Duke lundruar leximtas ne nenforumin e grupmoshave, me lindi dilema e gjendjes se brendeshme qe i krijohet antareve te forumit kur komunikojne me shumellojshmerine e moshave. Natyrisht ketu ndodhemi ne nje komunikim virtual, por sidoqofte nuk eshte e veshtire te kuptosh nga menyra e te shprehurit te mendimit, se kujt grupmoshe i perket njeri apo tjetri, si dhe nivelin intelektual perkates. P.sh kam vene re se nje person ne moshe te pjekur nuk ka nivel intelektual dhe dikush me moshe shume me te vogel per hir te nivelit kulturor ja ve dy kembet ne nje kepuce. Ashtu sic kam vene re qe kur nje i pjekur ne moshe dhe ne kulture analizon me durim fenomenin dhe nje "vogelush" i kthen nje pergjigje "hip hop". Nisur nga kjo arrita te kuptoj se, shpesh hasen ekstremitete moshash te cilat perballen ne mendime me njera tjetren per hir te temes qe zgjedhin per tu shprehur. Ketu nderthuret ajo qe shpreha me lart, pra larmia e ekstremiteteve te moshave, eksperiencave dhe nivelit kulturor. Hapja e nje teme te re eshte natyrisht nje dileme e personit qe e shpall, panvaresisht moshes qe ka dhe kushdo ne varesi te moshes dhe nivelit kulturor jep mendimin e tij. Ajo qe me intrigon ta di une(dhe te gjithe ju besoj) eshte se sa te bezdisur apo te kenaqur ndjehemi kur perballemi(ose kur kuptojme se perballemi) me ekstremin tjeter te moshes tone, qofte kur e kemi me lart se vetja intelektualisht, apo qofte me poshte.
Uroj qe kjo teme t'ju intrigoje edhe ju po aq sa c'me ka intriguar mua dhe njekohesisht te zberthejme ne vetvete se shkembimi i mendimeve te moshave ekstreme eshte vetem ceshtje eksperience jetesore, niveli kulturor, te nderthurura bashke, apo thjesht nje ceshtje bezdie apo kenaqesie individuale qe lidhet me emotivitetin shpirteror ne castin kur shpalosim mendimin.
Une vete i perkas moshes qe mund te quhet e "pjekur pa u djegur", por kjo nuk do te thote se paragjykoj dike qe eshte "brume i ardhur" gati per tu futur ne furren e jetes per tu pjekur. Po te mendoja qofte edhe per nje sekonde keshtu, nuk do ta hapja kete teme.
Ju perqafoj njerezisht, shqiptarisht, mosherisht, intelektualisht te gjitheve ju antare te ketij forumi, qe majen e madheshtise se tij e ka tek bashkimi virtual i jeteve shqiptare.
Krijoni Kontakt