Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 115
  1. #41
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės (pranverė 1880)



    Fitoret e shqiptarėve kundėr ushtrive malazeze dhe jehona e tyre nė arenėn ndėrkombėtare patėn pasoja tė thella nė Shqipėri. Ato e pėrforcuan mė tej bindjen e shqiptarėve se tashmė ishin nė gjendje t’i mbronin trojet e tyre jo vetėm pa ndihmėn e ushtrive osmane, por edhe kundėr vullnetit tė Portės sė Lartė. Besimi qė fituan te forca e tyre e armatosur, e ngriti nė njė shkallė mė tė lartė vendosmėrinė pėr tė kundėrshtuar me armė ēdo ndėrhyrje tė re tė Fuqive tė Mėdha ose ēdo orvatje tė re tė qeverisė sė Stambollit nė dėm tė trojeve tė tyre amtare.

    Pas disfatės qė pėsoi nė Velikė e nė Pepaj, knjaz Nikolla iu drejtua pėrsėri Fuqive tė Mėdha dhe kėto, nga ana e tyre, i bėnė pėrsėri presion Perandorisė Osmane pėr ta ēuar deri nė fund dorėzimin e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė u pėrgjigj se ishte e gatshme ta kėnaqte Malin e Zi, por jo nė Plavė e nė Guci. Duke parė vendosmėrinė luftarake tė shqiptarėve dhe paaftėsinė ushtarake tė Malit tė Zi, Fuqitė e Mėdha pranuan nė parim ta rishikonin vendimin qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit. Me kėtė rast u bėnė disa propozime pėr ta kėnaqur Cetinėn me vise sllave nė veri ose nė jug tė Malit tė Zi, por nuk u pranuan. Mė nė fund ndėrhyri Italia, e cila, nėpėrmjet ambasadorit tė saj nė Stamboll, kontit Korti (Corti), sugjeroi qė t’i jepeshin Malit tė Zi viset e Hotit e tė Grudės sė bashku me njė pjesė tė Kelmendit, tė cilat banoheshin gjithashtu nga popullsi shqiptare. Fuqitė e Mėdha menduan se popullsia e kėtyre viseve, duke qenė katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundėrshtonte bashkimin e saj me Malin e Zi tė krishterė. Porta e Lartė nuk solli ndonjė pengesė. Vetėm knjaz Nikolla, i bindur se do tė kishte pėrsėri telashe me shqiptarėt, protestoi rreptėsisht. Por mė nė fund, duke parė kėmbėnguljen e tė gjitha Fuqive tė Mėdha, u detyrua tė pėrulej. Kėshtu, mė 18 prill 1880, ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha miratuan propozimin italian, qė njihet me emrin “vija Korti”, pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Plavės e Gucisė, viset e Hotit e tė Grudės. Dorėzimi i kėtyre viseve u vendos tė bėhej pas 4 ditėsh, mė 22 prill 1880.

    Fakti qė Fuqitė e Mėdha, Perandoria Osmane dhe Mali i Zi u detyruan, pas 20 muaj pėrpjekjesh pa rezultat, tė hiqnin dorė nga vendimi i Kongresit tė Berlinit nė lidhje me Plavėn e Gucinė, shėnonte njė fitore tė re diplomatike qė arritėn shqiptarėt nė arenėn ndėrkombėtare. Protokolli i Stambollit, i nėnshkruar nga ambasadorėt e tyre mė 18 prill 1880 pėr Hotin e Grudėn, ishte po aq i padrejtė sa edhe neni i Traktatit tė Berlinit pėr Plavėn e Gucinė. Viset e Hotit e tė Grudės, sė bashku me ato tė Kelmendit e tė Kastratit, ishin pjesė e pandarė e Malėsisė sė Madhe, kurse nga ana administrative vareshin nga vilajeti i Shkodrės. Banorėt e tyre, krejtėsisht shqiptarė dhe me tradita tė lashta luftarake liridashėse, ishin bashkuar me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qysh me themelimin e saj. Pėr kėtė arsye, mė 1 mars 1880, sapo arritėn lajmet e para rreth propozimit italian, pra njė muaj para se tė nėnshkruhej Protokolli i Stambollit, krerėt e tyre, tė mbėshtetur nga banorėt e krejt Malėsisė sė Madhe, zbritėn nė Shkodėr dhe shpallėn se ishin tė vendosur tė kundėrshtonin ēdo vendim qė do tė merrej nė dėm tė viseve tė tyre. Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė bėnė nė Shkodėr, mė 1 mars 1880, krerėt e Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Kastratit miratuan njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin deklaronin se do tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre, nė rast se Fuqitė e Mėdha do ta miratonin projektin “Korti”.

    Kushtrimi qė lėshuan banorėt e Malėsisė sė Madhe vuri nė lėvizje popullsinė e tė gjitha krahinave tė vendit. Gjatė atyre ditėve shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, u lidhėn mė shumė se kurrė me njėri-tjetrin. Kudo u shpreh vendosmėria pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Shqipėria u pėrgatit kėshtu pėrsėri pėr luftė.

    Meqenėse Hoti, Gruda, Kelmendi e Kastrati bėnin pjesė nė vilajetin e Shkodrės, barra e organizimit tė luftės mbrojtėse i takonte Komitetit Ndėrkrahinor tė kėtij vilajeti. Qysh nga 25 marsi 1880, Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare nė Shkodėr ishte nė mbledhje tė vazhdueshme dhe filloi tė merrte masat e nevojshme ushtarake pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Mė 3 prill 1880 u zhvillua nė Shkodėr njė kuvend krahinor, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė popullsisė sė qytetit e tė Malėsisė. Kuvendi vendosi tė kundėrshtohej me ēdo kusht lėshimi i Hotit e i Grudės. Ai u dėrgoi njė peticion Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin thuhej, ndėr tė tjera: “Kemi vendosur qė tė derdhim pikėn e fundit tė gjakut para se tė hynim nėn zgjedhėn e njė qeverie tė huaj. Ideja kombėtare na bashkon nė mbrojtjen e atdheut tonė”. Mė 11 prill 1880 Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, ashtu siē kishin vepruar edhe dy komitetet e tjera ndėrkrahinore, formoi menjėherė Shtabin Ushtarak tė vilajetit me detyrė qė tė merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Nė krye tė Shtabit Ushtarak u vu Hodo Sokoli, njė kolonel i karrierės. Midis anėtarėve tė tij bėnin pjesė jo vetėm pėrfaqėsues nga qyteti, si Selim Ēoba, Filip Ēeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim Gjyrezi etj., por edhe mjaft krerė malėsorė tė regjur nė luftėra, si Dedė Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikė Gila dhe Nikė Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės i bėri thirrje tė veēantė Preng pashė Bibė Dodės, i cili deri atėherė nuk kishte marrė pjesė nė mbrojtjen e trojeve shqiptare, duke e emėruar, nė rast se do tė ishte i gatshėm, nėnkryetar tė Shtabit Ushtarak.

    Formimi i Shtabit Ushtarak u pasua nga gatishmėria qė treguan krahinat e ndryshme tė vendit pėr tė dėrguar vullnetarė sipas zakonit nga njė burrė pėr shtėpi, kurse viset e Malėsisė sė Madhe u zotuan tė mobilizonin tė gjithė burrat e aftė pėr armė. Shtabet ushtarake, tė formuara nė vilajetet e Kosovės dhe tė Janinės, njoftuan se ishin gati tė dėrgonin forcat e tyre vullnetare sapo tė ndihej nevoja. Por Shtabi Ushtarak i Shkodrės, duke parė gatishmėrinė e masave popullore, i konsideroi tė mjaftueshme forcat luftarake tė mobilizuara vullnetarisht nė vilajetin e vet. Nė tė njėjtėn kohė, Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės lėshoi njė shpallje, me anėn e sė cilės, pasi vinte nė dukje vendosmėrinė e mbarė vendit pėr tė mbrojtur trojet e atdheut, u kėrkonte vullnetarėve tė qėndronin nė gatishmėri, nė pritje tė zhvillimit tė ngjarjeve.

    Zemėrimi e vendosmėria e shqiptarėve arriti kulmin pasi u nėnshkrua nga ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha Protokolli i Stambollit, mė 18 prill 1880, me emrin “Protokolli mbi kufijtė e Turqisė dhe tė Malit tė Zi”. Me kėtė rast u pėrsėritėn protestat telegrafike drejtuar Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė. Nė tė njėjtėn kohė filluan pėrgatitjet ushtarake. Mė 19 prill u zhvillua nė Shkodėr njė miting i madh popullor, njė nga manifestimet mė masive qė kishte parė qyteti deri atėherė. Nė miting, midis entuziazmit popullor, Hodo Sokoli, nė njė fjalim tė zjarrtė qė mbajti para mijėra qytetarėve dhe malėsorėve, deklaroi ndėr tė tjera, se pėrballė veprimeve qė po kryente Porta e Lartė nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė shpėtuar atdheun nga fatkeqėsi tė tjera qė do tė sillte sundimi i mėtejshėm i saj, shqiptarėt duhej t’i kėpusnin lidhjet me Perandorinė Osmane dhe ta merrnin vetė nė dorė fatin e atdheut tė tyre. Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta qė ndodheshin nė miting, hoqėn publikisht spaletat e uniformės ushtarake e dekoratat e sulltanit dhe deklaruan se nuk do ta njihnin as atė, as Stambollin. Po atė ditė u nisėn pėr nė vijėn e kufirit vullnetarėt e parė qytetarė, rreth 1 500 veta, tė cilėt u bashkuan me mijėra vullnetarė malėsorė qė kishin vrapuar nga malėsitė e Veriut.

    Nė mbrėmjen e 21 prillit u nisėn nga Shkodra, duke lundruar nė liqen, disa dhjetėra anije me vullnetarė shkodranė, rreth 3 mijė veta, tė cilėt, sė bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij Hodo Sokolin, u vendosėn nė Tuz. Nė 22 prill 1880, sipas Protokollit tė Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e tjera qė i takonin Malit tė Zi. Por, ashtu siē ndodhi nė Plavė e Guci, edhe nė Hot e Grudė forcat shqiptare i zunė kėto pika para se tė afroheshin ushtritė malazeze. Gjatė gjithė vijės mbrojtėse qenė rreshtuar rreth 8 mijė vullnetarė shqiptarė, nė gatishmėri pėr tė kundėrshtuar pėrparimin e ushtrive malazeze.

    Pak mė vonė, ushtritė malazeze, me rreth 10 mijė veta, arritėn tek Ura e Rzhanicės, pika mė e pėrparuar e kufirit tė vjetėr. Aty u ndeshėn me pararojat e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare, tė pėrbėra nga disa qindra qytetarė e malėsorė, tė cilėt u bėnė thirrje tė ndaleshin, pasi banorėt e kėtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive tė Mėdha. Ushtritė malazeze nuk u bindėn, por kėrkuan tė marshonin pėr tė marrė nė dorėzim kalanė e Tuzit. Atėherė pararojat shqiptare hapėn zjarr kundėr pararojave malazeze. Kėshtu, tek Ura e Rzhanicės filloi mė 22 prill pėrleshja e armatosur ndėrmjet tyre.

    Sapo shpėrthyen krismat e para, forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Ismail Markut e Baca Kurtit, u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave kryesore malazeze qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė lumit Cem. Tė dyja palėt luftuan me vendosmėri pėr disa orė rresht. Mė nė fund ushtritė malazeze u thyen dhe u tėrhoqėn pėr nė Podgoricė, duke lėnė disa tė vrarė e tė plagosur.

    Fitorja e Rzhanicės dhe e Helmit ngjalli entuziazėm nė mbarė Shqipėrinė. Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, duke parashikuar njė sulm tė ri nga ana malazeze, vendosi t’i mbante forcat luftarake nė kufi dhe tė siguronte armė martina pėr vullnetarėt shqiptarė tė pajisur pjesėrisht me huta dhe pjesėrisht me jataganė. Pėr kėtė qėllim u ftuan krahinat e vilajetit qė tė shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura tė Shkodrės u shpall njė tatim i jashtėzakonshėm nė tė holla e nė drithė. Nė kėto rrethana Preng pashė Bibė Doda, duke parė se me qėndrimin e vet tė lėkundur po cilėsohej nga opinioni publik si bashkėpunėtor i Cetinės, pranoi ftesėn e Komitetit Ndėrkrahinor pėr tė mobilizuar mirditorėt dhe pėr t’i sjellė nė Tuz.

    Pas luftės sė Rzhanicės, viset e Hotit e tė Grudės, tė liruara nga ushtritė osmane, por tė papushtuara nga ato malazeze, mbetėn de facto nėn sovranitetin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr 8 muaj, nga 22 prilli 1880 deri mė 28 dhjetor 1880, kur nė Tuz u rivendos administrata osmane. Me qeverisjen e tyre merrej Komiteti i Lidhjes Shqiptare pėr Shkodrėn, qė kishte ngarkuar nė Tuz njė Komision tė kryesuar nga Hodo Sokoli, i cili ushtronte pushtetin ekzekutiv si njė institucion shtetėror i Lidhjes Shqiptare.

    Menjėherė pas disfatės qė pėsoi mė 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranė Fuqive tė Mėdha dhe kėto mė 24 prill i drejtuan qeverisė osmane njė notė kolektive, me tė cilėn e shtrėngonin qė t’i dėbonte forcat shqiptare nga kufiri pėr t’u hapur rrugėn forcave malazeze. Por Porta e Lartė nuk e kishte mė situatėn nė dorė. Pėrveēse nuk donte tė hapte konflikt me shqiptarėt, ajo nuk kishte as forca tė mjaftueshme nė Shkodėr pėr tė zbatuar kėrkesėn e Fuqive tė Mėdha.
    Nė fillim tė muajit maj, pas ardhjes sė forcave mirditore, nė vijėn kufitare numri i vullnetarėve u rrit nė rreth 9 mijė veta, pėrveē 7 mijė tė tjerėve qė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre pėr t’u nisur nė luftė sapo tė lėshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve qė kishte Shtabi Ushtarak, pėrtej kufirit qėndronin rreth 20 batalione malazeze me afėrsisht 9 mijė veta tė armatosur me martina dhe tė pajisura me topa e artileri. Morali i vullnetarėve shqiptarė ishte aq i lartė, sa nga radhėt e tyre doli propozimi qė tė ndėrmerrej njė mėsymje kundėr ushtrive malazeze pėr ta detyruar knjaz Nikollėn qė tė hiqte dorė njė herė e pėrgjithmonė nga lakmia e tij pėr trojet shqiptare. Kėtė ide e pėrqafoi jo vetėm Hodo Sokoli, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Shkodrės, por edhe Ali pashė Gucia, kryetari i Shtabit Ushtarak tė Kosovės, i cili pėr mė tepėr u zotua ta fillonte mėsymjen me forcat e veta nga Plava e Gucia, nė thellėsi tė territoreve malazeze. Nuk pritej veēse miratimi nga Komiteti Kombėtar i Lidhjes Shqiptare. Por udhėheqėsit e tij, pėr t’iu shmangur ndėrlikimeve ndėrkombėtare qė do tė shkaktonte mėsymja shqiptare, nuk e pranuan propozimin e dy shtabeve ushtarake.

    Sipas tyre, presioni, qė ushtronte pėrqendrimi i forcave kufitare nė Hot e Grudė, ishte i mjaftueshėm pėr t’i detyruar Fuqitė e Mėdha tė rishikonin Protokollin e Stambollit.
    Nė fakt lufta pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės pati jehonė tė thellė jashtė Shqipėrisė. Interesimi i publikut evropian pėr konfliktin shqiptaro-malazez u rrit mė shumė. Pothuajse tė gjitha gazetat kryesore tė Evropės Perėndimore dėrguan ato javė korrespondentėt e tyre tė posaēėm nė Shkodėr, shumica e tė cilėve u detyruan tė vinin nė dukje atdhetarinė e lartė qė frymėzonte qėndresėn shqiptare. Fuqitė e Mėdha u bindėn pėrfundimisht se as Protokolli i Stambollit nuk mund tė zbatohej me anėn e presionit diplomatik. Anglia me Rusinė propozuan njė ndėrhyrje ushtarake tė pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha kundėr shqiptarėve tė pėrqendruar nė kufi, por Austro-Hungaria me Gjermaninė kundėrshtuan. Mė nė fund fitoi qėndresa shqiptare.

    Pasi pranuan nė parim tė hiqnin dorė edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 15 qershor 1880 propozimin e Anglisė e tė Austro-Hungarisė pėr t’i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės, qytetin bregdetar tė Ulqinit sė bashku me rrethinat e tij. Heqja dorė e Fuqive tė Mėdha nga vendimi qė kishin marrė mė 18 prill 1880 ishte fitorja e tretė diplomatike qė korrėn shqiptarėt, brenda 6 muajve, nė arenėn ndėrkombėtare. Por vendimi i Fuqive tė Mėdha pėr t’i lėshuar Malit tė Zi Ulqinin me rrethinat e tij shtroi pėrsėri detyrėn e ngutshme tė mbrojtjes sė tėrėsisė sė atdheut, tė cilit po i shkėputej tani njė pjesė mė e rėndėsishme dhe jetike.

  2. #42
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    4. LĖVIZJA PĖR AUTONOMINĖ E SHQIPĖRISĖ





    Lėvizja kundėr administratės osmane gjatė vitit 1879



    Me gjithė pėrqendrimin e vėmendjes sė tyre kundėr rrezikut tė copėtimit territorial tė atdheut, patriotėt nuk hoqėn dorė nga programi autonomist, nuk e lanė pas dore kėrkesėn pėr vilajetin autonom tė Shqipėrisė, qė u formulua nė rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės, mė 1 nėntor 1878. Si qendra e Lidhjes Shqiptare, ashtu edhe komitetet e saj ndėrkrahinore e ngritėn herė pas here me anėn e memorandumeve ēėshtjen e tė drejtave autonomiste tė vendit. Ndėrsa Porta e Lartė, e vendosur pėr tė mos bėrė asnjė lėshim, vijoi ta zvarriste pėrgjigjen, nė shumė krahina tė Shqipėrisė mori hov lėvizja popullore kundėr administratės shtetėrore osmane.

    Nė tė vėrtetė, nė viset shqiptare, administrata qeveritare e vilajeteve ishte paralizuar qysh nė verėn e vitit 1878. Gjyqet shtetėrore nuk funksiononin. Qeveria e Stambollit, qė nga vera e vitit 1879, nuk kishte mundur tė nxirrte nga viset shqiptare as taksa dhe as nizamė. Nė shumė raste njė pjesė e kėtyre taksave ishte vjelė nga organet e Lidhjes Shqiptare pėr tė pėrballuar luftėn mbrojtėse dhe sistemimin e muhaxhirėve. Rekrutėt shqiptarė, nė vend qė tė vinin nizamė nė ushtrinė perandorake, ishin regjistruar vullnetarė nė ushtrinė e Lidhjes sė Prizrenit. Degėt e saj kishin filluar tė ushtronin nė tė njėjtėn kohė edhe funksionet gjyqėsore.

    Porta e Lartė nuk mund tė pajtohej gjatė me kėtė gjendje. E shqetėsuar nga rrjedha qė po merrnin ngjarjet nė Shqipėri, ajo u orvat nė pranverėn e vitit 1879 ta rivendoste autoritetin e saj nė viset shqiptare, duke rimėkėmbur nė kėto vise administratėn e saj tė mėparshme. Por rivendosja e administratės sė vjetėr osmane shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė shqiptarėve. Ata e kundėrshtuan rreptėsisht urdhrin qė lėshoi Stambolli pėr tė vjelė taksat e reja dhe ca mė tepėr taksat e prapambetura jo vetėm pėr faktin se pagesa e tyre ishte njė barrė e rėndė pėr popullsinė e varfėruar nga lufta, por edhe pėr arsye politike. Fshatarėt e qytetarėt e quanin pa vend t’i paguanin taksa Perandorisė Osmane qė nuk ishte nė gjendje tė mbronte trojet e tyre, madje, qė po tregohej e gatshme t’i shiste, siē shpreheshin ata, tek armiqtė e vendit.

    Qėndresa kundėr taksave mori pėrpjesėtime aq tė mėdha, sidomos nė vilajetet e Kosovės e tė Shkodrės, sa tagrambledhėsit nuk guxonin t’u afroheshin fshatarėve e qytetarėve. Pėr ta shpėnė urdhrin e saj deri nė fund, Porta e Lartė i porositi valinjtė qė, po ta shihnin tė nevojshme, tė pėrdornin pėr vjeljen e taksave edhe dhunėn ushtarake. Por, siē raportonte mė 7 qershor 1879 ministri serb nė Stamboll, pėr shkak tė kėsaj porosie shqiptarėt e Prizrenit e tė Prishtinės u revoltuan aq shumė ndaj qeverisė osmane, sa ishin gati tė rrėmbenin edhe armėt kundėr saj. Si pasojė e kėsaj qėndrese Stambolli u detyrua tė hiqte dorė pėrkohėsisht nga pėrdorimi i dhunės nė vjeljen e taksave.

    Tė njėjtėn qėndresė ndeshi te shqiptarėt edhe orvatja tjetėr e Portės sė Lartė pėr tė rekrutuar nizamė nė Shqipėri. Nizamėt shqiptarė nuk iu pėrgjigjėn thirrjes nėn armė ose, edhe kur u paraqitėn, u arratisėn sapo u pajisėn me armė, duke deklaruar se do ta kryenin shėrbimin ushtarak nėn urdhrat e Lidhjes sė Prizrenit. Lėvizja pėrfshiu edhe nizamėt shqiptarė tė rekrutuar gjatė viteve tė kaluara, tė cilėt ndodheshin ende nė radhėt e ushtrisė osmane. Nė mjaft raste, ata qė kryenin shėrbimin ushtarak jashtė Shqipėrisė i braktisėn repartet e tyre, sapo u formua Lidhja e Prizrenit. Pėrpjesėtimi qė mori arratisja e detyroi Portėn e Lartė qė t’i mbante ata nė reparte tė dislokuara nė trojet shqiptare.

    Hov tė madh mori sidomos lėvizja kundėr gjykatave shtetėrore osmane, qė urreheshin nga masat popullore pėr shkak tė procedurės sė ndėrlikuar, tė ligjeve tė papėrshtatshme, tė gjuhės sė pakuptueshme dhe tė korrupsionit tė thellė qė sundonte nė to. Nė mars tė vitit 1879, nė Prishtinė, nė qendrėn e vilajetit tė Kosovės, filloi agjitacioni ndėrmjet qytetarėve pėr tė kėrkuar krijimin e gjykatave popullore, tė pavarura nga pushteti qendror, tė cilat duhet t’u pėrshtateshin kushteve dhe zakoneve tė vendit, pra tė ishin shqiptare nga ligjet, nga gjuha dhe nga gjyqtarėt. Nė prill agjitacioni u shtri edhe nė fshat. Nė kėtė kohė kėrkesa pėr krijimin e gjykatave popullore shqiptare mori formėn e njė lėvizjeje pėr vetėqeverisjen e vendit, nė krye tė sė cilės ishte vėnė Zija Prishtina, anėtar i Komitetit tė Stambollit.

    Nė maj tė vitit 1879 Zija Prishtina i paraqiti Portės sė Lartė peticionin e popullsisė sė sanxhakut tė Prishtinės, nė tė cilėn kėrkohej tė mos bėnte asnjė lėshim tė trojeve shqiptare, tė lejonte formimin e gjyqeve tė pavarura shqiptare dhe tė largonte ushtrinė nga Kosova. Mė 12 maj 1879 sulltani lejoi qė nė sanxhakun e Prishtinės tė formoheshin gjykatat shqiptare, tė cilat tė vepronin krahas gjykatave shtetėrore, duke ua lėnė nė dorė shtetasve qė t’i drejtoheshin, sipas dėshirės, njėrės prej tyre. Por disa ditė mė vonė, me zgjerimin qė mori lėvizja nė viset e tjera, ai u detyrua ta shtrinte kėtė tė drejtė nė gjithė vilajetin e Kosovės.

    Lėvizja pėr gjykatat shqiptare, ashtu si edhe lėvizjet kundėr taksave shtetėrore e rekrutimit tė nizamėve, ndonėse u zhvilluan nėn hijen e Lidhjes sė Prizrenit, nė fillim patėn karakter spontan e lokal. Por hovi i madh qė ato morėn, tėrhoqi menjėherė vėmendjen e organeve udhėheqėse tė Lidhjes sė Prizrenit, tė cilat morėn nė dorė drejtimin e tyre. Lėvizja kundėr pagesės sė taksave dhe rekrutimit tė nizamėve u pėrhap kėshtu nė pjesėn mė tė madhe tė vendit. Kėrkesa pėr gjykatat shqiptare u shtri nė vilajetin e Shkodrės, kurse nė atė tė Kosovės u thellua mė tej. Qysh nė maj, nėn drejtimin e degėve tė Lidhjes, u parashtrua nė Gjakovė e nė Pejė kėrkesa qė me krijimin e gjykatave shqiptare tė suprimoheshin gjykatat osmane. Madje, mė 19 maj 1879, Komiteti Kombėtar i Lidhjes vendosi ta shtrinte kėrkesėn e vetėqeverisjes jo vetėm nė institucionet gjyqėsore, por nė mbarė administratėn shtetėrore tė vilajetit. Meqenėse Porta e Lartė nuk pranoi t’i suprimonte gjykatat shtetėrore, Lidhja e Prizrenit shpalli bojkotimin e tyre.

    Popullsia u ftua t’u drejtohej vetėm gjykatave shqiptare, madje u shpallėn ndėshkime kundėr atyre qė do tė trokisnin nė gjykatat shtetėrore.
    Porta e Lartė u pėrpoq ta shuante lėvizjen popullore pa hyrė nė konflikt tė armatosur me shqiptarėt. Pėr kėtė qėllim ajo dėrgoi nė Shqipėri emisarė dhe agjitatorė tė posaēėm, tė cilėt i pėrsėritėn premtimet e zakonshme pėr reforma administrative. Nė tė njėjtėn kohė, me qėllim qė tė shkaktonin pėrēarje ndėrmjet udhėheqėsve tė Lidhjes Shqiptare, ata e shtuan trysninė ndaj qarqeve tė moderuara. Megjithatė, nė mbledhjen qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes mbajti mė 24 korrik 1879, vendosi me shumicė votash qė t’i kujtonte Portės sė Lartė se shqiptarėt do tė detyroheshin ta pėrmbysnin vetė pushtetin lokal nė rast se Stambolli nuk do tė plotėsonte kėrkesat e Shqipėrisė. Nė tė njėjtėn kohė, atdhetarėt radikalė, duke mos pasur besim nė gatishmėrinė e Stambollit pėr reforma, kėrkuan ta thellonin mė tej lėvizjen popullore kundėr administratės osmane pėr ta detyruar sulltanin qė ta merrte parasysh rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės.

    Porta e Lartė, pasi e zvarriti pėr njė kohė tė gjatė pėrgjigjen pėr rezolutėn e Kuvendit tė Dibrės, deklaroi, nė verėn e vitit 1879, se kėrkesat e shqiptarėve do tė zgjidheshin nė kuadrin e “ligjeve organike” (reformave administrative) qė ajo detyrohej tė zbatonte nė territoret e saj evropiane sipas nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit. Me kėtė deklaratė ajo linte tė kuptonte se nuk kishte ndėrmend ta ndryshonte ndarjen administrative tė vilajeteve qė ishte nė fuqi.

    Nė kėto rrethana qarqet atdhetare shqiptare e ngritėn menjėherė zėrin, duke theksuar se zbatimi i nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, pa bashkuar mė parė trojet e tyre nė njė vilajet tė vetėm, ishte njė shkelje e hapur e tė drejtave kombėtare tė Shqipėrisė. Me njė parashtresė drejtuar kryeministrit osman, mė 27 gusht 1879, Abdyl Frashėri kėrkonte qė nė kushtet aktuale tė mos zbatohej nė Shqipėri neni 23 i Traktatit tė Berlinit, domethėnė tė mos formoheshin komisione tė posaēme pėr tė hartuar reforma tė ndryshme pėr ēdo vilajet. Qė Shqipėria tė shpėtonte nga rreziku i asgjėsimit, qė ajo tė bėhej e aftė pėr veten e saj dhe pėr Perandorinė Osmane duhej, theksonte Abdyl Frashėri, qė reformat e nevojshme tė hartoheshin nga njė komision i vetėm pėr tė gjitha trojet shqiptare, gjė qė kėrkonte paraprakisht bashkimin e tė gjitha kėtyre trojeve (tė ndara nė 11 sanxhakė) nė njė vilajet tė vetėm. Veē kėsaj, shtonte ai, ishte e domosdoshme qė ky komision i posaēėm t’i studionte reformat e dobishme pėr Shqipėrinė nė bashkėpunim me pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Nė kėto rrethana, kur u acaruan edhe marrėdhėniet shqiptaro-malazeze dhe forcat e Malit tė Zi u vunė nė gatishmėri luftarake nė kufijtė e Shqipėrisė, u mblodh nė Prizren, mė 3 tetor 1879, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare, nė tė cilin u trajtuan dy ēėshtje themelore qė shqetėsonin vendin: qėndrimi qė duhej mbajtur ndaj provokacioneve ushtarake tė Cetinės e pėrgatitjeve tė saj pėr luftė dhe zhvillimi i lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr ēėshtjen e parė nuk pati diskutime tė shumta. Tė gjithė qenė tė njė mendimi pėr t’iu pėrgjigjur ushtrive malazeze me armė, nėse ato do tė orvateshin tė merrnin me dhunė Plavėn e Gucinė. Diskutime tė shumta u bėnė brenda e jashtė Kuvendit pėr ēėshtjen e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Delegatėt e Kuvendit dhe veprimtarėt e lėvizjes kombėtare jashtė tij ishin tė mendimit qė kėtė herė Lidhja Shqiptare tė kėrkonte jo si njė vit mė parė me rezolutėn e Dibrės (tė 1 nėntorit 1878) njė “Vilajet Shqiptar”, por njė “Principatė Shqiptare” ose njė “Republikė Shqiptare”, me kryeqytet Manastirin, nėn suzerenitetin e sulltanit, duke i paguar atij njė tribut vjetor. Njė kėrkesė e tillė, qė do tė ēonte nė shkėputjen gati tė plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, u parashtrua nga pėrfaqėsuesit e krahut radikal tė Lidhjes, ndėrsa pjesa tjetėr e delegatėve tė Kuvendit dhe e udhėheqėsve tė saj mendonte se, pėr shkak tė konfliktit me Malin e Zi, qė po trokiste nė derė, nuk ishte e volitshme qė nė ato ditė tė hyhej nė luftė kundėr Portės sė Lartė.

    Nė kėto rrethana, delegatėt radikalė u tėrhoqėn nga kėrkesa e njė “Principate Shqiptare” ose tė njė “Republike Shqiptare” dhe vendosėn tė kėrkojnė nga Stambolli “Vilajetin e Shqipėrisė”, pa bėrė asnjė hap tė mėtejshėm prapa. Por qeveria turke e kundėrshtonte edhe kėtė kėrkesė dhe, duke qenė nė dijeni tė punimeve tė Kuvendit, kaloi nė pėrdorimin e forcės ndaj tij. Mė 13 tetor 1879 organet qeveritare tė Prizrenit vunė nė pėrdorim garnizonin ushtarak dhe e shpėrndanė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, pa i lėnė kohė atij tė pėrfundonte punimet e tij dhe tė miratonte rezolutėn pėrkatėse.
    Nė njė nga seancat e para Kuvendi i Pėrgjithshėm arriti tė zgjidhte sėrishmi Kėshillin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare. Kryetar i Lidhjes Shqiptare u zgjodh nė vend tė Sheh Mustafa Tetovės (qė kishte zėvendėsuar Iljaz pashė Dibrėn) Haxhi Ymer efendiu (Prizreni), myderriz (profesor i sė drejtės islame), pėrkrahės i krahut radikal tė lėvizjes kombėtare.

    Nė fillim tė nėntorit 1879, kur filluan sulmet e ushtrive malazeze nė sektorin e Plavės e tė Gucisė, tė cilat u pasuan nga mėsymja qė ato zhvilluan nė fillim tė dhjetorit 1879 dhe nė javėn e parė tė janarit 1880, lėvizja popullore kundėr administratės shtetėrore osmane ra pėrkohėsisht.

  3. #43
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Lėvizja autonomiste gjatė pranverės 1880


    Mbrojtja me sukses e Plavės dhe e Gucisė nga sulmet e ushtrive malazeze u dha zemėr rretheve atdhetare qė ta drejtonin vėmendjen pėrsėri nė marrėdhėniet e tyre me administratėn osmane. Rastin pėr ta tėrhequr lėvizjen spontane popullore nėn flamurin e kėrkesave autonomiste e dha pėrsėri Porta e Lartė.
    Menjėherė pas fitores qė korrėn shqiptarėt nė Velikė e nė Pepaj, qeveria osmane shpalli reformat administrative (ligjet organike) qė do tė zbatoheshin nė zotėrimet e saj tė Gadishullit Ballkanik. Reformat u shpallėn pa krijuar asnjė komision lokal, pėr tė cilin flitej nė nenin 23 tė Traktatit tė Berlinit, dhe pa e pėrfillur fare kėrkesėn e Lidhjes sė Prizrenit pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar. Sipas kėtyre reformave, nė viset shqiptare, tė copėtuara ndėrmjet katėr vilajeteve, do tė forcohej mė shumė se mė parė zgjedha politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore e pushtetit qendror osman. Shqiptarėt nuk fitonin asnjė tė drejtė kombėtare; nuk kishin tė drejtė as pėr arsim nė gjuhėn amtare, madje as tė drejtėn tė quheshin “shqiptarė”, sepse Porta e Lartė nuk e njihte kombėsinė shqiptare. Karakteri burokratik i administratės sė vilajeteve forcohej, po ashtu edhe vartėsia e saj prej Portės sė Lartė. Nė reformėn gjyqėsore nuk kishte vend pėr gjykata shqiptare. Gjykatat e reja perandorake, edhe pse formalisht ndaheshin nga pushteti administrativ, mbeteshin organe tė pushtetit qendror osman. Sistemi fiskal dhe shėrbimi ushtarak nuk prekeshin. Nga tė ardhurat buxhetore vetėm njė e dhjeta u lihej kėshillave administrativė lokalė pėr t’u shpenzuar nė vend dhe vetėm nė rast se tė ardhurat realizoheshin plotėsisht.
    Nė tė njėjtėn kohė me shpalljen e reformave administrative, Porta e Lartė e shtroi me forcė kėrkesėn e saj tė mėparshme pėr tė mbledhur taksat e nizamėt e prapambetur; madje tani taksat e nizamėt ajo i kėrkonte pėr llogari tė tre vjetėve.

    Nė kėto rrethana, qėndresa popullore shqiptare kundėr administratės perandorake osmane hyri nė njė fazė tė re. Nė mjaft raste ajo u shpreh me sulme tė armatosura kundėr saj. Gjatė pranverės sė vitit 1880 kėto sulme u drejtuan jo vetėm kundėr vjeljes me dhunė tė taksave, por edhe pėr pastrimin e vendit nga administrata shtetėrore e vilajeteve.

    Nė vilajetin e Kosovės pėrpjekjet e para tė armatosura ndėrmjet fshatarėve shqiptarė dhe ushtarėve turq, qė shoqėronin tagrambledhėsit qeveritarė, u shfaqėn qysh nė muajin shkurt 1880. Nė mars qėndresa e armatosur u shtri nė krejt rrethet e Prizrenit e tė Prishtinės. Nė fillim tė prillit u grumbulluan nė Shtimje gati 3 mijė fshatarė pėr tė sulmuar Prizrenin dhe pėr ta zėvendėsuar administratėn osmane me organe shtetėrore shqiptare. Garnizoni turk i Prizrenit u doli pėrpara dhe nė fshatin Krushe sulmoi njė pjesė tė tyre, por nuk i shpėrndau dot. Pėr raprezalje autoritetet turke burgosėn 6 udhėheqės tė Lidhjes Shqiptare. Atėherė kryengritėsit sulmuan Prizrenin, hynė brenda nė qytet dhe pasi ēliruan tė burgosurit, ia dorėzuan pushtetin Komitetit tė Lidhjes Shqiptare. Pėrballė kėtij aksioni tė armatosur garnizoni turk u detyrua tė qėndronte i mbyllur nė kala. Sulme tė tilla ndodhėn edhe nė sanxhakėt fqinjė tė Prishtinės e tė Pejės, ku pushteti lokal kaloi gjithashtu nė duart e degėve tė Lidhjes Shqiptare.

    Lėvizja autonomiste u shtri, ndonėse nė pėrpjesėtime mė tė vogla, nė mjaft vise tė vilajetit tė Manastirit e tė Janinės. Pėrkundrazi, nė vilajetin e Shkodrės ajo u shpreh nė njė formė tė tillė qė la pėrshtypje tė thellė si brenda, ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Mė 9 prill 1880, kur popullsinė e vilajetit e kishte pushtuar vala e pėrgatitjeve ushtarake pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn, u mblodh njė Kuvend i jashtėzakonshėm i Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės. Pas dy ditė punimesh Kuvendi miratoi njė rezolutė, me tė cilėn kėrkohej nga sulltani qė ky t’i largonte ushtritė turke nga Shqipėria dhe t’u njihte autonominė administrative mbarė viseve shqiptare tė bashkuara nė njė vilajet tė vetėm. Ky vendim u pėrsėrit me ceremoni tė veēantė nė mitingun popullor, qė u zhvillua nė Shkodėr mė 19 prill 1880, me rastin e nisjes sė vullnetarėve tė parė pėr nė Tuz. Nė fillim tė majit Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes e ktheu gazetėn qeveritare turqisht tė vilajetit, me emrin “Shkodra”, nė njė gazetė shqip dhe nė njė organ tė tij.

    Nė numrin e saj tė parė shqip, qė doli mė 7 maj 1880, u botua njė deklaratė, nė tė cilėn thuhej se tani e tutje duhej tė merrte fund sundimi osman nė Shqipėri.
    Megjithatė ky sundim nuk mori fund dhe Lidhja e Prizrenit nuk e kishte ende nė duart e saj pushtetin politik tė vendit. Me fitoret qė ajo arriti nė saje tė lėvizjes popullore nė pranverėn e vitit 1880, nė Shqipėri u krijua njė diarki (dypushtet) e ndarė ndėrmjet Portės sė Lartė dhe Lidhjes Shqiptare. Edhe Porta e Lartė kishte formuar tanimė bindjen se kėrkesa e autonomisė sė Shqipėrisė kishte lėshuar rrėnjė nė ndėrgjegjen e popullsisė shqiptare dhe kishte pėrfshirė tė gjitha trevat shqiptare. Nėn trysninė e kėsaj aspirate tė shqiptarėve dhe pėr t’u dhėnė fund kėrkesave tė vazhdueshme tė Lidhjes sė Prizrenit pėr krijimin e njė “vilajeti tė bashkuar tė Shqipėrisė”, qeveria turke, pas diskutimeve tė shumta qė u zhvilluan nė prill-maj 1880, mė 5 qershor miratoi vendimin pėr formimin e “Vilajetit tė Rumelisė”, nė tė cilin, siē thuhej nė kėtė vendim, “do tė bashkoheshin vilajetet qė janė nė Shqipėri, domethėnė ai i Shkodrės, i Kosovės, i Manastirit dhe i Janinės”. Edhe pse ky do tė quhej “Vilajeti i Rumelisė”, nuk do tė mbante emrin “Vilajeti i bashkuar i Shqipėrisė” dhe do tė kishte nė krye njė guvernator turk, Ejup Pashėn, krijimi i tij do tė shėnonte njė hap tė rėndėsishėm nė bashkimin e tokave shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, prandaj u kundėrshtua nga Fuqitė e Mėdha, sidomos nga Rusia, nėn presionin e tė cilave edhe sulltani hoqi dorė nga ky vendim.

    Ndėrkaq, atdhetarėt mė tė vendosur shqiptarė arritėn nė pėrfundimin se tani ishin krijuar kushtet pėr tė pėrmbushur kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė, hap i parė drejt sė cilės do tė ishte pajisja e Lidhjes Shqiptare me atributet e njė qeverie tė pėrkohshme. Kjo ēėshtje u shtrua nė mbledhjen qė u mbajt nė Frashėr, nė fillim tė muajit qershor 1880. Kėtu morėn pjesė pėrfaqėsuesit e krahinave tė Shqipėrisė Juglindore, tė cilat administrativisht vareshin nga vilajetet e Janinės e tė Manastirit (afėrsisht rrethet e sotme tė Pėrmetit, tė Skraparit, tė Korēės e tė Kolonjės). Midis ēėshtjeve tė tjera qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e trojeve shqiptare, mbledhja miratoi edhe propozimin pėr tė formuar njė qeveri tė pėrkohshme pėr krejt Shqipėrinė, e cila tė merrte nė dorė administrimin e tė gjithė vendit. Qeveria do tė formohej nga njė kuvend i pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit, ku duhej tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave shqiptare. Barra kryesore e plotėsimit tė kėsaj detyre historike iu ngarkua Abdyl Frashėrit.

    Fill pas mbylljes sė punimeve tė mbledhjes sė Frashėrit, Abdyli sė bashku me aktivistėt e tjerė atdhetarė u shpėrndanė nė viset e Shqipėrisė Jugore pėr tė popullarizuar idenė e qeverisė sė pėrkohshme shqiptare. Pėrpara se tė thirrej kuvendi i pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare, u mendua qė ēėshtja tė shqyrtohej nga Kuvendi Ndėrkrahinor i vilajetit tė Janinės. Kuvendi Ndėrkrahinor u vendos tė mblidhej nė Gjirokastėr pasi tė shiheshin pėrfundimet e Konferencės sė Berlinit, e cila do tė fillonte punimet e veta sė afėrmi, mė 16 qershor 1880.



    Konferenca e Berlinit dhe ēėshtja shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare (qershor-gusht 1880)


    Zyrtarisht Konferenca e Berlinit, nė tė cilėn morėn pjesė ambasadorėt e gjashtė Fuqive tė Mėdha, nėn kryesinė e ministrit tė Jashtėm tė Gjermanisė, princit Bylov (Bülov), u mblodh pėr t’u dhėnė fund ēėshtjeve tė Traktatit tė Berlinit, qė kishin mbetur pas dy vjetėsh ende tė pazgjidhura. Nė tė vėrtetė, dy qenė ēėshtjet e rėndėsishme tė pazgjidhura dhe qė tė dyja ishin pasojė e qėndresės shqiptare: kufiri turko-grek dhe kufiri turko-malazez. Megjithatė, edhe pse shqiptarėt e kishin mbajtur nė tension dy vjet me radhė diplomacinė ndėrkombėtare, Fuqitė e Mėdha vijuan tė mos i pėrfillnin aspiratat e tyre kombėtare. Shqiptarėt nuk u lejuan as nė Konferencėn e Berlinit qė tė parashtronin dhe tė mbronin interesat e tyre jetikė.

    I vetmi mjet pėr ta ēuar zėrin e tyre nė Konferencėn e Berlinit qenė protestat dhe memorandumet. Pėr kėtė qėllim, nė tė katėr anėt e vendit u organizuan pėrsėri nėn drejtimin e organeve tė Lidhjes sė Prizrenit mbledhje tė gjera popullore, nė tė cilat u shpreh edhe njėherė vendosmėria pėr tė mos lejuar asnjė copėtim tė trojeve shqiptare nė favor tė shteteve fqinje. Nga tė katėr anėt e vendit u hartuan, me njė pėrmbajtje tė tillė, njė varg protestash, tė cilat iu drejtuan telegrafisht Konferencės sė Berlinit. Rėndėsi tė veēantė patėn tri peticionet dėrguar veē e veē nė qershor nga Komitetet Ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare pėr vilajetin e Janinės, pėr atė tė Kosovės (i Prizrenit) dhe pėr vilajetin e Shkodrės. Nėnshkruesit e kėtyre akteve kėrkonin respektimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė fushėn e tėrėsisė territoriale, vinin nė dukje padrejtėsinė e pretendimeve territoriale greke dhe pasojat qė do tė kishin shqiptarėt nėse ato do tė pranoheshin. Nė peticione, me njė ton diplomatik, shprehej besimi se Fuqitė e Mėdha do t’i merrnin nė konsideratė tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, por theksohej njėkohėsisht, se ata ishin tė vendosur tė kundėrshtonin me armė copėtimin e trojeve tė tyre amtare. Por krahas kėtyre protestave tė rrepta, qarqet atdhetare rilindėse u pėrpoqėn t’u tėrhiqnin vėmendjen Fuqive tė Mėdha edhe ndaj problemit tė tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė.

    Kėtė radhė Porta e Lartė u ndodh mė ngushtė se herėt e tjera. Meqenėse Fuqitė e Mėdha nuk i pėrfillnin shqiptarėt, gjithė pėrgjegjėsinė e ēėshtjeve tė pazgjidhura tė Traktatit tė Berlinit ia ngarkonin Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, presioni i tyre pėr t’u dhėnė fund kėtyre ēėshtjeve nė favor tė Greqisė e tė Malit tė Zi qe mė i fortė se kurrė. Por tani qė nė Shqipėri lėvizja autonomiste kishte marrė hov tė madh dhe autoriteti i Stambollit ishte dobėsuar shumė, Porta e Lartė mė shumė se kurdoherė e pati tė vėshtirė t’u impononte shqiptarėve vullnetin e Fuqive tė Mėdha. Ajo ishte e ndėrgjegjshme se ēdo ndėrhyrje e saj ushtarake pėr t’i detyruar shqiptarėt tė pranonin copėtimin e trojeve tė tyre do ta ndizte mė keq flakėn e luftės kundėrosmane nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, me gjithė presionin e Fuqive tė Mėdha, ajo vendosi tė kundėrshtonte nė kėtė Konferencė ēdo zgjidhje territoriale nė dėm tė shqiptarėve. Madje, pėr t’i qetėsuar nė kėtė drejtim, sulltani emėroi, nė pragun e Konferencės sė Berlinit, ministėr tė Jashtėm tė Perandorisė Osmane Abedin pashė Dinon, ish-anėtarin e Kryesisė sė Lidhjes sė Prizrenit.

    Konferenca e Berlinit i filloi punimet mė 16 qershor 1880. Pothuajse tė gjitha ēėshtjet qė trajtoi kishin tė bėnin me Shqipėrinė. Midis tyre, ajo qė pati mė shumė debate ishte ēėshtja e kufirit turko-grek. Prirja qė tregonin Fuqitė e Mėdha pėr ta zmadhuar Greqinė, me qėllim qė ta kishin si njė ledh kundėr ndikimit rus nė Ballkan, e nxiti Athinėn tė kėrkonte nė Epir mė shumė troje shqiptare se ato qė rekomandoheshin nė Protokollin nr. 13 tė Kongresit tė Berlinit, jo deri nė lumin Kalamas, por deri nė jug tė Sarandės, duke pėrfshirė edhe qytetin antik tė Butrintit. Por Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta kėnaqnin Greqinė nė sektorė tė tjerė, pasi, sipas tyre, prania e shumė shqiptarėve nė Mbretėrinė Greke do ta dobėsonte fuqinė e saj. Perandoria Osmane kundėrshtoi si njėrėn, si tjetrėn zgjidhje. Pėrfaqėsuesi i saj la tė kuptojė edhe njėherė se Porta e Lartė ishte e prirur pėr tė bėrė lėshime vetėm nė Thesalinė greke, por jo nė Epirin shqiptar. Pėrfundimisht, Konferenca e Berlinit nuk bėri nė kėtė ēėshtje asnjė hap pėrpara. Ajo miratoi propozimin e Francės pėr ta kthyer nga “rekomandim” nė “vendim” vijėn kufitare Kalamas-Selemvria, pėr tė cilin flitej nė Protokollin nr. 13.

    Megjithatė vendimi ishte pėrsėri i cunguar, pasi nuk parashikonte asnjė mjet pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta ēonte deri nė fund zbatimin e tij.
    Konferenca e Berlinit nuk e trajtoi drejtpėrdrejt ēėshtjen e kufirit turko-malazez, pasi kjo, sipas pikėpamjes sė Fuqive tė Mėdha, kishte gjetur zgjidhje dy javė mė parė. Por gjatė ditėve qė konferenca vazhdonte punimet e saj, ambasadorėt e tyre nė Stamboll ia propozuan variantin e ri Portės sė Lartė, duke ia lėnė asaj nė dorė qė tė zgjidhte pėr t’i dorėzuar Malit tė Zi ose krahinėn e Hotit e tė Grudės, ose qytetin e Ulqinit me rrethinat e tij.

    Edhe pse Konferenca e Berlinit nuk i pėrfilli interesat kombėtarė tė Shqipėrisė, lufta e masave shqiptare nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale dhe pėr tė fituar tė drejtat e saj autonomiste, tashmė kishte filluar tė bėnte jehonė edhe nė disa nga kancelaritė e Fuqive tė Mėdha. Kush mė shumė e kush mė pak, ato filluan tė bindeshin se lėvizja shqiptare nuk ishte, siē kishin pohuar deri atėherė, njė makinacion i Stambollit, se ajo ishte shprehje e protestės sė njė populli qė kishte aspiratat e veta kombėtare dhe se faktori shqiptar nuk duhej lėnė pas dore nė qoftė se dėshironin qė vendimet e tyre tė mėtejshme tė viheshin me tė vėrtetė nė jetė. Megjithatė, qėndrimi qė mbajtėn ndaj faktorit shqiptar nuk qe i njėjtė. Nė secilėn prej tyre ndikuan interesat e veēantė politikė dhe ekonomikė qė ato kishin nė Evropėn Juglindore.

    Qėndrimi mė i papajtueshėm pėr ēėshtjen shqiptare u duk midis Rusisė cariste dhe Britanisė sė Madhe. Rusia vijonte tė mos e pranonte idenė e njė shteti autonom shqiptar, pėr ta lėnė gjithnjė tė hapur rrugėn e pėrmbushjes sė aspiratave pushtuese qė ushqenin shtetet sllave tė Ballkanit. Anglia udhėhiqej nga parime tė kundėrta. Ajo donte, si edhe mė parė, forcimin e Perandorisė Osmane, tė cilėn, pėrveēse e kishte kthyer nė njė gjysmėkoloni tė saj, vijonte ta shihte si njė ledh tė rėndėsishėm pėr tė penguar ekspansionin rus nė Evropėn Juglindore. Pėr kėtė arsye, qeveria britanike ishte e prirur qė t’u jepeshin shqiptarėve disa tė drejta autonomiste, me qėllim qė ta ēlironte Perandorinė Osmane nga telashet qė i vinin prej tyre, tė cilat ēonin nė dobėsimin e saj. Njė qėndrim tė ndėrmjetėm mbajti Austro-Hungaria, e pasuar nga Gjermania. Edhe Vjena udhėhiqej nga synimi pėr tė penguar ekspansionin rus nė Ballkan, por tani kishte filluar tė shqetėsohej edhe nga pavarėsia qė po fitonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė nga fryma antiaustriake, qė kishte shkaktuar nė Shqipėri vendosja e garnizoneve tė saj ushtarake nė hyrje tė Kosovės, deri nė afėrsi tė Mitrovicės. Pėr kėtė qėllim, Vjena nuk ishte pėr shtrirjen e tė drejtave kombėtare nė mbarė viset shqiptare, por vetėm nė Shqipėrinė Veriore me popullsi tė dendur katolike, tė cilėn ajo shpresonte ta mbante nėn kontrollin e saj nėpėrmjet kultusprotektoratit.

    Gjatė ditėve tė Konferencės sė Berlinit ngadhėnjeu pikėpamja e Vjenės. Mė 26 qershor 1880 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, sė bashku me variantin e zėvendėsimit tė krahinės sė Hotit e tė Grudės me qytetin e me rrethinat e Ulqinit, e kėshilluan Portėn e Lartė qė tė shqyrtonte mundėsinė pėr t’i dhėnė tė drejtėn e vetėqeverisjes administrative vetėm vilajetit tė Shkodrės.
    Por disa diplomatė tė huaj, tė cilėt e ndiqnin nga afėr gjendjen e Shqipėrisė, dyshonin se me kėtė zgjidhje Perandoria Osmane pėrsėri nuk do tė kishte qetėsi tė brendshme. Sikurse i raportonte qeverisė sė vet nė korrik tė vitit 1880 ambasadori anglez nė Stamboll, Goshen, dhėnia e autonomisė administrative vetėm pėr vilajetin e Shkodrės, nuk i shėrbente Perandorisė Osmane, as politikės britanike nė Ballkan. “Kombėsia shqiptare, - shkruante ai, - ėshtė njė element qė nuk duhet lėnė pa pėrfillur nė ēdo kombinim politik nė tė ardhmen. Edhe nė qoftė se ėshtė e parakohshme, unė do tė rekomandoja qė formimi i njė province shqiptare tė bashkuar, tė mbahej tė paktėn gjithnjė parasysh”. Sipas diplomatit britanik, ishte nė interes tė Anglisė qė Shqipėria tė bėhej e fortė dhe ajo mund tė bėhej e tillė vetėm nėse bashkoheshin tė gjitha viset shqiptare nė njė provincė tė vetme autonome. “Ky popull, - nėnvizonte Gosheni, - qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė mysliman, do tė bėhet burim vėshtirėsish nga mė tė mėdhatė pėr vendet sllave e greke” tė Gadishullit Ballkanik. Qeveria britanike e Gladstonit e pėrvetėsoi tezėn e ambasadorit tė vet, por Fuqitė e tjera tė Mėdha qėndruan nė pikėpamjen e Vjenės, e cila vijoi tė ngulte kėmbė pėr t’i dhėnė autonominė administrative vetėm vilajetit tė Shkodrės, madje as krejt territoreve tė tij, por kryesisht malėsive katolike qė bėnin pjesė nė kėtė vilajet.

    Megjithatė, ēėshtja shqiptare tashmė kishte fituar tė drejtėn e qytetarisė nė arenėn ndėrkombėtare dhe nuk mund tė injorohej si mė parė nga Fuqitė e Mėdha. Kjo u duk qartė nė mbledhjet qė zhvilloi gjatė verės sė vitit 1880 Komisioni Evropian pėr Rumelinė Lindore, i krijuar nga Fuqitė e Mėdha pėr tė shqyrtuar, nė mbėshtetje tė nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, projektin e reformave administrative qė kishte pėrgatitur Porta e Lartė pėr tė zbatuar nė vilajetet e saj tė Gadishullit Ballkanik. Me kėtė rast pėrfaqėsuesi britanik Ficmoris (Fitzmaurice) i paraqiti komisionit njė projekt, me anėn e tė cilit kėrkonte jo bashkimin e menjėhershėm tė trojeve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, por organizimin e tyre nė katėr sanxhakė me qendėr nė Shkodėr, nė Prizren, nė Elbasan dhe nė Janinė, si hap tė parė pėr bashkimin e tyre nė tė ardhmen nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Por projekti britanik ndeshi pėrsėri nė kundėrshtimin e fuqive tė tjera. Madje Komisioni Evropian, me pėrjashtim tė pėrfaqėsuesit rus, miratoi mė 23 gusht 1880 projektin e hartuar bashkėrisht nga pėrfaqėsuesit e Francės dhe tė Austro-Hungarisė, i cili shėnonte njė hap prapa nė krahasim me idenė e formuluar dy muaj mė parė, pasi tani i sugjerohej Portės sė Lartė tė jepte autonominė administrative jo pėr krejt vilajetin e Shkodrės, por vetėm pėr malėsitė patriarkale tė Veriut. Megjithatė, me kėmbėnguljen e pėrfaqėsuesit britanik, nė deklaratėn e Komisionit Evropian pėr Rumelinė Lindore u vu si shtesė shėnimi se Fuqitė e Mėdha “nuk do tė kishin asnjė kundėrshtim”, nė rast se Porta e Lartė do ta shihte me vend qė t’i bashkonte krahinat shqiptare nė njė vilajet tė vetėm.
    Por Porta e Lartė nuk pranoi asnjė nga kėto sugjerime.

  4. #44
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Kuvendi i Gjirokastrės (23 korrik 1880)



    Sukseset qė u arritėn gjatė pranverės kundėr administratės osmane tė vilajeteve, paaftėsia e Portės sė Lartė pėr ta ndaluar vrullin e luftės sė masave shqiptare dhe jehona qė patėn kėto suksese nė arenėn ndėrkombėtare i dhanė njė shtytje tė mėtejshme lėvizjes autonomiste nė Shqipėri. Por vendimi qė morėn Fuqitė e Mėdha brenda e jashtė Konferencės sė Berlinit, pėr ta detyruar Portėn e Lartė qė t’i kėnaqte Athinėn dhe Cetinėn me lėshime territoriale nė Ēamėri e nė Ulqin, krijoi njė rrethanė thellėsisht tė ndėrlikuar pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit.

    Qarqet atdhetare tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, duke qenė tė bindura se Porta e Lartė nė gjendje paqeje nuk do t’i jepte asnjė tė drejtė kombėtare Shqipėrisė dhe se kėto mund tė siguroheshin vetėm nėse asaj i krijohej njė gjendje pa rrugėdalje, kėmbėngulėn qė lufta pėr autonominė e vendit tė vijonte edhe nė kėto kushte. Sipas pikėpamjes sė tyre, ishte e nevojshme qė lufta kundėr copėtimit tė trojeve shqiptare tė shkrihej me luftėn pėr tė drejtat autonomiste tė Shqipėrisė. Nė njė rast tė tillė, mendonin ato, Porta e Lartė do tė ngurronte tė hapte njė luftė frontale kundėr gjithė Shqipėrisė, aq mė tepėr qė fuqitė perėndimore, nė radhė tė parė Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria, do ta detyronin Perandorinė Osmane ta shmangte me ēdo kusht kėtė konflikt me shqiptarėt pėr tė mos pėrfituar prej tij Rusia cariste.

    Kėto ēėshtje pritej tė diskutoheshin nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare qė u mbajt nė Prizren nė dhjetėditėshin e fundit tė korrikut tė vitit 1880. Kėshilli do tė vendoste rreth masave qė duheshin marrė pėr tė pranuar lėshimin e territoreve qė Konferenca e Berlinit ia kishte dhėnė Greqisė, si edhe pėr tė kundėrshtuar vendimin e Konferencės sė Stambollit pėr Ulqinin. Mbledhja e korrikut e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes kishte njė pėrbėrje mjaft tė gjerė, megjithatė burimet dokumentare tė njohura deri mė sot heshtin rreth vendimeve tė tij.

    Nė tė njėjtėn kohė Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shqipėrinė e Jugut, sapo mori njoftim pėr rezolutėn e 1 korrikut tė Konferencės sė Berlinit pėr ratifikimin nė favor tė Greqisė tė kufirit greko-turk, vendosi tė mbledhė nė Gjirokastėr njė kuvend tjetėr tė Lidhjes Shqiptare. Ndryshe nga sa ishte menduar nė fillim, Kuvendi i Gjirokastrės nuk pati karakter ndėrkrahinor, por mbarėshqiptar. Sipas njoftimit qė jep konsulli rus, Trojanski, Kuvendi u vendos tė mblidhej nė Gjirokastėr pėr tė qenė mė afėr qendrės sė trojeve shqiptare, mė larg presionit tė qendrės sė vilajetit dhe ndėrhyrjes sė agjentėve tė huaj qė ndodheshin nė Janinė.

    Kuvendi u mblodh mė 23 korrik 1880. Aty morėn pjesė kryesisht krerėt shqiptarė myslimanė e tė krishterė tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Vlorės, tė Labėrisė dhe tė Ēamėrisė. Por, sipas tė dhėnave tė konsullatės austro-hungareze nė Prevezė, nė kėtė Kuvend kanė marrė pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė Shqipėria, jo vetėm nga jugu, por edhe nga Gegėria, ndėrsa krahinat qė nuk dėrguan dot pėrfaqėsuesit e tyre, i miratuan vendimet e tij me shkrim.

    Punimet e Kuvendit i drejtoi Abdyl Frashėri. Ēėshtja themelore qė u trajtua aty ishte: autonomia e Shqipėrisė, koha e shpalljes dhe mėnyra e realizimit tė saj. Kuvendi i Gjirokastrės vendosi qė, nė rast se qeveria e Stambollit do tė shtrėngohej tė zbatonte rezolutėn e Konferencės sė Berlinit ose nė rast se Greqia do tė orvatej t’i merrte me dhunė tokat shqiptare qė asaj i qenė premtuar, Lidhja Shqiptare do tė shpallte menjėherė njė qeveri tė pėrkohshme kombėtare. Me formimin e saj do tė merrte fund sundimi osman nė Shqipėri. Sapo tė shpallej qeveria e pėrkohshme shqiptare, do tė pushoheshin nėpunėsit turq dhe do tė zėvendėsoheshin nga nėpunės shqiptarė pa dallim feje. Tė ardhurat shtetėrore do tė administroheshin nga qeveria e pėrkohshme pėr nevojat e Lidhjes Shqiptare. Menjėherė do tė hartohej njė kushtetutė, e cila do tė garantonte sigurinė e personit, tė pasurisė dhe ushtrimin e lirė tė fesė. Qeveria e pėrkohshme do tė merrte tė gjitha masat pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė shembullore nė mbarė vendin. Pėr kėtė qėllim do tė dėnoheshin me rreptėsi jo vetėm autorėt e krimeve, por edhe tradhtarėt e vendit. Nė tė njėjtėn kohė do t’i kushtohej njė kujdes i veēantė ushtrisė kombėtare, nė radhėt e sė cilės do tė inkuadroheshin tė gjithė nizamėt, rezervistėt dhe oficerėt shqiptarė qė shėrbenin nė ushtrinė osmane.

    Kuvendi i Gjirokastrės vendosi qė Shqipėria tė mos kalonte pėrtej caqeve tė njė shteti autonom nėn sovranitetin e sulltanit. Megjithatė, marrėdhėniet ndėrmjet Shqipėrisė autonome dhe Perandorisė Osmane do tė kufizoheshin nė minimum. Sulltani do tė kishte vetėm njė tė drejtė: tė emėronte guvernatorin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, kurse Shqipėria detyrohej t’i paguante Portės sė Lartė njė tribut vjetor nė tė holla dhe tė ndihmonte me njė kontigjent tė caktuar ushtarėsh shqiptarė nė rast lufte me shtetet e huaja. Pėr kompensim Perandoria Osmane do tė detyrohej ta mbronte ushtarakisht Shqipėrinė nga ēdo agresion i jashtėm.

    Lidhur me rezolutėn e Konferencės sė Berlinit tė 1 korrikut 1880 Kuvendi i Gjirokastrės mbajti tė njėjtin qėndrim qė kishte pėrcaktuar mė parė Lidhja. Shpalli se shqiptarėt nuk kishin punė me Thesalinė, por ishin tė vendosur tė kundėrshtonin me ēdo kusht njė copėtim tė Shqipėrisė sė Jugut (tė Epirit). Kuvendi shprehu gatishmėrinė e shqiptarėve pėr t’u hedhur menjėherė nė front, nė qoftė se ushtritė greke do tė shkelnin kufirin. Kuvendi vendosi tė merrte edhe masa konkrete ushtarake pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė Shqipėrisė, duke ngritur pėr kėtė qėllim ushtrinė kombėtare.

    Pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta njihte de jure autonominė e Shqipėrisė, udhėheqėsit mendonin tė tėrhiqnin nė veprime luftarake shtresat e gjera popullore dhe ta vinin Portėn e Lartė para faktit tė kryer. Sipas tyre, fakti i kryer do tė siguronte nė tė njėjtėn kohė edhe mbėshtetjen e atyre Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk dėshironin trazira tė brendshme, qė do ta dobėsonin mė shumė Perandorinė Osmane. Ata mendonin tė siguronin mbėshtetjen e tyre duke tėrhequr simpatinė e opinionit botėror nė favor tė kryengritjes ēlirimtare dhe duke dhėnė prova se shqiptarėt ishin tė pėrgatitur pėr tė organizuar shtetin e tyre kombėtar.

    Kuvendi zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Lidhjes Shqiptare. Ai shėnoi njė shkallėzim tė mėtejshėm tė luftės pėr autonominė e Shqipėrisė dhe shtroi pėr herė tė parė, nė shkallė kombėtare, krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme shqiptare. Me vendimet e tij Kuvendi i Gjirokastrės ua parashtroi edhe njėherė Fuqive tė Mėdha pėrgjigjen kategorike se shqiptarėt nuk do tė lejonin nė asnjė mėnyrė copėtimin e territoreve tė atdheut tė tyre.

    Fill pas mbylljes sė Kuvendit tė Gjirokastrės pjesėmarrėsit u shpėrndanė pėrsėri nė viset e tyre, me qėllim qė tė mobilizonin forcat ushtarake pėr tė mbrojtur tėrėsinė e trojeve shqiptare dhe pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare.
    Tėrheqja e shtresave tė gjera tė popullsisė nė platformėn atdhetare tė krahut radikal tė Lidhjes i dha shtytje lėvizjes autonomiste. Fill pas mbylljes sė Kuvendit tė Gjirokastrės nė mjaft krahina tė Jugut u rritėn veprimet e popullsisė pėr dėbimin e nėpunėsve turq nga administrata lokale dhe pėr kthimin e saj nė administratė shqiptare. Njė muaj mė vonė, nė gusht 1880, konsulli rus nė Janinė, Trojanski, raportonte nė lidhje me gjendjen nė Ēamėri: “Qeverisja e vilajetit tani po kalon dalėngadalė nė duart e shqiptarėve, tė cilėt pėrpiqen tė largojnė qė kėtej tė gjithė nėpunėsit me origjinė joshqiptare dhe kanė pasur aq sukses nė kėtė punė, saqė nė rrethet e Epirit Veriperėndimor Lidhja Shqiptare vepron pothuajse nė mėnyrė tė pavarur”. Dėshmi e rritjes sė autoritetit tė Lidhjes Shqiptare ishte vendosja e qetėsisė sė plotė jo vetėm nė Shqipėrinė e Jugut, por nė mbarė vendin. Lidhja arriti tė vendoste qetėsinė e rendin edhe nė vilajetin e Manastirit e tė Kosovės. Me vendimet e Kuvendit tė Gjirokastrės u solidarizua edhe opinioni publik i vilajetit tė Kosovės e tė Shkodrės, veēse nė kėto treva shqiptarėt mbetėn tė gozhduar pėr shkak tė shqetėsimit qė vijoi tė shkaktonte ēėshtja e Ulqinit.

    Vendimet e Kuvendit tė Gjirokastrės shkaktuan shqetėsim nė Stamboll. Porta e Lartė mori masa pėr ta shtypur lėvizjen autonomiste me anė tė pėrēarjes ose tė dhunės nė rast se acarohej situata nė sektorin e Ulqinit. Pėr ēėshtjen e Ēamėrisė ajo vendosi tė fitonte kohė duke e vazhduar kundėrshtimin ndaj Protokollit nr. 13 dhe duke i zvarritur pėrsėri bisedimet me palėn greke.

  5. #45
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    5. MBROJTJA E ULQINIT. KUVENDI I DIBRĖS
    (GUSHT-NĖNTOR 1880)






    Demonstrata navale (gusht-tetor 1880)



    Mali i Zi e pranoi propozimin qė bėnė ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, mė 26 qershor 1880, pėr tė zėvendėsuar krahinat e Hotit e tė Grudės me qytetin dhe rrethinat e Ulqinit. Por Porta e Lartė, megjithėse zyrtarisht nuk e kundėrshtoi, nxori pėrsėri nė shesh pengesėn qė do tė ndeshte nė dorėzimin e tij nga ana e shqiptarėve. Nė tė vėrtetė, jo vetėm qyteti bregdetar i Ulqinit, por edhe hinterlandi i tij fshatar banohej krejtėsisht nga popullsi shqiptare. Pėrveēse pjesė e pandarė e truallit kombėtar tė Shqipėrisė, Ulqini ishte skela kryesore e Shkodrės dhe e pellgut tė saj nė detin Adriatik. Ai ishte njėkohėsisht edhe pika mė e rėndėsishme bregdetare qė lidhte tregtinė e jashtme tė Kosovės me skelat e ndryshme tė Mesdheut.
    Si edhe mė parė, shqiptarėt protestuan menjėherė pėr kėtė padrejtėsi tė re qė Fuqitė e Mėdha po bėnin nė dėm tė interesave tė tyre kombėtarė. Nė tė njėjtėn kohė ata ia pėrsėritėn Portės sė Lartė vendosmėrinė pėr ta mbrojtur me ēdo kusht Ulqinin dhe gatishmėrinė pėr tė hyrė nė luftė edhe kundėr saj. Por kėtė radhė Fuqitė e Mėdha ishin tė vendosura pėr tė mos i marrė nė asnjė mėnyrė parasysh justifikimet e qeverisė osmane. Me njė notė kolektive, qė i drejtuan mė 3 gusht 1880 Stambollit, ato e ftonin Portėn e Lartė ta thyente qėndresėn e shqiptarėve dhe t’ia dorėzonte Ulqinin Malit tė Zi.

    Nė fillim qeveria osmane pėrsėri ngurroi tė pėrdorte forcėn ushtarake kundėr Lidhjes Shqiptare. Ajo u pėrpoq mė shumė se kurdoherė me anė tė kėrcėnimeve pėr t’i bindur udhėheqėsit e saj tė hiqnin dorė nga qėndresa, por orvatjet nuk patėn sukses. Vullnetarėt shqiptarė nėn komandėn e Isuf Sokolit, tė Haxhi Mehmet Becit, tė Mehmet Gjylit etj., e rrethuan Ulqinin dhe u pėrgatitėn pėr ta shtėnė nė dorė, sapo tė largoheshin ushtritė turke nga qyteti.

    Pėr ta zgjidhur ēėshtjen e dorėzimit tė Ulqinit, Fuqitė e Mėdha e kėrcėnuan Turqinė se do tė zhvillonin njė demonstratė navale nė bregdetin shqiptar, madje mė vonė se do tė zbarkonin trupat e tyre nė skelėn turke tė Izmirit. E tmerruar nga demonstrata navale dhe pėr tė shmangur ndėrlikimet ndėrkombėtare, Porta e Lartė dėrgoi nė gusht 1880 nė Shkodėr gjeneral Riza Pashėn me 3 000 ushtarė, me detyrėn qė ta dorėzonte Ulqinin pa konflikte tė armatosura. Riza Pasha, qė mbėrriti nė Shkodėr mė 19 gusht, u pėrpoq t’i bindte krerėt e Lidhjes me tė holla e me premtime qė tė hiqnin dorė nga mbrojtja e Ulqinit. Nė njė takim tė veēantė qė pati mė 22 gusht me anėtarėt e Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės, ai u deklaroi se do tė pėrdorte dhunėn ushtarake kundėr tė gjithė atyre qė do tė pengonin dorėzimin e Ulqinit. Me 24 gusht 1880 Riza Pasha shpalli nė Shkodėr shtetrrethimin e ndalimin e qarkullimit dhe tė lidhjeve me Ulqinin nga mbrėmja nė agim. Por orvatjet e tij nuk dhanė rezultat. As letrat personale qė sulltani u drejtoi krerėve tė Lidhjes, as ndėrhyrjet e ministrave tė tij nuk i prapsėn vullnetarėt nga vendimi pėr mbrojtjen e Ulqinit. Pėr kėtė 2 000 luftėtarė shqiptarė (ndėr tė cilėt 600 ishin shkodranė), tė komanduar nga Muftar agė Reēi, zunė pozita midis Midės sė Krajės dhe Malit tė Mozhurės pėr tė penguar kalimin e forcave tė Riza Pashės nė Ulqin. Forca tė tjera ulqinake, nėn komandėn e Haxhi Mehmet Becit, qėndronin nė gatishmėri kundėr marshimit tė mundshėm tė forcave malazeze.

    Mė 1 shtator Fuqitė e Mėdha vendosėn tė ndėrmerrnin demonstratėn navale para ujėrave tė Ulqinit dhe mė 4 shtator 1880 rreth 20 korracata me shumė anije tė vogla angleze, franceze, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze hodhėn spirancat nė ujėrat e Raguzės.
    Por edhe pas kėsaj as popullsia e Shkodrės dhe e Ulqinit, as edhe Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shkodrėn nuk u nėnshtruan; ata u treguan tė vendosur tė mbronin Ulqinin. Pėr mbrojtjen e Ulqinit u shpreh edhe Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes qė u mblodh nė Prizren nė fillim tė shtatorit. Ndėrkaq, mė 7 dhe 8 shtator 17 batalione osmane, tė komanduara nga Riza Pasha, rrethuan qytetin e Shkodrės dhe u drejtuan pėr nė Ulqin. Forcat vullnetare shqiptare, qė ndodheshin nė Ulqin e nė Mozhurė, u dolėn pėrpara forcave osmane dhe ndalėn marshimin e tyre pėr nė Ulqin. Mė 15 shtator dega e Lidhjes Shqiptare pėr Ulqinin u dėrgoi Fuqive tė Mėdha, nėpėrmjet konsujve tė tyre nė Shkodėr, njė memorandum ku protestonte nė mėnyrė kategorike kundėr lėshimit tė Ulqinit dhe shprehte gatishmėrinė e popullsisė sė tij pėr tė qėndruar deri nė fund.

    Mė 17 shtator komandanti i flotės ushtarake tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha i dėrgoi Riza Pashės njė ultimatum, me tė cilin i jepte 3 ditė afat pėr dorėzimin e Ulqinit. Mė 17 shtator ushtritė e Lidhjes, tė pėrbėra nga 6 mijė ushtarė qė deri atėherė e mbanin tė rrethuar Ulqinin, sapo morėn lajmin pėr demonstratėn navale, sulmuan ushtritė osmane dhe e shtinė nė dorė qytetin. Ushtria turke u mbyll nė kazerma dhe mė pas u largua fshehurazi nga qyteti.
    Mė 20 shtator flota e gjashtė Fuqive tė Mėdha la Raguzėn dhe u drejtua pėr nė jug, por nuk hyri nė ujėrat e Ulqinit. Megjithatė, ushtritė e Lidhjes Shqiptare, tė cilat tani qėndronin pėrballė flotės ndėrkombėtare, nuk u bindėn. Mė 25 shtator Riza Pasha shpalli shtetrrethimin nė Shkodėr, bllokoi rrugėn e Ulqinit pėr tė ndaluar furnizimin e vullnetarėve, ēarmatosi forcat e armatosura tė qytetit qė vareshin nga Lidhja, ndaloi mbledhjet dhe shpalli shpėrndarjen e Degės sė Lidhjes. Njėkohėsisht bėri arrestime. Mė 29 shtator Riza Pasha urdhėroi shpėrndarjen e Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes dhe e kėrcėnoi se do tė merrte masa ushtarake kundėr tij, nėse nuk shpėrndahej. Dega e Lidhjes tė nesėrmen u pėrgjigj se ajo tashmė nuk e njihte Riza Pashėn si komandant ushtarak tė vilajetit dhe e kėrcėnonte se do ta dėbonte atė sė bashku me garnizonin e tij nga Shkodra.

    Pikėrisht nė kėto ditė, kur acarimi i marrėdhėnieve ndėrmjet Lidhjes sė Prizrenit dhe Portės sė Lartė po ēonte drejt konfliktit tė armatosur, Anglia dhe Austro-Hungaria ndėrhynė pėr tė penguar mbrojtjen me armė tė Ulqinit. Duke parė se as demonstrata detare e flotės ndėrkombėtare, as masat ushtarake tė qeverisė osmane nuk po jepnin rezultat, konsujt britanikė dhe austro-hungarezė u pėrpoqėn tė bindnin krerėt e degėve tė Lidhjes sė Prizrenit e nė mėnyrė tė veēantė anėtarėt e Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės se Fuqitė e Mėdha ishin tė prirura t’u jepnin shqiptarėve tė drejta autonomiste, por kėrkonin si kusht qė kėta tė mos e kundėrshtonin dorėzimin e Ulqinit dhe tė mos shkaktonin konflikt tė armatosur me Portėn e Lartė. Edhe pse premtimi i tyre qe njė mashtrim, si edhe presionet e dhunshme tė Stambollit nuk mbetėn pa efekt. U lėkundėn sidomos qarqet e moderuara, tė cilat menduan se ia vlente tė sakrifikohej Ulqini pėr tė siguruar tė drejtat autonomiste pa hyrė nė konflikt me Portėn e Lartė. Si rrjedhim, disa nga anėtarėt e Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės, ndėrmjet tė cilėve edhe Hodo Sokoli, pėrkrahės i njohur i lėvizjes autonomiste, tani hoqėn dorė nga lufta pėr mbrojtjen e Ulqinit.

    Kjo rrethanė e vėshtirėsoi mė shumė detyrėn e atdhetarėve pėr tė mbrojtur me armė Ulqinin dhe pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė. Megjithatė, ata nuk hoqėn dorė nga qėndrimi i tyre, por u pėrpoqėn tė mbanin gjallė frymėn luftarake nė tė katėr vilajetet. Veē kėsaj, ata vendosėn tė ndėrmerrnin pėrēapjen e fundit pėr tė tėrhequr nė programin e tyre qarqet e moderuara, nė mėnyrė tė veēantė forcat luftarake qė ishin ende tė lidhura pas tyre. Pėr kėtė qėllim u thirr njė kuvend i jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare nė qytetin e Dibrės.



    Kuvendi i Dibrės (20-24 tetor).

    Lufta e Ulqinit



    Kuvendi i Dibrės i filloi punimet mė 20 tetor 1880. Aty morėn pjesė rreth 300 delegatė tė ardhur nga krahinat shqiptare tė katėr vilajeteve, tė shoqėruar nga 5 mijė veta tė armatosur. Shumica e tyre ishin dėrguar nga vilajeti i Kosovės dhe nga viset shqiptare tė vilajetit tė Manastirit. Numri i delegatėve qė pėrfaqėsonin Shkodrėn, Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut ishte mė i pakėt. Pjesa mė e madhe e delegatėve u pėrkiste rrymave radikale dhe tė moderuara. Midis delegatėve ishin Ali pashė Gucia, Iliaz pashė Dibra, Abdyl Frashėri etj.
    Kuvendi trajtoi tri ēėshtje me rėndėsi vendimtare pėr Shqipėrinė: qėndrimin ndaj ēėshtjes sė Ulqinit, krijimin e njė vilajeti autonom dhe formimin e qeverisė sė pėrkohshme.

    Lidhur me ēėshtjen e parė Kuvendi e quajti tė domosdoshme mbrojtjen me armė tė Ulqinit dhe shprehu gatishmėrinė pėr tė dėrguar nė Shkodėr forcat vullnetare tė sanxhakut tė Dibrės. Ky vendim iu njoftua edhe Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės. Abdyl Frashėri dhe pėrfaqėsuesit e krahut radikal argumentuan gjithashtu programin e miratuar nė Kuvendin e Gjirokastrės, pėr krijimin e vilajetit autonom tė Shqipėrisė dhe pėr formimin e qeverisė sė pėrkohshme. Ashtu siē parashikohej, elementėt konservatorė (rreth 25 veta) mbajtėn anėn e Portės sė Lartė. Ata nuk pranuan asnjė nga kėrkesat e atdhetarėve radikalė dhe u sulėn me ashpėrsi kundėr tyre. Vendimi pėr mbrojtjen e Ulqinit, pavarėsisht nga urdhri qė kishte dhėnė sulltani pėr dorėzimin e tij, u mor me votat e atdhetarėve radikalė dhe tė moderuar. Tė moderuarit e pranuan nė parim edhe formimin e Vilajetit tė Shqipėrisė. Madje disa prej tyre, ndėr tė cilėt Iljaz pashė Dibra dhe Ali pashė Gucia, e miratuan edhe tezėn e Abdyl Frashėrit pėr ta sendėrtuar vilajetin autonom me anėn e veprimeve tė armatosura. Tė tjerėt ngulėn kėmbė nė pikėpamjen e tyre tė mėparshme: pėr tė mos shkuar pėrtej paraqitjes sė peticionit, duke ia lėnė sulltanit nė dorė plotėsimin e kėrkesave tė tij. Debate tė zjarrta u zhvilluan sidomos rreth ēėshtjes sė formimit tė qeverisė sė pėrkohshme, kundėr sė cilės u ngritėn gjithė delegatėt konservatorė.

    Si pasojė e kėtyre divergjencave, Kuvendi i Dibrės doli me dy rezoluta. Njėra, e ndėrtuar sipas platformės sė Kuvendit tė Gjirokastrės, me tė cilin kėrkohej krijimi i Vilajetit tė Shqipėrisė me autonomi tė gjerė, fitoi afėrsisht 120 vota. Tjetra, e propozuar nga delegatėt e krahut tė moderuar, me tė cilin lutej Porta e Lartė qė tė krijonte njė Ejalet tė Shqipėrisė, pa i shkrirė vilajetet, dhe tė zbatonte nė kėtė reformat pėr organizimin e ri tė vilajeteve, sipas nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit. Ejaleti i Shqipėrisė do tė kishte njė autonomi tė kufizuar. Rezoluta e dytė grumbulloi shumicėn prej 150 votash. Delegatėt konservatorė nuk nėnshkruan asnjėrin prej tyre. Tė dyja rezolutat u dėrguan veē e veē nė Stamboll. Pėr ēėshtjen e qeverisė sė pėrkohshme, Kuvendi i Dibrės zyrtarisht nuk mori asnjė vendim. Nė bazė tė marrėveshjes qė u arrit ndėrmjet patriotėve revolucionarė, ajo u la tė shqyrtohej edhe njėherė nė Prizren. Miratimi i dy rezolutave tregoi se Kuvendi i Dibrės nuk arriti tė bashkonte tė gjitha forcat patriotike shqiptare rreth njė programi tė vetėm autonomist. Megjithatė, vendimet e tij patėn jehonė pozitive si brenda vendit, ashtu edhe nė opinionin publik evropian.

    Gjatė ditėve tė Kuvendit tė Dibrės qeveria e Stambollit mori masa tė tjera shtrėnguese kundėr shkodranėve pėr tė siguruar dorėzimin pa luftė tė Ulqinit. Ajo vendosi tė pėrfitonte nga pėrēarja qė u thellua nė Kuvendin e Dibrės dhe t’i jepte fund qėndresės sė Lidhjes pėr mbrojtjen e Ulqinit. Mė 25 tetor 1880 Porta e Lartė largoi nga Shkodra gjeneral Riza Pashėn dhe nė vend tė tij dėrgoi mareshal Dervish Pashėn, tė shoqėruar nga 21 batalione dhe tė pajisur me fuqi tė jashtėzakonshme. Ai u emėrua komisar i jashtėzakonshėm dhe kryekomandant i vilajetit tė Shkodrės. Pėr tė shmangur pusitė e forcave shqiptare, Dervish Pasha udhėtoi nga Stambolli nė Shqipėri me anije. Sapo arriti nė Shkodėr, mė 3 nėntor 1880, ai i dha njė ultimatum Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės pėr tė tėrhequr vullnetarėt shqiptarė nga Ulqini.

    Nė kėtė kohė treva e Ulqinit ndodhej nėn kontrollin e forcave vullnetare tė Lidhjes Shqiptare, qė drejtoheshin nga shtabi ushtarak i formuar pėr mbrojtjen e Ulqinit. Nėn drejtimin e tij, sipas tė dhėnave mė tė sakta, qenė 2 mijė vullnetarė tė vendosur nė Ulqin (nga tė cilėt 800 ulqinakė) dhe 2 mijė tė tjerė, nė sektorin e Tuzit. Nė fillim tė nėntorit, kur Dervish Pasha ishte vendosur tanimė nė Shkodėr, mbėrritėn kėtu qindra vullnetarė tė tjerė nga Tetova, nga Shkreli, nga Dibra, nga Kelmendi dhe pritej tė vinin rreth 4 mijė tė tjerė nga Prizreni, nga Gjakova e nga Dibra.

    Presionet qė Dervish Pasha bėri nga 7 deri nė 16 nėntor 1880 ndaj Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes pėr Shkodrėn pėr ta detyruar tė dorėzonte Ulqinin nuk dhanė rezultat. Edhe Komiteti i Lidhjes pėr Ulqinin nė peticionin qė u dėrgoi mė 16 nėntor Fuqive tė Mėdha, shprehte vendosmėrinė pėr mbrojtjen e qytetit. Fryma e qėndresės kishte pėrfshirė gjithė popullsinė e qytetit.

    Pėr tė shpejtuar dorėzimin e Ulqinit u angazhuan konsulli anglez (K. Grini) dhe ai austro-hungarez (F. Lipih) nė Shkodėr, tė cilėt, nė marrėveshje me Dervish Pashėn, ushtruan trysni mbi Komitetin Ndėrkrahinor tė Shkodrės pėr ta bindur tė hiqte dorė nga mbrojtja e Ulqinit. Pėrkundrejt kėsaj konsujt e huaj do tė ndėrhynin pranė sulltanit pėr t’u dhėnė shqiptarėve tė drejtat autonomiste. Pėrballė trysnisė sė Dervish Pashės dhe premtimeve tė konsujve tė huaj, mė 17 nėntor 1880 shumė anėtarė tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Shkodrės deklaruan se hiqnin dorė nga qėndresa e armatosur nė Ulqin. Ndėrkohė edhe mjaft nga pėrfaqėsuesit e krahut tė moderuar kishin kapitulluar para Dervish Pashės dhe patėn shkuar aq larg, sa disa ditė mė parė kishin lajmėruar telegrafisht Kuvendin e Dibrės se nuk kishin nevojė pėr ndihma, pasi kishin vendosur ta dorėzonin qytetin. Kapitullimi i tyre shkaktoi revoltimin e atdhetarėve shkodranė, tė cilėt formuan njė komitet tė ri tė Lidhjes Shqiptare pėr Shkodrėn. Nė komitetin e ri, qė u ngrit mė 19 nėntor 1880, hynė partizanėt e vendosur tė mbrojtjes me armė tė Ulqinit, si Selim Ēoba, Isuf Sokoli, Fetah Dragusha, Filip Ēeka etj.

    Por ngjarjet u zhvilluan me shpejtėsi tė madhe. Pėrēarja nė udhėheqjen e Lidhjes dobėsoi forcat e saj ushtarake, sidomos ardhjen e vullnetarėve tė tjerė. Komiteti i ri nuk pati kohė tė mobilizonte popullin dhe tė organizonte qėndresėn e armatosur kundėr ushtrisė osmane. Tri ditė mė vonė, mė 22 nėntor 1880, ndėrsa Shkodra nuk e kishte kapėrcyer ende krizėn e brendshme politike, Dervish Pasha i dha urdhėr ushtrisė turke tė fillonte marshimin pėr nė Ulqin. Atė ditė ushtritė turke u ndeshėn me forcat shqiptare te Kodra e Kuqe, afėr fshatit Klesna. Nė fillim vullnetarėt shqiptarė i sprapsėn ushtritė turke, por mė vonė, pasi arritėn reparte tė tjera osmane tė pajisura me artileri moderne, forcat shqiptare u thyen. Komandanti i tyre Isuf Sokoli u plagos rėndė dhe pak mė vonė vdiq.
    Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynė nė Ulqin, mė 23 nėntor 1880, tė cilin pastaj mė 26 nėntor ua dorėzuan ushtrive malazeze.

    Sė bashku me dorėzimin e Ulqinit mori fund edhe ēėshtja e kufijve veriorė, e cila kishte shqetėsuar pėr gati 30 muaj jo vetėm Perandorinė Osmane, por edhe diplomacinė evropiane. Megjithatė, edhe pse ēėshtja e kufirit turko-malazez u mbyll, lufta qė zhvilluan shqiptarėt kundėr shantazhit brutal tė Fuqive tė Mėdha dhe ndėrhyrjes ushtarake tė Portės sė Lartė la pėrshtypje tė thellė nė opinionin publik tė Evropės. Jo vetėm nė shtyp, por edhe nė disa parlamente tė Evropės, u ngritėn zėra proteste kundėr politikės sė Fuqive tė Mėdha, tė cilat vendosėn tė pėrdornin luftanijet pėr tė shtypur tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar.

  6. #46
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    6. LĖVIZJA KULTURORE SHQIPTARE NĖ VITET
    E LIDHJES SĖ PRIZRENIT
    (1878-1881)





    Mendimi politik, filozofik e shoqėror nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit


    Gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit Lėvizja Kombėtare Shqiptare nuk u shpreh vetėm me luftėn e pėrditshme politike, diplomatike e ushtarake pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe pėr formimin e shtetit kombėtar shqiptar. Ajo u shfaq nė tė njėjtėn kohė edhe me zhvillimin e vrullshėm tė mendimit politik, filozofik e shoqėror, si edhe tė veprimtarisė publicistike, letrare e shkencore.
    Nga frymėzimi atdhetar e nga karakteri pėrparimtar, lėvizja kulturore shqiptare e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit ishte pjesė pėrbėrėse e lėvizjes kulturore rilindėse, e cila kishte marrė jetė nė dhjetėvjeēarėt e mėparshėm. Por gjatė viteve tė Krizės Lindore ajo pėrshiu tė gjitha sferat e jetės kulturore tė vendit dhe u kthye, mė shumė se nė tė kaluarėn, nė njė lėvizje atdhetare. Si e tillė ajo u frymėzua nga lufta politike, diplomatike e ushtarake qė zhvilluan shqiptarėt nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit, por me pėrmbajtjen e saj atdhetare e demokratike ndikoi nė ngritjen ideologjike tė lėvizjes kombėtare nė njė shkallė tė paparė deri atėherė.
    Lėvizjen kulturore tė kėsaj periudhe e udhėhoqėn po ata atdhetarė, tė cilėt pėrpunuan edhe platformėn politike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Atė e udhėhoqėn figura tė shquara, si Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashėri, Thimi Mitko, Ymer Prizreni, tė cilėt me veprimtarinė e tyre si ideologė e si aktivistė, si shkrimtarė e si organizatorė, zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e gjithė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

    Nė fushėn e mendimit politik e shoqėror, lėvizja kulturore trajtoi problemet kryesore qė shqetėsonin lėvizjen kombėtare nė kushtet e Krizės Lindore tė viteve 70: konsolidimin e unitetit kombėtar tė shqiptarėve, mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe formimin e shtetit shqiptar autonom si hap drejt krijimit tė shtetit kombėtar tė pavarur, demokratik e iluminist.

    Njė vend qendror nė platformėn ideologjike, tė pėrpunuar nė njė varg shkrimesh nga udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare tė kėtyre viteve, zuri koncepti filozofik pėr kombin. Ēėshtja kishte rėndėsi jetike pėr shqiptarėt, pasi nė arenėn ndėrkombėtare sundonte ende koncepti mesjetar, i cili e mbante bashkėsinė fetare tė njė populli si njė pėrbėrės tė domosdoshėm pėr tė qenė njė komb. Sipas kėtij koncepti, shqiptarėt tė ndarė nė tri besime fetare tė ndryshme nuk merreshin ende si pjesėtarė tė njė kombi tė vetėm as nga Perandoria Osmane, as nga Fuqitė e Mėdha, as nga shtetet fqinje ballkanike. Si rrjedhim, atyre u mohohej e drejta pėr tė formuar njė shtet kombėtar mė vete. Kundėr kėtij koncepti tė prapambetur u ngritėn tė gjithė ideologėt dhe aktivistėt e lėvizjes kulturore shqiptare. “Tė ngresh besimin fetar nė parim kombėsie dhe tė marrėsh dogmėn pėr racė apo ritin pėr atdhe, nuk ėshtė aspak e pranueshme”, shkruante Pashko Vasa mė 1879.

    Veē kėsaj rilindėsit nuk u pajtuan as me konceptin tjetėr qė qarkullonte nė disa teoricienė tė kohės sė tyre, sipas tė cilėve njė popull quhet komb kur ka formuar shtetin. Konceptin filozofik pėr kombin e formuloi nė mėnyrė mė tė plotė Abdyl Frashėri qysh nė pragun e themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė artikujt e tij, tė botuar nė pranverėn e vitit 1878, ai shikonte si pėrbėrės tė njė kombi gjuhėn e pėrbashkėt, territorin e pėrbashkėt, historinė e pėrbashkėt dhe jetėn shpirtėrore tė pėrbashkėt (tė cilėn ai e kėrkonte jo nė fenė e pėrbashkėt, por nė fushėn e dokeve, tė zakoneve, tė tregimeve, tė kėngėve, tė valleve dhe tė virtyteve tė pėrbashkėta) dhe mbi tė gjitha aspiratėn pėr tė formuar njė shtet tė pėrbashkėt. Lėvizja kulturore shqiptare pėrvetėsoi kėshtu nė fushėn ideologjike njė nga konceptet filozofike mė tė pėrparuara tė shek. XIX.

    Lėvizja kulturore shqiptare e shtriu kėtė koncept tė pėrparuar edhe nė truallin e veprimtarisė politike. Ideologėt rilindės tė kėtyre viteve, mė shumė se paraardhėsit e tyre, i dhanė lėvizjes kulturore shqiptare, ashtu si edhe lėvizjes politike kombėtare, njė pėrmbajtje laike. Madje, pėr hir tė unitetit kombėtar, ata u bėnin thirrje bashkatdhetarėve qė tė mos dėgjonin predikimet e xhamisė e tė kishės, kur ato binin ndesh me interesat kombėtarė, u shėrbenin sunduesit tė huaj dhe propagandave tė shteteve fqinje; kėshtu ata ishin nė konflikt tė hapur me institucionet klerikale dhe tė palėkundur pėrballė kėrcėnimeve tė tyre. Thirrje tė tilla si ajo e Pashko Vasės: E mos shikjoni kisha e xhamia / Feja e shqyptarit asht shqyptaria! u bėnė shumė popullore nė Shqipėri. Ky laicizim i ndėrgjegjes kombėtare, i cili gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit pėrparoi me hapa tė shpejtė, pushtoi pothuajse tė gjitha fushat e jetės kulturore tė vendit.

    Njė vend po aq tė rėndėsishėm nė platformėn ideologjike tė lėvizjes kulturore zuri edhe koncepti politik pėr territorin kombėtar tė shqiptarėve. Kjo ēėshtje kishte gjithashtu rėndėsi jetike, pasi nė kushtet e Krizės Lindore shqiptarėve u duhej tė afirmonin sa mė parė nė arenėn ndėrkombėtare tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė si njėsi politike, pėr tė parandaluar pėrmbushjen e lakmive tė huaja shoviniste nė kurriz tė saj. Ashtu si nė konceptin e kombit, edhe nė atė tė territorit ideologėt atdhetarė nuk ndoqėn rrugėn e udhėheqėsve nacionalistė tė monarkive ballkanike, tė cilėt, pėr tė pėrligjur aspiratat e tyre shoviniste nė kurriz tė kombeve tė tjera, ngritėn tė ashtuquajturin kriter historik.

    Siē dihet, ky kriter krijoi te Serbia, Bullgaria e Greqia prirjen pėr tė rimėkėmbur, nė antagonizėm me njėra-tjetrėn, e para Perandorinė e Stefan Dushanit, e dyta Perandorinė e car Samuilit, e treta Perandorinė Greke-bizantine, tė cilat patėn nė mesjetė nėn zgjedhėn e tyre njė varg kombėsish tė Ballkanit. Edhe shqiptarėt, shkruante Abdyl Frashėri, kishin mundėsi tė merrnin nga historia e tyre e lashtė argumentin e trevės ku banonin mbarė fiset ilire pėr tė pėrligjur krijimin e njė shteti tė madh shqiptar. Por ky kriter do tė ishte i padrejtė, pasi nė mjaft nga ato vise tashmė banojnė popuj tė tjerė, tė cilėt nuk do tė pranonin nė kushtet e reja tė qytetėrimit tė hynin nėn njė zgjedhė tė huaj. Rilindėsit kėrkonin qė tė zbatohej nė radhė tė parė kriteri etnik dhe jo ai historik, tė respektoheshin gjendja reale dhe tė drejtat territoriale tė sotme tė tė gjithė popujve. Vetėm kriteri etnik, theksonte Abdyl Frashėri, do tė vendoste njė paqe tė qėndrueshme nė Gadishullin Ballkanik dhe njė harmoni tė vėrtetė ndėrmjet kombeve tė tij. Me kėtė koncept politik lėvizja kulturore shqiptare u rreshtua gjithashtu nė pozitat mė tė pėrparuara tė lėvizjeve kulturore evropiane tė shek. XIX.

    Gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit lėvizja kulturore shqiptare ngriti nė njė shkallė mė tė lartė edhe koncepte tė tjera politike, filozofike ose shoqėrore, tė cilat ishin shfaqur gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm. Ajo i dha konceptit atdhe ose mėmėdhe njė pėrmbajtje tė re politike jo vetėm si njė bashkėsi krahinore tė vendlindjes, por si njė bashkėsi tė mbarė trojeve amtare dhe si njė ideal tė shenjtė, pėr ēlirimin ose mbrojtjen e tė cilit tė gjithė shqiptarėt duhej tė pėrpiqeshin me ēdo mjet, duke mos kursyer as jetėn e tyre. Ajo e pasuroi mė tej kulturėn politiko-shoqėrore, duke e trajtuar konceptin e autonomisė sė Shqipėrisė nga kėndi i interesave kombėtarė shqiptarė, si njė hallkė kalimtare pėr tė sendėrtuar, nė kushte kombėtare mė tė pėrshtatshme, pavarėsinė e saj tė plotė.

    Procesi i laicizimit tė ndėrgjegjes politike kombėtare ia hapi dyert njė depėrtimi mė tė hovshėm tė mendimit iluminist nė jetėn kulturore tė vendit, gjė qė shpejtoi emancipimin ideologjik tė shqiptarėve nga presioni i dogmatizmit obskurantist i institucioneve fetare. Veē kėsaj, ajo e shtriu konceptin e vėllazėrimit tė shqiptarėve jo vetėm nė fushėn e detyrave, por edhe nė atė tė tė drejtave. Si rrjedhim, ajo e shkriu atė me konceptin e barazisė sė tyre qytetare, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, shoqėrore e krahinore, e cila nuk ishte nė rendin shoqėror osman. Pėrveē tė tjerave, ajo e konceptoi edhe vetė kulturėn jo si njė stoli, por si njė armė qė duhej tė forconte unitetin kombėtar tė shqiptarėve nė luftė pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė dhe pėr tė formuar shtetin kombėtar shqiptar.

  7. #47
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Letėrsia politike



    Gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit mendimi politik shqiptar u shpreh me mjete tė panjohura mė parė. Tė tilla ishin protestat e memorandumet drejtuar Fuqive tė Mėdha e Portės sė Lartė, tė cilat vetėm fare pak u redaktuan nga kryesia e Lidhjes sė Prizrenit, ndėrkohė qė shumica dėrrmuese u hartua me nismėn e degėve krahinore tė saj ose tė qarqeve tė ndryshme atdhetare tė vendit. Pavarėsisht nga autorėt, ato pajtohen ndėrmjet tyre nė trajtimin dhe nė zgjidhjen e ēėshtjeve themelore qė shqetėsonin Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Pothuajse tė gjitha flasin nė emėr tė kombit shqiptar. Kudo spikat fryma e vėllazėrimit tė shqiptarėve pavarėsisht nga dallimet fetare, spikat krenaria e tyre pėr traditat e pėrbashkėta liridashėse dhe vendosmėria pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare. Takimi i tyre nė kėto ēėshtje tė rėndėsishme politike tregonte se platforma ideologjike kombėtare kishte depėrtuar thellė nė shtresat e gjera tė popullsisė shqiptare.

    Por shprehjen e vet mė tė lartė, si nga forma ashtu dhe nga pėrmbajtja, ajo e gjeti te traktatet politike dhe te shkrimet publicistike tė hartuara nga personalitetet e lėvizjes kombėtare pėr publikun ndėrkombėtar. Patriotėt shqiptarė e kishin ndier prej kohėsh nevojėn pėr njė tribunė shtypi tė pavarur. Por Porta e Lartė e kishte kundėrshtuar vazhdimisht lejen pėr tė nxjerrė njė organ periodik shqip brenda kufijve tė Perandorisė. Edhe pėrpjekjet pėr tė botuar njė gazetė shqiptare jashtė Perandorisė Osmane kishin dėshtuar pjesėrisht pėr mungesė mjetesh financiare, pjesėrisht nga qėndrimi armiqėsor i qeverive tė huaja. Me pėrpjekje tė mėdha Sami Frashėri arriti ta shtinte nė dorė, nė qershor tė vitit 1878, drejtimin e gazetės turke “Terxhuman-i Shark” (“Interpreti i Lindjes”), qė botohej nė Stamboll, por kjo nuk pati jetė tė gjatė, pasi pas katėr muajsh u mbyll nga censura osmane. Njė vit mė vonė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare i erdhi nė ndihmė njė nga arvanitėt mė pėrparimtarė tė Greqisė, Anastas Kullurioti, i cili filloi nė shtator 1879 botimin nė Athinė tė gazetės “I foni tis Alvanias” (“Zėri i Shqipėrisė”), por edhe kjo u mbyll pas njė viti.

    Ndėr penat publicistike Abdyl Frashėri u dallua nė mėnyrė tė veēantė pėr gamėn e problemeve, pėr forcėn e argumenteve dhe pėr qartėsinė e mendimeve nė shkrimet e tij tė botuara nė shtypin turk, austriak e frėng. Ai shtjelloi nė mėnyrė koncize pothuajse tė gjitha aspektet e platformės ideologjike e politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė veēanti. Njė veprimtari po aq tė pasur zhvilloi gjithashtu Sami Frashėri, i cili u shqua nė fushėn e publicistikės polemizuese kundėr armiqve tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Veē kėsaj, ai trajtoi nė gazetėn e vet “Terxhuman-i Shark”, nga kėndi i interesave tė Shqipėrisė, edhe ngjarjet e pėrditshme ndėrkombėtare. Nė publicistikėn e kėtyre viteve morėn pjesė gjithashtu, ndonėse nė mėnyrė mė tė kufizuar, Jani Vretoja, Thimi Mitkoja dhe shumė atdhetarė tė tjerė, tė cilėt i botuan shkrimet e tyre pa emrin e autorit. Njė kontribut tė rėndėsishėm dha nė kėtė fushė edhe Jeronim de Rada, njė nga arbėreshėt mė tė shquar tė Italisė.

    Ndėrmjet traktateve politike tė kėtyre viteve, vendin kryesor e zė vepra e Pashko Vasės “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, e cila u botua mė 1879 frėngjisht, anglisht e gjermanisht, kurse njė vit mė vonė u pėrkthye turqisht e greqisht. Me kėtė vepėr autori kishte pėr qėllim, sikurse shkruante vetė, ta bėnte tė njohur popullin shqiptar para botės sė qytetėruar “me cilėsitė, me tė metat, me nevojat dhe me shpresat e tij”, tė tregonte origjinėn e tij si njė nga popujt mė tė lashtė tė Evropės, tė pėrshkruante fazat qė ai kishte kaluar gjatė shekujve, ta mbronte nga armiqtė keqdashės qė e kishin pėrbuzur dhe tė argumentonte tė drejtat kombėtare qė i takonin, duke pėrfshirė edhe atė tė bashkimit tė vilajeteve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, qė do tė shėnonte njė hap drejt autonomisė sė Shqipėrisė.

    Ēėshtjes sė aleatėve tė shqiptarėve nė luftėn e tyre kombėtare iu kushtuan dy traktate tė veēanta. Nė njėrin prej tyre, tė botuar bullgarisht nė Sofje mė 1879 nga Jusuf Ali beu, me titull “Bisedime tė ditės qė meritojnė vėmendje”, autori shprehte mendimin se shqiptarėt e bullgarėt kishin mjaft interesa tė pėrbashkėta, tė cilėt krijonin mundėsinė pėr tė qenė bashkėluftėtarė. Nė tjetrėn, tė botuar greqisht nė Athinė mė 1880 nga Thimi Brandi, me titull “Ankime tė shqiptarėve”, mbrohej teza se shqiptarėt e grekėt rrezikoheshin njėsoj nga rritja e shteteve sllave, se asnjėra nga tė dyja palėt nuk mund tė shpresonte te Fuqitė e Mėdha, se historia u diktonte rrugėn e bashkėpunimit tė ngushtė politik dhe se kėtė bashkėpunim e pengonin vetėm qarqet zyrtare greke, tė cilat mendonin pa tė drejtė se me zhvillimin e saj lėvizja kulturore shqiptare do tė pakėsonte shkėlqimin e helenizmit. Njė vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė politike tė kėtyre viteve zė, mė nė fund, broshura “Shqiptarėt dhe demonstrata navale pėrpara jurisė eprore tė shtypit”, qė njė autor anonim shqiptar e botoi frėngjisht mė 1880, pėr qėndresėn qė organizoi Lidhja e Prizrenit nė mbrojtje tė Ulqinit. Nė kėtė broshurė autori u bėn njė akuzė tė ashpėr Fuqive tė Mėdha nė pėrgjithėsi dhe qeverisė britanike nė veēanti, tė cilat, nė vend qė tė pėrkrahnin idenė e krijimit tė njė shteti kombėtar shqiptar si e vetmja rrugė e drejtė e zgjidhjes sė Krizės Lindore, dėrguan flotėn e tyre luftarake pėr tė shtypur me dhunė tė drejtat legjitime tė njė populli liridashės.

    Shkrimet publicistike dhe traktatet politike trajtojnė po atė temė qė frymėzuan protestat e memorandumet e kėsaj periudhe - njohjen e shqiptarėve nė arenėn ndėrkombėtare si njė komb i formuar plotėsisht dhe miratimin e tė drejtės sė tyre supreme pėr tė pasur shtetin kombėtar nė kufijtė e tyre etnikė.

    Me kėto shkrime e traktate autorėt sollėn njė varg argumentesh historike, filozofike, etnografike, filologjike e politike, qė provonin se shqiptarėt i kishin tė gjitha vetitė pėr tė qenė njė komb dhe pėr tė formuar shtetin e vet. Njė nga argumentet e dorės sė parė ishte prejardhja e shqiptarėve nga ilirėt, tė cilėt njiheshin si pasardhės tė pellazgėve, pra, lashtėsia e tyre shprehej nė lashtėsinė e autoktonisė, tė gjuhės e tė kulturės. Ata kritikuan tezėn pseudoshkencore tė pėrhapur nė ato vite, sipas sė cilės nuk kishte njė gjuhė tė vetme shqipe, por aq gjuhė sa ishin dialektet e saj ose tezėn tjetėr se tė folmet e saj ishin “dialekte tė bastardhuara” tė greqishtes a tė latinishtes dhe mbrojtėn pikėpamjen, tė cilėn e kishin pranuar gjuhėtarėt mė tė shquar tė kohės, se gjuha shqipe ishte njė gjuhė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane, se dallimet dialektore brenda saj nuk kishin rėndėsi themelore dhe se lidhjet ndėrmjet saj e greqishtes ose latinishtes ishin pak a shumė njėsoj si lidhjet ndėrmjet gjuhėve tė ndryshme indoevropiane. Po ashtu, ata sollėn argumente tė reja me tė cilat provuan se shqiptarėt e tė gjitha besimeve e tė tė gjitha krahinave kishin tė njėjtin formim shpirtėror. Shqiptarėt, shkruante Abdyl Frashėri, kanė pasur kulturėn e tyre tė veēantė qysh nė kohėt parahistorike; ata u kanė qėndruar besnikė, deri nė njėfarė shkalle, traditave tė lashta pasi pėrqafuan jo vetėm krishterimin, por edhe islamizmin. Nė Shqipėri dallimet fetare, nėnvizonte ai, nuk kanė ndonjė rėndėsi pėrballė dallimeve shoqėrore. Shoqėria shqiptare karakterizohej, sipas tij, nga ndarja nė krerė e nė popull dhe jo nga ndarja nė myslimanė e tė krishterė.

    Myslimanėt dhe tė krishterėt shqiptarė, shkruante Pashko Vasa, “flasin po atė gjuhė, kanė po ato zakone, vazhdojnė po ato doke dhe po ato tradita. Midis tyre nuk ka pasur kurrė smirė tė rrėnjosur, as armiqėsira shekullore. Ndryshimi i fesė nuk ka qenė kurrė shkak pėr t’i shtytur nė njė pėrēarje sistematike”.
    Pothuajse tė gjithė autorėt e kėsaj periudhe evokuan nė shkrimet e tyre politike figurėn e ndritur tė Skėnderbeut si mishėrim i njėsisė kombėtare, si simbol i atdhedashurisė shqiptare dhe si flamur i luftės ēlirimtare. Nė tė njėjtėn kohė, nėpėrmjet emrit tė tij tė lavdishėm, ata u kujtonin sundimtarėve osmanė se shqiptarėt ishin gati, nė rast se nuk do t’u njiheshin tė drejtat e tyre kombėtare, tė pėrsėritnin epopenė e shek. XV. Veē kėsaj, ata u kujtonin popujve tė Evropės se vendet e tyre kishin detyrime tė mėdha ndaj Shqipėrisė, e cila me luftėn e saj heroike qė kishte zhvilluar nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, e kishte mbrojtur lirinė e tyre nga pushtimi osman. Njė vend tė rėndėsishėm nė publicistikėn e kėtyre viteve zunė shkrimet qė mbronin karakterin e programin kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit nga akuzat e shpifjet e armiqve tė ēėshtjes shqiptare, tė cilėt e paraqitnin atė si njė organizatė fanatike islamike tė manipuluar nga Porta e Lartė dhe tė drejtuar kundėr popujve fqinjė tė krishterė.

    Sami Frashėri, i cili u dallua mė shumė se tė tjerėt nė kėtė fushė, argumentoi me njė varg artikujsh tė botuar nė shtypin osman se Lidhja e Prizrenit u formua nga ndėrgjegjja kombėtare e shqiptarėve dhe se Porta e Lartė nuk ka pasur gisht nė formimin e saj. “Si mund tė thuhet, - shkruante ai, - se Lidhja e Prizrenit ėshtė formuar mbi bazėn e fanatizmit mysliman, kur aty kanė marrė pjesė pa dallim feje myslimanė e tė krishterė, domethėnė mbarė bijtė e atdheut?”. Porta e Lartė, shkruante Samiu nė njė artikull tjetėr, jo vetėm “nuk ka pasur gisht nė formimin e saj”, por ajo as “nuk ėshtė nė gjendje t’i ndalojė shqiptarėt qė tė marrin pjesė nė tė”. Lidhja e Prizrenit, theksonin njėzėri patriotėt e kėtyre viteve, ka pėr qėllim tė mbrojė tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve dhe nuk drejtohet kundėr kombeve tė tjera tė Ballkanit. “Lidhja Shqiptare, - shkruante mė 1879 njė atdhetar anonim nga Shqipėria e Mesme, - ėshtė lidhje kombėtare. Ajo nuk dėmton asnjė komb tjetėr. Ajo dėshiron, kėrkon dhe pėrpiqet me tė gjitha fuqitė e saj tė shpėtojė kombin e vet duke bashkuar Shqipėrinė nė njė vilajet tė vetėm autonom dhe tė shkėputet nga prapambetja duke zhvilluar shkrimin nė gjuhėn e kombėsisė sė saj. Ajo dėshiron e kėrkon tė ketė paqe dhe miqėsi me tė gjitha kombet qė e rrethojnė. Ajo respekton e nderon tė gjitha kombėsitė e huaja dhe tė gjitha gjuhėt e tjera qė mund tė ndodhen nė gjirin e saj”.

    Mė nė fund, tė gjithė autorėt dhanė tė njėjtin vlerėsim pėr politikėn e ndjekur nga Fuqitė e Mėdha nė lidhje me ēėshtjen shqiptare. Tė gjithė e dėnuan njėsoj Traktatin e Shėn-Stefanit dhe Kongresin e Berlinit. Askush nuk pati iluzione se Fuqitė e Mėdha do t’i merrnin parasysh me vullnetin e tyre interesat kombėtarė tė Shqipėrisė. Ata qenė njėzėri tė mendimit, se nė kushtet e atyre viteve rreziku mė imediat vinte nga politika pansllaviste ruse, se me synimet e veta ekspansioniste Perandoria Cariste kėrcėnonte jo vetėm ekzistencėn e kombėsisė shqiptare, por edhe atė tė kombėsive tė tjera ballkanike, madje edhe ekzistencėn e kombėsive sllave tė gadishullit. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm tė atdhetarėve shqiptarė, e vetmja rrugėdalje nga situata dramatike, qė kėrcėnonte jo vetėm Gadishullin Ballkanik, por edhe Kontinentin Evropian, ishte respektimi i parimit tė kombėsisė pėr tėrė popujt. Nė rast se Shqipėria do tė copėtohej midis fqinjėve tė saj, Gadishulli Ballkanik nuk do tė kishte kurrė qetėsi, pasi shqiptarėt nuk do hiqnin asnjėherė dorė nga lufta pėr tė fituar tė drejtat e tyre kombėtare. Pėrkundrazi, theksonte Abdyl Frashėri, nė rast se Shqipėria do tė fitonte tė drejtat e saj, “do tė vijė dita kur Evropa do tė bindet se shqiptarėt i shėrbejnė ēėshtjes sė njerėzimit dhe tė qytetėrimit mė mirė se ēdo popull tjetėr i Lindjes”.

  8. #48
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip (Shoqėria e Stambollit-1879)



    Hovi qė mori lufta pėr autonominė e Shqipėrisė i dha gjithashtu njė shtytje tė fuqishme lėvizjes nė fushėn e arsimit e tė letėrsisė shqipe, tė cilat tani synonin jo vetėm tė ngrinin nė njė shkallė mė tė lartė ndėrgjegjen atdhetare tė masave popullore, por edhe tė pėrballonin nevojat qė shtronte zėvendėsimi i administratės osmane me administratėn shqiptare.

    Qė me themelimin e Lidhjes sė Prizrenit, u ndje mė shumė se kurdoherė nevoja e ngutshme pėr tė caktuar alfabetin e njėsuar tė gjuhės shqipe dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė qė sundonte nė kėtė fushė. Po ashtu, tani u ndje mė shumė se mė parė nevoja e ngutshme pėr tė formuar njė organizatė qendrore ose, siē thuhej atėherė, njė shoqėri kulturore, e cila tė merrte pėrsipėr barrėn e drejtimit e tė organizimit tė pėrpjekjeve pėr tė ngritur shkolla shqipe nė gjithė vendin dhe pėr tė zhvilluar me ritme mė tė shpejta letėrsinė shqiptare, duke botuar tekste shkollore, vepra letrare, broshura shkencore e organe periodike shqipe.

    Nismėn pėr zgjidhjet e kėtyre dy detyrave e mori drejtpėrdrejt Komiteti i Stambollit. Pėr kėtė qėllim ai formoi qysh nė fillim tė vjeshtės sė vitit 1878 njė komision tė gjerė prej 25 vetash, i cili ngarkoi njė komision tė ngushtė me 7 anėtarė (Sami Frashėri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi, Ibrahim Bėrzeshta, Said Toptani), pėr tė zgjidhur ēėshtjen e alfabetit tė pėrbashkėt.

    Sikurse shprehej disa ditė mė vonė Thimi Brandi nė njė letėr qė i drejtonte Jani Vretos, formimi i Komisionit Kulturor u pėrshėndet si njė hap i rėndėsishėm qė “do tė vinte themelet e gjuhės shqipe”. Por pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr tė formuar njė shoqėri kulturore tė ligjshme, e cila ta zhvillonte lirisht veprimtarinė e saj nė Perandorinė Osmane, pėrsėri dėshtuan. Porta e Lartė dhe nėn shembullin e saj Patrikana e Fanarit e kundėrshtuan kėrkesėn e paraqitur prej tyre si pėr formimin e organizatės kulturore, ashtu dhe pėr botimin e njė gazete shqip.

    Ndėrsa i vijuan pėrpjekjet pėr formimin e shoqėrisė kulturore, atdhetarėt u morėn me ēėshtjen e alfabetit. Nė fillim tė vitit 1879 para komisionit tė alfabetit u paraqitėn katėr projekte tė ndryshme pėr shkrimin e shqipes, tė cilat u diskutuan duke pasur parasysh kriteret shkencore, politike e praktike qė duheshin pėr gjuhėn shqipe. Prej tyre komisioni miratoi projektin e Sami Frashėrit, i cili ishte i ndėrtuar sipas parimit fonetik (pėr ēdo tingull njė shkronjė) dhe sipas alfabetit latin, tė plotėsuar pėr tinguj tė veēantė tė shqipes me shkronja tė huajtura nga alfabeti grek ose tė sajuara nga autori. Projektet e tjera nuk u pranuan pėr arsye tė ndryshme, ose pse mbėshteteshin vetėm nė alfabetin grek (J. Vreto), ose pse nuk i pėrmbaheshin parimit fonetik (P. Vasa), ose pse pėr pėrdorimin e tij duheshin shtypshkronja tė posaēme (H. Tahsini).

    Nė njė letėr qė anėtarėt e komisionit u dėrgonin mė 5 mars 1879 bashkatdhetarėve qė banonin nė Egjipt, i porositnin tė pėrdornin, sikurse thuhet aty, “kėtė alfabet (tė cilin) ne shokė vėllezėr shqiptarė... me njė mendje, me njė zemėr, me njė fjalė, vumė themeli pėr tė shkruar gjuhėn tonė shqipenė”. Ai shėnonte njė hap tė madh pėrpara nė fushėn e lėvizjes kulturore dhe pėr rrjedhim pati njė pėrhapje tė gjerė nė masėn e shqiptarėve. Megjithatė, edhe ai nuk ishte shumė praktik, pasi shtypshkronjat duhej tė pajiseshin dhe me disa shkronja tė posaēme. Kjo e metė shkaktoi mė vonė kundėrshtime nga mjaft personalitete shqiptare, si pasojė e tė cilave ēėshtja e alfabetit tė njėsuar mbeti pėrsėri nė rend tė ditės.

    Tre muaj mė vonė, komisioni botoi veprėn e parė me alfabetin e ri, me titull “Alfabetare e gluhėsė shqip”, e cila pėrmbante, pėrveē alfabetit tė Stambollit, disa shkrime mėsimore tė pėrgatitura nga Sami Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto e Koto Hoxhi.
    Pėr tė mos e acaruar mė shumė pakėnaqėsinė e shqiptarėve, tė cilėt nė kėtė periudhė i kishte pushtuar vala e lėvizjes autonomiste, Porta e Lartė ngurroi tė ndėrhynte menjėherė kundėr kėsaj veprimtarie qė po zhvillohej brenda nė kryeqytetin e Perandorisė. Kėtė rrethanė e shfrytėzuan atdhetarėt shqiptarė, tė cilėt shpejtuan tė formonin, pa lejen e qeverisė, edhe shoqėrinė kulturore. Pas disa ditė bisedimesh paraprake, ata thirrėn nė Stamboll, mė 12 tetor 1879, njė konferencė tė posaēme, e cila do tė themelonte shoqėrinė dhe do tė miratonte statutin e saj, sipas projektit qė kishte pėrgatitur Jani Vreto qysh nė tetorin e vitit tė mėparshėm.

    Nė konferencėn e Stambollit morėn pjesė 27 veta, tė cilėt pėrfaqėsonin, aq sa lejonin rrethanat politike, popullsinė shqiptare tė tri besimeve dhe tė krahinave kryesore tė vendit, qė nga Kosova deri nė Ēamėri. Veē kėsaj, ata vinin nga radhėt e tė gjitha shtresave shoqėrore tė Shqipėrisė. Ndėrmjet tyre kishte bejlerė ēifligarė dhe intelektualė qytetarė, por shumicėn dėrrmuese e pėrbėnin emigrantė me origjinė fshatare, tė cilėt kishin lėnė vendlindjen pėr tė punuar nė kurbet. Krahas kėtyre njerėzve tė thjeshtė, aty morėn pjesė edhe figurat mė tė shquara tė Lidhjes sė Prizrenit, tė cilėt ishin nė tė njėjtėn kohė edhe anėtarė tė Komitetit tė Stambollit, si Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashėri, Zija Prishtina etj.

    Mė 12 tetor 1879 konferenca vendosi themelimin e shoqėrisė kulturore dhe miratoi kanonizmėn (statutin) e saj, tė cilėn e nėnshkruan tė gjithė pjesėmarrėsit. Zyrtarisht organizata u quajt “Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip”, kurse shkurtimisht u bė zakon tė thirret “Shoqėria e Shkronjėzave”, ose “Shoqėria e Stambollit”. Kryetar i saj u zgjodh Sami Frashėri, kurse pjesėmarrėsit e konferencės formuan kėshillin qendror tė shoqėrisė.

    Programi i Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip u shpreh nė mėnyrė tė qartė nė kanonizmėn e saj. Ai nisej nga teza e shpallur qysh prej rilindėsve tė parė, se ēdo komb qė nuk e shkruan gjuhėn e tij dhe nuk ka alfabetin e vet kombėtar ėshtė njė komb i prapambetur. Prandaj qėllimi i shoqėrisė ishte ta nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja duke zhvilluar arsimin kombėtar dhe letėrsinė shqipe. Ajo synonte tė mobilizonte nė kėtė veprimtari tė gjithė shqiptarėt atdhetarė, kudo qė ndodheshin, nė atdhe ose nė mėrgim, duke i grumbulluar organizativisht, nė degė krahinore tė varura prej qendrės.

    Ajo mendonte gjithashtu tė krijonte njė fond pėr tė pėrballuar nevojat materiale tė programit tė saj. Fondi do tė krijohej nga kuotizacionet e anėtarėve dhe nga tė ardhurat qė do tė mblidheshin nga shitja e librave. Sapo tė shtoheshin tė ardhurat, thuhej nė nenin 18, shoqėria do tė pajisej me njė shtypshkronjė, me anėn e sė cilės do tė shtypte libra, gazeta e revista shqipe. Mė vonė, thuhej nė nenin 19, kur tė ardhurat do tė rriteshin mė shumė, shoqėria do tė ngrinte me shpenzimet e saj edhe shkolla shqipe. Kėto shkolla do tė ishin krejt tė pavarura dhe do tė formonin bėrthamėn e rrjetit arsimor kombėtar.

    Krerėt e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip iu pėrveshėn punės pėr tė zbatuar menjėherė programin e saj. Disa javė pas themelimit tė shoqėrisė ata shtypėn nė njė shtypshkronjė tė Stambollit kanonizmėn e saj, tė cilėn e shpėrndanė brenda e jashtė Shqipėrisė. Nė tė njėjtėn kohė u nis nė Shqipėri njė grup aktivistėsh pėr tė ndihmuar nė formimin e degėve tė Shoqėrisė. Por gjatė vitit 1880 Porta e Lartė kaloi nė reaksion tė hapur kundėr lėvizjes kulturore shqiptare. Administrata e saj ndėrhyri me ashpėrsi dhe me kėrcėnime pėr tė ndaluar veprimtarinė e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip. Ajo nuk dha leje as pėr botime librash, as pėr krijim degėsh, as pėr ngritje shkollash shqipe.

    Nė tė njėjtėn kohė edhe pėrfaqėsues tė turkomanėve e tė grekomanėve, tė institucioneve klerikale islamike e ortodokse, ndėrmorėn njė fushatė tė egėr kundėr veprimtarėve tė lėvizjes kulturore shqiptare. Peshkopi ortodoks i Drinopojės (Gjirokastrės) lėshoi njė mallkim publik kundėr shkrimit shqip. Hovi qė mori lėvizja kulturore shqiptare shqetėsoi jo vetėm kishėn fanariote, por edhe qeverinė greke. Si pasojė e kėtij shqetėsimi, organet shtetėrore tė Athinės ndaluan nė vjeshtėn e vitit 1880 botimin e mėtejshėm tė gazetės “I foni tis Alvanias” dhe filluan persekutimet kundėr botuesit tė saj, Anastas Kulluriotit.
    Nė kėto rrethana Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip nuk pati mundėsi ta zhvillonte veprimtarinė e saj kulturore brenda Perandorisė Osmane dhe ca mė pak nė Shqipėri. Madje ajo u detyrua tė kalonte nė ilegalitet. Ndjekjeve u shpėtoi vetėm dega e Shoqėrisė sė Shkronjėzave qė u formua mė 1880 nė Bukuresht (Rumani), e cila mė vonė luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr plotėsimin e programit kulturor tė Shoqėrisė sė Stambollit.

  9. #49
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Letėrsia popullore dhe artistike



    Njė vend tė rėndėsishėm nė lėvizjen kulturore tė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit zė letėrsia popullore dhe artistike shqip.
    Nė letėrsinė popullore njė zhvillim shumė tė begatshėm pati epika historike. Nė qershor tė vitit 1878, nė ditėt e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, u botua nė Aleksandri tė Egjiptit vepra madhore e Thimi Mitkos “Bėleta shqiptare”, nė tė cilėn qenė pėrfshirė mjaft kėngė popullore historike tė krijuara gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga poetėt anonimė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nė hullinė e kėtyre kėngėve eci edhe vepritmaria popullore e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit. Si mė parė, edhe tani ajo pati pėr qėllim tė pėrjetėsonte nė vargje ngjarjet tronditėse historike dhe tė frymėzonte brezat e rinj pėr betejat e ardhshme. Por poezia popullore historike e kėsaj periudhe dallohet nga ajo e dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm pėr frymėn e saj mė tė theksuar kombėtare. Uniteti kombėtar i shqiptarėve qė krijoi Lidhja e Prizrenit nė fushėn politike, u pasqyrua kėshtu edhe nė krijimtarinė popullore historike.

    Sipas traditės, rapsodėt popullorė krijimet e tyre letrare mė monumentale ua kushtuan ngjarjeve historike mė tė shėnuara. Nė qerthullin e kėtyre ngjarjeve tani nuk hynė vetėm momentet dramatike madhore, siē ishin pėrpjekjet e armatosura me armiqtė e tyre, por edhe momentet politike kulmore. Kėshtu, krahas kėngėve epike qė iu kushtuan luftės pėr mbrojtjen e Lėkurėsit e tė Gjashtės, tė Plavės e tė Gucisė, tė Hotit e tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, tė Slivovės e tė Shtimjes, u thurėn gjithashtu kėngė historike pėr kuvendet e Prizrenit e tė Gjirokastrės, tė Gjakovės e tė Frashėrit, tė Shkodrės e tė Dibrės, madje edhe pėr forume tė tilla ndėrkombėtare, siē ishte Kongresi i Berlinit. Po ashtu, tani poetėt anonimė u ngritėn monumente nė vargje jo vetėm kryetrimave qė u shquan nė fushėn e luftės, si Mic Sokoli, Ali Ibra, Isuf Sokoli, Col Delia, Ēel Shabani ose Sef Kosharja, por edhe ideologėve ose udhėheqėsve politikė tė Lidhjes sė Prizrenit, siē ishin Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Ali pashė Gucia, Haxhi Ymeri (Ymer Prizreni) etj.

    Tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėtyre viteve kanė karakter epik ose retorik. Pavarėsisht se janė thurur nga rapsodė tė viseve tė ndryshme dhe nė mėnyrė tė pavarur nga njėra-tjetra, ato bashkohen qoftė nga boshti tematik, qoftė nga frymėzimi atdhetar. Nėpėrmjet vargjeve tė tyre tė pasura me figura dhe shprehje poetike, autorėt anonimė himnizojnė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi luftėn atdhetare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė tė njėjtėn kohė ata stigmatizojnė herė me tallje, herė me sarkazėm armiqtė, kryesisht “shtatė krajlat” (gjashtė Fuqitė e Mėdha sė bashku me Perandorinė Osmane), rreshtimi i tė cilėve kundėr Shqipėrisė shkaktonte te shqiptarėt jo frikė, por krenari.

    Krenaria kombėtare, e lidhur ngushtė me besimin pėr tė ardhmen, mbizotėron pothuajse nė tė gjitha kėngėt popullore historike tė kėsaj periudhe. Shqiptarėt janė krenarė, sepse asnjėherė nuk i kanė lėshuar armėt kundėr sundimtarit osman: “Se Shqipnia e ka pas adet / Nga njė pashė me mbyt pėr vjet!”, thuhet nė njė kėngė popullore tė kėtyre viteve. Sef Kosharja nuk e ndien veten tė turpėruar, si dikur kreshnikėt mesjetarė, kur mareshali osman Dervish Pasha e dėnoi me varje nė majėn e njė lisi. Pėrkundrazi, ai ėshtė krenar se vdes pėr atdhe (“Po hije m’ka mue, o djemt’e mi / Se kam lanė shpirtin pėr Shqipni”). Nė njė kėngė tjetėr popullore, Dervish Pasha, pasi e shtyp Lidhjen e Prizrenit pyet: Ku ndodhet Sulejman Vokshi, qė nuk po e kap dot? Ku u zhduk populli qė shkon pas tij? Dhe rapsodi pėrgjigjet: Janė atje lart nė bjeshkė, atje ku zbardhin retė dhe sė shpejti do tė takohen pėrsėri me tė (“N’ato bjeshkė, te retė e bardha / Q’atje nelt, ku zbardhin ret’/ Kjoft kysmet do’i shihsh opet!”). As Abdyl Frashėri nuk e ndien veten tė mundur ose tė turpėruar kur kalonte pėrmes Manastirit i lidhur me hekura dhe i shoqėruar nga xhandarėt osmanė, tė cilėt po e ēonin nė burgun e Prizrenit. Pėrkundrazi, kėndon rapsodi popullor, “emiri i Shqipėrisė” (“udhėheqėsi” i Shqipėrisė) iu drejtua me krenari e me optimizėm njė konsulli tė huaj, i cili qeshi me ironi kur e pa tė lidhur me pranga: “Ne e mbollėm kėtė farė / Po tė tjerė shqiptarė / Do ta korrin mė tė mbarė!”.

    Edhe letėrsia artistike e kėtyre viteve u dallua pėr karakterin mė tė theksuar kombėtar luftarak, pėr lidhjen e ngushtė me detyrat politike, pėr rolin mė tė fuqishėm edukativ atdhetar dhe pėr vėllimin mė tė pasur tė krijimeve letrare.
    Vrulli i lėvizjes atdhetare qė shpėrtheu gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit tėrhoqi nė fushėn e letėrsisė mjaft pena tė reja, por shumica e krijimeve tė tyre letrare mbetėn tė pabotuara. Pėrveē “Alfabetares” dhe “Kanonizmės” sė Shoqėrisė sė Stambollit, tė cilat ishin njė pėrjashtim, Porta e Lartė nuk lejoi asnjė shkrim tjetėr shqip qė tė botohej nė Perandorinė Osmane. Por edhe jashtė kufijve tė saj mundėsitė e botimit ishin tė kufizuara. Vetėm pak shkrime shqipe arritėn tė botoheshin nė ndonjė organ periodik tė jashtėm, siē ishte gazeta “I foni tis Alvanias” qė dilte nė Athinė, ose revista “Iris”, qė shtypej nė Bukuresht. Pėr tė siguruar njė pėrhapje mė tė gjerė nė rradhėt e bashkatdhetarėve, disa krijime letrare shqipe, siē ishte poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės dhe himni me titull “Marsejeza” i Thimi Mitkos, u botuan nė fletė qarkulluese dhe u shpėrndanė nė atdhe me anėn e veprimtarėve tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Pati gjithashtu krijime letrare, tė cilat u shpėrndanė nė dorėshkrim midis bashkatdhetarėve. Kėshtu ndodhi, pėr shembull, me poemėn “Shqipėria”, tė shkruar nga Naim Frashėri.
    Lėvizja letrare shqipe u zhvillua kryesisht nė gjininė e poezisė luftarake. Kjo u lidh me detyrat politike e kulturore mė tė ngutshme qė shtroheshin para lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi dhe Lidhjes sė Prizrenit nė veēanti. Si rrjedhim, tematika e rrahur prej saj ishte po ajo qė trajtoi edhe letėrsia politike e atyre viteve. Nė ēdo poezi spikat thirrja pėr bashkimin e shqiptarėve si njė trup i vetėm pavarėsisht nga dallimet fetare. Tė gjithė autorėt e tyre dėnojnė armiqtė e atdheut - Perandorinė Osmane, Fuqitė e Mėdha, monarkitė ballkanike dhe institucionet klerikale. Tė gjithė lėshojnė kushtrimin pėr tė rrėmbyer armėt jo vetėm pėr tė fituar lirinė e Shqipėrisė, por edhe pėr tė mbrojtur tėrėsinė e saj tokėsore. Nė tė njėjtėn kohė ata ftojnė bashkatdhetarėt e tyre pėr tė shkruar gjuhėn amtare, lėvrimin e sė cilės e vlerėsonin si njė armė tė fuqishme jo vetėm pėr pėrparimin e vendit, por edhe pėr thellimin e lėvizjes atdhetare.

    Krijimi letrar mė i frymėzuar i viteve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe nė tė njėjtėn kohė njė nga poezitė mė pėrfaqėsuese tė mbarė Rilindjes Kombėtare ėshtė poema “Mori Shqypni” e Pashko Vasės. Me njė pasuri figurash poetike, me njė patos romantik atdhetar dhe me njė gjuhė tė rrjedhshme, autori synon tė ngrejė peshė zemrat e bashkatdhetarėve nė luftė pėr lirinė e atdheut. Ai e fillon poemėn e vet duke kundėrvėnė mjerimin e atėhershėm tė Shqipėrisė me madhėshtinė e saj tė dikurshme. Shqipėria, kėndon poeti, dikur zonjė e nderuar, nėnė trimash tė dėgjuar, tė cilėt nė tė kaluarėn i kallnin tmerrin armikut, tani ishte e shtrirė pėrdhe si njė lis i lartė, gjithkush e shkelte me kėmbė trupin e saj dhe askush nuk e thoshte njė fjalė tė ėmbėl pėr tė. Pse ndodhte kjo? Kjo ndodhte, theksonte autori, jo se shqiptarėt e kishin humbur trimėrinė dhe atdhedashurinė e dikurshme, por se ishin tė pėrēarė nga institucionet fetare, se ishin tė ndarė nga krerėt nė njėqind “ēeta” dhe, si rrjedhim, nė vend qė tė bashkoheshin kundėr armiqve, luftonin kundėr njėri-tjetrit.

    Pas tablosė dramatike, fillon shpėrthimi epik i poetit atdhetar, i cili i fton shqiptarėt tė lėnė mėnjanė fetė, tė bashkohen tė gjithė si vėllezėr, tė lidhen tė gjithė nė njė besė, tė rrėmbejnė tė gjithė armėt dhe “Para se tė humbasė kėshtu Shqipnia / Me pushkė nė dorė le tė vdesė trimnia”. Poema arrin pikėn e vet kulmore kur autori lėshon thirrjen pėr tė mbrojtur me ēdo kusht tokėn shqiptare: “Asht toka jonė, t’parėt na e kanė lanė / Kush mos e preki! Tė vdesim tė tanė! / Tė vdesim si burrat qi diqen motit”.

    Kėtė kalim nga nota heroike pėr tė kalurėn nė gjėmėn elegjiake pėr tė tashmen, e pėrdorėn edhe autorė tė tjerė tė kėtyre viteve, si Thimi Mitkoja, Naim Frashėri dhe Nikolla Ēako, pasi u jepte dorė qė tė ndiznin me patos atdhetar zemrat e bashkatdhetarėve nė luftėn pėr ēėshtjen e madhe tė Shqipėrisė.
    Tė gjithė krijuesit letrarė tė periudhės sė Lidhjes sė Prizrenit janė krenarė pėr tė kaluarėn e shqiptarėve, e cila zė fill me pellazgėt parahistorikė, ata krenohen pėr figurat e mėdha qė kanė hyrė nė historinė e njerėzimit, si Aleksandri i Maqedonisė, Pirroja i Epirit, sidomos Skėnderbeu (qė, siē theksonte Naim Frashėri, i dha “dėrmėn” Perandorisė Turke) ose Marko Boēari (qė, siē shprehej Nikolla Ēako, fitoi kundėr “skllavėrisė” osmane). Nėpėrmjet kėtyre evokimeve ata i pėrgjigjeshin nė tė njėjtėn kohė atij opinioni konservator evropian, qė e paraqiste kombin shqiptar si njė popull pa histori. Madje, si poetė, ata reagonin mė me pasion sesa si prozatorė, duke arritur deri nė atė shkallė sa lashtėsinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nuk e shprehnin me argumente historike, por me hiperbola letrare (pėr Naimin Shqipėria ka qenė gjallė qė kur u krijua bota, pėr Mitkon shqiptarėt kanė lindur para se tė formohej hėna).

    Ashtu si Pashko Vasa, edhe poetėt e tjerė e pėrshkruajnė gjendjen e Shqipėrisė sė atyre viteve me ngjyrat mė tė errėta. Ata kanė pika takimi edhe kur trajtojnė detyrat qė shtroheshin para vendit. Ē’na duhet trimėria, theksonte Naimi, nė qoftė se prej saj nuk fiton gjė Shqipėria? Madje, vijonte ai, sot Shqipėria ka nevojė jo vetėm pėr trimėrinė e bijve tė saj, por edhe pėr diturinė e tyre e nė mėnyrė tė veēantė pėr lėvrimin e gjuhės amtare. Nė njė thirrje tė vargėzuar Thimi Mitkoja u kujtonte bashkatdhetarėve se pėr tė shpėtuar nga sundimi i huaj dhe pėr ta ndritur kombin e tyre, duhej tė luftonin pėr tri ēėshtje: pėr lirinė, pėr vetėligjėsinė (autonominė) dhe pėr shkrimin e gjuhės shqipe, pėrveē detyrės qė ishte nė rend tė ditės - mbrojtja e trojeve shqiptare. Madje, tė pushtuar nga patosi atdhetar, shpeshherė ata shkuan mė larg se kėrkesat qė pėrmbante programi politik i Lidhjes sė Prizrenit. Nė shumicėn e rasteve ata u bėnė thirrje vėllezėrve tė tyre jo aq pėr “vetėligjėsi”, sesa pėr “zbimin e Turqisė” dhe “lirinė e Shqipėrisė”, si nė kohėn e Skėnderbeut.

    Karakteristikė tjetėr e pėrbashkėt e poetėve tė kėtyre viteve ishte optimizmi pėr tė ardhmen e atdheut. Ashtu si nė shkrimet politike, edhe nė krijimet letrare autorėt ishin tė bindur se, me djem trima si ata qė luftuan nė Guci dhe me udhėheqės tė ndritur si Abdyl Frashėri me shokė, Shqipėria e robėruar dhe e prapambetur do ta fitonte njė ditė lirinė e humbur e do tė hynte shpejt nė rrugėn e qytetėrimit. Nė njė poezi greqisht, njė poet anomin e shprehte optimizmin e vet pėr luftėn e mėtejshme tė shqiptarėve me kėto katėr vargje: “Sa kohė jetojnė bijtė e Gjergjit tė Madh / nė Shqipėri, / Sa kohė qė ata kanė moshėn rinore / dhe shquhen pėr trimėri, / Sapo tė vijė pranvera dhe tėrfili / tė mbijė pėrsėri, / Karejfili? i shqiptarit do tė ushtojė / prapė pėr liri!”.

  10. #50
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    7. LUFTA PĖR REALIZIMIN E AUTONOMISĖ
    DHE SHTYPJA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT






    Kryengritja e armatosur dhe formimi i qeverisė sė pėrkohshme (dhjetor 1880-janar 1881)



    Pas dorėzimit tė Ulqinit forcat politike shqiptare dhe veēanėrisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrqendruan vėmendjen nė dy ēėshtje kryesore: nė atė tė pretendimeve greke ndaj Ēamėrisė dhe nė problemin e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė. Nė kėtė periudhė u rrit mė tej vendosmėria e shqiptarėve pėr tė mos i lėshuar Greqisė asnjė pėllėmbė tokė tė Ēamėrisė.
    Tė gjitha forcat atdhetare kishin qėndrim tė njėjtė pėr kėtė ēėshtje, vijuan tė kėrkonin qė Protokolli nr.13 tė korrigjohej nė mėnyrė tė tillė qė Greqia tė kėnaqej jo me vise shqiptare, por me troje greke nė Thesali.
    Edhe Porta e Lartė, duke qenė e bindur se pėrdorimi i dhunės pėr t’i detyruar shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ēamėria do tė shkaktonte njė kryengritje tė re, me pėrmasa tė mėdha nė Shqipėri, po kundėrshtonte zbatimin me forcė tė kėtij vendimi. Stambolli u pėrpoq tė pėrfitonte nga zvarritja e ēėshtjes sė Ēamėrisė pėr tė marrė masat pėr rivendosjen e autoritetit tė tij tė tronditur nė Shqipėri dhe pėr tė shtypur lėvizjen autonomiste. Megjithėse krahu i moderuar i Lidhjes Shqiptare hoqi dorė nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė, atdhetarėt radikalė e vazhduan atė mė me forcė pas ngjarjeve tė Ulqinit. Nė njė mbledhje tė veēantė qė u mbajt nė Prizren nė nėntor, nė tė cilėn mori pjesė edhe Abdyl Frashėri, u vendos qė ky (Abdyl Frashėri) tė nisej pėr nė Stamboll pėr t’i paraqitur edhe njėherė Portės sė Lartė kėrkesėn pėr bashkimin e vilajeteve dhe veē kėsaj kryengritja kundėrosmane tė niste sapo tė shihej se Porta e Lartė do tė kalonte nė sulm kundėr Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

    Qysh nė javėn e parė tė muajit dhjetor 1880 Porta e Lartė filloi tė kalonte shkallė-shkallė nė sulm kundėr lėvizjes autonomiste shqiptare. Goditjen e parė ua dha forcave atdhetare nė Shkodėr. Menjėherė pasi pėrfundoi dorėzimin e Ulqinit, Dervish Pasha u turr me egėrsi tė jashtėzakonshme kundėr organeve tė Lidhjes sė Prizrenit nė vilajetin e Shkodrės, tė cilat arriti t’i shpėrndante me terror, duke rivendosur pushtetin e administratės centraliste osmane. Mareshali turk u tregua mė i egėr me partizanėt e lėvizjes autonomiste, sesa me pjesėmarrėsit e luftės sė Ulqinit. Mė 11 dhjetor ai arrestoi pabesisht dhe internoi nė Anadoll edhe figura tė tilla si Hodo Sokolin e Preng Bibė Dodėn, tė cilėt nuk morėn pjesė nė luftėn e Ulqinit, por ishin pėrkrahės tė kėrkesave autonomiste, ndėrsa Daut Boriēin e izoloi nė Stamboll. Arrestime tė tjera ndėrmori ai nė qytetin e Shkodrės.

    Disa ditė mė vonė Porta e Lartė e thirri nė Stamboll Dervish Pashėn dhe i ngarkoi detyrėn tė hartonte planin e njė ekspedite tė madhe ushtarake kundėr Shqipėrisė, pėr tė shtypur nė mbarė vendin Lidhjen Shqiptare dhe prirjen e saj pėr kryengritje tė armatosur kundėrosmane. Nė relacionin qė i paraqiti sulltanit mė 27 dhjetor, Dervish Pasha kėrkonte qė lėvizja autonomiste shqiptare tė shtypej para se tė shpėrthente njė kryengritje e pėrgjithshme e armatosur dhe pėr kėtė qėllim tė dėrgoheshin nė Shqipėri 40 batalione ushtarėsh me dy qendra drejtuese, njėra nė Shkodėr, tjetra nė Shkup, qė ekspedita ushtarake tė fillonte nė Veri dhe pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Ēamėrisė tė shtrihej edhe nė Shqipėrinė e Jugut. Nė tė njėjtėn kohė sulltan Abdyl Hamiti II u drejtoi shqiptarėve njė thirrje tė jashtėzakonshme, ku i cilėsonte tė gjithė ata qė kėrkonin krijimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar si armiqtė mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Osmane.
    Udhėheqėsit shqiptarė i morėn vesh synimet e Stambollit, prandaj i shpejtuan pėrgatitjet pėr organizimin e aksionit tė armatosur autonomist. Sipas planit tė tyre, ai do tė fillonte nė vilajetin e Kosovės, do tė shtrihej menjėherė nė vilajetin e Janinės dhe pastaj do tė pėrhapej nė viset shqiptare tė dy vilajeteve tė tjera.
    Nė Kosovė veprimet e armatosura filluan nė sanxhakun e Prizrenit, qysh nė muajin dhjetor 1880, me njė varg sulmesh nga ana e fshatarėve kundėr administratės osmane. Fill pas tyre u ngritėn banorėt e Prizrenit, tė cilėt dėbuan nga qyteti mytesarifin e sanxhakut sė bashku me nėpunėsit e huaj. Kėtu mbėrriti nė ato ditė edhe Abdyl Frashėri, qė u largua fshehurazi nga Stambolli. Brenda pak ditėve qytete e krahina tė tjera, si Shkupi, Gjakova, Luma e Gucia, u ēliruan e u pastruan nga administrata perandorake dhe u bashkuan me pushtetin e ri qė u ngrit nė Prizren.

    Vrulli i lėvizjes kundėrosmane i nxiti udhėheqėsit kryesorė tė rrymės radikale, tė grumbulluar nė Prizren, tė bėnin hapat e parė pėr zbatimin e programit tė tyre autonomist. Nė fund tė dhjetorit ata riorganizuan Komitetin Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare, ku mbeti shumica e anėtarėve tė mėparshėm, qė ishin edhe ndėr themeluesit e saj, si Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra etj. Komiteti Kombėtar mori vendime tė rėndėsishme: tė pėrhapte kryengritjen kundėrosmane nė krejt vilajetin e Kosovės dhe tė thėrriste mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme.

    Kuvendi i Jashtėzakonshėm i Lidhjes Shqiptare u mblodh nė Prizren nė fillim tė dhjetėditėshit tė dytė tė muajit janar. Nė Kuvend mbajti njė fjalim programatik Abdyl Frashėri, nė tė cilin tha, midis tė tjerave: “Porta e Lartė nuk do qė tė bėjė asgjė pėr Shqipėrinė. Ajo i trajton me pėrbuzjen mė tė madhe si lutjet tona, ashtu edhe neve… Le tė mendojmė e le tė punojmė pėr vete dhe tė mos ketė asnjė ndryshim ndėrmjet toskėve e gegėve. Tė jemi tė gjithė shqiptarė dhe tė formojmė njė Shqipėri tė bashkuar”. Me kėtė formulim Abdyl Frashėri nėnkuptonte krijimin e “njė shteti autonom shqiptar”, i cili, nėse nuk do tė njihej nga Stambolli dhe do tė sigurohej me anėn e kryengritjes sė armatosur, do tė shpinte vetvetiu nė shpalljen e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė.

    Nė pėrfundim tė punimeve Kuvendi i Jashtėzakonshėm miratoi, me pak ndryshime, Komitetin Kombėtar tė mėparshėm tė Lidhjes Shqiptare. Duke marrė parasysh detyrėn e re qė shtrohej para vendit - zėvendėsimin e administratės osmane me administratėn shqiptare autonome - Kuvendi e veshi organin qendror tė Lidhjes Shqiptare me funksione tė plota pushtetore. Pėr kėtė qėllim ai e shpalli Komitetin Kombėtar qeveri tė pėrkohshme me kryetar Ymer Prizrenin, nėnkryetar Shuaip Spahiun dhe me dhjetė anėtarė, midis tė cilėve ishin Abdyl Frashėri, i ngarkuar pėr punėt e jashtme dhe Sulejman Vokshi, i ngarkuar pėr punėt ushtarake.
    Fill pas formimit tė saj qeveria e pėrkohshme u pėrpoq ta pėrhapte flakėn e kryengritjes ēlirimtare nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės e tė shtrinte pushtetin e saj nė gjithė vilajetin e Kosovės dhe shkallė-shkallė edhe nė tre vilajetet e tjera shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė ajo iu pėrvesh organizimit tė forcave ushtarake. Brenda pak ditėve u formuan njėsi ushtarake tė rregullta dhe pranė tyre reparte shėtitėse qė do tė shėrbenin ku ta lypte nevoja. Nė viset e ēliruara u ngrit menjėherė administrata shqiptare, e cila hyri nėn vartėsinė e qeverisė sė pėrkohshme tė Prizrenit.

    Lėvizja e armatosur autonomiste u pėrhap me shpejtėsi edhe nė viset e tjera tė vilajetit tė Kosovės. Nė saje tė pėrkrahjes qė gjetėn nė masat popullore, repartet e Lidhjes Shqiptare tė komanduara nga Sulejman Vokshi, mė 4 janar shtinė nė dorė Shkupin, mė 18 janar ēliruan pa luftė Prishtinėn (kryeqendrėn e vilajetit) dhe mė 25 janar Mitrovicėn. Ndėrkohė u lidhėn me qeverinė e pėrkohshme edhe qytetet e tjera tė vilajetit tė Kosovės, si Peja, Ferizaj, Vuēiterna etj. Nėpunėsit e lartė turq u dėbuan nga tė gjitha kėto qendra, ku u vendos autoriteti i Lidhjes. Garnizonet e dobėta turke u detyruan tė mbylleshin nė pika tė caktuara, prej nga nuk mund tė dilnin pa dorėzuar mė parė armėt. Forcat e Lidhjes Shqiptare zunė urat hekurudhore nė mėnyrė qė tė pengohej ardhja e pėrforcimeve ushtarake osmane. Shoqėria e trenave me qendėr nė Shkup mori urdhėr tė mos transportonte trupa e municione pėr ushtrinė turke.

    Nė shkurt autoriteti i qeverisė sė pėrkohshme u shtri nė Tetovė, nė Gostivar e nė Dibėr. Nė Dibėr dėbimi i nėpunėsve turq ndeshi nė kundėrshtimin e feudalėve sulltanistė, qė kryesoheshin nga Sadik pashė Hoxholli, tė cilėt, duke mos pasur mbėshtetje nė popullsinė vendase, thirrėn nė ndihmė dy batalione turke nga Manastiri. Qeveria e pėrkohshme e Prizrenit dėrgoi nė Dibėr Abdyl Frashėrin, qė u vendos drejtpėrdrejt nė selinė e prefekturės, para sė cilės u mbajt njė miting i madh. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Abdylit, qė nė fjalėn e tij u kėrkoi dibranėve tė bashkoheshin me qeverinė e pėrkohshme, popullsia e Dibrės sė Sipėrme, qytetarė e malėsorė, dėboi mė 19 shkurt mytesarifin turk dhe vendosi pushtetin e Lidhjes Shqiptare. Dibra u lidh kėshtu me qeverinė e pėrkohshme.

    Porta e Lartė u pėrpoq t’i mbyste me anėn e censurės lajmet mbi ngjarjet tronditėse qė po zhvilloheshin nė Kosovė. Madje jo vetėm shtypi turk, por edhe shtypi ndėrkombėtar nuk botoi asgjė mbi kėto ngjarje. Atdhetarėve shqiptarė nuk u mbeti asnjė mjet nė dorė pėr tė njoftuar zhvillimin e lėvizjes autonomiste, pėrveēse letrave personale qė shkėmbenin fshehurazi ndėrmjet tyre. Nė njė letėr tė tillė qė Sami Frashėri i dėrgonte nga Stambolli Jeronim de Radės nė Itali nė valėn e kėtyre ngjarjeve, mė 20 shkurt 1881, shkruante: “Lidhja e Shqiptarėve qė ka kėrthizėn nė Prizren, nė Gegėri, ka kėrkuar shumė herė, qė nga tre vjet e tėhu, bashkimin e Shqipėrisė me njė provincė me autonomi; po mbretėria gjer mė sot e kish gėnjyer me fjalė. Kėtė herė shqiptarėt e kuptuan fort mirė qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė pėr ta, dhe Lidhja e Prizrenit ka nevojė tė bashkojė Shqipėrinė e ta bėnjė njė me autonomi, a mbase me shkėputje fare pas punėsė. Kėshtu Lidhja mori emrin e guvernės sė pėrdorme (qeverisė sė pėrkohshme - shėn. i aut.) dhe pėrzuri guvernatorėt turq nga gjithė vilajeti i Kosovės dhe nga Prizreni, nga Gjakova, nga Tetova, nga Dibra etj. 10 000 shqiptarė tė armatosur kanė zėnė Shkupin dhe udhėnė e hekurtė; 10 000 tė tjerė po bėhen gati pėr t’u unjur nė Toskėri. Pėr pak kohė do tė dėgjoni njė kryengritje tė madhe nė Shqipėri”.

    Nė tė vėrtetė, nė fund tė shkurtit qeveria e pėrkohshme arriti tė shtrinte autoritetin e saj nė katėr nga pesė sanxhakėt e vilajetit tė Kosovės (me pėrjashtim tė Novi Pazarit): nė tė Prizrenit, tė Pejės, tė Shkupit e tė Prishtinės. Pushteti i ri u krijua nėpėrmjet shndėrrimit tė komiteteve tė mėparshme tė Lidhjes nė organe pushteti nė ēdo sanxhak. Po kėshtu ndodhi edhe me komitetet e kazave qė vareshin nga ato tė sanxhakėve.
    Qeveria e pėrkohshme synonte ta shtrinte kryengritjen e armatosur ēlirimtare nė krejt viset shqiptare, nė vilajetin e Shkodrės, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut. Njė kujdes tė veēantė i kushtoi ajo sanxhakut tė Dibrės, si njė hallkė qė lidhte gjithė trevat shqiptare.

    Veprimtaria e qeverisė sė pėrkohshme u pėrqendrua nė ngritjen e forcave tė armatosura shqiptare, nė vendosjen e rendit publik, nė organizimin e administratės sė re e sidomos tė gjykatave shqiptare (qė u krijuan nė ēdo sanxhak duke zėvendėsuar ato osmane), nė krijimin e njė buxheti tė shtetit shqiptar, nėpėrmjet pėrqendrimit nė duart e Lidhjes tė taksave shtetėrore.
    Krahas veprimeve ushtarake, tė cilat ēuan nė ēlirimin e shpejtė tė vilajetit tė Kosovės dhe tė disa viseve tė vilajetit tė Manastirit, qeveria e pėrkohshme i kushtoi kujdes tė veēantė edhe ngritjes sė pushtetit tė ri shqiptar. Administrata e re qė u ngrit nė viset e ēliruara u pastrua jo vetėm nga funksionarėt turq, por edhe nga ata sulltanistė shqiptarė. U morėn masa tė rrepta kundėr veprimeve arbitrare dhe shpėrdorimit tė funksioneve pushtetore nga nėpunėsit e pandėrgjegjshėm. Duke i dhėnė njė rėndėsi tė madhe vendosjes sė njė qetėsie shembullore, organet e Lidhjes Shqiptare ndoqėn me ashpėrsi tė gjithė keqbėrėsit e arratisur. Masa tė rrepta u morėn gjithashtu edhe kundėr parisė reaksionare, qė u pėrpoq tė minonte pushtetin e ri me veprimtarinė e saj armiqėsore. Mjaft prej pėrfaqėsuesve tė saj u arrestuan. Pėr sukseset qė pati pushteti i ri i vendosur nga Lidhja Shqiptare nė viset e Kosovės, kryekonsulli austro-hungarez raportonte nga Shkodra, mė 5 mars 1881, midis tė tjerave: “ ... Edhe nėpunėsit mė tė vegjėl janė caktuar nga Lidhja; gjyqtar ėshtė njė qytetar i Prizrenit; taksat qė nxirren nga popullsia derdhen nė llogari tė Lidhjes; nėpunėsit i marrin rrogat rregullisht. Lidhja ka kujdes pėr mbajtjen e rendit qoftė nė qytet, qoftė nė fshat. Sigurimi publik tani ėshtė shumė mė nė rregull se ē’ishte nė kohėn kur administratėn e drejtonin funksionarėt e sulltanit”.

    Sukseset qė arriti lėvizja ēlirimtare nė Kosovė ngjallėn njė entuziazėm tė madh nė radhėt e atdhetarėve shqiptarė. Madje shumė prej tyre filluan tė shpresonin se me kėtė hov qė po merrte aksioni revolucionar ēlirimtar po krijohej mundėsia pėr tė fituar jo vetėm autonominė e Shqipėrisė, por “mbase”, siē shprehej Sami Frashėri ato ditė, edhe shkėputjen e saj tė plotė nga Perandoria Osmane. Nė kėto rrethana qarqet atdhetare filluan tė mendonin edhe pėr formėn e qeverisjes qė duhej tė kishte shteti i ardhshėm shqiptar. Lidhur me formėn e regjimit, opinioni publik shqiptar anonte kryesisht nga regjimi monarkist. Ai e pėrfytyronte Shqipėrinė e lirė si njė principatė a si njė mbretėri me njė fisnik shqiptar ose tė huaj nė krye. Sipas kėtij koncepti, Shqipėria nuk duhej tė bėnte pėrjashtim nga vendet e tjera tė Ballkanit qė u formuan si shtete monarkiste. Pėrkrahėsit e regjimit republikan ishin mė tė pakėt. Ndėr ta u shqua Sami Frashėri, i cili propozonte pėr Shqipėrinė njė zgjidhje origjinale, njė republikė me njė kryesi kolegjiale. “Nė u bėftė dot Shqipėria mė vete, - shkruante Sami Frashėri nė letrėn e pėrmendur drejtuar De Radės, - nuk do tė kemi nevojė pėr princėr as tė krishterė as muhamedanė qė tė na rrjepnė e tė na pinė gjaknė. Vendi ynė mund edhe do tė guvernohet (tė qeveriset - shėn. i aut.) prej njė farė dhimokratije, prej pleqet”. Kjo pikėpamje pėr tė vendosur nė Shqipėri njė regjim republikan me njė presidencė kolegjale pėrfaqėsonte mendimin mė pėrparimtar tė shprehur deri atėherė nga lėvizja demokratike shqiptare.

    Pas sukseseve qė korri lėvizja nė vilajetin e Kosovės e nė sanxhakun e Dibrės, pritej qė ajo tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit. Nė tė vėrtetė, nė Shqipėrinė e Jugut atdhetarėt prisnin ēastin e pėrshtatshėm pėr t’u hedhur nė veprim. Shenjėn do ta jepte Abdyl Frashėri nė varėsi tė ecurisė tė bisedimeve turko-greke dhe tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė. Meqenėse kėtu Porta e Lartė kishte pėrqendruar forca ushtarake tė mėdha pėr tė pėrballuar njė sulm tė mundshėm nga ana e Greqisė, qeveria e pėrkohshme e Prizrenit filloi tė pėrgatiste reparte vullnetarėsh pėr tė ndihmuar kryengritėsit e vilajetit tė Janinės, sapo kėta tė hidheshin nė veprim. Por pikėrisht ato ditė u krijua njė gjendje ndėrkombėtare shumė e ndėrlikuar, e cila e pengoi shtrirjen e lėvizjes nė viset jugore.

    Ngjarjet e reja nė Shqipėri, tė cilat po ēonin nė prishjen e status quo-sė nė Evropėn Juglindore, pra nė ndryshimin e hartės politike tė Kongresit tė Berlinit, shqetėsuan jo vetėm Portėn e Lartė, por edhe Fuqitė e Mėdha. Shqetėsimin e tyre e rriti mė tej qėndrimi i Greqisė, e cila, duke pėrfituar nga kryengritja shqiptare, filloi ta kėrcėnonte Perandorinė Osmane me luftė pėr ta detyruar qė t’i lėshonte asaj Ēamėrinė e Thesalinė. Ndėrlikimet e mėdha qė po krijoheshin nė Gadishullin Ballkanik nga sukseset e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare i detyruan Fuqitė e Mėdha tė ndėrhynin energjikisht pėr t’i detyruar Stambollin e Athinėn qė t’i jepnin fund ēėshtjes sė kufirit turko-grek, me qėllim qė Porta e Lartė t’i kishte duart tė lira pėr tė shtypur Lidhjen e Prizrenit dhe kryengritjen e saj tė armatosur.

    Pėr t’i bėrė ballė kėtij komploti ndėrkombėtar qė po organizohej kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit u orvatėn pėrsėri tė siguronin njė pikėmbėshtetje tė jashtme. Rastin ua dha Greqia me gatishmėrinė e saj pėr tė hyrė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėto rrethana, udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare me Abdyl Frashėrin nė krye, u kthyen te projekti i tyre i vjetėr pėr tė lidhur njė aleancė politike e ushtarake me Greqinė, sipas sė cilės, nė pėrfundim tė luftės sė pėrbashkėt kundėr Stambollit, Athina do tė aneksonte provincėn greke tė Thesalisė, kurse shqiptarėt do tė fitonin pavarėsinė kombėtare nė kufijtė e tyre etnikė, duke pėrfshirė kėtu edhe viset shqiptare tė Ēamėrisė.

    Nė fillim qeveria e Athinės u tregua e interesuar pėr bisedimet shqiptaro-greke, tė cilat u zhvilluan nė Korfuz. Por shpejt u pa se ajo nuk kishte hequr dorė nga platforma e saj, qė parashikonte aneksimin e vilajetit tė Janinės nga Greqia dhe bashkimin e Shqipėrisė me Greqinė nė formėn e njė shteti dualist. Veē kėsaj, ndėrsa vijonin bisedimet e Korfuzit, presioni i Fuqive tė Mėdha ndaj Stambollit dhe Athinės u rrit aq shumė, sa Porta e Lartė e qeveria greke u detyruan tė bėnin lėshime dhe t’i jepnin fund grindjes rreth kufirit tė tyre tė ri. Sipas protokollit, qė u nėnshkrua mė 27 mars 1881, Perandoria Osmane pranoi t’i lėshonte Greqisė pjesėn mė tė madhe tė Thesalisė, afėrsisht deri nė lumin Selemvria dhe njė pjesė shumė tė vogėl nė kėndin juglindor tė Epirit, konkretisht qytetin e Artės sė bashku me rrethinat e tij. Ky vendim i Fuqive tė Mėdha u mor pėr shkak tė qėndresės gati trevjeēare tė Lidhjes Shqiptare, e cila luftoi me vendosmėri pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė tokė shqiptare nė vilajetin e Janinės (Epir).

    Qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare dhe ndėrhyrjet e konsujve tė tyre kundėr lėvizjes autonomiste ushtruan njė ndikim negativ nė zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve nė Shqipėrinė e Jugut. Veē kėsaj, me nėnshkrimin e marrėveshjes turko-greke, Athina nuk dėshironte mė trazira nė vilajetin e Janinės. Madje tani lindi rreziku qė, sapo tė shpėrthente kryengritja autonomiste nė Shqipėrinė e Jugut, Greqia t’i sulmonte shqiptarėt prapa krahėve pėr tė bėrė aneksimin e vilajetit tė Janinės. Nė kėto rrethana atdhetarėt shqiptarė tė viseve jugore ngurruan tė fillonin veprimet kryengritėse kundėr Portės sė Lartė.

  11. #51
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Betejat e fundit tė Lidhjes dhe shtypja e saj (prill 1881)


    Sapo u bind se ēėshtja e kufirit turko-grek po hynte nė rrugėn e zgjidhjes, Porta e Lartė mendoi se tashmė i kishte duart tė lira pėr tė shtypur me forcė lėvizjen autonomiste shqiptare. Pėr kėtė qėllim, disa ditė pėrpara se tė nėnshkruhej protokolli i marrėveshjes sė kufirit, ajo i dha urdhėr Dervish Pashės qė tė vinte nė zbatim planin e ekspeditės ushtarake kundėr Shqipėrisė. Atij iu dha grada e kryegjeneralit dhe detyra e kryekomandantit tė Rumelisė, domethėnė tė forcave tė armatosura tė dislokuara nė vilajetet e Kosovės, tė Manastirit, tė Janinės, tė Shkodrės e tė Selanikut. Ekspedita e tij, e pėrbėrė nga 30 batalione, do tė ndihmohej edhe nga garnizonet ushtarake tė vendosura nė qytetet e Kosovės. Ekspedita do tė kishte edhe 7 gjeneralė tė tjerė nėn komandėn e Dervish Pashės.
    Goditjen e parė ushtria osmane ia dha Komitetit tė Lidhjes Shqiptare nė Shkup, tė kryesuar nga Jashar bej Shkupi. Ky komitet, ndryshe nga ata tė qyteteve tė tjera te Kosovės, nuk preku as administratėn osmane, as mytesarifin dhe as garnizonin turk tė qytetit. Ai nuk pengoi gjithashtu futjen e forcave tė tjera ushtarake osmane mė 27 shkurt 1881 dhe vendosjen kėtu tė Ibrahim Pashės si komandant i garnizonit. Mė 23 mars Ibrahim Pasha thirri nė selinė e tij 11 anėtarėt e Komitetit tė Lidhjes pėr Shkupin me Jashar bej Shkupin nė krye, tė cilėt i arrestoi pabesisht.

    Pushtimi i Shkupit, pati rėndėsi tė madhe pėr forcat osmane, pasi pėr nga madhėsia dhe pozita strategjike qyteti ishte njė pikėmbėshtetje e fortė pėr zhvillimin e ekspeditės sė tyre nė mbarė vilajetin e Kosovės. Pėr kėtė arsye, gjatė ditėve tė mėvonshme u shpėrngulėn nga Selaniku nė Shkup forcat kryesore tė ekspeditės ushtarake osmane (30 batalione me rreth 20 mijė ushtarė). Mė 7 prill 1881 arriti edhe vetė Dervish Pasha, i cili vendosi kėtu shtabin e vet. Nė tė njėjtėn kohė aty u shpall shtetrrethimi dhe filluan arrestimet. Pėr tė ngjallur terror nė popull, tė gjithė anėtarėt e arrestuar tė Komitetit tė Lidhjes, pasi i shėtitėn nė rrugė tė lidhur me hekura, i dėrguan nė burgun e Selanikut dhe mė vonė i internuan nė ishullin e Rodosit, nė detin Egje.

    Sapo ra Shkupi, Lidhja Shqiptare lėshoi kushtrimin nė mbarė Kosovėn pėr tė rrėmbyer armėt dhe pėr t’i bėrė ballė ekspeditės osmane. Qeveria e pėrkohshme formoi shtabin e mbrojtjes me 25 anėtarė, nga tė cilėt njihen deri mė sot Sulejman Vokshi (qė ishte edhe komandant i tij), Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqirja Aga, Mullah Hyseni, Mustafa Aga, Halil Efendiu etj. Nė kohėn e fillimit tė ekspeditės ushtarake shtabi kishte vetėm 5 mijė luftėtarė. Pėrpjekjet pėr mobilizimin e forcave tė tjera nuk u kurorėzuan me sukses. Qeverisė sė pėrkohshme i mungonin edhe mjetet financiare pėr armatimin dhe mbajtjen e tyre. Udhėheqėsit e saj vendosėn t’i pėrqendronin forcat ushtarake nė rrugėn Ferizaj-Prizren dhe ta zhvillonin luftėn e armatosur nė qafat e maleve midis Ferizajt e Suharekės, tė cilat kontrollonin rrugėn nga mund tė kalonte ushtria turke pėr nė Prizren. Pėr kėtė arsye forcat e para vullnetare u pėrqendruan kryesisht nė dy pika strategjike: nė Shtimje, ku u vendos edhe shtabi i tyre nėn kryesinė e Sulejman Vokshit; pjesa tjetėr zuri vend nė pozita mė tė pėrparuara, nė afėrsi tė fshatit Slivovė. Pėr tė siguruar ndėrlidhjen e shpejtė tė shtabit me Prizrenin, u ngrit me tė shpejtė nė Shtimje njė stacion telegrafik. Sipas planit tė shtabit tė ushtrive shqiptare, nė rast se qėndresa e Shtimjes do tė thyhej, prita tjetėr kundėr ushtrive osmane do tė organizohej nė Grykat e Carralevės.

    Krahas pėrgatitjeve ushtarake, Lidhja e Prizrenit mė 15 prill 1881 u drejtoi njė memorandum ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, qė ishte dhe akti i fundit diplomatik i saj, me anėn e tė cilit, pasi shprehte vendimin qė kishte marrė pėr tė mbrojtur me armė tė drejtat kombėtare, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr ta futur vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė qytetėrimit, kėrkonte ndėrhyrjen e kancelarive evropiane pėr tė ndaluar ekspeditėn ndėshkimore osmane.

    Por pikėrisht nė kėtė ēast vendimtar u dukėn pasojat e dėmshme tė qėndrimit tė butė qė kishte mbajtur qeveria e pėrkohshme ndaj forcave reaksionare, tė cilat u vunė nė lėvizje pėr tė penguar mobilizimin nė masė tė forcave vullnetare dhe organizimin e shpejtė tė qėndresės sė armatosur.
    Nė kėtė gjendje tensioni tė jashtėm e tė brendshėm, dy javė pasi ra Shkupi, Dervish Pasha u dha urdhėr ushtrive tė veta tė marshonin drejt Kosovės dhe tė zinin qytetin Ferizaj. Pėr tė ngjallur terror nė popullsinė shqiptare, gjatė marshimit ushtria osmane, pasi theu qėndresėn e parė qė ndeshi nė Grykėn e Kaēanikut, bombardoi me artileri fshatrat qė ndodheshin gjatė rrugės. Mė 7 prill ajo hyri nė Ferizaj. Tė nesėrmen arriti kėtu edhe Dervish Pasha sė bashku me shtabin e vet. Sapo u vendos nė Ferizaj, ai u dėrgoi njė ultimatum forcave tė Lidhjes duke i kėrcėnuar se do tė merrte masa ndėshkimore tė rrepta kundėr atyre qė do tė qėllonin me armė ushtritė osmane. Krerėt dhe vullnetarėt e Lidhjes nuk lėvizėn nga pozitat e tyre. Vetėm disa krerė, midis tyre edhe Ali pashė Gucia, u paraqitėn te Dervish Pasha duke i shprehur besnikėrinė e tyre ndaj sulltanit dhe duke dėnuar aksionin autonomist tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Dervish Pasha u pėrgatit pėr mė shumė se dhjetė ditė para se tė nisej ekspedita nga Ferizaj nė Prizren. Pasi dėshtuan orvatjet e tij pėr tė pėrēarė udhėheqėsit e Lidhjes, ai ndėrmori pėr katėr ditė me radhė (16-19 prill) disa operacione ushtarake tė kufizuara pėr tė zbuluar numrin e vullnetarėve shqiptarė dhe pozitat e tyre. Mė 20 prill 1881 ushtritė osmane tė ndara nė dy kolona morėn urdhėr tė fillonin sulmin kundėr forcave shqiptare tė vendosura nė Slivovė dhe nė Shtimje.
    Ndeshja e parė me ushtritė osmane ndodhi mė 20 prill nė Slivovė. Edhe pse me municion tė pakėt, nė saje tė qėndrueshmėrisė sė tyre shqiptarėt e ndalėn pėr mjaft orė pėrparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqėsua kur hyri nė veprim artileria fushore turke. Duke parė dėmin qė po u shkaktonte luftėtarėve njė bateri e armikut, komandanti i kėtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malėsisė sė Gjakovės, sė bashku me disa luftėtarė tė tjerė, lanė pozicionet mbrojtėse dhe u hodhėn drejt kodrės ku ishte vendosur artileria turke. Qėllimi i tyre ishte tė sulmonin dhe tė asgjėsonin baterinė e armatosur, qė po u shkaktonte dėme shqiptarėve. Por tė gjithė kėta luftėtarė trima, sė bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranė pėrpara grykave tė topave tė artilerisė osmane. Pėrballė epėrsisė sė armikut nė numėr e nė armatime, shqiptarėt, me gjithė heroizmin qė treguan, u detyruan tė tėrhiqeshin nga Slivova nė Shtimje, ku qėndronin forcat kryesore tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Beteja e dytė ndodhi tė nesėrmen, mė 21 prill 1881, nė Shtimje. Kėtu luftimet qenė mė tė pėrgjakshme se nė Slivovė. Nė luftimet e ashpra, tė cilat vazhduan mė tepėr se 2 orė, morėn pjesė edhe vetė anėtarėt e shtabit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Binak Alia, Rustem Sadria e tė tjerė. Edhe kėtu vullnetarėt shqiptarė luftuan me heroizėm tė rrallė, por nėn breshėrinė e dendur tė artilerisė sė armikut dhe kur municioni i armėve tė tyre filloi tė shteronte, u detyruan tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Suharekės.
    Nė betejat e Slivovės e tė Shtimjes tė dyja palėt patėn shumė tė vrarė e tė plagosur: turqit rreth 800 veta, ndėrsa shqiptarėt 1 200 veta.
    Pas Shtimjes forcat e Lidhjes Shqiptare u bėnė mė 22 prill 1881 tri prita tė tjera ushtrive osmane, nė Grykėn e Carralevės, nė fshatin Dule dhe nė hyrje tė Suharekės, por marshimin e tyre nuk e ndalėn dot. Tė nesėrmen, mė 23 prill 1881, pasi theu qėndresėn e shqiptarėve, Dervish Pasha, i shoqėruar nga 7 gjeneralė dhe me 24 batalione, hyri nė Prizren ku shpalli menjėherė shtetrrethimin dhe bėri arrestime tė shumta.

    Qėllimi i Portės sė Lartė nuk ishte vetėm qė tė shtypte kryengritjen e armatosur kundėrosmane, por tė mbyste edhe idenė e autonomisė sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė kėtu edhe kėrkesėn pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar. Pėr kėtė, pasi shtypi qėndresėn nė Prizren, Dervish Pasha thirri kėtu mė 30 prill krerėt e dikurshėm tė Lidhjes pėr sanxhakėt e Prizrenit, tė Prishtinės, tė Pejės, tė Mitrovicės, tė Shkupit, tė Dibrės, tė Shkodrės, tė Manastirit etj., si edhe pėrfaqėsuesit e qarqeve sulltaniste. Ai u kėrkoi atyre tė nėnshkruanin njė deklaratė, ku dėnohej veprimtaria e Lidhjes Shqiptare dhe sidomos kėrkesa e saj pėr bashkimin e vilajeteve shqiptare, tė cilėn e quante njė akt armiqėsor. Kėtu erdhėn kryesisht krerėt sulltanistė dhe vetėm disa nga drejtuesit e moderuar tė Lidhjes, si Ali pashė Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Dervalla dhe Esat pashė Tetova, tė cilėt e nėnshkruan deklaratėn e Dervish Pashės. Si rrjedhim, krerėt e moderuar, qė e dėnuan me shkrim idenė e vilajetit autonom, u quajtėn nga sulltani tė falur, madje disa prej tyre, si Ali pashė Gucia etj., u emėruan nė poste tė rėndėsishme nė administratėn e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit.
    Epėrsia e ushtrisė osmane, kapitullimi i elementėve tė moderuar dhe pushtimi i shpejtė i Prizrenit shkaktuan tronditje tė thellė nė opinionin publik tė vendit. Megjithatė, udhėheqėsit e Lidhjes vendosėn ta vazhdonin mė tej qėndresėn kundėr ushtrive osmane. Vatrat e qėndresės tani duhej tė organizoheshin nė Gjakovė e nė Dibėr. Pėr organizimin e tyre shkuan Sulejman Vokshi nė Gjakovė dhe Abdyl Frashėri nė Dibėr.

    Sipas planit tė ri, forcat dibrane duhej tė sulmonin Shkupin pėr t’u marrė krahėt ushtrive osmane, gjė qė do tė ndihmonte vullnetarėt gjakovarė tė kundėrsulmonin pėr tė rimarrė Prizrenin. Por nė Dibėr Abdyl Frashėri gjeti njė gjendje tė ndryshuar. Kėtu dibranėt nuk deshėn tė largoheshin nga Dibra pėr tė luftuar kundėr Dervish Pashės nė Kosovė, sepse mendonin se forcat turke do tė sulmonin fshatrat rreth qytetit. Prandaj malėsorėt dibranė vendosėn qė ta kundėrshtonin ushtrinė osmane nė viset e tyre.

    Nė Gjakovė Sulejman Vokshi gjeti kushte mė tė favorshme. Me gjithė reaksionin e disave prej parisė feudale, qyteti e malėsia ndodheshin ende nėn autoritetin e degės sė Lidhjes Shqiptare. Udhėheqėsit e saj arritėn tė mobilizonin forca tė shumta, sidomos nga radhėt e malėsorėve tė Krasniqit e tė Gashit. Por vullnetarėt e mobilizuar nuk ishin tė mjaftueshėm pėr njė sulm kundėr Prizrenit. Si rrjedhim, edhe forcat gjakovare qėndruan nė mbrojtje tė krahinės sė tyre. Vendosmėria e tyre e detyroi Dervish Pashėn tė priste ardhjen e forcave tė tjera pėrpara se tė ndėrmerrte sulmin kundėr Gjakovės. Sulmi u zhvillua njė muaj mė vonė, nė maj 1881. Pasi morėn Gjakovėn, ushtritė osmane shtinė nėn kontrollin e tyre tė gjitha qytetet e tjera tė Kosovės. Por nė malėsitė e Gjakovės, tė Dibrės e tė Lumės qėndresa e armatosur kundėr ushtrive osmane vazhdoi me sulme e kundėrsulme nga tė dyja palėt, deri nė vjeshtė 1881.

    Nė pėrfundim tė ekspeditės ushtarake osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shpėrnda. Pushtetin nė vilajetin e Kosovės e mori kudo administrata e Portės sė Lartė. Vendosja e saj u shoqėrua me njė terror tė pashembullt pėr Shqipėrinė. Dervish Pasha arrestoi dhe dėnoi pa gjyqe rreth 7 mijė veta, udhėheqės e veprimtarė tė Lidhjes, 3 mijė nė Kosovė dhe 4 mijė nė vilajetet e Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės. Midis tė vrarėve nė luftimet qė u bėnė nė Slivovė e nė Shtimje, pėrveē Mic Sokolit, qenė edhe veprimtarė tė tjerė tė Lidhjes dhe luftėtarė tė ushtrisė sė saj, si Rustem Sadria, Seit Suhareka, Mehmet Smaili, Ali Ibrahimi e tė tjerė, ndėrsa nga ata qė u kapėn dhe u ekzekutuan pa gjyq Ali Nimani (oficer karriere), Mulla Hyseni e Sef Kosharja.

    Dervish Pasha u pėrpoq tė shtinte nė dorė me ēdo kusht udhėheqėsit e lėvizjes autonomiste shqiptare dhe tė qėndresės sė armatosur kundėrosmane. Kryetari i qeverisė sė pėrkohshme, Ymer Prizreni, u fsheh pėr disa kohė nė Malėsinė e Gjakovės, pastaj mėrgoi nė Mal tė Zi (Ulqin). Ai nuk pranoi asgjė nga ofertat pėr falje e pėr ofiqe tė larta qė i dha sulltani dhe qėndroi nė mėrgim derisa vdiq (1884). Sulejman Vokshi qėndroi gati pesė vjet i arratisur gjithashtu nė Malėsinė e Gjakovės. Gjatė kėsaj kohe ai organizoi njė kryengritje tjetėr kundėr pushtuesit osman, qė shpėrtheu nė Kosovė mė 1885. Me shtypjen e saj u kap dhe u dėnua rėndė. Abdyl Frashėri u nis nė kėtė kohė pėr nė Shqipėrinė e Jugut. Por Dervish Pasha, i cili donte ta shtinte me ēdo kusht nė dorė, u dha urdhra tė rreptė organeve tė xhandarmėrisė turke pėr tė zėnė tė gjitha shtigjet nga mund tė kalonte ai drejt jugut dhe caktoi njė shumė tė madhe pėr atė qė do ta kapte tė gjallė ose tė vdekur. Abdyli u shpėtoi ndjekjeve qeveritare gjatė udhėtimit tė fshehtė nė rrethet e Dibrės, tė Matit, tė Krujės e tė Tiranės, por nė kohėn kur po kapėrcente Shkumbinin, nė vahun e fshatit Buqės, afėr Elbasanit, u kap nga njė patrullė turke dhe u dėrgua nė Prizren. Kėtu u dėnua nga njė gjyq special me vdekje, dėnim i cili u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Abdyli u mbajt tre vjet i burgosur nė kalanė e Prizrenit, pastaj u internua sė bashku me familjen nė zonėn e Marmarasė. Duke qenė i sėmurė rėndė nga vuajtjet nė burg dhe nė internim, Abdyl Frashėri u lejua mė 1886 tė kthehej nė Stamboll, ku jetoi i izoluar nėn vėzhgimin e policisė derisa vdiq mė 1892. U arrestuan gjithashtu udhėheqės tė tjerė tė Lidhjes, si Shuaip Spahiu, Zija Prishtina, Omer efendi Narta, Jusuf Dohoshishti etj., qė u dėnuan me burgime e internime tė rėnda.

    Tė njėjtin qėndrim Porta e Lartė mbajti edhe nė vilajetin e Janinės. Edhe kėtu, pasi u dėnuan veprimet e lėvizjes atdhetare, valiu i vilajetit, Mustafa Asim pasha, nė fillim tė muajit thirri nė njė mbledhje tė posaēme nė Prevezė tė gjithė anėtarėt e degėve tė Lidhjes Shqiptare tė krahinave tė Jugut (49 veta) pėr tė dėnuar idenė e autonomisė sė Shqipėrisė. Ashtu si nė Prizren, edhe nė Prevezė, krerėt qė nuk pranuan tė hiqnin dorė nga kėrkesa pėr formimin e njė vilajeti tė vetėm shqiptar, si Mustafa Nuri Vlora, Omer pashė Vrioni, Mehmet Ali Vrioni, Dalip bej Pėrmeti, Seit bej Gjirokastra, Sulejman bej Dino, Qazim bej Preveza etj., u arrestuan pabesisht dhe u internuan nė Ēanak-Kala.

    Pas valės sė burgimeve dhe tė internimeve, Dervish Pasha iu pėrvesh detyrės sė tretė me tė cilėn e kishte ngarkuar Porta e Lartė, funksionimit tė rregullt tė administratės shtetėrore osmane dhe nė mėnyrė tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė, vjeljes sė taksave, rekrutimit tė nizamėve dhe ngritjes sė gjykatave perandorake nė tė gjitha trojet shqiptare. Pėr plotėsimin e kėsaj detyre ai qėndroi nė Shqipėri bashkė me forcat e tij deri nė fund tė vitit 1881.
    Por, me gjithė terrorin e egėr, Porta e Lartė nuk arriti ta nėnshtronte plotėsisht vendin. Ajo nuk mundi ta shuante idenė qė kishte pushtuar masat popullore pėr autonominė e Shqipėrisė, as aspiratėn e tyre pėr zhvillimin e kulturės kombėtare shqiptare. Administrata centraliste osmane u vendos vetėm nė qytete e nė fshatrat fushore. Fshatrat e viseve malore nuk pranuan as tė dorėzonin armėt, as tė jepnin taksa, as tė shkonin nizamė. Ēėshtja e taksave, e nizamėve dhe e armėve mbetėn njė plagė e hapur pėr Portėn e Lartė. Nė kuadrin e lėvizjes autonomiste shqiptare ato u bėnė shkak pėr shpėrthimin e konflikteve tė reja ndėrmjet popullit shqiptar dhe pushtuesve osmanė.



    Rėndėsia historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit




    Lėvizja kombėtare, tė cilėn e udhėhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave mė tė ndryshme tė popullsisė sė Shqipėrisė dhe u zhvillua nė truallin historik tė pėrgatitur gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nga lėvizja e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ajo shėnoi njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e platformės ideologjike, e kėrkesave politike dhe e frontit luftarak, nė krahasim me lėvizjen ēlirimtare tė dhjetėvjeēarėve tė kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lėvizje ēlirimtare me karakter kombėtar, nė tė cilėn morėn pjesė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe nė tė cilėn u kombinuan tė gjitha format e luftės ēlirimtare, qė nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, qė nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lėvizje masive, e cila synoi tė pėrmbushte programin madhor tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare nė kushtet e Krizės Lindore tė viteve 70 tė shek. XIX - njohjen e kombit shqiptar si njė bashkėsi tė pandarė, mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut dhe formimin e njė shteti shqiptar autonom e demokratik.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit shėnonte, si organizatė, njė hap tė madh cilėsor nga pikėpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve tė luftės nė krahasim me besėlidhjet e mėparshme. Ajo ishte e para organizatė kombėtare qė krijoi degė tė saj nė tė gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatė atdhetare qė pėrdori pėr interesat e lartė tė atdheut krahas pushkės edhe penėn. Pėr mė tepėr, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatė, e cila jo vetėm u vesh qysh nė fillim me funksione pushtetore, por arriti nė fund tė fitonte atributet e njė qeverie tė pėrkohshme shqiptare, pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga autoriteti i Perandorisė Osmane.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr herė tė parė sfidoi prepotencėn e Fuqive tė Mėdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancėn e Portės sė Lartė. Nėn udhėheqjen e atdhetarėve mė tė pėrparuar ajo mundi t’i nėnshtronte armiqtė e brendshėm, t’i izolonte bashkudhėtarėt e pėrkohshėm dhe tė merrte karakterin e njė fronti tė gjerė, duke e udhėhequr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė mėnyrė tė shkallėzuar, por gjithnjė nė ngritje, derisa arriti nė veprėn e saj mė kulmore, nė formimin e qeverisė sė pėrkohshme shqiptare.

    Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri nė pragun e sendėrtimit tė programit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisė Osmane. Nė tė vėrtetė ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndėrkombėtar qė organizuan kundėr saj Fuqitė e Mėdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati njė varg arritjesh me rėndėsi tė madhe historike.
    Gjatė viteve 1878-1881 u bėnė hapa mė tė mėdhenj sesa gjatė dhjetėvjeēarėve tė kaluar nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve, pavarėsisht nga dallimet fetare, pėrkatėsia shoqėrore, shpėrndarja krahinore dhe pikėpamjet politike, nė njė bashkėsi tė vetme kombėtare, e cila, pėr mė tepėr, u sanksionua edhe nė llogoret e luftės sė udhėhequr prej saj pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė formuar shtetin kombėtar shqiptar.
    Me qėndresėn e armatosur qė zhvilloi pėr mbrojtjen e Plavės, tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund tė trajtoheshin si plaēkė tregu pėr tė kėnaqur interesat e Fuqive tė Mėdha ose lakmitė pushtuese tė monarkive fqinje. Madje, nė saje tė kėsaj qėndrese ajo i detyroi Fuqitė e Mėdha jo vetėm tė rishikonin tri herė me radhė vendimet e tyre nė lidhje me pėrfitimet e Malit tė Zi nė dėm tė trojeve shqiptare, por edhe tė hiqnin dorė pėrfundimisht nga lėshimi i Ēamėrisė shqiptare nė dobi tė Mbretėrisė Greke.

    Me karakterin kombėtar qė pėrshkoi veprimtarinė e saj trevjeēare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e pėrmbysi tezėn qė mbronin Fuqitė e Mėdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas sė cilės mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vėrtetoi nė shkallė ndėrkombėtare se populli shqiptar ishte njė komb i formuar, liridashės, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur pėr tė krijuar shtetin e vet kombėtar. Edhe pse shqiptarėt nuk i fituan gjatė Krizės Lindore tė drejtat e tyre kombėtare, nė saje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ēėshtja shqiptare hyri tanimė nė veprimtarinė diplomatike ndėrkombėtare si njė nga problemet e mprehta qė kėrkonte zgjidhje nė ēdo rregullim tė ardhshėm tė Evropės Juglindore.
    Me veprimtarinė pushtetore, qė zhvilloi sidomos gjatė muajve tė fundit tė jetės sė saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtė tezėn tjetėr tė propaganduar aq shumė nga armiqtė e Shqipėrisė mbi paaftėsinė e shqiptarėve pėr vetėqeverisje dhe provoi nė truallin konkret se ata tashmė ishin tė pėrgatitur politikisht pėr tė pasur shtetin e tyre kombėtar.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha njė shtytje tė paparė deri atėherė edhe lėvizjes kulturore shqiptare; pėrparimet e arritura brenda tre vjetėve tė jetės sė saj nė fushėn e mendimit shoqėror, tė letėrsisė publicistike dhe tė krijimtarisė letrare ishin mė tė mėdha, sesa hapat e kryer gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm.
    Lidhja e Prizrenit krijoi mė nė fund njė pikė tė shėndoshė referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formėn e saj organizative pėr lėvizjet e mėvonshme ēlirimtare tė shqiptarėve deri nė fitoren e pavarėsisė kombėtare, nė nėntor tė vitit 1912.

    Nga ana tjetėr, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarėve edhe njė varg mėsimesh tė rėndėsishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipėrisė ishte njė synim i realizueshėm, por shtypja e saj tregoi se fitorja pėrfundimtare e autonomisė kalonte nėpėr rrugė tė vėshtira dhe se duheshin pėrpjekje tė tjera vigane pėr arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore pėr krijimin e shtetit kombėtar shqiptar nuk vinte vetėm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndėrkombėtar. Shqiptarėt u bindėn se luftėn ēlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė forcat e tyre njerėzore e materiale dhe se duhej tė punonin njėkohėsisht pėr tė siguruar pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha, sidomos tė atyre qė kishin filluar tė anonin nga zgjidhja e drejtė e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lėvizja Kombėtare Shqiptare mbėshtetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kėrkonte te shtresat e gjera tė popullit dhe te bashkimi i tė gjitha forcave shoqėrore e politike tė kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e pėrkatėsie shoqėrore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tregoi, mė nė fund, rėndėsinė e madhe qė kishte pėr betejat e ardhshme ēlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndėrgjegjen kombėtare nėpėrmjet shkollės shqipe, tė letėrsisė shqiptare dhe tė publicistikės patriotike.

  12. #52
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    K R E U VI

    ZHVILLIMI I LĖVIZJES KOMBĖTARE NĖ SHQIPĖRI
    NĖ VITET 1882 - 1895






    1. KUSHTET E REJA POLITIKE PAS SHTYPJES
    SĖ LIDHJES SĖ PRIZRENIT





    Gjendja politike pas Lidhjes sė Prizrenit



    Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u krijua njė gjendje e rėndė politike pėr lėvizjen kombėtare dhe pėr mbarė popullin shqiptar. Forcat e shumta ushtarake osmane tė komanduara nga Dervish Pasha, pasi shpėrndanė qeverinė e pėrkohshme shqiptare, rivendosėn administratėn osmane nė zonat ku kishte vepruar kjo qeveri dhe u pėrpoqėn tė forconin kudo autoritetin e Portės sė Lartė.
    Qeveria e Stambollit ishte tronditur thellė nga vrulli dhe nga arritjet e Lidhjes sė Prizrenit. Prandaj vendosi nė Shqipėri njė regjim terrori politik, qė ishte i lidhur me emrin e sulltan Abdyl Hamitit II ose tė “sulltanit gjakatar”, siē e quanin rilindėsit. Nė Shqipėri, veēanėrisht nė Kosovė, vepruan pėr njė kohė tė gjatė shtetrrethimi dhe gjykatat ushtarake. Qindra e mijėra atdhetarė shqiptarė u ndoqėn, u burgosėn dhe u internuan. Qėllimi i kėtyre masave tė ashpra ishte qė tė pengohej zhvillimi i mėtejshėm i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    Porta e Lartė u dha kompetenca tė veēanta organeve tė xhandarmėrisė e tė policisė, pėr tė cilat u pėrdor pjesa mė e madhe e buxheteve lokale tė sanxhakėve dhe tė vilajeteve shqiptare. Sipas buxhetit tė vitit 1889, pėr xhandarmėrinė dhe pėr policinė u caktuan nė sanxhakun e Elbasanit 63% tė shpenzimeve lokale, nė atė tė Korēės 64% dhe nė atė tė Dibrės 70%, pa pėrfshirė kėtu garnizonet ushtarake, tė cilat mbaheshin nga buxheti perandorak. Nė fund tė kėsaj periudhe (mė 1898), nga 982 857 groshė shpenzime tė vilajetit tė Kosovės, pėr xhandarmėrinė u pėrdorėn 977 116 groshė.

    Krahas dhunės politike, administrata sunduese osmane rėndoi edhe shtypjen ekonomike, duke shtuar taksat e detyrimet e mėparshme dhe duke vendosur tė reja; ajo mori masa tė rrepta pėr nxjerrjen e tyre, duke pėrfshirė edhe ato tė prapambeturat nga vitet e Lidhjes. Si rrjedhim, u keqėsua mė shumė gjendja ekonomike e popullsisė sė fshatit dhe e qytetit. Megjithėse vendi ishte i varfėr e i prapambetur, miliona groshė tė nxjerrė nga popullsia shqiptare vazhdonin tė merrnin rrugėn e Stambollit. Ndėr tė tjera paguhej edhe pėr rrugėt e pėr shkollat, por rrugė e shkolla nuk ndėrtoheshin. Nė sanxhakun e Korēės, ku grabitja fiskale osmane ishte mė e theksuar, buxheti i vitit 1889 parashikonte tė vilte nga taksat njė shumė prej 9 671 mijė groshė, nga e cila, pėr tė pėrballuar shpenzimet administrative tė vendit, do tė pėrdoreshin vetėm 1 795 mijė groshė, kurse pjesa tjetėr, rreth 81% e tė ardhurave, do tė dėrgoheshin nė Stamboll.

    Gjendjen ekonomike tė popullsisė e keqėsonin edhe mė shumė korrupsioni e abuzimet e nėpunėsve osmanė. Lidhur me kėtė, konsulli austriak Shmuker shkruante nė gjysmėn e dytė tė vitit 1881, se “korrupsioni dhe keqadministrimi i mėparshėm i nėpunėsve qeveritarė ka filluar pėrsėri..., lakmia e ditur e tij (e Dervish Pashės - shėn. i aut.) pėr tė holla shfaqet gjithmonė e mė qartė nė tė gjitha veprimet e tij”.

    Po kėshtu plagė tė rėnda pėr popullsinė ishin shėrbimi i detyruar ushtarak, i cili kryhej pėr vite me radhė dhe nė vise tė largėta tė Perandorisė, si edhe gjykatat osmane, tė cilat i zgjatnin sė tepėrmi proceset gjyqėsore dhe nuk zgjidhin asnjė ēėshtje pa ryshfet. Krahas dhunės sė drejtpėrdrejtė, Porta e Lartė pėrdori edhe mjete tė tjera kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Gjatė ekspeditave ushtarake pėr shtypjen e Lidhjes dhe mė vonė, duke shpėrndarė para, grada e dekorata, ajo arriti tė tėrhiqte nė anėn e saj disa krerė feudalė e bajraktarė tė lėkundur e konservatorė. Porta e Lartė vuri nė poste tė rėndėsishme edhe disa krerė shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė Lidhjen e Prizrenit, qė kishin pranuar tė bashkėpunonin me tė dhe qė kishin ndikim nė popull. Pėrveē kėsaj, ajo nxiste pėrēarjet fetare e krahinore pėr tė penguar bashkimin e shqiptarėve nė luftėn ēlirimtare. Ēdo pakėnaqėsi kundėr pushtetit osman paraqitej si e nxitur nga jashtė, nga armiqtė e fesė islame e tė Perandorisė Osmane, kurse atdhetarėt shqiptarė etiketoheshin si agjentė tė shteteve tė huaja.

    Si pasojė e tė gjitha kėtyre masave, Lėvizja Kombėtare Shqiptare mori njė goditje tė rėndė. Megjithatė qeveria e Stambollit, pėr shkak tė qėndresės sė vazhdueshme tė shqiptarėve, nuk arriti tė vendoste “rendin” e “qetėsinė” e dėshiruar. Masat e saj shtypėse, administrative, fiskale e ushtarake, ndonėse tė mbėshtetura nga bajonetat e ushtrisė, arritėn tė zbatoheshin vetėm nė qytetet e nė viset fushore, madje edhe atje nė mėnyrė jo tė plotė, kurse pėrpjekjet pėr tė shtrirė administratėn e centralizuar osmane edhe nė viset malore nuk dhanė rezultat; atje vijuan tė ruheshin venomet e mėparshme.

    Duke vlerėsuar nė mėnyrė tė saktė pozitėn e qeverisė osmane nė Shqipėri pas Lidhjes sė Prizrenit, konsulli austriak i Korfuzit A. Varsberg (A. Warsberg), i shkruante Vjenės nė vitin 1884: “Pasi e pashė gjendjen, ngul kėmbė se do tė ishte gabim tė mos shihej sundimi i tanishėm turk (nė Shqipėri) si njė sundim krejt i kalbur, i dobėt, i urryer dhe i pėrbuzur prej tė gjithėve”.

  13. #53
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Politika e Fuqive tė Mėdha dhe e shteteve ballkanike ndaj Shqipėrisė



    Pėrveē shtypjes sė gjithanshme osmane, vėshtirėsi jo tė pakta iu krijuan Lėvizjes Kombėtare Shqiptare edhe nga politika qė ndoqėn Fuqitė e Mėdha pas Kongresit tė Berlinit, si edhe nga qėndrimi qė mbajtėn shtetet fqinje ballkanike ndaj ēėshtjes shqiptare.

    Pas zgjidhjes sė Krizės Lindore tė viteve 70, nė Evropė u vendos njė farė stabiliteti politik i pėrkohshėm. Pėr shkak tė interesave tė tyre, Fuqitė e Mėdha ishin tė prirura tė ruanin pėr njė farė kohe status quo-nė e Perandorisė Osmane dhe hartėn politike tė Ballkanit, qė u vendos prej tyre nė Kongresin e Berlinit.
    Dy nga Shtetet e Mėdha, Anglia e Franca, e pėrkrahėn, ashtu si mė parė, ekzistencėn e Perandorisė Osmane nė Ballkan pėr tė ruajtur pozitat e tyre tė privilegjuara, qė i kishin siguruar prej kohėsh brenda territoreve tė saj dhe pėr tė penguar daljen e Rusisė nė ngushticat e Bosforit e tė Dardaneleve, si edhe tė Austro-Hungarisė nė Selanik. Rusia e Austro-Hungaria, nga ana e tyre, nuk e shikonin tė mundshėm realizimin e synimeve tė tyre pėr tė mbizotėruar nė kėtė rajon pa u pėrgatitur politikisht e ushtarakisht jo vetėm kundėr njėra-tjetrės, por edhe kundėr fuqive tė tjera tė interesuara nė Ēėshtjen Lindore.

    Prandaj, si Peterburgu, ashtu edhe Vjena, nė pritje tė njė kohe mė tė pėrshtatshme, nuk kishin ndėr mend tė cenonin hartėn e Gadishullit Ballkanik. Edhe Italia, duke qenė e pazonja pėr tė shmangur kalimin e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė tė bregdetit shqiptar tė Adriatikut nė duart e Austro-Hungarisė rivale, parapėlqente tė ruhej sundimi osman nė kėtė zonė. Nė kėtė periudhė Gjermania po rritej me shpejtėsi si njė fuqi e madhe dhe po ushtronte presion tė fuqishėm. Kancelari gjerman Bismarku kėrkonte tė pengonte njė koalicion antigjerman ndėrmjet Francės e Rusisė sė pakėnaqur nga vendimet e Kongresit tė Berlinit, prandaj pėrpiqej tė mbante nė anėn e vet, krahas Austro-Hungarisė, edhe dy rivalet e Vjenės, Peterburgun e Romėn. Meqenėse fusha ku ndesheshin interesat e kundėrt austro-rusė dhe austro-italianė ishte kryesisht trashėgimi osman nė Ballkan, “zbutja” e kėtyre kontradiktave shihej vetėm nėpėrmjet ruajtjes sė status quo-sė nė kėtė zonė. Ky qėndrim u sanksionua edhe nė pėrtėritjen e “Aleancės sė tre perandorėve” mė 18 qershor 1881 ndėrmjet sovranėve tė Gjermanisė, tė Rusisė e tė Austro-Hungarisė.

    Por stabiliteti politik qė u vendos nė Evropė ishte i pėrkohshėm. Secila fuqi e madhe pėrpiqej ta shfrytėzonte kėtė periudhė “qetėsie” pėr t’u pėrgatitur politikisht e ushtarakisht pėr arritjen e synimeve tė veta nė rastin e njė krize tė re politike. Nė fushėn diplomatike fuqitė evropiane po vepronin me ngulm pėr krijimin e aleancave e tė blloqeve politiko-ushtarake. Mė 20 maj 1882, ndėrmjet Gjermanisė, Austro-Hungarisė e Italisė u nėnshkrua aleanca e njohur nė histori me emrin Lidhja Tripalėshe; mė 1894 Rusia u afrua me Francėn dhe lidhi me tė Aleancėn Dypalėshe. Kėto shėnuan ndarjen e botės nė dy blloqe imperialiste.
    Kėshtu, pėr shkak tė raportit tė forcave nė arenėn ndėrkombėtare dhe tė kontradiktave qė kishin midis tyre, Fuqitė e Mėdha pėrkrahnin ekzistencėn e Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik e si rrjedhim edhe sundimin mesjetar osman nė Ballkan e nė Shqipėri; nė kėtė mėnyrė frenonin luftėrat ēlirimtare tė popujve qė ende vuanin nėn robėrinė osmane. Nė kėto rrethana, asnjė nga Fuqitė e Mėdha nė atė kohė nuk kishte interes tė pėrkrahte idenė e krijimit tė njė shteti shqiptar autonom ose tė pavarur. Ato jo vetėm nuk e shikonin me sy tė mirė lėvizjen ēlirimtare shqiptare, por ishin tė gatshme ta ndihmonin Perandorinė Osmane qė tė shtypte ēdo kryengritje tė brendshme tė armatosur.

    Njė dėm tė madh i shkaktoi luftės sė popullit shqiptar pėr ēlirim kombėtar edhe qėndrimi i shteteve fqinje ballkanike, tė cilat, siē shkruante gazeta “Shqipėtari” e Bukureshtit e vitit 1888, “nuk u kėnaqėn me plagėt qė i bėnė (Shqipėrisė - shėn. i aut.) gati pėr vdekje (gjatė Krizės sė fundit Lindore tė vitit 1878), po bėheshin gati ta gllabėronin fare pėr tė forcuar trupin e tyre”.
    Shtetet fqinje ballkanike u detyruan ta pranonin politikėn e status quo-sė qė diktuan Fuqitė e Mėdha. Por, duke parashikuar se periudha e stabilitetit mund tė merrte fund nė njė tė ardhme tė afėrt, ato shtuan pėrpjekjet politiko-ushtarake e propagandistike pėr tė shtėnė nė dorė zotėrimet osmane nė Ballkan. Pas ngjarjeve tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr shtetet fqinje (Serbinė, Greqinė, Malin e Zi e Bullgarinė) ishte bėrė edhe mė e qartė se nė pėrpjekjet pėr sendėrtimin e pretendimeve tė tyre territoriale ndaj trojeve shqiptare, ato do tė ndesheshin me qėndresėn e shqiptarėve qė ishin tė vendosur tė mbronin tėrėsinė e atdheut. Prandaj, secila prej tyre u orvat t’i tėrhiqte shqiptarėt pas vetes dhe forcėn e tyre luftarake ta vinte nė shėrbim tė politikės sė saj pushtuese.
    Kėtij qėllimi i shėrbenin nxitjet qė monarkitė ballkanike u bėnė shqiptarėve gjatė gjithė kėsaj periudhe pėr t’i hedhur nė kryengritje tė parakohshme, qė do t’i lidhnin duart Perandorisė Osmane, do tė dobėsonin forcėn ushtarake tė shqiptarėve dhe do tė lehtėsonin plotėsimin e planeve tė tyre aneksioniste ndaj Shqipėrisė.

    Nga ana tjetėr, fuqitė ballkanike vijonin nė mėnyrė tė ethshme pėrpjekjet pėr asimilimin e shqiptarėve me anėn e kishės, tė shkollės, tė propagandės etj. dhe mundoheshin me ēdo mjet qė nė arenėn ndėrkombėtare tė mohonin qenien e kombit shqiptar. Kjo veprimtari i krijoi vėshtirėsi tė shumta Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nxiti grindjen e pėrēarjen midis popujve tė Ballkanit, ndezi konflikte midis vetė shteteve ballkanike, prapa tė cilave qėndronin disa fuqi tė mėdha, e pengoi dhe e ndėrlikoi procesin e ēlirimit pėrfundimtar tė Gadishullit Ballkanik. Kėtė politikė tė monarkive ballkanike e shfrytėzoi edhe Porta e Lartė pėr tė nxitur pėrēarjen midis popujve tė Ballkanit, pėr tė larguar vėmendjen e popullit shqiptar nga kontradikta e tij me sunduesin shekullor osman dhe pėr ta drejtuar atė vetėm kundėr rrezikut tė jashtėm. Por as politika pėrēarėse e Portės sė Lartė, as edhe qėndrimi shovinist i shteteve ballkanike nuk i larguan shqiptarėt nga lėvizja pėr ēlirimin kombėtar dhe nga kėrkesat e tyre tė pavarura.
    Pas qeverisė osmane ishte Greqia ajo qė zhvilloi nė kėto vite njė veprimtari tė madhe armiqėsore ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Kjo veprimtari u zhvillua nė dy rrugė tė ndryshme, tė cilat plotėsonin njėra-tjetrėn. Qeveria e Athinės, e pėrkrahur fuqimisht nga patrikana dhe nga gjithė rrjeti i dendur i shkollave, i kishave qė vareshin nga patrikana dhe i konsullatave greke tė vendosura nė viset jugore e tė mesme tė Shqipėrisė, si edhe nga grekomanėt vendas, e shumėfishoi veprimtarinė e saj pėr helenizimin e shqiptarėve.

    Nė Shqipėrinė e Jugut ishin ēelur mjaft shkolla greke. Pėr helenizimin e shqiptarėve punonte gjithashtu Patrikana greke e Stambollit, qė mbronte me ngulm interesat e borgjezisė shoviniste greke, si edhe klerikėt e lartė ortodoksė, qė emėroheshin prej saj e qė ishin kryesisht tė huaj (grekė). Veprimtaria e klerikėve grekė e grekomanė pėrqendrohej kryesisht nė luftėn kundėr shkollave shqipe. Pėrdorimi i shqipes nė ceremonitė fetare dhe nė librat “e shenjta” paraqitej si njė veprim antifetar. Mallkimi, shkishėrimi, helmimi etj. binin mbi ēdo shqiptar ortodoks qė guxonte tė punonte pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.
    Krahas kėsaj veprimtarie qė zhvillohej lirisht dhe nėn mbrojtjen e ligjeve osmane, veprimtarėt grekė e grekomanė, klerikė e laikė, zhvilluan nė mėnyrė tė fshehtė edhe njė veprimtari politike nė tė mirė tė Greqisė e gjoja edhe tė tė krishterėve shqiptarė. Madje ata u pėrpoqėn tė shfrytėzonin pėr kėtė qėllim edhe prirjet antifeudale tė popullsisė vendase. Duke u kapur pas faktit se nė lėvizjen kombėtare ishin pėrfshirė edhe disa ēifligarė dhe pėr t’i larguar atdhetarėt shqiptarė nga kjo lėvizje, grekomanėt nė fushatėn e tyre propagandistike u pėrpoqėn ta paraqitnin nė mėnyrė krejt tė shtrembėr pėrmbajtjen kombėtare tė lėvizjes shqiptare, duke e quajtur atė njė lėvizje tė maskuar tė feudalėve myslimanė shqiptarė, me fitoren e sė cilės Shqipėria do tė shkėputej nga Perandoria Osmane dhe tė krishterėt ortodoksė do tė humbnin mbrojtjen e Patrikanės e do tė hynin nė njė zgjedhė tė re mė tė rėndė.

    Nga ana tjetėr, qeveritarėt e Athinės nuk mund t’i varnin shpresat pėr arritjen e synimeve tė tyre politike ndaj Shqipėrisė vetėm nė njė grusht elementėsh grekomanė vendas, aq mė tepėr kur nė radhėt e shqiptarėve po rritej gjithnjė e mė shumė lėvizja kombėtare pėr njė shtet shqiptar mė vete. Pėr tė shfrytėzuar kėtė lėvizje, ata themeluan njė varg komitetesh e shoqatash, duke aktivizuar kryesisht arvanitėt (arbėreshėt) e helenizuar. Tė tilla ishin Komiteti politik i Korfuzit, i themeluar mė 1883, shoqata kulturore “Vllamėt shqiptarė”, e themeluar nė Athinė mė 1884, Komiteti i fshehtė greko-epiriot i Korfuzit, rikrijuar nė fillim tė vitit 1885 etj. Agjentėt e kėtyre komiteteve e shoqėrive vepronin deri nė Mirditė, nė Mat e nė Dibėr. Kėtij qėllimi i shėrbenin edhe njė varg organesh tė shtypit, tė cilat, krahas atyre brenda Greqisė, dilnin edhe nė Stamboll, nė Bukuresht, nė Trieste etj.

    Gjatė viteve 1883-1884 Komiteti i Korfuzit u pėrpoq t’i nxiste shqiptarėt tė rrėmbenin armėt kundėr Turqisė, duke hedhur pėrsėri parullėn e vjetėr pėr formimin e njė shteti tė pėrbashkėt greko-shqiptar, nėn kurorėn e mbretit tė Greqisė. Pėr ta popullarizuar kėtė ide u dėrguan agjitatorė si nė Shqipėri, ashtu edhe nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit.
    Por kėto orvatje nuk patėn sukses. Rilindėsit demaskuan karakterin antishqiptar tė idesė sė formimit tė njė shteti tė pėrbashkėt greko-shqiptar, qė synonte t’i hidhte shqiptarėt nė njė aventurė kundėr Portės sė Lartė, pėr tė shtėnė nė dorė pastaj me lehtėsi territoret e tyre. Duke iu pėrgjigjur disa personaliteteve evropiane, qė nuk e kuptonin synimin e vėrtetė tė propagandės sė Athinės, “Fiamuri i Arbėrit” (Corigliano Calabro, 1883-1885) shkruante nė shkurt 1886: “Disa zotėrinj tė shquar na qortojnė pėrse ne e shkėputim fatin e Shqipėrisė nga ai i Greqisė, duke shkaktuar kėshtu dobėsimin e tė dy vendeve. Ata nuk e kuptojnė se sot ekzistenca jonė e veēuar bėn qė ne tė vazhdojmė tė ekzistojmė dhe bashkimi do t’i jepte fund ekzistencės sonė”.

    Duke filluar nga viti 1884 qeveria e Athinės, tanimė jo me anė tė Komitetit tė Korfuzit, por drejtpėrdrejt, disa herė me radhė u bėri thirrje shqiptarėve tė fillonin kryengritjen kundėr Perandorisė Osmane dhe tė merrnin pjesė nė tė ashtuquajturėn Federatė tė Shteteve Ballkanike, qė pėrpiqej tė formonte kryeministri grek Trikupis. Qarqet drejtuese tė Athinės e shikonin Federatėn si njė mjet pėr tė ndarė ndėrmjet shteteve ballkanike zotėrimet evropiane tė Perandorisė Osmane pa e prishur ekuilibrin e forcave nė Ballkan. Por kryeministri grek nuk mori asnjė zotim konkret ndaj shqiptarėve.

    Rrethet atdhetare shqiptare iu pėrgjigjėn propozimit tė Trikupisit me argumentin se Shqipėria nuk mund tė fillonte asnjė kryengritje kur askush, madje as vetė kryeministri grek, nuk tregohej pėrkrahės i shtetit shqiptar. Nė atė kohė rilindėsit mendonin se shqiptarėt mund ta shqyrtonin ēėshtjen e pjesėmarrjes nė njė federatė ballkanike vetėm pasi tė viheshin nė kushte tė barabarta me popujt e tjerė tė Ballkanit dhe pasi tė kishin dhe ata shtetin e tyre kombėtar. Duke iu pėrgjigjur propozimit tė Trikupisit, “Fiamuri i Arbėrit” shkruante nė mars tė vitit 1884: “Greqia, Rumania, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi, tė cilat janė zonjat e vetvetes dhe i kanė duart tė lira, le tė federohen. Edhe Anglia - ose kush tė dojė, le t’i pėrkrahė nėse Turqia ose ndonjė tjetėr ato i kundėrshton. Dhe atėherė (pasi tė formohet federata) Shqipėria do tė vendosė vetė pasi tė shohė diēka pėrpara syve tė saj. Pėrndryshe do tė kėrkojmė tė zbulojmė gjarprin e zi qė e kėshillon (Shqipėrinė - shėn. i aut.) tė ngrejė krye pėr diēka qė nuk ekziston dhe qė ta fillojė ajo, e pėrēarė, pa tė holla, pa armė, pa taktikė ushtarake dhe me krahė tė pakėt, luftėn kundėr Turqisė qė i ka tė gjitha kėto me shumicė dhe mė shumė aleatė qė e ndihmojnė”.

    Shqiptarėt u nxitėn pėr tė rrėmbyer armėt kundėr Stambollit edhe nga Mali i Zi, i cili gjatė kėtyre viteve bashkėpunonte pėr kėtė ēėshtje me Greqinė. Ata ishin nė dijeni tė kėtij bashkėpunimi dhe tė rolit tė dyfishtė qė luante Komiteti i Korfuzit pėr t’i shėrbyer jo vetėm Athinės, por edhe Cetinės.

    Te kėto pėrpjekje, qė zhvilloheshin pa kundėrshtimin e qeverisė sė Stambollit, rilindėsit shikonin njė rrezik serioz pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Nė saje tė veprimtarisė shekullore tė Fanarit nė dobi tė helenizimit tė popullsive tė krishtera jogreke tė Perandorisė Osmane, nė njė pjesė tė opinionit publik evropian dhe tė literaturės politike e shkencore tė kohės ishte pėrhapur pikėpamja e gabuar se ortodoksėt shqiptarė ishin grekė. Veē kėsaj, pretendimet shoviniste tė qarqeve politike tė Athinės ndaj trojeve shqiptare vazhdonin tė gjenin pėrkrahje nė disa nga kancelaritė e Fuqive tė Mėdha.

    Pėr tė gjitha kėto arsye patriotėt shqiptarė shikonin nė kėto vite te Greqia dhe te aleatja e saj, Patrikana e Stambollit, armiq po aq tė rrezikshėm pėr lėvizjen kombėtare, sa ishte edhe vetė Perandoria Osmane.

  14. #54
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Vija politike e rilindėsve



    Kushtet e reja tė vėshtira tė krijuara nė Shqipėri pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit, rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare ndėrmjet fqinjėve lakmitarė dhe politika e ruajtjes sė status quo-sė e ndjekur nga Fuqitė e Mėdha nė kėtė periudhė diktuan nevojėn e pėrpunimit tė njė taktike tė re tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

    Ndonėse tani pa njė organizatė qendrore kombėtare, rilindėsit, nė saje tė lidhjeve qė kishin ndėrmjet tyre, mbajtėn pak a shumė tė njėjtin qėndrim pėr problemet politike tė lėvizjes. Pikėpamjet e tyre tė pėrbashkėta shėrbyen si program nė kėtė periudhė zbatice tė lėvizjes sė armatosur.

    Rilindėsit e kuptuan se tani kishte marrė fund pėrkohėsisht periudha e sulmit tė drejtpėrdrejtė kundėr sundimtarėve osmanė dhe kishte filluar njė periudhė e re e grumbullimit tė forcave. Ata me tė drejtė e vlerėsuan situatėn e re si tė papėrshtatshme pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme tė armatosur, sė cilės do t’i kundėrviheshin jo vetėm forcat ushtarake osmane, por edhe ato tė Fuqive tė Mėdha qė nuk donin tė cenohej status quo-ja nė Turqinė Evropiane.

    Si rrjedhim, rilindėsit nuk shikonin ende kushtet e mundėsitė pėr tė arritur nė ato vite shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Por ata kėtė gjendje e shihnin si tė pėrkohshme, aq mė tepėr kur mendonin, sikurse shkruante Sami Frashėri, se Perandoria Osmane nuk do tė jetonte gjatė nė Ballkan.
    Nė kėtė periudhė stabiliteti politik tė pėrkohshėm, rilindėsit u kufizuan me disa kėrkesa tė karakterit kulturor-arsimor dhe administrativ qė nuk preknin status quo-nė e Perandorisė Osmane. Ata kėrkuan nga Porta e Lartė zbatimin e reformave tė parashikuara nė artikullin 23 tė Traktatit tė Berlinit qė vetė Turqia e kishte pranuar nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha. U kėrkua gjithashtu qė tė ktheheshin nga viset e ndryshme tė Perandorisė shqiptarėt e internuar gjatė shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit.

    Por theksi kryesor gjatė kėsaj periudhe u vu nė zgjerimin e lėvizjes kulturore kombėtare pėr pėrhapjen e shkrimit shqip, tė shkollės e tė letėrsisė kombėtare, me qėllim qė tė ngrihej mė tej ndėrgjegjja politike e popullit, tė njihej kombėsia shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare dhe tė mbrohej nga orvatjet shkombėtarizuese tė armiqve. Pėr kėtė arsye lufta pėr shkollėn e pėr letėrsinė shqiptare mbeti edhe nė kėtė periudhė stabiliteti, ashtu siē kishte qenė para Lidhjes sė Prizrenit, pėrmbajtja kryesore e lėvizjes kombėtare. Gjuha e kultura kombėtare u bėnė hallka tė rėndėsishme, me anėn e tė cilave rilindėsit punuan pėr tė bashkuar gjithė popullin shqiptar pavarėsisht nga dallimet fetare, krahinore e klasore.

    Lėvizja kombėtare brenda vendit u zhvillua nė kushtet e njė ilegaliteti tė plotė. Pėr kėtė arsye njė rėndėsi tė madhe morėn kolonitė shqiptare tė mėrgimit, sidomos ato tė Rumanisė, tė Bullgarisė, tė Egjiptit etj. Nė to, pikėrisht nė kėtė periudhė, filloi jetėn e vet shtypi shqiptar, ku rilindėsit patėn mundėsinė tė shprehnin hapur pikėpamjet e tyre. Mė 20 korrik 1883 nė Kalabri doli numri i parė i organit mujor “Fiamuri i Arbėrit” nė dy gjuhė, nė tė folmen e arbėreshėve tė Kalabrisė dhe nė italisht, nėn drejtimin e Jeronim de Radės. Ai vazhdoi botimin deri nė vitin 1887 dhe dha njė ndihmesė tė shquar pėr njohjen dhe pėr afirmimin e tė drejtave tė popullit shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare.
    Nė vitin 1884 filloi tė botohej nė Stamboll revista mujore me emrin “Drita” e mė vonė “Dituria” (1884-1885) dhe mė 1888 botohet nė Bukuresht gazeta “Shqipėtari” (1887-1903).

    Si nė letėrkėmbimin qė patėn rilindėsit ndėrmjet tyre brenda e jashtė Shqipėrisė, ashtu edhe nė organet e para tė shtypit shqiptar, atdhetarėt theksonin veēanėrisht nevojėn e pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės shqiptare, si mjete qė do tė futnin kombin shqiptar nė rrugėn e zhvillimit e tė pėrparimit, qė do ta mbronin nga rreziku i shkombėtarizimit dhe do ta radhitnin atė krahas kombeve tė tjera tė pėrparuara tė Ballkanit e tė Evropės.

    Patriotėt i kushtuan rėndėsi gjithashtu njohjes sė kombit shqiptar nė qarqet politike e diplomatike evropiane dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė tij legjitime.
    Pasi doli nga burgu i Prizrenit dhe nga internimi i Anadollit, Abdyl Frashėri u drejtoi disa letra e memorandume personaliteteve tė Fuqive tė Mėdha. Tri prej tyre ia dėrgoi Franēesko Krispit, me origjinė nga arbėreshėt e Italisė dhe nė atė kohė kryeministėr i Italisė. Letrėn e parė ia ēoi nė nėntor 1887 dhe tė dytėn nė shtator 1888, por kėtė e nėnshkroi sė bashku me Mehmet Ali Vrionin. Me anėn e saj ata i parashtronin F. Krispit “dėshirat dhe ndjenjat e shqiptarėve”, theksonin se Shqipėria ndodhej “para jetės ose vdekjes sė saj, para ringjalljes ose copėtimit tė saj”. Pasi pėrmendnin qėndresėn energjike e tė vazhdueshme tė kombit shqiptar kundėr pushtuesve osmanė, shkruanin: “Si rrjedhim, Shqipėria meriton pavarėsinė mė shumė se ēdo komb tjetėr i Ballkanit. Ne shpresojmė se ajo do tė tregohet mė e denja pėr pėrkrahjen e Evropės dhe mė e afta pėr tė qeverisur vetveten”. Pavarėsisht nga taktika e re qė u detyruan tė ndiqnin rilindėsit nė atė periudhė, letra e pėrmendur tregonte qartė se, edhe nė ato vite reaksioni tė egėr, synimi kryesor i shqiptarėve dhe i lėvizjes sė tyre kombėtare mbetej i njėjtė: fitorja e pavarėsisė kombėtare tė Shqipėrisė dhe ruajtja e tėrėsisė sė saj territoriale.

    Nė letrėn e tretė drejtuar Franēesko Krispit, Abdyl Frashėri i shprehte edhe njė herė mendimin e tij tė njohur se “Ēėshtja e Lindjes nuk do tė mund tė zgjidhet kurrė nė qoftė se Evropa nuk merr parasysh fatin e Shqipėrisė, e cila zė njė vend me shumė rėndėsi nė Gadishullin Ballkanik”; ai shprehte gjithashtu bindjen se “Shqiptarėt janė tė gatshėm mė mirė tė vdesin tė gjithė me armė nė dorė sesa ta lėnė veten e tyre tė copėtohen midis kombesh tė tjera, tė cilat do t’ua shkatėrronin gjuhėn e karakterin e tyre”; po aty i kėrkonte qė nė interes tė paqes e tė drejtėsisė tė plotėsohej dėshira legjitime e fisnike e kombit shqiptar, duke e njohur Shqipėrinė si njė shtet autonom ose tė pavarur, nė kufijtė e saj natyrorė dhe etnografikė.

    Po kėshtu nė vitin 1892 Nikolla Naēoja, kryetar i Shoqėrisė “Drita” tė Bukureshtit, sė bashku me rregulloren e Shkollės Normale tė ēelur prej tij nė Bukuresht, u dėrgoi letra e promemorje disa personaliteteve politike e shkencore rumune dhe evropiane, si Dimitėr Butkuleskut, kryetar nderi i Shoqėrisė “Drita” dhe deputet nė parlamentin rumun, kancelarit gjerman Bismark, mbretit tė Italisė, albanologut ēek Jan Urban Jarnik, profesor nė Universitetin e Vjenės etj.

    Nė letrėn dėrguar Bismarkut, nė korrik 1892, nė emėr tė Shoqėrisė “Drita” tė Bukureshtit dhe tė popullit shqiptar, Nikolla Naēoja e vinte nė dijeni pėr gjendjen jashtėzakonisht tė rėndė politike, kulturore dhe ekonomike tė popullit shqiptar, pėr rrezikun e shkombėtarizimit tė tij nga shkollat e huaja e nga propaganda pansllaviste dhe ajo e “Megali Idesė” greke, tė cilat pėrhapeshin duke shfrytėzuar tolerancėn dhe indiferencėn ndaj tyre tė Perandorisė Osmane. Nė tė njėjtėn kohė shprehte bindjen se kancelari gjerman do t’i tėrhiqte vėrejtjen Perandorisė Osmane pėr “tė drejtat e shenjta” tė shqiptarėve, pėr krijimin e mundėsive pėr zhvillimin e tyre dhe pėr mbrojtjen nga rreziqet qė u kanoseshin.

  15. #55
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    2. KRYENGRITJET SHQIPTARE NĖ VITET 1883-1895






    Kryengritjet kundėrosmane nė vitet 1883-1885



    Megjithėse pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit rilindėsit e vlerėsonin gjendjen politike tė brendshme e tė jashtme tė vendit si tė papėrshtatshme pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme, qėndresa e armatosur e shqiptarėve kundėr sundimit osman e masave tė tij shtypėse vijoi pa ndėrprerje. Por tani ajo pati karakter lokal dhe u zhvillua nė pėrmasa mė tė kufizuara.
    Vatra tė pashuara kryengritjesh e konfliktesh tė armatosura mbetėn malėsitė shqiptare (tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Lumės, tė Mirditės, tė Himarės etj.). Por lufta e armatosur pėrfshiu herė pas here edhe zonat fushore e qytetet (si Podrimėn, Rekėn e Zadrimėn dhe qytetet e Prizrenit, tė Gjakovės, tė Pejės, tė Shkodrės etj.).

    Kryengritja e parė pas shtypjes sė Lidhjes ishte ajo e Malėsisė sė Mbishkodrės, ku pakėnaqėsia kishte ardhur gjithnjė duke u rritur. Nė vitin 1882 ajo u shtua edhe mė shumė pėr shkak tė veprimeve arbitrare dhe tė krimeve tė bylykbashit tė krahinės. Shaljanėt dogjėn shtėpitė e disa zaptijeve qė ishin tė lidhura me bylykbashin dhe dėrguan te qeveritari i Shkodrės njė pėrfaqėsi tė pėrbėrė prej 60 vetash tė armatosur, e cila i njoftoi atij se kundėrshtimi ndaj qeverisė do tė vazhdonte derisa tė emėrohej njė bylykbash i pėrshtatshėm pėr ta. Nė dhjetor tė po atij viti u vra nga malėsorėt komisari i policisė sė bajraqeve malore, i cili kishte ngjallur urrejtjen e gjithė Malėsisė.

    Situata u acarua edhe mė shumė kur autoritetet qeveritare osmane hynė nė bisedime me Malin e Zi, lidhur me konfliktet kufitare, pėr tė siguruar asnjanėsinė e tij nė rast se organizohej njė ekspeditė ushtarake pėr nėnshtrimin e Malėsisė sė Mbishkodrės. Pėr t’i dalė pėrpara situatės, mė 26 prill 1883 pėrfaqėsuesit e Malėsisė organizuan nė Kastrat njė mbledhje, nė tė cilėn vendosėn tė kundėrshtonin shtimin e trupave ushtarake osmane nė Malėsi dhe ēdo lėshim tė territorit tė tyre Malit tė Zi. Nė mbledhjen e Kastratit u vendos qė tė formohej njė lidhje mbrojtėse e malėsisė, e cila do tė merrte masa si kundėr Portės sė Lartė, ashtu edhe kundėr Malit tė Zi. Qeveritarėt osmanė nga ana e tyre po pėrgatisnin me shpejtėsi njė ekspeditė ushtarake pėr nėnshtrimin e Malėsisė. Mė 2 qershor 1883 u vunė nė lėvizje shtatė batalione dhe njė bateri malore, e komanduar nga gjenerali Hafiz Pasha. Nė ndihmė tė tyre u vunė edhe dy luftanije nė liqenin e Shkodrės me dy kompani ushtarėsh. Me kastratasit u bashkuan forcat e Shalės, tė Shkrelit, pjesėrisht tė Hotit, tė Grudės e tė Kelmendit. Pėrpara qėndresės kėmbėngulėse tė kryengritėsve Hafiz Pasha u detyrua tė kėrkonte ndėrprerjen e luftės, duke u premtuar “kushte tė ndershme”: do tė respektoheshin privilegjet e tyre tradicionale dhe do tė gjendeshin “kompensime tė tjera” pėr lėshimet tokėsore ndaj Malit tė Zi.

    Por luftimet vazhduan gjatė 15 ditėve. Forcat osmane morėn masa tė egra terrori ndaj popullsisė. Me shtypjen e kryengritjes turqit shpallėn njė falje gjysmake. Njė numėr krerėsh malėsorė u hodhėn nė arrati pėr tė mos rėnė nė dorė tė tyre.
    Ngjarje tė tjera ndodhėn gjatė vitit 1883 nė Llap tė Kosovės, ku u ngritėn rreth 300 burra pėr tė kundėrshtuar bylykbashin turk, i cili ishte dėrguar pėr tė mbledhur taksat qeveritare. Po kėshtu, nė Dibėr, nėn trysninė e popullsisė sė pakėnaqur tė qytetit e tė malėsisė, u hoqėn nga detyra mytesarifi dhe kryetari i gjyqit ushtarak. Nė kėtė rast dibranėt u ēliruan edhe nga puna angari nė rrugėn ushtarake Ohėr-Strugė-Dibėr, ndėrtimi i sė cilės u pezullua.

    Vatėr e qėndresės kundėrosmane mbeti gjithnjė Kosova. Megjithėse pesha kryesore e ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Dervish Pasha kishte rėnduar pikėrisht mbi tė, Stambolli nuk arriti ta qetėsonte kėtė krahinė veēse pėrkohėsisht. Nė gusht e shtator tė vitit 1884 popullsia e Prizrenit dhe e rretheve tė tij e kundėrshtoi pagimin e taksės pėr kokė qė do tė vilej me rastin e regjistrimit tė popullsisė, si edhe shtesėn prej 25% tė sė dhjetės. Rreth 500 podrimas, fandas e lumjanė tė armatosur hynė nė Prizren. Nė kėto rrethana autoritetet e vendit premtuan se do tė hiqnin dorė nga detyrimet e reja. Mirėpo, kur nga mesi i shtatorit ato i kėrkuan pėrsėri kėto detyrime, njė numėr edhe mė i madh malėsorėsh tė armatosur hynė nė Prizren dhe dėbuan prej qytetit mytesarifin e drejtorin e financės.

    Pėr tė qetėsuar gjendjen, Porta e Lartė i hoqi nga Prizreni nėpunėsit e dėbuar dhe premtoi edhe njėherė anulimin e taksave e lirimin e atdhetarėve tė burgosur e tė internuar gjatė ekspeditės sė komanduar nga Dervish Pasha. Por pas kėsaj qeveria osmane dėrgoi pėrforcime ushtarake nė Prizren dhe arrestoi e internoi pjesėmarrėsit e ngjarjeve tė shtatorit 1884. Reagimi i popullsisė ishte i menjėhershėm. Nė shkurt tė vitit 1885 shpėrtheu njė kryengritje e re. Kėtė radhė, krahas uljes sė taksave dhe tė drejtės pėr mbajtjen e armėve, kryengritėsit kėrkuan edhe faljen e tė burgosurve e tė tė internuarve tė shumtė, tė cilėt mbaheshin nė burgjet e nė viset e Anadollit qė nga koha e shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit.

    Lėvizja u shtri nė rrethet e Prizrenit, tė Ferizajt dhe nė krahinėn e Lumės. Krerėt e saj mbanin lidhje edhe me organizatat atdhetare tė mėrgimit. Veprimet luftarake vazhduan nga fundi i shkurtit deri nė mesin e marsit. Kryengritėsit prenė linjat telegrafike, sulmuan e rrethuan Prizrenin. Mė 20 shkurt 1885 midis Prizrenit e Ferizajt u bė ndeshja e parė e njė pjese tė kryengritėsve kosovarė me repartet osmane. Atė ditė kryengritėsit, tė pakėt nė numėr dhe tė armatosur keq, u tėrhoqėn pėrpara zjarrit tė dendur tė topave dhe tė mitralozave tė armikut. Por shumė shpejt e rifilluan kundėrsulmin: “... mė 1 mars, - thuhet nė letrėn qė njė atdhetar prizrenas u dėrgoi disa ditė mė vonė organizatave tė mėrgimit, - kryengritėsit ..., pasi u grumbulluan, sulmuan Prizrenin nga tė gjitha anėt pasdite nė orėn 9 allaturka dhe luftuan trimėrisht deri nė mėngjes... Dhe, me gjithė mitralimin e tmerrshėm e tė vazhdueshėm, luftuan deri nė shtėpitė e para tė qytetit dhe i pushtuan”.

    Autoritetet osmane dėrguan atėherė njė ekspeditė tė madhe ushtarake me mareshalin Vesel Pasha nė krye. Kryengritėsit, tė ndodhur pėrballė forcave tė mėdha armike, u detyruan tė hiqnin rrethimin e qytetit e tė tėrhiqeshin, ndėrsa udhėheqėsit e tyre qėndruan nė arrati dhe u pėrpoqėn tė mbanin gjallė kryengritjen. Vesel Pasha, krahas masave qė mori pėr tė siguruar qetėsinė nė Prizren, nė gusht 1885 iu drejtua papritmas Gjakovės, ku, nėn drejtimin e Sulejman Vokshit, po bėheshin pėrgatitje pėr tė formuar njė lidhje tė re. Nė fillim ai arrestoi Sulejman Vokshin e bashkėpunėtorėt e tij. Popullsia e zemėruar, duke dashur tė pėrsėriste ngjarjet e zhvilluara tetė vjet mė parė kundėr mareshalit Mehmet Ali pasha, sulmoi trupat osmane qė kishin bllokuar qytetin. Ndėrmjet tyre u zhvilluan luftime tė ashpra, por nė saje tė pėrforcimeve ushtarake qė erdhėn nga Prishtina, Vesel Pasha mundi t’i sprapste sulmet e shqiptarėve.

    Kur nė Gjakovė zhvilloheshin luftimet, nė Rumelinė Lindore shpėrtheu kryengritja ēlirimtare kundėr Stambollit dhe disa ditė mė vonė u shpall bashkimi i saj me Bullgarinė. Duke parashikuar keqėsimin e mėtejshėm tė gjendjes nė Ballkan, Porta e Lartė u detyrua tė ndryshonte qėndrimin e vet ndaj shqiptarėve. Ajo pezulloi veprimet ushtarake, e anuloi edhe njėherė urdhrin pėr zbatimin e reformave centralizuese, ua njohu malėsorėve tė drejtėn tė mbanin armė, liroi nga burgu e nga internimi shqiptarėt e arrestuar, duke pėrfshirė edhe udhėheqės tė Lidhjes sė Prizrenit, si Abdyl Frashėrin e Sulejman Vokshin dhe, mė nė fund, premtoi se do tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe nė shkollat e Shqipėrisė.



    Kryengritjet shqiptare tė viteve 1887-1893




    Meqenėse bashkimi i Rumelisė Lindore me Bullgarinė (1885) cenonte status quo-nė nė Ballkan, u vunė nė lėvizje si Fuqitė e Mėdha, ashtu edhe monarkitė ballkanike. Rusia dhe Austro-Hungaria e kundėrshtuan kėtė veprim qė “prishte” ekuilibrin politik tė Ballkanit. Por nė Konferencėn e Fuqive tė Mėdha, qė u mblodh nė Stamboll posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje, fitoi teza e Anglisė, e cila, duke e parė rritjen e Bullgarisė, qė tani ishte prishur me Peterburgun, si njė pengesė pėr shtrirjen ruse nė Ballkan, kėrkoi qė bashkimi i Rumelisė Lindore me Bullgarinė tė njihej si fakt i kryer. Serbia e Greqia, nga ana e tyre, nuk u pajtuan me kėtė akt; ato kėrkuan shpėrblime territoriale pėr tė kundėrbalancuar zgjerimin e Bullgarisė dhe filluan pėrgatitjet ushtarake. Me nxitjen edhe tė Austro-Hungarisė, Serbia, nė nėntor 1885, i shpalli luftė Bullgarisė qė pėrfundoi pas dhjetė ditėsh me disfatėn e serbėve. Greqia hoqi dorė nga lufta kundėr Bullgarisė, por u orvat tė siguronte shpėrblime territoriale duke e kėrcėnuar Turqinė me luftė. Porta e Lartė iu pėrgjigj kėtij kėrcėnimi, duke forcuar kufijtė turko-grekė. Me kėtė rast edhe nė Shqipėrinė e Poshtme, nė afėrsi tė kufirit grek, u pėrqendruan ushtri tė mėdha osmane. Edhe kėtė radhė Stambolli u bėri thirrje shqiptarėve tė inkuadroheshin nė ushtrinė osmane pėr t’i bėrė ballė kėrcėnimit grek.

    Nė kėto kushte, kur pėr shkak tė masave ushtarake tė Athinės lindi pėrsėri rreziku i copėtimit tė vendit, jo vetėm ata krerė feudalė qė nuk donin tė shkėputeshin nga Perandoria Osmane, por edhe rilindėsit qė udhėhiqnin lėvizjen kombėtare, nuk ndryshuan qėndrimin e tyre ndaj Perandorisė Osmane dhe nuk shtruan si detyrė tė ditės ēėshtjen e shkėputjes prej saj. Duke shprehur gatishmėrinė pėr tė luftuar kundėr rrezikut grek qė kėrcėnonte tokat shqiptare, rilindėsit theksuan njėkohėsisht pėrballė opinionit publik evropian dhe qeverisė sė sulltanit, karakterin e veēantė kombėtar tė qėndresės shqiptare.

    Por gjendja e jashtme politike e Perandorisė Osmane u pėrmirėsua shpejt. Fuqitė e Mėdha, konsekuente nė politikėn e ruajtjes sė status quo-sė, formalisht nuk lejuan tė bėheshin ndryshime territoriale nė Ballkan. Me traktatin bullgaro-turk qė u nėnshkrua nė mars tė vitit 1886 nė Bukuresht, ato e njohėn bashkimin e Principatės Bullgare me Rumelinė Lindore, por me kusht qė tė ruhej nė dukje gjendja e mėparshme. Fuqitė e Mėdha e ndaluan edhe Greqinė tė ndėrmerrte veprime luftarake kundėr Turqisė dhe e detyruan me forcė tė bėnte ēmobilizimin.
    Sapo u qetėsua gjendja e saj e jashtme, Porta e Lartė u kthye nė qėndrimin e mėparshėm ndaj shqiptarėve, duke shkaktuar kėshtu riacarimin e marrėdhėnieve shqiptaro-osmane. Abuzimet e nėpunėsve turq dhe rritja e papėrmbajtur e taksave u bėnė shkak pėr lėvizje tė reja protestash nė krahina tė ndryshme tė vendit. Gjatė viteve 1887-1892 protestuan e ngritėn krye popullsia e Mirditės, e Zadrimės, e Prishtinės, e Drenicės, e Dibrės, e Himarės etj. Autoritetet osmane arritėn t’i shtypnin kėto lėvizje me anėn e forcės ose t’i shpėrndanin kryengritėsit duke u bėrė premtime tė rreme.

    Pėr tė qetėsuar gjendjen nė vilajetin e Kosovės, Porta e Lartė pėrqendroi atje forca tė mėdha ushtarake. Megjithatė, lėvizja atdhetare e udhėhequr nga Haxhi Zeka, Bajram Curri etj., po pėrhapej gjerėsisht nė pranverėn e vitit 1893. Nė fund tė majit Haxhi Zeka i bėri thirrje popullit tė Pejės e tė rrethinave tė saj qė tė ngrihej nė luftė kundėr pushtetit osman.

    Pasi dėshtuan nė orvatjet pėr t’i bindur kryengritėsit tė shpėrndaheshin, turqit dėrguan nė Pejė forca nga Mitrovica, nga Berana e nga Shkupi. Haxhi Zeka ishte tėrhequr nga qyteti dhe ishte vendosur nė fshatin Leshan, ku i shkuan nė ndihmė 2 000 malėsorė tė krahinės sė Gjakovės tė udhėhequr nga Bajram Curri. Veprimet luftarake filluan mė 11 korrik, por nuk vijuan gjatė. Turqit, duke pėrdorur forcėn e premtimet, si edhe duke pasur pėrkrahjen e disa ēifligarėve vendas, e shtypėn kryengritjen, e cila, pėr mungesė organizimi, mbeti e kufizuar vetėm nė rrethet e Pejės e tė Gjakovės. Haxhi Zeka u arrestua nė mėnyrė tė pabesė dhe u mbajt nė Stamboll pėr disa vjet.

    Pa u shtypur mirė kjo kryengritje, nė Lumė shpėrtheu njė kryengritje e re. 3 000 lumjanė tė armatosur iu afruan Prizrenit dhe kėrkuan dėbimin e mytesarifit turk. “Tėrė Luma ėshtė ngritur me armė dhe kėrkon pėrzėnien e mytesarifit tė Prizrenit e tė disa bejlerėve tė atjeshėm”, shkruante konsulli serb i Prishtinės. Valiu i Kosovės dhe Porta e Lartė, pėr t’i prerė rrugėn zgjerimit tė konfliktit, shkarkuan nga detyra mytesarifin e Prizrenit, Salih Pashėn.

    Kryengritjet kundėrosmane tė kėtyre viteve nuk ishin tė organizuara nė shkallėn e duhur dhe as tė lidhura ndėrmjet tyre. Edhe kėrkesat e paraqitura ishin tė kufizuara. Megjithatė, Abdyl Frashėri shihte tek ato synimet e shqiptarėve pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane.“Shqiptarėt, - shkruante Abdyli nė vitin 1888, - nuk kanė pushuar kurrė sė shfaquri pakėnaqėsinė e tyre kundrejt qeverisė osmane dhe dėshirėn e tyre pėr pavarėsi”.
    Ndonėse u shtypėn, kėto kryengritje patėn disa rezultate tė pjesshme, siē ishin ulja e barrės sė taksave dhe lirimi i tė burgosurve dhe i tė internuarve politikė.

  16. #56
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    3. PĖRPJEKJET PĖR ZHVILLIMIN E ARSIMIT DHE TĖ KULTURĖS KOMBĖTARE.
    KONTRIBUTI I DIASPORĖS SHQIPTARE








    Organizimi dhe veprimtaria e diasporės shqiptare



    Pėr shkak tė reaksionit tė egėr osman qė u vendos pas Lidhjes sė Prizrenit dhe tė keqėsimit tė mėtejshėm tė gjendjes ekonomike, mėrgimi jashtė vendit e sidomos jashtė kufijve tė Perandorisė Osmane mori pėrmasa gjithnjė e mė tė mėdha. Qindra e mijėra shqiptarė u detyruan tė lėnė vatrat e tyre dhe tė mėrgojnė nė Rumani, nė Bullgari, nė Egjipt etj. Tė mėrguarit forcuan kėshtu kolonitė e vjetra shqiptare qė ndodheshin nė kėto vende. Nė kėto vite filluan gjithashtu mėrgimet e para tė shqiptarėve nė Rusi e nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
    Duke qenė se nė atdheun e robėruar lėvizja kombėtare zhvillohej nė kushte ilegale dhe zbatimi i programit tė saj, qoftė edhe pėr arsimin e kulturėn, ishte gati i pamundur, njė rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe mori veprimtaria e diasporės shqiptare. Me gjithė vėshtirėsitė e shumėllojshme qė duhej tė kapėrcenin, shqiptarėt e mėrguar mbajtėn lidhje tė vazhdueshme me atdheun dhe dhanė njė kontribut shumė tė madh nė lėvizjen kombėtare, veēanėrisht pėr zhvillimin e arsimit e tė kulturės shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarėve tė mėrguar filloi tani tė organizohej e tė udhėhiqej nga shoqėritė qė u krijuan gjatė kėsaj periudhe. Kėto shoqėri atdhetare, tė ngritura jashtė Perandorisė Osmane, vepruan legalisht dhe nė kushte mė tė mira politike.

    Ndonėse kishin synime tė qarta politike, pėr tė pėrgatitur ēlirimin e atdheut nga robėria dhe mbrojtjen e tij nga copėtimi, ato paraqiteshin si shoqėri kulturore, gjė qė pasqyrohej edhe nė programet e statutet e tyre. Kjo bėhej pėr tė shfrytėzuar mjetet legale nė tė mirė tė lėvizjes shqiptare dhe pėr tė shmangur ēdo pengesė qė mund tė nxirrej, nėn presionin e qeverisė osmane, nga organet qeveritare tė vendit ku vepronin. Bashkėkohėsi dhe veprimtari i kėtyre shoqėrive, Visar Dodoni, ka shkruar mė vonė: “Ahere fytyr’ e dėshirės sė shqiptarėve ishte pėrlindja e letraturės shqipe; po qėllimi qė mshifnin dėshirat ish liria kombiare...”.
    Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip, e themeluar nė Stamboll nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit, pati jetė tė shkurtėr. Pas tronditjes qė pėsoi gjatė reaksionit tė vitit 1881 dhe pasi mbeti me pak anėtarė, ajo nuk mundi ta vijonte veprimtarinė e saj nė forma tė organizuara e legale si mė parė. Disa nga anėtarėt e kėsaj Shoqėrie i larguan nga Stambolli, kurse disa tė tjerė hoqėn dorė vetė prej saj. Megjithatė, njė bėrthamė anėtarėsh aktivė si dhe kryetari i saj Sami Frashėri e vijuan veprimtarinė nė fushėn kombėtare mė shumė nė forma individuale dhe nė kushte ilegaliteti.

    Nė kėto rrethana, pėr t’iu pėrgjigjur mė mirė nevojave tė lėvizjes kombėtare, patriotėt u detyruan ta kalonin njė pjesė tė madhe tė veprimtarisė jashtė Perandorisė Osmane, por gjithnjė nė afėrsi tė Shqipėrisė, nė vende si Rumania e Bullgaria, tė ēliruara nga zgjedha e huaj, ku kishte koloni shqiptare tė mėrgimit.
    Shteti rumun, i formuar nga bashkimi i principatave tė Vllahisė e tė Moldavisė (mė 1859), sidomos pas sigurimit tė pavarėsisė (mė 1878), vijoi tė jetė vendi kryesor i strehimit tė emigrantėve tė krahinave tė ndryshme tė Turqisė Evropiane, pra edhe tė njė numri tė madh shqiptarėsh. Pėr shkak tė lidhjeve tradicionale ndėrmjet dy popujve dhe tė interesave tė pėrbashkėt politikė nė Ballkan, shteti rumun e pėrkrahte luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve dhe veprimtarinė e kolonisė shqiptare nė Rumani. Po kėshtu shteti i ri bullgar, i ēliruar mė 1878 dhe i bashkuar me Rumelinė Lindore mė 1885, nuk e pengoi organizimin dhe veprimtarinė e kolonisė shqiptare nė Sofje e nė qendra tė tjera tė Bullgarisė.
    Kolonitė shqiptare nė Rumani e nė Bullgari, duke qenė numerikisht mė tė mėdha, materialisht mė tė forta dhe nė rrethana politike mė tė favorshme morėn pėrsipėr njė rol tė veēantė e me shumė rėndėsi nė lėvizjen kombėtare, duke ndihmuar pėr ngritjen e shtypshkronjave, pėr botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe, pėr nxjerrjen e gazetave shqiptare, pėr hapjen e shkollave kombėtare etj.
    Pikėrisht kur po shtypej Lidhja e Prizrenit dhe kur ishin krijuar kushte tė vėshtira pėr veprimtarinė e Shoqėrisė sė Stambollit, zuri fill Shoqėria e Bukureshtit, e cila si nga numri i anėtarėve, ashtu edhe nga veprimtaria, u bė shoqėria mė e rėndėsishme kulturore e kėsaj periudhe.

    Kriza e fundit e Lindjes dhe lufta 3-vjeēare e popullit shqiptar nėn udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit ushtruan ndikimin e tyre nė gjallėrimin e veprimtarisė atdhetare tė shqiptarėve tė Rumanisė. Pėrveē kontakteve qė mbanin me Shqipėrinė, ata filluan tė lidheshin edhe me shqiptarėt e Stambollit e tė Egjiptit, veēanėrisht me Sami Frashėrin.
    Nė korrik tė vitit 1881 u organizua nė Bukuresht njė mbledhje e atdhetarėve shqiptarė tė asaj kolonie, tė cilėt formuan Shoqėrinė “Deg’ e Shoqėrisė sė Stambollit”. Pas krijimit tė kėsaj Shoqėrie, shkuan nė Bukuresht Jani Vretoja e Pandeli Sotiri, tė dėrguar nga Shoqėria e Stambollit. Vitin tjetėr nė Egjipt u themelua njė degė tjetėr e Shoqėrisė sė Stambollit me tė njėjtin emėr, por pėr shkak tė vėshtirėsive politike kjo degė pėrkohėsisht nuk mundi tė zhvillohej. Pėr disa kohė edhe “Deg’ e Shoqėrisė sė Stambollit” nė Bukuresht mbeti e dobėt dhe me veprimtari tė kufizuar. Por me shtimin e numrit tė anėtarėve tė saj dhe pėr tė pėrballuar mė mirė nevojat qė shtronte zhvillimi i mėtejshėm i lėvizjes kombėtare, sidomos nė fushėn kulturore, u bė njė hap i ri pėrpara.

    Nė dhjetor tė vitit 1884 u mblodh nė Bukuresht njė kuvend i posaēėm, i cili themeloi njė shoqėri kulturore mė vete me emrin “Drita”. Nė dokumentet e kėsaj mbledhjeje dhe nė statutin e shoqėrisė u pėrcaktua edhe programi. Mbledhja zgjodhi komitetin drejtues me kryetar Anastas Avramidhi Laēke, njė pasanik shqiptar nga Korēa, nga i cili shoqėria shpresonte tė siguronte shuma tė rėndėsishme pėr qėllimet e saj. Qysh nė kėtė mbledhje u hartua njė listė ndihmash pėr blerjen e njė shtypshkronje. Kryetari i Shoqėrisė “Drita” premtoi se do tė jepte pėr kėtė qėllim 100 mijė franga dhe se do tė linte me testament nė dobi tė lėvizjes kulturore shqiptare gjithė pasurinė e tij.
    Qysh nė muajt e parė numri i anėtarėve tė shoqėrisė arriti nė 300 veta. Ndonėse ajo kishte synime tė qarta politike kombėtare, statuti e paraqiste atė si njė shoqėri kulturore-letrare. Nė nenin 1 tė tij thuhet se Shoqėria e shqiptarėve “Drita” themelohej duke pasur si qėllim tė vetėm zhvillimin e pėrparimin e gjuhės shqipe. Nė nenin 2 thuhej se shoqėria nuk do tė pėrzihej nė ēėshtje politike dhe se pėr t’ia arritur qėllimit tė vet do tė shtypte libra nė gjuhėn shqipe dhe do tė ēelte shkolla shqipe nė Shqipėri, tė cilat do tė ndihmonin pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare. Nė nenin 3 kėrkohej qė nė shkollat shqipe gjuha turke tė ishte fakultative si gjuhė e Perandorisė, kurse nė nenin 4 pėrcaktohej qė si alfabet i shqipes tė pėrdorej ai i Stambollit. Me 43 nenet e statutit rregullohej tėrė veprimtaria e Shoqėrisė “Drita”, si dhe marrėdhėniet me degėt e saj.

    Shoqėria “Drita” e Bukureshtit, duke ecur nė gjurmėt e Shoqėrisė sė Stambollit, filloi tė punonte pėr pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe me anėn e shkollave, tė librave didaktike, tė gazetave etj. Mbėshtetur nė programin e nė statutin e saj, shoqėria shtroi si detyrė kryesore blerjen e njė shtypshkronje pėr botimin e librave shqip. Pėr kėtė qėllim mblodhi si ndihmė 10 828 lej, pėrveē shumės qė kishte mbledhur mė parė dhe, pas njė kohe, shtypshkronja e porositur nė Vjenė u vendos nė Bukuresht. Ndėrkohė Sami Frashėri, Naim Frashėri dhe Jani Vretoja pėrgatitėn tekstet e para mėsimore dhe ia dėrguan Shoqėrisė sė Bukureshtit, e cila nė muajt e parė tė vitit 1886 filloi t’i botonte nė shtypshkronjėn e saj. Nė vitin 1886 u botua nga Naim Frashėri: “E kėndimit tė ēunave kėndonjėtoreja”, “Dėshir’ e vėrtetė e shqipėtarėvet” (greqisht), “Istoria e pėrgjithshme”, “Vjersha pėr mėsonjėtoret e para”, “Bagėti e bujqėsija”; nga Sami Frashėri: “Abetare e gjuhėsė shqip” dhe “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (gramatika); nga Jani Vretoja: “Numėrmėsonjė” dhe “Mirėvetija” (Mėsime morali). Po kėshtu Shoqėria “Drita” kėrkoi nga qeveria osmane qė shkollat nė gjuhė tė huaj nė Shqipėri tė shndėrroheshin nė shkolla shqipe ose qė nė to tė mėsohej edhe gjuha shqipe.
    Themelimi i kėsaj shoqėrie kulturore, pjesėmarrja e qindra shqiptarėve ortodoksė, nė mėnyrė tė veēantė e korēarėve, qė nė rini kishin ndjekur shkollėn e kishėn greke, i shqetėsoi kundėrshtarėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe veēanėrisht qarqet shoviniste greke, tė cilat kishin pretendime mbi Korēėn dhe mbi tėrė Shqipėrinė e Poshtme. Duke shprehur kėtė shqetėsim gazeta e Athinės “Konfederata Lindore” shkruante nė janar tė vitit 1885: “Morėm vesh me njė habi tė dhimbshme se nė Bukuresht u themelua njė silog (komitet) pėr lėvrimin e gjuhės shqipe ... pėr ta pėrpunuar dhe bėrė sa mė tė kulluar ... Pėr ta shkėputur pėrgjithmonė Shqipėrinė nga Greqia, deshėn tė nxjerrin nė dritė njė gjuhė shqipe. Sepse lindja e kėsaj gjuhe nuk do tė thotė gjė tjetėr veēse ndarje dhe shkėputje e shqiptarėve prej nesh...”.

    Nė Bukuresht nė atė kohė vepronin disa gazeta e shoqėri greke tė lidhura me Patrikanėn e Stambollit e me Athinėn, tė cilat ndiqnin hap pas hapi si shtypin, ashtu edhe tėrė lėvizjen kombėtare. Nė Bukuresht ishte gjithashtu filiali i Komitetit Pansllavist me ambasadorin rus nė krye, i cili mbante lidhje me konsujt e shteteve ballkanike (grekė, serbė, bullgarė), si dhe me komitetet e tyre qė vepronin nė Rumani. Silogu grek nė Bukuresht u angazhua pėr tė penguar me ēdo mėnyrė veprimtarinė e Shoqėrisė “Drita”. Kundėr saj veproi edhe konsulli rus nė Bukuresht, Hitrovo, i cili, ashtu si konsulli i atjeshėm grek, nxiti pėrēarje ndėrmjet anėtarėve tė kryesisė sė Shoqėrisė “Drita” dhe sė bashku u pėrpoqėn ta pengojnė e ta paralizojnė veprimtarinė e shoqėrisė shqiptare.
    Disa nga drejtuesit e Shoqėrisė “Drita” u lėkundėn pėrballė presionit grek. Madje, vetė kryetari i saj Anastas Laēke, i mikluar nga ledhatimet e lavdėrimet e mbretit tė Greqisė (qė e dekoroi pėr “besnikėri”), dhe i kėrcėnuar nė fshehtėsi nga elementėt grekomanė, hoqi dorė nga veprimtaria e tij nė dobi tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe u bashkua me grekomanėt.
    Ndėrhyrjet dhe intrigat e jashtme bėnė qė nė radhėt e Shoqėrisė sė Bukureshtit tė futej fara e grindjes dhe e pėrēarjes dhe qė veprimtaria e saj tė binte pėrkohėsisht. Lėkundjet e grekomanėve dhe mosmarrėveshjet ndėrmjet dy grupimeve politike qė u formuan nė gjirin e Shoqėrisė, bėnė qė kjo tė shpėrndahej nė vitin 1886. Nė vendin e saj u krijuan dy shoqėri.

    Grupi i kryesuar nga Nikolla Naēo (1843-1913), nė mbledhjen qė u mbajt nė janar tė vitit 1887, themeloi njė shoqėri mė vete po me emrin “Drita”, nė tė cilėn morėn pjesė pėrkrahėsit e tij. Pjesa tjetėr e atdhetarėve shqiptarė formoi nga mesi i vitit 1887 njė shoqėri tjetėr me emrin “Dituria”, sipas emrit tė dytė tė revistės shqipe tė botuar nė Stamboll.
    Nė themel tė konfliktit ndėrmjet dy shoqėrive qėndronin pikėpamjet e tyre tė ndryshme pėr njė varg ēėshtjesh tė lėvizjes kombėtare. Nikolla Naēoja vlerėsoi drejt rrezikun qė i kėrcėnohej lėvizjes kombėtare nga politika e qarqeve drejtuese tė Greqisė, nga pansllavizmi dhe nga ndikimi i kishės e i kulturės greke mbi shqiptarėt. Por, nė tė njėjtėn kohė, ai mendonte se shqiptarėt do tė mund tė pėrballonin lakmitė aneksioniste tė shteteve fqinje nėpėrmjet bashkėpunimit me vllehėt e Shqipėrisė, tė Maqedonisė e tė Pindit dhe, nėpėrmjet tyre, me Rumaninė. Sipas tij, vetėm njė bashkėpunim i tillė do t’u jepte mundėsinė tė dy palėve, shqiptarėve dhe vllehėve, qė t’u bėnin ballė rreziqeve tė pėrbashkėta qė u vinin nga shovinistėt grekė, serbė e bullgarė.
    Pikėpamjet e Nikolla Naēos pėr t’u mbėshtetur nė ndihmėn e njė shteti tė huaj, sikurse ishte Rumania, nuk pėrputheshin me mendimin e forcave tė tjera politike tė lėvizjes kombėtare, tė cilat ishin pėr njė qėndrim mė tė ashpėr kundėr sulltanit e Perandorisė Osmane dhe nuk ishin kundėr bashkėpunimit edhe me grekėt e me rusėt.

    Shoqėritė e riformuara “Drita” e “Dituria” e vijuan veprimtarinė e tyre nė mėnyrė tė pavarur. E para krijoi degėt e saj nė qytete tė tjera tė Rumanisė, si nė Brailė, nė Fokshan, nė Kostancė, nė Marashesht, nė Krajovė, nė Ploesht etj., ku kishte mjaft shqiptarė tė mėrguar. Kėto degė krijuan fondet e tyre pėr pėrhapjen e mėsimit shqip e pėr botimin e librave dhe mbanin lidhje me Shoqėrinė “Drita” tė Bukureshtit, qė ishte shoqėri qendrore. Kjo bėri disa botime tė tjera didaktike. Po kėshtu dega e Shoqėrisė “Drita” nė Brailė (nė maj 1887) nxori gazetėn letrare-shkencore “Drita” (rumanisht “Lumina”), e cila pati gjithsej 11 numra. Nė gusht tė vitit 1888 doli numri i parė i gazetės “Shqipėtari” (“Albanezul”), organ i Shoqėrisė “Drita”, gazetė javore nė gjuhėn shqipe e rumune, e cila, me ndėrprerje, vijoi tė dalė deri mė 1903.

    Nė artikullin me titull “Ēfarė kėrkojmė”, botuar nė numrin e parė tė gazetės “Shqipėtari”, jepej nė mėnyrė tė pėrmbledhur programi i Shoqėrisė “Drita”, nė tė cilin kėrkohej: “1) Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė shkolla dhe nė kisha; 2) Themelimi i degėve kulturore dhe hapja e shkollave shqipe; 3) Zhvillimi i gjuhės, i historisė dhe i letėrsisė kombėtare; 4) Botimi i teksteve shkollore, i revistave dhe i gazetave nė gjuhėn shqipe”. Nė vazhdim tė programit gazeta shpallte gjithashtu njė thirrje nė formė manifesti, drejtuar gjithė shqiptarėve, me tė cilėn i grishte ata, kudo qė jetonin e pa dallim feje, tė ngriheshin “si njė trup i vetėm, pėr tė kontribuar me punėn e tyre, me pasuri, me fjalė, me mendje, me zemėr dhe nė rast nevoje edhe me jetėn pėr zhdukjen e robėrisė sė popullit shqiptar”. Siē shihet, programi dhe thirrja nuk kanė vetėm pėrmbajtje kulturore e arsimore, por edhe politike e atdhetare. Megjithatė, veprimtaria e Shoqėrisė “Drita” zyrtarisht nuk drejtohej hapur kundėr sulltanit dhe nuk kėrkonte drejtpėrdrejt pavarėsinė e Shqipėrisė. Kjo motivohej me rrezikun e madh qė i kanosej popullit shqiptar nga politika shoviniste e shteteve fqinje. Njė qėndrim i tillė taktik i Shoqėrisė “Drita” shpjegohet edhe me koniunkturėn politike tė kohės, me interesimin e qeverisė rumune pėr tė mos cenuar marrėdhėniet e mira tė Rumanisė me Portėn e Lartė.
    Njė luftė tė ashpėr Shoqėria “Drita” dhe gazeta “Shqipėtari” bėnė kundėr politikės aneksioniste greke tė “Megali Idesė” dhe kundėr grekomanizmit si pjellė e saj. Mirėpo vetė pėrpjekjet pėr ngritjen kulturore kombėtare ishin tė gėrshetuara me luftėn politike pėr lirinė kombėtare.

    Shoqėria “Drita” dhe Nikolla Naēoja, qė ishte udhėheqėsi kryesor i saj, u pėrpoqėn tė tėrhiqnin vėmendjen e opinionit publik evropian pėr ēėshtjen shqiptare, duke u dėrguar thirrje e memorandume personaliteteve politike tė kohės, qeverisė osmane etj. Shoqėria “Drita” ndihmoi gjithashtu pėr mbajtjen e shkollave shqipe dhe pėr furnizimin e tyre me libra shqip.
    Shoqėria “Dituria”, me tė cilėn u bashkuan shumica e shqiptarėve tė Bukureshtit, me kryetar Kostaq Duron, pasi miratoi programin, vijoi veprimtarinė e vet me botimin e librave, tė dorėshkrimeve qė vinin kryesisht nga Naimi e Samiu, tė cilėt jetonin nė Stamboll. Tani disa shqiptarė tė pasur ishin larguar nga Shoqėria, kurse disa tė tjerė kishin kaluar nė pasivitet. Nė fillim Shoqėria “Dituria” nuk mundi tė krijojė degėt e saj dhe arkėn e kishte pothuajse tė zbrazur. Nė vitin 1888 ajo botoi tekstet “Dheshkronja” (Gjeografia) tė pėrgatitur nga Sami Frashėri dhe “Dituritė” (Njohuri tė shkencave shoqėrore e natyrore) tė Naim Frashėrit. Mė vonė ajo botoi “Rradhuashkronjėn” e Jani Vretos, “Abetaren” e gjuhės shqipe nė gegėrisht, veprat e Naim Frashėrit “Lulet’ e verės”, “Mėsime” etj. Pėr shkak tė censurės, Samiu dhe Naimi i nėnshkruanin veprat e tyre vetėm me inicialet, i pari S. F. dhe i dyti N. H. F. Botimet e Bukureshtit u shpėrndanė nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė atdheut.

    Njė kthesė e rėndėsishme nė veprimtarinė e Shoqėrisė “Dituria” u shėnua nė vitin 1896, kur nė krye tė saj u zgjodh Pandeli Evangjeli, qė ishte mjaft aktiv dhe me aftėsi drejtuese e organizative. Shoqėria “Dituria” dha ndihmesė tė madhe pėr hapjen e shkollave shqipe nė atdhe, veēanėrisht nė qarkun e Korēės. Ajo dėrgoi pa pagesė tekste shkollore dhe ndihmoi nė mbajtjen e mėsuesve tė shqipes.
    Nė vitet 90 tė shek. XIX lėvizja kombėtare nė diasporė mori zgjerim mė tė madh. Ashtu si nė Rumani, mėrgimtarė shqiptarė nė Bullgari ishin vendosur edhe mė parė, por tani ky numėr sa vinte e shtohej. Shqiptarėt e mėrguar nė Bullgari merreshin me punė tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e tyre bėnte punė krahu, si gurėgdhendės, punėtorė rrugėsh, hekurudhash e ndėrtimesh, kopshtarė etj., por kishte edhe zejtarė, si rrobaqepės, kėpucarė, zdrukthėtarė etj. Njė pjesė tjetėr merrej me tregti tė vogėl, sidomos nė qendėr tė Sofjes.
    Me kohė lokalet e disave prej tyre u shndėrruan nė qendra ku takoheshin atdhetarėt shqiptarė qė jetonin nė Sofje e nė vise tė tjera tė Bullgarisė ose ata qė kalonin pėr nė Rumani, nė Turqi e nė Rusi.

    Nė Bullgari njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e ideve kombėtare dhe tė shkrimit shqip midis shqiptarėve tė mėrguar luajti Dhimitėr Mole, i cili shkoi atje nga Bukureshti qysh nė fillim tė vitit 1886. Me punėn e tij kėmbėngulėse Dhimitėr Mole grumbulloi rreth vetes njė numėr tė madh shqiptarėsh qė jetonin nė Sofje. Nė vitin 1889 atje u themelua bėrthama e parė e Shoqėrisė pėr Arsim nė Shqipėri. Me zgjerimin e numrit tė shqiptarėve qė interesoheshin pėr fatin e atdheut tė robėruar, nė janar tė vitit 1893 u formua nė Sofje Shoqėria shqiptare me emrin “Dėshira”, me statutin dhe me fondin e saj. Programi i kėsaj shoqėrie ishte i njėjtė me atė tė shoqėrive tė Stambollit e tė Bukureshtit. Shoqėria do tė pėrpiqej “pėr tė lartėsuar frymėn e shqiptarizmit” dhe “pėr skoli nė Shqipėri”. Kryetari i komitetit tė zgjedhur nga shoqėria ishte Ligor P. Marko dhe sekretar Dhimitėr Mole. Nė nenin 2 tė statutit tė saj thuhet: “Qėllimi i Shoqėrisė “Dėshira” ėshtė pėr tė pėrhapur dituri e mėsimin e gjuhės, si edhe pėr tė pėrhapur mėsonjėtore nė gjuhėn shqipe nė Shqipėri”. Meqenėse nė fillim nė Shoqėrinė “Dėshira” mbizotėronin punėtorėt e zejtarėt, u ndje nevoja e bashkėpunimit me intelektualė shqiptarė. Prandaj shpejt shoqėria e re hyri nė marrėdhėnie me atdhetarėt dhe me shoqėritė e tjera shqiptare jashtė Bullgarisė, si me Sami Frashėrin e Naim Frashėrin nė Stamboll, me Shoqėrinė “Drita” nė Bukuresht; ajo pati lidhje edhe me atdhetarė brenda Shqipėrisė. Shoqėria krijoi degėt e saj nė qytetet ku kishte mė shumė mėrgimtarė shqiptarė, si nė Varnė e Plovdiv, por shqiptarė kishte edhe nė Plevėn, nė Rila, nė Samakov etj. Aktivitetet e ndryshme artistike e argėtuese, si edhe pėrhapja e mėsimit shqip, ndihmuan si pėr bashkimin e shqiptarėve, ashtu edhe pėr ngritjen e tyre politike e kulturore. Veprimtaria e Shoqėrisė “Drita” u zgjerua mė shumė nė vitet e fundit tė shek. XIX, kur nė Sofje u ngrit shtypshkronja me emrin simbolik “Mbrothėsia” (Pėrparimi), nė tė cilėn u botuan shumė libra e gazeta nė gjuhėn shqipe.

    Njė qendėr tjetėr e rėndėsishme e lėvizjes shqiptare gjatė kėsaj periudhe ishte Egjipti. Nismat e para tė Thimi Mitkos e tė Jani Vretos pėr tė formuar kėtu njė shoqėri kulturore nuk patėn sukses. Megjithatė, Thimi Mitkoja, Spiro Dineja, Grigor Nukoja etj. e vijuan vetė veprimtarinė atdhetare. Krahas kėsaj, Thimi Mitkoja u pėrpoq disa herė tė organizonte njė shoqėri me shqiptarėt e Egjiptit, por vetėm nė vitin 1894 u arrit qė ata tė formonin njė shoqėri me emrin “Vėllazėria e Shqiptarėve”.
    Njė rol tė rėndėsishėm nė dobi tė lėvizjes kombėtare vijuan tė luanin nė kėtė periudhė edhe arbėreshėt e Italisė. Megjithėse i moshuar, nė krye tė lėvizjes arbėreshe qėndronte gjithnjė shkrimtari dhe atdhetari i shquar Jeronim de Rada. Arbėreshėt mbanin lidhje me qendrat e tjera tė shqiptarėve tė mėrguar dhe me atdhetarėt shqiptarė brenda Shqipėrisė, si edhe me personalitete politike pėrparimtare italiane e evropiane. Me anėn e letėrkėmbimeve, tė artikujve nė shtypin e kohės dhe sidomos me organin “Fiamuri i Arbėrit” (Corigliano Calabro, 1883-1885), arbėreshėt e Italisė bėnin tė njohura e mbronin tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar. Intelektualėt arbėreshė punuan me zell nė fushėn e studimit tė gjuhės e tė kulturės shqiptare. Nė tetor tė vitit 1895 ata organizuan nė Koriliano Kalabro (Corigliano Calabro) njė kongres gjuhėsor, nė tė cilin u vendos tė formohej edhe njė shoqėri, qė mori emrin Shoqėria Kombėtare Shqiptare, e cila krijoi degė nė tė gjitha kolonitė arbėreshe.

    Veprimtaria e arbėreshėve nė dobi tė lėvizjes kombėtare u zhvillua nė kushte mė tė favorshme se ajo e kolonive tė tjera; qeveria italiane, pėr shkak tė interesave tė saj ekonomikė e politikė, nė dukje pajtohej me parimin e ndjekur nga arbėreshėt “Shqipėria pėr shqiptarėt”. Me kėtė ajo synonte tė ndalte si shtrirjen e Austro-Hungarisė e tė shteteve sllave drejt Jugut e Perėndimit tė Ballkanit, ashtu edhe zgjerimin e Greqisė drejt Veriut. Por, krahas kėsaj, qarqet politike italiane kishin filluar tė bėnin pėrpjekje pėr ta vėnė lėvizjen arbėreshe nė shėrbim tė interesave politikė tė Romės nė Shqipėri.

  17. #57
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Pėrhapja e mėsimit shqip dhe e shkollave kombėtare



    Nė vitet e reaksionit osman qė shpėrtheu pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit, veprimtarėt e lėvizjes kombėtare i dhanė rėndėsi tė veēantė zbatimit tė programit tė tyre kulturor, i cili ishte pjesė pėrbėrėse e programit kombėtar tė Rilindjes. Mirėpo detyrat e rėndėsishme me karakter politik, kulturor e ekonomik, qė shtronte zhvillimi i vendit dhe periudha historike nė fushėn e arsimit, nuk mund tė zgjidheshin me sistemin arsimor qė ishte atėherė nė Shqipėri, sepse ai pėrbėhej nga njė numėr jo i madh shkollash tė njė niveli tė ulėt, nė gjuhė tė huaja (turke, greke, italiane etj.), me pėrmbajtjen pėrgjithėsisht skolastike, me frekuentim tė pakėt dhe me cikle jo tė plota. Shkollat ishin tė ndara veē pėr popullsinė myslimane dhe veē pėr atė tė krishtere. Ato administroheshin, si rregull, nga institucionet fetare islamike, ortodokse e katolike. Pėrveē kėsaj, ky sistem arsimor ishte shndėrruar nė njė mjet tė fuqishėm ndikimi politik e kulturor si tė sunduesit osman, ashtu edhe tė shteteve tė tjera. Ndėrkaq kėrkesat e zhvillimit tė vendit, por sidomos rreziku i asimilimit tė kombit shqiptar, diktonin si njė nevojė tė ngutshme pėrhapjen e arsimit e tė kulturės kombėtare, e bėnė atė njė domosdoshmėri historike, me tė cilėn ishte e lidhur qenia dhe e ardhmja e Shqipėrisė. Duke shprehur kėtė nevojė tė madhe tė kohės, Kostandin Kristoforidhi shkruante mė 1888: “Ndė mos u shkroftė gjuha e shqipes edhe sot mbė kėtė ditė nuk do tė shkojnė shumė vjet dhe nuk do tė ketė mė Shqipėri ndė faqe tė dheut dhe as nuk do tė shėnohet mė emri i Shqipėrisė ndė hartė tė botės”.

    Megjithėse ishte bėrė detyrė e rėndėsishme dhe e ngutshme, nė kushtet e atėhershme tė Shqipėrisė pėrhapja e arsimit kombėtar ndeshte nė vėshtirėsi e nė pengesa tė shumta. Pengesat kryesore i nxirrte Perandoria Osmane, e cila ishte pėrpjekur gjithnjė t’i mbante shqiptarėt nė errėsirė e nė padituri. Megjithėse me reformat e Tanzimatit ishte shpallur se tė gjitha kombėsitė e Perandorisė do tė lejoheshin tė ushtronin lirisht gjuhėt e tyre nė institucionet arsimore e fetare, Porta e Lartė i pėrjashtoi shqiptarėt nga kjo e drejtė kombėtare. Duke u mbėshtetur nė parimin mesjetar absurd tė identifikimit tė kombėsisė me fenė, Porta e Lartė, edhe pas reformės arsimore turke tė vitit 1844, nuk ua njohu shqiptarėve tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn amtare, por vijoi t’i quante ata sipas besimit fetar “turq”, “grekė” e “latinė”.

    Nė pėrputhje me parimin teokratik islam, pas reformės arsimore Porta e Lartė krijoi pėr shqiptarėt myslimanė njė rresht tė ri shkollash shtetėrore fillore (iptidajie), qytetėse (ruzhdije) dhe pastaj gjimnaze (idadije). Ashtu si nė shkollat e mėparshme fetare, edhe nė shkollat shtetėrore osmane mėsimet zhvilloheshin vetėm nė gjuhėn turke dhe, megjithėse quheshin laike , nė planet e tyre mėsimore bėnin pjesė edhe lėndė fetare islamike. Sipas statistikave tė viteve tė fundit tė shek. XIX, nė tė katėr vilajetet e atėhershme (tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės), nė tė cilat shqiptarėt pėrbėnin njė tėrėsi kompakte e shumicėn e popullsisė, kishte 1 187 shkolla turke nga tė cilat 1 125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetėse (ruzhdije) e 5 shkolla tė mesme (idadije). Ndėrkaq sunduesit osmanė, pėr shkak tė presionit tė huaj, u lanė pak a shumė dorė tė lirė shteteve ballkanike dhe evropiane, veēanėrisht institucioneve tė tyre fetare tė krishtera, pėr tė vepruar nė Shqipėri si nė fushėn fetare, ashtu edhe nė atė arsimore. Shtetet qė nė projektet e tyre parashikonin pėrfshirjen ose copėtimin e trojeve shqiptare, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, e rritėn mė tej veprimtarinė nė fushėn arsimore e fetare, duke shtuar numrin e shkollave nė gjuhė tė huaj, duke i krijuar vėshtirėsi shkollės e kulturės shqiptare. Ato nuk ngurronin nė kėtė rast tė pėrpiqeshin pėr t’i paraqitur shqiptarėt si njė popull “tė egėr”, “pa kulturė” e me zakone “tė rėnda”, kurse veten e tyre si “shpėtimtarė”, si “pėrhapės tė arsimit e tė kulturės” etj.

    Pėrhapje tė madhe mori, veēanėrisht nė Shqipėrinė e Poshtme, shkolla nė gjuhėn greke. Me gjithė programin e tyre laik, shkollat greke ishin nėn mbikqyrjen e peshkopėve grekė dhe pėrshkoheshin nga njė frymė intolerance fetare. Shkollat greke arritėn tė pėrhapeshin deri nė Durrės e nė Tiranė. Sipas tė dhėnave tė konsullatės franceze tė Janinės, nė vitin 1882 vetėm nė vilajetin e Janinės, qė pėrfshinte gjithė Shqipėrinė e Poshtme (duke pėrjashtuar rrethet e Kolonjės, tė Korēės e tė Pogradecit) dhe qė shumicėn dėrrmuese tė popullsisė e kishte shqiptare, kishte 643 shkolla greke pėr djem e mikse me 736 mėsues dhe 22 shkolla pėr vajza me 40 mėsuese. Nė vitin 1894 nė sanxhakun e atėhershėm tė Gjirokastrės kishte 84 shkolla fillore greke e po kaq edhe nė krahinėn e Beratit.
    Organizimi e plani mėsimor i shkollave nė gjuhėn greke nė Shqipėri ishin tė njėjtė me ato tė shkollave nė Greqi. Hapja e kėtyre shkollave bėhej nga mitropolitė ortodokse greke, tė cilat, nė marrėveshje me konsujt grekė, emėronin drejtorėt e shkollave dhe personelin mėsimor. Mjetet kryesore financiare pėr mbajtjen e kėtyre shkollave siguroheshin nga qeveria e Athinės, nėpėrmjet silogut qė ishte krijuar aty pėr pėrhapjen e gjuhės e tė kulturės greke. Me anėn e kėtyre shkollave e tė propagandės qarqet politike tė Athinės pėrpiqeshin t’i paraqisnin shqiptarėt ortodoksė si grekė dhe me kohė t’i asimilonin ata. Nė fundin e shek. XIX nė Shqipėri kishte mė shumė se 1 000 shkolla greke.
    Pėrveē shkollave turke e greke, nė trojet shqiptare ishin ēelur edhe shkolla serbe, bullgare, vllahe etj. Sipas statistikave tė asaj kohe kishte mbi 300 shkolla serbe, bullgare e vllahe, pa pėrmendur shkollat nė gjuhėn italiane, tė cilat ishin nėn administrimin e Austro-Hungarisė e tė Italisė.

    Shkollat e huaja, me gjithė kufizimet e mangėsitė e programeve, ndihmonin nė pajisjen me dije tė fėmijėve, por ato, padyshim, shėrbenin si mjedise tė propagandave tė shteteve tė huaja pėr asimilimin e shqiptarėve dhe si tė tilla nuk mund t’i shėrbenin as pėrparimit kulturor kombėtar tė shqiptarėve, as emancipimit tė tyre politik e kombėtar. Prandaj rilindėsit i trajtonin ato si njė pengesė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe kėrkonin mbylljen ose kthimin e tyre nė shkolla shqipe.
    Nė kėto rrethana, patriotėt e Rilindjes punuan me pėrkushtim pėr zhvillimin e arsimit kombėtar. Rilindėsit tanė iu drejtuan nė radhė tė parė gjuhės amtare, qė kishte luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e popullit shqiptar dhe qė u kishte bėrė ballė me sukses trysnive shekullore asimiluese tė pushtuesve tė huaj. Te rilindėsit nė pėrgjithėsi ishte formuar bindja se tani vetėm duke e shkruar mund tė ruhej gjuha shqipe, se vetėm me gjuhėn amtare mund tė zhvillohej arsimi e kultura kombėtare, mund tė shkolloheshin tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga gjendja ekonomike, mund tė edukohej atdhetarizmi dhe mund tė mbrohej kombi nga asimilimi. Pikėrisht nė atė periudhė Kostandin Kristoforidhi shkruante: “Shqipėria nuk mėsonet dot, as nuk ndritet sot, as nuk qytetėronet dot me gjuhė tė huaj, pėrveē me gjuhėn e mėmės ... Edhe ndė u shkroftė gjuha e shqipes nė kėtė kohė qė gjendemi sot, edhe ndė futet ndėpėr skolirat e Shqipėrisė, kemi shpresė se do tė na njohėn pėr komp e pėr vendarė ndė dhe t’onė, edhe do tė kemi pjesė e vent ndė rretht e ndė shoqėrit tė kombevet tjerė qė gjenden nė Evropė...”. Tė njėjtėn ide mbronte Sami Frashėri kur disa vjet mė vonė shkruante: “S’mund tė ketė Shqipėri pa shqiptarė, s’mund tė ketė shqiptarė pa gjuhė shqip, s’mund tė ketė gjuhė shqipe pa shkolla nė tė cilat do tė mėsohet shqipja”.

    Rilindėsit bėnė pėrpjekje tė shumta pėr tė nxjerrė nga Porta e Lartė lejen e pėrdorimit tė gjuhės amtare nė shkollat e vendit, pėr botimin e librave shqip, pėr shpėrndarjen e tyre nė Shqipėri dhe pėr nxjerrjen e njė organi periodik shqip, qoftė edhe me pėrmbajtje krejtėsisht kulturore.
    Pėr disa kohė kėto kėrkesa ndeshėn nė kundėrshtimin e vendosur tė qeverisė osmane. Por nė verėn e vitit 1884, e shqetėsuar nga pėrpjekjet e Greqisė pėr t’i nxitur shqiptarėt tė hidheshin nė kryengritje kundėr Stambollit, si dhe nga themelimi nė Athinė i shoqatės kulturore “Vllamėt Shqiptarė”, Porta e Lartė dha lejen pėr botimin e njė organi kulturor shqip. Megjithatė, edhe nė kėtė rast ajo u qėndroi besnike parimeve tė veta, sepse ajo lejen nuk ua dha shqiptarėve myslimanė, tė cilėt vijonte t’i quante turq, por vetėm shqiptarėve ortodoksė, me qėllim qė t’i largonte nga mundėsia e bashkėpunimit me grekėt.
    Leja pėr botimin e njė reviste shqipe u dha nga Ministria turke e Arsimit nė emrin e Petro Pogės. Pas kėsaj, mė 10 gusht 1884 doli nė Stamboll numri i parė i revistės “Drita”. Pėr shkak tė censurės, lėnda e revistės u kufizua nė shkrime letrare e arsimore. Meqenėse Porta e Lartė ua ndalonte shqiptarėve myslimanė shkrimin e shqipes, Sami Frashėri e Naim Frashėri, nga penda e tė cilėve u pėrgatit shumica e lėndės, nėnshkruanin me pseudonime, i pari me tre yje, kurse i dyti me shkronjėn “D”. Nė revistėn “Drita” botuan shkrimet e tyre edhe Jani Vretoja, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi etj.

    Qėllimi i kėsaj reviste ishte pėrhapja e diturisė, zhvillimi i arsimit dhe ngritja e vetėdijes kombėtare. Revista kryente njėherėsh edhe misionin e mėsuesit pėr pėrhapjen e ideve iluministe tė rilindėsve. “Drita” u botua me alfabetin e Stambollit dhe nė kėtė mėnyrė ndikoi nė pėrhapjen e kėtij alfabeti te lexuesit e saj shqiptarė.
    Ndonėse pėrmbante vetėm shkrime me karakter arsimor-kulturor, botimi i revistės “Drita” shkaktoi shqetėsimin e qarqeve klerikale e politike greke, tė cilat ushtruan trysni tė fortė ndaj Petro Pogės dhe e detyruan tė hiqte dorė nga revista, pas botimit tė numrit tė saj tė tretė. Por atdhetarėt shqiptarė tė Stambollit nxorėn nė emrin e Pandeli Sotirit njė leje tė dytė pėr njė revistė tė re me emrin “Dituria”, e cila u bė vazhdim i “Dritės”. Duke bėrė fjalė pėr misionin e revistės “Dituria”, Sami Frashėri shkruante nė njė artikull tė numrit tė parė tė saj: “Dituria ėshtė ajo qė e bėri njeriun tė quhet njeri”. Artikujt me karakter shkencor e pedagogjik qė u botuan nė “Drita” dhe nė “Dituria” shėrbyen si bazė pėr hartimin e teksteve shkollore shqipe. Revista “Dituria” u mbyll nė numrin 12 tė saj, nė korrik tė vitit 1885.

    Edhe pėrhapja e shkrimit dhe e shkollės shqipe ndeshte gjithnjė nė pengesa tė shumta. Nė kohėn kur nė Shqipėri po shtohej numri i shkollave greke, serbe e bullgare, Porta e Lartė ndalonte hapjen e shkollave shqipe. Madje Ministria turke e Arsimit tėrhoqi edhe lejen qė kishte dhėnė pėr botimin e fjalorit tė Kostandin Kristoforidhit. Pėrhapja e shkrimit dhe e shkollės shqipe pengohej edhe nga fanatizmi fetar e nga konservatorizmi tė kultivuar prej shekujsh, sikundėr edhe mė fort nga kundėrshtimet e turkomanėve e tė grekomanėve.
    Megjithėse nė kushte shumė tė vėshtira, shkrimi i gjuhės shqipe vijoi tė mėsohej fshehurazi nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė. Nėn shembullin e mėsuesit tė tij Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, ndonėse ishte fare i ri nė moshė dhe punonte si mėsues i greqishtes nė shkollat e fshatrave Bezhan, Katund e Luaras, gjatė viteve 1882-1887 u bė njė pėrhapės i flaktė i shkrimit tė gjuhės shqipe dhe i ndjenjave kombėtare. Po kėshtu Kostandin Kristoforidhi, me t’u kthyer nė atdhe nė vitin 1884, hyri si mėsues i greqishtes nė shkollėn e Elbasanit dhe, ashtu siē kishte bėrė dikur nė Tiranė, filloi t’u mėsonte nxėnėsve fshehurazi gjuhėn shqipe. Nė Shkodėr mėsimi i gjuhės shqipe kishte krijuar tashmė njė farė tradite dhe vijonte tė mėsohej nė disa shkolla private pėr djem e pėr vajza. Po ashtu, nė vitin 1885, Gjerasim Qiriazi kishte hapur nė Manastir njė shkollė private shqipe pėr djem e pėr vajza.

  18. #58
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Rilindėsit shfrytėzuan nė tė mirė tė lėvizjes kombėtare edhe gjendjen e vėshtirė, nė tė cilėn u ndodh Perandoria Osmane nė fund tė vitit 1885 e nė fillim tė 1886 si pasojė e bashkimit tė Rumelisė Lindore me Bullgarinė, si edhe gjendjen e acaruar tė marrėdhėnieve turko-greke. Meqenėse qeveria osmane kundėrshtonte formimin e organizatave politike, rilindėsit kėrkuan tė themelonin brenda nė Shqipėri njė shoqėri kulturore. Ndėrkaq qeveria turke premtoi se do tė lejonte futjen e mėsimit tė shqipes nė shkollat shtetėrore.
    Nė fund tė vitit 1885 atdhetarėt shqiptarė zgjodhėn si vend mė tė pėrshtatshėm pėr formimin e njė shoqėrie tė tillė qytetin e Korēės. Nė kėtė mėnyrė do t’i jepej njė goditje edhe propagandės helenizuese tė qarqeve shoviniste tė Athinės dhe klerikėve grekomanė ortodoksė qė u shėrbenin atyre. Pėr tė ndihmuar atdhetarėt brenda vendit Shoqėria “Drita” e Bukureshtit dėrgoi nė Korēė Thimi Markon, njė nga anėtarėt mė aktivė tė kryesisė sė saj. Sipas udhėzimeve tė Shoqėrisė, ai i paraqiti pleqėsisė sė Mitropolisė, si dhe vetė mitropolitit grek tė Korēės, Filotheu, kėrkesėn e shqiptarėve tė mėrguar tė Bukureshtit pėr tė vėnė “gjuhėn shqipe nėpėr gjithė mėsonjėtoret” e qytetit qė administroheshin nga silogu grekoman i Korēės. Por shumica e anėtarėve tė pleqėsisė dhe tė silogut tė qytetit, tė cilėt ndodheshin nėn ndikimin e mitropolitit grek, e hodhėn poshtė kėtė kėrkesė. Me gjithė kundėrshtimin e tyre kėrkesa gjeti mjaft pėrkrahės nė radhėt e qytetarėve; ajo u mbėshtet edhe nga disa anėtarė tė dhimogjerondisė? sė komunitetit tė krishterė tė qytetit, ndėr tė cilėt mė aktiv u tregua Jovan Cico Kosturi.
    Nė lėvizjen pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe u pėrfshinė jo vetėm qytetarėt ortodoksė tė Korēės, por edhe ata myslimanė. Pėr tė drejtuar kėtė lėvizje, u krijua brenda nė Korēė nė muajt e parė tė vitit 1886 njė Komitet Kombėtar i fshehtė, i pėrbėrė nga Jovan C. Kosturi, Orhan Ē. Pojani e Thimi Markoja.
    Nė fund tė vitit 1886, me pėrmirėsimin e gjendjes sė jashtme politike tė Perandorisė Osmane, u duk qartė se Porta e Lartė nuk kishte ndėr mend ta mbante premtimin e dhėnė pėr tė futur mėsimin e shqipes nė shkollat shtetėrore dhe as tė lejonte krijimin e organizatave kulturore shqiptare. Nga ana tjetėr, pėr t’i vėnė njėfarė gardhi politikės antiturke, qė zhvillonin me anėn e mėsimit agjentėt grekė, qeveria e Stambollit dha tė kuptohej se ajo nuk do t’i pengonte shqiptarėt ortodoksė tė futnin nė shkollat e komuniteteve tė tyre mėsimin e gjuhės amtare dhe tė kishin klubet kulturore shqiptare, duke pėrjashtuar gjithnjė nga kjo e drejtė shqiptarėt myslimanė.

    Duke e parė tė pamundur futjen e gjuhės shqipe nė shkollat e huaja, Komiteti Kombėtar i Korēės nė fillim tė vitit 1887 vendosi tė ngrinte shkolla shqipe tė veēanta, tė pavarura nga shkollat qė administroheshin nga silogu grekoman. Ndėrsa atdhetarėt e Korēės e tė Bukureshtit po pėrpiqeshin tė siguronin pajisjet, librat mėsimorė dhe lokalin pėr shkollėn, Sami Frashėri e Naim Frashėri, sipas kėrkesave tė reja qė i paraqitėn qeverisė sė Stambollit, shkėputėn prej saj lejen nė emrin e Pandeli Sotirit pėr ēeljen e njė shkolle private shqipe nė Korēė.
    Pas njė lufte kėmbėngulėse gati dyvjeēare, mė 7 mars 1887 u ēel shkolla e parė shqipe e Korēės, drejtor i sė cilės ishte Pandeli Sotiri. Si lokal pėr shkollėn shėrbeu shtėpia e dhuruar nga atdhetari i mėrguar korēar Mandi Tėrpo.
    Ēelja e shkollės shqipe tė Korēės ishte njė ngjarje e shėnuar dhe njė fitore pėr gjithė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Ajo ishte kurorėzimi i pėrpjekjeve tė pėrbashkėta tė organizatave atdhetare tė tė mėrguarve shqiptarė dhe tė atdhetarėve brenda vendit. Mėsonjėtorja shqipe e Korēės nuk varej e nuk financohej prej asnjė shteti a shoqėrie tė huaj. Ajo u hap, u financua e u mbrojt nga populli dhe nga shoqėritė shqiptare tė mėrgimit.
    Dita e pėrurimit tė saj u kthye nė njė ditė feste. Tė nesėrmen e kėsaj ngjarjeje, mė 8 mars 1887, Thimi Markoja i shkruante Visar Dodanit nė Bukuresht: “... dėshira tonė u mbarua, shkolla shqipe u hap. druri qė vumė nė dhet kėtu e dy vjet sot lulėzoi dhe dha pemė tė ėmbla... Mendimet tona dhe tė luftuarit e faqezinjve grekomanė gjersa mbaruam kėtė tė shėnjtėruarė punė janė aqė shumė sa nuk mund t’ua shkruaj ndė kartė”.

    Qysh ditėn e parė nė kėtė shkollė u regjistruan 35 nxėnės. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe nė vitin e dytė arriti nė 200. Ajo ishte njė shkollė fillore laike me fizionomi tė plotė kombėtare, ku gjithė mėsimet jepeshin shqip. Turqishtja mėsohej si gjuhė e huaj, mė vonė u fut edhe frėngjishtja. Si tekste mėsimore pėrdoreshin ato qė ishin pėrgatitur nga Naim Frashėri, Sami Frashėri etj., dhe qė qenė shtypur e ishin dėrguar pa shpėrblim nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mėsonjėtorja e Korēės u bė qendėr e pėrhapjes sė shkrimit e tė kėndimit tė gjuhės shqipe edhe pėr tė rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendėr e pėrhapjes sė ideve kombėtare shqiptare. Duke qenė shkollė e pėrbashkėt pėr fėmijėt e besimeve tė ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarėve pavarėsisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndėrgjegjen kombėtare. Pėrveē Pandeli Sotirit, qė qe drejtori i parė i kėsaj shkolle, nė tė punuan si drejtorė e mėsues edhe atdhetarė tė tjerė tė shquar, si Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuēi Naēi etj.
    Ēelja e shkollės kombėtare tė Korēės ngjalli entuziazėm te patriotėt brenda e jashtė atdheut. Poeti i shquar i Rilindjes, Naim Frashėri, duke pėrshėndetur Mėsonjėtoren e ēelur nė Korēė, shkruante plot frymėzim: “Hapu, hapu errėsirė, / Pa jakė tėhu o dritė! / Se arriti koh’ e mirė, / U gdhi nata u bė ditė... / Lumja ti, moj Korē’ o lule! / Q’i le pas shoqet e tua / Si trimi nė ball’ u sule, / Ta paēim pėr jetė hua!”.

    Hapja e Mėsonjėtores sė Korēės u bė nxitje edhe pėr ēeljen e shkollave tė tjera nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė. Disa javė mė vonė u ēelėn shkolla shqipe nė Pogradec, me mėsues Koēo Sotirin (vėllai i Pandeli Sotirit), nė Rekė e nė Ohėr dhe u bėnė pėrgatitje pėr tė tilla shkolla nė Elbasan, nė Leskovik, nė Ersekė etj. Filloi tė mėsohej shkrimi shqip edhe nė mjaft fshatra.
    Komitetit Kombėtar tė Korēės filluan t’i vinin nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė, bashkė me pėrgėzimet, edhe kėrkesa tė shumta pėr t’u dėrguar tekste shkollore qė tė pėrhapnin mėsimin e shqipes qoftė nė shkollė, qoftė jashtė saj. Nė njė letėr tė Thimi Markos, dėrguar nga Korēa nė Bukuresht mė 1887 thuhej: “Sot nuk ka vend tė Shqipėrisė qė tė mos ndodhen burra shqiptarė, nė fyejt e tė cilėve tė mos lėvrinjė gjak shqiptari dhe tė cilėt tė mos pėrpiqen pėr kėtė tė shenjtėruar punė. Nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė marrim karta hiri dhe gėzimi pėr shkollėn qė hapmė... Megjithėqė na dėrguat afro 600 copė vivlla, u lutemi tė na dėrgoni edhe tė tjera”.
    Kėto suksese e lejuan Komitetin tė bėnte njė hap tjetėr: ai formoi nė Korēė njė shoqėri shqiptare, qė u quajt Shoqėria e Mėsimit Shqip. Nė krye tė kėsaj Shoqėrie u vu Alo Dishnica. Shoqėria kishte si detyrė kryesore tė organizonte e tė drejtonte veprimtarinė e atdhetarėve shqiptarė nė krahina tė ndryshme tė vendit pėr mbajtjen e shkollave tė ēelura, pėr hapjen e shkollave tė reja shqipe, pėr grumbullimin e fondeve tė nevojshme dhe shtypjen e teksteve shkollore a tė ndonjė organi periodik.

    Nė vitin 1889 nė Prizren ishte ēelur njė shkollė shqipe nėn kujdesin e Austro-Hungarisė. Pėr vite me radhė punoi nė kėtė shkollė, si mėsues i gjuhės shqipe, atdhetari Mati Logoreci, i cili shfrytėzoi tė gjitha mundėsitė pėr tė pėrhapur mėsimin e gjuhės shqipe te nxėnėsit dhe nė popullsinė shqiptare tė Prizrenit. Futja e shqipes si gjuhė mėsimi dhe veprimtaria e mėsuesit Mati Logoreci bėnė qė shkollėn e Prizrenit, me gjithė kėrcėnimet e autoriteteve osmane, ta ndiqnin edhe nxėnės myslimanė. Kur u shtua numri i nxėnėsve, pranė Mati Logorecit filloi tė punonte si mėsues edhe Lazėr Lumezi. Po kėshtu, Austro-Hungaria gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit tė shek. XIX futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi edhe nė 24 shkolla fillore, tė administruara prej saj, nė qytetet e nė fshatrat e Shqipėrisė sė Sipėrme dhe tė asaj Qendrore.
    Pėrveē shkollave tė pėrmendura, nė shumė vise tė Shqipėrisė, si nė Elbasan, nė Dibėr, nė Krujė, nė Korēė, nė Berat, nė Gjirokastėr, nė Kolonjė, nė Pogradec, nė Vlorė, nė Pėrmet, nė Skrapar, nė Ēamėri etj., u ēelėn dhe funksiononin pranė shtėpive private ose pranė dyqaneve kurse e shkolla tė fshehta shqipe, nė tė cilat mėsuesit atdhetarė u mėsonin fėmijėve dhe tė rriturve abetaren e gjuhės shqipe. Nė kėto qendra dhe nė qytete tė tjera tė vilajeteve shqiptare, si nė Durrės, nė Tiranė, nė Prizren, nė Prishtinė, nė Shkup, nė Manastir etj., mėsuesit shqiptarė atdhedashės, qė punonin nė shkollat turke, greke etj. tė Shqipėrisė, u mėsonin fshehurazi nxėnėsve shkrimin shqip.

    Por pėrpjekjet pėr hapjen e shkollave shqipe ndeshėn nė vėshtirėsi tė shumta. Valė tė furishme kundėrshtimi shpėrthyen kundėr Shoqėrisė sė Mėsimit Shqip dhe Mėsonjėtores sė Korēės qė nė ditėt e para tė themelimit tė tyre. Nėn nxitjen e mitropolitit tė Korēės dhe tė Patrikanės sė Stambollit, autoritetet osmane filluan tė pengonin zgjerimin dhe madje vetė ekzistencėn e shkollave shqipe, si dhe veprimtarinė e Shoqėrisė sė Mėsimit Shqip. Propaganda fetare, shpifjet, presionet, frikėsimet e shtrėngimet e tjera kundėr mėsuesve, nxėnėsve, prindėrve dhe pėrkrahėsve tė shkollės, qenė mjetet e zakonshme qė autoritetet osmane dhe agjentėt grekė pėrdorėn nė luftėn kundėr tyre. Nė vitin 1890 autoritetet qeveritare ndaluan fėmijėt myslimanė qė tė ndiqnin shkollėn shqipe.
    Nėn kėtė trysni tė dyfishtė pėrpjekjet pėr tė hapur shkolla tė tjera shqipe nuk patėn sukses. Pėr mė tepėr edhe shkollat e hapura gjatė vitit 1887-1888 u mbyllėn njėra pas tjetrės me pėrjashtim tė shkollės sė Korēės, e cila me sakrifica tė mėdha e nė luftė tė vazhdueshme me autoritetet klerikale greke dhe me administratėn osmane e vijoi veprimtarinė e vet, ndonėse me njė numėr tė kufizuar nxėnėsish.

    Viktimė e kėtij reaksioni antishqiptar ra edhe vetė drejtori i shkollės sė Korēės, Pandeli Sotiri, i cili u vra rreth vitit 1891 nė Stamboll nga agjentėt grekomanė. Atdhetarė tė tjerė shqiptarė, si Jovan Cico Kosturi, Thimi Marko etj., iu nėnshtruan ndjekjeve tė pashembullta. Njė luftė e ashpėr e nė forma tė ndryshme u bė kundėr Alo Dishnicės, i cili qėndronte nė krye tė Shoqėrisė sė Mėsimit Shqip. Pasi dėshtuan orvatjet pėr ta tėrhequr nė anėn e tyre me dekorata e me mjete tė tjera, agjentėt e Patrikanės bėnė kundėr tij njė varg shpifjesh e ankesash qė ua dėrguan autoriteteve lokale. Por tė gjitha kėto nuk dhanė rezultat.
    Edhe shkolla shqipe e Prizrenit ndeshi nė pengesa tė shumta dhe nė qėndrimin armiqėsor tė autoriteteve osmane. Pėrparimin e saj e shihnin me sy tė keq edhe shovinistėt serbė, sepse ajo vepronte nė kundėrshtim me planet e tyre pėr shkombėtarizimin e popullsisė shqiptare tė Kosovės nėpėrmjet kishės e shkollės serbe. Nėn kėto trysni edhe vetė konsullata austro-hungareze ndėrmori masa tė ndryshme kundėr saj.

    Njė ndihmesė tjetėr tė ēmuar pėr shkollėn shqipe dha familja e Qirjazėve dhe veēanėrisht Gjerasim D. Qiriazi. Bir i njė tregtari shqiptar tė vendosur nė Manastir, qysh i vogėl u edukua prej tė atit me dashurinė pėr atdheun dhe pėr gjuhėn amtare. Duke qenė nė shėrbim tė Shoqėrisė Biblike Angleze, nė vend tė Kostandin Kristoforidhit, ai i kushtoi njė vėmendje tė veēantė pėrhapjes sė shkrimit tė gjuhės shqipe dhe tė ndjenjės kombėtare. Qysh nė vitin 1888, kur u vendos nė Korēė, ai bėri pėrgatitjet e nevojshme pėr tė ēelur njė shkollė shqipe pėr vajza. Kėtu erdhi, pasi mbaroi kolegjin nė Stamboll, edhe e motra e tij, Sevasti Qiriazi, qė, sė bashku me tė vėllanė, Gjerasimin, iu vunė punės pėr ēeljen e kėsaj shkolle. Nė kėtė vepėr ata u ndihmuan edhe nga Naim Frashėri, i cili ndėrhyri qė t’u jepej iradeja (urdhri) nga qeveria osmane.
    Mė 23 tetor 1891 u ēel nė Korēė shkolla e parė shqipe pėr vajza. Nė kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bė nė saje tė pasaportės sė huaj qė mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh nė vitin e parė numri i nxėnėseve u rrit nė 27. Mė vonė shkolla kishte ēdo vit 30-50 nxėnėse. Edhe nė kėtė shkollė mėsuan vajza tė besimeve tė ndryshme. Mėsueset e para tė saj ishin Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi, mė vonė edhe Polikseni Luarasi e Parashqevi Qiriazi.

    Gjerasim Qiriazi kishte lidhje me Komitetin Kombėtar tė Korēės dhe me kolonitė shqiptare jashtė atdheut. Ai u ndihmua veēanėrisht nga Shoqėria “Drita” e Bukureshtit. Me gjithė pengesat e shumta tė armiqve, shkolla e vajzave mbeti e hapur edhe pas vdekjes sė parakohshme tė Gjerasim Qiriazit dhe u bė vatėr e rėndėsishme pėr pėrhapjen e arsimit, tė kulturės dhe tė ndėrgjegjes kombėtare.
    Krahas Korēės, krahinat e Kolonjės e tė Vakėfeve u bėnė vatra tė rėndėsishme tė pėrhapjes sė arsimit kombėtar. Vepra e nisur nga mėsuesi atdhetar Petro Nini Luarasi u zgjerua edhe mė shumė nė fillim tė viteve 90. I ndihmuar nga ish-nxėnėsit e tij, nga kolonitė e mėrgimit, nė mėnyrė tė veēantė nga shoqėria “Drita”, si dhe me pėrkrahjen e mbrojtjen e popullsisė sė kėtyre zonave, ai ēeli gjashtė shkolla tė reja shqipe, nė fshatrat Luaras, Gostivisht, Rehovė, Vodicė, Selenicė e Pishės dhe nė Treskė, tė cilat filluan tė funksiononin qė nė vjeshtėn e vitit 1892. Midis mėsuesve tė kėtyre zonave ishin dhe Nuēi Naēi, Kristo Luarasi, Vasil Thanasi e Balil Tahiri.

    Lajmi pėr hapjen e kėtyre shkollave tė reja shqipe shkaktoi njė kundėrveprim tė ri tė klerikėve tė lartė ortodoksė grekė dhe tė autoriteteve osmane. Mitropoliti i Kosturit, Fillareti, nė bashkėpunim me atė tė Korēės, lėshoi kundėr Petro Nini Luarasit mallkimin. “Me pikėllim tė madh, - thuhet nė aktin e mallkimit, - pamė syfaqeza dhe dėgjuam nė udhėtimin tėnė qė bėmė nė ato vise se i mallėkuari dhe i ēvetėmuari prej Perėndisė, Petro Luarasi ... erdhi rreth e pėrqark nė katundet e ndryshme tė kazasė sė Kolonjės, duke u zotuar tė emėrojė mėsonjės shqiptarė, gjoja pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, e cila nuk ekziston...Pėr kėto shkaqe pra... ju porositim tė gjithė ju, tė vegjėl e tė mėdhenj, tė vobegtė e begatorė, burra e gra, qė tė mos u jepni besė fjalėve dhe zotimeve tė kėtyre tė mallkuarve femohues, qė t’i mbyllni veshėt tuaj kundėr blasfemivet tė tyre...”.

    Atdhetarėt nuk u sprapsėn as nga mallkimet dhe as nga shkishėrimet e mitropolitit grek. Por nė ndihmė tė tij vajtėn autoritetet osmane tė vilajetit tė Manastirit, tė cilėt dėrguan nė vend shefin e policisė sė vilajetit. Nė kėto rrethana, shkollat shqipe tė Kolonjės u mbyllėn njėra pas tjetrės. E fundit u mbyll shkolla e Luarasit, nė vitin 1896. Megjithėkėtė, Petro Nini Luarasi dhe shokėt e tij e vijuan veprimtarinė e tyre pėr tė pėrhapur shkrimin shqip nė forma ilegale.
    Duke vlerėsuar nevojėn e madhe pėr pėrgatitjen e mėsuesve pėr shkollat shqipe qė po hapeshin nė atdhe, Shoqėria “Drita” e Bukureshtit filloi pėrgatitjet pėr tė ēelur nė Bukuresht njė shkollė normale. Sipas vendimit tė Komitetit drejtues tė kėsaj shoqėrie Shkolla Normale Shqipe e Bukureshtit u ēel mė 10 maj 1892. Drejtor i kėsaj shkolle ishte Nikolla Naēo, kryetar i Shoqėrisė “Drita”. Shkolla pati edhe konviktin e saj pėr nxėnėsit qė do tė vinin nga Shqipėria. Nė nenin 2 tė rregullores sė Shkollės thuhej se ajo fillimisht do tė kishte “tė paktėn 15 nxėnės”, tė cilėt do tė ushqehen dhe do tė vishen me tė prishurat e Shoqėrisė “Drita”. Nė nenin 4 parashikohej qė “Nė kėtė mėsonjėtore tė pėrgatiten mėsonjėtorė shqiptarė”, pa dallim feje, kurse neni 5 pėrmbante planin mėsimor tė shkollės, qė pėrfshinte 11 lėndė, si gjuhėn shqipe, turke e rumune, histori e gjeografi tė pėrgjithshme, veēanėrisht tė Perandorisė Osmane, pedagogji, matematikė, dituri natyre, muzikė, gjimnastikė, mėsim feje, njė gjuhė tė huaj, e cila tė ishte mė e folur e mė e njohur nė botė etj.

    Meqenėse Shkolla Normale kishte edhe konvikt, ishin vėnė nė dijeni tė gjitha qendrat ku jetonin shqiptarė, veēanėrisht ato tė trojeve shqiptare, si dhe tė diasporės, prej nga mund tė vinin nxėnės pėr tė ndjekur kėtė shkollė. Nė rregullore ishte parashikuar qė mėsuesit e pėrgatitur nė kėtė shkollė tė dėrgoheshin pėr tė hapur shkolla shqipe kudo ku kishte shqiptarė. Shoqėria “Drita” kishte detyrė t’i mbronte ata si gjėnė “mė tė shtrenjtė tė kombit, nga ēdo e keqe” dhe t’i mbante me shpenzimet e saj. Nė rast se mėsuesve u ndodhte ndonjė rrezik, Shoqėria merrte pėrsipėr tė ndihmonte familjet e tyre “sa tė rrojnė”. Mėsuesit kishin si detyrė tė punonin ku t’i dėrgonte Shoqėria, pėr tė forcuar te nxėnėsit “shpirtin e mendjen me mėsime e tė tjera”.
    Fondet pėr Shkollėn Normale tė Bukureshtit siguroheshin nga ndihma qė jepnin anėtarėt e Shoqėrisė “Drita”, nga disa punė publike qė ndėrmerrte Shoqėria dhe vetė Nikolla Naēoja, nga organizimi i llotarive, i koncerteve muzikore dhe i fondeve tė tjera. Po kėshtu njė ndihmė pėr kėtė shkollė u sigurua edhe nga Ministria rumune e Kulturės. Nė kėtė shkollė mėsuan njė numėr tė rinjsh shqiptarė, si Kristo Luarasi, Jashar Erebara, Mihal Grameno, Asdreni etj. Por, nė pėrgjithėsi kjo shkollė pati njė veprimtari tė kufizuar. Sapo mėsuan pėr ēeljen e saj, autoritetet osmane morėn masa pėr tė penguar ardhjen e nxėnėsve shqiptarė nė kėtė shkollė. Pas disa vjetėsh Shkolla Normale e Bukureshtit u mbyll.

  19. #59
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    K R E U VII

    NGRITJA E LĖVIZJES KOMBĖTARE NĖ VITET 1896-1900.
    LIDHJA SHQIPTARE E PEJĖS (1899-1900)







    1. LĖVIZJA AUTONOMISTE NĖ VITET 1896-1897





    Shqipėria dhe ēėshtja maqedone


    Lėvizja kombėtare u zhvillua nė kėtė periudhė nė rrethana tė ndėrlikuara ndėrkombėtare, kur si pasojė e ashpėrsimit tė ēėshtjes maqedone nė mesin e viteve 90, u shtuan ndėrhyrjet e shteteve fqinje ballkanike dhe tė Fuqive tė Mėdha nė Turqinė Evropiane.
    Ngjarjet qė u zhvilluan kėtu nė vitet 1894-1896 treguan se pėrveē ēėshtjes shqiptare, qė ishte shtruar pėr zgjidhje nga koha e Krizės Lindore tė viteve 1876-1881 dhe e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, lindi edhe ajo maqedone, pėrmbajtjen themelore tė sė cilės e pėrbėnte lufta e popullsisė sllave-maqedone pėr ēlirimin nga zgjedha osmane.

    Qarqet monarkiste tė Sofjes, tė Beogradit dhe tė Athinės ndėrhynė nė ēėshtjen maqedone, jo aq pėr tė ēliruar popullsitė sllavo-maqedone, serbe e greke tė Turqisė Evropiane, sesa pėr tė pėrmbushur aspiratat e tyre pushtuese ndaj territoreve shqiptare e maqedone, qė kishin njė pozitė tė rėndėsishme strategjike, kontrollonin rrugėt nga Danubi drejt detit Egje dhe nga Adriatiku, nėpėr Via Egnacia, pėr nė Egje e nė Lindje. Ato shfrytėzuan faktin se Maqedonia nuk ekzistonte si njėsi e veēantė administrative-territoriale e Perandorisė Osmane dhe nuk banohej nga njė masė e vetme etnike-kombėtare. I ringjallur nė shek. XIX, emri Maqedoni kishte ardhur nga antikiteti (shek. IV para erės sė re), kur u themelua e lulėzoi shteti maqedon, i cili arriti kulmin e vet nėn Aleksandrin e Madh. Nė shekujt e mesjetės dhe nė periudhėn e sundimit osman ky emėr pėrdorej vetėm pėr shkak tė traditės historike, si njė term gjeografik. Nė shek. XIX, territoret e Maqedonisė sė kohės antike, sipas ndarjes administrative tė vendosur nė Perandorinė Osmane, pėrfshinin vilajetin e Selanikut dhe njė pjesė tė vilajetit tė Manastirit. Megjithatė, edhe nė kėto territore banonin popullsi tė ndryshme.

    Qarqet qeveritare tė Bullgarisė, tė Serbisė e tė Greqisė, duke iu referuar tė ashtuquajturave argumente historike dhe tė dhėnave etnike tė falsifikuara, u pėrpoqėn t’i jepnin Maqedonisė njė shtrirje mė tė gjerė duke pėrfshirė nė kufijtė e saj, pėrveē vilajetit tė Selanikut, gjithė sanxhakėt e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės. Mirėpo, nė dy vilajetet e fundit shumicėn dėrrmuese tė popullsisė e pėrbėnin shqiptarėt. Sipas statistikave zyrtare osmane tė viteve 1896-1900, nė vilajetin e Kosovės popullsia shqiptare, myslimane e katolike, edhe pse nuk ishte e regjistruar plotėsisht, arrinte nė 600 000 frymė (kundrejt 161 000 serbėve, 220 000 sllavo-maqedonėve, 79 000 turqve etj.) dhe pėrbėnte rreth 60 % tė popullsisė sė pėrgjithshme prej 1 060 000 banorėsh. Me pėrjashtim tė sanxhakut tė Shkupit, nė tė cilin ishin nė pakicė, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė nė sanxhakėt e Prishtinės, tė Prizrenit e tė Pejės dhe ishin nė njė numėr tė barabartė me sllavėt nė sanxhakėt e Pazarit tė Ri e tė Tashllixhesė.
    Nė vilajetin e Manastirit (pa sanxhakun e Selfixhesė, qė iu bashkėngjit kėtij nė vitet 90, si njė njėsi e veēantė), sipas statistikave osmane, popullsia shqiptare, myslimane e ortodokse, arrinte nė 460 000 frymė (kundrejt 214 000 sllavo-maqedonėve, 40 000 grekėve e vllehėve e 8 000 pomakėve) dhe pėrbėnte 64% tė popullsisė sė pėrgjithshme prej 722 000 frymėsh. Nė sanxhakun e Manastirit shqiptarėt myslimanė e ortodoksė pėrbėnin rreth 42% tė popullsisė duke qenė shumė afėr me sllavo-maqedonėt, tė cilėt bashkė me pomakėt, zinin 51 pėr qind tė popullsisė.

    Ndėrsa nė tre sanxhakėt e tjerė tė vilajetit tė Manastirit, nė ata tė Dibrės, tė Korēės e tė Elbasanit, shqiptarėt myslimanė, ortodoksė e katolikė pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė. Popullsitė joshqiptare (serbe dhe nė njė masė mė tė madhe ajo sllavo-maqedone) ishin vendosur nė disa vise e sidomos nė ato periferike tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, ndėrsa nė vilajetin e Selanikut, pėrveē popullsisė sllavo-maqedone qė pėrbėnte shumicėn, kishte edhe popullsi greke, vllahe, turke dhe pakica tė tjera.
    Nė rrethana tė tilla ndėrhyrja e shteteve ballkanike dhe e Fuqive tė Mėdha nė ēėshtjen maqedone prekte drejtpėrdrejt interesat kombėtarė tė popullit shqiptar dhe cenonte tėrėsinė e trojeve tė tij. Njė veprimtari tė gjerė nė tė ashtuquajturėn Maqedoni ndėrmorėn qarqet drejtuese tė Bullgarisė, tė cilat u orvatėn tė vėnė nėn kontrollin e tyre luftėn e drejtė ēlirimtare qė popullsia sllavo-maqedone, e udhėhequr nga Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisė (e themeluar nė vitet 1893-1894), zhvillonte kundėr pushtuesve osmanė. Ato pėrpiqeshin t’ua nėnshtronin kėtė lėvizje synimeve ekspansioniste tė Mbretėrisė Bullgare, pėr tė krijuar njė Bullgari tė Madhe, me kufijtė e caktuar nga Traktati i Shėn-Stefanit i vitit 1878. Kėtij qėllimi i shėrbente edhe kėrkesa qė qeveria bullgare, duke filluar nga viti 1894, u parashtroi Fuqive tė Mėdha pėr formimin e njė “Maqedonie autonome”, ku tė pėrfshiheshin edhe viset shqiptare tė vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės, e cila shihej si njė fazė kalimtare pėr aneksimin e territoreve tė saj nga Bullgaria.

    Tė njėjtat aspirata pushtuese vijuan tė ushqenin edhe qarqet sunduese tė Serbisė e tė Greqisė, qė lakmonin gjithashtu tė pushtonin gjithė Shqipėrinė e Maqedoninė. Nė Serbi kishte shpėrthyer me njė forcė tė re propaganda serbomadhe e ushqyer nga qarqet drejtuese dhe po punohej me tė gjitha mjetet pėr tė zbatuar programin e “Naēertanies”, tė rimėkėmbjes sė Perandorisė sė Stefan Dushanit, ku tė pėrfshihej, nė fillim vilajeti i Kosovės dhe mė pas gjithė Shqipėria. Edhe nė Greqi qarqet politike dhe njė varg organizatash shoviniste (“Shoqėria Kombėtare”, “Helenizmi” etj.), tė krijuara nė mesin e viteve 90, vijuan veprimtarinė e tyre pėr tė pėrgatitur pushtimin e territoreve shqiptare e maqedone.

    Rivaliteti ndėrmjet Bullgarisė, Greqisė e Serbisė u shfaq nė fillim me grindjen kishtare, qė shpėrtheu me forcė gjatė viteve 1894-1896, midis Patrikanės greke tė Stambollit, e cila pėrpiqej tė ruante tė drejtėn tradicionale pėr tė pasur nė varėsi ortodoksėt e Perandorisė Osmane, Ekzarkatit bullgar, qė ishte shkėputur prej saj qysh mė 1870, dhe kishės serbe. Nė vitin 1895 qeveria e Sofjes kėrkoi nga Stambolli emėrimin e pesė peshkopėve bullgarė nė viset shqiptare e maqedone. Kjo kėrkesė u hodh poshtė atėherė nga kryeministri turk Said Pasha.
    Nė vitin 1896 Serbia shkėputi nga Porta e Lartė urdhėresėn pėr emėrimin e njė mitropoliti serb nė Prizren, pėr tė cilin po punonte prej kohėsh, ndėrsa nė janar tė vitit 1897 Stambolli caktoi njė administrator serb nė dioqezėn e Shkupit, qė Beogradi synonte ta vinte nėn kontrollin e kishės sė vet.
    Rritja e ndikimit tė kishave bullgare e serbe nė viset shqiptare, ēelja mė 1890 e njė shkolle bullgare nė Korēė, si edhe orvatjet e reja pėr t’i futur dioqezat e krahinave lindore shqiptare nėn varėsinė e Ekzarkatit dhe ato tė Kosovės nėn varėsinė e kishės serbe dhe pėr t’i paraqitur ato si sllave, i shtyu atdhetarėt shqiptarė qė, krahas qėndresės kundėr Patrikanės greke tė Stambollit, qė punonte prej kohėsh pėr tė asimiluar tė krishterėt shqiptarė, tė luftonin edhe kundėr ekspansionit bullgar e serb e tė kishave tė tyre.

    Nė kėto rrethana, nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare u hodh pėrsėri ideja e shfaqur prej kohėsh pėr tė krijuar njė kishė shqiptare tė pavarur nga Patrikana e Stambollit si njė nga mjetet qė do t’i jepte fund ndikimit qė qarqet shoviniste fqinje ushtronin mbi popullsinė ortodokse shqiptare me anė tė kishės sė tyre dhe do t’u hiqte mundėsinė pėr ta pėrdorur atė dhe klerin e lartė ortodoks si njė mjet politik pėr tė pėrmbushur lakmitė e tyre pushtuese ndaj territoreve shqiptare.
    Atdhetarėt shqiptarė tė Rumanisė protestuan disa herė me anė tė peticioneve qė i dėrguan Patrikanės kundėr politikės asimiluese tė kishės sė huaj e tė asaj greke patriarkiste nė veēanti. Po kėshtu, mė 1894 iu dėrgua sulltanit njė memorandum nga Shqipėria nė emėr tė treqind fshatrave shqiptare tė disa krahinave tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, ku parashtrohej ankesa ndaj Portės sė Lartė, qė u jepte mundėsi bullgarėve, serbėve dhe grekėve tė ngrinin nė viset shqiptare, si nė Dibėr, nė Prizren, nė Prishtinė e gjetkė, shkolla, peshkopata e seminare nė gjuhėt e tyre. Nė kėtė memorandum kėrkohej gjithashtu leje pėr hapjen e shkollave shqipe nė kėto vise. Autoritetet turke jo vetėm qė nuk i morėn parasysh kėto kėrkesa, por pėrkundrazi i internuan nismėtarėt e memorandumit.

    Qarqet drejtuese tė shteteve fqinje ngritėn gjithashtu komitetet e tyre, qė merreshin me organizimin dhe dėrgimin e bandave tė armatosura nė viset maqedone e shqiptare. Nė pranverėn e vitit 1895 komitetet bullgare hodhėn bandat e armatosura, tė komanduara nga oficerė bullgarė, nė vilajetet e Selanikut, tė Manastirit dhe tė Kosovės. Nga mesi i viteve 90 edhe Serbia, duke ndjekur shembullin e Bullgarisė, filloi tė hedhė bandat e saj nė territoret periferike tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, ndėrsa bandat greke, tė pėrbėra nga ushtarė e oficerė grekė, nė verėn e vitit 1896, vepronin nė viset e Maqedonisė e tė Shqipėrisė, deri nė rrethet e Prespės, tė Peristerit etj.
    Organizatat nacionaliste bullgaro-maqedone dhe ato greke me bandat e tyre sulmonin popullsinė e fshatrave krishtere shqiptare e maqedone pėr ta detyruar atė tė braktiste kombėsinė e vet dhe, sipas pėrkatėsisė fetare, tė shpallej bullgare ose greke. Pėrveē kėsaj, gjatė viteve 1896-1897 bandat e armatosura bullgare, serbe e greke zhvilluan nė qendra tė ndryshme tė vilajeteve tė Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės pėrleshje tė armatosura jo vetėm kundėr forcave ushtarake osmane, por edhe kundėr njėra-tjetrės, duke tėrhequr nė kėtė luftė edhe kombėsitė e ndryshme tė kėtyre vilajeteve.

    Edhe qėndrimi qė Fuqitė e Mėdha mbanin ndaj ēėshtjes shqiptare, nuk ndihmonte nė zgjidhjen e saj. Politika e tyre ndaj Shqipėrisė pėrcaktohej nga interesat e tyre ekonomike e politike nė kėtė zonė dhe nga pozita gjeostrategjike e territoreve shqiptare, pėrmes tė cilave kalonin rrugėt tregtare, si edhe ato tė njė ekspansioni tė mundshėm tė kėtyre fuqive drejt lindjes, nė thellėsi tė Ballkanit e drejt jugut pėr nė Selanik, nė detin Egje, nė Mesdhe e nė Afrikė.
    Ndėrkaq, Shtetet e Mėdha evropiane, sidomos Rusia, Austro-Hungaria e Italia, sado qė aspironin tė vendosnin kontrollin mbi zotėrimet ballkanike tė Perandorisė Osmane e nė mėnyrė tė veēantė mbi Shqipėrinė, pėr njė kohė tė gjatė u detyruan tė ndiqnin politikėn e ruajtjes sė status quo-sė sė Perandorisė Osmane. Kjo politikė shihej si njė mjet qė do tė ruante, qoftė edhe pėrkohėsisht “ekuilibrin” ndėrmjet tyre nė luftėn pėr ndikimin nė Lindjen e Afėrme dhe nė veēanti nė zotėrimet evropiane tė Turqisė.

    Megjithatė, Anglia, duke dashur ta largonte Rusinė nga ēėshtjet e Lindjes sė Largme dhe tė fuste shtetet evropiane nė luftė me njėri-tjetrin pėr “trashėgimin osman”, qė nga viti 1895 disa herė i propozoi Gjermanisė e mė vonė Rusisė, qė ta ndanin Perandorinė Osmane, e cila, sipas shprehjes sė kryeministrit tė atėhershėm anglez Salsbori, “ishte e pafuqishme pėr tė jetuar”. Anglia propozonte me kėtė rast qė “Italinė ta kėnaqte nė Tripoli dhe nė Shqipėri”. Gjermania kundėrshtoi atėherė ēdo projekt pėr copėtimin e Perandorisė Osmane dhe kėmbėnguli tė ruhej status quo-ja. Me kėtė qėndrim Berlini kėrkonte tė shmangte njė pėrleshje tė Gjermanisė ose edhe tė aleatit tė saj Austro-Hungarisė me Rusinė dhe ta hidhte kėtė tė fundit nė luftė me Anglinė nė Lindjen e Largme.

    Rusia, e angazhuar nė Lindjen e Largme, ndonėse nuk kishte hequr dorė nga pretendimet e saj tė vjetra mbi Stambollin e Ngushticat, nuk pranoi tė kthehej nė kėtė kohė nė ēėshtjet e Lindjes sė Afėrme, prandaj, preferoi qė pėrkohėsisht tė ruhej status quo-ja nė Perandorinė Osmane. Rusia u gjend atėherė nė njė pozitė kontradiktore: nga njėra anė kundėrshtonte tė gjitha propozimet e Anglisė pėr ndarjen e “trashėgimit osman”, ndėrsa nga ana tjetėr, ashtu si mė parė, Rusia pėrkrahte synimet e shteteve sllave tė Ballkanit pėr t’u zgjeruar nė Turqinė Evropiane dhe pėr tė pushtuar territoret shqiptare.

    Austro-Hungaria, nga ana e saj, kėrkonte tė shtinte nė dorė njė pjesė tė mirė tė territoreve ballkanike tė Perandorisė Osmane, duke pėrfshirė edhe vilajetet shqiptare tė Shkodrės, tė Kosovės e tė Manastirit dhe tė dilte nė Selanik. Por kjo nuk mund tė arrihej pa pėrleshje me Rusinė, me tė cilėn do tė bashkoheshin edhe shtetet sllave tė Ballkanit dhe do tė pėrfundonte me forcimin e pozitave tė Rusisė nė Turqinė Evropiane. Nė kėto rrethana Austro-Hungaria, duke qenė edhe nėn trysninė e Gjermanisė, qė nuk donte konflikte nė Lindjen e Afėrme, ndoqi politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Perandorinė Osmane. Ndėrkaq, Vjena pėrpiqej qė tė siguronte epėrsinė ekonomike e politike nė Shqipėri e nė Maqedoni dhe, “kur tė vdiste i sėmuri i Bosforit, qė ndodhej nė shtratin e vdekjes”, tė vendoste kontrollin mbi to. Austro-Hungaria shfrytėzonte pėr tė forcuar pozitat e saj nė Shqipėri edhe tė drejtėn e protektoratit fetar mbi klerin katolik e katolikėt e Perandorisė Osmane, tė siguruar prej kohėsh. Nga 240 institucione kishtare katolike, qė Vjena mbante nėn drejtimin e saj nė Perandorinė Osmane, 220 ishin ngritur nė Shqipėri.

    Italia, e cila, njėlloj si Austro-Hungaria, punonte pėr t’u zgjeruar drejt bregdetit shqiptar tė Adriatikut e tė Jonit, qė zinin njė pozitė kyēe nė kanalin e Otrantos dhe pėr depėrtimin nė brendi tė Ballkanit, preferoi tė respektonte nė atė kohė status quo-nė nė Perandorinė Osmane e nė Shqipėri.
    Politika e ruajtjes sė status quo-sė nė Perandorinė Osmane, ashtu si Fuqitė e tjera tė Mėdha, edhe Austro-Hungarinė e detyronte tė kundėrshtonte ēdo lėvizje politike autonomiste dhe tė armatosur tė popullit shqiptar, e cila, bashkė me ēlirimin e tij, do tė sillte fundin e sundimit osman nė Ballkan. Megjithatė, Vjena nxiste dhe pėrkrahte zhvillimin arsimor e kulturor tė shqiptarėve dhe pėrpjekjet qė bėheshin pėr zgjimin e tyre kombėtar. Nė tė njėjtėn kohė ajo shfrytėzonte politikėn pushtuese tė shteteve sllave tė Ballkanit ndaj Shqipėrisė dhe rrezikun qė pėrfaqėsonte ajo pėr tė ardhmen e saj, pėr tė krijuar te shqiptarėt bindjen se e vetmja rrugė shpėtimi ishte protektorati austro-hungarez mbi territoret shqiptare.

    Shtetet evropiane, sidomos Austro-Hungaria, Italia e Franca, kishin ngritur nė qytetet e vilajeteve shqiptare konsullatat dhe agjencitė tregtare, qė u shėrbenin jo vetėm marrėdhėnieve me kėto treva, por edhe synimeve politike tė qeverive tė tyre nė Shqipėri.
    Lakmitė pushtuese tė qeverive ballkanike, tė nxitura edhe nga qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare, si edhe rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare i dhanė njė shtytje luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit.

  20. #60
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    14,008
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Kėrkesat pėr autonominė e Shqipėrisė (1896)



    Qeveria turke nuk ishte nė gjendje as tė zgjidhte ēėshtjen maqedone, as tė ndalonte ndėrhyrjet e shteteve fqinje e tė Fuqive tė Mėdha nė Turqinė Evropiane. Nėn presionin e tyre dhe me shpresėn qė tė dilte nga gjendja e vėshtirė, sulltan Abdyl Hamiti shpalli, mė 22 prill 1896, dekretin “Mbi reformat nė vilajetet e Rumelisė”, qė pėrfshinte masa tė tilla, me tė cilat Porta e Lartė mendonte tė siguronte “barazinė” e tė krishterėve me myslimanėt, si emėrimi nė vilajetet e Edrenesė, tė Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės i ndihmėsvalinjve tė krishterė (maqedonė, serbė ose grekė) dhe futja e pėrfaqėsuesve tė tyre nė kėshillat administrativė (mexhliset) e kėtyre vilajeteve, plotėsimi i policisė dhe i xhandarmėrisė me tė krishterė tė po kėtyre kombėsive, qė do tė pėrbėnin 10 pėr qind tė efektivit tė tyre etj.

    Pėr zbatimin e kėtyre masave sulltani dėrgoi nė vilajetet e Selanikut e tė Manastirit njė komision tė veēantė, tė kryesuar nga Haki Beu. Nė vilajetin e Kosovės u ngarkua me kėtė detyrė vetė valiu, Hafiz Mehmet pasha. Megjithatė, ato nuk bėnė efektin qė priste Porta e Lartė as mbi bullgarėt, serbėt e grekėt, as edhe mbi Fuqitė e Mėdha, qė vijuan veprimtarinė e tyre politike nė Turqinė Evropiane. Meqė nuk zgjidhėn asnjė nga problemet politike, ekonomike e shoqėrore tė popujve tė shtypur tė Turqisė Evropiane, reformat nuk arritėn tė parandalonin lėvizjen e tyre ēlirimtare.

    Shpallja nga sulltani e reformave tė prillit vuri nė lėvizje tėrė klasat dhe forcat politike tė shoqėrisė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet qė kishin nė pikėpamjet dhe nė qėndrimet e tyre ndaj sunduesve osmanė, pėrfaqėsuesit e shtresave tė ndryshme tė popullsisė shqiptare e pritėn me shqetėsim e me pakėnaqėsi dekretin e reformave. Shqiptarėt e dinin se pėrfshirja e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės nė zonėn e reformave do tė ēonte nė shkėputjen e tyre nga dy vilajetet e tjera shqiptare (i Shkodrės dhe i Janinės) dhe nė pranimin e tyre zyrtar si toka sllavo-maqedone. Ky rrezik ishte real nė kushtet kur qarqet shoviniste bullgare kėrkonin tė futnin nė kufijtė e Bullgarisė ose tė Maqedonisė “autonome”, tė projektuar prej tyre, nė perėndim tė vilajetit tė Manastirit viset shqiptare deri nė Boboshticė e nė Drenovė (afėr Korēės) dhe nė veriperėndim Dibrėn sė bashku me njė pjesė tė Kosovės deri nė Kumanovė.

    Shqiptarėt kundėrshtuan pėrfshirjen e viseve tė tyre nė zonėn e reformave maqedone dhe njėherazi kėrkuan nga qeveria e sulltanit reforma tė veēanta pėr tėrė vilajetet shqiptare. Pėr shkak tė qėndresės sė popullsisė shqiptare tė vilajeteve tė Manastirit, Komisioni i reformave, i kryesuar nga Haki Beu, qė mbėrriti kėtu nė maj tė vitit 1896, qėndroi vetėm tri javė, u detyrua tė largohej menjėherė nga kazaja e Kėrēovės dhe nuk guxoi tė shkojė nė sanxhakėt e Elbasanit e tė Dibrės, qė u kthyen nė vatra tė qėndresės kundėr reformave. Propagandė tė dendur pėr pėrhapjen e ideve kombėtare dhe pėr qėndresėn ndaj reformave osmane zhvillonin atėherė nė vilajetin e Manastirit dhe sidomos nė Shqipėrinė e Mesme, nė Dibėr, nė Ohėr, nė Strugė, nė Elbasan, nė Tiranė, nė Krujė dhe nė qendra tė tjera, atdhetarėt Hamdi Ohri e Dervish Hima (Ibrahim Naxhi).

    Nė vilajetin e Kosovės urdhri pėr zbatimin e reformave u dha me vonesė, nė nėntor tė vitit 1896, por ndeshi kudo (nė Prizren, nė Pejė, nė Gjakovė, nė Gjilan, nė Shkup etj.) nė kundėrshtimin e popullsisė shqiptare, e cila kėrkoi gjithashtu reforma tė veēanta pėr Shqipėrinė, qė do t’i siguronin asaj autonominė. Nė organizimin e kėsaj qėndrese, qė nė shumė qendra mori formėn e luftės sė armatosur, u shqua atdhetari kosovar Haxhi Zeka. Qėndresa ndaj reformave u shtri nė verėn e vitit 1896 edhe nė vilajetin e Shkodrės dhe nė atė tė Janinės, nė Shqipėrinė e Jugut.

    Pėrgjithėsisht, pėrpjekjet e Portės sė Lartė pėr zbatimin e reformave nė vilajetet e Rumelisė dhe sidomos nė ato shqiptare dėshtuan plotėsisht. Nė kėto rrethana, kur lindi pėrsėri rreziku i copėtimit dhe i aneksimit tė tokave shqiptare, atdhetarėt rilindės nėpėrmjet peticioneve, protestave e memorandumeve, qė iu paraqitėn nė vitin 1896 Portės sė Lartė e Fuqive tė Mėdha, shtruan njė varg kėrkesash, qė do tė ēonin nė njohjen zyrtare tė kombit shqiptar dhe tė sė drejtės sė tij pėr mėsimin e pėrdorimin e lirė tė gjuhės amtare. Pėrfaqėsuesit mė tė ngritur tė lėvizjes parashtruan kėrkesa mė tė pėrparuara, siē ishte ajo e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė, tė cilėn e quanin si zgjidhjen mė tė drejtė tė ēėshtjes shqiptare nė ato kushte.
    Nė maj tė vitit 1896, kur Komisioni i Inspektimit (i Reformave) tė Rumelisė ndodhej nė vilajetin e Manastirit, njė grup atdhetarėsh i dorėzoi kryetarit tė tij, Haki Beut, njė promemorje, e cila ishte hartuar nga Dervish Hima dhe mbante nėnshkrimin “Njė dashamirės i atdheut”.

    Nė hyrje tė saj pėrshkruhej me shprehje shumė tė rrepta dhe me njė qartėsi tė veēantė gjendja e rėndė e Shqipėrisė dhe e popullit shqiptar nėn Perandorinė Osmane, dhunimet qė ushtronin “nėpunėsit e pandershėm qė merrnin ryshfete, taksa tė jashtėligjshme dhe bėnin lloj-lloj veprimesh arbitrare mbi popullin…”. “Tė flasim shkurt, - thuhej nė kėtė dokument, - … qeveria e jonė na shtyp, na pi gjakun dhe pak nga pak po na shkatėrron”. Atdhetarėt shqiptarė e vinin theksin gjithashtu te rreziku i jashtėm qė kėrcėnonte Shqipėrinė, pėr shkak tė lakmive pushtuese tė Bullgarisė, tė Serbisė e tė Greqisė dhe tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha.

    Nė kėtė dokument, atdhetarėt shqiptarė i parashtronin Portės sė Lartė e sulltanit, tė cilėt i quanin pėrgjegjės pėr kėtė gjendje tė vendit, njė varg kėrkesash politike-kulturore, qė i vlerėsonin si tepėr tė ngutshme e tė domosdoshme pėr parandalimin e rrezikut tė jashtėm dhe pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve, siē ishin: ndalimi i propagandave dhe i shkollave tė huaja nė Shqipėri; dėbimi i mėsuesve tė huaj dhe zėvendėsimi i tyre me mėsues shqiptarė, myslimanė e tė krishterė; zhvillimi i arsimit nė gjuhėn amtare, duke ēelur shkolla shqipe, qė do tė ndihmonin nė konsolidimin e kombit shqiptar, do tė mbronin vetėqenien e tij, do tė ērrėnjosnin ndikimet e huaja dhe do tė ēonin nė njohjen e kombėsisė shqiptare nga Porta e Lartė e nga shtetet e huaja.
    Promemorja e majit tė vitit 1896 zė vend tė rėndėsishėm nė mendimin politik tė Rilindjes, si pėr kėrkesat kombėtare qė pėrmbante, ashtu edhe pėr faktin se ajo kishte dalė nga pena e atdhetarėve shqiptarė, qė vepronin e jetonin brenda vendit dhe shprehte pikėpamjet e tyre.

    Nė korrik tė vitit 1896 iu dėrgua kryeministrit turk dhe nėpėrmjet tij sulltanit njė memorandum nga njė komitet i reformės shqiptare jashtė atdheut (nė Bukuresht), nė emėr tė banorėve tė krishterė e myslimanė tė Ballkanit e tė Shqipėrisė dhe nė mėnyrė tė veēantė me porosi tė delegatėve e tė krerėve tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės. Memorandumi, qė mbante nėnshkrimin “Nė emėr tė popullit shqiptar” dhe qė ishte shkruar nė gjuhėn turke nga doktor Ibrahim Temoja, atdhetar nga Struga (nė atė kohė i arratisur nga Stambolli dhe i vendosur nė koloninė shqiptare tė Rumanisė), iu dėrgua Portės sė Lartė me nismėn e tij, tė Nikolla Naēos e tė Faik Konicės.
    Pasi shprehej nė kėtė memorandum protesta kundėr propagandave tė huaja, tė Bullgarisė, tė Serbisė, tė Greqisė e tė Malit tė Zi, qė synonin tė asimilonin dhe tė shkombėtarizonin popullsinė shqiptare, kėrkohej qė qeveria osmane t’i njihte shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, si njė komb mė vete dhe qė pėrkatėsia fetare tė mos pėrzihej me atė kombėtare.

    Memorandumi i korrikut tė vitit 1896 nuk shtroi drejtpėrsėdrejti ēėshtjen e autonomisė sė Shqipėrisė, por duke u kufizuar me nevojėn e zbatimit nė vilajetet e Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės tė Ligjit organik, tė parashikuar nė nenin 23 tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, kėrkoi kėto reforma: lirimin e gjithė shqiptarėve tė burgosur e tė internuar pėr arėsye politike; ndalimin e propagandės shkollore-kishtare greke e sllave nė Shqipėri; ēeljen e shkollave kombėtare shqipe; themelimin e kishės shqiptare dhe pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishat greke e sllave.

    Zbatimi i kėtyre masave, qė diktoheshin mė shumė nga rreziku i jashtėm, do tė ēonte nė njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare, tė pėrkatėsisė etnike shqiptare tė vilajeteve tė banuara nga shqiptarėt, nė vendosjen e njė administrate vendase dhe do tė shėnonte kėshtu njė hap tė rėndėsishėm drejt sendėrtimit tė programit tė autonomisė dhe tė sigurimit tė tėrėsinė sė trojeve shqiptare.
    Po nė vitin 1896 iu dėrgua Fuqive tė Mėdha njė memorandum tjetėr, me titull “Peticion pėr tė kėrkuar mbėshtetjen dhe mbrojtjen e qeverive tė Fuqive tė Mėdha”, i hartuar nė frėngjisht, me nėnshkrimin “Nė emėr tė popullit shqiptar”. Njė kopje e tij i ėshtė dėrguar qeverisė angleze mė 18 shtator 1896 nga Shoqėria “Dėshirė” e Sofjes. Megjithatė, variant i parė i tij ka dalė nga kolonia shqiptare e Rumanisė dhe ėshtė hartuar nė gjuhėn turke nga doktor Ibrahim Temoja. Meqė ky peticion nuk i ėshtė dėrguar vetėm Anglisė, por edhe qeverive tė Fuqive tė tjera tė Mėdha, ka shumė mundėsi qė kėtyre t’u jetė ēuar nga Bukureshti, ku kishte edhe prejardhjen e tij.

    Nė peticion kėrkohej mbėshtetja e Fuqive tė Mėdha pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare duke zbatuar njė varg reformash radikale, tė cilat do tė ēonin nė formimin e njė njėsie shtetėrore autonome shqiptare. Pėrmbajtjen themelore tė kėtij dokumenti e pėrbėnte kėrkesa e bashkimit tė vilajeteve (tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės) nė njė vilajet tė vetėm, me kryeqendėr Manastirin, me njė guvernator (vali) shqiptar nė krye, me njė administratė tė veēantė tė pėrbėrė nga funksionarė shqiptarė, myslimanė e tė krishterė. Aty pėrcaktohej gjithashtu struktura organizative e vilajetit tė bashkuar shqiptar: nė kryeqendrėn e tij, pranė guvernatorit tė pėrgjithshėm, do tė funksiononte njė Kėshill i Pleqve, i pėrbėrė prej 24 anėtarėsh (nga 6 pėr ēdo vilajet), qė do tė ishin nga njerėzit mė tė aftė, myslimanė e tė krishterė, sipas pėrbėrjes sė popullsisė sė sanxhakėve dhe tė kazave. Nė memorandum kėrkohej gjithashtu hapja e shkollave nė qytetet dhe nė fshatrat e Shqipėrisė, ku krahas me shqipen do tė mėsohej edhe turqishtja, e cila njihej si gjuhė zyrtare. Kombėsive tė tjera, qė banonin nė vilajetet shqiptare, u njihej e drejta e shkollimit nė gjuhėn e tyre amtare. Shėrbimi ushtarak do tė ishte i pėrgjithshėm pėr myslimanėt e tė krishterėt dhe do tė kryej nė Evropė, pėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė.
    Nė peticion kėrkohej gjithashtu qė konsujt e Fuqive tė Mėdha, tė cilėt ndodheshin nė Manastir, tė ngarkoheshin pėr tė kontrolluar vendimet e Kėshillit tė Pleqve, derisa tė pėrmbusheshin reformat e parashikuara.

    Nė vjeshtėn e vitit 1896, nė Shqipėri e sidomos nė qendrat e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, qė kėrcėnoheshin mė shumė nga rreziku i copėtimit pėr shkak tė reformave osmane, u bėnė pėrpjekje pėr njė qėndresė tė organizuar e tė pėrbashkėt kundėr ndėrhyrjeve tė shteteve fqinje dhe Portės sė Lartė. Kjo do tė arrihej duke themeluar njė lidhje tė re shqiptare, e cila, sipas shembullit tė Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) do tė merrte pėrsipėr kėtė detyrė. Nėn drejtimin e udhėheqėsit tė lėvizjes kombėtare nė Kosovė, Haxhi Zekės, qė u vu nė krye tė kėtyre pėrpjekjeve, nė fundin e tetorit tė vitit 1896 u mbajtėn nė Prishtinė njėra pas tjetrės dy mbledhje tė pėrfaqėsuesve tė popullsisė shqiptare, ku u diskutuan kėrkesa e autonomisė, e vetėqeverisjes sė vendit dhe nevoja e organizimit dhe e armatosjes sė popullit pėr mbrojtjen e atdheut nga rreziku i jashtėm. Pėr blerjen e armėve u vendos njė kontribut nė masėn 10% tė tė ardhurave tė ēdo shqiptari, qė filloi tė vilej menjėherė. Nė fundin e tetorit e nė fillim tė nėntorit u zhvilluan bisedime pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė lidhje tė re nė Prishtinė, nė Pejė, nė Dibėr, nė Elbasan dhe nė qendra tė tjera.

    Gjatė kėtyre takimeve shqiptarėt e Shkupit, tė Prizrenit, tė Pejės, tė Dibrės e tė tė gjitha viseve tė Veriut shtruan edhe kėrkesėn e autonomisė, duke shpresuar se edhe sulltani nuk do ta kundėrshtonte atė, se ai do tė pranonte ta bėnte Shqipėrinė njė principatė autonome. Nė fundin e tetorit pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Kosovės, tė mbledhur nė Prishtinė, kėrkuan haptazi nga sulltani qė t’i jepte Shqipėrisė vetėqeverisjen, tė vinte nė krye tė saj njė princ tė pavarur dhe ajo tė kishte tė drejtė t’i mbante vetė tė ardhurat nga viset shqiptare, duke i dhėnė njė pjesė Stambollit. Edhe atdhetarėt dibranė kėrkuan, nė nėntor tė vitit 1896, qė tė formohej njė vilajet i bashkuar shqiptar, i cili do tė pėrbėnte bėrthamėn e shtetit autonom kombėtar.

    Nė kushtet kur Porta e Lartė kundėrshtonte ēdo reformė, qė mund tė cenonte sundimin e saj nė Shqipėri e nė Ballkan, ndėrsa Fuqitė e Mėdha kėmbėngulnin pėr ruajtjen e status quo-sė sė Perandorisė Osmane, kėrkesa e autonomisė sė Shqipėrisė, qė u parashtrua nga pėrfaqėsuesit e popullsisė shqiptare brenda vendit dhe nga kolonitė shqiptare tė mėrgimit, si edhe pėrpjekjet pėr tė formuar njė lidhje tė re nuk dhanė rezultat.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Akademik Rexhep Qosja: Fyerja e Kadaresė?
    Nga Llapi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 24-08-2014, 10:24
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 11:30
  4. Plane Kriminale Serbe PĖr Zhdukjen E Shqiptarve
    Nga Llapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 00:52
  5. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 08:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •