Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Karl Popper

    Karl Popper


    Ai pėrvijoi e artikuloi “racionalizmin kritik” dhe u bė pėrfaqėsuesi mė autentik i kėsaj rryme nė mendimin filozofik bashkėkohor. Ky lloj racionalizmi ngjason me racionalizmin e Sokratit nė aspektin se ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufijtė e tij; ai ėshtė veshje filozofike e modestisė intelektuale qė duhet tė karakterizojė ata qė janė tė vetėdijshėm sa shpesh gabohet


    K. Popper lindi nė Vjenė mė 28 korrik 1902 nė njė familje me interesa intelektuale.


    Nė vitin 1922 regjistrohet nė Universitetin e Vjenės, ku diplomohet nė filozofi me disertacionin “Mbi problemin e metodės sė psikologjisė sė tė menduarit”. Pas kesaj, vendos t’i pėrkushtohet kėrkimit shkencor.


    Gjatė studimeve universitare, kur interesimet e tij u pėrqėndruan nė psikologjinė e tė menduarit, ai kaloi nėpėr duar arritjet mė tė reja e mė tė spikatura nė lėmin e psikologjisė. Nė tė njėjtėn kohė, falė aftėsive pėrvetėsuese tė pazakonta, arriti njė formim tepėr solid nė matematikė e nė fizikė, ēka, mė 1929, i mundėsoi liēencėn pėr t’i dhėnė kėto lėndė nė shkollėn e mesme. Mė pas, Popper e plotėsoi bagazhin e vet me tėrė spektrin e shkencave fondamentale natyrore. Njohja po aq e thelluar e shkencave shoqėrore e renditi ndėr specialistėt mė tė shquar tė harkut tė kulturės njerėzore. Nė qoftė se thuhet, jo pa arsye, se racėn e dijetarėve universalė e zhduku diferencimi i madh i shkencave, mund tė thuhet se Popper pėrbėn njė “pėrgenjeshtrim” tė kėtij pohimi.
    Prandaj edhe sprova e parė, libri “Dy problemet themelore tė teorisė sė njohjes“ i pėrfunduar mė 1934 dhe i botuar me mjaft shkurtime me titullin Logjika e kėrkimit , ishte shenjė e sigurt se nė arenėn e mendimit filozofik po dilte nje autor serioz.


    Gjatė viteve 1935-1936, dy periudha tė gjata i kalon nė Angli, ku paraqit tezat e tij ndėr konferenca e debate nė institucionet mė prestigjioze, duke pėrfshirė universitetet e Oksfordit e Kembrixhit dhe Shkollėn Ekonomike tė Londrės. Njihet me personalitetet mė me ndikim tė kohės, Ayer-in, Moore-in, Berlinin, Hayek-un, Ryle-in, Robbinsin, Gombrich-in, Russell-in.


    Mė 1937 shkon nė Zelandėn e Re, ku punon profesor nė Universitetin e Kristēėrēit. Kryen njė varg studimesh teorike, matematike, sidomos pėr aksiomatizimin e algjebrės sė Bulit e teorinė e probabiliteteve.


    Mė 1938, bash nė kohėn kur Hitleri ndėrmerrte Anschluss-in e Austrisė, fillon veprėn madhore Shoqria e hapur dhe armiqtė e saj, qė do tė jetė beteja e tij kundėr totalitarizmit me armėt logjiko-epistemologjike, tė cilat ai i pėrdorte kaq mjeshtėrisht. Dy vėllimet tė pėrfunduara mė 1943, botohen nė Angli dy vjet mė vonė me interesimin e posaēėm te Gombrich-it dhe Hayek-ut.


    Njė njeri si Popperi nuk mund tė humbiste nė njė periferi tė largėt. Mė 1946 Shkolla Ekonomike e Londrės e thirri dhe i besoi vendin e Profesorit tė Logjikės e tė Metodės shkencore. Kėtė bėn dhe Universiteti i Londrės tre vjet mė vonė. Pėr 23 vjet, derisa doli nė pension (1969), ushtroi njė ndikim tė paharrueshėm mbi breza tė tėrė studentėsh.


    Qė nga ajo kohė Popperi ishte njė nga figurat mė qendrore tė debatit filozofik. Merr pjesė nė konferenca e debate tė shumta, ku ligjėratat e ndėrhyrjet e tij ngjallnin interes tė veēantė. Pėrpunon, harton e boton njė varg veprash tė rėndėsishme si “Logjika e zbulimit shkencor”, “Mjerimi i historicizmit”, Hipoteza dhe prgnjeshtrime”, “Revolucion apo reforma”, “Dija objektive”, “Njė pikėpamje evolucioniste”, “Realizmi dhe qėllimi i shkencės”, etj, si edhe autobiografinė intelektuale “Kėrkimi nuk ka fund”. Do tė veēonim edhe librin interesant “Uni dhe truri i tij”, botuar mė 1977, qė ishte fryt i diskutimeve tė gjalla e intensive pėr 10 ditė rresht nė parkun e njė vile buzė liqenit tė Komos, Itali, me Sir John Eccles-in, i nderuar me Ēmimin Nobel pėr studimet e tij nė neuro-biologji. Libri i ndarė nė tri pjesė, (e para e shkruar nga Popperi, e dyta nga Eccles-i, e treta njė transkiptim i dialogėve tė zhvilluar) trajton problemin e raportit tė mendjes me trurin dhe ėshtė njė pėrvojė shembullore, qė pėr nga niveli e shtjellimi i pjesės sė tretė tė kujton “Fedonin“ e Platonit.


    Takime e biseda tė tilla si me Eccles-in, Popperi ka pasur me shumė personalitete tė fushave tė ndryshme tė shkencės si Ajnshtajni, etologu nobelist Konrad Lorenc, logjicieni Kurt Godel etj, tė cilėt e ēmonin sė tepėrmi pėr erudicionin dhe gjykimin e tij tė mprehtė.


    Mė 1965, Mbretėresha e Anglisė i jep titullin e baronetit. Akademi ndėr mė tė njohurat nė botė e patėn pėr nder ta kishin Popperin anėtar tė vetin.


    U shua mė 17 shtator 1994 nė njė spital tė Creydon-it. Hiri i tij prehet nė njė varrezė tė vogėl tė Vjenės.


    POPERI DHE TELEVIZIONI


    Popperi nuk ishte aspak indiferent ndaj dukurive tė jetės sė pėrditshme. Ai ishte i shqetėsuar nga disa prirje tė emisioneve televizive dhe mbajti njė qėndrim tė prerė kritik. Televizioni, sipas Popperit, kur sundohet prej njė logjike komerciale, prej pėrfitimeve nga reklamat, detyrimisht privilegjon transmetimet me audiencė tė lartė. Nėn diktaturėn e publicitetit, tė konsumit e tė emisioneve pa kripė e pa cipė njerėzit po kretinizohen. Imponohet njė barazim i shijeve, njė orientim i dhunshėm i opinionit publik nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė informacionit, nguliten modele qė rrafshojnė individualitetet, etj. Televizioni nuk e ēan fare kryet pėr ndjeshmėrinė e posaēme dhe cenueshmėrinė e psikikės fėminore. Kjo pėrbėn njė rrezik tė madh sepse fėmijėt qė u nėnshtrohen pėrditė dozave tė forta tė dhunės do ta konsideronin forcėn brutale si njė aspekt normal e tė pashmangshėm tė jetės njerėzore.


    Prandaj Popperi propozonte krijimin e njė organizmi vetėkontrolli tė sistemit televiziv, tė ngjashėm me organizmat qė kontrollojnė ushtrimin e veprimtarisė mjekėsore. Ky organizėm tė kishte nė dorė t’u hiqte lejen e ushtrimit tė kėtij profesioni atyre qė abuzonin me kėtė instrument tė fuqishėm, e keqpėrdornin nė mėnyrė ēedukuese e tė papėrgjegjshme.


    Ky qėndrim i Popperit ndezi njė debat, i cili ndihmoi pėr ndėrgjegjėsimin e opinionit publik se edhe televizioni, si tė gjitha pushtetet e njė shoqėrie moderne demokratike, duhet kontrolluar.


    RISISTE NE FILOZOFINE POLITIKE - KONCEPTI I “SHOQERISE SE HAPUR”


    Popperi ka njė koherencė tė paqortueshme nė parashtrimin e ideve tė veta nė ēdo fushė me tė cilėn ėshtė marrė, pra edhe nė filozofinė politike e nė sociologji.


    Ai ngulmonte fort se nuk duhet bėrė pyetja “Kush duhet tė qeverisė a tė drejtojė?”, por “Si tė kontrollohen ata qė drejtojnė?”, apo mė saktė, “Si t’i organizojmė institucionet politike nė mėnyrė qė t’i ndalojmė qeveritarėt e kėqinj a tė pazotė tė na bėjnė shumė dėm?”. Ky ishte njė ndėrrim rrenjėsor i perspektivės, qė prekte strukturėn autoritare tė filozofisė politike, e nė pėrgjithėsi, traditėn e filozofisė perėndimore. Ky formulim pranon se nuk ekziston asnjė tip autoriteti politik sipėror, mė i mirė nga tė tjerėt e i vlefshėm nė ēdo situatė. Tė gjitha format e legjitimimit tė pushtetit (“prejardhja e fisme”, “hiri hyjnor” apo zgjedhja nga populli) e humbasin rėndėsinė pėrballė ēėshtjes sė kontrollit, sepse edhe sikur ata qė qeverisin tė kenė ardhur nė pushtet nė mėnyrė legjitime, kjo nuk do tė thotė aspak se veprimet e tyre janė ipso facto tė pėrligjura.


    Qėndrimi poperian i hap kėshtu rrugėn njė qasjeje racionale nė filozofinė politike. Kjo mund tė realizohet vetėm nė njė shoqėri tė hapur, koncept ky i futur dhe i pėrpunuar nga Popperi. Shoqėria e hapur ėshtė ajo ku triumfon qartėsia e arsyes mbi terrin e instinktit, maturia e inteligjencės mbi parimin shkatėrrues tė mburravecėrisė tė monopolit tė zotėrimit tė dijeve dhe tė vėrtetave absolute, tė shkencės sė mirėfilltė mbi paragjykimet pseudoshkencore tė dala boje, tė bindjes ndaj parimeve tė edukatės civile mbi tėrbimin e verbėr tė fanatizmit.


    Shoqėria e hapur ėshtė e papajtueshme me ēfarėdolloj utopizmi. Pėr tė ėshtė e papranueshme ideja e pėrsosurisė, por atė e vė nė lėvizje ideja e pėrsosueshmėrisė; diskutimet e ballafaqimet nuk kanė objektiv tė sendėrtojnė “parajsėn nė tokė”, por mė konkretisht tė pakėsojnė sa mė shumė mjerimet e vuajtjet njerėzore. Shoqėria ėshtė gjithmonė jo e pėrsosur, prandaj duhet mbajtur e hapur rruga drejt pėrmirėsimit.


    Shoqėria e hapur, duke zgjeruar hapėsirat e lirisė individuale, krijon mundėsi pėr njė debat tė frytshėm, nė tė cilin s’ka vend pėr pikėpamje tė privilegjuara e ku dialogu pranohet e ushtrohet si i vetmi mjet legjitim i integrimit nė sferėn publike. Ajo ėshtė shoqėri e politeizmit tė vlerave.
    Ndėrsa shoqėria e hapur ėshtė racionale e kritike, vazhdimisht nė pėrparim, e kundėrta e saj, shoqėria e mbyllur qė bazohet nė ngurtėsinė e zakoneve tė mbėshtetura nga njė autoritet, nga mungesa e tolerancės, nga shtypja e dhunshme e mendimit alternativ, etj. ėshtė njė shoqėri irracionale dhe e pėrgjumur nė pėrsėritjen bajate tė formulave tė konsumuara.


    Dikur, pėr ta kundėrvėnė tė mirėn ndaj tė keqes nė histori, njerėzit e kulturės pėrdorėn metaforėn e dritės dhe tė kundėrtės sė saj dhe flisnin pėr iluminizmin dhe obskurantizmin. Sot ka zėnė vend metafora tjetėr e sė hapurės ndaj sė mbyllurės.


    Por dihotomia poperiane nuk duhet kuptuar si njė alternativė e pastėr ndėrmjet shoqėrisė sė mbyllur e shoqėrisė sė hapur. Shembja e sė parės nuk sjell detyrimisht realizimin a sendėrtimin e plotė tė sė dytės, siē e provoi realiteti i sotėm i vendeve nė tranzicion.


    PER NJE DEMARKACION TE QARTE TE TEORIVE SHKENCORE DHE JOSHKENCORE


    Popperi shtroi me qartėsi problemin e heqjes sė njė vije tė qartė ndarėse tė teorive tė mirėfillta shkencore nga ato qė vetėshpallen si tė tilla.


    Sipas Popperit, janė shkencore vetėm ato teori qė kanė guximin t’i ekspozojnė rrjedhojat e tyre ndaj njė pėrgėnjeshtrimi tė mundshėm. Sa mė shumė na informojnė rreth botės, domethėnė sa mė shumė gjėra rreken tė shpjegojnė dhe sidomos tė parashikojnė, aq mė shumė kėto teori e pranojnė rrezikun real tė sfidės sė pėrgėnjeshtrimit. Shkas pėr kėtė ide tė Popperit u bė njė rast emblematik, karakteri shkencor i njė teorie qė atij i pat lėnė mbresė tė thellė. Ėshtė fjala pėr teorinė e Ajnshtajnit, e cila bėnte parashikime jashtėzakonisht tė detajuara, siē ishin zhvendosja drejt sė kuqes nė spektėr apo pėrkulja e rrezeve tė dritės nėn ndikimin e njė fushe tė fuqishme gravitacionale, pohime kėto krejt larg fizikės tradicionale. Nė qoftė se kėto pohime nuk do tė vėrtetohen, shpallte pa mėdyshje Ajnshtajni, atėherė teoria ime nuk qėndron dot mė kėmbė e rrėzohet njė herė e mirė. Ekspozimi ndaj rrezikut tė fakteve qė mund tė binin ndesh me pohimet, ishte tepėr i madh. Por nuk ndodhi kėshtu. Ekspedita e Eddingtonit pėr vrojtimin e njė eklipsi diellor i konfirmoi pikė pėr pikė parashikimet e Ajnshtajnit.


    Popperi thellohet nė kėtė analizė, bėn ballafaqimet e nevojshme me teori tė tjera si psikanaliza apo marksizmi qė mėtonin pėr status shkencor dhe e rrėzon gur pas guri kėtė mėtim.


    TĖ PĖRGĖNJESHTROSH DO TĖ THOTĖ TĖ VĖRTETOSH


    Tė tregosh qė njė teori ėshtė e vėrtetė, do tė thotė tė tregosh se e tillė ėshtė pėrmbajtja e saj, domethėnė tėrė rrjedhojat qė nxirren prej kėsaj teorie. Mirėpo, meqė rrjedhojat janė tė pafundme, verifikimi i tyre ėshtė njė veprim logjikisht i pamundshėm. Kjo nuk do tė thotė se nuk zbulojmė teori pėrgjithmonė tė vėrteta, por kjo vėrtetėsi nuk mund tė konfirmohet logjikisht. Nuk duhet ngatėrruar siguria psikologjike e vėrtetėsisė me sigurinė logjike, qė kurrkush nuk mund ta tregojė.


    Bėrthama e epistemologjisė poperiane ėshtė pikėrisht kjo asimetri logjike ndėrmjet konfirmimit dhe pėrgėnjeshtrimit tė njė teorie: miliarda e miliarda konfirmime nuk e bėjnė tė sigurt njė teori (sepse rrjedhojat janė tė pafundme), ndėrsa njė pėrgėnjeshtrim i vetėm e bėn logjikisht tė rreme, meqė njė teori e vėrtetė duhet tė pėrmbajė vetėm rrjedhoja tė vėrteta.


    Pikėrisht, pėr shkak tė kėsaj asimetrie, nė vend qė theksi tė vihet te verifikimi, nė qendėr tė vėmendjes duhet tė jenė pėrpjekjet pėr tė pėrgėnjeshtruar teoritė ekzistuese. Sa mė parė ta zbulojmė gabimin nė to, aq mė shpejt mund ta heqim qafe. Pra gabimi nuk duhet konsideruar fatkeqėsi, sepse zbulimi i tij ėshtė njė rast fatlum pėr shkencėn. Zbulimi dhe eleminimi i gabimeve ėshtė kusht i domosdoshėm i rritjes sė dijes shkencore, ndėrsa metoda e provave dhe gabimeve njė metodė kryesore e kėrkimit serioz.


    POPERI FILOZOF I RACIONALIZMIT KRITIK


    Popperi ishte falibilist. “Tė gabosh ėshtė njerėzore” ėshtė njė sentencė e vjetėr dhe e njohur, por pėr Popperin gabueshmėria ėshtė gjendje ekzistenciale e njeriut. Vetė shkenca ėshtė njė “opus” i ndėrtuar sipas hipotezash tė sajuara nga individė qė gabojnė, prandaj nėse ata duan qė tė pėrparojnė janė tė detyruar tė adoptojnė njė qėndrim kritik ndaj ideve tė veta dhe tė tė tjerėve.


    Njohja zhvillohet sipas kėsaj skeme: probleme - teori - kritikė. Individėt ndeshen me probleme qė lindin brenda e nė varėsi tė horizontit tė tyre kulturor. Ata pėrpiqen t’i zgjidhin ato duke shpikur teori, qė pastaj i vėnė nė provė. Vetė dėshtimi i pjesshėm, ose i plotė i teorisė pėrbėn njė problem tė ri, i cili duhet patur parasysh.


    Popperi dallon prerazi kontekstin e zbulimit nga konteksti i pėrligjjes. Kur shpikim njė teori duhet tė kemi fantazi, tė jemi krijues “heretikė”, ndėrsa tepėr tė rreptė, sistematikė, tė ftohtė e tė palėkundshėm kur kėrkojmė fakte qė bien ndesh me tė.


    Sipas Popperit, pėrparimet vėrtetė tė mėdha tė njohjes kanė ndodhur duke ndjekur njė rrugė diametralisht tė kundėrt me atė tė pėrgjithėsimit induksionist. Njė konceptim intuitiv i asaj qė ėshtė thelbėsore nė njė kompleks gjėrash e ēon kėrkuesin te parashtrimi i njė apo disa parimeve hipotetike. Nga parimi (sistemi i aksiomave) rrjedhojat nxirren me rrugė logjiko-deduktive nė mėnyrėn mė tė plotė tė mundshme. Parimi dhe rrjedhojat formojnė atė qė quhet “teori”. Ajo ballafaqohet me pėrvojat dhe ky ballafaqim pėrbėn njė kriter pėr pėrligjjen e parimit tė pranuar. Diskutimi kritik merr pėrparėsi sepse vetėm ai na lejon tė ndajmė nė fushėn e ideve e tė hipotezave “grurin nga egjėri”, siē shprehej Popperi. Racionalisti i vėrtetė ėshtė ai “pėr tė cilin ka rėndėsi mė shumė tė mėsojė sesa tė ketė tė drejtė”. Kėtu qėndron e reja e revizionimit metodologjik qė ndėrmori Popperi.


    Ai pėrvijoi e artikuloi “racionalizmin kritik” dhe u bė pėrfaqėsuesi mė autentik i kėsaj rryme nė mendimin filozofik bashkėkohor. Ky lloj racionalizmi ngjason me racionalizmin e Sokratit nė aspektin se ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufijtė e tij; ai ėshtė veshje filozofike e modestisė intelektuale qė duhet tė karakterizojė ata qė janė tė vetėdijshėm sa shpesh gabohet.


    ALTERNATIVA SKENARESH TE NXITURA NGA MENDIMI POPERIAN


    Ēėshtjet qė shtroi Popperi nė epistemologji, mėnyra dhe forca e logjikės me tė cilėn i trajtoi, kurajoja me tė cilėn u vėrsul kundėr idhujve ishte njė grishje qė nxiti kundėrpėrgjigje tė zgjuara dhe interesante. Falė Popperit e nė polemikė me tė mendimi filozofik mori njė dinamizėm tė ri.


    T. Kuhni e pėrfytyron ndryshe nga Popperi skenarin e rritjes sė dijes. Sipas tij, nuk ekziston njė shkencė e vetme, qė pėrmes hipotezave e pėrgėnjeshtrimeve, tė rritet e tė pėrparojė duke grumbulluar nė mėnyrė tė vazhdueshme dije. Zhvillimi ndėrpritet nga hope, nga revolucione shkencore, qė i ndryshojnė tėrėsisht modelet brenda tė cilave vepron njė komunitet shkencor, modele qė Kuhni i quante paradigma. Mbizotėrimi i njė paradigme do tė thotė qė nė atė periudhė studiuesit nė themel pajtohen dhe janė tė zhytur nė fazėn e “shkencės normale” e nė horizont nuk shihen “revolucione”. Anomali, domethėnė mospėrputhje me teoritė ekzistuese, lindin e grumbullohen vazhdimisht, por shpresohet se ndonjė ditė do tė zgjidhen. Kur ato e kapėrcejnė “nivelin e sigurisė” atėherė paradigma futet nė krizė dhe pėr tė dalė prej saj duhet krijuar njė paradigmė e re, qė mbėshtetet mbi tjetėr bazė, u pėrgjigjet kėrkesave e interesave tė tjera, vė objektiva e ndjek metoda tė ndryshmė, madje pėrdor edhe njė gjuhė tė ndryshme.


    I. Lakatoshi ėshtė i mendimit se pėrparimi shkencor nuk ndodh pėr hir tė kontrastit ndėrmjet teorive dhe fakteve, por nėpėrmjet zėvendėsimit tė njė teorie me njė tjetėr. Shkenca, sipas tij, ėshtė njė truall ku konkurrojnė programe kėrkimi rivale. Vetėm nė raste tė rralla njė program kėrkimesh degjeneron nė atė masė sa tė jetė i papėrdorshėm e tė mos konsiderohet mė shkencor. Vėnia e theksit te pėrpjekjet pėr tė pėrgėnjeshtruar teoritė, ndonėse ėshtė mjet efikas pėr identifikimin e gabimeve tė pėrvjedhura, nuk ndihmon pėr njė artikulim mė tė mirė tė ideve dhe humbet sysh pėrkujdesjen pėr shpalosjen e mundėsive potenciale tė njė teorie. Ēfarėdo teorie i duhet kohė pėr ta treguar vlerėn e vet dhe ne nuk duhet ta lėmė tė vdesė prej sėmundjeve tė foshnjėrisė. Historia reale e shkencės ėshtė mė komplekse sesa ajo qė do tė diktonte logjika dhe metodologjia.


    P. Feyerabendi shkon deri aty sa tė pohojė se filozofia e shkencės s’ka arsye pėrse tė ekzistojė. Shkencėtarit nuk mund t’i vihen kufij nė kėrkimin e vet; asnjė metodologji, sado e hapur, nuk mund tė shėrbejė si model nė praktikėn efektive shkencore.


    KRITIKA NDAJ HISTORICIZMIT DHE HOLIZMIT


    Popperi dha njė ndihmesė shumė tė rėndėsishme nė kritikėn ndaj historicizmit, i cili ka nė themel bindjen se rrjedha e historisė ėshtė e paracaktuar nga ligje rreptėsisht shkencore, si dhe holizmit tė lidhur me tė. Ai parashtroi njė pėrgėnjeshtrim tė historicizmit, tė bazuar nė argumente tė goditura logjiko-gnoseologjike.


    Historicistėt ngatėrrojnė prirjet qė mbizotėrojnė nė njė periudhė tė historisė (p.sh. proletarizimin e disa shtresave) me ligjet universale. Ata pandehin se bėjnė parashikim shkencor ndėrsa thjesht formulojnė profeci historike. Historicistėt humbin sysh faktin se veprimet e qėllimshme njerėzore kanė gjithmonė e vazhdimisht pasoja tė paqėllimshme, tė cilat futin njė faktor vendimtar papėrcaktueshmėrie nė ngjarjet e rrjedhėn e historisė njerėzore.


    Nga historicizmi marksist qė mėtonte se i kishte zbuluar ligjet historike lindi utopia komuniste, qė nė fund tė fundit ēoi nė gulaget, nė vuajtjet qė u shkaktoi shumė popujve, nė dhunėn pa kufi kundėr qenies njerėzore, sepse gjithēka qė nuk pėrkonte e binte ndesh me vizionin e botės tė ofruar prej tij luftohej pa pikė mėshire. Nė emėr tė njė vizioni abstrakt teorik u likuiduan tėrė shfaqet e natyrshme tė jetės, u nėpėrkėmbėn tė drejtat e njeriut, u shpėrfytyrua morali, u shkretua ekonomia, u zvetėnua politika.


    Historicizmi ėshtė i lidhur ngushtė me holizmin, ose mė saktė me atė qė Popperi e quante “inxhinieria sociale holiste”. Me kėtė ai kuptonte aspiratėn pėr ta shndėrruar botėn tėrėsisht, globalisht mbi bazėn e ndonjė ideologjie aprioristike, tė bazuar mbi iluzionin se i kishte kuptuar tė gjitha ligjet e zhvillimit historik dhe se ishte nė gjendje qė me armėn e njė njohjeje tė tillė ta modelonte botėn e sė ardhmes. Popperi vėrtetoi me shumė largpamėsi se kjo mėnyrė tė vepruari nuk tė ēon kurrkund gjetiu veēse te njė sistem totalitar. Metoda holiste ėshtė e pamundshme. Sa mė tė mėdha e tėrėsore tė jenė ndryshimet holiste aq mė tė mėdha janė pasojat e paparashikuara e tė papritura qė i detyrojnė holistėt tė kėrkojnė rrugėdaljen nė improvizime, domethėnė nė dukurinė famėkeqe tė planifikimit tė paplanifikuar. Holisti utopist e ka ndarė mendjen se njė rindėrtim i plotė i shoqėrisė ėshtė i mundshėm dhe i domosdoshėm. Kjo sjell pasoja. Ja vetėm njė fakt qė pėrmend Popperi: “paragjykimin e hipotezės sociologjike pėr pasigurinė qė buron prej faktorit njerėzor”. Mirėpo jeta ėshtė mė kokėfortė se tezat e tij tė ngurta, prandaj utopistėt holistė detyrohen, me hir a me pahir, tė kontrollojnė faktorin njerėzor me mjete institucionale dhe ta shtrijnė programin e vet aq sa tė pėrfshijnė jo vetėm transformimin e shoqėrisė, por edhe krijimin e “njeriut tė ri”. Kėrkesa pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re tjetėrsohet nė kėrkesėn pėr “t’i modeluar” njerėzit qė tė jetojnė nė kėtė shoqėri.


    Si alternativė ndaj kėsaj inxhinierie holiste, Popper shtronte nevojėn e njė inxhinierie tė pjesė-pjesėshme. Ajo, ndonėse mėkon ideale qė kanė tė bėjnė me shoqėrinė “si njė e tėrė” - pėr mirėqėnien e saj tė pėrgjithshme - nuk beson nė metodėn e njė riprojektimi tėrėsor, por kėrkon, nėpėrmjet kontaktit tė vazhdueshėm me jetėn dhe pasurimit tė pėrvojės, tė pėrmirėsojė hap pas hapi institucionet ose mekanizmat a teknikat e veēanta tė bashkėjetesės njerėzore e t’i zėvendėsojė me diēka mė tė mirė, mė praktike, mė tė dėshirueshme. “Popperi - shkruan ish kancelari gjerman Schmidt - mė ka mėsuar parimin e reformave tė shkallė-shkallshme tė ekonomisė, tė shoqėrisė e tė shtetit, qė ėshtė parimi i praktikės politike mė tė pėrshtatshme pėr demokracinė. Ndryshimet e mėdha e tė menjėhershme vėnė nė rrezik lirinė e qytetarėve, sepse, nė rast dėshtimi, ato ndreqen vetėm me sakrifica shumė mė tė mėdha sesa ndreqet njė hap i vogėl i gabuar”.


    ------------------------------------------------------
    Karl POPER: “Televizioni bėn qė fėmijėt tė mėsohen me njė ide krejtėsisht tė shtrembėr mbi realitetin e mbi botėn qė sapo kanė filluar tė njohin. Ai pėrfaqėson njė fuqi mbi trurin e njerėzimit, saqė mund ta krahasosh me pushtetin qė kanė mjekėt nėpėr spitale mbi jetėn dhe vdekjen”.

    ------------------------------------------------------
    Giancarlo BOSETTI
    FILOZOFIA ANTI - MILITANTE E POPER-IT

    Duke dashur kėtu tė pėrmbledh nė sintezėn e sakajshme tė njė fjale, njė koncepti, njė titulli, tė qartė e tė kuptueshėm pėr tė gjithė, arsyet qė e bėjnė interesant mendimin e Karl Raimund Popper-it pėr ne banorėt e shekullit pasardhės, do tė propozoja kėtė formulė: “Popper anti-militant”. Po, filozofia e hebreut tė shquar vjenez, lindur mė 1902 e vdekur vetėm 8 vjet mė parė, djalosh nė periudhėn e Revolucionit tė Tetorit, tridhjetėvjeēar nė epokėn e Hitlerit, gati nėntėdhjetėvjeēar nė momentin e rėnies sė komunizmit, mund tė transmetohet si e kundėrta e militancės nė fund tė shekullit tė militancave, si refuzim dhe kritikė pėr besnikėrinė skajore ndaj njė kauzė, si shkėputje nga dashuria e tepruar e vetvetes, e grupit apo flamurit tėnd, e tezave tė tua. Tė gjitha kėto kthehen nė pengesė pėr njohjen nė plan epistemologjik dhe pėr moderimizimin, nė plan politik.
    Thėnė ndryshe, ndoshta mė saktė, kemi tė bėjmė me njė vizion pėr botėn qė ka nė bazė parimin e gabueshmėrisė njerėzore. Pėr Popper-in, qenia njerėzore ėshtė njė qenie e gabueshme. Kėshilla sokratike “njih vetveten”, kuptohet prej tij si thirrje pėr tė mos e harruar kurrė kufirin, prirjen strukturore drejt gabimit. Kėshtu, me tullat e gabueshmėrisė janė ngritur ndėrtesat mė tė mira tė qytetėrimit njerėzor, ajo e shkencės dhe e demokracisė, e tolerancės dhe e shoqėrisė sė hapur, ndėrsa me tullat e pagabueshmėrisė janė ngritur ndėrtesat mė tė frikshme; intoleranca, arbitrariteti, dogma, shoqėria e mbyllur, masakrat.

    ------------------------------------------------------
    Vaclav HAVEL
    INTELEKTUALĖT UTOPISTĖ SPECIE E RREZIKSHME
    Njė prej shėnjestrave tė kritikės sė Poperit ishte drejtuar tek ajo qė ai e ka emėrtuar “inxhinjeria sociale holiste”. Eshtė fjala pėr dėshirėn e njeriut pėr ta bėrė botėn mė tė mirė, nė tėrėsi, duke u nisur nga ndonjė ideologji apriori qė e ka burimin tek iluzioni se ka kuptuar tė gjitha ligjet natyrore tė zhvillimit historik.
    Poper mendonte se politikanėt, shkencėtarėt, biznesmenėt dhe qytetarėt nuk duhet tė bien pre tė idesė iluzore sė tė qenit nė gjendje tė kuptuarit e botės nė totalitetin e saj dhe sė tė ndyshuarit tėrėsisht, menjėherė. Ndėrsa, do tė duhej ta pėrmirėsonin me shumė kujdes e ndjeshmėri, pjesė-pjesė, gjithmonė me vėmendjen tek pasojat e kėtyre ndyshimeve.
    Do tė pėrpiqem nė njė farė mėnyre tė pėrshkruaj intelektualin. Sipas meje ėshtė njė njeri qė ia ka kushtuar jetėn reflektimit mbi problemet e pėrgjithėshme tė kėsaj bote e mbi marrėdhėniet e ndryshme mes gjėrave. Tė njejtėn gjė bėjnė edhe tė tjerėt, po nuk janė intelektualė. Gjithsesi, ata e bėjnė si profesion, thėnė ndryshe, aktiviteti i tyre kryesor ėshtė tė studiojnė, lexojnė, tė japin mėsim, tė shkruajnė, tė botojnė, t’i drejtohen njė publiku. Drejtimi qė i kanė dhėnė jetės sė tyre, shpesh i ēon tė jenė mė tė ndjeshėm ndaj problemeve tė pėrgjithėshme, dhe shpesh, por jo gjithmonė, ndjejnė njė pėrgjegjėsi mė tė madhe pėr gjendjen dhe tė ardhmen e botės. Nėse e pėrkufizojmė kėshtu intelektualin, nuk mund tė ēuditemi nga fakti se shumė intelektualė janė tė dėmshėm pėr botėn. Interesi i tyre pėr botėn si tėrėsi dhe ndjeshmėria e pėrforcuar prej pėrgjegjėsisė pėr tė, bėjnė qė tė dorėzohen para joshjes pėr ta zotėruar botėn si njė e tė tėrė, pėr ta shpjeguar krejtėsisht e pėr tė ofruar njė zgjidhje universale tė problemeve. Pėr ta thėnė me fjalė tė tjera: mos vallė nuk ishin intelektualė par exellence themeluesit e marksizmit dhe drejtuesit e parė komunistė, pararendėsit idealė tė nazizmit? Nuk ishin vallė intelektualė edhe diktatorė e ndonjėherė edhe terroristė tė ndryshėm, qė nga kryetarėt e Brigadave tė Kuqe gjermane, e deri tek Pol Pot-i ? Egzistenca e tyre ka ushqyer nė vendin tim bindjen se intelektualėt janė njė specie biologjike e rrezikshme.

    ------------------------------------------------------
    Karl POPER: “Niēe ėshtė vetėm njė djall i mjerė. Njė filozof duhet tė dėshmojė, jo tė shkruaj aforizma. Natyrisht, unė admiroj ēka ėshtė pėr t’u admiruar tek Niēe si stilist, po pa e tepruar siē bėn shumica. Fakti qė Niēe ėshtė bėrė kaq i famshėm, nuk do tė thotė asgjė, fama ėshtė vetėm njė aksident, diēka rastėsore. Shihni Hegelin, qė ėshtė bėrė edhe mė i famshėm se Niēe, ndėrkohė qė ėshtė veē njė sharlatan, madje ėshtė mashtrimi mė i madh intelektual”.

    ------------------------------------------------------
    TERMAT PER TA KUPTUAR ME MIRE POPERIN


    Individualizmi metodologjik
    Pėr Popper-in egzistojnė vetėm individėt. Termat dhe konceptet kolektive qė pėrdorim shpesh nė diskutimet tona (Shtet, shoqėri, parti, klasė, popull, komb …) nuk duhen konceptuar si entitete nė vetvete, paraprirėse dhe tė pavarura nga individėt. Individualizmi, pėr Popper-in, nuk i kundėrvihet altruizmit por, kolektivizmit. Vetėm individėt janė ata qė mendojnė dhe veprojnė, e kėta mund tė jenė egoisė apo altruistė.

    Gradualiteti
    Gradualisti, nė kundėrshtim me historicistin, ėshtė i vetėdijshėm se “vetėm njė pakicė institucionesh sociale ėshtė projektuar nė mėnyrė tė vullnetshme”, ndėrkohė, shumica e tyre nuk ėshtė “ngritur” apo rritur si rezultat i veprimit njerėzor tė paramenduar”. Kėshtu, ky i fundit, do tė funksionojė gjithnjė nė mėnyrė tė kufizuar dhe lokale, do tė parapėlqejė pėrmirėsime e ndyshime tė vogla e tė kufizuara, sugjeruar prej Politikės sė Madhe.


    Shoqėria e Hapur
    Nė gjuhėn e Popper-it, me kėtė emėrtohet shoqėria liberale a demokratike. Ajo karakterizohet prej hapjes sė paparagjykuar ndaj ēdo lloj ndryshimi, pėrveē atij qė mund tė vėrė nė rrezik pikėrisht kėtė hapje. Demokracia nuk mund tė karakterizohet si qeverisje e shumicės, sepse shumica mund tė qeverisė nė mėnyrė tiranike.


    Historicizmi
    Nė gjuhėn e Popper-it, ky term tregon njė filozofi apo konceptim tė historisė qė pretendon tė ketė zbuluar kuptimin dhe ligjet e historisė, e kėshtu tė mund tė parshikojė tendencat e ardhme tė saj. Pėrveēse i papėrgjegjshėm, njė konceptim i tillė bėhet edhe i rrezikshėm. Nėse lidhet me njė lėvizje politike qė synon tė pėrshpejtojė rrjedhėn e nevojshme tė historisė, pėrfundon nė totalitarizėm.


    Falsifikim
    Falsifikimi ėshtė metoda e shkencave dhe e tė gjitha llojeve tė njohjes qė tentojnė drejt racionales. Nėse njė pohim nuk ėshtė i vėrtetueshėm nė mėnyrė empirike, e kėsisoj, parimisht i pakundėrshtueshėm, ai nuk mund tė pretendojė tė jetė pohim shkencor. Sipas Popper-it tė kėtij tipi janė disa pohime tė psikanalizės dhe disa parashikime tė marksizmit.


    Bota 3
    Ėshtė nė njė farė mėnyre “shpirti objektiv” i spastruar prej skorjeve metafizike. Pėrkrah realitetit shpirtėror dhe atij trupor, Popper thotė se egziston edhe gjithė realiteti i produkteve kulturore tė njeriut, ajo dije e depozituar tek institucionet, tek kultura e lėvizjeve dhe tek mėnyrat e tė sjellit. Duhet kuptuar se, kėto rezultate sociale, frut i ndėrveprimit dhe stabilizimit tė veprimeve njerėzore, shpesh, janė rezultat veprimesh tė paqėllimshme.


    Metafizika
    Nė kundėrshtim me neopozitivistėt, Popper, nuk mendon se metafizika nuk ka sens. Idetė metafizike, nė formė programesh kėrkimi, janė pararendėse tė ideve shkencore. Edhe kur nuk janė tė tilla, shenjojnė ēeshtje morale, shpirtėrore e njerėzore, jo mė pak tė rėndėsishme.


    Gabimi
    Nė filozofinė e Popper-it shfaqet njė rivlerėsim sugjestionues, jo vetėm intelektual, por edhe moral i gabimit. Njė teori e pagabueshme nuk mund tė hidhet poshtė, e kėshtu as mund tė vėrtetohet. Gabimi ėshtė shtysa qė na bėn tė kuptojmė atė qė nuk shkon nė njė sistem dijesh tashmė tė pranuar.


    (Sipas numrit special tė revistės filozofike italiane “Reset”, me rastin e njėqindvjetorit tė lindjes sė filozofit. Shkrimi i pėrgatitur nga Aleko Minga ėshtė marrė nga “Babel”)

    marre nga Lobi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 22-12-2002 mė 16:09

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Alfred Adler


    Alfred Adler, babai i psikologjisė individuale

    Alfred Adler ka lindur ne Vjene nė vitin 1870 dhe shpesh vepra e tij lidhet me kolegėt dhe bashkėkohėsit Zigmund Frojd e Carl Gustav Jung. Qė nė moshė 5 vjeē kishte vendosur tė bėhej mjek qė t'i shpėtonte "vdekjes". Ishte fėmija i dytė i njė tregtari drithrash Hebre. Nė fėmijėri vuajti nga rakitizmi dhe nga spazma e glotisit. Kur Adler ishte 3 vjeē, pranė krevatit te tij i vdiq nga Difteria vėllai mė i vogėl. Njė vit mė vonė kaloi njė pneumoni mjaft tė rėndė. Qė i vogėl kishte njė dėshirė tė fuqishme qė tė bėnte njerezit sa mė tė shėndetshem.

    Studioi pėr mjeksi nė Universitetin e Vjenes dhe fillimisht u bė njė specialist pėr sytė, e pastaj njė mjek i pėrgjithshėm. Ai nuk preferonte ta trajtonte simptomėn tė izoluar por pėrpiqej tė kuptonte tėrė personalitetin e pacientėve tė tij dhe tė merrte nė konsiderate ambjentin shoqeror tė tyre dhe, se si ata reagojnė ndaj tij.

    Veprat e tij mė tė hershme ishin "Libri i shėndetit pėr profesionin e Rrobaqepsit". "Studimi i Inferioritetit te organeve dhe konpensimi psikik i tij". Ai shumė shpejt u pėrfshi nė fushėn e neurologjisė dhe psikiatrisė ku aftėsia e tij pėr tė kuptuar personalitetin si tė tėrė nė njė mėnyrė praktike, ishte e paēmueshme.

    Nė vitin 1902 Freud ftoi Adlerin tė bashkohet me rrethin e tij tė diskutimeve javore. Ngaqė ishte i interesuar nė punen e Freud‑it (Freud nė kėtė kohė ishte 14 vjeē mė i madh dhe mjaft i njohur) ai u bashkua me rrethin psikoanalitik, megjithėse qė nė fillim hapur nuk pajtohej me disa nga teoritė e Freud‑it. Adler nuk ka qene kurrė nxenes i Freud‑it; nė tė vėrtetė ai ishte mjaft i vlerėsuar nga Freud‑i dhe ishte njė kontribues i denjė i rrethit, po aq mirė sa edhe botues i Revistės Psikoanalitike.

    Menjėherė u emerua pasues i Freud‑it si President i Shoqėrisė Psikoanalitike tė Vjenės. Megjithatė ndryshimet e tyre teorike u zmadhuan dhe sė bashku me gjashtė tė tjerė u larguan nga rrethi nė vitin 1911, nė njė kohė kur Frojdi insistonte qė ēdonjėri tė pranonte teoritė e tij seksuale. Adleri kundėrshtoi 'pranimin e doktrinės sė impulsive seksuale nė individin neurotik ose normal, si faktor themelor nė jetėn psikike. Ato nuk janė kurrė shkaqe, por material i ndėrlikuar dhe njė mjet pėr pėrpjekjen personale'.

    Pas kėsaj Adler dhe kolegėt e tij e quajtėn kėtė shkolle tė re Shoqėria pėr Psikologjinė Individuale. Fjala individuale ėshtė pėrdorur pėr tė theksuar qenien unike dhe tė pandashme tė personalitetit. Fill nė vitet e mėpasme tė dorėheqjes sė tij, ai publikoi "Formimi Neurotik".

    Gjatė luftės sė parė botėrore Adler shėrbeu si mjek ushtarak nė pavionin neuro‑psikiatrik tė spitalit ushtarak. Kėtu ai u bė mė i vetedijshem pėr kontributin qė ndiente se duhet tė pėrhapte idetė praktike qė i konsideronte kaq vitale pėr qeniet njerėzore, pėr t'i zbatuar nė praktikė nėse do tė gjenerojnė kurajo, nėse zhvillojnė interesin shoqėror (shpirtin e komunitetit) dhe tė ndihmojnė njerėzimin tė jetojė nė harmoni.

    Pas shėrbimit nė luftė, entuziazmi pėr tė zhvilluar idenė e interesit shoqėror dhe pėr ta zhvilluar atė nė komunitet u rrit. Adler e bazoi psikologjinė e tij mbi konceptin qendror tė Gemeinschaftsgefühl (nė gjermanisht). Ėshtė njė koncept i vėshtirė pėr tu pėrkthyr nė mėnyrė adekuate dhe shpesh pėrdoret nė shprehjet interesi shoqėror, ndjenja shoqėrore, ndjenja e komunitetit apo gjykimi shoqėror. Mė i preferueshėm ėshtė termi i ndjenjės sė komunitetit si njė koncept shumė nivelėsh. Pėrfundimisht ai zhvilloi mė shumė se 30 klinika tė trajtimit tė fėmijėve nė Vienė. Ai demonstroi teknikat e tij nė grupe tė mėdha profesionesh dhe u mėsoi njerėzve njė ide qė nuk kishte qenė pėrdorur mė pėrpara. Si shume hebrej tė gjeneratės sė tij, duhej te linte Europėn dhe nė 1935 u vendos nė SHBA, ku tashmė ishte i njohur. Njė vend drejtues nė Psikologjisė Mjeksore tashmė ishte krijuar pėr tė nė Kolegjin Long Island tė Mjeksisė.

    Adler vazhdoi tė jepte leksione dhe tė trajtonte klientė nė Amerikė dhe shumė vende Europiane. Nė moshėn 67 vjeēare kishte pėrgatitur me njė program rraskapitės 56‑leksione, pėr t'i shpėrndarė nė katėr vende tė ndryshme nė njė muaj. Tashmė kishte kompletuar punėn e tij nė Paris, Bruksel dhe Hollandė dhe njė leksion e kishte dhėnė pėr studentėt e Universitetit Aberdeen kur nė 28 Maj 1937 vdiq nga njė atak kardiak ndėrsa po ecte njė mėngjez.

    Nė tė vėrtetė kontributi i Adlerit pėr mendimin modern ėshtė shumė i madh. Megjithėse shkroi mė shumė se 300 libra dhe artikuj, pėrpjekjet mė tė mėdha tė tij u pėrqėndruan mbi leksionet dhe demonstrimet publike. Gjatė jetes sė tij, kur u pėrball nga fakti se parimet qė kishte formuluar me kaq mund, ishin pėrvetesuar nga tė tjerėt pa lejen e tij, thjesht tha se nuk ka problem. E ē'problem do tė kishin pasi parimet e tij tashmė ishin tė njohura si tė dobishme dhe qė kishin ndihmuar nė krijimin e njė klime tė barazisė, nė tė cilėn secili mund tė mėsojė potencialin e tij dhe kontributin pėr shoqėrinė si njė e tėrė, duke kuptuar qė nuk ishin ndryshe nga njerėzit e tjerė.

    Sot, mė shumė se 60 vjet pas vdekjes sė Adlerit, beteja per barazi nuk ka qene kurrė me e fuqishme ose mė e pėrhapur. Nė shkollat tona, nxėnėsit refuzojnė t'i pėrgjigjen trajtimit autokratik: mėsuesit protestojnė kur vlera e tyre si profesionistė nuk njihet. Prindėrit protestojnė pėr tė siguruar edukim adekuat pėr fėmijėt e tyre; nė tė njėjtėn kohė ata bėhen tė vetėdijshėm se fėmijėt e tyre nuk do tė vazhdojnė gjatė tė bėjnė ēfrarė ju thonė, por do tė reagojnė pėr t'ju dhėnė zgjedhje dhe pergjegjėsi. Pederastėt dhe lesbiket kėrkojnė tė drejta pėr tu njohur; tė zinjtė do tė vazhdojnė betejėn pėr tė qenė tė barabartė. Njė njeri nuk ėshtė pėr shumė kohė "Zot dhe padron" i shtėpisė sė tij, por shpreson tė jetė nė marrėdhėnie me gruan nė jetėn e tij. Punėtorėt protestojnė kur merren vendime arbitrare nga drejtuesit pa u konsultuar. Ne nuk mund tė trajtohemi si tė barabartė po tė mos besojmė fillimisht nė barazinė tonė. Ne besojme se jemi tė barabartė kur ndiejmė se jemi tė sigurtė rreth lidhjes me qeniet e tjera njerėzore.

    Nė fjalėt e Adlerit‑"Asnjė eksperiencė nė vetvete nuk ėshtė shkak i suksesit ose i dėshtimit. Ne nuk vuajmė nga shoku (goditja) e experiencės sonė ‑ tė ashtėquajturės trauma‑ por mė mirė tė mesojme nga ato, sido qė tė vendosen qėllimet tona. Ne nuk pėrcaktohemi nga eksperiencat tona, pasi jemi tė vet‑percaktuar nga kuptimi qe japim per to... Aq shpejt sa gjejmė dhe kuptojmė domethėnien qė ia atribuon njė person jetės, ne kemi ēelsin e tėrė personalitetit". Adleri ishte i pari qė pohoi se nuk ka asgjė tė re nė kėtė ide. Epictetus (c. AD 50‑120) qė lindi skllav dhe u bė filozof, pak a shumė ka thėnė tė njėjtėn gjė: Njerėzit nuk shqetėsohen nga gjėrat. Kur ndeshim vėshtirėsitė bėhemi anksioz ose tė shqetėsuar, tė mos fajėsojmė tė tjerėt por mė mirė veten, qė do tė thotė, idetė tona pėr gjėrat". Dhe John Milton shkroi nė librin e parė "Humbja e Parajsės": 'Mendja eshte vendi i saj dhe nė kėtė/ A mund tė bėjmė njė parajsė‑ferr dhe njė ferr‑parajsė'.

    Adler me mendjen e tij krijuese dhe formimin shkencor, ishte i aftė t'i paraqiste (shihte) tė gjithė problemet si probleme shoqėrore. Psikologjia individuale nuk na lejon tė justifikohemi por na bėn pėrgjegjės pėr zgjedhjet tona dhe mėnyrėn qė vendosem tė merremi me pasojat. Ne jemi vet‑vendosės dhe krijues: ne jemi qėllim‑drejtues megjithese mund tė bėhemi tė pavetėdijshėm nė atė se ē'janė kėto qėllime dhe Adler e shikon secilin nga ne si njė unitet. Sapo njohim qėllimet tona, mund tė shohim qėllimet e sjelljes sonė.

    Per Adlerin pėrgjigja ndaj problemeve tė jetes shtrohet nė "interesin shoqėror", njė ndjenjė qė lidhet ngushtė me tėrėsinė e njerezimit, qė duhet ta kthejme nė veprim nėse duhet tė kontribuojmė plotėsisht pėr shoqėrinė. Ai individ qė nuk ėshtė i interesuar pėr tė tjerėt do tė ketė vėshtirėsitė mė tė mėdha nė jetė dhe do tė shkaktojė deme mė tė mėdha tek tė tjerėt.

    Nėpėrmjet Psikologjisė Individuale, njerėzit mund tė fitojnė depėrtimin nė pikpamjet e gabuara qė krijojnė nė fėmijėri rreth vetes dhe tė tjerėve dhe nė njė kohė shumė tė shkurtėr, mund tė marrin hapa pozitivė pėr tė rifituar fuqinė e mundshme qė iu ishte dhėnė atyre pėr tė njohur domethėnien qė duhet tė kenė pėr pjesėn tjetėr tė jetės.

    Adler zhvilloi teorinė e parė holistike tė personalitetit, psikologjinė dhe psikoterapinė, qė nė menyrė intime lidhen me filozofinė njerėzore tė jetės.

    Mbi gjysėm shekulli qėkur Adler bėri tė qartė teorinė e personalitetit dhe sistemin e psikoterapisė, idete e tij janė pėrhapur nė mėnyrė tė vazhdueshme nė tėrė psikologjinė bashkohore. Ndryshimi i psikoanalizės nė ego‑psikologji reflekton mendimin original te Adlerit dhe Adler eshte quajtur nga psikoanaliste te veēante si nje pararendės i zhvillimeve tė mėvonshme tė psikoanalizės. Vrojtimi i Adlerit se "Qeniet njerezore jetojnė nė sferen e kuptimeve" pasqyron pikpamjet e dobishme shoqėrore tė sjelljes njerėzore. Si njė perkrahes i hershem i levizjes feministe i permbahet asaj se edhe grate edhe burrat vuajne nga mbivleresimi i shoqėrisė tonė tė burrave dhe nėnvlerėsimi i grave dhe beson se vetem marrėdhėnia positive ndėrmjet burrave dhe grave ėshtė kryesore pėr barazi.

    Fjalor ose terma kyē

    Psikologjia Individuale
    . Studimi i individit si njė i tėrė i pandashėm, si njė unitet, njė un qėllim‑drejtuar, i cili nė gjendje tė shėndetshme, normale ėshtė njė anėtar i plotė i shoqėrisė dhe njė pjesėmarrės nė marrėdhėniet njerėzore.

    Kompleksi i Inferioritetit. Ndjenja tė inferioritetit ose tė pamjaftueshmėrisė qė prodhojnė stres, shmangie psikologjike dhe njė impuls kompensator nė drejtim tė gjykimit iluziv tė superioritetit.

    Stili i Jetės. Njė koncept kyē nė Psikologjinė Individuale: tėrėsia e filozofisė personale, besimet dhe trajtimi karakteristik i jetės sė individit dhe bashkimi i tipareve tė personalitetit tė tyre. Stili i jetės pėrfaqėson pėrgjigjen krijuese tė eksperiencave tė hershme tė individėve, i cili nė vazhdim ndikon tė gjithė perceptimet ndaj vetes dhe botės, si dhe ndaj emocioneve, motiveve dhe veprimeve.

    Protesta mashkullore. Njė kundėrveprim i seksit tjetėr, ndaj paragjykimeve tė shoqėrisė sonė rreth maskulinitetit dhe femilitetit. Sjellja e njė burri mund tė krijojė njė protestė pėrballė kėrkesave tė bėra mbi tė nga miti i superioritetit mashkullor; ndėrsa e njė gruajeje mund tė jetė njė protestė ndaj denigrimit tė feminitetit dhe kufizimeve tė vendosura ndaj grave.

    Sjellja e shkujdesur. Njė pėrpjekje pėr tė kompensuar njė ndjenjė tė pamjaftueshmėrisė ose pasigurisė nė njė ēėstje indirekte, bazuar mbi njė 'logjikė private' tė gabuar.

    Seksi tjetėr. Term i Adler‑it pėr 'seksin tjetėr', duke theksuar qė mashkulli dhe femra nuk janė tė kundėrt por plotėsues.

    Pėrkėdhelja. Plotėsim nė maksimum i dėshirave ose mbrojta e tepruar e fėmijėve, duke penguar zhvillimin e mbėshtetjes nė forcat e veta, tė kurajos, pėrgjegjėsisė dhe aftėsisė pėr bashkėveprim me tė tjerėt.

    Psikika. Mendja, personaliteti i tėrė, i vetėdijshmė dhe i pavetėdijshėm, i cili drejton impulset personale, i jep domethėnie perceptimeve dhe ndijimet, dhe prej nga lindin nevojat dhe qėllimet.

    Ndjenja Shoqėrore (ose interesi shoqėror). Shpirti i komunitetit, gjykimi i shoqėrisė njerėzore dhe identiteti me tėrėsinė e njerėzimit qė kėrkon marrėdhėnie shoqėrore pozitive. Pėr Adler‑in kėto marrėdhėnie duhet tė pėrfshijnė barazinė, reciprocitetin dhe bashkėveprimin nėse duhet tė jenė konstruktiv dhe tė shėndetshėm. Ndjenja shoqėrore fillon me aftėsinė pėr tė empatizuar qeniet e tjera njerėzore dhe na ēon nė pėrpjekjen pėr njė komunitet ideal bazuar mbi bashkėveprimin dhe barazinė personale. Ky koncept ėshtė tėrėsia e pikėpamjes sė adler‑it pėr individin si njė qenie shoqėrore.

    Detyrimet e jetės. Tre fusha tė gjėra tė eksperiencės njerėzore qė ēdo individ duhet tė pėrball: detyrimet e ushtrimit tė njė profesioni ose pune shoqėrisht tė dobishėm; tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve njerėzore tė dobishme; dhe pėrmbushja e rolit nė dashuri, martesė dhe familje.

    KUPTIMI I JETĖS

    Qeniet njerėzore jetojnė nė mbretėrinė e kuptimeve. Ne nuk i pėrjetojmė gjėrat nė termat abstraktė: gjithmonė i provojmė nė termat njerėzorė. Madje, qė nė origjinė, pėrvoja jonė ėshtė zhvilluar nga perspektiva njerėzore.

    "Dru" ka kuptimin e drurit nė lidhje me njerėzimin dhe "gur" ka kuptimin e gurit si njė faktor nė jetėn njerėzore. Ai, qė pėrpiqet tė marrė parasysh rrethanat, duke lėnė mėnjanė kuptimet, do tė jetė shumė i pafat: do tė izolohet nga tė tjerėt dhe veprimet e tij do tė jenė tė padobishme pėr tė dhe pėr kėdo tjetėr; me njė fjalė, ato do tė jenė pa kuptim. Por asnjė qenie njerėzore nuk mund t'u shmanget kuptimeve. Ne e pėrjetojmė realitetin vetėm nėpėrmjet kuptimeve qė ia atribuojmė atij: jo ashtu siē ėshtė, por si diēka e interpretuar. Ėshtė e natyrshme tė arrijmė nė pėrfundimin se ky kuptim ėshtė gjithmonė i papėrfunduar ose i paplotėsuar dhe se kurrė nuk mund tė jetė tėrėsisht i drejtė. Nė kėtė mėnyrė, mbretėria e kuptimeve ėshtė mbretėri e gabimeve.

    Nėse pyesim dikė "Ē'kuptim ka jeta?", ka mundėsi qė tė mos jetė nė gjendje tė pėrgjigjet. Shumica e njerėzve nuk shqetėsohen pėr kėtė pyetje ose nuk pėrpiqen t'i japin pėrgjigje. Ėshtė e vėrtetė se pyetja ėshtė aq e vjetėr sa vetė njerėzimi, madje nė kohėn tonė jo vetėm rinia, por dhe tė moshuarit shpesh do tė pyesin "Po ēfarė ėshtė jeta? Ēfarė kuptimi ka ajo?" Megjithatė, ėshtė e drejtė tė themi se ata do t'i bėjnė kėto pyetje, vetėm po tė dėshtojnė nė jetė ose po tė sėmuren. Pėr aq kohė sa jeta ėshtė e qetė dhe ata nuk pėrballen me vėshtirėsi, kjo pyetje nuk diskutohet asnjėherė. Mė saktė, ajo ekziston nė veprimet e njerėzve, shfaqet nė mėnyrė tė pavetėdijshme tek ata dhe merr pėrgjigje. Nėse mbyllim veshėt ndaj fjalėve dhe pėrqendrohemi nė veprimet e vrojtuara, do tė vėmė re se ēdo person ka tė formuluar "kuptimin e jetės" sė tij individuale dhe se tė gjitha mendimet, qėndrimet, lėvizjet, shfaqjet, mėnyrat, ambicjet, zakonet dhe veēoritė e karakterit tė tij janė nė pėrputhje me kuptimin e tyre. Ēdo njeri sillet sikur mund tė mbėshtetet mbi njė interpretim tė sigurt tė jetės. Nė tė gjitha veprimet e tyre ka njė pėrmbledhje tė botės dhe tė vetes, njė gjykim "unė jam kėshtu dhe universi ėshtė ashtu"; njė kuptim i dhėnė pėr vete dhe njė kuptim i dhėnė pėr jetėn.

    Siē ka shumė qenie njerėzore, ka edhe shumė kuptime qė i atribuohen jetės e, siē kemi sugjeruar, ēdo kuptim ėshtė nė njė farė shkalle njė gabim. Asnjė nuk e njeh kuptimin absolut tė jetės, madje edhe ndonjė interpretim, qė ėshtė sadopak i dobishėm, nuk mund tė quhet absolutisht i gabuar. Tė gjitha kuptimet janė variante ndėrmjet kėtyre dy kufizimeve. Megjithatė, gjatė kėtyre varianteve, mund tė dallojmė disa qė funksionojnė mirė dhe disa qė janė mė pak efektive; disa ku gabimi ėshtė i vogėl dhe disa ku ai ėshtė i madh. Mund tė zbulojmė fare mirė se ēfarė kanė interpretimet e sakta dhe ēfarė u mungon interpretimeve mė pak tė pėrshtatshme. Nga kėto, mund tė pėrftojmė njė mesatare tė sė vėrtetės, njė kuptim tė zakonshėm (tė thjeshtė), qė bėn tė mundur tė pranojmė realitetin deri aty ku t'i interesojė njerėzimit. Duhet tė kemi parasysh se "e vėrteta" do tė thotė e vėrtetė pėr njerėzimin, e vėrtetė pėr qėllimet dhe synimet e qėnieve njerėzore. Nuk ka asnjė tė vėrtetė pėrveē kėsaj. Madje, nėse ekziston ndonjė e vėrtetė tjetėr, ajo nuk na intereson. Nuk do ta njohim kurrė atė, ajo do tė jetė pa kuptim.

    TRE DETYRIMET E JETĖ

    E tėrė jeta njerėzore u pėrmbahet tre detyrimeve tė rėndėsishme, dhe kėto detyrime duhen tė merren parasysh. Ato krijojnė realitetin, meqė mbi bazėn e tyre ngrihen tė gjitha problemet ose ēėshtjet, me tė cilat pėrballet njeriu. Gjithmonė jemi tė detyruar tė merremi me kėto probleme, sepse ato vazhdimisht pėrballen me ne dhe, nė pėrgjigjet tona do tė gjejmė mendimin vetjak tė kuptimit tė jetės.

    Detyrimi i parė ėshtė se jetojmė mbi sipėrfaqen e njė planeti tė vogėl, Tokės, e nė asnjė vend tjetėr. Duhet tė jetojmė me burimet dhe kufizimet e tokės nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Qė tė mund tė mbijetojmė, duhet tė zhvillojmė trupin dhe mendjen dhe tė kontribuojmė nė mbarėvajtjen e njerėzimit. Ky ėshtė njė problem i pashmangshėm qė sfidon kėdo. Ēfarėdo qė tė bėjmė, veprimet tona janė pėrgjigje ndaj situatave tė ndryshme tė jetės: ato bėjnė tė njohur atė qė e mendojmė si tė nevojshme dhe tė pėrshtatshme, tė mundur dhe tė dėshirueshme. Ēdo pėrgjigje duhet tė marrė parasysh faktin qė ne jemi anėtarė tė racės njerėzore, qė jeton nė planetin Tokė.

    Nėse marrim parasysh dobėsinė e trupit tė njeriut dhe rrezikun potencial qė shfaq ai tek ne, bėhet shumė e rėndėsishme qė tė rivlerėsojmė pėrgjigjet tona, qė t'i bėjmė ato largpamėse dhe koherente, pėr tė mirėn e jetės tonė dhe tė mbarėvajtjes sė jetės sė njerėzimit. Ėshtė njėlloj sikur tė pėrballemi me njė problem nė matematikė: Duhet tė punojmė pėr tė gjetur njė zgjidhje, nuk mund tė vazhdojmė kuturu ose me hamendje, por duhet tė punojmė vazhdimisht, duke pėrdorur tė gjitha mjetet nė dispozicionin tonė. Nuk kemi shumė mundėsi pėr tė gjetur njė pėrgjigje absolutisht tė pėrsosur, qė tė provojė tė vėrtetėn njėherė e mirė; megjithatė, duhet tė pėrdorim tė gjitha aftėsitė tona pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė pėrafėrt. Pėr mė tepėr, duhet tė pėrpiqemi vazhdimisht pėr tė gjetur njė pėrgjigje mė tė mirė dhe tė gjitha pėrgjigjet duhet tė marrin parasysh faktin qė jemi tė kėsaj toke, me tė gjitha avantazhet dhe disavantazhet qė kėrkon pozicioni ynė.

    Tani vijmė nė detyrimin e dytė: Asnjėri nga ne nuk ėshtė i vetmi anėtar i racės njerėzore. Ka tė tjerė pėrreth nesh dhe ne ekzistojmė nė lidhje me ta. Dobėsia dhe kufizimet e qenieve njerėzore individuale e bėjnė tė pamundur qė ato tė arrijnė vetė qėllimet e tyre duke e ēuar nė izolim. Nėse ato jetojnė dhe do tė pėrpiqen tė zgjidhin problemet e tyre vetėm, atėherė do tė marrin fund. Nuk do tė jenė tė aftė tė vazhdojnė jetėn e tyre dhe as atė tė njerėzimit. Kėshtu, ata janė tė lidhur me tė tjerėt pėr shkak tė dobėsisė sė tyre, kufizimeve dhe mangėsive. Kontributi mė i madh pėr njė mirėqenie individuale dhe atė tė njerėzimit ėshtė shoqėria. Prandaj, ēdo pėrgjigje pėr problemet e jetės duhet tė marrė parasysh kėtė kėrkesė; ajo duhet tė formulohet nė dritėn e faktit qė ne jetojmė nė shoqėri me njerėzit e tjerė dhe do tė marrim fund, nėse do tė jetonim tė vetėm. Nėse duhet tė mbijetojmė, edhe emocionet tona duhet tė pėrkojnė me kėtė, si me mė tė madhin e problemeve, qėllimeve dhe synimeve: vazhdimėsinė e jetės sonė vetjake dhe tė njerėzimit nė kėtė planet, duke jetuar nė bashkėveprim me njėri tjetrin.

    Ka njė detyrim tė tretė qė na drejton: Qeniet njerėzore janė krijuar nė dy sekse. Ruajtja e individit dhe e qenies njerėzore kėrkon qė tė merret parasysh ky fakt. Problemi i dashurisė dhe i martesės i pėrket kėtij detyrimi tė tretė dhe asnjė burrė ose grua nuk mund tė kalojė jetėn pa kaluar kėtė etapė. Ēfarėdo qė tė bėjnė njerėzit, kur pėrballen me kėtė problem, japin pėrgjigjen e tyre pėr tė. Ka shumė mėnyra tė ndryshme, me tė cilat njerėzit pėrpiqen pėr tė zgjidhur problemin. Veprimet e tyre gjithmonė nxjerrin nė pah atė, qė besojnė se ėshtė zgjidhja e tyre ndaj tij.


    pergatiti Ndricim Kulla
    gazeta55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 22-12-2002 mė 16:10

  3. #3

    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Postime
    312
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nga njė mistik kam lexuar se filozofia ka vdekur, sepse i ėshtė shmangur realitetit, dhe tani nuk kontribon.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mesa duket mohimi i filozofise vjen ose nga dija e tepert ose nga padija.Nuk e dij ne c'kategori hyn mistiku qe ka lexuar mistiku por dij te them me siguri se filozofia e K.Popper eshte e njohur ne mase te gjere dhe ka patur ndikim te madh tek punonjesit e shkences.
    Ne atikullin e sjelle nga Eni,shkruar ne nje pervjetor te Popper,eshte e pritshme te tregohen vlerat e tij.Nderkohe filozofia e tij ka dhe pika te kritikueshme si cdo filozofi tjeter apo teori shkencore.Ja ato me kryesoret:

    1_Popper e konsideron veten antikonvencionalist,ai ben pjese ne kampin e filozofise realiste.Ndonse ne nje fare menyre pasonjes i Kantit,ai eshte ne kundershtim me pikpamjen pozitiviste/empiriciste mbi pagabueshmerine e "pohimeve baze" ( me kete term nenkuptohet perceptimi i perftuar gjate nje procesi te vecante te vrojtimi te te dhenave)
    Popper mendon se pohimet baze nuk jane aspak nje rregjistrim pasiv i ndijimeve te vezhguesit;perkundrazi ato jane nje pershkrim i vrojtimeve te interpretuara nga vrojtuesi ne perputhje me nje teori te percaktuar qe ai,vrojtuesi,ka ne mendjen e vet.Pra perceptimi eshte nje proces aktiv qe do te thote se vrojtuesi asimilon te dhenat i ndikuar nga pikpamja teorike qe ai perkrah.Popper kembengul se 'pohimet baze' ne te vertete jane hipoteza te hapura,ato kane lidhje shkakesore me pervojen por nuk jane te percaktuara nga pervoja,dhe nuk mund te verifikohen e provohen nga pervoja.
    Por pikerisht ky koncept e vendos teorine e tij ne pozita te veshtira.Konkretisht,nese nje teori eshte e testueshme,pra shkencore,atehere duhet te jete e mundur te provohet nese 'pohimet baze' me ane te se cilave kjo teori do te verifikohet/pergenjeshtrohet ,jane ne fakt te verteta ose jo. Por si mund te jete e mundur kjo kur 'pohimet baze' nuk mund te provohen nga pervoja?
    Popper shpjegon se 'pohimet baze' nuk mund te justifikohen nga pervoja e castit,pra nga ajo qe perceptojme ne nje cast te dhene,por ato pranohen si te tilla nga vrojtuesi me 'vullnet te lire'. Nje pohim i tille duket qarte se eshte nje forme konvencionalizmi dhe eshte krejt arbitrar.Duke perdorur terminologjine e vete Popper rrjedh se pergenjeshtrimi(falsification) i nje teorie eshte i mbeshtetur ne nje akt ,ne 'vullnetin e lire' qe eshte ne vetvete arbitrar sepse nuk
    provohet por merret i tille.
    Duket teper e veshtire qe ky gjykim te pajtohet me vete pikpamjen e tij se shkenca shkon ne menyre progresive gjithmone e me afer se vertetes; konvencioni qe Poper perdor eshte ,ne fakt,i papajtueshem me konceptin klasik te se vertetes.


    2_Teoria e demarkacionit e Popper-it (teoria e dallimit te teorive shkencore nga ato jo shkencore) bazohet thellesisht ne supozimin se egzistojne sende te tilla qe sherbejne si test kritik ,qe ,ose e hedhin poshte nje teori,ose i japin mbeshtetja te fuqishme.
    Ne perputhje me kete Popper ka permendur si prove kritike sqarimin e anomalive te orbites se Uranit dhene ne menyre te pavarur nga Adams dhe Leverrier, te cilet ,duke i marre per korrekte ligjet e mekanikes se Njutonit ,arriten ne konkluzionin se shmangia nga orbita eliptike e Uranit mund te shpjegohej me egzistencen e nje planeti te ri ende te pavrojtuar nga astronomia. Ata llogariten pozicionin e planetit te ri ,Neptunit,te cilin kohe me pas e zbuloi Galle nga observatori i Berlinit .
    Sipas Popper mekanika njutoniane ishte ballafaquar ne kete rast me nje test kritik dhe e kishte kaluar shkelqyeshem.Ai e quajti "suksesin me bindes te cdo realizimi intelektual njerezor"
    Por Lakatosh e hedh poshte egzistencen e testit kritik ne shkence dhe argumenton te kunderten pikerisht me shembellin e mesiperm te vete Popper-it.
    Lakatos shtron pyetjen e thjeshte : cdo mund te thuhej nese Galle nuk do te mund te kishte zbuluar Neptunin?
    Do te ishte braktisur fizika njutoniane duke e konsideruar jo shkencore?
    Eshte e qarte se deshtimi i mundshem i Galle nuk mund te shpjegohej vetem me karakterin jo shkencor te fizikes se Njutonit ,por edhe me nje sere shkaqesh te tjera si psh. : cilesia e teleskopit, prania e supozuar e nje brezi asteroidesh midis trajektoreve te Tokes dhe Neptunit ,etj.
    Si rrjedhim arsyetimi i ofruar nga Popper per verifikimin/pergenjeshtrimin e je teorie shkencore nuk eshte logjik deri ne fund .Konkretisht ,- mosmbeshtetja nuk do te thote patjeter pergenjeshtrim,mohim. Gjithashtu pergenjeshtrimi i nje teorie komplekse te nivelit te larte nuk mund te behet nga nje vrojtim i vecante dhe as nga nje komplet vrojtimesh. Teorite komplekse ngrihen dhe mbijetojne pavaresisht nga egzistenca e anomalive ,dmth pavaresisht nga egzistenca e rasteve apo fenomeneve qe jane te papajtueshme me teorine. Prania e anomalive te tilla nuk e bejne shkencetarin te mendoje se teoria e vet eshte false,perkundrazi se duhen zhvilluar hipoteza ndihmuese ,qe te shoqeruara me teorine do te mund te shpjegonin anomalite egzistuese.


    3_Ligjet shkencore shprehen me ane te pohimeve universale( psh formulat matematike); ato duhen kuptuar si pohime hipotetike qe vertetohen ne disa kondita te dhena.Ligjet shkencore nuk jane egzistente ne natyre.Duke qene te tille,pra joegzistente ne natyre, ateher logjikisht prej ligjeve shkencore nuk mund te rrjedhin 'pohimet baze' perderisa keto te fundit jane dukshem egzistente ne natyre.Ateher shtrohet pyetja se si eshte e mundur qe nje 'pohim baze' te pergenjeshtroje nje ligj shkencor kur dihet se pohimet baze nuk rrjedhin nga ligji shkencor?
    Pergjigja e Poper ne kete rast eshte se ligjet shkencore gjithmone konsiderohen se bashku me 'pohimet baze' ,te cilat percaktojne konditat fillestare te sistemit ne studim.Konditat fillestare jane pohimet egzistenciale te vecanta ,qe te kombinuara me ligjin cojne ne konkluzion.
    Keshtu psh ligji shkencor " cdo element A perfshihet ne bashkesine X' sebashku me konditen fillestare se " egziston nje element A ne bashkesine Y" cojne ne rrjedhimin(konkluzionin) se ' elementi A i bashkesise Y perfshihet ne X' qe nuk eshte i vertete ( Y eshte i ndryshem nga X) dhe pergenjeshtrojne ligjin shkencor origjinal.Ne te kundert kuptohet qe ligji do te mbeshtetej ,verifikohej, nese rrjedhimi do te ishte i vertete.
    Se ketejmi Popper del me tezen se konditat e vacanta fillestare realizojne lidhjen e teorise universale me parashikimin konkret.

    Por H.Putnam argumentoi se kjo nuk eshte e vertete, konkretisht qe ,pohimet,konditat e nevojshme per te bere kete lidhje jane te karakterit te pergjithshem dhe jo te vecanta sic i konsideronte Popper.Per pasoje kur ndodh qe parashikimi nuk vertetohet ,atehere nuk ka asnje menyre per te ditur nese kjo vjen per shkak te ligjit shkencor apo per shkak te konditave fillestare( qe Putnam i quan 'hipoteza ndihmese').Jane pikerisht keto hipoteza ndihmese ,argumenton Putnam, qe na tregojne se ligjet shkencore jane "kunder Popper" ,jane teper rezistente ndaj pergenjeshtrimit dhe arsyen pse jane te tille.
    Perfundimisht Popper pranoi se -eshte e pamundur te dallosh shkencen nga jo shkenca vetem mbi bazen e pergenjeshtrimit te pohimeve shkencore.Ai pranoi se teorite shkencore jane parashikuese dhe per pasoje ndaluese( ne kuptimin qe parashikojne mosndodhjen e nje rasti,fenomeni) vetem kur merren se bashku me hipotezat ndihmese.Gjithashtu pranoi se modifikimi i teorise eshte pjese e pandare e praktikes shkencore.

    Me pas ai u perpoq te evidentonte kushtet per te treguar se kur modifikimi i teorise eshte shkencor dhe kur jo i tille.Por kjo perbente nje ndryshim te madh ne pozicionet e tij , nje terheqje serioze.
    Psh. ne perputhje me teorine e tij ,me pare ,marksismi konsiderohej i provuar jo shkencor per shkak te modifikimeve te bera ne teorine fillestare.Por tashme nuk mund te konsiderohej me i tille sepse modifikimi i teorise pranohet si praktike normale shkencore.
    Popper megjithate vazhdoi ta konsideroje marksizmin jo shkencor duke pohuar se modifikimet jane bere vetem per ti shpetuar pergenjeshtrimit; por ky pohim i tij mund te konsiderohet thjesht nje konsiderate ,dhe jo me nje prove.
    Terheqja e Popper nga pozicioni fillestar i teorise se pergenjeshtrimit konsiderohet tanime nga shume kritike se koncepti i tij i "pergenjeshtrimit' nuk eshte me shume se koncepti empiricist i verifikimit.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #5
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Peli komplimentat e mia!
    Paske dijeni te shkelqyera ne krahasim me shumicen e vizitoreve te ketushem.
    Por, meqe per mua thjeshtesia ka qene gjithmone me afer perkryerjes si dhe qe ta bejme pakez me te lexueshme mund te thoshim:


    Teoria eshte nje mori hipotezash qe mbeshtesin njera-tjetren.
    Hipoteza eshte nje arsyetim qe parashikon.
    Hipotezat jane te testueshme ne baze te parashikimeve.
    Nese parashikimi vertetohet, Popper thote qe parashikimi vec sa i ka dhene mbeshtetje me te fuqishme hipotezes por nuk ka mundesi ta vertetoje 100% ate! Sipas Popperit, cdo hipoteze dhe teori (grumbull hipotezash) qe vazhdon te pranohet, vazhdon te pranohet pasi nuk eshte rrezuar ende, (dhe kjo per mua qendron)!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kurse ai mistiku do kete lexuar "Faustin" se prapthi.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,245
    Faleminderit
    25
    302 falenderime nė 227 postime
    Epoka moderne nuk eshte epoka me e ndritur per filozofet, pasi risia e kesaj epoke ishte pikerisht zhvleresimi i mendimit klasik filozofik, per ti lene vend mendimit te lire te individit.

    Ne epoken moderne, u thyen modelet dhe u mbyllen shkollat filozofike per ti lene vend cdo individi qe te dali me "filozofine e vet" mbi jeten.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Besa, nderi, burrnia a janė moderne?
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 09:11
  4. Pėr njė Shqipėri moderne dhe tė integruar
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 04:44
  5. Si ushqehet poezia moderne ?!?
    Nga BluPower_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 11:21

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •