3. PASHALLĖKU I JANINĖS NĖ VITET 1787-1812
Lufta pėr pushtet nė Shqipėrinė Jugore
Ashtu si nė Shqipėrinė Veriore, edhe nė atė Jugore, anarkia nxiti veprimtarinė politike tė familjeve tė vjetra feudale, tė cilat ishin nga mė tė fuqishmet. Nė sanxhakun e Vlorės familjet rivale pėr pushtetin lokal ishin ajo e pashallarėve tė Vlorės dhe dega e tyre, familja e Velabishtajve, qė ishte vendosur nė fshatin Velabisht, afėr Beratit. Qė tė dyja pėrpiqeshin tė shtinin nė dorė jo vetėm pushtetin e sanxhakut tė Vlorės, por edhe atė tė sanxhakut tė Delvinės. Nė gjysmėn e parė tė shek. XVIII mė shpesh sunduan pashallarėt e Vlorės, por, me lidhjet qė krijoi Mahmud pashė Velabishti me feudalėt e vegjėl tė Tepelenės, tė Pėrmetit, tė Skraparit etj., edhe ky nuk mbeti pa e marrė pushtetin kohė mbas kohe. Qė nga viti 1751 e gjer nga vjeshta e vitit 1759 sanxhakun e Vlorės dhe, shpeshherė, edhe atė tė Delvinės, i qeverisi i biri i Mahmud pashė Velabishtit, Ismail Pasha, i cili pėrkrahej nga njė shtėpi tjetėr feudale, ajo e Ngurzajve, pėrfaqėsuesit e sė cilės ishin nga ajanėt kryesorė nė Myzeqe. Nė vitin 1754 Porta i dha Ismail Pashės gradėn e vezirit bashkė me qeverisjen e sanxhakut tė Ohrit dhe me komandėn e derbendėve. Ajo synonte qė, duke bashkuar nėn urdhrat e tij sa mė shumė forca feudale vendase, tė nėnshtronte popullsinė e Shqipėrisė Jugore, dhe kėshtu tė mund tė kryhej vjelja e taksave shtetėrore, sepse banorėt e disa zonave malore kishin vite tė tėra pa paguar taksat.
Ismail Pasha, sikurse edhe i ati, pėrveē lidhjeve me feudalėt beratas e myzeqarė, ruajti edhe lidhjet qė vazhdimisht kishte pasur familja e tij me feudalėt e vegjėl tė zonave malore, shumica e tė cilėve komandonte reparte ushtarėsh me rrogė, aq tė nevojshėm pėr tė ruajtur grykat dhe rrugėt.
Mė 1758 sulltani urdhėroi vezirin e Beratit tė nisej vetė nė krye tė njė ekspedite pėr tė vjelė taksat nė sanxhakėt e Vlorės dhe tė Delvinės dhe pėr tė nėnshtruar rebelėt, duke vendosur kėshtu rendin e qetėsinė, por nė tė njėjtėn kohė, kinse pėr ti lėnė vezirit duart e lira, e shkarkoi atė nga komanda e derbendėve, qė e bėnte shumė tė fuqishėm dhe tė rrezikshėm. Meqė ky urdhėr ēonte nė shkatėrrimin e mbėshtetjes sė vezirit tė Beratit nė zonat malore tė dy sanxhakėve dhe u jepte dorė Vlorajve qė tė bėnin pėr vete malėsorėt derbendxhinj, Ismail Pasha nuk iu bind atij. Valiu i Rumelisė, mė 1759, dėrgoi kundėr tij zėvendėsin e vet. Atėherė Ismail Pasha u arratis bashkė me tre besnikė, ndėr tė cilėt ishte i kunati, Ahmet Kurt beu i Ngurzajve.
Meqenėse familja e Vlorajve e pėrfaqėsuesit e Stambollit nuk gjenin mbėshtetje nga ajanėt vendas, Porta e Lartė u detyrua ta falte Ismail Pashėn nė vjeshtėn e vitit 1761 dhe ti njihte atij privilegjet qė gėzonte dy vjet mė parė. Edhe ky, meqė nuk ishte nė gjendje tu imponohej feudalėve beratas e myzeqarė, e pranoi faljen. Por Ismail Pasha nuk e la pa shfrytėzuar kėtė dobėsi tė pushtetit qendror pėr tė nėnshtruar krahinėn e Vlorės bashkė me pinjollėt e familjes sė Vlorajve, qė ishin tė mitur dhe nėn tutelėn e nėnės sė tyre, tė vesė sė Kapllan pashė Vlorės, kushėririt tė tij. Nė fillim tė gushtit, Ismail Pasha u nis nga Berati me forcat e veta dhe hyri nė qytetin e Vlorės pa luftė. Pėr tia arritur qėllimit, kėrkoi dorėn e vejushės sė tė kushėririt. Kjo e la me shpresėn se pranonte tė martohej me tė, por ndėrkohė pėrgatiti kurthin pėr ta vrarė. Kėshtu Ismail Pasha u rrethua prej forcave tė saj nė shtėpinė ku u vendos dhe, nė luftim e sipėr, u vra.
Vezir Ismail pashė Velabishtin e zėvendėsoi i kunati, Ahmet Kurt pasha, qė qeverisi sanxhakun pėr njėzet vjet rresht. Duke ruajtur pushtetin e vet, ky feudal ndoqi nė pėrgjithėsi njė politikė bindjeje ndaj Stambollit dhe njė politikė paqėsore me oxhakun e Vlorajve. Ahmet Kurt pasha si derbend-pashė mbrojti interesat e feudalėve ēifligarė dhe ndoqi pa mėshirė feudalėt e vegjėl, si dhe lėvizjet e tyre rebele kundėr qyteteve, mukatave dhe pronave tė ēifligarėve tė mėdhenj. Njė nga viktimat e sulmeve grabitqare tė tyre, gjatė luftės ruso-turke tė viteve 1768-1774, u bė qyteti tregtar i Voskopojės.
Edhe nė sanxhakėt e Delvinės e tė Janinės u zhvillua njė luftė e gjatė dhe e ashpėr pėr pushtet midis familjeve tė mėdha vendase, e cila e futi Shqipėrinė Jugore nė njė anarki tė rėndė me rrjedhoja shkatėrrimtare, veēanėrisht pėr zhvillimin ekonomik. Kjo gjendje u dha mundėsi disa familjeve mė tė vogla feudale tė pėrfitonin pėr tu fuqizuar dhe, duke marrė pjesė nė grupet rivale, tė krijonin tarafet e veta dhe tė pretendonin pėr marrjen e pushtetit krahinor nė duart e tyre. Njė nga kėto familje u bė ajo e Hysove tė Tepelenės, e cila i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, d.m.th. shtresės sė atyre shtėpive feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh.
Ndryshe nga ēpretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė shtėpi e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe shtėpia e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik.
Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut, si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut, djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė.
Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet. Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė. Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku.
Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi tu konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm. Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve.
As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė.
Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante kyē tė Shqipėrisė. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr tu bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore.
Krijoni Kontakt