Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Stavro Skendi, dekani i studimeve albanologjike nė SHBA

    Stavro Skendi, dekani i studimeve albanologjike nė SHBA


    Nga Prof. Nikolla PANO

    Kontakti im i parė me profesor Skendin daton mė 1958 kur unė i shkrova njė letėr urimi mbi publikimin e librit Shqipėria. Ky libėr doli nė periudhėn kur unė po filloja tė merresha seriozisht me studimet pėr Shqipėrinė dhe ishte njė nga tė parėt nė koleksionin tim personal tė bibliotekės shqiptare. Ai mbetet edhe sot njė vepėr studimore me vlerė.

    Gjatė viteve 1960 dhe 1970, unė pata mundėsi ta takoja profesor Skendin nė njė sėrė rastesh, kryesisht gjatė konferencave profesionale qė ne ndiqnim. Ishte nė sajė tė bisedave qė pata me tė nė kėto raste qė arrita tė mėsoja shumė rreth jetės sė tij tė shquar.

    Stavro Skendi lindi mė 20 Gusht 1906 nė Korēė. Ai kreu shkollėn fillore dhe atė tė mesme nė qytetin e lindjes. Profesor Skendi ishte njė nxėnės i shquar dhe gėzonte reputacion si njė i ri inteligjent, patriot dhe i nderuar. Pasi kreu studimet nė Liceun e Korēės, atij i dhanė njė bursė studimi pėr Robert College, njė insitut me financime amerikane nė Stamboll. Profesor Skendi u diplomua nga Robert College nė 1928. Ai u kthye nė Shqipėri, ku sė pari punoi nė Institutit Tregtar nė Vlorė dhe mė pas nė Liceun e Korēės. Nė 1930 ai fitoi njė bursė shteti e cila i mundėsoi studimet nė Shkollėn e Studimeve Ndėrkombėtare tė Universitetit tė Gjenevės, ku nė 1932 ai mori njė ēertifikatė tė studimeve tė avancuara.

    Ndryshe nga bashkėkohėsit e tij tė cilėt pasi tė kryenin studimet, preferonin tė qėndronin jashtė, profesor Skendi u kthye nė Shqipėri ku rifilloi tė jepte mėsim nė liceun e Korēės. Ai besonte plotėsisht se pėrgatitja e njė grupi tė edukuar tė rinjsh shqiptarė ishte thelbėsore pėr zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor tė vendit. Brenda kontekstit politik tė viteve 1930-t, ai mund tė karakterizohet mė shumė si pėrkrahės i reformės evolucionare sesa i asaj revolucionare. Gjatė kėsaj kohe profesor Skendi qe i shqetėsuar pėr rritjen e ndikimit tė Italisė nė Shqipėri.

    Ndonėse merrte pjesė nė njė sėrė diskutimesh kafenesh pėr politikėn dhe kulturėn shqiptare, profesor Skendi ia kushtoi njė pjesė tė mirė tė kohės sė tij pėrkujdesjes pėr zgjerimin e horizontit intelektual tė studentėve tė tij jashtė orės sė mėsimit. Ai gjithashtu lexonte mjaft libra nė fusha tė tilla si historia, letėrsia, filozofia dhe shkencat sociale. Veē kėsaj, ai nisi tė zgjeronte njohuritė mbi gjuhėt e huaja. Ata tė cilėt kishin fatin e mirė tė ishin studentė tė profesor Skendit gjatė viteve 1930-t, e admirojnė atė si mėsues, njeri dhe patriot.

    Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia nė vitin 1939, Stavro Skendi u bashkua me lėvizjen kundėr regjimit tė ri fashist. Bashkė me patriotė tė tjerė, ai internohet nė kampin e ishullit Ventontene, ku mbeti deri nė vitin 1941. Pas kthimit nė Shqipėri, profesor Skendi lidhet me lėvizjen e rezistencės tė Ballit Kombėtar. Nė vitin 1943, siē mė ka treguar, ai u largua nga vendi nė mėnyrė qė "t'iu jepja autoriteteve britanike dhe amerikane njė vlerėsim realist tė situatės politike dhe ushtarake nė Shqipėri". Ai shkoi nė Stamboll ku qėndroi deri nė vitin 1947.

    Nė vitin 1947 profesor Skendi mbėrriti nė Shtetet e Bashkuara. Ai konkuroi me sukses pėr njė bursė nga American Council of Learned Societies, nė sajė tė sė cilės pati mundėsi tė niste studimet pėr doktoraturėn nė Universitetin e Kolumbias, ku u diplomua nė vitin 1951. Gjatė kohės kur ndiqte studimet pasuniversitare, pėr njė kohė tė shkurtėr profesor Skendi ėshtė aktiv nė lėvizjen anti-komuniste tė emigracionit nė SHBA, por shpejt ai e distancon veten nga kėto veprimtari, qė tė mos vinte nė rrezik integritetin e tij shkencor.

    Nė vitin 1950, ndėrsa ishte duke pėrfunduar tezėn e doktoraturės, profesor Skendi u caktua bashkėpunėtor i kėrkimeve nė Mid-European Studies Center nė Nju Jork. Kjo organizatė financohej nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara dhe kishte pėr detyrė tė pėrgatiste studime dhe analiza shkencore pėr zhvillimet nė regjimet komuniste tė Evropės Lindore. Profesor Skendi i ruajti lidhjet me kėtė Qendėr deri nė vitin 1955. Gjatė kėsaj periudhe ai ishte editor dhe autori kryesor i librit "Albania", i cili u botua nė vitin 1956 nga Praeger Publishers, si pjesė e serisė "Europa Qėndrore e Lindore nėn komunistėt". Nga mesi i viteve 1950-t, kjo vepėr mbahet si njė ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė referencės, duke shėrbyer si pikėnisje pėr studimet lidhur me Shqipėrinė. Lidhja e profesor Skendit me kėtė projekt shėrbeu pėr krijimin e famės sė tij si eksperti kryesor pėr ēėshtjet shqiptare nė SHBA.

    Karriera akademike e profesor Skendit nė Shtetet e Bashkuara filloi me emėrimin e tij si pedagog i jashtėm i gjuhėve ballkanike nė Universitetin e Kolumbias, nė vitin 1954. Nė vitin 1957, ai emėrohet Asistent - Profesor i Gjuhėve dhe Kulturės Ballkanike. Ai ngrihet deri nė nivelin e profesorit dhe vazhdoi tė jepte mėsim deri nė vitin 1972, kur mori titullin Professor Emeritus. Gjatė qėndrimit tė tij nė Kolumbia, Profesor Skendi bashkėpunonte dhe me East Central European Institute.

    Megjithėse ishte njė mėsues i ndėrgjegjshėm dhe i dedikuar, nė radhė tė parė profesor Skendi njihet pėr kontributet e shquara studimore qė ai ka dhėnė pėr Albanologjinė. Pėrveē veprės "Shqipėria", ndėr librat e tij pėrfshihen "Poezia epike orale shqiptare dhe ajo e sllavėve tė jugut", e botuar pėr herė tė parė nė vitin 1954, ribotuar nė vitin 1969. Kjo vepėr ėshtė padyshim njė kontribut i rėndėsishėm nė fushėn e studimeve shqiptare, ashtu dhe nė atė tė folklorit tė krahasuar. Kryevepra e Profesor Skendit ėshtė, padyshim, monografia mbresėlėnėse dhe e hulumtuar me kujdes, "Zgjimi Kombėtar Shqiptar, nė vitet 1878-1912", i publikuar nga Princeton University Press, nė vitin 1967. Nuk ėshtė e ekzagjeruar tė pohosh se ky libėr paraqet njė nga kontributet mė tė rėndėsishėm pėr historiografinė shqiptare nė gjuhėn angleze. Nė vitin 1980 njė pėrmbledhje e 15 artikujve tė shkruara nga Profesor Skendi, u publikuan me titullin, "Studimet kulturore tė Ballkanit". Artikujt pasqyrojnė kėrkimet e profesor Skendit nė studimin e gjuhės, folklorit dhe historisė.

    Artikuj tė shumtė tė Profesor Skendit janė botuar nė disa nga gazetat shkencore mė prestigjoze nė Shtetet e Bashkuara dhe Europė, siē janė: as The American Historical Review, Foreign Affairs, Political Science Quarterly, American Slavic and East European Review, Journal of Central European Affairs, and Sudost-Forschungen . Ato trajtojnė tema tė ndryshme dhe tė rėndėsishme, si Rilindja Kombėtare Shqiptare, gjuha dhe letėrsia shqiptare, feja nė Shqipėri dhe nė Ballkan, ēėshtja e Epirit tė Veriut, si dhe zhvillimet nė Shqipėri qė nga koha e Luftės sė Dytė Botėrore.

    Kur i hedh njė sy punės intelektuale tė bėrė nga profesor Skendit gjatė karrierės sė tij, kushdo do tė impresionohej nga gjerėsia e saj. Kontributet e tij pėr Albanologjinė kanė karakter multidisplinor. Ato pėrfshijnė fusha tė tilla si historia, gjuhėsia, letėrsia, feja, shkencat politike dhe kultura. Veē kėsaj, ndonėse studimet e profesor Skendit ishin tė fokusuara tek Shqipėria, ai megjithatė ishte i vetėdijshėm dhe i ndjeshėm ndaj ndikimeve tė ndėrsjellta tė kombeve dhe popujve tė Ballkanit lidhur me jetėn, kulturėn dhe historinė e tyre pėrkatėse.

    Po kaq mbresėlėnėse ėshtė cilėsia e punės sė profesor Skendit. Librat, artikujt dhe shkrimet e tij shkencore mbėshteteshin gjithmonė nė njė punė kėrkimore, tė arsyetuar dhe shkruar mirė. Studimet e tij i favorizonte dhe aftėsia e tij pėr tė pėrdorur burime nga njė spektėr i gjerė gjuhėsh. Pėrveē njohjes sė shqipes, anglishtes, frengjishtes, gjermanishtes dhe italishtes, profesor Skendi pėrvetėsoi dhe gjuhėt sllave, greqishten dhe turqishten. Nė tė gjitha shkrimet e tij profesor Skendi pėrpiqet tė paraqesė njė shumėllojshmėri perspektivash, ndėrsa rendit provat e duhura nė pėrkrahje tė pėrfundimeve dhe interpretimeve tė tij.

    Duke pėrmbledhur kontributin e profesor Skendit nė studimet Albanologjike, mund tė thuhet se me pėrpjekjet e tij ai hodhi themele tė fortė pėr studimet Albanologjike nė Shtetet e Bashkuara. Puna e tij hapi rrugė tė reja pėr Albanologjinė dhe ka shėrbyer si bazė mbi tė cilėn tė tjerėt mund tė ndėrtojnė. Tė gjithė ne qė kemi punuar nė fushėn e studimeve shqiptare nė Shtetet e Bashkuara, si dhe kolegėt tanė tė specializuar nė degė tė ndryshme tė Ballkanologjisė, e njihnim Stavro Skendin si "dekanin e studimeve shqiptare nė Shtetet e Bashkuara".

    Profesor Skendi vazhdoi tė ishte i interesuar nė studimet shkencore dhe pasi doli nė pension. Nė tetor tė vitit 1980, njė grup shokėsh dhe kolegėsh tė Stavros organizuan njė pritje pėr nder tė tij nė Nju Jork. Gjatė viteve 1980-t, ndėrsa shėndeti i tij po binte, gradualisht profesor Skendi nisi ta pakėsonte jetėn e tij publike, por vazhdoi tė zgjeronte njohuritė e tij nėpėrmjet leximit dhe refleksionit. Ai priste me padurim kohėn kur ai dhe gruaja e tij e devotshme Daisy tė kalonin nė Southampton nė Long Island.

    Nė 17 gusht 1989, profesor Skendi vdiq nė Southampton nga sėmundja e Parkinsonit. Shėrbimet funerale u zhvilluan nė New York City.

    Profesor Skendi kaloi njė jetė tė gjatė dhe produktive. Jeta e tij pėrfshinte tetė dekadat e para tė historisė sė Shqipėrisė nga shpallja e pavarėsisė sė kombit deri nė krijimin e regjimit komunist. Profesor Skendi e shihte imponimin e diktaturės komuniste ndaj popullit shqiptar si njė tragjedi kombėtare. Ai ishte i shokuar nga dhuna dhe terrori i pėrdorur nga udhėheqėsit komunist pėr tė ruajtur pushtetin e tyre. Dhe, ai ndjente keqardhje lidhur me kufizimet e vendosura ndaj shkrimtarėve, artistėve dhe intelektualėve tė vendit. Si rrjedhojė e kontrolleve tė rrepta ideologjike dhe politike tė vendosura nė jetėn kulturore e intelektuale nė Shqipėri, si dhe tė armiqėsisė personale qė Enver Hoxha ushqente ndaj Profesor Skendit, si figura ashtu dhe vepra e profesor Skendit u denigruan vazhdimisht gjatė periudhės komuniste nė Shqipėri.

    Megjithatė, deri sa vdiq, Profesor Skendi ushqente shpresėn se Shqipėria do tė braktiste linjėn e doktrinės komuniste, qė e kishte ndjekur qė nga fundi i viteve 1940 dhe do tė pėrqafonte reformat qė po hidhnin rrėnjė nė shumicėn e vendeve komuniste tė Europės Lindore dhe nė Bashkimin Sovjetik. Jam i sigurt se ai do tė ishte gėzuar me vendosjen e pluralizmit politik dhe lirisė kulturore nė Shqipėri, pėr tė cilat ai kishte aq shumė kohė qė pėrpiqej.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit sjell nė shqip veprėn “Poezia epike gojore e shqiptarėve dhe e sllavėve tė Jugut” tė Stavro Skėndit, njė prej studiuesve mė tė rėndėsishėm shqiptarė tė shekullit tė kaluar. Qė prej botimit tė saj nė anglisht nė SHBA, nė vitin 1954, kjo vepėr ka qenė shpesh burim polemikash, por njėkohėsisht dhe njė pikė e qėndrueshme referimi pėr tė gjithė ata studiues qė merren me studimet shqiptare. Edhe sot, mbi gjysmė shekulli pas botimit, ajo vazhdon tė mbetet po aq ngacmuese, interesante dhe dėshmi e njė studiuesi tė dorės sė parė, qė meriton tė njihet mė shumė nga ē'e njohim. Libri vjen nė shqip nėn pėrkthimin e Xhevat Lloshit.


    15 Qershor 2007
    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Stavro Skendin e njoh prej leximit te librit te tij "Albanian National Awakening", libri i vetem autoritar historik ne lidhje me etapen e pare te lindjes se ceshtjes sone kombetare. Kushdo qe nuk e ka lexuar, duhet ta lexoje, pasi ne ate liber do te mesoni fakte historike qe nuk ua serviri per 50 vjet as Akademia e Shkencave te Shqiperise.

    Por ajo qe me beri pershtypje mua nga libri ne anglisht, ishte puna e madhe kerkimore qe kish bere autori ne rajon, referencat e shumllojta e te pasura, dhe mbi te gjitha, kendveshtrimi i paanshem shkencor i autorit mbi historine e popullit te tij. Aq mbreselenese ishte ky qendrim i autorit, aqsa ne te gjithe librin me disa qindra flete, autori mund ti kete lejuar vetem 1 faqe kendveshtrimit te tij.

    Stavro Skendi per mua eshte nje nga kokat e kombit shqiptar, eshte nje enciklopedi njeri, shqiptaro-amerikani me i kulturuar i kohes se tij, i cili nuk rreshti se punuari per popullin e kombin e tij edhe atehere kur ai ishte armiku numer nje i Enver Hoxhes dhe rregjimit te tij, edhe atehere kur rregjimi komunist ne Shqiperi u mundua te fshinte nga memoria kombetare emrin e Stavro Skendit dhe kontributin e tij te jashtezakonshem per brezat.

    Cdo shqiptar qe ka deshire te ushqeje nje vetedije kombetare, duhet te lexoje Stavro Skendin. Ate mirenjohje dhe respekt qe nuk e njohu sa duhet per se gjalli, ai do ta gjeje per se vdekuri nga breza te tere shqiptaresh.

    Albo

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Stavro Skendi, 82, a Professor at Columbia

    Published: August 20, 1989
    New York Times

    LEAD: Stavro Skendi, professor emeritus of Balkan languages and cultures at Columbia University, died of Parkinson's disease Thursday at Southampton Hospital on Long Island. He was 82 years old and lived in Manhattan.

    Stavro Skendi, professor emeritus of Balkan languages and cultures at Columbia University, died of Parkinson's disease Thursday at Southampton Hospital on Long Island. He was 82 years old and lived in Manhattan.

    Professor Skendi, who was born in Albania, came to the United States in the 1950's. He specialized in Albanian studies. He joined the faculty of Columbia in 1952 and retired in 1972.

    He was a graduate of Roberts College in Istanbul, did graduate work at the University of Geneva and received a doctorate from Columbia University. He was a Guggenheim Fellow and a Visiting Fellow at the Institute for Advanced Study at Princeton.

    He is survived by his wife, the former Daisy Franco.

    http://query.nytimes.com/gst/fullpag...5BC0A96F948260

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Bravo Profesorit! I lumte per punen e tij te mbrekullueshme! Te tille si ai te ishin shumica e profesoreve ne Shqiperi sa shum do ndryshonte Shqiperia ne pergatitjen e kuadrove te rinj!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    kush e ka zavendsu ket profesor t'ndjer si dekan t'studimeve Albanologjike nė SHBA? ||| ku osht ajo shkolle e studimeve Albanologjike n'SHBA edhe sa studjus i ka? |||

    po shihet se shume i ka dashte Shqipnin e Shqiptarte vecse jo qaq shume sa me u martu me Shqiptare |
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Rinia dhe Arsimi
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •