
    What role, if any, did State play in orchestrating this visit? Is there
    anyone in particular in Congress who is acting as an advocate for Gage's
    provocations in Albania?
    With respect to CSFB, I am confident that by now a determination has been
    made by the USG about the existence of the Nano accounts, and either they do
    or they don't exist. I am also confident that a number of Albanian Americans
    and other interested parties would like an answer on this matter? If the
    accounts do exist, what will USG do about this? I spoke with Elizabeth
    Shelton at our Embassy in Tirana today, and she informed me that she would be
    looking into this. I also called Amb. Elizabeth Jones, and I am still
    waiting for her response. If the answer is that there are no accounts, then
    I believe it will be in everyone's best interest if this is disclosed sooner
    rather than later. But if by the end of the week there is no formal denial
    by Nano and no disclosure from USG and/or CSFB confirming that the account
    does not exist, then I think we should all be able to agree that this is a
    strong indication that the accounts indeed do exist. Under these circu
    mstances, something will have to been done to elevate the level of
    discussion on this matter with appropriate officials at state and other
    branches of the USG.
    As I have said in the past, I am not criticizing you personally, but I do
    expect the State Dept. to do what is in the best interest of both the U.S.
    and Albania, and based on the issues I have raised herein I am extremely
    concerned about State policy.

    Thank you for your attention to this matter.
    Sincerely,
    Gary Kokalari

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Geixh-Nanos: Nė Shqipėri 30% e popullsisė janė grekė


    TIRANĖ- Nikolas Geixh rrit nė 30 pėr qind shifrat e minoritetit grek nė Shqipėri.

    Pėrfaqėsuesi i lobit grek, Nikolas Geixh i ka deklaruar kryeministrit Fatos Nano se popullsia e minoritetit kap shifrėn e 30 pėr qind nė total me numrin e popullsisė nė Shqipėri. Njėkohėsisht Geixh i ka kėrkuar kryeministrit Nano qė regjistrimi i saktė i popullsisė nė Shqipėri duhet tė realizohet mbi bazėn e pėrkatėsisė fetare dhe etnike, nga ku mund tė vėrtetohet njė fakt i tillė. Dy ditė pas takimit Geixh-Nano ėshtė shpallur njė pjesė e “engimės” sė bisedės, si dhe tė pėrplasjeve mes tyre pėr ēėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri. Sipas disa burimeve mėsohet se qėndrimeve tė mbajtura nga Geixh, kryeministri shqiptar Fatos Nano iu ėshtė pėrgjigjur, duke hedhur poshtė shifrėn e popullsisė sė minoriteteve, tė shprehur nė pėriqndje. Nė kėtė takim mėsohet se Nano i ka deklaruar se “sipas tė gjitha statistikave tė organizmave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut vetėm 1,4 pėr qind e popullsisė nė Shqipėri i pėrket tė gjitha minoriteteve”. Gjithashtu kryeministri shqiptar i theksuar amerikanit me origjinė greke, publicistit Geixh se Kėshilli i Europės ka vlerėsuar qeverinė pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri. Ndėrkohė qė Geixh ka vazhduar tė mbajė tė njėjtin qėndrim edhe nė takimet qė ka patur nė ministritė e tjera. Nė ballafaqimin me ministrin e Arsimit, Luan Memushi, sipas burimeve tė mediave pėrfaqėsuesi i lobit grek nė SHBA ka kėrkuar hapjen e shkollave publike greke nė Shqipėri. Njė kėrkesė e tillė, mėsohet se ėshtė kundėrshtuar nga ana e ministrit tė Arsimit, Memushi, i cili nuk ka qenė dakord me idenė e hapjes sė shkollave publike nė gjuhėn greke, tė financuara nga shteti shqiptar. Memushi ka hedhur idenė e hapjes sė shkollave jopublike, private greke, ku disa prej tyre kanė kohė qė janė hapur.

    B.H

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Godo: Kėrkesa e Geixhit shpėrbėn Shqipėrinė

    “Zoti Geixh bėn njė spekulim, jo dhe aq tė pastėr, qė mund tė ēonte drejt shpėrbėrjes sė Shqipėrisė”.


    Nė njė intervistė, nė lidhje me vizitėn e Nikolas Geixhit nė Tiranė, ish-kryetari i Komisionit tė Jashtėm Parlamentar, Sabri Godo, shprehet:” Duhet tė kufizohemi duke i thėnė zotit Gejxh se nuk duam qė dikush tė na tėrheqė pėr hunde sikur tė ishim idiotė. Ky zotėri i shquar pėr talente tė shumta nė Amerikė dhe jashtė saj, i cili ėshtė edhe shumė i kėndshėm nė bisedė, nuk mė duket se ndihmoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tona shumė tė mira me Greqinė.”



    Zoti Godo! Pėr njė legjislaturė tė tėrė keni qenė kryetar i Komisionit tė Politikave tė Jashtme tė Parlamentit Shqiptar. Nė kėtė kontekst, si njohės i politikave diplomatike tė shtetit shqiptar dhe tė marrėdhėnieve ndėrrajonale, si do ta konsideronit vizitėn e Nikolas Geixhit nė Shqipėri dhe takimet e tij me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e partisė mė tė madhe opozitare nė vendin tonė?

    Jetojmė nė njė kohė kur integrimi ėshtė ēėshtje e ditės nė tė gjithė politikėn ndėrkombėtare, veēanėrisht nė atė qė ka tė bėjė me rajonin ballkanik. Nė kėtė kuadėr, nuk ka pse tė bėrtasim pėr ndonjė mėkat tė rėndė kombėtar apo politik. Sidoqoftė, ajo qė duhet tė theksojmė ėshtė se shija qė mė la informacioni qė mora pėr temat e bisedimeve, ēėshtjet qė ishin shtruar nė to dhe, mbi tė gjitha, ēfarė kėrkoi zoti Geixh nė to, por edhe mėnyra si i shtroi ai kėto, nuk mund tė thuhet se ishin tė pranueshme.
    Le tė marrim kėrkesėn e tij pėr minoritetin grek nė Shqipėri, tė drejtat qė ai gėzon dhe kėshtu me radhė. Ėshtė njė kėrkesė e natyrshme, pėr njė vend, i cili aspiron tė jetė pjesė e familjes evropiane. Por kėtu ka dy gjėra qė nuk shkojnė:
    E para, pėr ēfarė tė drejtash tė minoritetit grek ėshtė i shqetėsuar zoti Geixh?! Gjithmonė, madje edhe nė kohėn e diktaturės komuniste, ata i kanė gėzuar kėto tė drejta. Regjimi i Enver Hoxhės ishte mė i egri dhe mė i pėrgjakshmi nė Evropė. Edhe nga minoriteti grek u dėnuan me burgime politike katėr minoritarė, ndėrkohė qė, vetėm 100 tė tjerė u burgosėn pėr ēėshtje ordinere. Por u pushkatuan 20 herė mė tepėr nė Shkodėr, Mirditė, Pukė, Lushnjė e gjetkė. Pėr nevojat e strategjisė sė tij, Enver Hoxha bėri njė politikė demagogjike krejt tė veēantė pėr minoritetin. I futi edhe nė Komitetin Qendror tė PPSH-sė, nė Kuvendin Popullor, nė ministritė, nė Ushtri dhe nė Sigurimin e Shtetit, u dha tė drejtėn e lėvizjes nė tė gjithė Shqipėrinė, prioritet nė arsim dhe punėsim etj. Tė ishe minoritar nė atė kohė ishte njė farė privilegji.
    E dyta, zoti Geixh flet pėr minoritetin grek nė vendin tonė, nė njė kohė kur nė atdheun e origjinės sė tij, ky problem, nė kėndvėshtrimin perėndimor dhe demokratik, ėshtė shumė mė i mprehtė. Nga sa di unė, nė fqinjin tonė jugor jetojnė disa minoritete, si ai turk, bullgar dhe ndonjė tjetėr. Nuk jam specialist i kėsaj fushe dhe nuk mund tė them me saktėsi sa ėshtė masa e tyre, shtrirja gjeografike etj., sidoqoftė jam i bindur pėr ekzistencėn e tyre. Por ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė se Greqia nuk i njeh zyrtarisht kėto minoritete dhe, pėr rrjedhojė, nuk u ka njohur atyre asnjė tė drejtė, si ato kulturore, gjuhėsore, arsimore etj.
    Folėt pėr disa minoritete nė Greqi, ndėrkohė qė nuk pėrmendėt faktin e ekzistencės sė njė komuniteti shumė tė madh shqiptarėsh nė kėtė shtet... Si mendoni, nė ēfarė shkalle njihen dhe respektohen tė drejtat e tyre nė kėtė vend?
    Nuk i harrova. Thjesht i veēova nga numėrimi i mėsipėrm, pasi, nė tė vėrtetė, problemi i shqiptarėve nė Greqi ėshtė shumė mė kompleks dhe mė i gjerė se ai i njė minoriteti tė zakonshėm. Pėr tė qenė realistė, ky problem ka dy pjesė: i pari qė ka tė bėjė me komunitetin e madh, tė njohur me emrin arvanitas, i cili shtrihet nė njė pjesė tė madhe tė ishujve tė detit Egje, nė tė gjitha zonat pėrreth Athinės, nė Thiva, Livadhja etj. Zoti Geixh nuk i pėrmendi kėto fakte, megjithėse, sipas tė dhėnave qė kanė ardhur zyrtarisht edhe nga Greqia, bėhet fjalė pėr rreth 2 milionė arvanitas qė jetojnė nė Greqi. Ndoshta, sepse po ta bėnte kėtė, ai do tė duhej tė fliste edhe pėr atė qė, kėta njerėz, ky komunitet kaq i madh, nuk gėzon zyrtarisht asnjė tė drejtė etnike, kulturore, gjuhėsore, arsimore etj.

    Greko-amerikani e anashkalon kėtė fakt, tė njohur dhe tė pakundėrshtueshėm.
    Mos ndoshta, nė kėtė ka ndikuar koha e ikjes sė kėtij komuniteti nga Shqipėria, shekuj mė parė? Ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, disashekullore dhe ndoshta grekėt i konsiderojnė kėta njerėz si tė asimiluar nė helenė, ju si mendoni?


    Ata janė qytetarė normalė tė shtetit grek. Madje, po qe se shkojmė nė histori, kanė bėrė pėr Greqinė atė qė vetė grekėt do ta kishin tė pamundur tė bėnin. Nga radhėt e tyre kanė dalė heronjtė qė i dhanė lirinė Greqisė dhe qė dhanė jetėn e tyre pėr kėtė. Por, nė tė njėjtėn kohė me ta, menjėherė pas pushtimit turk, kanė ikur edhe arbėreshėt e Italisė. Edhe ata janė asimiluar. Por shteti italian, jo vetėm nuk e ka mohuar kurrė ekzistencėn e kėtij komuniteti, por, pėrkundrazi, u ka njohur atyre tė gjitha tė drejtat, nė shkollat, nė pėrdorimin e simboleve kombėtare, deri edhe tek universiteti nė gjuhėn shqipe.
    Pjesa e dytė e problemit lidhet me komunitetin e ri tė emigrantėve shqiptarė, tė krijuar nė kėta dhjetė vjet, i cili, gjithashtu, ėshtė shumė i mprehtė dhe me telashe tė mėdha, njė nga tė cilėt, pėr shembull, ėshtė presioni pėr ndėrrimin e emrave dhe tė besimit fetar.

    Lidhur me kėta tė fundit, zoti Geixh tha se nuk dinte qė emigrantėt shqiptarė tė ketė qenė nėn trysni pėr tė ndėrruar emrat?

    Nuk e di se nga vjen zoti Geixh. Personalisht, para njė muaji, unė isha nė Janinė, Artė, Prevezė, Pargė, Paramithi dhe Sul, pėr njė studim. Takova kudo djemtė tanė, tė cilėt, kur flisnin shqip, shikonim me ndrojtje rreth e rrotull. Nuk gjeta asnjė prej tyre qė tė mos kishte ndėrruar emrin nė dokumentet e identifikimit ose nė pėrdorimin e pėrditshėm verbal. Kėtė e pranonin me njė buzėqeshje tė hidhur. Spiroja thirrej Spiros, Selmani, Stavros e kėshtu me radhė. Por, pėr kėtė, nuk ka nevojė tė bredhėsh nė tė gjithė Greqinė. Mjafton tė publikosh tė dhėnat e bashkive tė Korēės, Gjirokastrės dhe tė Sarandės pėr tė vėrtetuar se dhjetėra mijėra shqiptarė kanė ndėrruar emrat. Nuk besoj qė kjo tė merret si njė dėshirė e emigrantėve pėr tė modernizuar emrat e tyre(!).

    Megjithatė, zoti Geixh, duke kėmbėngulur madje, tha se emigrantėt shqiptarė trajtohen nė Greqi mė mirė se nė vendet e tjera fqinje, prandaj edhe e preferojnė mė shumė Greqinė...

    Kjo nuk ėshtė korrekte. Mijėra shqiptarė kanė vėnė kokėn nė rrezik dhe me qindra tė tjera kanė humbur jetėn nė det pėr tė arritur Italinė, qoftė edhe si transit pėr nė vendet e tjera tė Evropės. Kurse Greqia arrihet fare lehtė, me njė kalim ilegal tė kufirit nė tokė. Njė njeri me dijeni tė gjera nė kėto fusha, siē ėshtė zoti Geixh, nuk mund tė injorojė njė realitet tė tillė. Pėrsa i takon trajtimit "tė shkėlqyer" mjafton tė sjellim ndėr mend "fshesat e hekurta" tė viteve '93-'94, me tė cilat dikush citoi edhe emrin e zotit Geixh, e qė vijuan edhe mė pas. Mbi emigrantėt atje nuk kanė munguar edhe burgosjet dhe rrahjet, nganjėherė edhe krejt padrejtėsisht. Jo mė tej, po le tė sjellim ndėr mend atė qė hoqėn emigrantėt tanė nė postat kufitare, nė gusht-shtatorin e kėtij viti. Ne gėzohemi qė shteti grek pėrpiqet tė rregullojė statusin e emigrantėve shqiptarė, por duke e paraqitur gjendjen e tyre si mė tė mirėn nė botė, zoti Geixh nuk kontribuon nė ēuarjen pėrpara tė problemit dhe nuk dėshmon dashurinė e veēantė pėr shqiptarėt, tė cilėt thotė se i ka shumė nė zemėr.

    Le t'u kthehemi atėherė ankesave ose, mė saktė, kėrkesave tė zotit Geixh pėr nxitjen dhe njė trajtim mė tė mirė tė investimeve greke nė vendin tonė. Nė kėtė pikė, mendoni se ai ka tė drejtė?


    Nuk mė rezulton nė asnjė rast qė tė jenė penguar investimet greke nė Shqipėri. Madje, nė ndonjė rast, atyre u janė dhėnė edhe tė drejta "eksterritoriale". Le tė marrim si shembull portin e Durrėsit, ku shoqėritė greke tė naftės vijojnė tė mbajnė depozitat e mėdha tė karburantit brenda nė port, duke rrezikuar kėshtu tėrė qytetin. Nuk mund tė thuash se Shqipėria ėshtė shesh me lule pėr investitorėt e huaj, por mund tė pohohet me plot gojėn se nuk ėshtė bėrė asnjė veēim pėr investitorėt grekė. Nė tė kundėrtėn: nė rrugėt, bankat, nė telefoninė e lėvizshme, nė sektorė tė tjerė strategjikė, ata kanė qenė mė tė mirėpriturit.

    Zoti Geixh, nė tė vėrtetė, ashtu siē pritej, sepse kėshtu ka ndodhur pothuajse gjithmonė nė takime tė niveleve tė larta Shqipėri-Greqi, foli edhe pėr ēėshtjen ēame. A mendoni se tha atė qė duhej dhe qė i shėrben zgjidhjes sė njė problemi, mosha e tė cilit e ka kaluar tashmė gjysmėn e shekullit nė ekzistencėn e tij?

    Nė mos gaboj, zoti Geixh u shpreh se ky ėshtė tashmė njė problem tė cilin duhet ta zgjidhė Evropa. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte se, pėr problemet tė cilat, sipas tij, kanė tė bėjnė me minoritetin grek nė Shqipėri ose tė tjera tė kėtij lloji, ku barra e zgjidhjes ose e gabimeve, nėse ato ekzistojnė, bie mbi Shqipėrinė, ai e kėrkon zgjidhjen brenda dy vendeve, sikur tė kėrkojė tė fshehė diēka, ndoshta ballafaqimin me tė vėrtetėn nga sytė e Evropės. Ndėrsa, kur vjen fjala tek elemente tė tjera, ku pėrgjegjėsia bie mbi palėn greke, siē ėshtė ēėshtja ēame, zoti Geixh e transferon zgjidhjen, le tė themi, nė Skandinavi.

    Por ai foli pėr masakrat qė kanė bėrė ēamėt, nė bashkėpunim me nazifashistėt. Si e komentoni ju kėtė?

    Mė duket se ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Kolaboracioni ka ekzistuar edhe nė Greqi dhe u ndėshkua nga vetė grekėt, siē ndodhi edhe nė Shqipėri. Kjo dukuri ka qenė evidente nė tė gjitha vendet e pushtuara nga fashizmi. Pėrsa u takon masakrave qė kanė bėrė ēamėt e ekzaltuar ndaj fqinjėve tė tyre, mund tė jenė edhe mė tė mėdha masakrat e kolaboracionistėve grekė, si Napolon Zerva me shokė, ndaj popullsisė sė pambrojtur tė ēamėve.

    Zoti Geixh kėrkoi regjistrimin e popullsisė duke zbatuar tė drejtėn e deklarimit etnik. Sipas tij, Berisha e ka pėrkrahur kėtė objeksion. Ju, si mendoni, a duhet bėrė?

    Duket se kėrkesat dhe objeksionet janė tė shumta dhe nė drejtime tė ndryshme. Mė habit fakti qė ai nuk bėn asnjė kujdes tė veēantė pėr tė kamufluar disa kėrkesa. Le tė flasim hapur! Nėse sot do t'u kėrkohej shqiptarėve tė deklaronin etninė, numri i minoritarėve grekė do tė rritej artificialisht, pėr shkak tė vizave. Kjo dihet. Por mund tė rritet edhe numri i etnive tė tjera, tė cilat nuk mund tė konsiderohen si tė tilla. Kemi kėtu prej kohe qytetarė me origjinė italiane. Edhe kėta mund tė rriteshin sė tepėrmi. Por a do t'i pranonte Italia kėta si tė vetėt?! Me kėtė, zoti Geixh bėn njė spekulim, jo dhe aq tė pastėr, qė mund tė ēonte drejt shpėrbėrjes sė Shqipėrisė. Pėr fat, Kushtetuta jonė nuk e detyron qytetarin shqiptar tė shpallė etninė e tij. Objeksioni i zotit Gejxh bie kėshtu nė boshllėk. Sa pėr pretendimin e tij se nė kėtė pikė ka gjetur edhe mirėkuptimin e Berishės, kėtė le ta sqarojė vetė Berisha.

    Por, zoti Geixh tha nė intervistėn e tij se nuk ėshtė mirė pėr Shqipėrinė tė jetė nė grindje me Greqinė, Maqedoninė, Serbinė...


    Aktualisht, nuk jemi nė grindje me asnjė nga kėto vende, por as me ndonjė vend tjetėr. Grindjet e kaluara, asnjėherė nuk i kemi provokuar ne. Pėrkundrazi, kemi punuar dhe punojmė pėr stabilitetin nė rajon, ndonjėherė edhe duke ulur kurrizin. Me kėtė rast do t'i kujtoj zotit Geixh se vendlindja e tij ka pasur konflikte me Turqinė dhe Maqedoninė, konflikte qė kanė arritur deri nė ekstremitete. Kėto tashmė duhet tė shihen si tė kaluara, nė njė Ballkan, i cili synon Evropėn. Gjithsesi, Shqipėria nuk ka nevojė pėr mentorė, qė t'i kėshillojnė urtėsi nė kėtė drejtim.

    Thuhet se zoti Geixh ishte ndėrmjetės pėr zgjidhjen e konfliktit Nano-Meta nė Korfuz. Ē'mendoni pėr kėtė?

    Geixh ka bėrė deklarata tė qarta se Vorio Epiri grek shtrihet deri nė Shkumbin. Ka thėnė, gjithashtu, se kėta grekė tė Shkumbinit e poshtė janė trajtuar mizorisht nga qeveritė shqiptare. Ka bėrė thirrje qė kėta tė ēlirohen. Nuk e di si ka mundur tė vėrė nė qarkullim falsifitete tė tilla kolosale, njė zotėri, si Nikolas Geixh. Nuk mė rezulton qė ai t’i ketė pėrgėnjeshtruar publikisht kėto deklarime. Njė njeri qė kultivon ide tė tilla, sado i famshėm dhe i kualifikuar tė jetė, nuk mund tė marrė rol patronazhi ndaj politikanėve, tė cilėt kryesojnė sot ose presin tė drejtojnė nesėr shtetin shqiptar.
    Nėse ai e gėzon realisht kėtė privilegj, ne shqiptarėve tė thjeshtė nuk na mbetet asgjė, veē tė mbledhim plaēkat e tė ikim nga ky vend, gjė qė ėshtė e vėshtirė pėr t'u realizuar. Mė e thjeshtė do tė ishte tė mblidhnin plaēkat e tė iknin qeveritarėt tanė, nėse vėrtet kanė rėnė nė ujėra tė tilla.

    Duket se ju nuk pajtoheni me asgjė nga ato qė tha ai. Pėrfundimisht, si e vlerėsoni vizitėn e tij?


    Tė shumtat e gjėrave qė ai tha mė tingėllojnė krejt tė pakėndshme, tė veshura me fraza iluministe. Por nuk do tė kėrkoja kurrsesi tė shpallej pėrsėri "persona non grata". Duhet tė kufizohemi duke i thėnė zotit Geixh se nuk duam qė dikush tė na tėrheqė pėr hunde, sikur tė ishim idiotė. Ky zotėri i shquar pėr talente tė shumta nė Amerikė dhe jashtė saj, i cili ėshtė edhe shumė i kėndshėm nė bisedė, nuk mė duket se ndihmoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tona shumė tė mira me Greqinė. Nė tė kundėrt, kam pėrshtypjen se ai ngriti pluhur e krijoi shqetėsime tė padobishme.
    Sidoqoftė, u konfirmua se vizita e tij u ndėrmjetėsua nga vetė ambasadori amerikan nė Tiranė. Sipas jush, kjo nuk do tė thotė asgjė?
    Mendoj se shoqėrimi nga ambasadori amerikan nė takime ėshtė thjesht njė mirėsjellje. Veēse, shteti ynė i dha ngjyrime protokollare.

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-04-2007 mė 12:47

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shkrimi i Nikolas Geixh nė “New York Times”, nė tetor tė 1994-ės, pėr Berishėn

    Geixh: Berisha do tė krijojė Shqipėrinė e Madhe

    “Ai shpreson se do tė detyrojė grekėt tė ikin qė tė sigurojė pjesėn jugore tė Shqipėrisė.”


    TIRANĖ-Nikolas Geixh, qė u takua para katėr ditėsh me kreun e PD-sė, Sali Berisha, dhe u shpreh se ai tashmė ka ndryshuar, mė 1994-n, nė njė artikull nė gazetėn “New York Times”, e ka akuzuar ish-presidentin e vendit se po pėrpiqej tė largonte me dhunė nga Shqipėria minoritetin grek, nė mėnyrė qė ai tė kishte mundėsi tė krijonte Shqipėrinė e Madhe. Ishte koha kur nė Tiranė sapo kishte pėrfunduar gjyqi ndaj pesė minoritarėve.
    Mė poshtė po ju paraqesim artikullin e plotė


    Njė tjetėr moment krize nė Ballkan
    Dėnimi i pesė drejtuesve shqiptarė tė komunitetit etnik grek nė njė gjyq, show politik, ka rritur tensionet mes Greqisė dhe Shqipėrisė dhe kjo ka filluar tė pėrhapet me zhurmė, gjė qė mund tė ndikojė nė tė gjithė Ballkanin, gjithashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara. Vėzhgues nga gjysmė duzine shoqatash tė huaja pėr tė drejtat e njeriut e pėrshkruan gjyqin, i cili pėrfundoi mė 7 shtator me dėnimin me 6 deri nė tetė vjet burg, si njė dhunim i madh i standardeve ndėrkombėtare. Drejtuesit e opozitės shqiptare e quajtėn gjyqin si njė manovėr politike. Tė pandehurit thanė se ata ishin tortuar fizikisht dhe psikologjikisht gjatė arrestimit dhe gjatė gjyqit, se atyre u ishte mohuar e drejta tė pyesin dėshmitarėt e prokurorisė apo tė paraqitnin dėshmitarėt e tyre. Njė pėrfaqėsues i Amnesty International, Bjorn Elmquist, deklaroi se gjyqi ishte “njė proces i vėnė nė skenė” qė autoritetet e manipuluan pėr propagandė. Tė pandehurit ishin tė bindur, gjithsesi, se nuk kishte asnjė provė qė ata kishin ndonjė pozitė tė dinin sekretet e qeverisė, jo mė t’ua jepnin sekretet agjentėve grekė. Pse i dhunoi kėta njerėz qeveria? Ata janė drejtuesit mė nė zė tė organizatės pėr tė drejtat civile “Omonia” (nė greqisht harmoni), themeluar nga minoriteti grek nė Shqipėri. (Numri i grekėve nė Shqipėri, tė vendosur mė sė shumti nė Jug tė vendit, i quajtur Epiri i Veriut, ėshtė rreth 400 mijė banorė, sipas Athinės, 60 mijė sipas Tiranės dhe 200 mijė sipas CIA-s). Kėto dėnime janė valė persekutimi e organizuar nga qeveria e presidentit Sali Berisha. Gjyqi e zemėroi aq shumė qeverinė greke qė tė pėrjashtonte rreth 70.000 shqiptarė ilegalė. Kritikėt nė Evropė dhe nė SHBA i konsideruan tė tepėrta kėto pėrjashtime. Por Athina argumentoi qė vendet e tjera evropiane kishin refuzuar tė pranonin punėtorėt shqiptarė, ndėrsa Greqia mban 400 mijė tė tillė, tė cilėt dėrgojnė nė shtėpi mė shumė se 350 milionė dollarė. Pse donte Berisha ta provokonte Greqinė dhe tė humbiste pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave vitale pėr Shqipėrinė? Shpjegimi mė i besueshėm ėshtė qė presioni ndaj minoritetit grek pėr tė braktisur atdheun e tyre ėshtė hapi i parė i planit pėr tė zgjeruar nė mėnyrė dramatike Shqipėrinė. Ai shpreson se do tė detyrojė grekėt tė ikin nė mėnyrė qė tė sigurojė pjesėn jugore tė Shqipėrisė. Mė pas ai mund tė nxitė enklavat shqiptare nė Jugosllavi qė tė ngrihen dhe tė kėrkojnė bashkimin me Shqipėrinė, pa u shqetėsuar qė Greqia do tė kishte avantazh…tė pushtojė Epirin e Veriut. Mbėshtetėse pėr kėtė skenar ėshtė deklarata e zotit Berisha pėr vetėvendosje tė shqiptarėve nė Kosovė, rajon i Serbisė, dhe pėr tė zgjedhur statusin kombėtar (i cili pėrfshin tė drejtėn pėr shkėputje) pėr enklavat shqiptare nė pjesėn perėndimore tė ish- Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Kjo agjendė premton tė krijojė konflikt gjatė gjithė Jugut tė Ballkanit, madje dhe Greqisė dhe Turqisė. Kėta dy anėtarė tė fuqishėm tė NATO-s, nėse mes tyre do tė ketė konflikt, vetėm forcat amerikane mund t’i ndajnė. Pėr aq kohė sa etnia greke do mbijetojė nė Shqipėri, ajo mund tė jetė nė ambiciet e zotit Berisha, sepse ēdo rebelim nė enklavat shqiptare nė ish- Jugosllavi do tė rritė rrezikun qė forcat greke mund tė kalojnė kufijtė pėr tė mbrojtur grekėt nė Epirin e Veriut. Zemėrimi qė u rrit nga gjyqi ka sjellė tensione nė rajonal nė njė pikė vlimi. Ata mund tė reduktohen nėse Berisha bindet pėr tė ndaluar persekutimet e grekėve dhe tė fillojė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet me Athinėn. Hapi i parė ėshtė lirimi i tė burgosurve grekė.
    “New York Times”, e enjte 6 tetor 1994


    Xhozef Diguardi
    Anėtar i Kongresit
    1985-1989

    Mitēell Levitas
    Redaktori i faqes editoriale
    “New York Times”

    shekulli

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Diguardi: Eseja antishqiptare e Geixhit

    “Berisha, Rugova janė duke punuar paqėsisht pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e luftės nė Ballkan”


    Nė mbrojtje tė presidentit tė atėhershėm, Sali Berisha, pas sulmeve tė Nikolas Geixh doli Xhozef DiGuardi, president i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili i hodhi poshtė kėto akuza, duke theksuar se Berisha dhe Rugova po punonin pėr tė siguruar njė paqe pa dhunė nė Ballkan. Gazeta “Shekulli”, nė vazhdimėsi tė debateve qė kanė lindur pas vizitės sė Nikolas Geixh nė Shqipėri, boton me shkurtime artikullin e shkruar nga Geixh, mė 6 tetor 1994, nė “New York Times” dhe pėrgjigjen e DiGuardit . Kjo pėrgjigje ėshtė pėrgatitur nga DiGuardi dhe i ėshtė drejtuar redaktorit tė faqes sė editorialeve nė kėtė gazetė, Mitēell Levitas, ku i tregon faktet reale tė historisė sė Shqipėrisė lidhur me pozicionin qė ajo ka mbajtur me minoritetin grek dhe qėllimet e vėrteta tė “doktorit-president”.
    I dashur Zoti Levitas:
    Nikolas Geixh (mė 6 tetor) ka shkruar njė ese antishqiptare, nė tė cilėn ai, nė mėnyrėn mė vulgare, e paraqet ndryshe statusin e minoritetit grek nė Jug tė Shqipėrisė. Nė bazė tė regjistrimit tė pėrgjithshėm zyrtar, zhvilluar nė Shqipėri mė 2 prill 1989, atje ka 58.758 grek nė Jug tė Shqipėrisė (jo 400 mijė qė deklaron Athina), dhe ata tani gėzojnė tė gjitha tė drejtat fetare, kombėtare dhe njerėzorė nė Shqipėrinė demokratike. Kėto fakte janė konfirmuar nga Maks van der Stoel, komisionieri i lartė i minoriteteve kombėtare nė OSBE. Duhet theksuar se edhe nėn regjimin komunist, grekėt shpesh gėzonin mė shumė tė drejta se shqiptarėt. Ajo ēfarė thekson zoti Geixh nė artikullin e tij ėshtė njė histori lidhur me persekutimin, jo tė minoritetit grek nė Shqipėri, por tė shqiptarėve etnikė nė Veri tė Greqisė. Pjesa jugore e Shqipėrisė, e quajtur Ēamėria, me popullsi mė tė madhe shqiptare, ishte aneksuar nga Greqia mė 1913-n. Qė atėherė, atyre u ėshtė mohuar ēdo e drejtė njerėzore, madje u ėshtė mohuar plotėsisht ekzistenca si njė minoritet etnik nė Veri tė Greqisė. Njė gjenocid fizik dhe kulturor kundėr shqiptarėve tė Ēamėrisė ishte pėrkrahur nga autoritetet greke, veēanėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė shkrimet e mėparshme pėr konfliktin nė Ballkan, zoti Geixh ka krahasuar kėrkesėn e grekėve pėr autonomi nė Jug tė Shqipėrisė me kėrkesėn e vetėvendosjes dhe ēlirimit nga pushtimi serb nga mė shumė se sa dy milionė shqiptarė nė Kosovė. Kjo dukshėm ėshtė e pakuptimtė. Ideja e autonomisė politike pėr minoritetin grek nė Shqipėri fillimisht u hodh pėr t’i dhėnė shtysė makthit pėr njė “spastrim etnik” nga ana e Serbisė sė madhe dhe mė tej tė destabilizonin rajonin rreth Maqedonisė. Kosova, nė anėn tjetėr, me mė shumė se 90 pėr qind popullsi shqiptare, gjithnjė ka gėzuar njė lloj autonomie. Dhe, pėrpara pushtimit serb mė 1989-n, Kosova ishte njė nga bashkėsitė e pavarura nė Federatėn Jugosllave. Nė artikullin e tij, mė 6 tetor, zoti Geixh padrejtėsisht deklaron se presidenti i shqiptarėve, Sali Berisha, ka bėrė thirrje pėr vetėvendosje tė Kosovės, qė i ka mbijetuar shkatėrrimit tė autonomisė sė saj historike dhe pushtimit tė ashpėr serb nė pesė vitet e shkuara dhe qė ėshtė vetėm njė pretekst pėr ekspansionizmin shqiptar. Ai pohon qė zoti Berisha ėshtė duke nxitur shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi pėr “tė kėrkuar bashkim me Shqipėrinė” dhe, si pasojė, Berisha dėshiron qė “grekėt etnikė tė braktisin atdheun e tyre (si) hapi i pari nė planin e tij pėr tė zgjeruar nė mėnyrė dramatike Shqipėrinė”. Shqipėria, nė mėnyrė tragjike, u nda nga fuqitė e botės gjatė gjithė historisė sė saj. Mė 1913-n ajo humbi gjysmėn e territoreve dhe tė popullsisė sė saj. Tani, mė 1990-n, ajo nuk ėshtė duke kėrkuar korrigjim tė historisė pėrmes dhunės, sipas mėnyrės sė qeverisė serbe. Shqipėria nuk po kėrkon tė ndryshojė kufijtė e saj; ajo po kėrkon mė mirė njė zgjidhje pėr krizėn ballkanike brenda strukturės sė Helsinkit. Zoti Geixh beson qė dėnimi i pesė udhėheqėsve shqiptarė tė komunitetit etnik grek tė paditur pėr spiunazh dhe pėr armėmbajtje pa leje – dukshėm fokusohet nė shėnimet e tija – ėshtė njė skemė diversive pėr ta hequr vėmendjen nga “ambiciet e zotit Berisha”. Kjo, pėrsėri ėshtė dukshėm e pakuptimtė. Historia e vėrtetė ėshtė qė Greqia ėshtė e sikletosur nga veprimet e grupit armiqėsor, tė pėrbėrė nga etnikė grekė qė hartuan njė plan pėr destabilizimin e rajonit. Qėkurse Shqipėria, nė mėnyrė tė drejtė, vendosi t’i dėnojė ata, ka ēuar ndėrmend tė pėrballojė ēdo agresion tė imagjinueshėm nga Greqia, pėrveēse atij ushtarak. Greqia, megjithatė, bėri njė llogaritje tmerrėsisht tė gabuar nė opinionin publik, mė i pakėti ėshtė se tė pandehurit ishin qytetarė shqiptarė dhe duhet t’i pajtoheshin ligjeve tė atij vendi.
    Nė tė kundėrt tė opinionit tė zotit Geixh, momenti tjetėr i krizės nė Ballkan nuk ėshtė Jugu i Shqipėrisė, por Kosova, objektivi aktual i fushatės sė presidentit serb Millosheviē pėr “spastrimin etnik”. Nė mes tė masakrės mė tė paprecedentė nė zemėr tė Evropės, qė nga holokausti, dr.Sali Berisha, doktori-president i Shqipėrisė demokratike, dhe dr.Ibrahim Rugova, poeti pacifist dhe president i Kosovės, janė duke punuar paqėsisht pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e luftės nė Ballkan dhe tė pėrkrahin demokracinė nė Shqipėri, Kosovė dhe Mal i Zi, ku shqiptarėt kanė jetuar me mijėra vite. Presidenti grek Papandreu dhe presidenti serb Milosheviē duhet tė bėjnė kėshtu. Dhe zoti Geixh duhet tė ndėrpresė tė qenit pipėza e tyre nė Amerikė, veēanėrisht nė Uashington, D.C, ku ai dhe lobi grek, me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė zotit Spefanopolous nė Shtėpinė e Bardhė, po pėrpiqen tė mbėshtjellin shovinizmin grek dhe serb nė Ballkan.

    Sinqerisht
    Xhozef Xh. DiGuardi dhe Shirli A.Cloies
    12 tetor 1994

    shekulli

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Cfare nuk i tha z. Gage Nanoberisha.

    Genc Pollo

    Te kujdesesh qe pakicat etnike ne vendin tend te kene standartet me te perparuara europiane eshte dicka e lavderueshme. Te degjosh kedo qe vjen nga afer e larg per kete ceshtje, qofte ky finlandez, grek apo kanadez eshte normale Edhe kur ky person quhet Nicolas Gage dhe ka nje te kaluar problematike me Shqiperine mendoj se eshte dinjitoze qe ofiqare, politikane, aktiviste te te drejtave te njeriut e personalitete te tjera te flasin per kete ceshtje me po ate seriozitet e angazhim sic e trajtojne edhe me kedo tjeter. Por mendoj se historia nuk mbaron e nuk duhet te mbaroje ketu. Zoti Gage eshte babai i tezes se nqs Tirana kerkon nje status per Kosoven, te njejtin status duhet ta adoptoje per „Epirin e Veriut“ alias Shqiperine e Jugut. Gjate viteve 90 kjo teze u adoptua edhe nga politikane ekstreme te te dy kraheve. Deshiroj te mendoj se i ballafaquar me realitete te reja ne Ballkan autori i njohur i romanit Eleni do ta kishte harruar kete ide te tij si nje mendim kalimtar. Nje inteviste ekskluzive e tij ne TV Vizion+ me qartesoi se nuk eshte dhe aq keshtu. Z. Gage, kesaj radhe disi vagullt tha se nuk mund te pretendoni „te drejta per pakicen shqiptare ne Jugosllavi dhe te mohoni te drejta per pakicen greke ( apo tjeter pakice) ne Shqiperi“. Sidoqofte z. Gage, me te cilin autori i ketyre radheve plot 8 vjet me pare ka patur rastin te debatoje kete ceshtje, duket se nuk ka ndryshuar mendje dhe kjo eshte 100% e drejta e tij. Ajo qe mua me shqeteson si qytetar i kesaj Republike dhe si kryetar I nje partie parlamentare eshte heshtja per kete ceshtje e kryeminstrit dhe e ish-presidentit, qe te dy mikprites te z. Gage keto dite. Nuk dua te them se ata ndajne te njejten pikepamje, ruajna Zot. Por do te kishte qene ne dinjitetin e tyre qe te kishin kundershtuar kete simetrizem absurd si dhe ne dinjitetin e qeverise dhe politikes qe perfaqesojne qe kete kundershtim eventual t’a kishin bere publik. Meqe po flas per dinjitet te shtetit me duhet te them edhe dicka tjeter. Ne vitin 1994 terroriste te infiltruar nga Greqia vrane disa ushtare e nje oficer gjate nje sulmi te befasishem ne nje repart ne rrethin e Gjirokastres. Nje vit me vone nga nivelet me te larta te shtetit Nicolas Gage u akuzua si financues i ketij rrjeti terrorist. Harresa e shtirur e kesaj ngjarje nga dy bashkebiseduesit shqiptare eshte e dhimbshme. Nese duan te kene te bejne me fjalen dinjitet keta zoterinj kishin dy rruge: Ose te rishikonin akuzat dhe provat e tyre dhe ne vijim te nxirrnin greko-amerikanin te paperzier. Atehere takimi normal me te do te ishte dhe nje lloj ndjese diplomatike. Ose te bindur per lidhjen e mbrapshte duhej te gjenin nje sjellje pak me te ndryshme me te. Por ne te dy rastet qendrimet e tyre duhen te ishin publike. Ndoshta po gaboj duke kerkuar dicka diku si personazhi qe kerkon celesin e humbur poshte fenerit te rruges. Por i jap vetes te drejte te them se ndonjehere nje akt dinjitoz i shlyen borxhin dhe i kthen krenarine atyre qe vertet e meritojne emrin „te rene per Atdhe“ me shume se sa nje grandparade si kjo e sotmja.

    Autori eshte kryetar i Partise Demokrate
    botuar ne gazeten ALBANIA

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Analisti i Harvardit A. Alibali: Idetė e greko - amerikanit Nikolas Gejxh nė SHBA nuk i merr njeri nė konsideratė


    Analisti shqiptar nga Universiteti i Harvardit, Agron Alibali mendon se Gejxhin duhet ta kish pritur Lidhja e Shkrimtarėve, jo kryeministri

    Intervistoi: Auron Dodi


    A.Dodi: Vizita e publicistit dhe shkrimtarit greko-amerikan, Nikolas Gejxh vazhdon tė preokupojė opinionin dhe mediat nė Shqipėri. Ē'pėrfaqėson sot Nikolas Gejxh nė SHBA dhe sa i madh ėshtė ndikimi i tij nė politikėn amerikane?

    A. Alibali: Nikolas Gejxh ėshtė njė shkrimtar mjaft i njohur nė Amerikė. Si njeri i letrave ai ėshtė mjaft i respektuar nė Amerikė dhe jo vetėm atje. Kurse pėrsa i takon programit tė tij politik, mund tė them se ai ka qenė pėr shumė vjet president i Federatės sė ashtuquajtur Panepirotike nė Amerikė, programi i sė cilės kundėrshton integritetin territorial dhe madje ekzistencėn e Shqipėrisė. Tani zoti Gejxh ėshtė kryetar i komisionit politik tė kėsaj organizate dhe nėn petkun e mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicės greke nė Shqipėri ai pėrpiqet tė ndikojė nė administratėn dhe kongresin amerikan mbėshtetur nė njė platformė tė tij ultranacionaliste dhe fanatike. Kuptohet qė pesha dhe ndikimi i tij nė kėto organizma ėshtė thuajse i papėrfillshėm. Ai megjithatė arrin tė ketė kontakt me disa politikanė dhe kongresmenė qė i njeh personalisht. Kėta janė nga ata ose qė nuk kanė kohė ta dėgjojnė deri nė fund, ose nga ata qė nuk kanė informacion tė plotė pėr Evropėn Juglindore. Si shkrimtar ai respektohet dhe nderohet, si aktivist politik ai mund tė dėgjohet, por idetė e tij nuk merren nė konsideratė.

    A.Dodi: Vizitėn e tij tė parė pas ndalimit pėr tė hyrė nė Shqipėri, zoti Gejxh e shfrytėzoi pėr kėrkesa konkrete: u kritikua gjendja e minoritetit grek nė Shqipėri, u kėrkua ribėrja e regjistrimit tė tij, u fol pėr ēėshtjen ēame etj. Kėrkesa tė tilla nuk thuhen pėr herė tė parė. Fakti qė zoti Gejxh i tha ato nė forumet mė tė larta tė shtetit shqiptar, a sjell gjė tė re?

    A. Alibali: Mua mė duket se e reja e vetme ėshtė ajo se zoti Gejxh nuk ka ndryshuar fare nė pikėpamjet e tij personale politike qė kanė sikurse e theksova njė pėrmbajtje tė lartė nacionaliste. Madje pėr ta korrigjuar pak veten duhet thėnė se ai tashmė nuk pretendon mė se nė Shqipėri ka 400 mijė apo 600 mijė grekė, por numri i tyre sot sipas tij arrin deri nė 30 % tė popullsisė. Ēdo koment kėtu do tė ishte i tepėrt. Pėrsa i takon takimit tė tij me personalitete tė larta tė shtetit shqiptar, mua mė duhet tė them se kėtu nuk ka funksionuar si duhet protokolli i shtetit. Zoti Gejxh duhej tė qe pritur normalisht nga ana e kryetarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, apo nga kryetari i Bashkimit tė Gazetarėve. Shumė shumė atė mund ta kishte pritur njė drejtor drejtorie nė Ministrinė e Kulturės. Qeveritarėt shqiptarė dhe kryetari i opozitės janė votuar nga zgjedhėsit shqiptar dhe paguhen nga tatimpaguesit shqiptarė pėr tė zgjidhur problemet dhe hallet e shumta tė vendit. Koha e tyre nė kėtė funksion nuk mendoj se duhej harxhuar pėr tė dėgjuar teoritė nacionaliste tė Gejxhit, ora e tė cilit ėshtė kthyer prapa nė shekullin e 19-tė, kur u propozua pėr herė tė parė doktrina nacionaliste e Megalidhesė. Zoti Gejxh bėri edhe njė gabim tė rėndė duke e identifikuar popullsinė e shumėvuajtur ēame me nazizmin. Ndoshta vetė individė ēamė apo shoqata “Ēamėria” qė mbron tė drejtat e tyre duhet tė shohin mundėsinė e paditjes sė tij nė gjykatat shqiptare, ēka parashikon edhe sanksione nė Kodin Penal shqiptar.

    A.Dodi: Po ē’pėrfitime mund tė ketė atėherė njė shtet si Shqipėria nga pritja dhe dhėnia e publicitetit figurave tė tilla si Nikolas Gejxh ?

    A.Alibali: Unė mendoj se nuk kanė asnjė pėrfitim. Gejxhi nuk duhej pritur fare nga autoritetet shqiptare, por nga ana tjetėr u veprua shumė mirė qė vizitės sė tij iu dha publicitet, sepse kjo dhe transparenca e duhur pėrbėjnė njė detyrim pėr demokracinė shqiptare. Dhe nga ana tjetėr, si rezultat i kėtij publiciteti, tash kemi njė reagim tė tillė tė opinionit publik nė Shqipėri dhe nė diasporė.

    A.Dodi: Njėri nga njerėzit qė e kanė kritikuar mė fort Nikolas Gejxhin, derisa e shpalli persona non grata ėshtė ish-presidenti i Shqipėrisė dhe sot lideri i PD, Sali Berisha. Por zoti Berisha e priti zotin Gejxh dhe zhvilloi me tė njė bisedė qė u quajt private. Ka ndryshuar diēka te zoti Gejxh apo te zoti Berisha?

    A.Alibali: Mua mė duket se zoti Gejxh ka ndryshuar, por nė kuptimin negativ tė fjalės. Ndėrsa pėrsa i takon zotit Berisha ndoshta duhet pranuar se siē i takon traditės sė lashtė dhe tė pashkruar shqiptare, edhe kur ai qė nuk e ke mik tė troket te porta, duhet t’i hapėsh derėn. Zoti Berisha e ka treguar shumė herė veten se ėshtė njė prej mbrojtėsve mė konsekuentė tė tė tė drejtave tė pakicave shqiptare nė Greqi dhe tė tė drejtave tė popullsisė sė shumėvuajtur ēame dhe nuk pranohet qė ai tė ketė ngritur me Gejxhin nė prani tė ambasadorit amerikan edhe kėto probleme.

    A.Dodi: A i ka dėmtuar vėrtet vizita e Nikolas Gejxhit nė Tiranė pėrpjekjet e diasporės shqiptare nė Amerikė pėr ēėshtjen shqiptare ?

    A.Alibali: Sipas informatave qė kam, tė gjitha organizatat shqiptaro-amerikane kanė reaguar dhe do tė vazhdojnė tė reagojnė nė bazė tė tė drejtave qė u njeh kushtetuta dhe demokracia amerikane. Sot unė kam marrė edhe reagimin zyrtar tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan. Mendohet qė tė dilet me njė qėndrim tė pėrbashkėt tė tė gjitha shoqatave shqiptaro-amerikane nė SHBA. Nė fund tė fundit, vizita e Gejxhit nė Shqipėri po tregon se bateritė e tij po mbarohen dhe tė gjithė po e kuptojnė se ky shkrimtar, ndonėse i madh dhe i njohur nuk pėrfaqėson asgjė politikisht nė SHBA dhe as nė Evropė.

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Interviste /Gejxh: Berisha pranoi se gaboi me mua


    -Te pakten qe nga viti 1994 konsideroheni nga nje pjese e shtypit si antishqiptar. Si e shpjegoni?

    - Ata nuk kuptojne se cfare bej une. Une mbroj te drejtat e minoritetit, por kjo s'do te thote se nuk dua shumicen. Ajo qe bej une eshte te mbroj te dobtin, ashtu si nje qengj qe shkeputet nga tufa, ti shqetesohesh per te, por pa harruar kujdesin per te gjithe tufen.

    -Ju keni influence te madhe ne Departamentin e Shtetit, vecanerisht ne ceshtjen e minoritetit grek ne Shqiperi. A keni konstatuar ndryshime ne gjendjen e ketij minoriteti?

    - Ka patur progres, kushtet jane permiresuar, ka patur perpjekje te permiresohet trajtimi i tyre. Por jane hedhur edhe hapa pas. Keshtu jane ripervaktuar ndarjet e tyre administrative, kjo ka sjelle zvogelimin e fuqise se tyre politike. Disa zona ku ata jetojne nuk kane te drejta arsimore. Ka mese dhjete vjet qe shqiptareve te Maqedonise u eshte dhene e drejta e deklarimit te etnise, fese dhe regjistrimit te popullsise. Si mundet Shqiperia te kerkoje neper bote te drejtat e pakices shqiptare, qe sipas saj po vuan ne vendet fqinje, kur nuk u japin te njejtat te drejta minoriteteve ne Shqiperi. Ne skenen boterore nuk mund te veprosh me standarte dyfishe.

    - Si mund te krahasoni gjendjen e minoritetit grek me ate te shqiptareve ne Maqedoni. Ata bene nje lufte per te drejtat e tyre...


    - Me 1994 pati lufte ne Maqedoni!?

    - Jo, por ne vitin 2001, kur situata e tyre ishte shume here me e keqe...

    -Ju duhet te jeni te pergatitur te trajtoni minoritetet, ashtu si kudo ne bote. Perndryshe ju nuk mund te kerkoni te drejta per minoritetet tuaja dhe te jeni te besueshem. Une mendoj se nuk ka asnje te keqe qe dikush te kete te drejten e deklarimit te etnise se vet. Une e bej kete ne Amerike si greko-amerikan, une votoj ne SHBA dhe ne Greqi. Si mundet kjo ta demtoj Ameriken.

    -Kjo ndoshta ndodh sepse shume shqiptare ne Greqi nderruan identitetin shqiptar me ate grek.

    -Nuk e di qe kjo te kete ndodhur. Une kam shqiptar ne fshatin tim ne Greqi. Ata mbajne te njejtet emra. Une e di se te gjithe greket e minoritetit nuk mbajne emra grek. Une kam punuar me individe per te tjere biznese ne Shqiperi dhe per te ndertuar nje imazh pozitiv per vendin tuaj ne bote. Kam sjelle ketu industrialiste te medhenj, gazetare, shkrimtare dhe asnjehere nuk kam lenduar askend dhe asnjehere nuk kam dashur asgje tjeter pervecse te miren e shqiptareve, te cilet une mendoj se jane njerezit qe kane vuajtur me shume ne Ballkan.

    -Politika e qarte e Berishes per minoritetet ju bindi ta takoni ate apo ishte dicka tjeter?

    -Une jetoj ne te ardhmen. Une dua qe femijet e femijeve te mij, te rinjte shqiptare, te rinjte greke, te kene nje te ardhme me te mire. Zoti Berisha beri gabime te renda kur ishte lider i vendit, por ai doli nga nje vend qe sapo kishte lene prapa diktaturen 50 vjecare. Dhe ai ishte rritur ne nje vend, ku te gjitha keto ankthe dhe frika nga bota e jashtme, qe ishin si gogoli qe do te hante Shqiperine, ushqeheshin perdite nga propaganda. Ndaj une e kuptoj zotin Berisha dhe dyshimet e tij ndaj meje, cka e shtyn ate te sillet ndaj meje, ne nje menyre qe sot jam sigurte, ai e pranon se ishte e gabuar per Shqiperine dhe ate vete.

    -Po trajtimi qe i ben Greqia ceshtjes came?

    -Une jam nga kjo zone. Camet u perzune nga Greqia pas Luftes se Dyte, por bashkepunuan me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet fshatin tone.Ceshtja came duhet te trajtohet si problem evropian.

    Marre me shkurtime nga TV "Klan"
    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gabuat perseri me camet zoti Gaxho!


    Nga Kastriot Demi

    Vizita e Nikolla Gaxhos keto dite ne Shqiperi ngjalli debate dhe intepretime te ndryshme. Cuditerisht zoteria ne fjalimet ne takimet qe pati u tregua mjaft i embel dhe dashamires, vecanerisht ne intervisten qe pati ne TV Klan, ne te cilin e tejkaloi masen e dashamiresise duke deklaruar: "Une do te isha shume krenar dhe i kenaqur, qe po te me jepej mundesia te mbroja ne Strasburg te drejtat e shqiptareve".

    "Po zoti Gaxho eshte e njohur dashuria juaj per Shqiperine e shqiptaret, ne te gjtihe veprimtarine tuaj".


    Pa dashur, ndoshta edhe kete here e shfaqet ne intervisten tuaj ne TV Klan, kur folet per te drejtat e pakicave. Ju e dini fort mire se minoriteti grek, i cili shtrihet ne Shqiperine e Jugut, ne pellgun e Vurgut e te Dropullit, ka jetuar ne kete zozne ne mirekuptim me elementin shqiptar. Per te pasur nje ide me te qarte e me te plote u rekomandoj te konsultohemi me librin e Profesor, doktor Spiro Shkurti "Vurgu i Delvines". Shqetesimet tuaja per te drejtat e kesaj pakice ne Republiken e Shqiperise jane plotesisht tendencioze e te qellimshme. Mund t'u them se barazia e kesaj pakice ne Republiken e Shqiperise eshte e njejte me ate te popullit shqiptar, jo vetem tani, po edhe gjate regjimit te diktatures se Enver Hoxhes. Ishin te garantuara te gjitha te drejtat per arsimimin, per shtypin, per pjesemarrjen e tyre ne te gjtiha forumet e administrates, qe nga baza deri ne nivelet drejtuese si p.sh nga vellezerit Pano. Kishte nga ata qe gezonin vendin e zevendes kryetarit te keshillit te ministrave, ndersa Vitori Curri ka qene nenkryetare e Kuvendit Popullor. Shume djem te tjere te minoritetit, zinin vende ne administraten e larte. Sot ne pushtetin demokratik, monotiteti grek gezon absolutisht te gjitha te drejtat ne mbeshtetje te parimeve e te te drejtave te bashkesise europiane, te drejten e shkollimit ne gjuhen amtare, te drejten e shtypit, te levizjes se lire, e mbi te gjitha atyre iu njoh e drejta e tokes bujqesore, prone e garantuar me ligj. U eshte garantuar plotesisht pjesemarrja ne administrimin politik e shoqeror ne barazi te plote me shqiptaret. Bij te kesaj pakice zene poste si: zevendesministra, ministra si Anastas Angjeli etj. Per pergatitjen e kuadrove te gjuhes greke, ne Gjirokaster eshte hapur katedra e gjuhes greke. Zoti Gaxho, minoriteti grek ne Shqiperi, jam i bindur se eshte i ndergjegjshem per barazine e tij ne vendin tone, dhe nuk ka nevoje per interpretues dhe ndermjetes, qe per me teper duan t'u fryjne urave, sepse ai dhe populli shqiptar kane mirekuptimin e realitetit te kohes si miq te nje ceshtjeje.

    Me terhoqi vemendjen z.Gaxho, menyra se si ju u justifikuat per problemin cam, duke u shprehur: "Ata u debuan se bashkepunuan me pushtuesin dhe dogjen fshatra". Ju zoteri gaboheni rende ne kete konstatim. Debimi i kesaj popullsie nuk eshte ashtu si thoni ju, persekutimi dhe debimi i kesaj popullsie ka filluar qe ne ate periudhe, kur kjo popullsi u perfshi ne juridiksionin e Mbreterise greke.

    Governatori i Epirit gjate viteve 1920-1930 deklaronte para perfaqesuesve te krahines: "Ne do t'ju debojme sido qe te beni". Nen gjurmet e tij kane ecur dhe nenprefekti i Athanasakos, perfekti i Andonaqeas, i cili u ndalonte cameve edhe perdorimin e gjuhes shqipe ne marrdheniet private.

    Dua te theksoj se ka pasur dhe personalitete te vecanta si p.sh deputeti i Epirit K.Kristos Vasilis, i cili ne gazeten "Elefteria" ka botuar pergjigjen dhene komandantit te divizionit VIII: "Ne as kemi pasur dhe as kemi politike te drejte ndaj popullsise came. "

    Popullsia shqiptare e Camerise ka qene perhere e shtypur dhe e terrorizuar nga administrata greke, zoti Gaxho, dhe kjo behej me qellim te caktuar per t'i imponuar largimin. Konfiskimet e pasurive, internimet dhe burgimet kane qene ne rendin e dites. Ju zoterinj duhet ta keni te qarte se eshte politika greke qe ka ecur perhere me parullen: "Greqia e Madhe". Duam t'u perserisim se ato nuk harrohen historikisht sepse ato qe keni bere ndaj popullsise shqiptare te Camerise i keni zbatuar ne Shqiperine e Jugut ku ne Panarit, Hormove jane masakruar me qindra te pafajshem, jane djegur fshatra dhe jane debuar me dhjetra shqiptare nga fshatrat e tyre. Keto jane karakteristikat e tiparet e politikes se ndyre shoviniste, perfaqesues i se ciles jeni ju. Po t'i referohemi ngjarjeve te 1944-es, lind pyetja: "Cilat qene ato forca qe beduan mizorisht shqiptaret e Camerise?" Ishin bandat e organizuara te Napoleon Zerves, perfaqesues te ekstremit shovinist te politikes greke. Cili ishte Zerva? Ishte nje gjeneral i prapavijes, i cili shihej me simpati nga feld marshalli Lanc i Armates XXII gjermane, vellai i tij, miku i ngushte i kapitenit te zbulimit te armates se Italiane, kapitenin Ferlacio, i cili kur populli grek vuante nga uria, ai bente kontrabanden e ushqimeve. (Rezistenca greke 1940-1945, Niko Zhango Vol.II). Krimet ne krahinen e Camerise jane vazhdimi i tere politikes greke ndaj krahines, ato krime jane sa rrenqethese dhe shtazore. U permendim, zoti Gazho, therjen si bageti te foshnjave te shtepise se Sali Afusit ne Paramithi me bekimin e Daroteut e te juristeve Stavropolus, miq te komandatures gjermane.
    Ne Prage, u masakrua perpara prinderve shtatevjecari Ago Pronjo, i therur si bageti. Ne teresi, zoti Gaxho, duhet ta dini se popullsia shqiptare ka qene viktima e asaj politike qe ju perfaqesoni. Jane masakruar afro 2900 njerez te pafajshem, jane grabitur mizorisht pasuri te tera, dhunimet dhe krimet monstruoze kane qene simbole te shovinizmit grek.
    Historiani grek Niko Zhonga ne librin e tij: "Rezistenca greke ne vitet 1940-1945 Vol II", shprehimisht thote: "Masakrat e dhuna e ushtruar ndaj popullsise shqiptare te Camerise, historia qe duam ta kemi te bardhe fsheh fytyren nga turpi".

    Nese flitet per bashkepunim me okupatorin sic pretendoni ju, une po u sjell disa shembuj zoti Gaxho te bashkepunimit te bashkeatdhetareve tuaj:

    Si mund te shpjegoni ju zoti Gaxho bashkepunimin e tre divizioneve te perbere nga batalionet e sigurimit qe arrinin ne nje force prej tridhjete mije veta. Keto forca nen drejtimin e gjeneraleve Bakos, Collakoglu, Llogothetopollus (minister i brendshem) qe se bashku me pushtuesit masakruan popullsine e fshatrave dhe dogjen Distomon, Farsalla, Kallavrita dhe invalidet e luftes ne Trapecona. Duam t'u pyesim zoteri a ishin keto forca me pak se 100 ose 200 came qe u reshtuan me pushtuesin? Ju zoti Gaxho nuk beni gje tjeter vetem se perseritni ne forma e menyra te ndryshme parullat e maniakeve te shovinizmit grek per nje Greqi te madhe, e shtrire pertej Shkumbinit, malet e Rodopit dhe brigjet e detit te Zi. Me keto mendime shkuan politikanet tuaj me 1922 dhe u kthyen me bisht neper shale duke lene pas 100 mije trupa dhe qindra mijera te larguar. Se bashku me patriarkun Grigari i V-te, gjithashtu u kriua dhe komploti i Qipros me 1974 dhe tani i fryni kosit. I permendem keto zoti Gaxho per t'u kujtuar se hipokrizia dhe genjeshtrat nuk shkojne ne vendin tone, sado qe te nderroni ngjyrat si kameleoni. Mos u tregoni kaq dashamires se ne e dime dashamiresine tuaj, sidoqofte duhet te dini se bijt e ketij trualli dine te mbrohen me dinjitet dhe krenari kombetare si stergjysherit tane kunder cdo armiku. Perfundimisht, zoti Gaxho edhe njehere po u citoj se popullsia came ka qene viktime e politikes agresive greke. Nje proverb thote: "Cfare te te kujtoj moj qepe, djegesine apo lotet?" Dua te diferencoj popullin e thjeshte grek te krahines nga i cili shpesh ben vizita te ndersjellta miqesore e vellazerore me shqiptaret nga Cameria ku shprehin keqardhjen per ato qe ndodhen. Problemi i shqiptareve te Camerise, zoti Gaxho, do te zgjidhet pa diskutim sic e kerkojne normat nderkombetare te se drejtes. Personalitete te shquara ne SHBA si zonja Hilari Klinton, Bob Doll miq te tjere te sinqerte te popullit shqiptar dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kane sensibilizuar opinionin dhe senatin per kete ceshtje.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    nga KOLEC TRABOINI

    Udhetim i mbrame i Nikolla Gaxojanit

    Pse e mori udhen ne mes te dimrit Odisea plak i Bostonit?


    Eshte krejt e natyrshme qe vizita e papritur private e Nikolla Gaxojanit (Nick Gages) ne Tirane do te ndeshte ne reagime te ndryshme per vete faktin e ky person perfaqesonte ne vetvehte elementin me negativ te mardhenieve disa here te acaruara greko-shqiptare. Eshte kreu i organizates Vorioepirote qe ka pretendime territoriale ne jugun e Shqiperise, eshte personi qe neper vite ne Amerike ka bere nje propogande teper te djallezuar duke mundur qe shume shqiptare emigrante nga jugu i Shqiperise ne saj te miqesive qe ai krijonte dhe influencave qe kish, ta ndjenin vehten me shume greke se se sa shqiptare. Eshte personi i cilesuar pergjegjes per mbeshtetjen e organizates terroriste MAVI, lidhje te cilat ai i mohonte ne intervistat ne shtypin grek por nuk ngurronte te thoshte se nese do te kishte mundesi te takonte ndonje nga ata djemt e MAVI-t qe sapo ishin arrestuar se kishin brere vrasjen e ushtareve shqiptare ne Peshkepi te Gjirokastres, "do ti takonte e do ti shterngonte doren fort".
    Pra nuk ngurronte te takonte doren kriminale te perlyer me gjak te pafajshem shqiptaresh

    Kjo thenje e tij, botuar ne shtypin grek bashke me fotografine e tij, pavaresisht se e mohonte organizimin e grupit terrorist,indirekt shprehte mbeshtetje te hapur ne publik per veprime terrorise agresive ne tokat sovrane te pjeses jugore te Shqiperise.
    Per kete detaj te intervistes se tij, nuk kam pare te kete patur jehone ne shtypin shqiptar, ndoshta nga mungesa e informacionit, por une si emigrant shqiptar ne Athine kam qene shume i tronditur nga kjo sfide e eger gjaksore e greko-amerikanit qe kishte bere emer si gazetar por edhe botues librash. Por ne Greqi, duke ndjekur shkrimet qe gazeta nacional-shoveniste "Stohos" e Kapsalit, shkruante kunder shqiptareve emigrante dhe Presidentit te Arvanitasve te Greqise Aristidh Kola, te cilin ne vitin 2000 bene si bene dhe e vrane, pata rastin te lexoja copeza cmendurish antishqiptare ku thuhej se ne romanin "Eleni" te ketij Gaxojanit, personazhin qendror plaken Eleni, nenen e autorit pra e paskan vrare nje nate te erret me thika shqiptaret e ardhur qe pertej kufiri. Duke pare edhe veprimet e tij te metejshme ne nxitjen e rebelimit ne Shqiperine e jugut ne pranvere 1997, u binda plotesisht se ky individ ka urrejtje patologjike per shqiptaret qe shprehet deri ne doza rracizmi. Dhe eshte e natyrshme se shovenizmi i skajshem eshte nje forme racizmi i te shprehurit te urrejtjes ndaj nje populli tjeter qe historia ta ka vendosur fqinj.
    Pikpamjet e mia per kete shovenist te kamufluar me petkun e nje amerikani te zgjedhur i kam shprehur ne shkrimin "Cfare kerkon Nikolla Gaxojani ne Jugun e Shqiperise" botuar ne gazeten shqiptaro-amerikane "Illyria" 1996, ne New York, e atij qendrimi nuk kam se cfare ti rishikoj sepse rrjedhja e ngjarjeve ka treguar se ky antishqiptar i perbetuar nuk ka ndryshuar as dhe nje qime nga idete e veta shoveniste por edhe as nga veprimtaria antishqiptare. I eger, tinzar, i pacipe ne cinizem, arrin deri atje sa ne mes te Tiranes ne dimrin e vitit 2002, jep nje interviste ne stacioni televiziv "Klan" ku ne menyre provokative e cileson ceshtje came te paqene dhe se populli cam paska bashkpunuar me nazistet dhe paska bere krime, prandaj sipas ketij shkrimtari, populli cam e paska merituar terrorin e perbindshem e mizor qe eshte bere ndaj tij prej grekerve te Gaxojanit.
    Eshte hera e pare qe dergjojme nga goja e nje shkrimtari te thuhet nje shprehje qe do te ishte e denje vetem per gojen e nofullat e Himlerin dhe Ajmanin, qe moren persiper te cfarosnin popullin cifut por ama pa e deklaruar kurrkund ne shtyp apo masmedia boterisht. Ky Gaxojani, qe nje nene greke e ka pjelle prane kufirit tone dhe per te zezen tone, e tejkalon per nga urrejtja patologjike e shprehur publikisht edhe kete dyshe gjakatare. Natyrisht me goje sepse me vepra ai ishte solidar me kasapin e Ballkanit Sllobodan Milloshevicin, por pa ja mbajtur e prapmja qe te kryeje ato mynzura qe desheron dhe enderron per popullin shqiptar ane e mban trevave te Ballkanit.

    * * *

    Dalja e re e skiles se vjeter nga Bostoni ne Tirane, me mes te dimrit te ftohte kallkan, padyshim qe befasoi ne rradhe te pare Diasporen Shqiptare ne Amerike. E kjo eshte e natyrshme se duke e patur fare afer, duke ndjekur veprimet e tij te dyshimta, shqiptaret e Amerikes nuk mund te rrinin pa dyshuar se cfare e shtyn kete plak tashme te rrudhur e rrjedhur qe me shume do te preferonte te rrinte ne dhoma te ngrohta e te shkuante skenare duke veshtruar floqet e bores qe kane pllakosur Bostonin.
    Cuditerisht nuk u vu re kurrfare ngurrimi a shqetesimi ne Tirane, as nga pozita e as nga opozita, perkundrazi u nguten ti dilnin e te perqafoheshin me Gaxojanin si me nje mik kryen kreje. Ambasadori amerikan e uli vehten aq shume sa na u shfaq si draguman i Gaxos, megjithese eshte detyra e tij qe te shoqeroj cdo lloj Gaxoje qe i perplasen Shqiperise qe pertej Atllantikut mjafton qe ai te kete pasaporte amerikane.
    Askush nuk I hyn ne te drejten e tij ambasadorit. E vetmja gje qe nuk ra per mire qe zelli i tij i tepruar ne kullandrisjen e mikut te paftuar, pa marre parasysh sentimentin e shqiptareve te shperndare e coptuar ane e mbane shteteve te Ballkanit.
    Mirepo kush ka kurajon e gjykon, apo kritikonsjelljen e perfaqesuesit te Amerikes. Ambasadori amerikan e di qe eshte nje Zeus per shqiptaret dhe duke e ndjere vehten te tille nuk e vrau mendjen, dhe madje thone se nuk e vrau as dhe ndergjegja per procken qe i beri Gaxojani, i cili mallkoi e denoi mizorisht nje popull, cfare ne cdo pike te globit do te perbente nje indicent te rende ne mardhenjet me Shtetet e Bashkuara te cilat do te duhej qe ne rruge dipllomatike te jepnin spjegime.
    Po kush i jep spjegime Shqiperise? E kujt ti japesh spjegim. Presidentit qe hesht se ka ate karrike ku i jepet mundesia te beje punen earbitrit te ekuilibrit Nano-Berisha, e te shkoj ne samitin e Nato-s per te marr nje jo te madhe per Shqiperine si antare e kalendave greke. E si mund te guxoje te cytet presidenti Moisiu me ambasadorin amerikan? Harro mushke Valarene se Ali Pashain e prene-thote gojdhana. Mirepo Pashain vertete e prene por hija e Ali te Tepelenes ka mbetur dhe mushka do te vaxhdoje te dridherohet prej frike duke kujtuar hanin e Valarese ne Janine te mbytur ne gjak.
    Mos u kthefsh kurr o 97,(edhe ajo Valare ishte), se per te tjerat rregullohemi.
    Apo dipllomacia amerikane i duhet ti jape spjegime kryeministrit Nano, te cilin masmedia po e ben lecke, shoket socialiste po e tradhetojne e ai s'gjen kurrkund rehat vec ne prehrin e arte te nuses se vet te re, e vetmja besnike qe i ka mbetur
    sepse edhe Emin Barci i doli dore dhe Ben Blushi si mik i Nikoll Lesit nuk eshte krejt i sigurte.
    Atehere mbetet qe ti jepen spjegime opozites. Mirepo opozita nje here guxoi te gricet me amerikanet dhe punet vajten shkalle-shkalle deri ne degradimin e pushtetit e shembjen e shtetit.Sepse masat e verbuara duke pare se kompania e demokrateve nuk e kish Ameriken me vehte dhe grekun e kishin mbeshtetje te ngrohte pas kraheve u leshua me instiktin e verber te shkatrrimit. Kush e ka lexuar poezine e Allan Poes e di frazen tragjike "Kurre me!". Vertete O Zot "Kurr me!"
    Atehere mbetej te dilte ne skene pushteti i trete, ai qe quhet shtypi i lire, masmedia, ndergjegja intelektuale… Mirepo kapitalizmi i eger qe po ndertohet ne Shqiperi me para droge e prostitutash, madje thuhet se parja e piste po investohet deri ne masmedia, nuk eshte aq pa tru qe te rrezikoje per hir te nje fare patriotizmi folklorik me zhgabe e qeleshe, kur kete zhgabe ne flamur tash do ta beje hasha gjysma e shqiptareve te Ballkanit nen frymezimin e cpiksit te kombeve, te reja presidenti pa shtet Rugova.
    Ne fakt shtypi shqiptar jo vetem qe nuk u ndje, por ra e u squll duke e konsideruar takimet e Gaxojanit me Nanon e Berishen si nje ere e re qe po fryne fryn ne te kater kanatet e politikes shqiptare e cila na qenka bere me pragmatike dhe i sherbeka me mire interesave kombtare dhe te ardhmes europiane. Keshtu ne fjalorin e shtypit u shfaq nje eufori qe i vuri ne ekstaze tere njerzit e koridoreve te pushtetit e te politikes. Sikur te kishin thithur te gjithe nargjylen e Ali Pashait dhe shihnin endrra me engjuj te bardhe ballkanike e ne krye te krese kryeengjellin e tyre armikun, qe na u metamorfua ne mike e krye mik Nikolla Gaxojani. Mirepo myteberret e shtypit dhe masmedias si nje far Ilir Paco qe rrugen deri ne Athine e bente te shtruar me pupla e sixhade persie, ishin aq mendje ngushte saqe as nuk e menduar se skilja e vjeter qe pertej Atllantikut nuk e kishte lene strofken ne mes te dimrit vetem per ti shtrire doren e miqesise Nanos e Berishes, por per ca pune te tjera qe ai dhe shefat e vet ne Athine i dinin.
    Dhe si mbaroi protokollin e pritpercjelljeve te pompuara sikur te kishte ardhur Presidenti e jo ma nje njeri pensionist pa kurrfare funksioni vecse si kryetar organizates Viorioiepirot, Gaxojani si nje grek dinak nuk u ruajti nderen mikepriteseve te vet, por jua permbysi sofren ne mes te Tiranes, sa kreret e politikes u ndjene me pas si te menderorur. Ne nje interviste ne stacionin televizin "Klan" Gaxojani shprehu urrejtjen e tij te cfrenuar ndaj popullsise shqiptare te Camerise, dhe ne vend qe te kerkonte te falur per vrasjet e mijra banoreve civile te pafajshem, duke perfshire edhe femije te djegur gjalle ne shtepite e perflakura, perkundrazi i cilesoi keta martire si dhe mbare popullsine came, popull qe ka bere krime dhe meritonte te shuhej me doren e hekurt te krimineleve greke si Nikolla Zervas.


    * * *
    E vetmja perpjekje e deshperuar per ti dale perballe kesaj parodije antishqiptare qe luajti politika driteshkurter bashkohore shqiptare, ishte reagimi i shoqates "Cameria" e cila ne kohet e fundit e kishte intensifikuar veprimtarine e saj dhe ne disa drejtime pati sukses. Impenjimi i saj per ta cuar ceshtjen came, mbetur e pazgjidhur qe nga lufta e dyte boterore, deri ne dyert e komisioneve te kongresit amerikan ishte ne rruge te mbare. Mirepo pikerisht atehere kur pritej te hapej nje porte ndodhi ajo qe nuk pritej, pra zbritja e Gaxojanit si rrufe ne qiell te kthjellet.
    Te njeten nuhatje per nje makinacion mundshem te fshehte e antishqiptar pati edhe Lobi Shqiptaro-Amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetar i Liges Qytetare shqiptare amerikane Dioguardi botoi ne gazeten "Shekulli" akuzen per kryetarin e PD-se Sali Berisha per tradheti te interesave kombetare . "Te takosh Geixh eshte njelloj sikur t'i kerkosh avantazh politik Miloshevicit"- theksoi ai.
    Richard Luka nje nga bisnesmenet me te suksesshem ne New York bashkoi zerin me protesten.Gazetari e diplomati Skender Shkupi i beri nje analize te menjehershme kesaj situate te turbullt qe u krijua me daljen ne skenen shqiptare( republiken e bananeve) te nje provokatori te vjeter si Nik Geizh. Reagoi me nje gjuhe fshikulluese veprimtari i njohur i Komunitetit Shqiptar Garry Kokalari, e plot te tjere. Nderkohe qe Gavrosh Levonja nga New Yorku me kot u rrek ta zbuste efektin e ngjarjes me argumentin se eshte e drejte e politikaneve te takojne kedo, mirepo shkrimi i tij sikur i ndezi me teper reagimet e shqiptareve te diaspores.
    Kur e pane se Diaspora Shqiptare e kishte pritur me indinjate kete inkursion dinak te Nikolla Gaxojanit( Nik Geixh), bosat e masmedias ne Shqiperi vune ne eficence mekanizmin e vet median, e cila kur ja do puna punon me gjashte motorra, e kur nuk ja do puna ben gjumin e ariut. Pra dikush, i padukshem siguriasht, e drejtoi shkopin e dirigjentit dhe nisen kembanat e shtypit mercenaro-pushtetar te cfryjne dufe urrejtje ne stilin leninist te shtypit luftarak revolucionar.
    Ne fillim doli nje gazetar minor qe therriste e bertiste se te gjitha te mirat qe i kishte sot Shqiperia i vinin nga Greqija. Ishte kaq ofendues ky shkrim Ilir Pacos sa ne internet pati reagime te ashpra me listat Alba-Club i New Yorkut dhe lista te tjera si Lidhja Shqiptare, Albeuropa, Albanian-of-Boston, Memedheu e tjere duke e konsideruar gazetarin qe shkruante tek"Shekulli" si nje provokator qe shkruante nga ndonje skute e Athines.
    Por dikush nga lart mesa duket kishte vendosur te luante edhe me nje gur te rende. E ky ishte drejtori i ATSH, firma e te cilit mesa duket si ne kohen kur punonte me zell ne rubriken e jetes se partise, ruhej per evinimente te vecanta. Pra Frrok Cupi ishte llogaritur qe te punonte si nje rimorkiator per te terhequr sa me shpejt drejt bregut te shpetimin barken e cpuar te politikes dualiste Nano-Berisha.Dhe cuditerisht ky antiberishian i stampuar deri ne manierizen kesaj rradhe mori ne mbrojtje Nanon e Berishen por mbi te gjitha Mefiston e tyre, greko-amerikanin Gaxojani.
    Frroku duke shkruar nga kreu i piramides se shtypit, kesaj rradhe i leshoi shigjetat e flakeritura cupiane teper larg, tej e pertej Atllantikut, kunder shqiptareve te Diaspores qe me kritikat e tyre ja kishin prishur oreksin mikut te Frrokut, Nikolla Gaxojani, i cili patjeter si grek i mencur qe eshte do te dije si tia shperbleje Frrokut e frrokeve te tjere te shtypit social-demokratik.Por cfare ne esece e tundon Frrokun qe hidhet ne sulm pa meshire kunder vllezerve te nje gjaku duke marre ne mbrojtje nje grekomadh dhe simpatizant te Milloshevicit e te krimeve serbe mbi popullin shqiptar te Kosoves. Gjate shkrimit te satires se tij te pamoralshme, Cupi, nuk rri pa thirrur ne ndihme Aristotelin per te treguar se eshte njohes i estetikes se lashte greke dhe mirenjohes i miqeve te tij, aristoteleve te rinj te te Athines qe me shume vine ere nafte se sa ere dijesh e kulture.

    " Ne qoftese nuk ekzistojne keto dy ndiesi,- thekson manjati i shtypit Frrok- atehere mund ngrihet akuza se "nuk kemi lidhje te mira me diasporen". Nje nga perparimet eshte se tani ne krye te lobit nuk ka me konflikte. Kohet e fundit, ne shenje solidariteti, me sa duket eshte vendosur qe te gjithe te veshin gravata te kuqe. Gravate te kuqe vesh zoti Dino Erbeli ne krah te Madeline Albright; gravate te kuqe vesh nje jurist qe shfaqet ne nje televizion te Tiranes, gravate te kuqe
    vesh zoti Kokalari por edhe zoti Lukaj; gravate te kuqe ka veshur edhe zoti Bardha ne nje foto me z. Clinton; tani se fundi gravate te kuqe ka veshur edhe ambasadori i Tiranes ne Amerike.... Nje nga perparimet eshte se gjerat nuk jane si me pare."

    Ne fakt zoti Cupi duke shkruar kete shkrim ne te cilen ve ne loje tere komunitetin shqiptar ne Amerike, duhej te kishte vene vete nje kollaro te madhe e te kuqe sepse para se Dino Erbelit apo Richard Llukes, perpara Eqerem Bardhes qe te kuqt e Frrok Cupit i ekzekutuan pa kurrfare gjyqi vellane, Sami Bardhen, perpara Garry Kokalarit qe komunistet e Frrokut i kane pushkatuar njerzit e afert dhe ja burgosen e syrgjynosen intelektualen shqiptare Musine Kokalari, perpara te gjithe ketyre njerezeve qe ai merr mundimin te tallet si te ishte nje profan ne gazetari e jo nje bos i ATSH-se, i takon Frrok Cupit dhendrrit te nje sekretari te pare te Komiteti te Partise se Rrethit te Mirdites, i cili edhe provimet e fakultetit i mirrte aforfe nga partia qe e trajtonte si nje nga kallamaret e saj me te shquar e me te zellshem per genjeshtra ne Zerin e Popullit. I perkedheluri i drejtorise se Shtypit te Komitetit Qendror te PPSH deri ne diten qe provoi te bente nje satire te vockel (sic po ben tani me shqiptaro-amerikanet )dhe Partia qe e kishte ne gjirin e saj si kandidat besnik e sikterrosi per nje budallallek me brire. Frroku i specializuarper jeten e organizateve baze te partise dhe te pushtetit popullor, i tha mendjes, apo mendja i tha atij,qe ta provonte nje here te bente nje satire ne folene e grenxave "Zeri i Popullit" Dhe shkroi 24 rrjeshta a dic me shume per "Peshqit qe zihen Shengjin dhe qelben ne Ulze". Ishte koha kur as mish e as peshk nuk shihte me sy qytetari e jo me fshatari shqiptar. Te shkreti Frrok , shefat e tij, te cileve u bente reveranca ,e braktisen si te ishte nje merluc i qelbur dhe faktikisht qe atehere edhe dhe sot e kesaj dite shkrimet e stilit cupian ate ere mbajne , eren e peshqeve me te qelbur ne Ulez. Ata qe e kujtojne ideologun e revolucionit komunisto-fshatar qe gjeti strehe ne Vlore si kasnec i shkatrrimit te shtetit ne pranveren e cmendur '97, nuk mund te mos u vinte era e qelbur e ideve shkatrrimtare qe trumbetonte Frroku. Atje ne qytetin e Flamurit bashke me Gjinushin e kapobandat qe sot jane burgjeve, kishin marre ngjyre te kuqe jo veten gravatat e ketyre kaposhave revolucionare por edhe duart deri ne brryla te lyera ne gjakun e njerezeve qe vriteshin vetem pse mbronin institucionet e shtetit.

    * * *

    Edhe pse flitet shume ne shtyp, shkaku se perse u shfaq Gaxojan sherxhiu si Kal Troje ne kryeqendren e shqiptareve, askush s'po e merr mundimin ta thote.
    Edhe perpjekja disi mjegullore e ambasadorit shqiptar ne Washington Fatos Tarifa ne gazeten "Korrieri", nuk prek kurrnji ceshtje kardinale, vetem se deklaron se ai eshte me pozicionin e qeverise per shkakun se ai eshte perfaqesues i saj. Perpiqet te trajtoje nocionin Diaspore sikur te ishte ne nje seminar etimologjie.
    Morali del qarte nga nje thenia e vjeter sa muret e Rozafes "Une jam me ate qe ka kalane e Shkodres". Mesa duket me trup jemi ne te sotmen e me mendje ne te kaluaren. Duke qene se dipllomatet heshtin kur duhet folur e flasin kur duhet te heshtin, po perpiqem qe duke i hedhur nje veshtrim rrjedhes e ngjarjeve te koheve te fundit ne terrenin shqiptar te inkuadroj ne kete sfond edhe kete turne -odise te Gaxojanit . Perse pra plaku i Bostonit la skenaret pambaruar dhe mori udhen permes te ftohtit e erave te Kanadase per te dale ne kreshtat ballkanase. Natyrisht nuk do te kemi shpres se gjarperi do ti tregoje kembet fare lehte as sot dhe as mot. Madje ai do te rrudhet e mbeshtidhet kutullac ketu ne Bostonin tone, ku kurrkush nuk ja var teneqene. Ateher s'na mbetet vec te t'i gjykojme ngjarjet e fundit rreth e qark trevave shqiptare ne Ballkan duke i ballafaquar me kete me kete ngutje te mistershme per te ngritur tymnaje ne Tirane. Duke gjykuar keshtu veme re se kjo odise bostoniane nuk eshte krejt spontane e pa lidhje me ngjarjet qe ndodhin ne trevat shqiptare.
    Ndoshta kryeshkaku duhet kerkuar tek ngritja e zerit koheve te fundit prej autoriteteve shqiptare duke perfshire dhe kryeministrin Nano per heqjen urgjente te absurdit grek te gjendjes se Luftes me Shqiperise. Mesa duket ato deklarata nuk jane kaluar pa u vene re nga institucionet amerikane qe jane te interesuar per nje paqe te qendrueshme ne Ballkan dhe nuk eshte krejta pa baza dyshimi per demarshe te fshehta te diplomacise amerikane ne linjat perkatese te diplomacise e autoriteteve te shtetit grek. Por ka plot instanca qe merren me ceshtje globale, pa harruar komisionet e Deparamentit Amerikan te Shtetit.
    Pra gjasat jane se zeri ka shkuar atje ku duhet. Dipllomacia greke ndodhet ne presion per faktin se Parlamenti i Greqise eshte e detyruar ta heq ne mos sot neser ligjin e luftes me Shqiperine, por bashke me heqjen e ligjit te luftes do te linde problemi i rregullimit te problemit cam i mbetur pazgjidhje edhe nen pretekstin se nuk jane rregulluar mardheniet e mbetura nga lufta ne mes te dy shteteve. Sa me shume qe vjen koha per te mbyllur kete kapitull, grekeve u zien koka sepse mbyllja e nje kapitulli presupozon hapjen e nje kapitulli tjeter. Mbajtja e ligjit absurd te luftes eshte kasus-beli pikerisht per ta shtyre deri ne pafundesi e deri ne harrim ceshtjen came. Mirepo koha iken dhe Greqia nuk di me si te justifikohet. Kete e dine edhe miqt e partneret e Greqise ne Bashkimin Europian te cilet patjeter qe do te perpiqen per nje zgjidhje ne favorin e grekeve si antare te bashkesise europiane qe e kane.
    Nga ana tjeter aktivistet came per te drejtat e kthimit ne trojet e veta, jane gjalleruar dhe kane patur mundesi ta shtrojne ceshtjen e tyre ne forumet nderkombetare. Ashtu sic eshte absurd ligji i luftes, po aq absurd eshte denimi i perjetshem i nje popullsie prej qindra e mijera njerezish te cilet kerkojne vetem zbatimin e te drejtave konform ligjeve e te drejtave nderkombetare. Ceshtja came nuk eshte me e panjohur ne Departamentin Amerikan te Shtetit, madje deri tek kongresmenet te cilet kane marre materiale mbi kerkesat e drejta te popullsise martire came.
    Ja pra qe diplomacia e stilit bizantin grek, e mbetur ne fillimet e ketij shekulli te ri si miu ne dhokan, kerkon me cdo mjet te turbulloje ujra ne Tirane ne menyre qe te neutralizoje organet shtetrore dhe partite politike nga problemi cam. Dalja e ne skene e Nikolla Gaxojanit per nje turne dimri nuk eshte kurrsesi nje trill plaku qe kerkon subjekte skenaresh per Hollivudin. Gaxojanit i eshte bere thirrja nga lobi grek ne Amerike pas leshimit te nje SOS-i qe pas kuintave te dipllomacise shteterore greke qe nuk e di se si do ta zgjidh problemin cam, dhe nuk eshte as e gatshme qe te shtrohet per bisedime per shkak te sentimentit te elektoratit qe edhe ai eshte i mbarsur me urrejtje per gjysem shekulli. Pra nuk e ka te lehte edhe elektoratite heq dore nga ideja fikse e ngulur si gozhde ne trurin e cdo greku qe camet jane bashkpuntore te nazisteve dhe kane bere krime.
    Pertej kesaj, Odisea grek i Bostonit qe eshte po aq mjeshter sa Odisea i lashtesise per te ndertuar kuajt te drunjte, nuk e ka larg vemendje qe tu vije ne ndihme serbeve per ceshtjen e miratimit te kushtetutes me preambulen absurde qe Kosova eshte pjese e Serbise.
    Sa me shume tymnaje e paqartesi te kete ne qiellin e kryeqytetit shqiptar, aq me shume qeveritaret e politikanet te harruar do te mungojne te protestojne ashper per miratimin e nje kushtetute e cila presupozon te mbyllur nje here e pergjithmone ceshtjen shqiptare te Kosoves, per ta inkuadruar ate ne legjislacion ne republiken e Serbise.
    Heshtja, mos protestimi prej autoriteteve shqiptare do te thote se Kosova eshte ceshtje e vdekur. Kosova nga ana tjeter nuk ka fuqi te protestoje. Ate askush nuk e degjon. Edhe ngutja e zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Meta te takohet e te bisedoje per ceshtje ultraordinere me qeveritaret e Beogradit, ne kete situate, eshte si ti futesh nje thike pas shpine ceshtjes se Kosoves.
    Jo se nuk duhet biseduar me serbet, jo se nuk duhet takuar me qytetare te thjeshte amerikane qe shkruajne skenare antishqiptare si Gaxojani, sepse diplomacia e interesave te vendit( e jo e klaneve )e pranon takimin edhe me ata qe mund ti konsiderosh armiq. Por ne rrethana te caktuara, nje qendrim moskokcares dhe mosperfilles per ceshtje kardinale kombetare, i jep te kuptoje si kundershtarit tend ne politike e diplomaci por edhe opinjonit nderkombetar se Shqiptaret e shtetit te cunguar me kryeqender Tiranen zyrtare , as nuk e cajne koken per vllezrit e tyre shqiptare te Kosoves, apo se me heshtjen e saj diplomacia shqiptare e ben te vdekur ceshtjen came. Pra edhe ketyre nje thike pas shpine nderkohe qe Gaxojanet lumturohen pas kuintave ne pritje te rrethanave per te cvatur pjese nga Shqiperia e Jugut.
    Per te konstatuar se sa te ndezura jane keto endrra tek nacionalistet ekstremiste greke, le te shkojne sevdallijt e Greqise e te lexojne deklaraten e para pak viteve te ish presidentit Saratzetaqis qe ftonte greket te shkojne ushtarakisht e te pushtonin Shqiperine e Jugut.
    Ndersa ky Gaxojani i Bostonit e ka deklaruar agresivisht gjate luftes se Kosoves se neqofte se Kosova do te behet e pavaruar, keshtu do te behet dhe Epiri i Veriut, pra Shqiperia e Jugut.
    Prandaj o dipllomate,politikane, shtetare e gazetare shqiptare qe nuk shihni me shume se Athina e Beogradi, qe u tregoni shqiptaro amerikaneve porten e daljes nga "keshtjella" buze te Adriatikut si ne kohen e diktatorit Hoxha, ju rrofte miku Nikolla Gaxojani, ujku plak i veshur me lekuren e nje qengji qe sapo ka rjepur.
    Kujdes se mos ju rjep edhe ju, se ujku edhe kur merret me politike, edhe kur behet antar i klubin te vllazerise se pendestareve, zakonin e te rjepurit nuk harron.

    Boston 10 dhjetor 2002

  12. #272
    Ja dhe e papritura e rradhes. Une personalisht nuk e shpjegoj dot kete gje dhe sma ha mendja se mund te kete nje shpjegim rracional.



    Kjo foto gjendet ne faqen zyrtare te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare te drejtuar nga Janullatosi. http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...cal_Office.htm

    Pse eshte Himara e ndare me viza nga pjesa tjeter e territorit te Shqiperise kete me mire se kushdo tjeter e di ai qe drejton kishen ortodokse SHqiptare. Epo ky eshte kulmi... te vjen tjetri ne shtepi te ndan dhe kufijte sipas qejfit.

    Kjo harte eshte provokimi i rradhes qe ju behet Shqiptareve. Me paster dhe qarte se kaq nuk ka ku te shkoje, me demek Himara nuk eshte toke shqiptare dhe prandaj behet dhe ndarja me viza. Cohuni o Shqiptare nga Gjumi Cohuni...

  13. #273
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nga letargu thuj, letarg shekullor se gjumi te pakten fle sot e cohesh neser.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ndriēim Kulla
    Gazeta 55

    Greko-amerikani Nikolla Gejxh ėshtė qytetar i njė vendi qė ėshtė
    nga miqtė mė tė mėdhenj dhe mė tė nderuar tė kombit tonė.
    Ne jemi njė popull i veēantė nė Ballkan qė pėr shkak tė natyrės,
    racės tonė dhe rrethanave historike e politike ndryshojmė nga
    fqinjėt tanė tė veriut dhe tė jugut. Ne, sigurisht, qė ndryshe
    nga shtetet qė na rrethojnė tė cilėt kanė patur lidhje
    patriomoniumi me shtetet e mėdhenj sllavo-ortodoksė si Rusia,
    Franca etj., nuk kemi patur nė histori realisht miq tė mėdhenj,
    siē kanė patur grekėt , serbėt dhe tėrė sllavėt e jugut. Kur 80 e
    ca vjet mė parė kėrcėnohej me rrezik liria politike e fituar dhe
    kufijtė e shtetit tė sapokrijuar me copėtim sidomos nė jug,
    prej kacafytjeve dhe verbėrisė diplomatike europiane, ishte
    pikėrisht Amerika me presidentin e saj idealist Word Willson, i
    cili i ktheu mbrapsht parashikimet e mbrapshta dhe parandaloi
    rrezikun e madh. Siē thotė dhe mendimtari ynė i shquar
    shqiptaro-amerikan Fan S.Noli i gjendur si Danieli nė Shpellėn e
    luanėve; ai, duke e kuptuar qartė lojėn e interesave qė luhej nė
    kurriz tė popullit tonė, i tha ndal copėtimit tė mėtejshėm tė
    kombit shqiptar, duke i dhėnė mbėshtetjen e parė tė madhe dhe tė
    qartė popullit tė sapodalė nga Perandoria e gjatė otomane, e qė
    donte ta vazhdonte rrugėn e lirisė.
    Ndihma e dytė historike dhe mjaft vendimtare pėr popullin
    shqiptar qė i krijoi njė besim, njė kthjellim dhe njė ekuilibėr
    tė ri historik popullit shqiptar ėshtė lufta e koalicionit
    ndėrkombėtar, qė vendosi dhe udhėhoqi SHBA kundėr mbretėrisė dhe
    shtypjes serbe nė Ballkan nė vitin 1999, duke sjellė si pėrfundim
    qė tė ēlirohet Kosova, gjysma e popullit shqiptar nga kjo shtypje
    100 vjeēare.
    Aktualisht, Amerika ėshtė shteti qė na ndihmon mė shumė
    politikisht dhe ushtarakisht pėr t'u anėtarėsuar nė NATO dhe nė
    strukturat e ndryshme tė B. Europiane. Pėr shkak tė kėtyre
    arsyeve, nė qoftė se do tė kishte nga ndonjė popull besim tė
    verbėr tek Amerika, tė parėt qė do tė besonin si tė tillė do
    ishim ne shqiptarėt.
    Ndoshta mund tė zgjatesha shumė nė kėtė temė, por qėllimi i
    kėsaj parathėnieje ėshtė qėndrimi qė dua tė mbaj unė ndaj
    politikės amerikane nė Shqipėri dhe tė njė personaliteti
    greko-amerikan me emrin Nikolla Geixh. Pėr shkak tė profesionit,
    njoh jo vetėm veprimtarinė publike tė Nikolla Gejxhit, por kam
    ndjekur edhe veprimtarinė e tij jo publike, qė lidhet kryesisht
    me politikėn ose thjesht me luftėn qė bėn kundra nesh. Nikolla
    Gejxh nuk ėshtė vetėm njė legjendė e varfėrisė sonė publicistike,
    por edhe e vetė karrierės sė tij. Shkrimtar dhe gazetar i mirė,
    qė ka edhe aksese nė dy gazetat mė kryesore amerikane "Washington
    post" dhe "Nju Jork Time". Qė nė vitet 1991-1992 karagjozėt
    ekstremistė tė shoqatės sė pakicės greke nė Shqipėri, "Omoni,a" e
    kishin pikė referimi dhe frymėzimi nė hapat e tyre
    ultranacionaliste. Mjaft aktive nė keqkuptimet e ndryshme
    politike qė bėri politika shtetėrore e tė dy vendeve tona, ku mė
    sė shumti tensionet u shkarkuan tek tė varfėrit refugjatė
    shqiptare, Nikolla Gejxh i hidhte benzinė zjarrit. Ekstreme tė
    kėsaj politike tė keqe pėrfunduan deri nė akte terroriste, siē
    ishte rasti i vrasjes nė gjumė nė mėnyrė tė pabesė i ushtarėve
    shqiptarė tė Peshkėpisė sė Gjirokastrės prej forcave terrosite
    greke tė Mavit. Shtypi shqiptar, qė u detyrua tė bėnte akuza
    publike, nuk i dha rėndėsi ekzekutorėve, por atyre qė e
    frymėzuan. Atėherė kur Nikolla Gejxh u akuzua drejtpėdrejt dhe pa
    iluzion pėr kėtė masakėr, me pak pėrjashtim,e askush nga opinioni
    s'dinte gjė se ai ishte edhe shkrimtar dhe publicist.
    Nė ngjarjet
    qė pasuan proceset e vėshtira politike nė Shqipėri gjatė kėsaj
    dekade, kapitalin e tyre publik qė kishte krijuar si shkrimtar
    dhe publicist i talentuar, e shfrytėzoi pėr ta dėmtuar gjithmonė
    pozitėn e Shqipėrisė nė funksion tė ėndrrės shoviniste greke, tė
    megaloidesė ku grupi grek antishqiptar qė ai drejton nė Amerikė
    edhe sot nuk i ka hequr asnjė presje kėsaj strategjie famėkeqe.
    Dhe nė vitet e para tė kėsaj dekade, ku Shqipėria u ballafaqua me
    tė mirat dhe problemet e hapjes me shoqėrinė e lirė pėr shkak tė
    vėshtirėsive tė mėdha tė ndryshimit, e preokupuar, mė sė shumti
    me tensionet e brendshme sociale, nuk i kushtuan dhe nuk kishin
    mundėsi qė t'i kushtonin vėmendjen qė meritonte ndėrhyrjeve tė
    tilla tendencioze dhe provokative qė krijuan qarqe tė tilla tė
    tipit Nikolla Geixh. Duke shfrytėzuar qytetarinė amerikane me
    disa misione tė kamufluara nė emėr tė mbrojtjes tė disa parimeve
    qė kishin tė bėnin me tė drejtat e pakicės greke nė Shqipėri,
    pėrfaqėsuesi i lobit grek nė Amerikė, duke shfrytėzuar anomalitė
    e tranzicionit tė dhembshėm shqiptar dhe gjendjen e papėrgatitur
    tė institucioneve tona politike tė sapoēliruara nga despotizmi
    komunist, falė edhe aftėsisė sė tij, ja arriti qė tė krijonte
    mjaft paqartėsi, turbullirė dhe pesimizėm nė qarqet vendimmarrėse
    politike ndėrkombėtare mbi zhvillimet demokratike nė Shqipėri
    duke penalizuar jo vetėm grupe politike, por, pėrgjithėsisht,
    frymėn nė Shqipėri.
    Nė kėndvėshtrimin e tij nacionalisti, nė
    asnjė moment, edhe nė momentet mė tė vėshtira, tė pikave mė tė
    nxehta tė krizave qė karakterizuan marrėdhėniet e tė dy vendeve,
    as qeveria greke nuk barazua ndonjėher me vizionin e tij tė zymtė
    nacionalist. Por thelbi i shqetėsimit nuk qėndron tek e kaluara,
    pėr tė cilin populli ynė, kur i vė pėrballė tė ardhmen, shpreh
    urtėsinė me shprehjen "tė shkuara dhe tė harruara". Do ishim
    sinqerisht tė prirur, qė pėr hir tė mirėkuptimit dhe tė
    ardhmėrisė paqėsore tė tė dy popujve, tė cilėt dikur kanė jetuar
    si tė tillė nė histori, qė, nė qoftė se ky njeri do vinte si
    njeri i penduar dhe si mik i Shqipėrisė, tė mos e konsideronim mė
    tė kaluarėn e tij nė raport me opinionin shqiptar dhe tė
    diskutonim pėr programe tė pėrbashkėta nė interes tė biznesit,
    kulturės, miqėsisė dhe integrimit tė pėrbashkėt nė Europėn e
    Bashkuar. Por, sado miqėsor qė tė tregohesh ,kėtė kusht nuk e
    gjen dot nė asnjė moment. Unė nuk kam pse tė marr nė shqyrtim pėr
    probleme qė ai ka patur me politikanė tė lartė shqiptar, tė cilat
    tashti qė u gjend rruga pėr t'u pajtuar po rivlerėsohen si
    personalizime; por faktin kryesor qė ai ka me ne, opinioni
    shqiptar. Nikolla Geixh ėshtė njė person i huaj qė njihet mirė
    nga opinioni shqiptar pėr ndjenjat e tij antishqiptare dhe pėr
    kėtė ekziston dhe herė pas herė ėshtė bėrė prezente njė
    veprimtari e thėnė, e bėrė dhe e shkruar prej tij.
    Nė qoftė se do
    gjykonim sjelljen e politikės shqiptare vetėm nė fillimet e
    kontakteve me tė huajt, ndoshta edhe mund qė tė toleroheshin disa
    teprime qė janė bėrė me vėmendjen e pamerituar qė iu ėshtė
    kushtuar dhe qė vazhdon t'u kushtohet njerėzve si Nikolla Geixh
    qė mund tė shprehin njė personalitet pėr njė opinion tė caktuar,
    por qė s'iu ka dhėnė askush njė mandat politik, shtetėror ose
    diplomatik. Kjo mėnyrė tė sjelluri jo vetėm qė e zhvleftėson kėtė
    personalitet por, duke prishur parimet e standarteve tė
    reciprocitetit, po dėmton, siē ka dėmtuar rėndė nė rastin konkret
    edhe serozitetin e institucioneve. Kryetari i Lidhjes
    Shqiptaro-Amerikane, njė ish - kongresmen amerikan, Xhozef
    Diguardi, si dhe disa aktivistė tė rėndėsishem tė lobit shqiptar
    nė Amerikė, qė e njohin imtėsisht veprimtarinė antishqiptare tė
    lobit grek dhe veēanėrisht tė Nikolla Gejxhit, kanė paralajmėruar
    mė se njė herė veprimtarinė e pėrhershme e tė rrezikshme pėr
    interesat kombėtare tė Shqipėrisė tė kėtij njeriu.

    Ėshtė normale qė ky personalitet i pozicionuar nė qėndrimet mė
    ekstremisto-nacionaliste tė qarqeve greke si brenda ashtu edhe
    jashtė Greqisė tė mbrojė interesat e vėndit tė origjinės sė tij,
    qoftė edhe duke shpėrdoruar emrin dhe famėn letraro-publicistike,
    por ėshtė anormale, sidomos pėr politikėn dhe shtetin tonė,
    prezenca e eminencės gri tė tij nė kėtė politike, e cila
    shprehet, ku hapėt dhe ku nė fshehtėsi, nė format e ndryshme tė
    patronazhit qė ka bėrė dhe qė vazhdon ende tė bėjė me politikanėt
    tanė mė tė lartė. Kushtimi i vėmendjes sė panevojshme qė i kanė
    bėrė krerėt mė tė lartė tė politikės shqiptare, ku nė tė vėrtetė
    ai nuk ėshtė aq personazh real nė politikė shprehėn sė bashku
    naivitetin dhe krizėn e thellė politike tė klasės sonė drejtuese,
    e cila udhėdrejtimin e vendit nuk e kėrkon me aftėsi, pėrgjegjėsi
    dhe konkurrencė, por e kėrkon dhe e gjen nėpėr trafiqe ndikimesh,
    simpatish dhe interesash, pa parime kombėtare dhe njerėzore. Nuk
    kam arritur qė ta kuptoj ende kush e krijoi legjendėn e
    influencės sė madhe tė kėtij individi dhe ēfarė arsye tjetėr ka
    pėrveē naivitetit tė politikanėve tanė. Nuk kam pse tė pyes e tė
    arsyetoj dhe tė kėrkoj mė shumė te ky personazh kur ai nė asnjė
    veprim, nė raport me pėrpjekjet qė ka bėrė pėr tė dėmtuar
    interesat e Shqipėrisė, nuk e ka patur njė forcė tė tillė. Forca
    e tij, pėr fat tė keq, qėndron tek dobėsia jonė qė qurravitemi e
    servilosemi lehtė pėrpara tė tjerėve, tė cilėt arrijnė qė tė na
    thyejnė edhe pėrballė disa interesave tė vogla. Jam i bindur se
    ky njeri nuk pėrfaqėson kurrsesi forcėn e Amerikės, tė cilėn e
    shfrytėzon mjeshtėrisht falė edhe talentit qė ka, duke arritur qė
    tė bėhet, de, fakto koordinatori i politikanėve tanė. Amerika nuk
    ėshtė fluger qė tė rrotullohet sipas erėrave tė ēmėndura tė tipit
    Nikolla Geixh. Ka parime, qėllime, rregulla qė nuk i shkel kurrė
    tė cilat na ka cuditur kur kemi parė kosenguencėn qė i respektuar
    .Kam lexuar librin e tij voluminoz Zjarri Grek qė ia kushto
    milionerit tė madh greko-amerikan Aristotel Onasis tė cilit i bėn
    gajret tė madh , nga fondacioni i tė cilit ai pėrfiton ndihma tė
    mėdha, tė cilat sigurisht i shpėrndan duke komprometuar njerėzit
    dhe shtėmbėruar tė vėrteta, dhe romanin"Eleni" qė ja kushton
    nėnės sė tij. Shkrimtarit mesatar nė rangun e tė cilit nė Ballkan
    gjen disa tė tillė, sė bashku me kontributin publicistik, duke
    qėnė i njohur fakti qė vlerat nė Amerikė kanė njė ēmim tė rrallė,
    pėrbėn njė personalitet. Ėshtė vėrtet e trishtueshme qė njė
    pasuri kulturore tė shpėrdorohet pėr tė rikthyer idetė e vjetra
    tė shovinizmit dhe tė urrejtjes mes fqinjėve kur rajoni ynė
    vazdon qė tė vuaj pasojat e kėtij nacionalizmi, por ja qė ndodh
    edhe kėshtu. Megjithėse nuk di konkretisht masėn reale tė
    ndikimit tė tij nė administratėn amerikane, unė jam nga ata
    njerėz qė megjithėse nė ambientin tim ku jetoj dhe punoj flitet
    pėrsėri ndryshe, besoj shumė tek parimet dhe nė kėtė kuptim
    mendoj se kėtu kemi tė bėjmė edhe me njė teprim tė madh. Dhe
    megjithėse kėtu flitet sikur ai ka nė dorė edhe Perėndinė ku tė
    gjithė presidentėt qė janė dhe do jenė nė Sh.B.A. janė caktuar si
    miq tė tij, , prej ngjarjeve tė ndryshme tė ballafaquara me
    opinionin si dhe nga informacionet e sakta qė jep herė pas here
    lobi shqiptar atje, nuk rezulton qė ai tė ketė ndikim mė tepėr se
    ēfarė pėrfaqėson nė tė vėrtetė. Dhe ndėrkohė qė fuqitė politike
    dhe demokratike mė tė mėdha tė botės me nė krye SHBA kanė njė
    dhjetėvjeēar qė luftojnė dhe harxhojnė nė Ballkan pėr tė mposhtur
    pasionet nacionaliste marrėdhėniet e tronditura etnike e pėr tė
    rikthyer paqen ndėrmjet tyre, miku nė fjalė (mikpritėsi) i
    politikanėve tanė qė vjen nga Amerika po na sjell mesazhe tė
    tjera qė tė ngacmojnė dhe tė frymėzojnė pėr tė kundėrtėn e kėtyre
    pėrpjekjeve.
    Ai ka probleme me publikun shqiptar, tė cilat i ka
    krijuar veprimtaria e tij personale nė dėm tė interesave tė tij
    dhe mbetet pėr t'u sqaruar pa tjetėr nė ēfarė rrethana tė fshehta
    ėshtė krijuar detyrimi i politikanėve, i Kryeministrit tonė dhe i
    disa ministrave tanė pėr t'u pritur me protokoll dhe pa
    protokoll, fshehur, dhe hapur me tapet tė shtruar dhe pa ceremoni
    miqėsisht dhe zyrtarisht. Ky, pėrveēse zėdhėnės i njė shoqate nga
    ato qė kėrkon tė na kthejė nė kohėt e vjetra tė armiqėsive, nuk
    ėshtė as ndonjė aktivist simbol nga ata qė mbrojnė vlerat dhe
    parimet universale tė njėrėzimit, qė i jepet padrejtėsisht njė
    rendesi e tillė. Autorja kryesore e kėtij statusi tė forcuar, e
    kėtij miti fals, ėshtė politika jonė inferiore, ėshtė psikologjia
    e politikanit tonė bizantin, tė komprometuar, paranojak, tė
    paaftė pėr t'i rezistuar joshjes sė mercenarizmit, i cili jeton
    me ankthin haluēinacioneve tė pushtetit dhe tė pasurisė qė nga
    mėngjesi deri nė mbrėmje. Ėshtė jo vetėm e vėshtirė por krejt e
    pamundur qė tė presėsh ndonjė tė mirė pėr interesat e Shqipėrisė
    nga ky takim fare i panatyrshėm qė u krijua ndėrmjet politikanėve
    dhe Kryeministrit tonė me kėtė njeri, i cili ėshtė i identifikuar
    qartė si armik i Shqipėrisė. Derisa politikanėt tanė nuk janė
    gati qė ta bėjnė publike transparencėn e kėtij veprimi politik,
    qė nuk duket se ėshtė pa njė parapėrgatitje, me gjithė detyrimin
    qė kanė pėr ta bėrė kėtė gjė, tregon se pėrfituesit janė
    ngushtėsisht interesat e tyre tė karrierės. Ndoshta pėr vizitėn e
    fundit tė tij nė Tiranė ėshtė nevojtare edhe pozita e vėshtirė e
    karrierės sė zotit Nikolla Geixh, atje ku ai e drejton, por nga
    ato qė pamė dhe qė dėgjuam nga goja e tij kuptuam se ai nuk i ka
    pėrjetuar ndryshimet qė ka bėrė Ballkani dhe psikologjia e tij me
    ato kėrkesa qė bėri dhe qėndrime qė shfaqi ka mbetur te koha e
    fshatit tė tij tė lindjes qė ndodhet pranė Filatit tė Ēamėrisė sė
    masakruar prej Greqisė shtetėrore. Pėr fat tė keq politika jonė
    po vazhdon tė mbetet njė kronikė e keqe e realizimit tė egoizmit
    individual dhe pasurimit mbi kurrizin e interesave tė shoqėrisė
    shqiptare.
    Por duke marrė parasysh qė personazhi nė fjalė ka njė
    tė kaluar dhe njė tė sotme qė dallohet pėr ndjenjat e tij
    antishqiptare edhe ata qė i organizuan kėtė takim dhe qė u bėnė
    edhe shoqėruesit e tij, duhet qė tė paktėn ta kishin marrė
    parasysh edhe psikologjinė e popullit shqiptar, i cili nė lidhje
    me kėtė person ėshtė i ndjeshėm. Unė vetė jam njė shqiptar nga
    Jugu, qė kam lindur dhe kam jetuar me popullsinė e minoritetit
    grek nė Shqipėri dhe kam konstatuar se minoritarėt grekė nė
    Shqipėri nuk shprehin ndonjė pakėnaqėsi tė veēantė etnike karshi
    shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar, pėrveēse atyre
    pakėnaqėsive sociale qė kanė tė gjithė shqiptarėt, tė cilėt kanė
    tė bėjnė me vėshtirėsitė e njė tranzicioni tė vėshtirė dhe tė
    dhimbshėm. Ato boshllėqe qė lidheshin me natyrėn shtypėse tė
    regjimit komunist gjatė viteve tė ndryshimeve demokratike u
    zhdukėn ngadalė-ngadalė dhe pakica greke gėzon tė gjitha tė
    drejtat qė rrjedhin nga konventat ndėrkombėtare dhe ato evropiane
    pėr tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave. Plotėsimi i tyre ėshtė
    i konfirmuar zyrtarisht edhe prej delegacioneve tė institucioneve
    tė specializuara europiane, mė se njė herė mbi kėtė problem. Dhe
    sigurisht nė kėtė botė asgjė nuk ka tė pėrkryer se e pėrkryera
    ėshtė e pafundme. Madje, edhe nė Francė, vendin e parė
    demokratik, qė ka mbi 200 vjet qė respekton tė drejta tė tilla
    njerėzore, po tė kėrkosh, me siguri do tė gjesh. Por stuhia nė
    gotė qė ai kėrkon tė krijojė, tregon se deri ku shkon spekullimi
    i disa njerėzve pėr tė krijuar dhe ruajtur karrierė. Unė nuk di
    ndonjė protestė tė organizuar nga ana e pakicės greke nė Sarandė,
    Gjirokastėr dhe Delvinė pėr tė drejtat qė u janė mohuar.
    Gjithashtu edhe nė vitet 1994-1995 kur ēmenduria
    ultranacionaliste e disa krerėve tė organizatės "Omonia" nė
    Shqipėrinė e Jugut arriti kulmin e ekstazės, tė dehur edhe nga
    pėrkėdheljet e politikės dhe tė shtetit grek, nuk dėgjuam tė
    deklaronin nė mė tepėr sesa katėr numra pėr sasinė e pakicės
    greke nė Shqipėri. Nikolla Geixhi i "importon" vetė edhe
    problemet e pakicės greke, edhe shifrat 400-500 mijėshe dhe
    tashti ka favorin se e ndihmon jo vetėm shteti, por edhe politika
    shqiptare, kur i krijon audiencė, qė t'i thotė gati zyrtarisht
    kėto pseudopretendime.
    Duke pėrdorur padrejtėsinė, ai merr
    pėrsipėr tė parashtrojė probleme duke krijuar probleme tė reja
    edhe tashti qė Greqia dhe Shqipėria e kanė kapėrcyer njė gjendje
    tė vėshtirė kritike tė tranzicionit dhe marrėdhėniet ndėrmjet
    tyre tė japin shpresė qė tė futen nė njė rrjedhė normale. Ndoshta
    karriera e tij, e ndėrtuar e gjitha mbi njė utopi
    ultranacionaliste dhe e kamufluar me ide dhe formula demokratike
    dhe humanitare, e ka tė nevojshme njė stuhi tė tillė. Por nuk
    duhet tė harrojmė qė megjithėse politikanėt tanė, ai
    ngadalė-ngadalė po i fut nėn kontroll, demokracia dhe liria kanė
    edhe instrumenta tė tjera pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn. Nė
    realitetin e fqinjėsisė midis dy vendeve drejtimi ndodhet nė anėn
    e kundėrt me atė anė qė i referohet dhe pretendon ai, dhe
    Shqipėria, tashti qė ėshtė hapur me botėn, ka mė shumė shanse tė
    mbrojė tė vėrtetat e padrejtėsisė qė i ka bėrė historia, duke
    pėrfshirė kėtu edhe krimet ēnjerėzore qė na kanė bėrė atdheu i
    zotit Geixh. Edhe pse marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė
    janė duke u zhvilluar normalisht tashti, nė mes tė tyre qėndrojnė
    probleme tė tilla tė cilat me prezencėn e figurave tė tilla tė
    Nikolla Geixhit ato nuk mund tė ēlirohen kurrė nga dyshimi
    reciprok. Ėshtė e drejta e tij si qytetar greko-amerikan dhe si
    personalitet i kulturės qė tė kėrkojė standarde tė larta pėr
    trajtimin e pakicės greke qė jeton nė Shqipėri, por ka qenė edhe
    detyra e tij qė rrjedh nga pozita e kėtij statusi qė ai tė
    ndėrhynte pranė autoriteteve greke (tek atdheu i tij) pėr tė
    shlyer borxhet e mėdha qė Greqia i ka patur dhe vazhdon qė t'i
    ketė popullit shqiptar.
    Tragjedia ēame ėshtė njė nga tragjeditė mė tė dhimbshme tė
    kontinentit europian. Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe dhe e
    rėndėsishme, qė kėrkon jo vetėm vullnet tė mirė politik nga
    Greqia por edhe pėrfaqėsues njerėzorė qė tė jenė tė gatshėm pėr
    tė krijuar frymėn e duhur pėr tė negociuar. Por a mund tė bėhen
    vallė pėrfaqėsues tė mirėkuptimit dhe tė negocimit figura tė
    tilla tė komprometuara nė marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve?

    Deklaratat dhe qėndrimet e tij si nė Ėashington, Athinė dhe
    tashti hapur edhe nė Tiranė kanė bėrė dhe bėjnė tė njėjtėn gjė.
    Ato u tėrheqin vėmendjen autoriteteve shqiptare duke krijuar
    probleme tė paqena pėr nivelin e tė drejtave shoqėrore tė pakicės
    greke nė vendin tonė duke e mohuar me cinizėm problemin ēam. E
    njėjta gjė mund tė thuhet pėr problemin e rėndėsishėm tė gjendjes
    sė luftės ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė qė Greqia e mban nė
    mėnyrė tė njėanshme, i cili pėrveē qė frenon nė mėnyrė tė dukshme
    marrėdhėniet edhe mė tė mira ndėrmjet dy vendeve, ėshtė njė
    faktor i rėndėsishėm qė ndikon drejtpėrdrejt nė frenimin e
    mundėsisė sė ēamėve pėr tė sfiduar nė mėnyrė tė efektshme
    qeverinė greke.
    Konceptet refuzuese qė ai vazhdon tė ketė pėr kėto probleme, por
    edhe disa tė tjera afėrsisht si kėto siē ėshtė qėndrimi ndaj
    problemit tė pasurive tė patundshme tė shqiptarėve nė Greqi dhe
    mohimi i tė drejtave etnike tė shqiptarėve nė Greqi, tė cilat ai
    i konfirmoi edhe njė herė nė vizitėn qė bėri nė Tiranė kėto ditė
    e skualifikojnė kategorikisht kėtė njeri pėr tė negocuar nė
    zgjidhjen e problemeve qė ekzistojnė ndėrmjet shqiptarėve.
    Nikolla Geixh ėshtė njė pėrfaqėsues i pabesueshėm dhe politika
    shqiptare nuk ka pse t'i pėrshtatet kaq shumė sjelljeve tė tij.
    Nikolla Geixh ėshtė pėrfaqėsues simbol i ultranacionalizmit grek
    dhe, nuk ka besueshmėri tė bėhet pėr negociata pėr zgjidhjen e
    problemeve qė ekzistojnė ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė.

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nga Darius
    Kjo foto gjendet ne faqen zyrtare te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare te drejtuar nga Janullatosi. http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...cal_Office.htm
    Geixh ka falenderuar publikisht Janullatosin dhe punen e tij te panderprere humanitare ne Shqiperi. Investimet kryesore qe kryhen nga kisha, jane te pakontrolluara dhe personalisht mendoj se Geixh ka lidhje te forta me ta. Ne nje shkrim te tij behet edhe thirrje per mbledhje fondesh, ndersa shumat e parave qe hyjne ne Shqiperi per llogari te Janullatos/Kishe nuk i kontrollon asnjeri. Politika eshte kokekembe e perlyer ne keto pazarlleqe ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve.

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit

    NIKOLAS GEJXH, JA SI DO TA SHPERBEJME SHQIPERINE

    Nga Albin TIRANA

    Tashme per te gjithe shqiptaret eshte bere i qarte fakti se hyrja dhe vendosja e standarteve te Bashkimit evropian per Shqiperine eshte nje ceshtje jo dhe aq e lehte sa ¢e paraqiste politika shqiptare deri para pak kohesh. Realiteti po flet krejtesisht te kunderten, pra se sa i veshtire na qenkesh integrimi. Mirepo i veshtire, integrimi nuk eshte vetem per Shqiperine, por ne pergjithesi edhe per politiken nderkombetare, sidomos kur ne kete rast flitet per rajonin ballkanik. Kesisoj, duke marre per baze perpjekjet integruese te rajonit dhe pare ne nje sy siperfaqesor nuk eshte se ardhja e zotit Nikolas Gejxh ne Shqiperi perben ndonje krim apo tradheti te larte kombetare per ata qe e pranuan ne tavolina bisedimi. Porse duke iu futur me thelle thelbit te kesaj vizite, duke degjuar ndonese jo shume qarte se perse ka biseduar ky njeri me personalitetet qe e priten, se cilat ishin ceshtjet qe ai paskesh parashtruar aty dhe cfare i ka kerkuar politikes shqiptare, duke u ndjere i plotfuqishem ne kerkesat dhe ne menyren e te kerkuarit te bejne te shohesh me dyshim cdo hap te hedhur prej tij gjate ketyre diteve, pavaresisht se Gejxhi deklaron qellimet e tij te pastra dhe te sinqerta . Keshtu, si ka kerkuar qe minoriteti grek ne Shqiperi, te kete me shume te drejta dhe liri gje qe, natyrisht per nje njeri me pikepamje moderne dhe properendimore, sic pretendojne se ishin dhe bashkebiseduesit e Gejxhit ne Shqiperi, jane plotesisht normale dhe te drejta. Pra ishte nje kerkese krejt normale. Mirepo teksa thellohesh pak fare me shume ne kete kerkese krejtesisht normale te Gejxhit mund te nxjerresh konstatimin po kaq normal se cilat na qenkan ato te drejta qe minoriteti grek ende nuk na i paska ne Shqiperi dhe qe na u dashkerka ardhja e Nikolas Gejxhit qe nga Amerika e larget qe ato tu zgjidhkan. Fakti eshte se shqiptaret me kombesi greke kurre nuk kane qene te privuar nga te drejtat e tyre legjitime. Ndoshta mund te perjashtohet periudha e regjimit komunist, ndonese edhe atehere, po te shohesh librin e ligjeve te komunizmit do te veresh se te pakten ne karte minoriteti grek serish i ka pas gezuar te drejtat qe i takonin duke qene i tille. Pare ne kete kendveshtrim mua me duket se kjo kerkese e zotit Gejxh eshte thjesht per qellime demagogjike dha dashakeqese per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Mirepo, ndersa zoti Geixh kerkon e kerkon vazhdimisht per minoritetin grek qe eshte ne Shqiperi, dhe mire ben se njeriu gjithmone duhet te kerkoje, dhe e hap gojen me te madhe per kete gje, njekohesisht ne Greqi, ekzistojne probleme shume me te mprehta sesa ky i joni me minoritetet e tjera turke, bullgare qe jetojne prej qindra e qindra vitesh ne trojet e tyre ne kete vend, por qe ne menyre paradoksale shteti grek edhe sot e kesaj dite nuk i pranon si minoritete dhe nuk u ka dhene atyre asnje te drejte qe iu takon ne baze te ligjeve dhe kartrave nderkombetare. Natyrisht per keto zoti Gejxh nuk flet dhe nuk ka si te flase pasi qysh ne pikenisje synimet e tij kur shkeli truallin shqiptar ishin katerciperish te ndryshme me qellimet e nje njeriu te civilizuar te botes demokratike. Kerkesat e kota te tij dhe me pas arsyetimet idiote qe jep per te mbrojtur keto kerkesa e bejne fare te qarte nje gje te tille.
    Nderkohe qe nje problem krejtesisht me vete perben ceshtja e camerise. Arritur ne kete pike me pelqen te perifrazoj historianin e mirenjohur Sabri Godo i cili ne nje interviste te paradisa diteve ka thene se problemi i shqiptareve ne Greqi eshte shume me kompleks dhe me i gjere se ai i nje minoriteti te zakonshem. Per te qene realiste, ky problem ka dy pjese: i pari qe ka te beje me komunitetin e madh, te njohur me emrin arvanitas, i cili shtrihet ne nje pjese te madhe te ishujve te detit Egje, ne te gjitha zonat perreth Athines, ne Thiva, Livadhja etj. Zoti Geixh nuk i permendi keto fakte, megjithese, sipas te dhenave qe kane ardhur zyrtarisht edhe nga Greqia, behet fjale per rreth 2 milione arvanitas qe jetojne ne Greqi. Ndoshta, sepse po ta bente kete, ai do te duhej te fliste edhe per ate qe, keta njerez, ky komunitet kaq i madh, nuk gezon zyrtarisht asnje te drejte etnike, kulturore, gjuhesore, arsimore etj. Greko-amerikani e anashkalon kete fakt, te njohur dhe te pakundershtueshem .
    Gjithnje duke iu referuar shkrimtarit dhe historianit te mesiperm, te cilin te pakten ne kete fushe e respektoj maksimalisht, te quajturit arvanitas jane qytetare normale te shtetit grek. Madje, po qe se shkojme ne histori, kane bere per Greqine ate qe vete greket do ta kishin te pamundur te benin. Nga radhet e tyre kane dale heronjte qe i dhane lirine Greqise dhe qe dhane jeten e tyre per kete. Por, ne te njejten kohe me ta, menjehere pas pushtimit turk, kane ikur edhe arbereshet e Italise. Edhe ata jane asimiluar. Por shteti italian, jo vetem nuk e ka mohuar kurre ekzistencen e ketij komuniteti, por, perkundrazi, u ka njohur atyre te gjitha te drejtat, ne shkollat, ne perdorimin e simboleve kombetare, deri edhe tek universiteti ne gjuhen shqipe.
    Do te mjaftonin vetem keto argumente qe greko-amerikani Nikolas Gejxh te mos i binte me nder mend qe te hapte problemin e paekzistuar kurre te shkeljes se te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi.
    Mirepo zoti Gejxh, i cili me sa duket ekzistencen e tij ne jeten publike amerikane dhe greke e sheh te lidhur perjetesisht me kesisoj zhurmash te kota, vazhdon kembenguljen e tij idiote ne kete drejtim. Ndaj dhe nuk mund te rrime pa i permendur zotit Gejxh, edhe pse pa deshiren tone te madhe se, nje problem jashtezakonisht i rende ka te beje me te ashtuquajturin komunitetin e ri te emigranteve shqiptare, te krijuar ne keta dhjete vjet, ne vendin e tij te origjines, Greqi. Ai duhet ta dije medoemos se sa i mprehte dhe me telashe te medha, eshte ky problem duke u mbeshtetur pikesepari ne presionin e jashtezakonshem qe shteti grek iu ben emigranteve shqiptare qe keta te nderrojne emrat dhe te besimin fetar. Natyrisht, per keto te fundit Nikolas Gejxh nuk na ditkesh asgje, te pakten keshtu deklaroi.
    Gjithkush qe ka shkuar ne Greqi, qofte per arsye private apo shteterore dhe ka pasur rast te kontaktoje me ata njerez qe flasin gjuhen shqipe ne kete vend ka vene re se sa te frikesuar jane ata kur thone fjale shqipe. Nuk ka absolutisht asnje rast nder qindra mijera emigrantet tane atje qe te mos kene nderruar te pakten emrin dhe ta kene konvertuar ate ne emer grek, duke u kthyer fjala vjen nga Hariz ne Harilla, nga Arben ne Jorgos, etj, etj. Zoti Geixh nuk vjen nga hena qe nuk i di keto probleme.
    Ndersa persa i perket pretendimeve te tjera te Nikolas Gejxhit, me ato me mire le te merren politikanet profesioniste. Ne kete rast une serish do te rekomandoja Sabri Godon dhe nuk do te pranoja ne asnje menyre yllin e historiografise se sotme shqiptare, Paskal Milo, i cili zbuloi letren e fundit te Mehmet Shehut.
    Interesant eshte fakti se Gejxh ne viziten e tij ne Shqiperi foli edhe per ekonomine. Te ben pershtypje ky fakt, nderkohe qe nga shume drejtime po shtohen zerat se Greqia po kerkon me ngulm qe te bleje edhe banken me te fuqishme ne Shqiperi sic eshte Banka e Kursimeve. Interesimi i zotit Gejxh per kapitalin grek ne Shqiperi te shton gjithnje e me teper dyshimin se ketu po luhen pazare te felliqura. Dashte Zoti qe politikaneve shqiptare tu hapen syte dhe te mos bejne marrezira qe ne nje te ardhme jo shume te larget do tu shkaktonin plage te pariparueshme vendit tone te shtrenjte, Shqiperise

    Marre nga "Atdheu"

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    JA PSE GEJXH SULMOI ĒESHTJEN ĒAME

    Shoqeria Politike Atdhetare Ēameria , e ndjen si pergjegjesi politike dhe morale perballe popullates ēame, e cila jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise, te asaj pjese te popullsise came qe jeton ne trevat etnike ne Greqi, si dhe mbare popullit shqiptar, te beje nje deklarate per shtyp:
    Gjate vizites se tij private ne Shqiperi, Nicholas Gage, ne intervistat e publike deklaroi midis te tjerave se nuk ka ceshtje ēame dhe se nuk mund te behet nje paralelizem midis minoritetit grek ne Shqiperi dhe problemit ēam. Sipas tij, komuniteti ēam ka bashkepunuar me fashizmin, prandaj dhe ai e quan te ligjshme persekutimin dhe spastrimin etnik te popullsise ēame ne vitet 1944-1945. Komuniteti ēam reagon ashper ndaj ketyre deklaratave nacionaliste, te cilat ne substance bejne prezent platforma te kapercyera te shekullit 19-te, te miratuara nga forcat nacionaliste greke, ne te ashtuquajturen Platforme e Megalo-Idese . Pjese e kesaj platforme ka qene dhe mbetet aneksimi i Ēamerise dhe zgjidhja e problemit ēam ne kalendat greke .
    Se pari, termat Epir i Veriut jane nocione gjeografike dhe jo etnike dhe mbi kete baze studimet e kultures materiale, si dhe dokumentare vertetojne vazhdimesine iliro-shqiptare te popullsise se ketyre trevave ne te gjitha periudhat e popullsise historike.
    Se dyti, sipas gjykimit tone, minoriteti grek ne Shqiperi ka ndare fate te perbashketa me te gjithe popullsine shqiptare. Sot minoriteti trajtohet sipas te gjitha standarteve nderkombetare.
    Se treti, si ne cdo vend te Europes, edhe ne komunitetin ēam gjate Luftes se Dyte Boterore mund te kete patur bashkepunetor te pushtuesit, por edhe formacione te mirfilleta te rezistences antifashiste, si Batalioni Ēameria . Ne menyre kategorike nuk mund te etiketohet popullsia e nje krahine qe te kete bashkepunuar ne mase me fashizmin dhe per me teper te ndermerret nje fushate terrori duke vrare e masakruar popullsine e pafajshme, burra, gra, femije dhe pleq pa dallim nga bandat shoviniste te Napolon Zervas. Ky akt finalizoi strategjine greke te aneksimit te Ēamerise, e cila ka nisur qe me pushtimin e Artes qe ne vitin 1880 e deri ne qershor 1944- mars 1945 me spastrimin etnik te Ēamerise.
    Se katerti, Shoqeria Politike Atdhetare Ēameria si nje perfaqesuese dhe shprehese e interesave te mbare komunitetit ēam dhe me gjere, do te luftoje me mjete demokratike dhe me rruge paqesore per riatdhesimin, kthimin e pronave dhe kompensimin e tyre per afro 60 vjet nga shteti grek.
    Kjo eshte nje thirrje qe ne i bejme shtetit shqiptar, shteteve te tjera demokratike, organizmave nderkombetare dhe mbare Kombit shqiptar qe te ndergjegjesohen per domosdoshmerine e zgjidhjes se ketuij problemi duke i bere presionet e dujura Qeverise greke. Ne mbetemi ne bindjet tona se proceset aktuale te integrimit rajonal, nderajonal dhe kontinetal, ceshtja ēame do te zgjidhet duke ruajtur dhe respektuar identitetin etno-kulturor rajonal.

    Kryesia e Shoqerise P.A. Ēameria

    Tirane, me 04.12.2002

    Marre nga "Atdheu"

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pergjigje greko-amerikanit, qe mbeti pa pergjigje

    Nga Hajredin Isufi

    Para disa ditesh ne ekranet e televizioneve shqiptar dhe ne mediat e shkruara u be e njohur ardhja ne Shqiperi e Kryetarit te Lobit grek ne Amerike, Nikollas Gage (Emri i tij i vertete eshte Nikolla Gaxho). Ai dha nje interviste ne nje televizion privat. Ne ate interviste riprodhohet nje akuze e rende, shpifje ndaj cameve, per te cilat qarqet shoviniste greke i kane akuzuar camet qe me 1940. Ne intervisten e tij, Nikollas Gage deklaroi se "camet u perzune nga Greqia pas Luftes se Dyte, por bashkepunuan me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet fshatin tone".

    Cdo lexues i vemendshem pyet: nga c'burime historike te paanshme del qe camet paskan qene bashkepunetore me fashistet, vrasesit e grabitesti e te krishtereve ne Cameri?

    Kur e degjova deklaraten e Gages u preka shume dhe krijova bindjen time se nuk kishim te benim me nje shkrimtar te njohur e publicist te talentuar, por me nje kalemxhi te rendomte, nje mbartes te reminishencave te nacionalizmit grek te shekullit XIX. Personalisht duke hulumtuar ne fushen e historise per Camerine kam hasur shume sulme e shpifje denigruese ndaj shqiptareve si nga aparatciket greke te mepasshem ashtu edhe nga kalemxhinjte e dekadave te fundit. Nuk kam reaguar, por ato qe kisha per te thene i kam trajtuar ne librin tim te botuar kohet e fundit per Camerine.

    Me kete shkrim, po nderhyj per t'iu pergjigjur greko-amerikanit, qe mbeti pa nje pergjigje per te sqaruar dy ceshtje: Cili ka qene qendrimi i cameve gjate Luftes se Dyte dhe e dyta, cilat kane qene dhe jane lidhjet e muslimaneve came me vellezerit e nje gajku ortodokse came.

    ****

    FAKTE dhe paturpesi greke

    Qeveria fashiste e Metaksajt, ne pragun e shperthimit te Luftes se Dyte nisi nje propagande ne radhet e te krishtereve kunder muslimaneve. Kjo beri qe ne Cameri te krijohej nje situate e tenisonuar dhe konfliktuale. Kesaj fryme percarese i sherbeu edhe itnernimi ne mase i meshkujve cam nga 17-75 vjec. Ne Cameri u shkallezuan veprime te pashembellta te dhunes dhe grabitjeve ndaj shqiptareve. Lidhur me kete, nje shkrimtar grek ne vepren e tij pohon as me shume dhe as me pak, keto fjale: "te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin cfare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve".

    I.Sarras "Historia tis periokis Igoumenitsis 1900-1950, Athine 1985, f.623)

    ****

    Nje vale egersie e pashembullt dhe nje mizori cnjerezore shfrynte mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Ishte permbysur dhe shkelur cdo gje: besa, buka, miqesia, vellameria, krenaria dhe rregulli. Ligjin e vendosnin kriminelet dhe kusaret qe nxiteshin nga kokat e nxehta, te vendit dhe propaganda e huaj. Camet, shkruan Jani Sharra, plackiteshin ne mes te dites, therriteshin gra e vajza te bukura dhe perdhunoheshin (J.Sara, po aty f.631)

    Ishte koha kur camet muslimane perjetonin nje tragjedi, vertete e denje per t'u luajtur nga Eskili i lashte grek.

    Kur u kthyen camet nga interrnimi, ne veren e vitit 1941, u perballen me dhimbje e veshtiresi te medha. Shume prej tyre gjeten ne familjet e tyre gra e vajza te perdhunuara nga greket. Te krishteret, qe tashme ishin te pambrojtur prisnin qe camet muslimane te hakmerreshin ndaj tyre gje qe per cudine e tyre nuk ndodhi. Kete akt njerezor, qe shprehte mencuri e maturi, ja sesi e pershkruan nje hsitorian grek: "Bido Dulja kur u kthye ne Gumenice nga interrnimi dhe pa qytetin e kthyer ne germadha nga fashistet, shprehu dhimbje dhe deshperim, megjithe dhimbjen per vellane dhe dy djemte e tij te masakruar nga greket".

    (N.Zhongo, Anglikos...qe ethniqi antistasi, 1940-1945, vell.I, f.138)


    ****

    "Muslimanet shkruan me tej ky autor, me logjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem, perkundrazi fshataret muslimane te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastreze te Gumenices per t'u kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe placken qe u kishin grabitur te krishteret" (Po aty). Paria e Camerise, kur vendi ishte pushtuar nga fashizmi, krijoi Keshillin Administrativ te Parise se Camerise. U mendua se me anen e tij do te administrohej vendi, do te zgjidheshin mosmarreveshjet, do t'i vihej fre cdo veprimi te padrejte qe do te merrej nga elemente te vecante sidomos ndaj te krishtereve. Keshilli, caktoi denime te renda per vrasesit dhe grabitesit. Ai predikoi paqe dhe bashkejetese ne harmoni te plote midis muslimaneve dhe te krishtereve. Keshilli cam tregonte hapur se ishte jashte cdo ndikimi te politikes fashiste dhe te perkrahesve te saj. Bashkejetesa dhe harmonia nuk u pelqye as nga qarqet shoviniste greke, as nga pushtuesit e huaj. Ata synonin qe ta hidhnin popullin ne vellavrasje, duke mbjelle urrejtje tek te krishteret per muslimanet dhe anasjelltas.

    Kaosi dhe anarkia tashme kishte dale ne shesh dhe cdo gje ishte jashte kontrollit. Gjendja ne Cameri ishte tensionuar shume. Lufta vellavrasese ishte ne pragun e shperthimit te saj. Masa e popullsise came e shihte me frike e dhembje te thelle gjendjen e tensionuar dhe tregohej e matur dhe e permbajtur per t'u distancuar nga rruga qe sillte krim dhe kaos.

    Nderkohe, bandat greke kishin filluar raprezaljet. Aksioni i pare i bandes se Vasil Ballumit nga Spatharati i Margellicit vrau Jasin Sadikun nje nga paria muslimane e Margellicit. (Georgiu, B. "Istoria tis andistasis 1940-1945, vell.I, f.115)

    Ballumi me pas kapi dhe vrau 14 vjecarin Gjinika, te cilin me pas e dogji gjysme te gjalle. Nderkohe edhe elemente te vecante came ne shenje hakmarrje ndiqnin te krishteret. Ne keto rrethana kreret e Camerise organizuan ne Xhamine e Madhe te Kaskes nje mbledhje ku ishin thirrur muslimane e te krishtere te parise se fshatrave te kazave te Camerise. Thirrja qe doli ne ate mbledhje ishte qe te mos krijohej armiqesi dhe gjakderdhje ne mes muslimaneve e te krishtereve qe nxitej nga propaganda fashiste dhe Napolon Zerva. Mbledhja e Kaskes dhe idete qe shtroi, nisen te perhapeshin e te propagandoheshin ne masen came dhe dukej se dita dites po e luante efektin e vet. Ne kete kohe, familja Gjinika ne shenje hakmarrje per te birin e masakruar nga V.Ballumi, kishte kapur peng djalin e vrasesit dhe e mbanin te izoluar ne shtepi pa e keqtrajtuar. Tek muslimanet e Margellicit dhe tek familja Gjinika ndodhi ajo qe e priste as vete banditi vrases, Vasil Ballumi, lirimi i djalit te tij.

    E solla kete shembull per t'i treguar kryetarit te lobit grek ne Amerike se ai nuk e njeh as finsikerine e shqiptareve te Camerise, as shpirtin e tyre human. Dhe nisur nga keto vlera te rralla te mases came si tek muslimanet ashtu dhe tek te krishteret, po te jetonte ne Cameri, ne vendlindjen e tij, ai do te ishte me i pergjegjshem dhe me i matur ne deklaratat e tij kur eshte fjala per problemin cam.

    Z.Gage ka nje mungese te plote informacioni kur i akuzon shqiptaret muslimane te Camerise si; vrases, kriminele, grabites. Ata greke qe i kane njohur nga afer camet ne vitet e Luftes se Dyte Boterore kane mendim krejt te kundert me kryetarin e lobit grek V.Gage. Keshtu per shembull historiani Zhongo, qe ka jetuar gjate midis cameve muslimane dhe i ka kaluar vitet e Luftes se Dyte midis tyre, ne nje nga veprat e tij deklaron: "Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases e kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshataret e krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave muslimane".

    (Zhongo, "Anglikos qe ethniqi antistasi...vell.I f.146)

    Cilat kane qene lidhjet e muslimaneve came me vellezerit ortodoks te nje gjaku dhe qe ruhen si te shtrenjta deri ne ditet tona?

    I kujtoj zotit Gage se keto lidhje jane te vjetra dhe ruajtur brez pas brezi deri ne ditet tona. Ju z.Gage me siguri nuk i dini se jetoni larg vendlindjes dhe jeni jashte fushes se historise ku mund te mesonit. Historiografia greke e vjeter dhe e re madje dhe ajo e huaj i trajton bukur keto lidhje qe deshmojne per besnikeri e devocion ndaj njeri-tjetrit deri ne flijim. Muslimanet e te krishteret kane qene perkrah njeri-tjetrit kunder nje armiku te perbashket dhe jane pare midis tyre si bashkeluftetare e vellezer. Pa dashur te zgjatem dhe te hyj ne ngjarje historike po sjell vetem nje kenge popullore came per te konkretizuar idene qe shpreha me siper. Kete kenge e kam gjetur ne fshatin e krishtere Shenice ne zonen e Prevezes qe ne kujtesen e popullit ishte ruajtur brez pas brezi shqip.

    Vargjet e kenges jane:

    -Ti moj plaka morfaqate

    A ke vend te rri sonte?

    -Kam sonte e si sonte

    Bujur, lule, trim zotrote.

    Kenga i takon viteve 1840-1850, kur Lule Capari nga Paria e Luaratit te Margellicit ndiqej nga qeveria turke si kundershtar i sundimit osman. Ai gjeti strehe e bese tek te krishteret fqinje te Morfatit.

    Tani le t'i kthehemi viteve te Luftes se Dyte, asaj periudhe qe z.Gage i akuzon camet me shprehjet me denigruese dhe si te gjithe komunitetin cam edhe mua me kane indinjuar se tepermi edhe si bir i asaj krahine, qe kam ikur nga Cameria 3 vjec me i madh se Gage kur u largua nga Camandaj. Dua t'i kujtoj z.Gage se edhe ne ato vite te veshtira 1940-1944 camet muslimane dhe te krishtere ne masen derrmuese te tyre nuk e kane pare kurre njeri-tjetrin si armiq per jete a vdekje. Elemente te vecante pati nga te dy anet qe propaganda shoviniste greke dhe ajo fashiste u mori mendjen. Ne Cameri ka nje shprehje te arte: "Pyll pa derra s'ka".

    E verteta eshte se masa derrmuese e popullsise shqiptare muslimane 'ame i qendroi besnike tradites se lashte te bukes dhe ujit qe kishin ngrene e pire tek njeri-tjetri. Historiani grek Zhongo ndalet ne vepren e tij dhe ia ben te njohur lexuesit kete fakt duke thene: "Eshte per te theksuar se pikerisht ne kete kohe paria muslimane e kazase se Filatit dhe te Gumenices...nuk lejuan "keqberesit" te benin deme ne njerez e ne prodhimet bujqesore" (Zhongo, Anglikos...f.148)

    Ne maj te vitit 1943, Kastriza, fshat i madh i krishtere u sulmua nga individe te vecante muslimane ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve. Paria e krishtere e Kastrizes, perballe rrezikut qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere kerkoi ndihmen e parise se fshatrave muslimane te Varfanjit, Salices, Grikohorit, Graves etj. Ne pergjigje te Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me ne krye hoxhen e fshatit te Varfanjit. (J.Sarra, vep.e permendura f.648).

    Dyert e muslimaneve te Camerise ishin te hapura ne cdo kohe per vellezerit e tyre te krishtere. Ata tek muslimanet gjenin mikrpitje bujari, mbrojtje dhe bese. Keshtu, p.sh ne fshatin Kastriz bashkefshatari musliman si Rexho Hasani mori ne mbrojtje ne shtepine e tij Pilo Dhimen, Ilia Dashin e Thoma Dadon derisa u qetesua gjendja. (J.Sarra,...f.564)

    Abdul Nurcja dhe Sako Braho nga fshati i Spatarit te Filatit per te mbrojtur te krishteret e Kostrizes shkuan me 30 cam te armatosur dhe moren ne mbrojtje te krishteret Aleks Athanasin, Gogo Gjeorgjiun e shume te krishtere te tjere dhe i shpune ne shtepite e tyre ne Spatar duke iu ofruar dashuri dhe mbrojtje per jave te tera. (J.Sarra...f.653)

    Rustem Izeti ne fshatin Koske te Filatit. Jo vetem qe e mori nen mbrojtje ne shtepine e tij Koco Gjiken nga fshati Skupice e Sajerdhes, por e beri dhe vella per shpirt dhe njera nga grate came te Rustemenjve i pagezoi Koco Gjikes djalin e tij, Fotin. (J.Sarra...f.653)

    Per te mos u zgjatur ne kete pike qe jane te shumta me fshatrat muslimane came do te jap edhe gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e ne zemrat e te krishtera deri ne ditet tona. Ne fshatin Rrezanj, ne anen e xhadese, ne te majte kur shkon nga Gumenica ne Minine, jane rrenojat e nje shtepie, ngjitur me varrezat e fshatit te populluar nga te krishteret kolone. Brinje rrenojave te asaj shtepie eshte ngritur nje kishez e vogel ne miniature (konizem) dhe qirinjte ne te nuk shuhen as dite, as nate.

    Mesoje zoti Gage edhe ti se atje ka qene shtepia e prinderve te mi dhe konizma lidhet me nje ngjarje. Babai im me perkrahjen e fisit te vet dhe te fshatit i shpetoi jeten Strati Vrisit nga Grikohori duke vene veten dhe femijet e tij ne rrezik. I ndjeri Strati, kur familja jone iku nga terrori i eger i bandave beri ate kishen e vogel per te kujtuar te zoterit e shtepise dhe vendin ku iu shpetua jeta. Kete histori e dine tashme mire te krishteret e Kariqanjit, te Kalishtatit, te Peshtanit dhe te gjithe fshatrat e krishtera te Gumenices e te Filatit.


    Tani le ta gjykoje masa e lexuesve dhe e njerezve te ndershem e te padogmatizuar se sa pa baza jane deklaratat me shprehje te pahijshme e te pabaza qe dalin nga goja juaj z.Gage, kunder cameve. Keto shpifje qofte edhe per konsum propagandistik mund te dilnin nga goja e nje neofashisti te ri e injorant, nga nje koke e nxehte shoviniste qe nuk deshiron harmonine dhe dashurine e te krishtereve came me musliman-_por jo kurre nuk e prisja ta degjoja nga goja e nje personaliteti ne fushen e letersise e te publicistikes. Kjo me befasoi dhe me preku thelle ne zemer dhe i bera pyetjen vetes: Si mund te flase me kaq papergjegjesi nje intelektual i shquar i shkolluar dhe edukuar ne vendin me demokratik te botes!?

    Lajthitjen tuaj zoti Gage une e shpjegoj se ju keni shkeputur lidhjet me vendlindjen, ndoshta njihni mire letersine boterore, jeni te pajisur me kulture te gjere evropiane, por nuk njihni historine e kombit tuaj. Kjo ben qe ju t'i percmoni e t'i poshteroni pa te drejte te gjithe ata qe s'jane greke dhe nuk deshironi t'i keni neper kembe brenda kufirit te sotem se mendoni se ju sjellin probleme, lene pa prona e pasuri ata qe i grabiten pronat e shqiptareve kur iken, per t'i shpetuar shfarosjes se tyre.

    Propaganda juaj sado e shfrenuar e denigruese te jete, ajo vetem se e lodh dhe e mundon nje popull, por ndjenjat e zemres nuk i crrenjosen asnjehere. Megjithese nga segmente te caktuara politike e kalemxhinj eshte shkruar e folur e vazhdon te villet vrer kunder shqiptareve te Camerise, edhe pse camet jane larguar nga trojet e tyre, nga vatrat e tyre, lidhjet me miqte e bashkefshataret e tyre te krishtere i kane ruajtur dhe i ruajne si te shtrenjta. Ata kane vajtur e ardhur tek njeri-tjetri dhe ndjejne dhimbje qe nuk jane bashke. Pa u zgjatur me tej do te shpalos disa rreshta te nje letre qe nje e krishtere kerkon te mesoje per motren e saj came:

    "Bashkatdhetare, qe kthehesh nga Shqiperia! Mos ke mesuar valle per motren time, si ne came, nga vendet tona eshte? Jam e pikelluar. Asgje nuk di pas kaq shume vitesh qe kane kaluar. Bashkeatdhetar! Ti je kthyer para ca kohesh nga Shqiperia, mos valle e di nese rron ende motra ime e dashur? Ishte me trup te imte, sy geshtenje, e bukur, e martuar, e vogel, bije e vetme mes kater vellezerve...

    Te vogla ktheheshim ne oborr dhe loznim me guraleca. Ne sterren e madhe ulnim koken dhe therrisnim te degjonim jehonen e zerave tane. gjithmone besimi nuk na ndante. Kisha dhe Xhamia na bashkonin. Nje miqesi e lashte i lidhte familjet tona.

    -Ta kete duruar rrugen e mergimit?

    -Mendoj se po, jeton pergjigjet zemra e permallur. Por vitet kalojne pa lajme dhe gjithcka e bren dyshimi dhe ankthi.

    Dhe ja 40 vjet me pas, nga Shqiperia vjen nje leter e permortshme shkruar bukur nga vellai i madh....

    O Zot! Sa te tmerrshem, sa te neveritshem gjakataret, tiranet, qe vune popujt te vriten dhe nuk i lane te rrojne me dashuri e zemren per njeri-tjetrin".


    (Nga libri: Tulla Stefanidhu (Mallakata) "Margariti", Athine 1989, f.125)

    Permbajtja e kesaj letre qe shpreh ndjenjat e mases se gjere te krishtereve per camet muslimane si dhe vleresimet e historianeve gjakftohte te krijojne nje pershtypje krejt te kundert nga ato qe kane perrallisur e perrallisin kalemxhinjte sharlatane antishqiptare.

    I kujtoj z.Gage se kolaboracionist ka pas edhe ne radhet e popullsise came. Kjo eshte nje dukuri evidente ne te gjithe vendet e pushtuara nga fashizmi. Numri i cameve kolaboracionist po te krahasohet me ata greke eshte i paperfillshem. A e dini ju zoti Gage se ishin greke dhe jo came ata qe krijuan batalionet e sigurimit e moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences antifashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise duke masakruar popullsine e pafajshme helene t-_yre zonave? Ju kujtoj z.Gage se ishin keto forca qe masakruan invalidet e luftes ne Drapecan dhe torturuan heroinen greke Maria Stratikopullu. Keto forca fashiste komandoheshin nga gjenerale helene, o zoti Gage si gjenerali kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj.

    Po ju kujtoj z.Gage se krimet qe bene bandat greke me popullsine came ishin te pashembullta. Ato nuk kishin si qellim hakmarrje, por ishte ne platformen e qeverise se atehershme te Athines per ta crrenjosur popullsine shqiptare nga trojet e veta e greket te beheshin zoter ne trojet stergjyshore te shqiptaret. Keto qe po ju them jane bere prezent edhe ne shtypin tuaj: Gazeta greke "Agonistis" e dates 19 janar 1946 per barbarizmat greke kunder popullsise shqiptare ne Cameri shkruante: "...qyteti i vogel i Paramithise u be qytet i vdekur nga shkaku i krimeve dhe i shkaterrimeve barbare fashiste...Bravot e Zerves pasi grabiten dhe shkaterruan e vrane, u bene pronare te medhenj e zoter te tufave te bagetive. Gjithe pasurite e shqiptareve qe u detyruan te lene vatrat e tyre u grabiten ose u shkaterruan".


    Pa dashur qe t'i kthehem asaj kohe qe cmenduria e kokave te nxehta fashiste e kishte mbuluar me nje nape te zeze Camerine dhe gjithe Greqine. Ajo qe dua t'u kujtoj z.Gage eshte se misioni qe keni marre persiper per te penalizuar e denigruar komunitetin cam eshte nje mision i deshtuar edhe per nje fakt se sipas konceptit te demokracise moderne ne fushen politike dhe penale ka pergjegjesi personale dhe jo kolektive. Ky parim baze i koherave qe jetojme na orienton qe te shkojme perpara drejt te ardhmes me te mire pa urrejtje e cmire, qe dashuria te triumfoje mbi urrejtjen.

    Nese ju z.Gage do te vazhdoni t'u permbaheni ideve tuaja qe mbjellin percarje do te mbetemi i vetmuar, e them kete se une kam shume miq ne Greqi dhe shpirti i popullit grek eshte i madh dhe paqesor. Ai eshte i etur per bashkejetese e harmoni reciproke se grindjet e percarjet e kane lodhur dhe deshperuar.


    koha jone

  19. #279
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Rina shkrimet ne shqip te lutem jo ne anglisht. Po te le 1 dite kohe qe ti hedhesh ketu te perkthyera perndryshe shkrimet ne anglisht do fshihen. Mund te lejohen fraza tek tuk ose ndonje pjese e shkurter fare ku me pas sqarohet dhe permbajtja por jo i gjithe shkrimi ne anglisht.

    Faleminderit

    Koha ėshtė shqiptarėt tė zgjohen!

    Gary Kokalari

    Derisa pėrmbyllim vitin 2006 dhe pėrgatitemi tė hyjmė nė vitin e ri, ėshtė kohė e duhur pėr reflektim. Njė ēėshtje me rėndėsi e shqiptarėve pėr tė reflektuar ėshtė metamorfoza e Sali “Enver” Berisha nė Salis Berishopullos. Tė rishikojmė si ėshtė mėsuar Berisha tė pėrkulet para padronėve tė tij grekė.

    Pėrkundėr pėrpjekjeve pėr t’i dhėnė kėsaj kahje tė tjera, Salis Berishopullos ka komplotuar me kolonel Janullatosin dhe shovenistėt tjerė grekė pėr tė favorizuar interesat greke, duke punuar drejt qėllimit tė dhėnies sė 200,000 pasaportave greke shqiptarėve nė Shqipėri dhe Greqi. Mirėpo, si nė ēdo pakt tjetėr me djallin, kjo vie e tėrhequr nga njė kapistėr pabesie – shqiptarėt duhet tė deklarohen si grekė etnik!

    Pra, duke favorizuar padronėt e tij grekė, Salis Berishopullos ėshtė duke ndihmuar grekėt tė helenizojnė 200,000 shqiptarė. Nuk bėj asnjė gabim kur them se Berisha nuk e ka bėrė kėtė marrėveshje me grekėt pa marr diēka si kompensim pėr tė avancuar agjendėn e tij personale dhe etjen e tij pėr pushtet. Prandaj, si analizė pėrfundimtare; Berisha ėshtė duke shitur pasaportat si njė trafikant i rėndomtė qė shet pasaportat nė kafenetė e Tiranės, por nė njė vėllim shumė mė tė madh.

    Pėr shkak tė kėtij veprimi tė tradhtisė sė Berishės nė vitin 2006, mendova se ėshtė e pėrshtatshme tė shqyrtojmė edhe disa akte tjera tė tradhtisė sė Berishės nė periudhėn e shkurtėr tė tij nė postin e kryeministrit, qė pėrfshijnė:

    1. Takimi i fshehtė i Berishės me Nik Geixh nė Tiranė nė fillim tė kėtij viti, qė kishte disa pika nė agjendė, pėrfshirė favorizimin e ambicies sė Geixhit pėr tė hapur mė shumė shkolla greke nė Shqipėri dhe skema kryesore pėr dhėnien e pasaportave greke shqiptarėve me objektivin bazė pėr shtrembėrimin e regjistrimit tė ardhshėm tė popullsisė nė Shqipėri. Nuk do tė mė befasonte sikur edhe zr. dhe znj. Reis tė kenė gisht nė kėtė aferė. Dhe sigurisht, kjo ka pasur bekimin edhe tė kolonel Janullatosit.

    2. Gjatė takimit ne Athinė nė mes kryeministrit grek Karamanlis dhe Sali Berishės, Karamanlis u ankua pėr protestat e ēamėve vitin e kaluar gjatė vizitės sė kryetarit grek Papoulias nė Shqipėri, ndėrsa Berisha shfaqi njė zemėrim absolut per kete dhe kėrkoi falje te Karamanlis pėr kėtė incident, siē ėshtė raportuar gjerėsisht nė mediat e Greqisė. Kjo ėshtė e vėrtetė, Berisha kėrkoi falje tek kryeministri grek pėr njė protestė plotėsisht ligjore dhe tė arsyeshme tė ēamėve kundėr Greqisė pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre tė njeriut.

    3. Dhėnia e lirisė sė plotė tė veprimit ushtrisė greke pėr pushtimin e Shqipėrisė pėr tė vjedhur varret me eshtrat e shqiptarėve. Dhe mos tė harrojmė qė ndihmėsi i vogėl i Saliut, Fatmir Mediu ka pasur dorė tė fshehtė nė kėtė aferė pasi qė me padurim mori komandėn prej ushtrisė greke, pėrfshirė kėtu edhe kolonelin Janullatos. Dhe kjo mė pėrkujton se ende jam duke pritur Fatmirin tė m’i dėrgojė fotografitė e vėzhgimeve. Hmmmm….po pyetėm se pse i duhet kohė aq e gjatė?

    4. Berisha duke i mbushur xhepat via DP sė tij me paratė e reklamimit tė telekomėve grekė dhe duke kthyer kokėn anash, ndėrsa kėto kompani, qė kontrollohen nga grekėt, vazhdojnė tė dhunojnė klientėt shqiptarė me tarifat mė tė larta tė thirrjes nė botė. Dėshmia nė kėtė “pjatė pudingu” mund tė shihet nė atė qė duket tė jetė pėrpjekje e suksesshme nga Berisha dhe lolo i tij Lulzim Basha pėr tė varrosur pėrpjekjet pėr hetimin e parregullsive, qė vazhdojnė tė ekzistojnė brenda sektorit tė telekomit, tė kontrolluar nga grekėt. Qė tė mos harrojmė, kėto skema u mundėsojnė grekėve tė mbushin xhepat e tyre me profitet e fituara prej ēmimeve mashtruese ndaj shqiptarėve.

    Kisha dashur t’i pėrkujtoj shqiptarėt se gjatė viteve tė shtypjes brutale tė kosovarėve nga Milloshevici dhe gjersa kasapi i Ballkanit dėrgonte forcat e tij ushtarake serbe tė masakrojnė shqiptarėt e pafajshėm, kolonel Janullatosi rrinte mėnjanė pa asnjė fjalė tė vetme proteste kundėr aksioneve tė llahtarshme tė vėllezėrve tė tij serb – madje asnjė “gėk”. Kur mė nė fund dėgjuam diē prej tij, ishte kur Janullatosi publikisht protestoi kundėr ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė.

    Shqiptarė keni kujdes! Grekėt kanė njė version tė ri tė kalit tė Trojės nė Shqipėri dhe emri i tij ėshtė Salis Berishopullos! Ėshtė koha qė shqiptarėt tė zgjohen! Nė veēanti anėtarėt e grupeve si “Vatra” dhe besnikėria e tyre e drejtuar gabimisht te komunisti mė i madh i Shqipėrisė dhe pėrkrahėsi numėr 1 i interesave tė Greqisė – Salis Berishopullos. Pėr t’i ndihmuar Vatra-sė tė reflektojė nė kėtė ēėshtje pėr Vitin e Ri, mė poshtė ėshtė dhėnė letra e Vatrės, viti 2001, drejtuar kolonel Janullatosit. Kėshilloj qė anėtarėt e Vatrės tė rilexojnė letrėn e tyre dhe mandej tė kėrkojnė Sali Berishėn e vėrtetė (aka Enver Berisha, aka Salis Berishopullos) tė merr qėndrim. Ėshtė koha pėr ndryshim!


    ----------------------------------------------------------------

    P.S. Darius tash mund t'i largosh ato postimet ne anglisht. Une nuk jam ndonje profesioniste ne perkthim, por nejse. Shkrimin tjeter nuk e perktheva, pasi nuk eshte shume brenda temes. Kam nje pyetje. Postimet ne gjuhen angleze a ndalohen vetem per forume te vecanta apo per gjithe forumin, pasi une edhe me heret kam postuar anglisht, por nuk me kujtohet qe me jane larguar ose terhequr verejtja per to, madje as edhe nga vet administratori i ketij forumi.

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane,
    PROTESTE drejtuar Sekretarit te Shtetit Amerikan dhe Departamentit te Shtetit Amerikan


    C/O 2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036

    January 9, 2003

    I Nderuari Colin Powell
    Sekretar Shtetit Amerikan
    Departamenti i Shtetit Amerikan
    2201 C Street, NW
    Washington, DC 20520

    I nderuari Sekretari Powell,

    Ne tė nėnshkruarit, si shqiptaro-amerikanė dhe si anėtarė tė organizatave
    qytetare, fetare, kulturore dhe humanitare shqiptare, po ju shkruajmė kėtė
    letėr pėr tė protestuar me tonet mė tė forta tė mundshme miratimin dhe
    pėrkrahjen zyrtare tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr vizitėn qė bėri
    kohėt e fundit nė Shqipėri Nikolas Gejxh –i njohur gjithashtu si Nikos
    Gaxojanis.

    Nikolas Gejxh ėshtė njė kundėrshtar tepėr i njohur i interesave shqiptare nė Ballkan. Eshtė fakt i njohur publikisht se Federata Panepiriote e Amerikės, Kanadasė dhe Australisė, organizata qė pėrfaqėson
    z. Gejxh, i referohet Shqipėrisė Jugore si “Epiri Verior” dhe e konsideron atė tė pushtuar ngaShqipėria. Ky ėshtė njė provokim i hapur dhe njė mohim i drejtpėrdrejtė i sovranitetit tė Shqipėrisė. Nikolas Gejxh (i) qėllimisht dhe publikisht fallsifikon numrin e popullsisė sė minoritetit grek nė Shqipėri duke e
    ekzagjeruar atė deri nė 30 pėr qind tė popullsisė tre-milionėshe tė
    Shqipėrisė, krahasuar me numrin zyrtar prej 58.000 vetėve, perafersisht
    2%; (ii) i portretizon tė gjithė shqiptarėt e besimit fetar ortodoks nė
    Shqipėri si grekė, duke ofenduar kėshtu Kishėn Ortodokse Shqiptare dhe
    pasuesit e saj kudo nėpėr botė; dhe (iii) nė pėrpjekje pėr tė dėmtuar
    imazhin e Shqipėrisė ka ndėrmarrė fushata agresive nė Washington dhe gjetkė,
    duke shpifur pėr gjoja mungesėn e tė drejtave tė minoritetit grek nė
    Shqipėri.


    Kėto pretendime pa bazė janė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė me
    pėrfundimet dhe vlerėsimet pozitive qė kanė nxjerrė Departamenti Amerikan i
    Shtetit, Kėshilli i Evropės, Komisioni Evropian dhe organizata tė tjera
    ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Faktet tregojnė se minoriteti grek
    nė Shqipėri bashkėjeton me shqiptarėt dhe ka njė sėrė organesh shtypi qė
    komunikojnė dhe publikojnė informacione vetėm nė greqisht; nė zonat
    minoritare raporti mėsues/nxėnės pėr klasė ėshtė tri herė mė i lartė sesa ai
    i vetė shqiptarėve nė njė sistem arsimor qė mundėson shkollimin nė gjuhėn
    greke qė nga shkolla fillore deri nė universitet; dhe, pėr mė tepėr,
    minoriteti grek nė Shqipėri ka njė pėrfaqėsim tė lartė dhe nė pėrpjestim tė
    zhdrejtė nė qeverinė e Shqipėrisė.

    Gejxh gjithashtu kundėrshtoi publikisht ndėrhyrjen e SHBA-sė/ dhe NATO-s nė
    Kosovė ndėrkohė qė mijėra qytetarė tė pafajshėm tė Kosovės po masakroheshin,
    duke pėrfshirė edhe qytetarė amerikanė me prejardhje shqiptare. Pėrveē
    kėsaj, jo mė larg se 22 maji 2001, ai deklaroi nė gazetėn e njohur
    “Washington Post” se mijėra grekė nė Shqipėri duhet tė trajtohen nė tė
    njėjtėn mėnyrė si rreth 2 milionė shqiptarėt e Kosovės, duke nėnkuptuar
    qartė se kur Kosova tė fitojė pavarėsinė, edhe Shqipėria Jugore duhet tė
    shkėputet dhe tė ndjekė tė njėjtėn rrugė.
    Kėto qėndrime i shėrbejnė vetėm
    rritjes sė tensionit dhe kėrcėnojnė progresin e bėrė nė pėrmirėsimin e
    marrėdhėnieve shqiptaro-greke, ndėrkohė qė pengojnė edhe stabilitetin e
    pėrgjithshėm nė Ballkan, njė zonė ku SHBA-ja ka bėrė investime strategjike
    tė mėdha, pėrfshirė kėtu burimet e tyre njerėzore, politike, financiare dhe
    ushtarake.

    Ne jemi thellėsisht tė zemėruar qė gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, ndėrsa
    pritej nė nivel zyrtar nga Ambasada amerikane nė Tiranė, z. Gejxh (i)
    ripėrsėriti tė gjitha pikėpamjet e mėsipėrme, duke pėrfshirė fabrikimet nė
    lidhje me numrin e minoritetit grek dhe analogjinė e situatės sė tyre me atė
    tė shqiptarėve tė Kosovės; (ii) zhvleftėsoi kėrkesat dhe gjendjen e vėshtirė
    tė qindra-mijėra shqiptarėve me qėndrim nė Greqi, tė cilėt i nėnshtrohen
    mėnyrės greke tė spastrimit etnik tė njohur si Helenizim dhe, pėr mė tepėr
    (iii) pati guximin t’i cilėsonte tė gjithė shqiptarėt e Ēamėrisė qė jetonin
    nė Greqi si bashkėpunėtorė tė nazistėve. Sikurse nėnvizohej nė njė njoftim
    pėr shtyp tė Ministrisė sė Jashtme tė Turqisė nė vitin 2001, teza e z. Gejxh
    jo vetėm qė ėshtė njė fabrikim krejt i hapur por ėshtė gjithashtu njė krim
    politik dhe historik kundėr ēamėve; ėshtė fakt se shumė shqiptarė tė
    Ēamėrisė dhanė jetėn gjatė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e Greqisė gjatė Luftės
    sė Dytė Botėrore.
    Karakterizimi dashakeq i ēamėve si bashkėpunėtorė tė
    nazistėve ėshtė veēanėrisht tronditės kur merr parasysh faktin se shqiptarėt
    dhe Shqipėria shpėtoi 100 pėr qind tė hebrenjve qė kėrkuan shpėtim nga
    persekutimi nazist nė Greqi (ose nė vende tė tjera tė Ballkanit), ndėrkohė
    qė, sipas Harvey Sarner-it, autor i “Shpėtim nė Shqipėri”, njė libėr qė
    tregon se si shqiptarėt i shpėtuan hebrenjtė, nga rreth 72.000 hebrenj qė
    jetonin nė Greqi para fillimit tė luftės, 60.000, plot 83 pėr qind e
    komunitetit hebre u bė viktimė e Holokaustit. Gjithashtu, z. Gejxh
    lehtėsisht “harron” se, sikurse ėshtė pėrshkruar nė fjalėt e Xhozef
    Xhejkobs-it, kryetar i Misionit tė SHBA-sė nė Shqipėri gjatė viteve
    1945-1946, vetėm “nė vjeshtėn e vitit 1944 dhe gjatė muajve tė parė tė 1945
    autoritetet [greke] nė Greqinė Veriperėndimore kryen masakra ēnjerėzore duke
    dėbuar rreth 25.000 ēamė [shqiptarė] – rezidentė tė Ēamėrisė – nga shtėpitė
    e tyre” dhe duke vrarė mė shumė se 5.000 burra, gra dhe fėmijė nė njė
    perpjekje tė dukshme pėr tė krijuar njė zonė kufitare me Shqipėrinė
    krejtėsisht tė pastėr etnikisht. Kėto ngjarje shėnuan kulmin e pėrpjekjeve
    pėr gjenocid dhe spastrim etnik tė ultranacionalistėve greke tė nisura qysh
    mė 1913. Deri nė vitin 1945, nacionalistėt grekė spastruan nga kjo zonė
    shqiptarėt etnikė tė fesė myslimane dhe ua morrėn atyre tė gjitha pronat,
    vlefta e tė cilave me ēmimet aktuale tė tregut shkon nė mė shumė se 2.5
    miliardė dollarė amerikanė.
    Dhjetėra-mijėra ēamė shqiptarė kanė jetuar nė
    mėrgim qysh atėherė. Ndaj, ne dėshirojmė t’i kujtojmė z. Gejxh, sikurse dhe
    atyre qė e pėrkrahin apo kanė tė njėjtat pikėpamje me tė, se me gjithė
    manipulimet, Gejxh nuk mund ta pėrdorė historinė si njė justifikim pėr
    planet e tij destabilizuese.

    Si amerikanė dhe si pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptaro-amerikan, ne jemi
    tepėr tė zhgėnjyer dhe tė shqetėsuar nga fakti qė gjatė vizitės sė tij nė
    Tiranė z.. Gejxh u prit dhe u shoqėrua publikisht nga ambasadori Xhejms
    Xhefri. Nė pėrpjekje pėr tė justifikuar pritjen madhėshtore pėr Gejxh, pas
    vizitė sė tij , pėrfaqėsues tė Departamentit Amerikan tė Shtetit nė SHBA dhe
    Tiranė kanė deklaruar se vizita e z. Gejxh dhe mbėshtetja e saj ishte e
    domosdoshme nė mėnyrė qė tė nxitej dialogu dhe tė bėhej e mundur qė z. Gejxh
    tė kishte “ditėn e takimit” me autoriteteve shqiptare. Komuniteti
    shqiptaro-amerikan pėrkrah fuqimisht dialogun pėr respektimin e tė drejtat
    tė minoritetit, tė marėdhėnieve miqėsore me vendet fqinje, si dhe integrimin
    e Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin ekonomik tė saj.
    Nė fakt, dialogu me forumet e duhura si institucionet Euro-Atlantike,
    institucionet e tė drejtave tė njeriut dhe qeveritė fqinje ka qenė njė pjesė
    e rėndėsishme e zhvillimit demokratik tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, ne nuk e
    kuptojmė se ēfarė lloj dialogu po pėrpiqet tė nxisė Departamenti Amerikan i
    Shtetit dhe nė pėrfitim tė kujt ėshtė ky dialog kur dihet se z. Gejxh ėshtė
    njė qytetar privat me njė qėndrim tė dokumentuar si njė prej armiqve mė tė
    flaktė tė interesave shqiptare, dhe, pėr mė tepėr, me sa dimė nuk
    pėrfaqėson as qeverinė greke dhe as atė amerikane.

    Ne jemi tė sigurtė se Departamenti Amerikan i Shtetit ėshtė nė dijeni se,
    pėr arsye historike tė vjetra dhe tė reja, shqiptarėt i shohin amerikanėt si
    miqtė e tyre tė besuar. Cdo gjė qė mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara,
    perceptohet nga publiku shqiptar si diēka e vlefshme pėr t’i kushtuar
    vėmendje dhe pėr ta pėrkrahur. Ndaj, duke e pritur dhe shoqėruar
    publikisht Nikolas Gejxhin Ambasada Amerikane nė Tiranė dhe Departamenti
    Amerikan i Shtetit, me qėllim apo pa qėllim, kanė mbėshtetur heshturazi
    pikėpamjet e tij dhe nė kėtė mėnyrė kanė shpėrdoruar besimin e shqiptarėve
    dhe shqiptaro-amerikanėve. Ne besojmė se si shqiptaro-amerikanė kemi tė
    drejtė tė kėrkojmė qė Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-sė
    nė Tiranė tė punojnė pėr tė ēuar pėrpara principet demokratike dhe
    zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, nė vend qė tė bėhen ndėrmjetėsues tė
    interesave tė individėve me plane shoviniste.

    Heshtja e Departamentit Amerikan tė Shtetit para vizitės sė z. Gejxh,
    sikurse dhe ngjarjet gjatė vizitės sė tij kanė demonstruar se ka njė hendek
    nė komunikim dhe perceptim ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Departamentit Amerikan
    tė Shtetit dhe qytetarėve amerikanė me prejardhje shqiptare. Ėshtė
    evidentuar qartė pėrmes fjalėsh dhe veprash se miqtė mė tė mirė dhe tė
    vėrtetė tė Amerikės nė Evropė, dhe ndoshta nė botė, janė shqiptarėt.
    Prandaj, ne besojmė se ka ardhur koha pėr tė bėrė pėrpjekje tė pėrbashkėta
    pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie cilėsisht tė ndryshme mes komunitetit
    shqiptaro-amerikan dhe Departamentit Amerikan tė Shtetit. Ne kėrkojmė qė
    hapi i parė nė drejtim tė kapėrcimit tė kėtij hendeku ėshtė bėrja publike
    nga Departamenti Amerikan i Shtetit e natyrės dhe agjendės sė takimeve tė z.
    Gejxh nė Shqipėri, si dhe njė shpjegim publik se si kanė pėrparuar interesat
    shqiptare dhe amerikane nga pėrkrahja e njė “dialogu” me z. Gejxh, njė
    individ pikėpamjet e tė cilit mbi rajonin nxisin vetėm zjarre dhe tensione
    etnike.

    Pavarėsisht nga mė lart, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet tė shėrbejė
    si ndėrmjetėsues pėr njė dialog tė vėrtetė mbi tė drejtat e minoriteteve dhe
    ēėshtjeve tė tjera nė Ballkan. Pėrsa i pėrket Greqisė, ne e nxisim
    Departamentin Amerikan tė Shtetit qė tė ushtrojė trysni ndaj qeverisė greke
    nė mėnyre qė ajo tė njohė tė gjitha minoritetet etnike brenda territorit tė
    saj, duke pėrfshirė mė shumė se 40.000 ēamė shqiptarė tė besimit fetar
    ortodoks dhe t’u japė atyre tė njėjtat tė drejta, qė ka numri pėrafėrsisht i
    njėjtė i minoritetit grek nė Shqipėri. Sikurse dėshmohet qartė nga
    organizatat greke dhe shumė organizata ndėrkombėtare tė tė drejtave tė
    njeriut, politika e mosnjohjes sė minoriteteve qė ndiqet nga Greqia nuk mund
    tė lejohet mė tej. Gjithashtu, mė shumė dialog nevojitet pėr tė adresuar
    ankesat e qindra mijėra mėrgimtarėve shqiptarė me banim nė Greqi, tė cilėt
    po i nėnshtrohen mėnyrave tė ndryshme tė “Helenizimit” sikurse dhe
    diskriminimit social dhe institucional. Pėr mė tepėr, ne nxisim
    Departamentin Amerikan tė Shtetit, qė tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr t’u
    dhėnė njėherė e mirė njė zgjidhje tė drejtė tė ēėshtjeve tė pronėsisė dhe
    atyre ligjore tė ēamėve shqiptarė, duke pėrfshire dhe tė drejtėn e
    riatdhesimit dhe marrjen e nėnshtetėsisė greke. Sė fundmi, e njė rėndėsie
    tė veēantė dhe si njė hap plotėsues dhe paraprak pėr tė arritur zgjidhjen e
    kėtyre ēėshtjeve, ne i kėrkojmė Departamentit tė Shtetit Amerikan qė tė
    ushtrojė trysni ndaj qeverisė greke qė tė abrogojė Statusin e Ligjit tė
    Luftės me Shqipėrinė qė daton qė nė kohėn e pushtimit tė Shqipėrisė nga
    Italia nė vitin 1940.
    Pėrmes mbajtjes nė fuqi tė Statusit tė Ligjit tė
    Luftės me Shqipėrinė mėse 60 vjet mė vonė, ndėrkohė kur nė tė njėjtėn kohė
    ka firmosur njė Marrėveshje Miqėsie me tė, Greqia jo vetėm qė ka krijuar njė
    situatė absurde, por po shkel haptazi Deklaratėn e OKB-sė, e cila u kėrkon
    “tė gjithė anėtarėve qė tė pėrmbahen ....nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i
    forcės kundėr integritetit territorial ose pavarėsinė politikė tė ēdo
    shteti…”, si edhe dhe norma tė tjera tė sė Drejtės Ndėrkombėtare
    .


    Sė fundi, njė pėrmirėsim themelor nė kanalet e komunikimit dhe pėrpjekjeve
    tė bashkėpunimit ndėrmjet qeverisė sė SHBA-sė dhe komunitetit
    shqiptaro-amerikan ėshtė i domosdoshėm pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera
    shqiptare nė rajon. Qysh prej rrėzimit tė komunizmit, Shqipėria ka hedhur
    hapa tė rėndėsishėm drejtė themelimit tė njė demokracie dhe ekonomisė sė
    tregut. Mirėpo, siē evidentohet nga njė sėrė raportesh, progresi i
    Shqipėrisė, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i saj nė institucionet
    Euro-Atlantike ėshtė penguar nga korrupsioni i nivelit tė lartė, nga
    mungesa e transparencės politike, nga reforma elektorale joefikase si dhe
    rezultate tė ulėta nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė
    njerėzve. Nė Kosovė, ndėrkohė qė ėshtė i dukshėm njė zhvillim i madh,
    vonesat nė zgjidhjen e statusit tė pavarur pėrfundimtar tė saj po pengojnė
    investimet dhe zhvillimin ekonomik sikurse dhe po krijojnė njė mjedis
    pjellor pėr destabilizim. Pėr mė tepėr, me gjithė stabilitetin relativ nė
    Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, autoritetet maqedonase duhet tė
    bėjnė shumė mė tepėr qė tė zbatojnė Marrėveshjen e Ohrit, e cila u arrit me
    ndėrmjetėsimin e komunitetit ndėrkombėtar dhe ka mbėshtetjen e SHBA-sė, si
    edhe pėr tė njohur e pranuar shqiptarėt si qytetarė tė barabartė e tė
    respektuar maqedonas . Nė pėrfundim, shumė mė tepėr mund tė bėhet pėr tė
    drejtat e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe atyre nė Luginėn e Preshevės nė
    Serbinė Jugore. Komuniteti shqiptaro-amerikan ėshtė i gatshėm tė ofrojė
    ekspertizėn, njohuritė, eksperiencėn dhe kontaktet e tij nė rajon nė mėnyrė
    qė tė punohet drejt zgjidhjes sė kėtyre ēėshtjeve dhe arritjes sė njė
    stabiliteti tė qėndrueshėm e tė vėrtetė nė Ballkan.

    Shqiptarėt e konsiderojnė ShBA-nė si miken e tyre mė tė mirė. Nė njė kohė
    kur vendi ynė ėshtė i angazhuar nė luftėn kundėr terrorizmit global, nė njė
    kohė kur shumė vėnde kanė shfaqur ndjenjat e tyre tė sinqerta ose tė
    shtirura ndaj Shteteve tė Bashkuara, miqėsitė e vėrteta si ajo qė shqiptarėt
    u ofrojnė amerikanėve, nuk duhet tė neglizhohen apo harrohen. Le tė
    nxjerrim mėsime nga situata e keqe e krijuar nga vizita z. Gejxh kohėt e
    fundit dhe le tė na shėrbejnė mėsimet e nxjerra prej saj si njė gur themeli
    pėr ndėrtimin e njė partneriteti tė vėrtetė pėr pėrparimin e interesave tė
    pėrbashkėta amerikane dhe shqiptare.

    Njė letėr e ngjashme i ėshtė dėrguar edhe Kėshilltares sė Presidentit
    Amerikan pėr Sigurimin Kombėtar, znj. Condoleeza Rice, Kryetarit tė
    Komitetit mbi Marrėdhėniet me Jashtė tė Senatit Amerikan, Senatorit Richard
    Lugar, Kryetarit tė Komitetit mbi Marrėdheniet Ndėrkombėtare tė Kongresit
    Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe Kryetarit tė Komitetit pėr
    Ēėshtjet Shqiptare, Kongresmenit Eliot Engel.

    Me respekt e neshkruar nga,


    Ana e Malit - Xheladin Zeneli, President
    Federata Pan-Shqiptare “VATRA” – Agim Karagjozi, Kryetar
    Fondacioni i Dedė Gjo Lulit – Prelė Sinishtaj, Kryetar
    Fondacioni i Plavės dhe Gucisė – Xhevat Kukaj, President
    Fondacioni i Shoqėrise Shqiptaro-Amerikane – Esad Rizai, President
    Fondacioni i Trashėgimisė Shqiptare – Geri Kokalari, President
    Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan – Cafo Boga, President
    Fondi Humanitar Malėsia – Gjon Ivezaj, President
    Forumi Shqiptar – Ilirjan Papa, Drejtor
    Gazeta Illyria – Ekrem Bardha, Publicist
    Grupi i Mediave Shqiptare – Vera Mjeku, President
    Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan – Richard Lukaj, Kryetar
    Kisha Shqiptare Katolike e Shėn Palit – At Anton Kqira
    Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois – Ilaz Kadriu, President
    Lidhja Demokratike e Kosovės nė SHBA – Agim Rexhaj, President
    Lidhja e Prizrenit - Ismet Berisha, President
    Miqtė e Trupave Mbrojtėse tė Kosoves – Shefki Mexhuani, Kryetar
    Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane - Imam Vehbi Ismail, Udhėheqes Fetar i
    Myslimanėve Shqiptarė nė SHBA dhe Kanada
    Qendra Shqiptare e Nju Jorkut – Drita Kokalari, Presidente
    Rrjeti i Informacionit Frosina – Van Christo, Pronar dhe Drejtor
    Shoqata Atlantiku – Arbėr Muriqi, Pėrfaqėsuesi Kryesor
    Shoqata e Pejės – Agim Cavdėrbasha, Kryetar
    Shoqata e tė Drejtave tė Njeriut "Ēamėria"
    Shoqata Patriotike e Dibres – Lavdrim Cami, President
    Shpirti i Shqiptarit – Ilirjan Papa, Pronar dhe Drejtor

Faqja 14 prej 33 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •