Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Botohet plani i ri urbanistik i Tiranės

    Bashkia e Tiranės publikon planin urbanistik pėr kryeqytetin

    Projekti i plotė qė do ndryshojė Tiranėn

    Gerald BILBILI

    Mė nė fund zbardhet plani urbanistik qė do tė shndėrrojė imazhin e Tiranės. Gazeta “Tirana Observer” publikon tė plotė kėtė projekt tė pėrgatitur nga arkitekt francezė. Burime nga Bashkia e Tiranės thanė dje pėr gazetėn se, ndėr zonat e kryeqytetit qė pėsojnė shumė ndryshime janė: Sheshi “Skėnderbej”, sheshi “Avni Rustemi”, lumi i Lanės, sheshi “Nėnė Tereza” dhe Stacioni i Trenit. Sipas tė njėjtave burime, bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Gjithashtu specialistė tė kėsaj bashkie kanė nė dorė edhe projektin inxhiniero-sizmologjik.

    Plani urbanistik

    Bashkia e Tiranės nė bashkėpunim me kompaninė franceze, “Architecture-Studio”, kanė projektuar planin e ri urbanistik tė kryeqytetit. Sipas kėtij plani, nė vend tė gropave e rrugėve tė ngarkuara do tė ketė qendra biznesi dhe shėtitore tė mbushura me dyqane mode e kafene tė vogla. Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė rrethohet nga shatėrvanė qė do krijojnė pasqyra uji. Stacioni i Trenit do kthehet nė njė qendėr tė madhe biznesi. Do shtohen sipėrfaqet e gjelbra nė gjithė kėtė hark. Ky ėshtė projekti i francezėve, i cili realizohet vetėm pasi qeveria tė gjejė financimet. Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjesės sė gjelbėr ekzistuese, nė territorin e parkut “Rinia”, vazhdimin nė anėn lindore tė tij me pjesėn e gjelbėr tek Galeria Kombėtare e Arteve dhe nė vazhdim pranė Sallės sė Kuvendit. Studimi nuk parashikon dendėsimin me objekte, por ruan njė ekuilibėr tė volumetrisė, duke mbrojtur kėtė pjesė tė rėndėsishme tė zonės qendrore tė qytetit. Pjesa e tretė e kėtij projekti do tė jetė sheshi i universitetit, i cili do tė pastrohet nga shatėrvani i vjetėr. Ai do tė zėvendėsohet nga njė platforme e ngritur mbi nivelin e rrugės, e cila do tė pėrmbajė njė shatėrvan tė ri nė formėn e drejtkėndėshit, mė i cekėt dhe mė i pastėr.

    Projekti sizmologjik

    Bashkia e Tiranės ka tashmė nė duart e saj njė studim tė hollėsishėm shkencor, inxhiniero-sizmologjik pėr qendrėn e Tiranės. Ky studim i domosdoshėm pėr zhvillimet dhe pėr vetė ritmet me tė cilat po zhvillohet kryeqyteti ėshtė bėrė nga Instituti i Sizmologjisė nė Akademinė e Shkencave, me kėrkesė tė Bashkisė sė Tiranės. Nė formulimin e kėtij studimi ėshtė shfrytėzuar pėrvoja e fituar gjatė hartimit tė studimeve tė rrezikut sizmik tė shesheve tė ndėrtimit tė objekteve tė banimit me lartėsi tė madhe mbi 8 kate qė realizohen nga Instituti i Sizmologjisė nė zbatim tė ligjit tė Urbanistikės, si dhe arritjet mė tė fundit tė studimeve tė rrezikut sizmik nė nivel kombėtar, rajonal dhe lokal qė Instituti i Sizmologjisė ka realizuar kohėt e fundit.

    Historiku i planeve urbanistike

    Arkivi Qendror Teknik i Ndėrtimit (AQTN) disponon njė dokumentacion shumė tė pasur nė fushėn e urbanistikės, pėr tė gjitha qytetet shqiptare dhe veēanėrisht pėr qytetin e Tiranės. Ky pėrshkrim i shkurtėr urbanistik i qytetit tė Tiranės do tė bazohet plotėsisht nė dokumentet e AQTN-sė, duke filluar nga dokumenti i parė qė i pėrket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990. Ky pėrshkrim urbanistik ka pėr qėllim tė japė disa njohuri historike urbanistike pėr qytetin e Tiranės, disa aspekte tė zhvillimit tė tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendėr banimi, administrative, industriale, etj. Nė periudhėn e pushtimit austro-hungarez kemi dokumentin e parė vizatimor, qė ėshtė njė planimetri e qytetit tė Tiranės, nė Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917.

    Arkitektėt qė do ndryshojnė Tiranėn

    Inxhinierėt dhe arkitektėt qė do tė pėrpilojnė projektin dhe do tė ndryshojnė imazhin e kryeqytetit tė Shqipėrisė janė pjesėtarė tė kompanisė “Architecture-Studio”. E krijuar nė vitin 1973 nė Paris nga 8 arkitektė tė asociiuar dhe nga qindra arkitektė dhe inxhinierė urbanistė nga kombėsi tė ndryshme, ajo ka realizuar disa projekte tė spikatura nė shumė vende. Tė tilla mund tė pėrmenden si: Ndėrtesa e Parlamentit Evropian nė Strasburg, Instituti Arab nė Paris, Shtėpia e Arteve tė Bukura dhe Letrave nė Athinė, Universiteti i Dukendouf nė Francė, Salla e Ekspozitave nė Paris, njė hotel nė Torino, Kullėn e zyrave nė Zuo Ying nė Kinė, Masterplanin e Qendrės Tregtare nė Shangai, Kinė, Bulevardin nė Makkal tė Arabisė Saudite, Masterplanin e fshatit Olimpik nė Greqi, etj.

    TIRANA OBSERVER

    Ne foto: Sheshi Skenderbe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Sheshi Skėnderbej



    Foto si mund tė jetė sheshi Skėnderbej



    Foto prej sheshit Skėnderbej

    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pjesė nga plani francez

    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Hajde piktura hajde.
    Sbesoj se do behet keshtu tirana.(afersisht te pakten)
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Nuk e kuptoj si do arrijne ta bejne Lanen rreth 10-12 metra te gjere, kur Lana s'eshte vecse 3 metra. Do vijne nga Franca me shishe uji "Perrier" e do i derdhin vazhdimisht?

  6. #6
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Davius urime per materialin qe ke sjelle !
    Diesel.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos u mashtroni nga pikturat e edvinoistave..

    aty ku ve dore dhe mendje djalli edvin vjen era pocaqi mafie e krim..

    do ta paguajn shtrenjte banoret e tiranes qe i dhan voten edvinit..
    aq shtrenjte sa nuk me behet ta them.. por do ta them..
    me kancer ne mijra e mijra mushkri e fyte e barqe njerzish te pafajshem..

    duajeni partine tuaj po jo deri aty sa te sakrifikoni mijra bebe te njoma tuajat..

    ja cthon gazetaret qe nuk hane ne grazhdin e kryemafiozit edvin:

    --

    gazeta sot



    • Shpallet nė kėrkim zyra e shtypit e Bashkisė sė Tiranės

    15 June 2007
    Institucioni mė i rėndėsishėm vendor nė kryeqytet, Bashkia vazhdon tė jetė hermetike nė lidhje me informimin mediatik. Nė kėtė institucion ėshtė e kotė qė gazetarėt tė drejtohen pėr informacion, pasi pėrgjigja nė mė tė shumtėn e rasteve dihet. Pritja paraprake nga zėdhėnėsja pėr shtyp, tė lė pėrshtypjen se brenda ditės do ta sigurosh informacionin pėr tė cilin interesohesh pranė kėtij institucioni. “Ok, do tė flas me personin pėrgjegjės lidhur me informacionin qė ju kėrkoni, dhe do t’ua nis brenda ditės me email”.Kjo ėshtė pėrgjigja e pėrgjegjėsve tė informimit mediatik nė kėtė institucion teksa interesohesh pėr njė informacion tė nevojshėm, mė sė shumti pėr publikun. Por me sa duket, befas adresa e emailit humbet, dhe personi qė ti e pret pėr njė pėrgjigje nuk bėhet mė i gjallė. Pak kohė mė parė u drejtuam nė Bashkinė e Tiranės pėr njė prononcim lidhur me afatet dhe detaje tė tjera pėr projektin e rikonstruksionit tė njėrės prej rrugėve mė tė rrahura tė kryeqytetit, ose siē njihet ndryshe Unaza. Kontakti i parė me njėrėn nga zėdhėnėset e kėtij institucioni ishte korrekt dhe ajo me mirėsjellje na premtoi qė pasi tė konsultohej me personin pėrgjegjės do tė na informonte brenda ditės, me tė dhėnat pėrkatėse. Por kaloi ajo ditė, kaloi dhe e nesėrmja, edhe e pasnesėrmja, e kėshtu ditė tė tjera nė vijim, dhe ne nuk mundėm ta merrnim informacionin e kėrkuar duke na lėnė tė dyshonin se ndoshta zėdhėnėsja nuk foli kurrė me personin pėrgjegjės pėr kėtė problem, pėr arsye tė cilat ajo i din mė mirė se ne. Informacioni nga Bashkia e Tiranės duket se duhet tė dalė vetėm nėpėr konferenca pėr mediat, ku edhe nė kėto ngjarje, kėto tė fundit diskriminohen pėr sa i pėrket lajmėrimit tė tyre.

    --

    • Kryeqyteti, masiv gjigand plehrash

    15 June 2007
    Sa pėr pastrimin nuk kemi se ēfarė tė themi. Arsyeja kuptohet, sepse ai nuk bėhet fare nė Tiranė. Po nė rrethe ėshtė edhe mė keq se kaq. Pastrimi i rrugėve duket se ngelet vetėn mė kuadrin e thėnieve, por nga e thėnė e deri nė konkretizimin e punėve ėshtė njė rrugė relativisht e gjatė. Edhe ato pastruese tė cilat janė, duket se mė shumė tallen me pastrimin, sesa pastrojnė realisht. Ato pastrojnė me nge dhe ashtu sa pėr tė kaluar orėn e mė pas shpėrndahen nė shtėpitė e tyre, apo tymosin ndonjė cigare si kolektiv tė ulura mė ndonjė hije aty nė afėrsi tė rrugės.Mjaftojnė disa minuta dhe puna e tyre pėrfundon shpejt, duke e lėnė Tiranėn mes plehrave. Me temperaturat pėrvėluese qė ka sjellė vera, plehrat po vėnė nė rrezik serioz shėndetin e tė gjithė njerėzve. Era e tmerrshme, gati e padurueshme qė plehrat ēlirojnė tė bėjnė qė ta kalosh rrugėn me hundėt e zėna. Nuk ka kryeqytet mė tė qelbur nė botė se ky i yni. Ėshtė i vetmi nė llojin e tij, ku kėpucėt, sandalet apo ēfarėdo qofshin, tė mbulohen nga pluhuri nė verė e nga balta nė dimėr. A thua se ke ecur nėpėr njė pyll dhe jo nėpėr rrugėt e kryeqendrės sė Shqipėrisė. Nuk ėshtė ēudi qė Shqipėria nuk ka vizitorė tė huaj. Madje po tė ishim nė vend tė tyr nuk do tė shkelinim fare. Ose sapo tė shikonin kėtė gjendje do tė largoheshim me tė shpejtė. Kjo gjė lidhet fare mirė me arsyen rrugė, ku gjithēka ėshtė e mbushur me plehra. Duke mos llogaritur kėtu edhe vendgrumbullimet tė cilat i gjen gjithnjė plot. E krahas kėsaj anash tyre gjenden pafundėsi plehrash tė hedhura pėrtokė. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se njerėzit nuk kanė ku ti hedhin mbetjet e konsumit. Kėshtu ky plehrat konfigurojnė pamjen e kryeqytetit qė pėr fat tė keq pėrcillet nė botė. Kazanėt boshatisen vetėm njė herė nė ditė, kjo gjė ėshtė shumė pak pėr popullsinė qė ka Tirana, dhe duke ditur qė tė paktėn njė qytetar flak nė ditė njė sasi tė konsiderueshme plehrash. Sipas pėrllogaritjeve matematikore po ti shumėzojmė kėto me numrin e banorėve tė cilėt bėjnė pjesė nė popullsinė e kryeqytetit, na del se asnjėherė pastrimi nuk bėhet i mjaftueshėm. Njė pastrim mė i shpeshtė i rrugėve dhe kazanė plehrash tė boshatisur dhe pa erė tė keqe do tė ishte zgjidhja qė tė gjithė njerėzit kėrkojnė nga pushteti vendor.


    • Tirana, beton dhe asfalt nė vend tė gjelbėrimit

    15 June 2007
    Njė filozof pėrpara 2000 vjetėsh ka thėnė: “Mė jepni dy gjėra nė jetė, njė shtėpi plot me libra dhe njė kopsht mbushur me lule dhe s’kisha pėr tė kėrkuar asgjė tjetėr.” Nėse do tė zbėrthenim kontekstin e kėtyre dy kėrkesave, do tė arrinim nė konkluzionin se realizimi i tyre pėr kėtė person do tė thoshte lumturi. Njerėzit, qė nė lashtėsi kanė vlerėsuar jo vetėm rolin ekonomik tė bimėve, por edhe rolin mjedisor dhe zbukurues tė tyre. Dashuria por edhe nevoja per lulet, bimėt dhe gjelbėrimin nė pėrgjithėsi thuhet se ka lindur me njeriun dhe shuhet me vdekjen e tij.Por nėse kėtė fakt do e lidhnim me kryeqytetin shqiptar Tiranėn, atėherė ne si popull nuk do tė hynim nė kėtė kategori njerėzish, ku nė vend tė gjelbėrimit preferojmė betonin dhe asfaltin. Studime shkencore tregojnė se sipėrfaqet e gjelbra janė rregullatori i pėrkryer termik, hidrik, si dhe filtri mė i mirė pėr pastrimin e ajrit nga pluhuri, gazet shėndetprishėse e kancerogjene, si dhe burimi i vetėm i pasurimit tė ajrit me oksigjen dhe laboratori mė i pėrsosur i diksidit tė karbonit. Por hapėsirat e blerta mbartin edhe vlera tė larta estetike tė mėshiruara nė larminė e formave tė kurorave, ngjyrave tė luleve, gjetheve tė drurėve e shkurreve dekorative, qė janė elementi bazė nė kompozimin, formulimin dhe ndėrtimin e hapėsirave tė blerta. E megjithėse pak apo shumė tė gjithė i dinė kėto elemente pozitivė qė mbart nė vetvete gjelbėrimi, gjatė viteve tė fundit nė kryeqytet i ėshtė dhėnė prioritet zhvillimit urban nė ndėrtesa shumėkatėshe dhe pa asnjė metėr katror gjelbėrim rreth e pėrqark. Si askund tjetėr, kėtu interesat e zhvillimeve urbane dhe hapėsirave tė blerta funksionojnė tė ndara nga njėra tjetra, ose mė mirė mund tė thonim nė kurriz tė njėra tjetrės.
    Ndėrtesat shumėkatėshe reduktojnė sipėrfaqet e gjelbra
    Sipas studimeve tė kryera nga shoqata tė ndryshme mjedisore dhe ekologjike mėsohet se aktualisht Tirana nga 11m2 sipėrfaqe e gjelbėr pėr banor qė ka pasur 7-8 vite mė parė, ajo ėshtė rrudhur nė masėn 4m2/banor, gjė e cila duhet tė alarmonte organet manaxhuese, kur dihet se edhe norma minimale e sanksionuar me ligj nė rregulloren urbanistike pėr pėrpilimin e planeve rregulluese ėshtė pranuar 7m2/banor. Shtimi i popullsisė nė kryeqytet, kėrkonte domosdoshmėrisht shtimin e banesave, tė cilat gjatė viteve tė fundit filluan tė ndėrtoheshin vend e pa vend, me leje e pa leje. Dhe pikėrisht ndėrtimet e shumta janė renditur si faktori kryesor qė ka ndikuar nė reduktimin e sipėrfaqeve tė gjelbra nė kryeqytet. Kėshtu u mendua pėr strehimin, por jo pėr shėndetin e tyre. Gjatė kėtyre viteve u mendua vetėm prishja e lulishteve publike, dhe ndėrtimi i pallateve private. Kėshtu, u prish lulishtja prapa ndėrtesės sė PS-sė, lulishtja pranė stacionit tė trenit, lulishtja pranė ekspozitės, mė e madhja nė Tiranė, lulishte kėto qė edhe pse nuk ishin tė qendrės tė qytetit, u shėrbenin edhe banorėve tė lagjeve tė tjera. Lidhur me kėtė problem Ministria e Mjedisit i ka dėrguar edhe njė shkresė Bashkisė sė Tiranės pėr ngritjen e njė grupi pune tė pėrbashkėt me qėllim marrjen nė dorė tė situatės. Por reagimi duket qartė, kur situata nuk paraqet ndonjė ndryshim tė dukshėm. Lulishtet dhe gjelbėrimi po shtohet me ndonjė m2 vetėm nėpėr ambjentet private ndėrsa nė ato publike duket se qytetarėt tashmė duhet ta harrojnė njė gjė tė tillė.

    Funksionet e bashkisė
    Bashkia ka njė sėrė funksionesh nė shumė fusha.
    Falė edhe procesit tė decentralizimit tė pushtetit lokal, kėto funksione kanė ardhur duke u shtuar. Nė bazė tė Ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (Kreu IV, neni 9, 10, 11, 12), Bashkia ushtron kėto funksione:
    Nė fushėn e infrastrukturės dhe shėrbimeve publike:
    a) Furnizimi me ujė tė pijshėm
    b) Funksionimi i sistemit tė kanalizimeve tė ujėrave tė bardha, tė ujėrave tė zeza dhe kanaleve mbrojtėse tė zonave tė banuara
    c) Ndėrtimi, rehabilitimi dhe mirėmbajtja e rrugėve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike
    ē) Ndriēimi i mjediseve publike
    d) Funksionimi i transportit publik urban
    dh) Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave tė gjelbėruara publike
    e) Grumbullimi, largimi dhe pėrpunimi i mbeturinave
    ė) Planifikimi urban, menaxhimi i tokės dhe strehimi sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj

    gazeta sot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-06-2007 mė 01:32

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E shkreta Tirane cfare e pret!!!
    Megjithese jam munduar ta ndjek trajtimin ne shtyp lidhur me kete teme, me mbeti enigme, nese u be ose jo ndonje perpjekje konkrete per ta cbere konkursin, i cili e nxorri fitues kete plan. Edhe ketu ne forum e kemi diskutuar kete gje tek nje teme e tjeter, e mjaftonte vetem deshira e disa anetareve te forumit per te lexuar e vrare mendjen, qe te kuptohej qe konkursi ishte nje farse dhe i kryekeput i blere. A ka ndonje shans akoma qe te shpetoje Tirana nga ky plan?

  9. #9
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Si projektplan eshte shume i bukur dhe do te ndryshonte pamjen e Tiranes ne 1 qytet modern.
    Por a eshte momenti i duhur per ta zbatuar?

    Nga pikpamja ime dhe nga njohurit e mia ne fushen e arkitetkures dhe ekonomise mund te them qe eshte 1 cmenduri.Pse?

    Ne kete moment Tirana duhet te zgjidhi problemin e dyndjes se popullsise.Duhet te mendojne te krijojne kushtet minimale ne qytet,kanalizimet e ujerave te zeza jane te vjetra,rrjeti elektrik eshte 50 vjecar,rrjeti ujit te pishem eshte i amortizuar dhe ka mungese uji,rruget jane ne gjendie te veshtire,pjesa periferike eshte ne gjendie te mjeruar etj etj
    Si mund te presesh torten ne 1 ditelindje pa ngrene e pa pire me pare?

    Ekonomia shqiptare/shteti shqiptar nuk mund te perballoje 1 shpenzim te tille.Qe te krijohen kushtet ekonomike duhet qe shteti te vjeli taksat,me thoni sa % e popullsise punon dhe sa nga ato qe spunojne kane mundesi te paguajne taksat shtetit?
    Per mua eshte 1 projekt qe do deshtoi shume shpejt.
    Mendoj qė ekzistojnė dy gjėra tė pafundme: Universi dhe Injoranca njerzore, por pėr Universin kam akoma disa dyshime. (Albert Einstein)

    Punimet e mia nė Jasc Paint Shop Pro
    Punime nga studentėt e shkollės Angelo Blue

  10. #10
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim Postuar mė parė nga kacaku basket
    Si projektplan eshte shume i bukur dhe do te ndryshonte pamjen e Tiranes ne 1 qytet modern.
    Por a eshte momenti i duhur per ta zbatuar?

    Nga pikpamja ime dhe nga njohurit e mia ne fushen e arkitetkures dhe ekonomise mund te them qe eshte 1 cmenduri.Pse?

    Ne kete moment Tirana duhet te zgjidhi problemin e dyndjes se popullsise.Duhet te mendojne te krijojne kushtet minimale ne qytet,kanalizimet e ujerave te zeza jane te vjetra,rrjeti elektrik eshte 50 vjecar,rrjeti ujit te pishem eshte i amortizuar dhe ka mungese uji,rruget jane ne gjendie te veshtire,pjesa periferike eshte ne gjendie te mjeruar etj etj
    Si mund te presesh torten ne 1 ditelindje pa ngrene e pa pire me pare?

    Ekonomia shqiptare/shteti shqiptar nuk mund te perballoje 1 shpenzim te tille.Qe te krijohen kushtet ekonomike duhet qe shteti te vjeli taksat,me thoni sa % e popullsise punon dhe sa nga ato qe spunojne kane mundesi te paguajne taksat shtetit?
    Per mua eshte 1 projekt qe do deshtoi shume shpejt.
    Me vjen keq, po ke kaluar paksa jashte teme. Me te vertete qendrojne ato shqetesime qe ke shkruar ti, mirepo asgje nuk na pengon qe te mendojme edhe per anen reprezentative te kryeqytetit, dhe per mendimin tim problemi kryesor i kryeqytetit ka qene, qe ngaqe problemet ishin bere kapice, nuk dime nga t“ja fillojme meperpara. Dhe gjeja me e rendesishme eshte qe te fillohet te behet dicka. Projekti i planrregullimit te qendres se qytetit nuk eshte i keq, pavaresisht se studioja e arkitektures e ka shkelur paksa me ato kullat e larta qe e rrethojne qendren duke vene ne hije simbolet e padiskutueshme te Tiranes: Kullen e Sahatit, Xhamine e Et“hem Beut dhe monumentin e Skenderbeut, dhe ketu faji eshte i jurise se konkursit, e cila nuk e ka vleresuar si duhet backgroundin historik te kryeqytetit. Une, per vete, i kam pare te tre projektet te kualifikuara ne finale dhe e thashe edhe me lart, qe projekti i Architekture Studio Paris nuk eshte dhe aq i keq, por personalisht me ka pelqyer me teper projekti i Mecanoo Architekten dhe i studios Bolles+Wilson. Projekti i fundit, ai i Bolles+Wilson mund te ishte, per mendimin tim, me i pershtatshmi per qendren e kryeqytetit, pasi do te mund te ndryshonte paksa edhe mentalitetin e te ndertuarit ne Shqiperi, duke iu kthyer te ndertuarit ekologjik dhe sa me afer natyres. Dhe tashme dihet mire qe arkitektura eshte nje faktor kryesor ne formimin dhe edukimin e shoqerise.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  11. #11
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Pedro me sa duket sme ke kuptuar ckam dasht te them ose jam shprehur keq une...

    Nqs po flasim per 1 plan rregullues te Tiranes atehere duhet te nderhyjme ne ndalimin e ndertimeve ne qendren historike te Tiranes(brenda unazes).

    Ne kete menyre:
    1-Rruget Ekzistuese do te jete me e lehte per ti zgjeruar dhe per ti pershtatur me trafikun e dendur te krijuar ne keto 15 vitet e fundit.
    2-Duhet vendosur cila do te jet pika me e larte e qendres dhe maximalja e ndertimit vertikalisht.
    3-Rikthehen parqet ekzistuese dhe zgjerimi i tyre.
    4-Veprat dhe objektet e kultures nuk humbin imazhin e tyre(psh: busti Skenderbeut,Teatri Kombetar,Xhamia e Vjeter,Banka E Shqiperise etj etj)

    Un nuk po gjykoj projektet pasi jane modern por nuk jane kto projekte qe do nxjerrin Tiranen nga kaosi qe e ka pushtuar.Kto projekte duhen vene pas 30 vjetesh ne zbatim dhe jo ne qender por ne periferi.
    Qendrat historike te 1 qyteti ne tere boten nuk preken pasi eshte te prishesh Identitetin/historine e atij qyteti.
    Per sa i perket projekteve qe u paraqiten 1 nga prof: e mi te urbanistikes konkuroi ne fazen e 3 me studion e tij.
    Ne provim qe bera me te me tha: Tirana i perngjan shume Torinos se viteve 60-70 kur dyndja nga jugu per te punuar ne FIAT i tejkaloi parashikimet.
    Ne Torino askush nuk iku te ndryshoi qendren por filluan te ndertojne periferine.Tirana sot duhet te mesoje nga gabimet qe kane bere qytet e tjera vite me pare dhe jo te beje gabime te dyfishta.

    Klodi
    Mendoj qė ekzistojnė dy gjėra tė pafundme: Universi dhe Injoranca njerzore, por pėr Universin kam akoma disa dyshime. (Albert Einstein)

    Punimet e mia nė Jasc Paint Shop Pro
    Punime nga studentėt e shkollės Angelo Blue

  12. #12
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    pedro po ndonje material ne lidhje me planet e tjere finaliste ke mundesi te gjesh apo thjesht i ke pare? Nqs ke mundesi te gjesh dicka dhe ta postosh do te ishte shume mire per te gjithe ne
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  13. #13
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ne fakt nuk kam shume kohe qe te postoj materiale, por mund te shkosh ne faqen online te ketyre studiove dhe mund te shikosh edhe pjese nga projektet e tyre. Kerko tek www.mecanoo.com dhe kliko tek international.
    Per Bolles+Wilson kerko ne google.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  14. #14
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ka 60 vjet qe ky popull ha me luge bosh,dhe prape se prape nuk u ngop,mjafton qe ne fuqi te jene ata qe ishin,aristokratet(bij cobejsh) e kuq.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2007
    Postime
    2
    sipas meje eshte mjaft bukur por idwntitwti shqiptar seshte fare aty dhe kultura shqiptare as qe duket ne asnje cep te projektit...nejse nga pikpamjet e mia qe une jam arkitekte dhe e kam mbaruar shkollen ne venezia per 3d qe kane bere eshte bukur por qe ska lidhje fare me tiranen eshte e sigurt anjeza

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    urime tirana e Re !
    Me pelqen ky projekt se ka ne te se pakti 30% gjelbrim andaj mund te themi duhet te kete suksese ky plan i cili nuk realizohet mbrenda nates, se paku duhen 50 vite...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  17. #17
    albania is the best Maska e ismani
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    o zote cfar bukurie as las vegas e parisi nuk e kan shpresoj se do te behet edhe mos me u bere kryesorja e di se si duhet te behet
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ky plan nuk mė pėlqen. Kėto lloj qytetesh janė njė mullar kullash prej betoni dhe xhami. Siē u tha edhe mė lart, asgjė shqiptare ska aty.

    Ashtu si ēdo gjė tjetėr, edhe arkitektura po shkon drejt shkatėrrimit. Ndėrtesat qė ndėrtohen sot nuk janė asgjė mė tepėr se kuti tė shėmtuara betoni.

    Arkitekturėn klasike, atė tė lashtėsisė, artin gotik dhe barok, evropianėt duhet ti ruajnė fort.

    Qytetet e Evropės nuk duhet tė shndėrrohet nė xhungla me kulla betoni qė ti pėrngjajnė Tokios dhe Dubait.

    Ndėrtesa tė mėdha mund tė ndėrtosh, por duke ruajtur traditėn evropiane.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKĖ
    Abuzimet e Edi Ramės me pronat publike - zhduku rrugėn, ia fali Dash Pezės pėr pallat
    06-11-2009 / Gazeta 55


    Dossier/Nė vėmendje edhe tė Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama

    Edi Rama, kryetari i bashksiė sė Tiranės, e ka shndėrruar nė “model pune” faljen e tokės publike nė kryeqytet edhe pse kėtė tė drejtė nuk ia njeh askush, as ligji. Nė kėtė “model pune” tė Edi Ramės, edhe organi qendror i akuzės, apo edhe drejtuesja e tij Ina Rama, nuk ngelet mė pas, duke formėsuar” edhe modelin e tyre, atė tė lėnies sė dosjeve nė harresė.
    Rasti i denoncuar sė fundmi, nė qendėr tė Tiranės, midis rrugės sė Durrėsit dhe asaj tė Kavajės, nuk ėshtė i vetmi.
    Dokumentet zyrtare tregojnė se kėtė punė Edi Rama e ka nisur , tė paktėn qė nė vitin 2001, kur ju falte pėr ndėrtim, “miqve” tė tij, tashmė edhe deputetė, edhe rrugė tė kryeqytetit. Paradoksi i kėtij pallati qė ka bllokuar tė gjithė hapėsirėn publike nė mes shumė pallateve qė janė ndėrtuar nė atė zonė ėshtė se ai ėshtė ngritur mbi rrugė, duke zaptuar njė hapėsirė publike tė qytetarėve e pėr mė tepėr ai ėshtė kthyer nė njė pengesė reale pėr rrugėkalimin e banorėve qė janė shtuar sė tepėrmi nė kėtė zonė tė Tiranės.
    Ndėrsa Edi Rama, e ka pasion kėtė falje “tokash” nė Tiranė, prej disa vitesh, njė sėrė objektesh, kryesisht pallate tė ngritura nėpėr “tokat e Edi Ramės”, janė bllokuar, ndėrsa edhe dosjet e abuzimit tė tyre, vazhdojnė gjumin nė organin e akuzės.

    Edi Rama i fali rrugėn pėr pallat Dash Pezės
    Mė se njė herė, ėshtė denoncuar edhe publikisht, falja e njė pjese tė rrugės “Urani Pano”, diku prapa Qendrės “Veve” dhe Hotel “Tirana”, qė Edi Rama ia ka bėrė Dash Pezės, i cili prej vitit 2001 ka menduar dhe filluar ngritjen aty tė njė pallati 12-katėsh, tė papėrfunduar ende sot nė vitin 2009.
    Dokumente e shumtė, qė vetė bashkia e Tiranės ka arkivuar nė dosjen e dhėnies sė lejes sė ndėrtimit, dėshmojnė dhe denoncojnė, jo vetėm zhdukjen e njė pjese tė rrugės nė qendėr tė Tiranės, por edhe faljen qė Edi Rama, i ka bėrė Dash Pezės, tė njė “cope” toke, qė bashkė edhe me “copėn” tjetėr, tė kuantit tė tij Ilir Mata, ka filluar dhe nuk ka pėrfunduar ende ngritjen e njė pallati 12-katėsh.
    Shkeljet me kėtė leje ndėrtimi, mbi njė truall publik, janė aq tė shumta, sa edhe Fatos Nano, nė kohėn qė si kryeministėr, drejtonte edhe Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, kishte urdhėruar pezullimin e ndėrtimit tė kėtij pallati, deri sa “tė gjendet rruga” “Urani Pano” qė ėshtė zhdukur.
    Jo vetėm kaq, por edhe Policia ndėrtimore, qė nė kohėn e Fatos Nanos kryeministėr, por edhe mė herėt, ka urdhėruar dhe zbatuar pezullimin e punimeve tė kėtij pallati.

    Dosja e abuzimit prej mėse dy vjetėsh nė prokurori
    Prej mė se dy vjetėsh, Ministria e Punėve Publike, Transporti dhe Telekomunikacionit (MPPTT) ka dėrguar pėr ndjekje penale kryetarin e bashkisė sė Tiranės, kryesocialistin Edi Rama, pėr abuzim me detyrėn dhe shpėrdorim posti, nė lidhje me lejen e dhėnė nė favor tė Dash Pezės, nė rrugėn “Urani Pano”, nė qendėr tė Tiranės.
    Pėr MPPTT, pas njė hetimi administrativ, u evidentuan njė sėrė shkeljesh dhe abuzimesh.
    Shkeljet fillonin qė nga dhėnia thjesht me njė kontratė qiraje tė tokės publike, konkretisht rrugės, duke shkelur tė gjitha procedurat qė parashikon ligji pėr dhėnie pėr ndėrtim tė trojeve publike. Nė kėtė kontekst, mėsohet se janė shkelur procedurat ligjore pėr dhėnien pėr ndėrtimi tė trojeve publike (kur nė ato ėshtė i lejueshėm ndėrtimi).
    Ndėr shkeljet e tjera tė evidentuara dhe denoncuara edhe nė organin e akuzės, ėshtė edhe fakti qė pallati ėshtė ngritur mbi rrugė.
    Pėr pasojė, tė gjithė banorėve tė zonės, pėr tė dalė te bulevardi “Zogu i I” iu duhet tė kalojnė mė parė nga Selvia, tė dalin nė rrugėn e Dibrės, gjė e cila dyfishon rrugėn, sepse miku i Edi Ramės, Dash Peza, kėrkon tė ndėrtojė pallat nė njė nga zonat ku ēmimi ėshtė mė i shtrenjtė.
    Nė bazė tė kėtyre shkeljeve, dhe tė tjerave tė konstatuara nga MPPTT, rasti abuziv ėshtė denoncuar nė Prokurorinė e rrethit Tiranė, ku edhe ėshtė kėrkuar fillimi i ēėshtjes penale.
    Megjithėse ky denoncim ka mė se dy vjet qė ėshtė depozituar nė organin e akuzės, ende nuk ka njė pėrgjigje zyrtare pėr “fatin” e kėtij denoncimi, tė mbetur nė harresė.

    (Vijon)
    Nesėr do tė lexoni

    Si u dha leja pėr ndėrtimi, pa pasur shesh, por vetėm rrugė
    Si dha Edi Rama me qira tokėn pėr pallat dhe tarifat qesharake tė qerasė
    Vendimet e KRRTRSH-sė dhe urdhėr pezullimi nga Policia Ndėrtimore



    ...

    Komente

    Me vjen keq qe shprehem keshtu,por e shoh te udhes ta bej kete.Ne Shqiperi ka ligje por ato nuk zbatohen.Gazeta jep informacione, por Prokuroria dhe levat e saj nuk levizin?Cili eshte solucioni per te kryer keta te fundit detyren?Nuk do te ishte me mire qe demi qe i behet shoqerise ti ngarkohet Personave te ngarkuar per gjykim? Me respekt Dardhari
    Postuar nga Dardhari ne daten 06-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lum si Edvini dhe Dashi qe veprojne keshtu,sa me fat qe jane,nuk i nget as ligji,as policia,as prokuroria,si nuk e paskemi kete fat edhe ne?! Keshtu me thane te gjithe te burgosurit per krime ordinere,keshtu themi edhe ne te tjeret! Kemi nje race speciale (MUTI) njerezish si Edvini ,Dashi e Co qe pasurohen keshtu dhe nuk i prek ligji!? TURP,TURP TURP per kombin tone qe pretendon se ka shtet dhe do qe te hyje ne Europe!
    Postuar nga Ali Saraci ne daten 06-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Tirana duhet zgjedhur; ose te perhapet atje ku ka ujė te mjaftueshem ose ta sjelli ujin deri ne qytet, tjeter alternative nuk ka...
    Shumė lehtė ėshtė te projektojmi plane te bukura me programe numerike ne 3 dimenzione por te kryhen vepra te medha e te nevojshme eshte me veshtir por te deomosdoshme...


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 07-11-2009 mė 05:21
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •