Vjen i vrarė nga Greqia babai i tre fėmijėve
9 Qershor Demokrat Zerellari ėshtė gjetur pa jetė pranė shtėpisė sė ish-pronarit
Paraditen e djeshme, rreth orės 10.30, ka mbėrritur nga Greqia pranė familjes sė tij nė lagjen “30 vjetori”, trupi i pajetė i emigrantit Demokrat Zerellari, baba i tre fėmijėve, i vrarė nė rrethana ende misterioze nė njė lagje nė periferi tė qytetit tė Selanikut.
Sipas burimeve familjare, 25-vjeēari Demokrat Zerellari jetonte me gruan e tij dhe me tre fėmijėt, mė tė madhin 6 vjeē, nė rrethinat e qytetit tė Selanikut nė lagjen “Jani Jupulli”. Po sipas kėtyre burimeve, emigranti Zerellari kishte 10 vjet qė punonte te njė pronar grek rom, nė punė tė ndryshme, por mė shumė mblidhte kanaēe dhe hekurishte sė bashku dhe me disa punėtorė tė tjerė dhe me vetė pronarin rom.
Familjarėt e viktimės thanė se romi grek nė fillim e ka mbajtur mirė Demokratin, por dy vitet e fundit pronari nuk po i jepte lekėt e punės dhe pėr kėtė problem viktima ishte grindur disa herė me pronarin grek. Ditėn e fundit tė jetės sė tij, ai ka dalė nga shtėpia pėr tė shkuar qė tė merrte lekėt, por nuk ėshtė kthyer mė kurrė i gjallė pranė familjes.
Trupin e emigrantin e ka gjetur policia pranė shtėpisė sė ish-pronarit dhe pas dy ditėsh kėrkime, familjarėve tė tij nuk u ka mbetur gjė tjetėr, veēse ta identifikojnė nė morg.
Familjarėt kėrkojnė tė gjendet dhe tė arrestohet autori i vrasjes sė babait tė tre fėmijėve.
R. Gjata-Metropol
Krijoni Kontakt