Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 115
  1. #1

    Rilindja Kombėtare

    Ne vazhden e pasqyrimit te historise se popullit tone, kjo teme i kushtohet Historise se Rilindjes Shqiptare sipas botimeve te Akademise se Shkencave te Shqiperise.








    K R E U I

    RILINDJA KOMBĖTARE SHQIPTARE DHE
    VEĒORITĖ E SAJ DALLUESE









    Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike





    Shek. XIX shėnoi pėr popullin shqiptar, ashtu si pėr popujt e tjerė tė Ballkanit, njė epokė tė re, atė tė Rilindjes. Ai ka hyrė nė historinė moderne tė vendeve tė Ballkanit si shekulli i lėvizjeve dhe i revolucioneve kombėtare, qė ndoqėn njėri-tjetrin dhe qė ēuan nė ēlirimin e shumicės sė popujve tė kėtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisė Osmane dhe nė formimin e shteteve tė pavarura. Kėto lėvizje u zhvilluan nė kushtet e rėnies sė Perandorisė Osmane, tė shthurjes sė marrėdhėnieve tė vjetra feudale dhe tė lindjes sė ekonomisė sė tregut, tė zgjimit tė mėtejshėm tė ndėrgjegjes kombėtare tė popujve tė kėtij gadishulli dhe tė zgjerimit tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė kėtė Perandori.

    Megjithėse, pėr njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme, Shqipėria ishte vendi i fundit nė Ballkan qė u shkėput nga Perandoria Osmane dhe qė shpalli pavarėsinė kombėtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, qė nė fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX, nisi tė zhvillohej nga pikėpamja ekonomiko-shoqėrore e politike nė po ato drejtime si edhe fqinjėt e saj ballkanikė, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania.

    Vėshtirėsitė e ritmet e ngadalshme tė kėtij zhvillimi tė Shqipėrisė, tė diktuara nga kushtet e rėnda e tė ndėrlikuara, qė ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman, nuk e penguan shoqėrinė shqiptare qė nė agimin e shek. XIX tė kishte, krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet fqinje, tė krijonte premisat qė ēuan nė konsolidimin e shqiptarėve si komb, nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare dhe nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
    Proceset e reja, qė u shfaqėn nė jetėn politike e kulturore tė Shqipėrisė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, shėnuan fillimin e epokės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila zė njė periudhė tė tėrė historike, shtrihet nga vitet 30-40 tė atij shekulli dhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912.
    Rilindja Shqiptare pėrbėn njė lėvizje tė gjithanshme kombėtare, me njė pėrmbajtje tė re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqėrore dhe organizative. Ajo synonte tė zgjidhte detyrat qė i takonin revolucionit kombėtar, tė ēlironte vendin nga sundimtarėt e huaj osmanė, tė bashkonte trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm e tė pavarur, t’u hapte rrugėn zhvillimit e pėrparimit ekonomiko-shoqėror, politik e kulturor tė Shqipėrisė.

    Rilindja ishte e lidhur me njė shkallė mė tė lartė tė zhvillimit tė kombit shqiptar, me konsolidimin e tij, qė ēoi nė lindjen e njė lėvizjeje tė re nga pėrmbajtja dhe objektivat e saj, tė nacionalizmit, qė ishte njė lėvizje karakteristike pėr historinė moderne tė tė gjithė popujve, e cila, si nė ēdo vend edhe nė Shqipėri, kishte si synim tė formonte shtetin kombėtar, qė do tė pėrmbushte aspiratat politike, shoqėrore, ekonomike e kulturore tė popullit shqiptar. Ashtu si te popujt e tjerė, edhe te shqiptarėt nacionalizmi u karakterizua nga ndjenja e pėrbashkėsisė, e komunitetit ndėrmjet shqiptarėve, si pjesėtarė tė tė njėjtit komb. Kjo lėvizje ishte e lidhur me ndryshimet dhe me pėrparimet qė u bėnė nė shek. XIX nė fushėn kulturore, ekonomike, ideore e politike.

    Gjuha dhe kultura materiale e shpirtėrore e shqiptarėve, tė formuara gjatė shekujve tė parė tė historisė sė tyre e tė konsoliduara veēanėrisht nė shekujt e mesjetės, mbetėn njė faktor i rėndėsishėm, qė shprehte njėsinė etnike tė popullit shqiptar, qė shtrihej nė njė territor kompakt, dikur mė tė gjerė, por tashmė i rrudhur gjatė dyndjeve tė popujve nė Ballkan. Ky territor pėrputhej pėrafėrsisht me truallin e banuar nė lashtėsi nga paraardhėsit e tyre, ilirėt e Jugut. Epoka e Rilindjes solli pėrparime tė mėdha nė kulturėn e shqiptarėve e nė radhė tė parė nė lėvrimin e gjuhės shqipe, e cila ishte dėshmi e bashkėsisė sė shqiptarėve, tipari themelor i kombit shqiptar, nyja qendrore qė bashkonte gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine e feje.

    Nė gjuhėn shqipe u theksuan prirjet pėr afrimin e varianteve letrare tė dy dialekteve (tė veriut e tė jugut) dhe u hodhėn themelet e gjuhės letrare shqipe. Konsolidimi i shqiptarėve si komb i bashkuar shtroi si kėrkesė tė domosdoshme lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe, kapėrcimin e prapambetjes nė shkrimin e shqipes, tė trashėguar nga shekujt e sundimit osman, qė u shpreh nė pėrpjekjet pėr vendosjen e njė alfabeti tė njėjtė dhe nė zhvillimin gjatė shek. XIX tė njė letėrsie tė gjerė artistike, didaktike e publicistike. Gjatė Rilindjes u hodhėn themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme shqiptare nė tėrėsi. Nė fundin e atij shekulli kultura e re kombėtare nuk ishte mė aspiratė, por pėrbėnte, me breza tė tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh, publicistėsh e dijetarėsh tė fushave tė ndryshme, njė realitet, i cili kishte provuar katėrcipėrisht identitetin e pėrveēėm kulturor tė popullit shqiptar, si edhe vitalitetin e forcėn e tij krijuese kulturore.

    Pėrveē kėsaj, mbi bazėn e kulturės popullore, me variantet e nėnvariantet e shumta, morėn shtrirje tė gjerė mbarėshqiptare elemente tė rėndėsishme tė fushės materiale e shpirtėrore, tė mėnyrės sė jetesės, tė veshjeve, tė veglave tė prodhimit, tė ndėrtimeve, tė krijimtarisė artistike (tė folklorit etj.), tė cilat u bėnė pronė e pėrbashkėt e gjithė popullit.

    Nė zhvillimin e mėtejshėm tė kombit dhe tė nacionalizmit shqiptar, si nė ēdo vend tjetėr, ndikuan edhe ndryshimet qė ndodhėn nė jetėn ekonomike tė Shqipėrisė qysh nė shek. XVIII e sidomos nė shek. XIX. Nė kėtė periudhė, kur zhvillohet procesi i shthurjes sė mėtejshme tė feudalizmit dhe i lindjes sė ekonomisė sė tregut, kur forcohen lidhjet e komunikacionit, ato ekonomike e tregtare ndėrmjet qytetit e fshatit dhe ndėrmjet qyteteve, si edhe ato ndėrkrahinore, kur formohet njė treg i pėrbashkėt kombėtar dhe zgjerohen lidhjet tregtare tė Shqipėrisė me shtetet evropiane, vendin e ndjenjave tė izolimit e tė partikularizmit tė ngushtė, krahinor e provincial, e zunė ndjenjat e interesave tė pėrbashkėt tė tė gjithė kombit e tė territoreve tė banuara prej tij. U rrit roli i qyteteve, jo vetėm si qendra tė administratės osmane, por edhe si qendra tė jetės ekonomike e politike tė Shqipėrisė.

    Kėto zhvillime, qė ndodhėn gjatė Rilindjes, sollėn forcimin e ndėrgjegjes kombėtare te shqiptarėt, qė u shpreh me vetėdijen e tyre tė pėrbashkėt pėr pėrkatėsinė nė tė njėjtėn etni, nė tė njėjtin komb, komb qė jetonte nė njė territor tė pėrbashkėt, qė kishte prejardhje, gjuhė, zakone, formim shpirtėror, kulturė e histori tė njėjtė dhe qė dallohej nga tė tjerėt. Kėto elemente kishin fituar qėndrueshmėri si rrjedhim i qėndresės shekullore tė popullit shqiptar pėr t’i mbrojtur nga pushtuesit e huaj e sidomos nga ata osmanė; ato u ruajtėn e u trashėguan nga shqiptarėt edhe nė epokėn e Rilindjes.

    Gjatė Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombėtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore e fetare, shprehte aspiratat jo mė tė krahinave tė veēanta, por tė tė gjithė Shqipėrisė dhe tė tė gjithė shqiptarėve. Thelbin e saj e pėrbėnte lufta kundėr shtypjes kombėtare, jo vetėm me mjete materiale, tė armatosura, por nė radhė tė parė me ato intelektuale, me idetė qė argumentonin tė drejtėn e natyrshme njerėzore tė popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė e i pavarur kombėtarisht. Ashtu si te popujt e tjerė, kjo do tė arrihej vetėm me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar. Kėto ide, tė pėrhapura gjerėsisht nė rrethet e kulturuara brenda e jashtė vendit nėpėrmjet librave e shtypit, u futėn dora-dorės edhe nė mendjet e njerėzve tė thjeshtė, ndihmuan nė formimin te populli shqiptar tė ndėrgjegjes sė pėrbashkėt kombėtare, e cila mishėronte vullnetin e gjithė kombit.

    Rilindja ishte njė lėvizje e gjerė, qė tėrhoqi nė jetėn politike tė gjitha forcat shoqėrore tė popullit shqiptar dhe qė kishte rrėnjė tė thella historike. Ajo u zhvillua nė njė truall tė pėrgatitur nga kryengritjet popullore, qė nuk u ndėrprenė gjatė katėr shekujve tė robėrisė osmane dhe qė drejtoheshin kundėr kėsaj robėrie. Gjatė kėtyre lėvizjeve ishte formuar te shqiptarėt ndjenja e kombėsisė, e identitetit dhe e individualitetit tė tyre tė veēantė pėrballė sundimtarėve tė huaj. Por kėto lėvizje, edhe pse kishin karakter ēlirimtar, mbetėn prej fillimit deri nė fund lėvizje tė veēuara e tė palidhura ndėrmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet pėr bashkimin e tyre, pėr t’i kanalizuar ato nė hullinė e lėvizjes kombėtare. Megjithatė, lėvizje organizativisht tė veēuara e pa lidhje me njėra-tjetrėn pati edhe gjatė Rilindjes.

    Ato dėshmonin se ndėrgjegjja kombėtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinė nė shkallėn e duhur. Konsolidimi i ndėrgjegjes kombėtare kaloi pėrmes njė rruge tė vėshtirė, duke kapėrcyer prirjet e lokalizmit, tė separatizmit patriarkal feudal, tė trashėguara nga e kaluara. Tė zhvilluara nė rrethanat e reja, qė u krijuan nė shek. XIX, kėto kryengritje tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė morėn tipare tė reja, filluan tė karakterizohen nga ndjenja e bashkėsisė sė interesave tė tė gjithė shqiptarėve kundėr sundimtarėve osmanė. Ato u shkrinė dora-dorės nė lėvizjen e pėrgjithshme kombėtare dhe u bėnė pjesė e saj.

    Rilindja solli elemente tė reja edhe nė organizimin e drejtimin e lėvizjes ēlirimtare shqiptare, duke e ngritur atė nė njė shkallė mė tė lartė. Nga kuvendet e besėlidhjet krahinore e ndėrkrahinore, qė drejtonin veprimet e pėrbashkėta luftarake nė shkallė tė gjerė, u kalua nė formimin e organizatave udhėheqėse mbarėshqiptare, qė drejtonin lėvizjen nė shkallė kombėtare, siē qenė Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejės (1899-1900) gjatė shek. XIX, si dhe komitetet kombėtare nė fazėn e fundit tė Rilindjes. Themelimi i organizatave tė tilla udhėheqėse diktohej si nga shtrirja e njėkohshme e lėvizjes nė mbarė trevat shqiptare, ashtu edhe nga karakteri i pėrgjithshėm kombėtar i objektivave tė saj gjatė Rilindjes.

  2. #2
    Programi politik i Rilindjes


    Ideologjia e Rilindjes u konkretizua nė programin e saj politik e kombėtar, i cili u pėrpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-40 tė shek. XIX dhe u pasurua gjatė zhvillimit tė mėtejshėm tė lėvizjes kombėtare. Thelbin e tij, si tė ēdo lėvizjeje tjetėr nacionale, e pėrbėnte formimi i shtetit kombėtar shqiptar.
    Pėrpjekjet e para (pas atyre tė periudhės sė Skėnderbeut, nė shek. XV) pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga sundimi osman dhe pėr formimin e njė shteti shqiptar u bėnė nė vigjilje tė epokės sė Rilindjes, nė fundin e shek. XVIII dhe nė fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallėqet shqiptare, ai i Shkodrės nė veri (1771-1831) dhe i Ali pashė Tepelenės nė jug (1787-1822). Megjithatė, kėto dy pashallėqe, pėr njė varg arsyesh tė brendshme e tė jashtme, nuk arritėn tė bashkoheshin (siē bėnė Principata e Moldavisė dhe ajo e Vllahisė mė 1859-1861) dhe tė themelohej kėshtu, mė herėt se nė vendet e tjera tė Ballkanit, njė shtet autonom shqiptar. Shqiptarėt i shfaqėn pėrsėri prirjet e tyre pėr t’u shkėputur nga Stambolli dhe, kur krerėt e Jugut formuan, mė 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do tė luftonin kundėr Greqisė vetėm po tė rrezikohej Shqipėria dhe jo Turqia. Kėshtu ata nxorėn pothuajse krejtėsisht Shqipėrinė e Jugut nga kontrolli i Portės sė Lartė. Ata kėrkuan tė vendosnin nė vilajetin e Janinės njė administratė tė tillė civile, e cila t’u njihte tė drejta tė barabarta gjithė banorėve tė kėtij vilajeti, shqiptarėve e grekėve, myslimanėve e tė krishterėve.

    Bashkėkohėsit shihnin nė kėto qėndrime tė krerėve shqiptarė tė Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre pėr pavarėsi dhe pėr t’u shkėputur nga Perandoria Osmane, gjė qė mund tė arrihej nėse do tė ishte vendosur njė lidhje e ngushtė ndėrmjet tyre dhe Pashallėkut tė Shkodrės, i cili shtrihej nė atė kohė pothuajse nė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Pėr shkak tė pavendosmėrisė sė vetė krerėve feudalė shqiptarė, qė i trėmbeshin shkėputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe Shqipėria humbi atėherė mundėsinė pėr tė hedhur poshtė robėrinė osmane.

    Programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjėherė nė formėn e tij tė plotė. Fillimet e tij u hodhėn nga mendimtarėt e shquar shqiptarė, intelektualėt rilindės nė vitet 30-40 tė shek. XIX. Ata pėrpunuan dora-dorės idetė pėr tė drejtat e kombit shqiptar, i plotėsuan me ato iluministe pėr shkollėn e gjuhėn shqipe dhe nė pėrgjithėsi pėr kulturėn kombėtare, si edhe me kėrkesat pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Edhe lėvizjet e para tė viteve 30-40 tė atij shekulli, qė u shtrinė pothuajse nė tė gjitha trevat shqiptare, si dhe idetė e tyre pėr njė administrim tė veēantė pėr tokat shqiptare, pėr drejtimin e tyre nga vetė shqiptarėt, madje, siē u kėrkua gjatė kryengritjes sė viteve 1843-1844, pėr njė organizim tė tillė tė Shqipėrisė si ai i shteteve fqinje, kishin karakter ēlirimtar, shėnuan njė hap pėrpara drejt programit autonomist.

    Me rritjen e lėvizjes kombėtare nė vitet 70 tė shek. XIX dhe veēanėrisht nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), u pėrpunua nė mėnyrė tė plotė programi kombėtar i Rilindjes Shqiptare pėr sigurimin e autonomisė territoriale-administrative dhe tė pavarėsisė sė vendit nga sundimi i Perandorisė Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua mė tej nė fundin e shek. XIX dhe nė fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike mbarėshqiptare. Nė kėtė program, ideologėt rilindės, nė pėrputhje me kohėn e me rrethanat, pėrcaktuan rrugėt nėpėrmjet tė cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjėt e tij ballkanas, do tė arrinte tė formonte shtetin e vet kombėtar e tė bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindėsit e mendonin nė tė dyja format, tė autonomisė dhe tė pavarėsisė. Autonomia dhe pavarėsia janė konceptuar gjithmonė si dy etapa tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Por pėr njė varg arsyesh, qė kishin tė bėnin mė shumė me rrethanat e jashtme ndėrkombėtare, por edhe me raportin e forcave shoqėrore e politike brenda vendit, platforma e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė mbizotėroi gjatė gjithė Rilindjes, deri nė nėntorin e vitit 1912.

    Shteti autonom shqiptar, nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane, vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė organizim i pėrkohshėm e kalimtar, pėr tė shkuar, nė kushte mė tė favorshme ndėrkombėtare drejt njė shteti plotėsisht tė pavarur. Autonomia territoriale-administrative krijonte mundėsitė qė tė ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqėrore, qė do tė shėrbenin si mbėshtetje pėr rendin shtetėror tė pavarur, i cili do tė vendosej sapo tė krijoheshin kushtet e pėrshtatshme. Kjo ishte rruga qė kishin ndjekur drejt pavarėsisė edhe disa shtete tė tjera ballkanike; ishte e natyrshme qė shqiptarėt tė merrnin parasysh edhe pėrvojėn e tyre.

    Por nė rastin e shqiptarėve kėrkesa e autonomisė u kushtėzua, nė njė shkallė tė konsiderueshme, nga njė varg arsyesh tė karakterit ndėrkombėtar. Rilindėsit mendonin se autonomia territoriale-administrative e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit, do tė ishte njė zgjidhje mė e pranueshme pėr Portėn e Lartė, sesa ajo e pavarėsisė dhe e shkėputjes sė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Ata e shikonin autonominė si njė masė qė mund tė pajtohej edhe me politikėn e status quo-sė sė Perandorisė Osmane, tė ndjekur nga Fuqitė e Mėdha. Njė administrim autonom i Shqipėrisė do t’u priste rrugėn lakmive pushtuese tė shteteve tė reja ballkanike, tė shfaqura qysh nė vitet 40 tė shek. XIX. Duke siguruar njohjen zyrtare nga Porta e Lartė dhe nga Fuqitė e Mėdha tė tė drejtave tė shqiptarėve mbi trojet e tyre dhe tė pėrkatėsisė sė tyre etnike shqiptare, autonomia territoriale-administrative e Shqipėrisė nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane do tė shmangte, sa tė ishte e mundur mė shumė, rrezikun e copėtimit dhe tė aneksimit nga shtetet fqinje.

    Organizimi i Shqipėrisė si njė njėsi e veēantė shtetėrore autonome, qoftė edhe brenda Perandorisė Osmane, do tė mėnjanonte gjithashtu rrezikun e identifikimit tė saj me kėtė Perandori, kur kjo tė shthurej dhe zotėrimet e saj tė ndaheshin ndėrmjet shteteve ballkanike.
    Rilindja, edhe pse ishte nė thelb njė lėvizje ideore, karakterizohej gjithashtu nga veprime tė armatosura tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė kundėr sundimtarėve osmanė. Rilindėsit mė tė pėrparuar e vlerėsuan lėvizjen e armatosur si njė mjet tė domosdoshėm pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare dhe pėr ēlirimin e vendit. Kėto lėvizje tė armatosura, qė ndoqėn njėra-tjetrėn, gjatė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nisėn me kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitet 30-40 e vazhduan deri te kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912, qė ēuan nė Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.



    Forcat shoqėrore tė lėvizjes kombėtare



    Rilindja Kombėtare ishte njė lėvizje e re, e cila shėnoi njė etapė mė tė lartė, nė krahasim me lėvizjet e mėparshme ēlirimtare, edhe nga pėrbėrja e forcave shoqėrore qė e udhėhoqėn atė. Nė periudhėn e feudalizmit nė krye tė lėvizjeve ēlirimtare qėndronin krerė feudalė ose fshatarė. Meqenėse atėherė vendi ishte i ndarė nė njėsi politiko-administrative tė veēanta, pa lidhje me njėra-tjetrėn dhe ku krerėt hynin shpeshherė nė konflikt me njėri-tjetrin, lėvizjet kundėr zgjedhės sė huaj bėheshin, si rregull, nė emėr tė njė njėsie politiko-administrative tė veēantė dhe synonin ēlirimin e kėsaj njėsie e jo tė tė gjitha trojeve shqiptare. Edhe kėrkesat e tyre ekonomike e politike ishin tė kufizuara dhe me karakter lokal.
    Ndryshe ndodhi nė epokėn e Rilindjes, kur lėvizja ēlirimtare i kapėrceu caqet lokale e krahinore, krijoi tė gjitha kushtet e domosdoshme pėr bashkimin e forcave mė tė ndryshme shoqėrore tė kombit shqiptar rreth njė programi dhe njė qėllimi tė vetėm.

    Zhvillimi i ekonomisė sė re tė tregut solli ndryshime nė strukturėn shoqėrore tė vendit. U formua borgjezia kombėtare si njė forcė e re shoqėrore, e cila, nė kushtet e njė zhvillimi tė dobėt tė kapitalizmit dhe tė ruajtjes sė mbeturinave tė feudalizmit, ishte e lidhur edhe me pronėn mbi tokėn. Ajo pėrfaqėsohej kryesisht nga tregtarėt, zejtarėt e pasur dhe pronarėt e manifakturave, tė punishteve e tė fabrikave tė para. Si njė forcė qė ishte e interesuar si pėr formimin e njė shteti tė bashkuar shqiptar, ashtu edhe pėr krijimin e kushteve pėr sigurimin e personit e tė pronės dhe pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut nė pėrgjithėsi, borgjezia, nė radhė tė parė intelektualėt e dalė nga radhėt e saj, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm si nė pėrpunimin e programit tė lėvizjes kombėtare, ashtu edhe nė drejtimin e saj.

    Inteligjencia, e cila vinte jo vetėm nga radhėt e borgjezisė, por edhe nga shtresat e tjera tė popullsisė, zuri njė vend tė veēantė pėr nga roli i saj nė lėvizjen kombėtare tė periudhės sė Rilindjes. Ajo luftoi e punoi pėr ngritjen dhe zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr pėrhapjen e tij nė popull, pėr lėvrimin e gjuhės e tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi, pėrpunoi idetė nacionale e ideologjinė e Rilindjes, programin kombėtar dhe mendimin politik shqiptar nė tė gjitha etapat e Rilindjes. Nga radhėt e saj dolėn edhe mjaft nga themeluesit e drejtuesit e organizatave kombėtare qė udhėhoqėn lėvizjen nacionale.

    Nė njė vend si Shqipėria, ku bujqėsia vijonte tė mbetej sektori kryesor i ekonomisė, forcėn mė tė madhe ekonomike e shoqėrore e pėrbėnin pronarėt ēifligarė, tė lidhur me pronėn mbi tokėn, por edhe me ekonominė e tregut. Ndryshe nga pronarėt e mėdhenj me origjinė feudale, qė pėrfaqėsonin njė shtresė konservatore, e cila pėrgjithėsisht mbėshteste sundimtarėt osmanė, ēifligarėt, edhe pse nuk kishin njė fizionomi shoqėrore homogjene, as pikėpamje politike tė njėjta, ndjenin domosdoshmėrinė e shndėrrimeve ekonomike e politike nė vend.
    Pėrveē kėsaj, ēifligarėt e rinj ishin tė pakėnaqur edhe nga paaftėsia e Perandorisė Osmane pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė vendit nga rreziku i copėtimit dhe i zhdukjes sė shqiptarėve si komb, rrezik qė filloi t’u kanosej, sidomos duke filluar nga mesi i shek. XIX. Grupe tė veēanta tė kėsaj force shoqėrore u pėrfshinė nė programin kombėtar shqiptar dhe luajtėn njė rol tė dukshėm nė lėvizjen nacionale shqiptare nė epokėn e Rilindjes, kurse mjaft intelektualė, tė dalė nga gjiri i kėsaj shtrese ēifligarėsh, pėrqafuan idetė e reja, u bėnė pionierė e ideologė tė Rilindjes.

    Pėr bashkimin politik tė tė gjitha forcave shoqėrore tė kombit, krahas rrezikut tė jashtėm, ndikoi edhe njė faktor tjetėr, me karakter politik dhe ekonomik, siē ishte zbatimi i reformave (i Tanzimatit) nė vitet 30-40 tė shek. XIX. Tanzimati, krahas ndryshimeve nė marrėdhėniet agrare, nė administratė dhe nė legjislacionin e Perandorisė Osmane, solli pėr shqiptarėt dy rrjedhoja: zėvendėsimin e drejtuesve tė administratės lokale (qė vinin nga paria shqiptare) me funksionarė turq, tė cilėt u vendosėn nė krye tė administratės civile e ushtarake tė Shqipėrisė, dhe shtimin e shtypjes ekonomike e kombėtare mbi popullsinė. Tė dy kėta faktorė e zgjeruan bazėn shoqėrore tė lėvizjes kombėtare.

    Forcėn kryesore njerėzore e luftarake tė lėvizjes kombėtare tė periudhės sė Rilindjes e pėrbėnin, si edhe nė lėvizjet e mėparshme ēlirimtare, fshatarėsia dhe vegjėlia qytetare, tė cilat pėrfaqėsonin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė. Njė vend tė veēantė zinin nė kėtė lėvizje fshatarėt pronarė e malėsorėt, qė ishin edhe forca kryesore mė e gjerė e lėvizjes kombėtare. Fshatarėt pronarė, qė pėrfaqėsonin 5/6 e popullsisė agrare, i ndien mė tepėr se ēdo shtresė tjetėr pasojat rrėnimtare tė centralizimit tė pushtetit perandorak osman dhe, njėlloj si forcat e tjera shoqėrore, rrezikun e pushtimit tė tokave tė tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikės sė kėtyre shteteve pėr copėtimin e atdheut. Prandaj ata morėn pjesė aktive nė luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė, si edhe pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit.

    Prej tyre doli edhe pjesa mė e madhe e kurbetlinjve, tė cilėt, duke u kthyer nga vendet e mėrgimit, ku kishin qenė nė kontakt me idetė e pėrparuara tė kohės, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin mė tė shpejtė politik tė bashkatdhetarėve, si nėpėrmjet shoqėrive tė shtypit patriotik tė mėrgimit, ashtu edhe me qėndrimet e tyre tė herėpashershme nė atdhe. Me fshatarėt bashkoheshin zejtarėt e tregtarėt e vegjėl tė qyteteve, qė ishin tė afėrt nga gjendja ekonomike me ta.

    Lėvizja kombėtare, me objektivat e saj themelorė, me luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga robėria e huaj dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė sė territoreve tė saj, ishte njė front i gjerė, i cili bashkoi shumicėn dėrrmuese tė forcave shoqėrore tė vendit. Edhe udhėheqja e lėvizjes kombėtare nuk i takoi njė force tė vetme shoqėrore. Nė krye tė saj dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė, tė inteligjencies, tė ēifligarėve (tė bejlerėve) me prirje atdhetare, elementė tė veēantė tė parisė, klerikė atdhetarė, pėrfaqėsues tė fshatarėsisė etj. Nga radhėt e gjithė kėtyre forcave dolėn njė varg i tėrė mendimtarėsh (qė vinin sidomos nga inteligjencia), qė u bėnė udhėheqės ideologjikė, kulturorė e politikė, ndėrsa nga grupet e tjera shoqėrore dolėn organizatorė dhe drejtues politikė e ushtarakė tė lėvizjes kombėtare.

  3. #3
    Karakteri demokratik dhe antifeudal i Rilindjes



    Lėvizja Kombėtare Shqiptare e periudhės sė Rilindjes pati pėrgjithėsisht tipare demokratike e antifeudale, sepse drejtohej kundėr ideologjisė sė prapambetur mesjetare tė sundimtarėve osmanė dhe kundėr administratės sė tyre shtypėse. Pėrgjithėsisht programi politik i Rilindjes frymėzohej nga parimet demokratike tė revolucioneve tė Evropės Perėndimore, nė tė cilat disa nga mendimtarėt rilindės kishin qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė.

    Lufta kundėr zgjedhės nacionale osmane pėr krijimin e njė shteti tė pavarur, qė pėrbėnte synimin themelor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ishte nė vetvete njė masė demokratike, e cila i dha asaj njė pėrmbajtje tė pėrgjithshme demokratike. Pėrmbushja e kėtij objektivi do t’i hapte rrugėn zhvillimit ekonomik e kulturor tė vendit. Pėrveē kėsaj, lėvizja kombėtare drejtohej kundėr njė force tė caktuar shoqėrore, kundėr parisė gjysmėfeudale turko-osmane (me sulltanin nė krye), qė kishte pushtetin politik dhe shtypte e mbante tė robėruar popullin shqiptar e ata joturq nė tėrėsi. Kjo luftė, qė i shkaktoi goditje tė njėpasnjėshme gjithė sistemit ekonomik e politik gjysmėfeudal osman, e dobėsoi atė dhe sundimin e tij nė Ballkan, i dha lėvizjes sė Rilindjes Shqiptare njė karakter antifeudal.

    Por, nė njė kuptim mė tė gjerė, fryma antifeudale e demokratike shfaqet nė gjithė pėrmbajtjen e Rilindjes Shqiptare, nė ideologjinė dhe nė programin e saj, nė lėvizjen kulturore, nė luftėn pėr lirinė e shkollės e tė shkrimit shqip dhe nė kėrkesat programatike tė organizatave kombėtare e tė kryengritjeve shqiptare, qė synonin ta fusnin vendin nė rrugėn e pėrparimit ekonomik e kulturor.
    Megjithatė, Rilindja Shqiptare nuk doli nga suazat e lėvizjes kombėtare, ajo synonte tė zgjidhte nė radhė tė parė ēėshtjen nacionale dhe nuk arriti tė merrte, si nė vendet e tjera tė Ballkanit, karakter agrar, tė shtronte pėr zgjidhje edhe ēėshtjen e tokės. Pėr kėtė ndikuan njė varg faktorėsh, tė cilėt nuk ishin tė pranishėm nė vendet fqinje tė Ballkanit.

    Nė kėto vende (nė Serbi, nė Greqi e nė Bullgari) klasa e ēifligarėve feudalė osmanė shtypte ekonomikisht e politikisht popujt e tyre, jo vetėm me anėn e pushtetit politik, por edhe si pronare e pjesės mė tė madhe tė tokave. Pėr mė tepėr, ajo ishte me fe myslimane, ndėrsa popujt e shtypur ishin tė krishterė. Kėshtu qė nė kėto vende konflikti nacional ndėrmjet sunduesve osmanė dhe popujve tė robėruar u mpleks edhe me atė shoqėror ndėrmjet fshatarėsisė sė shtypur e ēifligarėve turq, si edhe me kontradiktėn fetare ndėrmjet fshatarit tė krishterė e ēifligarit mysliman. Tė tria kėto kontradikta u shkrinė nė lėvizjen kombėtare tė kėtyre popujve nė njė tė vetme dhe i dhanė asaj nė tė vėrtetė, megjithėse jo nė mėnyrė tė shprehur, edhe karakter agrar.

    Lėvizja Kombėtare Shqiptare u zhvillua nė rrethana tė tjera shoqėrore dhe nė njė kuadėr tjetėr fetar. Nė Shqipėri ēifligarėt ishin me kombėsi shqiptare dhe nė pjesėn mė tė madhe me fe myslimane, pra me tė njėjtėn fe qė kishte shumica e popullsisė sė vendit. Pėr mė tepėr, njė pjesė e tyre u pėrfshi nė lėvizjen kombėtare. Pėrveē kėsaj, edhe rrethet borgjeze, qė morėn pjesė nė lėvizje, pjesėrisht ishin vetė pronarė tokash dhe si rrjedhim bashkėpunuan me ēifligarėt. Nga ana tjetėr, shumica e fshatarėve, qė u rreshtuan nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar, ishin fshatarė tė lirė individualė tė zonave malore e kodrinore.

    Ata nuk ishin nėn varėsinė social-ekonomike tė pronarėve ēifligarė, por vuanin nga shtypja e shtetit osman. Prandaj, kėta fshatarė individualė u ngritėn kundėr kėsaj shtypjeje tė rėndė ekonomike e politike tė Portės sė Lartė, kundėr politikės sė egėr fiskale, kundėr shėrbimit tė detyrueshėm e tė gjatė ushtarak, kundėr shpėrdorimeve tė qeveritarėve dhe tė derebejve qė bashkėpunonin me ta pėr ēlirimin e vendit. Fshatarėsia, nė pėrgjithėsi, i drejtoi armėt edhe kundėr ēifligarėve e parisė gjysmėfeudale, por nė ato raste kur kėta bashkėpunuan hapur me sunduesit osmanė dhe me ushtrinė e tyre qė dėrgohej pėr shtypjen e kryengritjeve.

    Nė zbehjen e konflikteve sociale dhe tė luftės pėr tokėn ndikoi edhe njė faktor tjetėr i natyrės politike. Nė kushtet kur nė Shqipėri sundonte njė regjim mesjetar e despotik pushtues, me tiparet mė tė shėmtuara tė dhunės ekonomike e politike (siē ishin taksat e rėnda, diskriminimi politik, qė arrinte deri nė mohimin e vetėqenies sė kombit shqiptar, ndalimi i mėsimit tė gjuhės amtare shqipe nė shkolla, mungesa e tė drejtave mė elementare njerėzore, madje edhe masakrimi i popullsisė shqiptare me anėn e ekspeditave ndėshkimore), dilnin nė plan tė parė kontradiktat nacionale midis popullit shqiptar dhe sundimtarėve osmanė.

    Nė kėto rrethana nuk mund tė shtroheshin pėr zgjidhje problemet ekonomiko-shoqėrore tė luftės kundėr shtypjes gjysmėfeudale, duke pėrfshirė edhe ēėshtjen agrare, tė tokės; kėshtu Rilindja mori tėrėsisht karakterin e njė lėvizjeje qė duhej tė zgjidhte, nė radhė tė parė, ēėshtjen mė tė mprehtė politike, atė kombėtare, tė zhdukte robėrinė osmane, duke krijuar njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Si rrjedhim, aspiratat ekonomiko-shoqėrore tė fshatarėve dhe posaēėrisht ato pėr tokėn nuk u pėrfshinė nė programet e Rilindjes.
    Megjithatė, lufta e fshatarėsisė dhe e vegjėlisė sė qytetit kundėr sistemit tė rėndė shtypės ekonomik e politik osman dhe nė radhė tė parė kundėr taksave e detyrimeve tė tjera, kundėr diskriminimit nė lėmin politik, tė arsimit e tė kulturės, kishte karakter shoqėror e antifeudal. Kjo e pėrforcoi edhe mė shumė kontradiktėn kombėtare dhe i dha pėrmasa tė gjera bazės sociale tė lėvizjes rilindėse.



    Iluminizmi




    Iluminizmi ka qenė njė lėvizje e borgjezisė evropiane nė periudhėn e pėrgatitjes dhe tė kryerjes sė revolucioneve tė shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundėr rendit feudal dhe kulturės sė tij, kundėr obskurantizmit mesjetar e tė gjitha formave tė ideologjisė sė prapambetur dhe pėrpiqej pėr pėrhapjen e arsimit e tė diturisė. Jehona e kėtij iluminizmi tė vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve tė mėdha tė Revolucionit francez tė 1789-s dhe tė revolucioneve tė 1848-s qė tronditėn Evropėn, u ndie edhe nė Shqipėrinė e atėhershme, u pasqyrua nė ideologjinė dhe nė programin e Rilindjes Shqiptare. Shumė nga udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare (nė mėnyrė tė veēantė ideologėt e Rilindjes) ishin frymėzuar nga kėto ide pėrparimtare tė revolucioneve evropiane dhe patėn nxjerrė mėsime prej tyre. Tė panumėrt ishin gjithashtu shqiptarėt, madje edhe disa nga rilindėsit e njohur, qė kishin marrė pjesė nė revolucionet kombėtare tė shteteve fqinje, nė ato grek, rumun e serb, si edhe nė revolucionet e vendeve tė Evropės. Kėta u bėnė tė ndėrgjegjshėm se idetė e kėtyre revolucioneve duhej tė pėrhapeshin e tė pėrqafoheshin edhe nga shqiptarėt.

    Rilindja shėnoi njė hapje ndaj kulturės pėrparimtare botėrore nga mė tė mėdhatė qė kishte njohur kultura shqiptare deri atėherė. Ishte koha kur kombi shqiptar vendosi lidhje mė tė dendura me idetė dhe kulturėn pėrparimtare tė popujve tė tjerė, pėrfitoi nga thesari i kulturės sė Perėndimit dhe sidomos nga Rilindja Evropiane, nga iluminizmi i saj. Pikėrisht nėn ndikimin e kėtyre faktorėve tė rinj u formuan mendimtarėt, ideologėt dhe iluministėt shqiptarė tė epokės sė Rilindjes.
    Pėrhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturės kombėtare, qė pėrbėnte njė nga drejtimet kryesore tė Rilindjes e tė iluminizmit shqiptar, vlerėsohej nga mendimtarėt rilindės si njė nevojė qė shtronte zhvillimi ekonomik, shoqėror e kulturor i vendit, si njė kusht i domosdoshėm i pėrparimit material e shpirtėror tė kombit shqiptar. Rilindėsit e kuptuan kėtė nevojė historike dhe iluminizmi i tyre i shėrbente plotėsimit tė kėsaj kėrkese tė shoqėrisė shqiptare. Pėrhapja e kulturės dhe e arsimit kombėtar do tė ndihmonin nė emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitė fetare, tė mbjella nga sundimtarėt osmanė.

    Por iluminizmi shqiptar kishte disa tipare dalluese nė krahasim me atė tė vendeve tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe vendet fqinje, qė diktoheshin nga gjendja e kombit shqiptar nė Perandorinė Osmane dhe nga politika e saj diskriminuese. Duke zbatuar parimin fetar nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė etnike tė popullsisė, qeveria osmane nuk e njihte kombėsinė shqiptare, tė cilėn e ndante, sipas besimit fetar, nė tri pjesė, qė ajo i quante tė ndryshme: myslimane, ortodokse dhe katolike. Si pasojė, sipas sistemit mesjetar e obskurantist tė “miletit” (tė kombėsisė), tė vendosur nga sulltanėt osmanė, pėr turqit myslimani shqiptar, si i ēdo kombi tjetėr, ishte turk, ortodoksi grek e katoliku latin (italian).

    Nė pėrputhje me kėtė parim, qė mohonte qenien e shqiptarėve si njė komb i vetėm, Porta e Lartė nuk lejoi tė hapeshin nė Shqipėri shkolla shqipe, por vetėm shkolla turke, greke, italiane ose austriake. Nė qoftė se Turqia pranoi tė hapej ndonjė shkollė e veēantė shqipe, kėtė e bėri kur ishte e detyruar ose kur ia kėrkonte interesi i ēastit, madje priste rastin qė t’i mbyllte ato. Prandaj, pėrhapja e arsimit dhe e kulturės kombėtare u bė njė nga ēėshtjet themelore tė Rilindjes ndryshe nga ē’ndodhi, p.sh., nė tokat greke e tė kombeve tė tjera ballkanike tė Perandorisė Osmane, ku popullsisė i njihej e drejta tė arsimohej nė gjuhėn e vet. Nė kėto kushte iluminizmi shqiptar nuk mund tė mbetej thjesht njė lėvizje kulturore. Iluminizmi e veēanėrisht lėvizja pėr shkollėn e pėr kulturėn shqiptare mori karakter politik, sepse drejtohej kundėr ideologjisė sė prapambetur obskurantiste, ku pėrfshiheshin edhe ato ide konservatore klerikale, qė mbėshteteshin nė interpretimin qėllimkeq tė dogmave tė veēanta tė doktrinave fetare tė tė gjitha besimeve. Ajo drejtohej edhe kundėr politikės tradicionale tė asimilimit e tė turqizimit tė shqiptarėve, qė ndiqte prej shekujsh Perandoria Osmane. Me karakterin e saj kombėtar shkolla dhe pėrgjithėsisht kultura e Rilindjes u mbyllte dyert rrymave ideologjike shkombėtarizuese ngado qė tė vinin.

    Shkolla kombėtare qė kėrkonin rilindėsit e qė kishte pėr qėllim arsimimin nė gjuhėn shqipe, duhej tė ishte laike, tė bėhej njė vatėr kulture, qė tė plotėsonte nevojat e zhvillimit ekonomik e shoqėror tė vendit dhe, njėherazi, njė vatėr e atdhetarisė dhe e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Rrjedhimisht, kėrkesat pėr shkollėn dhe pėr letėrsinė shqipe nuk kishin karakter thjesht kulturor. Iluminizmi shqiptar kishte edhe njė karakter politik, u bė armė e fuqishme e luftės ēlirimtare. Gėrshetimi i shumanshėm i veprimtarisė kulturore-arsimore me veprimtarinė politike pėrbėn njė nga veēoritė e iluminizmit tė Rilindjes Shqiptare dhe tė lėvizjes kombėtare tė asaj periudhe. Nė fazėn e fundit tė saj, nga gjithė pjesėt pėrbėrėse tė kulturės shqiptare, mori pėrparėsi zhvillimi i kulturės politike, qė u dha tonin dhe frymėn patriotike gjithė pėrbėrėsve tė tjerė. Me rritjen e ngarkesės politike tė kulturės nė fundin e shek. XIX dhe nė fillimin e shek. XX u forcua roli i shtypit dhe sidomos i publicistikės, jo vetėm me numrin e madh tė botimeve brenda e jashtė vendit, por edhe me pėrmbajtjen kryesisht atdhetare. Fryma patriotike u ndje edhe nė letėrsinė artistike, duke i dhėnė asaj njė angazhim mė tė madh e mė tė drejtpėrdrejtė nė lėvizjet e mėdha politike tė kohės, nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

    Duke pėrhapur nė popull arsimin dhe pėrgjithėsisht kulturėn nė gjuhėn shqipe e me frymė atdhetare, rilindėsit synonin tė shpejtonin zgjimin e tij kombėtar, tė ndihmonin nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes politike dhe tė arrinin aftėsimin e shqiptarėve pėr njė jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo lėvizje u bė pjesė e pandarė e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe pati jo vetėm ushtarėt, por edhe dėshmorėt e saj. Me kėtė mision tė shkollės e tė kulturės shqiptare shpjegohet edhe lufta qė u bėnė atyre dhe atdhetarėve rilindės Porta e Lartė, Patrikana greke e qarqet shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat shihnin tek ato njė pengesė tė fortė pėr politikėn dhe pėr planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.

  4. #4
    Ēėshtja fetare



    Si rrjedhojė e pushtimit dhe e sundimit katėrshekullor osman, shqiptarėt hynė nė historinė moderne tė ndarė nė tri besime tė ndryshme fetare: krahas feve tė mėparshme ortodokse e katolike, tė cilat i ruajti njė pjesė e popullsisė, u shtua edhe ajo myslimane, sė cilės i pėrkiste tashmė shumica e shqiptarėve.
    Shek. XIX bashkė me kėtė ndarje fetare tė popullsisė trashėgoi edhe peshėn e rėndė tė politikės teokratike tė sulltanėve osmanė, qė vinte shenjėn e barazimit midis fesė e kombėsisė dhe e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, tė ndarė nė tri kombėsi tė ndryshme. Kėsaj politike i bėnė jehonė Patrikana greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese tė shteteve fqinje e kishat e tyre respektive. Jeta shpirtėrore (ndėrgjegjja fetare) e besimtarėve shqiptarė sundohej nga tri institucione fetare, tri shkolla dhe tri kultura tė huaja. Kėto institucione klerikale vareshin nga tri qendra universale tė huaja, nga Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej tė cilave asnjėra nuk e pėrkrahte idenė e njė shteti kombėtar shqiptar.

    Por ndryshe nga disa vende tė tjera ballkanike, popullsia shqiptare nuk u nda nė aq kombėsi sa edhe fe. Ndėrgjegjja fetare nuk e errėsoi dhe nuk e mbuloi asnjėherė ndėrgjegjen e kombėsisė shqiptare. Udhėtarėt e huaj tė shek. XIX kanė vėnė nė dukje se, ndėrsa nga pikėpamja fetare nė pėrgjithėsi ishte hapur njė hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit tė tė njėjtit komb, te popullsia e Shqipėrisė mbizotėronte ndjenja e kombėsisė. Ndėrmjet elementėve tė feve tė ndryshme tė vendit u ruajtėn lidhjet shpirtėrore, ekonomike e shoqėrore, madje edhe lidhjet familjare. Me kėtė shpjegohet prania e sinkretizmit fetar tė pėrfaqėsuar nga “laramanėt” (tė krishterėt e fshehtė), pėrhapja e gjerė e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe fakti qė Shqipėria nuk njohu asnjėherė grindje e luftėra fetare.

    Megjithėse popullsia shqiptare i pati bėrė ballė kėsaj trysnie qindravjeēare dhe, siē shkruante udhėtari anglez Th. S. Hjugs (Th. S. Hughes) nė vitin 1820, e ruajti tė paprekur ndjenjėn e kombėsisė sė vet, ndarja nė tri fe tė ndryshme e sidomos varėsia e tyre nga institucione tė huaja klerikale dhe politika e pėrēarjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptarėve, e vėshtirėsuan bashkimin e popullit shqiptar dhe u bėnė pengesė nė luftėn e tij kundėr zgjedhės sė huaj pėr ēlirimin kombėtar. Pėrveē kėsaj, Porta e Lartė, Patrikana greke prej nga vareshin kishat ortodokse tė Shqipėrisė, si dhe fuqitė e tjera tė huaja u pėrpoqėn t’i pėrdornin fetė nė Shqipėri si njė mjet qė i shėrbente politikės sė tyre. Rrjedhojat negative, qė vinin nga kjo ndarje fetare e shqiptarėve, mund tė shihen si njė nga faktorėt (pas atyre ekonomiko-shoqėrorė), qė pėrcaktuan ritmet disi tė ngadalshme tė procesit tė emancipimit politik dhe tė zgjimit kombėtar tė shqiptarėve.

    Ndarja e popullsisė nė tri besime dhe politika e pėrēarjes fetare qė ndiqej ndaj saj, nuk mund tė mos shtronte pėrpara Lėvizjes Kombėtare Shqiptare disa detyra tė veēanta, qė nuk i ka njohur ajo e vendeve tė krishtere ballkanike. Feja e pėrbashkėt, krahas ideve kombėtare, ishte njė faktor qė i afronte shpirtėrisht elementėt pėrbėrės tė kėtyre popujve ballkanikė dhe qė shpejtoi bashkimin e tyre kombėtar nė luftėn ēlirimtare kundėr sundimtarėve osmanė, tė cilėt ishin myslimanė. Meqė popullsia e kėtyre vendeve i pėrkiste tė njėjtit besim fetar, udhėheqja e lėvizjes sė tyre pėrfitoi nga antagonizmi fetar me sundimtarėt osmanė pėr ta pėrdorur kishėn si forcė ideologjike dhe agjitatore nė lėvizjen ēlirimtare. Ndėrsa nė Shqipėrinė e shek. XIX, kur popullsia ishte e ndarė nė tri besime tė ndryshme fetare dhe kur 3/4 e saj ishte myslimane, domethėnė kishte tė njėjtėn fe me sundimtarėt osmanė, nuk mund tė bėhej fjalė pėr kėtė antagonizėm, tė shtruar nė rrafsh fetar.

    Nė kėto kushte bashkimi i shqiptarėve nė luftėn ēlirimtare do tė arrihej jashtė fesė, mbi fenė dhe vetėm i mbėshtetur nė parimin e kombėsisė. Rrjedhimisht lufta pėr afirmimin e parimit tė kombėsisė, qė ishte e pėrbashkėt pėr tė gjitha lėvizjet kombėtare ballkanike, pati nė Shqipėri veēoritė e saj, u ngrit jo vetėm jashtė fesė, por u drejtua njėherazi kundėr identifikimit tė pėrkatėsisė fetare tė elementėve tė ndryshėm tė popullsisė shqiptare me atė kombėtare dhe e zhveshi ndarjen fetare nga petku politik. Rilindėsit bėnė njė punė kėmbėngulėse e tė vėshtirė pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe politikėn pėrēarėse tė sundimtarėve osmanė e tė Patrikanės sė Stambollit, qė identifikonin fenė me kombėsinė. Ata luftuan gjithashtu kundėr ēdo orvatjeje pėr ta shndėrruar ndarjen fetare nė pėrēarje politike-fetare.

    Rilindja Kombėtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin. Ideologjisė sė panislamizmit, tė panortodoksizmit etj., qė kishte gjetur mbėshtetje edhe nė disa qarqe ēifligare e borgjeze turkomane e grekomane shqiptare dhe qė identifikonte fenė me kombėsinė, ajo i kundėrvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e, nė radhė tė parė, konceptin mbi kombin shqiptar si njė kategori e veēantė historike, qė ishte njė dhe i pandarė, megjithėse u takonte tri besimeve fetare, e qė dallohej nga kombet e tjera.

    Iluministėt e vendosėn Rilindjen Kombėtare nė njė platformė tė pėrparuar, bashkėkohėse dhe jashtėfetare, nė parimin e kombėsisė, tė shqiptarisė. Parimi “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, qė pėrshkon njė literaturė tė tėrė politike e artistike tė periudhės sė Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por jo antifetar, njė parim politik, qė synonte bashkimin e shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare. Ky koncept i shqiptarisė si feja e shqiptarėve pushtoi gjatė epokės sė Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptarėve, duke u bėrė njė forcė ideore, qė bashkoi shpirtėrisht e mendėrisht shqiptarėt nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.



    Tradita historike



    Rilindja trashėgoi nga shekujt e mėparshėm njė pasuri tė ēmuar historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi tė cilėn ajo u mbėshtet dhe tė cilėn e zhvilloi mė tej nė njė rrafsh tė ri, me njė platformė tė re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisė dhe e pėrdori kėtė trashėgimi pėr tė afirmuar tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė jetuar i lirė e i pavarur. Rilindėsit i kthyen sytė nga e kaluara historike, jo vetėm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin e tij, por edhe pėr t’i vėnė provat e lashtėsisė sė tij nė shėrbim tė detyrave qė qėndronin para lėvizjes kombėtare: pėr tė rritur krenarinė e bashkatdhetarėve nė luftėn e vėshtirė pėr ēlirimin kombėtar, pėr tė ndihmuar nė ngritjen e ndėrgjegjes sė tyre kombėtare, pėr tė forcuar mė tej individualitetin e shqiptarėve si komb dhe bashkimin e tyre pėrballė sundimtarėve osmanė, pėr t’u dhėnė njė mbėshtetje historiko-shoqėrore kėrkesave kombėtare dhe pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik tė huaj ndaj ēėshtjes shqiptare.

    Rilindėsit e pėrdorėn historinė si njė mjet tė fuqishėm nė shėrbim tė kėsaj ēėshtjeje, si edhe pėr tė hedhur poshtė pohimet e atyre shteteve, tė cilėt, pėr tė arritur mė lehtė synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipėrisė, ua mohuan shqiptarėve historinė. Rilindėsit u kapėn sidomos pas origjinės sė lashtė tė shqiptarėve dhe pas epokės sė Skėnderbeut. Nė rastin e parė ata u pėrpoqėn tė argumentonin e tė pėrhapnin tezėn mbi origjinėn pellazgjike ose ilire tė popullit shqiptar dhe tė provonin me kėtė se shqiptarėt janė ndėr banorėt mė tė vjetėr tė Ballkanit, autoktonė dhe zotėr tė ligjshėm tė truallit tė vet, tė cilin askush nuk kishte tė drejtė ta prekte. Nė rastin e dytė, duke evokuar e duke pasqyruar gjerėsisht nė letėrsi epokėn e Skėnderbeut, luftėn e tij ngadhnjimtare kundėr ushtrive tė Perandorisė sė fuqishme Osmane, rilindėsit synonin tė afirmonin vitalitetin e popullit shqiptar, aftėsinė e tij pėr t’u bashkuar politikisht dhe tė drejtėn pėr tė formuar shtetin e vet kombėtar.

    Historisė i janė drejtuar edhe rrethet politike tė vendeve fqinje, sidomos pas formimit tė shteteve kombėtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinė e Stefan Dushanit tė shek. XIV, ato greke Perandorinė Bizantine dhe ato bullgare Perandorinė Mesjetare tė Borisit e tė Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashėgimtarė tė perandorive pėrkatėse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “tė drejtėn historike” tė shtriheshin nė kufijtė e dikurshėm. Mirėpo asnjė nga kėto perandori nuk shtrihej nė gjithė Ballkanin ose nė pjesėn mė tė madhe tė tij, tė banuar si nė tė kaluarėn edhe nė shek. XIX nga popuj tė ndryshėm, qė ishin zotėr tė trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht synimi pėr t’i rikrijuar ato, qė ishte shprehje e politikės ekspansioniste tė kėtyre shteteve, cenonte rėndė interesat e popujve ballkanikė, ndėrsa, nė rastin e shqiptarėve, ēonte nė pushtimin e territoreve tė tyre etnike, amtare, ose nė copėtimin e tyre. Orvatjet pėr pėrmbushjen e kėtyre synimeve u bėnė shkak pėr luftėra ndėrmjet vetė vendeve ballkanike.

    Pėrdorimi i traditės historike nga Lėvizja Kombėtare Shqiptare nuk kishte prirje tė tilla ekspansioniste. Shqiptarėt nuk kishin formuar nė tė kaluarėn ndonjė perandori, sė cilės t’i referoheshin mendimtarėt e veprimtarėt rilindės. Epoka mė e ndritur, tė cilėn e evokuan rilindėsit, ishte ajo e Skėnderbeut. Por kufijtė e shtetit tė lirė e tė pavarur shqiptar, tė krijuar prej tij nė shek. XV shtriheshin nė toka shqiptare, madje nuk i pėrfshinin tė gjitha kėto toka; ky shtet lindi dhe qėndroi nė truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, njė luftė mbrojtėse kundėr agresionit osman.

    Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historicizmi i Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik tė pėrkatėsisė etnike tė trojeve shqiptare, shėrbeu si mbėshtetje pėr bashkimin politik tė shqiptarėve dhe tė territoreve tė banuara prej tyre jo vetėm nė tė kaluarėn, por edhe nė periudhėn mė tė re, nė shek. XIX.

  5. #5
    Faktori ndėrkombėtar



    Lufta pėr ēlirimin kombėtar, pėr formimin e njė shteti tė bashkuar shqiptar, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, edhe nė Shqipėri nuk mund tė zhvillohej jashtė ndikimit tė Fuqive tė Mėdha dhe tė raporteve ndėrkombėtare tė kohės.
    Nė shek. XIX Fuqitė e Mėdha e kishin vėnė Perandorinė Osmane nėn ndikimin e tyre, ishin bėrė tanimė njė faktor i dorės sė parė qė pėrcaktonte fatin e saj dhe tė zotėrimeve tė saj duke pėrfshirė edhe ato ballkanike. Tė bindura tanimė pėrfundimisht se kjo Perandori po shkonte drejt shembjes sė pashmangshme, kėto shtete punonin pėr tė forcuar mė tej ndikimin nė zotėrimet e saj dhe mbi shtetet qė do tė dilnin pas rrėnimit tė saj. Nė kėto rrethana, si lėvizjet kombėtare, ashtu edhe procesi i formimit tė shteteve nacionale, nuk mund tė zhvilloheshin nė mėnyrė tė pavarur dhe jashtė ndikimit e vullnetit tė Fuqive tė Mėdha. Ashtu si kėto lėvizje, edhe ajo kombėtare shqiptare, ishin bėrė pjesė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Zgjidhja e ēėshtjes kombėtare nė kėto vende pėrcaktohej nė njė shkallė tė konsiderueshme nga kėto marrėdhėnie ndėrkombėtare.

    Kėshtu, edhe pse patėn shpėrthyer nė Serbi kryengritja e parė mė 1804 dhe e dyta mė 1815, ndėrsa nė Greqi e nė Rumani mė 1821, kėto vende u ēliruan nga robėria osmane vetėm pas disfatės qė Turqia pėsoi nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1828-1829, kur, sipas traktateve tė paqes ndėrmjet Rusisė e Perandorisė Osmane, u njoh autonomia e principatės serbe dhe e Malit tė Zi, u pėrforcua autonomia e principatave tė Vllahisė e tė Moldavisė dhe u njoh pavarėsia e Greqisė, e cila u sanksionua edhe me Traktatin e Londrės tė Fuqive tė Mėdha mė 1830. Edhe Bullgaria, ndonėse u pėrfshi mė 1876 nga njė lėvizje kryengritėse kundėr robėrisė osmane, u shpall si principatė autonome (pjesa veriore e saj) dhe si njėsi shtetėrore nėn vasalitetin e sulltanit, me emrin Rumelia Lindore (pjesa jugore), pas shpartallimit tė Perandorisė Osmane nė Luftėn ruso-turke tė viteve 1877-1878 dhe pas Traktatit tė Shėn-Stefanit dhe atij tė Berlinit mė 1878.
    Rol vendimtar ka pasur faktori i jashtėm edhe nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, si dhe nė fatin e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.

    Por, ndryshe nga vendet e tjera tė Ballkanit, ndėrhyrjet e kėtij faktori nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare tė periudhės sė Rilindjes kanė qenė, me ndonjė pėrjashtim, me rrjedhoja negative pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Asnjė nga Fuqitė e Mėdha nuk e mori nėn sqetull ēėshtjen shqiptare dhe nuk u angazhua pėr zgjidhjen e saj. Ky qėndrim mospėrfillės, madje edhe opozitar i shteteve evropiane ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare, qė do tė vazhdonte edhe pas Rilindjes, ndonėse ka qenė diktuar nga interesat e tyre tė njohur politikė dhe strategjikė nė Ballkan dhe veēanėrisht nė Shqipėri, si edhe nga synimi pėr tė ruajtur ekuilibrin ndėrmjet tyre, ka qenė pėrcaktuar edhe nėn ndikimin e faktorit fetar. Dihet se afria e besimit fetar ka nxitur jo vetėm Rusinė, ku identifikimi populist i kombit me fenė ishte mė i spikatur (“rus” kishte kuptimin “kristian” - i krishterė), por edhe Fuqitė e tjera tė Mėdha evropiane tė pėrkrahnin lėvizjen kombėtare tė popujve tė krishterė tė Ballkanit. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare e popullit shqiptar, shumica e tė cilit i pėrkiste fesė myslimane, pėrgjithėsisht nuk ka gėzuar njė pėrkrahje tė tillė edhe kur ka pėrjetuar kulmet e saj, madje tė atilla qė rrallė mund tė ndeshen edhe nė vendet e tjera tė Ballkanit, siē kanė qenė periudha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881) dhe ajo e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1912.

    Por edhe Fuqitė e Mėdha, ndonėse pėrgjithėsisht i sinkronizonin veprimet e tyre kur ndėrhynin nė Perandorinė Osmane dhe posaēėrisht nė Shqipėri, nuk kanė mbajtur gjithnjė e tė gjitha tė njėjtin qėndrim ndaj ēėshtjes shqiptare. Janė tė njohura sidomos qėndrimet e veēanta tė Austro-Hungarisė, e cila, edhe pse kur ishte fjala pėr ndėrhyrjet nė Perandorinė Osmane vepronte si njė nga gjymtyrėt mė tė rėndėsishme tė koncertit tė shteteve evropiane, punonte njėherazi pėr tė nxitur zhvillimin kulturor tė shqiptarėve, qė e shihte si njė mjet pėr forcimin tek ata tė ndjenjave kombėtare. Kjo politikė diktohej, pa dyshim, nga interesat e saj ekonomikė e politikė nė Shqipėri, si vend me njė pozicion tė rėndėsishėm nė Adriatik, nga synimi i Vjenės pėr tė shfrytėzuar pėr kėta interesa Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Nė pragun dhe sidomos gjatė luftėrave ballkanike (1912-1913) Austro-Hungaria nisi tė pėrkrahte nė fillim idenė e vendosjes sė njė administrimi autonom nė Shqipėri e mė pas, nė periudhėn e pėrgatitjes sė Shpalljes sė Pavarėsisė, atė tė njė shteti kombėtar shqiptar.

    Ndėrhyrja e faktorit tė jashtėm nė ēėshtjen shqiptare ka qenė e shumėfishtė: krahas Fuqive tė Mėdha nė lėvizjen shqiptare ndėrhynin jo vetėm me mjete propagandistike e diplomatike, por edhe me agresionin e hapur ushtarak, edhe shtetet fqinje (Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Duke filluar nga vitet 30 tė shek. XIX, kėto shtete ndiqnin njė politikė ekspansioniste pėr pushtimin e tokave shqiptare. Nė kėto kushte Rilindja Shqiptare u detyrua ta drejtonte tehun e luftės njėherėsh nė dy fronte: kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirimin kombėtar dhe kundėr lakmive shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilat pėrkraheshin nga Fuqitė e Mėdha, sidomos nga Rusia, pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Lufta nė dy fronte, me dy objektiva, pėrbėnte njė veēori tė lėvizjes shqiptare tė epokės sė Rilindjes, e cila e bėnte atė tė dallohej nga lufta qė zhvilluan kombet e tjera tė Ballkanit nė shek. XIX. Megjithatė, kjo veēori nuk i pėrjashtoi aspak shqiptarėt e lėvizjen e tyre kombėtare nga fronti i pėrbashkėt i qėndresės sė popujve tė Ballkanit kundėr zgjedhės shekullore osmane, gjatė sė cilės u treguan tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me popujt fqinj tė Gadishullit Ballkanik dhe dhanė njė kontribut tė ēmuar.

    Pasojat e ndėrhyrjeve tė jashtme Shqipėria i ndjeu tepėr rėndė. Brenda 40 vjetėve tė fundit para Shpalljes sė Pavarėsisė (1912), Fuqitė e Mėdha dhe sidomos shtetet fqinje ballkanike, qė pėrkraheshin prej tyre, ndėrhynė, madje edhe me mjete ushtarake, dy herė nė ēėshtjen shqiptare: nė vitet 1878-1881, kur iu kundėrvunė Lidhjes sė Prizrenit dhe kėrkesave tė vazhdueshme tė saj pėr njė shtet autonom shqiptar dhe kur me vendimet e Kongresit tė Berlinit gjymtuan rėndė territoret shqiptare, si dhe mė 1912-1913, kur edhe pse e njohėn shtetin e pavarur, tė porsashpallur shqiptar, i shkėputėn atij mė shumė se gjysmėn e territoreve dhe tė popullsisė, qė ua aneksuan shteteve fqinje.



    Periodizimi i lėvizjes kombėtare



    Epoka e Rilindjes dhe lėvizja kombėtare qė u zhvillua gjatė saj pėrbėjnė njė proces unik e tėrėsor. Megjithatė, sikurse ėshtė pranuar nė historiografinė shqiptare, ajo ndahet nė disa periudha ose faza.

    Faza e parė fillon nė vitet 30 tė shek. XIX dhe vijon deri nė vitet e shpėrthimit tė Krizės Lindore, mė 1876-1877. Kjo ėshtė periudha e ndryshimeve tė rėndėsishme nė jetėn ekonomiko-shoqėrore, politike e kulturore tė vendit, e konsolidimit tė procesit tė formimit tė shqiptarėve si komb. Nė kėtė fazė nis tė pėrvijohet mendimi politik i Rilindjes, i ideologjisė dhe i programit tė saj, qė u pėrpunua nga ideologėt e parė tė Rilindjes. Pėrpjekjet pėr afirmimin e kombit shqiptar nėpėrmjet lėvrimit e pėrhapjes sė kulturės dhe tė arsimit shqip u shoqėruan me njė zhvillim tė tillė tė kulturės kombėtare tė paparė deri atėherė, qė nė kushtet, nė tė cilat ndodhej Shqipėria asokohe, e pati qendrėn e vet mė shumė nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, por edhe brenda vendit. Nė kėtė fazė tė lėvizjes kombėtare u formulua, ndonėse jo nė mėnyrė tė plotė, edhe kėrkesa e organizimit autonom tė trojeve shqiptare. Kjo periudhė karakterizohet gjithashtu nga njė varg kryengritjesh tė popullsisė fshatare e qytetare qė shpėrthyen nė vitet 30-40 dhe qė vazhduan thuajse pa ndėrprerje deri nė fillimin e Krizės Lindore, mė 1876-1877. Epoka e re historike nė tė cilėn u zhvilluan u dha atyre tipare tė reja, karakteristike pėr lėvizjet ēlirimtare tė Rilindjes.

    Faza e dytė pėrfshin vitet 1878-1881, kur nė kushtet e Krizės Lindore, njė element i rėndėsishėm i sė cilės ishte edhe Lėvizja Kombėtare Shqiptare, u shėnua njė kthesė e rėndėsishme nė zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarėshqiptare – Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhėheqėsit e saj pėrpunuan programin mė tė plotė politik tė lėvizjes kombėtare pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė qė kėrcėnohej nga monarkitė fqinje, pėr bashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet autonom kombėtar. Nė kėtė fazė, nėn drejtimin e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė udhėheqėsve tė saj mė tė vendosur, u bė pėrpjekja e parė pėr tė sendėrtuar me rrugėn e luftės sė armatosur programin e lėvizjes kombėtare, pėr tė themeluar shtetin kombėtar shqiptar. Nga kjo fazė ēėshtja shqiptare u bė njė realitet objektiv nė politikėn ballkanike tė Fuqive tė Mėdha, njė element i pandarė i kombinacioneve tė tyre diplomatike nė Ballkan dhe nė Evropė.

    Faza e tretė e lėvizjes kombėtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet mė 1908, me revolucionin e turqve tė rinj. Nė kėtė periudhė Lėvizja Kombėtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika tė atilla kulmore, siē ishin vitet e Lidhjes sė Prizrenit, erdhi duke u rritur, si nga pikėpamja cilėsore, me zhvillimin e mėtejshėm tė mendimit politik e tė kulturės, ashtu edhe nga organizimi i saj. Nė vitet e para pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit mori hov lufta pėr shkollėn dhe kulturėn kombėtare, u hodhėn themelet e shkollės kombėtare, u zhvillua letėrsia shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinė e vet njė varg i tėrė shkrimtarėsh, mendimtarėsh e publicistėsh, qė krijuan vepra, tė cilat vunė themelet e letėrsisė dhe tė kulturės sė sotme shqiptare.

    Nė kėtė periudhė zgjerohet mė tej veprimtaria patriotike e kolonive shqiptare tė mėrgimit, qė dhanė njė kontribut tė ēmuar nė lėvizjen kombėtare. Vitet e fundit tė shek. XIX shėnuan njė ngritje tė re tė lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė, qė u shpreh nė dy drejtime kryesore: sė pari, nė pėrgatitjen e njė vargu memorandumesh, peticionesh e traktatesh politike (ku spikat vepra “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhetė?”), me tė cilat u pasurua mė tej programi politik i Rilindjes pėr formimin e shtetit kombėtar, pėr organizimin e kushtetutėn e tij; sė dyti, nė themelimin e njė organizate tė re mbarėshqiptare, tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), qė mori pėrsipėr tė vazhdonte, nė kushtet e reja, misionin historik tė Lidhjes sė Prizrenit. Themelimi i komiteteve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe veprimtaria e tyre (1905-1908) ishte dėshmi e ngritjes sė mėtejshme tė shkallės sė organizimit tė lėvizjes kombėtare nė kėtė fazė. Ndonėse vazhdoi tė zhvillohet nė mėnyrė tė pavarur, me interesat e saj tė veēanta, Lėvizja Kombėtare Shqiptare u bashkua me atė tė turqve tė rinj dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr fitoren e Revolucionit xhonturk tė vitit 1908.

    Faza e katėrt (1908-1912) hapet me fitoren e Revolucionit xhonturk dhe mbaron me Shpalljen e Pavarėsisė tė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Kjo ėshtė periudha e rritjes sė lėvizjes politiko-kulturore (mė 1908-1910) dhe e kryengritjeve tė mėdha shqiptare kundėr sundimit osman nė vitet 1910-1912, tė cilat dallohen si nga pėrmasat e shkalla mė e lartė e organizimit, ashtu edhe nga programi politik autonomist qė parashtruan. Lėvizja kombėtare u bė nė kėto rrethana njė faktor i rėndėsishėm ndėrkombėtar, ndėrsa kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912 e dobėsuan pushtetin osman nė Ballkan dhe i hapėn rrugėn shkatėrrimit tė tij pėrfundimtar pas luftėrave ballkanike tė viteve 1912-1913.

    Kryengritjet, sidomos ajo e pėrgjithshme e vitit 1912, pėrgatitėn truallin pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ishte njė fitore e madhe historike me tė cilėn mbyllet epoka e Rilindjes Kombėtare. Por, i shpallur nė vitet e luftėrave ballkanike dhe pėr shkak tė vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Londrės tė Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha (1912-1913), shteti i pavarur shqiptar nuk arriti tė bashkojė, siē ishte pėrcaktuar nė platformėn politike tė Rilindjes, tė gjitha trojet e Shqipėrisė, pjesa mė e madhe e tė cilave mbeti jashtė kufijve tė tij, nėn robėrinė e shteteve fqinje, tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė. Nė kėto rrethana ēėshtja kombėtare shqiptare mbeti e pazgjidhur pėrfundimisht, duke u kthyer nė periudhat mė pas nė njė problem i lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar tė asaj popullsie shqiptare qė mbeti nė ato shtete dhe duke u bėrė njėherazi njė faktor qė ndikoi fuqishėm nė marrėdhėniet e shtetit shqiptar me kėto vende fqinje.

  6. #6
    K R E U II

    ZHVILLIMI EKONOMIK DHE SHOQĖROR I SHQIPĖRISĖ

    GJATĖ SHEK. XIX - FILLIMI I SHEK. XX







    1. TROJET SHQIPTARE





    Shtrirja e trojeve shqiptare


    Gjatė ēerekut tė dytė tė shek. XIX, me gjithė disfatat e shpeshta qė kishte pėsuar nė tė kaluarėn, Perandoria Osmane zotėronte ende territore tė gjera nė Lindjen e Afėrme, nė Gadishullin Arabik, nė Afrikėn Veriore dhe nė Gadishullin Ballkanik. Brenda kėtyre territoreve banonin afėrsisht 33 milionė banorė. Nė Evropėn Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore tė rėndėsishme (Hungarinė, Kroacinė, Besarabinė etj.).

    Veē kėsaj, pak kohė mė parė Greqia kishte fituar pavarėsinė kombėtare nė njė pjesė tė territoreve tė saj, ku banonin rreth 850 mijė frymė. Mė 1840 nė viset ballkanike, tė cilat ndodheshin ende nėn kontrollin e Perandorisė Osmane, banonin rreth 10,5 milionė frymė. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionė frymė, kishin fituar autonominė nėn suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionė banorė), pėrfshirė edhe trojet shqiptare, ndodheshin nėn sundimin e plotė tė Perandorisė Osmane.

    Si edhe mė parė, popullsia e Perandorisė pėrbėhej nga njė mori kombėsish, tė cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mėnyra e jetesės. Shteti osman vijonte tė mos e pranonte konceptin e kombėsisė. Duke qėndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, qė e identifikonte kombėsinė me fenė, Porta e Lartė vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike, nė “myslimanė”, nė “rumė” (ku pėrfshinte ortodoksėt), nė “latinė” (ku pėrfshinte katolikėt etj.) dhe nė “jahudi” (ēifutė). Ajo nuk u kishte dhėnė asnjėherė rast atyre tė deklaronin tė paktėn gjuhėn e tyre amtare, as kur bėhej regjistrimi i popullsisė. Pėr kėtė arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjėherė numrin e popullsisė sė saj sipas pėrbėrjes kombėtare, rrjedhimisht as numrin e banorėve tė kombėsisė shqiptare.

    Qysh nė pjesėn e parė tė shek. XIX, me lindjen e lėvizjeve kombėtare tė popujve ballkanikė, filloi interesimi i qarqeve tė ndryshme evropiane pėr strukturėn etnike tė Perandorisė Osmane. Por, nga mungesa e tė dhėnave zyrtare tė sakta, autorė tė ndryshėm shpallėn njoftime qė binin nė kundėrshtim ndėrmjet tyre, ndėrsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, tė cilat, pėr tė pėrligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarėt ortodoksė nė jug si grekė, nė veri si serbė, nė lindje si bullgarė, kurse shqiptarėt myslimanė tė kėtyre viseve herė si turq, herė si grekė, si serbė a si bullgarė tė islamizuar dhe pastaj tė shqiptarizuar.

    Megjithatė, njė shumicė studiuesish dhe udhėtarėsh tė huaj, tė cilėt gjatė shek. XIX e njohėn nga afėr strukturėn etnike tė Gadishullit tė Ballkanit, vunė nė dukje se, me gjithė sundimin katėrshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjė tė paprekur identitetin e kombėsisė sė vet. Kėtė identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicės sė shqiptarėve nė fenė islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarėve tė krishterė, as fryma e dasisė fetare qė qendrat e huaja kishtare kishin pėrhapur nė Shqipėri. Sikurse shėnonte udhėtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipėrinė mė 1809, shqiptarėt e tri besimeve nuk e quanin veten, siē ndodhte me popullsitė e tjera tė Perandorisė, as “myslimanė”, as tė “krishterė”, por nė radhė tė parė me emrin e tyre etnik “shqiptarė”.

    Shqiptarėt banonin nė tė njėjtat troje ku kishin jetuar gjatė gjithė historisė sė tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Nė mes tė shek. XIX trojet e tyre mbulonin njė sipėrfaqe prej rreth 75 mijė kilometra katrorė. Ato shtriheshin: nė veri deri nė Tivar, nė Podgoricė, nė Rozhaj e nė Novi Pazar (Pazari i Ri), nė verilindje deri nė Nish, nė Leskovc e nė Vranjė, nė lindje deri nė Kumanovė, nė Shkup e nė Manastir, nė jug deri nė Konicė, nė Janinė e nė Prevezė. Brenda kėsaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 frymė.

    Megjithatė, si pasojė e kushteve historike qė njohu Gadishulli Ballkanik gjatė sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, nė disa vende tė trojeve shqiptare, kryesisht nė ato periferike, kishin depėrtuar si kolonistė edhe pjesėtarė tė kombėsive tė tjera. Prania e kėtyre kombėsive nuk ishte e njėllojtė kudo. Nga kjo pikėpamje treva shqiptare ndahej nė dy zona tė mėdha: nė trungun etnik, ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn absolute tė popullsisė, dhe nė brezin anėsor, ku shqiptarėt pėrbėnin pakicėn e saj, krahas popullsive tė tjera. Me gjithė ngushtimin qė kishte pėsuar gjatė shekujve mesjetarė, trungu etnik pėrfshinte, nė mesin e shek. XIX, viset e Gegėrisė (ku bėnte pjesė edhe Kosova) dhe tė Toskėrisė (ku pėrfshihej edhe Ēamėria), me njė sipėrfaqe prej rreth 52 mijė kilometra katrorė, me rreth 1 300 000 frymė, shumica e tė cilėve qenė shqiptarė?. Sė bashku me banorėt shqiptarė tė brezit anėsor, numri i popullsisė shqiptare arrinte nė atė periudhė nė rreth 1 500 000 frymė.

    Nė brezin anėsor, me njė sipėrfaqe prej 23 mijė kilometra katrorė dhe me njė popullsi e cila sipas burimeve tė ndryshme arrinte nė rreth 500 000-600 000 frymė, pėrveē shqiptarėve, kishte popullsi malazeze nė veriperėndim (Podgoricė, Shpuzė, Zhabjak, Moraēė), boshnjake nė veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe nė verilindje (Vranjė, Leskovc, Nish), maqedone nė lindje (Shkup, Perlep, Manastir) dhe greke nė jug (Artė, Prevezė, Janinė)??.

    Nė kushtet e lindjes sė lėvizjeve kombėtare ballkanike, kjo rrethanė u shfrytėzua nga qarqet nacionaliste tė vendeve tė Ballkanit dhe nga Fuqitė e Mėdha, qė i pėrkrahnin ato pėr tė realizuar lakmitė e tyre shoviniste. Pasojat negative tė kėsaj politike, e cila filloi tė shfaqej qysh nė vitet 40 tė shek. XIX, i ndjeu nė radhė tė parė popullsia shqiptare.

  7. #7
    Struktura ekonomike dhe shoqėrore e viseve shqiptare nė vitet 30-40


    Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX viset shqiptare, me gjithė pėrparimin qė ishte dukur nė zhvillimin e ekonomisė nė periudhėn e mėparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnjė tiparet e njė vendi agrar tė prapambetur. Shumica dėrrmuese e popullsisė merrej, si edhe mė parė, me bujqėsi e blegtori. Nė fshat banonin, ku mė shumė e ku mė pak, rreth 87% tė banorėve tė kėtyre viseve.

    Shqipėria ishte e begatė nga natyra, kishte mjaft toka pjellore, siē ishin: fusha e Zadrimės, tokat e Rrafshit tė Dukagjinit, tė Fushė-Kosovės, tė Gjilanit, trevat bregdetare fushore midis Shkodrės e Durrėsit qė bashkėkohėsit i quanin “tė shkėlqyera, tė vaditura nga shumė rryma uji”, fushat midis Tiranės dhe Elbasanit etj. Nė juglindje shtrihej fusha pjellore e Korēės. Toka pjellore gjendeshin edhe nė pellgun Strugė-Ohėr-Resnjė. Pėr pjellorinė e tyre shquheshin edhe fushat e Delvinės, tė Pargės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit, tė Filatit etj. Pjelloria e luginės sė Dropullit kishte tėrhequr vėmendjen e agjentėve konsullorė e ushtarakė anglezė, francezė dhe austriakė. Nė trevėn e Ēamėrisė dhe nė ndonjė vend tjetėr merreshin dy prodhime nė vit. Toka tė pėrshtatshme pėr bujqėsi kishte edhe nė trevat malore nė Guci, nė luginat e Mirditės, nė Malin e Sharrit, nė viset kodrinore tė Drenicės, tė Podgorit, tė Pejės, nė Lugun e Drinit nė viset malore midis Lezhės, Krujės, Durrėsit dhe Elbasanit, qė nė mjaft raste ishin punuar mė mirė se nė viset fushore.

    Megjithatė ekonomia bujqėsore karakterizohej nga njė prapambetje e theksuar. Nė viset e Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare sipėrfaqe tė mėdha tokash qėndronin tė pėrmbytura nga ujėrat. Por edhe nė fushat jomoēalore sipėrfaqe tė mėdha tė tokave bujqėsore, ndonėse mjaft pjellore, rrinin tė papunuara, pasi, pėr shkak tė zotėrimit tė pronave tė mėdha ēifligare, popullsia fshatare nė kėto fusha ishte shumė e pakėt. Pėrqindja mė e madhe e popullsisė fshatare ishte pėrqendruar nė viset e brendshme.

    Kudo toka punohej kryesisht me parmendėn e drunjtė tė pajisur me njė plor hekuri dhe tė tėrhequr nga penda e qeve ose e buajve. Parmenda me rrota pėrdorej aty-kėtu vetėm nė zonėn e Shkodrės. Si nė Ballkan, ashtu edhe nė Shqipėri plehėrimi sistematik i tokave ende nuk njihej. Tokat plehėroheshin vetėm rastėsisht me pleh organik. Sipėrfaqen mė tė madhe nėn kulturė pėr ēdo ekonomi agrare e kishte Kosova. Rendimentet nė bujqėsi ishin shumė tė ulėta. Rendimentet mė tė larta siguroheshin nga misri, i cili zinte nė gjithė Perandorinė Osmane vendin e parė nė kulturat bujqėsore. Si drithėra buke pas misrit vinin gruri, thekra dhe elbi. Orizi kultivohej nė disa vise tė Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare (nė fushat e Tiranės, tė Ishmit, tė Shkumbinit, tė Kavajės e tė Shkodrės). Ndėr bimėt industriale vendin e parė e zinte duhani, i cili kultivohej kudo; liri, kėrpi dhe meli mbilleshin nė sasira tė kufizuara; pambuku kultivohej vetėm nė trevėn e Tiranės, tė Maliqit e tė Devollit.

    Nė Shqipėrinė Bregdetare kishte ullinj me shumicė, aq sa vaji sė bashku me duhanin zinin vendin e parė ndėr artikujt bujqėsorė qė eksportoheshin nga Shqipėria. Vreshtaria ishte mjaft e pėrhapur si nė fushė, ashtu dhe nė malėsi. Nė Shqipėri njiheshin nė pėrgjithėsi tė gjitha perimet qė kultivoheshin nė Perandorinė Osmane. Mė tė pėrhapurat ishin fasulja, thierza, qepa, lakra, preshi e kungulli. Fshatarėt kudo merreshin me rritjen e bletėve, nė disa vise gjithashtu me kulturėn e mėndafshit.

    Krahas bujqėsisė njė vend tė rėndėsishėm nė ekonominė e vendit zinte, si edhe mė parė, blegtoria. Madje nė disa vende ajo ishte dega kryesore e ekonomisė. Blegtoria pėrbėhej kryesisht nga dhentė e dhitė dhe mė pak nga bagėtitė e trasha. Njė pjesė e mirė e fushave tė Shqipėrisė, si ajo e Ulqinit, Zadrima dhe Bregu i Matit, shfrytėzoheshin mė shumė si kullota dimėrore sesa si toka bujqėsore. Bjeshkėt kryesore tė Kosovės, si Podgori, Rugova, Juniku, Jezeri e sidomos Sharri, tė pasura me kullota e me lirishte pyjore, ushqenin njė numėr tė madh bagėtish tė imėta, kurse fushat e Kosovės e tė Pollogut dalloheshin pėr numrin e madh tė tufave tė bagėtive.

    Udhėtarėve tė huaj u kishte tėrhequr vėmendjen pasuria e madhe nė bagėti tė imėta e tė trasha e fushės sė Myzeqesė. Treva midis Strugės, Pogradecit, Voskopojės, Korēės, Kolonjės, Konicės, si edhe krahina e Labėrisė shquheshin gjithashtu pėr zhvillimin e blegtorisė. Nė Shqipėri ishte zhvilluar edhe rritja e shpendėve, njė pjesė e tė cilėve eksportohej nė viset mė tė ngrohta; nė vendet ku mbillej mani rritej krimbi i mėndafshit.
    Nuk kishte pothuajse asnjė ekonomi fshatare pa ekonominė ndihmėse blegtore. Madje, nė disa vise malore, mjaft familje fshatare tė ardhurat kryesore i siguronin nga blegtoria. Nė blegtori, ashtu si edhe nė bujqėsi pėrdoreshin mjete e metoda tė prapambetura.

    Sikurse fshati, edhe qyteti nuk ishte shkėputur ende nga prapambetja ekonomike. Pėrqindja e ulėt e popullsisė qytetare (rreth 13% e popullsisė sė vendit) pasqyronte shthurjen me ritme tė ngadalshme tė ekonomisė natyrore nė fshat dhe sundimin e plotė tė prodhimit zejtar nė qytet. Nė fund tė viteve 30 qytetet mė tė rėndėsishme nė trevėn e katėr vilajeteve? ishin Manastiri (35 000 banorė), Shkodra (25 000 banorė), Janina (25 000 banorė), Prizreni (20 000 banorė) dhe Shkupi (15 000 banorė). Vinin pastaj Gjirokastra (10 000 banorė), Peja (10 000 banorė), Prishtina (10 000 banorė), Elbasani (8 000 banorė), Berati (8 000 banorė), Ohri (8 000 banorė), Tirana (7 000 banorė), Gjakova (7 000 banorė), Tetova (5 000 banorė), Korēa (5 000 banorė), Dibra (4 000 banorė), Kruja (4 000 banorė), Preveza (4 000 banorė) etj.

    Nė tė gjitha qytetet zotėronte ekonomia e vogėl zejtare. Edhe tregtia zhvillohej me vėshtirėsi pėr shkak tė rrjetit tė prapambetur tė komunikacionit. Nė kėto vise edhe rrugėt e karrove e tė qerreve nuk ishin tė mjaftueshme. Transporti i brendshėm kryhej kryesisht me kafshė barre. Nė Janinė, nė Shkodėr, nė Prizren, nė Manastir, nė Berat e gjetkė ishin shfaqur prej disa dhjetėvjeēarėsh mė parė punishte tė tipit manifakturor, por ato ende nuk ishin ēliruar nga normat tradicionale esnafore.

    Edhe pėrsa i pėrket strukturės shoqėrore tė popullsisė, viset shqiptare ruanin ende tiparet e shoqėrisė feudale, ndonėse tashmė nė shthurje tė shpejtė. Grupimin kryesor shoqėror nė ekonomi e formonin, si edhe mė parė, feudalėt ēifligarė sė bashku me funksionarėt e lartė tė aparatit burokratik dhe shtresat e sipėrme tė klerit, tė cilėt pėrfaqėsonin rreth 0,2% tė popullsisė sė vendit. Veē kėsaj, edhe pse sistemi i timareve u hoq nė fillim tė viteve 30, njė pjesė e feudalėve i ruante ende pozitat ekonomike tė mėparshme. Krahas bejlerėve ēifligarė, tė cilėt zotėronin sipėrfaqe tė mėdha tokash tė punueshme e tė papunueshme, sundonin ende feudalėt derebej, spahinjtė e timareve dhe bajraktarėt e malėsive.

    Nė radhėt e prodhuesve tė fshatit zotėronin gjithashtu shtresat e mėparshme - fshatarėt pronarė, tė cilėt formonin gjithnjė shumicėn dėrrmuese tė popullsisė agrare (84-86%). Por, sado qė zyrtarisht ishin ēliruar nga sistemi i timareve, ata ndodheshin gjithnjė nėn varėsinė e derebejve, tė spahinjve ose tė bajraktarėve. Pjesėn tjetėr tė popullsisė agrare (14-16%) e pėrbėnin fshatarėt pa tokė, bujq e argatė, tė cilėt vazhdonin tė mbeteshin nėn varėsinė ekonomike tė bejlerėve ēifligarė.

    Nė katet e larta tė popullsisė qytetare qėndronin, si edhe nė shekullin e kaluar, krerėt e esnafėve dhe reshperėt e mėdhenj sė bashku me aparatin burokratik dhe me ulematė. Pjesėn dėrrmuese (afėrsisht 76-80%) tė popullsisė qytetare e formonin zejtarėt e thjeshtė dhe tregtarėt e vegjėl. Pjesėn tjetėr (afėrsisht 20-24%) e pėrbėnin shtresat e ulėta, tė zhveshura nga ēdo lloj pasurie, tė cilat formonin vegjėlinė qytetare (kallfėt, ēirakėt, shegertėt, muratorėt, druvarėt dhe punėtorėt e ndryshėm tė krahut).

    Politika obskurantiste qė Perandoria Osmane kishte ndjekur pėr katėr shekuj me radhė, jo vetėm e kishte lėnė vendin me njė rrjet arsimor shtetėror tė prapambetur, por kishte krijuar njė situatė mbytėse edhe pėr ngritjen e shkollave private tė arsimit tė pėrgjithshėm. Porta e Lartė kishte nxitur vetėm zhvillimin e arsimit fetar (islamik nė turqisht, ortodoks nė greqisht dhe katolik nė italisht). Megjithatė edhe numri i shkollave fillore e fetare turke (mektebeve dhe medreseve) ishte shumė i kufizuar, kurse ai i shkollave fetare tė krishtera edhe mė i pakėt. Brenda katėr vilajeteve, ku bėnin pjesė viset shqiptare, kishte vetėm njė shkollė tė mesme tė arsimit tė pėrgjithshėm - gjimnazi greqisht “Zosimea” nė Janinė. Si rrjedhim, nė vitet 40 gati 98% e popullsisė ishte analfabete. Madje nė shumicėn dėrrmuese tė fshatrave nuk kishte asnjė njeri tė shkolluar, qoftė edhe me arsim tė ulėt, fillor.

    Shkaktare kryesore e kėsaj prapambetjeje tė pėrgjithshme ishte vetė Perandoria Osmane, e cila me regjimin e saj feudal-ushtarak kishte penguar pėr shekuj me radhė zhvillimin e lirė ekonomik e kulturor tė vendit. Ndonėse gjatė njėqind vjetėve tė fundit ekonomia natyrore kishte hyrė nė rrugėn e shthurjes dhe vendin e saj po e zinte ekonomia e tregut, qarqet sunduese osmane vazhdonin tė ruanin regjimin e vjetruar politik feudal, absolutizmin sulltanor me karakter teokratik mesjetar, qė nuk u pėrshtatej kushteve tė reja historike. Jeta politike nė Shqipėri ndodhej ende nėn zgjedhėn e derebejve, tė funksionarėve parazitarė dhe tė ulemave fanatikė, tė cilėt, ndryshe nga feudalėt ēifligarė, ishin tė shkėputur nga sfera e prodhimit dhe e shkėmbimit.

    Ata i nxirrnin tė ardhurat e tyre kryesisht duke grabitur popullsinė me anėn e dhunės ose arkėn e shtetit me anėn e posteve qeveritare. Si rrjedhim i dhunės, i grabitjes, i arbitraritetit e i pasigurisė, ekonomia e viseve shqiptare ndodhej nė njė amulli tė theksuar. Pėr kėtė arsye, punishtet e para manifakturore qė kishin filluar tė lindnin nėpėr qytete qysh nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XVIII mbetėn nė hapat fillestarė nuk u kthyen nė industri tė mirėfillta kapitaliste. Edhe pronėsia tokėsore ēifligare, e cila gjithashtu ishte rritur qysh nė shek. XVIII, nė vend qė tė pėrvetėsonte, siē ishte e natyrshme, format e ekonomisė sė tregut, ishte gozhduar nė qerthullin e marrėdhėnieve feudale.

  8. #8
    Ndryshimet administrative. Organizimi i vilajeteve


    Pasi shtypi qėndresėn e feudalėve separatistė provincialė, Porta e Lartė nuk e rimėkėmbi mė sistemin e vjetėr administrativ tė ejaleteve, i cili ishte pėrmbysur nė viset shqiptare qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, pjesėrisht nga anarkia feudale qė pushtoi kėto vise dhe kryesisht nga ekzistenca relativisht e gjatė e pashallėqeve tė Shkodrės e tė Janinės. Vendin e ejaleteve e zunė pashallėqet, tė cilat u ndėrtuan mbi parimet centraliste. Pėr tė mos u dhėnė mundėsi guvernatorėve provincialė qė tė forcoheshin politikisht dhe ekonomikisht, njėsitė e reja administrative ishin shumė mė tė vogla se ejaletet e dikurshme. Nė krye tė pashallėqeve tani u emėruan si guvernatorė pashallarė tė karrierės ushtarake, tė pajisur me grada sipas sistemit evropian.

    Nė kuadrin e kėsaj reforme administrative, territoret me popullsi shqiptare u ndanė, nė fillim tė viteve 30, midis 9 pashallėqeve (pashallėqet e Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės, tė Prizrenit, tė Pejės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės e tė Leskovcit). Kryengritjet qė shpėrthyen nė gjysmėn e parė tė viteve 30 e detyruan Portėn e Lartė t’i krijonte pėrsėri mė 1836 njėsitė e mėdha administrative e sipas kėsaj reforme, viset me popullsi shqiptare u ndanė midis 3 ejaleteve: nė ejaletin e Manastirit, guvernatori i tė cilit, me titullin “valiu i Rumelisė”, tani kishte nė administrim pashallėqet e Manastirit, tė Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Pejės; nė ejaletin e Sofjes, me nė krye njė mareshal (myshir), nėn vartėsinė e tė cilit hynė gjithashtu pashallėqet e Prishtinės, tė Shkupit, tė Vranjės, tė Leskovcit e tė Nishit; nė ejaletin e Janinės, me nė krye njė vezir, nė kufijtė e tė cilit hyri, pėrveē trojeve jugore shqiptare, edhe pashallėku i Thesalisė. Mė 1846, pashallėku i Shkodrės dhe ai i Prizrenit u shkėputėn nga valiu i Rumelisė (nga ejaleti i Manastirit) dhe formuan njė njėsi administrative mė vete, me emrin ejaleti i Shkodrės, i varur drejtpėrdrejt nga Stambolli.

    Me qėllim qė ta forconte mė tej pushtetin qendror dhe tė rriste kontrollin e vet nė provinca, Porta e Lartė ndėrmori mė 1864 njė reformė tjetėr administrative, sipas sė cilės vendin e ejaleteve e zunė vilajetet, me nė krye njė vali (guvernator). Edhe vilajetet u ndanė si dikur ejaletet nė sanxhakė, nė kaza e nė nahije. Vilajeti u pajis me njė aparat burokratik tė plotė. Nė mėnyrė tė veēantė ky aparat kishte pėr detyrė tė vilte taksat pėr shtetin, tė nxirrte rekrutėt pėr ushtrinė dhe tė suprimonte venomet tradicionale. Sipas shembullit tė shteteve evropiane, nėn urdhrat e valiut qėndronte Mexhlisi, d.m.th. kėshilli administrativ i vilajetit, nga i cili vareshin drejtoritė e ngarkuara pėr sektorė tė veēantė tė administratės (drejtoria e financės, e vakėfeve, e ekonomisė, e arsimit etj.). Repartet ushtarake tė vilajetit me komandantin e tyre me gradė, sipas rastit, gjeneral divizioni ose gjeneral armate, tani vareshin drejtpėrdrejt nga sulltani nėpėrmjet shtatmadhorisė sė pėrgjithshme tė ushtrisė osmane. Krahas tyre kishte njė varg organesh tė tjera, siē ishin ato gjyqėsore dhe zyrat e sheriatit, tė cilat nė disa vise mbetėn pėrsėri nė fuqi, ato tė xhandarmėrisė e tė policisė, tė cilat vareshin drejtpėrdrejt nga valiu.

    Njė strukturė administrative pak a shumė tė njėllojtė kishte edhe sanxhaku me kazanė.
    Vilajetet nuk u krijuan menjėherė. Madje disa prej tyre u suprimuan dhe u rikrijuan pėrsėri mė vonė. Veē kėsaj, edhe kufijtė e tyre administrativė nuk qenė tė qėndrueshėm. Shpeshherė krahina tė tėra shkėputeshin nga njė vilajet dhe futeshin nėn vartėsinė e njė vilajeti tjetėr.
    Trojet shqiptare u prekėn pjesėrisht nga reforma e re administrative mė 1867 me krijimin e vilajetit tė Selanikut, i cili pėrfshiu disa krahina tė Shqipėrisė Lindore (rrethet e Matit, tė Dibrės, tė Strugės, tė Pogradecit e tė Korēės). Dy vjet mė vonė, mė 1869, u krijua vilajeti i Shkodrės, nė kufijtė e tė cilit hynė, pėrveē viseve tė Shqipėrisė Veriore, edhe krahinat e Matit, tė Dibrės, tė Prizrenit, tė Gjakovės etj. Mė 1873 kufijtė e vilajetit tė Shkodrės u ngushtuan nė favor tė njė vilajeti tė ri, tė vilajetit tė Prizrenit, i cili pėrfshiu gjithė Kosovėn sė bashku me sanxhakėt e Dibrės, tė Shkupit e tė Nishit. Gjatė kėsaj kohe edhe ejaleti i Janinės u kthye nė njė vilajet.

    Megjithatė, ndryshimet mė tė shpeshta dhe mė tė thella harta e vilajeteve i pėsoi gjatė viteve tė Krizės Lindore (1875-1878). Nė mėnyrė tė veēantė vilajeti i Kosovės, qendra e tė cilit kaloi nga Prizreni nė Prishtinė, pėsoi ndryshime tė rėndėsishme nė shtrirjen e vet territoriale pothuajse ēdo vit, nė ndonjė rast edhe dy herė nė vit. Kėshtu, pėr shembull, mė 1875 ai shtrihej vetėm nė viset e Kosovės, kurse dy vjet mė vonė nėn juridiksionin e tij u pėrfshi njė territor i gjerė, qė nga Dibra deri nė Nish. Po ashtu ndodhi edhe me vilajetin e Shkodrės, i cili, pasi u suprimua mė 1875, u riorganizua mė 1877 jo si vilajet, por si ejalet, me njė territor gati dy herė mė tė vogėl se ai qė kishte katėr vjet mė parė. Nė tė njėjtėn kohė, vilajeti i Manastirit, i cili u krijua pėr tė parėn herė mė 1875, dy vjet mė vonė u suprimua duke hyrė nė juridiksionin e vilajetit tė Selanikut.

    Pavarėsisht nga kėto ndryshime tė thella dhe tė shpeshta, trojet shqiptare mbetėn mė tepėr tė ndara midis katėr vilajeteve. Veē kėsaj, nė secilin nga kėto vilajete u pėrfshinė edhe kombėsi tė tjera: nė vilajetin e Kosovės popullsi shqiptare, serbe e maqedone, nė atė tė Manastirit popullsi shqiptare, maqedone e greke, nė vilajetin e Janinės popullsi shqiptare, greke dhe vllehe, kurse nė atė tė Shkodrės popullsi shqiptare e malazeze. Megjithatė, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė ēdonjėrin prej tyre dhe nė tė katėr vilajetet tė marra sė bashku. Mė shumė se kurdoherė tani qė nė Ballkan kishin marrė hov tė madh lėvizjet pėr ēlirim kombėtar, qėllimi qė ndiqte Porta e Lartė me kėtė politikė administrative ishte t’i mbante tė pėrēara popullsitė joturke tė Perandorisė, duke i vėnė nė grindje kombėsitė e ndryshme tė njė vilajeti dhe duke penguar bashkimin politik tė popullsisė sė njė kombėsie tė vetme, qė ishte e shpėrndarė nė vilajete tė ndryshme.

    Harta administrative e Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik u bė pak a shumė e qėndrueshme vetėm pasi kaloi tallazi i Krizės Lindore. Por edhe tani trojet shqiptare mbetėn tė copėtuara midis katėr vilajeteve. Madje, njė pjesė e trungut etnik (krahina e Ulqinit) dhe disa vise tė brezit anėsor (krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Vranjės, tė Leskovcit e tė Nishit) tani mbetėn jashtė Perandorisė Osmane, pra jashtė katėr vilajeteve, pasi u aneksuan nga Mali i Zi dhe nga Serbia nė vitet 1878-1880. Mė 1888 ndarja e katėr vilajeteve nė sanxhakė dhe e sanxhakėve tė tyre nė kaza, ndarje e cila mbeti nė fuqi deri nė fund tė sundimit osman, ishte nė kėtė mėnyrė:

    Vilajetet Sanxhakėt dhe kazatė

    vilajeti i Shkodrės



    1. Sanxhaku i Shkodrės (kazaja e Shkodrės, e Tuzit, e Lezhės, e Pukės, e Mirditės, e Krujės)?.
    2. Sanxhaku i Durrėsit (kazaja e Durrėsit, e Kavajės, e Shijakut, e Tiranės).
    vilajeti i Kosovės 1. Sanxhaku i Shkupit (kazaja e Shkupit, e Kumanovės, e Kaēanikut, e Shtipit, e Radovishtės, e Koēanės, e Kratovės, e Peēevės, e Egri-Palankės).
    2. Sanxhaku i Prizrenit (kazaja e Prizrenit, e Lumės, e Tetovės).
    3. Sanxhaku i Pejės (kazaja e Pejės, e Gjakovės, e Gucisė, e Beranės, e Tėrgovishtės).
    4. Sanxhaku i Prishtinės (kazaja e Prishtinės, e Mitrovicės, e Vuēiternės (e Vushtrisė), e Gjilanit, e Preshevės).
    5. Sanxhaku i Pazarit tė Ri - Novi Pazari (kazaja e Pazarit tė Ri, e Senicės, e Kolashinit, e Akovės, e Novi Varoshit, e Prepoljes).
    vilajeti i Manastirit 1. Sanxhaku i Manastirit (kazaja e Manastirit, e Ohrit, e Follorinės, e Kėrēovės, e Pėrlepit).
    2. Sanxhaku i Korēės (kazaja e Korēės, e Starovės, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjės, e Kosturit, e Hurupishtit).
    3. Sanxhaku i Elbasanit (kazaja e Elbasanit, e Ēermenikės, e Peqinit, e Gramshit).
    4. Sanxhaku i Dibrės (kazaja e Dibrės, e Radomirės, e Matit, e Rekės).
    5. Sanxhaku i Selfixhesė (kazaja e Selfixhesė, e Kozhanit, e Naseliēit, e Lapsishtit, e Grebenesė, e Kajlarit, e Elasonės).
    vilajeti i Janinės 1. Sanxhaku i Janinės (kazaja e Janinės, e Leskovikut, e Konicės, e Filatit, e Ajdonatit, e Mecovės).
    2. Sanxhaku i Gjirokastrės (kazaja e Gjirokastrės, e Tepelenės, e Pėrmetit, e Himarės, e Delvinės, e Pogonit).
    3. Sanxhaku i Beratit (kazaja e Beratit, e Vlorės, e Myzeqesė, e Mallakastrės, e Skraparit, e Tomorricės).
    4. Sanxhaku i Prevezės (kazaja e Prevezės, e Margėllėēit, e Paramithisė, e Lorosit).

    Popullsia qė banonte nė territoret e 4 vilajeteve ishte mė 1850, afėrsisht 1 700 000 banorė, kurse mė 1912 rreth 2 354 000 banorė*. Kjo rritje shumė e ngadalshme (40% brenda 60 vjetėve) pėrcaktohej nga niveli ekonomik e shoqėror shumė i prapambetur i vendit, konkretisht nga pėrqindja e lartė e vdekshmėrisė sė fėmijėve, nga epidemitė e shpeshta qė pllakosnin Turqinė, nga mesatarja e ulėt e moshės sė popullsisė dhe nga mėrgimi i dendur qė pushtoi kėto vise pas mesit tė shek. XIX.

    Pėr nga numri i banorėve katėr vilajetet kishin dallime tė ndjeshme ndėrmjet tyre. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė sundimit osman, popullsinė mė tė madhe e kishte vilajeti i Kosovės, i cili kishte nė tė njėjtėn kohė edhe numrin mė tė madh tė popullsisė shqiptare. Pastaj vinin me radhė vilajeti i Manastirit, i Janinės dhe i Shkodrės. Sipas statistikave zyrtare osmane tė vitit 1912 popullsia e tė katėr vilajeteve ishte afėrsisht kjo:

    Vilajetet Popullsia Popullsia shqiptare %
    vilajeti i Kosovės 909 700 258 900 61,4 %
    vilajeti i Manastirit 694 800 375 900 54,1 %
    vilajeti i Janinės 559 700 330 800 59,1 %
    vilajeti i Shkodrės 190 000 186 500 98,2 %
    gjithsej 2 354 200 1 452 100 61,7 %

    Sipas pėrllogaritjeve tė pėrafėrta, pėrbėrja etnike e popullsisė sė katėr vilajeteve tė marra bashkėrisht (pa sanxhakun e Selfixhesė) ishte mė 1912:

    shqiptarė …………………..
    maqedonė ………………….
    grekė………………………..
    serbė ……………………….
    turq ………………………..
    vllehė ………………………
    tė ndryshėm……………….. 1 452 100 frymė
    317 500 “
    170 000 “
    163 900 “
    130 400 “
    117 400 “
    2 200 “ 61,7 %
    13,5 %
    7,3 %
    6,9 %
    5,5 %
    5,4 %
    0,1 %
    2 354 200 frymė 100 %

    Raporti i shqiptarėve kundrejt kombėsive tė tjera ndryshonte nga njėri vilajet nė tjetrin. Nė vilajetin e Shkodrės shqiptarėt pėrfaqėsonin 98,2 %, kurse malazezėt 0,6 %, tė tjerėt 2 %. Nė vilajetin e Janinės, kundrejt shqiptarėve qė zinin 59,1 %, grekėt mbulonin 29,4 %, vllehėt 10,4 %, tė tjerėt 1,1 %. Nė vilajetin e Kosovės, ku qe pėrfshirė edhe pjesa lindore e Maqedonisė, me shumė pak banorė shqiptarė (kazatė e Shtipit, tė Radovishtės, tė Koēanės, tė Kratovės, tė Peēevės, tė Kriva-Palankės), shqiptarėt pėrfaqėsonin 61,4 %, kurse serbėt 16,2 %, maqedonėt 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, nė vilajetin e Kosovės, shqiptarėt pėrfaqėsonin 79,1 %. Nė vilajetin e Manastirit, pas shqiptarėve qė zinin 54,1 %, vinin maqedonėt 27,3 %, vllehėt 7,4 %, turqit 5,8 %, serbėt 2,1 %, tė tjerė 0,1 %.

    Shpėrndarja e popullsisė shqiptare nuk ishte e njėllojtė as nė 16 sanxhakėt e katėr vilajeteve. Nė 11 sanxhakė shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė, nga 62,2 % nė atė tė Prevezės deri nė 98 % nė atė tė Shkodrės. Kėta sanxhakė ishin: i Shkodrės, i Elbasanit, i Durrėsit, i Beratit, i Dibrės, i Pejės, i Prizrenit, i Prishtinės, i Gjirokastrės, i Korēės dhe i Prevezės. Nė katėr sanxhakėt e tjerė, raporti i shqiptarėve me popullsitė e tjera ishte i tillė: nė atė tė Novi Pazarit shqiptarėt pėrbėnin gjysmėn e popullsisė; nė atė tė Shkupit shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė vetėm nė kazanė e Shkupit dhe nė qytet; nė sanxhakun e Manastirit po ashtu shqiptarėt kishin shumicėn vetėm nė kazanė e qendrės dhe nė qytetin e Manastirit; nė sanxhakun e Janinės shqiptarėt pėrbėnin shumicėn nė pjesėn perėndimore tė tij; nė sanxhakun e Selfixhes shqiptarėt nuk ēonin peshė.

    Me kėtė strukturė etnike, katėr vilajetet perėndimore tė Turqisė Evropiane merrnin kėshtu, si bashkėrisht ashtu dhe veēanėrisht, karakterin e vilajeteve shqiptare. Mbi kėtė bazė lindi platforma e rilindėsve, tė cilėt kėrkonin pėrfshirjen e tyre brenda shtetit tė ardhshėm shqiptar. Megjithatė, atdhetarėt pėrparimtarė, duke qenė mė objektivė, pranonin qė brenda kufijve tė Shqipėrisė mund tė mos pėrfshiheshin kaza tė veēanta pa popullsi shqiptare.

  9. #9
    2. ZHVILLIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ QYTET





    Ekonomia qytetare. Shthurja e esnafeve




    Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX, nė qytetet shqiptare mbisundonte ende prodhimi i vogėl i mallrave. Masėn dėrrmuese tė popullsisė qytetare (afėrsisht 76-80%) e pėrbėnin si dhe mė parė zejtarėt dhe tregtarėt e vegjėl. Nė shumicėn e rasteve zejtarėt ua shisnin ende konsumatorėve prodhimet e tyre pa ndėrmjetėsinė e tregtarėve. Ēdo zejtar kishte punishten e vet tė vogėl. Masėn mė tė madhe e pėrbėnin zejtarėt, tė cilėt kishin tė angazhuar nė punishten e tyre njė kallfė dhe njė ēirak. Punishtet me dy a mė tepėr kallfė ishin tė pakta.

    Nė qytetet kryesore tė vendit ekzistonin pak a shumė po ato degė prodhimi qė ishin zhvilluar gjatė shekujve tė kaluar dhe nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. XVIII. Tė tilla ishin zejtaritė qė merreshim me pėrpunimin e metaleve (armėtarė, farkėtarė, kovaēė, bakėrxhinj, kazanxhinj, teneqexhinj etj.). Shkodra, Prizreni, Elbasani dhe Peja ishin gjithnjė tė pėrmendura pėr prodhimin e stolive prej ari e argjendi. Njė masė e konsiderueshme e zejtarėve merrej me prodhimin dhe zbukurimin e artikujve tė veshmbathjes (tabakėt, shajakxhinjtė, rrobaqepėsit, xhokaxhinjtė, opingarėt etj.). Kishte pastaj njė numėr tė madh zejtarėsh tė degėve tė ndryshme, tė cilėt prodhonin artikuj ushqimorė (furrxhinj, sheqerxhinj, gjellbėrės, kafexhinj, vajxhinj) ose merreshin me pėrpunimin e lėndės sė drurit (marangozė, tavanxhinj, sėndukxhinj, vozaxhinj, ēibukxhinj, drugdhendės, qerrexhinj etj.). Dyqanet ose punishtet e zejtarėve, ishin gjithnjė tė grumbulluara nė njė lagje mė vete - nė ēarshi a nė pazar - tė veēuara nga lagjet e banuara tė qytetarėve. Gjithashtu ēarshitė ose pazaret ruanin akoma tiparet e mėparshme. Brenda tyre, dyqanet dhe punishtet zejtare tė njė dege prodhimi ishin tė rreshtuara nė tė njėjtėn rrugė.

    Nė vitet 30-40 qėndronin gjithnjė nė kėmbė organizatat esnafore tė zejtarėve. Formalisht ēdo esnaf e ruante ende monopolin e prodhimit tė vet. Askush nuk kishte tė drejtė tė hapte njė punishte tė re zejtare pa lejen e kėshillit tė esnafit. Nė pėrgjithėsi, esnafėt vazhdonin sipas traditės tė caktonin ēmimin e shitjes sė artikujve qė prodhonin zejtarėt e tyre. Megjithatė disiplina e vjetėr esnafore kishte filluar prej kohėsh tė shkelej. Ku mė shumė e ku mė pak, zejtarėt nuk i respektonin mė rregullat e dikurshme nė lidhje me sasinė, cilėsinė dhe ēmimin e artikujve qė prodhonin pėr treg. Monopoli esnafor i prodhimit kishte pėsuar njė goditje tė rėndė dhe nė njė drejtim tjetėr. Nė disa lloje zejesh, zejtarėt kishin fituar tė drejtėn tė shisnin prodhimet e tyre edhe nė viset e tjera. Madje, nė disa raste, nėn presionin e zejtarėve, Porta e Lartė kishte filluar ta hiqte krejtėsisht monopolin esfanor pėr njė varg prodhimesh. Qysh nė vitin 1841, sulltan Abdyl Mexhiti, me njė ferman perandorak drejtuar gjithė ejaleteve, hidhte poshtė lutjen e esnafit tė opingarėve tė zonės sė Pėrmetit, tė cilėt kėrkonin ta ruanin mė tej monopolin e prodhimit tė tyre, mbasi ky pretendim, siē thuhej nė ferman, ishte nė kundėrshtim me sistemin e Tanzimatit.

    Pasojat e zhvillimit tė ekonomisė monetare ishin ndier nė mėnyrė tė veēantė nė radhėt e esnafėve, tė tregtarėve apo tė tyxharėve, siē quheshin nė atė kohė. Disiplina esnafore nė gjirin e tyre ishte shthurur qysh nė shek. XVIII. Reshperėt e mėdhenj, tė cilėt kishin dalė nga radhėt e borgjezisė tregtare, ishin pasuruar sidomos me veprimtarinė tregtare qė zhvillonin me tregun e huaj. Rreth mesit tė shek. XIX, reshperėt e mėdhenj, si pronarė tė kapitalit tregtar monetar, mund tė mateshin, pėr nga fuqia ekonomike, me ēifligarėt e vendit. Tė tillė reshperė kishte nė tė gjitha qytetet e rėndėsishme, por masa e tyre kryesore ishte pėrqendruar nė Shkodėr, ku disa firma tregtare e vazhdonin veprimtarinė e tyre qysh nga shekulli i kaluar. Firmat e mėdha shkodrane shquheshin pėr rrezen e gjerė tė veprimtarisė tregtare nė tė cilėn hynin jo vetėm Shqipėria Veriore, Qendrore dhe Verilindore (Kosova), por edhe treva e Malit tė Zi, madje edhe pjesa veriore e Maqedonisė. Reshperėt e Shkodrės kishin agjenci tregtare nė Durrės, Tiranė, Prizren, Pejė, Ulqin, Tivar, Shkup, kurse rreth 60 firma shkodrane kishin agjentė ose korrespondentė tregtarė nė Trieste, prej nga ata lidheshin me tregun evropian. Nė radhė tė dytė vinin tregtarėt e Beratit, tė cilėt kishin agjensi ose korrespondentė tė tyre nė Durrės e Vlorė, kurse jashtė vendit nė Trieste, Korfuz e Maltė.

    Reshperėt ushtronin edhe veprimtarinė kamatare dhe valutore (kambiste). Megjithatė, si kudo nė Perandorinė Osmane, edhe nė viset shqiptare funksionin ekonomik kryesor borgjezia reshpere e kryente si ndėrmjetėse midis tregut tė brendshėm dhe tregut tė jashtėm, duke u varur kryesisht nga tregu i huaj.
    Zhvillimi i pandėrprerė i ekonomisė monetare, i cili mori njė hov tė madh sidomos gjatė viteve 40 e 50, e shpejtoi ritmin e shthurjes sė esnafėve. Nėn nxitjen e kėrkesave tė qytetarėve e tė fshatarėve pėr prodhimin e qytetit, regjimi i vjetėr esnafor mori nga vetė zejtarėt dhe tregtarėt vendas goditjen pėrfundimtare. Komisionet lokale, tė cilat pėr hir tė traditės vazhdonin nė ēdo kaza tė caktonin akoma ēmimet javore tė prodhimeve qytetare e fshatare, u suprimuan pėrfundimisht gjatė viteve 50. Mė 1861 u hoq zyrtarish me dekret perandorak edhe privilegji i fundit qė u kishte mbetur organizatave esnafore, e drejta e lejes pėr ushtrimin e zejeve, e cila tani kaloi nė kompetencė tė organeve shtetėrore lokale.

    Organizatat esnafore vazhduan tė ekzistonin edhe mė vonė, por tani ato nuk e kryenin mė funksionin ekonomik qė kishin gėzuar, si institucione tė rendit feudal, gjatė shekujve tė kaluar. Tani esnafėt morėn pamjen e organizatave shoqėrore dhe ndikimi tradicional, qė ato ushtronin akoma mbi zejtarėt dhe tregtarėt, erdhi pėrherė e mė tepėr duke u dobėsuar.
    Si pėrfundim, qysh gjatė viteve 40 punishtet zejtare u kthyen nė njėsi ekonomike nė pronėsi tė plotė tė mjeshtrave zejtarė, tė pavarura nga disiplina esnafore. Me shthurjen dhe pastaj me heqjen e esnafeve u hap pėrfundimisht rruga e konkurrencės sė zejtarėve dhe e tregtarėve nė fushėn e ēmimeve. Mė parė nė qytetet kryesore, dhe pastaj nė tregjet e vogla, filloi tė vepronte lirisht ligji i vlerės, lėvizja e ēmimeve sipas ofertės dhe kėrkesės, lufta pėr tė ulur koston dhe pėr tė shtuar prodhimin. Kėshtu nė tregun shqiptar filluan dalngadalė tė vepronin ligjet e ekonomisė sė tregut.



    Zhvillimi i mėtejshėm i tregut tė brendshėm



    Mbisundimi pėr njė kohė tė gjatė i ekonomisė natyrore dhe i regjimit tė timareve qė mbėshtetej nė tė e kishte vonuar sė tepėrmi zhvillimin e tregut tė brendshėm shqiptar. Deri njė shekull mė parė lidhjet e fshatit me qytetin ishin shumė tė dobėta. Nė treg shkonin kryesisht prodhimet fshatare, tė grumbulluara nė formėn e rentės feudale nga ana e spahinjve. Gjithashtu nevojat e fshatarėve pėr prodhimet zejtare tė qytetit ishin tė pakėta, sepse kėto nevoja ata i plotėsonin brenda ekonomisė sė tyre individuale. Veē kėsaj, sa kohė sundonte regjimi i timareve, nevojat, qė u lindnin herė pas here fshatarėve pėr tokė suplementare, ata i siguronin me anėn e tokave “vakante” qė ndodheshin brenda timarit, tė cilat spahiu i dikurshėm ua jepte pa ndonjė vėshtirėsi me tapi, mbasi kėto sillnin rritjen e tė ardhurave edhe pėr vetė spahiun.

    Por qysh gjatė shek. XVIII, me shthurjen e vazhdueshme tė regjimit tė timareve, mundėsia pėr tė zgjeruar bashtinėn individuale mori fund pėr fshatarėt, sepse tokat “vakante” filluan tė binin nė duart e bejlerėve ēifligarė. Fshatarėt e vegjėl, qė mbetėn me toka tė pakėta, u detyruan ose tė vendoseshin nė ēifligjet e bejlerėve feudalė, ose tė kėrkonin burime jetese suplementare. Meqenėse zgjedhja feudale nė ēifligje ishte shumė e rėndė, fshatarėt e varfėr pėrpiqeshin me ēdo kusht t’i shmangeshin kthimit tė tyre nė bujq-ēifēinj. Por edhe nėpėr qytete, fronti i punės ishte shumė i kufizuar qoftė pėr nivelin jo aq tė zhvilluar tė ekonomisė monetare, qoftė pėr pengesat qė vinin nga regjimi feudal esnafor. Pėr kėto arsye, deri nė vitet 40, burimet suplementare tė jetesės fshatarėt e vegjėl i siguronin, nė njė masė tė kufizuar, me anėn e mercenarizmit, kurse shumica e tyre dėrrmuese me anėn e njė veprimtarie tė dytė ekonomike.

    Kėtė veprimtari suplementare ekonomike ata e zhvillonin brenda ose jashtė fshatit, brenda ose jashtė sferės bujqėsore. Pėr fshatarėt e vegjėl qė zotėronin pak dynymė tokė shpeshherė tė ardhurat nga veprimtaria suplementare zinin vendin e parė nė buxhetin e varfėr tė familjes. Sipas veprimtarisė sė dytė qė zhvillonin, fshatarėt e varfėr kishin fituar tiparet e reja social-ekonomike. Njė pjesė e tyre ishte kthyer nė paraqendarė - fshatarė, tė cilėt pjesėn e tokės qė u nevojitej e merrnin me qira nga pronarėt ēifligarė duke u kthyer kėshtu nė gjysmėpronarė dhe gjysmėbujq. Njė pjesė tjetėr qe kthyer nė argatė (fshatarė gjysmėpronarė e gjysmėpunėtorė), tė cilėt largoheshin gjatė disa muajve tė vitit nga toka e tyre e pamjaftueshme dhe punonin me mėditje pranė ekonomive tė tjera bujqėsore, si druvarė, shataxhinj, lamaxhinj, kosaxhinj, belaxhinj, kazmaxhinj, sharrėxhinj etj.

    Krahas tyre nė fshatin shqiptar kishte edhe fshatarė-zejtarė, tė cilėt pranė ekonomisė sė vogėl bujqėsore organizonin brenda nė familje njė punishte tė vogėl zejtare pėr prodhime artikujsh tė caktuar tė destinuar pėr treg?. Kishte mė nė fund edhe njė kategori tjetėr banorėsh tė fshatit, fshatarėt-kurbetlinj, tė cilėt nevojat e tyre i plotėsonin me tė ardhurat qė njė ose dy nga anėtarėt e familjes u dėrgonin nga kurbeti qytetar, brenda ose jashtė vendit, ku ata qėndronin pėr periudha tė gjata dhe punonin si punėtorė, si zejtarė ose si tregtarė.

    Diferencimi i radhėve tė fshatarėsisė tregonte se ekonomia natyrore, mbėshtetja e rendit feudal, tashmė kishte hyrė nė rrugėn e shthurjes sė shpejtė. Masa tė konsiderueshme fshatarėsh kishin filluar tė shisnin nė treg jo vetėm prodhimet e tyre bujqėsore, blegtorale, zejtare, por nė mjaft raste, siē ndodhte me argatėt ose kurbetlinjtė, edhe fuqinė e tyre tė punės.
    Heqja e regjimit feudal-ushtarak, sanksionimi i pronėsisė tokėsore ēifligare, lėnia e lirė e ēmimeve tė tregut, rritja e vazhdueshme e peshės sė taksave dhe vendosja e shėrbimit tė gjatė ushtarak e shpejtuan mė tej procesin e varfėrimit tė fshatarėve. Ky varfėrim e rriti numrin e prodhuesve tė vegjėl, tė cilėt, pėr tė siguruar burime tė tjera jetese, ishin gati tė shisnin kudo fuqinė e tyre tė punės. Si rrjedhim, pas viteve 40, zhvillimi i tregut tė brendshėm tė fuqisė punėtore u krye me ritme mė tė shpejta.

    Tani qė mundėsitė pėr tė rritur tokėn pa blerje u prenė dhe kėrkesat fiskale shtetėrore u shtuan, fshatarėt u detyruan t’i kushtonin mė tepėr kujdes edhe shfrytėzimit tė ekonomisė sė tyre. Kjo solli rritjen, ndonėse me ritme tė ngadalshme, tė prodhimit bujqėsor dhe tė kontaktit tė fshatarėve me tregun. Pas viteve 40 fshatarėt filluan tė vinin gjithnjė e mė shpesh nė qytet pėr tė shitur prodhimet e tyre. Tani atyre u nevojiteshin tė holla mė tepėr se mė parė pėr tė paguar taksat shtetėrore qė erdhėn duke u shtuar, qoftė pėr tė blerė artikuj industrialė pėr tė cilat tani kishin nevojė mė tepėr se mė parė.
    Zgjerimi i lidhjeve tė fshatit me qytetin i dha gjithashtu hov prodhimit zejtar. Hov morėn sidomos zejtaritė qė pėrpunonin prodhimet e fshatarėve (lėkurė, lesh, li, pambuk, mėndafsh, ullinj, duhan), po edhe zejtaritė qė prodhonin artikuj pėr fshatin (vegla, enė, veshje, mbathje, pajime tė ndryshme). Kjo solli rritjen e numrit tė zejtarėve dhe tė tregtarėve.

    Nga viti 1842 nė vitin 1888 numri i punishteve zejtare dhe i dyqaneve tregtare nė qytet u rrit: nė Shkodėr nga 2 600 nė 3 500, nė Prizren nga 950 nė 1 560, nė Korēė nga 480 nė 840, nė Berat nga 680 nė 820, nė Elbasan nga 580 nė 730, nė Tiranė nga 610 nė 720, nė Tetovė nga 450 nė 610, nė Prishtinė nga 380 nė 530 etj. Njė rritje tė tillė patėn tė gjitha qytetet e vendit duke pėrfshirė kėtu edhe qytetet e vogla (pėr shembull, brenda tė njėjtės periudhė numri i dyqaneve u rrit nė Pėrmet nga 84 nė 188, nė Gostivar nga 40 nė 97, nė Starovė nga 45 nė 85, nė Peqin nga 48 nė 96, nė Tepelenė nga 15 nė 45 etj.). Veē kėsaj, nė ēdo krahinė fushore ose malore lindi tregu lokal ku fshatarėt vinin ēdo javė, ditėn e pazarit, pėr tė shitur prodhimet e tyre dhe pėr tė blerė sendet e nevojshme. Disa nga kėto qendra tė vogla, tė cilat nė vitet 40 e ruanin akoma karakterin e fshatit, si Fieri, Lushnja, Ballshi, Kėlcyra, Frashėri, Kukėsi, Shijaku, tani kishin me dhjetėra dyqane zejtarie e tregtie.
    Depėrtimi me ritme mė tė shpejta i ekonomisė monetare nė fshat u pasqyrua gjithashtu me rritjen e marrėdhėnieve tė shkėmbimit me vendet e huaja.

    Brenda 50 vjetėve (qė nga viti 1842 deri nė vitin 1892) lėvizja tregtare u rrit afėrsisht katėr herė. Si dhe mė parė, ajo filloi tė zhvillohej kryesisht me anėn e detit. Numri i anijeve qė preknin skelat shqiptare erdhi gjithnjė duke u rritur. Nga rreth 160 ngarkesa e shkarkesa anijesh nė vit qė kryheshin nė mesin e shekullit, numri i tyre arriti, nė fund tė shekullit, nė rreth 400. Nga interesi qė paraqisnin tani viset shqiptare pėr tregun evropian, anijet e shoqėrive tė mėdha tė lundrimit tė Austrisė e tė Italisė, siē ishin “Llojdi”, “Pulia” (Puglia), “Adria” filluan tė frekuentonin rregullisht, njė herė, pastaj dy herė dhe mė tutje tri herė nė javė skelat e Shėngjinit, tė Durrėsit, tė Vlorės e tė Sarandės.

    Madje qysh nė vitet 50 e 60 edhe familjet reshpere shkodrane Daragjati, Bianki dhe Muzhani blenė me fondet e tyre anije me avull, me tė cilat kryenin lundrime tregtare tė rregullta midis skelave shqiptare dhe skelave tė Adriatikut. Njė zhvillim relativisht tė madh mori gjatė kėsaj periudhe edhe lėvizja tregtare me viset e brendshme tė Gadishullit Ballkanik, e cila, edhe pse kryhej gjithnjė me karvane kuajsh, kishte pėrsėri leverdi pėr tregun e brendshėm shqiptar. Lidhjet gjithnjė e mė tė shpeshta tė fshatit me tregun i tregon sidomos rritja e vėllimit tė artikujve bujqėsorė e blegtoralė, nga rreth 6 milionė franga ari mė 1850 nė afėrsisht 12 milionė franga ari mė 1898, qė eksportoheshin nga skelat shqiptare nė tregjet evropiane. Atė e tregon gjithashtu lista gjithnjė nė rritje e artikujve qė importoheshin nga tregjet e huaja, tė cilat vinin nga jashtė ose nė gjendje tė gatshme (vajguri, sheqer, kafe, pėlhura, vegla, armė, llamba, sapunė, kinkaleri etj.) ose si lėndė e parė dhe pėrpunoheshin nga zejtarėt vendas (hekur, ēelik, plumb, kallaj, zink, lėkurė, stofė etj).

    Zhvillimi i tregut tė brendshėm solli si kudo edhe nė Shqipėri nevojėn e veprimeve mė tė lehta financiare dhe tė lėvizjes mė tė shpejtė tė mallrave. Nėn ndikimin e kėtyre nevojave, filluan tė ngrihen dhoma e tregtisė, gjykata tregtare, zyra postare dhe agjenci lundrimi. Qysh nė vitet 80, Banka Perandorake Osmane ēeli degė tė saj nė qendrat e katėr vilajeteve, tė cilat nga ana e tyre krijuan korrespondentė bankarė nė qytetet e tjera tė vendit. Nė tė njėjtėn kohė u ngritėn nė tė gjitha qendrat e sanxhakėve dhe tė kazave degė ose arka tė Bankės Bujqėsore osmane (Ziraat Bankasi), tė cilat kryenin edhe veprime krediti. Gjithashtu krijuan agjenci nė Shkodėr, nė Durrės e nė Vlorė edhe disa nga shoqėritė e mėdha tė sigurimeve tė Triestes e tė Venedikut. Nga 2 shtete tė huaja qė kishin mė 1840 konsullata nė viset shqiptare (Franca, Anglia), nė fund tė shek. XIX kishin konsullatat e tyre nė kėto vise 9 shtete (Franca, Anglia, Austria, Italia, Rusia, Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi).

    Qė nga pjesa e fundit e shek. XIX, nėn presionin e kėrkesave tė reshperėve shqiptarė, u dukėn edhe hapat e parė nė ndėrtimin e rrugėve tė komunikacionit, nga tė cilat patėn njė farė interesi rrugėt e qerreve qė lidhėn Shkodrėn me Lezhėn e Shėngjinin, Tiranėn me Durrėsin e Kavajėn, Sarandėn dhe Gjirokastrėn me Janinėn, Manastirin me Korēėn dhe Janinėn, Elbasanin me Kavajėn e Durrėsin. Gjatė viteve 70 u ndėrtua gjithashtu hekurudha Selanik-Shkup-Mitrovicė, e cila kalonte pėrmes viseve tė Kosovės.

    Shthurjen gjatė kėsaj periudhe me ritme mė tė shpejta tė ekonomisė natyrore dhe zhvillimin e mėtejshėm tė tregut tė brendshėm e tregon mė nė fund ngritja e dyqaneve tregtare dhe e punishteve zejtare nėpėr fshatrat e vendit. Nė vitet 40 tė tilla dyqane jashtė qyteteve ishin shumė tė rralla, gjė qė ndodhte pjesėrisht edhe nga pasiguria qė sundonte nė kėto vise. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, edhe pse pasiguria nuk u likuidua plotėsisht, numri i tyre erdhi vazhdimisht duke u rritur, nė mėnyrė tė veēantė nė ato krahina tė Shqipėrisė sė Jugut ku ekonomia monetare kishte depėrtuar me ritme mė tė shpejta se gjetkė. Sipas njoftimeve zyrtare turke, nė vitet 80 kishte jashtė qyteteve: nė kazanė e Korēės me 168 fshatra 1 175 dyqane, nė atė tė Beratit me 175 fshatra 360 dyqane, nė kazanė e Pėrmetit me 140 fshatra 340 dyqane, nė atė tė Gjirokastrės me 62 fshatra 240 dyqane, nė atė tė Delvinės me 130 fshatra 140 dyqane, nė kazanė e Vlorės me 64 fshatra 45 dyqane, nė atė tė Tepelenės me 61 fshatra 35 dyqane. Rrjeti i dyqaneve u ngrit, ndonėse me pėrpjestime mė tė vogla, edhe nė vise tė tjera tė vendit. Pėr shembull, po atė vit kishte: nė kazanė e Peqinit me 97 fshatra 80 dyqane, nė atė tė Dibrės sė Epėrme me 142 fshatra 76 dyqane, nė kazanė e Dibrės sė Poshtme me 38 fshatra 25 dyqane, nė kazanė e Elbasanit me 97 fshatra 20 dyqane, nė atė tė Matit me 33 fshatra 15 dyqane, nė atė tė Gramshit me 66 fshatra 5 dyqane etj.

    Shtrirja e rrjetit tė tregtisė nė fshat i dha njė shtytje tė madhe forcimit tė lidhjeve ekonomike midis tregjeve lokale dhe qyteteve kryesore, njėkohėsisht edhe midis vetė qyteteve kryesore tė vendit. Me gjithė pengesat qė vinin nga vėshtirėsitė e komunikacionit dhe nga pasiguria e qarkullimit, qendrat kryesore ekonomike tė vendit tashmė u lidhėn me njėra-tjetrėn ose drejtpėrdrejt, ose tėrthorazi, duke u kthyer nė hallka tė veēanta tė tregut tė brendshėm kombėtar. Si rezultat i kėtij zhvillimi, gjatė kėsaj periudhe u formua bashkėsia e jetesės ekonomike nė viset shqiptare.

  10. #10
    Punishtet manifakturore dhe fabrikat e para



    Zhvillimi i ekonomisė monetare dhe shthurja e disiplinės esnafore i dhanė njė shtytje shtimit tė prodhimit tė punishteve zejtare. Ky proces pushtoi sidomos punishtet zejtare tė kėpucėve, tė opingave, tė lėkurėve, tė shajakėve, tė qilimave, tė armėve, tė argjendarisė, tė qėndistarisė etj. Rreth mesit tė shek. XIX nė Shkodėr, Prizren, Berat, Elbasan, Korēė e gjetkė kishte mjaft punishte ku punonin 5 deri 10 krahė pune, madje nė disa prej tyre deri nė 15 krahė pune. Nė kėto punishte procesi i prodhimit vijoi tė kryhej, si edhe mė parė, me po ato vegla dore, por tani mori njė pėrmbajtje tė re social-ekonomike. Si trajtimi i krahėve tė punės, ashtu dhe shitja e prodhimeve tė tyre, nuk vareshin mė nga disiplina esnafore, por nga ligjet e tregut tė lirė. Kallfa dhe ēiraku i djeshėm u kthyen nė njė shitės tė “lirė” tė krahut tė tyre tė punės, kurse mjeshtri zejtar nė njė pronar i plotė i mjeteve tė prodhimit. Si rrjedhim, pas viteve 40 nė gjirin e punishteve tė mėdha zejtare filluan tė lindnin, ku mė parė e ku mė pas, elementet e para tė marrėdhėnieve tė ekonomisė sė tregut.

    Por nė punishtet e mėdha zejtare tė kėsaj periudhe mbeti pėr disa kohė nė fuqi ndarja e mėparshme e punės. Procesi i kooperimit tė thjeshtė hyri me vėshtirėsi nė gjirin e tyre. Megjithatė, nėn nxitjen e konkurrencės sė lirė, qė u zhvillua gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, qoftė midis prodhimeve tė zejtarėve lokalė, qoftė midis tyre dhe prodhimeve evropiane, nga radhėt e borgjezisė tregtare dolėn nisma pėr tė ngritur punishte manifakturore me njė bazė teknike mė tė pėrparuar se ajo e punishteve zejtare. Filluan tė duken makineritė e para tė sjella nga jashtė pėr punimin e lėndės sė parė vendase. Nga vitet 70 tė shek. XIX lindėn elementet e para tė industrisė me motor, u ngritėn ndėrmarrjet industriale tė mekanizuara (fabrikat), qė punonin me fuqi motorike. Por kėto ndėrmarrje kishin mė shumė pamjen e punishteve tė zgjeruara me disa makina. Tė tilla qenė pėr shembull flandrat pėr pėrpunimin dhe endjen e mėndafshit, qė tregtari shkodran Filip Parruca solli qysh nė vitin 1860 nga Italia, filatura mekanike me avull qė sollėn nga jashtė afėrsisht nė atė kohė vėllezėrit Bianki nė Shkodėr, makinat e dorės pėr pėrpunimin e gajtanėve ose ēarqet pėr prodhimin e shiritave, qė disa pronarė punishtesh sollėn gjithashtu nga jashtė pak vite mė vonė.

    Por ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme tė industrisė nė Shkodėr ishin fabrika e sapunit (e ndėrtuar nga Stefan Bianki dhe Engjėll Ēoba, e cila prodhonte afėr 180 tonė sapun nė vit), fabrika e makaronave, ajo e brezave, e tisazhit, e cigareve (ku punonin mbi 100 punėtore), fabrika e tullave, mullinjtė e blojes me fuqi motorike, shtypshkronja, fabrika e uthullės dhe e verės, njė kantier i vogėl pėr ndėrtimin e riparimin e barkave, furra moderne Hofman etj. Nė Ulqin ishin ngritur kantieret e ndėrtimit tė anijeve, nė njėrin prej tė cilėve punonin deri nė 50 punėtorė.

    Nė qendrat e tjera tė vendit lindėn gjithashtu ndėrmarrjet e para industriale pėr pėrpunimin e artikujve tė konsumit, si fabrika mielli, vaji, sapuni, tė pėlhurave, tė cigareve, tė lėkurės, tė tisazhit etj. Mė 1870 u ndėrtuan nė Korēė dy furra moderne pėr prodhimin e gėlqeres, njė mulli drithi me kapacitet bluarjeje 150 kv nė 24 orė, njė fabrikė miellit etj. Nė fundin e shek. XIX u ndėrtuan nė Prishtinė dy fabrika mielli dhe disa mullinj me motorė, ndėrsa nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės u ngritėn njė fabrikė sapuni, njė sharrė mekanike pėr pėrpunimin e drurit (me kapital shqiptaro-gjerman), fabrika e birrės, e miellit, e tullave dhe e tjegullave; nė Tetovė ishte ngritur fabrika e gajtanit, 15 punishte pėr prodhimin e pėlhurave dhe fabrika e miellit (e ndėrtuar nga njė firmė hungareze); nė Prizren dhe nė Plevlje kishte dy fabrika tė tjera gajtani. Nė Durrės ishte ngritur njė sharrė mekanike (qė i pėrkiste njė shoqėrie franceze) dhe disa mullinj me fuqi motorike; nė Vlorė ishte ngritur industria nxjerrėse e bitumit tė Selenicės, kriporja, njė poēeri (ku punonin mė shumė se 100 punėtorė), disa fabrika tė kohės pėr prodhimin e vajit; nė Elbasan ishin ndėrtuar dy presa moderne dhe njė makinė hidraulike pėr prodhimin e vajit, njė fabrikė sapuni, fabrika e duhanit dhe ajo e miellit; nė Gjirokastėr ishte ngritur fabrika e pėrpunimit tė lėkurės; nė Kavajė kishte kripore, punishte tė qeramikės, dy mullinj me fuqi motorike; nė Prevezė u ngrit njė fabrikė sapuni etj.

    Gjatė kėsaj periudhe u dukėn edhe investimet e huaja, tė cilat u kufizuan vetėm nė sferėn e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pyjeve. Qysh mė 1875 Shoqėria angleze “Mejers” (Mayers) mori pėr shfrytėzim minierat e serės nė Selenicė; mė pas (mė 1891) kėtė koncesion e mori nga Shoqėria “Mejers”, njė shoqėri frėnge, e formuar nė Paris posaēėrisht pėr shfrytėzimin e kėsaj miniere (Société des bitumes de Selenitza). Mė 1904 Shoqėria italiane “Firpo e Berberis” mori pėr shfrytėzim pyjet e Thumanės afėr Durrėsit dhe solli kėtu sharra mekanike moderne. Mė 1910 Shoqėria tjetėr italiane “Vismara” filloi, gjithashtu, me anėn e sharrave moderne shfrytėzimin e pyjeve tė Mirditės. Nė vitet e fundit tė sundimit osman u ngritėn nga investitorė tė huaj njė fabrikė makaronash nė Shkodėr, njė fabrikė vaji nė Vlorė etj.

    Ngritja e fabrikave, sado qė u krye me ritme tė ngadalshme, tregonte se Shqipėria kishte hyrė nė rrugėn e lindjes sė ndėrmarrjeve kapitaliste. Megjithėse me njė teknikė mė tė pėrparuar, tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė kapacitet tė vogėl prodhimi dhe secila kishte njė numėr tė kufizuar punėtorėsh, madje disa prej tyre mė pak se punishtet e mėdha zejtare. Pesha e prodhimit tė tyre industrial, sė bashku me atė tė punishteve manifakturore, zinte njė vend fare tė parėndėsishėm kundrejt prodhimit qė dilte nga duart e zejtarėve tė vegjėl, tė cilėt mbushnin si edhe mė parė tregjet lokale tė vendit. Veē kėsaj, megjithėse borgjezia reshpere zotėronte fonde monetare tė mėdha dhe ndonėse kishte njė treg tė lirė krahėsh pune, as fabrikat e reja, as punishtet manifakturore nuk e rritėn mė tej prodhimin dhe nuk u kthyen nė industri moderne. Pėr mė tepėr, disa prej tyre e pushuan pas disa kohėsh veprimtarinė ekonomike. Arsyeja kryesore e zhvillimit shumė tė ulėt tė prodhimit industrial kapitalist nė Shqipėri qe varfėrimi me ritme shumė tė shpejta qė i shkaktuan tregut tė brendshėm, nga njėra anė sistemi fiskal parazitar i sunduesit osman, nga ana tjetėr vėrshimi i pandalshėm i mallrave tė huaja tė vendeve tė zhvilluara tė Evropės.

    Ēdo vit me miliona groshė mblidheshin nė formė taksash nga Shqipėria dhe merrnin rrugėn e Stambollit, ndėrsa nė vend shpenzoheshin shuma tepėr tė pakėta vetėm pėr mbajtjen e administratės shtetėrore. Kėshtu, pėr shembull, nė vitin 1888, sipas tė dhėnave tė salnamesė osmane pėr vilajetin e Manastirit, nga tre sanxhakėt shqiptarė tė kėtij vilajeti (sanxhakėt e Korēės, tė Elbasanit dhe tė Dibrės) shuma e taksave tė vjela ishte 13,8 milionė groshė, kurse pjesa e shpenzuar nė vend vetėm 3,7 milionė groshė. Po kėshtu ndodhte edhe nė viset e tjera. Sipas salnamesė turke pėr vilajetin e Janinės, nė vitin 1900 nė sanxhakėt e Gjirokastrės, tė Beratit e tė Prevezės u grumbulluan atė vit 16,4 milionė groshė dhe u shpenzuan nė vend vetėm 2,7 milionė groshė. Kjo grabitje e vazhdueshme, e cila bėhej nė kurriz tė shtresave tė gjera tė popullsisė, qė ishin pothuajse tė vetmit kontribuesė tė buxhetit turk dhe konsumatorė kryesorė tė prodhimeve industriale, solli si pasojė dobėsimin e vazhdueshėm tė tregut tė brendshėm shqiptar.

    Faktori tjetėr qė shpuri nė dobėsimin e tregut tė brendshėm shqiptar ishte konkurrenca e mallrave evropiane, tė cilat nė bazė tė kapitulacioneve hynin nė Shqipėri me njė tagėr tepėr tė ulėt doganor. Si rrjedhim i kėtyre faktorėve, prodhimi i punishteve zejtare e manifakturore lokale, duke mos qenė nė gjendje t’i bėnte ballė konkurrencės sė prodhimeve industriale tė huaja, hyri nė njė krizė tė rėndė, e cila e ēoi nė njė rėnie tė vazhdueshme. Goditjen e parė e pėsuan prodhimet e tekstileve, siē qenė tekstilet e linjta, tė leshta dhe tė mėndafshta. Me vėrshimin e mallrave tė huaja, eksportimi i kėtyre prodhimeve nga Shqipėria u ndėrpre, madje kėto prodhime filluan tė mos gjenin treg as brenda vendit. Si pasojė, filandrat dhe makineritė, qė u sollėn nė vitet 60-80 nė Shkodėr, nė Korēė e nė Berat pėr prodhimin e tekstileve tė leshta e tė mėndafshta filluan tė mbylleshin njėra pas tjetrės. Nė fillim tė shek. XX jetonte ende prodhimi i vogėl i grave shtėpiake (shajaku nė Korēė e nė Berat, mėndafshi nė Tiranė e nė Shkodėr), por edhe kėtu ky prodhim ishte nė rėnie tė plotė. Pėr tė njėjtat arsye, rėnia qė ishte shfaqur qysh mė parė nė prodhimin e armėve tė zjarrit (pushkė, kobure, fishekė) tani u thellua mė tej. Pas mesit tė shek. XIX zejtarėt armėtarė, qė mbushnin ende pazaret e Shkodrės, tė Prizrenit dhe tė Elbasanit nuk i prodhonin mė tė gjitha pjesėt e armėve. Disa prej tyre, siē qenė pėr shembull tytat e pushkėve e tė kobureve, filluan t’i sillnin nga jashtė. Por edhe kjo nuk vijoi gjatė. Me vėrshimin nė Shqipėri tė armėve martina, mė tė lira dhe mė moderne, prodhimi vendas i pushkėve e i kobureve, me gjithė traditat e lashta, ra pėrfundimisht, derisa u zhduk fare gjatė ēerekut tė fundit tė shek. XIX. Gjatė kėsaj periudhe filloi tė binte edhe zejtaria e tabakėve, e cila gjithashtu nuk qe mė nė gjendje t’i konkurronte nga ēmimi lėkurėt e regjura nė fabrikat moderne evropiane. Kėtė fat pėsuan edhe degė tė tjera, siē qenė zejtaritė e argjendarėve, tė remtarėve, tė drugdhendėsve etj.

    Nga ana tjetėr, me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me rrėnimin e punishteve tė vendit, u pėrmbys raporti qė ekzistonte mė parė nė bilancin e tregtisė sė jashtme tė viseve shqiptare. Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX vėllimi i mallrave tė importuara nga tregjet evropiane erdhi duke u rritur. Nė listat e tyre tani bėnin pjesė edhe artikuj tė cilėt mė parė prodhoheshin nga zejtarėt shqiptarė, madje edhe artikuj tė cilėt mė parė figuronin nė listat e mallrave qė eksportonte Shqipėria (fije mėndafshi, fije pambuku, stofra tė leshta, pėlhura mėndafshi, enė shtėpiake, lėkurė tė punuara, shuall e kėpucė, armė e barut, brava e gozhdė, feste e breza, kazma e lopata etj.). Pėr mė tepėr, nė listėn e mallrave qė tani eksportoheshin nuk figuronin mė si dikur artikuj tė pėrpunuar dhe aq mė pak mallra tė gatshme, por vetėm bagėti tė imėta e tė trasha, shumė pak prodhime bujqėsore dhe kryesisht lėndė tė para nė gjendje natyrore (lesh, lėkurė, duhan, ullinj, dyllė i papunuar etj.). Diferenca midis importimeve dhe eksportimeve erdhi kėshtu vazhdimisht duke u rritur. Nė fund tė shek. XIX vlefta e mallrave tė importuara nga skelat bregdetare ishte tri herė mė e madhe se ajo e mallrave tė eksportuara (mė 1898 nga skelat e Shqipėrisė u importuan mallra me njė vleftė prej 34 milionė franga ari, kurse vlefta e mallrave tė eksportuara ishte rreth 12 milionė franga ari). Ky deficit i theksuar qė vazhdoi me dhjetėra vjet e varfėroi edhe mė shumė pasurinė monetare tė vendit. Shterrimin e plotė tė kėsaj pasurie e frenuan deri nė njė farė shkalle vetėm dėrgesat periodike valutore tė kurbetlinjve (emigrantėve) shqiptarė, qė punonin nė vise tė huaja dhe qė i kishin lėnė familjet nė Shqipėri.

    Karakteri parazitar i administratės osmane dhe konkurrenca tregtare e shteteve evropiane, duke varfėruar sistematikisht pasurinė monetare vendase, e dobėsuan thellėsisht fuqinė blerėse tė masave popullore dhe krijuan kėshtu njė situatė mbytėse pėr zhvillimin e industrisė kombėtare shqiptare. Pėr kėtė arsye trojet shqiptare mbetėn deri nė fund tė sundimit osman pa asnjė industri tė zhvilluar.
    Mė 1912 nė trojet e trungut etnik shqiptar kishte, pėrveē punishteve manifakturore, shumė pak fabrika tė vogla me motorė:

    Mullinj drithi ……………………. 26 njėsi
    Fabrika vaji ……………………... 4 “
    Fabrika sapuni ………………….. 2 “
    Fabrika lėkurėsh ………………... 2 “
    Fabrikė tisazhi ………………….. 1 “
    Fabrika cigaresh ………………... 2 “
    Fabrikė makaronash ……………. 1 “
    Shtypshkronja …………………... 5 “
    Sharra mekanike ………………... 7 “
    50 “

    Tė gjitha kėto fabrika kishin pa pėrjashtim njė kapacitet shumė tė kufizuar prodhimi. Numri i punėtorėve tė kėtyre njėsive ishte gjithashtu fare i vogėl. Nė secilėn prej tyre punonin 3-15 punėtorė dhe fare rrallė mbi 16 punėtorė, kurse numri i tyre i pėrgjithshėm llogaritej nė disa qindra punėtorė. Si pėrfundim, marrėdhėniet karakteristike pėr ekonominė e tregut nė u dukėn Shqipėri jo aq nė rritjen e ndėrmarrjeve moderne kapitaliste, por kryesisht nė veprimin e ligjeve tė ekonomisė sė tregut.



    Struktura shoqėrore e qyteteve



    Ekonomia e re e tregut, qė lindi nė Shqipėri gjatė shek. XIX solli ndryshime nė strukturėn shoqėrore tė qyteteve. Por pėr shkak tė ruajtjes sė strukturės shtetėrore feudale tė Perandorisė Osmane, e cila qėndronte nė fuqi vetėm nė saje tė dhunės, qytetet shqiptare nuk u ēliruan dot nga zgjedha e shtresės sė vjetėr feudale sunduese. Pėrfaqėsuesit kryesorė tė saj, funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore, shtresat e sipėrme tė klerit islamik dhe feudalėt e fuqishėm derebej, tė shkėputur si edhe mė parė nga sfera e prodhimit, vijuan tė grabisnin popullsinė dhe arkėn e shtetit me anėn e dhunės, tė arbitraritetit, tė mashtrimit dhe tė spekulimeve. Pėr kėtė arsye ata nuk ishin aspak tė interesuar pėr ta ndryshuar strukturėn ekonomike, shoqėrore e politike tė Perandorisė Osmane. Nė kushtet e reja tė krijuara nga veprimi i ligjeve ekonomike kapitaliste, karakteri parazitar i tyre u bė mė i theksuar. Nga pjesėtarėt e klasės sė vjetėr sunduese qenė prekur vetėm krerėt e feudalizuar tė esnafeve, tė cilėt, me heqjen e monopolit esnafor, humbėn bazėn e tyre ekonomike, si rrjedhim burimin e pushtetit tė tyre tė dikurshėm. Deri nė vitet 60 ata vazhduan tė bėnin pjesė nė shtresat e larta tė popullsisė qytetare, vetėm pėr hir tė traditės shekullore ose pėrkrahjes politike qė Porta e Lartė u detyrua t’u jepte pėr tė shuar trazirat e shkaktuara prej tyre.

    Borgjezia tregtare, sidomos reshperėt e mėdhenj, me rritjen e mėtejshme tė tregtisė grosiste, u fuqizuan mė shumė. Me krizėn qė shkaktoi ndėr prodhuesit shqiptarė vėrshimi i mallrave tė huaja, edhe burimi tjetėr i fitimit tė tyre, fajdeja, erdhi gjithashtu duke u rritur (nė vitet 80 nė tregun e Shkodrės fajdeja kapte normalisht 50-60%). Nė qytetet e pajisura me garnizone ushtarake reshperėt nxorėn fitime tė mėdha edhe nga kontratat pėr furnizimin e ushtrisė me ushqime, veshmbathje e pajime tė ndryshme. Nė tregjet kryesore tė vendit ata futėn nėn varėsinė e tyre shumė nga zejtarėt e vegjėl dhe nga gratė shtėpiake, tė cilat tani pėrpunonin lėndėn e parė vendase tė grumbulluar prej reshperėve dhe tė destinuar pėr eksport (lesh, lėkurė, mėndafsh, bimė, fruta etj.). Reshperėt u pajisėn me anije lundrimi (12 anije deri mė 1912) dhe pėrqendruan nė duart e tyre kapitale tregtare e monetare tė mėdha. Por kjo pjesė e borgjezisė, nė kushtet e arbitraritetit tė administratės osmane dhe tė zhvillimit tė dobėt tė tregtisė, nuk arriti tė kalonte kapitalet e saj nga sfera e qarkullimit nė atė tė prodhimit, mbeti e lidhur deri nė fund tė sundimit osman me veprimtarinė tregtare e kamatare, duke i akorduar kredi edhe vetė financės shtetėrore lokale. Veē kėsaj, me hyrjen gjithnjė e mė shumė tė tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, njė pjesė e tregtarėve u bėnė njėkohėsisht pronarė ēifligjesh, duke u kthyer kėshtu nė njė borgjezi reshpero-ēifligare.

    Forca e re shoqėrore qė lindi nė kėtė kohė, borgjezia industriale, pėr shkak tė klimės mbytėse qė sundoi pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut, sidomos pas viteve 70, pati deri nė fund tė sundimit osman njė peshė tė parėndėsishme.
    Me zhvillimin e ekonomisė sė tregut filloi tė shfaqej nė viset shqiptare edhe njė shtresė tjetėr shoqėrore, punėtorėt, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin mėditėsit e thjeshtė qė punonin nė fabrikat, minierat, kriporet, anijet, sharrat dhe punishtet e ndryshme. Por nė radhėt e kėsaj shtrese shoqėrore hynin edhe prodhuesit e tjerė tė qytetit, siē ishin kallfėt, ēirakėt, shegertėt, muratorėt, qiraxhinjtė, hamejtė, druvarėt, prodhuesit e vegjėl tė pazarit e tė shtėpisė qė punonin pėr reshperėt e mėdhenj dhe, sė bashku me ta, shtresa e tė papunėve. Punėtorėt e tė gjitha kategorive punonin pa pėrjashtim deri 14 orė nė ditė dhe merrnin njė pagė shumė tė ulėt, qė shpesh jepej nė formėn e qesimit. Deri nė fund tė sundimit osman nuk doli asnjė legjislacion qė tė mbronte tė drejtat mė elementare tė punėtorėve.

    Me gjithė pasojat qė pati pėr prodhimim e vogėl vėrshimi i mallrave tė huaja, masėn dėrrmuese tė popullsisė sė qyteteve e formonin, si edhe mė parė, zejtarėt e tregtarėt e vegjėl. Edhe pse disa nga zejtaritė e vjetra u zhdukėn nga pazaret e qyteteve ose ishin nė rėnie tė plotė, forcimi i vazhdueshėm i lidhjeve tė fshatit me qytetin u dha mundėsi zejtarėve qė merreshin me veshmbathjet fshatare t’i shpėtonin rrėnimit ekonomik (zejtarėt qė prodhonin tirqe, shallvare, poture, kallca, opinga, breza, qeleshe etj.). Veē kėsaj, nė disa degė tė prodhimit zejtar artikujt evropianė nuk arritėn ta konkurronin prodhimin vendas, i cili shitej mė lirė se prodhimi i huaj (prodhimet e remtarėve, tė farkėtarėve, tė poēarėve, tė saraēėve, tė kėpucėtarėve etj.). Mė nė fund, rritja e kėrkesave tė vetė popullsisė qytetare solli nė disa fusha shtimin e numrit tė zejtarėve (rrobaqepės, marangozė, furrxhinj, sheqerxhinj, sahatēinj etj.). Zhvillimi i tregut tė brendshėm, vėrshimi i mallrave tė huaja dhe zhvillimi i jetės qytetare sollėn nga ana e tyre rritjen e mėtejshme tė dyqaneve tė tregtarėve tė vegjėl dhe tė lokaleve tė shėrbimit social (hotele, hane, restorante, pijetore etj.). Por rritja e numrit tė zejtarėve tė vegjėl nuk tregonte aspak lulėzimin e tyre ekonomik. Sikurse shėnonte njė udhėtar i huaj, qė kaloi nė Shqipėri mė 1910, shumica e zejtarėve ishte e zhytur nė varfėri tė thellė dhe qėndronte nė dyqanet e veta vetėm sepse nuk gjente punė tjetėr.

    Megjithėse ekonomia feudale ishte shthurur, sundimtari osman vijonte ta ruante tė paprekur sistemin politik e shtetėror feudal. Ndėrsa zhvillimi ekonomik e shoqėror i vendit kėrkonte shkėputjen e viseve shqiptare nga grabitja sistematike e huaj, sundimtari osman pėrpiqej ta forconte mė tej shtypjen e vet shekullore nė Shqipėri.

  11. #11
    3. DEPĖRTIMI I EKONOMISĖ SĖ TREGUT NĖ FSHAT





    Rritja dhe copėzimi i pronės ēifligare



    Nė fillim tė viteve 40 timari feudal turk zyrtarisht nuk ekzistonte mė nė Perandorinė Osmane. Ai ishte suprimuar me ligj nga Porta e Lartė qysh nė vitin 1834. Nė tė vėrtetė, timari ishte zhdukur nga tokat mė pjellore tė viseve shqiptare, tė cilat kishin hyrė nė sistemin e ēifligut, pėrpara se tė hiqej zyrtarisht. Timari qėndronte ende vetėm nė fshatrat me toka buke tė pakėta, por edhe kėtu zotėruesit e tyre, spahinjtė, nė shumicėn e rasteve ishin kthyer prej kohėsh nė feudalė-derebej. Si tė tillė ata i ruanin pozitat sunduese vetėm nė saje tė pėrkrahjes qė u detyrua t’u jepte sulltani me anėn e sistemit tė “harxheve”. Sipas kėtij sistemi, feudalėt spahinj gėzonin tė drejtėn nė kohė lufte tė rekrutonin kundrejt “harxheve” (shpėrblimeve) mercenarė pėr nė luftė dhe nė kohė paqeje tė vilnin, kundrejt njė shume tė caktuar, taksat shtetėrore brenda timarit tė tyre.

    Megjithatė, pas vitit 1834 spahinjtė nuk u ngjanin atyre tė shekujve tė kaluar, pasi tani nuk e gėzonin tesarrufin (zotėrimin) mbi tokat e fshatarit. Si rrjedhim ata e kishin humbur zotėrimin feudal mbi tokėn. Por edhe pse e humbėn tesarrufin, spahinjtė derebej, duke u mbėshtetur nė forcat e tyre tė armatosura dhe nė pėrkrahjen e Portės sė Lartė, vijuan tė ushtronin pushtet mbi fshatarėt e zonės sė tyre.

    Pėr tė njėjtat arsye Porta e Lartė nuk preku as bajraktarėt e krahinave malore tė veriut. Ata vijuan tė gėzonin si nė kohė lufte, ashtu edhe nė kohė paqeje po ato detyra dhe po ato tė drejta qė kishin pasur gjatė shekullit tė kaluar. Megjithatė, nė viset malore tė Veriut, pėr shkak tė mbeturinave ende tė gjalla tė normave fisnore, dhuna dhe arbitrariteti i bajraktarėve nuk morėn pėrpjesėtime aq tė mėdha, sa ato tė derebejve nė viset e tjera tė vendit.

    Me heqjen e sistemit tė timarit dhe me njohjen zyrtarisht tė pronėsisė private mbi tokėn, pronėsia ēifligare u njoh ligjėrisht nga shteti osman. Bejlerėt ēifligarė fituan tė drejtėn jo vetėm ta administronin, por edhe ta zgjeronin lirisht pronėn e tyre, e cila pėr mė tepėr hyri nėn mbrojtjen e dretpėrdrejtė tė Perandorisė Osmane. Madje Porta e Lartė, shumicėn e ēifligjeve qė ua kishte konfiskuar dikur feudalėve tė dėnuar si kryengritės, nė radhė tė parė Ali pashė Tepelenės, Ibrahim pashė Vėrlacit, Ibrahim bej Alltunit, Osman bej Kryekuqit, i shpalli pronėsi private shtetėrore, duke e kthyer kėshtu vetė Perandorinė Osmane nė njė pronare tė madhe ēifligare. Tė drejtėn e pronėsisė e fituan edhe institucionet fetare islamike e tė krishtera. Si rrjedhim, me likuidimin e pronėsisė feudale-ushtarake, ajo feudale-ēifligare u bė forma kryesore e pronėsisė tokėsore, mbi tė cilėn tani mbėshtetej shteti feudal turk.

    Nė vitet 40 ēifligjet kapnin nė viset e katėr vilajeteve rreth 700 mijė hektarė ose rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme. Por shpėrndarja e tyre nuk ishte e njėjtė kudo. Nė krahinat e vilajetit tė Janinės ēifligjet zinin rreth 70 pėr qind tė tokave tė punueshme, nė viset e vilajetit tė Shkodrės rreth 60 pėr qind, nė tė Manastirit rreth 52 pėr qind dhe nė viset e Kosovės rreth 40 pėr qind.
    Pronėsia ēifligare nuk ishte rritur njėsoj as brenda secilit vilajet. Ajo ishte shtrirė kryesisht nė viset fushore, aty ku ndodhej pjesa mė e madhe e tokave tė punueshme. Nga tė dhėnat pėr ejaletin e Janinės del, se mė 1850 nė rrethet e sotme tė Fierit dhe tė Lushnjės tė gjitha fshatrat pa pėrjashtim (184 fshatra) ishin kthyer nė ēifligje. Nė disa vise tė tjera tė ejaletit, si nė rrethin e Pogonit, pronėsia ēifligare zinte 93 pėr qind tė fshatrave, nė atė tė Paramithisė 91 pėr qind, nė atė tė Filatit 64 pėr qind, nė kazanė e Delvinės 58 pėr qind, nė atė tė Gjirokastrės 35 pėr qind, nė atė tė Vlorės 29 pėr qind, nė krahinėn e Mallakastrės 20 pėr qind, nė kazanė e Pėrmetit 12 pėr qind, kurse nė kazanė e Tepelenės 9 pėr qind. Brenda ejaletit tė Janinės kishte gjithashtu vise, siē ishte kazaja e Skraparit dhe ajo e Tomoricės me 43 fshatra, tė cilat nuk e njihnin fare institucionin e ēifligut.

    Shumica dėrrmuese e pronės ēifligare, rreth 76 pėr qind e sipėrfaqes sė saj, ishte nė pronėsi private tė bejlerėve feudalė, mjaft nga tė cilėt e kishin grumbulluar me grabitje gjatė dyqind vjetėve tė kaluar. Gjatė viteve 40 ajo ndodhej e pėrqendruar ende nė duart e pak familjeve feudale, qė tė gjitha me origjinė shqiptare. Disa prej tyre zotėronin sipėrfaqe tė mėdha jo vetėm nė viset shqiptare, por edhe nė krahinat e tjera tė Turqisė Evropiane: p.sh., familja e Skyfterajve tė Libohovės zotėronte rreth 28 000 ha tokė nė Toskėri, nė Ēamėri e nė Thesali, kurse ajo e Begollajve tė Pejės rreth 22 mijė ha nė Kosovė, nė Bosnjė e nė Serbi. Pronarė tė mėdhenj feudalė, tė cilėt zotėronin ēifligje nė viset shqiptare, ishin Kokatėt e Delvinės (rreth 18 000 ha), Gjinollėt e Prishtinės (rreth 16 000 ha), Toptanėt e Tiranės (rreth 15 000 ha), Dėrrallat e Tetovės (rreth 12 000 ha), Rrotullat e Prizrenit (rreth 10 000 ha), Bushatllinjtė e Shkodrės (rreth 8 500 ha), Okllapajt e Gjilanit (rreth 8 000 ha), Alizotėt e Gjirokastrės (rreth 7 500 ha) etj.

    Pas bejlerėve feudalė, vendin e dytė si pronar latifondist e zinte vetė shteti osman, i cili zotėronte rreth 20 pėr qind tė pronės ēifligare. Pjesa dėrrmuese e ēifligjeve shtetėrore, rreth 105 000 ha (afėrsisht 75 pėr qind e sipėrfaqes sė tyre), ndodhej nė vilajetin e Janinės, kurse pjesa tjetėr ishte e shpėrndarė nė vilajetet e Manastirit, tė Shkodrės dhe tė Kosovės.
    Institucionet fetare myslimane, tė cilat zinin vendin e tretė, zotėronin rreth 4 pėr qind tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme ēifligare. Afėrsisht gjysma e tyre ndodhej nė vilajetin e Janinės, kurse nė vilajetet e tjera ēifligjet vakėfore ishin shumė tė copėzuara.
    U rritėn edhe zotėrimet tokėsore tė kishave ortodokse e katolike. Nė vitet 60-70 tė shek. XIX 23 kisha e manastire zotėronin rreth 1 300 ha tokė tė punueshme dhe pyje.

    Me gjithė shtrirjen e madhe tė pronėsisė ēifligare numri i bujqve tė vendosur nėpėr ēifligje ishte i vogėl nė krahasim me mundėsitė e shfrytėzimit tė saj. Nė tė vėrtetė, ndėrsa ēifligjet zinin rreth 55 pėr qind tė tokave tė punueshme, nė kėto toka punonin rreth 25 pėr qind tė familjeve fshatare. Mė shumė se 2/3 e tokave ēifligare ishin lėnė djerr. Kėshtu nė fushėn e Myzeqesė nė 184 fshatra qenė vendosur vetėm 2 616 familje bujqish ēifēinj.
    Me pėrfshirjen e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, vlefta e saj si burim tė ardhurash pėr pronarin erdhi vazhdimisht duke u rritur. Kjo pati pasoja tė thella nė fushėn e pronėsisė tokėsore.

    Te bejlerėt ēifligarė, tė cilėt nuk iu pėrshtatėn kushteve tė reja qė u krijuan me zhvillimin e ekonomisė monetare, pėrfshirja e tokės nė sferėn e tregtisė solli copėzimin e saj nė duart e trashėgimtarėve tė ndryshėm dhe pastaj shitjen e saj pjesė-pjesė. Ky proces, i cili vijoi deri nė fund tė sundimit osman, dobėsoi, si pronarė ēifligarė, mjaft nga familjet e vjetra feudale tė vendit, siē ishin Kokatėt, Skyfterajt, Alizotėt, Delvinajt, Toptanėt, Bushatllinjtė etj.?
    Pėrkundrazi, familjet feudale, tė cilat u lidhėn me ekonominė ēifligare, i pushtoi lakmia pėr tė shtėnė nė dorė toka bujqėsore. Si rrjedhim, ēifligjet e tyre u rritėn me ritme tė shpejta. Kjo rritje u bė me rrugė tė ndryshme. Njėra prej tyre ishte rruga e vjetėr e pėrvetėsimit tė tokave shtetėrore “vakante”, siē quheshin tokat e mbetura prej kohėsh tė papunuara. Kjo ndodhi sidomos nė fushat e Shqipėrisė sė Ulėt, ku tė ashtuquajturat toka vakante zinin sipėrfaqe tė mėdha. Me anėn e ryshfeteve mjaft pronarė tė rinj siguruan pa ndonjė vėshtirėsi, nga administrata e korruptuar osmane, tapitė pėrkatėse, duke u kthyer kėshtu nė pronarė tė kėtyre tokave.??

    Rrugė tjetėr e rritjes sė pronės ēifligare ishte shtėnia nė dorė e tokave tė fshatarėve tė vegjėl nga ana e bejlerėve tė pasur. Kjo mėnyrė, e cila ishte zbatuar edhe mė parė, gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX mori njė pėrhapje mė tė madhe. Shumė fshatarė tė vegjėl i humbėn tokat e tyre ngase i shitėn pėr tė shlyer borxhet e rėnda ose u konfiskuan me anė gjyqi nga kreditorėt. Ata qė pėrfituan mė shumė nga shitja e kėtyre qenė jo vetėm bejlerėt e mėdhenj (Toptanėt, Vrionėt, Vlorajt, Vėrlacėt, Biēakēinjtė), por edhe mjaft bejlerė tė dorės sė dytė, tė cilėt me kėtė mėnyrė u kthyen nė pronarė tė mėdhenj (Vokopolat, Bonotėt, Hamzarajt, Resulajt etj.).
    Prirja pėr tė grabitur tokat pushtoi edhe feudalėt derebej. Zakonisht, pasi vinin njėrėn kėmbė nė njė fshat, bejlerėt derebej e vijonin dhunėn pėrpara syve tė administratės shtetėrore derisa e kthenin fshatin nė ēiflig, duke u kthyer kėshtu dhe ata vetė nė pronarė ēifligarė. Me anėn e kėtij sistemi pronėsia ēifligare u shtri jo vetėm nė viset e ulėta, por edhe nė krahinat e brendshme, si nė rrethet e Korēės, tė Kolonjės, tė Dibrės, tė Matit, tė Kukėsit etj., ku mė parė kjo pronėsi njihej pak ose nuk njihej fare.

    Bejlerėt ēifligarė i rritėn pronat e tyre duke blerė gjithashtu ēifligjet qė vinin nė shitje feudalėt e ndryshėm. Veē kėsaj, bejlerėt ēifligarė pėrfituan edhe nė kurriz tė ēifligjeve shtetėrore, tė cilat Porta e Lartė i vinte nė shitje sa herė ndodhej nė vėshtirėsi financiare, sidomos ēifligjet qė ndodheshin tė shpėrndara andej-kėtej si ishuj tė rrethuar nga fshatra tė lira. Tė tilla ishin kryesisht ēifligjet shtetėrore tė kazave tė Delvinės, tė Pėrmetit, tė Mallakastrės, tė Tepelenės, tė Korēės, tė Lezhės, tė Shkodrės, tė cilat nė pjesėn e tyre mė tė madhe fundi i sundimit turk i gjeti ēifligje private. Ēifligjet private u rritėn edhe nė kurriz tė ēifligjeve sulltanore me anėn e dhuratave qė sulltan Abdyl Hamiti II u jepte herė pas here bejlerėve shqiptarė ose nė formė shpėrblimi pėr shėrbime nė favor tė pallatit, ose nė formė prike kur martoheshin me gratė e haremit perandorak.

    Si rrjedhim i kėtij zhvillimi nė krye tė pronarėve tė mėdhenj ēifligarė qėndronin mė 1912 familjet e Vrionėve me 16 300 ha, e Toptanėve me 13 500 ha, e Vlorajve me 13 000 ha, e Dėrrallave me 8 500 ha, e Vėrlacėve me 7 500 ha, e Kryezinjve me 7 500 ha, e Dinove me 6 500 ha, e Dragave me 6 000 ha, e Biēakēinjve me 5 400 ha dhe njė numėr i madh bejlerėsh pak tė njohur nė mesin e shek. XIX, por qė tani kishin grumbulluar me mijėra hektarė tokė, si Resulajt nė Lushnjė (4 500 ha), Bonatėt nė Peqin (4 500 ha), Vokopolajt nė Lushnjė (3 000 ha), Risiliajt nė Vlorė (2 000 ha), Shaskat nė Vlorė (2 000 ha) etj. Megjithatė, nė radhėt e tyre, krahas rritjes sė pronės ēifligare, veproi gjithashtu, nėpėrmjet sė drejtės sė trashėgimisė, copėzimi i saj. Kėshtu, pėr shembull, mė 1912 pronat e Vrionėve qenė ndarė, ndonėse nė mėnyrė jo tė barabartė, nė 9 pronarė, ato tė Toptanėve nė 8, tė Biēakēinjve nė 8, tė Vlorajve nė 4 e kėshtu me radhė.

    Copėzimi i pronėsisė ēifligare me anėn e shitjes dhe tė trashėgimisė shkaktoi, veē tė tjerave, diferencimin ekonomik tė ēifligarėve, pasi pranė pronarėve tė mėdhenj u rrit numri i pronarėve ēifligarė tė mesėm e tė vegjėl. Por radhėt e tyre u rritėn mė shumė me pronarė tė ndryshėm qė nuk kishin origjinė feudale, pasi tokat qė shitėn fshatarėt e varfėruar, madje edhe njė pjesė e tokave qė shitėn vetė feudalėt ēifligarė, ranė ku mė shumė e ku mė pak, nė duart e tregtarėve tė qyteteve e tė fshatarėve tė pasur, tė cilėt nė kėtė mėnyrė u kthyen nė ēifligarė tė vegjėl e tė mesėm. Madje, ndonjėri prej tyre u bė ēifligar i madh, si Iljaz Qoku (Dibėr), Milto Shallvari (Durrės), Jaho Ēiniu (Gjirokastėr), Muhamet Abazi (Gjirokastėr), tė cilėt mė 1912 zotėronin rreth 4 000 ha secili. Kjo kategori e re ēifligarėsh me origjinė jofeudale u shfaq pothuajse nė tė gjitha krahinat e vendit, nė mėnyrė tė veēantė nė rrethet e Shkodrės, tė Korēės, tė Gjirokastrės, tė Elbasanit, tė Tiranės e tė Vlorės.

    Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX u rritėn edhe ēifligjet vakėfore, kryesisht nė kurriz tė pronės ēifligare shtetėrore (12 fshatra tė Myzeqesė u kthyen nė vitet 80 nga pronėsi shtetėrore nė pronė ēifligare vakėfore).
    Por krahas rritjes sė pronės ēifligare u zhvillua edhe procesi i kthimit tė saj nė pronė fshatare. Ky proces u krye me anėn e blerjes sė tokave ēifligje nga ana e fshatarėve, tė cilėt u bėnė pronarė tė mesėm e tė vegjėl (siē ndodhi, pėr shembull, nė njė pjesė tė tokave tė Kokatėve, tė Alizotėve, tė Toptanėve, tė Skyfterajve) ose nga bujqit ēifēinj, tė cilėt me sakrifica tė mėdha u kthyen nė pronarė tė vegjėl (siē vepruan, pėr shembull, bujqit e ēifligjeve Drenovė e Boboshticė nė Korēė, Kapinovė e Vertenik nė Berat, Levan e Visokė nė Mallakastėr, Labovė e Glinė nė Gjirokastėr, Qilarisht e Bodar nė Pėrmet etj.).
    Si rrjedhim, sipėrfaqja e pronės ēifligare filloi tė ulej vazhdimisht. Mė 1912 ajo ishte nė tė katėr vilajetet bashkėrisht rreth 620 mijė ha, pra rreth 100 mijė ha mė pak se mė 1840. Ulja u duk nė tė katėr vilajetet: nė vilajetin e Janinės nga 240 mijė ha nė 228 mijė ha, nė atė tė Kosovės nga 216 mijė ha nė 184 mijė ha, nė atė tė Manastirit nga 202 mijė ha nė 160 mijė ha, kurse nė vilajetin e Shkodrės nga 55 mijė ha nė 48 mijė ha. Mė 1912 prona ēifligare pėrfaqėsonte nė gjithė Shqipėrinė rreth 45 pėr qind tė tokės sė punueshme*.
    Si pasojė e kėtij procesi ndryshoi edhe raporti ndėrmjet tri kategorive tė pronės ēifligare. Mė 1912 prona private zinte 81 pėr qind, prona shtetėrore 15 pėr qind dhe prona vakėfore 4 pėr qind tė sipėrfaqes tokėsore ēifligare. Veē kėsaj, prona private ēifligare tani nuk ishte mė aq e pėrqendruar si nė vitet 40 nė duart e pak familjeve feudale. Pjesa mė e madhe e saj tani ishte e pjesėtuar nė duart e disa mijėra pronarėve ēifligarė tė mesėm e tė vegjėl me origjinė pjesėrisht feudale, pjesėrisht borgjeze.

    Si pėrfundim, edhe pse prona ēifligare zinte ende njė sipėrfaqe tė madhe (rreth 45 pėr qind tė tokės sė punueshme), ajo nuk e ruante karakterin e pronėsisė feudale. Fakti qė toka kishte hyrė pėrfundimisht nė sferėn e qarkullimit tė mallrave dhe se sipėrfaqja ēifligare rritej ose pakėsohej kryesisht me anėn e parasė, tregonte se prona ēifligare tashmė kishte fituar tiparet e pronės borgjeze.

  12. #12
    Marrėdhėniet agrare brenda ēifligjeve



    Deri nė vitet 40 ēifligjet e katėr vilajeteve ruanin ende, nė vijat e tyre tė pėrgjithshme, tiparet themelore tė ēifligjeve feudale, pak a shumė ashtu siē ishin formuar gjatė shekujve tė kaluar. Nė gjirin e tyre ekonomia natyrore ishte shthurur me ritme mė tė ngadalshme se nė fshatrat joēifligje tė vendit. Pothuajse tė gjitha karakterizoheshin nga prapambetja e theksuar e teknikės bujqėsore. Secili bujk ishte i pajisur me njė ngastėr toke, nė tė cilėn ai kishte ngritur ekonominė e vet. Kafshėt e punės sė bashku me veglat e tjera tė prodhimit ishin pothuajse kudo pronė e fshatarit ēifēi. Edhe pse juridikisht quhej si ortak me pronarin, ēifēiu nė tė vėrtetė ndodhej nė vartėsinė e plotė tė feudalit tė fuqishėm ēifligar. Marrėdhėniet ndėrmjet ēifēinjve dhe ēifligarit vijonin tė ndėrtoheshin sipas traditės mbi bazėn e sė tretės, tė gjysmės dhe tė qesimit, tė praktikuara pothuajse nė tė gjitha pronat ēifligare. Nga mesi i viteve 60 tė shek. XIX filluan tė pėrpiloheshin edhe kontrata qiraje me shkrim, dukuri qė erdhi duke u shpeshuar. Kėto marrėdhėnie mbėshteteshin tani, nė ligjin agrar tė vitit 1858, sipas tė cilit fshatarėt mbaheshin si qiramarrės tė thjeshtė dhe juridikisht tė lirė, ndėrsa ndarja e prodhimit vijoi tė bėhej siē kishte qenė para Tanzimatit. Nga kėto sisteme, mė i pėrhapuri vijoi tė ishte ai i sė tretės. Madje, krahas tė tretės sė prodhimit ose tė qesimit nė natyrė qė i jepte pronarit, bujku ishte ngarkuar prej kohėsh edhe me detyrimin e angarisė, tė cilin kanunametė e vjetra nuk e kishin lejuar. Si rrjedhim, detyrimet e fshatarit ēifēi ndaj ēifligarit e ruanin karakterin e mėparshėm tė detyrimit joekonomik.

    Zhvillimi ekonomik e shoqėror qė u duk nė viset shqiptare gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe viteve tė para tė shek. XX preku jo vetėm karakterin e pronėsisė ēifligare, por edhe regjimin e brendshėm tė ēifligjeve. Zhvillimi i tregut tė brendshėm, rritja e popullsisė qytetare dhe zgjerimi i marrėdhėnieve tregtare me viset e huaja e pėrfshiu me ritme tė shpejta nė sferėn e qarkullimit tė mallrave edhe prodhimin bujqėsor tė ēifligjeve. Meqenėse nė tregun shqiptar ēmimet e prodhimeve bujqėsore pėsonin ndryshime tė theksuara nga njė stinė nė tjetrėn, pronarėt ēifligarė vijonin ta kėrkonin rentėn nė natyrė dhe jo nė tė holla, sepse, duke e grumbulluar drithin nė verė pėr ta shitur nė dimėr, ata nxirrnin fitime mė tė mėdha. Kėshtu bejlerėt pronarė filluan tė ktheheshin edhe nė tregtarė hambarxhinj. Lidhja e prodhimit tė ēifligut me tregun ndikoi nė ekonominė e bujkut ēifēi, sepse ky tani filloi tė detyrohej nga ēifligari qė tė kultivonte ato kultura bujqėsore, tė cilat kishin leverdi tregtare pėr atė. Nė kėto rrethana, pas mesit tė shek. XIX ekonomia natyrore u shthur nė gjirin e ēifligjeve me ritme tė shpejta.

    Veē kėsaj, disa ēifligarė filluan tė praktikonin jo sistemin e sė tretės, por atė tė qesimit (sasi e caktuar drithi qė bujku detyrohej t’i jepte feudalit pavarėsisht nga prodhimi i korrur). Sistemi i qesimit ishte nė interes tė ēifligarit, sepse me anėn e tij renta vjetore ishte e sigurt. Veē kėsaj ai ia linte pronarit pėrherė shtegun tė hapur pėr t’ia rritur bujkut mė tej detyrimin. Nė tė vėrtetė, aty ku ky sistem u zbatua, masa e detyrimit u rrit kohė pas kohe. Nga 2,5 deri nė 3 kv drithė pėr ha qė ishte mė 1880, ai arriti nė 4 deri 5 kv drithė pėr hektar mė 1912, sasi kjo e madhe po tė merret parasysh teknika e prapambetur e bujqėsisė dhe rendimentet e ulėta tė prodhimit. Veē kėsaj, ky sistem e detyronte bujkun ta dorėzonte sasinė e caktuar tė drithit edhe nė vitet me korrje tė kėqija, gjė qė sillte rrėnimin e tij ekonomik. Pėr kėto arsye shumica e bujqve nuk e pranoi sistemin e qesimit, prandaj ai nuk u shtri nė tė gjithė vendin, por u kufizua vetėm nė disa ēifligje tė viseve tė ulėta.

    Depėrtimi i vazhdueshėm i ekonomisė sė tregut nė fshat pati edhe pasoja tė tjera pėr fshatarėt-bujq. Njė pjesė e vogėl e tyre arriti me sakrifica ta blinte tokėn dhe tė kalonte nė radhėt e fshatarėsisė pronare. Megjithatė, numri i fshatarėve bujq nuk u pakėsua, sepse radhėt e tyre shtoheshin vazhdimisht me fshatarė tė vegjėl, tė cilėt, duke mos i bėrė ballė varfėrimit ekonomik, shisnin tokat e tyre dhe hynin si bujq nėpėr ēifligje. Si rrjedhim, nė vitin 1912 fshatarėt bujq pėrfaqėsonin afėrsisht 18% tė popullsisė fshatare.

    Duke mos i bėrė dot ballė rritjes sė kėrkesave tė ēifligarit dhe lėvizjes stinore tė ēmimeve, ekonomia e shumicės sė tyre filloi tė lėkundej. Bujqit filluan tė merrnin gjithnjė e mė shumė borxh. Meqė nuk ishin nė gjendje t’i shlyenin ato, bujqit e varfėruar filluan tė shisnin kafshėt e tyre tė punės. Pėr ta mbajtur nė kėmbė ekonominė e tyre, u detyruan tė merrnin me qira nga pronari sė bashku me tokėn e bukės edhe pendėn e qeve?. Numri i kėtyre bujqve punėtorė (gjysmatarė ose qesimtarė) qė ishin jo vetėm pa tokė, por edhe pa veglat kryesore tė punės (qetė), erdhi vazhdimisht duke u rritur. Mė 1912 ēifligjet pa tė tillė bujq ishin shumė tė rralla. Nė disa raste ata formonin brenda ēifligut edhe pakicėn (pėr shembull, nė ēifligun Rreth afėr Durrėsit kishte 15 bujq pa pendėn e qeve dhe 28 bujq me kafshėt e punės). Po kishte dhe ēifligje ku ata formonin shumicėn dėrrmuese (nė ēifligun Kullė afėr Shijakut kishte atė vit 44 bujq pa kafshėt e punės dhe vetėm 6 bujq me pendėn e qeve).

    Nė disa raste varfėrimi i fshatarėve bujq shkoi edhe mė tej. Disa prej tyre, tė mbetur pa kafshė pune dhe tė zhytur nė borxhe, nuk qenė nė gjendje ta mbanin nė kėmbė ekonominė e tyre individuale. Prandaj jo vetėm si individė, por edhe si familje u kthyen nė argatė tė thjeshtė, punėtorė tė pėrhershėm bujqėsorė.
    Nė kushtet e zhvillimit tė ekonomisė monetare dhe tė vendosjes sė pronėsisė private tė tokės, detyrimi qė i jepte pronarit ēifligar jo vetėm bujku i varfėruar (gjysmatari), por edhe ai qė zotėronte ende veglat kryesore tė prodhimit (tretari) pushoi sė qeni formė e rentės feudale. Nė tė dy rastet ai mori karakterin e qirasė sė tokės, kurse fshatari bujk rentar, gjysmatar ose qesimtar atė tė njė qiramarrėsi tė thjeshtė. Pėr mė tepėr si tė tillė ata i njohu edhe Ligji i tokės (Eraz-i Kanuni) i vitit 1858, me tė cilin fiksoheshin marrėdhėniet e reja agrare nė Perandorinė Osmane. Nė tė vėrtetė, nėpėr ēifligjet e Shqipėrisė filloi tė pėrhapej gjithnjė e mė shumė praktika e “marrėveshjeve” ndėrmjet bujkut e ēifligarit nė lidhje me kushtet e punės dhe me format e detyrimit. Sipas vendeve kėto “marrėveshje” pėrsėriteshin ēdo 1, 2 ose 5 vjet, madje nė vitet e fundit tė sundimit osman, nė disa raste, ato filluan tė fiksoheshin me shkrim. Nevoja qė kishte bujku pėr tokė dhe pozita e tij e ulėt shoqėrore, i jepte mundėsi pronarit ēifligar t’i diktonte atij kushte tė rėnda, tė kėrkonte, krahas tė tretės a qesimit, edhe disa ditė pune angari ose dhurata tė ndryshme nė bagėti, shpendė, vezė etj. Megjithatė, nė kushtet e krijuara pas mesit tė shek. XIX, nėnshtrimi i bujkut nuk rridhte nga vartėsia e tij ligjore ndaj feudalit, por nga nevoja e jetės, nga po ajo nevojė qė e shtynte punėtorin tė pranonte mėditjen qė i diktonte pronari i fabrikės. Pra, qiraja qė bujku tani i jepte pronarit filloi tė vishej me karakterin e detyrimit ekonomik.



    Lindja e borgjezisė agrare



    Tėrheqja e tokės nė sferėn e qarkullimit tė mallrave, lidhja e prodhimit bujqėsor tė ēifligut me tregun, pjesėmarrja e ēifligarėve nė veprimet tregtare dhe aspirata e tyre pėr investime nė fushėn e industrisė i futi pronarėt ēifligarė nė rrugėn e borgjezimit.
    Shprehja mė e thjeshtė e borgjezimit tė pronarėve feudalė ishte prirja qė pushtoi ēifligarėt pėr tė pėrqendruar nė duart e tyre sė bashku me tokėn edhe veglat kryesore tė punės. Pėrqendrimi i qeve, i farės e i banesės sė bujkut nė duart e ēifligarit ishte njė lloj investimi qė pronari i tokės bėnte nė fushėn e prodhimit, tė cilin nuk e njihte rendi feudal. Si rrjedhim, pėrballė bujkut qė zotėronte vetėm krahėt e punės, qėndronte ēifligari si zotėrues i tokės, i mjetit kryesor tė prodhimit dhe i veglave kryesore tė punės, qė e bėnin atė tė afėrt me njė pronar kapitalist.

    Borgjezimi i pronarėve ēifligarė u shpreh edhe nė forma mė tė pėrparuara. Me qėllim qė tė rritnin tė ardhurat nga tė tretat ose nga qesimi, disa bejlerė ēifligarė filluan tė nxitnin pėrdorimin nga fshatarėt ēifēinj tė njė teknike mė tė pėrparuar nė bujqėsi. Interesimi pėr farė dhe pėr fidanė mė tė mirė filloi, me sa dihet, qysh nė vitet 40. Nė vitet 60 Kahreman bej Vrioni solli nga jashtė jo vetėm farė tė zgjedhur, por edhe plugje tė hekurta, kurse nipi i tij, Azis pashė Vrioni, u pėrpoq tė pėrhapte gjerėsisht nė ēifligjet e veta kulturėn e orizit e tė duhanit. Po kėto nisma mbetėn nė mes tė rrugės. Shfrytėzimi i bujqve ishte aq i egėr, sa varfėria e thellė, nė tė cilėn ata ishin zhytur, nuk u jepte asnjė mundėsi pėr ta ēuar ekonominė e tyre sadopak pėrpara. Pėr kėtė arsye deri nė fund tė sundimit osman pėrdorimi i plugut tė hekurt mbeti shumė i kufizuar dhe rendimentet nė bujqėsi tepėr tė ulėta.

    Lakmia pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha nxiti edhe te bejlerėt prirjet pėr tė kaluar nė qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė pronave tė tyre. Duke zgjedhur tokėn mė tė mirė tė ēifligjeve, bejlerėt shpėrngulėn nė toka tė tjera bujq ēifēinj dhe i zėvendėsuan me familje bujqish argatė, tė cilėt nuk kishin as ekonomi individuale, as kafshė pune, as shtėpi banimi. Ata punonin si mėditės tė thjeshtė nė tokėn e pronarit ēifligar me veglat e punės tė pronarit dhe nėn varėsinė e tij ekonomike. Lindėn kėshtu mbi truallin e pronėsisė ēifligare fermat bujqėsore me elementet e marrėdhėnieve kapitaliste.

    Tė tilla ferma bujqėsore u dukėn gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX pothuajse kudo ku kishte latifunde ēifligare. Madje, nė ndonjė rast pronarėt e tyre bėnė pėrpjekje tė mėtejshme pėr t’i kthyer ato nė ferma bujqėsore moderne. Qysh nė vitet 80 Syrja bej Vlora pruri nė fermėn e vet, qė organizoi nė Skroftinė (Vlorė), disa bujq arbėreshė nga Italia pėr tė pėrhapur kulturėn e patates dhe pak mė vonė njė grup teknikėsh hungarezė pėr tė administruar me sistemin borgjez tė qeverisjes tokat e tre ēifligjeve (Frakull, Ēerven, Ferras, gjithsej 1 600 ha). Por nė kushtet e regjimit anakronik osman, tė prapambetjes sė theksuar tė vendit, tė mungesės sė plotė tė rrugėve dhe tė prirjes sė bejlerėve pronarė pėr tė siguruar fitime sa mė tė mėdha me investime sa mė tė pakėta, as fermat bujqėsore nuk u zhvilluan mė tej. Nė tė tilla rrethana bejlerėt pronarė parapėlqyen t’i depozitonin kapitalet e tyre monetare nėpėr bankat e huaja dhe tė vijonin t’i administronin ēifligjet, si edhe mė parė, pa bėrė investime me peshė. Kėshtu, pėr shembull, mė 1912, nė ēifligun e Mifolit (Vlorė), pronė e Xhemil bej Vlorės, nga 21 familje bujqish vetėm 2 qenė familje argatėsh; nė ēifligun Rreth (Durrės), pronė e Esat pashė Toptanit, nga 48 familje bujqėsh vetėm 5 qenė familje argatėsh etj. Madje disa bejlerė pronarė nuk merreshin fare me qeverisjen e drejtpėrdrejtė tė ēifligjeve tė tyre. Si rrjedhim, qeverisja e drejtpėrdrejtė kapitaliste e ēifligjeve nga bejlerėt pronarė u frenua menjėherė, sapo filloi tė duket nė truallin e Shqipėrisė. Pavarėsisht nga kjo, pronarėt ēifligarė filluan tė humbisnin dalėngadalė fizionominė e mėparshme qė kishin si pronarė feudalė dhe tė pėrvetėsonin, ndonėse me vėshtirėsi, tiparet e njė borgjezie ēifligare, tė lidhur me metodat e vjetra tė shfrytėzimit tė fshatarėve bujq.

    Nė tė njėjtėn kohė, diferencimi ekonomik qė veproi pas mesit tė shek. XIX nė gjirin e ēifligjeve, krijoi mundėsinė qė punėn e ēifēinjve tė kthyer nė argatė ta shfrytėzonin edhe fshatarėt bujq, tė cilėt pėr hir tė rrethanave tė veēanta kishin njė ekonomi individuale mė tė konsoliduar. Kėto familje tė veēuara bujqish filluan tė merrnin me qira nga ēifligari toka tė tepėrta pėr t’i punuar pjesėrisht me anėtarėt e familjes dhe pjesėrisht me bujqit argatė. Mė 1912 kjo dukuri vėrehet nė shumė ēifligje, pėr tė cilat ka njoftime deri diku tė hollėsishme. Sipas tė dhėnave tė kėtij viti, disa bujq kishin deri 3 nganjėherė edhe mė shumė argatė tė pėrhershėm tė pajtuar me rrogė vjetore, pėrveē argatėve stinorė, tė cilėt i pajtonin me pagė ditore gjatė periudhės sė mbjelljeve e tė korrjeve. Edhe pse nuk ishin pronarė tė tokės qė qeverisnin, ata pushuan sė qeni fshatarė ēifēinj, pėrderisa pėrdornin nė ekonominė e tyre individuale punėn e tė tjerėve dhe siguronin nga puna e tyre tė ardhura tė mėdha. Si tė tillė kėta qiramarrės tė thjeshtė pėrvetėsuan dalėngadalė tiparet e fermerit bujk.

    I njėjti proces ndodhi gjatė kėsaj kohe edhe nė radhėt e fshatarėsisė pronare. Tokat qė shitėn fshatarėt e vegjėl tė rrėnuar ekonomikisht nuk ranė tė gjitha nė duart e bejlerėve ēifligarė. Pjesėrisht ato u blenė nga elementė tė veēuar qė dolėn prej radhėve tė fshatarėve, tė cilėt u kthyen nė pronarė tė pasur. Kėshtu, nga procesi i diferencimit ekonomik qė pushtoi vendin pas viteve 40 tė shek. XIX, numri i fshatarėve tė pasur pothuajse u pesėfishua. Nė fillim tokat e tepėrta ata ua jepnin me qira fshatarėve bujq ose fshatarėve - paraqendarė, duke u kthyer nė ēifligarė tė vegjėl. Por me kohė disa fshatarė tė pasur filluan tė praktikonin nė tokat e tyre punėn e argatėve tė pėrhershėm a stinorė. Kėshtu, nė periudhėn e fundit tė sundimit osman, krahas qiramarrėsve lindėn nė fshatin shqiptar, si rrjedhim i zhvillimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi, edhe fshatarėt e pasur.
    Fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq sė bashku me pronarėt ēifligarė tė fermave ishin kategori tė reja shoqėrore, tė cilat fshati shqiptar nuk i njihte mė parė. Ato lindėn nė kushtet e shthurjes sė mėtejshme tė ekonomisė feudale dhe tė zhvillimit tė shpejtė tė ekonomisė monetare.

    Por, nga ana tjetėr, ato lindėn nė kushtet e varfėrisė dhe tė prapambetjes sė thellė, ku e kishte lėnė vendin sundimi i gjatė osman. Pėr kėtė arsye pronarėt e fermave, fermerėt bujq dhe fshatarėt e pasur mbetėn tė vjeguar pas formave tė prapambetura tė qeverisjes bujqėsore dhe nuk patėn asnjė nxitje pėr tė pėrvetėsuar metodat e teknikėn e pėrparuar tė ekonomisė kapitaliste. Megjithatė ata pėrbėnin borgjezinė agrare, sepse tipari i tyre themelor ishte pėrdorimi i punės sė fshatarėve argatė, tė cilėt nė kėtė periudhė pėrfaqėsonin mėditėsit e fshatit.

  13. #13
    Fshatarėt pronarė


    Me heqjen e regjimit tė timareve (vitet 30) ndryshoi edhe gjendja e fshatarėve pronarė. Me kėtė masė nė kategorinė e fshatarėve pronarė u pėrfshinė ata fshatarė qė kishin ruajtur tapitė deri nė prag tė reformave centralizuese dhe tė Tanzimatit. Tani ata nuk ishin mė, de jure, raja tė spahiut, sepse ligjėrisht nuk ndodheshin mė nėn vartėsinė e tij feudale. Formalisht fshatarėt e mesėm e tė vegjėl u kthyen nė fshatarė tė lirė dhe ligjėrisht u njohėn pronarė tė tokės sė tyre, tė cilėn tani mund ta shitnin, ta jetėrsonin dhe ta hipotekonin lirisht.
    Megjithatė, fshatarėt me tokė nuk u bėnė plotėsisht tė lirė, pasi vendin e marrėdhėnieve tė mėparshme me feudalin spahi tani e zunė marrėdhėniet me shtetin feudal osman, i cili i grabiste me anėn e feudalėve derebej, tė sipėrmarrėsve tė taksave (myltezimėve) e funksionarėve tė administratės. Ata u njohėn juridikisht si zotėrues privatė tė tokės mirie, ndonėse patėn ende disa pengesa fiskale pėr pėrdorimin e lirė tė saj.

    Pozitat e fshatarėve pronarė tė mesėm e tė vegjėl u tronditėn jo vetėm nga rritja e vazhdueshme e taksave shtetėrore (taksė mbi tokėn, mbi banesėn, mbi prodhimin, mbi bagėtinė, mbi shpendėt, pėr bletėt, pėr mullirin, pėr rrugėn, pėr shėrbimin ushtarak, abuzimet e shumta etj., por edhe nga veprimi i ligjeve tė ekonomisė sė tregut nė fshat (sidomos nga luhatja e theksuar stinore e ēmimeve). Tronditjen e ndjenė sidomos fshatarėt pronarė tė vegjėl, tė cilėt pėr shkak tė tė ardhurave tė pakėta nga toka bujqėsore ishin tė detyruar tė blinin ēdo vit drithė me tė hollat qė nxirrnin nga veprimtaria e tyre suplementare. Por me vėrshimin e mallrave tė huaja dhe me konkurrencėn e prodhimit tė qyteteve, tė ardhurat e tyre nga kjo veprimtari erdhėn duke u pakėsuar. Si rrjedhim, varfėria i detyronte fshatarėt tė merrnin borxhe nga fajdexhinjtė. Afatet e borxheve mbaronin zakonisht nė kohėn e korrjeve ose tė vjeljeve. Pėr tė shlyer borxhin fshatari detyrohej tė shiste drithin nė verė kur ēmimet ishin tė ulėta dhe ta blinte nė pranverė kur ato ishin mė tė larta. Me forcimin e administratės perandorake osmane pas mesit tė shek. XIX, pesha e taksave shtetėrore nė kurriz tė masave fshatare erdhi duke u rritur.

    Barrė e rėndė u bė edhe shėrbimi i gjatė ushtarak pėr popullsinė myslimane ose taksa e shėrbimit ushtarak pėr popullsinė e krishterė. Pėr t’i bėrė ballė varfėrimit tė vazhdueshėm, pronarėt e vegjėl filluan tė shisnin kafshėt e punės dhe pastaj bagėtitė e imėta, tė cilat ose ranė nė duart e fshatarėve tė pasur dhe mbetėn pėrsėri nė vend ose u blenė nga reshperėt e mėdhenj pėr t’u eksportuar. Me thellimin e tij tė mėtejshėm, ky proces po e detyronte fshatarin e varfėruar tė shiste mė nė fund edhe tokėn. Megjithatė, numri i tyre nuk u pakėsua. Madje u rrit pėr arsye tė pjesėtimit tė familjeve midis djemve tė fshatarit, kurse pėr shkak tė shitjeve sipėrfaqja u pakėsua. Kėshtu gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, nė viset e katėr vilajeteve shtresa e fshatarėve pronarė u rrit (nga afėrsisht 220 mijė familje mė 1840 nė rreth 280 mijė familje mė 1912), por si pėrqindje nė krahasim me popullsinė fshatare u pakėsua (nga rreth 84% mė 1840 nė rreth 79% mė 1912). Kjo qėndresė e fshatarėsisė sė vogėl vetėm nė njė masė tė vogėl qe rrjedhojė e hapjes sė tokave tė reja nga fondi i kujrisė ose nga prona e pėrbashkėt e fshatit. Kryesisht ajo u arrit nė saje tė mėrgimit tė krahėve tė tepėrta tė familjes sė fshatarit.


    Kurbeti


    Mėrgimi, qė u zgjerua nė kėtė periudhė, pati diku karakter stinor, diku karakter shumėvjeēar; njė pjesė mėrgonte brenda vendit, kurse shumica jashtė Shqipėrisė. Sidoqoftė mėrgimi i fshatarėve nė masėn dėrrmuese u bė pa e shpėrngulur familjen nga fshati dhe pa e prishur ekonominė e vogėl bujqėsore.
    Fshatarėt shqiptarė e shfrytėzonin edhe mė parė mėrgimin stinor. Por pėrmasat e tij ishin mjaft tė kufizuara nė krahasim me valėn e madhe tė mėrgimit stinor qė pushtoi vendin gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe pjesės sė parė tė shek. XX. Numri i tė mėrguarve ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet qoftė edhe afėrsisht, pasi fshatarėt e varfėr largoheshin pėr disa muaj nga vendi i tyre pa lėnė gjurmė nė dokumentet e kohės. Pasi pėrfundonin mbjelljet dhe vjeljet e vjeshtės, zakonisht nė fillim tė nėntorit mijėra krahė pune linin familjet e shkonin jo vetėm nėpėr qytetet e katėr vilajeteve shqiptare, por deri thellė nė Greqi, nė Serbi e nė Bullgari, pa pėrjashtuar Stambollin e fshatrat rreth e rrotull kryeqytetit turk. Ky mėrgim stinor vazhdonte deri nė fillim tė pranverės, kur fshatarėt e mėrguar ktheheshin me kursimet e domosdoshme pėr tė mbuluar bilancin pasiv tė ekonomisė sė tyre bujqėsore.

    Edhe mėrgimi shumėvjeēar nuk ishte i panjohur pėr fshatarėsinė shqiptare. Madje me tė tillė fshatarė, tė cilėt mėrgimin shumėvjeēar e kthenin brenda nė Shqipėri nė mėrgim tė pėrhershėm, ishin rritur edhe vetė qytetet e vendit. Por deri nė fund tė shek. XVIII mėrgimi ekonomik jashtė trojeve shqiptare bėhej kryesisht nė drejtim tė Stambollit. Vetėm nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX u dukėn mėrgimet shumėvjeēare nė vende tė tjera tė huaja, siē ishin Rumania, pastaj Egjipti dhe pak mė vonė Greqia ose Serbia. Megjithatė, kurbeti ekonomik shumėvjeēar mori njė karakter masiv tė paparė vetėm pas mesit tė shek. XIX. Ai pėrfshiu edhe shtresat e ulėta qytetare, megjithatė pjesėn dėrrmuese tė kurbetlinjve e pėrbėnin gjithnjė fshatarėt e vegjėl.

    Mėrgimi shumėvjeēar preku sidomos fshatarėt e varfėr tė Shqipėrisė sė Jugut, sepse nė kėto vise ekonomia monetare kishte depėrtuar mė thellė se gjetkė. Pėr disa dhjetėvjeēarė qyteti qė tėrhoqi mė shumė kurbetlinj qe pėrsėri Stambolli. Nė vitet 80 Stambolli kishte rreth 60 mijė shqiptarė tė ardhur nga tė katėr vilajetet. Ai u bė qyteti me popullsi mė tė madhe shqiptare edhe kundrejt qyteteve tė Shqipėrisė. Duke tėrhequr njėri-tjetrin shqiptarėt vijuan tė mėrgonin gjithashtu nė Egjipt e nė Rumani, ku u vendosėn jo vetėm nėpėr qytete, por edhe nėpėr fshatrat e luginės sė Nilit e tė Danubit. Sipas njoftimeve qė jep P. Kabue (P. Caboué), nė fund tė sundimit osman kishte nė Egjipt rreth 30 mijė e nė Rumani rreth 10 mijė shqiptarė, tė cilėt merreshin me zejtari, me tregti dhe me bujqėsi. Nga radhėt e tyre ishte formuar edhe njė shtresė tregtarėsh tė pasur. Nga vitet 70 kurbetlinjtė shqiptarė filluan tė ēanin rrugėn nėpėr vende tė tjera tė panjohura pėr ta mė parė. Njėri prej tyre ishte Rusia, ku mėrguan me qindra veta, kryesisht fshatarė tė krahinave juglindore.

    Mė vonė, nė vitet 90, nė Rusi shkuan me qindra punėtorė pėr ndėrtimin e hekurudhės transiberiane, tė cilėt pastaj u vendosėn me punė tė ndryshme nė Odesė, nė Vladivostok, nė Irkutsk e gjetkė. Me fitoren e autonomisė sė Bullgarisė (1878), shumė kurbetlinj fshatarė u vendosėn nėpėr qytetet e saj, sidomos nė Sofje, nė Filipopol e nė Vranė duke formuar kėtu brenda njė kohe tė shkurtėr njė koloni prej 2 mijė shqiptarėsh. Nė pėrpjesėtime tė vogla kurbetlinjtė rrahėn edhe vise tė tjera tė huaja, si Austrinė, Italinė etj. Nė periudhėn e fundit tė sundimit osman vendi qė tėrhoqi pjesėn mė tė madhe tė kurbetlinjve shqiptarė qe kontinenti amerikan dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara. Tė mėrguarit e parė shqiptarė zbritėn nė SHBA nė fillim tė viteve 80, kurse vala e madhe e kėtij mėrgimi filloi nė fund tė shek. XIX. Mė 1912 nė ShBA numėroheshin rreth 40 mijė kurbetlinj shqiptarė, pothuajse tė gjithė me origjinė nga Shqipėria e Jugut. Nė fillim kurbetlinjtė fshatarė u grumbulluan njėri pas tjetrit nė Boston Mass, nė Nju-Jork dhe nė Sen-Lui (Saint-Louis), ku formuan edhe lagje me shqiptarė, por pastaj u vendosėn edhe nė vise tė tjera tė ShBA-sė, deri nė brigjet e Paqėsorit. Njė pjesė e vogėl e kurbetlinjve u vendosėn nė shtete tė tjera tė kontinentit amerikan (Kanada, Argjentinė etj.).

    Fshatarėt qė shkuan nė kurbet lanė pas tyre familje tė varfėruara. Pėr tė blerė navllon (biletėn e udhėtimit detar) ata u detyruan tė shisnin kafshėt e punės dhe tė hynin nė borxh. Po edhe atje ku vajtėn i prisnin kushte tė vėshtira jetese. Duke mos e njohur gjuhėn e huaj dhe duke mos pasur ndonjė profesion, ata u detyruan tė kryenin punėt mė tė rėnda. Zakonisht shkonin nė kurbet qė tė ktheheshin pas dy ose tre vjetėsh dhe, pasi tė qėndronin disa muaj pranė familjeve tė tyre, tė niseshin pėrsėri. Por shpesh herė ata qėndronin nė mėrgim pėr periudha shumė tė gjata, disa harroheshin fare nė dhe tė huaj. Kėshtu kurbeti u bė njė plagė shoqėrore pėr masat fshatare dhe qytetare.
    Mėrgimi stinor a shumėvjeēar ndikoi nė ekonominė e vendit nė dy drejtime: nga njėra anė, duke i dhėnė mundėsi fshatarit tė vogėl tė pėrballonte deri diku nevojat familjare, e ngadalėsoi procesin e rrėnimit tė tyre tė plotė ekonomik; nga ana tjetėr, dėrgesat periodike tė kurbetlinjve, tė cilėt erdhėn duke u shtuar derisa arritėn nė vitet e fundit tė sundimit osman afėrsisht 14-16 milionė franga ari nė vit, e frenuan deri nė njė farė shkalle asfiksinė e plotė qė po i shkaktonte ekonomisė sė vendit grabitja fiskale e Stambollit dhe vėrshimi i mallrave tė huaja.


    Malėsorėt e Veriut


    Trevat shqiptare nuk u zhvilluan tė gjitha njėlloj nga pikėpamja ekonomike e shoqėrore. Nė pėrshtatje me kushtet historike e natyrore, disa nga krahinat e thella malore u zhvilluan me ritme mė tė ngadalshme se viset qė kishin njė truall bujqėsor relativisht mė tė pasur. Prapambetja mė e theksuar dukej sidomos nė malėsitė e Mbishkodrės, tė Dukagjinit, tė Mirditės, tė Pukės dhe tė Gjakovės, nė tė pesė “Malet e Mėdha”, siē quheshin ato nė shek. XIX.

    Marrėdhėniet ekonomiko-shoqėrore nė kėto zona rregulloheshin sipas sė drejtės zakonore tė trashėguar nga shekujt e kaluar. Megjithatė, asnjėra nga kėto malėsi nuk ndodhej nė stadin e rendit fisnor, qoftė dhe nė shpėrbėrje e sipėr. Jo vetėm nė ēdo “mal” (krahinė), por edhe nė ēdo fshat, madje nė shumicėn e rasteve edhe nė ēdo lagje, banonin familje qė nuk kishin lidhje gjaku ndėrmjet tyre. Baza e organizimit fisnor - pronėsia e pėrbashkėt mbi fondin e tokave bujqėsore - ishte zhdukur. Prona private mbi tokat e bukės ishte vendosur prej disa shekujsh. Kjo pronė ishte sanksionuar nė mėnyrė tė theksuar edhe nė tė drejtėn zakonore, me tė gjitha tiparet e saj kryesore, siē janė shitja, blerja, jetėrsimi. Nė kanunin e Lekė Dukagjinit, qė ėshtė mbledhur nga Shtjefėn Gjeēovi nė fund tė shek. XIX, prona private ishte shpallur e shenjtė, e paprekshme. Edhe nė rast se njė familje shpėrngulej nga fshati, thuhet nė kanun, “po s’e shiti trollin e tokėn, ashtu do t’i rrijė e nuk ka tager (tė drejtė - shėn. i aut.) kush me ngulė mbi to”.

    Paprekshmėria e tokės garantohej me norma tė veēanta nga kanuni. Kufijtė e pronave nuk mund tė prekeshin, as mund tė lėvizeshin: “me luejt kufinin, - thuhet nė kanun, - asht nji si me luejtė me eshtent’e tė dekunve”. Gjurmėt e pronėsisė sė pėrbashkėt tė fisit mbi tokėn e bukės dhe dukuria e ndarjes sė herėpashershme tė tokave ndėrmjet anėtarėve tė fisit qenė zhdukur krejtėsisht.
    Toka blihej e shitej, ajo trashėgohej pa ndonjė pengesė. Jo vetėm toka, por edhe radha e ujitjes dhe e mullirit mund tė shitej. Toka u shitej edhe kushėrinjve mė tė afėrt, gjė qė shpreh edhe mė shumė konsolidimin e pronės private mbi tokėn.
    Institucioni i pronės private mbi tokėn dhe mbi veglat e punės kishte sjellė nė gjirin e malėsorėve tė krahinave tė veriut tė gjitha pasojat e diferencimit tė popullsisė. Shumė malėsorė kishin humbur pronat e tyre dhe ishin kthyer nė bujq ose argatė, tė cilėt shfrytėzoheshin nga pronarėt e pasur tė tokave. Kėta tė fundit tokat i jepnin me qira ose merrnin pranė ekonomive tė tyre punėtorė mėditės, rrogėtarė me pagė vjetore ose argatė me pagė ditore nga radhėt e malėsorėve tė varfėruar, qė i kishin humbur a i kishin shitur pronat e tyre. Figurėn e pronarit tė pasur tė tokave dhe atė tė fshatarit bujk pa tokė e gjejmė tė pasqyruar edhe nė kanunin e maleve. “Bulg, - thuhet nė kanun, - thirret njaj, i cili hinė me punue tokėn e njaj zotnije”. Njė varg normash rregullonin marrėdhėniet ekonomike ndėrmjet pronarit e bujkut; detyrimi i bujkut (qiraja) caktohej edhe kėtu sipas marrėveshjes sė “lirė”: “Gjithēka tė mbjellė bulgu nė tokė tė zotnis do ta ndajė me zotnin mbas vendimit qi tė kenė ba”. Edhe kėtu shkalla e shfrytėzimit ishte shumė e lartė, deri nė gjysmėn e prodhimit. Nė kanun thuhet: “Nė se e pastė bulgu gjan’ e zotnis pėrgjymės, kashti i rrin bulgut e me pleh do tė plenohen tokėt. Mundin e puntoris e njeh bulgu”.

    Nė kėto vise malore ka pasur edhe bujq, tė cilėt detyroheshin tė merrnin me qira sė bashku me tokėn edhe kafshėt e punės. Nė kanun bėhet fjalė edhe pėr kushtet e marrjes sė kafshėve tė punės me qira, pėr tė cilat bujku i paguante pronarit 1,50 kv kur e dimėronte vetė kaun dhe 2,25 kv kur e dimėronte pronari. Kėtė qira ai do t’ia paguante pavarėsisht nėse e shfrytėzonte ose jo nė punė kaun e parmendės. Duhet shtuar kėtu se, me gjithė kushtet e rėnda nė tė cilat ishte vėnė, bujku i kėtyre krahinave tė prapambetura nuk e njihte angarinė. Ai ishte i ngarkuar me korrjen, shirjen, zhveshjen e misrit, por vetėm nė tokėn e tij. Nė rast se pronari e mblidhte vetė misrin, bujku, thuhet qartė nė kanun, nuk kishte detyrė pėr zhveshjen e misrit, por vetėm t’ia mbartte pranė kullės pronarit.
    Njė tjetėr figurė shoqėrore, qė tregonte diferencimin e malėsorėve tė varfėr, qe dalja edhe atje nė shesh e rrogtarit (e fshatarit argat). Nė kanun bėhet fjalė pėr normat qė rregullonin marrėdhėniet ndėrmjet rrogtarit e punėdhėnėsit. Atje thuhet shprehimisht se rrogtari “po s’eci mbas andes sė zotnis, ky mund t’a dajė...”.

    Me toka shumė tė pakėta, burimi kryesor i jetesės sė malėsorėve tė varfėr ishte blegtoria. Nė tė vėrtetė, para mesit tė shek. XIX kėto vise qenė shumė tė pasura me blegtori. Familjet malėsore kishin tufa bagėtish, tė cilat numėronin me qindra ose me disa dhjetėra krerė tė imėta e tė trasha. Kjo gjendje e dikurshme pasqyrohej edhe nė kanunin e Lekės, sidomos aty ku bėhet fjalė pėr gjobat e ndryshme. Gjobat me 10 kokė bagėti qenė tė zakonshme; por kishte gjoba edhe mė tė mėdha, si pėr shembull, pėr njė vrasje 100 deshė e njė ka. Nė njė vend tjetėr tė kanunit thuhet: “Ma e ulta giobė mbrrin nė nji dash e ma e nalta nuk mund tė kalojė mbi njiqind desh”.

    Pėrveē blegtorisė, burim tjetėr tė ardhurash pėr malėsorėt ishin shpėrblimet nė tė holla qė merrnin pėr shėrbimet e tyre si mercenarė. Mercenarizmi ishte pėr kėto krahina njė dukuri e diktuar nga kushtet e sundimit osman, nga varfėria e thellė ekonomike dhe nga pamundėsia pėr tė siguruar tė ardhura me anė tė punės. Blegtoria, bujqėsia dhe mercenarizmi kishin krijuar deri nė mesin e shek. XIX njėfarė ekuilibri nė bilancin e ekonomisė familjare tė kėtyre malėsorėve.
    Por gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIX ky ekuilibėr u prish. Me pėrgjithėsimin e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, tė ardhurat nga mercenarizmi u prenė. Me centralizimin e pushtetit perandorak, Porta e Lartė filloi tė kėrkonte taksa edhe nga malėsorėt e varfėr. Veē kėsaj, duke mos qenė shumė larg Shkodrės, Gjakovės e Pejės, edhe kėto krahina tė veēuara filluan tė ndienin ndikimin e marrėdhėnieve tė tregut. Qoftė pėr tė siguruar bukėn e vitit, qoftė pėr tė paguar taksat shtetėrore, fshatarėt malėsorė, filluan tė merreshin me veprimtari suplementare ekonomike, grumbullonin katran, gėshtenja, lėndė, dru, tė cilat i shisnin nė Shkodėr. Por edhe kjo nuk i shpėtoi nga varfėrimi.

    Me anėn e kryengritjeve tė shpeshta ata i shpėtuan pėr njėfarė kohe pagesės sė taksave shtetėrore. Me keqėsimin e vazhdueshėm tė gjendjes ekonomike, malėsorėt filluan tė shitnin edhe bagėtitė, e vetmja pasuri me peshė qė kishin. Brenda disa dhjetėvjeēarėve pasuria blegtorale e kėtyre viseve ose u pakėsua nga shitja nė tregjet e qyteteve, ose u pėrqendrua nė duar tė disa familjeve tė pasura malėsore. Si kudo edhe kėtu fenomeni i borxheve u pėrhap me ritme shumė tė shpejta. Gjendja e tyre nė mjerim tė vazhdueshėm i shtynte fajdexhinjtė tė kėrkonin kamatė tė madhe, duke shkelur e duke lėnė mėnjanė dispozitat e kanunit tė Lekė Dukagjinit, tė cilat e ndalonin fajdenė.
    Mėrgimi stinor nuk la pa prekur as fshatarėt e varfėr tė kėtyre malėsive, tė cilėt filluan tė largoheshin gjatė disa stinėve nga fshati pėr tė kėrkuar punė nė vende tė ndryshme, sidomos nė Shkodėr. Ky mėrgim qė u pėrhap me shpejtėsi krijoi edhe kėtu njė kategori malėsorėsh, tė cilėt pėr tė jetuar u detyruan tė shitnin fuqinė e tyre tė punės si mall.

    Diferencimi shoqėror solli edhe kėtu konflikte ndėrmjet vegjėlisė e bajraktarėve tė viseve malore. Kėto konflikte janė pasqyruar nė kanun, megjithėse jo aq qartė pėr shkak tė mbledhjes dhe tė kodifikimit jo tė plotė. “Po u ēue njė katund, - thuhet nė kanun, - pėr me u ngrefė luftė Krenvet, Strapleqvet e Vogjlis sė Flamurit, nėn tė cilin gjindet, atbotė do tė bahet me dije Dera e Gjomarkut nė za tė sė cilės do tė ēohen edhe Flamujt tjerė e nėn prirje tė kėsaj Dere do tė msyhet katundi i dalun dore, edhe i biejn nė mend me ndėshkime giobėsh, me tė nxjerrun prej vendit, a edhe me tė grime katundisht, nė pastė ba kush ndo’i faj pėr tė grim”.

    Megjithatė nė malėsitė e Veriut kishte akoma mbeturina tė largėta tė marrėdhėnieve patriarkale e fisnore. Tė tilla ishin kujtimi i fisit dhe kujria e fisit, karakteri patriarkal i familjes dhe rendi i trashėgimisė sė pronės, rendi i shitjes sė tokave dhe norma e martesave, zakoni i gjakmarrjes dhe kuvendi i fisit.
    Nė viset malore tė Shqipėrisė sė Veriut ruheshin ende gjurmėt e barazisė sė vjetėr fisnore, megjithėse kishin filluar tė pėrforcoheshin privilegjet e bajraktarėve, e sidomos tė familjes sė Gjonmarkajve nė Mirditė. Gjurmėt e barazisė sė dikurshme ruheshin vetėm nė tė drejtėn e shprehur. Kėshtu, pėr shembull, nė kanun thuhej se “gjithsa djelm tė lejn, njihen tė mirė e nuk veēohen njeni prej tjetrit”; “Kanunet qi ven njė katund me Pleq e Vogjli pėr vedi... as Flamuri e as Dera e Gjonmarkut nuk mund t’ua luej”.


    Struktura shoqėrore e fshatit nė fund tė sundimit osman


    Nė kushtet e krijuara pas viteve 40, erdhėn duke u ndryshuar si fizionomia e shtresave tė shoqėrisė agrare, ashtu edhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre.
    Nė radhė tė parė kėto ndryshime prekėn feudalėt si kategori shoqėrore. Me heqjen e sistemit tė timareve, feudalėt spahinj nuk pėrbėnin mė, si nė tė kaluarėn, mbėshtetjen kryesore tė sundimit osman. Tani qė humbėn tesarrufin, nga i cili buronte pushteti i tyre feudal, mjaft spahinj u shndėrruan nė feudalė derebej ose u bėnė funksionarė tė administratės. Kėta feudalė derebej, duke u mbėshtetur krejtėsisht nė dhunėn e hapur dhe duke pėrfituar nga dobėsia e pushtetit qendror, vijuan njėri pas tjetrit tė kthejnė mjaft fshatra tė lira nė fshatra ēifligje, duke u bėrė pronarė ēifligarė. Megjithatė figura e derebeut nuk u zhduk nga fshati shqiptar. Deri nė fund tė sundimit osman shtresa e feudalėve derebej, edhe pse erdhi duke u zvogėluar, vazhdoi tė shtypte dhe tė shfrytėzonte fshatarėt e lirė.

    Me heqjen e sistemit tė timareve, vendin kryesor nė grupimin sundues tė shoqėrisė agrare e zunė bejlerėt ēifligarė, pesha e tė cilėve nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė vendit erdhi duke u rritur.
    Pronarėt e mėdhenj me origjnė feudale, tė lidhur pas metodave tė vjetra tė pėrdorimit tė punės sė bujqve, nuk kishin interes pėr ta ndryshuar strukturėn shoqėrore e shtetėrore tė Perandorisė, pėr mė tepėr ata ishin kundėr reformave tė reja osmane. Si tė tillė ata formonin njė koalicion tė pėrbashkėt me shtresat e tjera konservatore tė vendit, tė cilat bėnin gjithashtu pjesė nė radhėt e parisė sunduese, siē ishin shtresat e larta tė hierarkisė klerikale dhe funksionarėt e lartė tė administratės perandorake osmane.

    Tė tjerėt, ēifligarėt e prirur pėr metodat e organizimit kapitalist tė ēifligjeve, kėrkonin zbatimin e reformave shtetėrore nė dobi tė ekonomisė sė tyre ēifligare. Veēanėrisht tė interesuar pėr tė ashtuquajturin evropianizim tė Turqisė ishin pronarėt e mėdhenj tė tokave, tė cilėt synonin t’i investonin kapitalet e tyre jo vetėm nė fushėn bujqėsore, por edhe nė sferėn industriale, duke u bėrė kėshtu jo vetėm pronarė ēifligjesh, por edhe pronarė fabrikash?. Me njė bazė tė tillė ekonomike kėta bejlerė ēifligarė kishin njė fizionomi shoqėrore tė dyfishtė: si pronarė tokash ata kishin pika takimi me bejlerėt feudalė, si veprimtari ekonomike anonin kryesisht nga borgjezia reshpere, nė ndonjė rast edhe nga borgjezia industriale.

    Shprehje e depėrtimit tė ekonomisė sė tregut nė bujqėsi ishte lindja e njė force tė re nė shoqėrinė fshatare, e borgjezisė agrare (fshatarėt e pasur dhe fermerėt bujq). Por nė rrethanat e pėrqėndrimit tė fondit kryesor tė tokės nė duart e bejlerėve ēifligarė, borgjezia agrare, e lindur nga radhėt e fshatarėve pronarė, dhe e bujqve ēifēinj nuk pati kushte tė favorshme zhvillimi. Pėr kėtė arsye, ashtu si borgjezia industriale, edhe ajo mbeti deri nė fund tė sundimit turk nė hapat e saj fillestarė si klasė, shumė e pakėt nė numėr dhe tepėr e dobėt nga pesha ekonomike.
    Nė radhėt e popullsisė sė fshatit pjesėn mė tė varfėr e pėrfaqėsonin bujqit ēifēinj dhe fshatarėt argatė. Nė mėnyrė tė veēantė fshatarėt argatė tani kishin marrė krejtėsisht tiparet e punėtorėve tė fshatit, pasi ata nuk kishin tanimė ekonomi individuale. Megjithatė, si fshatarėt argatė, ashtu edhe bujqit ēifēinj, nė kushtet e atėhershme, nuk e shikonin shpėtimin e vet te zbatimi i ndonjė reforme agrare si ato qė u bėnė nė vendet e tjera tė Evropės, por te pajisja e tyre me tokė me anė tė blerjes dhe me rrugė individuale.

    Deri nė fund tė sundimit osman pjesėn dėrrmuese tė popullsisė agrare e formuan fshatarėt pronarė, kurse nė radhėt e tyre fshatarėt e vegjėl. Edhe pse pronarė tė tokės qė punonin, fshatarėt e vegjėl ishin aq tė varfėr, sa nuk mund tė siguronin jetesėn pa punuar jashtė ekonomisė sė tyre brenda ose jashtė vendit.
    Sikurse qyteti, ashtu edhe fshati shqiptar karakterizohej nė fund tė sundimit osman nga njė kompleks i tėrė kontradiktash. Ndėrsa fondi kryesor i tokave tė punueshme (rreth 45 %) ishte nė duart e pronarėve ēifligarė, prodhuesit fshatarė qė punonin nė kėto toka (bujqit dhe argatėt) pėrfaqėsonin afėrsisht 18% tė popullsisė agrare. Sė bashku me malėsorėt fshatarėt e vegjėl e tė mesėm pėrbėnin rreth 65% tė popullsisė agrare, kurse pesha e prodhimit tė tyre bujqėsor ishte, pėr shkak tė tokave tė pakėta qė zotėronin, (rreth 25%) shumė e ulėt kundrejt prodhimit global bujqėsor. Edhe pse jeta ekonomike e fshatit ecte drejt ekonomisė sė tregut, mungonin kushtet e domosdoshme pėr zhvillimin e borgjezisė agrare. Shumica dėrrmuese e popullsisė agrare nuk kishte fare marrėdhėnie ekonomike me ekonominė e tregut. Nga ana tjetėr, baza ekonomike e feudalizmit ishte shthurur pėrfundimisht, ndėrsa nė Perandorinė Osmane vijonte tė ruhej struktura shtetėrore feudale. Po ashtu edhe bejlerėt ēifligarė, ndėrsa mbanin nėn shtypje ekonomike fshatarėt bujq e fshatarėt argatė, linin pa shfrytėzuar njė pjesė tė mirė tė tokės sė punueshme, u hiqnin fshatarėve tė vegjėl mundėsinė tė pajiseshin me toka pėr tė cilat kishin nevojė dhe pengonin zhvillimin e lirė tė borgjezisė agrare.

  14. #14
    K R E U III

    LĖVIZJA KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ VITET 30-70
    TĖ SHEK. XIX







    1. FILLIMET E LĖVIZJES KOMBĖTARE





    Gjendja nė Shqipėri pas reformave tė para centralizuese osmane



    Zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė vitet 30-40 tė shek. XIX pėrkon me periudhėn e reformave tė para centralizuese, qė filluan tė ndėrmerreshin nė Perandorinė Osmane nė vitet 30. Me kėto reforma, nė mėnyrė tė veēantė me likuidimin e sistemit tė timareve, dhe me njohjen ligjėrisht tė pronės private mbi tokėn (mė 1834), si edhe me masat pėr riorganizimin e sitemit administrativ, ushtarak dhe tė taksave, Porta e Lartė synonte ta fuste vendin nė rrugėn e evropianizimit, tė forconte pushtetin qendror, tė rimėkėmbte fuqinė e Perandorisė, e cila ishte dobėsuar sė tepėrmi nga prapambetja ekonomiko-shoqėrore, nga sistemi shtetėror anakronik, thellėsisht shtypės e parazitar, dhe nga kryengritjet e vazhdueshme tė popujve tė shtypur.

    Reformat filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri qysh nė vitet 30. Ato i dhanė njė goditje tė rėndė nė radhė tė parė shtresės sė vjetėr feudale-ushtarake, e cila, si kudo edhe nė Shqipėri, kishte filluar tė shthurej dhe ishte dobėsuar shumė nga ekspeditat osmane tė viteve 1822-1831. Njė pjesė e krerėve feudalė qė ishin aktivizuar nė kryengritjet u asgjėsua, tė tjerė u internuan dhe ata qė mundėn tė shpėtonin mėrguan jashtė vendit, ndėrsa pronat e tyre u shpallėn ēifligje shtetėrore. Reforma agrare u dha mundėsi tė ngriheshin e tė forcoheshin ēifligarėve tė rinj, pronarė privatė tė tokave, tė lidhur me Portėn e me politikėn e saj centralizuese.

    Dobėsimi i klasės feudale shqiptare i dha mundėsi borgjezisė, tė pėrfaqėsuar nga tregtarėt dhe pronarėt e punishteve zejtare e tė manifakturave tė merrte pjesė mė me gjallėri nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.
    Reformat e para centralizuese u quajtėn tė pamjaftueshme, prandaj Mustafa Reshit pasha, pasi mori edhe pėlqimin e sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, qė sapo kishte hipur nė fron, pėrgatiti projektin e reformave, tė njohura me emrin Tanzimat. Ato u shpallėn nga Mustafa Reshit pasha me dekretin perandorak (Hati Humajun) tė 3 nėntorit 1839, qė mban emrin “dekreti i Gjylhanesė”. Me kėtė akt shpalleshin kėto reforma: garantohej paprekshmėria e jetės, e nderit dhe e pasurisė pėr tė gjithė shtetasit osmanė, pa dallim feje; hiqej konfiskimi i pasurisė pėr ata qė paditeshin nė gjykatė dhe fėmijėt e tyre nuk privoheshin nga e drejta e trashėgimisė sė pasurisė; vendosej ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe hiqej sistemi i sipėrmarrjes sė tyre (iltizami); futej shėrbimi i rregullt ushtarak dhe shkurtohej afati i tij; shėrbimi i regullt (nizami) do tė zgjaste 4-5 vjet, ndėrsa ai rezervist (redifi) 7 vjet.

    Po tė vlerėsohet nė pėrgjithėsi, Tanzimati ishte njė orvatje qė ndėrmorėn qarqet qeveritare osmane pėr ta shpėtuar Perandorinė e tyre nga humnera ku po rrukullisej dhe pėr ta rimėkėmbur atė mbi baza tė reja, sipas shembullit tė shteteve evropiane. Prandaj Tanzimati ėshtė vlerėsuar nga bashkėkohėsit dhe nga studiues tė sotėm si njė pėrēapje qė Perandoria Osmane po bėnte pėr t’u shkėputur nga e kaluara e saj mesjetare-feudale dhe pėr tė hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet modern.

    Por gjithė kėto masa ishin gjysmake dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe nė kushtet kur Perandoria Osmane nuk ndėrmori reforma rrėnjėsore pėr tė ndryshuar sistemin e saj ekonomik tė prapambetur gjysmėfeudal dhe regjimin politik mesjetar absolutist. Nė tė vėrtetė reformat u katandisėn nė disa arnime borgjeze, qė nuk mund ta ndryshonin gjendjen nė Perandori. Megjithatė, nėse edhe kėto masa gjysmake ishin tė dobishme pėr Perandorinė Osmane, sepse mund tė ndikonin nė forcimin e sistemit tė saj tė centralizuar, nė aftėsinė pėr tė pėrballuar lėvizjet ēlirimtare dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha, ato nuk qenė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė cilėt nuk e gjykuan Tanzimatin me syrin e klikės sunduese sulltaniste, por me logjikėn e popullit tė shtypur, jo nga pozitat e Portės sė Lartė, por nga interesat e kombit tė shtypur e tė robėruar dhe tė aspiratės sė tij pėr ta ndryshuar kėtė gjendje.

    Shqiptarėt e vlerėsuan Tanzimatin, jo nė prizmin e fuqizimit tė Perandorisė, por nė kėndvėshtrimin e vetėqeverisjes sė Shqipėrisė, jo sipas zhurmės sė deklaratave tė bujshme, por nga rezultatet e tij praktike dhe nga rrjedhojat qė pati pėr popullin shqiptar.
    Nė tė vėrtetė Tanzimati nuk u dha shqiptarėve asnjė tė drejtė kombėtare, nuk i njohu as si komb mė vete, nuk dha asnjė mundėsi pėr vetėqeverisje, madje ua mohoi pėrsėri tė drejtėn mė elementare njerėzore pėr tė shkruar dhe pėr tė mėsuar nė shkolla gjuhėn amtare. Ai i detyroi shqiptarėt t’i nėnshtroheshin administratės sė huaj burokratike, shėrbimit tė rėndė e tė detyrueshėm ushtarak, rriti mė shumė peshėn e taksave, qė edhe deri atėherė ishte e rėnduar dhe pėrgjithėsisht ēoi nė keqėsimin e gjendjes sė tyre ekonomike e politike, nė forcimin e zgjedhės nacionale turke mbi ta. Ato reforma, nė dukje me karakter evropian, qė u shpallėn edhe nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha (si barazia e gjithė shtetasve, gjithnjė si osmanllinj), nuk u vunė asnjėherė nė jetė dhe nuk mund tė realizoheshin pa ndryshime rrėnjėsore nė sistemin ekonomik e politik tė Perandorisė Osmane, tė cilat sulltanėt osmanė nuk ishin nė gjendje t’i bėnin.

    Me zbatimin e reformės nė fushėn administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisja e vendit, qė deri atėherė bėhej nga feudalėt vendas, kaloi nė duart e njė aparati burokratik tė centralizuar. Porta e Lartė nuk kishte mė besim te funksionarėt shqiptarė. Pėrvoja e viteve tė kaluara kishte treguar se ata ishin tė prirur drejt qeverisjes sė krahinave nė mėnyrė autonome e drejt shkėputjes sė plotė nga vartėsia e Perandorisė Osmane. Prandaj ajo filloi zėvendėsimin e tyre shkallė-shkallė me nėpunės tė huaj. Nė fillim u zėvendėsuan qeveritarėt e sanxhakėve shqiptarė, kadinjtė, myftinjtė, veēanėrisht nė ato krahina ku kishin shpėrthyer pėrsėri lėvizje kryengritėse, qė sapo ishin shtypur me armė. Kėshtu, nė mjaft sanxhakė e sidomos nė Shqipėrinė e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritarėve shqiptarė nė ato tė funksionarėve turq.

    Administrata e re pėrbėhej nga nėpunės tė huaj qė nuk e dinin gjuhėn e vendit dhe nuk i njihnin zakonet e traditat e popullit shqiptar. Meqenėse do tė qėndronin nė kėto poste njė periudhė tė caktuar dhe meqė njė pjesė e nėpunėsve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej tė siguronin rrogėn nga tė ardhurat lokale, ata pėrpiqeshin tė grabisnin me tė gjitha mėnyrat popullsinė me anė taksash e gjobash, pa u pėrmbajtur as nė pėrdorimin e forcės. Pėrveē kėsaj, praktikohej gjerėsisht ryshfeti, pa tė cilin nuk mund tė kryhej asnjė punė. Ai u jepej si nėpunėsve tė thjeshtė, ashtu edhe funksionarėve tė organeve mė tė larta tė Perandorisė Osmane. Edhe sistemi i mbledhjes sė taksave me anė tė iltizamit (sipėrmarrjes), megjithėse u krijua njė aparat i veēantė nėpunėsish tė financave, nė praktikė nuk u hoq, por mbeti nė fuqi pėr njė kohė tė gjatė, sepse u leverdiste funksionarėve tė lartė tė shtetit, qė pėrfitonin e pasuroheshin me kėto lloj spekulimesh.

    Ndėrsa nė njė varg qendrash administrative u grumbulluan me shumicė nėpunėsit e huaj turq, disa zona, si Tiranėn, Matin, Lezhėn, Ulqinin, etj., Porta e Lartė i la, nė vitet 40, ende nė duart e oxhakėve tė vendit, tė cilėt i paguanin arkės shtetėrore nė Stamboll njė shumė tė pėrgjithshme vjetore, tė nxjerrė nga detyrimet nė krahinat qė administronin.

    Krahas reformės administrative, Porta e Lartė mori masa pėr tė vėnė nė jetė reformėn ushtarake, e cila parashikonte ēarmatimin e popullsisė dhe krijimin e njė ushtrie tė rregullt. Nė kuadrin e krijimit tė kėsaj ushtrie, Veziri i Madh, Mehmed Reshid pasha, qė ishte ngarkuar me zbatimin e reformave nė Shqipėri, filloi tė rekrutonte ushtarė tė rregullt (nizamė) nga mosha 15 deri nė moshėn 30-vjeēare. Tė rekrutuarit bėnin jetė kazerme dhe stėrviteshin sipas rregullave tė ushtrive evropiane. Ata e kryenin shėrbimin ushtarak larg vendit tė vet nė kushte shumė tė vėshtira. Vetėm njė pjesė e tyre mund tė kthehej e gjallė dhe pa u gjymtuar nga shėrbimi i gjatė ushtarak nė dhe tė huaj. Mė tė shumtė ishin ata qė vdisnin nga abuzimet e intendentėve, nga mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes dhe nga epidemitė, sesa ata qė vriteshin nė luftė.

    Shėrbimi rezervist (redif) bėhej zakonisht nė vendlindjen e rezervistėve. Kjo u jepte atyre mundėsi qė nė njė kohė tė caktuar, krahas shėrbimit ushtarak, tė merreshin edhe me bujqėsi e me blegtori.
    Reforma ushtarake u shoqėrua edhe me tatime e taksa tė reja “tė jashtėzakonshme”, qė shėrbenin pėr ushqimin dhe pėr veshjen e ushtarėve nizamė. Por edhe kjo reformė nuk u zbatua kudo dhe menjėherė. Ushtria e rregullt u vendos nė qytete, ku mbaheshin garnizone ushtarake. Nė Manastir dhe nė Janinė u grumbulluan forca tė mėdha, me anė tė tė cilave Porta ushtronte njė trysni tė vazhdueshme mbi trevat shqiptare.
    Ndėrsa nga njėra anė Stambolli organizonte ushtrinė e rregullt, nga ana tjetėr vazhdonte tė pėrdorte repartet e parregullta, tė rekrutuara nga krerė feudalė e bajraktarė midis malėsorėve pėr t’i dėrguar nė frontet e luftės me shtete tė tjera ose pėr tė shtypur kryengritjet brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė kėto raste Porta e Lartė synonte jo vetėm tė pėrfitonte nga ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’i largonte nga Shqipėria ku zienin kryengritjet e t’i neutralizonte kėto forca tė rrezikshme pėr tė.

    Me reformat e periudhės sė Tanzimatit Porta e Lartė u kishte njohur kombėsive tė Perandorisė Osmane tė drejtėn tė merrnin arsim nė gjuhėn amtare nė shkollat publike. Por ajo vijonte tė barazonte kombėsinė me fenė. Kėshtu, myslimanėt e Perandorisė, midis tė cilėve edhe shqiptarėt, ajo vazhdoi edhe pas kėsaj t’i quante “turq”, ndėrsa ortodoksėt, qofshin kėta shqiptarė, bullgarė, serbė a vllehė, i quante “grekė” ose “rumė” dhe i kishte lėnė nėn administrimin fetar e kulturor tė Patrikanės greke tė Stambollit. Si kombėsi mė vete quheshin edhe katolikėt ose “latinėt” e Perandorisė.

    Shqiptarėve tė ndarė nė myslimanė, ortodoksė e katolikė, duke mos bėrė pjesė nė njė bashkėsi tė vetme fetare dhe duke mos u njohur kėshtu si njė kombėsi mė vete, nuk u jepej mundėsia tė lėvronin lirisht gjuhėn e tyre amtare. Ata detyroheshin tė kishin arsimin sipas fesė sė tyre turqisht, greqisht ose italisht. Nė pėrputhje me kėtė politikė, pas shpalljes sė dekreteve tė Tanzimatit nė Shqipėri u rrit numri i shkollave nė gjuhė tė huaj. Shkolla shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie) nė gjuhėn turke u hapėn nė krahina tė ndryshme tė vendit; nė Shqipėrinė e Jugut u rrit edhe numri i shkollave laike nė gjuhėn greke pėr popullsinė ortodokse, tė cilat ishin nėn mbikqyrjen e peshkopėve grekė, ndėrsa nė veri, ndonėse mė pak, u rrit numri i shkollave katolike qė drejtoheshin nga kleri ose nga disa mėsues privatė nė Shkodėr. Megjithėse pėrhapnin njohuri tė dobishme dhe ndihmonin nė arsimimin e njė pjese tė fėmijėve, kėto shkolla, pėrveē atyre qė drejtoheshin nga mėsues privatė, pėrshkoheshin nga njė frymė fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shėrbenin pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve tė feve tė ndryshme, por nxisnin dasinė fetare dhe u shėrbenin politikės sė shteteve qė i mbanin ato dhe synimeve tė tyre pėr asimilimin e shqiptarėve.

    Reformat, formalisht, parashikonin barazinė e shtetasve pavarėsisht nga feja e tyre. Por nė tė vėrtetė paria sunduese feudale osmane vijoi ta ruante pozitėn e saj tė privilegjuar kundrejt popullsisė sė krishterė. Pabarazia juridike e popullsisė sė krishterė shprehej, pėrveē tė tjerave, nė pagimin e njė takse tė veēantė pėr gjithė meshkujt e krishterė mbi 12 vjeē (xhizje).

    Vetė sulltani e rrethi i tij familjar, si edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė klasės feudale osmane, nxirrnin pėrfitime duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktikėn e vjetėr tė abuzimeve, siē ishte veēanėrisht shitja e posteve qeveritare. Sulltani e familja e tij ruajtėn nė Shqipėri pėr njė kohė tė gjatė njė varg privilegjesh feudale. Kėshtu, njė pjesė e mirė e tė ardhurave tė sanxhakut tė Ohrit, ku pėrfshiheshin krahina tė tėra shqiptare, vijuan t’i shkonin si tė ardhura private sulltanes-nėnė, kurse sulltanit i shkonin tė ardhurat nga qiraja e Bezistenit? nė pazarin e Shkodrės dhe nga shitja e sė drejtės sė peshkimit po nė kėtė qytet. Madje, gabelėt (arixhinjtė) e Myzeqesė edhe pas shpalljes sė reformave vazhduan tė quheshin tė gjithė skllevėr tė sulltanit dhe shėrbimet e tyre u shiteshin pėr vit (nga ana e tij) tė interesuarve kundrejt njė shume tė caktuar.

  15. #15
    Fillimet e ideologjisė e tė kulturės kombėtare


    Reformat shtuan pakėnaqėsinė e shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė ndaj sundimtarėve osmanė dhe acaruan mė tej kontradiktat kombėtare dhe ekonomiko-shoqėrore me ta.
    Kėtė gjendje shpirtėrore tė popullsisė dhe aspiratat e saj i shprehėn nė dokumente tė rėndėsishme e nė vepra shkencore e artistike ideologėt dhe shkrimtarėt e parė tė Rilindjes, si Naum Veqilharxhi (1797-1854), Jeronim de Rada (1814-1903) etj. Kjo veprimtari synonte, me anėn e pėrhapjes sė ideve e tė kulturės kombėtare, tė forconte ndėrgjegjen kombėtare tė popullit shqiptar dhe bashkimin e tij mbi ndarjet fetare e krahinore nė luftė pėr lirinė, pėr tėrėsinė territoriale dhe pėr zhvillimin demokratik tė shoqėrisė shqiptare.

    Prapambetja e pėrgjithshme e Shqipėrisė dhe shtypja ekonomike e politike osmane bėnė qė ideologjia e kultura kombėtare tė zhvilloheshin me vėshtirėsi e nė pėrmasa tė kufizuara brenda vendit. Ato gjetėn kushte mė tė pėrshtatshme zhvillimi jashtė atdheut, nė kryeqytetin e Perandorisė, nė Stamboll, nė Itali, nė shtetet ballkanike etj. Nė kėto vende kishin filluar tė pėrhapeshin idetė e Revolucionit francez (1789-1794), i cili, si njė revolucion i fuqishėm demokratik, i kishte dhėnė njė goditje tė rėndė regjimit feudal absolutist e ideologjisė sė tij nė Evropė dhe kishte shpallur e kishte pėrhapur idetė e mėdha tė lirisė e tė kombėsisė. Kėto ide kishin gjetur mishėrimin e tyre edhe nė revolucionet ēlirimtare nė Serbi, nė Greqi e nė Rumani. Idetė e reja kishin ndikuar mbi intelektualė dhe tregtarė shqiptarė qė u njohėn me to nė qytete tė ndryshme tė Evropės dhe filluan luftėn kundėr ideologjisė mesjetare-klerikale tė Perandorisė teokratike tė sulltanėve-kalifė e tė Patrikanės ortodokse tė Stambollit, si dhe kundėr zgjedhės kombėtare tė sundimtarėve osmanė.

    Idetė kombėtare u bėnė jehonė kryengritjeve popullore kundėr Tanzimatit, por nuk arritėn ende nė kėtė periudhė tė formuloheshin nė mėnyrė tė plotė nė njė program tėrėsor politik tė lėvizjes kombėtare. Ato u shprehėn jo aq nė traktate politike, nė memorandume ose nėpėrmjet shtypit, sesa nė vepra letrare e nė studime pėr popullin shqiptar, pėr historinė, gjuhėn e kulturėn e tij. Me shkrimet e tyre rilindėsit e parė luftuan pėr tė shtuar dashurinė pėr vendin, pėr tė ngritur mė tej ndėrgjegjen kombėtare tė popullit, duke lartėsuar traditat e mėdha patriotike tė sė kaluarės e sidomos tė epokės sė Skėnderbeut dhe kulturėn e pasur popullore; ata i kushtuan njė kujdes tė veēantė gjuhės amtare e shkollės shqipe si mjete jo vetėm pėr tė nxjerrė vendin nga errėsira mesjetare, por edhe pėr tė afirmuar individualitetin e vetėqenien kombėtare tė shqiptarėve.

    Naum Veqilharxhi formuloi idetė e para pėr rrugėt e ēlirimit tė kombit shqiptar. Si iluminist e atdhetar i shquar punoi pėr tė pėrhapur diturinė e shkollėn kombėtare nė Shqipėri, tė cilat i quante mjete tė rėndėsishme pėr emancipimin dhe bashkimin kombėtar tė shqiptarėve. Jeronim de Rada, nga arbėreshėt e Italisė, e ripunoi “Milosaon” i ndikuar drejtpėrdrejt nga lėvizjet kryengritėse tė viteve 30. Ai dalloi tek ato etapėn e re qė shėnuan pėr lėvizjen ēlirimtare tė popullit shqiptar dhe nxori prej tyre pėrfundimin se tanimė “erdhi dita e Arbrit”, qė tingėllonte si njė thirrje pėr t’i nxitur shqiptarėt tė vijonin luftėn kundėr sundimtarėve tė huaj.
    Kthesa qė shėnuan kryengritjet e viteve 30-40 nė lėvizjen ēlirimtare shqiptare gjeti pasqyrim edhe nė krijimtarinė e shkrimtarit arbėresh Vinēenc Dorsa, i cili shkruante, mė 1847, se Shqipėria kishte hyrė tanimė nė epokėn e Rilindjes dhe se ajo besonte qė do tė ēlirohej sė shpejti.

    Duke e kuptuar rolin e madh tė pėrdorimit tė gjuhės amtare pėr zhvillimin e vendit, rilindėsit i dhanė rėndėsi mėsimit e shkrimit tė saj dhe pėrhapjes sė arsimit shqip me njė alfabet tė pėrbashkėt. Duke u nisur nga mendimi shkencor se gjuha ėshtė e para ndėr shenjat themelore dalluese tė kombit, me njėsimin e alfabetit ata synonin njėsimin e gjuhės, qė do tė ēonte nė forcimin e njėsisė kombėtare. Prandaj rilindėsit e parė, si dhe tė tjerėt qė i pasuan, ishin ideologė tė ēlirimit kombėtar e mėsues dhe hartuan vepra shkencore e letrare si edhe tekste shkollore.


    Tiparet e reja tė lėvizjeve ēlirimtare kundėrosmane



    Me zbatimin e Tanzimatit u vendos mbi popullin shqiptar shtypja e drejtpėrdrejtė dhe e egėr e sundimtarėve osmanė. Administrata burokratike e pėrbėrė nga nėpunės me kombėsi tė huaj, grabitqarė e tė pangopur, detyrimet e rėnda fiskale, shėrbimi i rregullt dhe i zgjatur ushtarak, gjyqet e korruptuara etj., e rėndonin zgjedhėn kombėtare dhe e shtonin shtypjen ekonomike e politike mbi pjesėn mė tė madhe tė popullsisė.
    Fshatarėsia dhe vegjėlia e qyteteve duhej tė pėrballonin detyrime e taksa tė rėnda qė vendoste administrata e re, abuzimet e nėpunėsve osmanė, si dhe mashtrimet e spekulimet e sipėrmarrėsve tė tė ardhurave shtetėrore, nė njė kohė kur ekonominė e popullsisė myslimane e dėmtonte edhe shėrbimi shumėvjeēar ushtarak, qė i rrėmbente krahėt mė tė aftė pėr punė.
    Me administratėn e re u ndesh edhe fshatarėsia e disa zonave malore, qė gėzonte tė drejta vetėqeverisjeje tė fituara me luftė. Mosnjohja e kėtyre tė drejtave dhe orvatjet pėr tė zbatuar sistemin tatimor e rekrutimin e detyruar ushtarak u sillnin kėtyre krahinave njė shtypje e shfrytėzim ekonomik qė nuk e kishin njohur mė parė.

    Nga reforma prekeshin edhe shtresa tė tjera tė popullsisė: spahinjtė e dikurshėm dhe krerėt e esnafėve, tė cilėt kishin humbur tė drejtat e privilegjet qė u siguronte sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak; njė pjesė e bajraktarėve, e kapedanėve dhe e bylykbashėve, tė cilėt nuk e gėzonin mė tė drejtėn e rekrutimit tė ushtarėve me rrogė qė u sillte fitime; ēifligarėt e goditur nga Porta si dhe ata qė ishin lidhur me tregun kėrkonin zhvillimin e tij dhe ishin tė pakėnaqur nga pengesat burokratike tė administratės sė re; pjesa mė e madhe e borgjezisė, qė u zhgėnjye shumė shpejt nga reformat tė cilat, jo vetėm nuk vendosėn rregullin e qetėsinė e dėshiruar dhe nuk zhdukėn pengesat e brendshme pėr zhvillimin e lirė tė tregtisė e tė industrisė sė tregut kombėtar, por edhe e bėnė atė objekt tė abuzimeve grabitqare tė administratės sė re.

    Si pasojė, pakėnaqėsia ndaj reformave pėrfshiu shtresat mė tė ndryshme shoqėrore, pjesėn mė tė madhe tė popullsisė. Kjo pakėnaqėsi erdhi duke u rritur shkallė-shkallė me orvatjet qė bėri Porta e Lartė pėr tė zbatuar reformat nė Shqipėri dhe u shndėrrua nė kryengritje tė armatosura qė vijuan njėra pas tjetrės pėr disa dhjetėra vjet. Nė kėto kryengritje morėn pjesė pothuajse tė gjitha forcat e grupet shoqėrore tė popullsisė. Lufta mori karakter ballor, qė dėshmonte pėr ndryshime nė pėrmasat e nė organizimin e saj. U krijua kėshtu njė front i gjerė kundėrosman, i cili pėrbėnte tiparin kryesor tė kthesės qė ishte bėrė nė luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar.

    Pas goditjeve ekonomike e politike qė krerėt feudalė shqiptarė pėsuan nė vitet 1822-1831, ata nuk qenė mė nė gjendje as tė organizonin dhe as tė udhėhiqnin kryengritjet kundėr sundimit osman. Nė udhėheqje tė lėvizjes kryengritėse, gjatė viteve 30-40, krahas krerėve ēifligarė dolėn pėrfaqėsues tė borgjezisė qytetare e tė fshatarėsisė. Ky ishte njė tipar tjetėr i ri qė dėshmonte pėr ndryshimet cilėsore tė ndodhura nė zhvillimin e luftės sė armatosur.
    Ndryshime thelbėsore ndodhėn edhe nė pėrmbajtjen e nė karakterin e kėrkesave tė kryengritjeve tė fillimeve tė Rilindjes Kombėtare, tė viteve 30-40 tė shek. XIX. Lufta pėr tė pėrjashtuar nga zbatimi i politikės sė centralizmit burokratik viset shqiptare shprehte nė fakt kėrkesėn pėr njohjen e kombėsisė shqiptare si kombėsi mė vete, pėr trajtimin e veēantė tė Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit e vendit, qė nėnkuptonte synimin pėr vetėqeverisje nė shkallė kombėtare e jo mė lokale-krahinore. Kurse nė rastet, qoftė edhe tė veēanta, siē ishte ai i Kryengritjes sė Dervish Carės tė viteve 1843-1844 e ndonjė tjetėr, kur kryengritėsit i referoheshin shembullit tė organizimit tė shteteve fqinje, shpreheshin haptazi pretendimet pėr autonominė e vendit tė tyre.

    Forcat e shtresat e ndryshme shoqėrore u jepnin kėtyre kėrkesave pėrmbajtje tė ndryshme. Nė lėvizje u aktivizuan edhe ato shtresa, tė cilat kishin humbur privilegjet e pozitat qė gėzonin nė sistemin feudal-ushtarak e qė synonin t’i rifitonin ato. Lėvizja e tyre kishte karakter tė kufizuar e konservator, sepse synonte ta kthente vendin prapa, nė tė kaluarėn. Por pjesa mė e madhe e popullsisė qė mori pjesė nė kryengritjet pėrbėhej nga masat qytetare e fshatare, tė cilat nė administrimin e vendit nga shqiptarėt shihnin ēlirimin e tyre nga zgjedha e rėndė kombėtare e administratės sė huaj burokratike osmane dhe nga shtypja e egėr e saj.

    Kėto kėrkesa nuk arritėn, nė ato vite, tė formuloheshin nė mėnyrė tė pėrcaktuar, nė formėn e njė programi tė vetėm dhe tė paraqiteshin nė emėr tė tė gjithė popullit shqiptar, sepse mungonte njė udhėheqje e formuar politikisht dhe njė organizatė a njė qendėr e vetme drejtuese, qė tė bashkėrendonte lėvizjet e veēanta, t’i shkrinte ato nė njė lėvizje tė pėrgjithshme e t’i jepte asaj njė program tė pėrbashkėt kombėtar. Megjithatė, siē ėshtė pranuar me tė drejtė nga historiografia e sotme shqiptare, kėrkesa mė e shpeshtė e kėtyre kryengritjeve pėr njė status tė veēantė tė trojeve shqiptare, duke i dalluar e duke i veēuar nga territoret e tjera tė Perandorisė Osmane, pėrmbante nė “embrion”, nė formulimin e saj fillestar, kėrkesėn e administrimit autonom tė Shqipėrisė, tė autonomisė territoriale-administrative tė saj, duke ua lėnė atė nė dorė “krerėve” tė vendit.

    Kryengritjet kundėr shtypjes kombėtare patėn nė fillim karakter lokal, por, meqenėse shpėrthyen pothuajse nė tė njėjtėn kohė e pėr tė njėjtat shkaqe, drejtoheshin kundėr njė armiku tė pėrbashkėt dhe kishin kėrkesa tė njėllojta. Ato u shndėrruan dora-dorės nė kryengritje tė gjera tė fuqishme duke pėrfshirė krahina tė tėra tė vendit. Pėr herė tė parė u bėnė pėrpjekje pėr kapėrcimin e kornizave lokale dhe pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (mė 1834), qė shprehte prirjen e popullit shqiptar drejt bashkimit. Gatishmėria e bashkėpunimi ndėrmjet vatrave tė veēanta tė kryengritjeve dhe solidariteti ndėrmjet popullsisė sė trevave tė ndryshme, tregonin se procesi i bashkimit tė popullit shqiptar kishte hedhur rrėnjė tė qėndrueshme.

    Ndryshime u vunė re edhe nė aspektin organizativ tė kėsaj lufte. Dolėn nė skenė forma organizative demokratike dhe mė tė kohės. Me zgjerimin e luftės, pėr tė pėrballuar forcat e mėdha armike dhe pėr tė bashkėrenduar veprimet luftarake u organizuan kuvende, besėlidhje, pleqėsi dhe kėshilla tė kryengritėsve, disa nga tė cilat, ndonėse kishin qenė edhe mė parė, morėn pėrmbajtje tė re. Krahas pėrfaqėsuesve tė parisė ēifligare, nė to merrnin pjesė tani edhe pėrfaqėsues tė shtresave mė tė gjera tė popullsisė, tė vegjėlisė qytetare e fshatare, tė pronarėve tė vegjėl tė tokave, kryepleq e nėpunės tė vegjėl, shumica e tė cilėve ishin pak tė njohur. Pėrveē kėsaj, besėlidhjet e kapėrcyen karakterin e ngushtė lokal dhe nė disa raste morėn karakter ndėrkrahinor, siē ishin Besėlidhja e nėntė krahinave tė Shqipėrisė sė Jugut e viteve 1833-1834, Kėshilli i Pėrkohshėm nė Shkodėr (1833-1835), Kuvendi i Madh Ndėrkrahinor i Mesaplikut (1847), i cili, duke krijuar Lidhjen Kombėtare Shqiptare dhe organin e saj Komitetin Kombėtar, mund tė shihet si njė organizėm qė synonte tė merrte karakterin e njė forumi me pėrmasa kombėtare.

    Njė rol gjithnjė e mė tė dukshėm filluan tė luanin nė kėto kryengritje qytetet e sidomos ato kryesore, si Shkodra, Berati, Prizreni, Gjakova, Shkupi e Elbasani, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tė kėtyre lėvizjeve. Kjo dėshmonte pėr peshėn gjithnjė e mė tė madhe qė filluan tė kishin qytetet nė jetėn ekonomike e politike tė vendit.

    Tė zhvilluara nė kohėn, kur te shqiptarėt ishte formuar tanimė njė vetėdije politike e kombėtare, kryengritjet e viteve 30 e 40 nuk mund tė mos merrnin tipare tė reja, nacionalēlirimtare. Dėshmi e kėsaj vetėdijeje tė shqiptarėve ishte edhe pėrkrahja qė ata u dhanė revolucioneve nacionale nė Principatat Rumune dhe nė Greqi, nė vitet 20, nė tė cilat dhanė njė kontribut tė ēmuar. Mjaft e gjerė ishte pjesėmarrja e shqiptarėve tė kolonisė sė Rumanisė dhe jo vetėm e atyre, por edhe e tė tjerėve tė ardhur nga Shqipėria, e veēanėrisht nga trevat e saj jugore, nė kryengritjen qė shpėrtheu nė Principatat Rumune nė vitin 1821. Disa prej tyre kishin marrė pjesė edhe nė Revolucionin serb tė vitit 1815. Ėshtė njė fakt i njohur, tanimė, se Naum Veqilharxhi, njė nga personalitetet mė tė shquara tė Rilindjes Shqiptare, mori pjesė nė kryengritjen e vitit 1821 nė Vllahi dhe nė Moldavi qysh nė fillim tė saj, ndihmoi nė organizimin e revoltės dhe ishte i pranishėm, si komandant ushtarak, gjatė disa veprimeve luftarake qė u zhvilluan kundėr forcave osmane. Rol tė veēantė, si organizator dhe komandant ushtarak, nė kryengritjen e vitit 1821 nė Principatat Rumune luajti iluministi tjetėr i njohur shqiptar, Konstandin Duka.

    Shqiptarėt pėrbėnin njė forcė tė rėndėsishme luftarake nė trupat e eteristėve*, tė komanduar nga princi grek Aleksandėr Ipsilanti, si edhe nė ato tė rumunit Tudor Vladimiresku qė luftuan trimėrisht nė radhėt e kryengritėsve tė drejtuar nga komandantėt shqiptarė, Haxhi Prodani e kapiten Mihallaqi. Tė shumtė ishin shqiptarėt qė u vranė nė betejat qė u zhvilluan gjatė kėsaj kryengritjeje e sidomos nė atė tė Skulenit, pas sė cilės trupat e tyre u hodhėn nė lumin Pruth. Edhe masakra qė ushtria osmane ndėrmori nė Bukuresht ndaj forcave kryengritėse, nė gusht tė vitit 1821, ishte drejtuar kundėr shqiptarėve qė morėn pjesė nė revoltėn kundėrosmane.

    Shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e Principatave Rumune jo si mercenarė, por si luftėtarė qė ishin tė ndėrgjegjshėm se, duke kontribuar nė ēlirimin e popullit rumun nga sundimtarėt osmanė, tė cilėt mbanin tė robėruar gjithė popujt e Ballkanit, do tė jepnin ndihmesėn e tyre edhe nė ēėshtjen e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar. Pikėrisht pse vepruan si njė forcė e ndėrgjegjshme politikisht nė aktet e kryengritjes sė Principatave Rumune, shqiptarėt pėrmenden krahas grupeve tė tjera etnike qė morėn pjesė nė lėvizje. Edhe frymėzuesit e lėvizjes, eteristėt, nė thirrjen qė u drejtuan shqiptarėve, grekėve, vllahomoldavėve, bullgarėve, serbėve, maqedonėve etj. qysh nė fillim tė kryengritjes u kujtonin atyre se kjo luftė bėhej pėr ēlirimin e gjithė popujve tė Ballkanit dhe njėherazi tė atdheut tė tyre, se ėshtė atdheu i tyre i robėruar ai qė u bėn thirrje tė ngrihen kundėr sundimtarėve tė huaj osmanė.

    Shqiptarėt ishin, gjithashtu, njė forcė aktive me rol tė veēantė si nė pėrgatitjen e kryengritjes greke tė vitit 1821, ashtu edhe nė zhvillimin e revolucionit nė pėrgjithėsi. Nėse Ali pashė Tepelena me veprimet e tij ushtarake kundėr ushtrive osmane u dha dorė eteristėve tė shpėrthenin kryengritjen nė mars tė vitit 1821, shqiptarėt (arvanitėt), krahas grekėve, ishin nismėtarė tė kėsaj kryengritjeje. Qysh nė mars tė vitit 1821 u bashkuan me Revolucionin grek fshatra tė tėra shqiptare (arvanite) tė Atikės. Kryengritėsit shqiptarė, tė udhėhequr nga fshatari i thjeshtė Melet Vasili nga Atika (i quajtur Haxhimeleti), marshuan nė fundin e marsit drejt Athinės, e detyruan garnizonin osman tė mbyllet nė Akropol dhe ēliruan Athinėn. Pėrgjithėsisht gjatė fazės sė parė tė Revolucionit grek arvanitėt, dhe jo vetėm ata, por edhe shqiptarėt e trevave tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ata myslimanė, u bėnė figura qendrore e ngjarjeve dhe e veprimeve luftarake tė kryengritėsve. Kryengritėsit e Peloponezit, grekė e shqiptarė (arvanitė), tė komanduar nga Kolokotroni, arritėn tė merrnin qytetin e Tripolicės, pėr ēlirimin e tė cilit patėn luftuar pesė muaj me radhė, vetėm pasi shqiptarėt myslimanė hynė nė marrėveshje me ta dhe dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Pati edhe mjaft shqiptarė myslimanė, ndėrmjet tė cilėve njihen Mustafa Gega, Bajram Lapi, Avdi Gega etj., tė cilėt jo vetėm dezertuan nga ushtria osmane, por morėn pjesė nė veprimet luftarake tė Revolucionit grek.

    Ėshtė i njohur gjithashtu kontributi i luftėtarėve suliotė, tė udhėhequr nga Marko Boēari, tė cilėt gjatė periudhės sė parė tė Revolucionit grek mbajtėn barrėn kryesore tė luftės nė Greqinė kontinentale. Edhe sundimtari i pashallėkut tė Shkodrės, Mustafa pashė Bushatlliu, duke kundėrshtuar urdhrin e sulltanit, braktisi, nė vitin 1823, luftimet nė Misolongjin e rrethuar, nuk pranoi tė marshonte drejt Athinės pėr tė shtypur kryengritjen dhe u kthye me ushtrinė e tij nė Shkodėr. Shpėrthimi i rrethimit tė Misolongjit nga grekėt mė 1823 u arrit, krahas tė tjerave, edhe nga ndihmesa e shqiptarėve qė dezertuan nė masė nga ushtria osmane. Kėto dezertime tė shqiptarėve myslimanė nga ushtria do tė pėrsėriteshin edhe nė rrethimin e dytė tė Misolongjit, nė vitin 1825.
    Po kėshtu, pjesa mė e madhe e feudalėve shqiptarė tė Toskėrisė nuk pranoi tė bashkėpunonte me Portėn e Lartė nė shtypjen e kryengritjes greke.

    Ata i kumtuan tė dėrguarve tė Stambollit se do tė hynin nė ushtrinė osmane vetėm nė qoftė se do tė rrezikoheshin territoret e Shqipėrisė Jugore. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tė shqiptarėve dėshtoi fushata ushtarake osmane kundėr Revolucionit grek nė shkurt-qershor tė vitit 1821. Dėshtuan gjithashtu pėrpjekjet qė Hurshid Pasha bėri nė vitin 1822, pas vrasjes sė Ali pashė Tepelenės, pėr tė mobilizuar shqiptarėt nė ushtrinė osmane dhe pėr t’i hedhur ata kundėr Revolucionit grek. Dezertimi i ushtarėve shqiptarė vazhdoi edhe gjatė fushatės sė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Revolucionit grek nė vitin 1827. Megjithatė, qysh nė periudhėn e Revolucionit grek, shqiptarėt u ndeshėn me qėndrimet shoviniste tė udhėheqėsve grekė ndaj tyre dhe territoreve tė Shqipėrisė. Ndėrsa popullsia myslimane shqiptare iu nėnshtrua atėherė masakrave nga forcat ushtarake tė Revolucionit grek.

    Pjesėmarrja e shqiptarėve nė revolucionet nė Principatat Rumune e nė Greqi dhe kontributi qė dhanė ato nė luftėn pėr ēlirimin e popujve rumun e grekė ishin dėshmi jo vetėm e ndjenjave miqėsore ndaj popujve fqinjė, por edhe dėshmi e aspiratave tė tyre liridashėse. Kėto aspirata dėshmojnė njėherazi se shqiptarėt, si popull, po hynin nė epokėn e re tė Rilindjes me njė vetėdije tė pėrcaktuar politike, me ideale kombėtare e ēlirimtare, tė cilat nuk mund tė mos shfaqeshin edhe nė kėrkesat, nė synimet, nė shkallėn e organizimit dhe pėrgjithėsisht nė karakterin e kryengritjeve tė viteve 30-40 tė shek. XIX.

  16. #16
    2. KRYENGRITJET KUNDĖROSMANE NĖ VITET 30-40





    Kryengritjet e vitit 1833


    Reformat centralizuese tė qeverisė osmane, qė filluan tė zbatoheshin nė Shqipėri me dėrgimin e nėpunėsve civilė dhe ushtarakė turq, hasėn nė qėndresėn e popullsisė shqiptare qė nisi me moszbatimin e urdhrave pėr t’u shndėrruar mė pas nė kryengritje tė armatosur.

    Pas dy kryengritjeve lokale, qė shpėrthyen nė fillim tė vitit 1833 nė Kolonjė e nė Dibėr dhe qė u shtypėn nga qeveria turke, kryengritja mori njė shtrirje tė gjerė tė panjohur nė periudhat e mėparshme nė zonėn Berat-Vlorė-Delvinė-Ēamėri.
    Qeverisja arbitrare e Emin Pashės, i biri i Mehmet Reshit pashės, e mbėshtetur nė njė terror, si dhe orvatjet pėr zbatimin e reformės ushtarake ishin shkaqet e drejtpėrdrejta qė e kthyen pakėnaqėsinė e popullsisė nė njė kryengritje qė u shtri nė krejt Shqipėrinė e Jugut. Nė fillim tė korrikut 1833 ngritėn krye banorėt e Tepelenės, tė cilėt shtinė nė dorė qytetin. Kryengritja, qė udhėhiqej nga Balil Nesho, u shtri nė krahinat e Gjirokastrės e tė Delvinės. Pėr shtypjen e saj Stambolli dėrgoi forca tė shumta osmane, tė komanduara nga Emin Pasha.

    Shumica e kryengritėsve u vendos nė Qafėn e Peshkėpisė, ndėrsa pjesa tjetėr, e organizuar nė ēeta tė vogla, u vendos gjatė rrugės pėr nė Peshkėpi. Goditjet qė kėto ēeta u dhanė forcave osmane dhe dezertimi i shumė ushtarėve shqiptarė, tė rekrutuar me forcė, e vėshtirėsuan gjendjen e qeveritarit osman. Por kėtij i erdhi nė ndihmė peshkopi ortodoks i Drinopojės (i Gjirokastrės), i cili, duke njohur mirė pozicionet e kryengritėsve, i kaloi forcat osmane nėpėr njė grykė tjetėr. Tė papėrgatitur pėr sulmin e befasishėm, kryengritėsit luftuan me trimėri dhe, pasi lanė shumė tė vrarė, u tėrhoqėn nė fshatin Luzat, ku i shkaktuan Emin Pashės njė shpartallim tė plotė.

    Tė nxitur nga kjo fitore, u hodhėn nė kryengritje edhe banorėt e qyteteve tė Beratit e tė Vlorės. Duke nisur si njė kryengritje fshatare, ajo brenda njė kohe tė shkurtėr u kthye nė njė lėvizje tė tė gjithė popullsisė, gjeti mbėshtetje tė fortė nė banorėt e Beratit, tė cilėt rrethuan kėshtjellėn. Kryengritja pėrfshiu gjithashtu krahinat e Tomoricės, tė Skraparit e tė Kurveleshit. Njė pjesė e kryengritėsve shkuan nė ndihmė tė forcave qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit, kurse pjesa tjetėr zuri grykat e rrugėt nga pritej tė vinte ushtria osmane. Rrezja e kryengritjes u pėrhap nė krahinat e Delvinės e tė Ēamėrisė. Jehona e saj u ndje edhe nė Shqipėrinė e Mesme. Me kėrkesėn e banorėve tė Elbasanit njė pjesė e kryengritėsve u hodh nga Berati nė atė krahinė pėr t’i ndihmuar ata nė luftėn kundėr administratės osmane.

    Nė kėto rrethana Porta e Lartė, me shpresė se kryengritėsit do tė shpėrndaheshin, e largoi Emin Pashėn nga Shqipėria e Jugut. Por nė mesin e shtatorit tė 1833-it, nėn goditjet e fuqishme tė kryengritėsve, ra kėshtjella e Beratit. Nė qytetin e ēliruar tė Beratit, kuvendi i pėrfaqėsuesve tė tė gjitha krahinave kryengritėse miratoi dy kėrkesa themelore: t’u ngarkohej shqiptarėve drejtimi i krahinave kryengritėse dhe tė uleshin detyrimet ndaj shtetit, duke zbritur nė atė masė qė paguhej nė kohėn kur pashallėku i Beratit qeverisej nga feudali shqiptar, Ahmet Kurt pasha.

    Shtrirja e gjerė e kryengritjes, qė fillonte nga Skrapari e Kurveleshi, nė Myzeqe e nė Vlorė e deri nė Ēamėri, e detyruan Portėn e Lartė tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga rekrutimi i ushtarėve nizamė, tė shpallte amnistinė dhe tė lejonte vendosjen e disa shqiptarėve si qeveritarė nė kazatė e Beratit, tė Vlorės, tė Tepelenės, tė Gjirokastrės e tė Pėrmetit dhe emėrimin e tė tjerėve si komandantė nė garnizonet e kėshtjellave tė Beratit, tė Gjirokastrės etj. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritjes, por jo e plotė. Tė paformuara politikisht dhe me njė udhėheqje pa pėrvojė, forcat kryengritėse u shpėrndanė, duke besuar se do tė plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat e tyre.

    Po nė vitin 1833 lėvizja kryengritėse pėrfshiu edhe Shqipėrinė e Veriut. Vatra kryesore e saj u bė Shkodra, qyteti mė i zhvilluar i vendit. Zbatimi i reformės ushtarake, abuzimet dhe grabitjet e administratės sė re shkaktuan pakėnaqėsi te popullsia qytetare. Por shtresat e pasura tė krishtera tė qytetit, sipas porosisė sė dhėnė nga emisarėt austriakė, qė u kėrkonin tė mos bashkoheshin me popullsinė myslimane, nuk u pėrfshinė nė lėvizje. Mė 10 prill tė vitit 1833 u dha kushtrimi pėr mbylljen e dyqaneve nė tregun e Shkodrės. Rreth 4 000 veta tė armatosur nga popullsia e qytetit dhe nga malėsorėt pėrreth zunė sheshin e qytetit. Nė emėr tė kryengritėsve njė delegacion i dėrguar nga ata kėrkoi qė veziri Ali Namik pasha tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave, nga dhuna e grabitjet dhe tė vendoseshin rregullat qė kishin qenė nė fuqi nė kohėn e qeverisjes sė vendit nga Mustafa pashė Bushatlliu.

    Por thelbin e kėtyre kėrkesave e pėrbėnte synimi pėr njė qeverisje autonome tė krahinės sė Shkodrės. Duke parė fuqinė e revoltės dhe pėr tė fituar kohė, qeveritari, Ali Namik pasha, premtoi se do tė merrte parasysh kėrkesat e tė revoltuarve. Ndėrkohė ai mori masa pėr shtypjen e saj. Mė 7 gusht tė vitit 1833 ai dėrgoi njė repart ushtarėsh nė tregun e qytetit pėr ta shtėnė nė dorė. Ky veprim ēoi nė pėrleshje tė ashpra midis forcave osmane dhe njėsive kryengritėse. Pabesia e qeveritarit e shtyti edhe popullsinė katolike tė bashkohej me myslimanėt. Pas kėsaj lėvizja mori formėn e njė kryengritjeje. Mė 8 gusht u organizua njė kuvend, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė lagjeve tė qytetit. Kuvendi zgjodhi njė Kėshill tė Pėrkohshėm, qė riorganizoi forcat vullnetare dhe caktoi njė delegacion qė do tė shkonte nė Stamboll pėr t’u ankuar nė emėr tė popullsisė sė Shkodrės kundėr qeveritarit tė sanxhakut.

    Kryengritja udhėhiqej nga njė Kėshill pėrfaqėsues. Kjo ishte njė formė e re organizimi qė ndeshej pėr herė tė parė nė lėvizjen shqiptare. Kėshilli pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė parisė, tė krerėve qė ishin pasardhės tė Bushatllinjve dhe tė borgjezisė zejtare-tregtare tė qytetit.
    Ndėrsa pritej pėrgjigjja nga Stambolli, Ali Namik pasha, duke thirrur nė ndihmė edhe trupat qė kishte mbledhur i biri nė Ohėr e nė Elbasan, u orvat tė shtypte me forcėn e armėve kryengritjen qytetare. Mirėpo kėto orvatje dėshtuan para qėndresės sė forcave kryengritėse. Forcat osmane u thyen dhe u tėrhoqėn me disfatė para se tė mbėrrinin nė Shkodėr.

    Kryengritja nuk gjeti ndonjė mbėshtetje te Fuqitė e Mėdha. Edhe qeveria austriake, ndonėse kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e katolikėve, urdhėroi emisarin e saj nė Shkodėr qė tė mos pranonte asnjė kėrkesė tė kryengritėsve. Vonesa e pėrgjigjes sė Portės sė Lartė u tregoi qartė kryengritėsve se kėrkesat e tyre mund tė pėrmbusheshin vetėm me luftė e nė bashkėpunim me krahinat e tjera tė vendit. Pėrveē lidhjeve qė ishin vendosur me malėsorėt e me krahinat pėrreth qytetit tė Shkodrės, u bėnė pėrēapje pėr tė hyrė nė bashkėpunim me viset e tjera shqiptare, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė delegacion u dėrgua nė Elbasan, ku banorėt e qytetit, tė ndihmuar edhe nga vullnetarėt e ardhur nga Berati, mbanin tė bllokuar qeveritarin e huaj.

    E ndodhur para njė lėvizjeje kryengritėse, qė kishte pėrfshirė tokat shqiptare nga Shkodra deri nė Ēamėri dhe qė krijonte pėrshtypjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, Porta e Lartė u detyrua tė pushonte nga detyra Ali Namik pashėn, tė pezullonte pėrkohėsisht zbatimin e reformave dhe tė premtonte se do tė paguante dėmet qė u ishin shkaktuar shqiptarėve gjatė luftimeve. Mė 2 dhjetor 1833 Ali Namik pasha, pas tre muajsh rrethimi, u detyrua ta lėrė Shkodrėn. Nė vendin e tij u dėrgua Hafėz Pasha.

    Ndėrkaq, pasi zgjidhi konfliktin me Mehmet Aliun e Egjiptit, Porta e Lartė rifilloi orvatjet pėr tė zbatuar me forcė reformat. Kjo u bė shkak pėr rigjallėrimin e lėvizjes kryengritėse. I shoqėruar nga tetė regjimente tė rregullta, Hafėz Pasha filloi tė shkarkonte elementėt kundėrshtarė dhe t’i zėvendėsonte me nėpunės tė huaj, rriti taksat doganore pėr mallrat e importuara nga 2% nė 5% dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake. Ndėrkohė, edhe qeveritari i Shqipėrisė sė Jugut, Mehmet Hamdi pasha, kishte marrė urdhėr tė zbatonte reformėn ushtarake nė kėto treva.

  17. #17
    Pėrpjekjet pėr organizimin e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme (1834-1835)



    Kryengritjet nė jug e nė veri, me gjithė shtrirjen e gjerė, nuk arritėn tė vendosnin lidhje midis tyre dhe tė siguronin qeverisjen e tokave shqiptare nga nėpunėsit vendas. Ndėrkohė Porta e Lartė, pasi zgjidhi konfliktin me Egjiptin, u orvat pėrsėri tė zbatonte me forcė reformat. Kjo i dha shkak rifillimit tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri.

    Pėrvoja luftarake e vitit 1833 u tregoi udhėheqėsve tė kryengritjeve tė veēanta nė Toskėri dhe nė Gegėri se rezultatet do tė arriheshin nė rast se do tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme me njė udhėheqje tė vetme. Gjatė verės sė vitit 1834 u shkėmbyen mendime ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė krahinave tė ndryshme tė vendit, pas tė cilave u vendos tė organizohej njė kryengritje e tillė e pėrgjithshme dhe u hartua pėr kėtė njė plan i pėrgjithshėm operativ. Sipas kėtij plani do tė sulmohej nė fillim kėshtjella e Beratit dhe, me tė rėnė ajo nė duart e kryengritėsve, gjysma e tyre, sė bashku me forcat kryengritėse tė Kavajės, tė Tiranės e tė Mirditės dhe me popullsinė e Shkodrės, do tė sulmonin trupat e qeveritarit tė Shkodrės, kurse gjysma tjetėr, sė bashku me kryengritėsit e sanxhakut tė Delvinės, do tė sulmonin forcat e Mahmut Pashės, qė kishte zėvendėsuar Emin Pashėn nė Janinė.

    Ky ishte plani i parė operativ pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme dhe pėrbėnte njė hap tė rėndėsishėm nė luftėn ēlirimtare. Me kėtė plan krerėt e Shqipėrisė bashkoheshin nė njė lidhje ushtarake mbarėshqiptare dhe merrnin nė duart e tyre nismėn pėr tė vepruar bashkėrisht.

    Kryengritjen, ashtu siē ishte parashikuar, e filloi nė vjeshtėn e vitit 1834 popullsia e qytetit tė Beratit, e cila rrėmbeu armėt pėr tė mbrojtur disa ushtarė qė kishin ardhur me leje nga Stambolli e nuk dėshironin tė ktheheshin nė shėrbimin ushtarak. Kryengritėsit mbyllėn qeveritarėt nė kėshtjellė dhe ftuan udhėheqėsin e njohur tė kryengritjeve tė mėparshme, Tafil Buzin, pėr tė drejtuar veprimet ushtarake. Ai sapo kishte dėshtuar pėrpara Tepelenės, sė bashku me Shahin bej Delvinėn, kur zbarkoi kėtu nga Kreta pėr tė organizuar njė kryengritje dhe kishte pranuar amnistinė. Megjithatė, ai erdhi nga fshati i vet nė Berat. Brenda njė kohe tė shkurtėr rreth tij u grumbulluan 10 000 vullnetarė. Kryengritėsit shtinė nė dorė magazinat shtetėrore tė drithit, tė cilin ia shpėrndanė popullsisė.

    Kryengritja u pėrhap shumė shpejt nė krahinat e Vlorės, tė Tepelenės, tė Skraparit, tė Tomoricės, tė Mallakastrės, tė Pėrmetit e tė Beratit, nė atė rreze si njė vit mė parė. Kjo dėshmonte pėr lidhje tė forta ndihme e bashkėpunimi ndėrmjet kėtyre krahinave dhe pėr njė ngritje tė ndėrgjegjes politike. Pėrfaqėsuesit e shtatė krahinave u mblodhėn nė njė kuvend nė Berat, ku vendosėn tė formonin njė Besėlidhje politike. Atė e drejtonte njė pleqėsi, e cila si njė organ drejtues kolegjial bėri njė ndarje pune ndėrmjet anėtarėve tė saj. Kryetar u zgjodh Abaz bej Lushnja nga familja e Ngurzajve. Tafil Buzi u ngarkua me drejtimin e veprimeve luftarake dhe pėr lidhjet me botėn e jashtme, veēanėrisht me Mehmet Aliun e Egjiptit.

    Ky i fundit interesohej gjallėrisht pėr kryengritjet nė Shqipėri, sepse i shihte si njė faktor tė rėndėsishėm pėr dobėsimin e fuqisė sė Perandorisė Osmane, me tė cilėn prej kohėsh ishte nė konflikt. Besėlidhja nuk kishte vetėm karakter ushtarak e ndėrkrahinor, por ishte edhe njė organ qeverisės, i dalė nga lufta pėr tė zėvendėsuar administratėn osmane. Udhėheqja e Besėlidhjes pėrbėhej nga krerė feudalė, pėrfaqėsues tė zejtarėve e tė tregtarėve, tė klerit e tė fshatarėsisė.
    Nė emėr tė kryengritėsve, Pleqėsia i paraqiti qeveritarit osman, Hamdi Pashės, kėrkesat pėr tė pėrjashtuar krahinat kryengritėse nga zbatimi i reformave centralizuese dhe pėr t’u njohur atyre njė qeverisje autonome nga vetė shqiptarėt. Kėrkesat e Pleqėsisė nuk u morėn parasysh nga Porta e Lartė. Kjo i dha hov mė tė madh kryengritjes.

    Me nismėn e Tafil Buzit, nė Besėlidhje hynė edhe krahina e Sulovės dhe e Vėrēės. Nga mesi i dhjetorit, pas 2 muaj lufte, kėshtjella e Beratit iu dorėzua kryengritėsve. Aty u vendos njė garnizon i ri i pėrbėrė nga 100 ushtarė. Ata pėrfaqėsonin nė mėnyrė tė barabartė tė nėntė krahinat e Besėlidhjes. Komandantėt e forcave ushtarake tė qytetit u zėvendėsuan me kryengritės tė dalluar pėr trimėri. U bė hapi i parė pėr sigurimin e vetėqeverisjes. Por plani i pėrgjithshėm operativ i kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u zbatua mė tej. Porta e Lartė kishte marrė ndėrkohė njė varg masash pėr ta penguar realizimin e tij. Ajo u kishte premtuar krerėve dhe udhėheqėsve tė esnafėve se do tė plotėsonte kėrkesat e tyre. Nga ana tjetėr, Hafėz Pasha kishte pėrforcuar garnizonet e Durrėsit e tė Kavajės me njė sasi tė madhe topash e municionesh. Ai thirri nė Shkodėr mjaft pashallarė e bejlerė qė kishin marrė pjesė nė hartimin e planit operativ tė kryengritjes dhe u premtoi se do tė hiqte dorė nga zbatimi i reformave centralizuese. Kėto masa shkaktuan lėkundje e pėrēarje nė udhėheqjen e kryengritjes.

    Nė kėto kushte, forcat kryengritėse, pasi morėn kėshtjellėn e Beratit, nuk u nisėn kundėr qeveritarit tė Shkodrės, ndėrsa popullsia e kėtij qyteti nuk u ngrit kundėr sundimtarit osman. Nė ditėt e para tė janarit 1835 Pleqėsia e Beratit, duke u besuar premtimeve tė Hamdi Pashės, qė miratoi ndryshimet e bėra nė administratėn lokale, nėnshkroi me tė njė marrėveshje pėr shpėrndarjen e forcave kryengritėse. Kjo shėnoi njė fitore tė Besėlidhjes sė nėntė krahinave kryengritėse tė Shqipėrisė sė Jugut pasi u ndėrprenė pėrsėri reformat centralizuese.
    Nė shkurt 1835 Hamdi Pasha, qė tani ishte ngritur nė postin e valiut tė Rumelisė, ftoi mjaft krerė shqiptarė nė Manastir, disa prej tė cilėve i nisi nė Stamboll, kurse tė tjerėt i shpėrbleu. Vetėm Tafil Buzi nuk u paraqit dhe, kur qeveritari osman filloi tė shkelte marrėveshjen, nisi pėrsėri kryengritjen. Rreth 6 000-8 000 kryengritės nėn drejtimin e tij vunė nėn kontroll zonėn Vlorė-Berat. Kėtė herė kryengritja nuk pati shtrirjen e mėparshme.

    Pasi dėshtoi nė Berat e nė Elbasan, ai iu drejtua Janinės nė krye tė disa qindra kryengritėsve. Nė afėrsi tė saj Tafil Buzi shpėrndau njė shpallje, me tė cilėn u bėnte thirrje shqiptarėve tė ngjeshnin armėt pėr ēlirimin e atdheut tė tyre. Kėrkesat kryesore ishin dy: dėbimi i nėpunėsve dhe i ushtarėve turq nga territoret shqiptare dhe zbritja e taksave nė masėn e kohėrave tė mėparshme. Shpallja e Tafil Buzit ishte njė nga proklamatat e para ku bėhej thirrje pėr ēlirimin e atdheut. Kėtu pėr herė tė parė flitej nė emėr tė tė gjithė vendit dhe jo vetėm tė krahinave kryengritėse. Nė emėr tė kryengritėsve ai i dėrgoi njė mesazh Mehmet Aliut tė Egjiptit, me tė cilin kėrkonte pėrkrahjen e tij.

    Jehona qė gjeti shpallja brenda nė vend dhe kėrkesa e ndihmės sė Mehmet Aliut, e shqetėsuan qeverinė osmane. Me masa diplomatike ajo e detyroi Mehmet Aliun tė mos i pėrgjigjej ftesės pėr ndihmė, ndėrsa, nga ana tjetėr, dėrgoi kundėr kryengritėsve forca tė shumta ushtarake. Pas njė qėndrese tė ashpėr e tė gjatė kryengritėsit nuk ishin nė gjendje t’i bėnin ballė armikut. Mė 2 maj 1835 Tafil Buzi u detyrua tė pranonte amnistinė qė i propozoi valiu i Rumelisė dhe tė hiqte dorė nga lufta.

    Po nė maj 1835 shpėrtheu njė kryengritje e re nė krahinėn e Myzeqesė. Qindra fshatarė, nėn drejtimin e Alush bej Frakullės, vunė dorė mbi ēifligjet shtetėrore dhe i shpallėn pronė tė tyre. Kryengritja u pėrhap nga Myzeqeja nė krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės e tė Tepelenės. Numri i kryengritėsve arriti nė 7 000 veta. Me kryepleqtė e krahinave kryengritėse u organizua njė kuvend nė fshatin Portėzė tė Fierit, ku u formua njė Besėlidhje e re. Ajo do tė kishte njė ushtri tė pėrhershme me rrogė pėr mbrojtjen e krahinave tė ēliruara. Shpenzimet pėr mbajtjen e saj do tė pėrballoheshin prej tė ardhurave tė ēifligjeve shtetėrore. Krahinat e besėlidhura do tė drejtoheshin prej kryepleqve vendas dhe vetėm kėta do tė kishin tė bėnin, nė emėr tė Besėlidhjes, me pushtetin qendor pėr tė dorėzuar detyrimet ndaj shtetit. Me kėto vendime tė kuvendit synohej tė realizohej njė autonomi ndėrkrahinore.

    Mirėpo, kryengritja e Myzeqesė nuk pati sukses pėr shkak tė dėmeve qė i solli veprimtaria pėrēarėse e qeveritarėve osmanė e sidomos tė paqėndrueshmėrisė sė agallarėve e tė bejlerėve vendas, tė cilėt, kur Porta e Lartė u premtoi se nuk do t’i prekte interesat e tyre, lidhėn me tė njė marrėveshje bindjeje dhe nėnshtrimi.
    Rėnia e pėrkohshme e lėvizjes kryengritėse nė Shqipėrinė e Jugut dhe trysnia qė ushtroi Stambolli, e shtynė qeveritarin e Shkodrės, Hafėz Pasha tė rifillonte zbatimin e reformave centralizuese dhe tė shkelte premtimet e dhėna. Ai hoqi nga aparati administrativ e ushtarak vendasit e padėshiruar, ngriti taksat doganore nga 2-5 pėr qind, vendosi taksa tė reja “tė jashtėzakonshme” dhe u orvat tė zbatonte reformėn ushtarake.

    Pėr tė zbutur kėto masa qeveria osmane i dėrgoi nė ndihmė njė ushtri prej 10 000 vetash. Popullsia e Shkodrės nuk iu bind urdhrave tė tij dhe kundėrshtoi tė gjitha orvatjet pėr tė zbatuar reformat. Kėshtu filloi njė kryengritje e re shumė mė e madhe se simotrat e saj me qendėr nė Shkodėr. Mė 18 maj 1835 qeveritari osman zuri tregun, kurse regjimentet e ushtrisė sė rregullt morėn kodrat rreth qytetit. Po atė ditė ai urdhėroi tė arrestohej Hamza Kazazi, ish-komandant i rojės sė qytetit, i hequr nga detyra prej Hafėz Pashės. Krisma e pushkės sė Hamza Kazazit ngriti nė kėmbė gjithė qytetin. Luftimet zgjatėn atė ditė gjashtė orė dhe pėrfunduan me tėrheqjen e forcave qeveritare, qė lanė shumė tė vrarė e tė plagosur.

    Qėndresėn e qytetit e udhėhiqte Kėshilli i Ri i Pėrkohshėm, ku bėnin pjesė pėrfaqėsues tė borgjezisė tregtare (Haxhi Abdurrahmani e Kasem Hoxha), tė mjeshtėrve zejtarė (Hamza Kazazi e Dasho Shkreli), tė ēifligarėve (Hysen bej Bushati, Ali bej Bajrami dhe Jusuf Beu) dhe njė pėrfaqėsues i klerit tė ulėt islam (Haxhi Idrizi). Hamza Kazazi u ngarkua me drejtimin e veprimeve ushtarake. Kėshilli i Pėrkohshėm njihet nė literaturė edhe si qeveri provizore. Si nė asnjė kryengritje tjetėr, kėtė herė u hartua njė strategji e taktikė e qartė.

    Forcat kryengritėse u organizuan nė bazė lagjesh dhe gjithmonė ishin nė pozita sulmi. Me qytetarėt shkodranė u bashkuan vullnetarė nga Postriba, Gjakova, Peja, nga Malėsia e Mbishkodrės, Ulqini, Podgorica, nga krahinat e Mirditės, tė Matit e tė Dibrės. Qindra kryengritės nga Dibra e Mati iu pėrgjigjėn planit operativ tė kryengritjes sė pėrgjithshme dhe zbritėn nė drejtim tė Elbasanit. Kėshtu, kryengritja pėrfshiu gati gjithė Shqipėrinė e Veriut. Gjenerali francez Kybjer, komandant i forcave tė Mesdheut, e quante kryengritjen njė revolucion, duke i dhėnė kuptimin e njė lėvizjeje me njė shtrirje tė gjerė dhe me synimin pėr tė flakur zgjedhėn osmane.

    Nė pamundėsi pėr ta shtypur me forca ushtarake, Hafėz Pasha kėrkoi tė dinte kėrkesat e kryengritėsve, tė cilat ia paraqiti njė delegacion i dėrguar prej tyre. Kryengritėsit kėrkuan largimin e Hafėz Pashės nga Shkodra, dorėzimin e kėshtjellės njė shqiptari dhe anulimin e taksave tė vendosura gjatė reformave centralizuese. Njė nga emisarėt francezė nė Prevezė shkruante nė ato ditė se kryengritėsit pretendonin njė pavarėsi tė plotė ose tė formonin njė shtet tė ngjashėm me Serbinė.

    Hafėz Pasha nuk mund tė pranonte kėrkesa tė tilla, prandaj kėrkoi ndihmėn e Portės sė Lartė. Kryengritėsit thyen forcat osmane nė pėrleshjet qė u bėnė mė 23-24 maj, mė 2 qershor, mė 9 qershor, mė 24 qershor dhe mė 6 korrik 1835. Mė 14 korrik kryengritėsit thyen nė Lezhė forcat e valiut tė Rumelisė, me tė cilin qenė bashkuar edhe disa pashallarė shqiptarė. Pas kėsaj fitoreje kryengritja u shtri nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut. Porta e Lartė u detyrua tė dėrgojė njė ushtri tė rregullt prej 30 000 vetash, njė nga mė tė mėdhatė e asaj kohe, qė u vu nėn komandėn e sekretarit tė sulltanit, Vasaf Efendiut.

    Nė pritje tė kėtyre forcave, valiu i Rumelisė hyri nė bisedime me kryengritėsit pėr tė mėnjanuar ndeshjet e armatosura. Ai u dorėzoi atyre njė dokument (ferman) tė rremė, me tė cilin sulltani gjoja pranonte kėrkesat e tyre.
    Por lufta e gjatė kishte dėmtuar shumė zejtarėt e tregtarėt shkodranė, qė qenė gati tė largoheshin prej saj. Pjesa mė e vendosur e udhėheqjes sė kryengritėsve, si Haxhi Idris Boksi, Dasho Shkreli etj., e kuptuan kurthin dhe e vijuan luftėn. Por nė ndeshjen me ushtrinė osmane mė 1 shtator 1835, nė afėrsi tė Lezhės, kryengritėsit u thyen dhe u detyruan tė tėrhiqen drejt Shkodrės. Nga kjo gjendje e vėshtirė ata nuk mundėn t’i nxirrnin as kryengritėsit dibranė e matjanė qė godisnin nga prapa krahėve ushtrinė osmane, as thirrja e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar pėr tė mos furnizuar me ushqime ushtrinė osmane. Mė 18 shtator 1835 ushtria osmane, qė ishte nisur nga Lezha e Ulqini, hyri nė qytetin e Shkodrės.

    Pjesa mė e vendosur e kryengritėsve u largua drejt zonave malore.
    Pėr tė mos e acaruar mė tej gjendjen, Porta e Lartė bėri disa lėshime, e largoi Hafėz Pashėn nga Shkodra dhe e zėvendėsoi shėrbimin e rregullt ushtarak me njė taksė nė tė holla, ndėrsa sanxhaku i Shkodrės u pėrjashtua nga zbatimi i reformave centralizuese deri nė vitet 50. Por kėto ishin vetėm disa fitore tė pjesshme tė kryengritėsve, tė cilėt synonin vendosjen e njė qeverisjeje autonome tė vendit.

    Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 pėrfshinė njė pjesė tė mirė tė trevave shqiptare, ato nuk arritėn tė shndėrroheshin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me njė udhėheqje tė vetme dhe me veprime tė bashkėrenduara. Arsyet duhen kėrkuar jo vetėm nė epėrsinė ushtarake osmane, por edhe nė papjekurinė politike tė kryengritėsve dhe sidomos nė lėkundjet e mjaft prej krerėve feudalė e tė bajraktarėve, qė braktisnin luftėn sa herė qė Porta bėnte disa lėshime ose premtonte tė kėnaqte interesat e tyre partikulariste.

  18. #18
    Kryengritjet shqiptare tė viteve 1836-1839



    Edhe pse kryengritjet e viteve 1834-1835 u shtypėn, gjendja nė Shqipėri nuk u qetėsua. Porta e Lartė ishte e vendosur tė zbatonte reformat dhe priste rastin e volitshėm pėr tė shkelur premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Por edhe shtresat e gjera tė popullsisė shqiptare ishin tė vendosura tė mos i pranonin ato dhe barrėn e rėndė qė sillte zbatimi i kėtyre reformave. Ndėrkaq, pėrballė qėndresės sė pėrgjithshne tė shqiptarėve, Porta e Lartė u detyrua tė ndėrrojė taktikė, hoqi dorė nga zbatimi i menjėhershėm i reformave nė tė gjitha tokat shqiptare, duke i vėnė nė jetė pjesė-pjesė. Nė tė njėjtėn kohė, para zbatimit tė tyre, bėri pėr vete mjaft krerė feudalė tė lėkundur. Nė kėto rrethana kryengritjet, edhe pse vazhduan pareshtur, nuk arritėn tė merrnin njė shtrirje tė gjerė, nė rrafsh kombėtar, por mbetėn tė kufizuara nė caqet lokale ose krahinore, qė i dha mundėsi Stambollit t’i shtypte mė lehtė.

    Nė verėn e vitit 1836 shpėrtheu kryengritja nė krahinėn e Vlorės, e udhėhequr pėrsėri nga Tafil Buzi, por ajo nuk zgjati shumė. Pas njė viti rifilloi nė pėrmasa mė tė gjera nė Myzeqe.

    Qėndresa e armatosur u shtri edhe nė trevat veriore tė vendit, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Kosovė dhe nė krahinėn e Dibrės. Nė vjeshtėn e vitit 1836 popullsia shqiptare e krahinave tė Bihorit e tė Tėrgovishtės nuk pranoi tė regjistroheshin ushtarėt rezervistė. Nė fillim tė vitit 1837 u ngrit popullsia e Matit, dėboi qeveritarin e huaj dhe e detyroi valiun e Rumelisė tė risjellė atje Haxhi pashė Matin, tė shkarkuar pas kryengritjes sė Shkodrės.

    Nė qershor tė vitit 1837 kryengritja e drejtuar nga Alush bej Frakulla pėrfshiu krahinėn e Myzeqesė. Nė ditėt e para tė qershorit 1837 kryengritėsit u ndeshėn me forcat osmane pėrpara qytetit tė Beratit dhe i thyen ato. Kundėr tyre u hodh Emin Pasha, me njė ushtri prej 5 000 vetash, qė mbėrriti nė fillim nė Berat pėr tė kaluar mė pas nė Myzeqe. Nė njė pėrleshje tė pabarabartė nė fshatin Frakull kryengritėsit u mundėn. Alush Frakulla me 150 veta u kapėn dhe u dėnuan me punė tė detyruar. Megjithėse kryengritja u shtyp, Emin Pasha nuk guxoi tė zbatonte reformėn ushtarake.

    Po nė verėn e vitit 1837 lėvizja kryengritėse u shtri nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Plavės e tė Gucisė, ku shpėrtheu qėndresa e armatosur kundėr rekrutimit tė ushtarėve nizamė e kundėr taksave qė shoqėronin reformat. Kryengritėsit gjakovarė shpartalluan forcat qeveritare, shtinė nė dorė qytetin e Gjakovės dhe shpallėn vetėqeverisjen e krahinave tė tyre. Kjo ishte njė fitore e rėndėsishme e kryengritėsve, por nė njė zonė relativisht tė kufizuar. Kjo u dha mundėsi forcave osmane, tė pėrkrahuara edhe nga krerė vendas, ta shtypnin lėvizjen brenda njė kohe tė shkurtėr.

    Mė ndryshe u zhvilluan ngjarjet nė krahinėn e Dibrės e nė atė tė Prizrenit. Nė vjeshtėn e vitit 1837 rreth 8 000 kryengritės nga Dibra e Sipėrme dhe e Poshtme iu kundėrvunė pėrpjekjeve tė Portės sė Lartė pėr kufizimin e vetėqeverisjes lokale tė kėsaj krahine. Kryengritėsit rrethuan qytetin e Dibrės sė Madhe dhe mblodhėn nė katundin Krifcė Kuvendin e tyre, i cili kėrkoi nga tė dėrguarit e valiut tė Rumelisė zėvendėsimin e njė nėpunėsi tė huaj, tė caktuar prej tij me njė shqiptar si edhe garancinė pėr tė mos dėnuar asnjė kryengritės. Vendosmėria e kryengritėsve e detyroi Portėn e Lartė tė pranonte kėrkesat e tyre. Kėshtu nė krahinėn e Dibrave u ruajt tradita e qeverisjes prej nėpunėsve vendas.

    Nė ditėt e para tė muajit gusht tė vitit 1839 kryengritja pėrfshiu qytetin e Beratit, qė varej atėherė nga sanxhaku i Vlorės. Qindra qytetarė sulmuan selinė e qeveritarit tė Beratit, i cili mundi tė shpėtojė duke u mbyllur nė kala. Kryengritja u shtri nė tėrė krahinat e sanxhakut tė Vlorės. Nė Kuvendin qė u mbajt nė qytetin e Beratit pėrfaqėsuesit e kryengritėsve i paraqitėn sulltanit tė ri, Abdyl Mexhitit, nė emėr tė tė gjithė Shqipėrisė sė Jugut, kėrkesėn pėr vendosjen e njė administrate civile e ushtarake shqiptare nė tė gjitha hallkat shtetėrore. Si qeveritar i pėrgjithshėm i saj u propozua Ismail Pasha, nipi i Ali pashė Tepelenės dhe djali i Veli Beut. Kryengritėsit mendonin se emri i mirė i kėsaj shtėpie do tė ndikonte nė bashkimin e shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre. Nė shtator 1839 kryengritėsit shtinė nė dorė kėshtjellėn. Nė kėto rrethana Porta e Lartė u detyrua tė pezullojė pėrkohėsisht reformat centralizuese.

    Nė mesin e shtatorit tė vitit 1839 lėvizja kryengritėse u shtri nė Prizren, banorėt e tė cilit rrėmbyen armėt dhe e detyruan qeveritarin osman, Ismet Pashėn, tė largohej nga qyteti. Njė delegacion i kryengritėsve i kėrkoi Portės sė Lartė qė tė hiqte taksat e reja, t’u jepej fund grabitjeve, t’i njihej sanxhakut tė Prizrenit njė qeverisje autonome, duke e shkėputur njėkohėsisht nga varėsia e drejtpėrdrejtė ushtarake nga qeveritari (myshiri-mareshali) i Rumelisė. Ky u orvat tė pėrdorte mirditasit dhe kapedanin e tyre pėr tė shtypur kryengritjen. Por mirditorėt, tek tė cilėt ishte forcuar tanimė vetėdija politike, nuk pranuan tė luftonin kundėr vėllezėrve tė tyre. Porta e Lartė u detyrua qė edhe nė kėtė sanxhak tė ndėrpriste zbatimin e reformave centralizuese.

    Si rrjedhojė e kryengritjeve shqiptare tė viteve 30 reformat centralizuese nuk u ēuan deri nė fund, mbetėn nė gjysmėn e rrugės. Porta nuk arriti tė zėvendėsonte, nė gjithė administratėn lokale, nėpunėsit vendas me turq. Krahina e Shkodrės u pėrjashtua nga reformat dhe mbeti kėshtu deri nė mesin e atij shekulli. Reformėn ushtarake Stambolli u orvat ta vinte nė jetė nė Shqipėri nėpėrmjet ekspeditave tė njėpasnjėshme ushtarake, qė mobilizonin me forcė ushtarėt nizamė e rezervistė, ndėrsa reforma gjyqėsore nuk arriti tė zbatohej.



    Kryengritja e Dervish Carės (1843-1844).

    Qėndresa kundėrosmane nė Shqipėrinė e Veriut



    Nė vitet 1843-1844 Kosova dhe trevat lindore shqiptare u bėnė vatėr e njėrės prej kryengritjeve mė tė fuqishme kundėrosmane tė gjysmės sė parė tė shek. XIX, e cila, sipas emrit tė udhėheqėsit tė saj, ėshtė quajtur Kryengritja e Dervish Carės.
    Nė Shqipėrinė e Veriut reformat e Tanzimatit u shpallėn zyrtarisht nė vitin 1843. Shpallja e tyre shkaktoi njė valė tė re kryengritjesh qė morėn shtrirje tė gjerė ndėrkrahinore. Qendra kryesore tė tyre mbetėn qytetet. Zėvendėsimi i funksionarėve shqiptarė me nėpunės tė huaj dhe urdhri pėr rekrutimin e ushtarėve nizamė ishin dy shkaqet e drejtpėrdrejta tė shpėrthimit tė kryengritjeve nė kėtė zonė. Nė verėn e vitit 1843 ngritėn krye banorėt e Prizrenit, qė dėbuan nėpunėsit e rinj turq. Kėtė ngjarje e ndoqėn kryengritjet nė Prishtinė e nė Gjakovė. Ushtria osmane e pėrforcuar kundėrveproi menjėherė dhe nuk e pati tė vėshtirė t’i shtypte kėto lėvizje lokale. Veprimet e ushtrisė u shoqėruan me terror e grabitje.

    Kryengritja e Dervish Carės filloi nė Shkup mė 21 korrik dhe u zgjerua mė shumė nė gusht tė vitit 1843, kur, me ardhjen e forcave osmane nėn drejtimin e Hajredin Pashės, u shtuan pėrpjekjet pėr rekrutimin e ushtarėve tė rinj. Kryengritėsit hynė nė konflikt tė armatosur me ushtrinė osmane. Nė nėntor kryengritėsit ēliruan Gostivarin, ndėrsa nė fillim tė janarit 1844, pas luftimeve tė ashpra, ēliruan Tetovėn. Kėtu, si nė Gostivar, u vendos pushteti i kryengritėsve dhe shtabi i saj, me Dervish Carėn nė krye. Kryengritja, pėrveē Dervish Carės, udhėhiqej edhe nga komandantė tė tillė, si Emin Xhambazi, Sulejman Toli (Tėrnova), Selman Rogoēica, Emin Bojana, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca etj.

    Nė shkurt 10 000 kryengritės tė armatosur hynė nė Shkup, e ēliruan atė, formuan kėtu njė Kėshill tė kryengritjes dhe pėrqendruan pushtetin nė duart e veta.
    Agjitatorė nė vise tė ndryshme tė Kosovės, si nė Vranjė e Leskovc, i bėnin thirrje popullsisė tė hidhej nė luftė kundėr pushtetit osman. Tė tjerė ishin dėrguar nė krahinat fqinje pėr tė siguruar mbėshtetjen e popullsisė sė tyre. Udhėheqėsit e kryengritjes u bėnė thirrje qė tė ngriheshin kundėr sundimtarėve osmanė edhe banorėve tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė, duke theksuar me kėtė rast se ata duhej tė bashkoheshin me kosovarėt, sepse ishin vėllezėrit e tyre.

    Nė fillim tė shkurtit u ēlirua Kumanova, ku me kryengritėsit u bashkua edhe popullsia maqedone. Pas Kumanovės u ēliruan Presheva, Bujanovci, Vranja, Gryka e Kaēanikut, Leskovci e viset e tjera veriore tė Kosovės. Nė muajt e parė tė vitit 1844 kryengritja u pėrhap nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren e deri nė Shkodėr, ndėrsa nė pranverėn e vitit 1844 kryengritja kishte pėrfshirė tė gjitha trevat shqiptare, nga Manastiri e Ohri nė jug deri nė skajet veriore e verilindore tė Kosovės, nė tė cilat shqiptarėt vendosėn pushtetin e tyre. Garnizonet ushtarake turke u detyruan tė mbylleshin nė kėshtjellat e qyteteve.

    Shtrirja e kryengritjes dhe fitoret e saj nė Kosovė e nė Fushėn e Pollogut ngjallėn shpresa edhe nė popullsinė e krahinave tė tjera tė vendit. Qeveria osmane i trėmbej pėrhapjes sė saj tė mėtejshme dhe shndėrrimit nė njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare. Prandaj autoritetet osmane hynė nė bisedime me udhėheqėsit e kryengritjes. Gjatė bisedimeve kryengritėsit i kėrkuan Stambollit tė anulonte ligjin pėr shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, tė zėvendėsonte funksionarėt osmanė tė pushtetit lokal, qė nuk dinin gjuhėn shqipe, me nėpunės shqiptarė dhe tė njihte autonominė e Shqipėrisė, nė suazat e Perandorisė Osmane, ashtu siē ishte njohur autonomia e Serbisė mė 1830.

    Kėto kėrkesa nuk u pranuan nga Stambolli, prandaj bisedimet dėshtuan. Ndėrkaq, Porta e Lartė, krahas pėrgatitjeve ushtarake pėr shtypjen e kryengritjes, shpalli edhe njė amnisti pėr ata qė do tė dorėzonin armėt dhe premtoi se nuk do tė pėrdorej forca pėr rekrutimin e ushtarėve tė rregullt. Me kėto masa ajo synonte tė ngjallte lėkundje nė radhėt e kryengritėsve.

    Porta e Lartė, nga njėra anė, premtoi se do tė hiqte dorė nga nizamėt e tatimet e reja, ndėrsa, nga ana tjetėr, filloi tė sjellė forca tė shumta qė i pėrqendroi nė Manastir. Pėr tė shmangur kthimin e saj nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, me pėrmasa mbarėshqiptare, Porta e Lartė pėrqendroi nė Manastir 32 000 ushtarė, tė komanduar nga Omer Pasha, qė mė 18 maj kaluan nė mėsymje kundėr kryengritėsve dhe i detyruan ata tė tėrhiqeshin drejt Shkupit, Tetovės, Kumanovės e Karadakut (Malit tė Zi) tė Shkupit. Luftime tė ashpra u zhvilluan nė Grykėn e Katllanovės nga 13-17 maj 1844. Pėrleshja mė e pėrgjakshme ishte ajo qė u bė mė 18 maj nė afėrsi tė Banjės sė Katllanovės, nė tė cilėn u vendos fati i kryengritjes nė Fushėn e Shkupit. Pas njė qėndrese tė fuqishme kryengritėsit, tė ndodhur pėrballė njė ushtrie qė kishte epėrsi teknike, qė pėrdori gjerėsisht artilerinė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Pas luftimesh tė ashpra qė vijuan edhe pas kėsaj beteje, mė 21 maj ushtria osmane, qė kishte epėrsi mbi kryengritėsit, arriti tė merrte Shkupin, ku bėri arrestime tė shumta tė pjesėmarrėsve tė kryengritjes, njė pjesė e tė cilėve u dėrgua pėr t’u gjykuar nė Stamboll.

    Nė maj-qershor ushtritė osmane tė Omer Pashės, pas luftimesh tė rrepta me kryengritėsit, pushtuan Tetovėn, Gostivarin, Kumanovėn, Preshevėn, Bujanovcin dhe Vranjėn, ndėrsa nė mesin e korrikut morėn tė gjitha qendrat nga Kaēaniku deri nė Prishtinė. Prej andej u hodhėn pėr tė shtypur qėndresėn e kryengritėsve nė Prizren, nė Pejė, nė Gjakovė e nė Shkodėr, ku bėnė arrestime tė shumta. Kryengritėsit kudo u bėnė ushtrive osmane njė qėndresė tė ashpėr, e cila qe mė e fuqishme nė Kėrēovė, nė Tetovė e nė Gostivar. Me rivendosjen e pushtetit osman nė kėto qytete u arrestuan shumė udhėheqės tė kryengritjes. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė korrik 1844, Shqipėria, sipas dėshmive tė bashkėkohėsve, trajtohej mė shumė si vend i pushtuar sesa si provincė e Perandorisė Osmane.

    Pas pėrfundimit tė kryengritjes nė Kosovė e nė Pollog, ushtria osmane, nė vjeshtėn e vitit 1844, u pėrqendrua nė sanxhakun e Dibrės, popullsia e tė cilit ishte hedhur nė kryengritje kundėr zbatimit tė reformės ushtarake dhe anulimit tė vetėqeverisjes lokale tė krahinės. Por forcat e komanduara nga Rexhep pashė Tetova u thyen nga kryengritėsit nė fushėn e Mavrovės. Pas kėtyre ngjarjeve Stambolli hodhi nė kėtė krahinė ushtri tė shumta, tė komanduara nga Hajredin Pasha.

    Pėrfaqėsuesit e kryengritėsve thirrėn nė nėntor 1844 kuvendin e tyre nė Fushėn e Gjoricės, qė u drejtua nga Sheh Mustafa Zerqani. Nė kuvend u vendos tė mbroheshin tė drejtat e autonomisė lokale, qė popullsia gėzonte prej kohėsh. Kuvendi i bėri thirrje pėr t’u bashkuar me kryengritėsit dibranė edhe popullsisė sė krahinave tė Kosovės, tė Mirditės, tė Elbasanit e tė Gjakovės, ku Porta po mblidhte forca pėr t’i hedhur kundėr tyre. Gjatė muajit nėntor 1844 kryengritėsit dibranė e matjanė, tė komanduar nga Cen Leka, u zunė rrugėn ushtrive osmane tė komanduara nga Hajredin Pasha. Por pėrballė forcave numerikisht tė shumta turke dhe tė pajisura me artileri kryengritėsit u tėrhoqėn nė luginėn e lumit Drin. Ndėrkohė, Hajredin Pasha, pėr t’i pėrēarė shqiptarėt, shpalli se tė gjithė ata qė do tė dorėzonin armėt, do tė liheshin tė lirė dhe se nuk do tė rekrutonte nizamė. Ky premtim zuri vend te njė pjesė e krerėve, por shumica e tyre e vazhdoi qėndresėn.

    Luftime tė ashpra, qė zgjatėn 5 ditė tė tėra, u zhvilluan nė nėntor nė fshatin Gjoricė, ku krahas burrave luftuan edhe gratė e fėmijėt. Ato pėrfunduan me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt e sidomos pėr ushtrinė osmane. Megjithatė, falė epėrsisė numerike e teknike, ushtria osmane, pas luftimesh tė pėrgjakshme, i detyroi kryengritėsit tė tėrhiqeshin nga pozitat e tyre. Pėr t’u hakmarrė forcat osmane dogjėn fshatra tė tėra, tė braktisura nga fshatarėsia, e cila largohej pėr t’i shpėtuar terrorit tė egėr tė ekspeditės osmane.
    Ndonėse kryengritja e sanxhakut tė Dibrės u shtyp, Porta e Lartė u detyrua ta pėrjashtojė kėtė krahinė nga reforma ushtarake deri nė vitet 50 tė shek. XIX, po ashtu si trevėn e Shkodrės.

    Lufta e vendosur e dibranėve pati jehonė nė viset e tjera shqiptare. Nė mesin e majit tė vitit 1845 rreth 2 000 malėsorė tė krahinės sė Gjakovės u ngritėn kundėr qeveritarit tė saj dhe e detyruan atė tė largohej nga qyteti pėr nė Prizren. Kryengritja u pėrhap nė viset malore tė Rekės, tė Bytyēit, tė Gashit, tė Tropojės dhe tė Krasniqit, qė u ngritėn nėn udhėheqjen e Binak Alisė dhe tė Sokol Aramit. Rreth 8 000 kryengritės sulmuan nė maj tė atij viti qytetin e Gjakovės dhe e ēliruan atė. Por valiu i Rumelisė hodhi kundėr tyre ushtri tė shumta dhe mjaft mercenarė, tė rekrutuar nga viset malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Pas luftimesh tė pėrgjakshme, qė vazhduan mbi njė muaj, kryengritja u shtyp.

    Mehmet Reshit pasha urdhėroi arrestimin e atyre qė kishin marrė pjesė nė kryengritje. Nė tė njėjtėn kohė sulltani, pėr tė qetėsuar gjendjen, fali rreth 2 000 shqiptarė, tė burgosur nė Stamboll pas shtypjes sė kryengritjeve tė viteve tė fundit. Megjithėse ushtria osmane i shtypi kryengritjet shqiptare tė kėtyre viteve, Porta e Lartė, edhe pse e shpalli Tanzimatin, u detyrua ta ndėrpriste edhe pėr disa vjet zbatimin e sistemit tė ri nė Shqipėrinė Veriore.

  19. #19
    Kryengritja e vitit 1847 nė Shqipėrinė e Jugut



    Nė Shqipėrinė e Jugut Porta e Lartė e shpalli me bujė Tanzimatin (dekretin e Gjylhanesė) mė 1845, nė njė ceremoni tė organizuar nė Janinė. Por kishte vite qė vendi po i ndiente pasojat shkatėrrimtare tė ekspeditave ushtarake dhe tė arbitraritetit tė nėpunėsve grabitqarė osmanė. Nė sanxhakun e Beratit, tė formuar rishtazi, qė pėrfshinte edhe krahinat e Vlorės, tė Mallakastrės, tė Skraparit e tė Pėrmetit, u ngarkua me detyrėn e mytesarifit Hysen pashė Vrioni, ēifligari mė i madh i atyre trevave. Forca tė rėndėsishme ushtarake, njė pjesė e tė cilave udhėhiqeshin nga Hysen pashė Vrioni, filluan tė pėrshkonin vendin duke ēarmatosur popullsinė dhe duke nxjerrė me forcė taksa e nizamė. Njė dėshmitar i kohės, Demir agė Vlonjati, tregon se, sapo afroheshin ekspeditat turke, tė gjithė njerėzit iknin nga shtėpitė “sikur tė kishte rėnė murtaja”. Zbatimi me dhunė e me vrazhdėsi i reformave, ndonėse nė krye u bė vetėm nė disa krahina, e kishte shtuar sė tepėrmi urrejtjen e masave popullore ndaj sundimtarėve osmanė dhe kishte pėrgatitur truallin pėr njė kryengritje tė re.

    Duke e ndier kėtė rrezik, qeveritarėt osmanė i ftuan krerėt e Toskėrisė nė Manastir pėr t’i bindur qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e tė pranonin Tanzimatin. Tė njėjtėn gjė bėnė nė Janinė me rreth 800 agallarė e koxhabashė tė fshatrave, si edhe me pėrfaqėsues tė parisė sė qyteteve e tė institucioneve fetare. Ata zyrtarisht u dhanė autoriteteve osmane pėrgjigje pozitive, por nė tė vėrtetė, siē doli mė vonė, shumica kishte vendosur ta kundėrshtonte me tė gjitha mjetet sistemin e ri.

    Pėr organizimin mė tė mirė tė qėndresės, krerėt e Shqipėrisė sė Jugut mblodhėn kuvendin e tyre nė Mesaplik tė Vlorės, nė qershor 1847, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues nga mjaft krahina tė Shqipėrisė, kryesisht tė asaj tė Jugut. Shumicėn dėrrmuese nė kuvend e pėrbėnin pėrfaqėsuesit e fshatarėsisė. Kuvendi u shpreh kundėr Tanzimatit dhe vendosi tė mos jepeshin ushtarė, tė mos paguheshin taksa tė reja dhe tė mos pranohej administrata e re osmane.

    Ai mori edhe vendime tė tjera me rėndėsi tė madhe politike. Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanė e tė krishterė, njė dhe tė pandarė, bėri thirrje qė tė gjithė, pa pėrjashtim, tė hidheshin nė luftė kundėr sundimtarėve osmanė dhe kėrkoi qė t’u sigurohej jeta, nderi e pasuria tė gjithė shqiptarėve pavarėsisht nga feja. Kuvendi porositi qė forcat e armatosura shqiptare, tė cilat do tė mblidheshin nė krahina tė ndryshme, tė mos i shkaktonin as dėmin mė tė vogėl popullsisė dhe ushqimi i luftėtarėve tė sigurohej nga taksat e vjetra qė jepte vendi. Mbi kėto baza u formua besėlidhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut ose, siē u quajt, “Lidhja Kombėtare Shqiptare”. Lidhja formoi njė komitet pėr drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake, nė krye tė tė cilit u zgjodh Zenel agė Gjoleka nga Kurveleshi, i dėgjuar pėr trimėrinė dhe pėr pėrvojėn luftarake qė kishte fituar nė kryengritjet e viteve 30.

    Kur nė fillim tė korrikut xhelepēinjtė erdhėn nė Kurvelesh pėr tė mbledhur taksat e bagėtive, ata u pritėn me armė nga popullsia. Zenel Gjoleka me 500 luftėtarė u drejtuan kundėr Delvinės, qendėr e administratės osmane, tė cilėn e ēliruan. Kryengritja pėrfshiu gjithė Labėrinė dhe brenda pak kohėsh u pėrhap edhe nė trevėn e Ēamėrisė, tė Pėrmetit dhe sidomos tė Mallakastrės, ku fshatarėt kryengritės zgjodhėn si udhėheqės Rrapo Hekalin. Nė tė njėjtėn kohė shpėrthyen kryengritje nė trevat veriore, nė rrethet e Elbasanit, tė Tiranės, tė Matit, tė Dibrės, tė Plavės e tė Gucisė.

    Ēifligarėt vrionas mobilizuan tė gjitha forcat e tyre dhe, tė pėrkrahur nga reparte ushtarake turke, sulmuan Mallakastrėn. Njė betejė e ashpėr qė zgjati tri ditė u zhvillua nė fshatin Greshicė. Kryengritėsit, tė cilėve u erdhėn nė ndihmė fshatarė nga Myzeqeja dhe nga krahina e Vlorės, i shpartalluan forcat armike dhe kapėn tė gjallė Isuf bej Vrionin me tė vėllanė, qė kryesonin ekspeditėn; tė dy i ekzekutuan nė Qafėn e Sinjės.

    Pas kėsaj fitoreje kryengritėsit, rreth 1 000 veta, me Rrapo Hekalin nė krye, iu drejtuan Beratit dhe e rrethuan. Pas disa ditė luftimesh qyteti ra nė duart e tyre. Kryengritėsit u pėrpoqėn tė merrnin kėshtjellėn ku ishin strehuar qeveritarėt turq e vendas, si edhe forcat turke, por u detyruan tė tėrhiqeshin nga zjarri i fortė i artilerisė. Pėr tė mbajtur kalanė tė rrethuar, nė Berat u grumbulluan forca tė reja tė ardhura nga krahinat pėrreth, deri nga Dangėllia e Pėrmeti. Ndėrkohė, forcat e shtuara tė kryengritėsve, tė udhėhequra nga Zenel Gjoleka, po arrinin suksese tė reja. Pasi shpartalluan njė ushtri turke qė vinte nga Janina, ata sulmuan Gjirokastrėn dhe e rrethuan garnizonin nė kala.

    E shqetėsuar nga kėto humbje dhe nga pėrhapja e gjerė e kryengritjes, qeveria e Stambollit, e cila nė fillim mendonte t’i bėnte ballė kryengritjes me forcat qė kishte nė vend, mobilizoi trupa tė reja, tė cilat u pėrqendruan sidomos nė Manastir e nė Janinė pėr tė asgjėsuar vatrat mė tė rrezikshme tė kryengritjes nė jug. Qeveria turke zuri edhe brigjet detare, pėr tė ndaluar ndihmėn qė mund t’u vinte kryengritėsve nga Muhamet Aliu i Egjiptit. Pėr t’i ardhur nė ndihmė garnizonit tė rrethuar nė Gjirokastėr, u dėrgua nga Thesalia njė ushtri prej 3 000 vetash nėn komandėn e njė feudali shqiptar, Shahin bej Kosturit. Por, qė nė pėrpjekjet e para me kryengritėsit nė jug tė Gjirokastrės, forcat turke u thyen nga forcat shqiptare tė udhėhequra nga Zenel Gjoleka.

    Fitoret e kryengritėsve bėnė bujė nė Shqipėri dhe jashtė saj. Jehona e tyre u ndie edhe nė Kosovė, ku filluan tė dukeshin shenjat e njė lėvizjeje tė re. Nėpunėsit turq braktisnin nė panik postet sapo dėgjonin pėr afrimin e kryengritėsve. Udhėtari anglez E. Spenser, qė udhėtonte nė kėtė kohė nėpėr Shqipėri, shkruante: “Heroi i ditės kudo ėshtė Gjoleka”.

    Pėr tė siguruar suksesin e plotė tė kryengritjes, Komiteti i Lidhjes u pėrpoq tė gjente edhe njė aleat tė jashtėm. Pėr kėtė qėllim ai iu drejtua Greqisė, marrėdhėniet e sė cilės me Stambollin nė kėtė kohė ishin acaruar. Qeveria greke tregoi interesim tė veēantė pėr kryengritjen shqiptare, jo vetėm sepse pėrpiqej t’i shkaktonte vėshtirėsi Turqisė duke nxitur shqiptarėt, duke u premtuar edhe ndihma materiale e financiare, tė vijonin luftėn, por edhe sepse synonte qė ta vinte kryengritjen shqiptare nė shėrbim tė saj pėr tė realizuar lakmitė territoriale ndaj Shqipėrisė sė Jugut, qė ishin shpallur zyrtarisht qysh mė 1844 me tė ashtuquajturėn Megali Idea (Idea e Madhe). Kėto qėllime ishin shkaku qė bisedimet ndėrmjet Zenel Gjolekės dhe kryeministrit grek J. Koletis nuk patėn sukses.

    Bisedimet shqiptaro-greke dhe rreziku qė mund t’i vinte nga njė aleancė e mundshme ushtarake ndėrmjet kryengritėsve e Greqisė e shtynė Portėn e Lartė tė vepronte mė me vendosmėri pėr ta nėnshtruar sa mė parė Toskėrinė. Sulltani i shpalli “fermanllinj” Zenel Gjolekėn e pasuesit e tij. Njė ushtri prej 15 mijė vetash u nis nga Manastiri nė drejtim tė Beratit.

    Zenel Gjoleka e Tahir Ēapari, nė krye tė 1 500 kryengritėsve, mė 28 gusht 1847 i dolėn pėrpara ushtrisė osmane prej 5 000 vetash, qė ishte nisur nga Janina. Pas pėrleshjes qė zhvilluan me tė nė fshatin Dholan, nė verilindje tė Janinės, i shkaktuan asaj disfatė. Me kėtė fitore para kryengritėsve u hap rruga pėr nė Janinė, tė cilėn mund ta merrnin edhe pėr shkak se garnizoni i qytetit pėrbėhej nė shumicė nga ushtarė shqiptarė. Por marshimi i mėtejshėm i kryengritėsve drejt Janinės u ndal pėr shkak tė lajmit se forcat e tjera ushtarake osmane po pėrparonin nga Manastiri drejt Beratit e Mallakastrės. Zenel Gjoleka u hodh nė Labėri, ku ishin drejtuar forcat e shumta osmane.

    Kryengritėsit e udhėhequr nga Rrapo Hekali goditėn forcat ushtarake tė komandantit tė Rumelisė gjatė rrugės drejt Beratit, nė afėrsi tė kėtij qyteti. Sapo ushtria turke iu afrua qytetit, garnizoni i rrethuar doli nga kalaja dhe sulmoi kryengritėsit nė qytet. Duke u ndodhur midis dy zjarresh dhe pėrballė fuqive shumė mė tė mėdha, kryengritėsit u tėrhoqėn nga qyteti nė rrethet e tij dhe vijuan luftėn tė ndarė nė ēeta mė tė vogla e me sulme tė befasishme.
    Nga Berati ushtria osmane u hodh nė Vlorė pėr t’u bashkuar me pjesėn tjetėr qė kishte ardhur nga deti dhe pėr tė ndarė forcat kryengritėse tė Rrapo Hekalit nga ato tė Zenel Gjolekės. Prej andej ushtria u drejtua pėr nė Labėri, ku nuk hyri dot nėpėrmjet Grykės sė Kuēit, sepse aty ishin pėrqendruar kryengritėsit e Zenel Gjolekės, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji fshatrat Bolenė, Kuē, Kallarat etj.

    Reparte tė tjera ushtarake osmane zbarkuan nė Himarė pėr t’u rėnė kryengritėsve prapa krahėve. Nė kushte tė tilla edhe Zenel Gjoleka i ndau kryengritėsit nė ēeta mė tė vogla. Njėra prej tyre u ndesh me forcat osmane nė fshatin Palavli, nė fushė tė Delvinės. Ndonėse luftuan me trimėri, kryengritėsit u thyen pėrballė ushtrive tė shumta armike.

    Me shtypjen e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut, trupat osmane pėrdorėn gjerėsisht terrorin mbi popullsinė, duke e vijuar ekspeditėn ndėshkuese edhe gjatė dimrit 1847-1848. Ato mundėn tė shtinin nė dorė udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes, si Rrapo Hekalin me tė vėllanė Hamitin, Tahir Ēaparin dhe mbi 1 000 luftėtarė tė tjerė, tė cilėt i burgosėn dhe i internuan. Rrapo dhe Hamit Hekali vdiqėn nė burg, ndėrsa Zenel Gjoleka me njė grup besnikėsh u tėrhoqėn nė Greqi, ku gjetėn strehim. Ushtria turke arriti tė shuante njėrėn pas tjetrės vatrat e qėndresės edhe nė trevat e tjera. Qeveria osmane ndėrmori atėherė zbatimin e sistemit tė ri tanzimatist nė Shqipėrinė e Jugut.

    Kryengritja e 1847-ės shėnon njė shkallė mė tė lartė tė lėvizjeve ēlirimtare kundėr Tanzimatit si pėr nga pėrmbajtja, ashtu edhe pėr nga shtrirja e organizimi i saj. Ajo dallohet nė radhė tė parė pėr rolin aktiv tė masave fshatare nė drejtimin e saj. Kjo kryengritje luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr bashkimin e shqiptarėve si njė tėrėsi etnike me interesa tė pėrbashkėta, pavarėsisht nga feja e krahina, ashtu siē ishte vendosur nė kuvendin e Mesaplikut. Ideja e bashkimit u shpreh edhe nė kėngėt popullore qė iu kushtuan kryengritjes. Nė njė nga kėto kėngė poeti popullor i drejtohet Zenel Gjolekės me fjalėt “sos lėfton pėr vete, / por pėr gjithė vilajete” dhe vė nė dukje se udhėheqėsi trim nuk lufton “as pėr mua, as pėr ti, / po pėr gjithė Shqipėri”. Duke folur pėr kėtė kryengritje, Sami Frashėri vinte nė dukje qė ajo kėrkoi bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė Shqipėri autonome.

    Nė folklor gjejmė mjaft tė dhėna edhe pėr karakterin shoqėror tė kėsaj kryengritjeje tė drejtuar, ashtu si edhe tė tjerat, kundėr grabitjes nga shteti osman dhe nga feudalėt e mėdhenj vendas. “Nizam e xhelepe s’ka / ėshtė vendi fukara”, thuhet nė njė kėngė. Dhe nė njė memorandum, tė hartuar nga krerėt e lėvizjes mė 15 gusht 1847, kryengritėsit vinin nė dukje se nuk kishte kush tė pėrkujdesej pėr “fakir fukaranė”.

  20. #20
    3. IDEOLOGĖT E PARĖ TĖ LĖVIZJES KOMBĖTARE





    Krahas dukurive tė reja politike e shoqėrore tė kryengritjeve kundėrosmane tė viteve 30-40, ku spikatėn kėrkesat pėr trajtimin e veēantė tė Shqipėrisė dhe pėr administrimin e saj nga njerėzit e vendit, lindi dhe u zhvillua nė Shqipėri edhe ideologjia kombėtare. Shprehėsit e parė mė tė shquar tė ideve tė reja u bėnė Naum Veqilharxhi dhe Jeronim de Rada.



    Naum Veqilharxhi dhe veprimtaria e tij nė vitet 40



    Naum Veqilharxhi (1797-1854) lindi nė Vithkuq (rrethi i Korēės), qė ishte njė qytezė me zeje e tregti tė zhvilluar dhe me njė popullsi arsimdashėse. Qė nė moshė tė re, para vitit 1806, ai shkoi nė Vllahi, ku kishte njė koloni tė rėndėsishme shqiptarėsh. Mė 1821 Naumi, bashkė me shqiptarė tė tjerė, mori pjesė nė kryengritjen e madhe popullore qė shpėrtheu nė Vllahi kundėr sundimit osman nėn udhėheqjen e Tudor Vladimireskut.

    Lufta qė zhvilloi kundėr sundimit osman nė dhe tė huaj ia shtoi dashurinė pėr vendlindjen. Duke punuar si avokat nė Brailė tė Rumanisė, ai u njoh me idetė pėrparimtare dhe u formua si iluminist. Kėtu ai iu kushtua me mish e me shpirt ēėshtjes sė ēlirimit kombėtar tė atdheut tė vet, Shqipėrisė.

    Naumi, i cili edhe nė dokumentet vetjake nė mėrgim e cilėsonte veten me kombėsi shqiptare, kishte besim tė patundur te populli shqiptar, nė aftėsitė e tij pėr t’u ndriēuar e pėr t’u ēliruar dhe nė tė ardhmen e tij mė tė mirė. Ky besim buronte jo vetėm nga patriotizmi i flaktė dhe nga pėrvoja e njohuritė filozofike e historike qė kishte fituar, por edhe nga realiteti i Shqipėrisė, ku kryengritjet ēlirimtare kundėr sundimit osman pasonin njėra-tjetrėn nga jugu nė veri.
    Si iluminist Naumi arriti nė pėrfundimin se popullit shqiptar, tė zhytur nė padije, i duhej patjetėr arsimimi nė gjuhėn amtare si mjet pėr ngritjen e ndėrgjegjes dhe pėrparimin shpirtėror e material tė tij, se pa zhvillim kulturor nuk mund tė kishte ēlirim politik tė popullit. “Ka ardhur koha, - shkruante ai mė 1846, - qė t’i flakim tė gjitha paragjykimet e vjetruara, ka ardhur koha qė tė mendohemi mė me pjekuri dhe mė me guxim tė kėmbejmė udhė, duke marrė kėtej e tutje si shembull kombet e pėrparuara mbi tokė... Dhe duke synuar kėtu, le tė ecim pa u lėkundur, me guxim, me durim dhe me kėmbėngulje”.

    Nevoja pėr masa tė frytshme e konkrete nė fushėn e arsimit nė gjuhėn shqipe ishte bėrė veēanėrisht e theksuar nė vitet 40, me shtimin e numrit tė shkollave tė huaja qė filluan tė hapeshin nė Shqipėri.

    Naum Veqilharxhi u bė shprehės i atyre rretheve atdhetare shqiptare, brenda e jashtė vendit, tė cilat e kuptuan rrezikun e madh qė paraqisnin shkollat e huaja pėr bashkimin e popullit shqiptar dhe pėr ēlirimin e tij kombėtar dhe qė e ndien nevojėn e ngutshme pėr tė pėrhapur arsimin nė gjuhėn amtare. Prandaj ai kėrkonte njė shkollė tė re, shqipe nga gjuha, racionaliste nga pėrmbajtja dhe masive nga shtrirja. Nė kushtet e Shqipėrisė sė prapambetur rruga drejt kėtij arsimi do tė fillonte nga abetarja dhe pėr ta hartuar atė duhej pėrgatitur alfabeti shqip. Alfabetet latine, greke ose arabe, qė ishin pėrdorur deri atėherė pėr shkrimin e shqipes, pa ndonjė pėrshtatje tė veēantė, jo vetėm nuk jepnin plotėsisht tė gjithė tingujt e saj, por kishin marrė edhe ngjyrė fetare e ishin bėrė pėrēuese ndikimesh politike tė huaja.

    Naum Veqilharxhi mendonte se shqiptarėt si komb i veēantė, me gjuhė tė veēantė, duhej tė kishin edhe alfabetin e tyre. Me alfabetin e ri qė sajoi qysh nė vitet 20, duke huajtur edhe elemente nga alfabetet e tjera, ai kishte hartuar disa tekste; por kėto, siē duket, pėr vėshtirėsi teknike e mungesė mjetesh mbetėn pėr dy dhjetėvjeēarė tė pabotuara. Mė 1844 Naum Veqilharxhi botoi nė Rumani “Evetarin” e tij, njė abetare e vogėl e poligrafuar, e cila ėshtė abetarja e parė e gjuhės shqipe. Abetarja u shpėrnda nė krahinat jugore tė Shqipėrisė, nė Korēė, nė Pėrmet, nė Berat, nė Gjirokastėr etj. Megjithėse alfabeti ishte i vėshtirė pėr t’u pėrvetėsuar, abetarja ngjalli entuziazmin e bashkatdhetarėve. Nė njė letėr, qė i drejtohej autorit nga Korēa mė 22 prill 1845, e njoftonin se abetaret i kishin marrė “... me gėzim tė madh dhe me kėnaqėsi”.

    Letra i bėnte tė ditur se paria e Korēės kishte vendosur tė fillonte njė fushatė pėr tė ndihmuar Naum Veqilharxhin tė blinte njė shtypshkronjė dhe tė hapte shkolla shqipe. “Mjaft pėr kaq kohė nėn zgjedhėn e paditurisė, - shkruanin patriotėt korēarė. - Tė shpresojmė se brenda njė kohe tė shkurtėr arsimi do tė shtrihet nė mbarė atdheun tonė dhe nė mbarė kombin tonė... Na dėrgoni sa mė shumė evetore, sepse bashkatdhetarėt po kėrkojnė pareshtur tė gjejnė akoma nga kjo abetare”. Kjo pritje e ngrohtė e kėto fjalė tregonin se nisma e Naum Veqilharxhit shprehte aspiratat e njė shtrese tė gjerė shoqėrore brenda vendit, qė ndiente nevojėn pėr t’u arsimuar nė gjuhėn amtare si kusht i rėndėsishėm pėr tė ēarė errėsirėn mesjetare dhe pėr t’i hapur atdheut rrugėn e pėrparimit.

    Pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė patriotėve korēarė, mė 1845 Naum Veqilharxhi botoi njė abetare tė dytė me titull “Fare i ri evetar shqip”, shumė mė tė plotė se e para dhe me njė parathėnie tė gjerė. Nė kėtė abetare Naumi bėnte pėrpjekje serioze pėr ta vėnė mėsimin e shqipes mbi baza shkencore; ai e pasuroi gjuhėn shqipe me njė varg fjalėsh e termash tė kulturės e tė shkencės. Abetaret e Naum Veqilharxhit luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen Shqiptare, hodhėn hapat e parė tė arsimit nė gjuhėn shqipe.

    Pas botimit tė abetares sė dytė Naum Veqilharxhi, me sa duket, u pėrpoq tė krijonte njė shoqėri kulturore shqiptare, e cila do tė merrej me botimin nė Rumani tė librave nė gjuhėn amtare dhe me dėrgimin e tyre nė Shqipėri.
    Naum Veqilharxhi ishte njė mendimtar i shquar iluminist dhe hyri nė histori edhe si ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e tij ai i shprehu nė “Qarkoren”, hartuar nė gjuhėn greke, qė u drejtoi nga Rumania, rreth mesit tė viteve 40, bashkatdhetarėve ortodoksė nė Shqipėri, nė letrėn e gjatė polemizuese dėrguar nipit tė vet, qė i quante pėrpjekjet e tė ungjit pėr ēėshtjen shqiptare “himera” dhe nė parathėnien e abetares sė vitit 1845. Kėto janė dokumentet e para ideologjike e programatike tė njohura deri mė sot tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė hartuara nga njė pėrfaqėsues i intelektualėve atdhetarė shqiptarė.

    Naum Veqilharxhi nisej nga koncepti dialektik se, si nė natyrė, ashtu edhe nė shoqėri vepron ligji i zhvillimit, se nė bazė tė kėtij ligji kalohet nga mė e ulėta nė mė tė lartėn, nga e vjetra nė tė renė. “Asnjė komb nuk ka rėnė nga qielli”, “...shoqėria, bashkėpunimi e ka bėrė njerinė”. Fjalėt e rėnda qė mund tė thuheshin pėr shqiptarėt, shkruante ai, “tregojnė njė gjendje qė shkėmbehet e nuk mbetet pėrjetė. Vetėm kafshėt e kanė tė pėrcaktuar fatin nga natyra. Njeriu zhvillohet nga tė voglat duke pėrparuar”.

    Nė gjykimin e gjėrave Naum Veqilharxhi vinte arsyen, tė cilėn, nė kundėrshtim me dogmatizmin mesjetar, e quante njė mjet shumė tė rėndėsishėm qė e ndante njeriun nga bota e kafshėve dhe e bėnte zotin e tė fshehtave tė gjithėsisė.
    Sipas kėtyre koncepteve filozofike Naumi trajtoi edhe ēėshtjen shqiptare, historinė e kombit tė vet dhe detyrat qė qėndronin pėrpara vendit. Kombi shqiptar, theksonte ai, ėshtė krijuar nė tė njėjtėn kohė me kombet e tjera, zė njė vend tė caktuar nė tokė, ka karakter tė veēantė, gjuhė e zakone tė veēanta, shekujt e tij mitologjikė, heroikė, politikė e fetarė dhe ruan nė gjirin e tij njė thesar tė madh kulturor. Tė ndihmoje kėtė komb tė fitonte ndėrgjegjen dhe tė zhvillohej Naum Veqilharxhi e quante “njė borxh ndaj vendlermit” (vendlindjes).
    Shakun kryesor tė gjendjes sė mjeruar nė tė cilėn ndodhej populli shqiptar ai e shihte te “pushtimet e shpeshta”, te “pėrmbysjet e gjithanshme”, te “ndryshimet politike”, te “dogmat fetare”, te “padija” dhe sidomos te “lėnia pas dore e gjuhės sonė kombėtare dhe zėvendėsimi i saj me njė gjuhė tė huaj...”. Faktor vendimtar pėr nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje, Naum Veqilharxhi, si iluminist, quante pėrhapjen e arsimit e tė kulturės nė gjuhėn amtare. “Ato kombe qė mbetėn nė padije, - shkruante ai, - u shėmbėllejnė thjesht skllevėrve...”, kėto kombe “...vetėm atėherė mund tė dalin nga gjendja e turpshme e mjerimit tė tyre kur do tė fillojnė tė lėvrojnė gjuhėn e tyre kombėtare...”.

    Me kėtė bindje dhe i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i vinte atdheut nga arsimi nė gjuhė tė huaj, Naum Veqilharxhi i ftonte bashkatdhetarėt e tij tė pėrhapnin arsimin dhe kulturėn nė gjuhėn amtare. Ai u jepte zemėr bashkatdhetarėve dhe i kėshillonte tė mos dėshpėroheshin nga gjendja e vajtueshme nė tė cilėn ndodhej vendi i tyre. “Le tė hedhim farėn e mirė, - shkruante ai, - dhe me siguri vetė natyra e shenjtė e ngjarjeve do tė ndihmojė pėr gjallėrimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemėt e bukura dhe shumė tė ėmbla tė sė cilės do t’i korrė padyshim brezi i ardhmė...”.

    Naum Veqilharxhi kėrkonte qė shkolla shqipe tė ishte jo vetėm pėr tė pasurit, por edhe pėr tė varfrit dhe interesi i atdheut tė vihej mbi interesin vetjak. Por ai nuk e prekte, veēse nė mėnyrė tė papėrcaktuar, ēėshtjen e qėndrimit ndaj qeverisė osmane. Megjithėse kryengritjet ēlirimtare nė Shqipėri kishin paraqitur kėrkesėn e vetėqeverisjes sė vendit, Naumi, me sa duket, mendonte qė mė parė duheshin shfrytėzuar kushtet e krijuara formalisht nga dekreti i Tanzimatit pėr tė zhvilluar njė veprimtari energjike nė fushėn e arsimit e tė kulturės nė gjuhėn amtare, derisa tė rritej ndėrgjegjja kombėtare e tė arrihej bashkimi i popullit nė atė shkallė qė tė lejonte shtrimin e ēėshtjes sė marrėdhėnieve politike me Turqinė.



    Lėvizja e arbėreshėve tė Italisė nė pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare nė vitet 30-40



    Nė kohėn kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinė e vet nė Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra tė Shqipėrisė sė Jugut, nė kolonitė arbėreshe tė Kalabrisė dhe tė Sicilisė nė Itali filluan tė dukeshin shenjat e para tė njė lėvizjeje nė pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ngjarjet qė po zhvilloheshin nė kėtė kohė nė Shqipėri, kryengritjet e njėpasnjėshme, pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr arsimin dhe kulturėn kombėtare tėrhoqėn vėmendjen e njė vargu intelektualėsh tė dalė nga gjiri i kolonive arbėreshe. Arbėreshėt nuk e kishin harruar vendin e tė parėve dhe i ruanin tė gjalla, veēanėrisht nė folklorin e tyre tė pasur, traditat e mėdha tė luftės pėr liri, si dhe gjuhėn e doket qė kishin marrė nga mėmėdheu.

    Tė nxitur nga dashuria pėr atdheun e tė parėve dhe nėn ndikimin e interesit qė shfaqte nė gjysmėn e parė tė shek. XIX shkenca gjuhėsore evropiane pėr gjuhėn shqipe, intelektualėt arbėreshė filluan tė merreshin me studimin e historisė, tė folklorit dhe tė gjuhės sė kėtyre kolonive, si dhe nė pėrgjithėsi me historinė e mėmėdheut tė tyre tė dikurshėm. Nė kohėn kur filluan tė bėheshin hapat e parė tė gjuhėsisė krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike tė njė vargu gjuhėsh, studiuesi arbėresh Engjėll Mashi nė vitet e para tė shek. XIX dhe Josif Krispi e Gjon Skiroj nė vitet 30 hodhėn tezėn e prejardhjes sė popullit shqiptar nga pellazgėt e tė gjuhės sė tij nga pellazgjishtja, gjuhė qė mendohej se ishte folur nga banorėt mė tė lashtė tė Ballkanit e tė Mesdheut. Teza e prejardhjes pellazgjike, si shprehje e lashtėsisė sė popullit shqiptar, zuri vend e u pėrhap shumė nė qarqet shkencore dhe nė opinionin e gjerė.

    Po nė kėtė kohė filloi veprimtarinė e tij Jeronim de Rada (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisė, i cili u bė njė nga figurat mė tė shquara tė letėrsisė arbėreshe dhe tė lėvizjes patriotike shqiptare. Qysh nė veprėn e tij tė parė, poema “Kėngėt e Milosaos” (1836), shkruar nė dialektin arbėresh, De Rada i dha letėrsisė shqipe njė nga veprat e saj mė tė bukura. Duke trajtuar edhe mė tej tema historike, nga luftėrat shqiptaro-turke tė shek. XV, si p.sh., nė poemėn “Serafina Topia” (1843), poeti, i frymėzuar nga kryengritjet shqiptare, si dhe nga lėvizjet ēlirimtare qė zienin nė Itali, nė tė cilat mori pjesė vetė, vinte nė dukje traditat luftarake e liridashėse tė popullit shqiptar. Me kėto vepra ai u bėnte tė njohur bashkatdhetarėve dhe nėpėrmjet pėrkthimit italisht gjithė botės historinė e lavdishme tė popullit shqiptar. Me kėtė intelektualėt arbėreshė filluan tė sendėrtonin atė qė e quajtėn si detyrė tė madhe ndaj mėmėdheut tė tyre tė lashtė: “tė ringjallnin pėrpara opinionit publik ndjenjat e njė kombi tė lavdishėm, por tė panjohur”, siē shkruante mė 1847 nė parathėnien e veprės sė vet “Mbi shqiptarėt, kėrkime dhe mendime”, studiuesi arbėresh Vinēenc Dorsa. Ai ia kushtonte veprėn e vet “kombit tė tij tė pėrndarė e tė pėrēarė, por njė”. Me kėtė Vinēenc Dorsa donte tė theksonte se kolonitė arbėreshe e ndienin veten si “pjesė tė pandara tė njė tė tėre, tė kombit shqiptar”.

    Me gjithė kushtet e vėshtira, ndėrmjet vatrave tė veēanta tė lėvizjes politike e kulturore shqiptare filluan tė krijoheshin qė herėt lidhjet e para. Nė vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe shqiptarėt e tjerė tė Bukureshtit e pėrgėzonin Jeronim de Radėn me njė letėr pėr punimin e tij “Mbi hyjnitė e pellazgėve”, tė botuar mė 1843 nė tė cilėn poeti pėrpiqej tė shpjegonte se njė varg emrash tė mitologjisė greke nė tė vėrtetė ishin shqip, sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anė tė shqipes sė sotme dhe se pellazgėt i kishin dhėnė hua kulturės sė lashtė greke njė varg elementesh. Mendime tė ngjashme nė lidhje me prejardhjen pellazgjike tė gjuhės shqipe tė popullit shqiptar shfaqėn edhe njė varg albanologėsh tė huaj.
    Kėto mendime tė De Radės dhe tė albanologėve nė lidhje me teorinė pellazgjike u pėrqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe atdhetarė tė tjerė shqiptarė. Ato luajtėn njė rol pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve dhe u pėrdorėn pėr tė vėrtetuar autoktoninė e popullit shqiptar nė trojet e veta dhe pėr tė shtruar pėrpara opinionit ndėrkombėtar njohjen e tė drejtave tė shqiptarėve si komb mė vete.
    Intelektualėt arbėreshė ndiqnin me vėmendje ngjarjet qė po zhvilloheshin nė vitet 30-40 tė shek. XIX nė Shqipėri. Veprat e tyre jo vetėm u bėnin jehonė kėtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar tė kaluarėn, ngrinin probleme tė rėndėsishme, si ato tė luftės sė armatosur pėr liri, tė bashkimit tė popullit shqiptar etj. Duke vėnė nė dukje rėndėsinė e kryengritjeve qė po ndodhnin nė mėmėdheun e tyre tė lashtė dhe duke i interpretuar ato si shenja tė njė kthese Vinēenc Dorsa i pėrshėndeste “kėto kėrcėnime tė vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkimin e shpejtė nėn flamurin e njė kryetari dhe tėrheqjen e vėmendjes qė i bėjnė Portės sė Lartė”. “Nė kėto fakte, unė lexoj, - vazhdonte ai, - pėrgatitjen e furtunės sė afėrme dhe agimin e ditės sė kthjellėt qė do tė vijė pas saj”. Dhe mė poshtė: “Shqipėria beson se kjo ditė (e rilindjes sė saj - shėn. i aut.) ėshtė e afėrme dhe besimi i vė asaj nė lėvizje shpirtin pėr ta arritur. Ajo nuk flet veēse pėr rilindje...”.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •