Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,428
    Postimet nė Bllog
    17

    Si luftohet korrupsioni?

    Qė shoqėria shqiptare vuan nga korrupsioni galopant nė administratėn qėndrore dhe lokale, nuk ėshtė as sekret dhe as ēėshtje pėr diskutim. E hapa kėtė temė, pasi dua tė stimuloj anėtarėt e kėtij forumi, qė tė mos ngelen vetėm nė kuadrin e fjalėve tė kota nė lidhje mbi korrupsionin, por tė dalin me ide dhe mendime konkrete pėr mėnyrat mė efikase se si duhet tė luftohet ky fenomen.

    Gjithashtu, e hapa kėtė temė pėr tė ndėrgjegjėsuar sado pak edhe mediat shqiptare, tė cilat nė vend qė tė bėhen fronti i parė i luftės ndaj korrupsionit nė administratė me anė tė gazetarisė investigative, i kushtojnė pak ose aspak vėmendje kėtij fenomeni. Dhe kjo krijon pėrshtypjen e gabuar nė shoqėrinė shqiptar qė fenomeni i korrupsionit nuk ėshtė i dėmshėm por i pranueshėm.

    - Si luftohet korrupsioni?
    - Cilat janė politikat qė duhet tė ndjeki qeveria?
    - Cili ėshtė roli i mediave nė luftėn kundėr korrupsionit?
    - Cili ėshtė roli i intelektualėve shqiptarė?
    - Cili ėshtė roli i shqiptarit tė thjeshtė?


    Nė kėtė temė janė tė ftuar tė japin mendim vetėm ata qe kanė ide konkrete mbi kėtė ceshtje.

    Albo

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sa i perket pyetjes se pare Si luftohet korrupsioni ?
    Mendimi im personal eshte keshtu , korrupsioni luftohet me nje qeveri dhe intelektual te mirefillt qe jan te gatshem te jene aty per shtetin e tyre , gjithashtu vlen edhe vetedija e disa personave qe lehte mashtrohen..
    Cila jane politikat qe duhet te ndjeki qeveria?
    Qeveri duhet te ndjek politiken shoqerore , ajo sa me shume duhet te integrohet ne jeten e njerezve te cilesdo klas shoqerie..
    Cili eshte roli i mediave ne luften kunder korrupsionit?
    Roli kryesor i mediave kunder korrupsionit eshte qe te mos bejn thashetheme te kota dhe te mos i mshehin te vertetat , nje fjale e urte dedikuar mediave thote: "Ne Media Teshat Hyn Te Lara , Ndersa Dalin Te Pista"..
    Cili eshte roli i intelektualeve shqiptarė?
    Roli i intelektualeve tone eshte qe ata te jen te sinqert dhe te drejt , sepse sinqeriteti dhe drejtesia duhet te mbizoterojne ne nje shtet qe te luftohet me sukses korrupsioni , e jo sic eshte ne trojet shqiptare ku intelektuali eshte ai qe e nis korrupsionin e jo ta luftoj ate, pra intelektualet duhet te mundohen te jene te drejt dhe te sinqert.
    Cili eshte roi i shqiptarit te thjeshte?
    Roli i klases te thjesht apo fillestare eshte qe te ndihmojne shtetin e vet, normal varesisht nga mundesit e tyre, gjithashtu edhe shqiptari i thjesht duhet ta luftoj korrupsionin dhe te jet kunder atij, te mos msheh gjerat qe ben dikush dhe ai eshte ne dijeni se ai e ben ket x lloj korrupsioni , por ta paraqes sepse vetem ashtu perparohet dhe krijohet nje shtet i paster nga korrupsioni..

    RaPSouL
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    bukur i permende rapsoul por tek ne qe te luftohet korrupsioni eshte TEPER,TEPERx100 e veshtire pasi vete klasa politike e jona jane me te korruptuarit,keshtu nje bombe na shpeton nga keta "politikane" pastaj le te shpresojme qe te tjeret qe do na drejtojne te jen me pak te korruptuar dhe mos te mendojne vetem per nje te ardhme te tyren prej 1000vjecare...
    fabi..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pishtari
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Postime
    75
    Per mendimin tim

    - Si luftohet korrupsioni?
    Korrupsioni luftohet ne 2 menyra nga Qevritar dhe nga njerzit e thjesht
    qeveria duhet te vendos ligjet te drejta dhe te ket nje grupe te depolitizuar per kontrollimin se nese ligji i vendosur zbatohet
    dhe njerzit e thjeshte nuke duhet te mendojne se pa paguar zbehet as gje po nese e mertojne cila eshte e pa imgjinushme ne shqiperi tani per tani

    Cilat janė politikat qė duhet tė ndjeki qeveria
    duhet te ndjeki politike per te miren e vendit si e si ta integroi dhe civilizoj njerzit
    duke u dhen mundesi qe njerzit te jene me besushem tek qeveria brojtja e pronave dhe duhet qe te prodhohet ne vend ato qe ka mudsi dhe te ndaloi importin nga jashte nese ka mundesi qe te prodhohet vendit duke i dhen mundesi
    per zhvillim dhe punesim te popullsis

    Cili ėshtė roli i mediave nė luftėn kundėr korrupsionit
    roli i Radio TV & Gazetes duhet te jene te depolitizuara qe me cdo kushte te luftojne korrupsionin
    duke i nxjerr ne pa mangesit e tyre dhe menyren se si spekullojne
    gjithashtu te jene te gatshem te ndimojne njerzit e thjeshte
    duke ivestikuar ceshtjen e tyre ne menyr prefekte

    Cili ėshtė roli i intelektualėve shqiptarė
    te vendosin inteligjencen ne sherbim te vendit


    Cili ėshtė roli i shqiptarit tė thjeshtė
    guri rendone ne vende te vet ti shperfishen punes sepse cdo njeri e nderton shtepin vet
    gjitoni mudohet te shfrytezoj dhe jo te ndimoj



    po keto gjera mbeten akoma te pa i magjinushme per ne sepse
    dikushe me larte e ka sqaruar eshte e veshtire per mos te then e pa harrtshme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pishtari : 16-06-2007 mė 16:18

  5. #5
    Perjashtuar Maska e NoCi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    duke qeshur.
    Postime
    111
    pothuajse pjesa me e madhe e njerzimit eshte korrupsjon atehere nuk ke sesi ta luftosh

  6. #6
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Ceshte e verteta dihet kush e nxit korrupsionin.
    Jane ato shtresa te shoqerisete cilat nuk paguajne taksa si per shmebull pensionistet.
    Ata nuk paguajne shuma te madha pervit si te tjeret prandaj nuk e cajne koken.
    Behet c behet ata nuk humbasin gje.Ata nuk e luftojne korrupsionin,perkundrazi e nxisin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    Citim Postuar mė parė nga Militik
    Ceshte e verteta dihet kush e nxit korrupsionin.
    Jane ato shtresa te shoqerisete cilat nuk paguajne taksa si per shmebull pensionistet.
    Ata nuk paguajne shuma te madha pervit si te tjeret prandaj nuk e ēajnė kokėn.
    Behet c behet ata nuk humbasin gje.Ata nuk e luftojne korrupsionin,perkundrazi e nxisin.


    Kamė mjaft material pėr tė treguar korrupsionin,por vulėn e fundit e jep ajo qė mbyll sytė para tij! (Pėr tė mos thėnė se e nxit!)Kjo ėshtė e vetmja klasė pėrgjegjėse dhe qeverisėse.Korrupsioni luftohet me ligje,jo me fjalė.
    Nuk jam aspak dakordė me shkruesin e mė sipėrm.Kjo ėshtė qesharake.Mbase nuk ka qėnė esėll atė ditė?Si mund tė akuzosh pensionistat pėr nxitje korrupsioni???Kur ata shkojnė tė tėrheqin njė cop pension qesharak dhe arkėtari,apo arkėtarja, do apo s'do i mban...njė kafe!Kafe i thėnēin se ėshtė njė drekė e mirė si turizėm!
    Mendohuni ēfar thoni.
    Tė luftohet korrupsioni do edhe standarte,tė cilat nuk krijohen duke vjedhur.Etj.Etj.

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Si te luftohet korrupsioni?
    Kete mbase e dijne edhe femija ne djep?

    -I-
    Kjo gje varet ekskluzivisht nga vullneti kolektiv.
    Po deshi shoqeria ta menjanoje korrupsionin, ajo do ta menjanoje ate pa bere pyetje shume.

    Por edhe ne rastet kur morali i shoqerise se nje vendi eshte i ulte dhe me tendenca te renies se metutjeshme ka ilac.

    -II-
    Veprimi eshte e thjeshte...;
    Ne pushtetin vendimmarres/urdherues vendos idealistė!
    Ne pushtetin zbatues/ekzekutues vendos specialiste!

    Idealistet jane imun ndaj korrupsionit, por shume prej tyre edhe ndaj autokorrupsionit! Kjo ata i ben njerez ideal ne postet vendimmarrese dhe urdheruese.

    Mirepo idealistet nuk kane motiv te forte per zbatimin e ideve te tyre. Por duke qene se ekspertet, zakonisht nuk kan ide, por kane vullnet te forte per zbatim, -nje modelim/bashkepunim i tille hierarkik do te ishte "simbiotik".

    Jo vetem se do te eliminohej korrupsioni ne menyren me natyrale dhe te vetvetishme, por do te krijoheshin premisa per nje zhvillim shume te shpejte, dhe aq te shpejte, sa do te ishte i pakontrollueshem nga forcat e jashtme antagoniste te fqinjeve si dhe ato te brendshme, nje progres aq i shpejte sa me gjuhen shkencore do te quhej "eksplodim".

    Por me qene se shoqeria shqiptare, sot, as andej, e as kendej kufirit, nuk i vlereson idealistet, ka vene ne balle materialistet opotuniste, te paaftet, dhe te liret. Pra ata qe blihen lehte per t'ia thate kafshaten popullit edhe me lehte nga armiqte e afert qe s'i kemi pak.

    Cdo gje ne shoqerine njerezore varet nga vullneti i mire; per te zgjedhur mire, dhe per te vendosur drejte.
    Popujt pa ideal jane te denuar te vdesin - pavaresisht sa te zhvilluar jane.


    Per te perparuar, -populli ka nevoje per "ide", sepse buka eshte domosdoshmeri.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Si luftohet korrupsioni?


    Pa fjale (llafae)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Korrupsioni ka qene nje fenomen i pandashem gjate gjithe historise boterore. Nga gjysma e dyte e shekullit te 20 dhe ne vazhdim, shkencetare te ndryshem kane tentuar te modelojne korrupsionin ne menyre qe te kuptojne dinamiken e tij per ta luftuar eventualisht.

    Gjate bashkepunimeve te mia me Prof. F. Kolanecin, kam kontribuar edhe ne dy kerkime te tij mbi luften kunder korrupsionit. I pari ka te beje me modelimin e indikatoreve te korrupsionit me ane te Teorise se Probabilitetit. Sa per informacion, ky model eshte vene ne pune ne te gjitha pikat doganore, sepse ishte kjo administrate qe pranoi ta vinte e para ne jete. Megjithate, kete artikull nuk mund ta paraqes per momentin per disa arsye.

    Kerkimi i dyteeshte permbledhur qarte ne artikullin qe po bashkangjis me poshte, rreth krijimit te nje agjencie antikorrupsion, ashtu si ne vendet e zhvilluara perendimore.

    Artikulli eshte perfunduar ne vjeshte te vitit 2005. Lexojeni me vemendje.

    * * *

    Shqiperise i Nevojitet Urgjentisht Agjencia Kombetare Antikorrupsion
    Prof. Dr. Fejzi Kolaneci

    Korrupsioni ka qenė njė fenomen i pėrhapur dhe i pėrsėritur gjatė historisė njerėzore, nė forma dhe nivele tė ndryshme. Dokumenti i parė i shkruar ėshtė Kodi Hammurabi i shekullit 18 p.e.r., ku specifikohen masa ndėshkimore tė sanksionuara nė ligj pėr gjyqtarė tė korruptuar. Aristoteli, Platoni, Tukidhidhi, Makiaveli dhe Rusoi kanė studiuar nė aspekte tė ndryshme korrupsionin shtetėror. Dante i ka vendosur mitėmarrėsit nė njė rreth tė thellė tė ferrit, duke pasqyruar me kėtė neverinė mesjetare pėr tė korruptuarit. Shekspiri i ka dhėnė korrupsionit njė vend tė spikatur nė disa nga veprat e tij. Kushtetuta e Amerikės e vlerėson ryshfetin si njė krim tė qartė, i cili justifikon edhe fajėsimin e presidentit tė Amerikės. Politikanė tė njohur i kanė humbur pozitat e tyre pėr shkak tė korrupsionit, madje, nė disa raste tė rralla, kasta politike ėshtė zėvendėsuar tėrėsisht.

    Ēfarė ėshtė korrupsioni

    Korrupsioni ėshtė njė koncept me shumė kuptime ose njė bashkėsi konceptesh njėkuptimore. Ai ėshtė pėrkufizuar nė mėnyra tė ndryshme nga shkencėtarėt, duke vėnė theksin nė disa aspekte tė tij dhe duke lėnė pas dore aspekte tė tjera. Pėrkufizimi mė popullor i korrupsionit, i formuluar nga Banka Botėrore nė vitin 1995 ėshtė ky: “Korrupsioni ėshtė shpėrdorim i pozitės shtetėrore pėr pėrfitime private”. Nga ky pėrkufizim nuk duhet tė nxirret pėrfundimi i gabuar se korrupsioni nuk ekziston nė sektorin privat ose nė organizata joqeveritare. Sipas njė pėrkufizimi tjetėr, korrupsioni ėshtė njė veprimtari e pandershme e cila, me anėn e disa sjelljeve ose marrėdhėnieve, synon tė prodhojė pėrfitime ose avantazhe pėr veten, pėr tė afėrmit, miqtė, shokėt ose pėr aleatėt politikė. Pikėrisht nė kėtė kuptim, korrupsioni konsiderohet sinonim i pandershmėrisė.

    Korrupsioni nuk ėshtė detyrimisht njė fenomen ekonomik. Ai manifestohet edhe nė procese politike (pėr shembull, nė manipulime tė zgjedhjeve parlamentare); nė sistemin juridik (pėr shembull, nė korrupsionin e prokurorėve, gjyqtarėve, avokatėve) dhe nė fusha tė tjera (pėr shembull, nė arsimin e lartė, shėndetėsi, etj.).

    Korrupsioni ėshtė njė fenomen me shkallė shumė tė lartė kompleksiteti, nė kuptimin e teorisė sė kompleksitetit tė matematikanit tė famshėm rus A. N. Kolmogorov. Pėr tė konkretizuar kėtė kompleksitet po pėrmendim dy fakte. Sė pari, deri me sot nuk ėshtė pėrcaktuar njėsia matėse e korrupsionit. Sė dyti, deri me sot nė asnjė shtet tė botės nuk njihen me siguri 95% as numri i personave tė korruptuar dhe as sasia e parave me prejardhje nga aktivitete korruptive gjatė njė viti tė caktuar. Kompleksiteti i korrupsionit shkaktohet nga natyra dhe larmia e faktorėve qė ndikojnė nė tė. Disa nga kėta faktorė janė ekonomikė, tė tjerė politikė, administrativė, socialė, psikologjikė, fetarė, etj. Pėr shkak tė shkallės shumė tė lartė tė kompleksitetit, lufta kundėr korrupsionit ėshtė e vėshtirė, e gjatė dhe zhvillohet njėkohėsisht nė disa fronte. Madje, teoria e Kompleksitetit e Kolmogorovit argumenton se nė sistemin e korrupsionit do tė gjenerohen konflikte, pėr zgjidhjen e tė cilėve do tė nevojitet njė kohė e gjatė.

    Shkencėtarė tė shquar nė teorinė moderne tė korrupsionit (S. Rose-Ackerman, R. E. Klitgaard, V. Tanzi, A. Doig, etj.) kanė argumentuar se “nė shtete nė tranzicion, me institucione politike dhe administrata relativisht tė dobėta, korrupsioni shndėrrohet nė njė sistem”. Kjo do tė thotė se korrupsioni ėshtė bėrė pjesė e pandarė e aktivitetit ekonomik, social, kulturor dhe se ai ka depėrtuar nė tė gjitha shtresat e administratės shtetėrore. Sistemi i korrupsionit funksionon si njė makineri komplekse dhe pėrbėhet nga nėnsisteme qė bashkėveprojnė midis tyre, duke respektuar porositė e dhėna nga organi drejtues i tij. Njė rast tipik i studiuar nga Profesor R. E. Klitgaard ėshtė korrupsioni sistemor nė shtete nė tranzicion, ku si partia nė pushtet ashtu edhe partia opozitare kryesore janė tė pafuqishme pėr tė ndėshkuar konform ligjit politikanė tė korruptuar, biznesmenė tė korruptuar, juristė tė korruptuar, etj. Sistemi i korrupsionit nė ditėt tona karakterizohet nga njė modernizim i madh. Strategjia dhe taktikat e pėrdorura prej tij po bėhen mė tė sofistikuara. Pėr tė garantuar mbijetesėn, organi drejtues i sistemit tė korrupsionit punėson shkencėtarė tė fushave tė ndryshme dhe zbaton arritje bashkėkohore tė shkencave dhe teknologjive. Po japim njė shembull. Sistemi aktual i korrupsionit nė Shqipėri pėrpiqet tė zbatojė Teorinė e Ekuilibrave tė Qėndrueshme tė John F. Nash Jr., Profesor i Matematikės nė Princeton University dhe fitues i ēmimit Nobel nė Shkencat Ekonomike. Gjendja e ekuilibruar e sistemit ekonomik-social nė prani tė korrupsionit karakterizohet nga realizimi i qėllimit nė nivelin maksimal, sepse nė kėtė gjendje njė pjesė maksimale e popullit pėrfiton (ose kėsaj pjese i duket sikur pėrfiton) nga korrupsioni. Prandaj, luftimi i sistemit tė korrupsionit nė gjendjen e ekuilibruar Nash ėshtė detyrė e vėshtirė dhe e ndėrlikuar, madje edhe pėr kryeministra tė ndershėm, tė pėrkushtuar dhe me vullnet tė fortė. Ndonėse shkencėtarė tė mirėnjohur, pėrkrahės tė korrupsionit, kanė argumentuar se korrupsioni ėshtė i dobishėm si vaji lubrifikant qė ndihmon nė funksionimin e makinerisė shtetėrore gjigante, tė dhėna faktike nga shumė shtete tė botės tregojnė se korrupsioni rrit koston e jetesės, frenon investimet prodhuese, pėrkrah investimet joprodhuese, rrit papunėsinė, shkakton pėrkeqėsim nė cilėsinė e shėrbimeve tė infrastrukturės, etj.

    Ēfarė ėshtė sistemi i antikorrupsionit

    Sipas Teorisė sė Pėrgjithshme tė Sistemeve dhe Analizės Sistemore tė Aplikuar rrjedh se sistemi i korrupsionit duhet tė luftohet nga sistemi i antikorrupsionit. Njė qeveri serioze nė luftėn kundėr sistemit tė korrupsionit duhet tė krijojė dhe vendosė nė funksionim sistemin e antikorrupsionit. Qeveria jonė nuk e ka konceptuar drejt ndėrtimin e sistemit tė antikorrupsionit. Sipas Teorisė sė Korrupsionit, nėnsisteme mė tė rėndėsishme tė kėtij sistemi janė Agjencia Kombėtare e Antikorrupsionit (AKAK), Komisioni Ndėrministror i Antikorrupsionit (i quajtur ndryshe Task Force), Zyrat e Hetimit tė Korrupsionit dhe Kontrolli i Lartė Shtetėror. Nėnsistem kryesor ėshtė AKAK. Gjatė kohėve tė fundit qarkullon mendimi se nė Shqipėri nėnsistem kryesor i sistemit tė antikorrupsionit ėshtė Task Force. Ky opinion ėshtė shfaqur gjatė bisedave me politikanė ose pushtetarė. Madje, edhe media shqiptare ka filluar tė familjarizohet me kėtė vlerėsim, i cili ėshtė i gabuar dhe antishkencor. Nė Task Force Antikorrupsion bėjnė pjesė kryeministri S. Berisha (nė rolin e kryetarit), zėvendėskryeministri, ministri i Brendshėm, ministri i Drejtėsisė, ministri i Financave, ministri i Ekonomisė, ministri i Ndėrtim-komunikacionit, drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, drejtori i Prokurimeve Publike, drejtori i Regjistrimit tė Pasurive dhe shefi i departamentit tė auditit financiar nė Ministrinė e Financės. Nė qoftė se Task Force do tė konceptohet dhe vlerėsohet mė i rėndėsishėm se AKAK, atėherė do tė ekzistojė rreziku i zhvillimit tė luftės selektive kundėr korrupsionit. Kjo do tė thotė se do tė ndėshkohen disa nėpunės tė korruptuar dhe se nuk do tė ndėshkohen nėpunės tė tjerė tė korruptuar, tė cilėt janė shėrbėtorė besnikė tė bosėve tė korrupsionit. Si nė teori ashtu edhe nė praktikė, zbatimi i metodės selektive nė luftėn kundėr sistemit tė korrupsionit nėnkupton ekzistencėn e disa pushtetarėve ose politikanėve tė korruptuar. Parashikimi ynė ėshtė i bazuar shkencėrisht, sepse nė Task Force bėjnė pjesė pushtetarė dhe drejtues kryesorė tė disa institucioneve qė janė karakterizuar nga njė nivel i lartė korrupsioni.

    Ne respektojmė aksiomėn se korrupsioni shkaktohet nga tundime djallėzore dhe se asnjė pushtetar ose politikan nuk ka imunitet ndaj korrupsionit. Ne u besojmė fakteve dhe jo deklaratave. Pėr tė konkretizuar kėtė opinion, po japim njė shembull. Nė njė anketim tė zhvilluar nė Belgjikė nė vitin 2004 rezultoi se 30% e tė intervistuarve i vlerėsojnė politikanėt belgė mė tė korruptuar se pjesa tjetėr e popullit, ndėrsa 70% e tė intervistuarve nuk konstatuan ndonjė dallim ndėrmjet korrupsionit tė politikanėve belgė dhe korrupsionit tė njerėzve tė tjerė. Prandaj, pėr tė luftuar me efektivitet sistemin aktual tė korrupsionit nė tė gjitha shtresat e hierarkisė sė administratės shtetėrore, nė sektorin privat tė ekonomisė dhe nė OJQ, nevojitet urgjentisht tė krijohet dhe tė funksionojė AKAK, si njė institucion i pavarur nga politika.

    Gjatė viteve tė fundit, qeveri nė shumė shtete tė botės e kanė rritur efektivitetin e luftės kundėr korrupsionit sistemor, duke krijuar dhe vėnė nė funksionim Agjencinė Kombėtare tė Antikorrupsionit. Strategjia e kėsaj agjencie fokusohet sidomos nė sistemin e korrupsionit dhe jo vetėm nė individė tė korruptuar, duke pasur si objektiv kryesor investigime tė korrupsionit nė disa fusha prioritare si nė sistemin juridik, doganat, tatimtaksat, privatizimet, ndėrtimet, universitetet, ministritė, bashkitė, etj.

    Pėr tė operuar me efektivitet tė lartė, AKAK duhet tė gėzojė disa privilegje, si pėr shembull:

    - T’i jepet mbėshtetje maksimale nga qeveria nė punėn qė do tė kryejė.

    - T’i besohet fuqi hetimore e madhe dhe me shtrirje tė gjerė, pėr tė hetuar nė kushte afėrsisht tė barabarta tė gjitha nivelet e administratės (kryeministrin, zėvendėskryeministrin, ministrat, prokurorin e Pėrgjithshėm, kryetarin e Gjykatės sė Lartė, kryetarėt e Bashkive, drejtorėt e Policisė, rektorėt dhe dekanėt e Universiteteve, drejtorėt e Doganave dhe Tatimtaksave, deputetėt dhe nėpunės tė niveleve mė tė ulėta).

    - T’i jepet pavarėsi politike dhe operative nė proceset e hetimit tė korrupsionit, duke mėnjanuar ndėrhyrje tė politikanėve, pushtetarėve, biznesmenėve tė korruptuar, tė mafias ndėrkombėtare dhe krimit tė organizuar.

    - T’i jepet fuqi e mjaftueshme pėr tė kontrolluar dokumente si nė sektorin shtetėror ashtu edhe nė atė privat ose nė organizata joqeveritare dhe pėr tė marrė nė pyetje dėshmitarė.

    - T’i jepet fuqi bashkėpunimi me Agjenci tė Antikorrupsionit tė shteteve tė tjera.

    - T’i jepet fuqi pėr ngrirjen e aseteve tė personave ose kompanive tė dyshuara pėr korrupsion.

    - T’i jepet fuqi pėr sekuestrimin e dokumenteve tė udhėtimit dhe pėr ndalim personi qė udhėton jashtė shtetit, veēanėrisht pėr rastin kur urdhri i arrestit tė personit nuk ėshtė lėshuar akoma.

    - T’i jepet e drejta pėr monitorimin e veprimtarisė sė nėpunėsve shtetėrorė tė tė gjitha niveleve me anėn e indikatorėve tė korrupsionit dhe pėr llogaritjen e probabilitetit tė zbulimit tė dhe probabilitetit tė ndėshkimit tė korrupsionit.

    - AKAK bashkėrendon veprimtarinė e saj me veprimtarinė e Kontrollit tė Lartė Shtetėror dhe tė zyrave tė Hetimit tė Korrupsionit.

    - AKAK duhet tė bindė qytetarėt se funksionon e pavarur nga politika dhe se ka efektivitet mė tė lartė se sa ēdo institucion tjetėr. Nė sajė tė sukseseve operacionale, AKAK do tė ketė mbėshtetjen e gjerė tė popullit dhe medias.
    Ka rėndėsi tė kuptohet qartė se ēdo fuqi speciale qė i jepet AKAK duhet tė harmonizohet me normat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Gjithashtu, AKAK duhet tė operojė, duke respektuar vazhdimisht legjislacionin e Republikės sė Shqipėrisė.

    - Jo vetėm drejtuesi, por tė gjithė nėpunėsit e AKAK do tė vlerėsohen me nivel tė lartė ndershmėrie dhe me aftėsi tė spikatur profesionale, me kualifikim shkencor dhe pėrkushtim nė punė. Ata duhet tė jenė modele shembullore tė objektivitetit.

    - AKAK duhet tė propozohet nga kryeministri, tė votohet nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe tė miratohet nga Presidenti i Republikės. AKAK do t’i raportojė direkt Kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė.

    Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė duhet tė kuptojė qartė se ēdo vonesė nė krijimin e AKAK ėshtė nė favor tė sistemit aktual tė korrupsionit. AKAK do tė luajė rol tė rėndėsishėm pėr tė mos e lejuar sistemin e korrupsionit tė ndodhet pėr njė kohė tė gjatė nė gjendjen e ekuilibruar Nash me nivel tė lartė tė korrupsionit. Kjo do tė realizohet duke i dhėnė goditje shkatėrrimtare organit drejtues tė sistemit tė korrupsionit, madje, duke bėrė edhe mė shumė se kaq! Gjithashtu, AKAK do tė japė ndihmesė tė vlefshme pėr arritjen e njė fitoreje afatgjatė nė lojėn e korrupsionit, e cila po zhvillohet aktualisht nė hierarkinė e administratės shtetėrore shqiptare. Ndihmesa e AKAK do tė konsistojė nė kalimin e sistemit tonė ekonomiko-social-kulturor nė njė gjendje tė re tė ekuilibruar Nash, e cila do tė ketė nivel mė tė ulėt korrupsioni. Nė kėtė mėnyrė, metoda matematike e pėrafrimeve tė njėpasnjėshme na sugjeron se pas disa vitesh sistemi ekonomiko-social-kulturor shqiptar do tė karakterizohet nga njė trajektore e qėndrueshme me korrupsionin nė nivele relativisht tė ulėta. Ne jemi optimistė pėr tė ardhmen.

    * * *

    Sigurisht, ne jepi optimiste per te ardhmen. Nga njera ane, ne kerkuam nje takim tete-a-tete me Znj. Topalli. Ky takim nuk u realizua asnjehere me justifikimin e zakonshem burokratik: pamundesia per shkak te kohes se kufizuar. Nga ana tjeter, ne kerkuam nje takim me kryeministrin Berisha. As kjo nuk u realizua, por ne biseduam me keshilltarin e atehershem te tij. Perfundimet pas bisedimeve ishin te dobta. Kjo tregon nje mungese vullneti ne kete lufte te veshtire kunder korrupsionit. GJithashtu, tregon mangesi ne kulture te politikaneve tane, sepse nuk vleresojne aspak punimet shkencore (profesioniste), por vetem ato politike. Megjithate, une shpresoj se politikanet shqiptare do ta kuptojne rendesen qe do t'u bjere ne koke nese nuk veprojne menjehere kunder metastasez se krijuar te korrupsionit ne Shqiperi.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2007
    Postime
    2
    Korrupsioni nuk zhduket kurr.Sa do te mundohena e te bejme si te mire ose si te drejte gjithnje kemi deshire qe punen ton secili ta zgjith me kollaj me lehte .Dhe kjo na be te gjithe te korruptuar.Besoj se korrupsioni do te ekzistoj gjithmon

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kapsoll, korrupsioni sigurisht nuk mund te zhduket, por mund te ulet ne nivel si dhe te kontrollohet. Kjo e fundit nenkupton luften kunder korrupsionit. Nuk eshte e thene qe lufta ka nje mbarim.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  13. #13
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    E mbani mend si thoshte xhaxhi Jovan Bregu njehere e nje kohe????


    "Korrupsioni ka dale nga halli, do te vazhdoje deri sa te vazhdoje halli, dhe do te soset kur te soset halli"



    mire se ju gjeta.

  14. #14
    [Familja] 1po1 [H][P][D] Maska e BLEND1
    Anėtarėsuar
    14-01-2007
    Vendndodhja
    RULET me zemer tek FAMILJARET
    Postime
    70
    Nqs nuk Do te ket Korrupsion nuk do te ket me Vende pune !!!



    PS Per Sa kohe Do te ket pune me Lek Do te ket dhe kurruopsion


    Pall-Arriu-Ha-Pi-Rri
    )--=> P1JANEC1 <=--(

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    - Si luftohet korrupsioni? {duke i dhene nje pages te majēme Punetorit dhe te mbaj Familjen e tij }

    - Cilat janė politikat qė duhet tė ndjeki qeveria? { qeveria spaguhet per vete, se jan mesuar duke vjedhur }

    - Cili ėshtė roli i mediave nė luftėn kundėr korrupsionit? {media thot pallavera gjith kohes se eshte nje biznes}

    - Cili ėshtė roli i intelektualėve shqiptarė? { duke pir kafe dhe grapa 24, ore naper kafenet e Qytetit }

    - Cili ėshtė roli i shqiptarit tė thjeshtė?
    { te nxerri bugen e gojes me ēdo menyr per te jetuar nje jet mese normale }



    Respekt BABA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BaBa : 20-06-2007 mė 12:54
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    .Si luftohet korrupsioni?
    İslami eshte ''Atomic weapon'' per Korrupsion...
    Sheriat eshte mjeti qe lufton jo vetem korrupsionin por cdo qe ka deviju nga rruga e se vertetes...
    that is all ALbo

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    vetem me vrasjen e politikaneve te sotem perndryshe ta harrojme
    eshte teper e rende per ta thene por sgjej menyre tjeter

  18. #18
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ekziston pershtypja sikur korrupsioni eshte dicka qe i perket vetem politikes dhe politikaneve.Ne fakt korrupsioni eshte nje fenomen qe ekziston dhe shfaqet kudo.Korrupsion nuk quhen vetem dallaveret e politikaneve per tenderat apo te tjera si kjo.Sistemi gjyqesor per mendimin tim eshte "the key stone" i ketij fenomeni.Ne nje vend ku kriminelet lirohen ose denohen shume pak, kundrejt shumave te medha,duhet te ekzistonin levizje te fuqishme sensibilizuese,protestat duhet te ishin te perditshme qe nga ato ne rruge deri ne ato qe shprehen nepermjet muzikes apo formave te tjera.Por jo,tek ne protestohet vetem me urdher nga lart.Tek ne i kendohet dashurise dhe luleve.
    Ne nje vend ku studentet pranojne te japin rryshfet apo edhe te japin ****** per te kaluar klasen,nuk ke pse akuzon politikanet.Edhe nxenesit e fillores mesohen me konceptin e korrupsionit qe nga momenti kur i japin dhurata materiale mesuesve.Qe tek femijet fillon problemi.Mesuesit duhet it edukojne femijet,dhe jo te pranojne dhurata e para prej tyre.Nje tufe lule do te ishte me se e mjaftueshme.E njejta gje ndodh me sistemin mjekesor.Ne vendin tone duhet te lusesh Zotin qe mos semuresh.Mos flasim pastaj per policet,qe presin gjithe diten se mos i fal dikush dicka,sikur kane dale per lemoshe dhe jo per te mbrojtur rendin.U zgjata pak,por idea eshte e qarte besoj: korrupsionin e bejne njerezit,nuk eshte dicka abstrakte,ose dicka qe rregullohet me urdher nga lart.Korrupsioni fillon dhe mbaron me qytetarin.Emancipimi eshte arma me e mire kundra korrupsionit.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    uK
    Postime
    103

    Cool

    Rrenjet e korupsionit rrjedhin nga POLITIKA, pra duhet luftuar politika pik-se-pari.
    dhe me von peshqit e vegjel...

    Menoj qe nje nga mnyrat me te mira per ta ul korrupsionin sado pak pasi korrupsion sot ka ne te gjithe boten kush me pak e kush me shume t`gjithe vjedhin, por i nga menyrat per me e ul sadopak menoj qe osht rritja rrogave ne ca do lloj fushe te jetes, osht efikase mendoj pasi ne shqiperi i presor psh me rrogen qe ka as mujin nuk shtyn, e si rrjedhim osht normale qe do i thot gocave ose m`jep lek t`kaloj ose uli breket (korrupsion quet ene ky apo jo )
    duke lon shakat menjan, duhet fillu ke rrogat, fillon dhe emancipimi masanej..

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ilaci i shpetimit nga korrupsjoni....esht mafia. Me dy fjal e cerek a e di ndokush se
    si e pse e cfar esht mafja? ne origjine pse u formu? po jo me artikuj gazetash e prralla kinoje...
    nje gomar i rendesishem duke bere muhabet '' he pastaj ke pun me mafian..'' e buzeqesh i kenaqur se kurrizka e tij e bute ishte rehatuar...sipas tij...

    s ka mafia e antimafia ka vetem hak e burra te nershem

    ''' ...qe s kon fryk me vdek...''

    ne se ka

    po s o me t thonme o me t bome. kshtu ne drejtsia drejtohet....vetiu...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ti mbajm femijet nen kontroll (ti mbrojm nga dukurit e kqija )
    Nga prishtinase nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 03:19
  2. Si tė luftohet papunėsia nė Europėn Juglindore?
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •