Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 115
  1. #81
    2. LETĖRSIA DHE ARTET





    Letėrsia



    Ringjallja nacionale, lėvrimi i shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur nė rrafshin politik, kėto ishin pikat kyēe tė programit tė lėvizjes sė Rilindjes, prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar tė shek. XIX, qė u pėrurua nė veprėn “Kėngėt e Milosaos” (1836) tė Jeronim de Radės pėr tė marrė formėn e plotė nė veprat e Naim Frashėrit, Pashko Vasės, Ndre Mjedės, Zef Serembes, Gavril Darės (tė Riut), Andon Z. Ēajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtės, Filip Shirokės e tė tjerėve. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me mallin e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftėrave tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Letėrsia e Rilindjes u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė ngulimet e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet e reja nė Stamboll, Bukuresht, ShBA, Sofje e Kajro. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar e mė pak njeriu tragjik. Nė procesin e zhvillimit tė saj nisėn tė integrohen gjithnjė e mė shumė nė tė edhe idealet shoqėrore demokratike tė ndikuara nga orientimi nė pėrgjithėsi perėndimor i kulturės shqiptare tė Rilindjes. Kėtė prirje e shprehu nė mėnyrė poetike, Naim Frashėri, nė vargjet sintetike: “Jak’ o dit’ e uruar, / Qė lint nga perėndon”.

    Pjesė e kėtij procesi ishte dhe pasurimi i krijimtarisė letrare me idealet humaniste pėr rilindjen e njeriut dhe lirinė e individit, pėr pėrsosjen e tij morale dhe emancipimin e tij nga prangat e mesjetės, nga mendėsia e normat e moralit tė saj qė e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante nė padije e errėsirė. Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letėrsisė shqipe botėn shpirtėrore tė individit, dramat e kėrkimet e tij morale, njė botė nė lėvizje e tė trazuar, njė shpirt tė zgjuar nga gjumi mesjetar qė e mpinte mendjen njerėzore.
    Njė tipar i rėndėsishėm i kulturės dhe i letėrsisė sė Rilindjes ėshtė rigjallėrimi dhe rivlerėsimi i vlerave tradicionale tė kulturės shqiptare, sidomos lidhja e ngushtė e saj me folklorin vendas, riaktivizimi i motiveve dhe i formave poetike tė krijimtarisė gojore popullore. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Zef Jubani, “Bėleta shqiptare” mė 1878 nga Thimi Mitkoja, “Valėt e detit” mė 1908 nga Spiro Dineja etj.) ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etno-kulturor tė shqiptarėve.

    Por letėrsia e kultura e Rilindjes u zhvilluan nė marrėdhėnie tė ngushta me kulturat perėndimore e lindore, duke marrė prej tyre ato elemente qė i pėrgjigjeshin frymės sė tyre dhe duke ruajtur natyrėn vendase.
    Lėvizja mendore dhe letrare e Rilindjes krijoi njė kulturė tė re; ajo hapi epokėn e kulturės moderne tė shqiptarėve.

    Fillimet e letėrsisė sė Rilindjes lidhen me krijimtarinė poetike tė njė grupi poetėsh nga veriu, tė cilėt qėndrojnė nė kapėrcyell tė dy kohėve. Nga njėra anė ata me shkrimet e tyre fetare zgjasin, pas njė heshtjeje gati treēerekshekullore, traditėn e letėrsisė sė vjetėr klerikale katolike, kurse nga ana tjetėr me disa vjersha tė tyre, ku u buthtuan motivet e para atdhetare, u bėnė nismėtarė dhe pararendės tė letėrsisė sė re. Kėta ishin Preng Doēi (1847-1917), abati i Mirditės, Pjetėr Zarishi (1806-1866) nga Zadrima, Leonardo de Martino (1830-1923) arbėresh i ardhur si misionar franēeskan nė Shqipėri dhe Ndue Bytyēi (1847-1917) prej Kosove.

    Disa vjersha tė kėtyre poetėve janė tė mbrujtura me frymėn atdhetare dhe me notat e kushtrimit pėr luftė kundėr pushtuesit, duke i hapur udhėn edhe njė lėvizjeje tė gjerė artistike letrare, qė do tė zhvillohej nė Shkodėr nė mbarim tė shek. XIX dhe qė pati si pėrfaqėsues tė saj Ndre Medėn, Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Filip Shirokėn.



    Naim Frashėri (1846-1900)




    Naim Frashėri ėshtė figura qendrore e letėrsisė sė Rilindjes dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes kombėtare, njeriu qė u pagėzua pėr sė gjalli si “apostull i shqiptarizmės” dhe “bilbili i gjuhės shqipe”. Lindi nė Frashėr tė Dangėllisė, ku mori mėsimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpėrnguljen e familjes nė Janinė, pranė vėllait tė madh Abdylit, qė shėrbente si nėpunės atje, Naimi hyri nė gjimnazin Zosimea tė qytetit, ku mori njė kulturė tė gjerė pėr kohėn. Pėrveē njohjes me kulturat klasike, pėrveē se pėrsosi njohuritė nė persisht dhe mėsoi edhe gjuhė tė tjera, si greqishten, frėngjishten etj., Naimi atje ra nė kontakt me idetė e iluminizmit frėng, qė i hapi udhėn Revolucionit tė vitit 1789; lexoi Rusonė e Volterin, pėr tė cilėt ruajti njė admirim tė veēantė gjatė gjithė jetės, ashtu si e ruajti edhe pėr shkrimtarėt e mėdhenj tė shkollės sė romantizmit francez, Hygonė, Lamartinin e tė tjerė. Naimi u ndodh kėshtu nė kryqėzimin e dy kulturave, tė kulturės lindore e tė kulturės perėndimore, tė cilat lanė gjurmė nė formimin dhe nė veprėn e tij, pa mundur tė shtypin natyrėn e saj vendase.

    Pasi kreu mė 1870 gjimnazin, Naimi shkoi nė Stamboll pėr tė gjetur punė, por klima nuk i shkoi shėndetit tė tij tė dobėt dhe u kthye nė Shqipėri, ku punoi pėr dhjetė vjet si nėpunės dogane nė Janinė, nė Sarandė e nė Berat. Mė 1882 u vendos pėrfundimisht nė Stamboll pranė vėllait, Samiut, ku edhe mbylli sytė mė 20 tetor 1900. Atje ai u bė shpirti i Shoqėrisė sė Stambollit qė e kryesonte Samiu.

    Por nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit Naimi u ndodh nė Shqipėri dhe mori pjesė aktive nė ngjarjet e saj, sidomos nė organizimin e mbledhjeve qė u bėnė nė Frashėr e nė Janinė pėr mbėshtetjen e pėrkrahjen e Lidhjes. Mė 1880 shkroi tė parėn vepėr shqip me pėrmbajtje atdhetare, poemthin “Shqipėria”, e cila u prit me entuziazėm nė rrethet patriotike. Nė kėtė poemė ai shpalli poetikisht tė gjitha idetė qė do tė formonin mė tej trungun e veprės sė tij atdhetare dhe tė gjithė poezisė atdhetare tė Rilindjes.

    Naimi iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė atdhetare; ai dha ndihmesė tė shquar pėr botimin e revistės “Drita - Dituria”, dhe nė njė periudhė tė shkurtėr 13-vjeēare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetėm nė vitin 1886 botoi nė shtypshkronjėn e Bukureshtit 6 libra, “Bagėti e Bujqėsija”, “Vjersha pėr mėsonjėtoret e para”, “E kėndimit tė ēunave kėndonjėtoreja” me dy vėllime, “Istori e pėrgjithshme” dhe “Dituritė”. Mė pas do tė botonte “Tehajylat” (“Ėndėrrimet”, 1885), “Lulet’ e verės” (1890), “Mėsime” (1894), “Parajsa dhe fjala fluturake” (1894), “Gjithėsia” (1895), “Fletore e bektashinjve” (1896), “Istori e Skėnderbeut” (1898), “Qerbelaja” (1898), “Istori e Shqipėrisė” (1899) e tė tjera.

    Siē shihet, njė vend tė gjerė i dha ai botimit tė librave pėr tė cilat kishte nevojė shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vėmendje jo vetėm pajisjes sė brezit tė ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte tė pėrparuara pedagogjike. Ai ishte pėr barazinė e djemve dhe tė vajzave pėr tė mėsuar, pėr pėrfshirjen e lėndėve shkencore nė programet shkollore, pėr njė edukatė morale tė pėrsosur dhe pėr njėsimin e mėsimit me edukatėn.

    Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letėrsisė kombėtare dhe luajti njė rol tė dorės sė parė pėr zgjimin e vetėdijes atdhetare te bashkėkombėsit. Ai u bė themeluesi i njė letėrsie tė re me pėrmbajtje atdhetare e njerėzore, me forcė artistike dhe me vlera tė shquara stili, duke zgjeruar jo vetėm tematikėn dhe problematikėn e saj, por duke i kthyer fjalės shqipe forcėn e saj estetike, duke i dhėnė shqipes fytyrėn e njė gjuhe tė lėvruar tė kulturės moderne tė shqiptarėve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i kėndoi mallit e dashurisė pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe tė kaluarės sė lavdishme tė shqiptarėve. Por ai zbuloi edhe tė fshehtat e shpirtit njerėzor duke medituar pėr jetėn dhe vdekjen, bukurinė dhe dashurinė, qenien dhe mosqenien, perėndinė dhe gjithėsinė, nė frymėn e panteizmit poetik e filozofik qė karakterizon mendimin e tij.

    Njė himn tė pashoq i thur Naimi dashurisė pėr atdhe e mallit pėr tė, bukurive tė natyrės shqiptare e krenarisė kombėtare nė poemėn “Bagėti e Bujqėsija”. Me kėtė vepėr Naimi krijoi poezinė e madhe tė atdheut dhe me njė gjuhė magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione qė s’kishte mundur t’i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi tė gjitha ndjenjėn e krenarisė kombėtare, pėrmes vargjeve: “Ti Shqipėri mė ep nderė, / Mė ep emėrin shqipėtar; / Zemėrnė ti ma gatove / Plot me dėshirė dhe me zjarr”.

    Poema ėshtė njė shfrim lirik i ndjenjave tė poetit tė pushtuar nga malli i gjuhės dhe i bukurive tė vendlindjes, nga kujtimet e rinisė sė kaluar nė gji tė saj, tė poetit tė magjepsur nga kulti i tokės dhe i punės, tė poetit qė e pėrjeton dashurinė pėr Shqipėrinė dhe krenarinė pėr tė si njė ndjenjė njerėzore qė kėrkon t’ua pėrcjellė gjithė bashkatdhetarėve tė vet, me fjalėn e vet poetike, me gjuhėn e zemrės sė zjarrtė, qė zhuritet nga malli e dashuria pėr ēdo gjė shqiptare.
    Naimi pohoi me gjuhėn e artit qenien e atdheut e tė atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik tė mėmėdheut qė u mungonte shqiptarėve, qė e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu tė bukur e madhėshtor, ashtu si e pėrshkruan poeti, tė ringjallur sė vdekuri me njė dashuri tė pėrgjėruar prej fjalės poetike. Ky imazh i ftonte shqiptarėt tė ktheheshin nė atdhe.

    Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetėm nė kėtė poemė tė Naimit, por nė gjithė letėrsinė romantike tė Rilindjes, nuk ėshtė e njėjtė me ėndrrėn romantike pėr t’u kthyer nė viset ekzotike, ose nė gjirin e jetės sė lirė e tė papėrlyer nga sėmundjet e qytetėrimit modern; nuk ėshtė thjesht njė arratisje romantike larg rrėmujės e rrėmetit tė jetės urbane, por njė mall pėr atdheun e humbur dhe njė thirrje qytetare pėr t’iu kthyer vlerave tė vendlindjes, pėr t’i ringjallur ato e bashkė me to pėr tė ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezisė sė Naimit, i cili u njėjtėsua nė vetėdijen e kombit me qiririn qė digjet pėr njeriun dhe pėr lirinė.

    Historia, sidomos epoka e Skėnderbeut, pėrbėnte pėr rilindėsit njė trashėgim tė ēmuar dhe njė dėshmi tė identitetit e tė sė drejtės sė shqiptarėve pėr tė jetuar tė lirė nė atdheun e tyre. Me vetėdijen e ndikimit tė madh tė sė kaluarės pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr zgjimin e ndjenjave liridashėse, Naim Frashėri krijoi poemėn epike “Istori e Skėnderbeut”, e cila, pikėrsht pėr kėto arsye, u bė njė nga veprat mė tė lexuara gjatė Rilindjes. Me kėtė vepėr ai realizoi njė ėndėrr tė lashtė tė shqiptarėve, pėr tė pasur edhe ata si popujt e tjerė eposin e tyre historik. Poema evokoi me njė patos tė ngritur atdhetar e romantik qėndresėn pesėshekullore tė shqiptarėve kundėr vėrshimit osman dhe heroin e kėsaj qėndrese, figurėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

    Naim Frashėri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte nė vetvete idealet politike qytetare tė rilindjes sė kombit dhe idealet humane tė rilindjes sė njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit nė mendimin e Naimit ėshtė e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirinė e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirtėror, me pėrsosjen e tij morale. Nė kėtė vėshtrim pėrjetimet lirike tė Naimit tė shprehura nė vjershat e “Luleve tė verės” synojnė tė afirmojnė njė botė tė re ndjenjash njerėzore, aspiratėn e poetit pėr emancipimin e njeriut dhe pėr pohimin e individualitetit e tė personalitetit tė tij.

    Kėto motive i sollėn njė risi e njė pasuri artistike tė panjohur mė parė poezisė shqipe; me to Naim Frashėri themeloi stilin e mirėfilltė lirik nė letrat shqipe dhe ngriti fjalėn shqipe nė rrafshin e poezisė e tė artit tė vėrtetė.
    Vepra e Naim Frashėrit sintetizoi prirjet mė tė mbara tė zhvillimit historik e kulturor kombėtar tė shqiptarėve dhe bėri epokė duke e nxjerrė nė njė udhė tė re letėrsinė e tyre.

    Disa shekuj tė shqipes sė shkruar para Naimit kishin krijuar njė traditė, nė thellėsi tė sė cilės gjėllinte dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe gjente shprehje prirja e njė zhvillimi tė mėvetėsishėm kulturor tė njė kombi qė e dallonte veten nga tė tjerėt edhe nė kėtė rrafsh, sado qė trysnia e gjuhėve dhe e kulturave tė huaja mbi tė ishte e madhe. Por rėndėsinė e kėsaj tradite e kufizonte fakti qė shpirti i shqipes ndrydhej nė tė brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, tė letėrsisė sė shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti qė ajo nuk kishte arritur tė fitonte vazhdimėsinė e njėsinė e brendshme.

    Vepra e Naimit kapėrceu kėto kufizime, prandaj ajo shėnoi njė ndryshim epokal nė kulturėn shqiptare duke krijuar njė letėrsi tė njė tipi tė ri qė shprehu shpirtin e kombit e tė kohės me njė gjuhė poetike, nė tė cilėn fjala shqipe tingėlloi me tė gjitha vlerat e saj tė shprehjes plastike e vetėrefleksive.
    Duke vėnė nė bazė te gjuhės sė poezisė gjuhėn popullore, Naim Frashėri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i ēliroi fjalėt nga inercia e njė tradite tė ngurtėsuar prej gjuhės sė konsakruar tė librave tė dogmės, ose prej trysnisė sė modeleve tė huaja poetike. Me veprėn e Naimit letėrsia shqiptare mohoi nė thelb traditėn e zhvillimit tė saj tė varur nga ndikimi i letėrsive dhe i kulturave tė tjera; ajo nisi tė zhvillohej nė mėnyrė tė pavarur si letėrsi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi kėshtu letėrsinė me proceset e zhvillimit shpirtėror e kombėtar tė shqiptarėve dhe e bėri shprehėse tė njėmendtė tė ndėrgjegjes sė tyre morale e estetike.

    *
    * *
    Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX shfaqen dukuri tė reja nė zhvillimin e letėrsisė shqipe, e cila ndonėse vijon tė mbetet brenda kuadrit tė Rilindjes, nis tė njohė procesin e dizintegrimit tė romantizmit si drejtim letrar. Njė brez mė i ri shkrimtarėsh qė erdhėn pas Naimit, duke ndjekur traditėn e Rilindjes nė trajtimin e motivit patriotik, e pasuruan me njė problematikė tė re shoqėrore pėrmbajtjen e letėrsisė, me gjini e forma tė reja tė shprehjes artistike. Nė krijimtarinė e disa syresh u pėrshenjėn shfaqjet e para tė realizmit. Nė kėtė grup shkrimtarėsh bėjnė pjesė Andon Z. Ēajupi, Asdreni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Faik Konica e tė tjerė. Ata e vazhduan krijimtarinė e tyre edhe pas vitit 1912, kur mbyllet epoka e Rilindjes si etapė historike. Krijimtaria e dy tė fundit i pėrket mė shumė fazės sė re qė nisi nė zhvillimin e letėrsisė shqipe pas krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.

  2. #82
    Andon Z. Ēajupi (1866-1930)



    Andon Zakoja, i njohur me pseudonimin Ēajupi, lindi nė Sheper tė Zagorisė, ku mori edhe mėsimet e para. Mė pas u shkollua nė njė lice francez nė Aleksandri, kurse studimet e larta pėr drejtėsi i kreu nė Gjenevė. Prej andej u kthye nė Egjipt ku e ushtroi fare pak profesionin pėr tė cilin u diplomua dhe iu kushtua tėrėsisht lėvizjes patriotike, duke u bėrė njė nga figurat qendrore tė kolonisė shqiptare tė Misirit.

    Shkrimi i parė qė njihet prej Ēajupit ėshtė artikulli “Duke kėrkuar njė alfabet”, botuar nė revistėn “Shqipėria” tė Bukureshtit. Nė kėtė artikull tė shkruar nė frėngjisht poeti i ardhshėm mbron idenė e pėrdorimit tė alfabetit latin dhe parashtron pikėpamjet e tij tė pėrparuara pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
    Mė 1902 Ēajupi doli para lexuesit me pėrmbledhjen poetike “Baba Tomori”, qė bėri jehonė dhe u prit mirė pėr frymėn luftarake qė mbartte poezia e tij dhe pėr risinė qė ajo sillte nė motivet, nė frymėn dhe nė mjetet e shprehjes. Nė vjershat atdhetare ndihet ndikimi i Naimit, veēse poezia e Ēajupit me kėtė temė pėrshkohet nga nota tė forta luftarake dhe nga thirrje tė hapura pėr tė rrokur armėt kundėr pushtuesit. “Ēvish rrobat e Robėrisė, / Mėmėdhe, / Vish armėt e trimėrisė, / Se ke ne!” shkruan Ēajupi nė vjershėn “Shqipėtar”.
    Nė poezinė e tij tė zjarrtė Ēajupi u bėnte jehonė zhvillimeve tė vrullshme nė lėvizjen kombėtare me agimin e shekullit tė ri, qė ēuan nė formimin e ēetave tė lirisė dhe nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912.

    Poezia e Ēajupit vinte gishtin edhe nė plagėn e pėrēarjes e tė vėllavrasjes dhe i ftonte shqiptarėt tė linin pas mėritė e tė bashkonin armėt kundėr pushtuesit osman e kundėr synimeve tė shovinistėve fqinjė. Demokratizmi i pėrmbajtjes, notat luftarake dhe fryma satirike demaskuese ndaj armiqve tė ēėshtjes kombėtare e bėnė poezinė e Ēajupit tė pėrhapet shpejt e tė ketė njė ndikim tė madh te lexuesit.

    Me njė ndjenjė tė hollė poetike ka trajtuar Ēajupi edhe motivet dashurore e ato shoqėrore nė disa prej vjershave mė tė mira tė “Baba Tomorit”. Nė fund tė kėsaj pėrmbledhjeje ai ka pėrfshirė edhe komedinė “14 vjeē dhėndėrr”, njė komedi realiste qė zuri vend tė sigurt nė repertorin e teatrit shqiptar. Mė 1910 ai shkroi komedinė tjetėr “Pas vdekjes”, e cila u botua mė 1937, 7 vjet pas vdekjes sė poetit. Komedia zhvilloi idenė e fejtonit “Klubi i Selanikut”, botuar prej tij mė 1909, duke demaskuar ata qė ishin bėrė vegėl e xhonturqve nė Shqipėri dhe duke vėnė nė lojė naivėt qė binin nė grackėn e propagandės xhonturke.

    E kėsaj periudhe ėshtė edhe poema satirike nė dorėshkrim “Baba Musa lakuriq”, njė ritregim parodik i ngjarjeve tė biblės. Me kėtė vepėr ai e zgjeron shumė rrethin e motiveve dhe problematikėn e poezisė shqipe, pėruron kritikėn ndaj veseve e thelbit moral tė njeriut, duke sjellė nė letėrsinė shqipe njė pėrmasė tė re, qė do ta thellonte mė tej satira e Gjergj Fishtės dhe e Faik Konicės.

    Me Ēajupin nis tė shfaqet nė jetėn e re letrare shqiptare tipi i poetit civik, qė ndjeu nga tė parėt krizėn e idealeve tė Rilindjes, edhe pse me ato e lidhnin mijėra fije. Ai pati kurajon ta shihte tė vėrtetėn nė sy, sepse i kishte dalė dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrė integralisht, pa njė qėndrim kritik dhe vetėkritik, nuk i pėrgjigjej mė situatės sė re historike. Pėrballė imazhit tė njė jete idilike, poetit i vrisnin sytė plagėt shoqėrore e morale nė trupin e kombit, kur demaskoi pa mėshirė bejlerėt e feudalėt e degraduar. Pėrballė mitit tė harmonisė shoqėrore ai shihte kundėrshti e kontraste tė mprehta, tė cilat i pikasi edhe nė gjirin e lėvizjes kombėtare. Nė ndeshjen midis vetėdijes romantike dhe vetėdijes realiste, kritike tė Ēajupit po fitonte kjo e fundit, duke i hapur rrugėn realizmit nė letėrsinė shqiptare tė fillimit tė shek. XX.

    Ēajupi u bė njė poet popullor edhe sepse e mbrujti poezinė e tij sipas modeleve tė poezisė popullore. Ai mbeti njė shembull klasik i poetit qė shprehu shpirtin e popullit me njė gjuhė poetike tė thjeshtė e tė drejtpėrdrejtė, por shprehėse dhe tė freskėt.



    Asdreni (1872-1947)



    Aleks Stavre Drenova - Asdreni lindi nė Drenovė tė Korēės mė 1889 dhe mėrgoi nė moshė fare tė re nė Rumani. Atje kaloi njė jetė me shtrėngesa ekonomike qė s’iu ndanė deri ditėt e fundit kur mbylli sytė nė Bukuresht. Shpejt u aktivizua gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirim kombėtar dhe u bė njė nga veprimtarėt dhe figurat qendrore tė asaj kolonie. Nisi tė shkruante poezi e artikuj publicistikė nė fillim tė shek. XX. Vjershat e para i botoi nė faqet e shtypit shqiptar. Ato i pėrmblodhi nė librin “Rreze dielli” (1904). Poezia e Asdrenit ndiqte traditėn e Naimit e tė Ēajupit, lartėsonte traditat liridashėse tė shqiptarėve dhe tė kaluarėn e tyre, himnizonte dashurinė pėr atdhe dhe i grishte bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim kombėtar.

    Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit e botuar gjatė Rilindjes ėshtė “Ėndrra e lotė” (1912). Kjo pėrmbledhje poezish dallohet pėr pasurinė e motiveve, pėr frymėn atdhetare e demokratike dhe pėr njė nivel tė ri artistik. Nė disa poezi tė kėtij vėllimi poeti demaskon pushtuesit, i thur himn trimėrisė qė treguan kryengritėsit e lirisė nė ngjarjet e viteve 1911-1912 dhe fshikullon me nota ironike atė pjesė tė parisė qė iu shmang luftės ēlirimtare. Nė kėto vjersha, si “Zėri i kryengritėsve”, “Krerėve tradhtarė”, “Ēpėrblimi”, motivet e luftės pėr ēlirim kombėtar u gėrshetuan me motivet e pakėnaqėsisė ndaj padrejtėsisė shoqėrore. Vepra e Asdrenit shėnonte kėshtu njė hap pėr kalimin nga romantizmi nė realizėm, nga paraqitja e idealizuar e jetės dhe e traditave nė kritikėn e realitetit historik e shoqėror tė kohės.

    Kjo kritikė dhe ndjenja e zhgėnjimit tė njerėzve tė thjeshtė nga rezultatet e luftės qė bėnė pėr ēlirim kombėtar e shoqėror, u thellua nė krijimtarinė e Asdrenit pas viteve 20 dhe gjeti pasqyrim nė vėllimin “Psallme murgu”, qė u botua nė vitin 1930. Me kėtė vepėr Asdreni bėnte njė hap tė shėnuar pėrpara edhe si artist. Poezia e Asdrenit dhe e disa krijuesve tė tjerė tė kėsaj periudhe, tregonte se ideja kombėtare po i hapte udhė idesė njerėzore. Asdreni la shumė vjersha nė dorėshkrim, midis tyre njė pėrmbledhje poezish me titull “Kambana e Krujės” qė u botua pas ēlirimit.

    Rėndėsi nė krijimtarinė e Asdrenit ka edhe publicistika e tij. Nė artikullin “Dy-tri fjalė pėr oxhakėsinė” botuar nė revistėn “Albania” tė Faik Konicės mė 1902, Asdreni demaskon atė pjesė tė parisė feudale qė merrte nėpėr kėmbė sakrificat e atyre qė derdhnin gjak pėr lirinė e vendit.
    Vend me rėndėsi nė publicistikėn e Asdrenit zėnė edhe shkrimet qė denoncojnė synimet e shteteve shoviniste fqinje dhe pohojnė besimin e forcave tė vėrteta kombėtare pėr fitoren e lirisė.

    Asdreni ka hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare si njė poet atdhetar e demokrat, qė me veprėn e tij ndikoi pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare e shoqėrore dhe pėr pasurimin e poezisė shqipe me forma e mjete tė reja shprehėse.



    Ndre Mjeda (1866-1937)



    Motivet atdhetare e demokratike formojnė pėrmbajtjen edhe tė krijimtarisė poetike tė Ndre Mjedės, njė poet i lindur nė Shkodėr dhe i shkolluar pėr teologji nė disa vende tė Evropės kur u kthye nė atdhe, punoi si famulltar. Iu kushtua qė herėt lėvizjes atdhetare. Mė 1901 sė bashku me tė vėllanė themeloi shoqėrinė “Agimi”, e cila krijoi njė alfabet tė shqipes dhe botoi disa tekste me kėtė alfabet. Pėr pėrgatitjen filologjike qė kishte mė 1902 mori pjesė nė njė kongres orientalistėsh qė u mbajt nė Hamburg, kurse nė Kongresin e Manastirit mė 1908 u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes.

    Mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare nė Shkodėr. Mori pjesė aktive nė lėvizjen demokratike tė viteve 1920-1924 dhe u zgjodh edhe deputet. Pas rėnies sė kėsaj lėvizjeje u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit i mbylli si mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr.

    Krijimtaria poetike e Ndre Mjedės nis herėt, por pjesėn mė tė madhe tė poezisė sė tij e botoi pas shpalljes sė Pavarėsisė. Pėrmbledhja e parė qė botoi nė ato vite ishte “Juvenilia” (1917), ku pėrfshihen vjersha tė shkruara nė fund tė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX.

    Poema romantike “Vaji i bylbylit”, e shkruar mė 1887 nė frymėn e Rilindjes, pėrshkohet nga ideja patriotike dhe nga malli i tė mėrguarit pėr vendlindjen. Por krahas vjershave me tone elegjiake Ndre Mjeda shkroi dhe poezi tė mbrujtura me frymėn luftarake tė poezisė sė fundit tė Rilindjes. Nė poemėn “Liria” (1910-1911) gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Veriut mė 1911, lufta e tyre dhe aspirata pėr drejtėsi shoqėrore. Motivet shoqėrore dhe fryma demokratike erdhėn duke u thelluar nė krijimtarinė e Ndre Mjedės. Nė poezinė “Mustafa Pasha nė Babunė” poeti ka shpotitur qėndrimin e lėkundshėm tė asaj pjese tė parisė feudale qė iu shmang luftės kundėr pushtuesit osman. Ndre Mjeda ėshtė autor edhe i shumė krijimeve pėr fėmijė, tė mbrujtura me idetė e moralit tė Rilindjes, me frymėn e dashurisė pėr njeriun, pėr lirinė dhe pėr natyrėn.



    Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929)



    Shkrimtar, etnolog e arkeolog, qė u dallua sidomos nė lėmin e zbulimit dhe tė afirmimit tė traditave etnokulturore tė shqiptarėve. Pėrgatiti veprėn madhore “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, pjesė tė sė cilės u botuan me gjallje tė tij nė revistėn “Hylli i Dritės”; si libėr mė vete doli nė vitin 1933 me njė parathėnie tė Gjergj Fishtės. Kjo vepėr ėshtė njė monument i sė drejtės zakonore tė shqiptarėve dhe e bėri tė njohur autorin nė rrethet shkencore.

    Shtjefėn Gjeēovi lindi nė Janievė (Kosovė) ku mori mėsimet e para, kurse tė mesmet i kreu nė Kolegjin Franēeskan tė Troshanit, pėr tė vijuar mė pas studimet teologjike nė Bosnjė. Shėrbeu si famulltar nė vise tė ndryshme, si nė Pejė, nė Kurbin, nė Gomsiqe etj. Nė Arbėnesh tė Zarės punoi pėr njė kohė si mėsues i shqipes. Mori pjesė nė kryengritjet kundėrosmane tė viteve 1909-1912 dhe mė pas nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Duke jetuar mes njerėzve mblodhi traditat gojore, etnografike, tė drejtėn zakonore dhe u interesua pėr gjuhėsinė e arkeologjisė. Gjithė veprimtarinė e tij tė shumanshme kulturore e pėrshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bė shkak tė vihej nė shenjė tė rretheve shoviniste serbe, tė cilat organizuan vrasjen e tij mė 14 tetor 1929.

    Gjeēovi ėshtė autor i Dramės “Dashtunia e Atdheut” (1901), i veprės morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisė” (1910) dhe i shumė artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar nė organe tė ndryshme tė shtypit tė kohės, sidomos nė revistėn “Albania” tė F. Konicės, ku bashkėpunoi me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Gjeēovi la shumė vepra nė dorėshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave” apo “Mojs Golemi” (Dramė), “Mnera e Prezės” (1902), “Pėrkrenarja e Skėnderbeut” etj. Shumica e kėtyre dorėshkrimeve ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė.

    Puna e Gjeēovit ėshtė nė vazhdėn e veprimtarėve tė Rilindjes pėr tė mbledhur e pėr tė dėshmuar traditat kombėtare dhe lashtėsinė historike tė shqiptarėve, kulturėn e tyre materiale dhe shpirtėrore, pėr tė lėvruar fjalėn shqipe dhe pėr tė forcuar vetėdijen kombėtare tė popullit tė vet.

    *
    * *
    Vitet e fundit tė Rilindjes u aktivizua edhe njė brez poetėsh tė tjerė. Filip Shiroka (1859-1935), qė pati botuar njė vjershė luftarake me titull “Nė armė Shqipėri” nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė 1933 nxori vėllimin “Zani i zemrės”, ku pėrmblodhi vjersha atdhetare tė shkruara nė kohė tė ndryshme, midis tyre poezinė e njohur “Shko dallėndyshe”, e cila ėshtė e mbushur me mall pėr vendlindjen. Ai mbeti nė kujtesėn e lexuesve si poet i mallit pėr atdhe.

    Nė fillim tė shek. XX nė faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hilė Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e tė tjerė. Luigj Gurakuqi, pėrveē poezisė sė tij atdhetare, shquhet edhe nė fushė tė mendimit estetik e kritik. Ai mori pjesė gjithashtu nė Kongresin e Manastirit. Nė vitet e Revolucionit tė qershorit ai u bė njė nga figurat qendrore tė kohės, pėrkrah Fan Nolit. Risto Siliqi, veē tė tjerave, u bė kronikan i kryengritjeve tė malėsisė pėr liri me veprėn “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme” (1912).

    Nė kėtė periudhė hynė nė lėvizjen kombėtare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), tė cilėt do ta zhvillonin veprimtarinė e tyre krijuese kryesisht nė vitet e Pavarėsisė, duke u bėrė dy nga figurat qendrore tė kulturės shqiptare tė kohės.

  3. #83
    Folklori dhe folkloristika



    Epoka e Rilindjes shėnoi njė pasurim tė mėtejshėm tė folklorit, njė rritje cilėsore si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė konceptimin e dukurive shoqėrore-politike, nė raport me folklorin e periudhave tė mėparshme historike.
    Ndonėse fillimet e folkloristikės shqiptare shėnohen me botimin e njė numri fjalėsh tė urta nga Frang Bardhi mė 1635, ėshtė kryesisht gjysma e dytė e shek. XIX periudha, gjatė sė cilės u bė i mundur publikimi i shumė pėrmbledhjeve me krijime folklorike, tė mbledhėsve tė ndryshėm shqiptarė e tė huaj.
    Shqiptarėt qė u morėn me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisėn pėr vepra tė tilla tė nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja nė parathėnien e botuar te pėrmbledhja e tij folklorike “Bėleta shqiptare” shpreh qartė qėllimin e ndėrmarrjes sė tij: “shpėtimi dhe dhėnia brezave qė vinė, i fjalėvet dhe i tekstevet shqipe, tė cilat, para disa vjetėsh i mblodha me shumė mundim e shpenzime, dhe besoj se do tė kenė njė vleftė, sepse nė kėto duket origjina, karakteri, zakonet e racės shqiptare...”.

    Spiro Dineja, duke shkruar pėr vlerat e krijimtarisė folklorike nė pėrgjithėsi dhe tė kėngėve nė veēanti, nė parathėnien e pėrmbledhjes “Valėt e detit” (1908) pohon se “kėto janė shumė tė nevojshme e tė vjėjtura pėr kombin tonė, se ndėr kėto shikonjėm tė ngjarat e ēdo kohe, qė kanė shkuar si valėt e detit dhe prej kėtyreve munt tė dalė njė istori e plotė”.

    Nė parathėnien e pėrmbledhjes sė Vinēenc Prenushit “Kangė popullore gegėnishte” (1911) thuhet se qėllimi i botimit “asht pėrparimi dhe qytetėrimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme pėr kah t’benėt e vet t’pėrmrenshėm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajtė si njė visar i ēmueshėm, si njė flakė, prej t’cillės do t’marrė dritė e ner komi”.
    Rilindėsit qė u morėn me folklorin pėrgjithėsisht e ēmonin atė si pjesė tė rėndėsishme tė trashėgimisė e tė vazhdimėsisė kulturore tė kombit shqiptar, njė nga dėshmitė e vetėqenies kombėtare, tregues tė aftėsive e tė mundėsive qė kishte pasur dhe vijonte tė kishte populli ynė pėr krijimin e vlerave artistike shpirtėrore.

    Ndonjė prej kėtyre atdhetarėve tė pėrkushtuar, siē ishte Thimi Mitkoja, e shihte folklorin edhe si njė potencial me vlera tė spikatura dhe me funksione tė qarta pėr krijimin e njė hapėsire tė njėsuar shqiptare, duke iu kundėrvėnė pėrpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve vetėmėnjanuese kombėtare, kudo qė jetonin shqiptarėt. Sipas tyre, edhe folklori jepte ndihmesėn e vet pėr tė ruajtur tė gjallė dhe pėr tė pėrforcuar ndėrgjegjen kombėtare, si dhe pėr tė dėshmuar identitetin kombėtar shqiptar. “Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay ėshtė nė tjetėr fe, sepse fenė e ka nė vend tė dytė, kur puna ėshtė pėr atdheun e pėrgjithshėm. Nė kėngėt heroike tė popullit gjenden shumė shembėlla tė tilla, qė s’e kanė shoqen, patriotizmi dhe lirije tė fesė”.

    Kėto mendime tė shprehura nga Thimi Mitkoja hasen edhe te rilindės tė tjerė qė u morėn me folklorin. Kėta e shihnin folklorin si pėrcjellės tė vlerave shpirtėrore, tė tipareve e tė virtyteve mė tė qenėsishme tė shqiptarėve, tė ndjenjave e tė shijeve tė tyre.
    Gjatė periudhės sė Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit tė kulturės popullore nė pėrgjithėsi e tė folklorit nė veēanti, si lėndė e parė pėr ndriēimin e shumė problemeve nga e shkuara dhe nga bashkėkohėsia, por edhe si nxitje pėr tė ardhmen. Mbledhja e botimi i folklorit, sipas tyre, do t’i shėrbente pėr tė pohuar gjenezėn e lashtė e tė pėrbashkėt tė shqiptarėve (krijimtaria folklorike e kohės nė njė masė tė madhe ishte pėrcjellė nga rrjedhat shekullore), si edhe pėr ruajtjen e vlerave mė tė qenėsishme brenda njėsisė etnike.
    Nga ana tjetėr, sipas rilindėsve, folklori ndihmonte bashkimin kombėtar, zgjonte ndėrgjegjen disi tė topitur, e hidhte popullin nė veprime konkrete pėr ēlirim nga pushtuesit. Po kėshtu, folklori shėrbente edhe pėr krijimin e kulturės sė re qė i duhej mėmėdheut si pėr tė arritur ēlirimin kombėtar, ashtu edhe pėr tė formuar njė shtet tė pavarur.

    Duke u nisur nga konceptime tė tilla, njė varg rilindėsish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefėn Gjeēovi, Vinēenc Prenushi etj. dhe mbi tė gjithė Thimi Mitkoja, jo vetėm qė mblodhėn nga mjedise tė ndryshme, por edhe botuan krijime e vėllime tė veēanta folklorike. Ndonjė prej tyre, si Elena Gjika, De Rada etj., hartuan edhe trajtesa shkencore me nivel tė lartė pėr kohėn. Pėr herė tė parė nė historinė e folkloristikės shqiptare u bėnė botime tė veēanta folklorike. Dolėn pėrmbledhjet e para tė folklorit shqiptar, tė cilat iluministėt e Rilindjes i ēmonin jo vetėm pėr vlerat artistike letrare, por edhe si mjete pėr mėsimin e lėvrimin e gjuhės amtare, pėr afirmimin e kulturės kombėtare shqiptare dhe pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve. Ngjarje e shėnuar ėshtė veēanėrisht botimi mė 1878 i vėllimit tė Thimi Mitkos “Bėleta shqiptare” (Egjipt), qė pėrbėn hapin mė tė rėndėsishėm nė pasqyrimin ndėrkrahinor tė krijimtarisė gojore, pėr gjerėsinė e llojeve e tė zhanreve folklorike, pėr njohjen e pėr respektimin e kritereve tė regjistrimit e tė botimit folklorik. Me kėtė pėrmbledhje folklorike Thimi Mitkoja u bė i njohur si themelues i folkloristikės shqiptare. Sikurse vė nė dukje nė parathėnie, qėllimi i tij ishte t’u jepte nxitje bashkatdhetarėve shqiptarė qė tė kulturoheshin dhe tė studionin gjuhėn amtare, e cila “ėshtė ushqimi i parė i pėrbashkėt qė i jep gjallėri popullit”.

    Nėse atdhetarėt rilindės u morėn me folklorin tė nisur kryesisht nga shėrbimi qė i bėnin kombit tė tyre, pati edhe njė numėr tė huajsh, qė pėrgjithėsisht pėr interesa studimore tė natyrės gjuhėsore, regjistruan e botuan edhe krijime tė ndryshme folklorike. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli etj. Ndihmesa e tyre ishte shumė e ēmuar, pasi dokumentohej jeta e folklorit shqiptar, shprehej e pasqyrohej shumėllojshmėria folklorike. Tė huajt qė mblodhėn folklor shqiptar, duke e pėrkthyer lėndėn e mbledhur nė gjuhėt e tyre pėr ta botuar, mundėsonin gjithashtu njohjen e vlerėsimin e folklorit shqiptar, por edhe tė kombit shqiptar, nga opinioni shkencor i huaj.
    Krijimtaria folklorike gjatė Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua nė lloje e nė zhanre tė ndryshme, duke shprehur nė mėnyrat e veta specifike periudhėn kohore dhe problematikėn qė ajo ngėrthente. Por nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė tė hapur periudhėn historike tė Rilindjes Kombėtare e pasqyrojnė kėngėt e epikės historike dhe tė mėrgimit, duke qenė, sė pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, sė dyti, edhe plotėsim i dėshmive historike.

    Krijimet poetike nė pėrbėrje tė kėngėve pėrkatėse, siē janė shprehur folkloristėt shqiptarė, gjatė Rilindjes “marrin njė zhvillim tė brendshėm mė demokratik, mė masiv, veēori kėto qė harmonizohen me gjerėsinė dhe karakterin popullor tė lėvizjeve”. Duke qenė bashkatdhetare e historisė, kėnga historike u bėn jehonė artistikisht kundėrshtive, qėndresave, revoltave, kryengritjeve kundėr pushtuesve qė nga ato tė karakterit mė tė kufizuar lokal, krahinor, deri nė ato tė njė plani mė gjithėpėrfshirės ndėrkrahinor e kombėtar.

    Kundėrvėnia vendas - tė huaj, e kthyer nė shprehjen shqiptarė - osmanllinj, qė shprehte dallimin kombėtar, sipas kėngėve historike shqiptare tė periudhave tė mėparshme, gjatė Rilindjes bėhet njė dukuri mjaft e kristalizuar. Ideja e bashkimit kombėtar, pa dallim feje e krahine, shihet nė mjaft tekste kėngėsh historike, si njė kėrkesė e domosdoshme, si e vetmja rrugė pėr tė arritur lirinė e pavarėsinė, qėndresėn dhe pėrballimin e qarqeve shoviniste fqinje e tė Fuqive tė Mėdha qė i pėrkrahnin. Vetėm te botimi i pėrmendur i Thimi Mitkos ndėr tė tjera gjejmė edhe vargje tė tilla: “Shqipėria anė mb’anė / U ngren’ e njė fjalė thanė: / - Mbretit s’i apėm nizamė!”; “O shokė, ndė kini besė, / Kush ka lindur do tė vdesė. / Shqypėtarė ne na thonė, / Bėjmė si ē’kemi zakonė”; “Ziafeti i osmanllisė / Eshtė helm i Shqipėrisė”; “Sulltan, mos dėgjo Frėngjinė, / Na s’lėshojmė Shqipėrinė”; “Frėnk, e gjeē nga Perėndia, / S’ė se humbi Shqipėria. / Na madhuat Malėzinė, / Sėrbin’ edhe Grekėrinė, / Harruatė Shqipėrinė, / Q’ i ka trimat si shahinė”.
    Njė ndėrgjegjėsim i tillė popullor kalon pėrmes momentesh tė ndryshme kulmore, tė pėrcjella nga kėngėt popullore. Krijohen e qarkullojnė cikle kėngėsh pėr ngjarje shumė tė rėndėsishme, pėr situata nxitėse, shpresėdhėnėse e tronditėse dhe kėngė tė veēanta pėr ngjarje mė tė kufizuara. Nė tėrėsinė e tyre kėto kėngė janė me interes edhe pėr tė pasqyruar dhe pėr tė pasuruar kronikėn historike tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Nuk ka ngjarje tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare tė kėsaj epoke qė tė mos ketė lėnė gjurmė tė thella nė ndėrgjegjen e popullit, i cili i ka pėrjetėsuar ato nė kėngėt e tij historike.

    Epika historike shqiptare, e krijuar gjatė Rilindjes Kombėtare, nė rend kronologjik grupohet nė tri etapa: a) Kėngėt e viteve 1831-1847; b) ato tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, me pikė kulmore ngjarjet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit; c) kėngėt pėr ngjarjet qė vijojnė deri nė shpalljen e Pavarėsisė.
    Grupi i parė zė fill me pasqyrimin e njėrės prej kryengritjeve tė fshatarėsisė tė trevave tė Jugut mė 1831 (Leskovik, Kolonjė, Pėrmet, Tepelenė), vijon me veprimet sulmuese kundėr administratės sė pushtuesit mė 1833-1834 (Delvinė, Tepelenė e Berat), me kryengritjen e armatosur tė Kosovės (1833), me luftimet pėr tė mos lejuar zbatimin e ligjeve centralizuese mė 1844-1845 (Shkodėr, Dibėr, Ēermenikė, Malėsi e Gjakovės, Prishtinė etj.), deri te momenti i rėndėsishėm i vitit 1847, kur nė jug tė vendit pati kryengritje popullore tė pėrgjithshme me shumė jehonė kundėr administratės osmane.

    Nėpėrmjet kėngėve popullore pėrcillen skena tė tėra, ku pasqyrohet tabloja e gjendjes politike e shoqėrore e kohės. Shohim nė to kushtrimet popullore, dhėnien e besės, ngritjen e gatishmėrinė e shtresave tė gjera popullore pėr t’u hedhur nė sulme dhe pėr tė sakrifikuar nė luftė kundėr pushtuesit: “Melesini maja-maja, / E rreh topi e kumbaraja... / Kjo kisha me njė kamare, / Nizamėt i shojti fare”; “Shkodra tė vetėn e bani, / I erdh hakut Osmanllisė”; “Kurvelesh, krie tė ngrini, / Gra e burra armė vini, / Anėn e detit tė zini, / Se na pllakosi qafiri”; “Kur tė ēahen kullat tona, / Plot me gjak dirgjet Valbona”; “Shqipėria anembanė / U ngren’ e njė fjalė thanė: / - Mbretit s’i apėm nizamė”.
    Nė kėto kėngė, krahas figurave shumė tė njohura, si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Ēelo Picari etj., dalin edhe njė varg personazhesh tė tjera, tė spikatura nė luftime tė ndryshme, si Zenel Xhafoja, Balili i Xhixhisė, Sinan Maloja, Labė Duka etj.

    Kėngėt e etapės sė dytė gjatė Rilindjes Kombėtare pasqyrojnė jehonėn e lėvizjeve tė mėtejshme kundėr pushtuesve osmanė, por edhe njė temė tė re, siē ishte ajo e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė atdheut nga synimet dhe pėrpjekjet e qarqeve shoviniste fqinje, me nxitjen e Fuqive tė Mėdha tė kohės. Kalojnė nėpėrmjet kėngėve historike pamje tragjike, si shpėrnguljet e shqiptarėve nga Leskovci, Prekupla, Vranja (1877-1878) etj.: “Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e, / Dru e gur, bre, ē’po vajtojn-e”.

    Gjendja e vėshtirė pėr popullin tonė gjatė viteve 1875-1878, e krijuar nga Kriza Lindore, me pikė kulmore Kongresin e Berlinit, pėrshkallėzoi qėndresėn dhe i nxiti shqiptarėt tė organizojnė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit. Idetė e mėdha tė Rilindjes tingėlluan me forcė tė veēantė nė kėngėt epike kushtuar Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881), nė tė cilat pėrjetėsohet njėkohėsisht qėndresa e pashembullt e popullit shqiptar kundėr shteteve shoviniste fqinje pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare, si edhe lufta e tij pėr autonominė e vendit kundėr ushtrisė osmane tė Dervish Pashės.

    Kėngėt pėr Lidhjen Shqiptare shprehin veēoritė dhe idetė e reja tė kėsaj epoke: formimin e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar, karakterin e pėrgjithshėm mbarėshqiptar tė luftės sė Lidhjes, idenė e saj tė madhe tė bashkimit kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje e krahine. U krijuan atėherė shumė kėngė pėr ngjarjet dhe pėr personazhet aktive tė tyre, tė pasuruara me njė numėr risish ideo-estetike. Mund tė pėrmendet, ndėr tė tjera, pėrfshirja nė kryengritje e pothuajse tė gjitha mjediseve shqiptare, me vetėdijen e plotė se luftohej pėr tė mbrojtur interesat e lartė tė popullit e tė atdheut. Nė kėngėt popullore theksohet se nė kėtė luftė “ngrihet nė kėmbė e tanė shqiptaria”, “se jena nis m’u ba milet (komb)” etj. Gjerėsinė e luftės sė Lidhjes dhe veēanėrisht pjesėmarrjen nė Kuvendin e Gjirokastrės (1880) tė pėrfaqėsuesve tė tė gjitha viseve shqiptare tė Veriut e tė Jugut, poeti popullor e jep nė kėto vargje: “Kurvelesh e Gegėri, / ē’u mblodhėn nė Egjėri”.

    U krijuan cikle kėngėsh pėr ngjarjet sa historike, aq edhe dramatike, qė ndodhėn nė vitet 1878 deri mė 1881. Tė tilla ishin, midis tė tjerash, kėngėt pėr mbrojtjen e Plavės e tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės e tė Ulqinit. Nė tė gjitha kėto beteja shpėrtheu bindshėm forca e qėndresės sė vendosur shqiptare, njė solidaritet i paparė, qė shprehte unitetin kombėtar. Kudo shfaqet heroizmi masiv, por veēohen nga kėngėt edhe trimat e paepur, si Zhuj Selmani e Jakup Feri, Sadik Hamza e Ēel Shabani etj.: “Te bjen dielli e praron hana, / Zhuj Selman nuk ban ma nana”; “Jakup Feri, zok sokolit, / Met shehit nė ball’ t’llogorit”.
    Nė tė njėjtėn kohė, edhe ndaj pushtuesve osmanė u mbajt i njėjti qėndrim sfidues me armė nė dorė. Nėn udhėheqjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shpėrthyen kudo kryengritje tė armatosura, qėndresa u bė masive. Vrasja e mareshalit turk, Mehmet Ali pashė Maxharit nė Gjakovė nė shtator tė vitit 1878, paralajmėroi qė populli shqiptar ishte i vendosur pėr tė ecur nė rrugėn drejt lirisė.
    Nė kėngėt kushtuar betejave historike tė shqiptarėve nė Kosovė kundėr ushtrive tė Dervish Pashės, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftėtarėve popullorė kosovarė qė u mbėrthyen “fyt mė fyt me armikun”, qė nuk u prapsėn para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga “shtatė plumba pėr shtat”, qė qėndronin krenarė edhe kur e kishin litarin nė grykė si Sef Kosharja: “Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t’paska maja e lisit. / Hije m’ka, o djemt e mi, / Kam dhanė jetėn pėr Shqipni”.

    Spikasin nė kėngėt historike pėr kėtė periudhė personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim tė gjerė kombėtar, si Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, Ēun Delia etj.: “Mic Sokoli ban me dorė: / -Besa, shok’, nuk muj me folė, / Se m’ka ra do gjak nė gojė, / Se m’ka ra do gjak nė bark, / Shtat’ martina i kam nė shtat”.
    Ndonėse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, veprimtaritė dhe idetė e saj ngjallėn e ruajtėn dėshirėn dhe shpresėn e popullit shqiptar pėr autonomi e pėr pavarėsi. Ato u bėnė shtysė e fuqishme pėr vazhdimėsinė e pėrpjekjeve tė pareshtura, deri nė arritjen e shpalljes sė Pavarėsisė.

    Nė kėngė tė ndryshme pasqyrohen njėra pas tjetrės ngjarjet e zhvilluara nė Dibėr (1881) kundėr qeveritarėve turq, kryengritja e malėsorėve tė Shkodrės (1883), ajo e Kosovės me Sulejman Vokshin e Ali Ibrėn nė krye kundėr Vesel Pashės (1885), luftimet e Dibrės kundėr Menduh Pashės (1884), Lidhja e Pejės, luftimet e kosovarėve kundėr Ēekrez Pashės, pėrleshjet e shpatarakėve me forcat turke, luftimet e zhvilluara kundėr trupave tė Shemsi Pashės nė Kosovė (1903-1904), kryengritja e Kurbinit dhe e Krujės (1906-1907) etj.
    Kėngėt historike pas Lidhjes sė Prizrenit deri nė shpalljen e Pavarėsisė pėrcjellin frymėn liridashėse tė popullit shqiptar, qė gjithmonė u gjend nė luftėra me karakter mbrojtės e ēlirimtar. Njė gjė e tillė shihet nė rend kronologjik te kėngėt qė pasqyrojnė ngritjen e ēetave tė para kombėtare dhe veprimet e tyre tė armatosura (1906-1908). Aksionet e tyre konceptohen nga kėngėtarė popullorė si pjesė e luftės sė pėrgjithshme pėr ēlirim kombėtar: “Lule Ēerēiz Topulli, / Vulose pėr Shqipėri”.

    Kėnga historike pasqyron gjithashtu artistikisht kryengritjet e gjera kundėrosmane nė vitet 1910-1912. Janė kėnduar kryengritjet dhe luftėrat e popullit shqiptar kundėr ekspeditave famėkeqe turke tė kryesuara nga Shemsi Pasha e veēanėrisht nga Shefqet Turgut pasha. Krahas mizorisė sė pushtuesit, nė kėngėt e ndryshme spikat heroizmi i luftėtarėve nė Kaēanik, Carralevė, Boletin, ngado nė Kosovė, nė Malėsi tė Madhe, nė Zadrimė, nė Mirditė, nė Himarė etj. Dalin me madhėshtinė e tyre figurat e udhėheqėsve popullorė, si Idriz Seferi, Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., por edhe dhjetėra e qindra luftėtarė tė tjerė nė shėrbim tė lirisė.

    Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912, si njė kurorėzim i gjithė epokės sė Rilindjes, gjeti gjithashtu pasqyrim nė kėngėt popullore. Cikli i kėngėve pėr Shpalljen e Pavarėsisė shpreh fuqishėm vendosmėrinė e pėrfaqėsuesve tė popullit shqiptar tė mbledhur nė Kuvendin e Vlorės pėr tė hedhur poshtė zgjedhėn osmane, pėr tė pėrmbushur aspiratėn shekullore tė popullit, pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė e tė pavarur. Pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin nė krye, shpallin hapur dėshirėn dhe vullnetin e kombit shqiptar pėr tė qenė i pavarur: “Nuk ka vent kėtu Turqia, / Ja tė vdesim, ja tė rrojmė, / Ėsht’ e jona Shqipėria!”

    Krahas kėngėve tė epikės historike, periudhėn e Rilindjes sonė Kombėtare e pasqyrojnė edhe kėngėt e quajtura tė nizamit. Kėto kėngė pėrbėjnė njė lloj tė veēantė folklorik, tė krijuar pikėrisht gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Ato janė shprehje e pėrjetimit, e qėndresės dhe e reagimit popullor ndaj zbatimit tė njėrit prej ligjeve tė Tanzimatit, siē ishte organizimi i ushtrisė osmane nėpėrmjet rekrutimit tė detyrueshėm e tė pėrgjithshėm. Me zbatimin e dhunshėm tė kėtij ligji nga viset shqiptare largohej ajka e popullsisė, brezi i ri. Njė gjė e tillė krijonte shqetėsime, vuajtje nė planin individual e familjar, por njėkohėsisht kjo pėrbėnte dhe njė plagė kombėtare.

    Kėngėt e nizamėve, me vlera tė spikatura artistike, shprehin me nota elegjiake vuajtjet e rekrutėve, mallin e tyre pėr tė afėrmit dhe pėr atdheun. Nė mėnyrė tė veēantė kėto kėngė shprehin edhe qėndresėn popullore kundėr Turqisė nė rrafsh kombėtar. Duke iu kundėrvėnė nizamisė, duke mos e pranuar dhe duke e kundėrshtuar atė, populli nė krijimet e veta shprehte besimin se do tė shmangej largimi nga vendi i forcave tė vėrteta qė mund tė sillnin ēlirimin e Shqipėrisė. Prandaj, nuk ėshtė e rastit qė nė shumicėn e kėtyre kėngėve kemi fillesėn me vargje tė tilla: “Ju nizamt e shqiptarisė”.
    Ajo pjesė e folklorit shqiptar, e cila mė drejtpėrdrejt shpreh e pasqyron periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, jo vetėm pėrbėn njė thesar tė vėrtetė tė trashėgimisė kulturore tė kombit shqiptar, por sjell edhe ndihmesėn e vet nė ndriēimin e historisė shqiptare tė asaj periudhe.

  4. #84
    Artet figurative



    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX doli njė plejadė e tėrė piktorėsh, shumica e tė cilėve, tė pėrfshirė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar, filloi tė trajtonte temat e reja qė i diktonte koha. Edhe kur u rikthyen ndonjėherė, pėr arsye ekonomike, nė tematikėn kishtare, krijimet e tyre ishin larg misticizmit kristian tashmė tė kapėrcyer. Zhvillimi mė i plotė i parimit tė realizmit pėrbrenda pikturės kishtare haset nė krijimtarinė e Kolė Idromenos (1860-1939), njėrit prej themeluesve kryesorė tė shkollės realiste tė arteve figurative shqiptare. Piktorin nuk e tėrhiqte aq shumė trajtimi tradicional i shenjtorėve, por jeta e gjallė, figurat e bashkėkohėsve tė tij, tė fshatarėve e tė zejtarėve. Midis kėtyre njerėzve realė, me tipat e kostumet shqiptare tė kohės dhe nė peisazhet konkrete tė vendit, ndodhet edhe figura e Krishtit dhe ajo e Shėn Mėrisė. Nė trajtimin e figurave tė fundit ndihet ndikimi i fuqishėm i artit tė Rilindjes Italiane, ndikim qė u shtri edhe nė mėnyrėn e tė kompozuarit tė disa skenave.

    Piktura laike e mirėfilltė e Rilindjes nisi atėherė kur artistėt rrokėn temat e reja qė u jepte realiteti e Lėvizja Kombėtare Shqiptare dhe u mėnjanua kufizimi mesjetar. Veēanti e pikturės rilindėse ėshtė zhvillimi pothuajse paralel i dy linjave: i linjės atdhetare-historike dhe i asaj me temė nga aktualiteti. Pėr tė parėn, qė karakterizohej nga nota tė theksuara romantike, burim frymėzimi u bė figura e Skėnderbeut, figurė qė evokohej si kushtrim i luftės pėr liri e pavarėsi. E dyta e ktheu vėmendjen ndaj njeriut tė thjeshtė, ndaj hidhėrimeve tė shumta e gėzimeve tė rralla tė tij pėrmes skenave etnografike-folkloristike dhe trajtimit individual psikologjik e shoqėror tė portreteve. Objekt i pasqyrimit u bėnė fshatarėt, zanatēinjtė e nė disa raste figura e gruas dhe e intelektualit.
    Piktorėt e parė tė Rilindjes qė trajtuan temėn historike, thuajse tė gjithė kanė qenė autodidaktė e ikonografė. Duke qenė pėrballė njė subjekti e figure reale, siē ishte ajo e heroit kombėtar, Skėnderbeut, ata u larguan gjithnjė e mė shumė nga ngurtėsia e ftohtėsia ikonografike. Por tė mėsuar qė mė parė tė punonin sipas modelesh, ata nuk arritėn tė krijonin vepra tėrėsisht tė pavarura dhe u drejtuan te veprat me tė njėjtėn temė tė artit evropian, sidomos te gravurat. Ky ndikim vėrehet si nė portretin mė tė hershėm qė njihet pėr Skėnderbeun, tė Gjergj Panaritit (1883), ashtu edhe nė punimet e bashkėkohėsve tė tij, Anastas Nikollė Ballamaēi dhe Theohar Gjini. Anastas Ballamaēi e ka paraqitur heroin nė figurė tė plotė mbi kalė, nė sfond beteje, edhe sepse i tillė ruhej ai nė imagjinatėn e popullit, duke u pėrpjekur tė rikrijojė pėrmes koloritit vetjak e frymės epike njė atmosferė plot patos romantik.

    Nga plejada e piktorėve qė punuan sipas modelesh, mė tej shkoi Spiro Xega (1863-1953), autori i njė cikli romantik heroik prej mė se tetė veprash mbi heroin. Duke filluar me tablonė “Skėnderbeu”, pikturuar mė 1913 (punimet e mėparshme pėr Skėnderbeun nuk janė ruajtur), vihet re kėmbėngulja e artistit pėr t’u lidhur mė mirė me objektin, pėr tė qenė mė i lirė dhe mė i qartė. Skėnderbeu jepet jo vetėm me tiparet e luftėtarit, por edhe tė njė udhėheqėsi ushtarak tė shquar, pa arritur tė shkėputet plotėsisht nga trajtimi pompoz, me karakter parade e nga ajo frymė e theksuar kalorsiake qė vihej re edhe nė veprat e mėparshme me kėtė temė.

    Interesi pėr jetėn e pėrditshme tė njeriut, pėr botėn e brendshme dhe tiparet shoqėrore tė tij, janė prirjet gjithnjė nė rritje qė karakterizojnė linjėn tjetėr tė arteve figurative, qė u zhvillua pėrkrah temės historiko-atdhetare. Nė fillim u tregua njė interes i veēantė pėr krijimtarinė e pasur dhe origjinale tė popullit shqiptar pėrmes trajtimit tė temave etnografiko-folkloristike. Ky ishte interesi i natyrshėm i njė arti, tė cilit ndėr shekuj i ishte mohuar e drejta e pasqyrimit tė lirė e tė drejtpėrdrejtė tė bukurive dhe tė zakoneve origjinale tė popullit tė tij. Njė nga veprat mė tė hershme tė kėtij lloji ėshtė “Dasma shkodrane” e Kolė Idromenos. Ajo ėshtė trajtuar si njė skenė e gėzuar e pėrcjelljes sė nuses nga shtėpia atėrore. Vepra ka vlera etnografiko-folklorike, sepse na jep larminė dhe bukurinė e kostumeve popullore, nėpėrmjet trajtimit tė hollėsishėm tė detajeve dhe tė veēorive tė veshjes. Por ajo ka edhe vlera tė theksuara piktoreske me gamėn e buzėqeshur tė ngjyrave, qė krijon atmosferėn e ngrohtė gazmore.
    Lidhja e ngushtė me krijimtarinė popullore i ndihmuan piktorėt e Rilindjes tė kuptonin mė thellė tipin dhe njeriun shqiptar. Nga paraqitja e jashtme e tipareve konkrete kalohet shpejt nė zbėrthimin psikologjik e shoqėror tė portretit. Ky kapėrcim u ndje te “Motra Tone” (1883) e Kolė Idromenos, njė nga pikturat mė tė bukura pėr vizatimin dhe pėr koloritin e begatė, tė cilėt piktori i ka pėrēuar me kujdesin e njė artizani mesjetar, pa mbuluar pas detajeve natyrėn e ndrojtur tė vajzės sė re shkodrane.

    Herėt u shfaq edhe te Spiro Xega interesi pėr tė fiksuar bashkėkohėsit e tij, duke u pėrpjekur jo vetėm tė hyjė nė botėn psikologjike, por t’i karakterizojė portretuarėt e tij edhe nga ana shoqėrore. “Teto Qyrana” dhe portreti i Parashqevisė, tė punuara nė vitin 1901, janė nga punimet e tij mė tė mira tė kėsaj periudhe. “Teto Qyrana” ėshtė njė grua tipike korēare. Nga shprehja e fytyrės dhe nga veshja e thjeshtė duket se ajo e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės nė punėn e lodhshme pranė tezgjahut si endėse qilimash. Njė pamje dhe njė botė tjetėr na hap Parashqevia. Portreti zbėrthen botėn e brendshme tė saj, ndjenjėn e epėrsisė qė ka si grua e re e bukur dhe si pėrfaqėsuese e njė shtrese tė kamur.

    Por modelin e atij realizimi, qė mė vonė pėrcaktoi stilin e tėrė pikturės sonė, e gjejmė te “Portreti i fshatarit” nga Zadrima tė Kolė Idromenos dhe te “Dr. Prel”, vepėr e Ndoc Martinit (1880-1917). Fshatari ėshtė njeri i punės, i munduar, qė vėshtron pėrpara disi i lodhur e i mallėngjyer, pa i munguar edhe shprehja prej guximtari, ndėrsa te “Dr. Prel” ndihet qartė pakėnaqėsia e intelektualit ndaj asaj shoqėrie qė ndrydh energjitė e talentin.

    Nė portret, si gjini e rėndėsishme qė drejton vėmendjen ndaj njeriut tė gjallė, mbizotėron koloriti i ngrysur nė kontrast me ngjyrat e ndezura e tė gėzuara tė qėndisjeve, tė qilimave e tė veshjeve ku populli derdhte tėrė talentin dhe ėndrrat e tij tė bukura. Qėndrimi kritik ndaj realitetit ishte shprehje e njohjes dhe e pasqyrimit mė tė thelluar tė jetės, shenjė e rritjes sė nivelit artistik dhe e frymės realiste nė pikturė.

    Pavarėsisht nga kushtet e rrethanat e vėshtira qė i frenonin, piktorėt e periudhės sė Rilindjes janė ballafaquar me guxim me realitetin, me jetėn, duke nxjerrė sė andejmi temat e subjektet e tyre. Sado tė ndryshėm tė jenė si individualitete krijuese, tek ata gjendet kurdoherė diēka e pėrbashkėt nė plan tė interesave tematike, pasi i njėjtė ka qenė edhe ideali qė i frymėzonte, dashuria pėr atdheun, pėr popullin, pėr historinė dhe pėr jetėn e tij. Qė kėtej rrjedh edhe karakteristika e pėrgjithshme e piktorėve tė asaj kohe, gėrshetimi tematik i aktuales me historiken. Pjesa mė e madhe e piktorėve tė Rilindjes e vazhdoi veprimtarinė krijuese edhe nė periudhat e mėvonshme. Krijimtaria e tyre la gjurmė nė historinė e kulturės sonė dhe ndikoi nė zhvillimin e arteve figurative nė periudhat pasuese.



    Teatri dhe muzika




    Ndonėse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikėrisht nė fundin e shek. XIX, qė i takon periudhės sė Rilindjes Kombėtare, gjithsesi ėshtė trashėguar njė pasuri e vyer mė e hershme e kulturės popullore qė i pėrgjigjet korpusit tė njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku pėrfshihen shumė lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.

    Rilindja Kombėtare Shqiptare ėshtė periudha kur teatri shfaqet tashmė si njė dukuri e mirėnjohur, e dokumentuar dhe e shtrirė nė gjithė trojet shqiptare. Ėshtė koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis tė shėnojė, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parė tė veprave dhe tė autorėve tė tyre. E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore ėshtė “Dasma e Lunxhėrisė” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxėnėsit e shkollės normale “Ta zografia” tė Qestoratit Gjirokastėr. Ajo u prit me entuziazėm nga fshatarėt e Qestoratit e fshatrat pėrreth dhe u ēmua si njė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn e zakonet shqiptare. Mė 1875 Sami Frashėri (1850-1904) botoi nė gjuhėn turke dramėn “Besa”, lėnda e sė cilės ishte marrė nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po atė vit nė Stamboll dhe mė 1901 e mė pas, tashmė e pėrkthyer nė shqip, u vu nė skenė nė disa qytete tė Shqipėrisė. Mė 1879 nė Shkodėr u shfaq farsa “Makko” e pėrkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxėnėsit e “Kolegjės Saveriane”. Nė vitin 1880 arbėreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramėn me karakter liturgjik “Nata e kėshndellave”, e cila u shfaq po atė vit nė Shkodėr nga nxėnėsit e po kėtij kolegji, kurse nė vitin 1882 u dha komedia “I biri i ēifutit”, e pėrshtatur nė shqip nga Pashk Babi. E para dramė me strukturė tė mirėfilltė ėshtė “Emira” e arbėreshit Franēesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar mė 1885 dhe e botuar nga De Rada nė gazetėn “Fjamuri i Arbrit” nė vitet 1886-1887; mė pas vjen drama “Alles Dukagjini”.

    Autorėt qė e ngrenė dramaturgjinė e kėsaj periudhe nė shkallėn e saj mė tė lartė janė Andon Z. Ēajupi (1866-1930) me komeditė “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si edhe me tragjedinė nė vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871-1940) me melodramėn “Shėn Franēesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramėn “Israelitė e Filistinė” (1902); Mihal Gramenoja (1872-1931) me komedinė nė tri akte “Mallkimi i gjuhės shqipe” (1905) dhe tragjedinė nė vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramėn “Fe e kombėsi” (1912) dhe mė tej Tito Toska, Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.

    Lėnda letrare e shkruar pėr shfaqjet teatrore tė kėsaj kohe ka qenė e natyrave tė ndryshme, qoftė kjo e organizuar nė format e mirėfillta dramatike, qoftė nė trajtėn e skenarėve a tė libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda njė teme shumė elemente teatrore qė shėrbenin pėr ndėrtimin e shfaqjes, qoftė edhe nė trajta tė pėrshtatshme pėr skenė. Pjesėt teatrore nė formė fjalėkėmbimesh tė lėvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi (1865-1911), tė cilat janė dhėnė nė njė varg shkollash nė Shqipėrinė e Jugut, kishin karakter didaktik (pėr mėsimdhėnien); ato synonin nxėnien e diturive, mėsimin e edukimin me norma tė shėndosha morale dhe pėrcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.

    Nė vitin 1890 Urdhri i Jezuitėve i kishės katolike tė Shkodrės mundi tė ndėrtojė nė Shkodėr njė sallė pėr tė organizuar shfaqje teatri. Ky ėshtė institucioni i parė teatror i ngritur me ndihmėn e kishės, ndonėse u sollėn mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Nė kėtė sallė janė dhėnė shumė shfaqje me karakter fetar, kryesisht nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe. Vlen tė theksohet se Urdhri i Jezuitėve bėnte shpenzime tė mėdha pėr pėrgatitjen dhe pėr mbarėvajtjen e shfaqjeve, pėr veshjet e shtrenjta e luksoze tė aktorėve, pėr dekorimet e skenės, pėr krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe pėr pėrdorimin e pajisjeve teknike tė kohės, pėr efektet e ndriēimit etj.
    Nė vitin 1899 nė Korēė u dha nga njė grup shkollor shfaqja e tragjedisė “Otello” e Shekspirit, gjė qė flet pėr dashurinė dhe pėr njohjen e vlerave tė larta tė dramaturgjisė botėrore.

    Ndonėse zhvillimi i teatrit nė periudhėn e Rilindjes ėshtė i vijueshėm dhe pėrfaqėson nė vetvete njė dukuri pak a shumė tė njėsuar, pėr nga ritmet e shtrirja ai mund tė ndahet nė dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit tė turqve tė rinj dhe shpalljes sė kushtetutės sė shtetit turk. Duke shfrytėzuar disa tė drejta qė iu njohėn, shqiptarėt organizuan me shpejtėsi klube kulturore artistike. Njė vend tė veēantė zinin grupet teatrore. Brenda njė kohe tė shkurtėr nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė vepronin shumė shoqėri e grupe dramatike teatrore. Janė tė shumta shfaqjet teatrore qė u dhanė nė vitet 1908-1912. Kėshtu, klubi “Labėria” i Vlorės spikati me shfaqjen e tragjedisė sė Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe tė dramės sė Sami Frashėrit “Besa” (1909); klubi “Drita” i Gjirokastrės dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i Delvinės shfaqi dramėn “Dashuria e mėmėdheut” tė Namik Delvinės; shoqėria e grave “Ylli i mėngjesit” shfaqi dramėn e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kėshtu dhanė shfaqje klubi “Dituria” i Korēės, klubi “Afėrdita” i Elbasanit, shoqėria “Vllaznia” e Durrėsit. Nė Shkodėr jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla franēeskane, si dhe nga “Motrat stigmatike”, shfaqje pjesėsh dramatike tė njohura nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe, edhe pse si subjekte tė tyre parapėlqeheshin ato me motive fetare e biblike. Nė Janinė mė 1909, nė kafe “Iskania” u luajt drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazėm te shqiptarėt. Shfaqje teatrore u luajtėn nga klube atdhetare kulturore edhe nė Stamboll, Bukuresht, Kostancė, Shkup, Uorēester (ShBA) etj.

    Edhe muzika shqiptare e periudhės sė Rilindjes ėshtė pjesė e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor e artistik qė u vu re nė Shqipėri gjatė kėsaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillėn nė lėvizjen kulturore qė shpėrtheu fill pas krijimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 1878. Nė kėtė vit nė Shkodėr u krijua banda e parė muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet pėr zhvillimin e njė muzike tė re nė Shqipėri. Formimi i orkestrave frymore mė parė nė Shkodėr, pastaj nė Korēė, nė Elbasan dhe nė qytete tė tjera, bėri tė mundur qė tė njihen e tė pėrhapen gjinitė e kultivuara nė artin muzikor, ato tė formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do tė shėrbente si pėrvojė e drejtpėrdrejtė pėr krijimin e veprave muzikore tė para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipėrisė”, i kompozuar nga Palokė Kurti mė 1881.

    Qytetet e Shkodrės e tė Korēės ishin dy qendrat kryesore tė zhvillimit tė muzikės shqiptare tė periudhės sė Rilindjes. Nė vitin 1909 nė Korēė u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisė”.
    Tipar dallues i muzikės sė Rilindjes Kombėtare ishte karakteri atdhetar qė shoqėroi periudhėn e Rilindjes dhe u thellua mė tej me periudhėn e Pavarėsisė.

  5. #85
    K R E U X

    LĖVIZJA POLITIKE KULTURORE NĖ SHQIPĖRI PAS SHPALLJES
    SĖ KUSHTETUTĖS TURKE
    (1908 – 1910)







    Revolucioni i turqve tė rinj (1908) dhe shqiptarėt



    Pėrvoja e lėvizjes kombėtare e viteve tė fundit u tregoi shqiptarėve se njė nga rrugėt pėr tė krijuar kushte tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė vendit ishte pėrmbysja e regjimit autokrat tė sulltanit dhe vendosja e njė rendi kushtetues, qė tė njihte tė drejtat kombėtare tė popujve tė shtypur. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, njė varg personalitetesh shqiptare hynė nė bashkėpunim me lėvizjen nacionale-borgjeze tė turqve tė rinj? qė lindi nė vitet 80 tė shek. XIX dhe drejtohej kundėr absolutizmit tė sulltan Abdyl Hamitit II. Pas formimit nė Stamboll, nė maj tė vitit 1889, tė Komitetit tė fshehtė “Bashkim e Pėrparim” (“Ittihad ve Terakki”), i cili pas disa vitesh u shpėrnda nga qeveria e sulltanit, turqit e rinj vijuan veprimtarinė e tyre kryesisht jashtė vendit, ku gjatė viteve 1895-1896 formuan shoqėritė e tyre dhe nxorėn njė varg organesh shtypi.

    Programi i turqve tė rinj, i formuluar nė mėnyrė mė tė pėrcaktuar nga grupi i Ahmet Rizajt, qė ishte vendosur nė mesin e viteve 90 nė Paris ku nxirrte gazetėn “Meshveret” (“Debatet”), ishte tepėr i kufizuar, pėrmbante vetėm kėrkesėn e zbatimit tė ligjeve qė kishin dalė nga koha e Tanzimatit (1839-1876) dhe nė mėnyrė tė veēantė rivendosjen e kushtetutės sė vitit 1876, me tė cilat synonin tė forconin qėndrueshmėrinė e Perandorisė Osmane ndaj ndėrhyrjes sė huaj. Turqit e rinj ishin kundėrshtarė tė autonomisė sė popujve tė shtypur, nuk merrnin nė konsideratė ēėshtjen kombėtare, qė pėrbėnte problemin themelor tė Perandorisė multietnike Osmane dhe synonin nė fund tė fundit tė forconin pushtetin e saj tė centralizuar mbi kėta popuj. Thelbin e kėtij programi e pėrbėnin ruajtja e unitetit dhe e tėrėsisė sė Perandorisė Osmane, paprekshmėria e dinastisė osmane, por me kusht qė pushteti i saj arbitrar, absolutist, tė shndėrrohej nė njė monarki kushtetuese parlamentare. Ideologjia e tyre nuk arriti tė ngrihej nė shkallėn e mendimit nacional-borgjez mė tė pėrparuar tė kohės, por vijoi tė mbėshtetej nė osmanizmin, panturkizmin dhe panislamizmin.

    Megjithatė, kishte njė pikė takimi ndėrmjet lėvizjes sė turqve tė rinj dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, qė qėndronte nė luftėn kundėr absolutizmit tė sulltanit, e cila ishte njė ēėshtje qė bashkonte shqiptarėt e popujt e tjerė tė shtypur me xhonturqit, megjithėse synimet e tyre nė kėtė luftė ishin tė ndryshme. Ndryshe nga turqit, shqiptarėt me pėrmbysjen e regjimit tė Abdyl Hamitit II synonin tė siguronin autonominė dhe tė hiqnin qafe zgjedhėn turke. Prandaj njė pjesė e atdhetarėve u pėrfshinė nė lėvizjen e turqve tė rinj qysh nė fillimet e saj dhe luajtėn atje njė rol tė rėndėsishėm. Njė nga themeluesit e komitetit tė parė xhonturk “Bashkim e Pėrparim” (1899) ishte shqiptari nga Struga, Ibrahim Temo, student i shkollės sė lartė ushtarake-mjekėsore tė Stambollit. Edhe pas arratisjes sė tij nga Turqia nė Rumani (nėntor 1895), doktor Ibrahim Temo mbeti njė nga veprimtarėt mė tė dalluar tė lėvizjes xhonturke dhe njėherazi njė nga pjesėmarrėsit mė aktivė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    Nė lėvizjen e turqve tė rinj morėn pjesė gjithashtu Ismail Qemali, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Hoxha Kadriu (Prishtina), Jashar Erebara dhe mjaft atdhetarė tė tjerė brenda e jashtė atdheut.
    Qysh nė vitet 1896-1897, kur shoqėria “Bashkim e Pėrparim” nuk kishte ngritur ende organizatat e saj nė Rumeli, falė ndihmesės sė degės sė Kostancės, tė kryesuar nga dr. Ibrahim Temoja dhe veprimtarėve tė tjerė shqiptarė, ajo arriti tė shtrinte ndikimin e vet nė Shkodėr, Durrės, Manastir, Ohėr, Strugė, Dibėr, Elbasan, Tiranė, Korēė, Starovė, Berat, Janinė dhe nė qendra tė tjera. Nė disa nga kėto qytete ishin ngritur edhe bėrthama tė shoqėrisė “Bashkim e Pėrparim”, ndėrsa nė Shkodėr vepronte nė vitet e fundit tė shek. XIX njė degė e organizuar e kėsaj shoqėrie. Kėto degė kishin marrėdhėnie me qendrat e Gjenevės e tė Londrės tė “Bashkim e Pėrparimit”. Nėpėrmjet portit tė Durrėsit dhe vijės Selanik-Manastir hynin nė Shqipėri, me anėn e postės austriake, gazetat e revistat e turqve tė rinj, qė shpėrndaheshin nė qytete tė ndryshme tė vendit.
    Shqiptarėt qė morėn pjesė nė lėvizjen e turqve tė rinj, u pėrpoqėn tė formonin nė gjirin e kėsaj lėvizjeje njė krah demokratik-pėrparimtar, tė pėrbėrė kryesisht nga pėrfaqėsues tė popujve tė shtypur tė Perandorisė Osmane ose nga elementė tė moderuar turq, qė synonin tė pėrmbysnin absolutizmin e sulltan Abdyl Hamitit dhe tė shpallnin kushtetutėn.

    Duke qenė pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, kėta veprimtarė, nė njė varg thirrjesh drejtuar turqve e shqiptarėve, nė artikujt e botuar nė shtypin e turqve tė rinj dhe nė korrespondencat me Ahmet Rizanė e krerėt e tjerė xhonturq gjatė viteve 1896-1905, parashtruan si kėrkesa tė ngutshme “njohjen e kombėsisė shqiptare dhe ēeljen e shkollave shqipe”, “bashkimin e tokave shqiptare nė njė vilajet tė vetėm”, madje formimin e njė Shqipėrie autonome. Kėto kėrkesa u kundėrshtuan nga Ahmet Rizaj dhe krerėt e tjerė tė lėvizjes, qė i quanin ato tė papranueshme pėr “kombin sundues (turk) qė ishte nė fuqi” dhe “pėr shtetin osman qė kishte si gjuhė tė pėrgjithshme dhe zyrtare atė osmane” (turke).

    Nė Kongresin xhonturk tė Parisit, qė u mbajt nė shkurt tė vitit 1902, morėn pjesė pėrveē turqve edhe shqiptarėt (Ismail Qemali, Dervish Hima, Jashar Erebara etj.), armenėt, maqedonėt, arabėt etj. Shqiptarėt, midis tė cilėve u shqua Ismail Qemali, kėrkuan qė t’u njiheshin atyre dhe kombėsive tė tjera joturke liria e gjuhės dhe e shkollės amtare, si edhe tė drejtat e tjera politike. Ismail Qemali theksoi gjithashtu nevojėn e pėrgatitjes sė kryengritjes kundėr absolutizmit tė sulltanit, ku tė merrnin pjesė edhe forcat ushtarake. Por turqit e rinj deri nė fund tė vitit 1907 mbetėn nė pozita konservatore e reformiste, u shprehėn kundėr revolucionit dhe kryengritjes, duke i quajtur ato “tė dėmshme e shkatėrrimtare pėr Turqinė”.

    Nė kėto rrethana, kur Shoqėria “Bashkim e Pėrparim” nuk deshi t’u njihte popujve joturq asnjė tė drejtė kombėtare, pjesėmarrja e shqiptarėve nė lėvizjen e turqve tė rinj, deri nė pragun e Revolucionit xhonturk, nuk ishte e gjerė. Sikurse dėshmon edhe shtypi i kohės (“Shqipėria”, Bukuresht, 1897-1899; “Drita”, Sofje, 1901-1908; “Shkopi”, Kajro, 1907-1908; “Kombi”, Boston, 1906-1908 etj.), shumica e qarqeve atdhetare shqiptare e shihnin me mosbesim lėvizjen e turqve tė rinj dhe deri nė kėtė periudhė mbajtėn ndaj saj njė qėndrim tė rezervuar, madje opozitar. Edhe vetė turqit e rinj, deri nė vitet 1905-1906, nuk ndėrmorėn as nė Anadoll, as edhe nė Rumeli, veprime konkrete politike, organizative e tė armatosura, qė do t’i tėrhiqnin shqiptarėt dhe popujt e tjerė nė lėvizje, por u kufizuan me propagandėn qė shtypi i tyre i jashtėm bėnte kundėr absolutizmit tė sulltanit, pėr rivendosjen e kushtetutės.

    Zhvillimi me sukses i luftės sė armatosur tė popullit shqiptar dhe atij maqedon nga njėra anė, forcimi i ndėrhyrjeve tė Shteteve tė Mėdha dhe tė atyre fqinje nga ana tjetėr, i nxitėn turqit e rinj tė shtonin pėrpjekjet pėr tė tėrhequr nė anėn e tyre shqiptarėt e maqedonėt. Nė vitin 1906 u ngrit qendra e Selanikut e “Bashkim e Pėrparimit”, qė luante rolin e njė komiteti qendror pėr Turqinė evropiane dhe zhvillonte njė propagandė tė gjerė nė vilajetet e Rumelisė. Nė Kongresin e dytė, qė u mbajt nė Paris nė dhjetor tė vitit 1907, turqit e rinj po pėr kėtė qėllim pranuan tė pėrdornin kryengritjen e armatosur si mjet tė luftės kundėr absolutizmit tė sulltanit dhe pėr tė rivendosur kushtetutėn.

    Nė shpėrthimin e shpejtė tė revolucionit ndikuan veēanėrisht dy ngjarje tė rėndėsishme ndėrkombėtare, tė cilat u vlerėsuan si hapa tė mėtejshėm nė politikėn kapitulluese tė sulltanit pėrpara Fuqive tė Mėdha dhe si njė kėrcėnim i rėndė pėr tėrėsinė e Perandorisė. Nė janar tė vitit 1908 ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Erental, deklaroi se qeveria e tij me pėlqimin e sulltanit do tė fillonte ndėrtimin e hekurudhės sė Mitrovicės. Nė kėtė mėnyrė Vjena do tė lidhej drejtpėrdrejt me vijėn hekurudhore qė shkonte pėrmes vilajeteve shqiptare tė Kosovės e tė Manastirit dhe dilte nė Selanik. Ndėrtimi i njė hekurudhe tė tillė do tė lehtėsonte depėrtimin austriak nė dy vilajetet shqiptare dhe nė territoret e tjera me popullsi sllavo-maqedone. Si pėrgjigje ndaj kėtij veprimi tė njėanshėm tė Austro-Hungarisė, nė qershor 1908 u mbajt takimi i Revalit (Rusi), i carit tė Rusisė me mbretin e Anglisė, nė tė cilin u arrit marrėveshja anglo-ruse mbi programin e reformave tė reja nė Maqedoni, qė do tė ēonin nė forcimin e kontrollit tė kėtyre fuqive nė Turqinė Evropiane.

    Duke qenė tanimė tė bindur se Turqia Evropiane do tė shkėputej nga Perandoria Osmane, qoftė si rrjedhojė e ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha, qoftė pėr shkak tė lėvizjeve ēlirimtare shqiptare e maqedone, xhonturqit i shtuan pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur. Ky orientim i ri, si edhe premtimet qė u bėnė shqiptarėve, maqedonėve e popujve tė tjerė pėr t’u dhėnė, bashkė me kushtetutėn, “lirinė, barazinė, vėllazėrimin dhe drejtėsinė”, i siguruan udhėheqjes xhonturke pėrkrahjen e kėtyre popujve e nė mėnyrė tė veēantė tė shqiptarėve. Nė kėtė ndikuan edhe thirrjet qė xhonturqit u drejtuan shqiptarėve gjatė vitit 1908, tė cilat kishin njė tingėllim antiimperialist, bėnin fjalė pėr “synimet e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė pėr tė pushtuar vilajetet shqiptare tė Shkodrės, tė Kosovės dhe tė Janinės”. Nė kėto rrethana u rrit ndikimi i xhonturqve mbi popujt e Rumelisė dhe veēanėrisht nė Shqipėri.

    Nė pranverėn e verėn e vitit 1908, nė njė varg qytetesh tė Shqipėrisė, si nė Ohėr, Prespė, Strugė, Manastir, Shkup, Gjirokastėr, Shkodėr, Prizren, Ferizaj, Mitrovicė etj., pėrveē komiteteve kombėtare “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, u formuan edhe komitetet xhonturke “Bashkim e Pėrparim”, ku krahas turqve hynė edhe oficerė e intelektualė shqiptarė. Suksese mė tė mėdha turqit e rinj siguruan nė repartet ushtarake, sidomos midis oficerėve e ushtarėve shqiptarė. Shumica e oficerėve shqiptarė tė garnizonit tė Shkupit pėrkrahu lėvizjen e turqve tė rinj. Nė verėn e vitit 1908 u bėnė tė shpeshta edhe veprimet kundėrqeveritare tė ushtarėve dhe tė oficerėve shqiptarė tė garnizonit tė Shkodrės.
    Zgjerimi i veprimtarisė sė organizatave xhonturke nė Shqipėri e nė Maqedoni u dha mundėsi turqve tė rinj tė fillonin kryengritjen. Mė 3 korrik tė vitit 1908 ngriti krye reparti ushtarak i Resnjės, i komanduar nga oficeri shqiptar Ahmet Njaziu. Kjo kryengritje u pasua nga ajo e majorit turk Enver Beut, qė shpėrtheu mė 6 korrik nė Demir Hisar. Kėto dy ngjarje shėnuan fillimin e Revolucionit xhonturk, qė u pėrhap pastaj nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė e tė Maqedonisė, tė cilat u bėnė vatra e tij kryesore.

    Nė proklamatat, qė Ahmet Njaziu dhe Komiteti “Bashkim e Pėrparim” pėrhapėn nė ditėt e para tė korrikut tė vitit 1908 nė qytetet e fshatrat e Shqipėrisė, theksohej se synimi i tyre ishte tė shpallnin kushtetutėn dhe me kėtė akt “t’u siguronin gjithė popujve tė perandorisė, pa dallim feje, lirinė, barazinė, vėllazėrinė dhe drejtėsinė”, ndėrsa fshatarėve shqiptarė iu premtua se do t’i ēlironin nga taksat dhe do t’i shpėtonin nga arbitrariteti i nėpunėsve. Sikurse pohon Ahmet Njaziu nė “Kujtimet e tij” (“Hatirati Niazi”, Stamboll, 1910), kryengritja u pėrkrah nga fshatarėsia shqiptare e rretheve tė Resnjės, tė Ohrit, tė Starovės, tė Dibrės, tė Elbasanit, tė Korēės, qė formoi njėsitė e saj vullnetare tė armatosura dhe u hodh nė luftė kundėr pushtetit autokratik tė sulltanit.

    Qysh nė ditėt e para tė revolucionit qeveria e Stambollit, duke qenė e ndėrgjegjshme pėr rolin e shqiptarėve nė kėto ngjarje, dėrgoi kundėr kryengritėsve gjeneralin turk, Shemsi Pasha, i cili, siē thuhej nė njė nga dokumentet e kohės, njihej si “specialist pėr shtypjen e shqiptarėve”. Por Shemsi Pasha, me vendim tė komitetit xhonturk tė Manastirit, u vra sapo mbėrriti kėtu, mė 7 korrik tė vitit 1908.

    Pėrputhja e kėrkesave tė reja, qė xhonturqit shpallėn nė ditėt e para tė kryengritjes sė korrikut, me ato tė lėvizjes shqiptare ēoi nė bashkėpunimin ndėrmjet komiteteve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe atyre xhonturke. Qė nė ditėt e para tė kryengritjes Komiteti i fshehtė i Korēės e pėrkrahu revolucionin me njerėz e me tė holla dhe u bėri thirrje ēetave shqiptare tė bashkoheshin me repartet kryengritėse. Ky akt pati rėndėsi tė veēantė, sepse me kėtė komitet ishin lidhur komitetet e fshehta “Pėr lirinė e Shqipėrisė” tė qyteteve tė Shqipėrisė sė Jugut. Me kryengritjen e turqve tė rinj u bashkua qė nė ditėt e para edhe Komiteti shqiptar i Ohrit.

    Me kryengritjen u bashkuan gjithashtu ēetat e armatosura shqiptare, tė cilat iu pėrgjigjėn thirrjes pėr bashkėpunim, qė Ahmet Njaziu, qysh mė 5 korrik, u kishte drejtuar atyre e sidomos ēetės sė Ēerēiz Topullit, qė kishte ndikim tė madh nė Toskėri. Si komitetet, ashtu edhe ēetat shqiptare nuk hoqėn dorė nga programi i tyre kombėtar dhe gjatė bisedimeve me xhonturqit paraqitėn kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė. Mė 20 korrik 1908, pas takimit qė u bė nė fshatin Ēėravė tė Pogradecit, u arrit marrėveshja ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Ahmet Njaziut dhe atyre tė ēetave shqiptare, tė udhėhequra nga Ēerēiz Topulli. Shqiptarėt paraqitėn si kusht pėr bashkėpunim kėrkesėn e autonomisė sė vendit, “qė Shqipėria tė sundohej vetvetiu nga njė guvernator i dėrguar prej sulltanit”. Mihal Gramenoja, pjesėmarrės aktiv i kėtyre ngjarjeve, shkruante nė kujtimet e tij (“Kryengritja Shqiptare”, Vlorė, 1925) se pėrfaqėsuesit e Njazi Beut nuk i kursyen premtimet e tyre dhe deklaruan se do tė plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat e shqiptarėve.

  6. #86
    Kuvendi i Ferizajt (14-23 korrik 1908).

    Shpallja e kushtetutės




    Lajmi mbi koncesionin e hekurudhės sė Mitrovicės, si edhe marrėveshja anglo-ruse pėr reformat nė Maqedoni, kishin krijuar nė Kosovė njė atmosferė shumė tė nderė. Shpėrthimi nė kėto rrethana i revolucionit pėrkoi nė kohė me rritjen e lėvizjes sė popullsisė shqiptare kundėr zgjedhės turke dhe ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė Kosovė, qė arriti kulmin e saj me thirrjen e Kuvendit tė Ferizajt, nė korrik tė vitit 1908. Ky Kuvend, si edhe lėvizja shqiptare e qershor-korrikut e vitit 1908, u zhvilluan pėr shkaqe krejtėsisht tė veēanta dhe tė ndryshme nga ato tė turqve tė rinj dhe pikėrisht pėr shkak tė rrezikut tė aneksimit nga Austro-Hungaria tė territoreve shqiptare, pėrmes tė cilave do tė kalonte vija hekurudhore austriake.

    Lėvizja shqiptare, qė solli si rrjedhim thirrjen e Kuvendit tė Ferizajt, i ka fillimet e saj nė dhjetėditėshin e fundit tė muajit qershor tė vitit 1908. Qėndresa e armatosur filloi nė rrethet e Mitrovicės qysh nė prill-maj tė vitit 1908 dhe vijoi mė pas me grumbullimet e protestat e shqiptarėve nė Prizren, nė Prishtinė e nė tėrė vilajetin e Kosovės. Vatėr e kėsaj lėvizjeje u bė Ferizaj. Nė shpėrthimin e zemėrimit popullor ndikoi edhe lajmi i pėrhapur ato ditė, sipas tė cilit Porta e Lartė kishte ndėrmend t’u shiste austriakėve tokat rreth Ferizajt pėr ndėrtime dhe pėr vendosjen e kolonėve.
    Mė 5 korrik gjithė hapėsira nga Kaēaniku e deri nė Lipjan, me njė shtrirje prej 40 km, ishte zėnė nga shqiptarėt e armatosur, tė cilėt kishin ardhur nga Kaēaniku, Ferizaj, Morava e Epėrme dhe e Poshtme, madje edhe nga Podrima. Mė 9 korrik, sipas tė dhėnave konsullore serbe, nė Ferizaj qenė mbledhur 15 000 veta tė armatosur.

    Thirrjes sė kryengritėsve pėr t'u bashkuar me ta, iu pėrgjigjėn thuajse tė gjitha kazatė e vilajetit tė Kosovės. Mė 15 korrik u mblodhėn nė Ferizaj njėri pas tjetrit krerėt shqiptarė tė sanxhakut tė Prishtinės, ata tė sanxhakut tė Pejės, tė atij tė Prizrenit dhe tė krahinave veriore tė Kosovės, midis tė cilėve qenė Isa Boletini, Ferhat bej Draga etj. nga Mitrovica; Bajram Curri, Sulejman agė Batusha etj. nga Gjakova; Qerim Mahmut Begolli etj. nga Peja; Jahja Beu dhe Rasim Aga nga Prizreni; Mustafa Lita, Ramadan Zaskoku etj. nga Luma; Fuat Pasha, Zenel agė Alushi etj. nga Prishtina; Zejnullah Beu dhe Abdyl Kadri efendiu nga Vuēiterna; Murat Aga etj. nga Tetova; Jakup Beu etj. nga Gjilani; Idriz Seferi qė njihet edhe si organizator i kėtij Kuvendi, Islam Pira, si edhe Hasan Prishtina.

    Tubimin e tij tė parė Kuvendi i Ferizajt e mbajti mė 14 korrik. Nė kėtė mbledhje delegatėt u shprehėn kundėr ndėrhyrjeve tė huaja, kundėr refomave, qė do tė sillnin copėtimin e trojeve shqiptare dhe diskutuan pėr masat qė duheshin marrė pėr mbrojtjen e vendit nga njė invazion i mundshėm i jashtėm.
    Kryengritėsit kėrkuan reforma pėr tėrė Turqinė Evropiane, me tė cilat t'u siguroheshin shqiptarėve dhe gjithė popujve tė Perandorisė tė drejta tė plota kombėtare, tė barabarta me ato tė turqve, dhe qė kėto tė garantoheshin me ligj e me kushtetutė. Konsulli serb nė Prishtinė, dr. Peēanaci, duke u mbėshtetur nė burime qė ai i merrte pėr tė sigurta, i shkruante Beogradit, mė 15 korrik, se nė Kuvend ishte diskutuar edhe ēėshtja e formimit tė njė Shqipėrie autonome dhe se pritej tė merreshin vendime pėr kėtė problem. Megjithatė, deri mė sot nuk janė gjendur tė dhėna tė tjera qė tė vėrtetojnė se Kuvendi i Ferizajt shtroi edhe kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė.

    Shqiptarėt u shprehėn kundėr projekteve tė Fuqive tė Mėdha pėr zbatimin e reformave vetėm pėr tė ashtuquajturat vilajete maqedone, te tė cilat shihnin rrezikun e copėtimit dhe tė aneksimit tė viseve shqiptare tė vilajetit tė Kosovės dhe tė atij tė Manastirit nga shtetet fqinje.
    Por ngjarjet e mėtejshme, ndikimi i propagandės sė turqve tė rinj nė radhėt e lėvizjes shqiptare dhe veēanėrisht zhvillimi me sukses i kryengritjes sė turqve tė rinj, i dha Kuvendit tė Ferizajt njė drejtim disi tė ndryshėm, e tėrhoqi atė nė rrjedhėn e lėvizjes sė pėrgjithshme kundėr absolutizmit tė sulltanit, qė dominoi jetėn politike tė Turqisė Evropiane nė vitin 1908.

    Pėr tė tėrhequr nė anėn e vet masėn e madhe tė kryengritėsve shqiptarė, tė mbledhur nė Ferizaj, Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim”, me qendėr nė Selanik, dėrgoi atje emisarėt e vet, Galip Beun, komandat i xhandarmėrisė sė Shkupit, njė nga krerėt e komitetit xhonturk tė atij qyteti dhe Selaedin Beun nga Manastiri, bashkė me disa tė tjerė, qė u bėnė thirrje shqiptarėve tė grumbulluar nė Ferizaj tė bashkoheshin me Revolucionin xhonturk, tė kėrkonin shpalljen e kushtetutės dhe mbledhjen e parlamentit.

    Duke njohur aspiratat e vėrteta kombėtare tė shqiptarėve, xhonturqit dhe emisarėt e tyre, pėrveē premtimeve pėr t'u dhėnė atyre lirinė, barazinė e drejtėsinė, u munduan t'i bindnin se me shpalljen e kushtetutės do tė zhdukej edhe rreziku qė kėrcėnonte tėrėsinė e territoreve shqiptare, do tė merrnin fund ndėrhyrjet e kontrolli i huaj, si edhe arbitrariteti i administratės osmane. Ata u premtuan gjithashtu shqiptarėve se me shpalljen e kushtetutės do tė shpėtonin nga taksat dhe nga detyrimet e tjera tė rėnda, nga gjyqet e padrejta dhe nga arbitrariteti i shtetit osman dhe se nuk do tė shkonin ushtarė.

    Pas tri javė pėrpjekjesh turqit e rinj arritėn tė tėrhiqnin shqiptarėt e grumbullur nė Ferizaj nė Revolucionin e korrikut tė vitit 1908. Nė kėtė ndikoi edhe qėndrimi i pėrgjithshėm i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, i komiteteve dhe i ēetave tė armatosura shqiptare, qė tanimė qenė bashkuar me Revolucionin xhonturk.
    Vendimi pėrfundimtar pėr t'u bashkuar me revolucionin u mor mė 20 korrik, kur pas diskutimeve qė krerėt shqiptarė bėnė nė mbledhjet e fshehta, Kuvendi i Ferizajt i dėrgoi sulltan Abdyl Hamitit njė telegram, nė tė cilin kėrkonte qė tė rivendosej menjėherė kushtetuta e vitit 1876 dhe tė mblidhej parlamenti, qė donte tė thoshte tė vendosej nė Perandorinė Osmane njė regjim monarkist kushtetues e parlamentar. Mė 22 korrik iu dėrgua Pallatit njė telegram tjetėr, po nga Kuvendi i Ferizajt, ku thuhej se nė rast se nuk shpallej menjėherė kushtetuta, populli me armė nė dorė do tė zbriste drejt Stambollit. Mendimi se masa prej 30 000 vetash tė armatosur, tė grumbulluar nė Ferizaj, mund tė marshonte drejt Shkupit, Selanikut e Stambollit shqetėsoi jo vetėm sulltanin, por edhe xhonturqit, qė i kishin nxitur shqiptarėt tė bashkoheshin me ta. Mė 23 korrik, pa ardhur ende pėrgjigjja nga Stambolli, kryengritėsit shqiptarė shpallėn kushtetutėn nė Manastir, nė Selanik, nė Preshevė, nė Kopryly dhe nė qendra tė tjera.

    Bashkimi po ato ditė me xhonturqit i ushtrisė dhe sidomos i Armatės II tė Maqedonisė, shumica e ushtarėve dhe e oficerėve tė sė cilės ishin shqiptarė, si edhe pėrkrahja e kryengritjes nga Kuvendi i shqiptarėve i mbledhur nė Ferizaj, ishin faktorėt vendimtarė, qė pėrcaktuan fitoren e Revolucionit tė korrikut tė vitit 1908.

    Mė 23 korrik repartet kryengritėse, tė pėrshėndetura nga popullsia hynė nė Selanik, nė Manastir dhe nė qytete tė tjera, ku “nė emėr tė ushtrisė dhe tė popullit” shpallėn rivendosjen e kushtetutės sė vitit 1876.
    Nė rrethanat kur administrata osmane nė Rumeli ishte shthurur dhe zotėr tė situatės ishin bėrė xhonturqit, si edhe pėrballė rrezikut tė njė sulmi tė ushtrisė kryengritėse kundėr Stambollit, Abdyl Hamiti u detyrua tė pranonte, natėn e 23-24 korrikut, shpalljen e kushtetutės sė vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.



    Regjimi i turqve tė rinj dhe qėndrimi i shqiptarėve ndaj tij (24 korrik - tetor 1908)



    Shpallja e kushtetutės a e Hyrietit (lirisė), si nė gjithė Perandorinė Osmane edhe nė Shqipėri u prit me gėzim e entuziazėm nga gjithė populli shqiptar, qė vuante prej shekujsh nėn sundimin e autokracisė sė sulltanėve. Nė manifestimet qė shpėrthyen nė mėnyrė spontane nė qytete tė ndryshme tė vendit, nėn parullat e pėrhapura nė atė kohė “liri, barazi, vėllazėri dhe drejtėsi”, populli shprehu solidaritetin me revolucionin dhe kushtetutėn. Tė pritur me gėzim nga populli, zbritėn nga malet nė qytete luftėtarėt e lirisė, ēetat kryengritėse, qė kishin luftuar kundėr tiranisė sė sulltanit pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
    Drejtuesit e shumė aktivistė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare shpresonin se me shpalljen e kushtetutės shqiptarėve dhe gjithė kombėsive tė shtypura do t’u siguroheshin liritė politike e barazia, tė premtuara nga turqit e rinj. Vetėm disa pėrfaqėsues konservatorė tė parisė e tė klerit tė lartė myslimanė, qė merrnin pensione e shpėrblime nga sulltani, e pritėn shpalljen e kushtetutės nė mėnyrė tė ftohtė e tė pėrmbajtur.

    Manifestime tė mėdha u mbajtėn mė 24-29 korrik nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė sė Jugut, tė Mesme, si edhe nė Shkodėr e nė qytetet e Kosovės. Gjatė kėtyre mitingjeve populli pėrshėndeti shpalljen e kushtetutės dhe shprehu njėherazi besnikėrinė ndaj Shqipėrisė dhe dashurinė pėr gjuhėn shqipe. Nė shumė nga kėto qytete ushtarėt turq vėllazėroheshin me luftėtarėt e ēetave.
    Nė kėto manifestime populli shfaqi gjithashtu aspiratat e tij kombėtare. Shpallja e kushtetutės u kuptua si shpallja e lirisė dhe e tė drejtės sė vetėqeverisjes sė Shqipėrisė. Qysh nė ditėt e para pas fitores sė revolucionit, nė shumė qytete, si nė Vlorė, Krujė, Durrės, Tiranė, Prizren, Gjakovė, Pejė, Ferizaj, Kaēanik etj., populli me nismėn e vet filloi tė dėbonte nėpunėsit e aparatit tė vjetėr administrativ, mutesarifėt, kajmekamėt, gjykatėsit, komandantėt e xhandarmėrisė, tė policisė etj., dhe bėri pėrpjekje pėr tė marrė pushtetin nė duart e veta, duke krijuar komisione qė kryenin funksionet e organeve tė vetėqeverisjes, pajtonin gjaqet dhe mbanin rregullin e qetėsinė. Shkupi e kremtoi shpalljen e kushtetutės mė 25 korrik, nė rrethana tė veēanta, i rrethuar nga forcat e kėmbėsorisė e tė artilerisė turke, qė u ngarkuan tė ndalonin hyrjen nė qytet tė katėr mijė fshatarėve tė armatosur, tė cilėt donin tė shpallnin autonominė e Shqipėrisė me qendėr nė Shkup. U lejuan tė hynin nė qytet vetėm disa dhjetėra nga prijėsit e kryengritėsve shqiptarė, qė u pritėn me gėzim nga populli.

    Duke parė shthurjen e plotė tė administratės sė vjetėr osmane nė Shqipėri, turqit e rinj shpejtuan tė krijonin nė tė gjitha qytetet e vendit komitetet osmane “Bashkim e Pėrparim”, tė cilat do tė pėrqendronin pushtetin nė duart e tyre, derisa tė formohej qeveria e re. Menjėherė pas shpalljes sė kushtetutės, nė ditėt e fundit tė korrikut dhe nė fillim tė gushtit, komitete tė tilla tė “Bashkim e Pėrparimit” u formuan nė Tiranė, nė Durrės, nė Kavajė, nė Krujė, nė Berat, nė Vlorė e mė pas nė gjithė Shqipėrinė. Nė radhėt e tyre hynė anėtarėt e komiteteve lokale tė turqve tė rinj, oficerė xhonturq, por edhe pėrfaqėsues tė popullsisė shqiptare. Pėr shkak tė pėrfaqėsimit tė gjerė tė shqiptarėve dhe veprimtarisė sė tyre nė tė mirė tė lėvizjes kulturore-kombėtare, kėto komitete shprehnin mė shumė aspiratat e popullsisė shqiptare sesa tė xhonturqve.
    Nė Vlorė komiteti osman i bashkimit u kujdes pėr tė ngritur njė shtypshkronjė pėr botimet nė gjuhėn shqipe. Nė Berat ky komitet iu kushtua pėrhapjes sė gjuhės shqipe, pėr tė cilėn zhvilloi njė veprimtari tė gjerė nė qytet dhe nė fshatra. Nė Tiranė njė komitet i tillė (me emrin “Shoqėria mirėbėrėse”) dhe komisioni qė doli prej tij, i drejtuar nga Refik bej, Abdi bej dhe Fuat bej Toptani, mori pėrsipėr mbajtjen e rendit e tė qetėsisė nė vend, si edhe kujdesin pėr futjen e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore dhe pėr hapjen e shkollave shqipe.
    Nė vilajetin e Kosovės, pėr shkak tė gjendjes sė acaruar politike, xhonturqit ngritėn komitetet osmane tė “Bashkim e Pėrparimit”, vetėm nė ndonjė qendėr si nė Shkup e nė Ferizaj, ndėrsa nė shumicėn e qyteteve tė tjera tė kėsaj province formuan komisione tė pėrzjera, nė tė cilat merrnin pjesė pėrfaqėsues tė parisė sė vendit dhe tė komiteteve tė turqve tė rinj. Megjithatė, ata arritėn ta kthejnė Komitetin “Bashkim e Pėrparim” tė Shkupit nė njė organ tė rėndėsishėm qeveritar pėr gjithė kėtė provincė.

    Revolucioni xhonturk dhe shpallja e kushtetutės krijuan kushte disi tė favorshme pėr zhvillimin e lėvizjes shqiptare e sidomos tė asaj kulturore-kombėtare. Nė rrethana tė tilla, kur edhe shqiptarėt ende nuk e kishin humbur besimin te regjimi i ri kushtetues dhe shpresonin se nė kushtet e tij do tė pėrmbushnin aspiratat e tyre kombėtare, pothuajse tė gjitha forcat politike shqiptare u bashkuan nė mendimin se lėvizja kombėtare duhej tė zhvillohej duke respektuar kėtė regjim, duke pėrfituar prej lirive tė shpallura prej tij dhe pa shtruar si qėllim tė afėrm pėrmbysjen e tij me anėn e dhunės, me rrugėn e kryengritjes sė armatosur.
    Shumica e veprimtarėve tė lėvizjes kombėtare brenda e jashtė vendit dhe organet e shtypit atdhetar, e quanin tė dobishme qė shqiptarėt tė shfrytėzonin liritė qė u dha kushtetuta pėr tė zhvilluar nė mėnyrė legale lėvizjen kulturore-kombėtare, pėr tė hapur shkolla shqipe nė tėrė vendin, pėr tė pėrhapur me tė gjitha mjetet mėsimin e gjuhės shqipe dhe pėr lėvrimin e saj tė mėtejshėm. Zhvillimi i lėvizjes kulturore shihej si njė nga mjetet mė tė rėndėsishme pėr ngritjen e ndėrgjegjes politike tė popullit dhe pėr forcimin e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve.

    Megjithatė, edhe nė kėto kushte u vunė re dallime ndėrmjet atdhetarėve shqiptarė, me pikėpamje radikale dhe atyre tė krahut tė moderuar, qė u shprehėn nė qėndrimet e ndryshme ndaj objektivit kryesor tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ndaj luftės politike pėr autonominė e Shqipėrisė, qė kundėrshtohej me ashpėrsi nga xhonturqit.Tė parėt theksonin se kishte njė dallim thelbėsor midis synimeve tė turqve tė rinj, qė pėrpiqeshin tė ruanin sundimin osman nė Shqipėri, dhe aspiratave tė shqiptarėve pėr ēlirimin kombėtar, midis asaj qė ishte arritur pas fitores sė revolucionit dhe programit themelor tė lėvizjes shqiptare, formimit tė njė Shqipėrie autonome. Ky krah radikal i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ndonėse kėmbėngulte pėr tė shfrytėzuar liritė e shpallura kushtetuese nė tė mirė tė lėvizjes pėr zhvillimin e arsimit e tė kulturės shqiptare, nuk e shihte kėtė si njė qėllim tė fundit, por si njė mjet pėr arritjen e objektivit themelor tė lėvizjes shqiptare, tė autonomisė sė Shqipėrisė dhe tė ēlirimit tė saj nga robėria osmane. Disa ditė pas shpalljes sė kushtetutės, mė 31 korrik 1908 gazeta “Kombi” shkruante se “dėshira dhe mejtimi i ēdo shqiptari duhet tė jetė vetėqeverimi dhe storasja (shpallja - shėn. i aut.) e njė konstitucie kombėtare, e njė shteti shqiptar. Atje duhet tė drejtohen tė gjitha veprimet tona”. Nė shkrimet e botuara nė gazetėn “Shkopi” (15 nėntor 1908) u bėhej thirrje shqiptarėve tė hapnin shkolla shqipe, por tė kėrkonin edhe tė drejtat e tyre politike, njohjen e kombit shqiptar nga qeveria osmane dhe tė punonin pėr vetėqeverimin e Shqipėrisė.
    Kėto qarqe atdhetare i mbaheshin pikėpamjes se kėrkesat politike, siē ishin ajo e njohjes sė kombit shqiptar dhe e autonomisė, nuk mund tė plotėsoheshin nė kuadrin e bashkėpunimit me xhonturqit, qė i kundėrshtonin ato, por vetėm me njė zhvillim dhe organizim tė pavarur tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ngjarjet e mėvonshme treguan se edhe nė luftėn pėr tė siguruar lirinė e shkollės e tė shkrimit shqip, qė pėrbėnin njė nga tė drejtat mė elementare njerėzore e kombėtare, shqiptarėt do tė ndesheshin me kundėrshtimin dhe me dhunėn e turqve tė rinj.

    Krahu i moderuar i lėvizjes kombėtare tė periudhės sė pasrevolucionit xhonturk, i mbahej pikėpamjes se shqiptarėt nė kėto kushte tė reja nuk duhej tė shtronin kėrkesa politike, por tė kufizoheshin vetėm me kėrkesa humanitare, arsimore e kulturore, tė punonin pėr tė pėrhapur arsimin nė Shqipėri nėpėrmjet klubeve, gazetave e shkollave shqipe, tė paktėn pėr njė periudhė 10-20- vjeēare. Kėto parashikohej tė arriheshin nėpėrmjet njė bashkėpunimi tė plotė e pa kushte me xhonturqit. Qėndrime tė tilla u shprehėn nga atdhetarė tė kėtij grupimi nė organet e ndryshme tė shtypit shqiptar, por sidomos nė gazetėn “Liria” (Selanik, 1908-1910), tė drejtuar nga Mithat Frashėri, drejtor pėr ēėshtjet e jashtme tė vilajetit tė Selanikut, e cila u bė zėdhėnėse e kėtij krahu tė moderuar. Nė shkrimet e botuara nė kėtė gazetė pas revolucionit (mė 17 korrik e 21 korrik, mė 18 gusht e 18 tetor 1908 etj.), theksohej se shqiptarėt do tė pėrmbushnin kėrkesat e tyre arsimore e kulturore dhe “do tė shijonin frytet e kulturės sė sotme, nėse do tė hynin nė komunitet me turqit” dhe “do tė bashkėpunonin me xhemijetin (Komitetin “Bashkim e Pėrparim”), i cili i do tė mirėn dhe i jep tė drejta ēdo kombi”; “se shqiptarėt dhe xhonturqit nuk i ndante asgjė”, se ata kishin “qėllime e dėshira tė njėjta” dhe se pėrparimi i Shqipėrisė nuk do tė arrihej “pa ndihmėn e mirėdashjen e qeverisė turke”.

    Nė tė vėrtetė turqit e rinj pas ardhjes nė fuqi hoqėn dorė nga premtimet, qė u kishin bėrė shqiptarėve pėr t’u dhėnė tė drejtėn e autonomisė. Nė ēėshtjen kombėtare ata mbajtėn qėndrim tė hapur shovinist. Pėrballė prirjeve autonomiste tė popujve tė shtypur, xhonturqit vunė doktrinėn e “osmanizmit”, e cila ishte shpallur nė kushtetutėn e vitit 1876 (Neni 8) dhe u pėrfshi pastaj edhe nė programin, qė Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” miratoi nė mbledhjen e mbajtur nė Selanik, nė ditėt e para tė shtatorit tė vitit 1908. Me ndihmėn e kėsaj doktrine, qė i shpallte tė gjithė shtetasit e Perandorisė “osmanllinj” dhe si tė tillė gjoja tė barabartė para ligjit, turqit e rinj synonin tė mohonin ekzistencėn e popujve tė tjerė e tė ēėshtjes kombėtare nė Turqi dhe tė mos u njihnin kombėsive joturke tė drejtat mė elementare. Ata shpallėn gjuhėn turke si gjuhė zyrtare e tė detyrueshme nė organet shtetėrore e nė shkollat. Doktrina e osmanizmit tregoi se xhonturqit do tė vijonin politikėn e vjetėr tė asimilimit tė popujve tė shtypur, tė turqizimit tė tyre. Njė politikė e tillė i ktheu nė fraza boshe parimet e mėdha demokratike tė shpallura nga xhonturqit gjatė revolucionit: “Liri”, “Barazi”, “Vėllazėri” dhe “Drejtėsi”.

    Nė rrethana tė tilla qysh nė periudhėn e parė tė pasrevolucionit dolėn nė shesh kontradiktat ndėrmjet Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, synimeve tė saj pėr vetėqeverisjen e vendit, madje edhe kėrkesave tė saj mė tė thjeshta kulturore-kombėtare dhe pushtetit tė turqve tė rinj, qė synonin tė ruanin me ēdo mjet sundimin e tyre mbi shqiptarėt e popujt e tjerė dhe tėrėsinė e Perandorisė Osmane. Nė kėto orvatje turqit e rinj u pėrkrahėn nga kategori tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, nga paria konservatore, e lidhur me interesa ekonomikė e politikė me kėtė Perandori, nga nėpunės tė aparatit shtetėror, rrethe burokratike-ushtarake etj. Ata u pėrpoqėn gjithashtu tė tėrhiqnin pas vetes edhe veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe veēanėrisht pėrfaqėsuesit e krahut tė saj tė moderuar.

  7. #87
    Klubet kombėtare (1908)



    Atdhetarėt rilindės, pa marrė parasysh pengesat qė nxirrnin xhonturqit, duke e vlerėsuar gjithnjė si detyrė kryesore luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha turke, shfrytėzuan mundėsitė legale qė u krijuan pas shpalljes sė kushtetutės pėr tė organizuar nė pėrmasa mbarėshqiptare lėvizjen politike-kulturore, pėr ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr bashkimin e popullit. Pėr kėtė qėllim menjėherė pas revolucionit u ngritėn klubet kombėtare, qė u shtrinė nė qytetet e nė fshatrat e vendit dhe nė qendra tė tjera tė Perandorisė ku kishte shqiptarė, filloi ngritja e shkollave shqipe, dhėnia e mėsimit tė gjuhės amtare nė shkollat e huaja nė Shqipėri dhe u bėnė pėrpjekje pėr miratimin e pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm pėr gjuhėn shqipe.

    Mė 31 korrik 1908 u themelua klubi “Bashkimi” i Manastirit, me kryetar Fehim Zavalanin qė sapo ishte liruar nga internimi, nėnkryetar Gjergj Qiriazin dhe sekretar Naum Naēin. Ishte ndėr klubet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme, qė luajti njė rol tė veēantė nė formimin e klubeve tė tjera dhe nė zhvillimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė periudhėn e regjimit xhonturk. Menjėherė pas themelimit tė tij, klubi i Manastirit dėrgoi nė qytetet e tjera tė vendit emisarėt e vet pėr tė propaganduar idetė kombėtare tė shqiptarėve, siē ishin bashkimi i vilajeteve tė Shqipėrisė dhe ruajtja e tėrėsisė sė saj. Nė shembullin e tij dhe me nismėn e atdhetarėve, u formuan nė muajt gusht-shtator 1908 klubi i Korēės, i Vlorės, i Elbasanit, i Shkodrės, i Shkupit (“Klubi arsimor shqiptar”), i Kumanovės, i Tetovės, i Beratit, i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janinės, i Filatit. Nė periudhėn e mėvonshme u ngritėn klubet shqiptare nė qytetet dhe nė qendrat e tjera tė Shqipėrisė, nė Tiranė, Durrės, Gramsh, Gjirokastėr, Ohėr, Strugė, Gjilan, Dibėr, Vuēiternė, Tepelenė, Delvinė, Filat, Follorinė, Kurvelesh, Pėrmet, Pogon, Konicė, Negovan, Bellkamen etj. Nė gjithė Shqipėrinė u ngritėn atėherė mė shumė se 40 klube.

    Klubet ishin organizata tė gjera demokratike, tė cilat pėrfshinin nė gjirin e tyre pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme tė popullsisė. Nė klube merrnin pjesė intelektualė, nėpunės tė aparatit shtetėror e mėsues shkollash, pėrfaqėsues tė borgjezisė qytetare, tė prodhuesve e tė tregtarėve tė vegjėl tė qytetit e tė fshatit, tė bejlerėve-ēifligarė, tė oficerėve, si edhe tė parisė tė lidhur me sunduesit osmanė. Ato bashkonin nė gjirin e tyre tė gjitha rrymat politike tė lėvizjes kombėtare, si atdhetarėt me pikėpamje radikale, ashtu edhe tė moderuarit, ndėrsa nė udhėheqjen e tyre zotėronin intelektualėt e dalluar edhe mė parė pėr veprimtari atdhetare. Klubet nuk kishin njė program tė vetėm e tė pėrbashkėt. Por statutet e tyre (si “Kanonizma e ligj’e klubit tė shqiptarėve nė Manastir”, Sofje, 1908; Kanonizma e klubit tė “Diturisė shqip” nė Korēė, 1908; Kanonizma e klubit tė Gjirokastrės “Drita”, 1908; “Rregullore e shoqėrisė sė shqiptarėve nė Janinė”, 1908 etj.), ndonėse ishin tė veēanta pėr secilin klub, kishin njė pėrmbajtje tė pėrbashkėt, qė i afronte klubet si organizata tė njėjta kombėtare. Pothuajse nė tė gjitha kėto statute kėrkohej qė kombi shqiptar tė gėzonte tė gjitha liritė qė garantoheshin nga njė regjim kushtetues, si edhe tė drejtėn e mėsimit tė gjuhės amtare; vihej si detyrė tė punohej pėr bashkimin e kombit shqiptar, pėr “tė ndriturit e tij duke pėrhapur dituritė”, pėr pėrhapjen e arsimit nė gjuhėn shqipe dhe pėr lėvrimin e saj, pėr ngritjen kulturore tė popullit duke hapur shkolla, shtypshkronja dhe duke botuar gazeta e libra.

    Pėr tė mos u dhėnė shkas xhonturqve tė mbyllnin klubet qė vepronin nė mėnyrė legale, atdhetarėt theksonin se, duke punuar pėr interesat e veēantė tė kombit shqiptar, ata do tė vepronin gjithashtu nė pajtim me “qėllimet e larta” tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. Ky qėndrim u pėrfshi nė shumė nga statutet e tyre, ndėrsa pothuajse nė tė gjitha ato thuhej se klubet “nuk do tė pėrziheshin nė ēėshtjet politike”. Nė tė vėrtetė, shumica e klubeve mori pjesė aktive nė tėrė jetėn politike tė vendit dhe mbrojti me vendosmėri interesat kombėtarė tė popullit shqiptar.

    Klubet gėzonin pėrkrahjen e popullit qė i quante ato si organet e veta nė luftėn pėr pėrmbushjen e aspiratave kombėtare. Nė mjaft raste popullsia njihte mė shumė autoritetin e klubeve, sesa atė tė administratės osmane.
    Nė periudhėn e parė pas revolucionit xhonturqit nuk guxuan tė dilnin haptazi kundėr klubeve, madje u detyruan pėr njė kohė “tė pajtoheshin” me zhvillimin e lėvizjes kulturore-arsimore shqiptare. Nė kėtė qėndrim tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim” ndikuan faktorė tė tillė politikė, si gjendja e nderė nė Shqipėri pas shpalljes sė kushtetutės, roli i madh qė luajtėn shqiptarėt nė Revolucionin e korrikut tė vitit 1908 dhe fakti qė turqit e rinj nuk e kishin stabilizuar ende diktaturėn e tyre ushtarake. Ndėrkaq, turqit e rinj shtypėn me rreptėsi ēdo prirje tė lėvizjes shqiptare pėr autonominė a pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, qė nuk munguan tė shfaqeshin edhe nė kėto kushte, ndėrsa nė ato raste, kur gjetėn mbėshtetjen e forcave turkomane vendase, ata u munduan tė pengonin formimin e klubeve shqiptare. Kėshtu, themelimi i klubit “Bashkimi” nė Elbasan u arrit pas njė konflikti ndėrmjet atdhetarėve shqiptarė e xhonturqve, qė pėrkraheshin nga elementėt turkomanė.

    Nė Tiranė e nė Durrės xhonturqit, duke pasur pėrkrahjen e disa klerikėve fanatikė dhe tė elementėve konservatorė turkomanė, penguan pėr njė kohė themelimin e klubeve shqiptare, qė u arrit pas qėndresės sė vendosur tė popullit kundėr klubit tė oficerėve dhe komiteteve xhonturke tė kėtyre qyteteve. Ngritja e klubit “Labėria” nė Vlorė u arrit gjithashtu pasi u kapėrcyen pengesat qė nxorėn xhonturqit dhe paria turkomane e kėtij qyteti. Nė Shkodėr nė vjeshtėn e vitit 1908 xhonturqit, tė mbėshtetur edhe nė ulematė e nė disa hoxhallarė fanatikė e turkomanė, shpėrndanė pėr njė kohė klubin e kėtij qyteti dhe kundėrshtuan tė gjitha kėrkesat pėr ngritjen e shoqėrive kulturore shqiptare. Kėtu Komiteti “Bashkim e Pėrparim” dhe ushtarakėt xhonturq arrestuan mė 26 gusht 1908 atdhetarin Dervish Hima, qė sapo ishte kthyer nė Shkodėr nga internimi, pėr shkak se kundėrshtoi propagandėn xhonturke, qė i shpallte shqiptarėt “osmanllinj” dhe mbrojti idenė e njė Shqipėrie tė lirė e tė pavarur.

    Ndėrkaq turqit e rinj, qysh nė fillim, duke u mbėshtetur nė elementėt e moderuar, si edhe nė ata turkomanė, si Arif Hiqmeti (nėnkryetar i klubit tė Selanikut) me shokė, arritėn tė ushtronin njė ndikim tė fuqishėm nė dy nga klubet mė tė rėndėsishme shqiptare, nė atė tė Stambollit e tė Selanikut, dhe u pėrpoqėn qė me anėn e tyre tė vinin nėn kontrollin e vet tė gjitha klubet, si dhe vetė lėvizjen kombėtare. Por shumica e atdhetarėve shqiptarė nuk ra pre e kėsaj veprimtarie, i dėnoi kėto orvatje tė xhonturqve dhe nuk u pajtua me ata shqiptarė qė bashkėpunuan me ta. Kėsaj periudhe i pėrket pamfleti i Andon Z. Ēajupit “Klubi i Selanikut”, nė tė cilin fshikullohet rėndė bashkėpunimi i drejtuesve tė kėtij klubi me xhonturqit.

    Si lėvizja kombėtare, ashtu edhe klubet nuk e humbėn karakterin e vet luftarak e tė pavarur. Tė ndodhur nėn vėzhgimin e vazhdueshėm tė autoriteteve osmane, klubet e kishin gjithnjė mė tė vėshtirė tė zhvillonin legalisht e haptazi veprimtarinė e tyre politike-kombėtare. Pėr kėtė arsye pranė tyre u krijuan komitete tė fshehta, tė cilat merreshin me propagandėn kundėrosmane dhe me organizimin e luftės pėr autonominė e vendit.

    Nga komitetet e para tė fshehta ishte ai qė u themelua nė Vlorė nė fund tė gushtit 1908, si organ drejtues i “Lidhjes kombėtare pėr pėrkrahjen e shkollave shqipe”. Ky komitet, i pėrbėrė kryesisht nga ushtarakė, propagandonte “idetė e pavarėsisė” dhe kishte si qėllim tė parė organizimin e “njė aksioni energjik pėr formimin e njė Shqipėrie autonome”. Pėr kėtė arsye ai u shpėrnda me ashpėrsinė mė tė madhe nga xhonturqit. Njė komitet i tillė i fshehtė u formua nė vjeshtėn e vitit 1908 pranė klubit “Bashkimi” tė Manastirit. Ky klub dėrgoi njerėz pėr themelimin e komiteteve tė fshehta nė qytetet e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės. Nė nėntor tė vitit 1908 komitetet e fshehta vepronin nė Korēė, nė Kolonjė e nė fshatrat pėrreth, nė Follorinė, nė Kozhanė, nė Selfixhe, nė tė gjitha qytetet e vilajetit tė Janinės, nė Gjakovė, nė Shkup dhe nė qendrat e tjera tė vilajetit tė Kosovės. Mė 7 dhjetor tė vitit 1908 konsulli austriak nė Manastir njoftonte Vjenėn se “komitete tė tilla tė fshehta qenė ngritur tanimė nė ēdo qytet dhe fshat tė Shqipėrisė”. Me nismėn e veprimtarit tė njohur tė lėvizjes kombėtare Themistokli Gėrmenji, Komiteti i fshehtė i klubit tė Manastirit vendosi lidhje me komitetet e fshehta maqedone dhe bashkėpunoi me to pėr tė siguruar armė.

    Komitetet e fshehta ndiqnin qėllime tė rėndėsishme politike, punonin pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit dhe pėr tė bashkuar, nėn drejtimin e tyre, gjithė shqiptarėt qė ishin tė gatshėm tė kundėrshtonin regjimin xhonturk dhe tė siguronin nė momentin e pėrshtatshėm autonominė e Shqipėrisė
    Me veprimtarinė e tyre klubet dhe komitetet e fshehta luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e lėvizjes kombėtare nė kėtė fazė tė re tė zhvillimit tė saj. Me nismėn e klubeve, pėr herė tė parė nė historinė e vendit, filluan tė botoheshin brenda nė Shqipėri dhe nė disa qytete tė tjera tė Perandorisė gazeta nė gjuhėn shqipe. Nė Korēė dolėn njėra pas tjetrės gazetat: “Korēa” (1908-1910), nėn drejtimin e Sami Pojanit; “Lidhja Orthodokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1912), nėn drejtimin e Mihal Gramenos; nė Manastir “Bashkim’i Kombit” (1909, 1910), nga Fehim Zavalani dhe mė pas “Drita” (1911-1912), nga Mustafa Hilmi Leskoviku; nė Shkup “Shkupi” (1911-1912), nėn drejtimin e Jashar Erebarės; nė Janinė “Zgjim’i Shqipėrisė” (1909-1910), nga Abdyl Hakiu; nė Elbasan “Tomori” (1910), nga Lef Nosi dhe organe tė tjera. Nga organet kryesore tė shtypit shqiptar ishin gjithashtu “Lirija” nė Selanik (1908-1910), nga Mithat Frashėri; “Shqipėtari” nė Stamboll (1909-1911), nga Dervish Hima etj. Pranė klubit tė Manastirit e klubeve tė tjera u ngritėn shtypshkronja pėr botimin e gazetave dhe tė librave shqip.

    Jashtė Shqipėrisė vijuan tė botoheshin organe tė tilla tė rėndėsishme tė shtypit atdhetar shqiptar, si “Shqypeja e Shqypenis” (1909-1911) nė Sofje, nėn drejtimin e Josif Bagėrit “Shkopi” (1907-1908) dhe “Rrufeja” (1909-1910) nė Egjipt, “Dielli” (1909-1910) nė Boston, “Liri e Shqipėrisė” (1911-1915) nė Sofje etj. Nė vitet 1908-1912 nė Shqipėri dhe jashtė botoheshin mė shumė se 35 organe tė shtypit shqiptar.

    Nė organet e shtypit gjetėn pasqyrim problemet dhe ngjarjet kryesore tė lėvizjes kombėtare tė viteve 1908-1912. Ato u bėnė propaganduese tė ideve kombėtare dhe mbrojtėse tė programit politik tė kėsaj lėvizjeje. Shumica e tyre edhe nė gjendjen e re tė krijuar pas shpalljes sė kushtetutės, quante si detyrė themelore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe pėr krijimin e shtetit kombėtar shqiptar. Gazeta “Kombi” shkruante pėr “ēporjen e xhonturqve dhe pėr vetėqeverisjen e Shqipėrisė” (24 korrik 1908); “Korēa” parashtronte hollėsisht kėrkesėn e formimit tė njė shteti autonom shqiptar duke bashkuar katėr vilajetet shqiptare nė njė tė vetėm, me kryeqytet Ohrin ose Manastirin, me gjuhėn shqipe si gjuhė zyrare, me njė vali tė emėruar nga Stambolli dhe me nėpunės, ushtri e oficerė shqiptarė (18 shkurt dhe 14 shtator 1909). Ideja e formimit tė njė shteti autonom shqiptar, tė njė “Shqipėrie pėr shqiptarėt” propagandohej edhe nga gazeta tė tilla, si “Dielli”, “Bashkim’i Kombit” etj.

    Me shkrimet e botuara, nė vitet 1909-1910, kur xhonturqit iu kundėrvunė nė pėrmasa mė tė gjera lėvizjes kulturore-kombėtare shqiptare, filluan tė mbyllnin shkollat shqipe dhe po u impononin shqiptarėve alfabetin arab, organet e shtypit atdhetar protestuan kundėr kėsaj politike obskurantiste dhe shoviniste tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. “Dielli” shkruante nė ato ditė se “sot punėrat nė Shqipėri janė mė keq se nė kohėrat e Abdyl Hamitit dhe se gjuha shqipe ndiqet mė tepėr se kurrė ndonjėherė” dhe u bėnte thirrje shqiptarėve “tė bashkoheshin dhe tė zinin luftėn e vėrtetė kundėr armiqve tė kombit tonė, luftėn e fundit kundėr xhonturqve” (17 shtator 1909).

    Organe tė tilla tė shtypit, si “Shqypeja e Shqypenis”, “Korēa”, “Dielli”, “Shqipėtari” etj., pasqyruan hap pas hapi konfliktin e madh qė shpėrtheu nė fillim tė vitit 1910 pėr ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, botuan njė varg shkrimesh pėr mbrojtjen e kulturės shqiptare, si edhe dhjetėra protesta, qė iu dėrguan parlamentit e qeverisė turke nga mėsuesit atdhetarė, nga nxėnėsit e shkollave dhe nga mitingjet qė u mbajtėn nė fillim tė vitit 1910. Gazeta “Korēa” shkruante mė 18 shkurt se me kėto mitingje populli shqiptar “tregoi gatishmėrinė e tij pėr tė mbrojtur shkronjat e veta qoftė edhe me gjak po tė ishte nevoja”. Me shkrimet e tij shtypi shqiptar u bė paralajmėtar i konfliktit tė madh qė po piqej nė Shqipėri ndėrmjet popullit shqiptar e xhonturqve, nė fushėn ekonomike, arsimore, kulturore e politike, pėr t’u shndėrruar mė pas nė njė luftė tė hapur tė armatosur.

    Shtypi atdhetar shqiptar u bė gjithashtu tribunė dhe propagandues i kryengritjeve tė mėdha kundėrosmane qė shpėrthyen nė Shqipėri nė vitet 1910-1912. Gazeta tė tilla, si “Kombi”, “Shqipėtari”, “Shqypeja e Shqypenis” etj., duke u bėrė jehonė ngjarjeve tė Kryengritjes sė Kosovės tė vitit 1910, shkruanin pėr qėndresėn e shqiptarėve tė Prishtinės, tė Kaēanikut, tė Shkupit, tė Gjakovės, tė Prizrenit, tė Pejės, tė Lumės etj. kundėr hordhive tė gjeneralit turk Shefqet Turgut pashės dhe dėnonin masakrat e papara tė ushtrisė turke mbi kryengritėsit, mbylljen e klubeve e tė shkollave shqipe, si edhe persekutimin e internimin e atdhetarėve shqiptarė (“Shqypeja e Shqypenis”, 15 maj 1910; “Shqipėtari”, 8 prill 1910, 26 maj 1910 etj.). Duke pėrkrahur Kryengritjen e Malėsisė sė Mbishkodrės, tė pranverės sė vitit 1911, shtypi atdhetar ftonte gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, tė rrėmbenin armėt, tė bashkoheshin dhe tė hidheshin nė kryengritjen e pėrgjithshme shqiptare pėr tė shpėtuar atdheun, pėr lirinė e Shqipėrisė (“Shqypeja e Shqypenis”, 2 prill 1911). Shtypi mbrojti programin e autonomisė sė Shqipėrisė, ose “Memorandumin e Greēės” tė vitit 1911, dhe kėrkoi qė ai tė vihej nė themel tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare (“Drita”, Manastir, 7 dhe 28 korrik 1911).

    Me shpėrthimin e Kryengritjes sė pėrgjithshme tė vitit 1912, veprimtarėt rilindės, nėpėrmjet artikujve tė botuar nė organet e shtypit, i tregonin popullit shqiptar se tanimė kishte ardhur koha tė zbatohej programi i autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė, kėrkonin nga Stambolli qė tė njihte Shqipėrinė autonome dhe u bėnin thirrje kryengritėsve ta ēonin deri nė fund luftėn, “tė merrnin fuqinė nė dorė tė tyre dhe tė ngrinin njė qeveri tė pėrkohshme qė tė mbante sigurimin e vendit” (“Liri e Shqipėrisė”, Sofje, 18 qershor 1912, 11 gusht 1912).

    Lufta pėr autonominė e Shqipėrisė trajtohej nė shtypin atdhetar e lidhur ngushtė me qėndresėn ndaj politikės shoviniste tė shteteve fqinje, tė cilėt kundėrshtonin ēdo pėrpjekje pėr formimin e njė shteti autonom shqiptar. Gjithė veprimet e kėtyre shteteve, theksonte shtypi shqiptar mė 1912, nė pragun e Luftės Ballkanike, qė nga ngritja e shkollave tė huaja e ndėrhyrjet e vazhdueshme nė Shqipėri dhe deri tek armatosja e pėrgatitjet pėr luftė, dėshmonin pėr synimet e tyre pėr copėtimin e trojeve shqiptare (“Drita”, 7 qershor 1912). Nė kėto kushte, kur, siē theksohej nė organet e shtypit, Shqipėrisė i kanosej rreziku i copėtimit, kur po vihej nė pikėpyetje vetė ekzistenca e saj dhe e kombit shqiptar, shtrohej si detyrė e ngutshme shkėputja e Shqipėrisė nga Turqia dhe formimi i njė shteti tė veēantė shqiptar (“Liri e Shqipėrisė”, 27 shkurt 1912).
    Idetė atdhetare e pėrparimtare tė propaganduara nga shtypi shqiptar ndikuan fuqishėm nė luftėn e popullit shqiptar pėr bashkimin dhe pėr ēlirimin kombėtar.

  8. #88
    Ēelja e shkollave shqipe dhe pėrhapja e mėsimit shqip (korrik-nėntor 1908)



    Ndonėse u njihte tė drejtėn e arsimimit tė gjithė shtetasve tė Perandorisė, pa dallim feje, kushtetuta turke, duke i shpallur ata si “osmanllinj” dhe turqishten si gjuhė mėsimi zyrtare e tė detyrueshme nė shkolla, mohonte nė thelb tė drejtėn e popujve joturq, rrjedhimisht edhe tė shqiptarėve, pėr t’u arsimuar nė gjuhėn amtare dhe pėr tė pasur shkollat e tyre kombėtare. Nė kėto kushte ēelja e shkollave shqipe dhe pėrhapja nė popull e mėsimit dhe e kėndimt shqip, ashtu si mė parė, mbeti atribut i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė i klubeve dhe i shoqėrive atdhetare shqiptare.

    Qysh nė ditėt e para tė formimit klubet, nė pėrputhje me statutet e programet e tyre, u bėnė qendra tė veprimtarisė kulturore tė atdhetarėve shqiptarė, tė pėrpjekjeve pėr hapjen e shkollave dhe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Me nismėn e tyre dhe me pėrkrahjen aktive tė popullit brenda pak muajve u hapėn shkolla jo vetėm nė qytete, por edhe nė fshatra. Nga shkollat e para fillore shqipe, tė ēelura pas shpalljes sė kushtetutės, ishte ajo e Elbasanit, qė u hap mė 2 gusht 1908. Nė gusht u hapėn gjithashtu shkolla tė tjera shqipe, si ajo e Vlorės, e Kaninės, e Tiranės dhe dy shkollat e Beratit. Gjatė muajve shtator-tetor 1908 u ēel shkolla e parė shqipe nė Gjirokastėr (shkolla “Liria”), rifilloi shkolla e vajzave e Korēės, u hap po nė kėtė qytet njė shkollė fillore pėr djem, tė dyja nėn administrimin e misionit protestant, si edhe shkollat shqipe nė Filat e nė Luros tė Ēamėrisė. Me pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė u hap njė shkollė shqipe nė qytetin e Manastirit dhe njė tjetėr nė Nistrovė tė Dibrės, ndėrsa nė Prizren vijonte tė funksiononte shkolla shqipe e ngritur mė parė.

    U bėnė hapat e parė edhe pėr hapjen e shkollave shqipe nė fshatra. Nė gusht tė vitit 1908 u ēel shkolla e parė shqipe nė Myzeqe, nė katundin Libofshė dhe po nė kėtė periudhė tė parė pas shpalljes sė kushtetutės, me nismėn e klubit tė Beratit dhe tė atdhetarit Hasan Koprėncka, u ngritėn tri shkolla shqipe nė katundet Koprėnckė, nė Gostenckė dhe nė Ēorovodė. Nė nėntor filloi tė funksionojė njė shkollė shqipe nė Bellkamen.
    Nė disa nga qytetet e Shqipėrisė, si nė Elbasan, nė Berat, nė Vlorė, nė Tiranė etj., hapja e shkollave shqipe u shoqėrua me manifestime popullore, ku morėn pjesė mijėra njerėz, dhe me ceremoni, ku u mbajtėn fjalime me frymė atdhetare dhe u hodhėn parullat “Rroftė liria!”, “Rroftė gjuha shqipe!”, “Rroftė Shqipėria!” etj.

    Ngritja e lėvizjes kulturore nė Shqipėri e shtyti Vjenėn, qė nėpėrmjet ambasadorit tė saj nė Stamboll, Pallaviēini, t’i kėrkonte Portės sė Lartė tė fuste mėsimin e gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat shtetėrore tė viseve shqiptare. Duke e parė lėvizjen pėr mėsimin e gjuhės shqipe si njė aspiratė tė pėrgjithshme tė kombit shqiptar, Vjena e paralajmėronte Stambollin qė tė mos e kundėrshtonte atė dhe tė mos ua linte shqiptarėve ta arrinin vetė. Austro-Hungaria synonte qė me kėtė ndėrhyrje “tė siguronte epėrsinė nė ēėshtjen shqiptare, e cila po merrte njė rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe”.

    Tė themeluara me nismėn e klubeve dhe tė atdhetarėve shqiptarė, shkollat shqipe nuk u ngritėn mbi dasitė fetare dhe, ndryshe nga ato turke, greke, vllahe, sllave etj., bashkonin fėmijėt e tė gjitha besimeve, myslimanė e tė krishterė. Ato dalloheshin gjithashtu pėr karakterin e tyre kombėtar shqiptar e laik. Shkollat u kthyen jo vetėm nė qendra tė arsimimit tė shqiptarėve, por edhe nė vatra tė zgjimit e tė bashkimit tė tyre kombėtar.

    Megjithėse nė kushtet kur mungonte njė sistem shtetėror i arsimit kombėtar, shkollat shqipe nuk kishin njė program unik, nė shumicėn e tyre, krahas lėndėve tė kulturės sė pėrgjithshme (qė jepen nė tė gjitha shkollat fillore tė ēdo vendi, si bukurshkrimi, kėnga, vizatimi, aritmetika etj.), mėsoheshin si tė veēanta gjuha dhe letėrsia shqipe, historia e Shqipėrisė, gjeografia e Shqipėrisė etj.
    Ngritja e shkollave dhe mėsimi i gjuhės shqipe u shndėrruan nė njė lėvizje tė gjerė patriotike. Shkollat i ndiqnin jo vetėm fėmijėt, por edhe tė rriturit, pėr tė cilėt u krijuan posaēėrisht kurse tė mbrėmjes, ku mėsonin shkrim e kėndim zanatēinjtė, tregtarėt, shegertėt, nėpunėsit dhe nė katunde bujqit. Vetėm klubi “Bashkimi” i Manastirit ngriti nė kėtė qytet disa kurse nate. Nė klubin e Elbasanit ishte ngritur njė shkollė nate, ku mėsonin shkrim e kėndim ēdo mbrėmje rreth 60-70 djem tė rinj, myslimanė e tė krishterė. Kurse tė tilla qenė ngritur gjithashtu pranė klubeve tė tjera ose pranė shkollave, nė Korēė, Gjirokastėr, Janinė, Filat, Vlorė, Tiranė, Durrės, Shkodėr, Prizren, Shkup, nė disa fshatra tė Skraparit etj. Klubet shqiptare plotėsonin nė atė kohė, nė njė farė mėnyre, mungesėn e shkollave shtetėrore shqipe.

    Sipas tė dhėnave dokumentare arkivore dhe atyre tė shtypit shqiptar, nė periudhėn gusht-nėntor 1908 nė trevat shqiptare qenė ngritur rreth 20 shkolla tė ditės e 15 kurse a shkolla tė mbrėmjes, qė dėshmonin pėr njė pėrparim tė rėndėsishėm nė lėmin e arsimit kombėtar, tė panjohur mė parė nė Shqipėri.
    Mėsimin e gjuhės shqipe dhe tė lėndėve tė tjera nė kėto shkolla e jepnin mėsuesit patriotė, si Hysen Ceka, Babė Dudė Karbunara, Petro Nini Luarasi, Andrea Konomi, Thoma Papapano, Nuēi Naēi, motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Josif Bagėri, Musa Demi, Jani Minga, Jovan Ndreko, Toli Xhaxhollari etj. Meqenėse nuk mjaftonin mėsuesit, dhėnia e mėsimit tė gjuhės shqipe u bė njė ēėshtje nderi e njė detyrė e lartė atdhetare pėr gjithė ata qė mund ta kryenin atė, pėr “djemtė myslimanė e tė krishterė me zemėr tė nxehtė”, sikurse i quante nė njė nga letrat e tij tė tetorit 1908 atdhetari Sotir Kolea.

    Gjuha shqipe mėsohej edhe nė mėnyrė individuale ose nė kurse tė drejtuara nga mėsues e tė rinj atdhetarė, nė qytete e nė fshatra tė Shqipėrisė, qė ndiqeshin kryesisht nga tė rriturit, nga nėpunės tė ndryshėm, hoxhallarė e mėsues tė shkollave turke etj.
    Duke marrė parasysh vėshtirėsitė e mėdha pėr hapjen e shkollave shqipe nga klubet dhe nga vetė populli, atdhetarėt shqiptarė bėnė pėrpjekje qė mėsimi i gjuhės shqipe tė pėrfshihej nė sistemin shtetėror shkollor, nė shkollat shtetėrore turke dhe nė ato tė huaja, greke etj., qė kishin buxhet tė rregullt. Ky do tė ishte hapi i parė pėr kthimin mė pas, tė paktėn tė shkollave fillore, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi. Qysh nė fillim tė gushtit tė vitit 1908, nė Tiranė, me pėrpjekjet e komisionit tė kryesuar nga Refik Toptani, u arrit tė futej mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat turke e nė atė greke tė kėtij qyteti. Klubi “Bashkimi” i Elbasanit dhe atdhetarėt e kryesuar nga Aqif pashė Elbasani mblodhėn mjetet e nevojshme financiare pėr tė paguar mėsuesit, qė do tė jepnin mėsimin e shqipes nė shkollat shtetėrore dhe caktuan nga njė mėsues tė gjuhės shqipe pėr katėr shkollat fillore turke, pėr dy shkollat greke, si dhe njė mėsuese pėr vajzat. Pranė klubit “Bashkimi” tė Elbasanit u ngrit njė kurs mujor pėr pėrgatitjen e mėsuesve pėr gjuhėn shqipe. Me gjithė kundėrshtimin e valiut tė provincės sė Manastirit nga varej Elbasani, me kėmbėnguljen e atdhetarėve elbasanas gjuha shqipe filloi tė mėsohej nė shkollat turke tė atij qyteti qysh nė vjeshtėn e vitit 1908. Po nė shtator u fut gjuha shqipe si gjuhė mėsimi nė shkollėn e komunitetit ortodoks tė Elbasanit, ndėrsa gjuhės greke iu la vendi i dytė.

    Nė Korēė, me nismėn e klubit tė kėtij qyteti, nė fillim tė nėntorit u fut gjuha shqipe si lėndė mėsimi nė shkollėn fillore turke. Pas kėrkesave energjike tė mėsuesve dhe tė nxėnėsve gjirokastritė, administrata osmane u detyrua tė fuste shqipen edhe nė shkollat turke tė Gjirokastrės. Mėsimi i shqipes u fut gjithashtu nė shkollat shtetėrore turke tė Vlorės dhe nė shkollėn turke pėr vajza tė Beratit. Nė Vlorė qė nė vitin shkollor 1908-1909 gjuha shqipe filloi tė mėsohej edhe nė shkollėn greke tė kėtij qyteti, qė kishte si drejtor mėsuesin atdhetar Jani Minga. Futja e mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat greke ose tė komunitetit ortodoks u arrit pas kapėrcimit tė pengesave qė nxirrnin qarqet politike tė Greqisė dhe klerikėt ortodoksė shqiptarė, qė u shėrbenin atyre.
    Me nismėn e disa mėsuesve e klerikėve atdhetarė shkrimi e kėndimi shqip mėsohej edhe nė shkollat turke tė disa fshatrave, si nė Bilisht, nė Kolonjė, nė Devoll, nė Frashėr etj.

    Pėrpjekje pėr futjen e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore turke, madje edhe pėr shndėrrimin e tyre nė shkolla shqipe bėri nė shtator tė vitit 1908 klubi i Shkupit dhe veēanėrisht Nexhip Draga, qė ishte njė nga drejtuesit e tij. Nė disa shkolla fillore tė fshatrave tė Kosovės, si nė Pakashticė, nė Dumnicė, nė Dumosh etj., mėsuesit e klerikėt atdhetarė, si Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Bajram Dumnica etj., bėnė pėrēapje pėr tė futur mėsimin e gjuhės shqipe dhe pėr t’u mėsuar fėmijėve shkrimin e kėndimin e shqipes.

    E ndodhur pėrballė kėrkesave kėmbėngulėse tė popullsisė shqiptare pėr ngritjen e shkollave shqipe, Ministria e Arsimit nxori nė tetor tė vitit 1908 urdhėresėn sipas sė cilės gjuha shqipe futej si lėndė mėsimi nė shkollat shtetėrore turke, nė ato fillore (mejtepet) dhe gjysmė tė mesme (ruzhdie). Edhe pse qeveria, nėpėrmjet administratės lokale, nxirrte pengesa tė shumta pėr zbatimin e kėtij dekreti, publikimi i tij i dha njė shtysė tė re lėvizjes pėr futjen e gjuhės shqipe si lėndė mėsimi nė tė gjitha shkollat shtetėrore. Nė fundin e tetorit klubi shqiptar “Bashkimi” i Janinės vendosi tė fuste gjuhėn shqipe nė tė gjitha shkollat turke, si dhe tė themelohej nė Janinė njė shkollė shqipe pėr pėrgatitjen e mėsuesve tė gjuhės shqipe pėr gjithė vilajetin.

    Edhe nxėnėsit e shkollave tė Prishtinės dhe ata tė gjimnazit tė Manastirit, duke pėrfituar nga dekreti i qeverisė turke, kėrkuan nėpėrmjet peticioneve dėrguar Stambollit, qė gjuha shqipe tė mėsohej edhe nė shkollat e mesme. Qeveria turke u detyrua t’i pranonte kėto kėrkesa dhe urdhėroi qė gjuha shqipe tė mėsohej edhe nė shkollat e mesme (idadie) tė kėtyre qyteteve. Nė vjeshtėn e vitit 1908 mėsimi i gjuhės shqipe u fut nė gjimnazin shtetėror turk tė Manastirit.
    Nė kohėn kur qeveria turke nuk bėnte asnjė shpenzim pėr shkollat shqipe dhe i nxirrte pengesa tė shumta pėrhapjes sė tyre, ato mbaheshin vetėm me pėrkrahjen e ndihmėn materiale qė jepte populli dhe klubet shqiptare; nė shumė qytete, si nė Elbasan, nė Tiranė etj., me nismėn e klubeve dhe tė atdhetarėve, qė nė gusht tė vitit 1908 u krijuan pėr kėtė qėllim fonde kombėtare. Nė qytetin e Beratit pėr mbajtjen e dy shkollave u caktua me kėrkesėn e atdhetarėve njė taksė prej 10 paresh pėr ēdo lėkurė qė shitej dhe u vendos tė vihej monopoli mbi shitjen e vajgurit. E njėjta gjė ndodhi edhe nė qytetet e tjera.

    Ngritja e shkollave shqipe dhe pėrhapja e mėsimit tė gjuhės shqipe solli shtimin e nevojave pėr abetare e libra shqip, tė cilėt dėrgoheshin nė Shqipėri nga kolonitė atdhetare tė mėrgimit, nga ajo e Bukureshtit dhe e Sofjes. Kėrkesa tė shumta pėr libra shqip u vinin ēdo ditė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, klubit tė Korēės dhe klubeve tė tjera, sidomos shoqėrisė “Bashkimi” tė Bukureshtit dhe shtypshkronjės “Mbrothėsia” tė Kristo Luarasit nė Sofje. Nė njė nga letrat e tij tė gushtit 1908, klubi i Manastirit i shkruante shoqėrisė “Bashkimi” tė Bukureshtit se “tėrė Shqipėria kėrkonte libra”. Qindra abetare e libra shqip i kėrkoheshin klubit tė Elbasanit nga popullsia e kėtij qyteti, si edhe nga Peqini, Gramshi e Lushnja, ndėrsa nga Vlora nė fund tė gushtit 1908 u kėrkuan 1 000 abetare tė Sami Frashėrit dhe 800 libra kėndimi, tė cilat u shpėrndanė edhe nė rrethin e Beratit. Kėrkesa tė shumta pėr libra shqip i vinin klubit tė Korēės nga ky qytet dhe mė shumė nga Kolonja, Starova, Opari e nga fshatra tė tjera.
    Mė tė kėrkuar ishin librat e Sami Frashėrit, si “Abetarja”, “Shkronjėtorja”, “Dheshkronja”; librat e Naim Frashėrit, si “E kėndimit e ēunave kėndonjėtoreja”, “Mėsimet”, “Dituritė“, “Gjithėsia”, “Vjersha pėr mėsonjėtoret e para”, si edhe veprat e tjera, si “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (e Sami Frashėrit); “Bagėti e Bujqėsija”, “Lulet e verės” dhe “Skėnderbeu” (tė Naim Frashėrit); “Mirėvetia” e “Numeratorja” (tė Jani Vretos); “Abetarja” (e Gasper Benusit); “Fizika” (e Gjergj Qiriazit) etj.

    Qysh nė ditėt e para pas shpalljes sė kushtetutės, nė fund tė korrikut dhe nė fillim tė gushtit 1908, Shoqėria “Bashkimi” e Bukureshtit dėrgoi nė Shqipėri (klubit tė Manastirit) 20 000 copė abetare e libra tė tjerė shqip. Nė Korēė brenda disa javėsh u shitėn 15 000 abetare shqipe. Kristo Luarasi, nė njė nga letrat e tij tė 4 gushtit, shkruante se pėrveē 400 librave qė kishte bėrė gati pėr t’i dėrguar nė Shqipėri, do tė “ēonte nė Tiranė edhe 1 000 abetare gegėrisht dhe 800 libra tė tjerė, qė i kishte gati nė Sofje”.

    Zhvillimi i lėvizjes politike-kulturore kombėtare ndeshi jo vetėm nė pengesat e autoriteteve xhonturke, por edhe nė kundėrshtimin e atyre klerikėve konservatorė, myslimanė e ortodoksė, qė u shėrbenin fuqive tė huaja. Nė Tiranė, nė Durrės, nė Shkodėr, nė Ohėr, nė Strugė, nė Dibėr dhe nė vende tė tjera klerikėt turkomanė u pėrpoqėn tė ndalonin shkrimin dhe mėsimin e gjuhės shqipe, duke e shpallur atė nė kundėrshtim me fenė myslimane e me kuranin. Nė disa nga kėto qendra administrata lokale turke kėrcėnonte me internim atdhetarėt qė pėrhapnin shkrimin e shqipes, ndėrsa nė Shkodėr nxiti klerikėt fanatikė myslimanė t’i dėrgonin telegrame tė stisura Ministrisė sė Brendshme, nė tė cilat thuhej se nuk njihnin gjuhė tjetėr zyrtare veē turqishtes.

    Edhe shovinistėt grekė e klerikėt ortodoksė grekomanė u orvatėn tė pengonin hapjen e shkollave tė para shqipe nė Shqipėrinė e Jugut. Kėta vijuan tė pėrdornin pėr kėtė qėllim tė gjitha mjetet e mundshme qė nga kėrcėnimet, mallkimet e shkishėrimet e atdhetarėve qė dėrgonin fėmijėt nė shkollat shqipe dhe deri te bandat e andartėve.
    Megjithatė, falė entuziazmit tė popullit dhe punės kėmbėngulėse tė klubeve kėto vėshtirėsi u kapėrcyhen dhe u krijuan kushtet pėr thirrjen e Kongresit Kombėtar tė Manastirit.

  9. #89
    Kongresi i Manastirit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe (14-22 nėntor 1908)



    Pėrhapja e shkollave dhe e mėsimit tė gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės kombėtare nė pėrgjithėsi, shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė alfabeti tė vetėm. Rilindėsit me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem gjuhėsor e kulturor, por edhe si njė ēėshtje politike, njė shenjė dasie, qė pengonte bashkimin e shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.

    Vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė epoke tė tėrė tė Rilindjes, falė veprimtarisė krijuese nė lėmin e gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave tė tėrė tė iluministėve shqiptarė, gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė etj. Njė ndihmesė tė vyer dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė revista “Albania” (Bruksel-Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės. Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit, nė vitin 1879, ndonėse shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta zgjidhte pėrfundimisht kėtė ēėshtje. Alfabeti i Stambollit u pėrhap vetėm nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e Veriut, posaēėrisht nė Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr shkrimin e shqipes, ai i shoqėrisė “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitėve) dhe alfabeti i shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė shumė nga klerikėt katolikė. Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin tė gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndėrmjet tyre.

    Nė rrethana tė tilla, vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe do tė arrihej jo vetėm nė luftė me sunduesit e huaj osmanė, qė pėrpiqeshin ta pengonin atė si njė arritje qė do tė ēonte nė afirmimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, por edhe duke kapėrcyer frymėn dhe interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve kulturore shqiptare, qė ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara nga e kaluara.
    Ndonėse nė thelb ishte njė ēėshtje kulture, njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe paraqitej njėherazi njė nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė kohės, zgjidhja e tė cilit do tė varej nga zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, thirrja e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe u bė e mundur vetėm nė rrethanat e reja, qė u krijuan pėr lėvizjen kulturore-kombėtare pas shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.

    Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, qė luante rolin kryesor ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e kėtij klubi, menjėherė pas themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje si detyrėn mė tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve gusht-shtator, pasi kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e kongresit kombėtar pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė “Zėdhėnien” qė u shpėrnda me kėtė rast, ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres “gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė Shqipėrisė”, si edhe “ēdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u prit mirė nga atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike brenda e jashtė vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė kongres.

    Kongresi u hap nė Manastir mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj.

    Kongresi i Manastirit pėr ēėshtjet qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga tubimet mė tė gjera e mė pėrfaqėsuese nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me tė drejtė si kuvendi mė i rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e kulturore tė shqiptarėve nė fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin shkrimtarėt dhe publicistėt mė tė njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe, laikė e klerikė, si Gjergj Fishta, Nikollė Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashėri, Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarė tė lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve shqiptare, si Bajram e Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitėr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashėri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashėri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, ndėrsa nėnkryetarė Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg arsyesh tė diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar (si Faik Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij Kongresi.
    Gjatė dy ditėve tė para tė Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė hapura, ku morėn pjesė, pėrveē delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė shkollave tė Manastirit, si edhe banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth 400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan nė manifestime kombėtare, nė tė cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr nevojėn e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė, si dhe pėr pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.

    Vendin kryesor nė punimet e Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e hapura, e zuri ēėshtja e caktimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė u bėnė nė ditėt e para, tė gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė vendosej duhej tė kishte si bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė tej u ndanė, prandaj nė ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė komision prej 11 vetash, tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė njohėsit mė tė mirė tė gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit, tė “Bashkimit”, tė “Agimit”, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar. Komisionit iu dhanė fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.

    Pas shumė diskutimesh Komisioni vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim asnjėri nga tri alfabetet e pėrmendura mė sipėr, por tė krijohej njė alfabet i ri mbi bazėn e atij latin, duke u dhėnė shkronjave latine vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat e gjuhės shqipe. Por Komisioni ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e shkronjave dyshe, qė nevojiteshin pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin latinishtes (pėr dh, gj, nj, th etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė diskutimesh (17-19 nėntor), anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė vendimin e Kongresit, “tė shtyrė edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme”, nuk arritėn tė caktonin njė alfabet tė vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn “tė kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me tė bashkė edhe njė abece thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė mes tė shqiptarėve”. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė shkolla.

    Ky vendim, qė vetė Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me “disa shkaqe tė pėrjashtme” dhe pikėrisht me nevojėn pėr tė shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr korrespondencat me jashtė. Nė tė vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk kuptoheshin vetėm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqėritė e ndryshme shqiptare, qė ishin pėr alfabetin e Stambollit (nė Shqipėrinė e Jugut) dhe atė tė “Bashkimit” nė Gegėri e sidomos nė Shkodėr. Vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht dy alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar pėrēarje nė radhėt e delegatėve dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė ai u quajt si njė zgjidhje e pėrkohshme pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm.
    Ndonėse nuk caktoi njė alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė Manastirit ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė bashkimin politik dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė kombit shqiptar. Me kėtė vendim iu dha fund kaosit qė mbretėronte deri atėherė nė ēėshtjen e shkrimit tė shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin pėrhapur nė Shqipėri e nė kolonitė e mėrgimit, tani do tė pėrdoreshin vetėm dy, edhe kėta bashkėrisht. Pėrveē kėsaj, duke vendosur pėr dy alfabete, qė mbėshteteshin nė atė latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njėherė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar, kundėr orvatjeve tė xhonturqve pėr t’u imponuar alfabetin arab dhe pėr t’i identifikuar ata me turqit.

    Atė qė nuk e ēoi dot deri nė fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi pėrfundimisht vetė jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenė i papėrzier e mė homogjen nga karakteri i shkronjave, mė i lehtė e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė e mė shumė dhe nga fundi i Luftės sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i pėrbashkėt e i vetėm pėr gjithė shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės shqipe.
    Megjithėse ēėshtja e njėsimit tė alfabetit zuri vendin kryesor nė punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė Kongresi nuk ishte njė mbledhje thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim politik. Krahas tubimeve tė hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta kushtuar ēėshtjeve politike tė ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto mbledhje ishin marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, lufta pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar, pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė vendit, si edhe marrėdhėniet me shtetet evropiane. Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve dhe vendimet qė u morėn nė kėto mbledhje, u pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash qė iu dha deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve. Ky program ėshte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr autonominė territoriale-administrative tė Shqipėrisė.

    Vendin kryesor nė program e zinin kėrkesat politike pėr “njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe tė gjuhės shqipe”. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nė tė katėr vilajetet, zgjedhja e tė gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave tė tyre dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri nė dy vjet e gjysmė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė nga shkollat ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.
    Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė drejtave tė saj, ishte edhe themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė do tė arrihej duke i kthyer tė gjitha shkollat shtetėrore turke nė Shqipėri, ato fillore, qytetėse e tė mesme, nė shkolla kombėtare dhe duke vendosur gjuhėn amtare shqipe “si gjuhė mėsimi nė tė gjitha kėto shkolla shtetėrore”, ndėrsa turqishtja do tė mėsohej si lėndė e veēantė, duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore. Tė lidhura ngushtė me kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr kthimin e shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e krishterė, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetėrore. Kėto shkolla do tė mbaheshin me tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat duhej tė administroheshin nga shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė shtetit osman. Pėr t’u prerė rrugėn ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e tė Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė klerikėt katolikė e ortodoksė tė paguheshin nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i propagandave tė huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj greke.
    Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr themelimin e njė universiteti shqiptar, qė kishte qenė aspiratė e hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e profesorėve pėr kėtė universitet do tė dėrgoheshin ēdo vit, me bursa tė shtetit, tė rinj qė do tė mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe tė ShBA-sė. Po kėshtu kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė njė nga qytetet e Shqipėrisė.

    Programi pėrmbante gjithashtu njė varg masash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr tė cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin masat pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave nga sipėrmarrės shqiptarė, pėr ngritjen e ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe etj. Nė pjesėn ekonomike pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim tė ndalonte ekspansionin ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė veēantė t’u jepte mundėsi borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte nė dorė tregun dhe ekonominė e Shqipėrisė.
    Programi politik, i miratuar nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme pėr organizimin e njė shteti autonom, si veēimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes sė tyre, ai pati rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi shpresat e tyrqve tė rinj dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg problemeve politike e luftės kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij dėshmonte gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė kushtetutės kishte ruajtur karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.

    Kongresi i Manastirit shėnoi gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė ngritjen e shkallės sė organizimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar, vendimet qė mori pėr ēėshtje tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė mėnyrė tė veēantė, njohja faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me tė cilin do tė mbanin lidhje gjithė klubet e tjera, dėshmojnė pėr vendosjen e njė bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e politike-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e klubit “Bashkimi” tė Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin kėtė masė si njė pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve shqiptare.
    Vendimi pėr t’i dhėnė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, qė qėndronte nė krye tė luftės pėr tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė klubi qendror, u arrit pas kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr t’u imponuar klubeve e shoqėrive shqiptare udhėheqjen politike dhe organizative tė klubit tė Stambollit, drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht, njiheshin si pėrkrahės tė xhonturqve.

    Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e re tė popullit shqiptar. Pėr herė tė parė pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), u mblodhėn nė kėtė Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr ato politike, qė ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė kulturės e tė arsimit shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

  10. #90
    Shqipėria gjatė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1908 dhe Kundėrrevolucionit tė prillit tė vitit 1909



    Zgjedhjet pėr nė parlamentin turk u bėnė sipas ligjit elektoral tė shpallur nga xhonturqit mė 15 shtator 1908, i cili nuk njihte kombėsitė joturke dhe i shpallte tė gjithė banorėt e Perandorisė “osmanllinj”. Ai vinte si kusht pėr tė qenė deputet pranimin e pėrkatėsisė nė “kombėsinė” osmane, njohjen e gjuhės turke, si dhe caktonte pėr kėtė njė cenz tė lartė pasurie, duke pėrjashtuar kėshtu nga zgjedhjet shtresa tė gjera tė popullsisė fshatare e qytetare. Por xhonturqit e shkelėn edhe kėtė ligj, i kufizuan mė shumė tė drejtat e kombėsive joturke nė zgjedhje.

    Fushata elektorale e muajve tetor-nėntor u zhvillua nė Shqipėri nė njė gjendje tė nderė dhe u shoqėrua me konflikte ndėrmjet atdhetarėve shqiptarė e xhonturqve. Nė zona tė tėra popullsia shqiptare, duke kujtuar se regjistrimi i popullsisė qė xhonturqit ndėrmorėn pėr zgjedhjet bėhej pėr shtimin e taksave, e bojkotuan atė. Pėr shkak tė veprimeve arbitrare tė xhonturqve, nė vilajetet e Kosovės dhe tė Shkodrės pati protesta, konflikte e pėrleshje me autoritetet lokale. Si pasojė, krahina tė tėra tė shqipėrisė nuk morėn pjesė nė zgjedhje. Popullsia katolike e Shkodrės, pėr shkak tė shkeljes sė ligjit elektoral, i bojkotoi zgjedhjet; po kėshtu veproi edhe popullsia e Mitrovicės, nė vilajetin e Kosovės. Pothuajse gjithė popullsia e sanxhakut tė Prevezės, shumica e asaj tė sanxhakėve tė Gjirokastrės e tė Janinės etj., qė pėrbėheshin nga ēifēinjtė, u pėrjashtuan nga e drejta elektorale. Pėrveē kėsaj, xhonturqit pėrdorėn tė gjitha mjetet pėr t’i detyruar zgjedhėsit tė votonin pėr deputetėt turq e proturq, qė ishin kandidatė tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”.

    Nė Vlorė e nė Berat xhonturqit organizuan njė fushatė tė ashpėr kundėr kandidaturės sė Ismail Qemalit. Megjithatė, nė saje tė veprimtarisė sė klubeve dhe tė atdhetarėve, popullsia e sanxhakut tė Beratit e zgjodhi atė deputet. Nė Elbasan klubet dhe atdhetarėt e tjerė vunė pėrballė kandidaturės sė Abdullah Mahir efendiut, qė pėrkrahej nga xhonturqit, atė tė atdhetarit doktor Ibrahim Temo. Megjithėse gėzonte mbėshtetjen e atdhetarėve elbasanas e sidomos tė tė rinjve me ndjenja kombėtare, pėr shkak tė propagandės sė xhonturqve dhe ithtarėve tė tyre, doktor Ibrahim Temoja nuk arriti tė zgjidhej si deputet i kėtij sanxhaku. Nė Dibėr forcat atdhetare tė vendit hynė nė konflikt me xhonturqit, qė kėrkonin t’u impononin si kandidatė pėr deputetė pėrkrahėsit e tyre, elementėt proturq, duke pėrdorur pėr kėtė qėllim edhe ushtrinė kundėr zgjedhėsve vendas. Pėrkundėr pengesave tė xhonturqve, qė nė Gjilan u shoqėruan me pėrdorimin e forcave ushtarake kundėr shqiptarėve, Hasan Prishtina u zgjodh deputet i sanxhakut tė Prishtinės.

    Fushata e zgjedhjeve pėrkoi me aneksimin nga Austro-Hungaria tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės, nė tetor tė vitit 1908 (qė ishin pushtuar prej saj me vendimet e Kongresit tė Berlinit, mė 1878). Thirrjet e xhonturqve pėr bojkotimin e mallrave austriake gjetėn nė njė farė mase pėrkrahje edhe midis shqiptarėve, qė ishin tė shqetėsuar pėr mundėsinė e vazhdimit tė ekspansionit austriak drejt tokave tė tyre, nė vilajetin e Kosovės. Megjithatė, xhonturqit nuk arritėn atėherė tė formonin me shqiptarėt njė front tė pėrbashkėt kundėraustriak.

    Zgjedhjet u zvarritėn shumė dhe si rrjedhim parlamenti u hap vetėm mė 17 dhjetor 1908. Nga krahinat shqiptare nė tė u zgjodhėn 26 deputetė, nga tė cilėt vetėm njė pjesė e tyre, si Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Bedri Pejani etj., pėrfaqėsonin forcat atdhetare shqiptare, qė vepruan nė parlament si kundėrshtarė tė politikės sė xhonturqve ndaj shqiptarėve.
    Ismail Qemali, udhėheqės i grupit tė deputetėve shqiptarė nė parlament, u vu njėkohėsisht nė krye tė opozitės liberale, e cila nė dhjetor tė vitit 1908 u shndėrrua nė njė parti mė vete me emrin “Ahrar” (“Liberalėt”). Megjithėse partia “Ahrar” pėrfaqėsonte interesat e qarqeve konservatore tė Turqisė dhe luftonte kundėr regjimit xhonturk nga pozitat e tyre, nė programin e saj pėrfshihej edhe kėrkesa pėr decentralizimin e administrimit tė Perandorisė Osmane dhe pėr vetėqeverisjen e provincave kombėtare. Ishte pikėrisht kjo kėrkesė dhe synimi pėr ta shfrytėzuar atė nė tė mirė tė shqiptarėve, ajo qė e shtyu Ismail Qemalin tė bashkohej me kėtė organizatė e tė tėrhiqte nė tė edhe deputetėt shqiptarė e tė kombėsive tė tjera. Nė tė njėjtėn kohė, Ismail Qemali u pėrpoq ta shndėrronte atė nė njė parti me njė program tė vėrtetė liberal, e cila, krahas tė tjerave, duhej t’u siguronte kombeve lirinė e veprimit pėr ēėshtjet qė u takonin interesave tė tyre nacionalė, domethėnė njė autonomi tė gjerė.

    Nė sesionin e dhjetorit parlamenti diskutoi gjendjen politike nė Perandorinė Osmane, ēėshtjen e ēetave shqiptare e maqedone dhe tė shkollave kombėtare tė popujve joturq. Meqė shumica e deputetėve i pėrkiste Komitetit “Bashkim e Pėrparim”, parlamenti u bė pėrēues i politikės nacionaliste xhonturke, nuk pranoi tė plotėsonte kėrkesat e lėvizjeve kombėtare nė Shqipėri e nė Maqedoni, duke pėrfshirė edhe atė tė hapjes sė shkollave kombėtare nė gjuhėn shqipe.
    Vazhdimi nga xhonturqit i politikės sė asimilimit tė shqiptarėve, duke u mohuar kombėsinė dhe tė drejtėn e mėsimit tė gjuhės amtare, si edhe arbitrariteti i administratės osmane, u bėnė shkak pėr acarimin e gjendjes politike nė Shqipėri dhe tė marrėdhėnieve tė shqiptarėve me Komitetin “Bashkim e Pėrparim”. Nė Manastir, ku ndodhej qendra drejtuese e klubeve, xhonturqit pėrgatitėn atentate kundėr udhėheqėsve tė lėvizjes shqiptare. Njė atentat i tillė u bė edhe nė Korēė kundėr Dervish Himės, qė kundėrshtonte me vendosmėri politikėn shoviniste tė turqve tė rinj.

    Xhonturqit u orvatėn tė veēonin dhe tė zhduknin njė nga udhėheqėsit mė me ndikim nė tė lėvizjes shqiptare, Isa Boletinin. Ndonėse kishte qenė njė nga drejtuesit e Kuvendit tė Ferizajt, tė korrikut tė vitit 1908, Isa Boletini, pas shpalljes sė kushtetutės, shfaqi mosbesim ndaj regjimit xhonturk, nuk pranoi propozimet e Komitetit “Bashkim e Pėrparim” pėr t’u futur nė organizatat e xhonturqve dhe pėr t’iu nėnshtruar atyre. Kjo ishte arsyeja e konfliktit tė tij me kajmekamin e Mitrovicės, qė lindi menjėherė pas revolucionit dhe qė e detyroi Isa Boletinin tė tėrhiqej nė gusht tė vitit 1908 nė Boletin. Megjithatė, Isa Boletini nuk ndėrmori atėherė ndonjė veprim konkret politik a tė armatosur kundėr qeverisė, ndėrsa xhonturqit, pėr tė pėrligjur veprimet ushtarake pėr zhdukjen e tij, e shpallėn “kundėrshtar” tė kushtetutės dhe pėrkrahės tė regjimit tė vjetėr absolutist. Duke pėrfituar nga rritja e pakėnaqėsisė sė shqiptarėve ndaj qeverisė, ata, mė 22 nėntor 1908, me qėllim qė ta kapnin ose ta zhduknin Isain, dėrguan kundėr tij nė Boletin 1 500 ushtarė, tė pajisur me artileri. Pas pėrleshjes qė zgjati gjithė ditėn, nė tė cilėn u vranė rreth 30 ushtarė turq dhe 3 shqiptarė, Isa Boletini u tėrhoq natėn nė fshatrat pėrreth pėr t’u vendosur mė pas nė katundin Isniq tė Pejės.

    Nė jug tė Shqipėrisė Komiteti “Bashkim e Pėrparim” dhe degėt e tij u pėrpoqėn tė shfrytėzonin gjendjen e acaruar qė ishte krijuar nė marrėdhėniet greko-turke lidhur me ēėshtjen e Kretės pėr t’i tėrhequr shqiptarėt nė anėn e tyre, pėr t’i mobilizuar kundėr grekėve dhe pėr ta ēorientuar lėvizjen e tyre kombėtare nė kėto krahina. Pėr kėtė qėllim nė shkurt tė vitit 1909 xhonturqit organizuan nė Tepelenė njė mbledhje tė pėrfaqėsuesve tė parisė myslimane tė vilajetit tė Janinės. Kėtu morėn pjesė edhe delegatė tė klubeve kombėtare, tė cilėt e shfrytėzuan kėtė tubim pėr tė kėrkuar ngritjen e shkollave shtetėrore shqipe, caktimin e nėpunėsve shqiptarė, zbatimin e masave pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe armatosjen e popullsisė shqiptare. Xhonturqit i hodhėn poshtė kėto kėrkesa.

    Nė fillim tė vitit 1909, si pasojė e tė korrurave tė kėqija tė dy vjetėve tė fundit dhe e bojkotimit tė mallrave austriake pėr shkak tė aneksimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės nga Austria, gjendja ekonomike nė Shqipėri u keqėsua shumė. Rajone tė tėra tė vilajeteve shqiptare kėrcėnoheshin nga uria; fshatarėt po detyroheshin tė shisnin bagėtinė e tokėn dhe tė vėrshonin nė qytete, ku gjendja nuk ishte mė mirė. Zejtaria e tregtia po kalonin gjithashtu njė krizė tė rėndė, qė e keqėsoi gjendjen e prodhuesve e tė tregtarėve tė vegjėl.
    Pakėnaqėsia e popullsisė u shtua edhe mė shumė kur qeveria turke, nė vend qė t’ua lehtėsonte fshatarėve barrėn e taksave, siē u kishte premtuar gjatė revolucionit, filloi tė mblidhte tė gjitha llojet e taksave pėr vitin 1909 dhe ato tė prapambetura tė dy viteve tė fundit. Edhe ligji i ri i shėrbimit ushtarak i shpallur nė gusht tė vitit 1908, sipas tė cilit thirreshin nė ushtri tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje, cenoi venomet e krahinave malore tė Shqipėrisė dhe shkaktoi kundėrshtimin e popullsisė sė tyre. Tė gjitha kėto bėnė qė nė shkurt tė vitit 1909 malėsorėt e rretheve tė Pejės, tė Gjakovės e tė Dibrės tė ngrinin krye kundėr administratės osmane dhe kundėr Komitetit “Bashkim e Pėrparim”.
    Nė mars kryengritja u shtri sidomos nė sanxhakun e Pejės dhe nė Malėsinė e Dibrės, por trazira pati edhe nė Pazarin e Ri. Pėr shtypjen e saj u dėrguan nga Mitrovica 4 batalione ushtarėsh, me 24 topa, tė drejtuara nga komandanti i Divizionit tė 18 tė Mitrovicės, Xhavit Pasha. Por xhonturqit shpallėn si qėllim tė parė tė ekspeditės zhdukjen e Isa Boletinit, qė me 700 kryengritės ishte pėrforcuar nė Isniq. Mė 20 mars Xhavit Pasha, nė krye tė 3 000 ushtarėve, me 16 topa e me forca tė kavalerisė, u nis nga Mitrovica nė Pejė dhe mė 24 mars u drejtua pėr nė Isniq, ku kėrkoi nga krerėt shqiptarė tė dorėzonin Isa Boletinin, ndėrsa popullsia tė paguante taksat dhe tė jepte ushtarė, duke i kėrcėnuar se do t’u digjte shtėpitė e pasurinė.

    Megjithėse Isa Boletini, pėr tė mos i dhėnė shkak Xhavit Pashės tė shkatėrronte fshatrat e kėsaj zone, u tėrhoq nga Isniqi drejt jugut pa bėrė ndonjė qėndresė, ushtria osmane shkatėrroi 96 kulla tė pėrkrahėsve tė tij nė Isniq e nė katunde tė tjera tė rrethit tė Pejės. Kėto veprime e shtuan pakėnaqėsinė e popullsisė dhe e ndėrlikuan gjendjen jo vetėm nė vilajetin e Kosovės, por edhe nė gjithė trevat shqiptare.
    Veprimet ushtarake u shtrinė edhe nė Malėsinė e Dibrės, ku nė fillim tė prillit u zhvillua njė pėrleshje ndėrmjet fshatarėve kryengritės dhe ushtrisė turke nė katundin Gjuricė, gjatė sė cilės turqit patėn humbje tė mėdha. Kryengritėsit bėnė pėrpjekje pėr t’u organizuar dhe pėr t’u bashkuar. Mė 10 prill u mbajt nė Malėsinė e Dibrės njė tubim i gjerė, ku morėn pjesė, pėrveē pėrfaqėsuesve tė popullsisė sė Dibrės, edhe ata tė Shkodrės, tė Elbasanit, tė Prizrenit, tė Pejės etj. Kėtu u formua njė Kėshill, i cili do tė merrej me organizimin dhe me zgjerimin e kryengritjes, pėr t’i dhėnė asaj njė karakter mė tė pėrgjithshėm.
    Lėvizja pėrfshiu edhe Shkodrėn, Janinėn etj., ku tė rinjtė shqiptarė nuk pranonin tė kryenin shėrbimin ushtarak dhe largoheshin nga ushtria. Autoritetet xhonturke dėrguan nė Shqipėrinė e Jugut forca ushtarake pėr ta shtypur kėtė lėvizje. Pėr t’u prerė hovin largimeve nga ushtria ato pushkatuan vetėm nė Janinė, nė mars tė vitit 1909, 80 ushtarė shqiptarė.

    Me politikėn e vet nacionaliste Komiteti “Bashkim e Pėrparim” e thelloi edhe mė shumė armiqėsinė me popullin shqiptar dhe me popujt e tjerė tė shtypur tė Perandorisė. Kėtė gjendje e shfrytėzuan qarqet reaksionare tė Turqisė, me sulltan Abdyl Hamitin nė krye, qė prisnin rastin e pėrshtatshėm pėr tė asgjėsuar rendin kushtetues dhe pėr tė rivendosur absolutizmin. Komplotin kundėrrevolucionar, siē ėshtė quajtur ai nė histori, e organizoi partia opozitare “Ahrar”. Kjo parti, duke pasur pėrkrahjen e disa pėrfaqėsuesve tė parisė dhe tė klerikėve turkomanė tė Dibrės e tė Kosovės, shpresonte tė bėnte pėr vete shqiptarėt e veēanėrisht repartet ushtarake shqiptare tė pakėnaqura nga regjimi xhonturk. Mirėpo shqiptarėt, pikėrisht ata tė sanxhakut tė Dibrės dhe tė zonave malore tė Kosovės, qė nė atė kohė kishin ngritur krye kundėr qeverisė xhonturke, duke kundėrshtuar qėndrimet nacionaliste tė xhonturqve, kėrkonin tė siguronin tė drejtat e tyre kombėtare duke u mbėshtetur nė kushtetutėn, e jo tė restauronin regjimin e vjetėr absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit, prandaj nuk e pėrkrahėn kundėrrevolucionin. Ithtarėt e sulltan Abdyl Hamitit nė kėto treva mundėn tė bėnin pėr vete vetėm njė pjesė tė oficerėve tė ushtrisė turke, por jo popullsinė shqiptare tė kėtyre zonave. Kėtė kthesė nuk e pėrkrahu as grupi i deputetėve shqiptarė qė bashkėpunonte nė parlament me partinė “Ahrar”, duke pėrfshirė kėtu edhe Ismail Qemalin.

    Mė 13 prill 1909 ngriti krye garnizoni i Stambollit qė rrėzoi qeverinė dhe detyroi Komitetin “Bashkim e Pėrparim” tė largohej nga Stambolli. Nė kryeqytet e rreth tij ndodheshin atėherė 25 000 ushtarė. Pushteti kaloi nė duart e forcave reaksionare gjysmėfeudale e klerikale, tė kryesuara nga Shejhylislami dhe tė lidhura me regjimin absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit. Por kundėrrevolucioni i prillit i vitit 1909 nuk gjeti pėrkrahje as nė Turqi, as edhe nė kombėsitė e shtypura. Edhe Ismail Qemali, qė u gjend atėherė nė Stamboll, ndonėse i pėrkiste partisė “Ahrar”, e dėnoi si tė dėmshme kthesėn reaksionare tė prillit. Megjithėse nuk e kundėrshtoi postin e kryetarit tė Senatit, qė parlamenti i mbetur turk i ofroi atėherė, ai nuk pranoi tė bashkėpunonte me sulltanin dhe nuk mori pjesė si ministėr nė qeverinė qė u formua nė ato ditė. Lajmet qė qarkullonin nė atė kohė pėr pjesėmarrjen e Ismail Qemalit nė kėto ngjarje, pėr shkak tė tė cilave ai u detyrua tė largohej nga Turqia, ishin tė rreme, tė trilluara nga armiqtė e tij e sidomos nga sulltan Abdyl Hamiti, ato kishin pėr qėllim ta zhduknin atė. Komisioni i posaēėm i parlamenti turk, i formuar pas shtypjes sė kundėrrevolucionit tė prillit tė vitit 1909, e shpalli Ismail Qemalin tė pafajshėm.

    Shqiptarėt, me gjithė armiqėsinė e tyre ndaj regjimit xhonturk, iu pėrgjigjėn pozitivisht thirrjes qė Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim”, me seli nė Selanik, u drejtoi gjithė klubeve. Edhe popullsia e krahinave veriore, qė kishte filluar t’u kundėrvihej xhonturqve, nuk u bashkua me kundėrrevolucionin e prillit siē shpresonin pėrkrahėsit e sulltan Abdyl Hamitit. Sikurse vinte nė dukje konsulli francez nė Manastir nė relacionin qė i dėrgonte qeverisė sė tij mė 18 maj 1909, “shqiptarėt dhe ushtarėt “reaksionarė” (siē i quanin xhonturqit - shėn. i aut.) nė pragun e kėtyre ngjarjeve u bėnė menjėherė luftėtarė tė zjarrtė tė kushtetutės”. Drejtuesit e klubeve shqiptare u vunė tėrėsisht nė mbrojtje tė rendit kushtetues dhe dėrguan nė Armatėn III tė Maqedonisė, qė u ngarkua pėr tė shtypur kundėrrevolucionin, reparte vullnetare shqiptare, tė ngritura nė vilajetet e Manastirit dhe tė Kosovės. Pėr hir tė veprimeve tė klubit shqiptar tė Shkupit, tė drejtuar nga Bajram Curri e atdhetarė tė tjerė, dėshtuan pėrpjekjet e myftiut tė Prishtinės, tė dėrguar me porosi nga Stambolli nė kryeqendrėn e vilajetit pėr tė tėrhequr shqiptarėt e Kosovės nė kthesėn kundėrrevolucionare. Mė 17 prill klubi i Shkupit i bėri thirrje popullsisė shqiptare tė pėrkrahte regjimin kushtetues, tė hynte nė repartet ushtarake vullnetare pėr tė marshuar drejt Stambollit dhe pėr tė shtypur forcat kundėrrevolucionare. Nė mbrojtje tė kushtetutės u vunė edhe maqedonėt.

    Shqiptarėt, tė inkuadruar nė forcat e Armatės III, morėn pjesė nė luftimet e Ēatallxhasė, qė zgjatėn tri ditė dhe qė ēelėn rrugėn pėr veprime tė mėtejshme kundėr forcave tė reaksionit hamitian. Nė kėto rrethana revolta u kufizua vetėm nė Stamboll dhe dy javė pas shpėrthimit tė saj u shtyp nga Armata III e Maqedonisė, e cila, e komanduar nga Mahmut Shefqet pasha, hyri mė 29 prill nė kryeqytet dhe rivendosi pushtetin e Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. Sulltan Abdyl Hamiti II u rrėzua nga froni dhe vendin e tij e zuri sulltan Mehmet Reshati V, qė ishte njė kukull nė duart e xhonturqve dhe tė Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim”. Kryeministėr u caktua Hysen Hilmi pasha.
    Ismail Qemali, qė nė ato ditė tė majit tė vitit 1909 ndodhej nė Athinė, pėrkrahu menjėherė qeverinė e re dhe i bėri thirrje edhe partisė “Ahrar” ta mbėshteste atė. Pas kthimit nė Stamboll, duke pasur ndihmėn e shqiptarėve dhe tė arabėve, qė bėnin pjesė nė partinė “Ahrar”, Ismail Qemali u zgjodh kryetar i saj.

  11. #91
    Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit tė Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)



    Tė mbėshtetur nė vendimet e Kongresit tė Manastirit, atdhetarėt shqiptarė hapėn shkolla tė reja shqipe dhe i shtuan pėrpjekjet pėr tė pėrhapur shkrimin shqip nė tė katėr anėt e vendit. Nė janar tė vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi tė holla tė mjaftueshme pėr tė mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, njė nė qytet me 100 nxėnės dhe tri nė fshatra me nga 60 nxėnės secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3 mėsues shėtitės nė krahinėn e Shpatit, tė cilėt u mėsonin gjuhėn shqipe fėmijėve e banorėve tė rritur tė 10 fshatrave. Pėrveē kėtyre, qė nga fundi i vitit 1908 nė Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mėsonin fėmijėt e 19 fshatrave.

    Nė janar-shkurt tė vitit 1909 u ngrit njė shkollė shqipe nė Glinė tė Leskovikut, njė nė Pogradec, dy shkolla shqipe nė katundet Kakos e Selenicė tė Frashėrit (nė tė cilat mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth), njė shkollė shqipe nė katundin Cakran tė Fierit dhe njė tjetėr nė Negovan. Nė shkurt tė vitit 1909 filloi tė funksiononte shkolla shqipe e Kumanovės, qė u hap nga klubi shqiptar i kėtij qyteti. Nė fillim tė vitit 1909, pas njė lufte tė ashpėr me oficerėt xhonturq, u arrit tė ēelen shkolla shqipe nė qytetin e Ohrit. Nė mars tė vitit 1909 nė Korēė, pėrveē dy shkollave tė hapura menjėherė pas shpalljes sė kushtetutės, u ēel edhe njė shkollė tjetėr e pavarur pėr djem, kurse nė verėn e atij viti u ēel njė shkollė shqipe nė fshatin Libohovė.

    Me pėrpjekjet e klubeve vijoi tė futet mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore turke dhe tė huaja. Nė dhjetor tė vitit 1908 mėsimi i gjuhės shqipe ishte futur si lėndė e detyrueshme nė tė katėr shkollat fillore turke tė Elbasanit, nė atė gjysmė tė mesme (qytetėse), si edhe nė shkollėn e komunitetit ortodoks. Pranė kėsaj shkolle ishte ngritur edhe njė kurs nate pėr mėsimin e shqipes, qė ndiqej nga 60 djem. Pas kėsaj qeveria greke i preu kėsaj shkolle subvencionimin.
    Nė fillim tė vitit 1909 klubet shqiptare arritėn tė fusnin mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat fillore turke tė Gjirokastrės, tė Frashėrit, tė Pėrmetit, tė Tepelenės, tė Beratit, tė Peqinit, tė disa fshatrave tė Mallakastrės etj., ndėrsa klubi i Vlorės e shndėrroi shkollėn fillore turke tė kėtij qyteti nė shkollė shqipe. Mėsimi i shqipes u fut gjithashtu nė shkollat turke tė fshatrave Qesarakė, Novoselė e Selenicė e Kolonjės dhe nė shkollėn greke tė Fierit.

    Nė pranverėn e vitit 1909, falė pėrpjekjeve tė klubeve e tė mėsuesve atdhetarė, gjuha shqipe mėsohej edhe nė shkollat qytetėse (ruzhdie) turke tė Vlorės, tė Pėrmetit, tė Mitrovicės, tė Beratit si dhe nė disa gjimnaze (idadie) tė vendit, si nė atė tė Manastirit, tė Gjirokastrės, tė Beratit, tė Korēės, tė Janinės, tė Durrėsit, tė Shkupit etj.
    Nė mjaft qytete tė Shqipėrisė u kėrkua qė gjuha shqipe tė pėrdorej edhe nė gjykata e nė predikimet fetare tė kishės ortodokse. Nė fundin e shkurtit tė vitit 1909 klubi i Korēės, sė bashku me pėrfaqėsuesit e popullsisė ortodokse tė kėtij qyteti, vendosi qė predikimi nė kishat ortodokse tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit tė Korēės, Patrikanės sė Stambollit dhe valiut tė Manastirit. Ndėrkaq, atdhetarėt korēarė, me nismėn e tyre, filluan tė futnin gradualisht gjuhėn shqipe nė kishat e qytetit. Nė kishėn e Negovanit predikimi filloi tė bėhej gjithashtu nė shqip.

    Edhe pėrfaqėsuesit e popullsisė katolike e myslimane tė Kurbinit, nė mbledhjen qė mbajtėn nė gusht tė vitit 1909, kėrkuan nga qeveria turke qė tė hapte shkolla fillore shqipe nė fshatrat e kėsaj krahine.
    Klubi i Elbasanit, pėr tė shmangur pengesat qė xhonturqit u nxirrnin shkollave shqipe, u propozoi mė 31 dhjetor gjithė klubeve shqiptare qė t’i pėrcillnin parlamentit turk e deputetėve shqiptarė kėrkesėn pėr njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare, plotėsimi i sė cilės do t’u siguronte shqiptarėve tė drejtat kombėtare nė lėmin e kulturės dhe tė arsimit. Por kjo kėrkesė nuk u miratua nga qeveria turke.

    Shkolla shqipe qysh nė periudhėn e parė pas revolucionit u ndesh me pėrpjekjet e xhonturqve pėr tė penguar pėrhapjen e saj. Prandaj edhe pėrkrahja qė shqiptarėt u dhanė xhonturqve pėr shtypjen e kundėrrevolucionit tė prillit tė vitit 1909, ishte akti i fundit i bashkėpunimit me ta. Pasi forcuan pozitat nė Stamboll, xhonturqit kaluan nė pėrdorimin e masave shtypėse ndaj lėvizjes kulturore tė popujve tė shtypur nė pėrgjithėsi dhe tė shqiptarėve nė veēanti.
    Lėvizja pėr arsimin e kulturėn kombėtare shqiptare u gjend shumė shpejt pėrballė goditjeve tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”, i cili, meqė paraqitej si mbrojtės i kushtetutės, vepronte mė shpesh nė mėnyrė tė fshehtė sesa tė hapur. Njė nga mjetet kryesore qė xhonturqit pėrdorėn pėr tė ndaluar kėtė lėvizje, pėr t’i pėrēarė shqiptarėt sipas dasisė fetare dhe pėr tė penguar ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, ishte propaganda e shkrimit tė gjuhės shqipe me alfabetin arab, qė filloi menjėherė pas Kongresit tė Manastirit. Nė shėrbim tė kėsaj propagande u vunė disa nga klerikėt konservatorė myslimanė dhe elementė tė tjerė fanatikė e turkomanė, tė cilėt, duke shfrytėzuar ndjenjat fetare tė popullsisė myslimane shqiptare, u pėrpoqėn tė formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine janė tė tė pafeve (tė kaurėve), se binin ndesh me fenė islame dhe se shqipja mund tė shkruhej vetėm me alfabetin turko-arab, qė ishte i shenjtė, sepse me tė ishte shkruar Kurani. Nė fillim tė vitit 1909 u formua nė Stamboll “Shoqėria pėr mėsimin dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe me shkronjat turqishte”, e pėrbėrė kryesisht nga ulematė (klerikėt e lartė) myslimanė, qė shpėrndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Njė abetare e tillė u pėrhap nė viset e ndryshme tė Shqipėrisė nė muajin janar tė atij viti.

    Kjo fushatė u shoqėrua me orvatjet, qė xhonturqit bėnė pėr tė provokuar mitingje tė elementėve fanatikė e turkomanė kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin, siē ndodhi nė fillim tė shkurtit nė Manastir, nė Dibėr, nė Follorinė e nė Pėrlepė. Konsulli francez nė Manastir, Pisho (Pichon), nė informacionin e tij (tė 16 shkurtit 1909), shkruante se “nė kėto tubime, tė provokuara nė mėnyrė tė fshehtė nga vetė autoritetet turke, nuk arritėn tė grumbullohen veēse hoxhallarėt dhe turqit fanatikė, ndėrsa shqiptarėt, thuajse nė mėnyrė tė pėrgjithshme nuk pranuan tė duken atje”. Jo rastėsisht kėto mitingje u mbajtėn nė xhami. Po kėshtu, ulematė dhe disa nga hoxhallarėt e Shkodrės, tė nxitur nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim” i kėtij qyteti, duke pėrfituar nga fanatizmi i pjesės myslimane tė popullsisė, zhvilluan nė pranverėn e vitit 1909 njė agjitacion tė fuqishėm pėr pėrdorimin e alfabetit arab nė shkrimin e shqipes.

    Ministria e Arsimit e Turqisė qė nė fund tė vitit 1908 urdhėroi qė nė shkollat e vilajetit tė Kosovės shqipja tė mėsohej me shkronjat arabe. Njė urdhėr i tillė iu dha nė shkurt tė vitit 1909 edhe prefekturės sė Elbasanit. Po kėshtu vepruan autoritetet turke dhe komitetet xhonturke nė qytetet e tjera tė vendit, nė Janinė, nė Filat etj. Atdhetarėt shqiptarė tė kėtyre trevave u vunė para njė trysnie tė dyfishtė, tė shovinistėve grekė dhe tė xhonturqve, qė vepronin tė bashkuar nė luftėn kundėr shkollės dhe kundėr shkrimit shqip. Nė tė njėjtėn kohė komitetet xhonturke pėrkrahnin nė ato ditė propagandėn asimiluese panhelenike qė disa profesorė grekė dhe Shoqėria “Etniki Heteria” (“Shoqėria Kombėtare”) zhvillonin nė atė kohė nė viset shqiptare tė vilajetit tė Janinės.
    Pėr tė fshehur veprimtarinė e tij armiqėsore kundėr kulturės shqiptare, Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” nė mars tė vitit 1909 u kumtoi klubeve shqiptare se “do tė qėndronte asnjanės dhe nuk do tė ndėrhynte nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe”.

    Klubet e quajtėn kėtė deklaratė njė pėrpjekje tė re pėr tė mashtruar shqiptarėt dhe morėn masa pėr tė mbrojtur liritė kushtetuese e pėr t’i bėrė ballė reaksionit xhonturk. Nė protestėn qė klubi “Bashkimi” i Manastirit i dėrgoi Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim” nė javėn e fundit tė marsit, i shkruante se, duke luftuar alfabetin shqip ky komitet bie ndesh me kushtetutėn turke, e cila ua garanton gjithė popujve tė Perandorisė tė drejtėn e mėsimit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare. Nė letėrkėmbimin e tij tė marsit tė vitit 1909 me klubet e Filatit, tė Korēės etj., klubi “Bashkimi” i Manastirit i quante kėto veprime tė xhonturqve dhe tė turkomanėve shqiptarė pėr t’u imponuar shqiptarėve alfabetin arab, si veprime armiqėsore kundėr kombit shqiptar. Ai udhėzonte nė ato ditė klubet e tjera kombėtare qė “kundėr kėtyre tradhtarėve tė mos vepronin vetėm me penė, por edhe me armė”.

    Komiteti “Bashkim e Pėrparim” u orvat tė zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetarėt mė tė njohur, qė drejtonin luftėn kundėr reaksionit xhonturk. Nė maj tė vitit 1909 xhonturqit, pasi arrestuan disa nga veprimtarėt e klubit “Labėria” tė Vlorės dhe i detyruan tė tjerėt tė arratiseshin jashtė Shqipėrisė, e likuiduan kėtė klub, qė ishte njė nga mė tė rėndėsishmit nė Shqipėrinė e Jugut. Po nė atė kohė mbyllėn edhe klubin e Ohrit, kryesia e tė cilit u ēua e lidhur me pranga nė Manastir e pastaj nė Stamboll.
    Nė fundin e majit tė vitit 1909 vetėm nė Ohėr, nė Pogradec e nė Strugė u arrestuan 17 veta, pėrkrahės tė shkollės dhe tė shkrimit shqip, qė u akuzuan pėr propagandė reaksionare kundėr regjimit kushtetues. Midis tė arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, njė nga udhėheqėsit mė nė zė tė lėvizjes kombėtare nė kėtė trevė, qė kishte kaluar vite tė tėra nė burgjet e sulltan Abdyl Hamitit, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit tė Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, intelektual dhe pėrkrahės i shkollės shqipe. Klubet shqiptare protestuan kundėr kėtij veprimi tė dhunshėm, derisa i detyruan xhonturqit t’i shpallnin tė pafajshėm dhe t’i lironin kėta atdhetarė.

    Ditė tė vėshtira kaloi nė verėn e vitit 1909 lėvizja kulturore kombėtare nė Tiranė. Mė 23 korrik, nė pėrvjetorin e shpalljes sė kushtetutės, u zhvillua nė Tiranė ceremonia e hapjes sė klubit tė kėtij qyteti. Ishte paraparė gjithashtu qė mė 24 tė kėtij muaji tė ēelej njė shkollė shqipe e mbrėmjes pėr tė rriturit dhe tė fillonte nė mėnyrė tė organizuar mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat shtetėrore turke tė Tiranės. Por pikėrisht nė kėtė ditė, me nxitjen e komiteteve xhonturke dhe tė klubeve tė oficerėve tė lidhur me ta, nxėnėsit sulmuan e goditėn nė tė gjitha shkollat mėsuesit atdhetarė, sapo kėta u njoftuan se nga ai ēast do tė fillonin mėsimin e gjuhės shqipe. Mė 27 korrik, po me shtytjen e klubeve tė oficerėve, hynė nė Tiranė mė shumė se 200 fshatarė tė armatosur, qė demonstruan nė rrugėt e qytetit dhe para klubit tė oficerėve, duke kėrkuar mbylljen e klubit shqiptar dhe arrestimin e 64 anėtarėve tė tij. Veprimtarė tė tillė tė lėvizjes kombėtare nė Tiranė, si Refik Toptani e bashkėpunėtorėt e tij, ose klerikėt atdhetarė Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga etj., u sulmuan drejtpėrdrejt dhe u fyen publikisht. Me kėto veprime tė xhonturqve e tė turmave fanatike tė kėtij rrethi u mbyll klubi kombėtar i Tiranės dhe dėshtoi orvatja e atdhetarėve tiranas pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shkollat e kėtij qyteti.

    E njėjta gjendje u krijua edhe nė Durrės, nė kryeqendrėn e prefekturės, ku atdhetarėt shqiptarė nuk guxonin tė hapnin klube e shkolla shqipe, si edhe nė nėnprefekturėn e Kavajės, ku pėrpjekjet pėr hapjen e shkollės shqipe e tė mėsimit shqip ndeshėn nė kundėrshtimin e reaksionit xhonturk dhe tė klerikėve fanatikė myslimanė.
    Aktet e dhunshme tė xhonturqve, sidomos ngjarjet e Tiranės, e bėnė gazetėn “Dielli” tė shkruante nė atė kohė se “sot punėrat nė Shqipėri janė mė keq se nė kohėrat e Abdyl Hamitit. Sot gjuha shqipe ndiqet mė tepėr se kurrė ndonjėherė” (“Ēėshtja e Tiranės”, 16 shtator 1909). Ishin kėto veprime arbitrare tė administratės osmane, qė i bėnė konsujt e huaj, bashkėkohės tė kėtyre ngjarjeve, tė arrinin nė pėrfundimin se turqit e rinj “po mbajnė qėndrim armiqėsor ndaj nacionalizmit shqiptar”, se “duke zbatuar traditat hamitiane dhe nė kundėrshtim me premtimet e tyre solemne, ata po persekutojnė ēdo shfaqje tė ndjenjave kombėtare shqiptare”, se nė Turqi po shkohej drejt njė diktature ushtarake dhe se kishte rrezik qė kushtetuta tė kthehej nė njė iluzion.

    Politika turqizuese kundėr shkollave e shkrimit shqip dhe konflikti i armatosur me shqiptarėt, i nxitur nga administrata ushtarake osmane, zbuloi para popullit shqiptar thelbin reaksionar tė regjimit xhonturk.

  12. #92
    Ekspeditat ushtarake tė Xhavit Pashės nė Kosovė dhe Kryengritja shqiptare e vitit 1909 (maj-tetor 1909)



    Me rivendosjen e pushtetit tė tij nė kryeqytet dhe nė provinca Komiteti “Bashkim e Pėrparim”, megjithėse edhe kėtė herė fitoren mbi forcat e kundėrrevolucionit hamitian tė prillit 1909, ia detyronte nė njė masė tė madhe mbėshtetjes qė i dhanė shqiptarėt, e vazhdoi mė me ngulm e nė mėnyrė tė dhunshme politikėn e vet nacionaliste, pėr tė forcuar Perandorinė “njė e tė pandashme” Osmane, duke i mohuar popullit shqiptar dhe popujve tė tjerė joturq ēdo tė drejtė kombėtare.
    Krahas goditjeve kundėr lėvizjes arsimore e kulturore shqiptare, nė acarimin e marrėdhėnieve ndėrmjet shqiptarėve e xhonturqve ndikuan fuqishėm edhe ekspeditat ushtarake tė Xhavit Pashės nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė e Veriut nė pėrgjithėsi, tė ndėrmarra kryekėput me nismėn e qeverisė sė Stambollit.
    Popullsia e Kosovės, edhe pse nuk kishte pranuar tė paguante taksat (pėrfshirė edhe ato tė prapambetura), tė njihte shėrbimin e detyrueshėm ushtarak dhe tė dorėzonte armėt, nuk pati ndėrmarrė ndonjė qėndresė tė armatosur kundėr pushtetit xhonturk. Megjithatė, Komiteti “Bashkim e Pėrparim”, duke synuar t’i nėnshtronte shqiptarėt e Kosovės, t’i ēarmatoste pėr t’i bėrė tė paaftė pėr tė kundėrshtuar, t’i detyronte tė paguanin taksat e prapambetura dhe t’i rekrutonte me forcė nė ushtrinė osmane, ndėrmori ekspedita ndėshkimore tė njėpasnjėshme, tė komanduara nga Xhavit Pasha, qė vazhduan nga pranvera e deri nė muajin tetor tė vitit 1909.

    Pėr tė mėnjanuar ēdo reagim tė opinionit publik evropian dhe tė Fuqive tė Mėdha kundėr dhunės mbi shqiptarėt, qeveria turke deklaroi se ekspeditat ushtarake kishin pėr qėllim tė qetėsonin elementėt “reaksionarė”, pėrkrahėsit e sulltan Abdyl Hamitit dhe “kundėrshtarėt” e kushtetutės, edhe pse dihej se shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe ata tė Kosovės, kishin luftuar kundėr absolutizmit pėr vendosjen e regjimit kushtetues dhe pėr mbrojtjen e tij.
    Nė fillim tė majit tė vitit 1909 qeveria xhonturke nisi nga Shkupi drejt Gjakovės njė ekspeditė tė re ndėshkimore, tė drejtuar nga Xhavit Pasha, komandant i Divizionit tė 18 tė Mitrovicės. Nė krye tė 10 batalioneve tė kėmbėsorisė, tė pajisura me 32 topa, Xhavit Pasha hyri mė 16 maj nė Pejė. Pasi la kėtu tri batalione “pėr tė mbajtur rregullin”, Xhavit Pasha u hodh nė Gjakovė, ku kėrkoi nga popullsia e qytetit tė dorėzonte armėt, tė bėhej regjistrimi i popullsisė, tė vileshin taksa tė dyfishta pėr bagėtinė dhe tė zgjeroheshin dritaret e kullave. Meqė krerėt e Malėsisė sė Gjakovės qė ishin thirrur nė qytet, i kundėrshtuan kėto kėrkesa, Xhavit Pasha u nis me pesė batalione kėmbėsorie dhe me dy bateri artilerie drejt Malėsisė sė Gjakovės.

    Persekutimi i popullsisė dhe shkatėrrimi i fshatrave (Ponoshec etj.) shkaktoi zemėrimin e malėsorėve, tė cilėt me forca tė bashkuara sulmuan mė 12 qershor ushtrinė e Xhavit Pashės nė Qafėn e Morinės. I goditur nga tė katėr anėt nga kryengritėsit, gjenerali turk u gjend nė kėtė zonė malore nė njė pozitė tė vėshtirė, u thye keq dhe u detyrua tė tėrhiqej nė Gjakovė.
    Pėr tė parandaluar vazhdimin e ekspeditės ushtarake nė Shqipėri, deputetėt shqiptarė Hasan Prishtina e Fuat Pasha, nė fillim tė qershorit, paraqitėn njė interpelancė nė parlament, me tė cilėn kėrkuan nga ministri i Brendshėm shpjegime rreth ngjarjeve nė Kosovė. Por qeveria turke nuk hoqi dorė nga pėrdorimi i dhunės pėr nėnshtrimin e shqiptarėve.
    Pasi i erdhėn pėrforcime tė reja, Xhavit Pasha, nė fundin e qershorit tė vitit 1909, rifilloi ekspeditėn, kėtė herė kundėr popullsisė sė Pejės dhe tė Rugovės. Gjatė kėsaj fushate tė egėr ushtritė turke shkatėrruan dhe kthyen nė gėrmadha fshatrat nė tė dyja anėt e Grykės sė Rugovės, vranė pleq e fėmijė dhe ēnderuan vajza e gra.

    Po ato ditė lėvizja u shtri edhe nė trevėn juglindore tė Kosovės. Me nxitjen e krerėve tė Malėsisė sė Gjakovės, tė Pejės, tė Ferizajt, tė Prizrenit dhe tė Lumės u mblodhėn nė Ferizaj rreth 3 000 veta, qė kėrkuan nga qeveria turke tė kthente nė detyrat e tyre gjithė nėpunėsit shqiptarė tė dėbuar si atdhetarė, tė emėroheshin nė administratėn shtetėrore vetėm nėpunės shqiptarė, tė mos paguhej asnjė lloj takse e re, tė ndėrpritej ēarmatimi i popullsisė sė Lumės dhe t’u lejohej shqiptarėve tė mbanin armė. Pėr tė shtypur lėvizjen nė Ferizaj xhonturqit dėrguan forca ushtarake, me tė cilat mundėn tė krijonin vetėm njė qetėsi tė pėrkohshme.

    Nė fillim tė korrikut Xhavit Pasha u kthye si “fitimtar” nė Mitrovicė sė bashku me ushtrinė e tij. Por ngjarjet e mėvonshme treguan se, me gjithė raprezaljet qė bėri, pashai turk nuk arriti t’i nėnshtronte shqiptarėt. Kthimi i armėve, regjistrimi i popullsisė dhe mbledhja e taksave u ndėrprenė sapo u largua ushtria. Ndėrkaq, shqiptarėt rindėrtuan shumė shpejt kullat e shkatėrruara.
    Nė gjysmėn e parė tė korrikut tė vitit 1909, kur nė Shqipėrinė e Veriut vijonte ende qėndresa e armatosur kundėr ekspeditave tė Xhavit Pashės, Ismail Qemali, atė kohė i arratisur nė Itali, publikoi thirrjen drejtuar “Vėllezėrve shqiptarė!”, e cila, e botuar nė formė manifesti nė mijėra kopje, u shpėrnda nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė?. Shqiptarėt, vinte nė dukje Ismail Qemali nė kėtė thirrje, kanė 100 vjet qė po luftojnė pėr tė drejtat njerėzore dhe pėr lirinė, megjithatė sot rrezikohen tė humbasin si komb. Duke njohur thelbin nacionalist tė regjimit xhoturk, Ismail Qemali pėrpiqej tė bindte shqiptarėt tė mos i mbėshtesnin shpresat te Komiteti “Bashkim e Pėrparim”. Pas shpalljes sė lirisė (kushtetutės), theksonte ai, shqiptarėt mė shumė se ēdo komb tjetėr shpresuan se do tė kishin mundėsi tė punonin pėr pėrparimin e gjuhės sė tyre, por u gėnjyen. Si dėshmi pėr kėtė pėrmendeshin dhunimet nė Shqipėrinė e Poshtme, vrasjet qė po bėnte Xhavit Pasha nė Shqipėrinė e Sipėrme, si edhe pėrēarjet qė xhonturqit po mbillnin midis shqiptarėve.

    Ismail Qemali arrinte nė pėrfundimin se rruga e vetme, pėr shpėtimin e kombit shqiptar nga lakmitė e tė huajve, do tė ishte lufta pėr autonominė e Shqipėrisė. “Shpresa e jonė, jeta e jonė, - shkruante ai, - lipset tė jetė: Vetėurdhrimi i Shqipėrisė, nėn hijen e Perandorisė Osmane”. Ai parashtroi nė kėtė dokument programin e vet politik pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, tė cilėn e shihte nė themelimin e njė shteti autonom shqiptar. Pėr kėtė duhej tė bashkoheshin tė gjitha viset ku flitej gjuha shqipe, tė banuara nga popullsia shqiptare, nė njė vilajet tė vetėm, i cili do tė mbante emrin Shqipėri, “Vilajeti Shqiptar” (“Arnautlluk Vilajeti”) dhe do tė kishte si kryeqytet Ohrin ose Elbasanin. Nė kufijtė e Shqipėrisė autonome do tė pėrfshiheshin nga vilajeti i Janinės sanxhakėt e qendrės (i Janinės), tė Prevezės, tė Gjirokastrės dhe tė Beratit; nga vilajeti i Shkodrės sanxhaku i Shkodrės me Malėsinė dhe sanxhaku i Durrėsit; nga vilajeti i Manastirit sanxhaku i qendrės (i Manastirit), kazaja e Grebenesė nga sanxhaku i Selfixhesė, sanxhakėt Dibrės, tė Korēės dhe tė Elbasanit; nga vilajeti i Kosovės sanxhakėt e Shkupit, tė Prishtinės, tė Pejės dhe tė Prizrenit.

    Shqipėria autonome do tė qeverisej nga njė guvernator i dėrguar nga Stambolli, pranė tė cilit do tė vepronte, po si organ ekzekutiv, Kėshilli i Pleqve. Mėsimi nė tė gjitha shkollat do tė zhvillohej nė gjuhėn shqipe. Shqipja do tė pėrdorej, bashkė me turqishten, edhe nė shkollat e larta. Gjithė nėpunėsit civilė e ushtarakė do tė ishin shqiptarė nga kombėsia. Ushtria, qė do tė pėrbėhej nga shqiptarėt, do tė shėrbente brenda kufijve tė Shqipėrisė. Ashtu si Sami Frashėri, edhe Ismail Qemali mendonte qė organizimi shtetėror i Shqipėrisė autonome tė ishte i tillė qė, kur Perandoria Osmane tė shthurej, Shqipėria tė qėndronte nė kėmbė dhe tė dilte prej saj si shtet i pavarur.

    Ismail Qemali parashtroi nė kėtė thirrje programin mė tė plotė dhe mė tė pėrshtatshėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, rreth tė cilit shpresonte tė bashkonte jo vetėm krahun radikal tė lėvizjes politiko-kulturore, forcat atdhetare qė drejtonin klubet dhe shoqėritė shqiptare, por edhe kryengritėsit e Kosovės e tė Veriut tė Shqipėrisė, tė cilėt luftonin kundėr ekspeditave ushtarake tė Xhavit Pashės dhe kundėr qeverisė xhonturke qė i kishte organizuar ato.
    Ndėrkaq vijoi nė Kosovė qėndresa kundėrosmane, vatėr e sė cilės u bė Ferizaj me rrethinat e tij. Lėvizja kryengritėse nė Ferizaj ishte e lidhur me veprimtarinė e njė komiteti tė fshehtė, qė filloi tė vepronte nė kėtė rreth nė verėn e vitit 1909. Me nismėn e tij, mė 20-22 gusht u mbajt nė Ferizaj njė manifestim i gjerė i shqiptarėve tė armatosur, ku, pėrveē popullsisė sė kėtij qyteti dhe tė rrethinave tė tij, morėn pjesė edhe banorė tė rretheve tė Gjilanit e tė Prishtinės, qė protestuan kundėr taksave tė reja, qė vuri nė atė kohė qeveria xhonturke. Mė 22 gusht numri i demonstruesve u shtua duke arritur nė 3 000 veta. Po nė kėtė ditė, forcat ushtarake osmane, tė dėrguara nga Shkupi e Selaniku, goditėn shqiptarėt e tubuar nė Ferizaj dhe vranė 12 prej tyre e plagosėn disa tė tjerė. Konflikte tė armatosura ndėrmjet shqiptarėve e ushtrisė pati edhe nė rrugėn Ferizaj-Gjilan.
    Nė ditėt e fundit tė gushtit lėvizja u pėrhap nė rrethin e Pejės, midis Gucisė e Beranės. Pėr tė ndėshkuar popullsinė e kėsaj ane u dėrguan ato ditė nga Peja, Shkupi, Prizreni e Selaniku forca tė tjera ushtarake, qė goditėn kryengritėsit nė hapėsirėn midis Gucisė e Beranės. Nė tė njėjtėn kohė vijuan pėrpjekjet edhe me kryengritėsit e Rugovės.

    Nė fund tė gushtit dhe nė fillim tė shtatorit lėvizja pėrfshiu Lumėn e Podrimėn, nė sanxhakun e Prizrenit. Lumjanėt, ashtu si shumica e popullsisė sė sanxhakut tė Prizrenit, patėn luftuar pėr shpalljen e kushtetutės turke, nė korrik tė vitit 1908. Qėndresa e tyre e armatosur nuk drejtohej kundėr kushtetutės, por kundėr politikės sė xhonturqve, tė cilėt shkelėn premtimet qė u kishin bėrė shqiptarėve gjatė revolucionit pėr tė kufizuar taksat, pėr t’u dhėnė tė drejtat kombėtare, madje edhe autonominė, dhe kėrkonin t’u hiqnin banorėve tė kėtyre krahinave edhe ato privilegje qė i gėzonin prej shekujsh sipas venomeve tė tyre, tė njohura edhe nga sulltanėt osmanė.
    Mė 3 e 4 shtator rreth 700-800 kryengritės lumjanė, tė udhėhequr nga Ramadan Zaskoku, u pėrgatitėn tė hynin nė Prizren pėr t’i paraqitur mytesarifit kėrkesat e tyre. Megjithatė, pėr tė shmangur konfliktin e armatosur me garnizonin e Prizrenit, qė u pėrgatit tė rezistonte, kryengritėsit pranuan tė shpėrndaheshin dhe tė dėrgonin nė Prizren njė komision prej 20-30 vetash, i cili do tė paraqiste kėrkesat e tyre paqėsore, qė duhej t’u pėrcilleshin edhe deputetėve shqiptarė tė parlamentit.

    Por Stambolli ndėrmori njė fushatė tė re ushtarake kundėr shqiptarėve. Mė 6 shtator 1909 Xhavit Pasha, nė krye tė 8 batalioneve tė kėmbėsorisė dhe 2 baterive tė artilerisė malore, u nis nga Mitrovica pėr nė Prizren. Gjatė rrugės nga Ferizaj pėr nė Prizren ushtria turke sulmoi e shkatėrroi krejtėsisht katundin Duhl dhe rrėnoi gjithashtu 60 shtėpi tė katundit Bllacė. Nga Prizreni Xhavit Pasha, nė krye tė 5 batalioneve, u hodh nė Lumė, ku dogji e shkatėrroi fshatra tė tėra, duke i lėnė lumjanėt pa shtėpi e katandi. Pėr t’u shpėtuar masakrave popullsia e Lumės u tėrhoq nė Has e nė zona tė tjera malore, pėrtej Drinit tė Bardhė.
    Por, i goditur nga kryengritėsit lumjanė nė perėndim tė Prizrenit, Xhavit Pasha, pasi shkatėrroi me topa Bllacėn e fshatrat e tjera tė Lumės, u tėrhoq pėrsėri nė Prizren, ku tashmė qenė pėrqendruar rreth 3 500 ushtarė, me dy bateri malore.
    Pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė, pashai turk dėrgoi nė Lumė nga Shkupi deputetin shqiptar Nexhip bej Draga, njė nga drejtuesit e klubit tė atij qyteti, i njohur pėr ndjenjat atdhetare. Nexhip Draga, ashtu si shumė intelektualė tė tjerė shqiptarė, e quante tė parakohshme qėndresėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk, prandaj hyri nė bisedime me lumjanėt dhe i bindi tė mos u kundėrshtonin ushtrive tė Xhavit Pashės.

    Mė 11 shtator Xhavit Pasha, nė krye tė 5 batalioneve dhe tė njė baterie malore, u dynd nė Lumė. Lumjanėt nuk e fshehėn pakėnaqėsinė e tyre, megjithatė ruajtėn pėr njė kohė qetėsinė. Ushtria e tij zuri katundin Bicaj, qendrėn e kajmekamllėkut tė Lumės, ku filloi tė ēarmatoste banorėt. Mė 15 shtator, kur u drejtua pėr nė Kolesian, u sulmua gjatė rrugės nga kryengritėsit, qė vranė e plagosėn disa ushtarė dhe e detyruan atė tė kthehej pėrsėri nė Bicaj, ku bėri raprezalje tė mėdha. Sipas informatave tė Xhavit Pashės, kryengritėsit lanė nė kėtė pėrpjekje 100 tė vrarė, ndėrsa Bicaj u shkatėrrua nga goditjet e artilerisė, qė rrafshoi me tokėn 37 kulla.

    Mė 16 shtator, kur ushtria osmane vazhdoi ekspeditėn drejt jugut tė Bicajt, u godit nė pyjet e Kolesianit nga kryengritėsit, qė pas njė pėrleshjeje tė shkurtėr u tėrhoqėn nė zonėn malore. Edhe kėtu Xhavit Pasha shkatėrroi krejtėsisht fshatin Kolesian, duke pėrfshirė edhe kullėn e udhėheqėsit tė lumjanėve, Islam Spahiut, si edhe katundet pėrreth, Nangė, Bushat, Gabricė, Mamėz, Pobreg etj. Gjatė kėtyre pėrleshjeve u plagos edhe drejtuesi tjetėr i kryengritėsve, Ramadan Zaskoku. Gjithė kryengritėsit, qė ishin arrestuar gjatė luftimeve dhe qenė mbyllur nė kazermat e Bicajt, u pushkatuan pa gjyq, kurse njerėzit u varfėruan deri nė atė shkallė sa, sikurse pohojnė pjesėmarrėsit turq tė kėsaj ekspedite, “u mbeti vetėm shpirti, tė cilin e jepnin pa dhimbje”.

    Xhavit Pasha nuk arriti tė depėrtonte, siē kishte parashikuar, drejt Drinit, sepse mė 19 shtator u sulmua pėrsėri nė Kolesian nga kryengritėsit, qė kėtė herė i shkaktuan humbje edhe mė tė rėnda dhe e detyruan tė tėrhiqej nė Prizren. Sė bashku me ushtrinė populli dėboi edhe nėpunėsit e administratės osmane dhe gjykatėsit e kajmekamllėkut tė Bicajt.
    Sado qė Xhavit Pasha, nė relacionet qė i ēonte Stambollit, i zvogėlonte sė tepėrmi humbjet e tij, ai pati nė luftimet me shqiptarėt shumė tė vrarė e tė plagosur. Shtypi shqiptar, duke u mbėshtetur nė dėshmitė e ushtarėve turq, pjesėmarrės tė kėtyre luftimeve, shkruante se vetėm nė Lumė Xhavit Pasha la rreth 1 000 ushtarė tė vrarė (“Dielli”, Boston, 24 shtator 1909: “Pa komplimente”). Vėshtirė ėshtė tė pėrcaktohen dėmet nė njerėz tė kryengritėsve, megjithatė, po tė gjykohet nga relacionet konsullore tė kohės dhe tė dhėnat e Xhavit Pashės, arrihet nė pėrfundimin se kryengritėsit kanė pasur rreth 300-500 tė vrarė, midis tė cilėve edhe 8-10 komandantė.

    Nė intervistėn qė i dha mė 20 shtator 1909 gazetės “Le Progrčs de Salonique” (“Pėrparimi i Selanikut”), Xhavit Pasha deklaroi se qėllimi i ekspeditės ishte “tė likuidonte disa rebelė shqiptarė”, megjithatė e pati tė vėshtirė tė justifikonte me kėtė persekutimet masive e barbare qė bėri gjatė fushatės ushtarake nė Lumė e nė vise tė tjera tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėto, siē i relatonte qeverisė sė tij konsulli italian nė Shkup, u kryen “me metodat e lashta tė barbarisė turke, qė turqit nuk i kishin harruar”. Kėtė egėrsi tė xhonturqve e shprehu edhe Xhavit Pasha, kur u deklaroi gazetarėve anglezė, francezė etj., se “nuk do tė prehej para se t’ua shtypte kokėn shqiptarėve”.
    Megjithėkėto mizori, Xhavit Pasha nuk arriti tė shtypte qėndresėn e shqiptarėve dhe tė pėrballonte goditjet e tyre, rrjedhimisht nuk u largua nga Luma si fitimtar. Personalitetet shtetėrore tė kohės arritėn, atėherė, nė pėrfundimin se ekspedita e tij pėsoi disfatė.

    Ngjarjet e shtatorit tė vitit 1909 nė Shqipėrinė e Veriut vunė nė lėvizje shqiptarėt qė vepronin nė Stamboll e sidomos grupin e deputetėve. Nė promemorjen, qė doktor Ibrahim Temoja nga Struga dhe doktor Zenel Abedini nga Gjilani i drejtuan nga Stambolli ministrit tė Brendshėm, Talat Beut, mė 21 shtator 1909, dėnohej dhuna ushtarake ndaj shqiptarėve tė viseve tė veriut si njė veprim krejtėsisht i paligjshėm dhe i paudhė. Me shqiptarėt qė ndihmuan pėr shpalljen e kushtetutės, theksonin autorėt e saj, duhet vepruar me kėshilla e me urtėsi dhe jo siē po bėn qeveria, me topa dhe me dyfekė, qė nxisin edhe mė shumė pakėnaqėsinė e popullsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė dokument thuhej se ishte qeveria ajo qė i detyroi shqiptarėt tė rrėmbenin armėt, se ata po mbrojnė tė drejtat e tyre tė ligjshme, po ashtu siē luftuan pėr kushtetutėn dhe pėr lirinė e pėrgjithshme. “Nė vend qė tė pėrdorni armėt kundėr tyre, - thuhej nė promemorje, - pėrhapni arsimin dhe zhdukni injorancėn”. Por ministri i Brendshėm, Talat Beu, nuk ua vuri veshin as protestave tė atdhetarėve shqiptarė, as edhe propozimeve tė tyre pėr tė ndaluar gjakderdhjen.

    Edhe shtypi patriotik shqiptar e quante qėndresėn e shqiptarėve njė mbrojtje tė ligjshme, tė provokuar nga dhuna ushtarake e xhonturqve. “U ranė mė qafė pa ndonjė shkak tė vėrtetė, - shkruante gazeta “Korēa” mė 14 shtator 1909, - Xhavit Pasha, sikur ndiqte armiqtė, preu e po pret eshtrat e vėllezėrve tanė dhe ka lėnė shumė etėr e nėna pa bij, shumė motra pa vėllezėr, shumė gra pa burra dhe foshnja nėpėr rrugė”.

    Ekspeditat ndėshkimore ashpėrsuan marrėdhėniet e xhonturqve me shqiptarėt nė tėrėsi. Valiu i Kosovės, Masar Beu, i shkruante ato ditė Portės sė Lartė se ekspedita e Xhavit Pashės, nė vend qė ta qetėsonte gjendjen nė Lumė, e acaroi edhe mė shumė, shkaktoi pakėnaqėsinė e pėrgjithshme tė popullsisė sė Kosovės.
    Pėr kėtė u bind edhe Stambolli, qė urdhėroi Xhavit Pashėn tė merrej vesh me kryengritėsit. Mė 2 tetor ai pranoi propozimet e Mustafa Litės, njėrit prej udhėheqėsve tė kryengritėsve, qė nė emėr tė tė gjthė popullsisė sė Lumės i premtoi se shqiptarėt e kėsaj zone do t’u nėnshtroheshin urdhrave tė qeverisė, me kusht qė ekspedita e tij ushtarake tė tėrhiqej nga Luma. Pas kėsaj ndodhi tėrheqja e Xhavit Pashės dhe e ushtrisė sė tij nga Luma e Prizreni, qė shkaktoi habinė e bashkėkohėsve tė huaj nė Turqi e jashtė saj. Mė 5 tetor Xhavit Pasha ishte kthyer tanimė nė Mitrovicė.

    Por, pa pėrfunduar ende ekspedita ushtarake nė Lumė, shpėrtheu kryengritja nė Malėsinė e Dibrės, ku, pėrveē popullsisė vendase, ishin mbledhur edhe shumė nga kryengritėsit kosovarė. Kėtu u mbajt njė tubim i gjerė, ku morėn pjesė rreth 2 000 veta nga Malėsia, Dibra e Poshtme, Mati e Mirdita, qė vijoi dy ditė me radhė, mė 14 e 15 shtator. Nė tubim u kėrkua qė shqiptarėt tė luftonin pėr vetėqeverisjen e atdheut tė tyre. Pėr tė penguar shtrirjen e lėvizjes nė gjithė sanxhakun e Dibrės, Porta e Lartė, pėrveē batalioneve qė ndodheshin nė qytetin e Dibrės, dėrgoi mė 27 shtator forca tė tjera ushtarake nga Selaniku.
    Megjithatė, lėvizja u shtri edhe nė Dibrėn e Poshtme, ku mori pėrmasa edhe mė tė mėdha. Shqiptarėt braktisėn fshatrat e zunė grykat malore pėr t’i bėrė pritė ushtrisė osmane. Kėtu u pėrqendruan, nė dhjetėditshin e parė tė tetorit, forcat kryesore ushtarake osmane. Komanda e ekspeditės kundėr Dibrės sė Poshtme iu besua Xhavit Beut, i cili mė 26 tetor 1909, nė krye tė 300 ushtarėve tė pajisur me topa, u fut midis fshatrave Dardhė e Rexhė, qė njihej si zona ku kryengritėsit zhvillonin tubimet e tyre, ndėrsa njė forcė tjetėr ushtarake u dėrgua nė Mat dhe nė rrethet e tij. Megjithatė, Xhavit Beu shumė shpejt u detyrua tė tėrhiqte ushtritė e tij nga Dibra e Poshtme dhe nga Malėsia, pa arritur ta nėnshtronte popullsinė e tyre.

    Ekspeditat ushtarake e dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha mbi shqiptarėt provuan se qėllimi i xhonturqve nuk ishte “tė mbronin” rendin kushtetues, tė kėrcėnuar gjoja nga “reaksionarėt shqiptarė”, por tė vendosnin njė regjim tė centralizuar tė skajshėm nė Perandorinė Osmane. Me kėto masa Komiteti “Bashkim e Pėrparim” synonte tė pengonte gjithashtu zgjerimin e lėvizjes kombėtare, kulturore dhe autonomiste nė Shqipėri, pjesė e sė cilės ishte edhe kryengritja qė po zhvillohej atėherė nė krahinat veriore tė vendit.
    Nė memorandumin qė kryengritėsit e Gegėrisė i dorėzuan qeverisė turke, nė fundin e tetorit tė vitit 1909, krahas amnistisė pėr pjesėmarrėsit nė kryengritje, parashtroheshin edhe kėrkesa me karakter kombėtar, si futja e gjuhės shqipe si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe emėrimi nė Shqipėri i nėpunėsve qė e njihnin vendin. Shqiptarėt e zonave malore u treguan gjithashtu tė gatshėm tė hiqnin dorė nga disa prej venomeve tė tyre, por kėrkuan qė t’i jepej popullsisė sė zonave tė afėrta me kufirin me Malin e Zi e drejta pėr mbajtjen e armėve, qė tė ndėrtoheshin fortifikata nė kufi dhe tė ndryshonte mėnyra e mbledhjes sė taksave sipas gjendjes sė vendit.
    Kėrkesa tė njėjta me kėto i parashtruan qeverisė turke edhe klubi shqiptar i Stambollit sė bashku me klubet e tjera tė Shqipėrisė.

    Dhuna ushtarake mbi shqiptarėt u denoncua botėrisht nga shqiptarėt e Stambollit. Nė fund tė tetorit u formua njė Komitet Nismėtar Kombėtar, i pėrbėrė nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashė Dėralla (Tetova), i cili organizoi nė Aksaraj tė Stambollit dy tubime tė rėndėsishme, njėrin mė 27 tetor dhe njė tjetėr mė 5 e 8 nėntor 1909. Si nė mbledhjen e parė, ashtu edhe nė tė dytėn morėn pjesė dhjetėra veta, intelektualė tė profesioneve tė ndryshme dhe deputetė, qė pėrfaqėsonin tė katėr vilajetet shqiptare. Nė mbledhjen e nėntorit u miratua njė promemorje, nė tė cilėn pėrshkruhej gjendja tragjike, qė ishte krijuar nė Shqipėrinė e Veriut pėr shkak tė operacioneve ushtarake tė qeverisė. Vihej theksi nė mėnyrė tė veēantė nė ndihmesėn e shqiptarėve pėr shpalljen e kushtetutės mė 1908 dhe pėr mbrojtjen e saj gjatė ngjarjeve kundėrrevolucionare tė 13 prillit 1909. Ishin forcat ushtarake qeveritare, thuhej nė promemorje, ato qė pėrdorėn tė parat forcėn, qė ngjallėn tmerr kudo ku shkelėn dhe u bėnė shkak pėr armiqėsimin e popullsisė me qeverinė. Nė kėto rrethana, shqiptarėt u detyruan tė ngrenė flamurin e kryengritjes. Edhe pėr ngjarjet e Lumės bėhej fajtore qeveria qė deshi t'i shtypte ato me ekspeditat ushtarake tė Xhavit Pashės, qė pėrdori armėt dhe dogji fshatrat e Lumės e tė Prizrenit. Edhe pse ushtria u tėrhoq, ajo la pas zona tė shkretuara dhe urrejtjen e popullit.

    Me qėllim qė nė tė ardhmen tė mos ndodhnin ngjarje tė tilla, atdhetarėt shqiptarė tė Stambollit i propozonin qeverisė tė ndėrmerrte kėto masa: tė dėrgohej nė Shqipėrinė e Veriut njė komision pėr tė bėrė hetimet nė vend pėr shkaqet e ngjarjeve qė u parashtruan mė lart; tė gjithė ata qė kishin bėrė veprime tė kėqija tė dėnoheshin sipas ligjeve; tė ngriheshin organet e rregullta tė drejtėsisė; tė emėroheshin nė ato zona tė Shqipėrisė sė Veriut nėpunės, qė dinin gjuhėn e vendit dhe qė do tė ndihmonin nė pėrparimin e popullsisė; tė ngriheshin fortifikime nė kufirin me Malin e Zi pėr t'i mbrojtur ato vise nga sulmet e malazezėve; tė mos shtrihej nė vilajetet e Shkodrės, tė Kosovės e tė Manastirit shėrbimi i detyrueshėm ushtarak, i cili nuk ka qenė njohur asnjėherė nga popullsia; tė ndėrtoheshin sa mė parė rrugėt, ku tė gjenin punė banorėt e varfėr tė atyre viseve, tė cilėt detyroheshin tė shkonin nė emigracion nė Serbi, nė Bullgari e nė Hungari; tė hapeshin shkolla fillore nė fshatra e nė ato qytete ku nuk kishte tė tilla.

    Promemorja iu dorėzua mė 13 nėntor 1909 ministrit tė Brendshėm, Talat Beut, pėr t’ia pėrcjellė qeverisė. Ajo u nėnshkrua gjithashtu nga deputetėt shqiptarė tė parlamentit, tė cilėt kėrkuan qė Xhavit Pasha tė largohej nga Rumelia dhe tė hidhej nė gjyq si shkaktar i trazirave nė Gegėri.
    Mbledhjet, qė u organizuan nga atdhetarėt shqiptarė e nga grupi i deputetėve, patėn jehonė nė Stamboll dhe nė opinionin publik nė pėrgjithėsi; ato treguan, siē shkruante gazeta “Lirija” e Selanikut mė 12 dhjetor 1909, se “shqiptarėt qenkan tė zotė dhe kur duan mund tė mblidhen e tė kuvendojnė pėr tė mirėn e kombit”.
    Dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha dhe nga ushtria osmane mbi shqiptarėt e thelloi edhe mė shumė hendekun midis popullit shqiptar e xhonturqve, forcoi te shqiptarėt bindjen se interesat e tyre si komb ishin krejt tė veēantė nga ata tė xhonturqve. Nė njė korrespondencė tė dėrguar nga Shkupi dhe tė botuar nė gazetėn “Dielli” mė 26 nėntor 1909, thuhej se “kombėtaria pati prej sjelljeve tė turqve njė fitim tė madh”, se “pas ngjarjeve tė Lumės filloi tė gjallėrohet edhe mė tepėr lėvizja kombėtare nė Kosovė, u pėrhapėn aq shumė idetė dhe dėshirat pėr vetėqeverimin e Shqipėrisė, sa nuk ishte menduar kurrė e qė as me njė propagandė 20-vjeēare nuk do tė kishim mundur t’i arrinim”.

  13. #93
    Kongresi i Dibrės (23-29 korrik 1909)


    Ngjarjet nė Shqipėri e vunė qeverinė xhonturke nė njė pozitė tė vėshtirė, nga e cila ajo u pėrpoq tė dilte duke thirrur njė kongres nė Dibėr mė 23 korrik 1909, ditėn e pėrvjetorit tė shpalljes sė kushtetutės.
    Kongresi u organizua me nismėn e Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili pėr tė krijuar pėrshtypjen se ky tubim ishte thirrur nga shqiptarėt, ia ngarkoi shpėrndarjen e ftesave njė komisioni kushtetues vendas, tė formuar posaēėrisht pėr kėtė qėllim nė Dibėr. Ndėrkaq xhonturqit nuk hoqėn dorė nga synimi pėr t’i dhėnė kėtij Kongresi njė karakter tė pėrgjithshėm osman, prandaj shpallėn se qėllimi kryesor i kėsaj mbledhjeje do tė ishte pėrcaktimi i “qėndrimit qė do tė mbahej kundrejt projekteve tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė”, si edhe forcimi i “veprimtarisė sė pėrbashkėt pėr lulėzimin e Perandorisė dhe pėr mėnjanimin e shkaqeve tė pakėnaqėsisė dhe tė ftohjes” midis elementėve tė saj. Nė Kongres u ftuan tė marrin pjesė jo vetėm shqiptarėt, por edhe kombėsitė e tjera tė gjashtė vilajeteve tė Turqisė Evropiane.

    Nė tė vėrtetė, duke thirrur Kongresin e Dibrės, xhonturqit synonin tė realizonin atė detyrė qė nuk mundėn ta kryenin me anė tė ekspeditave ushtarake: tė nėnshtronin shqiptarėt dhe t’i detyronin tė hiqnin dorė nga lufta pėr ēlirimin kombėtar ose, siē thuhej nė dokumentet e kohės, “pėr pavarėsinė e Shqipėrisė”. Valiu i provincės sė Manastirit, Fahri Pasha, vetėm dy ditė para hapjes sė Kongresit, u kumtoi pėrfaqėsuesve tė huaj konsullorė nė Manastir se “qėllimi i thirrjes sė Kongresit tė Dibrės ėshtė qė tė ndikohet me mjete paqėsore te shqiptarėt pėr t’i qėndruar besnik kushtetutės dhe qeverisė turke”. Me kėtė Kongres xhonturqit shpresonin gjithashtu tė forconin lidhjet me parinė e Shqipėrisė dhe tė krijonin para botės sė jashtme pėrshtypjen se turqit e rinj dhe shqiptarėt kishin qėllime tė pėrbashkėta dhe se ndėrmjet tyre ishte vendosur njė bashkėpunim i ngushtė. Ata shpresonin gjithashtu qė me tubime tė tilla tė fitonin kohė dhe, pasi tė stabilizonin gjendjen nė vend, tė shtypnin me dhunė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.

    Pėr tė tėrhequr nė Kongres vetėm pėrkrahėsit e tyre dhe pėr tė mos u dhėnė kohė klubeve shqiptare, sidomos atyre tė viseve tė Shqipėrisė sė Jugut, qė ishin mė larg Dibrės, tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e vet nė kėtė mbledhje, xhonturqit i shpallėn ftesat e tyre vetėm 5-6 ditė para Kongresit. Ftesat iu dėrguan kryesisht parisė e krerėve klerikė myslimanė, nga radhėt e tė cilėve komitetet xhonturke dhe valinjtė shpejtuan tė zgjidhnin si delegatė tė Kongresit ithtarėt e tyre. Megjithatė, klubet shqiptare, sidomos ai i Manastirit dhe i Selanikut, qė nė atė kohė po pėrgatisnin thirrjen e Kongresit kombėtar tė Elbasanit, ndonėse u gjendėn tė papėrgatitur, vepruan nė mėnyrė energjike, zhvilluan njė veprimtari tė dendur organizative pėr tė dėrguar nė Kongresin e Dibrės delegatėt e tyre nga radhėt e intelektualėve atdhetarė, disa prej tė cilėve do tė shkonin drejtpėrdrejt nga Dibra nė Elbasan.

    Nė Kongres morėn pjesė 325 delegatė nga qytetet e ndryshme tė vilajeteve shqiptare dhe nga viset e tjera tė Turqisė Evropiane. Shumica e tyre ishin shqiptarė, myslimanė e tė krishterė. Por krahas tyre kishte edhe delegatė turq, 16 sllavo-maqedonė, 15 grekė, disa serbė e vllehė. Pėrbėrja e Kongresit qe heterogjene: njė pjesė e mirė qenė klerikė tė lartė dhe ēifligarė turkomanė, nėpunės, mėsues e drejtorė shkollash (turke e tė huaja) dhe intelektualė me prirje xhonturke, ndėrsa disa ishin oficerė xhonturq tė veshur civilė. Por nė Kongres morėn pjesė edhe mjaft pėrfaqėsues tė forcave atdhetare tė lėvizjes kombėtare, laikė e klerikė, tė dėrguar kryesisht nga klubet e shoqėritė atdhetare, midis tė cilėve qenė Vehbi efendi Dibra, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, Hafiz Ali Korēa, Llambi Kota, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashė Elbasani, Beniamin Nosi, Andrea Ballamaēi, Qazim Beu (kryetar i klubit “Bashkimi” tė Dibrės), Jusuf Karahasani (nga Malėsia e Dibrės), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj.

    Pėr t’iu pėrgjigjur qėllimeve qė shtruan xhonturqit dhe pėr shkak tė pėrbėrjes sė tij, kuvendi mori emrin “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”.
    Kryetar i Kongresit u zgjodh Vehbi efendi Dibra, myfti i kėtij sanxhaku, njė nga personalitetet me ndikim nė trevat shqiptare dhe i njohur njėherazi pėr atdhetarizmin e tij. Qysh nė fillim tė punimeve tė Kongresit, xhonturqit u orvatėn t’u impononin delegatėve programin e vet prej 4 pikash, tė pėrgatitur qysh mė parė nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim”, qė kishte pėr qėllim tė detyronte shqiptarėt dhe pėrfaqėsuesit e kombėsive tė tjera joturke tė pranonin doktrinėn e “osmanizmit”, tė shprehnin, krahas besnikėrisė ndaj kushtetutės, edhe gatishmėrinė pėr tė mbrojtur Perandorinė Osmane nga rreziku i jashtėm dhe nga ēdo lėvizje e brendshme kryengritėse.

    Mė 24 korrik, ditėn e dytė tė Kongresit, kryetari i tij, i detyruar tė zbatonte rendin e ditės tė pėrcaktuar qysh mė parė nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim”, parashtroi rezolutėn prej 4 pikash, qė ishte paraparė tė nėnshkruhej pa diskutim nga gjithė delegatėt dhe t’i dėrgohej nė formėn e njė peticioni parlamentit turk. Por kėto pėrpjekje tė xhonturqve pėr t’i kufizuar punimet e Kongresit vetėm me miratimin e kėsaj rezolute, hasėn nė kundėrshtimin e vendosur tė atdhetarėve shqiptarė, “tė delegatėve nacionalistė”, siē thuhet nė dokumentet bashkėkohėse, tė cilėt nuk pranuan tė nėnshkruanin verbėrisht dhe pa diskutim programin e paraqitur nga Komiteti.

    Pėr shkak tė qėndresės sė atdhetarėve shqiptarė, xhonturqit dhe pėrkrahėsit e tyre u detyruan tė tėrhiqeshin, pranuan qė punimet e mėtejshme tė Kongresit tė vijonin nėpėrmjet njė Komisioni prej 40 delegatėsh, tė cilėve, me qėllim qė tė neutralizohej grupi i atdhetarėve shqiptarė, iu shtuan edhe pesė funksionarė osmanė, tė caktuar nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim”. Komisioni, qė zgjodhi si kryetar Vehbi Dibrėn, u ngarkua tė hartonte vendimet pėrfundimtare tė Kongresit tė Dibrės.

    Punimet e mėtejshme tė Kongresit (tė Komisionit), qė zgjatėn disa ditė me radhė dhe u zhvilluan nė gjuhėn shqipe, u karakterizuan nga njė konfrontim i ashpėr midis dy grupimeve politike, atij proturk, qė pėrkrahte programin e paraqitur nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim”, dhe grupit tė atdhetarėve shqiptarė, qė kėrkonin tė pėrfshiheshin nė program kėrkesa tė tilla kombėtare, si futja nė shkolla e mėsimit tė detyrueshėm tė gjuhės shqipe dhe themelimi i shkollave shqipe nė gjithė Shqipėrinė. Kėto kėrkesa, si edhe ajo e mėsimit tė shqipes me alfabetin e Kongresit tė Manastirit, ndeshėn nė kundėrshtimin e xhonturqve dhe tė delegatėve turkomanė shqiptarė, sidomos tė disa klerikėve tė lartė myslimanė tė dėrguar nga valiu i Shkodrės e i Kosovės.

    Megjithatė, nė saje tė kėmbėnguljes sė atdhetarėve shqiptarė, Kongresi, nė mbledhjen e tij tė fundit mė 28 korrik, miratoi njė program tjetėr prej 17 pikash, tė pėrgatitur nga Komisioni e tė pėrbėrė prej dy pjesėsh: pjesa e parė, prej 5 pikash, qė gjatė diskutimeve u quajtėn “nene tė bashkimit” ose “bashkimtare”, pėrfaqėsonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qė iu bėnė nė Kongres, nėn trysninė e delegatėve shqiptarė. Nė kėtė pjesė shprehej uniteti i tė gjithė osmanllinjve dhe besnikėria e shqiptarėve ndaj osmanizmit, vendosmėria e tyre pėr tė respektuar regjimin kushtetues, pėr tė mbrojtur me armė nė dorė qeverinė kushtetuese, nė rast se do tė kėrcėnohej nga jashtė ose nga ata qė brenda vendit do t’u shėrbenin ideve tė huaja; kėrkohej gjithashtu qė gjithė shqiptarėt tė kryenin shėrbimin e detyrueshėm ushtarak. Kjo pjesė e programit, me gjithė ndryshimet qė pėsoi nė Kongres, ruajti nė thelb karakterin e saj xhonturk.

    Nė pjesėn e dytė tė programit, tė pėrbėrė nga 12 pika, tė cilat gjatė punimeve tė Kongresit u quajtėn “nenet dytėsore ose tė nevojshme” (pėr shqiptarėt - shėn. i aut.), megjithėse nė mėnyrė mjaft tė moderuar, u pėrfshinė disa nga kėrkesat e parashtruara nga pėrfaqėsuesit e rrymės kombėtare shqiptare. Njė pjesė e mirė e masave qė pėrfshiheshin kėtu kishin tė bėnin me zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik e kulturor tė vilajeteve tė Turqisė Evropiane. Parashikohej ndėrtimi nė kėto vilajete i hekurudhave dhe i rrugėve automobilistike; tharja e kėnetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi nė Turqinė Evropiane i shkollave normale turke pėr mėsues dhe i shkollave tė larta pėr tregti e mjeshtėri (profesionale), nė tė cilat tė mėsohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja nė njė nga qendrat e Turqisė Evropiane e njė universiteti turk; likuidimi i menjėhershėm i “Shoqėrisė sė duhanit tė Perandorisė Osmane” (“Régie des tabacs…”) etj.

    Krahas kėtyre pėrfshiheshin edhe disa masa tė veēanta pėr Shqipėrinė. Kėrkohej qė tė “hapeshin nė Shqipėri, ku arsimi ėshtė mė i prapambetur, shkolla fillore, tė mesme dhe tė larta pėr tregėti e mjeshtėri, ku gjuha shqipe tė mėsohej lirisht nė kufijtė e dėshėruar”. Mėsimi i gjuhės shqipe dhe sasia e orėve pėr tė i liheshin pėr t’i caktuar ēdo lokaliteti tė veēantė. Njė masė e tillė, edhe pse krijonte mundėsinė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, ishte larg kėrkesės sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr themelimin e shkollave kombėtare shqipe dhe pėr futjen e mėsimit tė detyruar tė shqipes nė shkolla. Vendimi qė u mor nė lidhje me alfabetin e gjuhės shqipe, pėr tė pėrdorur “lirisht alfabetin turk ose shqiptar”, ishte gjysmak dhe u ēelte rrugėn xhonturqve e gjithė kundėrshtarėve tė alfabetit shqip pėr tė penguar e pėr tė luftuar pėrhapjen e shkrimit shqip.

    Nė kėtė pjesė tė programit, po me kėmbėnguljen e shqiptarėve, kėrkohej qė “nė emėrimin e nėpunėsve t’u jepet pėrparėsi banorėve vendas qė njihnin karakterin dhe zakonet e vendit”, qė tė hiqeshin shkollat fetare (tė krijuara pėr shqiptarėt ortodoksė e pėr vllehėt) nga administrimi i kishės dhe t’i jepeshin Ministrisė sė Arsimit, si dhe tė njihej gjuha e vendit nė komunitetet fetare.

    Duke qenė i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur nė pėrbėrjen e vet njė shumicė delegatėsh turkomanė, si edhe delegatė nga kombėsitė e tjera tė Turqisė Evropiane, Kongresi i Dibrės, me gjithė pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė, sikurse theksohet nė dokumentet bashkėkohėse, nuk arriti tė kthehej nė njė manifestim tė pavarur dhe kombėtar shqiptar. Nė vendimet e botuara nė formėn e njė broshure tė veēantė nė Manastir mė 1909 (1325), ky tubim mbante emrin “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”. Po kėtė emėrtim do tė kishin edhe kongreset e tjera, tė cilat, sipas vendimit qė u mor nė Dibėr, do tė thirreshin ēdo vit nė njė nga qytetet e Turqisė Evropiane?. Po kėshtu, komisionet, qė Kongresi rekomandonte tė krijoheshin nė qendra tė ndryshme tė Rumelisė, “pėr tė bashkuar tė gjitha kombet e Perandorisė Osmane” do tė quheshin “Bashkimi i Kombeve” (“Ittihad-i Anasir”).

    Megjithatė, ka rėndėsi tė veēantė fakti qė atdhetarėt shqiptarė e shndėrruan Kongresin e Dibrės nė njė arenė tė luftės kundėr reaksionit xhonturk, mbrojtėn tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar dhe i detyruan organizatorėt e tij xhonturq tė pranonin disa nga kėrkesat e tyre, tė cilat, ndonėse nuk shprehnin nė mėnyrė tė plotė aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politikėn e osmanizimit tė ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe ithtarėt e tij nė Shqipėri, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhanė popullaritet, me anėn e shtypit, tė mitingjeve e tė mjeteve tė tjera, asaj pjese tė vendimeve qė bėnte fjalė pėr unitetin e shqiptarėve, si “osmanllinj”, me turqit dhe nuk pėrfillėn aspak masat qė parashikonin mėsimin, qoftė edhe me kufizime, tė gjuhės shqipe nė shkolla.

    Por as vendimet e Kongresit tė Dibrės, as propaganda xhonturke pėr bashkėpunimin e shqiptarėve me Komitetin “Bashkim e Pėrparim” nuk mundėn tė mbulonin kundėrshtitė e kombit shqiptar me regjimin turqve tė rinj.

  14. #94
    Kongresi Kombėtar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)



    Kongresi i Dibrės nuk e ndryshoi vendimin e marrė qysh mė parė nga rrethet atdhetare pėr tė mbledhur njė kongres kombėtar nė Elbasan, i cili do tė shqyrtonte nė mėnyrė tė veēantė problemin e shkollės shqipe qė ishte bėrė objekt i sulmeve tė xhonturqve, pėrgatitjen e mėsuesve, organizimin nė shkallė kombėtare tė rrjetit tė shkollave shqipe, drejtimin e pėrqendruar tė tyre nga njė institucion kombėtar dhe sigurimin e mjeteve financiare pėr mbajtjen e tyre. Thirrja e tij bėhej e domosdoshme edhe pėr shkak tė rritjes sė rrjetit tė shkollave shqipe pas Kongresit tė Manastirit.
    Pak kohė para thirrjes sė Kongresit (mė 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisė, nėn trysninė e kėrkesave kėmbėngulėse tė shqiptarėve, u detyrua tė njoftonte vilajetet qė tė pėrfshinin nė programin mėsimor tė shkollave shtetėrore, qytetėse (ruzhdie) dhe nė gjimnazet (idadie), mėsimin e gjuhės sė vendit (shqipe) dhe qė mėsuesit e kėsaj gjuhe tė paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte njė rethanė qė favorizonte punimet e Kongresit tė Elbasanit pėr ēėshtjet e arsimit shqiptar.

    Kongresi u thirr me nismėn e klubit shqiptar tė Selanikut, i cili, qysh nė fund tė marsit njoftoi pėr kėtė klubet e shoqėritė shqiptare, ndėrsa me pėrgatitjen e tij tė drejtpėrdrejtė u morėn klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” tė Elbasanit, qė u shpėrndanė ftesat klubeve dhe shoqėrive shqiptare brenda e jashtė vendit.
    Kongresi i Elbasanit u hap mė 2 shtator tė vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 8 shtator. Nė tė morėn pjesė 35 delegatė, pėrfaqėsues tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare tė qyteteve tė tilla tė Shqipėrisė, si Tirana, Durrėsi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korēa, Berati, Leskoviku, Pėrmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, tė Skraparit etj. Nuk mundėn tė dėrgonin delegatėt e tyre Vlora, pėr shkak tė terrorit tė xhonturqve mbi atdhetarėt e kėtij qyteti, Shkodra, pėr arsye tė veprimtarisė sė reaksionit xhonturk, tė pėrkrahur nga klerikėt konservatorė dhe elementėt fanatikė turkomanė, si edhe vilajeti i Kosovės, po pėr shkak tė pengesave qė nxorėn klerikėt dhe paria konservatore e fanatike, qė pėrkrahte alfabetin arab. Megjithatė, klubi i Shkupit ngarkoi si pėrfaqėsues tė vetin Mithat Frashėrin, ndėrsa atdhetarėt shkodranė njoftuan nė mėnyrė paraprake se do t’i njihnin vendimet e kėtij Kongresi. Po ashtu nuk u pėrfaqėsuan edhe shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

    Midis delegatėve tė Kongresit kishte veprimtarė tė njohur tė lėvizjes kombėtare, si edhe mėsues atdhetarė, siē ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frashėri, Dervish bej Biēaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikollė Kaēori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimitėr Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprėncka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomenė Kosturi etj.
    Punimet e Kongresit u drejtuan nga njė kryesi e zgjedhur nga delegatėt dhe e pėrbėrė nga Dervish bej Biēaku (kryetar), Mithat Frashėri (nėnkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretarė).

    Ashtu siē ishte parashikuar, nė Kongres u shqyrtuan tri ēėshtje themelore: ēelja e njė shkolle normale dhe masat e nevojshme pėr tė; krijimi i njė qendre tė vetme pėr drejtimin, pėr organizimin dhe pėr financimin e shkollave shqipe; masat pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė klubeve shqiptare.
    Akti themelor i Kongresit tė Elbasanit ishin Vendimet ose, siē u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qė u miratua dhe u nėnshkrua nga gjithė delegatėt. Njė nga masat mė tė rėndėsishme tė kėsaj Rezolute ishte ēelja nė Elbasan nė vjeshtėn e atij viti e njė Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtė klasa, e cila do tė pėrgatiste mėsues pėr shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do tė mbahej me kontributin e tė gjitha klubeve dhe shoqėrive shqiptare. Nė Kongres u miratua edhe njė rregullore e veēantė e Shkollės Normale, e pėrpunuar nga njė komision i posaēėm. Pėr t’i vėnė shkollat shqipe nėn njė drejtim unik e tė pėrqendruar nė shkallė kombėtare, Kongresi vendosi qė tė krijohej nė Korēė Shoqėria qendrore shkollore “Pėrparimi”. Sipas statutit tė saj tė veēantė ajo do tė quhej Shoqėria e mėsonjėtoreve shqipe “Pėrparimi” dhe do tė kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr mbajtjen e administrimin e Shkollės Normale tė Elbasanit, pėr hapjen e shkollave tė tjera shqipe dhe pėr botimin e librave tė nevojshėm. Pranė shoqėrisė krijohej edhe njė arkė e pėrgjithshme, qė do tė plotėsohej me kontributin e klubeve, tė shoqėrive dhe tė atdhetarėve tė veēantė. Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarinė e saj, Kongresi kėrkoi qė ajo tė njihej zyrtarisht si “person juridik” nga qeveria turke; u hartua njė rregullore e veēantė e kėsaj shoqėrie, e cila do t’i paraqitej gjithashtu pėr miratim qeverisė. Shoqėria duhej tė kėrkonte ndihmėn financiare tė shtetit turk.

    Kongresi ngarkoi “tė gjitha klubet dhe shoqėritė, si edhe ēdo shqiptar, tė pėrpiqeshin tė vinin gjuhėn shqipe nė tė gjitha shkollat e vendit”. Nė mėnyrė tė veēantė u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qė tė “nxirrte lejen qė gjuha shqipe tė hynte zyrtarisht nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė”, ndėrsa me pikėn 8 tė Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qė sa mė parė tė “kėrkonte futjen e gjuhės shqipe si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie)”. Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave do tė shėnonte njė hap tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e tė gjitha shkollave tė huaja (turke ose nė gjuhė tė tjera) nė shkolla shqipe dhe pėr themelimin e njė sistemi kombėtar shkollor nė Shqipėri. Kongresi ngarkonte gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė kėrkonin nga kėshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqėsore, aq tė nevojshme pėr popullsinė e zonave bujqėsore tė vendit.

    Nė Kongres u diskutuan gjithashtu disa ēėshtje organizative dhe politike. Pėr tė forcuar bashkėpunimin, lidhjet organizative dhe bashkėrendimin e veprimeve ndėrmjet tė gjitha klubeve e shoqėrive, u vendos qė tė gjitha klubet e shoqėritė shqiptare tė drejtoheshin nga njė klub qendror. Nė pajtim me kėtė Kongresi zgjodhi si klub qendror (pėr dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qėndronte nė krye tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    Pėr tė bashkėrenduar dhe pėr tė organizuar mė mirė e nė pėrmasa kombėtare veprimtarinė politiko-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, u miratua njė Rregullore e pėrgjithshme e klubeve dhe e shoqėrive shqiptare, ku pėrcaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e tė bashkėpunimit ndėrmjet tyre.
    Nė mbledhjet e mbyllura e tė shpeshta nė Kongres delegatėt shprehėn mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim”, tė cilėt nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Strugė, nė Tiranė, nė Gjirokastėr, nė Filat etj., nxitnin komitetet lokale qė t’u kundėrviheshin aspiratave kombėtare tė shqiptarėve. Nė emėr tė delegatėve tė Kongresit iu dėrgua kryeministrit turk njė telegram, nė tė cilin protestohej kundėr dhunės mbi atdhetarėt shqiptarė nė Vlorė e nė qendra tė tjera dhe kėrkohej lirimi i bejlerėve atdhetarė tė arrestuar. Po nė kėto mbledhje delegatėt u shprehėn pėr njė organizim mė tė mirė tė komiteteve tė fshehta dhe pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet tyre.

    Nė Kongres u shfaq mendimi se, nė kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t’i njihnin popullit shqiptar tė drejtat mė elementare kombėtare e njerėzore pėr t’u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga arbitrariteti e zgjedha e turqve tė rinj, shqiptarėt duhej tė organizonin luftėn e armatosur pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim populli shqiptar duhej tė bashkėpunonte me popujt e tjerė tė shtypur tė Turqisė Evropiane, me maqedonėt, vllehėt etj., qė luftonin gjithashtu pėr ēlirimin e tyre kombėtar.
    Kongresi dėnoi ndėrhyrjet e fuqive tė huaja nė Shqipėri qė ishin forcuar nė fillim tė shek. XX, e veēanėrisht pas aneksimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria.

    Nė kėtė Kongres u vendos gjithashtu qė pas tri vjetėsh, mė 1912, tė mbahej po nė Elbasan njė kuvend tjetėr, qė do tė shqyrtonte “nevojat e Shqipėrisė”, programin e tė cilit do ta pėrgatisnin shoqėritė e kėtij qyteti.
    Kongresi i Elbasanit i dha njė shtytje tė re lėvizjes pėr shkollėn dhe pėr arsimin kombėtar nė pėrgjithėsi. Tė mbėshtetur nė vendimet e tij, atdhetarėt shqiptarė ngritėn nė Korēė, mė 20 shtator 1909, Shoqėrinė qendrore shkollore “Pėrparimi”, nė kryesinė e sė cilės u zgjodhėn atdhetarėt e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenė Kosturi e Mihal Gramenoja.

    Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte ligjėrisht tė gjitha kompetencat e saj si njė institucion qendror e drejtues i arsimit kombėtar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbėshtetjen e deputetėve atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, bėri pėrēapje pranė Kėshillit tė Shtetit nė Stamboll pėr tė siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithėse kjo kėrkesė u kundėrshtua nga qeveria turke, Shoqėria “Pėrparimi” u kthye nė tė vėrtetė nė njė organizatė arsimore kombėtare dhe dha njė ndihmė tė ēmuar pėr organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha njė ndihmesė tė veēantė pėr sigurimin e fondeve tė nevojshme financiare pėr Shkollėn Normale tė Elbasanit dhe pėr shkollat e tjera shqipe. Duke iu pėrgjigjur thirrjes qė shpėrndau pėr kėtė qėllim brenda e jashtė Shqipėrisė, dhjetėra klube dhe shoqėri atdhetare tė vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqėritė e kolonive tė mėrgimit dhe qindra atdhetarė derdhėn nė arkėn e saj shuma tė mėdha tė hollash. Brenda njė kohe tė shkurtėr u mblodhėn pėr nevojat e Shkollės Normale dhe tė shkollave tė tjera 1 000 lira turke.

    Nė mėnyrė tė veēantė rreth 340 atdhetarė dhanė ndihmėn e tyre nė tė holla.
    Mė 1 dhjetor 1909 u ēel nė Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qė ishte shkolla e parė e mesme kombėtare shqipe. Mėsuesit e saj tė parė ishin atdhetarė tė njohur dhe njerėz tė shquar nė lėmin e kulturės, si Aleksandėr Xhuvani (i diplomuar nė Greqi pėr filologji, i dalluar nė fushėn e letėrsisė), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu nė Greqi pėr matematikė-fizikė, drejtor i gazetės “Kombi”) etj. Drejtor i parė i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri tė gjitha forcat dhe aftėsitė e tij nė shėrbim tė arsimit kombėtar. Nė Shkollėn Normale jepnin gjithashtu mėsim Petėr Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.

    Shkolla Normale kishte gjashtė klasa, me njė plan mėsimor prej 30 lėndėsh, humanitare, tė shkencave tė natyrės etj. Ajo dallohej pėr karakterin e saj kombėtar, qė pėrcaktohej nga pėrmbajtja e lėndėve dhe nga fakti se pranonte nxėnės tė tė gjitha besimeve fetare, myslimanė e tė krishterė. Atdhetarėt bashkėkohės e ēmonin atė si njė vatėr tė formimit atdhetar tė brezit tė ri.
    Qysh nė vitin e parė tė themelimit tė saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxėnės tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Disa prej tyre, rreth 50 nxėnės, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, tė dėrguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibrės etj. dhe me kujdesin e veēantė tė atdhetarėve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
    Shkolla shqipe u hapėn nė kėtė periudhė pas Kongresit tė Elbasanit edhe nė vende tė tjera tė Shqipėrisė. Nė fund tė shtatorit u bė nė Korēė pėrurimi i shkollės sė riorganizuar tė djemve (i mėsonjėtores sė parė shqipe tė vitit 1887), ēelur qysh nė pranverėn e vitit 1909, e cila ishte njė nga shkollat mė tė plota me pesė klasa dhe pesė mėsues. Nė tetor u hapėn shkolla shqipe nė Progėr, nė Cukaj tė Martaneshit, nė Verlen tė Bilishtit, nė Margėllėē, ndėrsa nė muajin dhjetor u ēel shkolla shqipe nė Negovan (nėn drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe nė fshatin Koshtan tė Tepelenės.

    Me pėrpjekjet e Klubit Arsimor tė Shkupit, tė Hasan Prishtinės e tė atdhetarėve tė tjerė kosovarė, nė vjeshtėn e vitit 1909 u hapėn shkolla shqipe nė vilajetin e Kosovės, nė Moravė, nė Gjilan dhe nė fshatin Pozharan, ku mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth. Shkolla shqipe kanė qenė ngritur nė kėtė kohė edhe nė Prizren, nė Gjakovė, nė Pejė dhe nė Vuēiternė. Nė janar tė vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti njė shkollė private shqipe nė kėtė qytet, ndėrsa nė shkurt u hap shkolla shqipe nė Mitrovicė.

    Nė mars-prill tė vitit 1910 u ēelėn shkolla shqipe nė Mesare tė Leskovikut, nė Labovėn e Poshtme (nga klubi “Drita” i Gjirokastrės), nė fshatra tė Ēamėrisė, si nė Ninat, Konispol, Koskė, Janjar, Konicė, Mazarek etj. Nė verėn e atij viti u hapėn shkolla shqipe nė Tepelenė, nė Tiranė, nė Vlorė, nė Zerqan, nė Kaninė, nė Leskovik etj. U bėnė pėrēapje pėr ngritjen e shkollave tė tjera shqipe pothuajse nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė fillim tė vitit 1910 klubi i Dibrės mori nismėn pėr hapjen e njė numri tė madh shkollash shqipe nė kėtė rreth.

    Gjatė vitit shkollor 1909-1910, pėrveē qyteteve tė tjera, gjuha shqipe u fut edhe nė gjimnazet turke tė Elbasanit, tė Vlorės, tė Beratit dhe tė Shkupit (ku jepte mėsim Bedri Pejani). Shqipja filloi tė mėsohej gjithashtu nė shkollėn “Edep” tė Shkupit, qė mbahej nga klubi “Rinia patriotike” (“Shubani vatan”) tė kėtij qyteti. Sipas tė dhėnave tė shtypit shqiptar tė kohės, nė vjeshtėn e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lėndė pothuajse nė tė gjitha gjimnazet (idadijet) turke tė Shqipėrisė dhe nė shumė shkolla qytetėse (ruzhdie). Meqė Ministria e Arsimit, qysh nė korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mėsimin e gjuhėve tė vendit nė gjimnazet turke, mėsuesit e gjuhės shqipe nė kėto shkolla u emėruan nga organet e saj.

    Por kėto shkolla ndiqeshin nga njė numėr i kufizuar nxėnėsish, prandaj atdhetarėt shqiptarė vijuan tė kėrkonin qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat fillore tė vendit, rrjeti i tė cilave ishte mė i gjerė. Nė fundin e vitit shkollor 1909-1910 mėsimi i shqipes u fut edhe nė shkollėn qytetėse tė Prevezės, nė atė tė Lurosit, nė shkollat fillore turke tė Kolonjės, tė Oparit, tė Devollit, tė Pėrmetit, tė Elbasanit dhe tė disa qendrave tė Kosovės. Nė fillim tė vitit 1910 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Ohrit kėrkuan nga parlamenti qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat shtetėrore tė kėsaj prefekture.

    Me gjithė pengesat e shovinistėve grekė, atdhetarėt shqiptarė gjatė vitit 1910 arritėn tė fusnin mėsimin e shqipes edhe nė shkollat e tjera greke, si nė ato tė Elbasanit, tė Beratit, tė Kavajės dhe tė Labovės sė Poshtme.
    Por pėrhapja e mėtejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua pėr shkak tė shpėrthimit tė reaksionit xhonturk kundėr kulturės dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi.

  15. #95
    Reaksioni xhonturk dhe qėndresa kundėr tij (1909-1910)



    Megjithėse Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” kishte deklaruar se nuk do tė pėrzihej nė ēėshtjen e zgjedhjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe, nė tė vėrtetė ai mobilizoi kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė kundėr klubeve e shkollave shqipe gjithė administratėn shtetėrore, qendrore e lokale, klerikėt fanatikė myslimanė dhe ekspeditat e gjeneralėve osmanė.
    Xhonturqit u mbėshtetėn nė kėtė veprimtari nė ligjin mbi “Bandat”, qė parashikonte masa shumė tė rrepta pėr tė gjithė ata qė merrnin pjesė nė ēetat e armatosura dhe pėr tė afėrmit e tyre, si dhe nė ligjin “Mbi shoqėritė”, qė ndalonte tė gjitha organizatat kombėtare, pėrveē atyre osmane. Kėto dy ligje u miratuan nga parlamenti turk nė vjeshtėn e vitit 1909, me gjithė kundėrshtimin e deputetėve tė kombėsive joturke.

    Nė shtator tė vitit 1909 me urdhėr tė valiut tė Kosovės u mbyll shkolla shqipe e Pejės, ndėrsa nė janar u dėmtua dhe mė pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit. Nė shkurt tė vitit 1910 valiu i Kosovės urdhėroi tė mbyllen tė gjitha shkollat shqipe tė kėtij vilajeti dhe tė hiqej mėsimi i gjuhės shqipe nga shkollat shtetėrore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetarė tė tjerė kosovarė protestuan menjėherė kundėr kėtyre veprimeve dhe kėrkuan nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova.

    Veprime tė njėjta kundėr shkollave shqipe u ndėrmorėn nė vilajetin e Janinės, ku drejtoria e arsimit nė fillim kundėrshtoi kėrkesat pėr hapjen e shkollave tė reja shqipe (nė Leskovik, Filat etj.), ndėrsa nė mars tė vitit 1910 urdhėroi tė ndalohej mėsimi i gjuhėve tė tjera nė shkolla, pėrveē turqishtes.
    Nė fillim tė vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se “qeveria turke do tė qėndrojė neutrale nė punėt e alfabetit, por nė shkollat shtetėrore do tė vėrė nė zbatim alfabetin arab”. Pas kėsaj administrata osmane filloi tė fuste me forcė nė tė gjitha shkollat e vendit alfabetin arab pėr mėsimin e shqipes. Sikurse theksonte ato ditė kryeministri turk, Ibrahim Haki pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte ēėshtjen e alfabetit shqip si njė problem politik, shihte nė pėrdorimin e alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes hapin e parė pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Turqia.
    Nė pėrpjekjet e tyre pėr tė penguar pėrhapjen e shkollės e tė shkrimit shqip xhonturqit u mbėshtetėn te klerikėt konservatorė dhe tek elementėt e tjerė turkomanė nga radhėt e shqiptarėve. Kjo i dha mundėsi Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim” ta paraqiste konfliktin rreth alfabetit shqip si njė ēėshtje tė brendshme tė shqiptarėve.

    Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, qė ishte autor i njėrės prej tri abetareve shqipe me shkronja arabe, bėnte propagandė kundėr alfabetit shqip tė Kongresit tė Manastirit nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut (deri nė Vlorė), duke mobilizuar pėr kėtė qėllim edhe klubet xhonturke tė oficerėve. Po kėshtu vepronin myftinjtė e Korēės, tė Gjirokastrės, tė Kavajės etj., ndėrsa ai i Prishtinės dhe i Dibrės nxorėn qarkore, nė tė cilat u bėnin thirrje gjithė klerikėve myslimanė tė organizonin mitingje pėr tė pėrkrahur alfabetin arab.
    Tė nxitur nga xhonturqit, njė grup prej 14 deputetėsh tė parlamentit, qė u paraqitėn si shprehės “tė ndjenjave tė popullit shqiptar”, edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin tė shkruanin e tė lexonin shqip, kėrkuan nga kryeministri turk nė janar tė vitit 1910 qė tė pėrdorej alfabeti arab pėr shkrimin e shqipes dhe tė ndalohej ai latin. Kishte midis tyre edhe deputetė shqiptarė tė njohur pėr qėndrimet e tyre antikombėtare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali Elbasani, Fuat Pasha i Prishtinės, Sait Efendiu (Idrizi) i Shkupit, Hasan Basriu i Dibrės, Riza Efendiu i Shkodrės etj.

    Pėrkundrazi, deputetėt atdhetarė, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., tė zemėruar nga veprimet e parlamentarėve turkomanė, i dėrguan kryeministrit njė letėr proteste, ku kėrkuan qė tė respektoheshin tė drejtat e ligjshme tė shqiptarėve, tė liheshin ata tė lirė tė pėrdornin alfabetin qė dėshironin dhe qė administrata qeveritare tė mos ndėrhynte.
    Nė bashkėpunim me elementėt turkomanė, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj., valiu i Kosovės, Masar Beu, mė 2 shkurt tė vitit 1910 organizoi njė miting nė njė nga xhamitė e Shkupit, nė tė cilėn klerikėt fanatikė i shpallėn shkronjat latine nė kundėrshtim me fenė islame dhe kėrkuan qė tė ndalohej pėrdorimi i tyre pėr gjuhėn shqipe. Mė 6 shkurt u mbajt njė miting tjetėr nė njė nga xhamitė e Manastirit, ku u kėrkua tė hiqej alfabeti latin pėr gjuhėn shqipe dhe tė futej ai arab, me tė cilin ishin shkruar edhe librat e shenjtė. Mitingje tė tilla nė pėrkrahje tė alfabetit arab u mbajtėn nė shkurt tė atij viti edhe nė Elbasan, nė Gjakovė, nė Korēė, nė Gjilan, nė Vuēiternė, nė Mitrovicė e nė qendra tė tjera, nė tė cilat, sipas dėshmive tė bashkėkohėsve, morėn pjesė vetėm klerikėt konservatorė myslimanė dhe njė grusht fanatikėsh turkomanė.

    Disa nga krerėt turkomanė shqiptarė, duke pasur pėrkrahjen e xhonturqve, formuan nė Stamboll mė 4 mars 1910 shoqėrinė me emrin “Rrethi arsimor shqiptar” (“Arnavud mahfel mearifi”), tė kryesuar nga kleriku e senatori Haxhi Ali Elbasani, qė ishte edhe deputet i parlamentit, Mahmut Bedriu, deputet i Pejės etj. Shoqėria ose “Mahfeli”, siē u quajt nė atė kohė, filloi tė punonte pėr tė pėrhapur nė Shqipėri arsimin me shkronja arabe, duke botuar libra e gazeta me kėtė alfabet, qė tė forconte kėshtu “lidhjet e shqiptarėve me atdheun osman”.
    Me gjithė pėrpjekjet e xhonturqve pėr ta shtrirė veprimtarinė e “Mahfelit” nė vilajetin e Kosovės e nė viset e tjera shqiptare, ajo u kufizua kryesisht nė Stamboll. Edhe kėtu iu kundėrvunė atij shumė atdhetarė tė Stambollit, qė formuan “Shoqatėn e intelektualėve shqiptarė”, e cila mbronte alfabetin shqip tė Kongresit tė Manastirit.

    I nxitur nga Komiteti “Bashkim e Pėrparim”, edhe Shejhylislami i propozoi Ministrisė sė Arsimit qė tė ndalonte futjen e alfabetit latin pėr shkrimin e shqipes dhe mė 5 prill, me anėn e njė qarkoreje tė veēantė u kėrkoi tė njėjtėn gjė gjithė myftinjve tė Shqipėrisė. Shejhylislami dhe fill pas tij shehlerėt e hoxhallarėt fanatikė e turkomanė mallkuan alfabetin latin, u ndaluan myslimanėve ta pėrdornin atė dhe kėrkuan prej tyre tė shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me shkronjat “e shenjta” tė Kuranit.

    Nė luftėn kundėr shkollės e kulturės kombėtare shqiptare turqit e rinj patėn pėrkrahjen e dhespotėve ortodoksė grekė dhe tė klerikėve grekomanė shqiptarė, tė cilėt, me ndihmėn e bandave tė andartėve qė vepronin lirisht edhe pas shpalljes sė kushtetutės, terrorizonin popullsinė e Negovanit, tė Bellkamenit dhe tė fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut e tė Mesme, qė kėrkonte ēeljen e shkollave shqipe.

    Kėto veprime tė xhonturqve shkaktuan zemėrim tė thellė tek atdhetarėt dhe te populli shqiptar, qė u ngritėn pėr mbrojtjen e shkollės e tė shkrimit shqip dhe tė tė drejtave kombėtare. Nė krye tė kėsaj qėndrese, thuajse tė pėrgjithshme, u vunė klubet e shoqėritė atdhetare, si klubi “Bashkimi” i Manastirit, klubi “Dituria” i Gjirokastrės, klubet e Korēės, tė Elbasanit, tė Pogradecit, tė Kolonjės etj. Ato protestuan pranė qeverisė turke kundėr ndjekjeve qė po u bėheshin gjuhės shqipe dhe atdhetarėve shqiptarė.

    Paria e Prishtinės, nė njė letėr qė i dėrgonte nė fund tė dhjetorit tė vitit 1909 deputetit tė saj, Hasan Prishtina, nė emėr tė popullsisė sė kėsaj treve, protestonte kundėr pėrpjekjeve qė po bėheshin pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pėrdornin alfabetin arab, theksonte se alfabeti latin ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr gjuhėn shqipe, se pėrdorimi i tij nuk krijon ndonjė shqetėsim as nga pikėpamja politike, as edhe nga ajo fetare. Nė kėtė dokument i kėrkohej Hasan Prishtinės qė tė ndėrmjetėsonte pranė qeverisė qė mėsimet nė shkollat fillore tė bėheshin nė gjuhėn shqipe dhe qė ajo tė jepej me alfabetin latin.
    Orvatjet e qeverisė turke nė fillim tė vitit 1910 pėr tė futur nė shkolla alfabetin arab pėr mėsimin e shqipes, hasėn nė qėndresėn e vendosur tė mėsuesve dhe tė nxėnėsve, qė nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Korēė, Berat, Durrės, Janinė, Shkup e nė vende tė tjera, braktisėn shkollat turke dhe protestuan kundėr autoriteteve shtetėrore.

    Edhe populli i Elbasanit iu pėrgjigj mitingut tė klerikėve fanatikė e turkomanė myslimanė me njė manifestim masiv kundėr futjes sė alfabetit arab, i cili u organizua mė 18 shkurt 1910 nė njė nga sheshet e qytetit, ku morėn pjesė rreth 7 000 qytetarė e fshatarė tė ardhur nga Shpati dhe nga katundet e tjera tė Elbasanit. Nė kėtė miting populli kėrkoi nga qeveria dhe nga parlamenti tė pranonin pėrdorimin e alfabetit shqiptar (latin) pėr shkrimin e gjuhės shqipe.
    Mė 27 shkurt u organizua nga klubi “Dituria” njė miting i madh nė Korēė nė mbrojtje tė abėcėsė shqipe, ku morėn pjesė rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korēės, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Nė emėr tė popullit tė mbledhur nė kėtė tubim iu dėrguan telegrame proteste, kundėr futjes sė alfabetit arab, qeverisė turke dhe deputetėve shqiptarė tė parlamentit.
    Njė pjesėmarrje tė gjerė pati edhe mitingu qė u zhvillua nė Berat mė 28 shkurt, ku qenė tė pranishėm rreth 15 000 veta, banorė tė qytetit e tė fshatrave tė rrethit. Nė telegramet e protestės, qė iu dėrguan qeverisė turke nė emėr tė popullit tė Beratit, theksohej se, duke futur alfabetin arab “qeveria synon t’i lėrė shqiptarėt nė padije si gjer mė sot dhe tė futė grindje e pėrēarje ndėrmjet atyre myslimanė dhe ortodoksė”. Mitingje tė tilla u mbajtėn edhe nė Tepelenė, nė Pėrmet dhe nė Skrapar.

    Telegrame proteste kundėr pėrdorimit tė alfabetit arab dhe pėr mbrojtjen e alfabetit latin iu dėrguan qeverisė e parlamentit turk edhe nė emėr tė popullit tė Gjirokastrės (nga Shoqėria “Bashkimi”), tė Ēamėrisė (nga klubi i Filatit), tė Shkupit, tė Ohrit, tė Vlorės, tė Prishtinės, tė Mitrovicės, tė Gramshit, tė Pėrmetit, tė Frashėrit, tė Tepelenės, tė Konicės, tė Leskovikut etj.
    Duke vėnė theksin nė pėrmasat e kėsaj lėvizjeje, konsulli francez nė Shkodėr i shkruante qeverisė sė tij, nė shkurt tė vitit 1910, se tėrė Shqipėria ėshtė ngritur kundėr pėrpjekjeve tė qeverisė turke pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pėrdorin alfabetin arab, si dhe pėr tė mbrojtur alfabetin shqip tė vendosur nė Kongresin e Manastirit.

    Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare nė shkurt tė vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli qė zotėroi nė to, nga pėrmbajtja kombėtare e pėrparimtare e kėrkesave tė tyre, ashtu edhe nga pėrmasat qė morėn, ishin ngjarje tė reja pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe tė rralla e tė papara deri atėherė, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr gjithė Perandorinė Osmane.



    Kongresi i Dytė i Manastirit (2-3 prill 1910)




    Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.
    Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

    Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
    Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.

    Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke.
    Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.

    Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.

    Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.

    Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qė tė kėshillohej me Shejhylislamin rreth “dėmit” qė gjoja i shkaktohej fesė myslimane nga pėrdorimi i alfabetit latin pėr mėsimin e shqipes.

    Kongresi mori masa edhe pėr forcimin e lidhjeve organizative ndėrmjet klubeve shqiptare dhe pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre. U vendos qė klubet shqiptare tė kishin njė rregullore tė njėjtė dhe tė detyrueshme pėr tė gjithė. Kjo rregullore a kanonizėm e pėrgjithshme do tė njihej zyrtarisht edhe prej qeverisė turke. Njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vėnė nė zbatim. Tė gjitha klubet do tė drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e tė cilit tani, ndryshe nga vendimet qė ishin marrė nė kongreset e mėparshme, do t’i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpėrngulur qendrėn udhėheqėse tė klubeve nga Manastiri nė Stamboll do tė krijohej njė udhėheqje e vetme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku tė bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetėt atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Kėta deputetė parashikohej tė pėrfshiheshin edhe nė kryesinė qendrore tė klubit tė Stambollit.

    Megjithatė, vendimi i Kongresit tė Dytė tė Manastirit, pėr tė caktuar si klub qendror atė tė Stambollit, nuk u pėlqye nga rrethet e gjera atdhetare tė vendit. Edhe ngjarjet e mėvonshme, sidomos qėndrimi i udhėheqjes sė kėtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare tė vitit 1910, kur ajo mori hapur nė mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
    Po kėshtu u vendos qė tė thirrej nė korrik tė vitit 1910 njė kongres mė i gjerė nė Janinė, i cili, krahas problemeve tė tjera, do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njėrėn prej dy abėcėve latine, tė miratuara nga Kongresi i Parė i Manastirit.

    Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, ashtu si nė ato tė mėparshmet, u mbajtėn edhe mbledhje tė fshehta, nė tė cilat u diskutuan ēėshtje tė tilla politike, siē ishin forcimi i komiteteve tė fshehta dhe masat qė duheshin marrė pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Por, ndėrsa pėr komitetet e fshehta u mor vendim qė tė zgjeroheshin e forcoheshin mė tej, pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė pėrgjithshme nuk u mor ndonjė masė. Kjo ēėshtje u la tė diskutohej e tė vendosej nė kongresin e ardhshėm. Sipas tė dhėnave tė bashkėkohėsve, nė mbledhjet e fshehta u hartua edhe njė program politik, tė cilin ata e quanin platformė “tė autonomisė sė Shqipėrisė”, ku, pėrveē tė tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė dhe njohja e saj si gjuhė zyrtare. Megjithatė, ky program nuk u pėrfshi nė asnjėrin nga dy aktet e shpallura botėrisht tė Kongresit.

    Kongresi i Dytė i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qė u zhvilluan nė Shqipėri nė pragun e kėtij kuvendi, nė shkurt-mars tė vitit 1910, shprehėn vendosmėrinė e shqiptarėve pėr mbrojtjen e shkrimit shqip, tė shkollės dhe tė kulturės kombėtare nė tėrėrsi. Ato ishin, njėherazi, njė paralajmėrim pėr kryengritjen e armatosur qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1910.

  16. #96
    K R E U XI

    KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910










    1. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES
    (MARS - PRILL 1910)







    Fillimi i kryengritjes. Kuvendi i Verrave tė Llukės


    Ekspeditat e Xhavit Pashės tė vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat pėr ēarmatimin me dhunė tė popullsisė, ndjekjet policore kundėr klubeve e atdhetarėve shqiptarė, si edhe reaksioni xhonturk kundėr shkollės e shkrimit shqip, i acaruan mė tej marrėdhėniet e shqiptarėve me qeveritarėt xhonturq.

    Pėrballė kėsaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bėnė pėrpjekje pėr bashkėrendimin e lėvizjes nė shkallė kombėtare. Nė fundin e vitit 1909 u themelua nė Stamboll Komiteti i fshehtė shqiptar “Ja Vdekje, ja Liri!”, i cili bėri thirrje pėr formimin e njė qendre tė vetme drejtuese dhe pėr nxjerrjen e njė organi qendror shtypi pėr tė gjitha organizatat e shoqėritė atdhetare brenda e jashtė vendit. Komiteti u pėrpoq ta shtrinte veprimtarinė e tij edhe nė Shqipėri.
    Dhuna e egėr qė xhonturqit ushtruan pėr mbledhjen e taksave e tė tatimeve, pėr grumbullimin e armėve e tė rekrutėve ishte mė e fuqishme nė Kosovė, ku shpėrtheu hapur pakėnaqėsia e shqiptarėve. Qysh nė pranverėn e vitit 1910 qėndresa e shqiptarėve tė Kosovės merr gjithnjė e mė shumė trajtėn e njė lufte tė armatosur. Tė rinjtė, pėr t’iu shmangur shėrbimit ushtarak, dilnin nė mal dhe formonin ēeta tė armatosura. Ndėrkohė nisėn pėrgatitjet pėr aksione tė armatosura nė pėrmasa mė tė gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarėt e Kosovės tė organizuar nė grupe tė armatosura e tė pėrgatitura pėr luftė kundėr regjimit xhonturk.

    Veprimet e para kundėrqeveritare nisėn nė mars nė Gjakovė, por qendra e tyre u bė nė fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhėhequra nga Halil Mehmeti.
    Nė muajin mars, me nismėn dhe nėn drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt nė Gjilan njė mbledhje e shqiptarėve tė kėtij rrethi ku u diskutua rreth masave pėr organizimin e kryengritjes sė re.

    Nė fund tė muajit mars grupe tė armatosura fshatarėsh e malėsorėsh tė anės sė Mitrovicės, tė Vuēiternės dhe tė Llapit marshuan nė drejtim tė Prishtinės pėr tė protestuar kundėr caktimit arbitrar tė taksave. Ata ndėrprenė rrugėn Prishtinė-Prepalac. Repartet e garnizonit tė Prishtinės mė 5 prill u ndeshėn me kryengritėsit nė Babin Most. Pas pėrpjekjeve qė u zhvilluan kėtu dhe qė zgjatėn dy ditė, kryengritėsit rrethuan njė batalion tė ushtrisė osmane dhe i detyruan forcat qeveritare tė tėrhiqeshin nė Prishtinė me humbje tė ndjeshme nė njerėz dhe nė armatime.

    Fitorja e kryengritėsve nė Babin Most i vuri nė njė gjendje tė vėshtirė trupat qeveritare qė mbronin Prishtinėn. Garnizoni i saj pėrbėhej prej njė regjimenti kavalerie dhe njė batalioni kėmbėsorie, tė cilėt nuk ishin nė gjendje tė mbanin qytetin dhe as tė ndėrmerrnin veprime jashtė tij. Mė 7 prill u dėrgua nga Ferizaj nė Prishtinė njė kolonė e pėrbėrė prej 6-7 batalionesh. Me gjithė pėrforcimet qė i erdhėn, garnizoni i Prishtinės qe i detyruar tė qėndronte nė pozita mbrojtėse.
    Pas fitoreve tė para tė forcave kryengritėse, gjendja nė vilajetin e Kosovės u bė e vėshtirė pėr autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake tė vilajetit ishin tė pamjaftueshme pėr ta shtypur menjėherė kryengritjen.
    Kryengritja u shtri edhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit tė ushtrisė nė Pejė, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit tė atjeshėm, Haki Beu, u pasua nga veprimet qė ēetat e Shalės dhe tė Berishės ndėrmorėn kundėr njė batalioni ushtarėsh.

    Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit e rrethinave tė Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane tė mbylleshin nė qytet, ndėrsa pjesėn tjetėr tė tėrhiqej nė drejtim tė Fushė-Kosovės. Nė fillim tė prillit kryengritėsit kishin zėnė tė gjitha pikat strategjike nė afėrsi tė qyteteve tė Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit.
    E shqetėsuar nga kėto ngjarje, qeveria xhonturke, nė mbledhjen qė mbajti mė 7 prill, vendosi qė tė merreshin masa tė rrepta ushtarake kundėr kryengritėsve. Nė mesin e muajit prill nė trevėn verilindore tė Shqipėrisė qenė pėrqendruar rreth 36-40 batalione kėmbėsorie, qė bėnin pjesė nė korpuset I, II dhe III tė ushtrisė osmane tė vendosur nė pjesėn evropiane tė Perandorisė, si dhe gjashtė bateri tė artilerisė malore e gjashtė bateri tė artilerisė fushore me 50 gryka zjarri.
    Pėrballė zhvillimit tė shpejtė tė ngjarjeve nė rrethet e Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa pėr tė penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak tė sulltan Mehmet Reshatit V u shpall nė zonėn e kryengritjes gjendja e jashtėzakonshme; urdhėrohej tė shpėrndaheshin sa mė shpejt forcat kryengritėse; tė arrestoheshin dhe tė nxirreshin para gjykatės ushtarake organizatorėt e kryengritjes; tė bėhej regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė sė patundshme; tė zbatohej shėrbimi i detyrueshėm ushtarak; tė mblidheshin me forcė taksat etj. Porta e Lartė urdhėroi Ministrinė e Luftės qė tė pėrgatiste sa mė shpejt ekspeditėn ndėshkimore, nė krye tė sė cilės do tė vihej Shefqet Turgut pasha, njėri nga gjeneralėt mė tė zotė tė ushtrisė osmane aso kohe.

    Pėr tė pėrballuar ekspeditėn e madhe ushtarake qė Porta po pėrgatiste kundėr Kosovės, u pa e nevojshme tė merreshin masa organizative e ushtarake, tė cilat do tė vendoseshin nė tubimet e udhėheqėsve shqiptarė. Njė tubim i tillė u mbajt nė mesin e prillit nė vendin e quajtur Verrat e Llukės, nė afėrsi tė Deēanit. Autoritetet xhonturke, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė, nuk arritėn ta pengonin mbledhjen e kėtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlerė tė Pejės, nuk arriti gjithashtu tė qetėsonte dhe tė shpėrndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nėn drejtimin e Shaban Binakut, tė Isa Boletinit, tė Sulejman Batushės dhe tė krerėve tė tjerė.

    Nė Kuvend u vendos pajtimi i tė gjitha gjaqeve deri nė Shėn Mitėr. Mė pas pjesėmarrėsit lidhėn besėn e vendosėn qė tė gjitha viset e pėrfaqėsuara prej tyre tė bashkoheshin me kryengritjen. U pėrcaktuan gjithashtu me hollėsi masat organizative dhe ushtarake pėr pėrballimin e ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės. Kuvendi parashikonte edhe masa ndėshkuese pėr ata qė do t’i kundėrviheshin besės sė lidhur.

    Kuvendi i Verrave tė Llukės nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kėrkesa nė rrafsh kombėtar. Me sa duket, organizatorėt e tij mendonin se kėto do tė ishin objekt i njė mbledhjeje shumė mė tė gjerė dhe me pėrfaqėsues nė shkallė kombėtare. Megjithatė, tubimi pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes, pėr organizimin dhe pėr bashkėrendimin e veprimeve tė saj tė armatosura. Aty u hodhėn themelet e bashkimit luftarak tė shumicės sė krahinave tė vilajetit tė Kosovės, kryesisht tė pjesės perėndimore e qendrore.



    Pėrkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar



    Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetėve shqiptarė nė parlament u vu nė mbrojtje tė saj. Mė 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 qė pėrfaqėsonin popullsinė shqiptare nė atė organ) i paraqitėn parlamentit njė relacion pėr gjendjen e vėshtirė tė krijuar nė Shqipėri si rrjedhim i politikės nacionaliste tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”.
    Nė deklaratėn qė deputeti i Kosovės, Nexhip Draga, bėri mė 10 prill nė emėr tė grupit tė deputetėve shqiptarė e quajti tė padrejtė dhe e dėnoi vendimin e qeverisė pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė vilajetin e Kosovės. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputetė tė tjerė shqiptarė sollėn prova qė dėshmonin se ngjarjet e Prishtinės ishin pasojė e administrimit tė keq tė vendit, e sjelljeve arbitrare tė nėpunėsve vendorė, si dhe e karakterit anakronik tė mėnyrės sė qeverisjes qė zbatonin xhonturqit.
    Deputetėt shqiptarė folėn posaēėrisht pėr arbitraritetin nė vjeljen e detyrimeve shtetėrore nga autoritetet vendore. Nė kėtė ndikonte mungesa e legjislacionit pėrkatės, si edhe formulimet e errėta e tė papėrcaktuara mirė tė ligjeve ekzistuese. Nė Shqipėri filluan tė vileshin edhe tatime tė tilla, siē ishte ajo e oktrovės, njė taksė doganore, e cila nuk vilej ende as nė rajonet mė tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Stamboll, nė Izmir, nė Selanik.

    Deputetėt shqiptarė deklaruan se do tė ishte mė e udhės dhe mė dobiprurėse qė nė Shqipėri nė vend tė ekspeditave ushtarake tė dėrgohej njė komision parlamentar. Ata kėrkuan qė nė Shqipėri tė sendėrtoheshin hap pas hapi reforma rrėnjėsore, tė caktoheshin nėpunės tė aftė e tė ndershėm, tė cilėt tė njihnin ligjet dhe drejtėsinė. Hasan Prishtina nguli kėmbė qė ky komision tė hetonte nė vend shkaqet e kryengritjes.
    Duke iu pėrgjigjur deklaratave tė deputetėve shqiptarė nė parlament, kryeministri turk u pėrpoq t’i pėrligjte e t’i motivonte masat ushtarake tė qeverisė nė Kosovė me pozitėn e veēantė strategjike tė kėsaj treve dhe tė mbulonte shkaqet e vėrteta tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri, tė cilėn e quante vepėr tė disa “ngatėrrestarėve”.

    Ismail Qemali, nga ana e tij, kėrkoi nga qeveria qė tė nxirreshin nė shesh shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė krijuar nė Shqipėri. Nė njė takim tė veēantė me ministrin e Luftės tė Perandorisė ai kėrkoi qė tė ndėrpriteshin veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve. Por kėto kėrkesa ranė nė vesh tė shurdhėr. Qeveria pranoi se ishin bėrė disa gabime nga administrimi i keq prej disa nėpunėsve vendorė dhe premtoi se do tė merrte masa pėr riparimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė ajo siguroi miratimin nga parlamenti tė kėrkesės sė saj pėr dėrgimin e trupave ushtarake plotėsuese nė Kosovė.
    Orvatjet e deputetėve shqiptarė pėr tė penguar dėrgimin e ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Shefqet Turgut pasha nė Kosovė nuk dhanė fryt. Edhe propozimet e tyre pėr tė dėrguar nė Shqipėri njė komision parlamentar pėr hetimin e gjendjes nė terren dhe nė mėnyrė tė veēantė tė shkaqeve tė kryengritjes u hodhėn poshtė. Qeveria xhonturke ishte tashmė e vetėdijshme se ngjarjet nė Shqipėri ishin shenjė e njė konflikti politik shqiptaro-turk, pas tė cilit fshiheshin aspiratat autonomiste tė shqiptarėve.

    Kėtė realitet u pėrpoq t’ua bėnte tė qartė Ismail Qemali edhe diplomatėve tė huaj nė Stamboll. Duke i pėrcjellė ambasadorit austro-hungarez, Pallaviēinit, kėrkesėn qė deputetėt shqiptarė parashtruan nė parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarėt kėrkonin zbatimin e reformave, tė cilat do t’u pėrshtateshin rrethanave tė veēanta tė vendit dhe nevojave tė tij. Kundėrshtimi i tyre, theksonte ai, do tė ēonte nė thellimin e mėtejshėm tė kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bėnte tė ditur pėrfaqėsuesit tė Vjenės nė Stamboll, se me kėrkesat e tyre shqiptarėt synonin tė siguronin “njė ndėrtesė mė vete”, ēka nėnkuptonte autonominė e Shqipėrisė.

  17. #97
    2. VEPRIMET LUFTARAKE






    Sukseset e para tė kryengritėsve



    Nė mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbėrriti nė krye tė njė ushtrie prej 16 mijė forcash nė kryeqendrėn e vilajetit tė Kosovės, nė Shkup.
    Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė kėtė vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake tė komanduara prej tij nuk qenė dėrguar pėr tė shkaktuar gjakderdhje, por pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria dėshironte t’i siguronte popullit shqiptar tė mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte nė interesin e tij dhe tė shtetit qė tė gjithė kryengritėsit tė dorėzoheshin.

    I pėrforcuar me trupa tė rinj, numri i forcave osmane qė u vunė pėrballė kryengritėsve shqiptarė, arriti nė rreth 40 mijė veta. Me kėtė ushtri Shefqet Turgut pasha filloi nė mesin e muajit prill 1910 sulmin e pėrgjithshėm kundėr forcave kryengritėse.

    Ndėrkohė kryengritėsit vazhduan veprimet e tyre, tė cilat tani i zhvilluan nė tri zona. Luftėtarėt e Shalės, tė Llapit e tė Drenicės, nėn komandėn e Isa Boletinit, u pėrqendruan nė Grykėn e Carralevės dhe vunė nėn kontroll vijėn Ferizaj-Shtimje-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u pėrqendrua nė rajonin malor nė perėndim tė Ferizajt deri nė anėn jugore tė Carralevės. Grupimi tjetėr, i tretė, i kryengritėsve, qė pėrbėhej nga luftėtarė tė Gjilanit e tė Preshevės, nėn komandėn e Idriz Seferit, mori pėrsipėr tė zotėronte e tė mbronte Grykėn e Kaēanikut dhe rrugėn Tetovė-Shkup pėr tė mos lejuar depėrtimin e ushtrisė osmane, qė vinte nga qendra e vilajetit nė drejtim tė pjesės sė brendshme tė Kosovės. Emisarė tė posaēėm u dėrguan nė Shkodėr, nė Dibėr e nė Mat me thirrjen pėr t’u bashkuar me kryengritjen, ndėrsa agjitatorė tė tjerė filluan tė vepronin nė radhėt e reparteve turke pėr t’i bindur ushtarėt shqiptarė tė dezertonin.

    Nė fazėn e parė tė operacioneve ushtria osmane pėsoi disfatė. Kolona verilindore e saj, e cila kishte pėr detyrė tė dilte nė fshatin Pozharan dhe me njė veprim tė shpejtė t’i rrethonte forcat kryengritėse tė grupuara nė kėtė rajon, ndeshi nė njė qėndresė tė ashpėr dhe e ndėrpreu pėrkohėsisht marshimin e mėtejshėm.
    Luftime mė tė ashpra u zhvilluan nė anėn perėndimore tė zonės kryengritėse. Forcat osmane tė pėrqendruara kėtu, mė 21 prill, pas luftimesh tė rrepta, arritėn t’i afroheshin Shtimjes qė mbrohej nga kryengritėsit. U ndėrpre lidhja telegrafike e kėsaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan nė Shtimje gjithė ditėn, me humbje tė mėdha nga tė dyja palėt. Tė nesėrmen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithė mbėshtetjen e zjarrit tė artilerisė, nuk mundi ta merrte Grykėn e Shtimjes. Nė pritje tė pėrforcimeve tė reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua tė tėrhiqej nėn goditjet e vazhdueshme tė kryengritėsve.

    Lajmi rreth fillimit tė luftimeve nė Shtimje pėrshpejtoi veprimet e kryengritėsve tė Gjilanit, tė Preshevės dhe tė viseve pėrreth, qė u hodhėn drejt Kaēanikut. Mė 24 prill 3 000 kryengritės, nėn udhėheqjen e Idriz Seferit, shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut dhe dolėn nė shpinė tė ushtrisė turke, duke e vėnė atė nė njė pozitė kritike. Kryengritėsit vunė nėn kontroll tė plotė hekurudhėn Shkup-Mitrovicė dhe ndėrprenė lidhjen hekurudhore me kryeqendrėn e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i kėtyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, tė vendosura nė Ferizaj, u vunė nė njė gjendje tė vėshtirė.

    Sukseset e kryengritėsve nė Grykėn e Carralevės dhe shtėnia nė dorė e Shkallės sė Kaēanikut pėrbėnin njė fitore ushtarake tė rėndėsishme, e cila ndikoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes nė Kosovė. Forcat kryengritėse zotėronin tani njė pjesė tė mirė tė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, si dhe disa pika strategjike qė u lejonin tė kontrollonin vijat kryesore tė komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil tė administratės xhonturke. Ndėrkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar nė qytetet kryesore tė Fushė-Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. E pafuqishme pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim luftarak jashtė tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave tė reja.



    Beteja e Kaēanikut



    Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.
    Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.

    Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.

    Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
    Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.

    Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini?, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy netė rresht u zhvilluan atje luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti t’i rrethonte kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė pėr t’u rėnė prapa krahėve kryengritėsve.

    Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn, qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.



    Mbrojtja e Carralevės (8-10 maj)



    Pas pushtimit tė Grykės sė Kaēanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke u vėnė nė krye tė operacioneve, urdhėroi tė marshohej nė drejtimin Shtimje-Carralevė. Ai ndau ushtrinė nė tri kolona, tė mbėshtetura nga artileria malore.
    Grykėn e Carralevės e mbronin tre mijė kryengritės, qė treguan guxim dhe aftėsi luftarake. Por pozita e tyre u vėshtirėsua kur u dolėn nė shpinė forca osmane tė prira nga udhėrrėfyes serbė dhe nga ndonjė turkoman prej parisė shqiptare. Me porosinė e konsullatės serbe nė Prishtinė, mėsues, klerikė dhe banorė serbė qenė vėnė nė shėrbim tė ushtrisė turke.

    Mėsymjes sė forcave osmane kundėr kryengritėsve u parapriu edhe kėtu nė Carralevė, sikurse nė Kaēanik, goditja me artileri jo vetėm e pozicioneve tė luftėtarėve shqiptarė, por edhe e fshatrave tė pambrojtura.
    Mė 7 maj 1910 u zhvilluan pranė Jezercės luftime tė pėrgjakshme. Forcat osmane mundėn tė ēanin pėrpara vetėm pasi u erdhėn pėrforcime tė tjera.
    Me gjithė trysninė e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane dhe tė goditjeve tė zjarrit tė fortė tė artilerisė, mbrojtėsit e Grykės sė Carralevės qėndruan me trimėri. Edhe pse u gjendėn pėrballė njė armiku qė kishte epėrsi nė njerėz e nė armatime, shqiptarėt vijuan qėndresėn nė kėtė pikė disa ditė me radhė. Por mungesa e municionit dhe e ndihmave qė priteshin nga ēasti nė ēast, e bėnė tė pamundur pėrballimin e mėtejshėm tė sulmeve tė forcave osmane. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i talentuar ushtarak.
    Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Pas luftimesh tė rrepta, tė mbėshtetura nga artileria, qė nuk kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosovės e pas tij edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqėruar nga Shefqet Turgut pasha dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hynė nė qytetin e Prizrenit. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė.

    Ministri i Luftės u detyrua tė pranonte para parisė sė Prizrenit se, ndryshe nga kryengritjet e mėparshme, kryengritja e tanishme ishte e pėrgjithshme edhe mė e organizuar. Ai deklaroi gjithashtu se tani kishte nėn komandė njė forcė tė pėrbėrė prej 50 mijė ushtarėsh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme tė vijonte operacionet ushtarake pėr nėnshtrimin e plotė tė shqiptarėve. Ai ndėrmori masa terrori nė Prizren dhe nė rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake dėnuan me vdekje disa dhjetėra kryengritės. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe shqiptarėt qė i kishin bėrė ndonjė shėrbim komandės osmane. Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato ditė se krimet dhe barbarizmat qė po kryente regjimi xhonturk nė Kosovė, qė ishte bėrė “Vendi i litarit”, ishin aq tė mėdha, sa nuk mund tė pėrfytyroheshin nga opinioni publik evropian.



    Qėndresa e kryengritėsve nė Qafė-Morinė dhe nė Qafėn e Agrit



    Nė qershor ushtria osmane vijoi veprimet luftarake nė zonėn e Drenicės dhe pėrreth saj. Por paqėsimi i Kosovės nuk qe i lehtė e u shoqėrua me humbje tė mėdha. Pėr kėto humbje dėshmon edhe mbajtja e qindra ushtarėve tė plagosur nėpėr hekurudhėn Mitrovicė-Selanik. Marshimi i forcave qeveritare nė Kosovė, nėn drejtimin e ministrit tė Luftės, u shoqėrua me terrorizimin e me poshtėrimin publik tė kryengritėsve qė nuk iu bindėn autoriteteve osmane. Sheshet e qyteteve Prizren, Rahovec, Gjakovė, Pejė e tė tjera u kthyen nė arena tė keqtrajtimeve tė banorėve tė Kosovės.

    Bastisja e shtėpive dhe arrestimet nė masė u bėnė nė bazė tė urdhrit pėr dorėzimin e armėve brenda 12 orėve. Burgjet u mbushėn me tė burgosur, qė u nėnshtroheshin torturave. Edhe krerėt, si Shaban Binaku, qė do t’i besonin faljes sė shpallur nga autoritetet xhonturke, u ekzekutuan me varje.
    Pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe sidomos qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve, repartet osmane, tė riorganizuara nė dy divizione, vijuan, gjatė muajve qershor-korrik 1910, operacionet edhe nė zona tė tjera, nė perėndim tė Rrafshit tė Dukagjinit pėr t’u hedhur mė pas nė Shkodėr dhe drejt Lumės dhe Dibrės. Kėto forca dolėn nga Rugova nė Plavė, bllokuan tė gjitha shtigjet e kufirit malazez, pėr tė penguar kalimin e kryengritėsve nė Mal tė Zi. Nėntė batalione ushtarėsh, pasi kaluan Qafėn e Prushit, u hodhėn nė zonėn e Hasit.

    Njė divizion tjetėr Shefqet Turgut pasha e nisi nė drejtim tė Malėsisė sė Gjakovės, ku ndeshi nė qėndresėn e kryengritėsve tė kėsaj treve. Malėsorėt e Gashit dhe tė Krasniqes, me rreth 2 000 forca, tė komanduara nga Bajram Curri, Abdulllah Hoxha, Zeqir Halili e Shaban Binaku, zunė pritė nė Qafė tė Morinės pėr tė ndalur depėrtimin e ushtrisė nė Malėsi. Ata i bėnė ballė njė divizioni tė tėrė (prej 15-18 batalionesh kėmbėsorie, disa skuadrash kalorėsie dhe 5 baterish artilerie), duke i shkaktuar atij humbje tė rėnda. Kryengritėsit e lėshuan Qafėn e Morinės pėr t’i shpėtuar rrethimit dhe asgjėsimit.

    Kryengritėsit u bėnė pritė gjithashtu forcave osmane qė vepronin nė Rrafshin e Dukagjinit, nė Qafė tė Kolēit, ku 200 malėsorė u pėrleshėn me to duke u shkaktuar humbje tė mėdha. Malėsorėt kryengritės, tė komanduar nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash Delia, u qėndruan ushtrive armike shtatė ditė e shtatė netė. Ata zunė qafat e shtigjet pėr tė mos lejuar depėrtimin e forcave turke nė Dukagjin, nė luginėn e Shalės dhe tė Thethit.

    E pakalueshme pėr Shefqet Turgut pashėn u bė Qafa e Agrit, ku ushtria e tij u bllokua pėr disa ditė me radhė, u thye dhe u detyrua tė tėrhiqej. Megjithatė, Shefqet Turgut pasha nuk arriti tė futej nė Shkodėr, siē kishte parashikuar, pėrmes Dukagjinit. Ai hyri nė Shkodėr pėrmes Pukės mė 24 korrik 1910.
    Edhe nė Lumė e nė Dibėr trupat turke hynė pasi thyen qėndresėn e popullsisė vendase, qė ishte mė e fuqishme sidomos nė rrethinat e Dibrės sė Madhe.
    Kudo qė kalonte, ushtria osmane rrafshonte fshatrat ku gjente njė qėndresė sado tė vogėl, ndiqte e terrorizonte familjet qė kishin mbėshtetur e kishin pėrkrahur kryengritėsit. Ndėrkohė, gjyqet e jashtėzakonshme vepronin kudo. Reparte tė veēanta tė specializuara tė ushtrisė qenė ngarkuar pėr ēarmatimin e popullsisė. Kėto reparte siguronin gjithashtu veprimtarinė e komisioneve qeveritare pėr regjistrimin e popullsisė dhe tė pasurisė, tė shtėpive, tė tokave, tė bagėtisė etj. Sipas kėtij regjistrimi, mblidheshin detyrimet tatimore, duke pėrfshirė edhe ato tė prapambetura, dhe bėhej rekrutimi i tė gjithė meshkujve qė i pėrfshinte detyrimi ushtarak.

    Pėr tė pėrforcuar pushtetin e tyre nė vilajetin e Kosovės, autoritetet xhonturke, krahas tė ashtuquajturave reforma, siē u quajtėn masat ndėshkuese, vendosėn tė bėnin kėtu edhe disa ndryshime administrative. Kėshtu, u shndėrrua nė nėnprefekturė (kaza) krahina (nahija) e Ferizajt dhe u krijuan disa krahina (nahije) tė reja, si nė Drenicė, nė Llap, nė Malėsi, nė Rekė, nė Podgor, nė Moravė tė Epėrme dhe tė Poshtme etj.



    Shtrirja e terrorit xhonturk nė viset e tjera



    Pas shtypjes sė kryengritjes sė Kosovės ekspedita ushtarake e komanduar nga Shefqet Turgut pasha u shtri edhe nė Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme.
    Synimi i qeverisė xhonturke dhe i qarqeve ushtarake mė tė larta tė Perandorisė ishte tė shtypte jo vetėm qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve, por edhe vatrat e organizmat e lėvizjes kombėtare. Klubet e organizatat e tjera kombėtare shqiptare u fajėsuan si nxitėse tė lėvizjes sė armatosur. Anėtarėt e klubeve, mėsuesit e gjuhės shqipe, madje edhe ata qė ndiqnin kurset e gjuhės shqipe, u bėnė objekt i njė terrori tė paparė, njėlloj si pjesėmarrėsit e kryengritjes sė armatosur tė Kosovės.

    Pėrgjithėsisht terrorit iu nėnshtruan gjithė veprimtarėt e lėvizjes kulturore e arsimore kombėtare, edhe pse kjo ishte njė veprimtari e ligjshme.
    Pre e terrorit xhonturk u bėnė edhe qytetet, si Shkodra, Tirana, Elbasani e vise tė tjera, qė nuk qenė pėrfshirė nė kryengritje. Edhe nė kėto treva u arrestuan, u burgosėn dhe u internuan nga gjyqet speciale qindra atdhetarė. Pėr t’i poshtėruar nė sytė e popullit dhe pėr ta frikėsuar atė, kėta nė fillim i rrihnin publikisht nėn tingujt e bandės ushtarake. U gjykuan dhe u dėnuan nė mungesė shumė atdhetarė tė arratisur, tė akuzuar pėr veprimtari antishtetėrore.

    Me vendim tė qeverisė u mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave nė gjuhėn shqipe. U pushuan nga puna mėsuesit e gjuhės shqipe tė shkollave shtetėrore, si dhe nėpunėsit shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė lėvizjen kulturore e arsimore kombėtare. Ndjekjeve iu nėnshtruan edhe elementėt e moderuar. Deputetėt shqiptarė u akuzuan si pėrkrahės tė kryengritjes dhe pėr lidhje tė fshehta me kryengritėsit.
    Veprimtaria e ēetave tė armatosura vijoi edhe pas kalimit tė forcave osmane, tė komanduara nga Shefqet Turgut pasha, nga Kosova nė Shqipėrinė e Veriut e tė Mesme, madje edhe kur nė Kosovė u vendosėn pėrsėri forca tė shumta ushtarake. U bėnė tė shpeshta pėrleshjet ndėrmjet ēetave shqiptare dhe ushtrisė osmane. Pėrleshje tė tilla tė armatosura ndodhėn mė 15 shtator 1910 afėr Mitrovicės dhe mė 28 shtator afėr Pejės. Mė 15 tetor valiu i Manastirit njoftonte Stambollin pėr pėrpjekjet e ushtrisė me ēetat kryengritėse tė Dibrės. Po nė tetor valiu i Shkodrės njoftonte qeverinė se ushtria ishte demoralizuar krejtėsisht dhe se kishte rrezik tė bashkohej me kryengritėsit. Mė 9 nėntor valiu i Kosovės informonte qeverinė pėr sulmet e shqiptarėve kundėr postkomandave ushtarake nė nahijen e Beranės.

    Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ushtroi ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė tjerė, tė Maqedonisė dhe tė Arabisė.

  18. #98
    3. QĖNDRIMI I FAKTORIT NDĖRKOMBĖTAR
    NDAJ KRYENGRITJES SHQIPTARE







    Qėndrimi i shteteve ballkanike



    Duke qenė se nuk mundėn tė gjenin aleatė tė jashtėm nė luftėn e tyre kundėr Perandorisė Osmane, krerėt e kryengritjes sė Kosovės u pėrpoqėn tė siguronin tė paktėn krahėt nga sulmet e pritshme tė armiqve tė jashtėm. Pėr ta nuk qenė tė panjohura synimet shoviniste tė qarqeve politike tė shteteve fqinje, qė mund tė shfrytėzonin luftėn shqiptaro-osmane pėr plotėsimin e qėllimeve tė tyre. Megjithatė, krerėt e kryengritjes u kėrkuan autoriteteve shtetėrore tė vendeve fqinje ndihmė ushtarake, madje u bėnė edhe propozime pėr aleancė.
    Kėshtu, krerėt e qėndresės sė armatosur nė Llap e nė Shalė, sapo nisi kryengritja nė muajin prill, kėrkuan tė mėsonin nga konsulli i Serbisė nė Prishtinė nėse Beogradi ishte i gatshėm t’i ndihmonte me armatime e municione dhe t’i strehonte nė rast se do tė ishin tė detyruar tė tėrhiqeshin nga lufta kundėr forcave osmane. Nė pėrputhje me udhėzimet qė kishte marrė nga ministri i Jashtėm Millovanoviē, konsulli Rakiq u tha shqiptarėve se nė rast nevoje mund tė gjenin strehim nė Serbi, ndėrsa kėrkesėn e tyre pėr armatime e kundėrshtoi nė mėnyrė tė prerė, me pretekstin se shqiptarėt e kishin mbajtur tė fshehtė nga Serbia pėrgatititjen e kryengritjes.

    Qėndrimi negativ i qeverisė serbe ndaj kėrkesave tė shqiptarėve pėr ndihmė diktohej nga marrėdhėniet e mira qė Serbia kishte nė atė kohė me Turqinė, tė cilat kushtėzoheshin nga interesat ekonomikė, politikė dhe ushtarakė tė ēastit. Kryengritja kundėrosmane nė Kosovė filloi nė kohėn kur mbreti Pjetėr I, N. Pashiqi dhe Millovanoviēi, pas vizitės sė tyre nė Petrograd, shkuan edhe nė Stamboll. Qeveritarėt serbė shpresonin atėherė se do tė mund tė siguronin koncesionin e hekurudhės sė Adriatikut.

    Nga ana tjetėr, Bullgaria bėnte pėrpjekje tė lidhej me qarqet politike shqiptare pėr ta pėrdorur luftėn e tyre nė tė mirė tė synimeve tė veta. Pėr kėtė qėllim qeveria bullgare dhe vetė mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga krerėt shqiptarė. Ndėrkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Disa prej tyre i shikonin ngjarjet nė Kosovė si fillim i fundit tė sundimit osman dhe kėrkonin tė pėrfitohej nga gjendja e krijuar pėr tė ndėrhyrė nė Maqedoni. Grupe tė tjera politike bullgare, duke i vlerėsuar ngjarjet nė Shqipėri si kalimtare, kėrkonin qė Bullgaria tė mbante qėndrim korrekt kundrejt Perandorisė Osmane. Megjithėkėtė, si qarqet oborrtare tė Sofjes tė kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do t’i jepte njė goditje tė fortė regjimit xhonturk, parashikonin tė nxirrnin pėrfitime prej saj. Shtypi zyrtar bullgar shkruante pas fillimit tė kryengritjes, se Bullgaria, si fqinjė e mirė e Turqisė, dėshironte qė qeveria osmane tė vendoste qetėsinė e rregullin nė viset e pėrfshira nga kryengritja, por nė rast se kjo kryengritje merrte pėrmasa tė mėdha dhe shndėrrohej nė njė tė keqe qė mund tė cenonte paqen nė Ballkan e tė sillte pasoja tė rėnda pėr bullgarėt e Maqedonisė, atėherė qeveria bullgare nuk mund tė rrinte duarkryq.

    Pėrfaqėsuesi diplomatik serb nė Sofje u pėrpoq tė bindte kreun e qeverisė bullgare, se ishte nė interesin e shteteve ballkanike t’i liheshin Turqisė duart tė lira pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare.
    Shqetėsimi se kryengritja shqiptare mund tė shfrytėzohej nga Vjena, si pretekst pėr ndėrhyrje nė Ballkan, pėrbėnte njė arsye mė shumė qė Serbia tė tregohej e rezervuar ndaj lėvizjes sė armatosur nė Kosovė. Kėto zhvillime rrezikonin planet e saj tė kahershme pėr ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e shtynin edhe mė shumė qeverinė serbe qė tė kėrkonte shtypjen e kryengritjes sė Kosovės. Sendėrtimi i tyre vlerėsohej nė Beograd si njė pengesė shumė mė e madhe pėr projektet e Serbisė, sesa pushteti i Perandorisė Osmane mbi trevat shqiptare. Fati i kėsaj Perandorie tashmė ishte pėrcaktuar. Ajo po i afrohej me shpejtėsi fundit tė saj.
    Millovanoviēi shprehu mendimin se ishte nė interesin e Serbisė dhe tė vendeve tė tjera ballkanike qė konflikti i armatosur i shqiptarėve me xhonturqit tė ishte sa mė i pėrgjakshėm, nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė dobėsoheshin sa mė shumė. Sipas parashikimeve tė tij, kėshtu do tė arrihej qėllimi i dyfishtė: nga njėra anė, dobėsimi i Perandorisė Osmane do ta lehtėsonte luftėn e ardhshme tė Serbisė e tė Bullgarisė kundėr saj; nga ana tjetėr, shqiptarėt e mposhtur nga ushtria osmane do tė arrinin nė njė gjendje tė tillė sa tė pranonin tė viheshin nėn Serbinė.

    Diplomatėt serbė ndiqnin me kėnaqėsi ēarmatimin e shqiptarėve nga autoritetet ushtarake osmane. Pėrfaqėsuesi i Beogradit nė Stamboll e siguronte ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se Serbia ishte e gatshme t’i bėnte Turqisė shėrbimet e nevojshme pėr t’ia lehtėsuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe Porta e Lartė e priti me kėnaqėsi gatishmėrinė e Beogradit pėr tė ndihmuar nė qetėsimin e Kosovės.

    Pas rėnies sė Grykės sė Kaēanikut, kur ushtria osmane filloi marshimin nė drejtim tė Carralevės, konsulli serb nė Prishtinė mori udhėzime pėr t’i dhėnė ekspeditės turke ēdo pėrkrahje. Me porosinė e tij fshatarėt e mėsuesit serbė u vunė nė shėrbim tė Turgut Pashės. Sipas udhėzimeve qė morėn nga oficerėt e shtabit turk nė Ferizaj, ata mblidhnin tė dhėna pėr gjendjen, organizimin e vendndodhjen e forcave kryengritėse dhe pėrhapnin lajme tė rreme rreth marshimit tė forcave tė mėdha osmane pėr tė shkurajuar shqiptarėt.
    Nė kundėrshtim me premtimin qė u kishte bėrė shqiptarėve nė fillim tė kryengritjes, Serbia nuk pranoi t’i strehonte kryengritėsit. Beogradi pranoi tė strehonte nė Serbi vetėm disa prej krerėve, si Hasan Hysen Budakovėn, Zejnel Beun nga Gjilani, Shaqir Ēavdarbashėn nga Peja dhe bajraktarin e Ostrozubit, duke shpresuar se mund t’i pėrdorte nė shėrbim tė politikės serbe. Qeveria serbe i ofroi strehim edhe Idriz Seferit, por ky nuk e pranoi dhe qėndroi nė malet e krahinės sė vet, nė Karadak.

    Ndryshe nga Serbia, Mali Zi, edhe pse nuk e pėrkrahu kryengritjen shqiptare, nuk mbajti qėndrim armiqėsor kundrejt saj dhe u dha strehim kryengritėsve.
    Kryengritėsit e anės veriperėndimore tė Kosovės nė fillim u vendosėn nė Bjeshkėt e Namuna. Por mungesa e ushqimeve dhe fillimi i tė ftohtit e bėri tė pamundur qėndrimin e tyre tė mėtejshėm nė ato anė. Nė kėto rrethana, Isa Boletini, nė emėr tė tė gjithė krerėve tė kryengritjes, kėrkoi nga Cetina qė t’i strehonte nė Mal tė Zi. Kjo kėrkesė u pranua nga qeveria e Malit tė Zi, e cila formoi njė komision tė posaēėm pėr strehimin e emigrantėve. Ata u vendosėn nė Cetinė, nė Podgoricė, nė Shpuzė, nė Nikshiq dhe nė Ulqin.
    Por pas deklaratave tė princ Nikollės pėr motivet humanitare qė e shtynė tė mbante kėtė qėndrim, fshihej synimi i tij pėr tė bėrė pėr vete krerėt shqiptarė, duke shpresuar se me ndihmėn e tyre do tė kėnaqte lakmitė territoriale ndaj tokave shqiptare qė shkonin deri nė Mat e mė gjerė, ndėrsa populli malalez i priti miqėsisht refugjatėt e ardhur nga territoret shqiptare.



    Kryengritja e Kosovės dhe Fuqitė e Mėdha



    Fuqitė e Mėdha, duke respektuar politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė Perandorinė Osmane, nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme e Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr shtypjen e kryengritjes.
    Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė pėrdori ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njėjtė. Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė Lartė pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte Stambollin qė tė mos shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj shqiptarėve.

    Tė njėjtin qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane. Nėpėrmjet pėrpjekjeve diplomatike qė bėnė pranė qeverisė xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn vėrejtjen asaj pėr masat e tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit se ndjekja e kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do t’ua lehtėsonte shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as Berlini, as Vjena.

    Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė, San Xhuliano, nėpėrmjet ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė kujdesshme e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke nė Shqipėri; ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn simpatinė pėr kryengritjen shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr tė qeverisė xhonturke kundrejt shqiptarėve. Nė kėto qėndrime tė dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbėresh.

    Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i propagandės qė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe komitetet bėnė nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Njė vend tė veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Boston.

    *
    * *
    Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte e para lėvizje e armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek. XX, por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e suksesshme luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė vilajetit tė Shkodrės nuk ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė saj.
    Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nuk arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė gjerė kombėtare as nė rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje edhe nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin e ushtrisė sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit nuk arritėn tė organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė gjithė vilajetin. Vatrat e qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj., mbetėn tė shkėputura nga njėra-tjetra.

    Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė qendre tė vetme drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit qėndroi mėnjanė ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk u pėrfshi nė luftėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarėve tė klubeve atdhetare nė vilajetet e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte ende e bindur pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. Edhe deputetėt shqiptarė, duke pėrfshirė edhe ata mė radikalėt (me ndonjė pėrjashtim), nuk qenė tė prirur nė kėtė kohė pėr tė dalė nga kuadri i luftės parlamentare, ndėrsa komitetet e fshehta nė Jug tė vendit, ndonėse ishin pėrkrahės tė kryengritjes sė armatosur, nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė mbėshtetur me veprime tė armatosura kryengritjen e Kosovės.

    Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se shqiptarėt u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur nga instruktorė tė huaj.
    Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė shteteve fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan t’i pėrmbaheshin politikės, tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė.

    Megjithėse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua tė bėjė ndonjė lėshim. Nė vjeshtėn e vitit 1910 ajo hoqi ligjin pėr bandat, lejoi hapjen e ndonjė shkolle shqipe, pa hequr dorė nga pėrpjekjet pėr t’i detyruar shqiptarėt qė tė pėrdornin alfabetin arab, ndėrpreu zbatimin e masave pėr ēarmatimin, pėr rekrutimin ushtarak e pėr mbledhjen e taksave dhe premtoi se do tė pėrdorte njė fond tė posaēėm pėr ndėrtimin e shtėpive tė djegura e tė rėnuara gjatė fushatave ushtarake tė vitit 1910. Pėr tė penguar njė shpėrthim tė ri tė kryengritjes nė Kosovė, Porta e Lartė dėrgoi atje disa komisione qė u ngarkuan tė qetėsonin vendin duke u marrė vesh me krerėt shqiptarė.

  19. #99
    K R E U XII

    KRYENGRITJA NĖ MALĖSINĖ E MBISHKODRĖS
    (1911)







    1. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET LUFTARAKE
    (MARS – FILLIMI I QERSHORIT 1911)





    Pėrgatitja e kryengritjes



    Kryengritja e Kosovės tregoi edhe njė herė nevojėn e bashkimit tė tė gjitha forcave tė vendit nė luftėn kundėr sundimtarėve osmanė. Drejt kėtij bashkimi i shtynė shqiptarėt edhe veprimet shtypėse tė qeverisė sė Stambollit. Ēarmatimi i pėrgjithshėm ishte njė nga masat mė tė rėnda qė morėn autoritetet xhonturke nė vitin 1910 e qė la mbresė tė thellė te shqiptarėt, sepse u hoqi atyre mjetet pėr tė kundėrshtuar politikėn shtypėse e arbitrare tė qeveritarėve xhonturq dhe pėr tė mbrojtur vendin nga synimet grabitqare tė shteteve fqinje.

    Por edhe nė kėto rrethana shumė malėsorė nuk pranuan t’u nėnshtroheshin urdhėresave qeveritare. Grupe tė shumta luftėtarėsh vijuan qėndresėn edhe pas shtypjes sė kryengritjes sė vitit 1910. Megjithatė, pėrballė forcave tė mėdha osmane, njė pjesė e mirė e kryengritėsve u detyrua tė kalonte nė Mal tė Zi. Midis tyre qenė edhe Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Budakova, Mirash Ndou e tė tjerė. Sipas deklaratave tė qeverisė malazeze, nė territorin e saj ndodheshin mė 1910 rreth 800 familje shqiptare tė arratisura me afėr 3 000 veta, ndėrsa nė Serbi u strehuan vetėm disa prej tyre.
    Qeveria malazeze, duke shprehur shqetėsimin pėr mundėsinė e njė sulmi tė malėsorėve kundėr trupave turke nga territori i Malit tė Zi, i largoi refugjatėt shqiptarė nė Nikshiq e nė Danillovgrad.

    Ndėrkohė rrethet atdhetare, brenda e jashtė vendit, bėnė thirrje pėr njė kryengritje tė re, gjatė sė cilės do tė kėrkohej autonomia e Shqipėrisė. Ky program u shpalos sidomos nė shtypin e kolonive, nė thirrjet e shoqėrive dhe tė komiteteve shqiptare. Nė tė gjitha kėto kėrkohej amnistia e pėrgjithshme pėr luftėtarėt e vitit 1910, liri e plotė pėr zhvillimin e gjuhės shqipe me alfabetin latin, krijimi i njė administrate me nėpunės shqiptarė dhe pėrdorimi i njė pjese tė mirė tė tė ardhurave tė vendit pėr zhvillimin ekonomik e kulturor tė Shqipėrisė.
    Kryengritja e re filloi tė pėrgatitej sipas kėtij progami tė pėrbashkėt autonomist. Njė nga detyrat kryesore, ashtu si mė parė, ishte formimi brenda vendit i njė qendre tė vetme drejtuese pėr gjithė lėvizjen kombėtare. Njė qendėr e tillė e pėrbashkėt nuk ekzistonte as edhe jashtė vendit, ku kishte kushte mė tė favorshme pėr organizimin e lėvizjes. Krijimi i komiteteve jashtė Perandorisė ishte i dobishėm, sepse do tė tėrhiqte vėmendjen e opinionit publik dhe tė qeverive tė Fuqive tė Mėdha rreth kėrkesave e aspiratave tė popullit shqiptar, do t’u jepte mundėsi organizatave shqiptare tė siguronin tė holla pėr tė blerė armėt e nevojshme. Vendet mė tė pėrshtatshme pėr organizimin e rretheve atdhetare radikale mund tė ishin ato fqinje qė ndodheshin mė afėr Shqipėrisė, siē qenė shtetet ballkanike dhe Italia.
    Nė kėto rrethana, me nismėn e Nikollė Ivanajt, u krijua nė Bari njė komitet i kryengritjes, i cili u orvat tė vendoste lidhje me kolonitė e mėrgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.

    Gjatė dimrit tė 1910-1911-s nė Italinė fqinje, me nxitjen e rretheve atdhetare shqiptare dhe arbėreshe, u zgjerua lėvizja nė tė mirė tė luftės sė popullit shqiptar. Nė janar tė vitit 1911 u formua nė Itali Komiteti “Pro Albania”, rreth tė cilit u bashkuan republikanė, socialistė, demokratė dhe elementė tė tjerė pėrparimtarė. Midis tyre kishte edhe 60 deputetė. Komiteti filloi ta shtrijė veprimtarinė e tij me anėn e nėnkomiteteve nė vise tė ndryshme tė Gadishullit Apenin, duke synuar tė mblidhte ndihma nė tė holla dhe tė regjistronte vullnetarė pėr kryengritjen shqiptare.

    Ēėshtja shqiptare u pėrkrah veēanėrisht nga kolonitė arbėreshe, qė zhvilluan njė veprimtari tė gjerė nė tė mirė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Edhe mjaft tė rinj italianė e tė vendeve tė tjera, studentė e punėtorė, shprehėn gatishmėrinė pėr tė marrė pjesė nė ekspeditėn e vullnetarėve, tė cilėn mendohej se do ta drejtonte i biri i Xhuzepe Garibaldit, Riēioti Garibaldi (Ricciotti Garibaldi).
    Atdhetarėt shqiptarė punonin pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverisė italiane. Por qarqet qeveritare italiane mbajtėn njė qėndrim tjetėr nga ai i popullit italian. Italia po pėrgatitej atėherė pėr luftėn pėr tė pushtuar Tripolin. Nė kėto rrethana Roma nuk ishte e interesuar tė ndėrhynte nė Shqipėri, sepse kjo do tė shkaktonte kundėrveprimin e rivales sė saj, tė Austro-Hungarisė. Nė shkurt tė vitit 1911 qeveria italiane e ndaloi ekspeditėn e vullnetarėve dhe mori masa pėr tė penguar ēdo ndihmė, qė mund t’u jepej kryengritėsve shqiptarė nga Italia.

    Nė kėto rrethana Riēioti Garibaldi deklaroi se hiqte dorė nga ekspedita e propaganduar me aq bujė, “meqė (ajo - shėn. i aut.) dėmton interesat diplomatikė tė Italisė”.
    Qeveria austro-hungareze, e shqetėsuar nga zhvillimi i ngjarjeve nė Shqipėri, vijonte tė kėrkonte nga Porta e Lartė qė tė ndiqte njė politikė tė urtė nė Ballkan dhe t’u bėnte lėshime shqiptarėve. Nė tė njėjtėn kohė Vjena ushtronte trysni ndaj shqiptarėve qė tė mos hidheshin nė kryengritje.

    Pėrgatitja e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut shqetėsoi edhe shtetet ballkanike, sepse pėrmbushja e kėrkesave tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare binte ndesh me synimet e tyre aneksioniste ndaj tokave shqiptare. Pėrveē Malit tė Zi, i cili ngutej tė pėrfitonte nga kryengritja pėr tė shpėrthyer luftėn me Turqinė, shtetet e tjera tė Ballkanit, nuk e ndienin veten tė pėrgatitur pėr veprime tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane.
    Nė shkurt tė vitit 1911 Mali i Zi iu drejtua Serbisė pėr tė pėrcaktuar qėndrimin e tė dyja shteteve ndaj njė kryengritjeje tė mundshme shqiptare. Por qeveria serbe e quajti tė parakohshėm njė veprim tė tillė.

    Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen nė pranverėn e vitit 1911, pasi tė bėheshin tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme. Komiteti i Manastirit udhėzonte atėherė komitetet e tjera qė tė formonin ēeta prej 50 vetash. Pėrpjekje tė shumta po bėheshin pėr tė futur armė nė Shqipėri.
    Ndėrkohė numri i refugjatėve nė Mal tė Zi nga Kosova, nga Malėsia e Mbishkodrės dhe nga vetė qyteti i Shkodrės, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenė strehuar nė Podgoricė, nė Ulqin, nė Nikshiq e nė vende tė tjera. Midis malėsorėve tė arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, tė prirė nga vojvoda Zenel Shabani, 400 tė tjerė nga Hoti me Dedė Gjo Lulin nė krye, 800 nga Shkreli tė kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 tė tjerė nga Gruda me bajraktarin Dedė Nikaj nė krye. Pėrveē kėtyre ishin edhe 1 200 refugjatė nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba.

    Emigrantėt e pėrqendruar nė Mal tė Zi organizuan Komitetin e tyre nė Podgoricė, i cili merrej me mbledhjen e ndihmave, por edhe me organizimin e kryengritjes. Nė fund tė muajit janar dhe nė fillim tė shkurtit 1911 Komiteti organizoi njė miting, nė tė cilin u shpreh vendosmėria e shqiptarėve pėr vazhdimin e luftės kundėr sundimit osman dhe pėr pėrgatitjen e kryengritjes sė re nė pranverė. Nė rezolutėn qė u miratua nė kėtė tubim, theksohej se refugjatėt e strehuar nė Mal tė Zi do tė largoheshin prej andej vetėm kur Porta e Lartė tė plotėsonte kėrkesat e parashtruara nga shqiptarėt nė Kongresin e Dytė tė Manastirit, kur t’u ktheheshin armėt malėsorėve, kur tė pėrjashtoheshin shqiptarėt nga shėrbimi ushtarak dhe tė liroheshin tė burgosurit e dėnuar pėr faje politike.

    Njė punė tė madhe bėri Komiteti pėr sigurimin e armėve dhe tė municioneve. Ai u bė qendėr, ku u grumbulluan gjatė kryengritjes atdhetarė nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė, si edhe nga kolonitė e mėrgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetarėt qė ndodheshin nė Mal tė Zi, si Risto Siliqi etj., si edhe nga Nikollė Ivanaj, Hilė Mosi, Luigj Gurakuqi etj. qė shkuan mė pas nė Podgoricė.
    Pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare bėnė pėrpjekje pėr tė siguruar pėrkrahjen e qeverive tė shteteve fqinje dhe sidomos tė Serbisė e tė Bullgarisė. Por si Bullgaria, ashtu edhe Serbia, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet diplomatikė nė Romė, u kumtuan pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare se, derisa nuk do tė cenoheshin interesat e tyre shtetėrorė dhe kombėtarė, ato do tė vijonin t’i pėrmbaheshin neutralitetit tė plotė.

    Nė kėto rrethana Komiteti i Podgoricės u pėrpoq tė shfrytėzonte ndihmėn e qeverisė malazeze, por pa rėnė nė kurthin e politikės sė saj grabitqare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehtė tė arrihej. Prandaj nė krye tė Komitetit, pėr arsye taktike, ishte vėnė atėherė Sokol Baci, i njohur si njeri i krajl Nikollės.
    Qeveria e Malit tė Zi mori tė gjitha masat qė kryengritja tė mos fitonte karakter kombėtar, por tė kufizohej nė caqet lokale. Kjo do t’i jepte mundėsi krajl Nikollės tė ndėrhynte mė lehtė e ta pėrdorte atė pėr interesat e vet. Pėrveē kėsaj ai punoi qė kryengritja tė fillonte para kohe. Nė shkurt qeveria e Malit tė Zi njoftoi Portėn e Lartė dhe Fuqitė e Mėdha se nuk do t’i mbante malėsorėt mė gjatė se 28 marsi i vitit 1911.

    Ndėrkaq, Isa Boletini, nė njė takim qė pati me krajl Nikollėn, hodhi poshtė propozimin e tij qė veprimet luftarake tė malėsorėve tė mbėshteteshin nga trupat malazeze. Po kėshtu veproi dhe Dedė Gjo Luli.

    Komiteti i Podgoricės, pėr shkak tė pengesave qė i nxori qeveria e Malit tė Zi, nuk arriti tė bashkėrendonte veprimet e tij me krahinat e tjera tė Shqipėrisė. Lidhje tė tilla nuk arritėn tė vendoseshin as edhe me qytetarėt e Shkodrės, takimi me tė cilėt ishte lėnė tė bėhej nė Cetinė mė 4 prill ku do tė lidhej besa. Ndėrkaq, Mali i Zi, duke synuar t’i nėnshtronte me anė tė urisė, mė 14 mars ua preu ndihmat malėsorėve. Nė kėto rrethana malėsorėve tė arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para se tė lidhej besa me shkodranėt, ndėrsa vendosja e bashkėpunimit me viset e tjera qe pothuajse e pamundur.

  20. #100
    Shpėrthimi i kryengritjes dhe veprimet luftarake (mars – fillimi i qershorit 1911)



    Kryengritja filloi mė 24 mars tė vitit 1911 kur malėsorėt e Hotit, tė udhėhequr nga Ded Gjo Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e tė tjerė, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikatėn kufitare tė Rapshės. Lėvizja u shtri shumė shpejt nė Grudė, nė Kelmend dhe nė Kastrat.
    Shpėrthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke nė Shkodėr. Autoritetet osmane menduan tė pėrdornin si mjet pėr ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar tė nxisnin pėrēarjet e grindjet fetare ndėrmjet shqiptarėve myslimanė e katolikė. Nė tė njėjtėn kohė xhonturqit hapėn fjalė nė tė katėr anėt, se malėsorėt kryengritės ishin veglat e krajlit tė Malit tė Zi, domethėnė tė njė shteti tė krishterė. Pėr tė nxitur konfliktin ndėrmjet shqiptarėve, autoritetet osmane u shpėrndanė myslimanėve tė qytetit dhe tė rajoneve pėrreth 4 000 armė. Por popullsia myslimane e priti me shpėrfillje kėtė propagandė. Vetėm njė pjesė e vogėl e atyre qė morėn armė luftuan kundėr malėsorėve. Edhe kėta nuk i shqetėsonte pėrkatėsia fetare e Malit tė Zi, por synimet e tij tashmė tė njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetė qytetit tė Shkodrės.

    Kryengritja pėrfshiu menjėherė krahinat e Malėsisė sė Madhe. Numri i kryengritėsve arriti brenda pak ditėsh nė 3 000 veta. Mė 28 mars kryengritėsit morėn qytezėn e Tuzit. Garnizoni i vogėl ushtarak dhe qeveritarėt u detyruan tė mbylleshin nė kalanė e quajtur Shipshanik, qė ndodhej nė krye tė saj. Mė 30 mars 400 malėsorė sulmuan Koplikun, por u tėrhoqėn pėr mungesė armėsh e municionesh.

    Mė 30 mars u bė nė Cetinė mbledhja e udhėheqėsve tė kryengritjes, e cila miratoi njė memorandum drejtuar Fuqive tė Mėdha. Nė kėtė dokument kėrkohej paprekshmėria e territoreve shqiptare; tė njihej gjuha shqipe si gjuhė zyrtare nė tė katėr vilajetet, nė zyra e gjyqe dhe si gjuhė mėsimi nė shkolla; tė gjithė nėpunėsit nė Shqipėri tė ishin shqiptarė dhe tė njihej zyrtarisht kombėsia shqiptare; tė ardhurat buxhetore tė shpenzoheshin nė dobi tė vendit; ushtarėt shqiptarė tė mos shėrbenin jashtė trojeve shqiptare, me pėrjashtim tė rasteve tė luftės. Memorandumi ishte nėnshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohės theksonte se, megjithėse kryengritja zhvillohej nė njė trevė tė ngushtė, tė banuar kryesisht nga katolikė, kryengritėsit dolėn me kėrkesa kombėtare. Ata nė thelb kėrkuan autonominė e Shqipėrisė.
    Mė 6 prill 1911 u zhvilluan pėrleshje tė ashpra ndėrmjet malėsorėve dhe forcave turke prej Tuzit deri nė Kastrat. Por luftimet mė tė rrepta u zhvilluan atė ditė pranė Deēiqit, ku u asgjėsuan 30 ushtarė, ndėrsa nga kryengritėsit mbetėn nė fushėn e luftės shtatė veta, midis tė cilėve ishte edhe prijėsi i tyre, Nish Gjelosh Luli.

    Mė 8 prill 200 malėsorė u bėnė ballė nė afėrsi tė Kastratit pėr gjashtė orė rresht 1 200 forcave xhonturke, tė cilat pas tėrheqjes sė kryengritėsve plaēkitėn dhe dogjėn Bajzėn e Kastratit.
    Me qėllim qė t’i fuste shqiptarėt nė mes dy zjarresh, komanda e ushtrisė osmane dėrgoi nga Gjakova katėr batalione nėn drejtimin e Ethem Pashės. Kur po vinte nga Gucia, natėn e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropės nga banorėt e Selcės. Ajo nuk arriti tė vazhdonte marshimin drejt teatrit kryesor tė luftimeve pėrreth Tuzit.
    Pėr tri javė rresht xhonturqit nuk mundėn jo vetėm t’i nėnshtronin malėsorėt, por as tė lidheshin me garnizonin e rrethuar tė Tuzit dhe tė pėrforcoheshin nė Deēiq.
    Fillimi i parakohshėm i kryengritjes nė Veri, qė ndodhi pėr shkak tė presioneve tė qeverisė malazeze, pengoi pėrhapjen e saj tė menjėhershme nė viset e tjera mė tė afėrme. Kryengritja e malėsorėve i gjeti kėto pjesė tė vendit ende tė papėrgatitura dhe tė paorganizuara pėr veprime tė armatosura tė pėrbashkėta. Trevat veriore tė vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, ishin tė ēarmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithatė, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha nuk hoqėn dorė nga pėrpjekjet pėr zgjerimin e kryengritjes nė viset e Rrafshit tė Dukagjinit.

    Nė kėto rrethana kryengritėsit e Veriut iu drejtuan shqiptarėve tė Jugut duke u bėrė thirrje qė tė bashkoheshin me ta. Mė 15 prill 1911 pėrfaqėsues tė Kosovės ēuan nė viset jugore thirrjen qė Isa Boletini e kishte lėshuar disa kohė mė parė (mė 23 mars) nga malet e Shqipėrisė, nė tė cilėn thuhej: “... Na i kemi marrė tė gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frikė qoftė dhe sikur qeveria tė dėrgonte tė gjitha ushtritė e saj... Ju duhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundun tė dėrgoni njerėz dhe tė pėrgatitni popullin ... Na nuk duhet ta humbim rasėn e favorshme qė kemi sot”.
    Kryengritja e Veriut vuri nė lėvizje edhe pėrkrahėsit e veprimeve tė armatosura nė jug tė vendit. U krijuan komitete tė reja, si “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim”, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė Kosovė. Nė Kolonjė u mbajt njė mbledhje e udhėheqėsve tė lėvizjes, ku morėn pjesė edhe emisarėt kosovarė qė sollėn letrėn e Isa Boletinit. Kėtu u vendos tė shpejtohej organizimi i ēetave dhe nė fillim tė qershorit tė niste kryengritja edhe nė jug tė vendit.
    Pėrkrahėsit e veprimeve kryengritėse iu drejtuan popullit me kėto fjalė: “Vėllezėrit tanė, gegėt, po na ftojnė ne tė bijt e Pirros, qė t’u vijmė nė ndihmė, e prandaj ēdo shqiptar e ka detyrė tė marrė hutėn nė krah e tė bashkohet me kryengritėsit e tė mos lėmė tė na turpėrohet “Baba Tomori” i shenjtėruar qė po buēet. Duam, pra, lirinė dhe vetėqeverisjen e Shqipėrisė, duam tė drejtat tona dhe do t’i kėrkojmė gjersa tė shuhemi tė gjithė”.

    Nė vilajetin e Janinės, nė rajonet e Korēės, tė Elbasanit, tė Dibrės dhe tė Ohrit komitetet e fshehta filluan tė shpėrndanin armė dhe tė organizonin ēeta. Mė 16 prill u organizua nė Manastirin e Cepos njė mbledhje me krerėt e kryengritėsve tė Gjirokastrės, tė Delvinės dhe tė viseve tė tjera tė Shqipėrisė sė Jugut, tė cilėt u betuan pėr t’u ngritur nė luftė tė armatosur kundėr Perandorisė Osmane.
    Mirėpo, pėr shkak tė qėndrimit pritės tė elementėve tė moderuar e tė lėkundshėm dhe tė trysnisė sė faktorėve tė jashtėm, Komiteti i Manastirit i shtyti pėrgatitjet pėr kryengritje nė njė kohė tė pacaktuar, por gjithnjė brenda vitit 1911.
    Mė 17 prill zbarkoi nė Shėngjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tetė batalione, 5 000 ushtarė, dy bateri malore, njė divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushkė dhe materiale tė shumta luftarake. Nė tė njėjtėn kohė 20 000 ushtarė tė tjerė po mobilizoheshin nė Anadoll, pėrveē batalioneve tė rezervistėve qė do tė rekrutoheshin nė Rumeli, nė Turqinė Evropiane. Me Shefqet Turgut pashėn erdhi edhe Preng Bibė Doda, i thirrur nga Vjena prej xhonturqve pėr tė qetėsuar Mirditėn dhe pėr tė penguar bashkimin e saj me kryengritjen.
    Ushtritė osmane me rrugė detare erdhėn e zbarkuan nė Shkodėr mė 18 prill. Mbėrritja e forcave tė reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritėsve, nė radhėt e tė cilėve luftonin edhe atdhetarė tė tillė, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e tė tjerė. Mė 22 prill dėshtoi kundėrsulmi qė forcat xhonturke ndėrmorėn nga ana e Shipshanikut dhe e Deēiqit.

    Nė proklamatėn e publikuar mė 1 maj 1911, tė shkruar nė shqip, frėngjisht, gjermanisht e italisht, kryengritėsit parashtruan edhe njėherė programin e tyre autonomist. Pasi flitej pėr vendosjen pas Revolucionit tė regjimit xhonturk, tė cilin e pėrkrahėn edhe shqiptarėt, nė proklamatė shpalleshin kėto kėrkesa tė kryengritėsve: 1) Shqipėria tė bėhej vetėqeverimtare me sigurim tė qeverive tė mėdha nėn hije tė Turqisė; 2) Shkollat shqipe tė mbaheshin prej qeverisė; 3) Ushtarėt shqiptarė tė mos dilnin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, pėrveē se nė rast lufte.
    Ndėrkaq, pėrpjekjet luftarake u bėnė mė tė shpeshta dhe mė tė rrepta. Mė 3 maj u zhvillua njė nga pėrleshjet mė tė mėdha tė kryengritėsve me forcat osmane, pas sė cilės u hap rruga pėr nė qendrėn e vilajetit, nė Shkodėr. Luigj Gurakuqi shkruante ato ditė se “do tė kishim marrė Shkodrėn, po tė kishim pasė armė”.
    Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare tė vitit 1911 patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Me kryengritėsit u bashkuan, sado tė paktė, edhe vullnetarė nga Italia e Bullgaria. Shtypi i huaj shkruante pėr trimėrinė e grave shqiptare, pėr “amazonat shqiptare”, tė cilat, krahas burrave, prindėrve dhe vėllezėrve tė tyre, luftonin kundėr pushtuesve osmanė.
    Njė veprimtari tė gjerė nė tė mirė tė kryengritjes zhvilloi brenda vendit “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim”. Ajo punoi pėr mbledhjen e ndihmave pėr kryengritėsit e Veriut nė emėr tė Lidhjes “Pėr Liri o pėr Vdekje”.

    Nė kolonitė e mėrgimit nė Amerikė, nė Bullgari, nė Rumani, nė Egjipt (Misir) etj., mbaheshin konferenca pėr Shqipėrinė dhe pėr luftėn e shqiptarėve kundėr sunduesve osmanė. Shqiptarėt e Amerikės mblodhėn pėr kryengritėsit njė shumė tė madhe tė hollash. U vendos qė 30 vullnetarė tė shkonin nga Amerika nė Shqipėrinė e Jugut (Toskėri) pėr tė shtrirė edhe atje kryengritjen. Fan S. Noli dhe atdhetarė tė tjerė u pėrpoqėn tė siguronin pėrkrahjen e Greqisė, por Athina pėrsėri, ashtu si mė parė, kėmbėnguli qė kryengritja shqiptare tė zhvillohej vetėm nė veri tė lumit Shkumbin.
    Gjatė muajit maj patriotėt shqiptarė tė grumbulluar nė Korfuz, si Nikollė Ivanaj, Themistokli Gėrmenji, Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni e tė tjerė, krijuan njė degė tė komitetit shqiptar tė Barit. Ndėrkaq u shtuan pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Jugut, ku po punohej pėr sigurimin e armėve.
    Mė 9 maj Shefqet Turgut pasha nė pėrgjigje tė proklamatės sė kryengritėsve tė datės 1 maj 1911, publikoi shpalljen, ku thuhej se udhėheqėsit e kryengritjes do t’i jepeshin gjyqit ushtarak, ndėrsa ata qė do tė dorėzoheshin brenda pesė ditėve, duke dhėnė armėt e duke iu nėnshtruar ligjeve e urdhrave tė qeverisė, do tė pėrfitonin nga mėshira e saj. Nė shpallje thuhej se, po tė qėllohej kundėr ushtarėve, do tė dėnohej sė bashku me fajtorin edhe pleqėsia e katundit. Urdhėrohej qė frėngjitė e kullave tė malėsorėve tė hapeshin njė kut tė gjėra e tė gjata ose tė mbylleshin krejt.

    Shpallja ra nė duart e kryengritėsve mė 11 maj, ditėn e vendosjes sė shtetrrethimit dhe tė krijimit tė gjykatės ushtarake nė Shkodėr. Shefqet Turgut pasha kishte kohė qė po merrte masat shtypėse, internonte familjet e pjesėmarrėsve tė kryengritjes dhe tė atyre qė dyshoheshin se kishin ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes).
    Kryengritėsit iu pėrgjigjėn thirrjes sė Shefqet Turgut pashės me njė deklaratė qė u miratua nė mbledhjen e mbajtur nė Pikalė, tė nėnshkruar nga 60 udhėheqės tė tyre, e cila iu dorėzua konsujve tė huaj nė Cetinė. Nė kėtė dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtritė osmane kanė rrėnuar e djegur shtėpitė e malėsorėve shqiptarė, kanė dhunuar nderin e shqiptarit dhe kanė mbytur fėmijėt, ata vendosėn “me qėndrue derisa t’u jesi ma e mbramja pikė e gjakut ndėr dej” dhe e “grishnin” gjeneralin turk “me dalė nė lamė tė luftės”.
    Pa pritur tė mbaronte ende afati i armėpushimit tė caktuar nė shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha mė 14 maj goditi befasisht malėsorėt. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh sėrish mbi Deēiq. “Forcat morėn kėto pozita, - shkruante konsulli austriak nė Shkodėr, - duke i dėbuar rrebelėt pllambė pėr pllambė”.
    Pas kėtij operacioni turqit mundėn tė forcoheshin nė vijėn Tuz-Deēiq-Kastrat, ku vendosėn 6 000 ushtarė nė drejtim tė Shipshanikut dhe 5 000 tė tjerė nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisė vijonte tė ushtronte presion mbi kryengritėsit nė drejtim tė Selcės njė forcė e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur nė 8 batalione. Ajo i mbajti tė ngujuara forcat kryengritėse tė Kelmendit pa arritur tė bėjė asnjė hap pėrpara u detyrua tė kthehej nė Guci.

    Pėrballė kėtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta tė dislokuara nė Fushė tė Shtojit pranė Shkodrės, qėndronin vetėm 2 000 kryengritės shqiptarė, tė pėrqendruar nė mes tė Dinoshės dhe Tuzit.
    Shefqet Turgut pasha, duke pėrdorur artilerinė, shkatėrroi tė gjitha katundet qė bėnė qėndresė. Ushtria osmane nuk kurseu as malėsorėt myslimanė. Pėr t’u shpėtuar mizorive xhonturke, shumė familje malėsore, gra, fėmijė e pleq, vazhdonin tė kalonin nė Mal tė Zi.
    Ndėrkaq zhvilloheshin luftimet nė Shqipėrinė e Veriut. Mė 3 qershor 350 malėsorė sulmuan Lezhėn dhe e detyruan garnizonin osman tė mbyllej nė Atik-Kala. Midis mirditasve, qė morėn pjesė nė kėtė sulm, kishte edhe shqiptarė myslimanė nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe nga Kosova. Kryengritėsit prenė komunikimet tokėsore e telegrafike midis Lezhės, Shkodrės dhe Shėngjinit.
    Por pas ndihmave qė ushtrisė osmane filluan t’i vinin nga Shėngjini, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Lezha.

    Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike tė Shteteve tė Mėdha. Synimi i qeverisė malazeze pėr t’u pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė aksionet luftarake tė malėsorėve kryengritės nuk gjeti miratimin jo vetėm nė Serbi, por as nė Rusi. Qeveria cariste e kėrcėnoi Cetinėn se do t’i ndėrpriste subvencionet qė i jepte Malit tė Zi, nė rast se ndihmonte kryengritjen.
    Qeveria austro-hungareze, e shqetėsuar nga mundėsia e njė ndėrhyrjeje tė Malit tė Zi nė konfliktin shqiptaro-osman, ushtroi trysni mbi Cetinėn duke kėrkuar qė ajo tė qėndronte asnjanėse. Vjena bėri tė gjitha pėrpjekjet qė kryengritja tė mos pėrhapej nė viset e tjera.
    Pėr tė penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes sė malėsorėve nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė, Komiteti “Ittihad ve Terekki” (“Bashkim e Pėrparim”) organizoi udhėtimin e sulltanit plak, Mehmet Reshati V, nė Kosovė. Mendohej se ky udhėtim i sulltanit do ta lehtėsonte “kthimin nė vathė” tė atyre, qė ishin larguar nga “vėllazėrimi osman”.

    Udhėtimi u organizua nė formėn e pelegrinazhit nė varrin e sulltan Muratit I, tė vrarė nė Fushė tė Kosovės. Sulltani udhėtoi vetėm nė krahinėn e Kosovės pėr ta veēuar kėtė trevė nga kryengritja shqiptare nė Malėsi tė Mbishkodrės. Mė 15 qershor ai mbėrriti nė Prishtinė, ku u organizua njė paradė e madhe ushtarake, por nuk u mblodhėn aq njerėz sa pritnin xhonturqit. Nga frika se ceremonia nė Gazimestan (nė tyrben e sulltan Muratit) mund tė kthehej nė njė manifestim kundėrosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej tė sulltanit dhe tė personaliteteve qė e shoqėronin. Kjo ndėrmarrje e xhonturqve, siē pohojnė bashkėkohėsit, s’qe veēse njė komedi e inskenuar keq.

    Ndėrkohė lėvizja kryengritėse filloi tė zgjerohej edhe nė jug tė vendit. Nė qershor doli nė mal ēeta e Korēės (me dr. Haki Mborjen nė krye) dhe filluan tė veprojnė edhe ēeta tė tjera. Shtrirja e lėvizjes sė armatosur nė jug e shqetėsoi Athinėn. Gazeta ruse “Ruskoje sllovo”, nė njė korrespondencė nga Athina shkruante: “Shtypi grek, i cili gjer mė dje dėftente simpathi pėr kryengritjen shqiptare, sot nga qė u hap kryengritja dhe nė Epir, e quan veprimin e komitetit tė shqiptarėve dinak, se kėrkon mjeshtėrisht ta quaj atė provincė, qė ėshtė fjeshtė greke, tė shqiptarizuar”.
    Mė 17 qershor Shefqet Turgut pasha nė emėr tė sulltanit shpalli edhe njė herė amnistinė pėr kryengritėsit qė duhej tė dorėzoheshin brenda 10 ditėve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira pėr shtėpitė e djegura. Nė shpalljen qė nxori me kėtė rast thuhej se qeveria turke do tė kujdesej pėr nevojat e vendit, pėr tė shlyer dėmet qė u ishin bėrė kohėt e fundit shqiptarėve, si edhe pėr tė siguruar tė mirėn e qetėsinė e popullit. Por nė shpallje nuk bėhej fjalė pėr asnjė nga tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve.
    Pas shpalljes sė 17 qershorit xhonturqit disa herė u pėrpoqėn tė hynin nė bisedime me kryengritėsit, por dėshtuan, sepse ndeshėn nė vendosmėrinė e tyre pėr tė luftuar deri nė fund pėr tė drejtat e tyre kombėtare.

    Duke pasur parasysh qė pjesa mė e madhe e kryengritėsve tė Malėsisė sė Mbishkodrės ishin katolikė, Stambolli mendoi se njerėz mė tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė bisedime me malėsorėt do tė ishin klerikėt katolikė. Pėr kėtė Porta e Lartė kėrkoi edhe ndihmėn e protektores sė kultit tė Austro-Hungarisė. Arkipeshkvi i Shkodrės, Jak Serreqi, qė u ngarkua me detyrėn e vėshtirė tė ndėrmjetėsit nė mes shqiptarėve kryengritės dhe Portės, e mori pėrsipėr kėtė rol, por me disa kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me tė cilin do tė hyhej nė bisedime me malėsorėt. Kėto ishin shumė larg kėrkesave tė kryengritėsve, tė kėrkesės sė autonomisė sė shpallur nga krerėt e tyre qysh nė muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk u pėrfillėn nga krerėt e kryengritjes. Nė kėto rrethana misioni i klerikėve, tė kryesuar prej Jak Serreqit, qė u dėrgua pranė malėsorėve kryengritės, dėshtoi.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •