Nė vend tė hyrjes...
.......Kam pritur tridhjet vjet
Kam pritur tridhjet vjet fshehur nėn hije,
Dhe fshehur kam vazhduar tė kėndoj,
Siē zogu i mėngjesit pas hardhije,
Siē fshihet manushaqja buzė kroi.
E kyēa gojėn fjalėt qė tė mbaja,
Se rridhnin fjalėt vetė, sdi se si,
Kur sdija as tė qeshja, as tė qaja;
Kur sdija ēishin lulet nė saksi.
Kur lotin qė nga sythi vjen i valė,
Me shiun ngatėrroja pa tė keq.
Kur flokun keq tė krehur tek njė djalė.
Pėr trimėri e mirrja, si pėr dreq.
Kur lulen e kėpusja i rrėmbyer,
Dhe pa i marrė erė, jo aspak,
E flakja si njė send aspak tė vyer,
E prishja me njė nerv krejt foshnjarak.
Kur vashėn e komshiut e dėgjoja,
Shpėrfillur kur mė thoshte Mirmėngjes.
Dhe buzėn qė i dridhej ia vėshtroja,
Si Don Zhuan i thekur, krejt serbes...
...Kam pritur tridhjet vjet tė them dy fjalė,
Dy vargje qė kam mbledhur me kujdes
Si mbledh vullkan i ri llavė tė valė,
Si bleta mbledh nektarin nė mėngjes.
Dh Papando
Krijoni Kontakt