Close
Faqja 12 prej 33 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 646
  1. #221
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    66% tė emigrantėve nė sigurimet shoqėrore tė Greqisė


    Autori i Lajmit: Sh.Z.

    Paga mesatare mujore e emigrantėve ėshtė rreth 750 euro, ndėrsa orėt e punės nė ditė nė 8.3 dhe punojnė 5.9 ditė nė javė. Kėto tė dhėna dualėn nga konferenca kombėtare pėr emigracionin nė Greqi qė u mbajt tė ejnten e kaluar nė Athinė nė prani tė kabinetit qeveritar. Nė kėtė konferencė u paraqit edhe studimi i fundit i kryer nga Instituti i Politikės pėr Emigracionin nga ku rezultoi se:
    66.3 tė testuarve u pėrgjigjen se janė tė siguruar nė sigurimet shoqėrore nė Greqi, nga ku 79.6% nė ( IKA).
    90.5% tė emigrantėve i kanė depozituar ekonomitė e tyre nė bankat e Greqisė, ndėrsa 9.5% nė bankat e vendeve tė tyre
    8.8% prej tyre kanė marrė kredi, pėr shtėpi apo pėr hapje biznese tė ndryshme etj.
    75.8% tė emigrantėve banojnė nė shtėpi me qera, ndėrsa 12.8% kanė shtėpitė e tyre, si dhe 11.4% e tyre jetojnė me tė afėrmit e tyre pėr njė kohė tė gjatė.
    19.4% i pėrdor paratė e fituara, ku 21.2% nė fushėn e tregėtisė, dhe 11.6% nė blerje tė pasurisė tė tundshme si shtėpia, fushė ndėrtimi etj.
    36% nė fushėn e ndėrtim-montimit, ndėrsa nė restorante dhe hotele punojnė 14.8%
    76.6 nė shėrbimet tė ndryshme shtėpiake etj
    17.5% punojnė nė fushėn bujqėsore dhe blegtoriale, kundrejt vėndasve me 16%.
    10.2% tė gjithė fuqisė punėtore e pėrbėjnė emigrantėt.
    Ballkan 02/12/2006

  2. #222
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Emigracioni njė bekim pėr Greqinė dhe shoqėrinė greke


    Autori i Lajmit: Shpetim Zinxhiria
    Emigracioni nė Greqi, jo pak herė ėshtė venė nė mikroskopin e studiuesve vendas tė cilėt here pas here rezultatet i kanė publikuar nė media, si njė nga problemet mė tė mprehta e tė pa zgjidhėshme te politikės sė kėtij vendi. Edhe njė herė qeveria Karamanlis tė ejnten e kaluar ka zhvilluar nėn drejtimin e Presidentit tė Institutit tė Politikės sė Emigracionit z. Aleksandros Zavos dhe ministrit tė brendshėm Prokopis Pavlopulos njė konferencė me temė: “Emigracioni nė Greqi, pėrvoja, politika, perspektiva”. Qėllimi dy ditor i kėsaj konference qė u zhvillua nė Athinė u dha mundėsinė studiuesve tė universiteteve vendase qė tė paraqisnin rezultatet e studimeve qė lidhen me emigrantėt dhe kryesisht mbi emigracionin. Presidenti i Institutit tė Politikės pėr Emigracionin Aleksandėr Zavos nė hapjen e konferencės theksoi se: “emigracioni nuk ėshtė njė ēėshtje qė kufizohet nė hapsirat e njė partie tė vetme apo tė njė qeverie, por ėshtė njė ēėshtje qė ndodhet nė lėvizje tė vazhdueshme. Objektivi znė ėshtė tė grumbullojmė rreth vetes gjithė ata qė mund tė influencojnė pozitivisht opinionin grek, tė dėshmojmė se nuk jemi njė vėd racist, ashtu siē rezultoi nė sondazhin e fundit tė Eurostatit. Media greke kontribuojnė jashtėzakonisht nė krijimin e imazhit negativ tė shoqėrisė greke. Shumė herėi eksagjerojnė incidentet qė kanė tė bėjnė me penalizmin e emigrantėve, ndėrsa nuk bėjnė tė njėjtėn gjė ėshtė fjala pėr grekė. Ēėshtja e emigracionit nuk duhet trajtuar si problem, por si njė bekim pėr Greqinė dhe mbarė shoqėrinė e saj. Poblemi i emigracioni akoma nuk gjetur njė zgjidhje prandaj nė kėtu nė kėtė konferencė atė po kėrkojmė.Greqia mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė Bllkan
    Ministri i brendshėm Prokopis Pavlopulos nė kėtė konferencė theksoi edhe njėhere shprehjet e tij tė njohura se: “ne, pėrpiqemi pėr tė arritur integrimin e emigrantėve nė shoqėrinė greke, me respekt pėr tė drejtat e tyre, edhe pėr garantimin e premisave qė emigrantėt, tė cilėt do tė pėrfitojnė statusin e banorit me qėndrim tė gjatė, tė avancojnė nė proēesin e pjesmarrjes nė zgjedhjet e pushtetit lokal”.

    Gjallėruan fshatrat, bodrumet dhe shtuan popullsinė
    Roli pozitiv i emigracionit nė Greqi u theksua nė konferencėn pėr emigracionin edhe nga studiuesi Vasilis Karzamanis, ku simbas studimit tė tij tė fundit pėr vitin 1991-2001, popullsia e greqisė do tė shtohej vetėm 13.000 banorė, pa prezencėn e emigrantėve. Por, pėrfundimisht duke llogaritur numrin e emigrantėve popullsia nė kėtė vėnd u rrit nė 700.000 njerėz, ku numri i saktė zyrtar i popullsisė greke ėshtė nė 11.3 milion. Nė rregjistrimin e popullsisė tė kryer mė 2001 emigrantėt pėrbėnin 7% tė popullsisė sė pėrgjithshėm, ndėrsa vetėm pėr vitin e kaluar nė “shancin e tretė” pėr legalizim tė ligjit nr.3386/2005, popullsia u shtua edhe nė 170.000 emigrantė tė tjere.
    Numri mė i madh i emigrantėve ėahtė i grumbulluar rreth e rrotull tė Athinės, si dhe nė qytetin e dytė pėr nga madhėsia nė Selanik, Peloponezi, Kretė ku nė kėto tė fundit numri i tyre vjen nė 10% tė numrit tė pėrgjithshėm. Njė fakt konkret ėshtė se nė fshatrat greke emigrantėt i dhanė njė gjallėri vendit, po ashtu edhe nė lagjet e zonat e braktisura nga vendasit.
    Emigrantėt shqiptar tė cilėt pėrbėjnė 64.5% tė gjithė emigracionit janė tė vetmit qė ndodhen nė ēdo skaj tė Greqisė. Bodrumet e braktisura u pastruan dhe banohen nga emigrantėt kundrejt njė qiraje tepėr tė lartė, po kėshtu Bashkia e Athinės njė prej kėtyre bodrumeve e ka kthyer nė njė ambient ku i shėrbehet emigrantėve.

    Ēmėnduri. Leje qėndrimi (5 vjeēare) po me kusht
    Pėr tu legalizuar duhet tė disponojnė dėshmi tė mėsimit tė greqishtes
    Edhe njė herė u theksua teoria e ēmėndur e strategjisė sė emigracionit grek se emigrantėt pėr tė marrė leje qėndrimi 5 vjeēar duhet qė patjetėr tė dinė tė shkruajnė, tė lexojnė, po ashtu tė dinė historinė dhe kulturėn greke. edhe kjo kėrkese vjen nė njė kohė kur emigrantėt si forca mė e aftė e punės kalua mbi 16 vite pune tė egra nė kėtė vėnd. Nė njė kohė kur flasin pėr respekt dhe integrim pėr emigrantėt nė pėrgjithėsi, pėr shfaqje tė fenomenit tė racizmit, se fajin e ka Eurostati, Greqia hedh njė hap tjetėr pėrpara, me qėllim pėr tė penguar emigracionin e rregullt. Kjo u pa edhe kur vetė ky shtet ka shkelur ligjet e veta nė legalizimin e emigrantėve. Lejet afatgjata (5 vjeēare) simbas ligjit tė kėtij vėndi emigrantėt duhet qė ti kishin marrė qysh nė vitin 2003. Pėr tė frenuar legalizimin e rregullt dhe pėr ti mbajtur emigrantėt pengje, greqia ka pėrballuar me sukses metodėn e saj dinake tė legalizimit duke parė nė plan tė parė pėrfitimet ekonomike, por mė parė duke shtyrė vitet tė tėra vetėm premtime. Pėr vite tė tėra ajo bėri tė mundur tė izoloj emigrantėt e saj edhe pse ka qenė objekt kritikash tė organizmave ndėrkombėtare si dhe vetė tė BE-s. Nė tre prefekturat nė Ftiotida, Biotia, Evia mbi 20 mijė emigrantė mbahen pengje, tė cilėt presin me padurim dita ditės qė tė miratohen lejet e tyre tė qėndrimit nga shėrbimet burokratike kompetente tė kėtyre prefekturave. Mė e keqja ėshtė se 2500 prej kėtyre qė i bėnė pėr rinovim nuk kanė marrė as numėr protokolli, ndėrsa 10.000 emigrantė tė tjerė janė mbėrthyer nė mekanizmin e njohur shtetėror burokratik, i cili i ka izoluar pėrfundimisht si tė burgosur. Justifikimet e njė pasnjėshme bėjnė fjalė se shkaku kryesor i kėsaj amullie vjen pėr mungese tė personelit, ku 14 punonjės qė ishin marrė nė punė me kontratė tashmė janė larguar nga detyra edhe pse i plotėsonin kushtet. Kėshtu qė punėn e 14 punonjėsve e kryejnė sot vetėm 3 tė tillė.
    Nė qytetin Lamia Shoqata e Avokatėve e ka konsideruar kėtė gjėndje tė krijuar si tepėr dėshpėruese dhe ka kėrkuar menjėherė tė merren masa , pasi stėrmundimi i tepėrt i emigrantėve ka tejkaluar ēdo kufi njerėzor.
    Nė njė kohė emigrantėt gjėnden pėrball kėsaj gjendje, ku qeveria nuk po shlyen detyrimet pėrball ligjit tė saj, emigrantėve nė pėrgjithėsi u nxirret qėllimisht edhe njė fragmė tjetėr e pa kapėrcyeshme pėrpara. Fjala bie pėr zbulimin e fundit tė bėrė nė Greqi pėr “legalizimin” e emigrantėve tė legalizuar, qė do ta kishin zili jo vetėm vėndet e tjera tė BE-sė, po dhe vetė Amerika. Lidhur me kėtė fakt gazeta “Ta Nea” mė 24 nėntor, titullon “test ēmėndurie” dhe me ironi nėntitullon se qeveria u premton emigrantėve edhe njėherė pėr tė votuar nė zgjedhjet e ardhėshme, po sa emigrantė do tė bėjnė tė mundur kėtė gjė pėr tė marrė dėshmin e mėsimit tė gjuhės greke brenda njė testi tė njė ēmėndur... Sikur tė mos mjaftojnė njė numėr i madh dokumentash, sorrollatjesh me muaj tė tėra nga njė zyrė nė tjetrin, tė kenė ensimat, tė ardhurat, shtėpitė e tyre, etj, tash u duhet qė tė ndjekin 125 orė mėsimi pėr tė mėsuar gjuhėn greke, historinė.kulturėn. kjo gjė do tė bėjė qė emigrantėt tė kalojnė pėrpara njė komisioni pėr tė dhėnė test me tė shkruar dhe me gojė. Ky llojė detyrimi vjen nga vetė ministri i brendshėm Prokopis Pavlopulos, ku dhe profesioni i tij ėshtė pedagog universiteti, i cili e justifikojė kėtė llojė metode si njė parapėrgatije pėr ata emigrantė tė cilėt duan qė tė marrin leje afat gjatė (5 vjeēar). Po ky nuk tha se ēdo bėhet me ata emigrantė qė do tė “mbeten nė klasė”, do tė vazhdojnė torturat e viteve tė kaluara apo do tė largohen nga Greqia.
    Por me vendim tė ministrisė sė brendshėm (Pavlopulos), emigrantėt do tė ulen nė bangat e shkollave, ku do tė organizohet dy herė nė vit, nga ku janė parashikuar mėsime tė gjuhės greke. bėhet e ditur se ligji i mėparshėm i qeverisė Karamanlisė, ashtu si i mėparshmi Simiti, kanė dėshtuar pėrfundimishtbpasi ka munguar vulneti i mirėfilltė.

    “Kursi kundėr analfabetizmit”
    Ministri i brendshėm Pavlopulos ka nėnshkruar vendimin “Dėshmia e njohjes sė gjuhės greke, historisė dhe kulturės greke, pėr shtetasit tė vendeve tė treta, nė mėnyrė pėr tė marrė statusin e personit me qėndrim tė gjatė” ( 5 vjeēar) .Ky vendim ėshtė firmosur nga ministria e arsimi dhe ekonomisė, bazuar nė nenet tė ligjit 3386/2005, “Pėr hyrjen, qėndrimin dhe integrimin social tė shtetasve tė vendeve tė trea nė territorin grek”
    Pėr tė plotėsuar kėto kushtet tė gjithė emigrantėt duhet qė tė jenė mbi moshėn 16 vjeē dhe tė jenė tė ligjshėm nė Greqi.
    Kushtet
    Tė kenė ndjekur njė program arsimor tė paktėn 100 orė mėsimi tė gjuhės greke, si dhe 25 orė tė mėsimit tė kulturės , historisė sė Greqisė, nė Qendrat tė Trajnimit tė tė Rriturve tė Sekretarisė sė Pėrgjithėshme tė Tranimit qė funksionojnė pranė ministrisė sė arsimit dhe fesė.
    Tė kenė kaluar provimet me shkrim dhe me gojė, tė cilat jepen pas pėrfundimit tė programit tė parashikuar me ligj.
    Mėsimi i gjuhės dhe historisė organizohen dy herė nė vit nga Instituti i Tranimit tė Vazhdueshėm tė Rriturve nga ministria e arsimit. Pėr marrjen e dėshmisė krijohet njė komision provimesh i pėrbėrė nga pese anėtare, i cili ka pėrgjegjėsinė e hartimit tė temave tė provimit me shkrim e me gojė.
    Kėto teste janė tė ndėrtuara qė tė jenė tė kuptueshme pėr emigrantėt, por edhe pėr tė provuar njohjen e gjuhės, kulturė dhe historisė greke.
    Testet janė tė ndėrtuara nė gjashtė pika
    njohja e pėrgjithshme tė greqishtes ku pėrfshin rreth 20 pyetje.
    Me tė drejtėn e gjuhės sė shkruar, ku do tu jepen tekstet tė shkruara kryesisht nga gazetarė, ku emigrantėt do ti komentojnė.
    Ka tė bėjė me kuptimin e gjuhės nė tė shprehur, ku emigrantėve do t jepen pjesė pėr tu ndigjuar nga lajmet nė radio dhe kėta tė japin mendimet e tyre.
    Me shkrimin e kuptueshėm nė gjuhėn greke
    Mėnyra e tė shprehurit nga emigrantėt pėr ēėshtje tė jetės sė pėrditshme, apo tė aktualitetit, tė pėrcaktuara nga komisioni, ku nuk do tė jetė mė shumė se 25-30 rreshta nė fletė.
    Me njohje e njaftueshme tė historisė e kulturės greke, por pėr tė marrė dėshminė e “njohjes sė gjuhės, historisė dhe kulturės greke” (testin) duhet qė pikėt minimale tė grumbulluara tė jetė jo mė pak se 60-tė, kundrejt vlerėsimit maksimal me 120 pikė.
    po kėshtu njė kusht tjetėr ėshtė qė emigranti duhet jetė mbi 5 vjetė nė Greqi, si dhe tė ketė tė ardhura vjetore mbi 8500 euro + 1,275 euro pėr ēdo pjestar tė familjes sė tij. Tė paguaj 900 euro taksė shteti (paravola). Tė dėshmojė se ėshtė i siguruar nė sigurimet shoqėrorte dhe nė atė tė shėrbimit mjeksor. Tė ketė dėshmi pėr banesėn ku banon, si dhe kontatė pune, po mbi tė gjitha dėshmin e mėsimit tė gjuhės greke...
    Kėshtu nga 600 mijė emigrantė tė legalizuar pėr njė farė kohe tė pėrcaktuar, vetėm 170 mijė mundėn tė plotėsojnė kriteret dhe tė mos jenė tė izoluar, po nė tė njėjtėn kohė nuk jepen sqarohet se a pėrfshihen qytetarėt shqiptarė me kombėsi greke, apo tė tjerė po me kėtė kombėsi. Si pėrfundim besoj se nė kėtė shekull, as qė mund tė mendohet dhėnia e dy-shtetsive pėr emigrantėt shqiptar nga shteti grek.

    Nė sigurimet shoqėrore (IKA) 55.6% shqiptarė, nė shkolla eshtė dhjetfishuar
    Emigrantėt njė fuqi shtytėse apo njė kėrcėnim? Temė kjo e cila u morr pėrsipėr tė shtjellohej nga njė studim i Universitetit tė Harokopion nė Athinė, e qė u publikua pak ditė mė parė. Ky studim u pėrqėndrua nė studimin e fenomenit tė emigracionit, ku u pėrqėndrua mė shumė nė aspektin demografik, ku konkludoi se ndikimi ėshtė tepėr pozitiv.
    Sasia e lindjeve nė vitin 2005 pėr gratė emigrante zinte nė 16.5% tė numrit tė pėrgjithshėm tė lindjeve nė greqi, ndėrsa mosha mesatare e grave qė lindin pėr tė parėn herė ishte 27 vjeē, ndėrsa tek gratė greke 30.2vjeē. me lindjen e fėmijėve tė emigrantėve padyshim u rrit edhe numri i nxėnėsve tė uaj nė kėto shkolla tė nivelit tė ndryshėm arsimor. Pėr vitet 1995-2005 numri i nxėnėsve tė huaj ėshtė dhjetfishuar, ku sot pėrbėjnė 8% tė numrit tė pėrgjithshėm tė nxėnėsve.
    Ky studim tregoi se shqiptarėt pėrbėjnė 55,6% e shqiptarėve janė tė rregjistruar nė sigurimet shoqėrore nė (IKA), 9.5% rusėt, 5.8% bullgaret etj.. numrii pėrgjithshėm i emigrantėve nė kėto sigurime shoqėrore nė IKA ka ardhur nė rėnie nga 25% sot ndodhet nė 12.3%, kjo gjė ka nxjerrė si rezultat konkluzionin se me njė pėrfshirje tė tillė, emigrantėt nuk mund tė garantojnė jetgjatėsin ( sigurinė) e sigurimeve shoėrore. Nė pėrfundim studimi ka konkluduar se integrimi i emigrantėve ėshtė i lidhur ngushtė me legalizimin e tyre, njohjen e gjuhės greke si dhe pjesmarrja e tyre nė tregun e punės...

    Ja pėrse nuk legalizohen emigrantėt...
    Legalizimi u jep tė drejta tė plota emigrantėve jo vetėm nė fushėn sociale, por mbi tė gjitha nė atė politike dhe juridike, gjė kjo qė nuk i shkon per shtat qeverisė aktuale tė Kostas Karamanlis, sepse edhe kur ishte nė opozitė ka qenė kundra legalizimit tė emigrantėve. Greqia e sotme pati fatin e madh qė tė jetė anėtare e komunitetit tė Bashkimit Europian qysh nga janari i vitit 1981, po qė nga ajo ditė e deri mė sot njihet per qėndrimet karshi tė huajve. Legalizimi i lejeve afatgjat ( 5 vjeēare) del nė skenė nė njė kohė kur vendet e tjera i kanė kaluar me sukses dhe pa asnjė problem, nė njė kohė kur Suedia kėto manovra i ka kryer nė vitet 70-tė. Legalizimi i emigrantėve do tė ishte njė humbje e madhe nė fushėn politike dhe ekonomike per vendin fqinjė grek, i cili deri mė sot ka dalė i fituar nė tė gjitha drejtimet, duke i mbajtur emigrantėt pengje dhe robėr tė izoluar. Punėrat e zeza tė emigrantėve u nevojiten akoma ekonomisė sė vėndit, po njėkohėsisht edhe mos njohja e viteve tė punės sė punuara. Legalizimi do tu jepte tė drejta tė plota emigrantėve qė tė ishin tė barabartė me vendasit, tė fitonin ato detyrime qė ka shteti karshi tyre. Tė punojnė nė vende pune tė karakterit shtetėror, ku sot u ndalet, tė lėvizin lirisht nė mbarė europėn, si dhe nė atdheun e tyre. Por, Greqia e di se po t u japė kėto tė drejta, ata nuk do tė jenė mė pengje tė politikės greke, si dhe mjė mjet presioni karshi shteti shqiptar. Qeveria e sotme nė fuqi i pėrket politikės sė djathtė, ku shumė herė ligjet dhe qarkoret e nxjerra, ka treguar qėndrimin e saj policor ndaj emigrantėve. Politika e tencionuar her; pas her; ndėrmjet dy vėndeve, qėndrimi nė fuqi i gjėndjes sė luftės, vija kufitare ndėrmjet dy vėndeve, pronat e shqiptarėve dhe tė komunitetit ēam mendohet se janė pengesat mė kryesore, per tė cilėn Greqia nuk do tė kishte dėshirė.
    Kushti qė Greqia u ven emigrantėve per mėsimin e gjuhės dhe historisė e kulturės greke ėshtė njė domosdoshmėri dhe pozitivish nė integrimin e emigrantėve, por nga ana tjetėr njė kusht racist per legalizimin e emigrantėve.

    Rudi Mezini Kryetar i Lidhjes sė Shoqatave nė Greqi
    Mendimi jonė ėshtė se kjo kėrkese nga qeveria greke per mėsimin e gjuhės greke, kulturėn historinsė na duket se janė tepėr normale, gjė qė ndihmon nė integrimin e emigrantėve shqiptarė nė shoqėrinė greke, gjė kėto tė cilat janė tė programuaedhe nė programet e shoqatės punėtore dhe tė lidhjes. Njėkohėsisht nuk mund tė lėmė pa thėnė se paralel me kėto kėrkesa qė na bėhen, nga qeveria greke duhet tė merret konsideratė mėsimi i gjuhės, kultura e historia jone etj.
    Nga ana tjetėr mos legalizimi i emigrantėve na sjell shqetėsime psikollogjike dhe shtres tė pėrditėshme nė njė kohė kur emigracioni nė Greqi udhėhiqet pa drejtėsisht nga njė pėrfaqėsi sudanez me nė krye z Amed Muhavia, pa llogaritur emigracioni shqiptar pėrbėn 65% tė gjithė emigracionit nė Greqi, pa llogaritur edhe disa element ( shqiptar) tė cilėt mbajnė kartėn dhjetvjeēar, ku gjoja reagojnė per hallet dhe shqetėsimet tona. Janė kėta elementė qė paguhen nga qarqet e caktuara tė politikės sė greqisė.

    Kryetari i shoqatės punėtore tė Kretes z. Shkelqim Braushi
    Ka reagime tė shumta lidhur me metodėn e kėrkesave tė legalizimit nė mėsimin e gjuhės greke etj.ėshtė njė akt jo njerėzor dhe tepėr negativ lidhur me ato kėrkesa qėrkon shtetit grek, kjo gjė tregon se ky vend nuk do qė shumica e emigrantėve shqiptarė tė mos legalizohen, pasi ka nevojė akoma qė ti pėrdor per kėta nė punėra tė zeza dhe pa tė drejta. Legalizimi i emigrantėve e detyron kėtė vend qė tu japė tė drejta tė barabarta me vėndasit, gjė kjo qė nuk mund tė realizohet sot per sot nga kjo qeveri, pasi mungon njė vullnet i mirėfilltė. Bėhet fjalė per 32 mijė emigrantė tė cilėt sot realisht ndeshen pėrballė mekabnizmit burokratik nė marrjen e lejeve tė qėndrimit, gjė qė ndikon edhe nė fushėn e siguracioneve nė sektorin e ndėrtimit dhe tė bujqėsisė.


    Ky lajm ėshtė publikuar: 02/12/2006

  3. #223
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    AMC kėrkon tregun e aparateve celulare

    Qeveria mundohet tė rregullojė tregun sipas propozimit tė AMC. Hesht Vodafone, miliona euro nga aparatet

    Alban Gjoni
    Milionat e eurove tė cilat qarkullojnė ēdo vit nga shitja e aparateve celulare, tashmė pritet tė bėhen pronė e kompanisė celulare AMC. Janė njė sėrė masash tė cilat po ndėrmerren nga qeveria pėr tė rregulluar tregun e shitjes sė aparateve celulare, duke filluar nga detyrimi i regjistrimit tė numrin me parapagesė pėr ēdo individ e deri tek faturė e detajuar nė doganė pėr cdo aparat celular tė importuar. Ka qenė zv/ministri i Financave Florion Mima i cili ka prezantuar masėn e qeverisė pėr importimin e tregut tė celularėve. Ai vetė ka pranuar se kjo nismė vjen nga kompanitė celulare, por dhe ka gjetur mbėshtetjen e qeverisė. Ndėrkohė qė pas informacionit tė ndėrmarrė, rezulton se ėshtė kompania AMC e cila ka nxitur qeverinė pėr tė marrė kėto masa pėr importin e aparateve celulare, pasi burime nga kompania Vodafone bėjnė tė ditur se nuk kanė marrė njė iniciativė tė tillė.
    Mima nė komision ka sqaruar se njė masė e tillė po ndėrmerret nga qeveria pėr tė eliminuar evazionin fiskal i cili rezulton tė jetė 100 milionė euro. Ai u shpreh se janė mbi 700 mijė aparate celularė qė hyjnė pa u zhdoganuar. Ndėrkohė qė shifrat e doganave janė disa herė me tė ulta. Pėr vitin 2005, janė zhdoganuar 17 mijė aparate celulare kurse pėr vitin 2006 , 18 mijė copė. Kjo shifėr ėshtė tepėr e ulėt nė krahasim me nevojėn e tregut pėr kėtė mall, duke marrė parasysh qė numri i konsumatorėve tė telefonisė sė lėvizshme ka mbėrritur nė 2 milionė. Mima ka pranuar nė Komisionin e Ekonomisė, se “vetė iniciativa ka ardhur nga vetė operatorėt(AMC), e cila mbron konsumatorin dhe ul evazion”. Kjo pėrpjekje e ndėrmarrė nga AMC dhe e mbėshtetur nga qeveria nė fakt, kėrkon qė tė kanalizojė importin e celularėve nga vetė kjo kompani duke sjellė tė ardhura nė miliona euro vetėm nga tregtimi i aparateve celulare. Por, masat e ndėrmarra pėr shmangien e miliona eurove evazion fiskal duke regjistruar ēdo celular nė doganė, pėrveē se ndihmojnė kompanitė celulare pėr tė pėrvetėsuar njė treg miliona euro nė vit,nuk e zgjidhin problemin, pasi kontrabanda dhe evazioni nuk ėshtė problem i biznesit por i vetė doganave.
    Ēdo celular njė kod!
    Por, regjistrimi i celularėve me kodin e tij unik IMEI (International Mobile Equipment Identity), nuk zgjidh problemin e evazionit fiskal pasi sipas studimeve tė bėra nga qendrat e specializuara ndėrkombėtare rezulton se 10% e celularėve qė janė nė qarkullim nuk janė me kode unik. Kjo pasi, me anėn e njė programimi mundet qė cdo celulari ti ndėrrosh kodin e tij unik. Nė fakt, ky kod (IMEI) i cili nxirret nga celulari me formulėn *#06#, ėshtė bėrė me qėllim pėr tė shmangur vjedhjen dhe kontrabandėn por rezulton se ėshtė i pasuksesshėm.

    ABC E Merkure, 04 Prill 2007

  4. #224
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Greqia paditet nė Gjykatėn Evropiane


    Autori i Lajmit: Shpėtim Zinxhirija

    Edhe njėherė tjetėr Greqia, e cila ėshtė anėtare e Bashkimit Evropian qė prej vitit 1981, sė shpejti do tė vihet pėrballė padisė sė Komisionit Evropian, i cili ka rezervuar tė drejtėn qė ta padisė atė nė Gjykatėn Evropiane tė Drejtėsisė. Jo pak, por dy vjet mė parė, mė 23 janar 2003, ka hyrė nė fuqi udhėzimi i Komisionit Evropian, me nr.109/2003, i cili u jep tė drejta tė plota emigrantėve, qė vinė nga vendet e botės sė tretė , tė pėrfitojnė tė njėjtat tė drejta me vendasit nė tregun e punės, tė gėzojnė, njėkohėsisht, lirinė e lėvizjes e tė stabilizimit tė plotė tyre. Kėto tė drejta i pėrfitojnė ata emigrantė, tė cilėt ndodhen nė Greqi dhe kanė mbi 5 vjet qėndrim tė ligjshėm dhe kanė tė drejtė tė shkojnė pėr tė punuar e jetuar nė ēdo vend tė Bashkimit Evropian, pėrveē tri vendeve skandinave, si Mbretėria e Bashkuar (Anglisė - Irlandės sė Veriut), Irlandės dhe Danimarkės, tė cilat nė vitin 1997 janė pėrjashtuar nga zbatimi i disa dispozitave tė Traktatit tė Amsterdamit, nė fushėn e drejtėsisė dhe tė ēėshtjeve tė tjera tė brendshme tė kėtyre vendeve.
    Kushtet
    Sipas udhėzimit tė Komisionit Evropian, pėr t u arritur kjo duhet tė plotėsojė kėto kushte:
    -Emigrantėt e ardhur nga vendet e botės sė tretė , siē u theksua mė lart, duhet tė kenė njė qėndrim tė vazhdueshėm (i ligjshėm) mbi 5 vjet nė njė shtet anėtar tė BE-sė, ku nga njėra anė tė dėshmojnė se ka tė ardhura tė nevojshme, si dhe, nga ana tjetėr, kanė njė siguracion (sigurimet shoqėrore) nė vendin, ku kanė punuar (pėr kėtė rast nė Greqi). Nė plotėsimin e plotė tė kushteve tė vėna nga Komisioni, shteti pritės ėshtė i detyruar t u ofrojė tė njėjtat kushte e avantazhe, qė kanė njėkohėsisht edhe qytetarėt vendas, si tė drejtėn e punės, arsimimit tė fėmijėve tė tyre etj. Sipas Komisionit Evropian, emigrantėt e ardhur nga vendet e botės sė tretė , qė jetojnė dhe punojnė nė Bashkimin Evropian, tė cilėt plotėsojnė kėto kushte, arrijnė sot numrin e 10.000.000 njerėz. Komisioni bėn tė ditur se vendet anėtare: Austria, Polonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, ishin pesė vendet e para, qė kanė pėrshtatur nė legjislacionin kombėtar tė tyre kėtė udhėzim tė BE-sė. Por vendet e tjera, pėrfshirė kėtu edhe Greqinė, ende nuk kanė marrė nė konsideratė kėtė udhėzim tė Komisionit, ku duhej tė ishte kryer qysh mė 23 janar tė vitit 2006, duke patur nė dispozicionin e tyre plot dy vjet (qysh nga 23 janari 2003), pėr shkelje dhe mos zbatim tė udhėzimit nė lėvizjen e lirė tė emigrantėve brenda kushteve tė caktuara.

    Padia
    Komisioni ka rezervuar tė drejtėn qė tė padisė Greqinė nė Gjykatėn Evropiane tė Drejtėsisė sė bashku me vendet e tjera, qė tė mėsohen e tė disiplinohen me udhėzimin komunitar dhe kėtė udhėzim t ua bashkėngjisin legjislacioneve kombėtare tė tyre. Padyshim, Greqia duhet tė mėsohet se Evropa nuk bėn shaka nė kėto drejtime, pėrsa u pėrket tė drejtave tė emigrantėve. Ajo duhet tė bėjė atė qė duhet tė kishte bėrė dy vite mė parė, pasi emigrantėt nė kėtė vend duhet tė fitojnė kėtė tė drejtė, qė ua jep Evropa Demokratike. Refuzimi i udhėzimit tė Komisionit Evropian nga qeveria greke bėhet pėr arsye se ajo, me ēdo kusht, do qė emigrantėt tė jenė pengje tė interesave politike dhe ekonomike. Politika e vendit mendon, nga njėra anė, se me zbatimin e udhėzimit tė Komisionit Evropian mund tė largohen tė gjithė emigrantėt nga Greqia pėr nė vendet e tjera tė Evropės, njė gjė qė nuk i intereson ekonomisė sė vendit.

    Emigrantėt
    Nga ana tjetėr, emigrantėt, duke u larguar, do tė tėrheqin paratė e tyre nga arkat e kursimeve, ku nuk janė pak, po ashtu njė dėm i madh i sillet kėtij vendi me Ensimat e emigrantėve, tė cilėve vitet e punės deri tani nuk u janė njohur nė kėtė vend, nė bazė tė legjislacionit grek. Por, nė qoftėse se emigrantėt shkojnė nė vendet e tjera europiane, padyshim atyre patjetėr do t u njihen vitet e punės nė Greqi, pasi tashmė emigrantėt largohen nga njė vend evropian nė tjetrin... Dihet se deri mė sot vitet e punės sė emigrantėve nė Greqi nuk u njihen pėr pension, por vetėm pėr legalizim njė ose dyvjeēar. Ėshtė njė padrejtėsi e njė vjedhje, qė u ėshtė bėrė emigrantėve prej vitesh, njė veprim qė ndodh vetėm nė vendet pirate, por jo nė vende evropiane... Ndėrkohė, ndaj vendimit tė qeverisė greke ka reaguar nė mėnyrė shumė tė ashpėr sekretari i Konfederatės sė Sindikatės Greke pėr Emigrantėt, Jorgos Alivizakis. Ky ėshtė skandal. U kėrkojnė nga 150 deri nė 200 ensima (pulla tė ditėve tė punuara) nė kohėn qė mjaftonin vetėm 50 ensimat pėr rinovimin e librezės sė shėndetit, ashtu siē vlen pėr tė gjithė dhe, natyrisht, pėr grekėt , ka reaguar Alivizakis, i cili ka dalė nė mbrojtje tė tė drejtave tė emigrantėve.

    Qytetarėt grekė nuk do arrinin tė plotėsonin numrin e lartė tė ensimave

    Sipas studimit tė Observatorit Mesdhetar pėr Emigracionin, z. Martin Baldwin-Edwars, edhe vetė qytetarėt vendas nuk i sigurojnė dhe e kanė shumė tė vėshtirė pėr tė siguruar numrin e plotė tė ensimave, nė rast se viheshin grekėt nė rolin e emigrantėve. Nė njė raport pėr Forumin mbi Popullsinė Evropiane, z. Martin Baldwin, thekson se, "Analiza e detajuar e kontributeve pėr sigurimet shoqėrore tė grekėve dhe emigrantėve, tregon se edhe vetė grekėt nuk e plotėsojnė numrin e nevojshėm tė ensimave, qė u kėrkohet emigrantėve" . Pėrcaktimi i kėtij numri tė lartė ensimash (ditė tė punuara faktikisht) ka shkaktuar shqetėsimin e ligjshėm tė tė gjithė emigrantėve nė Greqi, ku, pa dyshim, njė numėr i madh emigrantėsh do tė mbeten tė palegalizuar, njė gjė qė i intereson mė shumė se kurrė interesave tė vetė shtetit grek, nė njė kohė kur njė vendim i brendshėm administrativ nuk lejon blerjen e ensimave tė vitit tė kaluar...

    Jorgos Alivizakis: Ky ėshtė njė skandal i madh
    Ndaj vendimit tė qeverisė ka reaguar ashpėr sekretari i Konfederatės sė Sindikatės Greke (GSEE) pėr emigrantėt, z. Jorgos Alivizakis. Sipas tij, "ky ėshtė skandal. U kėrkojnė nga 150 deri nė 200 ensima (pulla tė ditėve tė punuara) nė kohėn qė mjaftonin vetėm 50 ensimat pėr rinovimin e librezės sė shėndetit, ashtu siē vlen pėr tė gjithė dhe, natyrisht, pėr grekėt..." Qeveria greke ka shpallur mė nė fund numrin e ensimave, qė nevojiten pėr rinovimin e lejeve tė qėndrimit, ku kjo ishte njė nga arsyet qė ky proces filloi me vonesė dhe jo ashtu siē e pėrcaktonte ligji... Ėshtė njė vendim i pėrbashkėt ndėrmjet ministrit tė Punėsimit, Panos Panajotopulos, dhe ministrit tė Ekonomisė dhe Financave, Jorgos Aloskufis, nga ku pėrcaktohet se numri i ensimave, qė nevojitet pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit pėr emigrantėt, nga ku pėr sektorin e ndėrtimit dhe tė bujqėsisė duhet tė jenė siguruar mbi 150, ndėrsa nė sektorėt e tjerė mbi 200 ensima (pulla) pėr periudhėn njėvjeēare. Nė Greqi, vetė qeveritarėt e dinė mjaft mirė se shumica e punėdhėnėsve nuk u japin ensima emigrantėve, madje duke u bėrė shantazh, nė rast se kėta insistojnė, mund tė pushohen edhe nga puna.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 01/04/2006

  5. #225
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Emigrantėt, sa tė izoluar nė burgjet greke


    Autori i Lajmit: Nga Athina, Shpėtim Zinxhirija

    Grekėt e dinė shumė mė mirė se kushdo tjetėr se ēdo tė thotė emigracion dhe kurbet, nga ku akoma mbetet nė kujtesėn e tyre. Shumė njerėz pėrparimtarė vendas ėndėrronin prej shumė vitesh pėr njė Greqi demokratike pa dallime raciale, ku garantimi i tė drejtave ekonomike, sociale dhe politike tė garantonin integrimin thelbėsor dhe pjesėmarrjen e organizuar tė emigrantėve nė shoqėrinė greke. Po nė fakt...
    Greqia e sotme ėshtė krejtėsisht ndryshme nga ajo e dekadave 60 - 70, nga njė vend i madh eksportues emigrantėsh grekė, u shnėdrrua nė njė vend tė madh importues dhe shfrytėzues emigrantėsh. Sot, kalimi i shoqėrisė vendase nė shoqėri multikulturore nuk ishte i thjeshtė dhe as kalimtar ashtu siē mendohej, por e gjeti shoqėrinė vendase fare tė papėrgatitur pėr tė jetuar sėbashku me tė huajt.
    Politika ndikoi negativisht
    Politika e jo e drejtė shtetit grek ndikoi negativisht nė popull. Zhvillimi i mentaliteteve mbrojtėse nga emigrantėt, niveli i ulėt ideologjik, reflekset frikėsuese tė mbarsura nga media, pėrshtypja se emigracioni ėshtė njė fenomen fatkeqėsie kombėtare, qė mund tė mbizotėrojė mbi shoqėrinė greke. Emigrantėt, nė pėrgjithėsi, gjetėn nė kėtė vend njė popull me njė arsimim mė tė ulėt se ata, si dhe njė vend tepėr fanatik tė besimit fetar, ku njė grek i vėrtetė ėshtė vetėm ai i fesė sė besimit ortodoks dhe askush tjetėr...
    Pėrfundimi i kėtyre mentaliteteve nė popull, si edhe nė mekanizmin drejtues nė Greqi bėri qė njė sėrė masash dhe ligjesh tė konsiderohen nga mekanizmat ndėrkombėtare si jorezultative, pa zgjidhje pėr emigrantėt e izoluar prej vitesh nė kėtė vend demokratik, nė djepin ku lindi demokracia...
    Kryeministri i sotėm, Karamanlis, kur ishte nė opozitė kishte kritikuar Simitisin, kryeministrin e mėparshėm se: Duhet respekt nga tė gjithė pėr emigrantėt, duam njė politikė njerėzore e tė kohės, tė hapur, ku tė respektohen e tė mbrohen tė drejtat... . Po me gjithė kėto nuk ka asnjė ndryshim nga e kaluara, emigrantėt ishin, janė dhe mbeten jo vetėm pengje tė sistemit politik, por dhe viktima tė tij...
    Greqia dhe izolimi i tė huajve nga sistemi politik
    Gjatė 15 viteve emigracioni nė Greqi, emigrantėt pėrbėjnė njė forcė tė madhe organike tė fuqisė punėtore, tė cilėt kontribuojnė nė zhvillimin e ekonomisė dhe pėrparimin e Greqisė. Njė realitet ėshtė se emigrantėt pėrbėjnė 7.1 pėrqind tė popullsisė (sipas regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2001) kryesisht emigrantėt e ligjshėm , ku dhe aktualisht fatkeqėsisht ndodhet edhe njė brez i dytė emigrantėsh, nga fėmijėt qė u lindėn dhe u rritėn nė kėto 15 vjet emigracioni, tė cilėt pėrbėjnė mbi 10 pėrqind tė popullsisė. Lind pyetja, si ka mundėsi qė nė Greqinė demokratike gjithė kjo masė e popullsisė tė jetė e izoluar nga sistemi politik i vendit? Tė izoluar pėr tė shkuar nė atdheun e tyre, tė izoluar nga shoqėria, tė izoluar nė tė drejtat sociale dhe politike, qė garantojnė integrimin thelbėsor dhe pjesėmarrjen e organizuar tė emigrantėve nė shoqėrinė greke.
    Pse vallė ky sistem politik u ndalon emigrantėve integrimin social, qė kėta tė kenė mundėsi tė integrohen funksionalisht nė shoqėrinė greke, gjė qė garanton barazinė dhe mirėkuptim tė ndėrsjelltė, tė cilat pėrbėjnė themelin e vetėm pėr njė shoqėri tė sigurtė? Ka ardhur koha qė sistemi politik nė Greqi duhet tė ketė qartė se integrimi social i emigrantėve nuk ėshtė njė kuptim apo njė shprehje e thjeshtė, pasi ka tė bėjė me fatin e familjeve tė qindra e mijėra emigrantėve. Mbi tė gjitha pėr kėtė duhet krijimi i infrastrukturave tė pėrcaktuara qartė, funksionimi i programeve mbėshtetės, duke investuar pėr tė ardhmen. Janė kėto investime thelbėsore, qė duhen bėrė pėr tė ardhmen e njė Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantėve varet, nė radhė tė parė, nga vetė integrimi i sistemit politik tė vendit...

    Greqia, vendi mė armik i tė huajve

    Ky rezultat doli nga sondazhi i zhvilluar dy vite mė parė nga Qėndra e Kėrkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) nė vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantėt dhe botuar nė gazetėn e pėrditshme angleze, The Guardian .
    Sipas kėtij raporti tė pėrgatitur me pėrfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetėm qė nuk ishte tolerant ndaj emigrantėve dhe tė huajve nė pėrgjithėsi, por mbi tė gjitha ėshtė cilėsuar vendi mė armik i tė huajve nė Evropė, nė njė kohė kur prej shumė vitesh tė huajt janė pėrballur tė vetėm ndaj sulmeve tė njėpasnjėshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistė tė djathtė.

    Sipas gazetės The Guardian , mbėshtetur nė studimin e mėsipėrm thuhet se dy shtresa janė nė Greqi, ku pėrballen mė shumė me racizmin dhe konservatorizmin grek. Kėta janė emigrantėt shqiptarė dhe minoritarėt turq nė Thrakinė Lindore, dhe shton se kėtyre dy lloj shtresash nuk u shėrbehet nė spitale dhe nuk u jepet shtėpi me qera, ndėrsa shtypi grek shkruan herė pas herė kundėr emigrantėve, duke nxjerrė nė pah vetėm anėt negative.

    Kjo gjė ndodh ēdo vit nė shkollat greke, ku gjendja ėshtė si jo mė keq me mbajtjen e flamurit nė festėn kombėtare nė 28 Tetor (rasti i Odise Cenajt, pasuar nga tė tjerė shqiptarė). Mė sė fundi sondazhi i mėsipėrm tregon se Greqia, edhe pse ėshtė anėtare e familjes evropiane, ka shumė pėr tė bėrė, pasi mbizotėron akoma mentaliteti i feudalizmit otoman pėr tė ndryshuar e pėr t u integruar nė kuptimin e plotė tė fjalės nė Evropė.

    Pa dashur, vetvetiu lind pyetja: A e meriton Greqia vendin qė ka nė Bashkimin Evropian me keqtrajtimin e tė huajve, a mund tė jenė tė vėrteta pretendimet e Greqisė se pakicat e huaja nė Shqipėri keqtrajtohen?
    ... Njė realitet ėshtė se Greqia ēdo vit ndodhet pėrballė kritikave tė njėpasnjėshme tė organizmave ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut. Emigrantėt pėr shkelje tė ligjit mbajnė pėrgjegjėsi vetėm nė 2 pėrqind, ndėrsa grekėt zenė 98 pėrqind, por nė burgjet e kėtij vendi emigrantėt zenė 42 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė tė burgosurve, nga ku 45 pėrqind e zenė shqiptarėt me 2190 tė burgosur, ku afėrsisht 40 pėrqind e tyre akoma nuk janė gjykuar nga drejtėsia vendase. Nė burgjet greke me kapacitet prej 4700 vendesh, sot ndodhen 9500 tė burgosur, nė njė kohė kur shqiptarėt, nė krahasim me komunitetet e vendeve tė huaja, kanė pėrqindjen mė tė vogėl nė kryerjen e kriminalitetit. Duhet theksuar se nėqoftėse do tė veprohej me tė gjithė emigrantėt e tjerė, siē veprohet me shqiptarėt, atėherė Greqisė patjetėr do t i duhet qė tė ndėrtojė me dhjetėra burgje... Jo vetėm nė Greqi e nė Shqipėri, por nė mbarė botėn...

    Ky lajm ėshtė publikuar: 04/04/2006

  6. #226
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Prej vitit 1991, nė Greqi u vranė 120 shqiptarė


    Autori i Lajmit: Nga Athina, Shpėtim Zinxhiri

    Bashkimi Europian nėpėrmjet “Eurobaromentrit” dhe disa organizata tė njohura ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut e kanė cilėsuar Greqinė, si vend ku shkelen rėndon tė drejtat e emigrantėve dhe ku racizmi dallohet nė nivel tė lartė. Pėr kėto veprime raciste kundra emigrantėve Greqia nuk ka mbetur jashtė vėmėndjes sė opinionit ndėrkombėtar, tė cilėt jēdo vit e kanė kritikuar ashpėr. Vetėm pėr vitin 2000 ky vėnd kritikohet nga Organizata Ndėrkombėtare Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikė e ashpėr ėshtė bėrė nė drejtim nga kjo organizatė, pėr tė garantuar tė drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndėrkombėtare pėr ndalimin e dallimeve racore, kombėtare dhe tė besimit fetar, pasi ekzistenca e njė dispozite tė tillė ėshtė njė detyrim pėr Greqinė. Nga raporti i Amnesty International mė 5 tetor tė 2005 del se Greqia ėshtė vendi ku shkelen tė drejtat e njeriut, ku tė huajt qėllohen me armė nė kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen nė kushte tė kėqia. Shteti grek duhet tė bindet ligjeve pėr tė drejtat e njeriut...Mijėra njerėz nga Shqipėria dhe vėnde tė tjera vijnė nė greqi pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira jetese. Disa qėllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjėherė leja e hyrjes dhe e qėndrimi...Pėr kėtė ėshtė krijuar njė atmosferė racizmi dhe ksenofobisė nė popullin grek...

    Greqia, kampione nė Europė pėr ksenofobi dhe racizėm
    Pėr ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste tė grekėve kundra tė huajve, pėr histerizėn kundra shqiptarėve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinė nė vėnd tė parė ku 71% e popullsisė janė kundra emigrantėve dhe nė pėrgjithėsi kundra shqiptarėve. Nė vitin 1999 barometri vėndas tregon se 89.5% e popullsisė kėrkojnė largimin e tė gjithė emigrantėve. Gjatė emigracionit nė Greqi popullit shqiptar i janė vrarė mbi 120 njerėz tė pafajshėm, ku pėr ēudinė e tė gjithė shqiptarėve asnjė nga kėta vrasės nuk janė dėnuar nga drejtėsia vėndase. Po t’i hedhim njė sy statistikave tė viteve tė mėparshėm do tė shohim se viktimat shqiptarė nuk kanė qenė vetėm tė mekanizmit shtetėror, por mė e keqja ėshtė se u la tė lirė njė pjesė tė popullit tė bėjnė krime.

    Nė 50 muaj 47 emigrantė tė vrarė
    Profili i krimeve nė kėtė vėnd ka filluar qė nė vitet e para tė emigracionit ku emigrantėt ishin tė pa mbrojtur nga askush, si nga vėndi i tyre ashtu edhe nga vėndi prites. Nė periudhėn nėndor 92 mars 97 janė vrarė 47 emigrantė, ku nga kėta 45 ishin shqiptarė dhe 2 ciganė. Pėr kėto vrasje janė kryer nga mekanizmi shtetėrorė(policia) kundra emigrantėve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me kėto vrasje,
    kryetari i i organizatės antiraciste pėr Europėn, Takis Janopulos ėshtė shprehur se “kėto shifra nuk mund t’i kundėrshtojė dot mė asnjė njeri, askush me gojėn plot nuk mund tė thotė se nė Greqi nuk ka racizėm”.
    [B]Deri mė sot dy qeveritė kanė heshtur pėrpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Pėrse kėto vrasje vihen nė arshivė dhe nuk gjykohen vrasėsit.?...

    Ky lajm ėshtė publikuar: 11/01/2006[/B]

  7. #227
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sot, 120 qirinj pėr Jahajn e emigrantėt e vrarė

    Tė dielėn mė 15 janar manifestim i madh nė Athinė ku kėrkohet drejtėsi pėrballė vrasjeve raciste


    Autori i Lajmit: Nga Athina, Shpėtim Zinxhiri
    Sot Greqia vihet pėrballė nderit dhe dinjitetit tė saj, pėr vrasjen e tė riut 17 vjeēar shqiptar nė orėt e para tė vitit 2006. Mjafton njė pakujdesi e vogėl dhe gjėrat mund tė marrin pėrmasa tė papėlqyera. Nė qytetin e Kretės Rrethimno, ku njė grup barbarėsh masakruan 17 vjeēarin Edison Jahaj, zhvillohet njė protestė paqėsore antiraciste. Tė gjithė emigrantėt, pritet tė jenė nė kėmbė kundra racizmit, dhunės dhe ksenofobisė, nė emėr tė mbrojtjes sė jetės sė njeriut. Mėnyrėn e marrjes sė jetės sė djaloshit shqiptar, nuk mund ta pėrmbajė asnjė llogjikė njerėzore. Edison Jahaj ishte njė fėmije qė i morėn jetėn vetėm pse ishte shqiptar. Ndizet njė tjetėr qiri, pėr njė fėmijė qė nė moshėn 13 vjeēare njohu emigracionin e egėr nė Greqi, njė fėmijė i cili u vra pse njė bashkatdhetar guxoi dhe veshi fanellėn ku ishte stamposur flamuri i vėndit tė tij...Njė fėmi qė lau me gjak tokėn e huaj, nga ku nėna e tij nuk di nga t’ia filloj pėr ta qarė, ashtu sikur dhe babai i tij invalid nuk mundi ta mbronte nga vrasėsit grek. Ndizet njė qiri, pėr njė fėmijė qė asnjėherė nuk do tė shohė mė prindėrit, shokėt dhe sokakun e tij, njė qiri pėr njė “qytetar” emigrant qė ėndrrat e tij u shuan shumė shpejt nė vėndin fqinjė, nė “djepin” ku lindi demokracia... Nė njė vėnd tė lirė e demokraci asnjė nuk ka tė drejtė tė vėndosė pėr tė marrė jetėn e njė njeriu, sikur ēfarėdo tė kishte bėrė shqiptari, pasi ka ligje ...Po, nė tė vėrtetė ligje ka dhe kėto zbatohen vetėm nė dėm tė huajve.
    Pak orė mbas ngjarjes, nė orėt e mėngjezit njė kanal televiziv kishte ftuar dy deputetė nga dy partitė e mėdha, ku njeri nga kėta mė parė kishte qenė edhe minister i Rendit nė qeverinė e mėparshme Simitis. Mė pak se 5 minuta, ky kanal trajtoi kėtė ngjarje ku shqetėsimi mė i madh pėr ish ministrin e rendit Kostas Gjitonas nuk ishte vrasja e djaloshit shqiptar, por mėnyra dhe pėrcjellja e trupit tė viktimės nga shumė emigrantė me arkivolin nė krah mbuluar me flamurin shqiptar, se sipas tij veprimi i emigrantėve shqiptarė nuk ishte i mirė, pasi prishte imazhin Greqisė. Nė mėnyrė tė ashpėr ai ka kritikuar edhe njė vajzė pėrfaqėsuese tė forumit tė Rrethimnos, duke thėnė se “ėshtė turp qė ju pėrfaqėsoni komunitetin shqiptar” pasi gabimi i saj ishte se e cilėsoi kėtė vrasje, si njė veprim racist. Deputeti i partisė konservatore “Demokracia e Re” Panos Kamenos, pasi ka mbėshtetur kolegun e tij pėr gabimin qė bėri, u shpreh se “fėmija mund tė shpėtonte po tė hidhej nga taraca nė tjetrėn...Sa ironi. Nė kanalet televizive, apo nė shtypin e pėrditshėm nė faqet e para shikojmė tė shkruara i “rrezikshėm”, i “egėr”, “allvanos”, “rus” etj, por nuk ėshtė thėnė kurrė se autori i krimit ėshtė grek. Ēdo ditė shikojmė se drejtėsia vėndase me histerizėm nė emėr tė ligjit ka mundur tė realizojė qė nė 50% tė burgjeve tė jenė tė huaj, nė jė kohė kur tė huajt mbajnė pėrgjegėjsi vetėm pėr 2-3% tė krimeve tė ndryshme.
    Dhe sė fundi. Nuk e di si do tė ndjeheshin kėta deputetė e ish-ministra, nė qoftė se nė shtėpitė e tyre do tė kishin pėrjetuar tė njėjtėn ngjarje, tė futeshin nė tė gdhirė brenda nė shtėpi 7 njerėz duke tė thyer derėn, t’i shajnė dhe ofendojnė e t’i rrahin prindėrit, tė ndjekin fėmijėt e tyre deri nė taracė e ta therrin si kafshė? Dhe pėr kėtė duhet tė ketė turp komuniteti shqiptar...
    Tė ndezim 120 qirinj pėr shqiptarėt e vrarė, me shpresė se kėtė radhė drejtėsia greke do tė veprojė njėlloj sikur emigrantėt e vrarė shqiptarė tė ishin qytetarė tė saj. Tė mėrkuren tė gjithė nė demostratė paqėsore, pasi jeta jonė varet vetėm nė duart tona, nė duart e tė gjithė emigrantėve, jemi tė vetėm qė do tė demostrojmė pėr tė mbrojtur jetėn, tė drejtat dhe nderin tonė, pėr tė mos lėnė mė raste tė tjera qė tė vrasin fėmijėt tanė. Tė mos lėmė vetėm familjen e Edisonit tė ndezė qirinj, por tė gjithė sėbashku tė zbusim sadopak dhimbjen, vetėm kėshtu mund tė luftojmė turpin e njė pjesė tė shoqėrisė vėndase me thirrjen “Poshtė Racizmi”.... Shoqėria vendase po paguan sot politikėn e gabuar shumė vjeēare tė emigracionit nė kėtė vend, po mė shumė se kurrė po e paguan emigracioni shqiptar. Kjo vrasje e shton numrin e viktimave shqiptarė nė 120, edhe pse organet e policisė akoma nuk e kėtė cilėsuar vrasje si njė veprim racist, njė problem ky qė duhet tė shqetėsojė seriozisht Greqinė, pasi nuk ka gjė mė tė shtrejntė se jeta e njė njeriu…
    Vrasja nė festėn e Vitit tė Ri
    Ende pa u zbardhur mirė dita e parė e vitit ti ri 2006, njė viktimė tjetėr shqiptar 17-vjeēar trondit opinionin vendas tė ishullit tė Kretės. Rreth orės pesė e gjysėm tė mėngjesit, njė grup grekėsh pasi thyejnė derėn e shtėpisė nė rru*gėn “Panu Koroneu”, nr. 46, nė lagjen e vjetėr tė qytetit Rrethimno, godasin pėr vdekje me thikė djaloshin 17-vje*ēar, Edison Zahaj. Krimineli i kėsaj tragjedie ėshtė njė 18-vjeēar nga i njėjti qytet, ku sėbashku me tė jatin kryen krimin pėrpara syve tė babait tė viktimės, i cili prej vitesh dergjej i sėmurė nė shtrat. Sipas burimeve tė medias po ashtu edhe tė dėshmitarėve grekė dhe shqiptarė tė cilėt ishin prezent, shkaku i kėsaj vrasje ishte se njė fėmijė shqi*ptar kishte veshur njė “bluzė tė kuqe”, ku simbolizonte flamurin shqiptar, pėr “njė pjesė” raciste tė kėtij qyteti. Nė kėtė pėrleshje nė njė kafe-restorant plagoset lehtė njė i ri grek. Mė pas tė dy palėt shpėrndahen tė qetė, duke menduar se historia u mbyll.
    Por pas disa orėsh, nė tė gdhirė, rreth orės pesė e gjysėm, njė grup prej 8-9 vetėsh shkojnė nė shtėpinė e familjes shqiptare, me pretekstin e vetėm pėr tė shpaguar atė qė ndodhi disa orė mė parė. Pasi thyejnė derėn e mbyllur tė shtėpisė, grupi futet brenda.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 11/01/2006

  8. #228
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,647
    Faleminderit
    20
    195 falenderime nė 140 postime
    Ambasada amerikane nė Athinė, nė shėnjestėr tė Operacionit terrorist «Mihalis» tė spiunazhit grek


    E Hene, 15 Janar 2007

    Nga Kastriot Myftaraj - Kėto ditė, nė njė kor tė madh, tė gjithė mediat kryesore greke, gazeta, televizione, radio dhanė lajmin se autorėt e atentatit terrorist kundėr ambasadės amerikane nė Athinė, qė ndodhi javėn e kaluar, janė shqiptarė tė lidhur me terrorizmin islamik.Si prova kryesore pėr kėtė ishte e dhėna (e paprovuar) se misila qė u pėrdor nė kėtė atentat kishte hyrė nga Shqipėria., gjė qė mė sė shumti argumentohej me atė se arma e pėrdorur e prodhimit kinez ishte e llojit qė kishte qenė nė pėrdorim tė ushtrisė shqiptare para vitit 1997 kur nė Shqipėri u shpėrthyen depot e armėve. Nga fakti qė kjo hipotezė nuk u analizua prej mediave greke, por u dha si njė fakt i mirėqenė, u kuptua se kėtė bėhej fjalė pėr njė covert action tė shėrbimit sekret sekret grek EYP, i cili e ka infiltruar kėtė lajm nė media dhe kėto po dhunojnė deontologjinė profesionale nė dobi tė raison d’ etat grek. Ėshtė qesharake tė shikosh se njė media si ajo greke, qė kur grekėt akuzohen pėr lidhje me terroristėt kurdė, palestinezė etj., tregohen shumė profesionistė pėr tė bėrė investigime dhe pėr tė kundėrshtuar provat e sjella nga tė tjerėt, nė kėtė rast tregohen kaq “naive” dhe pranojnė qė ta “hanė sapunin pėr djathė”. E gjithė kjo fushatė e medias greke pėr tė implikuar shqiptarėt nė atentatin terrorist kundėr ambasadės sė SHBa-ve nė Greqi, tė kujton njė skenė nga romani i Graham Grin “Komedianėt”, nė tė cilin ka njė fragment ku tregohet se, kur regjimi i Dyvaljesė nė Haiti, protestonte duke thėnė se rebelėve komunistė qė luftonin kundėr qeverisė iu ishin kapur armė amerikane, duke aluaduar se SHBA-tė qendronin pas rebelėve tė armatosur, njė politikan amerikan e kundėrshtoi kėtė gjė duke thėnė se kėto lloj armėsh mund tė blihen gjithandej nėpėr botė dhe nga gjithkush. E njėjta logjikė vjen edhe pėr incidentin e fundit nė Athinė. Arma e prodhimit kinez e pėrdorur nė atentat, mund tė ketė hyrė nga shumė drejtime, duke filluar qė nga vetė, Kina, ose nga vende tė treta, pa pėrjashtuar Qipron greke. Kjo nė rast se kemi tė bėjmė me njė aksion spontan tė terroristėve, ndonėse nuk pėrjashtohet edhe versioni qė nė zotėrim tė kėsaj arme lloj arme tė jetė shėrbimi sekret grek qė e ka pėrdorur atė nė njė covert action. Regjimi i Dyvaljesė e bėnte akuzėn kundėr SHBA-ve pasi donte qė t’ u thoshte SHBA-ve, tė cilat e refuzonin regjimin e Dyvaljesė si despotik, se kishte forca nė SHBA-tė qė duke kundėrshtuar diktaturėn nė fakt po ndihmonin komunistėt dhe se SHBA-tė duhej ta mbėshtesnin regjimin e Dyvaljesė si bastion kundėr komunizmit. Mundėsia mė e madhe ishte qė armėt nė fjalė t’ i kishte futur nė Haiti vetė regjimi i Dyvaljesė pėr tė inskenuar pastaj kapjen e tyre nė aksionet kundėr rebelėve. Nė atentatin e fundit nė Athinė duket se njė gjė tė ngjashme ka bėrė shėrbimi sekret grek. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr njė shėrbim sekret me traditėn e atij grek, qė atėhere kur i duhet qeverisė sė tij, tė inskenojė njė incident nė mėnyrėn e duhur. Grupi terrorist qė u tha se bėri atentatin kundėr ambasadės amerikane nė Athinė, i quajtur “Lufta Revolucionare”, ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė vitin 2003 dhe qė prej rreth katėr vjetėsh ka kryer disa goditje dhe policia dhe shėrbimet sekrete greke nuk po arrijnė qė t’ i kapin autorėt. Pėr njė shtet serioz dhe qė i ka gjėrat nė kontroll nė territorin e vet, siē ėshtė Greqia, nuk mund tė ndodhė njė gjė e tillė nė rast se nuk do shteti qė t’ i tolerojė studentėt ekstremistė qė i bėjnė kėto punė. Pra, ky grup terrorist ėshtė njė puppet strings i shėrbimit sekret grek, qė bėn goditje pėr tė arritur efekte politike nė dobi tė politikės greke. Shfaqja e pistės shqiptare nė atentatin kundėr ambasadės amerikane nė Athinė, tė jep tė kuptosh se kemi tė bėjmė me njė veprim tė llogaritur pėr tė pasur impakt nė marrėdhėniet greko-amerikane nė raport me Shqipėrinė, nė marrėdhėniet greko-shqiptare dhe nė ato shqiptaro-amerikane. Synimi i Greqisė me kėtė veprim ėshtė qė t’ i japė tė kuptojė opinionit ndėrkombėtar, duke pėrfshirė dhe atė amerikan, se amerikanėt nė Ballkan, duke pėrfshirė dhe Shqipėrinė, janė tė rrezikuar nga terrorizmi islamik shqiptar. Kjo kuptohej nga fakti se mediat greke, si me komandė, lajmin pėr implikimin shqiptar nė aksionin terrorist e pėrcillnin me njoftimin se Shqipėria ėshtė njė vend ku ka njė numėr tė madh islamikėsh dhe ku ka pasur dhe ka baza tė terrorizmit islamik. Incidenti i fundit nė Athinė, ashtu sic po e paraqesin grekėt me njė implikim shqiptar, i ka tė gjitha gjasat qė tė jetė njė shkallė e zbatimit tė planit grek “Mihalis”, respektivisht Operacioni “Mihalis”, sipas emrit tė despotit tė Epirit qė okupoi Shqipėrinė nė shekullin XIII, plan sipas tė cilit Greqia duhet tė realizojė maksimalisht aspiratat e veta historike nė Shqipėri duke aneksuar Greqia territoret e pretenduara shqiptare, do tė thotė duke e ndarė Shqipėrinė nė aleancė me Serbinė. Nė sajimin e kėtij incidenti veē shėrbimit sekret grek duket qartė se ka dorė dhe shėrbimi sekret serb. Nuk ėshtė e rastit qė atentati kundėr ambasadės amerikane nė Athinė ndodh nė kohėn qė pritet tė dalė propozimi i Ahtisarit pėr statusin e Kosovės, dhe kur dihet se SHBA-tė janė faktori kryesor qė mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė nė interest ė Serbisė qė nė kėto momente tė dalė sikur shqiptarėt pėrbėjnė rrezik pėr SHBA-tė. Incidenti duket se ėshtė pjesė e njė skenari tė pėrbashkėt grek dhe serb pėr tė goditur interesat amerikane nė Ballkan, duke i paraqitur kėto goditje sikur janė me implikim shqiptar, nė mėnyrė qė nė opinionin publik amerikan tė krijohet njė presion ndaj qeverisė amerikane pėr t’ i braktisur kėta shqiptarėt qė tregohen mosmirėnjohės dhe barbarė, duke atakuar amerikanėt. Me kėtė Greqia kalkulonė qė nė situatat e reja qė mund tė krijohen nė Ballkan, si pasojė e kėtyre inskenimeve, posaēėrisht me terrorizmin islamik, qė do tė godfasin interesat amerikane dhe greke nė Shqipėri, tė pėrfitojė duke futur ushtrinė nė Shqipėri, sipas modelit tė ndėrhyrjes sė Izraelit nė Liban, me preteksitin se shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjendje qė tė kryejė detyrimet e veta pėr tė frenuar kėrcėnimet qė u vijnė tė tjerėve nga territori i tij, ēka u jep tė drejtė tė tjerėve qė tė vijnė nė Shqipėri pėr neutralizuar rreziqet qė u vijnė nga territory i saj. Nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė Serbia do tė pėrfitojė pėr tė futur ushtrinė nė Kosovė dhe pjesėn veriore tė Republikės sė Shqipėrisė. Si Greqia dhe Serbia pėr tė bėrė kėtė gjė presin momentin kur tė binden se SHBA-tė nuk do tė kenė vullnet pėr tė reaguar, veēanėrisht nė rast tė tėrheqjes sė SHBa-ve nga Iraku. Jo mė kot Greqia ka siguruar qė nė vitin 2003 tė drejtėn pėr tė pasur njė bazė ushtarake nė Bisht-Pallė, nė veri tė Durrėsit. Nuk mundet mos tė konstatohet se kjo bazė gjendet nė atė pikė ku ėshtė pėrfolur se sipas marrėveshjeve tė reja greko-serbe kalon vija e re e ndarjes sė territorit tė Shqipėrisė midis Greqisė dhe Serbisė. Sigurisht qė kėto gjėra sot thuhen nė tė ashtuquajturin shtyp ekstremist tė dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave, se ato qė thuheshin nė shtypin ekstremist haptas, ishin tė njėjta me ato qė thuheshin nė mėnyrė sekrete nga kancelaritė e dy vendeve. Greqia sigurisht qė do tė pėrdorė si pretekst pėr ndėrhyrje edhe gjendjen e luftės qė ajo vazhdon ta ruajė me ligj me Shqipėrinė. Incidenti i Athinės ėshtė shenjė e qartė e shkallėzimit tė zbatimit tė Planit “Mihalis”, qė sė fundmi fillon me vendimin e qeverisė greke, i publikuar nė 8 nėntor 2006, pėr t’ u dhėnė nė mėnyrė masive shtetėsinė greke shtetasve shqiptarė tė cilėt do tė deklarojnė para autoriteteve greke se kanė nacionalitet grek, me tė cilin qeveria greke kalkulon qė tė nxjerrė nė Shqipėri aq “grekė”, sa pėr tė siguruar minimalisht statusin e kombit shtetformues pėr grekėt nė Shqipėr, siē e kanė shqiptarėt nė Maqedoni. SHBA-tė dhe anglosaksėt nė pėrgjithėsi, duhet ta kenė tė qartė se ato janė duke paguar pėr pėrkėdheljet historike qė i kanė bėrė fėmijės sė tyre tė llastuar, Greqisė. Grekėt i urrejnė SHBA-tė, ēka duket qartė nga pritja qė u bėhet shtetarėve amerikanė vizitojnė Greqinė dhe kjo nuk ėshtė vetėm njė cilėsi e komunistėve dhe anarkistėve grekė qė bėjnė protesta antiamerikane kur shtetarėt amerikanė vizitojnė Athinėn. Tė gjitha anketimet, deri edhe ato greke, tregojnė se shoqėria greke ėshtė thellėsisht antiamerikane. Antiamerikanizmi grek ėshtė njė resentiment hantingtonian. Greqia e sotme i shikon SHBA-tė si fuqinė perėndimore qė e ka penguar Greqinė nė kushtet e favorshme tė periudhės sė pas Luftės sė Ftohtė pėr tė realizuar, nė aleancė me Serbinė, aspiratat nacionaliste tradicionale greke. Greqia e sotme po orientohet nga Rusia e rilindur, tė cilėn e shikon si aleaten fetare. Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin, gjatė vizitės qė bėri nė Greqi, nė vitin 2005, nė 9 shtator vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku ėshtė dhe njė manastir rus. Duke folur pas njė seance lutjesh, Presidenti Putin e pėrcaktoi fenė ortodokse si njė lidhje shpirtėrore speciale mes Rusisė dhe Greqisė. Derisa Rusia ėshtė vendi mė i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janė burimet e Ortodoksisė, u shpreh Putin. Gjatė vizitės nė njė nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i pėrmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent tė fuqisė shpirtėrore qė i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndėrsa kryeministri grek, Karamanlis, qė e shoqėronte, e quajti Malin Athos njė lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ē’ lidhje ėshtė ajo nėn shenjėn e ideve tė Dostojevskit qė profetizonte se Rusia nė krye tė popujve ortodoksė do tė shpėtojė botėn, pra do ta sundojė atė. SHBA-tė duhet ta kenė tė qartė se shihen nga Greqia, Serbia, por edhe nga Rusia, njėlloj siē kėto fuqi shikonin Imperinė Osmane nė Ballkan, nė kohėn e rėnies sė saj, si njė fuqi qė duhet dėbuar nė momentin kur ėshtė e paaftė tė mbrohet, nė mėnyrė qė tė ndahet trashėgimia e saj. Nė rast se SHBA-tė duan tė reagojnė, atėhere duhet tė reagojnė nė Shqipėri, ku luhet loja kryesore greke. Qendrat vendim-marrėse nė Ėashington duhet tė ēlirohen nga influenca e lobit grek nė SHBA-tė, njerėzit e tė cilit qė janė ngritur nė nivelet e larta shtetėrore amerikane, u kanė bėrė dėme SHBA-ve, jo mė pak se Shqipėrisė. Epitomė e kėsaj ėshtė ish-drejtori i CIA-s, George Tenet, i cili ishte pėr Amerikėn ashtu siē qe greku tjetėr Admirali Kanaris, shefi i shėrbimit sekret gjerman, pėr Rajhun e Tretė. Nuk ėshtė ironi e vogėl qė dy grekė qė kanė qenė nė krye tė shėrbimeve sekrete tė dy fuqive tė mėdha nė dekadat e fundit, Rajhut tė Tretė dhe SHBA-ve kanė influencuar me anė tė tė dhėnave tė rreme, qė kėto fuqi tė mėdha tė hyjnė nė luftra tė pasukseshme. Admirali Kanaris e nxiti Hitlerin tė hynte nė luftė kundėr Rusisė duke i dhėnė tė dhėna tė gabuara sikur Rusia ishte shumė e dobėt, ndėrsa George Tenet e bėri Presidentin Bush tė hynte nė luftė nė Irak, duke i dhėnė tė dhėna tė rreme, jo vetėm pėr armėt e shkatėrrimit tė masė, por edhe pėr atė sikur gjėrat nė Irak do tė ishin shumė tė lehta pėr SHBA-tė nė Irak, pas pėrmbysjes sė Saddam Hussein. Amerikanėt duhet tė ēlirohen nga iluzioni i rremė se grekėt e sotėm janė trashėgimtarė tė grekėve antikė dhe pėr kėtė mjaft tė shohin eksperiencat e vetė amerikanėve. Nė olimpiadėn e fundit qė u zhvillua nė Athinė, sekretari i Departamentit tė Shtetit, Colin Powell nuk mundi tė merrte pjesė pėr shkak tė pritjes sė dhunshme qė i ishte rezervuar. Me kėtė grekėt e sotėm, qė me rastin e olimpiadės u mburrėn shumė se janė trashėgimtarė tė grekėve antikė, treguan se ata nuk nderojnė traditėn kryesore olimpike tė grekėve tė lashtė, ti i grekėve tė lashtė qė olimpiadat i shihnin si raste kur armiqtė ndėrprisnin luftėrat pėr tė marrė pjesė nė gara sportive. Duhet pritur qė CIA, tash qė nuk ka mė nė krye George Tenet, tė jetė e aftė tė zbulojė, sė paku pėr veten e vet, tė vėrtetėn e atentatit kundėr ambasadės amerikane nė Athinė, nė rast se pėr kėtė nuk bėhen pengesė njerėzit qė ka lėnė pas Tenet nė zyrat e CIA-s qė merren me Shqipėrinė. Nėse nė CIA, sa i pėrket Shqipėrisė ka marrė fund edhe tenetizmi, pas ikjes sė Tenet, atėhere nuk do ta kenė tė vėshtirė qė tė arrijnė nė pėrfundimet e mėsipėrme.

  9. #229
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga BARAT

    Ky lajm ėshtė publikuar: 11/01/2006
    Barat, mire bere qe e solle kete lajm. Por per hir te mbylljes se kesaj tragjedie pse nuk solle dhe "update" nga 2007, bile artikulli eshte ne kete forum, per denimin e autoreve te kesaj vrasjeje.

    Ndersa per postimin me lart, carcafet e K.M jane bere "e thena" ne kete forum, ndaj nuk u habita pse u soll serish, kur ekziston nje teme e tille per kete ceshtje.

    E kam trajtuar njehere, prandaj s'kam ndermend te perseris veten.

    http://www.forumishqiptar.com/showpost.php?p=1504717&postcount=16

    Ehhhhh, bunkeret .... !

  10. #230
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar nga Leonesha
    Barat, mire bere qe e solle kete lajm. Por per hir te mbylljes se kesaj tragjedie pse nuk solle dhe "update" nga 2007, bile artikulli eshte ne kete forum, per denimin e autoreve te kesaj vrasjeje.
    Dhe tani qe ata u denuan u zhduk rracizmi dhe urrejtja ndaj shqiptareve ne Greqi?
    E kam lexuar edhe ate qe eshte shkruar ne forum, por kjo teme nuk eshte personale.

    E kam trajtuar njehere, prandaj s'kam ndermend te perseris veten.
    Mund te besh edhe ti postime....po qe se nuk perserit veten (meqe e ke vet problem)

    Ndersa per postimin me lart, carcafet e K.M jane bere "e thena" ne kete forum, ndaj nuk u habita pse u soll serish, kur ekziston nje teme e tille per kete ceshtje.

    Mund te jene bere "e thena" por nuk jane "kufiri te thana", sepse temat kane dhe gershetime e ngjashmeri.

    Faleminderit per pjesmarrjen dhe syrin kritik aq te nevojshem per ne...dhe na fal perseritjet e domosdoshme qe ne bejme e ti jo.
    Shendet

  11. #231
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,647
    Faleminderit
    20
    195 falenderime nė 140 postime
    Citim Postuar mė parė nga Lioness

    Ndersa per postimin me lart, carcafet e K.M jane bere "e thena" ne kete forum, ndaj nuk u habita pse u soll serish, kur ekziston nje teme e tille per kete ceshtje.

    E kam trajtuar njehere, prandaj s'kam ndermend te perseris veten.


    Ehhhhh, bunkeret .... !
    Edhe ca pastaj se eshte trajtuar njehere? Kjo teme eshte vetem per dokumentimin e tyre dhe grupimin vetem ne nje teme te caktuar. Diskutimet dhe opinionet le te behen neper tema te tjera.

  12. #232
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    FAKTE

    Sa paradoksale akuza ndaj cameve si kolaboracioniste...sidomos kur lexon fakte te tilla

    Kur Greqia strehonte kriminelėt ballkanas tė luftės


    OLIMBI VELAJ

    20 Shkurt Raporti i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, 1948 mbi Ēėshtjn e Epirit tė Veriut: 72 shqiptarė kolaboracionistė, nė Greqi, gati pėr tė hyrė me aleatėt antikomunistė nė Shqipėri

    Ēfarė ndodhi me forcat humbėse tė vendeve tė Ballkanit pas fitores sė Luftės sė Dytė Botėrore? Njė pjesė e tyre u strehua nė Greqi. Siē del nga dokumentet dhe shtypi i kohės, nė disa rajone afėr Veriut tė Greqisė, numėroheshin mbi 1000 kriminelė lufte, jugosllavė, bullgarė dhe shqiptarė. Ata mbaheshin nga qeveria greke e kohės dhe siē del nga dėshmitė, me raste edhe janė pėrdorur si kontingjent pėr tė kryer raprezalje ndaj kundėrshtarėve dhe ndaj vendeve fqinje, sipas pėrkatėsisė. Njė raport i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme i vitit 1948 merr nė shqyrtim situatėn pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe aktivitetin e monarko-fashistėve grekė ndaj Shqipėrisė sė Jugut. Nė kėtė raport i kushtohet njė kapitull pikėrisht angazhimit tė humbėsve dhe trajtimit tė tyre nga qeveria greke dhe aleatėt.

    Raporti

    c).- Kuislingė dhe kriminelė lufte shqiptarė mbahen mirė dhe pėrdoren si agjentė provokatorė kundėr Shqipėrisė dhe fqinjėve tė veriut dhe vetė popullit grek, nga monarko-fashistėt grekė.

    Pėrfaqėsonjėsi i Shqipėrisė, Kolonel Nesti Kerėnxhiu, nė seancėn e 7 Shkurtit 1947 tė Komisionit Hetimor n’Athinė midis tė tjerash thotė edhe kėto pėr qėndrimin e qeverisė monarko-fashiste karshi kuislingėve shqiptarė qė janė nė Greqi.

    “Qeverija greke ju ka dhėnė strehė njė numri me rėndėsi kriminelėsh lufte shqiptarė, ajo i mban dhe i mbleth nė ishullin Syro, nė Misollongj dhe gjetkė. Sot ndodhet nė Greqi, midis tė tjerave, Fiqiri Dine, ish-Kryeministėr kuisling nė kohėn e terrorit dhe t’okupacionit gjerman; Hysni Dema, Komandant i Pėrgjithshėm i Xhandėrmarisė, komandant i pėrgjithshėm i forcave tė xhandarmėrisė dhe tradhėtarė qė muar pjesė nė operacionin e poshtėr tė spastrimit, qė bėnė gjermanėt kundra Ushtrisė sė Ēlirimit Nacional dhe popullatės civile tė krahinave tė ēliruara nga ushtėrija jonė partizane, nė muajin Qershor 1944; janė gjithashtu Maharrem Bajraktari, Abas Ermenji, Ali Nivica, Haki Rushiti, kolaboracionistė tė njohur dhe t’akuzuar pėr krime tė rėnda karshi popullit shqiptar. Shtypi grek pėrparimtar shpreh indinjatėn e popullit grek pėr pėrdorimin e mirė qė u bėhet kėtyre kriminelėve dhe stigamtizon politikėn e qeverive t’Athinės.” (S/SC.4/P.V./13-proces verb.f.7).

    Dhe mė poshtė ay pėrment disa thėnie tė shtypit pėrparimtar grek:

    “ Gazeta “Agonistis” e Janinės nė numrin e saj 343 mė datė 13 qershor 1945 shkruante midis tjerash edhe kėto pėr ballistėt shqiptarė tė Janinės dhe sidomos pėr kriminelėt e luftės, ballistin Ali Nivica:

    “ Nė Janinė ndodhen pėrveē Ali Nivicės edhe 72 shqiptarė tė tjerė qė pėrveē racionit t’ushqimit tė muejit Qershor marrin dhe njė racion nė ethnofillaqi.” (Shih aneksin No5).”

    “Fakti qė kėta kriminelė lufte shqiptarė qė kolaboruan me italianėt dhe me gjermanėt nė kohėn e okupacionit janė mbajtur nė banesa tė mira nė hotelet mė tė mirė tė Greqisė provohet nga Gazeta “Agonistis” datė 5/6/945 Nr.336 qė thotė: “ I pari nga kėta kriminelė ėshtė Ali Nivica, ballist, qė banon nė No 161 tė rrugės Pulin Dhraku. Po nė Janinė nuk ėshtė vetėm Ali Nivica. Ndodhet edhe Veledin Bobi dhe shumė kriminelė tė tjerė ballistė....” (Shih Aneksin No7).”

    Pastaj paraqit me fakte nė dorė njė seri kriminelėsh lufte shqipėtar qė gjenden nė Selanik:

    “....Sot ka nė Greqi kriminelė tė tjerė si Isa Kadri Gjilani, Sami Butka, Hasan Nexhip Gėrxhani, Sami Dalip Selenica, Rexhep Zylfo Panxhari, Vehbi Ermenji, Sefer Muke Luarasi, Qemal Demir Bilishti tė cilėt gjatazi okupacionit kanė masakruar dhe plaēkitur popullin shqiptar dhe sot janė organizuar nga autoritetet greke pėr tė kryer akte kriminale nė tokėn t’onė. Mėe 21.4.46 kėta kriminelė kanė dalė nė fotografi nė Selanik. (shih aneksin Nr.7).

    Ja se ē’shkruan “Rizospartis” i Athinės, No 9779, mė 9.VI.1946 mi qėllimet e qeverisė greke pėr grumbullimin dhe organizimin e kriminelave tė luftės shqiptarė nė disa qendra tė Greqisė:

    “Populli demokrat i Syros ėshtė i ēorientuar ( i rėnduar nga qėndrimi nė qytet i mė shumė sė 800 fashistėve serbė, shqiptarė dhe bullgarė, qė tė gjithė kriminelė lufte). Me tė ardhur, autoritetet greke ju vunė nė dispozicion lokalin mė tė math tė Syros, shtėpinė e oficerave rezervė, ju instaluan elektrikun, kurse shkolla ėshtė nė shtėpi tė zakonshme dhe nė 2/3 e Syros mungon elektriku....”

    Dhe mė poshtė shkruan:

    “ ...A nuk ėshtė e vėrtetė se Greqija ėshtė bėrė njė vatėr fashizmi dhe njė strehė pėr prishėsit e paqes qė mbėshteten nga qarqet e njohura me qėllim qė tė pėrdoren kur tė vijė rasti pėr njė luftė kundra Ballkanit dhe kundra paqes?”


    Ishulli Syros, baza e tė humburve

    Nė lidhje me mbajtjen e mirė dhe me interesin e math qė tregon qeverija monarko-fashiste greke pėrfaqėsonjėsi permanent disa citate nga tė Memorandumit qė i bėnė Luftėtarėt e Rezistencės nė Siros delegacionit tė parllamentarėve britanikė nė gusht 1946 ku thuhet midis tė tjerash:

    “ Kėtu nė Cyros ka mė shumė se 1000 serbė, bullgarė dhe shqiptarė, tė gjithė kriminelė lufte....”

    “.....Autoritetet ju kanė dhėnė strehė dhe ushqim me bollėk, 150 dėrhem bukė nė ditė. Neve luftėtarėt, tė lėnė pas dore, po vdesim urije. Kriminelėt e luftės mysafirė tė shtetit grek, bėjnė qef.”

    “...Mė 15 gusht 1946, kur erdhi kėtu Ministri i Fuqive t’armatosura, Mavromihalis, ay i vizitoj personalisht kriminelėt e luftės dhe u interesua tė marrė vesh si rrojnė dhe a kanė nevojė pėr diēka”. (S/AC.4/P.V./13) (Proc.verb. f. 13).

    Mi qėllimet provokonjėse dhe agresive qė ka qeverija greke karshi demokracive popullore dhe mi mbajtjen dhe pėrdorimin e kriminelėve tė luftės nė kėtė drejtim pėrfaqėsonjėsi shqiptar paraqet disa thėnie tė Gazetės “Rizospastis” tė datės 1 Janar 1946:

    “Qytete si Janina, Follorina, Selaniku, Serezi, Drama janė bėrė qendra komplloti kundra Ballkanit. Ballistėt shqiptarė, partizanėt e Mihailloviēit, agjentėt e fashizmit bullgar, kanė gjetur strehė, pėrkrahie dhe inkurajohen pėr tė shpifur dhe pėr tė organizuar nė Greqi lirisht kompllote kundra regjimeve demokratike tė Shqipėrisė, Jugosllavisė dhe Bullgarisė. Reaksioni i vėndit t’onė rekruton, nė kėtė grumbull plehrash kriminelash, njerės pėr tė luftuar dhe masakruar popullin grek....”

    (S/AC.4/PV/13) (Proc-verb.f.13-14).

    Cilėt ishin shqiptarėt qė u strehuan nė Greqi

    Nė broshurėn “Akte agresive tė qeverisė monarko-fashiste greke kundra Shqipėrisė” nė bazė tė dekllaratave qė bėjnė njė seri personash dhe nė bazė tė deponimeve qė u bėnė nė gjyqin e Shkupit mė 25 Janar 1947 thuhet nėr tė tjera:

    “Autoritetet qeveritare greke kanė dėguar nė teritorin t’onė kriminelė lufte shqiptarė, tė ikur nė Greqi, me qėllim qė tė organizojnė guerilje kundra regjimit popullor nė Shqipėri.” (f.52).

    Dhe pėr kėtė gjė thuhet:

    “Gazi Ajas Orgocka, nga Orgocka e Kolonjės dekllaron:

    ....Ditar Kurtesi bashkė me tetė njerės midis tė cilėve, Alo Muke Luarasi, Fadil Miēani, Pėrparim Boshanji ( i biri i Qazimit) Mustafa dhe Ajas Vesel Gostivishti, Skėnder Koblara ( i biri i Qazimit) dhe dy tė pa njohur u kthyen nė Shqipėri nga ur’e Peratit dhe shkuan nė drejtim tė Merceqit ( Leskovik), nė Fejzi Orgocka...”

    “.......Unė isha informuar se Ditari me shokė do tė ktheheshin nė Shqipėri. Ditari i kishte thėnė Fejzi Orgockės se qenė dėguar nė Shqipėri prej Isuf Barutit, Mustafa Qafėzezit dhe nga forcat greke me qėllim qė tė formojnė guerrilie tė tjera dhe tė bėjnė aksione kundra postave tė Mbrojtjes Popullit...” ( f52-53).

    Dhe Muharrem Fehim Boshanji dekllaron midis tė tjerash:

    “.......Tetor 1945, Ditari u kthye nga Greqia...Ka njė muaj qė jam pjekur me Ditarin dhe shokėt e tij nė Zylfo Psari, nė Psar....Ay mė tha se pėr pak kohė do tė vijė nė Shqipėri ushtrija britanike tok mė shqiptarė qė janė atje (nė Greqi) si dhe ushtėrija greke. Do tė pėrmbysin qeverin e sotme. Duhet tė krijojmė guerrilie pėr t’a ndihmuar dhe pregatitur kėtė vepėr. Pastaj ay mė tha se nė Starie kish takuar Isuf Barutin qė i kishte thėnė se po shkonte prapė nė Greqi dhe se do tė kthehej me ushtrinė greke dhe britanike...”

    “Edhe krimineli i luftės Duk Alarupi i aratisur qė prej kohėsh nė Greqi u shty nga monarko-fashistėt qė tė kthehet nė Shqipėri pėr t’organizuar banda terroriste. Ay u vra nė Nėntor 1945 midis Qytezės dhe Arėzės (Korēė) kur po kapėrxente kufinė pėr nė Shqipėri.....” (f. 53).

    Proēes- verbal i mbajtur nga patrulla qė takoj dhe vrau Dule Alarupin, mė 26 Nėntor 1945, dhe thėniet e Aristulla Gjeorgjionit nga Koshovica dhe tė Kristo Papos nga Derviciani (Gjirokastėr) tregojnė se si pėrdoren kriminelėt e luftės shqiptarė nė Greqi pėr tė bėrė provokacione dhe akte terori nė Shqipėri.

    Po kėtė gjė e vėrteton dhe proēesi i Shkupit (25 Janar 1947) me gojėn e tė pandehurit Azem Morani ku thotė se :

    “...Nė Greqi banditėt ndihmohen dhe kanė mundėsi tė rrojnė...” ( broshurė Akte Agresive-f.57).”

    Emin Azemi dhe Adem Gllavica kur tregojnė si mbaheshin mirė si merrnin pjesė po tė dėshironin nė bandat e Hitos pėr tė bėrė terror mi popullin dhe demokratėt grekėr.

    Komisioni Hetimor, ēfarė pohon pėr kėtė ēėshtje

    Nė pikėpamjet e tij karshi raportit tė Komisionit Hetimor nė lidhje me kuislingėt shqiptarė nė Greqi pėrfaqėsonjėsit shqiptar shkruan ndėr tė tjera edhe kėto: ( f.76).

    “...dėshmitari Is Skėnderi nė Shkup ka dekllaruar se Hysni Dema, komandant i xhandarmėrisė nė kohėn e okupacionit gjerman, qe kurier i Muharrem Bajraktarit me Greqinė nga ku merrte udhėzime pėr zhvillimin e aktivitetit subversiv.

    “ Dėshmitari Hajdar Golemi nė Korēė ka dekllaruar se kishte ikur mė 13/11/1945 nga Shqipėria nė Greqi ku gjeti strehė dhe qė mė 21 gusht 1946 kapėrxeu kufinė nė sektorin e Bilishtit bashkė me 6 veta t’armatosur qė nė Greqi. Ay dekllaron se nė Shqipėri u rethuan dhe u detyruan tė dorėzohen.

    “Dėshmitari Papajonis ( ekipi B) dekllaron se 4 km nga kufija, pranė Follorinės, Uzulas-i nga fshati Kastoklini ju jep armė ballistėve qė terrorizojnė popullatėn civile dhe bėjnė akte provokacioni kundra postave kufitare. ( S/AC.4/SC.3/6 f.7).

    “Dėshmitari Vitansiotis ka dekllaruar se kuislinga shqiptarė dhe jugosllavė ( Ballistė e Ēetnikė) ju kanoseshin tė burgosurve demokratė grekėr para autoriteteve greke, tok me xhandarėt grekėr arestuan demokratė se mbahen me shėrbim nė kufi. (S/AC.4/SC.7/PV.3/f.9).

    “Dėshmitari Efthimi Joanidis dekllaron se ka parė ballistė dhe ēetnikė t’armatosur tė shkojnė nėn dritaren e tij dhe qė banonin nė Parori, Katoklini dhe Kasterosi. Ay jep emėra njerėzish qė janė rahur nga Ballistėt.” (S/AC.4/SC.2A/SR/7.f.4).

    Nga anqeta e Komisionit Hetimor, si thotė pėrfaqėsonjėsi shqipėtar nė pikėpamjet e tij nė lidhje me Raportin e Komisionit rezulton se kriminelėt e luftės dhe kuislingėt me damkė kanė qenė tė lirė nė Greqi gjer nėr ato ditė kur u paraqitnė para Komisionit Hetimor.

    Pėr kuislingun kriminelin me damkė Fiqiri Dinja pėrfaqėsonjėsi ynė shkruan midis tė tjerash: (f.77)

    “Pas tė thėnave tė tij ay hyri nė kampin e Piresė mė 1 Shtator. Pastaj thotė se nuk i kujtohet mirė data, po se qė mė 20 shtator 1946. Po sipas regjistrit tė kampit, atje thuhet se ka hyrė mė 15 Janar 1947. Duhet mbesuar, thotė pėrfaqėsonjėsi ynė, se qė nga data e hyrjes nė Greqi dhe gjer mė 15 Janar 1946 ay gjezdiste lirisht nė Greqi.”

    Dhe pėr Ali Nivicėn ai shkruan: (f.79)

    “Mė poshtė ay thotė: “Gjenerali Zerva mė ka ftuar, si edhe disa tė tjerė qė t’i vemė nė zyrėn e tij”. Kjo tregon se gjer nė ē’pikė Ali Nivica ka patur marrėdhėnie me autoritetet greke t’atėhershme. Ay ka hyrė nė kampin e Syrosit mė 4 Janar 1947. Ay thotė se vinte nga Syrosi dhe Gjiriti. Po pse atėherė u suall. Ay munt tė rrinte fare mirė nė Gjirit me tė tjerė?”

    Nė lidhje me kuislingat dhe kriminelėt e luftės shqiptarė nė Greqi, pėrfaqėsonjėsi ynė i konkludon thėniet e tija mi kėtė pikė me kėto fjalė: (f.80).

    “Nga sa u tha mė lart rezulton se nė Greqi ka grumbullime kriminelėsh lufte dhe kuislinga shqiptarė, bullgarė dhe jugosllavė. Se kėta kriminelė lufte kanė qenė tė lirė para se t’arrinte Komisioni Hetimor. Nė bazė tė dokumentimit dhe tė dėshmive tė dėshmitarėve tė tjerė kriminelė lufte, rezulton se kėta tė fundit mbahen mirė nga autoritetet greke, rezulton gjithashtu se autoritetet greke i dėrgojnė bashkė me xhandarė dhe me banda tė sė djathtės nė okupacione kundra partizanėve ose pėr tė persekutuar demokratėt. Nė radhė tė parė rezulton se kėta kriminela lufte pėrdoren nga qeveritė greke kundra tre shteteve demokratikė tė Ballkanit. Pėrgėnjeshtrimi grek u duk fallco dhe i bazuar sidomos mi dėshmitė e kriminelėve tė luftės qė janė tė dispozuar tė luftojnė kundra vendeve tė tyre me ēdo mjet.”

  13. #233
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Monarko-fashistėt grekė: Duhet pushtuar Shqipėria


    OLIMBI VELAJ-Gazeta Metropol

    17 Shkurt Pretendimet e forcave tė djathta nė Greqi pėr territoret shqiptare. Shtypi dhe politika e vendit fqinj pėrmes raportit tė vitit 1948, tė Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme

    Ēfarė do tė lexoni:

    -Komiteti i Punėve tė Jashtme Greke, i kohės sė qeverisė Vulgaris, i pėrbėrė nga krerėt e tė gjitha partive politike greke u shkruan njė memorandum aletatėve nė maj 1945.

    - Kėrkohet okupacioni imediat i Shqipėrisė sė Jugut nga forcat e armatosura greke.

    -Gazetat e djathta “kėrkojnė” Epirin e Veriut.

    -Ēfarė iu kėrkua dhe ēfarė bėnė aleatėt pėr pretendimet greke.

    -Komunistėt denoncojnė: Fashizmi grek do tė tėrheqė vėmendjen prej ēėshtjeve tė brendshme.

    Monarko-fashistėt grekė ishin kthyer nė njė rrezik serioz pėr fqinjėt nė vitet kur sapo kishte mbaruar Lufta e Dytė Botėrore. Ēėshtja e Epirit tė Veriut shtrohej me mė forcė se kurrė dhe elementėt ekstremistė arrinin tė shprehnin hapur dėshirėn pėr pushtimin e kėtyre territoreve, deri nė seancat e parlamentit grek tė kohės.

    Turbullirat qė shoqėruan Greqinė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, u dhanė dorė qarqeve monarko-fashiste tė ecnin drejt realizimit tė dėshirės sė tyre. Ndėrkohė tė favorizuar nga situata nė rajon, ku komunistėt kishin ardhur nė fuqi nė Jugosllavi e Shqipėri, kur Bullgaria u pozicionua gjithashtu nė kampin lindor, Greqia mbetej vendi qė shihej me njė sy tjetėr prej aleatėve tė mėdhenj tė perėndimit. Pikėrisht nė vitet 1945 dhe 1946, pak para Konferencė sė Paqes nė Paris dhe gjatė saj, ndėrsa pėrfaqėsuesit e aleatėve dhe tė vendeve fituese bisedonin pėr paqen dhe pėr tė drejtat e minoriteteve, nė kufijtė ballkanikė kishte ende shumė pasiguri dhe frikė. Popullsitė e rajoneve kufitare me Greqinė ishin pėrditė nėn tmerrin e bandave monarko-fashiste. Ndėrsa shtypi, mė shumė se kurrė hidhte pėr konsum idenė e Greqisė sė Madhe. Vetėm pak gazeta tė majta, ku dominonin komunistėt, denoncuan asokohe pretendimet greke pėr territore dhe absurdin e veprimeve tė monarko-fashistėve.

    Ministria e Punėve tė Jashmte e Shqipėrisė, nė njė raport tė posaēėm qė flet pėr Epirin e Veriut nė vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore, hedh dritė mbi kėtė ēėshtje. Pėrmes shkrimeve tė gazetave, fjalimeve tė parlamentit, pohimeve tė bėra nė konferenca ndėrkombėtare dhe pėrmes burimeve tė tjera, raporti ndriēon mė shumė situatėn. Sigurisht, duke mos harruar se mėnyra se si ėshtė shkruar varion shumė edhe nga mėnyra se si ishte asokohe e orientuar Shqipėria; cilėt ishin aleatėt e saj dhe cilėt ishin tė tjerėt.

    Raporti

    II) Politikė provokonjėse e monarko-fashistėve grekė karshi Shqipėrisė


    Monarko-fashistėt grekėr tė nxitur dhe ndihmuar kurdoherė prej anglo-amerikanėve tė cilėt ndjekin qėllime tė caktuara ndaj demokracive tė rea e kanė provokuar Shqipėrinė jo vetėm nė kufi dhe brenda kufive t’ona po kudo qė kanė patur rast dhe mundėsi, si nė konferencat e mbledhjet e ndryshme me karakter ndėrkombėtar ashtu edhe nė organizatat me karakter ndėrkombėtar si nė Kėshillin e Sigurimit dhe nė Komisionin Hetimor. Ata kanė bėrė karshi nesh njė politikė provokacioni sistematik. Kėtė politikė provokacioni ata e kanė bėrė me qėllim qė tė pregatitin njė agresion kundėr integritetit t’onė tokėsor kundra vetė indipendencės s’onė. Kėrkesat e tyre tė poshtra ata i mbėshtesin nė politikėn e tyre tė provokacionit, nė interesat e patronėve tė tyre imperialistė qė e kanė si halė nė sy njė Shqipėri indipendente dhe demokratike tė mbėshtetur nė miqtė e saj tė fortė dhe besnikė kampionė tė paqes, tė demokracisė dhe tė mbrojtjes s’indipendencės dhe sovranitetit tė popujve tė vegjėl, nė Bashkimin Sovjetik e nė Jugosllavinė.

    1) Qeveria monarko- fashiste si me shtyp, me dekllarata dhe me radio ndjek sistematikisht njė politikė provokacioni duke rivendikuar krahinat t’ona mė tė mira dhe duke e quajtur vehten nė luftė me Shqipėrinė.

    Nė broshurėn “Akte Agresive…” nė lidhje me “deklaratat e personaliteteve zyrtare tė qeverisė greke” thuhet nėr tė tjera:

    “ Komiteti i Punėve tė Jashtme qė u formua nė kohėn e qeverisė Vulgaris dhe qė pėrbėhej nga krerėt e tė gjitha partive politike greke si Th. Sofulis, J. Kafandaris, N. Pllostiras, E. Cuderos, L. Papandreu, C. Dragumis, J. Melas, S. Gonotas, A. Aleksandris, D. Maksimos, S. Maksimos, S. Theotokis, K. Rendis, i mbledhur nė 20.V. 1945 nė Athinė ka shkruar njė memorandum ku ju kėrkohet Aliatėve okupacioni imediat i Shqipėrisė sė Jugės nga ana e fuqive t’armatosura greke:

    “……..Komiteti mendon ze zgjidhja e vetme do tė qe qė forcat aliate t’okupojnė Epirin e Veriut duke pėrdorur pėr kėtė gjė forcat greke qė bėnin pjesė nė forcat aliate dhe qė janė nėn urdhėrat e kėtyre tė fundit….” (Akte agresive…faqe 8)

    dhe mė poshtė broshura shkruan: (faqe 8)

    “Kuislingu Stilianos Gonatas, organizatori i batalioneve tė sigurimit, shumė herė me radhė ministėr nė qeveritė reaksionare suksesive greke dhe tashti ministėr i Punėve Publike nė kabinetin Maksimos, nė njėrėn nga dekllarat e tij tė publikuar nga Gazeta “Krajvi” e Janinės, 11 Qershor 1945 No 811, thotė “….gjer sa aliatėt t’i akordojnė tė drejtėn Greqisė qė t’okupojė Epirin e Veriut ushtarakisht, gjer nė Konferencėn e Paqes…

    ne duhet tė kėrkojmė qė Epiri i Veriut tė okupohet nga ushtėrija britanike ose amerikane pėr tė mbrojtur popullatėn e vendit…”

    Monarko-fashistėt grekėr kur nuk e marrin dot vet drejt pėr drejt njė gjė kėnaqen t’a marrin edhe me duart e anglo-amerikanėve, patronėve tė tyre, duke shėrbyer vetė si agjentė provokatorė.

    Po nė kėtė drejtim, po kėtė politikė provokacioni ndjek dhe shtypi monarko-fashist grek.

    Ja se ē’shkruan nė gazetėn “Epiri i Veriut” tė Janinės mė datė 25.5.1946.

    Dr. Meletsitis Reis nė njė artikull me titull “Ju kėshillojmė shqiptarėve 1):

    “….I gjithė vėndi qė quhet sot Shqipėri ka qenė vėnt grek, me fe greke, me zakone greke, me zemėr dhe mentalitt grek…”

    Dhe nė numurin mė datė 29.7. 1945 ay shkruante:

    “…Epirotė tė Greqisė sė Lirė, t’Epirit nėn zgjedhė, grekėr tė t’ashtuquajturės Shqipėri, nė kėto momente kaqė kritike dhe kaqė madhėshtore ju duhet tė organizohi.

    Njė ditė, fare afėr, ēlirimi i Epirit tė Veriut do tė jetė njė gjė e kryer. Njė detyrė e madhe na bije tė gjithėve qė tė jemi gati duke pritur dhe tė ndihmojmė nė ēdo rast ushtėrinė t’onė qė do vejė tė ēlirojė krahinat greke t’Epirit tė Veriut.”

    Gazeta “Kathimerini” qė del nė Athinė nė numrin e saj mė datė 20 Qershor 1945 shkruan:

    “……..si Katoni, tė na falni qė po pėrdorim njė romak, qė i mbaronte fjalimet e tij “Delenda Cartage” sepse kjo qe n’interes tė Romės; dhe Greqija duhet t’a mbarojė ēdo gjė qė bėn dhe ēdo gjė qė thotė me kėto fjalė: “ Duhet okupuar Shqipėrija”…”

    Gazeta “To Ethnos” e Janinės, mė datė 29 Maj 1945 nė njė artikull me titull “Greqija dhe Epiri i Veriut” shkruar nga Kristo Papastavros thotė: “…Ligjet e luftės kėrkojnė okupimin e Shqipėrisė dhe bashkimin e saj me territorin e fitonjėve…”

    Gazeta “ To Vima”, organi kryesor i Partisė Liberale Greke tė Sofulis-it nė njė artikull me titull “ Cilėt janė aspektet e jashtme tė problemit shqipėtar nė pėrgjithėsi”, tė botuar nė numrin e saj mė datė 3 gusht 1945 thotė:

    “…Sikur fati ynė i keq tė donte qė sllavėt tė kontrollojnė Vlorėn, zotėrimi ynė mi Kanalin e Korfuzit dhe anėdetin e Epirit qė ėshtė pėr karshi tij do tė ishte i dyshimtė…”

    Propogandėn e tyre provokonjėse e mbėshtetin mi ndihmėn anglo-amerikane direkte ose indirekte. Rivendikimet e tyre tokėsore kanė simpathinė dhe pėrkrahjen anglo-amerikane.

    Gazeta “Ellas”, organi i Papandreut, nė njė artikull tė shkruar nė numrin me datė 17.9. 1945 nga E. K. Stasionopollos thotė:

    “…Greqija duhet tė jetė e mbrojtur nga ēdo sulm qė munt tė vijė nė tė arthme nga ana e Shqipėrisė. Po qe se aliatėt vendosin t’i japin indipendencėn kėti vendi atėherė duhet absolutisht qė ajo tė bėhet njė krye-urė pėr tė sulmuar Ballkanin. Vlora veēanėrisht qė ėshtė kyēi me rėndėsi i Adriatikut dhe pikė nisje pėr ēdo sulm kundra Greqisė duhet, po qe se nuk na jepet ne, tė viht nėn kontrollin e britanikėve ose tė amerikanėve…….”

    Gazeta “Maqedonia” e Selanikut mė datė 19/7/1945, me No 11295 ka botuar rezolucionin qė u muar nė mbarimin e njė manifestimi monarko-fashist t’organizuar nė Selanik mė 18.7. 1945; prej tij po marrim njė fragment: “…Greqija kėrkon nga Tre tė Mbėdhenjtė qė tė japin urdhėr t’okupohet ushtarakisht Epiri i Veriut pėr tė shpėtuar popullatėn greke…….”

    Dhe gazeta “Nea Alithia” organi i Gestapos nė Selanik gjatazi okupacionit nazist nė No 82 mė datė 7.5.1945 shkruan:

    “….Ėshtė njė detyrė pėr Aliatėt qė tė okupojnė Shqipėrinė. Shqipėrija si bazė ose si pikėnisje e fashizmit, vazhdon tė formojė njė rrezik dhe tė provokojė turbullira. Qeverija greke duhet tė kėrkojė ndėrhyrjen e ushtėrive anglo-amerikane nė Shqipėri dhe t’u shpjegohet haptazi arėsyet qė e shtynė atė tė vepėrojė nė kėtė mėnyrė…”

    Nė lidhje me politikėn provokonjėse greke me rivendikimet e tyre tokėsore karshi fqinjėve pėrfaqėsonjėsi jugosllav pranė Komisionit Hetimor nė Athinė paraqit njė seri argumentash tė bazuara mi thėnie shtypi dhe personalitetesh me rėndėsi tė qarqeve monarko-fashiste greke:

    “a) Gazeta “Hellinikas Voras” e Selanikut mė datė 30 ttor 1945 ka publikuar njė rezolucion tė Kongresit Pan Helenik pėr rivendikimet nacionale dhe kėndojmė sa vijon: “ Dhėnia e Epirit tė Veriut me ishullin Sazan dhe me Liqenin e Ohrit”,

    “dhėnia e Maqedonisė sė Veriut dhe e Thrakės sė Veriut (Rumelia lindore) nė kufitė britanike, ethnografike, gjeografike, gjoe-ekonomike dhe strategjikė tė kėtyre vendeve”. (S/AC.4/P.V./21) (Faqe 3)

    dhe mė poshtė ay thotė:

    “b) nė njė seancė tė Parllamentit nė Athinė, mė 24.6.46 deputeti G. Jakovu ka thėnė:

    “ Kam nje projekt qė parashikon zgjanimin e kufivet. Po ja jap kryesisė qė tė ruhet nė arqivėn e Parllamentit. Kufija jonė duhet tė nisė nė grykėn e lumit Ishm (n’Adriatik), tė shkojė nga majat e maleve Shar-Planina duke marrė brėnda mburimet e Vardarit dhe Orvilas, mė tutje nga perėndimi, tė ndiqet duke kapėrxyer lumi Struma nė kyēi hekurudhor i Katerinovo-sė, qė nga kjo pikė tė shkohet nga majat e malit Skomion duke u drejtuar nga gryka Trajan dhe kota 1573 e maleve Ballkan qė duhet t’ndjekė gjėr nė Detin e Zi nė krahinat e lokaliteteve Aetos- Psigos Anhilaos”.

    Pastaj jep nji fragment tė njė fjalimi qė ka mbajtur K. Caldaris mė 10 Qershor 1946 dhe ku thotė nėr tė tjera:

    “Rivendikimet t’ona kombėtare nuk kufizohen vetėm viset e njohura nga akte ndėrkombėtare si greke nga pikėpamja historike dhe juridike. Tė drejtat t’ona nė lidhje me kėto vise janė evidente pėr tė gjithė Dodekanezi, Epiri i Veriut dhe sigurimi i kufive nuk na mjaftojnė. Ka tė tjera vėnde greke, greke tė pa kontestuarshme, si nė jug dhe nė veri. Atje drejt veriut sidomos fillojnė rivendikimet e Greqisė qė tė kompletojmė shtetin t’onė nacional dhe qė tė zgjidhim problemin e hapėsirės…”

    (Gazeta “To Fos” e 12 Qershorit 1946)

    Pėrfaqėsonjėsi Jugosllaf paraqit pak mė poshtė edhe thėniet e N/Admiralit dhe ish-ministrit Perikli Argiropullos tė marra nga gazeta “Ethnikizmos” mė datė 30.IV.1946 ku thuhet:

    “Rivendikimet greke i sigurojnė Britanisė sė Madhe dhe Shteteve tė Bashkuar zotėrimin e Mesdheut.”

    Nė lidhje me pėrkrahjen qė i bėjnė kėsaj politike tė monarko-fashistėve grekėr qarqet imperialiste anglo-amerikane pėrfaqėsonjėsi jugosllav thotė:

    “ Disa fakte na tregojnė se regjimi i sotmė nė Greqi gėzon pėrkrahjen e huaj jo vetėm nė politikėn e tij tė mbrendėshme antidemokrtike po gjithashtu nė politikėn e tij tė provokacioneve tė rrezikshme dhe tė rivendikimeve tokėsore nė kurris tė vėndeve fqinj. Kjo ide ėshtė e zakonshme qė nga ardhja e trupave Britanike gjer mė sot.

    “ Komandanti britanik, gjenerali Scobie ka dekllaruar qė nė fillim tė Tetorit 1945 nė Follorinė se: “ Trupat britanike nuk do tė hiqen mė parė se tė jetė realizuar lumtėrija dhe tė drejtat kombėtare tė grekėrve”.

    “Kryeministri i njėrit prej Shteteve tė Common ėealth-it britanik, mareshalli i Afrikės sė Jugės, Jan Smuts mbajti nė Athinė mė 15/12/1946 njė fjalim ku tha: “Grekė mos humbisni kurajon. Ngrini kokėn lart dhe pėrgatituni pėr tė arthmen e madhe qė ju prźt. Njė Greqi mė e madhe do tė rilindė…”

    Ja si shkruan gazeta “Ethnikos Agon” e Janinės mė 16.5.1946 nė lidhje me premtimet qė bėri njė oficer britanik i M.4-it pranė brigadės sė VII-t tė divizionit grek nė Epir:

    “………Vorioepirotėt shprehin gėzim dhe mirėnjohje si dhe bindjen se Aliatėt t’onė tė mbėdhenj e tė ēquar, Britanija e Madhe dhe Amerika, do tė kenė mirėsinė tė japin urdhėr pėr sė shpejti qė trupat greke t’avancojnė pėr tė ēliruar Epirin e Veriut martir nga zgjedha tiranike shqipėtare…”

    “Kėti apeli oficeri britanik i ndėrlidhjes ju pėrgjigj duke thėnė: “Ne ju japim premtim pėr kėtė”.

    Njė dokument tjetėr qė provon pėrkrahjen britanike nė rivendikimet greke karshi Shqipėrisė ėshtė edhe itervista zyrtare e Dragumirit e publikuar nga gazeta “Maqedonija” No 11584 mė datė 20 Qershor 1946 ku thuhet se ēėshtja e “Epirit tė Veriut” nuk duhej tė prekej nė fillim po se filohelenizmi i kulluar i Z.it Bevin e bėri qė tė ngjasė e kundėrta…”

    Dhe gazeta “To Fos” e Selanikut mė datė 21 Qershor 1946 publikon deklaratėn e shespotit Kotoko, kur kthehet nga Amerika, dhe ku thuhet sidomos:

    “Neve kemi gjetur njė mirėkuptim tė math nga ana e britanikėve; nuk do tė na meren tė drejtat t’ona.”

    Shtypi i mėngjėr nė Greqi ėshtė kundra pretendimeve dhe rivendikimeve monarko-fashiste; ay shkruan se janė tė mara dhe absurde rivendikimet greke, se ato pėrkrahen nga anglo-amerikanėt nė dėm tė paqes dhe tė afrimit tė popujve nė Ballkan, nė dėm tė vetė Greqisė.

    Nė gazetėn “ Llaiqi Foni”mė datė 8 Nėntor 1946 Zaharidhis, sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste Greke shkruan nė njė artikull me titullin “ Rreziqe kombėtare immediate” edhe kėto fjalė:

    “ Sot pėrdoret Greqija pėr t’i vėnė kazmėn veprės qė po ndėrtohet nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Tėrė bota e di provokimet e pa prera dhe episodet qė monarko-fashistėt krijojnė ēdo ditė nė kufinė greko-shqiptare. Kjo ka qenė provuar edhe nga ushtarakė grekėr nė deponime me pėrgjegjėsi tė rėndė; kjo ka qenė edhe publikuar dhe autoritetet greke nuk e kanė pėrgėnjeshtruar. Kėto fakte kanė qenė provuar nga organi gjysmė-zyrtar i Partisė Populiste, “Vradhimi”, kur ka shkruar se po tė mos qenė komunistėt grekėr ēėshtja e Epirit tė Veriut do tė qe realizuar, d.m.th. se do tė kishte plasur lufta.”

    Gazeta “Riszospastis” nė numrin e saj mė datė 29.VI. 1945 nė njė artikull tė shkruar nga K. Karajorgjis shkruan:

    “…..Qeverija ėshtė dakord me propozimin e Ligės Ushtarake S.A.A. pėr t’okupuar Epirin e Veriut indipendenca e tė cilit ėshtė siguruar nga Tė mbėdhenjtė…”

    dhe, gazeta “Foni tis Ipiru” mė datė 20 Maj 1946 shkruan:

    “…..Monarko-fashistėt qė thėrresin Tiranė- Sofje- Moskė pa menduar se rruga qė shpie atje ėshtė e pėrpjetė dhe se ajo qė shpije nė Selanik ėshtė e tatėpjetė, shpresojnė tė dalin fitonjės nga kjo luftė. Po ata le t’a dinė megjithatė se po qe qė provokohet lufta ata do tė lėnė kokėn atje…”

    Gazeta “Agonistis” nė njėrin nga artikujt e saj “Ēėshtja e Epirit tė Veriut” publikon nė numrin me datė 5 Qershor 1945 edhe kėto fjalė:

    “…….Reaksioni grek po bėn tashti njė shamatė tė madhe pėr okupimin e Epirit tė Veriut nga aliatėt dhe nga trupat greke. Ku reh gjithė kjo shamatė?

    “Ajo do qė tė krijojė turbullina nė Ballkan me shpresė qė nė kėtė mėnyrė tė provokojė njė luftė midis aliatėve. Fashizmi grek, qė t’ja heqė vėmendjen popullit grek prej ēėshtjve tė brėndėshme qė janė vitale, ka organizuar njė fushatė tė gjerė rreth ēėshtjes s’Epirit tė Veriut…”

    vijon nesėr

    Nė numrin ėn vazhdim:

    - Monarko-fashistėt dhe politika e tyre antishqiptare pėrmes konferencave ndėrkombėtare.

    - Caldaris dhe “diplomacia e fshehtė” nė Konferencėn e Paqes.

    - Mosha Pijade, delegati jugosllav denoncoi propozimin pėr “ndarjen” e Shqipėrisė midis grekėve e sllavėve.

    - “Fiaskoja” e kėrkesave greke nė Paris.

    - Dendramis, delegati grek nė Kėshillin e Sigurimit: “Vendi im ėshtė akoma nė gjendje lufte me Shqipėrinė”

  14. #234
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kur Caldaris kėrkonte ta « ndante » me jugosllavėt Shqipėrinė

    OLIMBI VELAJ

    18 Shkurt Konferenca e Paqes nė Paris, 1946. Njė bisedė recepsioni : Grekėt u propozojnė jugosllavėve t’u lėnė atyre jugun dhe tė bėjnė ē’tė duan me veriun e Shqipėrisė

    Konferenca e Paqes nė Paris ishte pėr Shqipėrinė njė sfidė e madhe, sidomos pėr sa i pėrket pėrballjes me pretndimet territoriale greke. Nė seancat e saj delegatėt grekė me nė krye Caldarisin po shpalosnin pėrpara pjesėmarrsve njė paqsqyrė krejt tė gėnjeshtėrt tė gjėndjes. Ata akuzonin shtetin dhe qeverinėe shtetit fqinj pėr shfarojse tė popullsisė greke nė jug, nė zonėn qė e kishin quajtur Epiri i Veriut. Ndėrkohė qė dėbimet dhe masakrat nė Ēamėri ishin tė freskėta, pėrfaqėsuesit grekė shpalosnin nė konferencė njė shtrembėrim tėplotė tė tė vėrtetės.

    Nė vitet qė pasuan mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Ballkan kufijtė u bėnė sėrish temė dite, por pėrfaqėsuesit shqiptarė mbrojtėn me forcė tė drejtat e tyre dhe arritėn, sė bashku me fqinjėt e tyre jugosllavė e bullgarė, tė mos lejonin qė pretendimet greke tė merreshin nė konsideratė.

    Ėshtė me interes njė denoncim i delegatit jugosllav Mosha Pijade, i cili pohon se pėrfaqėsuesit grekė u kishin kėrkuar pėrfaqėsuesve jugosllavė ndarjen e Shqipėrisė.

    Nė njė raport tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, qė prej disa numrash po vijon tė botohet nė gazetė, del qartė se si kanė qenė situatat dhe qėndrimet e fqinjėve nė vitet 1945- 1946. Raporti ėshtė i vitit 1948 dhe flet posaēėrisht pėr Ēėshtjen e Epirit stė Veriut. Nė kėtė numėr po vijojmė me tė dhėnat qė paraqet ai pėr qėndrimin grek ndaj Shqipėrisė nė konferencat dhe mbledhjet ndėrkombėtare.



    Raporti

    2).-Politika provokonjėse e monarko-fashistėve grekėr karshi Shqipėrisė nė Konferencat dhe mbledhjet Ndėrkombėtare.

    - Nė Konferencėn e Paqes nė Paris, vetė Kryeminstri i Qeverisė monarko-fashiste bėri njė seri rivendikimesh dhe akuzash provokonjėse karshi Shqipėrisė. Nė njė konferencė ku Shqipėrija kishte dėrguar pėrfaqėsonjėsin e saj mė tė autorizuar pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj karshi Italisė, Kostandin Caldaris u pėrpoq me ēdo kusht tė shprehė politikėn e tij provokonjėse dhe imperialiste karshi Shqipėrisė me njė seri thėniesh dhe kėrkesash sa absurde aqė edhe cinike e tė poshtra. Nė seancėn e gjashtė plenare, mė 3 gusht 1946 ay tha nėr tė tjera : (Faqe 5) (C.P.Plen/6)

    « Nė konfliktin qė posa mori funt Greqija mbeson t’a ketė plotėsuar detyrėn e saj . Pa hezituar ajo u ka bėrė ballė me indinjatė agresorėve italianė dhe shqiptarė me gjithė qė agresioni u bė nė njė moment kur situata ushtarake dukej sikur po vėrtetonte shpresat e Aksit.... »

    Dhe mė poshtė kur shtron ēėshtjen e rivendikimeve tokėsore karshi Bullgarisė ay thotė : faqe 8, C. P./Plen/6.-

    « Greqija kėrkon gjithashtu qė sigurimi i saj tokėsor tė garantohet nė tė arthmen duke i dhėnė Epirin e Veriut dhe duke rishikuar kufitė e saja me Bullgarinė. »

    Pas rivendikimeve tokėsore qė bėn karshi nesh, Caldaris dekllarohet edhe nė gjėndje lufte me Shqipėrinė duke thėnė :

    « Gjėndja e luftės midis nesh dhe Shqipėrisė duhet tė gjejė njė zgjidhje naturale dhe tė drejtė duke i dhėnė Epirin e Veriut Greqisė. »- (C.P/Plen/6).

    Nė seancėn e nėntė plenare tė Konferencės sė Parisit Caldaris ēfaqet kundra pranimit tė Shqipėrisė nė atė Konferencė dhe thotė:

    « Delegacioni helenik mendon se propozimi pėr pranimin e Shqipėrisė si anėtare e kėsaj konference ėshtė krejtė i pa pranueshėm. Nė fakt Shqipėria nuk ka asnjė nga cilėsitė e nevojshme pėr tė patur tė drejtė pėr njė ftesė tė kėtillė. » (Faqe 2-3) C.P/ Plen/9).

    Dhe nė seancėn plenare tė Konferencės sė Parisit mė datė 30 Gusht 1946 (C.P./plen/25) Dragumis, delegati i Greqisė i propozoj Konferencės qė tė vihet nė urdhėr tė ditės projekt rekomandimi ku thuhet nėr tė tjera :

    « ....duke u bazuar mi dispozitat dhe dekllaratat e Potsdamit dhe me qėllim qė tė vendosen kondita normale midis Greqisė dhe Shqipėrisė, konferenca vendos tė shikojė dhe tė zgjidhė nė njė mėnyrė tė drejtė disa ēėshtje territoriale tė varura. »

    Caldaris jugosllavėve : Na e lini ne jugun, ju merrni veriun

    Politika provokonjėse e Caldaris shkon edhe mė tutje duke pėrdorur skenat sipas traditės sė dipllomacisė sė fshehtė tė Traktatit tė Londrės 1915 dhe tė marrėveshjes Titoni-Venizellos (1919). Nga dekllaratat qė bėri delegati jugosllav Mosha Pijade, rezultonte se Caldaris-i u kishte propozuar delegatėve jugosllavė Ales Bebler dhe

    Joze Wilfan qė Shqipėrija tė ndahej nė mes tė Jugosllavisė dhe Greqisė.

    Mosha Pijade dekllaroj :

    « Nė bisedimet qė ka patur Z. Caldaris me dy anėtarė tė delegacionit jugosllav, Ales Bebler dhe Joze Ėilfan- nė njė resepsion- duke dashur tė ketė pėlqimin e delegacionit jugosllav nė lidhje me kėrkesat greke pėr Shqipėrinė e Jugės, ay ka dekllaruar se Qeverija Greke nuk ka asnjė kundėrshtim qė Jugosllavija t’aneksojė nė Shqipėrinė e Veriut pjesėn qė dėshiron..... »

    Pėrgjigja e delegacionit shqiptar

    Nė seancėn e 21 qė u mbajt mė 21 Gusht 1946 Kryeministri i Republikės Popullore tė Shqipėrisė, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, ju pėrgjigj alegacioneve dhe kėrkesave tė poshtra greke njė me njė me dokumenta tė shėndosha dhe tė pa kundėrshtueshme. Dhe mė nė fund konkludoj pėrgjigjen qė i dha monarko-fashistit Caldaris me kėto terma :

    « ....Qėllimi i vėrtetė i alegacioneve tė delegatit grek ėshtė qė t’i merren Shqipėrisė dy krahinat, ajo e Korēės dhe ajo e Gjirokastrės qė kanė qenė gjithnjė qendra mė e flaktė e nacionalizmit shqiptar qoftė nė kohėn e okupacionit tė gjatė turk, qoftė, sidomos gjatazi luftės sė ēlirimit kombėtar kundra zaptonjėsve italianė dhe gjermanė. Kėto synime pasqyrojnė poltikėn e vjetėr tė megali-idesė helenike d.m.th. atė tė ekspansionit imperialist grek nė gjithė Ballkanin, ide qė rron akoma nė kokėn e qeveritarėve tė sotėm grekėr. Nė fakt ato, me rivendikimet qė bėjnė karshi Shqipėrisė, me provokimet qė bėjnė ēdo ditė nė kufitė tona dhe me intrigat qė kurdisin si ajo e propozimit qė i bėnė Delegacionit Jugosllav Z. Caldaris vetė, pėr ndarjen e Shqipėrisė kėrkojnė tė prishin paqen nė Ballkan.


    « Zotėrinj ne mendojmė se ėshtė e pa kuptusheme dhe e pa pranueshme qė tė ngrihet nė kėtė Konferencė ēėshtja e integritetit tokėsor tė Shqipėrisė. Populli shqiptar i vogėl nga numuri, po i madh nga sakrificat qė ka bėrė pėr kauzėn e pėrbashkėt nuk ka ardhur kėtu pėr tė diskuatuar mi kufitė e tij, po, qė tė afirmojė dhe tė kėrkojė tė drejtat e tij. Neve dekllarojmė solemnisht se brėnda kufive t’ona tė sotme nuk ka as njė pėllėmbė tokė tė huaj dhe nuk do tė lejojmė kurrė qė tė na preken tokat t’ona sepse pėr ne ato janė tė shenjta. »

    Si kjo thenie e udhėheqėsit tė Qeverisė dhe tė popullit shqiptar si thėniet me shumė rėndėsi tė pėrfaqėsonjėsve Sovietikė, Ukrainas dhe Jugosllavė, si edhe vetė vendimet qė duallnė nga konferenca e Parisit qė i demaskuan dhe i rrėzuan me mospėrfillje alegacionet dhe rivendikimet greke nuk e ndaluan Dragumis, Nėn/Sekretar Shteti pėr Punėt e Jashtme qė kur u kthye nga Parisi pas mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme pėr pėrgatitjen e projekt-traktatit tė paqes me vende ish satelitė tė Gjermanisė, qė, prapė tė nisė nga rivendikimet dhe nga politika provokonjėse e Qeverisė Greke duke thėnė :

    « ....Neve rivendikojmė gjith Epirin e Veriut duke e shpėnė kufirin e tij mi vijėn qė shkon nga Poradeci nė Vlorė. Qyteti i Vlorės do t’i mbetet Shqipėrisė po gjiri i Vlorės dhe gadishulli do t ‘i jepn Greqisė. Neve kėrkojmė gjithashtu qė ishulli i Sazanit tė jetė grek dhe tė jetė pjesė e pa ndarė e ishujve jonianė....”

    Me gjithė qė Dragumis ishte i kualifikuar t’a dinte se nė bazė t’artikullit 22 tė Traktatit tė Paqes me Italinė Sazani i mbeti Shqipėrisė me gjithė kundėrshtimet dhe manevrat e vetė Dragumis-it.

    Greqia, ēfarė bėri qė Shqipėria tė mos pranohej anėtare e OKB

    Politika provokonjėse e Greqisė monarko-fashiste karshi nesh nuk mbaroj me Konferencėn e Parisit me gjithė fiaskon qė pėsuan pretendimet dhe kėrkesat greke. Ajo vazhdoj tė bėhet gjithnjė mė provokonjėse si nė propagandė e nė provokacione nė kufi ashtu edhe nė mbledhje e forume ndėrkombėtare me shumė rėndėsi. Qė nga Dhjetori i vitit 1946 e gjer mė sot Qeverija monarko-fashiste greke e pėrkrahur nxehtėsisht nga patronėt e saj anglo-amerikanė ėshtė pėrpjekur qė me provokacionet dhe me politikėn e saj provokonjėse t’ja hedhė fajin e gjėndjes sė krijuar nė Greqi fqinjėve tė saj, tė gjejė argumenta dhe kuadėr tė ri pėr rivendikimet e saj ekspansioniste, pėr tė prishur paqen nė Ballkan dhe nė botė. Politika provokonjėse greke karshi nesh dhe fqinjėve tė tjerė tė veriut u bė objekt bisedimesh dhe vendimesh nė Kėshillin e Sigurimit dhe nė Asamblenė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ēėshtja greke ėshtė rrahur me muaj me radhė nė O.K.B. dhe nė K. e S. pėr tė janė krijuar organizma tė posaēme hetimi si Komisioni Hetimor grupi Subridiar dhe Komisioni Special.

    Nė muajin Shkurt 1946 dhe pastaj pėrsėri nė Gusht tė vitit 1946, kur u shtrua ēėshtja pėr pranimin e Shqipėrisė si anėtare e Organizatės sė Kombeve te Bashkuar, Greqija monarko –fashiste mban njė qėndrim agresiv dhe provokonjės karshi Shqipėrisė.

    Ja si shprehet karshi nesh mė 28 Gusht 1946, nė Kėshillin e Sigurimit, pėrfaqėsonjėsi grek, Dendramis kur thotė nėr tė tjera : ( S/P.V.55-28 gusht 1946), (faqe 58).

    « Vėndi t’im qė, edhe pas zhdukies tė tė gjitha forcave t’aksit, ėshtė, nga ana teknikisht akoma nė gjendje lufte me Shqipėrinė, kėrkon nga Kėshilli i Sigurimit qė Shqipėrija tė mos pranohet si Anėtare e Kombeve tė Bashkuar sa kohė qė ēėshtjet kufitare me tė nuk janė rregulluar, sa kohė qė midis tė dy vendeve nuk janė vendosur marrėdhėnie normale dhe sa kohė qė Shqipėrija nuk ka dhėnė prova se ėshtė njė vend paqėsor qė ka zotėsi dhe vullnet qė tė veprojė nė konformimet me detyrimet ndėrkombėtare dhe tė respektojė tė drejtat e njeriut. »

    « Pranimi i Shqipėrisė do tė qe njė nxitje pėr qeverinė e kėti vendi qė tė ēfarosi ata grekėr qė kanė mbetur nė Epirin e Veriut dhe kėshtu t’i japė funt veprės sė ēfarosies qė ka bėrė ajo nėr vise pėrpara se tė jetė rregulluar kjo ēėshtje nga Konferenca e Paqes dhe nga tė Katėr tė Mbėdhenjtė. Kjo tolerancė do t’i siguronte njė pozitė tė privilegjuar njė sateliti t’Aksit. »

    Pėrfaqėsonjėsi i qeverisė monarko-fashiste greke jo vetėm qė mban njė qėndrim agresiv dhe provokonjės po ka paturpėsinė dhe cinizmėn qė pas masakrave tė Ēamėrisė dhe ēfarosies sistematike tė minoritetit shqiptar nga bandat dhe qeverija monarko-fashiste nė Greqi t’akuzojė pa asnjė bazė Qeverinė Shqiptare pėr ēfarosje tė minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugės.


    Nė Kėshillin e Sigurimit Kostandin Caldaris nė seancėn e 12 Dhetorit 1946 ngre akuzė kundra fqinjėve tė veriut, Jugosllavi, Bullgari dhe Shqipėri duke thėnė midis tė tjerash (S/P.V.83) (Faqe 17):

    “Kėto akte agresioni kundra vendit t’onė janė bėrė nė bazė tė njė pllani sistematik dhe tė parashikuar gjer nė hollėsitė mė tė vogla. Taktika e pėrdorur ka dy forma:

    “ 1) Propagandė e madhe nė favor tė futjes sė Maqedonisė helenike nė shtetitn federal jugosllav tė Maqedonisė.

    2) Ndihmė aktive bandave revolucionare qė pėrdorin tokėn jugosllave, shqiptare dhe bullgare si bazė operacionesh pėr sulmet e tyre mi tokėn helenike.”...........

  15. #235
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si “ranė” pretendimet territoriale greke ndaj Shqipėrisė sė Jugut


    OLIMBI VELAJ

    19 Shkurt

    - Konferenca e Paqes nė Paris 1946, vendos nė njė vijė fqinjėt jugosllavė, bullgarė e shqiptarė, pėrballė grekėve dhe pretendimeve tė tyre.

    -Si iu pėrgjigjėn pėrfaqėsuesit shqiptarė shpifjeve greke pėr masakra tė bėra prej shqiptarėve ndaj grekėve nė jug tė vendit.

    -Delegatėt jugosllavė: “Regjimi i sotėm grek ėshtė kundėr ndjenjave tė popullit grek”.

    -Si u hodhėn poshtė kėrkesat greke pėr rivendikime territoriale, kėrkesa tė bėra para Kėshillit tė Sigurimit nga Kostandin Caldaris.

    Raport i Ministrisė sė Punėve tė Jashmte, i vitit 1948. Kėshilli i Sigurimit injoroi propogandėn greke ndaj fqinjėve tė saj, Shqipėrisė, Jugosllavisė dhe Bullgarisė


    Epiri i Veriut dhe pretendimet pėr marrjen e tij nga Greqia u bėnė problem ndėrkombėtar nė vitin 1946, nė seancat e konferencės sė Paqes nė Paris. Kryeministri grek, Konstandin Caldaris paraqiti ēėshtjen e ketrajtimit tė minoritetit grek nė Shqipėri si njė situatė genocidi. Ndėrsa dėbimet dhe shfarosja e ēamėve ishin evidente, pėrfaqėsuesi grek e paqiste realitetin krejtėsisht sipas interesit tė qarqeve monarko-fashiste, tė cilave edhe u pėrkiste.

    Mirėpo po nė kėtė konferencė, Jugosllavia dhe Bullgaria ishin dy vendet e tjera ballkanike qė po rrezikoheshin nga oreksi dhe praktika greke. Bandat nė veri tė greqisė po vepronin nė terren, nė Maqedoninė sllave, qė ishte pjesė e Jugosllavisė dhe nė kufirin e atėhershėm me Bullgarinė. Reagimi i fuqishėm i tre shteteve ballkanike me fakte dhe prova e bėri opinion ndėrkombėtar qė tė ndryshonte mendje pėr pretendimet greke. Edhe pse Greqia e 1946-ės kishte mbėshtetjen e fortė tė aleatėve perėndimorė, qė shihinin tek ajo vendin jokomunist nė kufi tė lindjes, ajo nuk mundi t’ia dalė qė tė realizonte pretendimet e saj krejtsisht shoviniste, sidomos nė kurriz tė Shqipėrisė.

    Nė kėtė numėr, ku vijon botimi i njė raporti tė posaēėm pėr Epirin e Veriut, raport i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, po paraqesim tė tjera fakte nė lidhje me pretendimet greke dhe se si kėto pretendime hasėn kundėrshtimin e disa vendeve pėrfaqėsuese nė Konferencėn e Parisit dhe nė disa nga konferencat dhe mbledhjet e rėndėsishme tė nivelit ndėrkombėtar.

    Fqinjėt e veriut, akuzohen nga Caldaris

    Nė Kėshillin e Sigurimit Kostandin Caldaris nė seancėn e 12 Dhetorit 1946 ngre akuzė kundra fqinjėve tė veriut, Jugosllavi, Bullgari dhe Shqipėri duke thėnė midis tė tjerash (S/P.V.83) (Faqe 17):

    “Kėto akte agresioni kundra vendit t’onė janė bėrė nė bazė tė njė pllani sistematik dhe tė parashikuar gjer nė hollėsitė mė tė vogla. Taktika e pėrdorur ka dy forma:

    1) Propagandė e madhe nė favor tė futjes sė Maqedonisė helenike nė shtetin federal jugosllav tė Maqedonisė.

    2) Ndihmė aktive bandave revolucionare qė pėrdorin tokėn jugosllave, shqiptare dhe bullgare si bazė operacionesh pėr sulmet e tyre mi tokėn helenike.”

    Pasi ngre njė seri akuzash duke parqitur njė seri faktesh e ngjarjesh tė kurdisura e tė ēpikura si pas qefit nxjerr si konkluzion qėllimet e politikės sė tij provokonjėse duke thėnė nėr tė tjra edhe kėto: (S/P/V? 83) (faqe 32-35).

    “Rezultatet tragjike tė kėtyre veprimev kriminale ne i dimė. Mė mjafton tė pėrsėrit se vazhdimi i kėsaj situate pėrbėn njė cėnim nė parimet mė elementare tė bashkėpunimit ndėrkombėtar dhe se ka farėn e njė konflikti qė munt t’a vėrė paqen nė rrezik.”

    Dhe vazhdon me demagogji:

    “…..i bėj thirrje ndėrgjegjes ndėrkombėtare dhe i lutem Kėshillit tė Sigurimit qė tė marrė sa mė parė masa tė nevojshme pėr t’i dhėnė funt kėsaj situate tragjike pėr tė cilėn nuk ėshtė e tepėruar tė themi se po tė zgjatet “ munt tė kėrcėnojė ruajtjen e paqes dhe tė sigurimit ndėrkombėtar”.

    Politikės dhe akuzės provokonjėse tė pėrfaqėsonjėsit grek i pėrgjigjet delegati jugosllav me kėto terma: (S/P. V. 83) (Faqe 36).

    “Pėrgjegjėsija e kėsaj gjėndjeje, pėrgjegjėsija e luftės civile qė mbretėron sot nė Greqi duhet kėrkuar ne faktin se regjimi i sotėm grek ėshtė kundra ndjenjės sė popullit grek. Ky regjim nuk munt tė rrojė pėr pėrkrahjen artificiale qė merr nga jashtė.

    Pėr tė shpjeguar qartėsisht kėtė situatė, mė lejoni, pėrpara se tė filloj nga diskutimi i Memorandumit Caldaris qė t’i tėrheq vėmendjen Kėshillit mi faktin se qeverija provizore e Republikės Jugosllave ka kėrkuar, me anėn e njė note qė ju ka adresuar Katėr tė Mbėdhenjvet mė 18 Korrik 1945, qė tė bėhet njė anketė mi ngjarjet qė po ngjisin atėherė nė Greqi.” (S/P.V.83) (Faqe 36-37-40-41).

    Dhe mė poshtė ay thotė:

    “….Anqeta qė ne ju propozonim nuk u bė. Pse tashti, kur po shtrohet ky problem para jush pėrpiqet dikush qė tė pranohet nga Jugosllavia njė farė fajėsie pėr kėtė ēėshtje?”

    Pėrfaqėsonjėsi i Shqipėrisė e demaskon politikėn provokonjėse tė Qeverisė monarko-fashiste greke duke vėnė nė dritė qėllimet e vėrteta tė saj. Ay thotė midis tė tjerash: (S/P/V.84) (Faqe 12).

    Memorandumi grek, njė seri akuzash pa bazė

    “Memorandumi grek qė kemi pėrpara syve ėsht njė vazhdim akuzash pa baza dhe tendencioze, kundra Jugosllavisė, Bullgarisė dhe Shqipėrisė. Po sidoqoftė ay ėshtė njė dokument zyrtar me rėndėsi qė pasqyron tendencat e qeverisė greke tė sotme qė do tė vėrė nė rrezik paqen nė Ballkan. Kėtė e konfirmon vetė fjalimi i Caldarisit qė mbajti para Kėshillit tė Sigurimit. Qeverija e Z-it Caldaris pėrpiqet qė tė mbėshtetė me ēdo mjet, edhe me ata mė cinikėt, rivendikimet teritoriale absurde qė nxjerr mė ēdo vakt kundra vendeve fqinje. Kjo politikė pa skrupull rrezikon tė provokojė turbullira tė mbėdha.”

    Pastaj ay shton: (faqe 17) ( S/P.V. 84).

    “Nuk ėshtė e para herė qė qeveria e Athinės akuzon Shqipėrinė; dy herė e ka bėrė kėtė gjė kėtu dhe e ka pėrsėritur nė Konferencėn e Parisit. Sot po nis prapė nga sulmi duke bėrė akuza tė tjera po qė kanė po njė origjinė dhe ndjekin po tė njėjtin qėllim.”

    Dhe pasi vė nė dukje rivendikimet greke karshi nesh, se si e quan unilateralisht qeverija greke vehten e saj nė luftė me ne, pasi vė nė dukje provokacionet e vazhdueshme greke ay shton: (faqe 18).

    “ Kėto fakte tregojnė qartazi se Qeverija Greke ndjek me kėmbėngulje njė politikė armiqėsore dhe ekspanionizmi imperialist karshi Shqipėrisė sė vogėl dhe paqedashėse, kundra sė cilės ai mbeson se i lejohet ēdo gjė, se ajo i ėshtė pėrveshur me kėmbė-ngulje punės qė tė hapė njė luftė tė re nė Ballkan duke krijuar njė vatėr turbullirash dhe provokacionesh.”

    “ Ja zotėrinj, arėsyeja e thellė dhe kuptimi i vėrtetė i akuzave greke kundėr Shqipėrisė.”

    Greqia, terror ndaj qytetarėve tė saj

    Pėr gjėndjen e krijuar nė Greqi, dhe, qė i kėrkon tė mbulojė Caldaris-i duke akuzuar tė tjerėt, pėrfaqėsonjėsi i Shqipėrisė pėrmėnt fjalėt e thėna nga ish-ministri i jashtm grek Z. Sofianopullos, i cili ka deklaruar publikisht mė 4 Tetor 1946, d.m.th. dy muaj mė parė se sa t’i binte nėr mėnt Caldarit tė akuzojė tė tjerėt, midis tė tjerave edhe kėto:

    “Nė Greqi gjėndja po keqėsohet pėr ditė. Terrori qė po bėn qeverija dhe veēanėrisht operacionet e marra tė spastrimit qė po bėhen nė shkallė tė gjerė kundra qytetarėve demokratė qė kanė ikur nėr krahina, kanė patur si rezultat qė tė forcojnė radhėt e atyre qė, pėr tė shpėtuar kokėn nga persekutimet, kanė kėrkuar shpėtim nė mal.”

    Pėrfaqėsonjėsi ynė nė lidhje me tragjedinė qė ka pllakosur Greqinė konkludon: (faqe 22) S/P.V. 84).

    “Pėrgjegjėsija esenciale dhe e gjithė kėsaj gjendjeje bije pra mi Qeverinė Greke, vetė. Ajo me politikėn e saj tė mbrėndshme dhe tė jashtme, pasqyron karakteristikat e regjimeve fashiste kundra tė cilėve njerėzimi ka bėrė njė luftė pa mėshirė.”

    Dhe nė lidhje me qėndrimin t’onė karshi Greqisė ay konkludon:

    “Shqipėrija e ndjek me ēqetėsim zhvillimin e politikės aktuale tė Greqisė. Shqipėrija dėshėron nxehtėsisht qė tė rivendoset rregulli dhe paqja nė Greqi qė tė rivendoset sovraniteti i popullit grek. Ajo dėshiron tė ketė marrėdhėniet mė tė mira tė njė fqinjėsie tė mirė me njė Greqi demokratike dhe tė sigurohet njė herė e mirė kundra kėrcėnimeve greke tė sotme, qė i vinė integritetit teritorial tė saj dhe indipendencės sė saj kombėtare.

    “Prandaj, si pėrfundim, nė emėr tė Qeverisė Shqiptare jo vetėm qė nuk i pranojmė akuzat qė s’kanė asnjė bazė po ne shfaqim dėshirėn qė kjo vatėr turbullirash dhe ērregullimesh qė ndodhet nė Greqi tė shuhet sa mė parė.”

    Kėshilli i Sigurimit “zbardhi ” gėnjeshtrat greke

    Nė seancėn e 19 Dhjetorit 1946 pėrfaqėsonjėsi i Bashkimit Sovjetik, Z.-ti Gromyko pasi bėn njė analizė tė shkaqeve tė vėrteta tė gjendjes nė Greqi dhe pasi vė nė dukje se:

    “Jo vetėm Kėshilli i Sigurimit po opinioni i pėrbotshėm i gjithė e di se ēėshtja greke po diskutohet kėtu pėr tė tretėn herė.”

    Ay demaskon politikėn provokonjėse tė qeverive monarko-fashiste greke karshi nesh duke thėnė: ( S/P.V.86) (Faqe 32-35).

    “I tėrheq vėmendjen Kėshillit tė Sigurimit mi faktin qė Qeverija Caldaris nuk e ka mohuar politikėn karshi Shqipėrisė, pas diskutimit tė komunikimit qė bėri Qeverija e Ukrainės. Kjo politikė ėshtė agresore nė esencė; rivendikimet greke nė lidhje me tokat shqiptare u paraqitnė jo vetėm nė Konferencėn e Parisit dhe gjetkė po ato kanė qėnė tė mbėshtetura nga provokacione ushtarake nė kufitė greko-shqiptare. Prandaj duke shqyrtuar ēėshtjen qė shtron tashti Z-ti Caldaris nuk duhet t’a harrojmė politikėn e Qeverisė Greke karshi fqinjėve tė saj.

    “Si po e tregon diskutimi pėrpara Kėshillit tė Sigurimit akuzatorėt duhet tė bėhen t’akuzuar dhe nė fakt ashtu janė bėrė qė tashti.”

    “Nė kundėrshtim me tė thėnat e delagacionit grek faktet e paraqitura tregojnė se Greqija nuk ėshtė viktima e aktivitetit tė fqinjėve po se fqinjėt po vuajnė nga armiqėsija e Qeverisė Greke dhe nga regjimi politik nė krye tė tė cilit gjenden Z-ti Caldaris.”

    - E tėrė ēėshtja greke, e ngritur nga monarko-fashistėt grekėr e pėkrahur nga patronėt e tyre anglo-amerikanė si nė Kėshillin e Sigurimit, nė Komisionin Hetimor dhe nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuar ėshtė njė provokacion i math karshi fqinjėve tė veriut, karshi nesh, ėshtė pjesa e pa ndarė e politikės provokonjėse qė bėn Greqija pėr tė mbėshtetur rivendikimet e saj ekspansioniste pėr tė prishur paqen nė Ballkan dhe nė botė. Kėtė gjė na tregon edhe mė qartė vetė puna e Komisionit Hetimor nė Greqi.

    Konkluzionet e tij absurde dhe tė padrejta, kėtė nxjerrin nė shesh diskutimet e U.N. O. (Kėshilli i Sigurimit, Asamble, Komisione Politike) dhe veprimet e pėrditshme, amerikane- engleze kundėr popullit grek dhe kundėr vendeve fqinj tė Greqisė.

  16. #236
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jugosllavėt, si i denoncuan grekėt pėr kufirin me Shqipėrinė


    OLIMBI VELAJ

    5 Shkurt Viti 1946. Maqedonia e Egjeut dhe ēėshtja e pretendimeve mbi Shqipėrinė. Ēfarė shkruante shtypi i Beogradit pėr “grykėsinė” territoriale greke nė Ballkan. Konferenca e Paqes nė Paris

    - Ēfarė po ndodhte me Maqedoninė e Egjeut.

    - Denoncimi jugosllav pėr masakrat mbi popullsinė maqedonase jashtė kufirit tė Republikės Federative tw Jugosllvisė.

    - Ēfarė shkruan gazetat pėr pretendimet territoriale greke ndaj Shqipėrisė.

    - Pėrēapjet greke pėr tė lėnė Shqipėrinė jashtė Konferencės sė Paqes. Ēfarė shkruanin jugosllavėt pėr kėtė.

    - Denoncimi i kėrkesave tė delegacionit grek nė konferencėn e Paqes nė Paris. Pretendimet absurde pėr tokat shqiptare dhe maqedonase.

    - Premtimi jugosllav pėr solidaritet tė pėrhershėm me Shqipėrinė.

    "…Mundėsija e parashtrimit tė kėrkesave tė tilla pas luftrave tė mėdha pėr tė drejtat njerėzore qė janė zhvilluar gjatė luftės sė dytė botėrore, tregojnė se nė Greqinė e sotme nuk ėshtė shuar fashizmi dhe se aty sot po del nė dritė mė anėn e monarkistave grekė, me anėn e njerėzve tė cilėt gjatė okupacionit shėtisnin lirisht nėpėr qytete ose nė formacione tė armatosura luftonin kundėr vėllezėrve tė tyre, kundėr luftėtarėve tė ēlirimit nacional, kundėr pjesės mė tė shėndoshė dhe mė heroike tė popullit grek. Njė pjesė e kėtyre njerėzve pėrfaqėson sot Greqinė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe merr guximin tė bėjė kėrkesa qė mund t’i kenė hije vetėm Hitlerit dhe Musolinit”

    Viti 1946 ishte njė vit intensiv nė pikėpamje tė politikės sė jashtme pėr vendet e Ballkanit, tė sapodala nga lufta. Pėr sa i pėrket pozicionimit botėror ato po ndaheshin midis dy kampeve. Gjeopolitika ishte fati dhe fatkeqėsia e tyre. Fakti se si ishin ēliruar dhe mėnyra se si po i formatonin ato Ēurēilli dhe Stalini mbeteshin dominantė. Ballkani, pjesa mė problematike e Evropės, i cili para luftės dominohej nga monarkitė, pas luftės, pothuajse krejtėsisht rezultonte nė duart e partizanėve, grupime komuniste, qė kishin regjistruar nė emrin e tyre “de facto” fitoren. Luftėrat midis kampeve kundėrshtare, ndėrkohė qė vazhdonte lufta kundėr fashizmit, u kthyen nė luftėra tė vėrteta civile nė mjaft vende. Dhe kapitullimi i Gjermanisė i gjeti pothuajse tė zgjidhura problemet e dominimit tė forcave tė brendshme nė shumicėn dėrrmuese tė kėtyre vendeve. Pėr aleatėt perėndimorė mbetej shqetėsim humbja e tė djathtėve dhe e tė gjitha pėrēapjeve pėr tė instaluar ata nė pushtet. Ndėrsa pėr Bashkimin Sovjetik mbetej detyrė dominimi i plotė nė rajon, edhe nė vendet qė nuk kishin historikisht afinitet me Rusinė.

    Nė kėtė pėrplasje Greqia mbeti vendi i paracaktuar me 90% dominim jo sovjetik dhe pikėrisht ajo ishte vendi ku aleatėt kishin punuar mė shumė se kudo pėr njė tė ardhme jo komuniste. Nė vitin 1946, pak kohė para mbajtjes sė Konferencė sė Paqes nė Paris dhe gjatė kėsaj konference, shtypi jugosllav denonconte etjen greke pėr tė marrė territoret e tė tjerėve. Nė jo pak dokumente tė kohės “zullumet” greke nė kufijtė me fqinjėt, dėmet e grupeve tė caktuara ekstremiste, raportohen sistematikisht nga Shqipėria, nga Maqedonia nė pjesėn jugosllave dhe nga Bullgaria. Nė po kėtė kohė mjaft shkrime pėr Maqedoninė e Egjeut dominojnė shtypin jugosllav.

    Mbėshtetur nė korrespondencėn diplomatike, nė pasqyrat e shtypit, pėrgatitur kryesisht prej Aleko Bimblit, ndėr tė parėt nė shėrbimin shqiptar nė Beograd pas luftės, po botojmė disa pasazhe nga gazetat kohės. Materialet u mundėsuan nga Arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.

    Gusht 1946

    …..ka filluar edhe fushata pėr “Maqedhoninė e Egjeut”. Le t’a shofim ma sė afėrmi. Mė datė 26 gusht, pikėrisht nė kohėn qė kėta hoqėn, nė shenjė mase, Ministrin e tyre nga Athina pėr shkak tė fushatės antijugosllave nga ana e shtypit grek dhe pėr shkak tė vaporėve tė Pireut, “Borba”, “Politika” dhe “Glas”, filluan njė kampanjė pėr “Maqedhoninė e Egjeut”. Kėshtu mė datė 26 Gusht, “Borba” nėn titullin “Maqedhonia e Egjeut”, boton nė faqen e parė njė hartė, ku tregohet se ethnikisht kjo pjesė e Greqisė banohet nga maqedhonas, dhe shkruan: “ Publiku i jonė, e njeh mirė dhe me kohė terrorin e tmerrshėm qė bandat monarko-fashiste ushtrojnė mbi popullsinė maqedone nė Egje. Mijra refugjatė maqedonas dhe demokratė grekė janė dėshmitarė tė masakrave dhe djegieve qė bandat greke po bėjnė mi vėllezėrit t’onė. Pikėrisht ndėr kėto ditė, po zbatohet aksioni i “spastrimit”, kėshtu qė nė Maqedoninė e Egjeut, fshatrat janė nė flakė, gratė vriten bashkė me fėmijėt, burrat e tyre e pleqtė, pikėrisht si ndodhte nė kohėn e okupacionit gjerman”. Duke pėrmendur pastaj njė seri shifrash e statistikash, ku provohet se nė Maqedhoninė e Egjeut banojnė ma shumė Maqedonas, tė cilėt vazhdimisht kanė vuajtur e pėsuar qė nga koha e okupacionit turk e deri nė ditėt e sotme, qoftė duke u dėbuar ose masakruar, vijon: “Ndėrsa nė Republikėn Popullore tė Maqedonisė, jeta nacionale po lulėzon, nė anėn tjetėr tė kufirit t’onė, vėllezėrit t’anė pėsojnė terrorin mė tė tmerrshėm nga bandat monarko-fashiste. Dhe s’ka kurrfarė shprese, pėrfundon artikulli, qė reaksionarėt grekė, tė cilėt me ndihmėn e forcave tė jashtme po qėndrojnė sot nė fuqi, tė tregojnė njė vullnet tė mirė pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, nė konformitet me kėrkesat dhe interesat e maqedonasve nė Greqi. Prandaj, vendi jonė, pėrfundon fletorja, nuk mund tė rrijė gjak-ftohtė kundrejt kėtyre persekutimeve qė u bėhen vėllezėrve t’anė nga bandat monarko-fashiste”.

    Politika shfarosėse nė Maqedoninė e Egjeut

    Fill mbas kėtij kryeartikulli, mė tė nesėrmen, mė datė 27, nėn titullin “Qarqet pėrgjegjėse tė Greqisė sė sotme bėjnė njė politikė ēfarosjeje tė vėllezėrve t’anė nė Maqedhonin e Egjeut”, “Borba”, ndėr tė tjera shkruan: “Qė nė ditėt e para tė ngritjes sė tij nacionale, populli maqedon ishte nė konflikt tė vazhdueshėm me kishėn greke, e cila me ndihmėn e imperatoris otomane dhe me mjete tė ndryshme pėrpiqej t’a ēkombėtarizonte popullsinė sllovene, duke ēdukur punėtorėt e pėrparuar tė popullit maqedonas, siē asht rasti me vėllezėrit Miladinov, tė cilėt u helmosėn nga fanatikėt grekė…Sot, shtypi shovinist nė Greqi, me anėn e fletoreve tė veta, siē asht “ Elefteria” etj, po bėn njė zhurmė tė madhe duke thėnė se “maqedonėt duhet tė largohen nga Maqedhonia e Egjeut”, etj. Por nga vargu i botimeve tė shtypit demokratik grek, siē asht “Rizospastis”, me tituj “persekutimi i egėr i sllavėve tė Maqedonisė”, “Grabitja e tokave tė tyre”, etj. Si kjo, janė dokumenta tė pavdekėshme tė vuajtjeve tė vėllezėrve t’anė, vėllezėr e vuajtje karshi tė cilėve e tė cilave ne nuk munt tė rrimė indiferentė”.

    Prapė tė nesėrmen, nėn titullin “Skllavėrimi ekonomik i Maqedonisė sė Egjeut nga ana e imperialistėve grekė”, “Borba” ndėr tė tjera shkruan: “Qysh nga lufta ballkanike, Maqedonia e Egjeut ka pėsuar jo vetėm shtypjen nacionale, por edhe shfrytzimin ekonomik, duke u bėrė po thuaj se nga ēdo pikėpamje njė kolloni e thjesht greke. Duke shėnuar pastaj me an shifrash grabitjen sistematike qė i ishte bėrė kėsaj krahine nga imperialistėt grekė, si dhe t’ardhurat e shumta qė disponon kjo tokė e pjesė e Maqedonisė, “Borba”, vijon: Paralelisht me masat qė ushtronin qeverija greke pėr shtypjen e ekonomis, vinin edhe masat politike pėr asgjėsimin e popullsisė, masa tė cilat kishin marrė njė karakter lufte pėr ēdukjen fizike tė maqedonasve. Asht e kjartė pra, pėrfundon artikulli, pėrse “vėllezėrit t’onė tė Maqedonisė sė Egjeut i kanė tė drejtuara sytė e tyre kah vėllezėrit e tyre tė Veriut, kah Maqedonia e lirė dhe e re, nga e cila, me plot tė drejtė presin pėrkrahjen dhe mbrojtjen. Duke u futur nė kufitė natyrale tė Maqedonisė, ata e shohin jo vetėm ēlirimin nacional tė tyre, por edhe realizimin e prosperitetit ekonomik tė pėrgjithshėm tė tyre”.

    Si konstatohet pra nga kėto tre artikuj, del nė shesh se gradualisht shqtypi jugosllav, nga thėnia “vendi jonė nuk mund tė rrijė gjak-ftohtė kundrejt kėtyr persekutimeve qė u bėhen vėllezėrve t’anė nga bandat monarko-fashiste”, hidhet nė thėnien se “ne nuk mund tė rrimė indiferentė”, pėr tė pėrfunduar nė “duke u future nė kufitė natyrale tė Maqedonisė, ata shohin jo vetėm ēlirimin nacional tė tyre, por edhe..”

    Le tė shėnojmė se rreth kėsaj ēėshtjeje kanė shkruar po nė njė kohė, dhe bile po n’ato ditė, edhe “Politika” e “Glas”. ………

    Shtator 1946

    ….Sidomos pas rrėzimit tė atrij aeropllanit grek, qė u rrėzua nė kufirin jugosllav, shtypi i kėtushėm ka vazhduar edhe mė mė tė ashpėr fushatėn kundėr Greqisė dhe atė tė Madhenonisė sė Egjeut.

    Kėshtu, mė datė 1 shtator “Glas”, nė kryeartikullin e vet me titull “Londra me zjarr”, ndėr tė tjera, shkruan,: “Imperialistėt grekė po lozin me karta tė hapura. Tė mbėshtetur nė bajonetat e huaja, ata janė bėrė sot njė ēerdhe turbullirash, njė ēerdhe agresioni, njė ēerdhe pėr pėrhapjen e urrejtjes nė popujt e Ballkanit. Pikėrisht nė kohėn kur nė Greqi po bėhet plebishiti pėr kthimine mbretit dhe tė monarkisė, ata bėjnė provokime nė kufirin e tyre dhe duan tė pengojnė pranimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes. Nė kėtė fushė, ata kanė gjetur edhe pėrkrahjen e anglo-amerikanėve, tė cilėt nė kohėt e fundit janė duke ngrijtur zėrin pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre mi dominin botėror… Pa-konsekuenca, dhe mos respektimi i detyrimeve tė ndryshme, tė marra gjatė luftės si dhe tė disa vendimeve kryesore tė marra nga Kėshilli i Ministrave, kanė qenė deri mė sot karakteristikat e qėndrimit tė delegatėve anglo-amerikanė, vijon mė tej “Glas”-i…duke theksuar pastaj se propozimet e Greqisė gjejnė pėrkrahjen e anglo-amerikanėve dhe tė vendeve tė tjera qė janė lidhur ngushtė me klikat imperialiste tė Perėndimit”, dhe faktin se “populli heroik shqiptar ka ba njė luftė heroike” dhe “aleancėn qė Shqipėrija ka lidhur me Jugosllavinė”, fletorja pėrfundon kėshtu: “kėtė fakt (d.m.th aleancėn), duhet t’a kenė parasysh imperialistat grekė dhe ndihmėsit e tyre tė cilėt po tallen me zjarrin nė kohėn kur popujt liridashės bėjnė ēmos pėr tė vendosur njė paqe tė drejtė, demokratike dhe tė vazhdueshme”.

    Denoncimi i pretendimeve greke

    Ndėrkaq fletorja “Borba” nėn titullin “Skllavėrimi i popullatės sė Maqedonisė sė Egjeut dhe dėshira pėr toka tė reja e imperialistėve grekė”, ndėr tė tjera shkruan: “Oreksi hapet tue ngrėnė…dhe me tė vėrtetė, orksi i imperialistėve grekė po shtohet gjithnji. Nuk u mjaftojnė qė i mbajnė 250 maqedonė nėn sundimin e tyre, por kėrkojnė, tė inkurajuar nga urdhėr-dhėnėsit e jashtėm, tė realizojnė skllavėrime tė reja nė kurriz tė popujve fqinj?…Tani pėr tani, ata janė drejtuar kundėr Shqipėrisė dhe Bullgarisė, duke thėnė bile se Qeverija Greke ėshtė akoma nė gjendje lufte me Shqipėrinė. Ndėrsa dihet shumė mirė kontributi qė Shqipėrija ka dhėnė pėr fitoren aleate dhe sakrificat qė ka bėrė pėr luftėn antifashiste. Populli shqiptar, ka luftuar krah pėr krah me popullin grek kundėr okupatorit, por nė pėrfundim, populli shqiptar mori nė duart e veta fatin e tij dhe vendosi demokracinė e vėrtetė, ndėrsa pėr fat tė keq, populli grek mbeti nėn diktaturėn e regjimit fashist grek…Duke theksuar mė tej se kėrkest e qeverisė greke “janė pa kurrfarė baze”, mbasi “tokat qė ajo kėrkon janė thjesht shqiptare dhe vetėm nė njė pakicė shumė tė vogėl grekėsh”, shton se “edhe kėrkesat kundrejt Bullgarisė janė krejt absurde”, porse kjo vjen ngaqė qeverija greke ka nevojė pėr toka bullgare vetėm pėr arsye strategjike”.

    Duke pėrmendur pastaj terrorin e math qė mbretėron nė Greqi, dhe operacionet e spastrimit qė kryhen vazhdimisht aty, si dhe vrasjet nė shumicė qė po kryhen kundrejt popullsisė maqedonase, fletorja pėrfundon kėshtu: “ Tsaldaris pėrpiqet qė tė pėrvetėsojė respektin qė populli grek ka fituar me luftėn e vet para botės sė jashtme, por z. Tsaldaris duhet tė dijė mirė se populli grek do t’a vazhdojė luftėn e tij pėr ēlrimin nacional dhe pėr nji pushtet demokratik. Dhe nė kėtė gjė, ay do tė ketė pėrkrahjen jo vetėm tė popullit tė vetmuar shqiptar ose bullgar, por bashkimin dhe vendosmėrinė e pathyeshme tė tė gjtihė popujve tė Ballkanit”.

    Konferenca e Paqes

    Nga ana e saj, edhe Politika, mė datė 4 shtator, nėn titullin “Prapavijat e kėrkesave teritoriale greke”, ndėr tė tjera, shkruan: “ Nė njėrėn nga mbledhjet plenare tė konferencės sė Paqes nė Paris, delegacioni grek mori fjalėn pėrsėri qė tė vėrtetojė edhe njė herė kėrkesat e saja tė egra pėr toka tė huaja. Kėsaj rradhe egėrsija e delegacionit grek largohet aq tepėr sa qė shefi i delegacionit, zoti Tsaldaris, i propozoi Konferncės qė Kėshilli i Ministrave tė hetojė dhe tė zgjidhi ēėshtjen e kufirit greko-shqiptar. Ky qėndrim i ri i delegacionit grek, tė cilin e pėrkrahin disa “mbrojtės tė popujve tė vegjėl”, mund tė interpretohet vetėm me dėshirėn e vendosur qė nė Ballkan tė krijohet njė gjendje e pasigurt pėr t’i pėrgatitur reaksionit ndėrkombėtar sheshin e nevojshėm pėr veprin nė Ballkan. Kto kėrkesa ose mė mirė tė themi kėrkesat e sotme tė shovinistėve greko-mėdhaj, paraqiten nė njė formė tė mbuluara, por nė esencėn e tyre janė tė njėjta. Oreksi i greko-mėdhenjve pėr toka tė huaja qė ndjek historinė greke prej disa dhjetėra vjetėsh, pasqyrohet nėr sundimtarėt mė tė rinj tė Greqisė nė njė masė mė tė madhe dhe mė tė rrezikshme. Mė tė rrezikshme sepse vjen fill mbas luftrave tė mėdha kundėr fashizmit botėror, dhe kundėr tė gjithė “doktrinave” tė tija pėr sundimin e popujve tė huej. Mundėsija e parashtrimit tė kėrkesave tė tilla pas luftrave tė mėdha pėr tė drejtat njerėzore qė janė zhvilluar gjatė luftės sė dytė botėrore, tregojnė se nė Greqinė e sotme nuk ėshtė shuar fashizmi dhe se aty sot po del nė dritė mė anėn e monarkistave grekė, me anėn e njerėzve tė cilėt gjatė okupacionit shėtisnin lirisht nėpėr qytete ose nė formacione tė armatosura luftonin kundėr vėllezėrve tė tyre, kundėr luftėtarėve tė ēlirimit nacional, kundėr pjesės mė tė shėndoshė dhe mė heroike tė popullit grek. Njė pjesė e kėtyre njerėzve pėrfaqėson sot Greqinė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe merr guximin tė bėjė kėrkesa qė mund t’i kenė hije vetėm Hitlerit dhe Musolinit”. Si pėrmend pastaj thėnien e Zahariadhisit se “ e kemi pėr detyre qė tė jemi tė rezervuar kundrejt atyre tradhėtarėve tė vendit, tė cilėt pranojnė okupacionin engles, e harrojnė Qipron dhe pėrhapin shovinizmin greko-madh nė Ballkan”, “Politika” vijon kėshtu: “Me tė vėrtetė ėshtė mjaft e ashpėr dhe e padėgjuar nga ana e delegacionit grek qė kėto kėrkesa tė parashtrohen nė konferencėn e Paqes. Greqija, e cila sot nėn sundimin e saj mban tokat e huaja, Maqedoninė e Egjeut, Trakėn Perėndimore, kėrkon edhe toka tė reja qė tė ruajė edhe mė mirė ato qė me pa tė drejtė mban nėn sundimin e saj. Planet pėr kėto rivendikime kanė vulėn e Metaxait. Ato, janė pėrpiluar nė Egjypt dhe zbatimi i tyre po fillon fill mbas ēlirimit”. Mė tej, sa pėr dijeni, shėnoj se pjesa mė e madhe e artikullit meret me gjendjen etnike tė Maqedonisė sė Egjeut…..

  17. #237
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lufta e shtypit, Beogradi kundėr Athinės, pro Tiranės


    Olimbi Velaj

    6 Shkurt Viti 1946. Gazetat e kryeqytetit jugosllav nė krye tė denoncimeve pėr turbullirat nė Ballkan. Provokacionet greke nė kufirin shqiptar dhe thirrja pėr tė rrėzuar qeverinė helene

    “...Qysh prej konflikteve tė provokimeve nė kufirin greko-shqiptar e deri tek kėrkesat reaksionare e imperialiste kundrejt Shqipėrisė dhe Bullgarisė, e sulmeve provokuese kundėr Jugosllavisė, klika sunduese e Greqisė po i tregon botės mbarė me fakte, njė realitet qė s’mund tė mshifet. Bandat e Hitos, mercenarėt e Zervasit dhe ushtarėt e Tsaldarisit, qė prej shumė kohėsh organizojnė incidente nė kufirin greko-shqiptar, pėr tė krijuar kėshtu konditat pėr plaēkitjen e tokave shqiptare, pse “incidentet nė kufi i organizon ay popull i cili dėshiron tė grabisė tokat qė i pėrkasin popullit tjetėr”

    “....ēėshtja e studimit tė politikės greke nė Ballkan duhet shqyrtuar pse ajo nė kohėt fundit ėshtė bėrė njė helm pėr marrėdhėniet e mira ndėrmjet popujve tė Ballkanit”., fletorja pėrfundon kėshtu: “ Popujt e Jugosllavisė janė janė tė mejtimit dhe kėrkojnė, si pėr provokimet greke kundrejt Jugosllavisė aq edhe kundrejt popujve tė tjerė fqinjė tė Ballkanit, po ashtu edhe pėr shkak tė vetė gjendjes nė Greqi, qė problemi i regjimit grek tė studiohet me vėrejtjen ma tė madhe dhe tė miren masat pėr largimin e tij”.


    Shtypi i Beogradit vijonte tė ishte nė krye tė denoncuesve tė provokimeve greke gjatė gjithė vitit 1946. Nė raportet pėr shkrimet e gazetave jugosllave diplomatėt shqiptarė shėnojnė ēdo detaj nė lidhje me ēfarė thuhet pėr grekėt.

    Nisur nė numrin e djeshėm, botimi i disa prej pasqyrave tė shtypit nė vjeshtėn e vitit 1946, po vijon edhe sot. Nė fokus ėshtė sjellja arbitrare greke nė Ballkan, provokimet e vazhdueshme nė kufijtė me fqinjėt shqiptarė, jugosllavė e bullgarė; heshtja dhe shpesh pėrkrahja e aleatėve tė perėndimit ndaj kėtyre veprimeve; si dhe shpallja hapur e aleancės dhe vėllazėrisė mes vendeve qė ishin pjesė e bllokut tė Bashkimit Sovjetik.

    Ėshtė interesante se si nė kėtė periudhė tė historisė qėndrimi i fqinjėve tė Veriut nuk pėrkon me qėndrimin e fqinjėve tė Jugut. Ndryshe nga ēdo herė, Jugosllavia e Greqia nuk ishin mė aleate me njėra-tjetrėn kundrejt Shqipėrisė.

    Kėtu po vijojmė botimin e materialit tė servirur nga Arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr kėtė periudhė tė marrėdhėnieve dypalėshe dhe tė situatės ballkanike tė pas Luftės sė Dytė Botėrore.

    Pasqyrat e shtypit, vjeshtė 1946

    .....“Me traktatet e ndryshme tė Kombeve tė Bashkuar, pėrfundon “Politika”, janė garantuar tė drejtat e vetėvendosjes sė popujve, prandaj kto tė drejta nuk munt t’i mohohen as popullit maqedon i cili gjatė luftės sė dytė botore ka dhėnė njė kontribut tė math duke luftuar krah pėr krah me partizanėt e EAM-it, tė Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė..Qėllimet e monarko-fashistėve tė sotėm grekė, janė tė tilla sa qė kėrcėnojnė paqen nė Ballkan. Por vendet demokratike tė Ballkanit, janė tė bindura se drejtėsija do tė triumfojė dhe se do tė realizohen idealet pėr tė cilat u derdh gjithė ky gjak”.

    Pėrveē komenteve, gjatė kėsaj jave, lajmet e dhėnė mbi botėn e jashtme, kanė pasur tė bėjnė mė shumė me zgjedhjet dhe terrorin nė Greqi qė ėshtė shtuar dhe intensifikuar gjatė kėsaj kohe. Kėto lajme, nė pjesėn mė tė madhe janė marrė nga korrespondencat e Tass-it dhe ato pak tė Reuter-it. Janė marrė njėkohėsisht edhe komente tė huaja, si p.sh. komenti i Daily Worker-it, i cili , nėn titullin “Pse ėshtė okupuar Greqija”, ndėr tė tjera shkruante: “demokracia vdiq nė Greqi, pse e vrau Qeverija Laburiste e Londrės...Kthimi i mbretit nė Greqi, ėshtė simboli i triumfit tė manorako-fashistėve, tė cilėt i solli nė fuqi Bevini qė ka kontribuar pa masė pėr asgjėsimin e sindikatave tė Greqisė. Vendi qė mund tė bėhej lehtėsisht njė republikė demokratike, u bė tani mbretėrija e Bevinit...Pse nuk lehet e lirė Greqia qė tė vendosė vetė mbi fatin e saj? Pyet Daily Worker. Pse asht i okupuem ky vend nga trupat e huaja? Pse janė asgjėsuar sindikatat dhe po i imponohet mbreti? Bevini dhe Ministria e Jashtme Britanike, pėrgjigjet organi nė fjalė, e dijnė ma sė miri pėrgjigjen. Demokracia e Greqisė u vra, sepse vendi i tij del nė Adriatik dhe sepse ėshtė afėr Suezit dhe Dardaneleve”.

    Kthimi i mbretit nė Greqi

    Prapė Daily Ėorker, nėnė titullin “Mbreti Gjergj do tė kthehet nė Greqi pėr tė asgjėsuar plotėsisht lirinė e popullit grek dhe pėr tė ndezur njė luftė nė Ballkan”, “Politika” botonte Biografinė e Mbretit tė Greqisė dhe pėrfundonte me fjalėt e Daily Worker-it se “ a mund tė krenohet ndonjė laburist anglez mė kėto manovra tė Qeverisė Laburiste britanike?”.

    Pastaj nga lajmet pėr botėn e Jashtme, vinin me radhė incidentet e ndryshme tė Triestes, manovrat imperialiste tė anglo-amerikanėve nė vendete ndryshme tė botės, dhe tė tjera tė kėtij lloji qė diskreditojnė imperializmin anglo-amerikan dhe kėlyshėt e tyre.

    Pėrveē kėtij drejtimi, shtypi jugosllav nė politikėn e jashtme, ka pasur edhe njė fushatė kundra Greqisė e regjimit tė sotėm aty.

    Kėshtu nėn titullin “Bandat monarko-fashiste greke vazhdojnė tė ushtrojnė terrorin e tyre mbi maqedonėt” “Borba” ndėr tė tjera shkruan: “....Ata, jo vetėm qė nuk i japin hesap kurrkujt pėr kėto masakra, por pėrkundrazi, ndėr kėto operacione, pėrveē historive, vėnė nė veprim edhe ushtrinė e rregullt dhe policinė. Bandat greke kryejnė mė fort krimet e tyre, me pretekst se ndjekin komunistat, kėshtu qė hyjnė ndėr fshatra dhe qytete duke bėrė kėrdinė nė popull e pikėrisht kundėr maqedonasve, pse i marrin si komunista, mbasi shumica e tyre janė arratisur para terrorit tė bandave greke.

    ...Por me gjith kėtė, pėrfundon gazeta, populli maqedon, duke gėzuar pėrkrahjen dhe ndihmėn e plotė tė popullit demokratik grek, po vazhdon luftėn pėr sigurimin e tė drejtave tė tija. Lufta e drejtė qė ata bėjnė, dhe kauza e pėrbashkėt pėr tė cilėn po sakrifikohen, ėsht ėnjė burim i pashtershėm qė i jep force popullit tė Madhonisė sė Egjeut pėr tė qėndruar deri nė fund”.

    Nė njė artikull tjetėr me titullin “Lėvizja e rezistencės nė Greqi shtohet gjithnjė”, Borba, ndėr tė tjera shkruan: “Populli grek po bėn njė rezistencė t fortė dhe tė vendosur kundėr terrorit, vrasjeve dhe shtypjes sė lirive demokratike, qė regjimi i sotėm grek, me ndihmėn politike, morale etj. Tė madhe tė amerikanėve dhe englezėve po ushtron nė Greqi. Faktin e vendosmėrisė sė popullit grek, qė tė mbrojė me tė gjitha mjetet tė drejtat e veta, Qeverija e Athinės nuk ėshtė nė gjendje t’a mshefė as para vendit tė sajė, as para opinionit publik botėror...Rrethet sundonjėse tė Greqisė, monarko-fashistat, Hitos-istat, njėsitė e rregullta tė ushtrisė greke me ndihmėn e “vėrejtėsve” anglezė dhe amerikanė, si edhe tė njėsiteve ushtarake dhe tė misioneve, pėrpiqen qė tė shuajnė dhe aspiratėn e fundit tė masave popullore pėr realizimin njė regjimi me tė vėrtetė nė Greqi,duke dashur, qė prej Greqisė tė formojnė njė bazė provokimesh dhe turbullimesh duke rėnduar sa mė shumė nė kurrizin e popullit grek. S’ka dyshim, se ky regjim harmonizohet shumė me prezencėn e trupave angleze, me ardhjen e port-aereas Roosvelt nė Pire dhe me paradėn e aeroplanėve amerikanė mbi Athinė. Por as terrori, as masat e tjera qė munt tė marrin bandat dhe Hitos kundėr popullsisė greke nuk mund t’a shfarosin njė popull siē ėshtė populli grek, heroizma e tė cilit u tregua gjatė luftės...

    Ndėrkaq, “Narodna Armija”,. Nėn titullin “Politika e sotme greke kėrcėnon paqen nė Ballkan”, shkruan: “nuk asht aspak e ēuditshme politika e sotme e qeveris greke, kur dihet se mbrapa saja qėndrojnė, e drejtojnė dhe pėrkrahin ato forca imperialiste, tė cilave, si pėrpara ashtu edhe sot nuk u pėlqen qė rrethanat nė Ballkan tė rregullohen, qė popujt e Ballkanit tė punojnė me frymėn miqėsore pėr interesin e paqes jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Evropė. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund t shpjegohet dhe tė kuptohet politika e qeverisė sė sotme greke nė Ballkan, politikė e pėrhapjes sė shovinizmit greko-madh nė Ballkan, politikė provokimesh e ēpifjesh”. Duke pėrmendur pastaj se provokimet greke nuk po drejtohen vetėm kundėr Shqipėrisė dhe Bullgarisė, por edhe kundėr Jugosllavisė, shkruan: “Prandaj Jugosllavija nuk mund tė qėndrojė me duar kryq karshi provokimeve q’i bėhen popullsisė sė Maqedonisė, e cila nė Jugosllavinė e re gėzon tė drejta tė barabarta dhe nė liri tė plotė po punon pėr zhvillimin e saj nacional, kultural dhe ekonomik”.

    Aeroplanėt mbi Jugosllavi

    Nga ana e saj Politika, nėn titullin “Pohimi grek”, si ve nė dukje se “ janė pikėrisht trupat e huaja qė influencojnė shumė, pėrmes-vendosjes sė marrėdhėnieve tė mira ndėrmjet popullit grek dhe popujve fqinj tė tij”, ndėr tė tjera shkruan: “Pretendimet dhe kėrkesat e veta kundrejt popujve fqinjė, pretendime e vepra qė kėrcėnojnė paqen e Ballkanit seriozisht, qeverija greke po i shton edhe ma tepėr me dėrgimin e aeroplanėve mbi tokėn t’onė. Kjo ngjet pikėrisht nė kohėn kur qeverija greke gjendet pėrpara Bankos sė t’akuzuarve nė Kėshillin e sigurimit. Ajo ka dėrguar aviatorėt e saj qė tė mitralojnė pozicionet t’ona dhe tė studiojnė terrenin. Me kėto veprime, qeverija greke dėshėron tė kompromentojė qėndrimin paqe-dashės tė Jugosllavisė dhe tė largojė nga vetja e saj vėrejtjet ndėrkombėtare e cila nuk i pėlqen aq fort. Ajo ka harruar se ka tė bėjė me njė Jugosllavi qė nuk ka kursyer dhe as qė kursen asgjė pėr tė mbrojtur lirinė dhe pamvarėsinė e sajė nga ēfarėdo sulmi qoftė. Pilotat monarko-fashistė kanė harruar se nuk janė duke fluturua mbi Egjypt ose Transjordani, dhe se popullata jugosllave nuk trembet fort nga “Spitfire”, edhe sikur kėta tė kenė me vete topa dhe mitraloza. Qysh prej konflikteve tė provokimeve nė kufirin greko-shqiptar e deri tek kėrkesat reaksionare e imperialiste kundrejt Shqipėrisė dhe Bullgarisė, e sulmeve provokuese kundėr Jugosllavisė, klika sunduese e Greqisė po i tregon botės mbarė me fakte, njė realitet qė s’mund tė mshifet. Bandat e Hitos, mercenarėt e Zervasit dhe ushtarėt e Tsaldarisit, qė prej shumė kohėsh organizojnė incidente nė kufirin greko-shqiptar, pėr tė krijuar kėshtu konditat pėr plaēkitjen e tokave shqiptare, pse “incidentet nė kufi i organizon ay popull i cili dėshiron tė grabisė tokat qė i pėrkasin popullit tjetėr”. Si thekson pastaj kėrkesėn e drejtė tė Manuilit, e “cila ėshtė drejtė, mbasi ēėshtja e studimit tė politikės greke nė Ballkan duhet shqyrtuar pse ajo nė kohėt fundit ėshtė bėrė njė helm pėr marrėdhėniet e mira ndėrmjet popujve tė Ballkanit”., fletorja pėrfundon kėshtu: “ Popujt e Jugosllavisė janė janė tė mejtimit dhe kėrkojnė, si pėr provokimet greke kundrejt Jugosllavisė aq edhe kundrejt popujve tė tjerė fqinjė tė Ballkanit, po ashtu edhe pėr shkak tė vetė gjendjes nė Greqi, qė problemi i regjimit grek tė studiohet me vėrejtjen ma tė madhe dhe tė miren masat pėr largimin e tij”.

    Sė fundi, le tė pėrmendim nė kėtė fushatė edhe artikullin me titull “Fluturimi i aeroplanėve grekė nė tokėn jugosllave, qarqet zyrtare greke mundohen t’a paraqesin si njė humbje drejtimi dhe si lėvizje pėr tė zbuluar ēerdhet e banditėve nė Maqedoni. Fill mbas kėtyre deklaratave, shtypi i huaj filloj t’a paraqesė Greqinė si njė tė pandėrgjegjshme pėr kėto sulme, duke deklaruar se Jugosllavia nuk ka arsye qė tė bėjė protestė, bile duhet t’a kthejė nė grekėt aeroplanin e rrėzuar. Me fjalė tė tjera, dhunimi i integritetit t huaj, ata e marrin si njė gjė tė zakonshme, sė cilės gjėje, nuk i duhet dhanė njė rėndėsi. Shkrime tė tilla, me tė cilat njė pjesė ė shtypit anglez pėrpiqet deri nė fund t’a shtrembėrojė tė vėrtetėn, synojnė justifikimin e njė sulmi tė tillė qė mban karakterin e njė sulmi ushtarak, nuk janė tė rastėsishme. Ata duan ta zhveshin nga ēdo pėrgjegjėsi qeverinė greke, dhe i harrojnė faktet qė i referohen kėsaj ēėshtjeje. Asht e tepėrt tė pėrmendim pėrsėri tė gjitha faktet, por duhet qė si shtypi anglez ashtu edhe ata qė qėndrojnė pas tij, tė jenė koshientė se nuk mund tė tallet mė asnjeri me indipendencėn dhe lirinė e popujve tė pavarur dhe se do tė pėsojnė disfatė tė plotė tė gjitha manovrat pėr tė shtrembėruar tė vėrtetėn dhe pėr tė justifikuar veprimet e agresorėve. Pėr ēdo veprim agresiv, duhet tė japin llogari simbas karakterit tė tij. Pėr kėtė gjė duhet tė jenė koshientė si provokatorėt e luftės greke, ashtu edhe tė gjithė ata qė, qoftė me anėn e shtypit, qoftė me anėn e ndonjė forme tjetėr i ndihmojnė”. .....

  18. #238
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si “zaptoheshin” pasuritė e shqiptarėve nė Greqi

    OLIMBI VELAJ-gazeta Metropol

    16 Dhjetor Viti 1927. Feja dhe kombėsia, spekulimi mbi tė cilin “zhdukeshin” pronat. Letrat dhe ankesat e pronarėve shqiptarė nuk u dėgjuan nga qeveria greke. Ēfarė bėri shteti shqiptar?

    Shumė shqiptarė qė jetonin nė Greqi, po humbnin pasuritė e patundshme mė 1927, ndėrsa si pretekst pėr kėtė po pėrdorej keqkuptimi midis besimit dhe kombėsisė. Shteti grek nuk po i trajtonte shqiptarėt si shtetasit e tjerė tė huaj, bashkokės dhe njėkohėsit pronarė si ata. Shqiptarėt i ishin nėnshtruar kontrollit tė Komisionit Mix tė Lidhjes sė Kombeve dhe ishin tė bindur qė nė kurriz tė tyre nuk do tė kishte spekullime, pėrderisa i kishin shpėtuar kėmbimit. Mirėpo njė pjesė e madhe e tyre nuk shpėtuan nga padrejtėsitė. Ndėrsa njė pjesė u detyrua t’i shesė pronat nė Greqi nė rastin mė tė parė. Pikėrisht ndėr kėta tė fundit, pati tė tillė, qė pas shitjes u drejtuan nė Turqi dhe jo nė Shqipėri. Edhe ky akt i zgjedhjes sė vendabanimit tė ri tė tyre, u keqinterpetua. Madje dėmi interpretohet i shumėfishtė, sepse shteti shqiptar kishte paguar shuma tė mėdha pėr tė mos ndodhur pikėrisht kjo. Ndėrsa ai ndodhej njėherėsh pėrpara humbjes sė shtetasve, humbjes sė parave tė tij dhe tė atij kapitali qė po shkonte nė Turqi, pas ikjes sė tyre nga Greqia.

    Nė kėtė numėr dhe nė numrat e tjerė nė vijim, pėrmes materialeve tė servirura nga Arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, dokumentohen peripecitė e mjaft prej shqiptarėve qė kishin prona nė Greqi nė atė kohė. Po ashtu evidentohet puna e qeverisė sė kohės dhe e shtypit, pėr tė arritur nė njė zgjidhje tė problemit.

    Nė kėtė numėr do tė lexoni:

    - Si i zaptoi tokat e shqiptarėve deputeti Bushios?

    - Cilat qenė reagimet e pronarėve qė u dėmtuan?

    - Ēfarė veprimtarie zhvillonte ambasadori shqiptar nė Athinė?

    - Si informohej Ministria e Jashtme pėr gjendjen?

    - Ēfarė thanė zyrtarėt e lartė grekė pėr zgjidhjen e ēėshtjes?

    - Pse shqiptarėt nuk trajtoheshin si pronarėt e tjerė tė thuaj nė Greqi?

    - Propozimi grek pėr fqinjėsi tė mirė, duke anashkaluar kėtė problem.

    Dokumentet:

    Republika Shqiptare

    Ministri e Punevet tė Jashtme

    Tiranė, mė… Janar 1927

    Zoti Ministrė

    Sekretari i t’ardhuravet nė Ministrin e Financavet Zotni Myqerem Caēi, i biri tė vėllajt tė Zejnel Caēit, asht pronar i dy ēifliqevet nė Eparhinė e Grebenėsė tė quajtur Gobllariqi edhe Plesha, kėta zotni pėr gjaku dhe pėr gjuhe, brez pas brezi, tė lemun nė katundin Biovizhda Nėnprefekturė e Pėrmetit.

    Nė ngjarjet e Epirit 1914, mbasi n-doqnė shpijat e tynė shkuen nė Grebene me gjithė familje ku banuen provizorisht deri mė 1922. Mbasandaj u-ngritnė e ardhunė nė Shqipėni, kėshtu qi nė gjithė pikpamjet nėnshtetėsije e tyne shqiptare si mas konvencionit ndodhet jasht bisedimit edhe jashtė optimit. Duke qenė puna kėsisojė, ish-deputeti nė Parlamentin turk edhe grek, Z. Bushios, piksėpari pėr me zaptue tokat e tyne me anėn e Epitropisė apallotrioseos i dėften si tė ēkėmbyeshėm dhe vajti u-zaptojė tokat. Kur qe Dėrgata Shqiptare pėr tratativėt qi pėrfunduan nė tratatet e dituna, bani hapat e duhura bashkė me atė Legatė pranė Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė edhe mbi kėtė nga an’e Ministrisė tė Bujqėsisė u’dha urdhėni posaēėm autoritetvet tė vendit pėr me u-dorėzue tokat e grabituna pronarvet tė vėrtet. Tashti Zotni Bushkios pėr me vėrtetue qėllimin e vet, ka pretendu nė Eparthinė e Grebenes se gjoja Mykerem Ciēa asht nėnshtetas Grek nga shkaku se mė 1920 ka qenė Kryetari i Khemaat-i Islmaije d.m.th. i komunistetit musulman tė Grebenesė. Midis muslimavet t’atij vndi, me qenė edhe se ka pasė edhe Shqipėtar, edhe ky institut mas tratatit Athinės ėsht nji send fetar ku mundeshin tė merrshin pjesė tė tė gjithė myslimanėt qi ndodheshin atje, nuk munt tė provojė nėnshtetsinė Greke. Zotnitė nė fjalė pikėsėpami kan lendun nė Shqipėni; e dyta e shkuemjae tyre nė Greqi asht mas indipendencės Shqiptare dhe nga nevoja e djeqerė; e treta si mas konvencionit 6 Gusht 1924 u-ndodhė i ardhur pėrsėri me gjith familje nė Shqipėni- Pra, as me nji mėnyrė nuk hyjnė nė kategorinė e tė kontestumvet.

    Prandaj lutemi si mas deftesavet tė nėnshtetėsis tė paraqituna me anėn e avokatit tė tij Z. Grapca tė pėrpiqeni qi tė vertetohet nėnshtetėsija e tij shqipėtare e tė ndalohen grabitjet e Z. Bushios.

    Pėrfundimi tė na njoftohet.

    Pranoni, ju lutem Zoti Ministėr tė falat e mija me nderime tė posaēme.

    Ministri i P. tė Jashtme

    Karaferja 28/5/27

    Kryetari Republikės Shqipnisė

    Tiranė

    Shkėlqesės Tija

    Matim nderin dhe e njohim detyrė tė lajmėrojmė Shkėlqesėn e Zotris uaj se disa na Shqiptarėt qė gjenden nė Greqi me gjithė qė shpėtuan na ēkėmbimi si Shqiptarė dhe tashti po sheshin pasunitė e pa tundura me qėllim qė tė shkojnė me gjithė fėmijėn nė Turqi e cila ėshtė njė dam i math pėr shtetin ton dyke me shpėtuar pasunitė me shqiptarllėk sot tė sheshin dhe tė marn milionė franga e ti shpijen nė Turqi nukė ėshtė e dreqtė se Shqipnia prishi mjaft tė holla pėr tė shpėtuar Shqiptarėt na ēkėmbimi me qėllim qė tė mblidhemi nė Shqipni na shkaku se disa Shqiptarė shitnė pasunitė dhe shkuan nė Turqi kan bėrė pėrshtypje tė ligė dhe nė Qeveri tė Greqisė e thonė se shqiptarėt janė vetėm Shqiptarė sa tė shesin pasunitė e pa tundura dhe totė venė Turqi jo nė Shqipėni atėherė me kėtė qėllim hump dhe djemt e fėmijėt e saj hump dhe million lira kapitale e venė nė vėnt tė huaj qė e cila mbretėri qė duan tė venė ka qenė kurdoherė kontrė Shqipėnisė e shohin detyrė tė lajmėrojmė shkėlqesien e Zotris s’Uaj si ati i gjithė Shqiptarvet tė kini mirėsinė tė jepni urdhėr Ministrisė Punėravet tė Jashtme tė marė masat e duhura pėr tė mos humbur as vėllezėrit e motrat tona as kapitalet e tyre qi janė milionė dyke paraqitė prapė falenderimet e sinqerrta mbetemi me nder e me respekt

    Tė Zotris s’Uaj

    Xhafer Ēela d.v.

    Zejnel Ypi d.v.

    Shahin Ypi d.v.

    Asht nji me origjinalin

    Sekretari II tė i Kėshillit Ministruer

    Republika Shqiptare

    Ministri e Punėvet tė Jashtme

    Drejtorija Politike

    Tiranė Qershor 1927

    Mbi pasunit tė Shqiptarve nė Greqi

    Zotni Ministrė,

    Bashkangjitur kemi nderin t’Ju dėrgojmė njė letrė tė adresuar ministrit tė Greqisė nė Shqipėri mbi ēashtjen e pasunivet tė Shqiptarvet nė Greqi me lutje qė edhe Zotnija e juaj tė bėni demarshe analoge pranė Ministris sė P. tė Jashtme atje, aq ma tepėr kur se Legata e Greqisė ėsht duke bėrė dita me ditė, pėr ēėshtjet ma tė vogla, demarshe dhe pėrsėritje pa rjeshtė pranė kėsaj Ministrije, ashtu qė edhe Zotnija e juaj duhet tė rėfeni aktivitetin ma tė madhė pėrmbi ēashtjen e pasunis qė ėsht aq me rėndėsi pėr Shtetin t’onė.

    Shtojmė se letra nė fjalė ėsht shkruar nė bazė tė vendimit tė marrun nė njė mbledhje tė posaēme tė Kėshillit Ministruer nė Kryesin e Ekselencės sė Tij.

    30.VI.1927

    Legatės Shqiptare

    Legation D’Albanie

    Athenes 6 korrik 1927

    Nr.887

    Fort i Nderti Ministėr,

    Mas njė mundimi tė gjatė dhe njė punė me mjaft vėshtirėsi, munda me pregatit njė listė tė pasunis sė Shqiptarėvet qė kanė nė Greqi, me gjithė detajet, kopjen e tė cilės kam nderin t’Ju u paraqis pėr tė marė dijeni dhe pėr tė patur ajo e Nderta Ministeri, hollėsinat aproximative pėrgjithsisht, mbi pasunin e naltpėrmendurė.

    Pėr tri ditė, kthehet zoti Mihallakopulos, tė cilin qė ditėn e parė kam me kap pėr tė vėnė nė udhė si traktatet ashtu dhe ēestjen e pasunis, dhe kam me u mbajtun nė kurent pėr mbi evoluciuonin e kėtyne ēestjeve.

    Me kėtė rast, ju lutem , zoti Ministėr, tė pranoni nderimet e mija tė veēanta.

    (shėnimi ynė: firmosur ) Stavro Stavri

    Tė ndertit zotėni

    Z. Ilias Vrioni

    Miistėr I P./ tė Jashtme

    Tiranė

    ( shėnimi ynė: Shih faksimilen e lists tė botuar nė kėtė faqe)

    Nr.76

    Taksė fr. Ar I

    Tė Ndershmes

    Krykonsullatė Shqiptare

    P.T

    Ministrin e P. tė Jashtme

    Tiranė

    Lutje

    Shqiptarvet pėrjashtuarė prej kėmbimit banues tė Janinės

    Janinė 22 korrik 1927

    Zoti Ministėr,

    Kemi nderin t’ju bėjmė tė ditur se me vendimin e komisjonit Mixte, i dėrguemė prej lidhjes kombeve, jemi pėrjashtuarė nga kėmbimi si racė Shqiptare dhe kemi marrė prej Autoriteteve kompetente ēertifikata me tė cilat jemi tė lirė tė dispozojmė pasunit t’ona qė kemi nė Greqi.

    Me git. e kėt. , pasunit t’ona vazhdojnė tė okupueme prej Bankės Nationale, e cila idispozonė mbas dėshirės s’aj.

    Jemi adresuarė shumė herė Qeverisė Greke me lutje qė tė japi njė pėrfundim ksaj cestje me rėndėsi tė madhe pėr na, por ankimet t’ona nuk jan marrė parasyshė.

    Legation D’Albanie

    Nr. 898/II

    Athenes, 23 korrik 1927

    Fort i Nderti Zoti Ministėr,

    Siē i pata shkruarė shpesh herė asaj sė Ndertė Ministri dhe si mas instrukcjonevet qė kam marė, dhe pa arth zoti Mihallakopulos nga Gjeneva, kisha ba demarshat nė Mistrin e P. tė Jashtėme kėtu si dhe personalisht me Kryeministrin Z. Zaimis, pėrmbi traktatet, pasunin e Shqiptarvet nė Greqi pėrgjithėsisht, ashtu dhe veēanėrisht, pėr pasunin e tė Ndertit Senator Djemal Dibrės, Zia Beut dhe Dervish Himėsė.

    Pėrgjegja ka qenė gjith monė fjalė tė mira, por me rekomandonin pritjen e Z. Mihallakopulos; kur kėto ditėt e fundit u kėthye zotėnija e tij, e vizitova dhe fola, por pėrsėri fjalė tė dyshimta; pėr mos e lanė punėn tė mvarun, i drejtova dhe njė shkresė, kopjen e tė cilės, kėtu bashkangjitur, kam nderin t’Ja u dėrgonj.

    Prapė sot shkrova dhe fola; me tha verbalisht se, dhe nėnshtetasvet Grekė, Rumania ja u kish zaptuarė gjith pasunin dhe nuk i indemnizoj as pak, por kėjo nuk ndalon as pak qė tė dy shtetet dhe tė dy Qeverinat tė kenė konservuarė rellata ma miqėsore midis tyre, se nuk ka nonjė ligj qė tė e shtrėngonjė shtetin grek t’i indemnizojė tė huajtė, ma tepėr se sa nėn shtetasit e sajė.

    At minutė, i pėrmenda akordin qė kishin ba me Inglizėt dhe Italianėt; mu pėrgjeq se kėta kan shumė pak pasunina kur se Shqiptarėt kanė shumė ma tepėr. Me gjith kėto, thotė, kemi qėllimet ma tė mira pėr Shqiptarėtr, por shuma ashtė e tepėr, dhe se pėrgjigjen , do tė ma japė me tė shkruarė.

    Dua t’i tregoj sė Ndertės Qeveri se, kur asht ēastja tė paguajnė, bajnė dredhina dhe zorr tė nxjerrin pare; shkaqet janė se, dofta Qeveria e kėtushme, nuk pati atė suksesin financiar qė priste prej udhėtimit nėr kryeqytetet e Evropės, sikundėr thojnė fletoret roajaliste, se goja sa do njė e prum u ba definitive dhe se kėjo ēėstje, do tė bisedohet nė shtator dhe tani janė shumė ngushtė ekonomikisht.

    Apo, shkaket mund tė jenė se, dofta Qeverija e soēme, nuk e ndjen vehtjen solide dhe ka frykė tė marė pėrgjigjėsi, sikundėr thonė shumė veta, masi gjenden nė shumė mos-marvshje midis tyre.

    Sa pėr traktatet, Z. Mihallakopulos mė thotė se, do t’i ratifikonjė Parllamenti tė gjithė, pėr veē ati tė Etablisemanit. Pėr se vallė?

    Se, thotė, me gjith qė kemi dėshirin tė plotė, por po t’ju japim yve, kemi frikė se mos ato lehtėsira qė t’ju japim yve, na i kėrkon dhe Jugosllavija, gja e cila do tė jetė e damshme.

    Pak ditė ma parė shkova dhe nė ishullėn Ydhra ku qėndron Kryetari i Republikės, Zoti Kondurjotis, tė cilit ju luta tė ndėrmjetėsonjė pėr me zgjedhun kėtė ēestje, dhe i thashė se Qeverija Shqiptare do tė bindė proprietarėt tė mos insistojnė nė pretencat e tyne si Inglizėt dhe mund tė kontendojmė dhe me garancin e njė banqe; por Qeveria Shqiptare kėrkon dhe lutet tė hyjnė nė bisedim mbi kėtė ēestje, tė zgjidhet dhe tė mos mbetet e mvarun.

    Do tė vizitonj gjith Ministrat dhe do tė thėras shumė depytetė qė kanė rėndėsi tė cilėt do tė vinė kėto ditė dhe do tė pėrpiqem tė ndėrhyjnė pėr zgjedhjen e kėsaj ēestjeje; pėrfundimet nuk i di se, kėtu, gjith fjalė tė mira thonė dhe miqėsis t’onė i japin rėndėsi, po kur vjen puna pėr tė paguarė, i ndrojnė mejtimet.

    I thashė, kur se doni miqėsinė t’onė, lini tė lira pasunit dhe lejoni proprietarėt tė shesin.

    Tue patun qėllimin qė tė ndjek punė me tėrė fuqit e mija, guxonj t’i lutem sė Ndertės Qeveri, nė e paftė me udhė, tė mos lerė rehat dhe Ministrin e Greqis aty qė tė ēpohet na tė dy anėt, se kėtu ēestja, ashtė fatkeqsisht, tepėr e zorēime.

    Mer nderime tė veēanta

    Stavro Stavri( nėnėshkruar)

    Shtim

    Mbas insistimit qė bamė nė Ministrin e P. tė Jashtme, kėtė minutė mė arth dhe pėrgjigja e shkresės s’onė qė e patėm adresue kopjen e tė cilės bashkangjitun po ja u dėrgojmė; siē shifet nė kėtė shkresė Qeverija Hellenike, pranon tė indamnizonjė proprietarėt shqiptarė me njė shkallė si nėshttasit tė sajė, dhe thotė se ka vulnetin e mirė qė ta detyronjė me ma tepėr sy tė mirė kėtė ēestje dhe prźt propozisione konkrete ngaj an’ e Qeverisė Shqiptare.

    Lutem pra, tė keni mirėsinė, tė studioni letrėn dhe ēestjen, dhe tė mė jepni instrukcione konkrete pėr ma tutje qė ato instrukcione do tė pėrmbarohen me zelin qė i pėrket, nga an’ e kėsaj Legate.

    I Zotnis s’Uej

    ( nėnshkrimi)Stavro Stavri

    Vijon nesėr

    Nė vijim do tė lexoni:

    - Si reaguan pronarėt shqiptarė?

    - Ēfarė letėrkėmbimi pati midis tyre dhe Qeverisė Shqiptare?

    - Sa i madh qe presioni i tyre pėr tė arritur nė zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave?

    - Ēfarė shkruante Gazeta e Korēės pėr kėtė ēėshtje?

    - Si e pėrgenjeshtruan pronarėt nė shtyp raportin e ambasodorit shqiptar nė Greqi pėr ēėshtjen e pasurive tė palujtshme?

  19. #239
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    PE merr nė shqyrtim ēėshtjen ēame

    ELJONA BALLHYSA


    27 Tetor Kreu i LSI, Meta, debaton me europarlamentarin grek nė seancėn e posaēme tė Parlamentit Evropian

    Pak: Popullsia ēame duhet tė kthehet nė vendet e tyre dhe pranė varrezave tė tyre

    Duket se ēėshtja ēame do tė fillojė tė gjejė zgjidhjen qė kėrkojnė shqiptarėt. Ka qenė kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, i cili ka kėrkuar dje gjatė takimit tė zhvilluar nė Strasburg, midis delegacionit tė Parlamentit shqiptar dhe atij Evropian, qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sa mė parė. Kjo deklaratė e Metės ėshtė pasuar nga replikat e deputetit grek tė Parlamentit Evropian, Panayiotis Demetriou, i cili ka kundėrshtuar kėrkesėn e deputetit shqiptar. Por nė kėtė debat ka ngritur zėrin kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Evropian, pėrgjegjėse pėr Shqipėrinė, Doris Pack. Ajo ėshtė shprehur se ēamėt duhet tė kthehen nė trojet e tyre dhe se Greqia duhet t’i lejojė kėta njerėz tė shkojnė nė varret e tė afėrmve tė tyre.

    Deklarata

    “Ēamėt duhet tė kthehen nė vendin e tyre. Greqia duhet tė lejojė komunitetin ēam tė lėvizė lirshėm edhe pėr tė vizituar varret e tė afėrmve tė tyre, tė mbetur nė Greqi”, kėshtu ėshtė shprehur dje europarlamentarja Pack gjatė njė seance nė Parlamentin Evropian. Kjo deklaratė e Pack erdhi pasi dėgjoi debatin midis deputetit grek Dimitrou dhe deputetit shqiptar Ilir Meta. Nė pėrfundim ajo e ngriti kėtė shqetėsim nė njė seancė tė Parlamentit Evropian. Kjo ēėshtje mėsohet tė jetė futur nė agjendėn e Parlamentit Evropian. Deklarata e Pack ėshtė njė mesazh pozitiv pėr gjithė shqiptarėt qė kanė trojet e tyre nė krahinėn e Ēamėrisė, tė pėrvetėsuar nga Greqia rreth 62 vjet mė parė. Kryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, nga ana e tij kėrkoi qė Greqia t’i japė sa mė parė zgjidhje ēėshtjes ēame. Nė delegacionin shqiptar qė merrte pjesė nė takimin e 13-tė ndėrparlamentar me pėrfaqėsues tė PE-sė, bėnin pjesė Majlinda Bregu, Ilir Meta, Skėnder Gjinushi, Ermelinda Meksi, Ferdinand Xhaferri, Rexhep Uka, Arjan Madhi dhe ministrja e Integrimit, Arenca Trashani.

    Ēėshtja ēame

    Shpeshherė ėshtė deklaruar nga zyrtarėt mė tė lartė jo vetėm tė shtetit grek, por edhe atij shqiptar, se ēėshtja ēame do tė gjejė zgjidhje vetėm nė bazė tė traktatit tė miqėsisė dhe fqinjėsisė sė mirė tė nėnshkruar nė vitin 1996. Nė bazė tė kėtij traktati, pranė qeverive respektive si nė Greqi, ashtu edhe nė Shqipėri, duhet tė ngrihen grupe ekspertėsh qė tė shqyrtojnė mundėsinė e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje. Por deri tani asnjė nga qeveritė shqiptare nuk ka ndėrmarrė njė nismė tė tillė, qė tė ngrejė njė grup tė posaēėm pune pėr tė zgjidhur ēėshtjen ēame, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kthimi i trojeve tė rrėmbyera nga grekėt, ose dėmshpėrblimi monetar shqiptarėve ēamė.

    Kėrkesa e ministres nė PE

    Trashani kėrkon forcimin e kapaciteteve administrative

    Ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, ka theksuar si domosdoshmėri forcimin e kapaciteteve administrative nė funksion tė procesit tė integrimit. Kėtė deklaratė ministrja Trashani e bėri gjatė fjalės sė mbajtur nė takimin e 13-tė ndėrparlamentar Shqipėri-Parlamenti Evropian tė zhvilluar nė Strasburg, i cili mbylli dje punimet dyditore. Nė kėtė takim ėshtė diskutuar rreth pėrgatitjeve tė Shqipėrisė pėr implementimin e MSA-sė, rreth debatit aktual parlamentar mbi reformėn zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve vendore, pėrmirėsimin e shtetit tė sė drejtės, reformat nė sistemin e drejtėsisė dhe nė administratėn publike, si dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve. Ministrja e Integremit, Trashani, ndėr tė tjera theksoi si domosdoshmėri pėr implementimin me sukses tė procesit tė integrimit, forcimin e kapaciteteve administrative nė funksion tė zbatimit tė MSA-sė dhe njė bashkėpunim mė tė ngushtė me biznesin, nė rolin e njė partneri tė qeverisė. “Procesi i integrimit po ecėn pėrpara me dekretimin e qeverisė sė re, pėr shkak se po rritet gjithnjė e mė shumė vullneti politik qeveritar dhe elementėt qė e tregojnė kėtė janė lufta efikase ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nxitja e investimeve, reformat ekonomike, rritja e pagave, pensioneve, reformat nė arsim e shėndetėsi”, ka bėrė tė ditur Trashani nė kėtė takim. Sipas saj, plani kombėtar i zbatimit tė MSA-sė ėshtė provė konkrete e ndėrgjegjėsimit dhe e seriozitetit tė qeverisė nė ndėrmarrjen e reformave nė rrugėn e procesit tė integrimit.

  20. #240
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,550
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Na lini tė vendosim lule mbi varre

    VIKTOR AVDIA-Metropol

    26 Qershor Mbi 15 mijė ēamė kėrkojnė me protestė paqėsore tė drejtėn e tyre mbi pronat e konfiskuara nga Greqia


    Nderohen nė Kollėgjer mbi 50 tė vdekur nga uria dhe dhuna gjatė genocidit

    Rreth 15 mijė banorė tė komunitetit ēam, janė mbledhur dje nė pikėn e kalimit kufitar tė Qafė Botės pėr tė pėrkujtuar 62 vjetorin e genocidit grek. Gati 90 autobuzė tė ardhur nga e gjithė Shqipėria kanė ndaluar nė komunėn e Xarės nė vendin e quajtur Kėllogjėr, ku janė varret e dhjetra ēamėve tė vdekur nė 44-ėn pas torturave qė kishin hequr nga ushtria greke. Pas njė minutė heshtje, janė vendosur kurora me lule nga Shoqėria Politiko Atdhetare Ēamėria, Partia Demokracia pėr Integrim dhe shoqata tė ndryshme tė popullsisė ēame.

    Nė Kėllogjėr janė mė shumė se 50 veta tė vdekur ēamė, tė cilėt nga vuajtjet dhe uria nuk mundėn tė mbijetonin. Varret e tyre tashmė janė tė mbuluara nga bari dhe vetėm disa gurė dallojnė vendodhjen e tyre tė saktė. Ceremonia pėrkujtimore ka nisur me himnin kombėtar shqiptar dhe me njė minutė heshtje nė nderim tė atyre qė dhanė jetėn pėr mbrojtjen e tokave tė Ēamėrisė. Protestuesit kanė kėrkuar qė tė lejohen tė shkojė nė Saja dhe dhe Gumenicė dhe nė ēdo pjesė tjetėr, qė quhet ēameri, tė ēojnė lule tė freskėta mbi varret e tė parėve tė tyre, tė masakruar nė 44-ėn dhe tė ngrejnė memoriale pėr ta si shenjė respekti pėr jetėn e tyre.

    Kėrkesat

    Protestuesit ēamė kanė kėrkuar qė tė kenė tė drejtėn e marrjes sė pronave tė tyre, qė janė tė sekuestruara tashmė prej 62 vitesh. Edhe pse mes Shqipėrisė dhe Greqisė ka njė marrėveshje tė fqinjėsisė sė mirė, askujt nuk i ėshtė dhėnė e drejta e kthimit tė pronės. Madje shpresh tundet ligji i luftės, qė ende nuk ėshtė e qartė ėshtė shfuqizuar apo jo prej greqisė. Mė tej ēamėt kėrkojnė t'u kthehet nėnshtetėsisa greke, e cila iu hoq me dhunė prej regjimit komunist me kushtetutėn e vitit 1972. Deri nė atė kohė komuniteti ēam cilėsohej refugjat. Ndėrsa, vendimi i qeverisė shqiptare solli dhe shmangien e problemit tė tyre nė arenėn ndėrkombėtare.

    Masat

    Ndryshe nga sa ishte parashikuar prej Greqisė, nuk ishin marrė masa tė rrepta pėr sigurimin e kufirit gjatė protestave. Gjithėsesi disa policė shėrbimi kanė monitoruar tė gjithė zhvillimin brenda territori grek. Ndėrsa, kanė qenė organizatorėt e protestės ata qė kanė kėrkuar ruajtjen e qetėsisė. Ceremonitė kanė zgjatur 60 minuta dhe kanė kaluar pa incidente.

    Nė thelb tė protestės ka qenė lėnia e tė gjitha hapėsirave demokratike pėr kthimin e tokave, si dhe pėr t'u dhėnė mundėsinė tė gjithė ēamėve tė nderojnė tė parėt e tyre, gjė qė deri mė tani ėshtė mohuar.

    Flet 72 vjeēari Avdia

    Dua tė di ku mė kanė vrarė dajėn dhe xhaxhallarėt

    Nje grup prej 20 vetėsh fėmijė dhe tė moshuar me bluza tė bardha me gjethen e ullirit si simbol i paqes janė afruar nė 10 metra larg doganės shqiptare, ku kanė ndezur qiri dhe kanė vendosur kurora me lule pėr tė vdekurit e 62 viteve me parė, tė cilėt u vranė nga ushtria greke, apo vdiqėn gjatė rrugės duke hyrė nė Shqipėri. Xhelali njė 72- vjeēar, i cili mban nė dorė njė qiri tė ndezur, duke qarė ndėrsa shkon pranė doganės shqiptare thotė pėr "Metropol" se dėshiron vetėm tė di se ku ia kanė vrarė dajon dhe xhaxhallarėt e tij. "Tė mė lėnė tė shkoj nė Saja dhe pėr tė puthur gurin e varrit tė tyre se mbase i kanė varrosur tė gjithė bashkė", tha Xhelali. Ikėm, thotė ai, dhe nuk pamė mė mbrapa . "Tani e drejta jonė e parė njerėzore ėshtė qė t'i prekim varret e tyre dhe ti qajmė

    Zoti le tė na ndihmojė", shprehet 72-vjeēari, ndėrkohė qė ulet dhe puth tokėn ne vendin e pėrcaktuar nga organizatorėt e veprimtarisė pėrkujtimore pėr homazhin e rastit.

    20 persona fėmijė dhe tė moshuar me kurora me lule, ku shkruhej "Ēamėria", kėrkuan dje drejtėsi. Gjatė protestės ata kanė qėndruar pak minuta pranė doganės sė shtetit shqiptar, duke bėrė homazhe pėr tė vrarėt nė heshtje. Ndėrkohė pjesa tjetėr e tubuesve nuk ėshtė lejuar tė shkojė pranė doganės, pasi poluicia shqiptare nuk i ka lejuar pėr parandalimin e ndonjė incidenti me palėn greke.

Faqja 12 prej 33 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 11:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:11
  4. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •