Karl Popper
Ai pėrvijoi e artikuloi racionalizmin kritik dhe u bė pėrfaqėsuesi mė autentik i kėsaj rryme nė mendimin filozofik bashkėkohor. Ky lloj racionalizmi ngjason me racionalizmin e Sokratit nė aspektin se ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufijtė e tij; ai ėshtė veshje filozofike e modestisė intelektuale qė duhet tė karakterizojė ata qė janė tė vetėdijshėm sa shpesh gabohet
K. Popper lindi nė Vjenė mė 28 korrik 1902 nė njė familje me interesa intelektuale.
Nė vitin 1922 regjistrohet nė Universitetin e Vjenės, ku diplomohet nė filozofi me disertacionin Mbi problemin e metodės sė psikologjisė sė tė menduarit. Pas kesaj, vendos ti pėrkushtohet kėrkimit shkencor.
Gjatė studimeve universitare, kur interesimet e tij u pėrqėndruan nė psikologjinė e tė menduarit, ai kaloi nėpėr duar arritjet mė tė reja e mė tė spikatura nė lėmin e psikologjisė. Nė tė njėjtėn kohė, falė aftėsive pėrvetėsuese tė pazakonta, arriti njė formim tepėr solid nė matematikė e nė fizikė, ēka, mė 1929, i mundėsoi liēencėn pėr ti dhėnė kėto lėndė nė shkollėn e mesme. Mė pas, Popper e plotėsoi bagazhin e vet me tėrė spektrin e shkencave fondamentale natyrore. Njohja po aq e thelluar e shkencave shoqėrore e renditi ndėr specialistėt mė tė shquar tė harkut tė kulturės njerėzore. Nė qoftė se thuhet, jo pa arsye, se racėn e dijetarėve universalė e zhduku diferencimi i madh i shkencave, mund tė thuhet se Popper pėrbėn njė pėrgenjeshtrim tė kėtij pohimi.
Prandaj edhe sprova e parė, libri Dy problemet themelore tė teorisė sė njohjes i pėrfunduar mė 1934 dhe i botuar me mjaft shkurtime me titullin Logjika e kėrkimit , ishte shenjė e sigurt se nė arenėn e mendimit filozofik po dilte nje autor serioz.
Gjatė viteve 1935-1936, dy periudha tė gjata i kalon nė Angli, ku paraqit tezat e tij ndėr konferenca e debate nė institucionet mė prestigjioze, duke pėrfshirė universitetet e Oksfordit e Kembrixhit dhe Shkollėn Ekonomike tė Londrės. Njihet me personalitetet mė me ndikim tė kohės, Ayer-in, Moore-in, Berlinin, Hayek-un, Ryle-in, Robbinsin, Gombrich-in, Russell-in.
Mė 1937 shkon nė Zelandėn e Re, ku punon profesor nė Universitetin e Kristēėrēit. Kryen njė varg studimesh teorike, matematike, sidomos pėr aksiomatizimin e algjebrės sė Bulit e teorinė e probabiliteteve.
Mė 1938, bash nė kohėn kur Hitleri ndėrmerrte Anschluss-in e Austrisė, fillon veprėn madhore Shoqria e hapur dhe armiqtė e saj, qė do tė jetė beteja e tij kundėr totalitarizmit me armėt logjiko-epistemologjike, tė cilat ai i pėrdorte kaq mjeshtėrisht. Dy vėllimet tė pėrfunduara mė 1943, botohen nė Angli dy vjet mė vonė me interesimin e posaēėm te Gombrich-it dhe Hayek-ut.
Njė njeri si Popperi nuk mund tė humbiste nė njė periferi tė largėt. Mė 1946 Shkolla Ekonomike e Londrės e thirri dhe i besoi vendin e Profesorit tė Logjikės e tė Metodės shkencore. Kėtė bėn dhe Universiteti i Londrės tre vjet mė vonė. Pėr 23 vjet, derisa doli nė pension (1969), ushtroi njė ndikim tė paharrueshėm mbi breza tė tėrė studentėsh.
Qė nga ajo kohė Popperi ishte njė nga figurat mė qendrore tė debatit filozofik. Merr pjesė nė konferenca e debate tė shumta, ku ligjėratat e ndėrhyrjet e tij ngjallnin interes tė veēantė. Pėrpunon, harton e boton njė varg veprash tė rėndėsishme si Logjika e zbulimit shkencor, Mjerimi i historicizmit, Hipoteza dhe prgnjeshtrime, Revolucion apo reforma, Dija objektive, Njė pikėpamje evolucioniste, Realizmi dhe qėllimi i shkencės, etj, si edhe autobiografinė intelektuale Kėrkimi nuk ka fund. Do tė veēonim edhe librin interesant Uni dhe truri i tij, botuar mė 1977, qė ishte fryt i diskutimeve tė gjalla e intensive pėr 10 ditė rresht nė parkun e njė vile buzė liqenit tė Komos, Itali, me Sir John Eccles-in, i nderuar me Ēmimin Nobel pėr studimet e tij nė neuro-biologji. Libri i ndarė nė tri pjesė, (e para e shkruar nga Popperi, e dyta nga Eccles-i, e treta njė transkiptim i dialogėve tė zhvilluar) trajton problemin e raportit tė mendjes me trurin dhe ėshtė njė pėrvojė shembullore, qė pėr nga niveli e shtjellimi i pjesės sė tretė tė kujton Fedonin e Platonit.
Takime e biseda tė tilla si me Eccles-in, Popperi ka pasur me shumė personalitete tė fushave tė ndryshme tė shkencės si Ajnshtajni, etologu nobelist Konrad Lorenc, logjicieni Kurt Godel etj, tė cilėt e ēmonin sė tepėrmi pėr erudicionin dhe gjykimin e tij tė mprehtė.
Mė 1965, Mbretėresha e Anglisė i jep titullin e baronetit. Akademi ndėr mė tė njohurat nė botė e patėn pėr nder ta kishin Popperin anėtar tė vetin.
U shua mė 17 shtator 1994 nė njė spital tė Creydon-it. Hiri i tij prehet nė njė varrezė tė vogėl tė Vjenės.
POPERI DHE TELEVIZIONI
Popperi nuk ishte aspak indiferent ndaj dukurive tė jetės sė pėrditshme. Ai ishte i shqetėsuar nga disa prirje tė emisioneve televizive dhe mbajti njė qėndrim tė prerė kritik. Televizioni, sipas Popperit, kur sundohet prej njė logjike komerciale, prej pėrfitimeve nga reklamat, detyrimisht privilegjon transmetimet me audiencė tė lartė. Nėn diktaturėn e publicitetit, tė konsumit e tė emisioneve pa kripė e pa cipė njerėzit po kretinizohen. Imponohet njė barazim i shijeve, njė orientim i dhunshėm i opinionit publik nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė informacionit, nguliten modele qė rrafshojnė individualitetet, etj. Televizioni nuk e ēan fare kryet pėr ndjeshmėrinė e posaēme dhe cenueshmėrinė e psikikės fėminore. Kjo pėrbėn njė rrezik tė madh sepse fėmijėt qė u nėnshtrohen pėrditė dozave tė forta tė dhunės do ta konsideronin forcėn brutale si njė aspekt normal e tė pashmangshėm tė jetės njerėzore.
Prandaj Popperi propozonte krijimin e njė organizmi vetėkontrolli tė sistemit televiziv, tė ngjashėm me organizmat qė kontrollojnė ushtrimin e veprimtarisė mjekėsore. Ky organizėm tė kishte nė dorė tu hiqte lejen e ushtrimit tė kėtij profesioni atyre qė abuzonin me kėtė instrument tė fuqishėm, e keqpėrdornin nė mėnyrė ēedukuese e tė papėrgjegjshme.
Ky qėndrim i Popperit ndezi njė debat, i cili ndihmoi pėr ndėrgjegjėsimin e opinionit publik se edhe televizioni, si tė gjitha pushtetet e njė shoqėrie moderne demokratike, duhet kontrolluar.
RISISTE NE FILOZOFINE POLITIKE - KONCEPTI I SHOQERISE SE HAPUR
Popperi ka njė koherencė tė paqortueshme nė parashtrimin e ideve tė veta nė ēdo fushė me tė cilėn ėshtė marrė, pra edhe nė filozofinė politike e nė sociologji.
Ai ngulmonte fort se nuk duhet bėrė pyetja Kush duhet tė qeverisė a tė drejtojė?, por Si tė kontrollohen ata qė drejtojnė?, apo mė saktė, Si ti organizojmė institucionet politike nė mėnyrė qė ti ndalojmė qeveritarėt e kėqinj a tė pazotė tė na bėjnė shumė dėm?. Ky ishte njė ndėrrim rrenjėsor i perspektivės, qė prekte strukturėn autoritare tė filozofisė politike, e nė pėrgjithėsi, traditėn e filozofisė perėndimore. Ky formulim pranon se nuk ekziston asnjė tip autoriteti politik sipėror, mė i mirė nga tė tjerėt e i vlefshėm nė ēdo situatė. Tė gjitha format e legjitimimit tė pushtetit (prejardhja e fisme, hiri hyjnor apo zgjedhja nga populli) e humbasin rėndėsinė pėrballė ēėshtjes sė kontrollit, sepse edhe sikur ata qė qeverisin tė kenė ardhur nė pushtet nė mėnyrė legjitime, kjo nuk do tė thotė aspak se veprimet e tyre janė ipso facto tė pėrligjura.
Qėndrimi poperian i hap kėshtu rrugėn njė qasjeje racionale nė filozofinė politike. Kjo mund tė realizohet vetėm nė njė shoqėri tė hapur, koncept ky i futur dhe i pėrpunuar nga Popperi. Shoqėria e hapur ėshtė ajo ku triumfon qartėsia e arsyes mbi terrin e instinktit, maturia e inteligjencės mbi parimin shkatėrrues tė mburravecėrisė tė monopolit tė zotėrimit tė dijeve dhe tė vėrtetave absolute, tė shkencės sė mirėfilltė mbi paragjykimet pseudoshkencore tė dala boje, tė bindjes ndaj parimeve tė edukatės civile mbi tėrbimin e verbėr tė fanatizmit.
Shoqėria e hapur ėshtė e papajtueshme me ēfarėdolloj utopizmi. Pėr tė ėshtė e papranueshme ideja e pėrsosurisė, por atė e vė nė lėvizje ideja e pėrsosueshmėrisė; diskutimet e ballafaqimet nuk kanė objektiv tė sendėrtojnė parajsėn nė tokė, por mė konkretisht tė pakėsojnė sa mė shumė mjerimet e vuajtjet njerėzore. Shoqėria ėshtė gjithmonė jo e pėrsosur, prandaj duhet mbajtur e hapur rruga drejt pėrmirėsimit.
Shoqėria e hapur, duke zgjeruar hapėsirat e lirisė individuale, krijon mundėsi pėr njė debat tė frytshėm, nė tė cilin ska vend pėr pikėpamje tė privilegjuara e ku dialogu pranohet e ushtrohet si i vetmi mjet legjitim i integrimit nė sferėn publike. Ajo ėshtė shoqėri e politeizmit tė vlerave.
Ndėrsa shoqėria e hapur ėshtė racionale e kritike, vazhdimisht nė pėrparim, e kundėrta e saj, shoqėria e mbyllur qė bazohet nė ngurtėsinė e zakoneve tė mbėshtetura nga njė autoritet, nga mungesa e tolerancės, nga shtypja e dhunshme e mendimit alternativ, etj. ėshtė njė shoqėri irracionale dhe e pėrgjumur nė pėrsėritjen bajate tė formulave tė konsumuara.
Dikur, pėr ta kundėrvėnė tė mirėn ndaj tė keqes nė histori, njerėzit e kulturės pėrdorėn metaforėn e dritės dhe tė kundėrtės sė saj dhe flisnin pėr iluminizmin dhe obskurantizmin. Sot ka zėnė vend metafora tjetėr e sė hapurės ndaj sė mbyllurės.
Por dihotomia poperiane nuk duhet kuptuar si njė alternativė e pastėr ndėrmjet shoqėrisė sė mbyllur e shoqėrisė sė hapur. Shembja e sė parės nuk sjell detyrimisht realizimin a sendėrtimin e plotė tė sė dytės, siē e provoi realiteti i sotėm i vendeve nė tranzicion.
PER NJE DEMARKACION TE QARTE TE TEORIVE SHKENCORE DHE JOSHKENCORE
Popperi shtroi me qartėsi problemin e heqjes sė njė vije tė qartė ndarėse tė teorive tė mirėfillta shkencore nga ato qė vetėshpallen si tė tilla.
Sipas Popperit, janė shkencore vetėm ato teori qė kanė guximin ti ekspozojnė rrjedhojat e tyre ndaj njė pėrgėnjeshtrimi tė mundshėm. Sa mė shumė na informojnė rreth botės, domethėnė sa mė shumė gjėra rreken tė shpjegojnė dhe sidomos tė parashikojnė, aq mė shumė kėto teori e pranojnė rrezikun real tė sfidės sė pėrgėnjeshtrimit. Shkas pėr kėtė ide tė Popperit u bė njė rast emblematik, karakteri shkencor i njė teorie qė atij i pat lėnė mbresė tė thellė. Ėshtė fjala pėr teorinė e Ajnshtajnit, e cila bėnte parashikime jashtėzakonisht tė detajuara, siē ishin zhvendosja drejt sė kuqes nė spektėr apo pėrkulja e rrezeve tė dritės nėn ndikimin e njė fushe tė fuqishme gravitacionale, pohime kėto krejt larg fizikės tradicionale. Nė qoftė se kėto pohime nuk do tė vėrtetohen, shpallte pa mėdyshje Ajnshtajni, atėherė teoria ime nuk qėndron dot mė kėmbė e rrėzohet njė herė e mirė. Ekspozimi ndaj rrezikut tė fakteve qė mund tė binin ndesh me pohimet, ishte tepėr i madh. Por nuk ndodhi kėshtu. Ekspedita e Eddingtonit pėr vrojtimin e njė eklipsi diellor i konfirmoi pikė pėr pikė parashikimet e Ajnshtajnit.
Popperi thellohet nė kėtė analizė, bėn ballafaqimet e nevojshme me teori tė tjera si psikanaliza apo marksizmi qė mėtonin pėr status shkencor dhe e rrėzon gur pas guri kėtė mėtim.
TĖ PĖRGĖNJESHTROSH DO TĖ THOTĖ TĖ VĖRTETOSH
Tė tregosh qė njė teori ėshtė e vėrtetė, do tė thotė tė tregosh se e tillė ėshtė pėrmbajtja e saj, domethėnė tėrė rrjedhojat qė nxirren prej kėsaj teorie. Mirėpo, meqė rrjedhojat janė tė pafundme, verifikimi i tyre ėshtė njė veprim logjikisht i pamundshėm. Kjo nuk do tė thotė se nuk zbulojmė teori pėrgjithmonė tė vėrteta, por kjo vėrtetėsi nuk mund tė konfirmohet logjikisht. Nuk duhet ngatėrruar siguria psikologjike e vėrtetėsisė me sigurinė logjike, qė kurrkush nuk mund ta tregojė.
Bėrthama e epistemologjisė poperiane ėshtė pikėrisht kjo asimetri logjike ndėrmjet konfirmimit dhe pėrgėnjeshtrimit tė njė teorie: miliarda e miliarda konfirmime nuk e bėjnė tė sigurt njė teori (sepse rrjedhojat janė tė pafundme), ndėrsa njė pėrgėnjeshtrim i vetėm e bėn logjikisht tė rreme, meqė njė teori e vėrtetė duhet tė pėrmbajė vetėm rrjedhoja tė vėrteta.
Pikėrisht, pėr shkak tė kėsaj asimetrie, nė vend qė theksi tė vihet te verifikimi, nė qendėr tė vėmendjes duhet tė jenė pėrpjekjet pėr tė pėrgėnjeshtruar teoritė ekzistuese. Sa mė parė ta zbulojmė gabimin nė to, aq mė shpejt mund ta heqim qafe. Pra gabimi nuk duhet konsideruar fatkeqėsi, sepse zbulimi i tij ėshtė njė rast fatlum pėr shkencėn. Zbulimi dhe eleminimi i gabimeve ėshtė kusht i domosdoshėm i rritjes sė dijes shkencore, ndėrsa metoda e provave dhe gabimeve njė metodė kryesore e kėrkimit serioz.
POPERI FILOZOF I RACIONALIZMIT KRITIK
Popperi ishte falibilist. Tė gabosh ėshtė njerėzore ėshtė njė sentencė e vjetėr dhe e njohur, por pėr Popperin gabueshmėria ėshtė gjendje ekzistenciale e njeriut. Vetė shkenca ėshtė njė opus i ndėrtuar sipas hipotezash tė sajuara nga individė qė gabojnė, prandaj nėse ata duan qė tė pėrparojnė janė tė detyruar tė adoptojnė njė qėndrim kritik ndaj ideve tė veta dhe tė tė tjerėve.
Njohja zhvillohet sipas kėsaj skeme: probleme - teori - kritikė. Individėt ndeshen me probleme qė lindin brenda e nė varėsi tė horizontit tė tyre kulturor. Ata pėrpiqen ti zgjidhin ato duke shpikur teori, qė pastaj i vėnė nė provė. Vetė dėshtimi i pjesshėm, ose i plotė i teorisė pėrbėn njė problem tė ri, i cili duhet patur parasysh.
Popperi dallon prerazi kontekstin e zbulimit nga konteksti i pėrligjjes. Kur shpikim njė teori duhet tė kemi fantazi, tė jemi krijues heretikė, ndėrsa tepėr tė rreptė, sistematikė, tė ftohtė e tė palėkundshėm kur kėrkojmė fakte qė bien ndesh me tė.
Sipas Popperit, pėrparimet vėrtetė tė mėdha tė njohjes kanė ndodhur duke ndjekur njė rrugė diametralisht tė kundėrt me atė tė pėrgjithėsimit induksionist. Njė konceptim intuitiv i asaj qė ėshtė thelbėsore nė njė kompleks gjėrash e ēon kėrkuesin te parashtrimi i njė apo disa parimeve hipotetike. Nga parimi (sistemi i aksiomave) rrjedhojat nxirren me rrugė logjiko-deduktive nė mėnyrėn mė tė plotė tė mundshme. Parimi dhe rrjedhojat formojnė atė qė quhet teori. Ajo ballafaqohet me pėrvojat dhe ky ballafaqim pėrbėn njė kriter pėr pėrligjjen e parimit tė pranuar. Diskutimi kritik merr pėrparėsi sepse vetėm ai na lejon tė ndajmė nė fushėn e ideve e tė hipotezave grurin nga egjėri, siē shprehej Popperi. Racionalisti i vėrtetė ėshtė ai pėr tė cilin ka rėndėsi mė shumė tė mėsojė sesa tė ketė tė drejtė. Kėtu qėndron e reja e revizionimit metodologjik qė ndėrmori Popperi.
Ai pėrvijoi e artikuloi racionalizmin kritik dhe u bė pėrfaqėsuesi mė autentik i kėsaj rryme nė mendimin filozofik bashkėkohor. Ky lloj racionalizmi ngjason me racionalizmin e Sokratit nė aspektin se ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufijtė e tij; ai ėshtė veshje filozofike e modestisė intelektuale qė duhet tė karakterizojė ata qė janė tė vetėdijshėm sa shpesh gabohet.
ALTERNATIVA SKENARESH TE NXITURA NGA MENDIMI POPERIAN
Ēėshtjet qė shtroi Popperi nė epistemologji, mėnyra dhe forca e logjikės me tė cilėn i trajtoi, kurajoja me tė cilėn u vėrsul kundėr idhujve ishte njė grishje qė nxiti kundėrpėrgjigje tė zgjuara dhe interesante. Falė Popperit e nė polemikė me tė mendimi filozofik mori njė dinamizėm tė ri.
T. Kuhni e pėrfytyron ndryshe nga Popperi skenarin e rritjes sė dijes. Sipas tij, nuk ekziston njė shkencė e vetme, qė pėrmes hipotezave e pėrgėnjeshtrimeve, tė rritet e tė pėrparojė duke grumbulluar nė mėnyrė tė vazhdueshme dije. Zhvillimi ndėrpritet nga hope, nga revolucione shkencore, qė i ndryshojnė tėrėsisht modelet brenda tė cilave vepron njė komunitet shkencor, modele qė Kuhni i quante paradigma. Mbizotėrimi i njė paradigme do tė thotė qė nė atė periudhė studiuesit nė themel pajtohen dhe janė tė zhytur nė fazėn e shkencės normale e nė horizont nuk shihen revolucione. Anomali, domethėnė mospėrputhje me teoritė ekzistuese, lindin e grumbullohen vazhdimisht, por shpresohet se ndonjė ditė do tė zgjidhen. Kur ato e kapėrcejnė nivelin e sigurisė atėherė paradigma futet nė krizė dhe pėr tė dalė prej saj duhet krijuar njė paradigmė e re, qė mbėshtetet mbi tjetėr bazė, u pėrgjigjet kėrkesave e interesave tė tjera, vė objektiva e ndjek metoda tė ndryshmė, madje pėrdor edhe njė gjuhė tė ndryshme.
I. Lakatoshi ėshtė i mendimit se pėrparimi shkencor nuk ndodh pėr hir tė kontrastit ndėrmjet teorive dhe fakteve, por nėpėrmjet zėvendėsimit tė njė teorie me njė tjetėr. Shkenca, sipas tij, ėshtė njė truall ku konkurrojnė programe kėrkimi rivale. Vetėm nė raste tė rralla njė program kėrkimesh degjeneron nė atė masė sa tė jetė i papėrdorshėm e tė mos konsiderohet mė shkencor. Vėnia e theksit te pėrpjekjet pėr tė pėrgėnjeshtruar teoritė, ndonėse ėshtė mjet efikas pėr identifikimin e gabimeve tė pėrvjedhura, nuk ndihmon pėr njė artikulim mė tė mirė tė ideve dhe humbet sysh pėrkujdesjen pėr shpalosjen e mundėsive potenciale tė njė teorie. Ēfarėdo teorie i duhet kohė pėr ta treguar vlerėn e vet dhe ne nuk duhet ta lėmė tė vdesė prej sėmundjeve tė foshnjėrisė. Historia reale e shkencės ėshtė mė komplekse sesa ajo qė do tė diktonte logjika dhe metodologjia.
P. Feyerabendi shkon deri aty sa tė pohojė se filozofia e shkencės ska arsye pėrse tė ekzistojė. Shkencėtarit nuk mund ti vihen kufij nė kėrkimin e vet; asnjė metodologji, sado e hapur, nuk mund tė shėrbejė si model nė praktikėn efektive shkencore.
KRITIKA NDAJ HISTORICIZMIT DHE HOLIZMIT
Popperi dha njė ndihmesė shumė tė rėndėsishme nė kritikėn ndaj historicizmit, i cili ka nė themel bindjen se rrjedha e historisė ėshtė e paracaktuar nga ligje rreptėsisht shkencore, si dhe holizmit tė lidhur me tė. Ai parashtroi njė pėrgėnjeshtrim tė historicizmit, tė bazuar nė argumente tė goditura logjiko-gnoseologjike.
Historicistėt ngatėrrojnė prirjet qė mbizotėrojnė nė njė periudhė tė historisė (p.sh. proletarizimin e disa shtresave) me ligjet universale. Ata pandehin se bėjnė parashikim shkencor ndėrsa thjesht formulojnė profeci historike. Historicistėt humbin sysh faktin se veprimet e qėllimshme njerėzore kanė gjithmonė e vazhdimisht pasoja tė paqėllimshme, tė cilat futin njė faktor vendimtar papėrcaktueshmėrie nė ngjarjet e rrjedhėn e historisė njerėzore.
Nga historicizmi marksist qė mėtonte se i kishte zbuluar ligjet historike lindi utopia komuniste, qė nė fund tė fundit ēoi nė gulaget, nė vuajtjet qė u shkaktoi shumė popujve, nė dhunėn pa kufi kundėr qenies njerėzore, sepse gjithēka qė nuk pėrkonte e binte ndesh me vizionin e botės tė ofruar prej tij luftohej pa pikė mėshire. Nė emėr tė njė vizioni abstrakt teorik u likuiduan tėrė shfaqet e natyrshme tė jetės, u nėpėrkėmbėn tė drejtat e njeriut, u shpėrfytyrua morali, u shkretua ekonomia, u zvetėnua politika.
Historicizmi ėshtė i lidhur ngushtė me holizmin, ose mė saktė me atė qė Popperi e quante inxhinieria sociale holiste. Me kėtė ai kuptonte aspiratėn pėr ta shndėrruar botėn tėrėsisht, globalisht mbi bazėn e ndonjė ideologjie aprioristike, tė bazuar mbi iluzionin se i kishte kuptuar tė gjitha ligjet e zhvillimit historik dhe se ishte nė gjendje qė me armėn e njė njohjeje tė tillė ta modelonte botėn e sė ardhmes. Popperi vėrtetoi me shumė largpamėsi se kjo mėnyrė tė vepruari nuk tė ēon kurrkund gjetiu veēse te njė sistem totalitar. Metoda holiste ėshtė e pamundshme. Sa mė tė mėdha e tėrėsore tė jenė ndryshimet holiste aq mė tė mėdha janė pasojat e paparashikuara e tė papritura qė i detyrojnė holistėt tė kėrkojnė rrugėdaljen nė improvizime, domethėnė nė dukurinė famėkeqe tė planifikimit tė paplanifikuar. Holisti utopist e ka ndarė mendjen se njė rindėrtim i plotė i shoqėrisė ėshtė i mundshėm dhe i domosdoshėm. Kjo sjell pasoja. Ja vetėm njė fakt qė pėrmend Popperi: paragjykimin e hipotezės sociologjike pėr pasigurinė qė buron prej faktorit njerėzor. Mirėpo jeta ėshtė mė kokėfortė se tezat e tij tė ngurta, prandaj utopistėt holistė detyrohen, me hir a me pahir, tė kontrollojnė faktorin njerėzor me mjete institucionale dhe ta shtrijnė programin e vet aq sa tė pėrfshijnė jo vetėm transformimin e shoqėrisė, por edhe krijimin e njeriut tė ri. Kėrkesa pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re tjetėrsohet nė kėrkesėn pėr ti modeluar njerėzit qė tė jetojnė nė kėtė shoqėri.
Si alternativė ndaj kėsaj inxhinierie holiste, Popper shtronte nevojėn e njė inxhinierie tė pjesė-pjesėshme. Ajo, ndonėse mėkon ideale qė kanė tė bėjnė me shoqėrinė si njė e tėrė - pėr mirėqėnien e saj tė pėrgjithshme - nuk beson nė metodėn e njė riprojektimi tėrėsor, por kėrkon, nėpėrmjet kontaktit tė vazhdueshėm me jetėn dhe pasurimit tė pėrvojės, tė pėrmirėsojė hap pas hapi institucionet ose mekanizmat a teknikat e veēanta tė bashkėjetesės njerėzore e ti zėvendėsojė me diēka mė tė mirė, mė praktike, mė tė dėshirueshme. Popperi - shkruan ish kancelari gjerman Schmidt - mė ka mėsuar parimin e reformave tė shkallė-shkallshme tė ekonomisė, tė shoqėrisė e tė shtetit, qė ėshtė parimi i praktikės politike mė tė pėrshtatshme pėr demokracinė. Ndryshimet e mėdha e tė menjėhershme vėnė nė rrezik lirinė e qytetarėve, sepse, nė rast dėshtimi, ato ndreqen vetėm me sakrifica shumė mė tė mėdha sesa ndreqet njė hap i vogėl i gabuar.
------------------------------------------------------
Karl POPER: Televizioni bėn qė fėmijėt tė mėsohen me njė ide krejtėsisht tė shtrembėr mbi realitetin e mbi botėn qė sapo kanė filluar tė njohin. Ai pėrfaqėson njė fuqi mbi trurin e njerėzimit, saqė mund ta krahasosh me pushtetin qė kanė mjekėt nėpėr spitale mbi jetėn dhe vdekjen.
------------------------------------------------------
Giancarlo BOSETTI
FILOZOFIA ANTI - MILITANTE E POPER-IT
Duke dashur kėtu tė pėrmbledh nė sintezėn e sakajshme tė njė fjale, njė koncepti, njė titulli, tė qartė e tė kuptueshėm pėr tė gjithė, arsyet qė e bėjnė interesant mendimin e Karl Raimund Popper-it pėr ne banorėt e shekullit pasardhės, do tė propozoja kėtė formulė: Popper anti-militant. Po, filozofia e hebreut tė shquar vjenez, lindur mė 1902 e vdekur vetėm 8 vjet mė parė, djalosh nė periudhėn e Revolucionit tė Tetorit, tridhjetėvjeēar nė epokėn e Hitlerit, gati nėntėdhjetėvjeēar nė momentin e rėnies sė komunizmit, mund tė transmetohet si e kundėrta e militancės nė fund tė shekullit tė militancave, si refuzim dhe kritikė pėr besnikėrinė skajore ndaj njė kauzė, si shkėputje nga dashuria e tepruar e vetvetes, e grupit apo flamurit tėnd, e tezave tė tua. Tė gjitha kėto kthehen nė pengesė pėr njohjen nė plan epistemologjik dhe pėr moderimizimin, nė plan politik.
Thėnė ndryshe, ndoshta mė saktė, kemi tė bėjmė me njė vizion pėr botėn qė ka nė bazė parimin e gabueshmėrisė njerėzore. Pėr Popper-in, qenia njerėzore ėshtė njė qenie e gabueshme. Kėshilla sokratike njih vetveten, kuptohet prej tij si thirrje pėr tė mos e harruar kurrė kufirin, prirjen strukturore drejt gabimit. Kėshtu, me tullat e gabueshmėrisė janė ngritur ndėrtesat mė tė mira tė qytetėrimit njerėzor, ajo e shkencės dhe e demokracisė, e tolerancės dhe e shoqėrisė sė hapur, ndėrsa me tullat e pagabueshmėrisė janė ngritur ndėrtesat mė tė frikshme; intoleranca, arbitrariteti, dogma, shoqėria e mbyllur, masakrat.
------------------------------------------------------
Vaclav HAVEL
INTELEKTUALĖT UTOPISTĖ SPECIE E RREZIKSHME
Njė prej shėnjestrave tė kritikės sė Poperit ishte drejtuar tek ajo qė ai e ka emėrtuar inxhinjeria sociale holiste. Eshtė fjala pėr dėshirėn e njeriut pėr ta bėrė botėn mė tė mirė, nė tėrėsi, duke u nisur nga ndonjė ideologji apriori qė e ka burimin tek iluzioni se ka kuptuar tė gjitha ligjet natyrore tė zhvillimit historik.
Poper mendonte se politikanėt, shkencėtarėt, biznesmenėt dhe qytetarėt nuk duhet tė bien pre tė idesė iluzore sė tė qenit nė gjendje tė kuptuarit e botės nė totalitetin e saj dhe sė tė ndyshuarit tėrėsisht, menjėherė. Ndėrsa, do tė duhej ta pėrmirėsonin me shumė kujdes e ndjeshmėri, pjesė-pjesė, gjithmonė me vėmendjen tek pasojat e kėtyre ndyshimeve.
Do tė pėrpiqem nė njė farė mėnyre tė pėrshkruaj intelektualin. Sipas meje ėshtė njė njeri qė ia ka kushtuar jetėn reflektimit mbi problemet e pėrgjithėshme tė kėsaj bote e mbi marrėdhėniet e ndryshme mes gjėrave. Tė njejtėn gjė bėjnė edhe tė tjerėt, po nuk janė intelektualė. Gjithsesi, ata e bėjnė si profesion, thėnė ndryshe, aktiviteti i tyre kryesor ėshtė tė studiojnė, lexojnė, tė japin mėsim, tė shkruajnė, tė botojnė, ti drejtohen njė publiku. Drejtimi qė i kanė dhėnė jetės sė tyre, shpesh i ēon tė jenė mė tė ndjeshėm ndaj problemeve tė pėrgjithėshme, dhe shpesh, por jo gjithmonė, ndjejnė njė pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr gjendjen dhe tė ardhmen e botės. Nėse e pėrkufizojmė kėshtu intelektualin, nuk mund tė ēuditemi nga fakti se shumė intelektualė janė tė dėmshėm pėr botėn. Interesi i tyre pėr botėn si tėrėsi dhe ndjeshmėria e pėrforcuar prej pėrgjegjėsisė pėr tė, bėjnė qė tė dorėzohen para joshjes pėr ta zotėruar botėn si njė e tė tėrė, pėr ta shpjeguar krejtėsisht e pėr tė ofruar njė zgjidhje universale tė problemeve. Pėr ta thėnė me fjalė tė tjera: mos vallė nuk ishin intelektualė par exellence themeluesit e marksizmit dhe drejtuesit e parė komunistė, pararendėsit idealė tė nazizmit? Nuk ishin vallė intelektualė edhe diktatorė e ndonjėherė edhe terroristė tė ndryshėm, qė nga kryetarėt e Brigadave tė Kuqe gjermane, e deri tek Pol Pot-i ? Egzistenca e tyre ka ushqyer nė vendin tim bindjen se intelektualėt janė njė specie biologjike e rrezikshme.
------------------------------------------------------
Karl POPER: Niēe ėshtė vetėm njė djall i mjerė. Njė filozof duhet tė dėshmojė, jo tė shkruaj aforizma. Natyrisht, unė admiroj ēka ėshtė pėr tu admiruar tek Niēe si stilist, po pa e tepruar siē bėn shumica. Fakti qė Niēe ėshtė bėrė kaq i famshėm, nuk do tė thotė asgjė, fama ėshtė vetėm njė aksident, diēka rastėsore. Shihni Hegelin, qė ėshtė bėrė edhe mė i famshėm se Niēe, ndėrkohė qė ėshtė veē njė sharlatan, madje ėshtė mashtrimi mė i madh intelektual.
------------------------------------------------------
TERMAT PER TA KUPTUAR ME MIRE POPERIN
Individualizmi metodologjik
Pėr Popper-in egzistojnė vetėm individėt. Termat dhe konceptet kolektive qė pėrdorim shpesh nė diskutimet tona (Shtet, shoqėri, parti, klasė, popull, komb ) nuk duhen konceptuar si entitete nė vetvete, paraprirėse dhe tė pavarura nga individėt. Individualizmi, pėr Popper-in, nuk i kundėrvihet altruizmit por, kolektivizmit. Vetėm individėt janė ata qė mendojnė dhe veprojnė, e kėta mund tė jenė egoisė apo altruistė.
Gradualiteti
Gradualisti, nė kundėrshtim me historicistin, ėshtė i vetėdijshėm se vetėm njė pakicė institucionesh sociale ėshtė projektuar nė mėnyrė tė vullnetshme, ndėrkohė, shumica e tyre nuk ėshtė ngritur apo rritur si rezultat i veprimit njerėzor tė paramenduar. Kėshtu, ky i fundit, do tė funksionojė gjithnjė nė mėnyrė tė kufizuar dhe lokale, do tė parapėlqejė pėrmirėsime e ndyshime tė vogla e tė kufizuara, sugjeruar prej Politikės sė Madhe.
Shoqėria e Hapur
Nė gjuhėn e Popper-it, me kėtė emėrtohet shoqėria liberale a demokratike. Ajo karakterizohet prej hapjes sė paparagjykuar ndaj ēdo lloj ndryshimi, pėrveē atij qė mund tė vėrė nė rrezik pikėrisht kėtė hapje. Demokracia nuk mund tė karakterizohet si qeverisje e shumicės, sepse shumica mund tė qeverisė nė mėnyrė tiranike.
Historicizmi
Nė gjuhėn e Popper-it, ky term tregon njė filozofi apo konceptim tė historisė qė pretendon tė ketė zbuluar kuptimin dhe ligjet e historisė, e kėshtu tė mund tė parshikojė tendencat e ardhme tė saj. Pėrveēse i papėrgjegjshėm, njė konceptim i tillė bėhet edhe i rrezikshėm. Nėse lidhet me njė lėvizje politike qė synon tė pėrshpejtojė rrjedhėn e nevojshme tė historisė, pėrfundon nė totalitarizėm.
Falsifikim
Falsifikimi ėshtė metoda e shkencave dhe e tė gjitha llojeve tė njohjes qė tentojnė drejt racionales. Nėse njė pohim nuk ėshtė i vėrtetueshėm nė mėnyrė empirike, e kėsisoj, parimisht i pakundėrshtueshėm, ai nuk mund tė pretendojė tė jetė pohim shkencor. Sipas Popper-it tė kėtij tipi janė disa pohime tė psikanalizės dhe disa parashikime tė marksizmit.
Bota 3
Ėshtė nė njė farė mėnyre shpirti objektiv i spastruar prej skorjeve metafizike. Pėrkrah realitetit shpirtėror dhe atij trupor, Popper thotė se egziston edhe gjithė realiteti i produkteve kulturore tė njeriut, ajo dije e depozituar tek institucionet, tek kultura e lėvizjeve dhe tek mėnyrat e tė sjellit. Duhet kuptuar se, kėto rezultate sociale, frut i ndėrveprimit dhe stabilizimit tė veprimeve njerėzore, shpesh, janė rezultat veprimesh tė paqėllimshme.
Metafizika
Nė kundėrshtim me neopozitivistėt, Popper, nuk mendon se metafizika nuk ka sens. Idetė metafizike, nė formė programesh kėrkimi, janė pararendėse tė ideve shkencore. Edhe kur nuk janė tė tilla, shenjojnė ēeshtje morale, shpirtėrore e njerėzore, jo mė pak tė rėndėsishme.
Gabimi
Nė filozofinė e Popper-it shfaqet njė rivlerėsim sugjestionues, jo vetėm intelektual, por edhe moral i gabimit. Njė teori e pagabueshme nuk mund tė hidhet poshtė, e kėshtu as mund tė vėrtetohet. Gabimi ėshtė shtysa qė na bėn tė kuptojmė atė qė nuk shkon nė njė sistem dijesh tashmė tė pranuar.
(Sipas numrit special tė revistės filozofike italiane Reset, me rastin e njėqindvjetorit tė lindjes sė filozofit. Shkrimi i pėrgatitur nga Aleko Minga ėshtė marrė nga Babel)
marre nga Lobi
Krijoni Kontakt