Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Ekspansioni grek ne Shqiperi

    Me duket se ky artikull s'ka nevoje per komente.

    Vlora

    ********************************************


    Ekspansioni grek ne Shqiperi
    Nga Anthony Coughan*/


    Nje nga paradokset me te dukshme te politikes se sotme shqiptare eshte se ndersa nga njera ane Shqiperia dhe shteti shqiptar vazhdojne te kene akoma probleme ende te pazgjidhura me fqinjet, kane si partnere me kryesore pikerisht vendet fqinje ose me sakte Greqine. Sot Greqia kontrollon pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare duke kaluar ne kete drejtim edhe shtetet e fuqishme te Evropes si Italia, e cila deri ne vitin '97 ishte partneri
    kryesor i Shqiperise sidomos ne fushen e investimeve, Gjermanine, disa kompani te fuqishme te se ciles u penalizuan nga autoritetet shqiptare persa i perket projekteve te tyre ne Shqiperi sic ishte rasti i nje firme se ciles iu hoq e drejta per rikonstruktimin e aeroportit te Tiranes dhe deri diku Frances, e cila ishte nje partner i privilegjuar perendimor i periudhes se Enver Hoxhes. Ekspansioni ekonomik grek ne Shqiperi u intensifikua me ritme te shpejte sidomos pas ngjarjeve te vitit '97 gje qe perkoi dhe me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste te Fatos Nanos, i njohur per deklaraten e perbashket me Andreas Papandreun ne vitin 1993 per nje "Ballkan te ballkanasve" dhe kunder cdo pranie amerikane. Prania teper e rritur greke ne ekonomine shqiptare sot, duket se i ka rrenjet qe ne ditet e para te revoltave te vitit '97, kur ne qytetet e jugut te Shqiperise, valet e shkaterrimeve perfshine kryesisht investimet italiane, gje qe beri te largoheshin rreth 60% e kompanive dhe firmave te ketij vendi, qe deri atehere dominonte persa i perket pranise ne Shqiperi. Ne menyre te cuditshme, asnje nga kompanite modeste greke, ose dhe ato qe ishin "joint venture", te instaluara ne jug te vendit nuk u prek. Natyrisht, me fillimin e normalizimit te situates ne Shqiperi, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali grek, i cili filloi te shtrihej ne te gjithe vendin duke u kujdesur me shume per jugun, te cilin, pavaresisht nga politikat zyrtare, lobe te fuqishme greke vazhdojne ta pretendojne si pjese te Greqise. Ne menyre konsistente, pak nga pak, kapitali grek, ndonese jo kompetitiv pushtoi gjithe sektoret jetike te ekonomise shqiptare. Duke mos i kushtuar kohe produkteve ushqimore dhe nje pjese te mire te mallrave te konsumit te gjere qe jane "Made in Greece", greket tashme zoterojne sektoret vitale te ekonomise shqiptare dhe kur te desherojne mund te krijojne nje kolaps te pergjithshem ne kete vend qe vazhdon te jete nje klient i bezdisshem per Evropen e te ardhmes. Deri tani, Greqia eshte furnizuesi kryesor i Shqiperise me energji ne periudhat e zgjatura te krizave energjitike te cilat jane kronike per vendin i cili dikur eksportonte energji. Ne kete aspekt, nje kontribut jo te vogel kane dhene dhe politikat energjitike te drejtuesve shteterore te ketij sektori, te cilet ne vend qe te investonin per ndertimin e termocentraleve duke blere nafte bruto qe kushton shume me lire se nafta greke e transformuar ne energji elektrike.Gjithashtu, Shqiperia ndonese njihet si nje vend i cili tradicionalisht ka pasur marredhenie te shkelqyera me vendet arabe duke qene dhe nje partner i pelqyeshem per ta, 95 perqind te naftes per te plotesuar nevojat e saj e importon nga rafinerite greke. Edhe sot, te gjitha kompanite shqiptare qe tregtojne karburante ose jane thjesht filiale te kompanive greke te ketij sektori, ose jane kliente te rregullt te tyre. Duke filluar qe para disa vitesh, disa depozita greke u bene problem pasi kishin bllokuar portin me te madh te vendit i cili figuron dhe si nje nga pikat nevralgjike te "Korridorit Lindje-Perendim". Gjithashtu, nje nga sektoret e pakte fitimprures te ekonomise shqiptare, telefonia pa tela (celularet) keto dy vitet e fundit perfundoi ne duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote", kane ne duart e tyre gjithe sistemin e telefonave te levizshem ne Shqiperi duke zhvilluar nje konkurence ndoshta dhe me te ashper se ne vete vendin e tyre. Keshtu, sot sipas shifrave zyrtare te tyre, "Panafon" ka shtuar ne vendin fqinj vetem gjate tete muajve te aktivitetit 50. 915 kliente ne kohen qe rivalja e saj "Cosmote" ka shtuar vetem 33.417. Nderkohe, ne Greqi "Panafon" ka arritur te shtoje jo me shume se 80 mije kliente te rinj. Tani te gjitha simptomat tregojne se edhe telefonia me tela e perfaqesuar nga koncerni shteteror "Albtelekom", do te perfundoje ne duart e grekeve. Gjate viteve te shkuara zyrtaret shqiptare kane refuzuar ofertat per shitjen e "Albtelekom" partnereve te tille "Telecom Italia", i cili arriti te fuse ne dore telekomin serb, apo "Dojce Telekom" i cili kishte zoteruar atehere pjesen kryesore te aksioneve te "Croatia Telekom" dhe kerkonin te plotesonin kornizen me sistemin telefonik shqiptar. Por, jo te gjitha perfundojne me kaq. Nje sektor tjeter ku greket kane dominim te padiskutueshem eshte dhe ai bankar. Qeveria shqiptare e vitit '97 licensat e para per te zhvilluar aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot ne Shqiperi operojne kater banka private greke "Alfa Credit Bank", "Tirana Banka", "National Bank of Greece" dhe
    "Intercommercbank". Sipas llogaritjeve keto kater banka kontrollojne rreth 57 perqind te parave shqiptare. Sot sipas shifrave zyrtare te institucioneve shqiptare, nje nga keto banka greke, "Tirana Bank" renditet e dyta fill pas "Bankes se Kursimeve" persa i perket sasise se depozitave te akumuluara. Pas alarmit qe coi ne terheqjen masive te depozitave te shqiptareve nga "Banka e
    Kursimeve" nje pjese e parave te terhequra do te ndryshonin destinacion duke kaluar ne banken greke "Tirana Bank", por edhe ne sportelet e partnereve te tjere helenike. Mbi te gjitha bankat greke plotesojne dhe pjesen e dyte te ciklit te qarkullimit te parave te emigranteve shqiptare duke i derdhur serish ne buxhetin grek dhe duke bere qe ne Shqiperi te mos mbetet asgje. Ne kete sens, ishte me e logjikshme qe bankat shqiptare te hapnin filialet e tyre ne Greqi per te mbledhur parate e emigranteve ne menyre qe keto te investoheshin ne sipermarrje te sigurta ne Shqiperi e jo te sherbenin ekskluzivisht per zhvillimin e Greqise. Por ajo qe eshte me e rendesishmja lidhet me urine greke per te gelltitur sa me shume thela te sektorit bankar shqiptar. Bankat greke shfaqen si konkurent sa here tregu ofron aksione te bankave shqiptare sic eshte rasti i Bankes se Kursimeve. Nese greket arrijne te fusin ne dore dhe kete banke, atehere 90 perqind e parave te shqiptareve do te jene totalisht ne duart e operatoreve bankare greke. Dhe atehere do te krijohen kushte ideale qe shteti shqiptar te jete totalisht i varur nga Athina duke realizuar keshtu ne menyren me perfekte endrat e ithtareve te helenizmit qe kerkojne aneksimin e territoreve shqiptare. Do te mjaftonte vetem nje mbyllje e sporteleve te bankave greke qe ne Shqiperi te kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe me te renda. Por, perballe kesaj tendence per ekspansion te grekeve, duket dhe me absurde qetesia me te cilen zyrtaret shqiptare percjellin kete proces te dorezimit te pavaresise ekonomike te vendit ne duart e nje vendi si Greqia, i njohur edhe per preferencat ndaj fqinjeve te tjere me te cilet Shqiperia vazhdon te kete probleme shekullore. Ne cdo vend tjeter, lideret politike do te alarmoheshin nese ndonje banke e huaj do te arrinte t'i afrohej cakut te 50 perqindeshit persa i perket depozitave te klienteve vendas. E njejta gje mund te thuhet dhe per opinionin publik shqiptar ne pergjithesi, i cili ndoshta i pamesuar me efeket e ligjeve te ekonomise se tregut dhe te politikave te hapjes, nuk reagon ndaj shperdorimit te pasurive kombetare. I revoltuar, nje intelektual shqiptar, antikomunist i njohur arriti deri aty sa te shprehte publikisht simpatine ndaj ish-diktatorit komunist ne kete drejtim. Megjithese "dashuria" per Greqine mund te kete filluar edhe qe nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".
    (*Botuar ne "Dakota Sun", SHBA)
    Shenim i redaksise. "Koha Jone", duke botuar materialin e sjelle nga bashkepunetori yne ne Amerike, nuk do te thote se ndan te njejtin qendrim me autorin e shkrimit


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Artikulli nuk bėn gjė tjetėr veēse artikullon njė fakt qė shqiptarėt ndonėse e njohin fort mirė, janė tė tjerėt qė ua kujtojnė. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ėshtė shėnimi qė ka shtuar Koha Jonė qė " nuk do te thote se ndan te njejtin qendrim me autorin e shkrimit ". Ej tejet diplomatike kjo shprehje....E si tė ketė tė njėjtin qėndrim KJ...po tė na mėrziten grekėt!!!!.....
    Rycki

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Rivendosja e nje ekuilibri te prishur

    Lexoni artikullin e meposhtem. Autori eshte
    Drejtor Ekzekutiv i Institutit per Studime Bashkekohore.

    Une nuk e kam degjuar ndonjehere kete institut por me duket se ky drejtori ose nuk e ka kuptuar mire ate artikullin e gazetarit Amerikan ose e merr rrogen nga Athina.

    Ne ate artikull nuk diskutohej balanca e tregetise midis Italise dhe Greqise, por se si qeveria shqiptare po ja shet vendin Greqise.

    Vlora.

    *******************************************

    Rivendosja e nje ekuilibri te prishur


    Nga Artan Hoxha* / E kam lexuar artikullin e gazetarit amerikan, Anthony Coughan, ne gazeten "Koha Jone" te botuar para dy ditesh. Mendoj se ekspansioni grek ne Ballkan eshte thellesisht i motivuar per Greqine, pse ky treg ballkanik per te do te thote dyfishim i tregut te vet. Kur ky ekspansion gershetohet me levizjen heleniste, atehere sigurisht qe ai merr ngjyra te tjera.
    Nga ana tjeter, fqinji yne i pertejdetit, Italia, e ka pare tradicionalisht Shqiperine nepermjet rajonit te saj jugor te Puljas. Ne pergjithesi, Italia ka perceptuar kosto nga Shqiperia, per arsye te trafikut klandestin te emigranteve.
    Nderkohe, motivimi italian ndaj Shqiperise duket sikur kohet e fundit ka pesuar ndryshime. Shohim nje rigjallerim te interesit italian per vendin tone.
    Ai eshte bashkeshoqeruar me deklaraten e qeverise italiane, e cila eshte shprehur e kenaqur me uljen e ritmit te trafikimit te emigranteve nga Shqiperia, si rezultat i punes se bere nga ana e autoriteteve tona per te kufizuar kete trafik. Ngelet te shikohet nese ky ndryshim qendrimi i Italise do te rivendose nje ekuiliber te prishur ne raportet e kapitaleve dhe te influences ekonomike te Greqise dhe Italise ne Shqiperi.
    Nga ana tjeter, politika shqiptare eshte karakterizuar nga oshilacione te tilla, here anti-greke dhe here pro-greke. Ne rastin e pare, kur eshte bere politike anti-greke, ka pasur me shume qendrime me slogane dhe nuk jane vendosur barrierat e duhura ne mbrojtje te interesave kombetare. Kurse, ne rastin e dyte, kur kemi te bejme me politike pro-greke, kjo nuk eshte perkthyer ne favor te zhvillimit ketu, ose ne permiresim te statusit te emigranteve tane atje. Ne kete beteje, duhet pranuar se pala jone ka dale gjithnje e humbur. Kurse, me Italine ka pasur nje qendrim konatant. Vetem se andej, perceptimi i deshires shqiptare nuk i ka kaluar kufinjte e Pulias.
    Ne perfundim, persa i perket dallimeve te orientimit pro-grek, ose pro-italian, mund te themi se me shume se sa te flitet per nje anim te politikes shqiptare nga Athina ose nga Roma, kemi te bejme me nje diference te qendrimit te ketyre dy vendeve ndaj nesh. Tani qe vullneti per bashkepunim vjen nga qeveria italiane, qe kapercen kornizen e Pulias, mundet qe te shenohet nje moment te ri ne marredheniet dypaleshe. Dhe, me siguri, ne Shqiperi do te kete nje gatishmeri maksimale per kete politike te re.
    *Drejtor Ekzekutiv i Institutit per Studime Bashkekohore


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sa per dijeni Artan Hoxha eshte spiun i sigurimit qe 15 vjec dhe ne kohen e Berishes eshte i pari qe diskretitoi zyrtaret demokrate me maskaralleqet e tija.

    Lexoni ketu per te kuptuar sa eshte sahati.

    G.SH.
    "Njė kompromis i mundshėm pėr Presidentin e Kryeministrin e ardhshėm nė prani tė shefit tė lobit grek

    Nano-Meta, takim sekret nė Korfuz
    Dy drejtuesit e PS dje nė ishull me ftesė tė Nikola Geixh


    --------------------------------------------------------------------------------

    Takim i fshehtė Nano-Meta (tė paktėn kėshtu u tentua tė mbahej sėrish ky takim) kėsaj here nė ishullin grek tė Korfuzit dhe kėsaj here jo kokė mė kokė. Pashkėt ortodokse, dy liderėt e PS i kanė "festuar" dje nė shoqėrinė e shefit tė lobit grek nė SHBA Nikola Geixh (Gage).

    Mbėshtetja e Nanos pėr postin e kryetarit tė shtetit dhe kthimi i Metės nė krye tė Qeverisė, mėsohet tė kenė qenė dy prej temave kryesore tė bisedimeve joformale qė janė zhvilluar nė Korfuz vetėm 3 milje larg nga amfiteatri i Butrintit, ku - si pėr koinēidencė - kryeministri Majko kishte shkuar pėr tė parė Festivalin e Fyejve.

    Itinerari
    Takimin mes dy "armiqve" tė dikurshėm e ka organizuar Nikola Geixh (Gage). I pari nė aeroportin e Korfuzit ka mbėrritur Meta. Dy ditė mė parė, me njė avion ēarter tė kompanisė ADA-air, ish-kryeministri ka lėnė Tiranėn pėr tė takuar sėrish Nanon. Ai (Meta) shoqėrohej nga bashkėshortja e tij Monika Kryemadhi. Bashkė me ish-kryeministrin kanė qenė gjithashtu dhe bosi i ADA Air, Marsel Skėndo, e shoqja tij dhe dy gazetarė tė "Oborrit". Njė ditė mė vonė nė Korfuz ka mbėrritur dhe lideri i PS, Fatos Nano. Ai ka lėnė Athinėn, ku gjendej qė prej njė jave dhe bashkė me Xhoanėn ka shkuar nė "festėn" e Geixh (Gage). Nė kėtė shoqėri ėshtė pėrfshirė dhe njė biznesmen i njohur shqiptar si dhe njė anėtar i kabinetit "Majko". Tė ftuarit e fundit qė kanė mbėrritur dje nė mesditė kanė qenė Nano me Xhoanėn.

    Bisedimet
    Nano, Meta e Gejxh (Gage) janė shkėputur nga tė ftuarit e tjerė dhe kanė biseduar pėr disa orė rresht. Pakti mes tyre tashmė ėshtė i qartė. Ilir Meta rikthehet nė postin e Kryeministrit dhe Fatos Nano zgjidhet President. Takimi me Gejxh (Gage), njeriun qė i mundėsoi Metės vizitėn nė Shtėpinė e Bardhė, bėhet pikėrisht ditėn kur Meidani ėshtė nisur pėr nė SHBA dhe nė shoqėrinė e Majkos pritet tė takohet me Bushin nė mesjavė. Pasi i kanė dhėnė fund bisedimeve tre politikanėt janė bashkuar me tė tjerėt pėr tė festuar Pashkėt.

    Nano dhe Meta kishin zhvilluar bisedime tė fshehta dhe njė javė mė parė nė periferi tė Tiranės nė vilėn e ish-kryeministrit. Frut i atyre bisedimeve qė u zhvilluan thuajse nė mesnatė ishte zgjedhja e detyruar e Servet Pėllumbit nė krye tė Parlamentit. U bėnė dhjetė ditė qė Meta e Nano nuk shfaqen nė publik. Bashkėpunėtorėt e tyre thonė se ata kanė munguar pėr arsye shėndetėsore. Por mungesa e tyre ka ndodhur nė njė sfond tėrėsisht misterioz. Lufta politike mes Nanos dhe Metės qė zgjati plot gjashtė muaj dhe qė u pasua me krijimin e qeverisė Majko kishte lėnė shumė gjėra pezull. Si do jetė tani, pas paqes, raporti i forcave nė strukturat drejtuese tė PS dhe mbi tė gjitha kush do jetė Presidenti i ardhshėm i vendit, janė dilemat qė kushtėzoheshin nga marrėdhėniet Nano-Meta. Takimi i djeshėm duket se i ka dhėnė fund hamendėsimeve qė filluan tė qarkullojnė njė muaj mė parė kur Kryesia e PS hartoi Paktin Politik brenda partisė. Nikolas Gage me Nanon dhe Metėn, nuk ėshtė aspak njė takim pėr t'u anashkaluar, kur njihet tashmė influenca e rėndėsishme greko-amerikane qė Gage pėrfaqėson jo vetėm nė politikėn shqiptare..
    -------------------------------

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Influenca greke ne Shqiperi.

    Ky eshte nje fakt shume shqetesues,teper i veshtire per tu kaperdire,por per te cilin une shoh zgjidhje.
    Nga fqinjet tane ne rralle kemi pare te mira,nisur nga historia e nga trajtimi qe u behet emigranteve tane atje,pa permendur faktin qe ne pika kyce-duket sikur greket e "perziejne" corben qe politikanet tane gatuajne,e shpeshhere u japin atyre dhe receten.

    Kjo duhet te shqetesoje dhe shoqerine civile shqiptare e cila mund te beje dicka,pasi ngelen duke thene s`kemi c`bejme :

    1.Ti bejne te njohur qeverise tone se nje politike e tille nuk mbeshtetet nga populli.

    2.Ne menyre te kulturuar ,por te prere te bojkotojne prodhimet greke ,filluar me telefonine.

    3.Ne kohe zgjedhjesh te kerkojne llogari per programet e partive duke perfshire,sovranitetin e vendit e politiken e jashtme.

    4.Te nxitet qeveria qe ta ngreje zerin per te rejtat e 1/2 milioni emigrante,se greket per 50.000 minoritare na cane veshet.Kjo behet me profesiniste e diplomate te zote-te cilet te luftojne per bashkombasit e tyre.

    5.Shteti te orientohet nga perendimi e jo nga lindja duke hapur tregje e lidhur politikisht me perendimin.

    E shume te tjera,nisur qe nga partite e deri tek shteti te cilet kane mundesite per te permiresuar deri diku situaten e me pas gradualisht te dalin nga tutela greke.

    Kjo duhet bere sa nuk eshte vone,pasi nese situata do progresoje me te njejtat ritme - do kthehemi ne nje koloni greke, nese akoma nuk jemi bere e tille

    bursa33

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KJ

    ................
    Kryeminister, na sqaro per tenderin e Korfuzit!
    Nga Ilir Yzeiri/ Sot eshte shume e lehte te marresh qofte pozen e nacionalistit, qofte ate te analistit euroatlantik qe i nderton skemat e argumentimeve mbi parimin e rishikimit te kodeve tradicionale. Ne te dyja rastet mund te behesh interesant dhe ne te dyja momentet je ne mode, pse gjithmone gjenden spektatore qe mund te kendellen edhe me sintagmen e "fqinjve armiq", edhe me sintagmen e "integrimit fqinjesor". Por kjo eshte nje teme me vete. Keto dite, gazeta "Koha Jone" e para dhe me pas edhe disa te perditshme te tjera ngriten shqetesimin se Greqia po e gllaberon pak nga pak ekonomine shqiptare, se fqinji i Jugut po e tepron me nderhyrjen ne punet e shqiptareve, se praktikat e vjetra te shtetit helen duket se po vihen ne jete me metoden e re te bashkepunimit dhe te integrimit rajonal. Problemi duket se shperfaqet ne disa rrafshe. Ne fillim duhet te shtrojme pyetjen: A duhet te mbaje ne veshtrim politika shqiptare historine e ketij vendi, pra kur ndertohet sot politika e jashtme a duhet llogaritur e shkuara? Ne qofte se duhet te llogarisim edhe te shkuaren, cfare modifikimesh duhet t'i bejme asaj? Nderkaq, ajo qe pranohet nga te gjithe, qofshin keta shqiptare, qofshin te huaj, eshte se ne rryme te shekujve, sic thoshte Cabej, Shqiperia ka qene nje qender ritreksioni dhe jo intekresioni, qe do te thote se areli i saj ka ardhur duke u rrudhur, jo duke u zgjeruar. Vetedija historike e shqiptareve, qofte edhe per kete shkak, ne ndryshim nga ajo e fqinjve nuk shfaqet si ngasje per te vizatuar me ngyrat e saj te ardhmen, perkundrazi, shqiptaret ne rryme te shekujve kane treguar me shume prirje per te qene te hapur dhe pragmatiste. Pa dashur te bej shume histori, me nje veshtrim te shpejte, mund te kujtojme se shteti i sotem shqiptar dhe shteti i Kosoves kane qene realizime te vullnetit te banoreve te ketyre trevave per te ruajtur identitetin e tyre, per te rezistuar ndaj represionit te fqinjve dhe rezultat i triumfit te vullnetit ftabardhe te vendeve dhe diplomacise euroamerikane. Shqiptaret, ndoshta jane nga te rrallet kombe qe nuk kane bere asnje lufte pushtuese. Ne fillim te shkekullit, Austro-Hungaria, nga njera ane dhe Italia nga ana tjeter, ishin faktore te konsiderueshem qe frenuan etjen e fqinjve tane per te na gllaberuar teresisht. Ne kohen e mbretit Zog aleatet e natyrshem te shtetit shqiptar ishin Anglia, Italia dhe Amerika. E dyta, lufta e tregjeve apo ekspansioni ekonomik ne nje shoqeri te hapur eshte prirje e zhvillimit. Nga qarkullimi i mallrave dhe i ideve nuk humbet askush, por te gjitha keto natyrisht behen me qellim qe te fitojme sa te jete e mundur ne shqiptaret pa cenuar natyrisht identitetin dhe integritetin e askujt. E treta, shqetesimin per marredheniet jo korrekte, madje diskriminuese te Athines me Shqiperine, po i ngrejne edhe te huajt, qe do te thote se problemi eshte me serioz se sa e perjetojme ne. Me ne fund, ajo qe nuk mund te pranohet ne asnje rrethane eshte siguria cinike qe i ka dhene vetes lobi fondamentalist grek me ne krye Nikos Gaxojanis(N. Geixh) per te formuar kabinetet shqiptare. Kjo siguri dhe ky cinizem eshte i papranueshem. Kryeministri Majko duhet te na sqaroje te gjitheve se deri ne c'mase eshte verifikuar ndikimi dhe urdhri i ketij lobi per te diktuar ne zgjatjen e qeverisjes se socialisteve. Ne shtyp eshte shkruar se ne Korfuz Nano dhe Meta jane takuar dhe kane diskutuar per ta mbajtur pushtetin me cdo kusht me sponsorizimin e ketij lobi. Shtypi pat botuar edhe nje fotografi ne zgjedhjet e 24 qershorit me ane te se ciles deshmonte se Geixh kishte ardhur ne Sarande dhe i shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA-se, Limnpreht, pasi kishte bere fushate elektorale per nje perfaqesuese te Omonias, kishte ngrene edhe nje dreke. Ky person eshte njeriu qe ne kohen kur Berisha ishte president, pra Kryetar i shtetit te shqiptareve dhe vizitoi SHBA-ne, sajoi incidente flagrante dhe fyese. Kynjeri qe ka nje urrejtje patologjike per shqiptaret dhe qe ne librin e tij "Tregjet e ardhshme ne Ballkan" shpall hapur se Greqia duhet te diktoje zhvillimet makroekonomike ne Shqiperi, se Shqiperia nuk duhet te lejohet te zhvilloje ekonomine prodhuese se faktori shqiptar ne Ballkan eshte nje rrezik per Greqine, ky njeri qe eshte i bezdisshem edhe per vete greket e moderuar, ky njeri drejton realisht PS-ne dhe i detyron socialistet qe ta mbajne pushtetin me cdo kusht, ka ardhur koha ta kuptoje se vetedija e vitit '97 eshte tejkaluar. Zoti Kryeminister, ti per hir te ndjenjave realiste qe ke shfaqur, duhet te japesh shpjegime per rolin e Nikolas Geixh ne fatin e ketij vendi. Ti duhet t'u kerkosh kolegeve te tu ne Greqi qe kur te vijne ne Shqiperi te diskutojne per problemet e Ballkanit edhe me Abdi Baleten, pastaj Fatos Nano dhe Ilir Meta le te diskutojne edhe me Geixh-in. Ne qofte se Partia jote, zoti Kryeminister duhet te mbaje pushtetin me cdo kusht, pra duhet te jete nje loder ne duart e lobit te Nikolas Geixh, ti ke rastin e arte zoti Kryeminister qe votebesimin per te qeverisur kete vend t'ua lesh ne dore shqiptareve. Eshte me mire te vendosin ata se si duhet te qeverisin dhe jo Nikolas Geixh.
    .................

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •