Bashkia e Tiranės publikon planin urbanistik pėr kryeqytetin
Projekti i plotė qė do ndryshojė Tiranėn
Gerald BILBILI
Mė nė fund zbardhet plani urbanistik qė do tė shndėrrojė imazhin e Tiranės. Gazeta “Tirana Observer” publikon tė plotė kėtė projekt tė pėrgatitur nga arkitekt francezė. Burime nga Bashkia e Tiranės thanė dje pėr gazetėn se, ndėr zonat e kryeqytetit qė pėsojnė shumė ndryshime janė: Sheshi “Skėnderbej”, sheshi “Avni Rustemi”, lumi i Lanės, sheshi “Nėnė Tereza” dhe Stacioni i Trenit. Sipas tė njėjtave burime, bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Gjithashtu specialistė tė kėsaj bashkie kanė nė dorė edhe projektin inxhiniero-sizmologjik.
Plani urbanistik
Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me kompaninė franceze, “Architecture-Studio”, kanė projektuar planin e ri urbanistik tė kryeqytetit. Sipas kėtij plani, nė vend tė gropave e rrugėve tė ngarkuara do tė ketė qendra biznesi dhe shėtitore tė mbushura me dyqane mode e kafene tė vogla. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Stacioni i Trenit do kthehet nė njė qendėr tė madhe biznesi. Do shtohen sipėrfaqet e gjelbra nė gjithė kėtė hark. Ky ėshtė projekti i francezėve, i cili realizohet vetėm pasi qeveria tė gjejė financimet. Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjesės sė gjelbėr ekzistuese, nė territorin e parkut “Rinia”, vazhdimin nė anėn lindore tė tij me pjesėn e gjelbėr tek Galeria Kombėtare e Arteve dhe nė vazhdim pranė Sallės sė Kuvendit. Studimi nuk parashikon dendėsimin me objekte, por ruan njė ekuilibėr tė volumetrisė, duke mbrojtur kėtė pjesė tė rėndėsishme tė zonės qendrore tė qytetit. Pjesa e tretė e kėtij projekti do tė jetė sheshi i universitetit, i cili do tė pastrohet nga shatėrvani i vjetėr. Ai do tė zėvendėsohet nga njė platforme e ngritur mbi nivelin e rrugės, e cila do tė pėrmbajė njė shatėrvan tė ri nė formėn e drejtkėndėshit, mė i cekėt dhe mė i pastėr.
Projekti sizmologjik
Bashkia e Tiranės ka tashmė nė duart e saj njė studim tė hollėsishėm shkencor, inxhiniero-sizmologjik pėr qendrėn e Tiranės. Ky studim i domosdoshėm pėr zhvillimet dhe pėr vetė ritmet me tė cilat po zhvillohet kryeqyteti ėshtė bėrė nga Instituti i Sizmologjisė nė Akademinė e Shkencave, me kėrkesė tė Bashkisė sė Tiranės. Nė formulimin e kėtij studimi ėshtė shfrytėzuar pėrvoja e fituar gjatė hartimit tė studimeve tė rrezikut sizmik tė shesheve tė ndėrtimit tė objekteve tė banimit me lartėsi tė madhe mbi 8 kate qė realizohen nga Instituti i Sizmologjisė nė zbatim tė ligjit tė Urbanistikės, si dhe arritjet mė tė fundit tė studimeve tė rrezikut sizmik nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal qė Instituti i Sizmologjisė ka realizuar kohėt e fundit.
Historiku i planeve urbanistike
Arkivi Qendror Teknik i Ndėrtimit (AQTN) disponon njė dokumentacion shumė tė pasur nė fushėn e urbanistikės, pėr tė gjitha qytetet shqiptare dhe veēanėrisht pėr qytetin e Tiranės. Ky pėrshkrim i shkurtėr urbanistik i qytetit tė Tiranės do tė bazohet plotėsisht nė dokumentet e AQTN-sė, duke filluar nga dokumenti i parė qė i pėrket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990. Ky pėrshkrim urbanistik ka pėr qėllim tė japė disa njohuri historike urbanistike pėr qytetin e Tiranės, disa aspekte tė zhvillimit tė tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendėr banimi, administrative, industriale, etj. Nė periudhėn e pushtimit austro-hungarez kemi dokumentin e parė vizatimor, qė ėshtė njė planimetri e qytetit tė Tiranės, nė Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917.
Arkitektėt qė do ndryshojnė Tiranėn
Inxhinierėt dhe arkitektėt qė do tė pėrpilojnė projektin dhe do tė ndryshojnė imazhin e kryeqytetit tė Shqipėrisė janė pjesėtarė tė kompanisė “Architecture-Studio”. E krijuar nė vitin 1973 nė Paris nga 8 arkitektė tė asociiuar dhe nga qindra arkitektė dhe inxhinierė urbanistė nga kombėsi tė ndryshme, ajo ka realizuar disa projekte tė spikatura nė shumė vende. Tė tilla mund tė pėrmenden si: Ndėrtesa e Parlamentit Evropian nė Strasburg, Instituti Arab nė Paris, Shtėpia e Arteve tė Bukura dhe Letrave nė Athinė, Universiteti i Dukendouf nė Francė, Salla e Ekspozitave nė Paris, njė hotel nė Torino, Kullėn e zyrave nė Zuo Ying nė Kinė, Masterplanin e Qendrės Tregtare nė Shangai, Kinė, Bulevardin nė Makkal tė Arabisė Saudite, Masterplanin e fshatit Olimpik nė Greqi, etj.
TIRANA OBSERVER
Ne foto: Sheshi Skenderbe
Krijoni Kontakt