Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 144
  1. #61
    Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore nė bashkėpunim me Mbretėrinė e Napolit.


    Beteja e Beratit (26 korrik 1455)


    Luftimet e vitit 1450 pėr mbrojtjen e Krujės sollėn dėme e vėshtirėsi tė ndryshme, tė cilat duheshin kapėrcyer. Pas largimit tė ushtrive osmane, Skėnderbeu ndėrmori masa pėr rivendosjen e pushtetit tė tij nė viset lindore tė vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerėzor. Realizimi i njė detyre tė tillė kėrkonte mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjergj Arianitit dhe bashkėrendimin e veprimeve ushtarake me tė. Prandaj Skėnderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij nė vitin 1451.

    Skėnderbeu i kushtoi vėmendje forcimit tė mėtejshėm tė sistemit mbrojtės tė vendit. U ndėrmorėn punime pėr riparimin e pėrforcimin e kėshtjellave. Pėrpara hyrjes kryesore tė kėshtjellės sė Krujės u bėnė ndėrtime tė veēanta parapritėse pėr tė mbrojtur muret e saj prej goditjeve tė artilerisė. Nė vijim tė punimeve nė sistemin mbrojtės dhe rreth 20 km (30 mijė hapa sipas M. Barlecit) larg Sfetigradit, diku nė rajonin e Mokrės, ndoshta nė rrjedhjen e mesme tė lumit Treska dhe nė jug tė krahinės sė Poreēes, shqiptarėt ndėrtuan kėshtjellėn e Modrishės (Modrishta) pėr tė penguar kalimin e trupave osmane nė thellėsi tė vendit nėpėrmjet rrugės Shkup-Kėrēovė. Ndėrkaq shqiptarėt kishin arritur tė rimarrin qytetin e Ohrit dhe rajonin e tij. Gjatė periudhės sė Skėnderbeut, mė tė shumtėn e viteve Ohri ka qenė nėn zotėrimin e shqiptarėve, prandaj njė lagje e tij pėr shekuj ka mbajtur emrin e Skėnderbeut.

    Ekspeditat ushtarake osmane kundėr Shqipėrisė nuk vonuan tė rifillonin. Sulltan Mehmeti II qė hipi nė fronin osman nė vitin 1451, pas vdekjes sė babait tė tij, dėrgoi kundėr Shqipėrisė dy ushtri gjatė vitit 1452.

    Ushtria e parė e pėrbėrė prej disa mijė luftėtarėsh nėn komandėn e Hamza Beut, pasi kaloi Mokrėn u fut nė luginėn e Modrishės dhe filloi tė ngjitej e lodhur nė drejtim tė kėshtjellės, lartėsitė rreth sė cilės ishin zėnė natėn nė fshehtėsi prej ushtrisė shqiptare. Kur pjesa kryesore e ushtrisė osmane ishte nė ngjitje, Skėnderbeu urdhėroi kėmbėsorinė e vet qė ta sulmonte. Pozicioni i favorshėm i luftimit pėr shqiptarėt, qė sulmonin nga lart poshtė, i dėmtoi rėndė forcat armike. Ndėrkohė kalorėsia shqiptare me Skėnderbeun nė krye dhe Hamza Kastriotin kaloi me tė shpejtė nė luginė dhe u ndėrpreu rrugėn e tėrheqjes forcave armike, tė cilat pėsuan njė katastrofė tė vėrtetė. Shumica e tyre u vranė dhe shumė tė tjerė ranė robėr bashkė me komandantin e tyre Hamza Beun.

    Disa muaj mė vonė kundėr Shqipėrisė u dėrguan mijėra ushtarė tė tjerė osmanė tė komanduar nga Debrea. Skėnderbeu vendosi t'i sulmonte befasisht. I shoqėruar nga Hamza Kastrioti e Moisi Golemi (Arianiti), nė krye tė 6 mijė kalorėsve marshoi gjatė natės me shpejtėsi drejt vendndodhjes sė kampit armik. Meqė forcat osmane diktuan afrimin e shqiptarėve, Skėnderbeu i sulmoi ato menjėherė e nga drejtime tė ndryshme dhe i shpartalloi keqas, duke vrarė dhe komandantin e tyre, Debrenė. M. Barleci rrėfen se beteja u zhvillua nė fushėn e Pollogut qė, sipas tij, kufizohej me qytetin e Shkupit dhe me Mokrėn. Sipas pėrshkrimit tė tij, vendbeteja duhet kėrkuar diku nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė ose nė pjesėn veriperėndimore tė fushės sė Shkupit qė kufizohet me Dervenin. Nė burimet historike tė shek. XV emri i Pollogut ndeshet vetėm pėr njė fshat tė vilajetit tė Manastirit.

    Mbrojtja e viseve shqiptare tė ēliruara dhe e ardhmja e tyre vareshin nė njė farė mase nga situata politike dhe ushtarake nė Shqipėrinė e Poshtme dhe Lindore, qė ishin nėn pushtimin osman. Dėbimi i pushtuesve nga kėto rajone ishte njė kėrkesė e domosdoshme dhe e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve, kudo qė banonin nė vise tė ēliruara apo edhe tė pushtuara.

    Pas luftimeve tė vitit 1450, Skėnderbeu dhe fisnikėt e tjerė shqiptarė u pėrpoqėn energjikisht tė gjenin rrugėt sa mė tė frytshme pėr tė pėrballuar kėrcėnimin osman. Nė kėtė drejtim ata u pėrpoqėn tė forconin lidhjet me vendet e tjera, qė t`i angazhonin kėta nė luftėn antiosmane. Skėnderbeu i kėrkoi Republikės sė Venedikut qė, nėn komandėn e tij, tė vendoste nė Krujė njė numėr ushtarėsh tė saj. Por kjo kėrkesė, qė e angazhonte Venedikun nė luftėn antiosmane, nuk u pranua prej Senatit tė tij, i cili, pėr mė tej, mė 1451 ripėrtėriu me sulltanin e ri, Mehmetin II, traktatin e paqes qė ishte nėnshkruar me Muratin II.
    Synimi i shqiptarėve pėr ēlirimin e viseve jugore tė vendit, gjeti mbėshtetjen e mbretėrisė sė Napolit, e cila nėpėrmjet tokave shqiptare mund tė sulmohej lehtėsisht prej trupave osmane. Prandaj mbreti Alfonsi V synonte tė shtrinte influencėn e vet nė Ballkanin Perėndimor. Ai u lidh me shumė sundimtarė tė kėtyre viseve dhe u premtoi atyre pėrkrahje materiale, me kusht qė tė njihej si kryezot i krahinave qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e tij.

    Si forcė kryesore pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani, Alfonsi V shihte shqiptarėt. Nė njė projekt drejtuar Papės nė vitin 1451, ai e konsideronte tė mjaftueshėm dėrgimin prej tij tė njė mijė ushtarėve pėr tė ndihmuar Skėnderbeun e fisnikėt e tjerė shqiptarė pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore qė ishin nėn pushtimin osman. Shqiptarėt u pėrpoqėn tė siguronin nga mbreti Alfonsi V ndihma nė ushtarė dhe nė mjete luftarake tepėr tė nevojshme sidomos pėr marrjen e kėshtjellave dhe ēlirimin e viseve tė pushtuara.
    Pėr tė konkretizuar bashkėpunimin shqiptaro-napolitan, fisnikėt shqiptarė nėnshkruan me oborrin napolitan disa traktate bashkėpunimi, siē ishte ai i 26 marsit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Skėnderbeut, traktati i 7 qershorit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Gjergj Arianitit, si dhe traktate tė tjera tė nėshkruara nga pėrfaqėsuesit e Muzak Topisė, tė Gjon Muzakės etj. Nė tė gjitha kėto traktate si problem qendror ishte ēlirimi i viseve tė Shqipėrisė sė Poshtme. Sipas tyre, viset qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e trupave napolitane, do tė njihnin si kryezot tė tyre mbretin Alfonsi V (traktati i 26 marsit). Nė traktatin e 7 qershorit ishin shėnuar gjithashtu mėnyra se si do tė ndaheshin viset shqiptare, pasi tė ēliroheshin. Gjergj Arianiti do tė merrte Kaninėn, Vlorėn me rrethinat dhe do tė gėzonte njė sėrė tė drejtash mbi qytetin dhe krahinėn e Beratit. Pėrfaqėsuesi i Gjergj Arianitit, qė nėnshkroi traktatin, do tė merrte krahinėn e Vagenetisė (Ēamėrisė). Nė kuadrin e kėtyre pėrpjekjeve u pėrfshinė edhe Simon Zenebishi me tė birin, Alfonsin, tė cilėt qenė kthyer nga emigracioni dhe u vendosėn nė zonėn bregdetare pranė Butrintit.

    Shqiptarėt qė banonin nė viset e pushtuara e vazhduan nė forma tė ndryshme luftėn kundėr osmanėve edhe nėn ndikimin e fuqishėm tė ngjarjeve qė zhvilloheshin nė pjesėn e ēliruar tė vendit. Nė dokumentet osmane tė atyre viteve pėrmenden nė rajonet e pushtuara fshatra tė tėra shqiptare si kryengritėse e rebele, spahinj tė zhdukur e qė kishin braktisur timaret, spahinj qė nuk pranonin tė merrnin pjesė nė fushatat ushtarake kundėr tokave tė lira shqiptare, spahinj shqiptarė tė cilėsuar si "tradhtarė" qė ishin bashkuar me luftėtarėt dhe me prijėsat shqiptarė, si me Gjergj Arianitin etj.

    Si rrjedhojė e qėndresės qė zhvillohej nė Shqipėrinė e Poshtme, disa krahina malore si Kurveleshi, Himara, Kėlcyra, Leskoviku e ndonjė tjetėr, prej kohėsh qėndronin thuajse krejtėsisht tė lira. Nė vitet 50 u ēlirua zona bregdetare pranė Butrintit, me qendėr kėshtjellėn e Kastrovilės (Ēamėri). Nė tė u vendosėn trashėgimtarė tė familjes sundimtare tė Zenebishėve qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e lirė. Gjatė viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) organizoi disa aksione tė suksesshme kundėr ushtrisė sė Gjergj Brankoviēit, zgjeroi zotėrimet e tij deri nė Moraēė dhe shtiu nė dorė Medunin.
    Pėr tė lehtėsuar zbarkimin e trupave napolitane, qė do tė merrnin pjesė nė luftė pėr ēlirimin e viseve shqiptare, u krijua njė lidhje detare e veēantė me mbretėrinė e Napolit. Pėr kėtė qėllim nė jug tė Durrėsit u rindėrtua kėshtjella e Kepit tė Lagjit (kalaja e Turrės). Pas disa vitesh, po pėr tė lehtėsuar komunikimin nėpėrmjet detit me vendet e tjera, Skėnderbeu ndėrtoi njė kėshtjellė nė Kepin e Rodonit.

    Si qendėr e parė pėr t`u ēliruar nė bashkėpunim me forcat napolitane u mendua jo rastėsisht Berati, qė ishte kufitar me krahinat e lira. Ēlirimi i tij, si qendėr shumė e fortifikuar, krijonte rrethana shumė tė favorshme pėr dėbimin e pushtuesve nga krahinat e tjera nė lindje, nė perėndim e nė jug tė Beratit dhe do tė sillte izolimin e njė baze tjetėr shumė tė rėndėsishme ushtarake e administrative tė pushtuesve, Kaninėn, duke i prerė kėsaj rrugėt e komunikimit tokėsor me viset e tjera qė ishin nėn pushtimin osman.

    Aksioni pėr ēlirimin e Beratit jo rastėsisht pėrkoi dhe u zhvillua i ndėrvarur me pėrpjekjet energjike tė sulltan Mehmetit II dhe tė administratės qendrore osmane pėr shtrirjen e konsolidimin e pushtimit osman nė rajonet lindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare, si dhe nė rajonin e Fushė-Dardanisė dhe tė pjesės jugore tė luginės sė Moravės. Pėrpjekje intensive pėr pushtimin e kėtyre rajoneve osmanėt i ndėrmorėn sidomos gjatė viteve 1454-1455, pasi ata kishin marrė mė 29 maj 1453 Konstandinopojėn, e cila konsiderohej e papushtueshme prej fortifikimeve tė fuqishme qė kishte. Rėnia e saj tronditi forcat antiosmane tė kohės, kudo qė ato vepronin, dhe shėnoi fundin e Perandorisė Bizantine. Pėrkrah forcave osmane nė luftėn pėr pushtimin e Konstandinopojės mori pjesė edhe ushtria e Gjergj Brankoviēit.

    Nė vitin 1454 sulltan Mehmeti II rrethoi qytetin mė tė rėndėsishėm e mė tė fortifikuar tė Kosovės pas Shkupit, Novobėrdėn, emri i sė cilės njihej mirė nė vendet e tjera pėr prodhimin e arit e tė argjendit. Pas njė bombardimi 40-ditor me topa tė mėdhenj dhe premtimit se mbrojtėsve e banorėve tė saj u garantohej jeta, Novobėrda u dorėzua mė 1 qershor 1455 dhe me kėtė mori fund periudha e lulėzimit tė saj si qytet. Novobėrda u braktis masivisht dhe njė pjesė e banorėve ndoshta u vranė. Sipas njė regjistri osman tė vitit 1455, nė roje tė fortesės sė Novobėrdės si specialistė armėsh tė ndryshme, si hekurpunues, marangozė e muratorė, qė kujdeseshin pėr mirėmbajtjen e saj, ishin gjithsej 27 kryefamiljarė tė krishterė dhe 60 familje myslimane. Kėta tė fundit ishin vendosur nė Novobėrdė, duke ardhur nga rajone tė ndryshme tė Rumelisė, pėr tė garantuar praninė e pushtetit osman aty.

    Lajmi pėr rėnien e Novobėrdės, njė qytet ky qė njihej shumė edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, qe tronditės dhe u prit me shqetėsime edhe nė vende tė tjera, si nė Hungari, nė Itali etj. Pas marrjes sė Novobėrdės, osmanėt pushtuan edhe qytete tė tjera tė Fushė-Dardanisė.

    Gjatė verės sė vitit 1455, 12 mijė luftėtarė shqiptarė dhe 500 ushtarė tė mbretėrisė sė Napolit rrethuan Beratin dhe nisėn sulmet pėr marrjen e tij. Forcat osmane, qė gjendeshin nė kėshtjellė, hynė nė bisedime me shqiptarėt pėr dorėzimin e saj dhe kėrkuan paraprakisht njė armėpushim prej njė muaji, kėrkesė qė u pranua vetėm pėr 15 ditė. Ata shpresuan jo mė kot qė ushtritė osmane do t'u vinin nė ndihmė, sepse ato tashmė ishin tė lira pas marrjes sė Novobėrdės.

    Duke vlerėsuar pozitėn kyēe tė Beratit dhe rrjedhimet qė do tė kishte humbja e tij, sulltani largoi nga Fushė-Dardania mijėra ushtarė osmanė dhe i nisi pėr tė sulmuar forcat shqiptare qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit. Nė krye tė tyre vuri tre komandantė tė shquar, njohės shumė tė mirė tė viseve shqiptare, tė cilėt mė parė kishin qenė kėtu si sanxhakbejlerė: Isa Beun, Hamza Beun dhe Sebalian. Pėr tė mos u diktuar prej luftėtarėve shqiptarė qė mbanin tė rrethuar kėshtjellėn e Beratit, ata nuk i kaluan trupat nga rruga e zakonshme e luginės sė Shkumbinit, por u grumbulluan nė Manastir dhe ndoqėn rrugėn qė tė ēonte nė fushėn e Korēės. Duke udhėtuar nėpėr lugina e rrugė qė ishin larg qendrave kryesore tė banimit dhe qė thuajse nuk pėrdoreshin mė, trupat osmane u futėn natėn nė kėshtjellėn e Beratit, pa u vėnė re prej luftėtarėve tė Muzak Topisė dhe ushtarėve napolitanė qė ishin vendosur nė atė drejtim nga kalonte rruga e marshimit tė osmanėve.

    Nė pasditen e 26 korrikut 1455 pesė mijė luftėtarėt e Muzak Topisė dhe 500 ushtarėt napolitanė, kur ishin fare tė shkujdesur e tė shpėrndarė, u sulmuan prej ushtrisė osmane dhe u asgjėsuan thuajse tėrėsisht. Sapo u njoftuan pėr sulmin e papritur tė ushtrisė osmane, Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti, qė me 7 mijė luftėtarėt e tyre ishin larg e nė drejtimin e kundėrt me vendin e betejės, shkuan menjėherė nė ndihmė tė Muzak Topisė, por, kur ata arritėn nė fushėn e luftės, gjithēka kishte pėrfunduar. Pėr mė tepėr trupat e Skėnderbeut e tė Gjergj Arianitit u gjendėn tė rrethuara dhe beteja rifilloi. Nė sajė tė heroizmit masiv tė luftėtarėve tė tyre dhe sidomos tė Skėnderbeut, qė u sul i pari mbi rrethuesit dhe veproi nė betejė njėkohėsisht si komandant e si ushtar, shqiptarėt pėrballuan sulmin osman, arritėn tė ēanin rrethimin dhe u larguan nga fusha e betejės. Shfarosja e ushtrisė sė Muzak Topisė nė betejėn e Beratit ishte humbja mė e rėndė qė pėsuan shqiptarėt gjatė luftės 25-vjeēare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.

    Edhe pas ngjarjeve tė Beratit, shqiptarėt nuk hoqėn dorė nga synimet pėr ēlirimin e viseve tė pushtuara. Nė dokumentet e vitit 1456 del se Skėnderbeu i vazhdoi lidhjet me Zenebishėt, qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e ēliruar nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme, me qendėr Kastrovilėn, ndėrkohė qė forcat e Mbretėrisė sė Napolit, pasi dėbuan osmanėt, morėn Himarėn. Skėnderbeu ndėrmori aksione pėr ēlirimin e kėshtjellave tė tjera, qė kanė mbetur anonime nė dokumentet e kohės. Dy vjet pasi e kishte humbur, Skėnderbeu u rimori osmanėve me forcėn e armėve, nė vitin 1457, qendrėn e rėndėsishme doganore e tregtare tė Myzeqesė, Pirgun, qė gjendej nė grykėderdhjen e lumit Seman. Bashkėpunimi i Skėnderbeut me banorėt e viseve tė pushtuara ishte tepėr i ngushtė dhe vazhdoi deri nė fund.

    Nė mesin e viteve 60 pėrmenden lidhjet e Skėnderbeut me despotin e Artės. Marrėdhėnie tė tilla Skėnderbeu vendosi edhe me shqiptarėt e viseve tė largėta, duke pėrfshirė edhe ata tė Moresė (Peloponezit), tė cilėt, kur kaluan nė Italinė e Jugut e nė Sicili edhe kėtu, nė vendbanimet e reja, ruajtėn ndėr shekuj kujtimin pėr Heroin Kombėtar dhe pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV, dėshmi kjo e lidhjeve tė tyre me luftėn e bashkėkombėsve tė udhėhequr nga Skėnderbeu.

  2. #62
    Fitorja e ushtrisė shqiptare nė Ujėbardhė (1457)


    Pas betejės sė Beratit tė vitit 1455, gjendja e brendshme politike e Shqipėrisė u keqėsua pėrkohėsisht. Asgjėsimi i forcave tė Muzak Topisė nė Berat shkaktoi lėkundje e frikė te disa fisnikė shqiptarė, ndonjė prej tė cilėve kaloi edhe nė anėn osmane, siē ishte rasti i Moisi Golemit (Arianitit) dhe i Hamza Kastriotit.

    Moisi Golemi (Arianiti) i kishte zotėrimet nė Dibrėn e Sipėrme dhe kufitare me viset e pushtuara. I trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkėpunimi me pushtuesin nuk do tė mbėshtetej prej banorėve tė zotėrimeve tė veta, ai iku fshehurazi nė oborrin osman. Pėr kėtė akt Moisiu u shpronėsua dhe zotėrimet e pasuria e tij kaluan nė duart e Skėnderbeut. Sulltan Mehmeti II i ngarkoi atij drejtimin e njė ushtrie pėr t`i dhėnė Skėnderbeut goditjen pėrfundimtare pas ngjarjeve tė Beratit, tė cilat ishin dobėsuar fuqinė ushtarake tė shqiptarėve. Nė fund tė pranverės sė vitit 1456, ushtria osmane e drejtuar nga Moisiu arriti nė fushėn e Oronikut pranė Ohrit dhe nė betejėn qė u zhvillua aty, u thye keqas prej forcave tė Skėnderbeut. Pa kaluar shumė kohė, i penduar pėr bashkėpunimin me osmanėt, Moisiu u kthye nė Shqipėri pėr tė luftuar besnikėrisht deri nė vdekje pėrkrah Skėnderbeut, i cili e fali dhe i riktheu menjėherė pronat e pasuritė e konfiskuara.

    Lėkundje tė tilla u shfaqėn edhe tek anėtarė tė rrethit familjar tė Skėnderbeut, tė cilėt ky i ndėshkoi ashpėr. Ai shpronėsoi Gjergj Stres Balshėn, djalė i motrės sė tij, i akuzuar pėr bashkėpunim me osmanėt. Kulmin kjo veprimtari e arriti me bashkėpunėtorin e ngushtė e nipin e Skėnderbeut, Hamza Kastriotin. Me sa duket, nė kėtė qėndrim ndikoi edhe humbja e shpresave prej tij pėr tė qenė trashėgimtari i Kastriotėve, meqenėse Skėnderbeut i lindi djalė. Hamzai kaloi nė anėn e osmanėve nė njė nga vitet mė kritike tė periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut.

    Me vdekjen e J. Huniadit nė vitin 1456 u shua qėndresa e hungarezėve, njė nga vatrat mė tė fuqishme tė luftės antiosmane nė Ballkan. I ēliruar nga presioni hungarez, sulltan Mehmeti II e pėrqendroi vėmendjen kundėr Shqipėrisė, i nxitur edhe nga premtimi i Hamza Kastriotit se me njė ushtri tė fuqishme mund t'i jepte grushtin pėrfundimtar Skėnderbeut.

    Nė korrik tė vitit 1457 u fut nė tokat shqiptare njė ushtri e fuqishme osmane (pėr tė cilėn burimet e kohės japin njė numėr tė ekzagjeruar prej 80 mijė vetash) nėn komandėn e Isa bej Evrenozit, i cili sapo kishte fituar njė pozitė krejt tė veēantė administrative pėr kontrollin e drejtpėrdrejtė tė rajoneve periferike lindore e veriore tė viseve qė ishin nėn kontrollin e Skėnderbeut dhe tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė. Nė kėtė fushatė atė e shoqėronte Hamza Kastrioti, qė ishte njė njohės shumė i mirė i ushtrisė shqiptare dhe i artit tė saj luftarak. Prandaj Heroi shqiptar ndoqi kėsaj here njė taktikė krejt tė re.

    Skėnderbeu me luftėtarėt e vet si zakonisht zuri shtigjet nė trevat lindore tė Dibrės, ku priti afrimin e ushtrisė osmane. Pas disa ndeshjeve tė parėndėsishme me tė, ai e shpėrndau pėrkohėsisht masėn kryesore tė luftėtarėve shqiptarė dhe u tėrhoq nė mėnyrė tė tillė qė armiqtė tė bindeshin se i kishin shpartalluar shqiptarėt dhe se Skėnderbeu ishte braktisur prej luftėtarėve tė vet. Kjo manovėr e tij pati sukses tė plotė aq sa, mė 31 korrik 1457, qeveritari venecian i Durrėsit e njoftonte dukėn e Republikės se: "i madhėrishmi Skėnderbe ka marrė malet pėr tė shpėtuar kokėn dhe e kanė braktisur tė gjithė".

    Trupat osmane u futėn nė thellėsi tė vendit, zbritėn nė zonėn e Matit dhe nuk ranė nė gjurmėt e luftėtarėve shqiptarė, gjė qė i bindi se ushtria shqiptare vėrtet ishte shpartalluar. Mė 2 shtator tė vitit 1457, kur ushtarėt osmanė po pushonin tė shkujdesur nė fushėn e Ujėbardhės, pranė Mamurasit, Skėnderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtėsi forcat e veta, e goditi befasisht ushtrinė armike nė disa drejtime. Tė ndodhura nė gjumin e mesditės, pa armė e me kuaj tė pashaluar, trupat osmane pėsuan njė katastrofė tė plotė. Shumica e tyre u vranė e ranė robėr nė duart e shqiptarėve.

    Fitorja i befasoi bashkėkohėsit, tė cilėt shkruanin ato ditė se "Skėnderbeu me njė grusht ushtarėsh theu, mposhti dhe dėrrmoi njė ushtri tė pamasė turqish", "thuhet se mė tepėr se 30 mijė turq u vranė ose u zunė rob prej tij" etj., etj. Midis robėrve tė shumtė ishte edhe Hamza Kastrioti, tė cilin Skėnderbeu e futi nė burgjet e Italisė dhe mė vonė e lejoi qė tė shkonte pėr tė banuar nė Turqi.
    Fitorja nė betejėn e Ujėbardhės pati rrjedhime pozitive tė shumanshme politike dhe ushtarake nė Shqipėri. Ajo ishte njė goditje vendimtare kundėr lėkundjeve nė gjirin e aristokracisė shqiptare dhe ndikoi nė forcimin e pushtetit politik tė Skėnderbeut mbi gjithė viset e lira shqiptare. Pas disfatės sė rėndė tė vitit 1457 nė betejėn e Ujėbardhės, sulltan Mehmeti II ndėrpreu pėrkohėsisht sulmet kundėr Shqipėrisė dhe vetėm nė vitet 60 do tė dėrgonte kundėr saj ushtri tė fuqishme.



    Regjistrimet kadastrale osmane tė viteve 50



    Angazhimi gjatė viteve 1448 dhe 1450 kundėr Skėnderbeut i tė gjithė potencialit ushtarak tė Perandorisė Osmane nėn drejtimin e vetė sulltan Muratit II bashkė me tė birin e tij, sulltanin e ardhshėm Mehmetin II, synonte nėnshtrimin me ēdo kusht tė viseve tė lira shqiptare. Nė kėto rrethana ai ngriti mbi lumin Vardar urėn e gurtė tė Shkupit. Masa energjike ndėrmori nė kėtė drejtim, pas ardhjes nė pushtet, sulltani i ri, Mehmeti II.

    Ekspeditat ushtarake kundėr viseve tė lira shqiptare gjatė viteve 1452-1455, ky sulltan i bashkėshoqėroi edhe me regjistrimet kadastrale tė rajoneve tė gjera shqiptare. Madje nė luftėn pėr nėnshtrimin e viseve shqiptare gjatė vitit 1455 u angazhua edhe vetė sulltan Mehmeti II, kampi i tė cilit, nė mesin e muajit qershor 1455, ishte vendosur nė fshatin Reēan tė Prizrenit, por kėtė qytet nuk e mori dot. Nė fillim tė vitit 1456 osmanėt pushtuan pėrkohėsisht Medunin.

    Pėr tė mbajtur viset e lira shqiptare nėn goditje ushtarake tė pandėrprerė, sulltan Mehmeti II krijoi njė njėsi administrative tė veēantė nė njė pjesė tė konsiderueshme tė tyre me afro 240 hase e timare pėrgjithėsisht tė mėdha dhe i shėnoi nė njė regjistėr kadastral tė veēantė. Nė tė u pėrfshinė rajonet e Gostivarit e tė Tetovės, tė Kaēanikut bashkė me njė pjesė tė rajonit tė Shkupit, tė Rrafshit tė Dukagjinit (pa qytetet e Prizrenit e tė Pejės, sepse osmanėt nuk kishin mundur t’i pushtonin), tė Zveēanit (Mitrovicės), tė Plavės e Gucisė, tė Jeliēes (Sanxhaku) etj., duke pėrfshirė edhe njė pjesė tė Bosnjės Jugore.

    Me kėtė organizim tė veēantė, qė nuk pati jetė tė gjatė, synohej tė shkėputeshin e nėnshtroheshin rajonet lindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare, duke ia dhėnė ato nėn zotėrim Isa Beut, qė ky tė vepronte energjikisht pėr zotėrimin e tyre.

    Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej nė tė gjitha krahinat e njėsisė administrative tė drejtuar prej tij, qė duhej t`i jepnin afro 800 000 akēe. Me zeamete tė tjera u pajisėn familjarėt e tij, madje edhe gruaja. Pjesa dėrrmuese e timareve iu shpėrnda personave tė afėrm me Isa Beun dhe qė i shėrbenin atij. Ky ishte apogjeu zyrtar i fuqisė ekonomike, politike e ushtarake tė Isa Beut si funksionar i lartė osman.

    Faktikisht pushteti i tij nuk u shtri mbi viset e sipėrpėrmendura, madje as nė vilajetin e Kalkandelenit (Tetovės) qė ishte mė afėr Shkupit dhe mė i begati nga rajonet e tjera, popullsia e tė cilit i paguante afro 500 000 akēe tatime Isa Beut e njerėzve tė tij. Nė kėtė vilajet, ndėr tė tjerė, kishin haset e tyre gruaja e tij dhe djali i tyre, Mehmet Ēelebiu, si dhe pėrfaqėsues tė famijeve tė njohura fisnike shqiptare, si Hasan bej Zenebishi, qė ishte subash i vilajetit tė Kalkandelenit, Jusuf ēelebi Muzaka (tė cilit pėr pak kohė iu dha nė zotėrim hasi i djalit tė Isa Beut), Kasem Dukagjini etj. Megjithėkėtė detyrat e tyre si funksionarė osmanė ata nuk i ushtruan dot pėr ndonjė kohė tė gjatė, sepse ai rajon mbeti thuajse vazhdimisht nėn kontrollin e Skėnderbeut.

    Banorėt e rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar kanė ruajtur nė kujtesė faktin se osmanėt i pushtuan kėto vise pas shumė luftimesh qė zgjatėn vite tė tėra. Mbrojtėsit e kėshtjellės sė Sobrit, qė kontrollonte rrugėn Shkup-Tetovė, pėrmenden vazhdimisht si tė vrarė. Si rrjedhojė, edhe numri i familjeve myslimane tė qytetit tė Tetovės erdhi duke u pakėsuar, ndėrkohė qė rritej numri i tyre nė Shkup, i cili mbeti nėn pushtimin e pandėrprerė osman. Nė kėtė kohė nė Shkup u bėnė shumė ndėrtime, midis tė cilave u dalluan mjaft vepra tė rėndėsishme arkitekturore dhe artistike. Gjatė shek. XV u ndėrtuan vepra monumentale tė gjinive tė ndryshme, si ndėrtime mbrojtėse dhe inxhinierike, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtime tė arkitekturės popullore si ēarshi, hane, banesa etj.

    Midis kėtyre veprave shquhen Ura e gurtė nė lumin Vardar (Shkup), xhamitė e sulltan Muratit II, tė Isa Beut, Mustafa Pashės etj., banjat publike tė Isa Beut e tė Daut Pashės, ujėsjellėsi i Mustafa Pashės, hanet e Sulės e tė Kapanit etj.
    Pėr tė kompensuar pozitėn administrative, politike dhe ekonomike tė projektuar pėr Isa Beun, por qė nuk pati sukses, ai u emėrua subash i vilajetit tė Shkupit, siē e tregon njė shėnim i shkruar nė muajin qershor tė vitit 1457 nė regjistrin kadastral pėrkatės. Ndėrsa subashi i mėparshėm i Shkupit kishte njė has qė i jepte mė pak se 100 000 akēe tė ardhura vjetore, Isa Beut iu dha njė has qė i siguronte afro 240 000 akēe nė vit, tė ardhura kėto shumė mė tė vogla nga ato tė postit tė mėparshėm.

    Krahas njėsisė administrative nė zotėrim tė Isa Beut, sulltani krijoi gjatė vitit 1455 nė rajonin e Fushė-Dardanisė e mė gjerė njė njėsi administrative tė dytė, tė emėrtuar "Vilajeti i Vukut", sipas emrit tė ish-sundimtarit, Vuk Brankoviēit. Ky vilajet kishte 8 nahije dhe afro 180 timare. Nahijet mė tė mėdha pėr nga numri i fshatrave ishin Labi (Llapi) me 229 fshatra, Vuēiterni me 137, Morava me 128, Topolnica me 81, Klopotniku me 42 dhe Prishtina me 40 fshatra. Gjatė vitit 1455 u ndėrmorėn regjistrime kadastrale osmane edhe nė rajone tė tjera, si nė Sanxhakun Shqiptar etj.

    Regjistrimet e mėsipėrme mbetėn pėr shumė vjet akte formale. Prandaj mė 1458, 1459 dhe 1463 u angazhua sėrish vetė sulltan Mehmeti II pėr nėnshtrimin e rajoneve tė mėsipėrme, duke pushtuar, ndoshta pėrkohėsisht, Prizrenin nė vitin 1458, mė pas Lipjanin, Vuēiternin dhe nė vitin 1463 Pejėn.
    Gjatė viteve 1454-1456 pushtohet thuajse krejtėsisht Despotati serb i Gjergj Brankoviēit, i cili ishte lidhur ngushtėsisht me oborrin osman, si nėpėrmjet vasalitetit ashtu edhe lidhjeve martesore. Nė dhjetor tė vitit 1456 vdiq si i mėrguar nė Hungari Gj. Brankoviēi dhe pas dy vjetėsh, nė janar tė vitit 1458, vdiq edhe djali e trashėgimtari i tij Llazari. Nė mars tė vitit 1458 osmanėt pushtuan kryeqytetin e Rashės, Smederevėn, por po atė muaj banorėt i dėbuan pushtuesit nga qyteti i tyre. Djali i mbretit Thoma Tomasheviq tė Bosnjės, Stefani, u martua me vajzėn e Llazar Brankoviēit dhe, me ndihmėn e oborrit hungarez e si vasal i tij, u shpall despot i Rashės nė mars tė vitit 1459. Kundėrveprimi osman qe i menjėhershėm dhe despoti Stefan nė qershor tė atij viti e braktisi pėrfundimisht shtetin serb tė Rashės dhe nė vitin 1461 u bė mbret i Bosnjės.

    Gjatė vitit 1463 sulltan Mehmeti II ndėrmori fushata ushtarake shumė tė fuqishme pėr nėnshtrimin e Ballkanit; pushtoi Bosnjėn, Morenė (Peloponezin) dhe emėroi masivisht timarlinj tė rinj nė viset shqiptare pėr t`i rivendosur ato nėn pushtetin e tij. Pėr tė mbajtur tė nėnshtruar Bosnjėn, sulltani u pėrpoq tė vendoste nėn kontrollin e tij kėshtjellat pranė rrugėve kryesore qė tė ēonin nė Bosnjė, si Zveēanin, Jeliēėn (Pazarin e Ri) etj. Edhe pse pėr ruajtjen e kėtyre kėshtjellave sulltan Mehmeti II caktoi spahinj tė rinj, ai realisht nuk arriti t`i fuste nėn kontroll tė plotė rajonet e ish-njėsisė administrative, qė nė vitet 50 ia kishte dhėnė Isa Beut pėr t`i administruar.

    Skėnderbeu vazhdoi tė pėrkujdesej pėr viset veriore shqiptare. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464, ai i nisi trupat e veta nė drejtim tė Sjenicės, nė viset e ish-Despotatit tė Rashės, dhe u ndesh me trupat osmane, tė cilat i shpartalloi pėrfundimisht. Ky aksion ushtarak i suksesshėm i Skėnderbeut u ndėrmor nė kuadrin e rigjallėrimit tė bashkėpunimit tė tij me Hungarinė. Nga fundi i vitit 1463 deri mė 1465 mbreti Matia Korvini i Hungarisė ndėrmori njė varg aksionesh luftarake kundėr osmanėve nė Bosnjė dhe arriti tė ēlironte Bosnjėn Veriore.

  3. #63
    3. FORMIMI I SHTETIT TĖ BASHKUAR SHQIPTAR NĖN DREJTIMIN E
    GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT




    Forcimi i pushtetit qendror tė Skėnderbeut



    Kryengritja fitimtare e nėntorit tė vitit 1443 dhe Kuvendi i fisnikėve shqiptarė i mbajtur nė mars tė vitit 1444 nė Lezhė, sollėn ndryshime rrėnjėsore nė organizimin administrativ, politik e ushtarak tė viseve tė ēliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhės realizoi tė parin bashkim tė gjerė politik e ushtarak tė vendit nė formėn e njė aleance ndėrmjet pėrfaqėsuesve kryesorė tė aristokracisė shqiptare. Organi mė i lartė qendror i kėtij bashkimi u bė Kuvendi i fisnikėve. Organe tė pėrhershme tė Besėlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria dhe arka e pėrbashkėt, nė krye tė tė cilave u caktua njė njeri i vetėm, Skėnderbeu.
    Vendimet e Kuvendit i dhanė mbėshtetje ligjore e morale pozitės sė veēantė tė Skėnderbeut, si kryetar i Besėlidhjes, nė marrėdhėniet me fisnikėt e tjerė shqiptarė. Kėtė pozitė ai e shfrytėzoi pėr tė bashkuar sa mė organikisht viset e lira shqiptare, nėpėrmjet forcimit tė pareshtur tė autoritetit tė pushtetit tė tij. Si kryetar i Besėlidhjes ai ushtronte tė drejtėn pėr t'i thirrur ose jo nė Kuvend anėtarėt e saj.

    Pėr nevojat e mbrojtjes e tė vijimit tė luftės, anėtarėt e Besėlidhjes pranuan krijimin e organeve qendrore, tė pėrqendruara nė njė dorė tė vetme, nė atė tė Skėnderbeut. Vendimet e Kuvendit i ngarkonin ata me detyrime politike, ushtarake e ekonomike. Kėshtu, nė luftė kundėr Venedikut gjatė viteve 1447-1448 morėn pjesė edhe personalitete drejtuese, tė cilėve nuk u ishin cenuar drejtpėrdrejt interesat nga pushtimi venecian, si Gjergj Arianiti. Nė kėtė luftė dhe nė bisedimet pėr nėnshkrimin e traktatit tė paqes, Skėnderbeu ishte figura qendrore e palės shqiptare, edhe pse nėn pushtetin e Venedikut nuk ishin pėrfshirė zotėrime tė Kastriotėve, siē kishte ndodhur me ato tė disa fisnikėve tė tjerė.

    Nė kuadrin e Besėlidhjes, fisnikėt i ruanin tė gjitha tė drejtat e mėparshme mbi zotėrimet e veta. Kjo bėnte qė nė qėndrimin e tyre tė shfaqeshin edhe dukuri tė tilla, si mospėrmbushja e detyrimeve tė caktuara nė Kuvend, mospjesėmarrje nė luftė, lėkundje ndaj vėshtirėsive e presioneve tė pushtuesve osmanė, mosmarrėveshje me njėri-tjetrin, mbajtja e ushtrive jashtė kuadrit tė Besėlidhjes etj.

    Me kalimin e viteve u bė gjithnjė e mė e domosdoshme tė kapėrceheshin sa mė parė dobėsitė e brendshme, tė cilat pengonin zhvillimin me sukses tė luftės. Detyra e mbrojtjes sė viseve tė lira shqiptare kėrkonte qė mobilizimi i banorėve nė to dhe ruajtja e kėshtjellave tė mos mbeteshin nė duart e zotėrve tė veēantė. Pėrshpejtimin e procesit tė bashkimit politik tė shqiptarėve e favorizonte shumė autoriteti i madh gjithnjė nė rritje qė Skėnderbeu kishte te bashkėkombasit e vet, tek i cili kėta shihnin drejtuesin e aftė dhe komandantin e talentuar, qė vazhdimisht po u sillte fitore.

    Lufta e suksesshme nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndikoi pozitivisht pėr integrimin nė njė shtet tė pėrbashkėt tė fisnikėve shqiptarė, tė cilėt i kishin fituar dhe i mbanin zotėrimet e tyre nė sajė tė fitoreve qė po korrte ushtria e Besėlidhjes. Duke ruajtur pėrgjithėsisht tė drejtat ekonomike feudale, zotėrimet e tyre e humbėn gradualisht autonominė politike dhe u njėsuan me ato tė Kastriotėve. Duke kujtuar kėto ndryshime, Gjon Muzaka shkruante se shkrirja dhe aneksimi i zotėrimeve tė fisnikėve shqiptarė nga Skėnderbeu ndodhte ngaqė ky "kishte nė dorė ushtrinė, dhe ata kishin gjithnjė turkun mbi krye". Ata ishin tė varur nga Skėnderbeu, sepse nuk ishin tė fuqishėm dhe pa pėrkrahjen e tij nuk mund tė pėrballonin dot furinė osmane. Integrimi nė njė shtet tė pėrbashkėt nuk i dėmtonte rėndė interesat e tyre ekonomike. Duke pėrmbushur detyrimet ndaj pushtetit qendror tė Skėnderbeut, fisnikėt ruanin tė drejtėn e administrimit tė pronave tė veta po nėpėrmjet aparatit tė tyre tė mėparshėm administrativ dhe ekonomik, i cili tani konsideroj si pjesė e aparatit shtetėror tė pėrbashkėt, tė drejtuar nga Skėnderbeu. Fisnikėt shqiptarė kaluan kėshtu nė vartėsinė e zakonshme feudale ndaj kryezotit tė tyre, Skėnderbeut.

    Heroi shqiptar pėrdori mjete tė ndryshme pėr afrimin e bashkimin sa mė tė ngushtė e tė qėndrueshėm tė zotėrve tė fuqishėm shqiptarė e rrjedhimisht, tė tė gjithė vendit. Ndėr to mė tė rėndėsishmet ishin lidhjet martesore ndėrmjet familjeve fisnike, dukuri tė zakonshme kėto nė shoqėrinė feudale. Martesa tė tilla ishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, qė ishte martuar me Vojsavėn, familja e sė cilės, sipas M. Barlecit, jetonte nė Pollog (me kėtė ai emėrtonte rajonin qė shtrihej nga qyteti i Shkupit nė lindje deri nė krahinėn e Dervenit nė perėndim, ndoshta edhe rajonin nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė). Qė nė kohėn e Gjon Kastriotit motrat e Skėnderbeut ishin martuar me anėtarė tė familjeve mė tė fuqishme tė kohės: Mara me Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin), Jella me Stres Balshėn, Angjelina me Vladan Arianitin, vėlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakėn. Veē kėtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh nė vitin 1443 e kishte cilėsuar veten si trashėgimtar tė Balshajve, bėri lidhje martesore tė tjera.

    Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė. Zotėrimet e Arianitėve e tė Topiajve kishin njė rėndėsi tė veēantė strategjike pėr mbrojtjen e vendit, sepse nėpėr to kalonte Rruga Mbretėrore (Egnacia) dhe degėzimet e saj nė drejtim tė viseve tė Shqipėrisė sė Epėrme e asaj tė Poshtme, nėpėrmjet tė cilave trupat osmane mund tė futeshin nė thellėsi tė tokave tė lira shqiptare pėr tė sulmuar kryeqendrėn e tyre, Krujėn. Lidhjet martesore tė shumta lehtėsuan veprimtarinė politike tė Skėnderbeut pėr integrimin sa mė tė plotė tė viseve shqiptare nėn pushtetin qendror tė tij. Edhe nė radhėt e kėtyre familjeve kishte individė tė pakėnaqur nga forcimi i pushtetit qendror tė Skėnderbeut. Kėshtu, p.sh., nė vitin 1455 Muzak Topia ankohej pėr mosmarrėveshjet qė kishte me kunatin e vet, Skėnderbeun.

  4. #64
    Shprehje e qėndrimeve divergjente ndaj procesit tė forcimit tė pushtetit qendror tė Skėnderbeut ishin edhe pėrpjekjet e ndonjė pėrfaqėsuesi tė familjeve aristokrate shqiptare pėr tė pasur lidhje vetjake me vende tė tjera, si me Napolin, Venedikun etj. Kėto qėndrime shfaqeshin sidomos kur tek ata dobėsohej besimi se shqiptarėt mund tė pėrballonin vetėm luftėn me ushtrinė osmane. Kėshtu, p.sh., pas rėnies sė Sopotnicės (1448) dhe Rrethimit tė Parė tė Krujės (1450), disa nga anėtarėt e Besėlidhjes sė Lezhės kėrkuan individualisht mbėshtetjen e pėrkrahjen e vendeve tė tjera, duke nėnshkruar me ta njė numėr traktatesh. Krahas traktatit tė 26 marsit 1451, qė dy ambasadorė tė Skėnderbeu e nėnshkruan nė emėr tė tij dhe tė "familjarėve tė tij e tė baronėve tė Shqipėrisė" me mbretin Alfonsi V tė Napolit, traktate tė ngjashme lidhėn pas disa muajsh me mbretin e Napolit ambasadori i Gjergj Arianitit (7 qershor 1451), pėrfaqėsuesit e Muzak Topisė, Gjon Muzakės etj.

    Pėr tė neutralizuar prirjet decentralizuese qė po rishfaqeshin nė radhėt e fisnikėve shqiptarė pas fushatave ushtarake osmane tė viteve 1448 dhe 1450 dhe pėr tė ruajtur bashkimin politik tė vendit, Skėnderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik mė tė rėndėsishėm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij, Donikėn.

    Krahas lidhjeve vetjake me shtetet perėndimore, pati edhe raste qė ndonjė nga fisnikėt shqiptarė hyri nė marrėveshje me osmanėt, siē vepruan Muzakajt mė 1451 dhe Dukagjinėt mė 1452 e mė pas. Zotėrimet e Muzakajve, si kufitare nė jug me viset e pushtuara, ishin vazhdimisht tė konfrontuara me osmanėt, kurse ato tė Dukagjinėve kontrollonin rrugėt tregtare qė sillnin tė ardhura tė mėdha nga qarkullimi i mallrave ndėrmjet rajoneve bregdetare dhe fushave verilindore (tė Rrafshit tė Dukagjinit e tė Fushė-Dardanisė), qė ishin vazhdimisht nėn kėrcėnimin e sulmeve osmane, derisa mė 1455 filloi ripushtimi i rajoneve verilindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare.

    Lėkundjet nė gjirin e aristokracisė shqiptare u thelluan edhe mė tej pas disfatės sė vitit 1455 nė betejėn e Beratit. Duke e gjykuar si tė pashpresė vazhdimin e mėtejshėm tė luftės kundėr osmanėve, Moisi Arianiti (Golemi), Gjergj Stres Balsha (djalė i motrės sė Skėnderbeut) dhe Hamza Kastrioti (djali i vėllait tė tij) kaluan nė bashkėpunim tė hapur me osmanėt.

    Shpartallimi prej Skėnderbeut i lėkundjeve dhe tendencave separatiste, qė arritėn deri nė bashkėpunim tė hapur me pushtuesit osmanė, u bė faktor i rėndėsishėm pėr ruajtjen dhe forcimin e pushtetit tė tij mbi tė gjitha viset e lira dhe krijimin e njė shteti tė vetėm shqiptar. Nė kėtė proces u pėrfshinė edhe rajonet periferike jugore e veriore tė vendit, ku shtriheshin zotėrimet e Arianitėve dhe tė Dukagjinėve. Integrimi i tyre nė shtetin e Skėnderbeut u bė mė vonė se nė viset e tjera dhe nė fillim tė viteve 60 mund tė quhej i kryer.

    Forcimi i pushtetit qendror tė Skėnderbeut mbi zotėrimet e Arianitėve eci mė lehtė se mbi ato tė Dukagjinėve. Nė kėtė proces ndikonin lidhjet martesore tė familjes sė Skėnderbeut me Arianitėt dhe sidomos fakti qė zotėrimet e kėtyre ishin kufitare dhe qenė vazhdimisht nėn kėrcėnimin e pushtimit osman. Pushteti qendror shtetėror u forcua aq shumė mbi Arianitėt saqė, pas vdekjes sė Gjergj Arianitit, mė 1461, djemtė e tij ishin tė detyruar tė pėrmbushnin urdhrat e Skėnderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit, Thomai, nė emėr tė tij dhe tė dy vėllezėrve mė tė vegjėl, nė qershor tė vitit 1461, u pranua nė audiencė nga duka i Venedikut me letėrekomandimin e Skėnderbeut. Ndaj njė vartėsie tė tillė tė plotė, e ėma e tyre, qė ishte edhe vjehrra e Skėnderbeut, nė fund tė vitit 1463 do t`u shprehte pakėnaqėsinė e saj shteteve tė tjera.

    Mė e vėshtirė qe rruga e pėrfshirjes sė zotėrimeve tė Dukagjinėve nė shtetin e Skėnderbeut. Deri mė 1455, kur sulltan Mehmeti II filloi veprimet intensive pėr pushtimin e Fushė-Dardanisė e tė Rrafshit tė Dukagjinit, zotėrimet e Dukagjinėve nuk i kishin ndier dhe aq pasojat shkatėrrimtare tė sulmeve osmane, sepse ende kufizoheshin me vise tė papushtuara dhe lidheshin me to me rrugė tregtare qė sillnin tė ardhura tė rėndėsishme doganore. Prandaj Dukagjinėt, veēanėrisht gjatė viteve 1450-1455, ndoqėn njė politikė deri diku tė veēuar nga ajo e Besėlidhjes, duke u afruar edhe me osmanėt pėr shkak tė interesave ekonomike e tregtare. Skėnderbeu pėrdori mjete tė ndryshme qė t'i largonte ata nga osmanėt, duke kėrkuar edhe ndėrmjetėsinė e shteteve tė huaja, si tė Papatit etj. Nė vitin 1452 ai nėnshkroi njė akt bashkėpunimi me Pal e Nikollė Dukagjinin.

    Me pushtimin prej turqve tė Fushė-Dardanisė dhe tė njė pjese tė Rrafshit tė Dukagjinit gjatė viteve 1455-1462 edhe zotėrimet e Dukagjinėve u dėmtuan rėndė dhe iu ekspozuan tėrėsisht tė njėjtit rrezik. Nė kėto kushte Dukagjinėt i ndėrprenė lidhjet me osmanėt dhe nė fund tė viteve 50 ata dalin tė lidhur plotėsisht me pushtetin qendror tė Skėnderbeut. I pakėnaqur nga kjo vartėsi, Lekė Dukagjini do tė ankohej mė 1463 se "nuk donte tė ishte nėn Skėnderbeun". Por njė proces i tillė ishte i pashmangshėm dhe i domosdoshėm nė kushtet e luftės kundėr rrezikut tė pėrbashkėt, pushtimit osman. Nė dokumentet e viteve 60 gjithnjė e mė shumė flitet pėr “shtetin e Skėnderbeut”.

    U arrit kėshtu tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm tė gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin nė jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe pėrfshinin nė veri kėshtjellat e Jeliēės (Pazarit tė Ri) e tė Zveēanit (Mitrovicės) bashkė me rajonet e tyre. Nė perėndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe pėrfshinin nė verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicėn dhe nė lindje rajonin e Dervenit nė perėndim tė Shkupit dhe atė tė Mokrės nė jugperėndim po tė kėtij qyteti.

    Integrimi politik dhe organizativ i viseve tė lira shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt u pasqyrua edhe nė raportet publike midis fisnikėve shqiptarė, si dhe me vendet e tjera. Ndėrprerja e veprimtarisė sė pavarur politike tė fisnikėve shqiptarė ka gjetur shprehjen e vet edhe nė dokumentet e kohės, ku emrat e tyre, me kalimin e viteve, dalin gjithnjė e mė rrallė dhe, qė nga fillimi i viteve 60, thuajse nuk do tė pėrmenden mė. Nė dokumentet e kohės Skėnderbeu del si e vetmja figurė drejtuese e jetės politike tė vendit. Nga "zot" i Krujės, qė pėrmendet nė vitet 40, ai do tė cilėsohet mė pas "zot i Arbėrisė" dhe mė 1464, me rastin e ardhjes sė papa Piut II nė Ballkan, ai do ta kurorėzonte mbret Skėnderbeun. Pėrfshirja e tė gjitha viseve tė lira shqiptare nė njė shtet tė vetėm u pasqyrua edhe nė marrėdhėniet e tij me oborrin osman.

    Prandaj nė vitin 1463 sulltan Mehmeti II nėnshkroi traktat paqeje vetėm me Skėnderbeun dhe ai ishte i detyrueshėm edhe pėr fisnikėt e tjerė shqiptarė, siē dėshmojnė p.sh. mirė dokumentet e kohės qė kanė shėnuar pakėnaqėsinė e trashėgimtarėve tė Gj. Arianitit pėr tė pėrmbushur detyrimet qė rridhnin prej tij.
    Rreziku i pėrhershėm osman mbi jetėn e shqiptarėve ndikoi qė, nė procesin e formimit tė njė shteti tė vetėm shqiptar nė tė gjitha viset e lira, tė vepronin kryesisht faktorėt e mirėkuptimit.

    Bashkimi dhe pėrfaqėsimi i familjeve tė mėdha aristokrate shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt u shpreh edhe nė lidhjet martesore ndėrmjet tyre, veēanėrisht me Kastriotėt, nė simbolet shtetėrore qė lidheshin me tė, si dhe nė individualitetin kombėtar tė tij dhe nė traditėn historike vendase.

  5. #65
    Organizimi shtetėror



    Organet drejtuese tė Besėlidhjes Shqiptare, qė u krijuan me vendimet e Kuvendit tė Lezhės, qysh nė fillim u ndėrthurėn me aparatin shtetėror administrativ, ushtarak dhe ekonomik tė Kastriotėve dhe me kalimin e viteve u njėsuan natyrshėm me tė, sepse nė krye tė tyre ishte i njėjti personazh historik, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Organet drejtuese tė Besėlidhjes Shqiptare u shfaqėn me tiparet e njė pushteti qendror, ndikimi i tė cilit erdhi duke u forcuar gjithnjė e mė tepėr mbi tė gjitha viset e lira shqiptare, aq sa edhe aparati administrativ dhe ekonomik i fisnikėve tė tjerė shqiptarė u bėnė pjesė e tij. Viset e lira shqiptare u pėrfshinė kėshtu nė njė administratė tė vetme shtetėrore, qė kishte tiparet e njė monarkie feudale.

    Organet qendrore drejtuese, vendimmarrėse, kėshillimore dhe ushtarake tė shtetit shqiptar ishin: Kryetari i Shtetit, Kuvendi i Fisnikėve, Kėshilli i Lartė dhe Kėshilli i Luftės.

    Kryetari i Shtetit drejtonte tė gjitha organet e mėsipėrme dhe qėndronte nė krye tė piramidės shtetėrore. Pėr pushtetin e tij do tė flitet mė poshtė.
    Kuvendi i Fisnikėve shqiptarė ishte institucioni mė i lartė vendimmarrės i shtetit shqiptar. Si organ pushteti ai mblidhej herė pas here pėr ēėshtje shumė tė rėndėsishme dhe qė kishin tė bėnin kryesisht me pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftė pėrkrah apo kundėr vendeve tė tjera dhe me nėnshkrimin me to tė traktateve tė paqes. Kuvendi i Fisnikėve qėndroi si institucion deri nė fund tė jetės sė Skėnderbeut dhe nėpėrmjet tij ruhej bashkimi i shqiptarėve.

    Kėshilli i Lartė ishte organ i pėrhershėm kėshillimor pranė kryetarit tė shtetit, qė shprehte interesat e fisnikėve shqiptarė. Anėtarėt e tij ishin bashkėpuntorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Pal Engjėlli, Kont Urani, Tanush Topia, Moisi Golemi (Arianiti) etj. Kėshilli i Lartė shqyrtonte ēėshtje tė rėndėsishme tė jetės sė brendshme tė shtetit shqiptar dhe tė marrėdhėnieve tė tij me vendet e tjera.
    Kėshilli i Luftės kishte njė veprimtari tė kufizuar dhe mblidhej kryesisht gjatė aksioneve luftarake pėr tė ndihmuar komandantin e pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare, Skėnderbeun. Nė tė bėnin pjesė komandantėt e reparteve ushtarake.
    Krahas organeve tė mėsipėrme, qė formonin pjesėn vendimmarrėse dhe drejtuese tė aparatit shtetėror, vepronin edhe organe tė tjera shtetėrore, qė merreshin mė ēėshtje organizative, ushtarake, ekonomiko-financiare dhe tė politikės sė jashtme. Aparati shtetėror ishte shtrirė nė tė gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte sipas ndarjeve administrative tė vendit, tė cilat, si kudo nė mesjetė, ishin tradicionale si ndarje krahinore e kishtare.

    Emėrtesat e funksionarėve e tė nėpunėsve tė administratės shtetėrore pėrgjithėsisht ishin trashėguar prej terminologjisė sė administratave shtetėrore lindore (bizantine e sllave) dhe perėndimore (anzhuine e veneciane), qė kishin vepruar mė parė nė Shqipėri. Po kėshtu ndodhte edhe me hierarkinė kishtare dhe aparatin administrativ tė saj nė Shqipėri, ku ushtronin veprimtarinė e tyre kisha katolike dhe ajo ortodokse bizantine e sllave.

    Nė shtetin e bashkuar shqiptar fisnikėt i ruajtėn deri nė njė farė mase tė drejtat e mėparshme mbi zotėrimet e tyre dhe kryenin detyrėn e logothetėve tė dikurshėm tė administratės shtetėrore bizantine, duke vepruar si mėkėmbės tė kryetarit tė shtetit, Skėnderbeut. Ata kishin nėn varėsinė e tyre aparatin administrativ e ushtark tė krahinave qė ishin pėrfshirė nėn juridiksionin e tyre. Aparati administrativ i njė krahine zakonisht kishte nė krye njė vojvodė. Nėn varėsinė e tij ishin: qefalitė, qė ishin komandantėt e garnizoneve tė kėshtjellave, psarėt, qė ishin nėpunės tė administratės, si dhe proniarėt e krerėt, tė cilėt si feudalė tė vegjėl, kishin pėr detyrė tė vilnin taksat pėr vete e pėr pushtetin qendror dhe tė shkonin nė luftė.

    Pranė kryetarit tė shtetit, Skėnderbeut, ishte edhe njė aparat ekonomiko-financiar pėr administrimin e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve tė shtetit, qė drejtohej nga protovestiari dhe ndihmėsi i tij, ruajtėsi i thesarit (thesaureri).

    Pėr marrėdhėniet me vendet e tjera Skėnderbeu kishte njė aparat tė veēantė tė pėrbėrė nga kancelarėt dhe nga ambasadorėt apo tė ngarkuarit (oratorėt). Kancelarėt pėrpilonin nė gjuhė tė huaj shkresa tė ndryshme, si traktate qė do tė nėnshkruanin me vende tė tjera, akte pėrfaqėsimi pėr personat e ngarkuar me misione tė ndryshme, diploma dhe akte publike etj. Shkresat e dala nga administrata e shtetit shqiptar, disa prej tė cilave janė ruajtur nė arkivat evropiane deri nė ditėt tona, dėshmojnė pėr kulturėn e lartė humaniste tė Skėnderbeut dhe tė oborrtarėve tė tij. Ambasadorėt dhe oratorėt e tij Skėnderbeu i pajiste me autorizime tė veēanta dhe kėshtu ata kishin tė drejtė ta pėrfaqėsonin atė dhe tė pėrfundonin e tė nėnshkruanin nė emėr tė tij, si kryetar shteti, traktate tė rėndėsishme me mbretėrit e kryetarėt e shteteve tė huaja. Ambasadorėt dhe oratorėt e Skėnderbeut ishin klerikė e laikė tė kulturuar, qė njihnin me themel gjuhėt e huaja, si latinishten, italishten, turqishten, greqishten etj.

    Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qėndronte nė krye tė piramidės shtetėrore me tė drejtat e njė monarku feudal. Titulli zyrtar i tij ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae). Nė vitin 1464 Skėnderbeu do tė kurorėzohej mbret prej papa Piut II, njė e drejtė ekskluzive kjo e kreut tė kishės. Ceremonia pėr marrjen e skeptrit mbretėror nga Skėnderbeu ishte parashikuar tė organizohej me rastin e ardhjes nė Shqipėri tė vetė papa Piut II nė krye tė ushtrive evropiane, si kryekomandant i sė cilės do tė ishte Skėnderbeu.

    Tė drejtat e njė monarku si kryetar shteti Skėnderbeu i ushtronte nė tė gjitha fushat e veprimtarisė shtetėrore, si nė marrėdhėniet me nėnshtetasit e vet, ashtu edhe nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me vendet e tjera. Ai ishte nė krye tė tė gjitha strukturave tė aparatit shtetėror, tė cilat zbatonin urdhrat e tij. Ashtu si monarkėt e tjerė tė kohės sė tij, Skėnderbeu shpallte dekrete, si akte normative, pėr shpėrndarjen e pronave tokėsore e tė pasurive tė tjera personave qė dalloheshin nė veprimtarinė ushtarake dhe civile, pėr shpronėsimin e atyre qė dėmtonin interesat shtetėrorė etj. Skėnderbeu nxirrte urdhra pėr sistemin tatimor, regjimin e doganave dhe detyrime tė tjera qė, sipas sė drejtės feudale, kishin nėnshtetasit e tij.

    Po ashtu si organet e mėsipėrme shtetėrore vendimore, kėshillimore, ushtarake, ekonomiko-financiare dhe tė marrėdhėnieve me vendet e tjera, edhe aparati gjyqėsor ishte nėn varėsinė e kryetarit tė shtetit, Skėnderbeut. Ai ushtronte tė drejtėn e dėnimit me burgim, me konfiskim pasurie, me gjoba etj., si dhe tė faljes sė nėnshtetasve tė vet pėr fajet dhe shkeljet e ligjeve.

    Si njė monark pushteti i Skėnderbeut ishte i trashėgueshėm. Kur ai largohej nga atdheu dhe shkonte me misione tė rėndėsishme nė vendet e tjera, meqenėse djalin e kishte tė mitur, tė drejtat e tij si kryetar shteti i ushtronte e shoqja, Donika. Ajo ndihmohej nė kryerjen e detyrave shtetėrore prej kėshilltarėve tė oborrit. Edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe emigrimit nė Itali tė pasardhėsve tė tij, atyre iu ruajt e drejta e trashėgimisė pėr shumė kohė nė Shqipėri. Kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, dhe mė pas i nipi, Gjergji, arritėn moshėn madhore, u mirėpritėn nga bashkėkombasit e tyre, si trashėgimtarė tė ligjshėm, kur u rikthyen nė Shqipėri dhe nisėn luftėn pėr rimėkėmbjen e shtetit tė Skėnderbeut. Gruaja dhe pasardhės tė tij u trajtuan si familje mbretėrore nė oborret italiane dhe nė atė spanjoll pas emigrimit nga Shqipėria.

  6. #66
    E drejta dhe simbolet shtetėrore


    Shteti shqiptar mbėshtetej mbi tė drejtėn feudale, qė ishte njė e drejtė privilegji, laike e kishtare, e njė shoqėrie tė shtresėzuar e tė diferencuar nga ana ekonomike, politike e kulturore. E drejta nė Shqipėri ishte njė trashėgimi historike qė kishte individualitetin e vet kombėtar. Korpusi i legjislacionit tė saj nuk ka ardhur i plotė deri nė ditėt tona. Janė ruajtur fragmente nga statutet e qyteteve shqiptare dhe kohėt e fundit ėshtė zbuluar i plotė Statuti i Shkodrės. I shkruar gjatė shek. XV, ky statut na njeh me normat qė rregullonin jetėn e brendshme tė qyteteve dhe mė gjerė me organizimin e shoqėrisė shqiptare gjatė epokės sė Skėnderbeut.

    E drejta qė vepronte nė Shqipėri gjatė periudhės sė Skėnderbeut ishte e zhvilluar dhe pėrfshinte njė varg normash nė fusha tė ndryshme tė jetės sė asaj shoqėrie. Sipas tyre prona, veēanėrisht ajo mbi tokėn, trashėgohej nė vijėn mashkullore dhe, nė mungesė tė djemve, nė vijėn femėrore. Kur vajza martohej, asaj i jepej si prikė njė pjesė e pasurisė atėrore, nė para ose si prona, tė cilat noterizoheshin nė emėr tė saj. Krahas kėsaj trashėgimie ligjore, njihej edhe trashėgimia me testament.

    Nė fushėn e pronėsisė mbi tokėn, nėpėrmjet akteve normative e kontratave pėrcaktoheshin llojshmėria dhe sasia e detyrimeve nė tė holla, nė prodhime nė natyrė dhe nė punė angari qė kishin fshatarėt pa tokė ndaj pronarėve, pronarėt ndaj zotėrve tė tyre si dhe ndaj shtetit etj. Po kėshtu, me punėtorėt dhe specialistėt e mjeshtėrive tė ndryshme, tė ndėrtimit, tė armėve etj., bėheshin kontrata sipėrmarrjeje, ku pėrcaktoheshin afatet kohore tė shėrbimeve dhe pagesat e tyre.

    Normat e sė drejtės nė kohėn e Skėnderbeut parashikonin edhe masa shtrėnguese ndaj veprave penale kundėr jetės, shėndetit, pasurisė dhe interesave tė individėve tė veēantė, tė bashkėsive shoqėrore dhe tė institucioneve shtetėrore. Masat ndėshkimore ndaj veprave penale ishin tė larmishme e tė shkallėzuara. Personat qė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi dėmtonin pronėn e tė tjerėve, qė nuk pėrmbushnin detyrimet ndaj zotėrve tė tyre dhe qė braktisnin pronat e kėtyre, detyroheshin tė zhdėmtonin, ndryshe ndėshkoheshin edhe mė rėndė.

    Nė kushtet e jetės sė trazuar politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė gjatė shek. XV parashikoheshin dėnime tė rėnda, si shpronėsime, burgime dhe dėnime me vdekje ndaj personave qė braktisnin luftėn apo qė kalonin nė anėn e kundėrshtarėve tė zotėrve tė tyre. Mbartėsit e qėndrimeve tė tilla Skėnderbeu, i cili si Kryetar shteti ishte njėherazi edhe gjykatėsi mė i lartė i vendit, i ndėshkoi rėndė edhe kur ato u shfaqėn nė gjirin e familjarėve tė tij. Kėshtu, p.sh., njė nipin e vet, qė u bashkua me osmanėt, e burgosi, kurse njė tė dytė e ekzekutoi. Krahas masave ndėshkimore, njihej edhe falja e dėnimit. Kur Moisi Golemi (Arianiti) u kthye i penduar pranė Skėnderbeut, ky i riktheu pronat qė i kishte konfiskuar Moisiut, kur u bashkua me osmanėt.

    Shtresėzime tė legjislacionit mesjetar gjenden edhe nė tė drejtėn dokesore shqiptare, qė ėshtė njė trashėgimi shumė e lashtė, ku janė ndėrthurur tradita e vetorganizimit shoqėror lokal, nė shkallė fshati e mė gjerė, me legjislacionin shtetėror tė kohės, i cili mbarte norma tė trashėguara edhe nga e drejta romake dhe ajo bizantine. Prandaj e drejta dokesore njihet me emėrtimin osman kanun, qė do tė thotė ligj. Edhe nė vendet e tjera ballkanike, siē e dėshmon kodi i Stefan Dushanit, e drejta dokesore e popujve tė tyre ka qenė nė themel tė Korpusit legjislativ shtetėror tė shkruar, qė sanksiononte marrėdhėniet juridike ekonomike e politike tė nėnshtetasve me shtetin dhe kryetarin e tij.

    Disa norma tė sė drejtės dokesore kanė evoluar gjatė shekujve nė pėrshtatje me zhvillimin e shoqėrisė shqiptare. E drejta dokesore gjithnjė ka qėndruar si bosht pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve. Ajo qėndronte e vepronte nė moralin dhe nė jetėn e shqiptarėve mbi dallimet shoqėrore, mbi besimet e ndryshme fetare qė ata kishin, kurse elementin jo shqiptar e drejta dokesore e pėrjashtonte nga njė barazi e tillė. Nė tė nuk mungonin edhe elementė lokalė dallues, por ishin dytėsorė nė krahasim me normat e pėrbashkėta kombėtare tė sė drejtės dokesore. Kėsaj i nėnshtrohej kushdo nė Shqipėri, madje edhe e drejta kishtare (kanonike), qė njihej mirė pėr konservatorizmin e saj dhe pėr masat e ashpra ndėshkimore, tė cilat i kėrkonte tė merreshin ndaj personave qė shmangeshin nga normat kishtare.

    Nuk mungojnė dokumentet mesjetare dhe tė periudhave mė tė vonshme qė pėrmendin raste tė shumta, kur klerikėt shqiptarė tė tė gjitha besimeve fetare, tė ndodhur pėrballė ēėshtjeve tė tilla, zgjidhja e tė cilave nuk pėrputhej me normat e tė dy tė drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjė kanė respektuar e vepruar sipas sė drejtės dokesore, duke shkelur atė kishtare.

    Nė rajone tė gjera tė Shqipėrisė, qė gjatė shek. XV kanė qenė pjesė e viseve tė lira shqiptare, e drejta dokesore jo rastėsisht ka arritur tė njihet deri nė ditėt tona me emėrtimet "kanuni i Skėnderbeut", "kanuni i Lekė Dukagjinit" etj. Kjo dėshmon se e drejta dokesore, si njė trashėgimi historike, ka qenė natyrshėm nė themel tė veprimtarisė shoqėrore dhe tė legjislacionit shtetėror tė shqiptarėve gjatė shek. XV. Prandaj, edhe pėr kėtė arsye, veprimtaria politike dhe legjislative e Skėnderbeut gjeti mbėshtetje tė gjerė shoqėrore, pėrpos faktit qė pushtimi osman u rrezikonte interesat ekonomikė e pronėsorė, fetarė e kulturorė, politikė etj., tė gjitha shtresave tė shoqėrisė shqiptare.
    Vend tė veēantė nė tė drejtėn dokesore shqiptare kishte institucioni i besės.

    Besa ishte kult kombėtar aq sa ka zėnė vend edhe nė korrespondencėn e fisnikėve shqiptarė me shtetet e huaja dhe fjala shqipe “besė” e kėtij institucioni ėshtė huazuar edhe nga gjuhėt e popujve fqinjė. Nė njė letėr tė vitit 1420 drejtuar Republikės sė Raguzės, nė vend tė emrave Zot e Krisht qė pėrdoreshin si formulė pėrbetimi, Gjon Kastrioti ka vėnė fjalėn besė: “Besa ime, e zotit Gjon, dhe e bijve tė mi pėr ēdo tregtar ... i kam dhėnė besėn kujtdo qė vjen nė tokėn time nė Shufada se, nė rast se i bėhet ndonjė dėm ose ndonjė e keqe, ... do tė paguaj unė, zoti Gjon, ose bijtė e mi”. I biri i tij, Skėnderbeu, ka shkruar nė vitin 1460 : “Tė mbajmė besėn, pėr mbrojtjen e sė cilės kemi pėrballuar rreziqe tė mėdha, edhe pse gjithnjė kam qenė pėrpara njė vdekjeje tė sigurt”.

    Organizimi shtetėror i shoqėrisė shqiptarė gjatė epokės sė Skėnderbeut dhe shekujve tė mėparshėm tė mesjetės ka qenė ngritur mbi bazėn e njė korpusi legjislativ tė shkruar. Pjesė e kėtij korpusi legjislativ kanė qenė edhe statutet e qyteteve shqiptare, tė cilat, sipas burimeve historike tė kohės, kanė qenė tė shkruara. Kėto dėshmojnė mė sė miri se veprimtaria shoqėrore e shtetėrore nė Shqipėri zhvillohej mbi bazėn e njė korpusi legjislativ tė shkruar.

    Shteti shqiptar, i bashkuar nėn drejtimin e Skėnderbeut, kishte simbolet e veta, qė mbėshteteshin nė traditėn vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit “arbėr” gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit (shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr t'i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

    Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.
    Shkresat zyrtare tė Skėnderbeut, qė njihen deri tani dhe qė kanė dyllin me gjurmėn e vulosjes sė tyre, tregojnė se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, qė kishin madhėsi e simbole tė ndryshme.

    Vula e madhe zyrtare e Skėnderbeut ishte nė formė rrethore me diametėr 41 mm dhe perimetėr afro 125 mm. Nė qendėr ajo kishte shqiponjėn dykrenore dhe yllin me gjashtė cepa, tė vendosur ndėrmjet krerėve tė saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja tė mėdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Nė krye tė rrethit tė vulės ishte shenja e diellit me tetė rreze, qė ndante fillimin dhe mbarimin e emėrtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetė rreze ka qenė simbol shtetėror i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nėn krerėt e shqiponjės dhe mbi krahėt e saj kishte inicialet D AL tė fjalėve Dominus Albaniae. Kėto iniciale tė fjalėve Dominus Albaniae, qė pėrbėnin titullin zyrtar tė Skėnderbeut, tregonin pozitėn juridike tė tij (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij.

    Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.
    Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.

    Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.

    Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht. Nė tė njėjtėn kohė me vulėn duhet tė jetė pėrdorur edhe flamuri me fushė tė kuqe dhe shqiponjėn dykrenore nė mes, qė e ka patur Perandoria Bizantine. Nėpėrmjet kėtyre simboleve synohej qė tė shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare dhe tė tregohej se pas pushtimit tė Konstandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane qė luftonte nė ish zotėrimet e Perandorisė Bizantine. Kėto simbole tė reja pushteti tė pėrdorura nga Skėnderbeu pasqyrojnė procesin e krijimit tė njė shteti tė vetėm nė tokat e lira shqiptare.

    Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar u bė Kruja. Ndonėse nė hapėsirat e kėtij shteti kishte qytete tė tjera mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, pėr shkak tė pozicionit tė vet gjeografik shumė tė favorshėm Kruja u bė kryeqendra administrative e viseve tė lira shqiptare. Nėpėrmjet rrugėve tė shumta tokėsore e detare qė kryqėzoheshin pranė saj, Kruja, si qendėr administrative, kishte komunikimin mė optimal me tė gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja.

  7. #67
    Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak



    Pėrballimi me sukses i luftės kundėr pushtuesve osmanė kėrkonte nė radhė tė parė krijimin e njė ushtrie tė aftė dhe me cilėsi tė lartė luftarake.
    Si njohės i mirė i ushtrisė osmane, i organizimit dhe i armatimit tė saj, Skėnderbeu, qė nė fillim, vuri nė qendėr tė vėmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake tė vendit, qė tė ishin nė gjendje tė pėrballonin njė kundėrshtar aq tė fuqishėm.

    Nė Kuvendin e Lezhės tė marsit 1444 u vendos qė, me kontributin e pjesėmarrėsve tė tij, tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, si komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikėt shqiptarė, jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt qė ishte nėn komandėn e Skėnderbeut, mbanin njė numėr jo tė vogėl forcash ushtarake. Kėto trupa, gjatė procesit tė formimit tė shtetit tė bashkuar shqiptar, u shkrinė me forcat e ushtrisė sė pėrbashkėt.

    Masa e luftėtarėve vinte kryesisht nga radhėt e fshatarėsisė. Ajo mbante njė qėndrim tė papajtueshėm ndaj pushtetit osman dhe ishte nė gatishmėri tė tillė tė pėrhershme luftarake aq sa, siē shprehej Barleci, "burrat me njėrėn dorė lėronin arat dhe me tjetrėn mbanin shpatėn". Fshatarėsia u bė burim i pashtershėm forcash njerėzore pėr formimin e njė ushtrie tė madhe popullore, tė fuqishme, me shpirt tė lartė vetėmohimi, tė panjohur nė kushtet e luftėrave tė zakonshme feudale.

    Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarė qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy njėsi kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt stėrviteshin prej Skėnderbeut dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante fortesat dhe kėshtjellat e vendit, si dhe brezin kufitar lindor. Trupat nė viset kufitare lindore i komandonte Moisi Arianiti (Golemi) dhe, sipas M. Barlecit, pėrbėheshin nga 2 mijė kalorės dhe 1 mijė kėmbėsorė. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės sipas parimit "burrė pėr shtėpi". Kur rreziku ishte tepėr i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Kur bėhej mobilizimi i pėrgjithshėm, forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.

    Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr t'u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte Kėshilli i Luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Kishte edhe komandantė qė dilnin nga radhėt e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt drejtonin formacionet e ndryshme luftarake, sidomos kur shpallej mobilizimi i pėrgjithshėm.

    Pjesėmarrja e gjerė e shqiptarėve nė ushtrinė e Skėnderbeut la gjurmėt e veta nė taktikėn dhe armatimin e saj. Nė kushtet e vendit tonė mori pėrhapje tė gjerė lufta guerile, formė tradicionale kjo e luftės sė fshatarėsisė nė epoka e vende tė ndryshme. Ushtria shqiptare pėrbėhej nga kalorėsia, qė pėrgjithėsisht ishte e pakoracuar, prandaj lėvizte me shpejtėsi, dhe nga kėmbėsoria. Luftėtarėt e saj pėrgjithėsish kishin armatim tė lehtė dhe nuk mbanin armatime tė rėnda si ato qė pėrdoreshin nė ushtrinė feudale tė kohės. Skėnderbeu e mbėshteti strategjinė dhe taktikėn ushtarake nė trimėrinė dhe heroizmin e luftėtarėve tė tij, nė traditėn luftarake tė shqiptarėve, nė njohjen prej tij tė organizimit e tė artit ushtarak tė armikut etj.

    Ushtria shqiptare kishte si detyrė parėsore moslejimin e trupave osmane qė tė futeshin nė thellėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Pasi trupat osmane pushtuan Stefigradin, shqiptarėt, pa vonesė, ngritėn nė viset lindore njė bazė tjetėr ushtarake e tė fortifikuar, kėshtjellėn e Modrishės. Zakonisht ushtritė armike sulmoheshin e shpartalloheshin nė zonat kufitare. Kur ushtritė osmane ishin shumė tė mėdha dhe nuk mund tė shkatėrroheshin nė brezin kufitar, Skėnderbeu ndėrmerrte masa energjike pėr tė pėrballuar zhvillimin e luftimeve nė thellėsi tė vendit. Popullsia e paaftė pėr luftė largohej prej zonave qė mund tė shkeleshin prej ushtrive armike dhe strehohej pėrkohėsisht nėpėr vende malore e tė sigurta, duke marrė me vete bagėtinė, rezervat ushqimore e sende tė ndryshme. Materialet e prodhimet, qė nuk mund tė transportoheshin, asgjėsoheshin me qėllim qė trupave pushtuese t'u hiqej mundėsia e pėrdorimit tė tyre. Ndėrkohė kėshtjellat pėrforcoheshin, duke i furnizuar me luftėtarė, armatime e rezerva ushqimore.

    Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit, luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė forcave shqiptare. Gjatė tėrheqjes ata sulmonin pareshtur trupat osmane, ngadalėsonin marshimin e tyre, duke u shkaktuar dėme tė mėdha.

    Kur arrinin tė depėrtonin nė thellėsi tė vendit, synimi kryesor i trupave osmane ishte pushtimi i Krujės, qė ishte kryeqendra administrative dhe ushtarake pėr viset e lira shqiptare. Nė kėto raste Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė, qė pesha kryesore e luftimeve tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj. Me shumicėn e ushtrisė ai qėndronte jashtė kėshtjellės dhe organizonte me to, ditėn dhe natėn, sulme tė pandėrprera e tė befasishme, qė u shkaktonin dėme tė rėnda forcave pushtuese. Vėmendje tė veēantė i kushtonte Skėnderbeu edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė armikut. Sulmoheshin karvanet qė vinin nga lindja pėr tė furnizuar ushtrinė osmane me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme, si dhe ato qė vinin nga drejtime tė tjera. Kėtė detyrė e kryenin sidomos ēetat e armatosura.
    Skėnderbeu i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit.

    Zbuluesit shqiptarė gjendeshin kudo, nė krahinat fqinjė, nė zonėn ku marshonte, qėndronte e vepronte ushtria armike dhe nė qendėr tė Perandorisė Osmane,. Nėpėrmjet tyre siguroheshin tė dhėna tė karakterit strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrisė armike, me madhėsinė e organizimin, si dhe me lėvizjen e veprimet luftarake tė saj etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur kjo futej nė vise tė pushtuara. Ata organizoheshin nė grupe, lėviznin nė largėsi tė caktuara ndėrmjet tyre dhe kontrollonin mirė terrenin pėr tė shmangur pritat e armikut, dėrgonin shpejt nė drejtim tė Skėnderbeut informacionin e grumbulluar.

    Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtrinė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, tė mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, tė ndeshjeve ballore me sulmet e befasishme, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Nė ēdo luftim Skėnderbeu pėrpiqej ta parashikonte ecurinė e tij, sulmonte e hapte beteja nė kushte qė i dukeshin mė tė pėrshtatshme. Ai gėrshetoi dhe pėrdori gjerėsisht manovrėn e shpejtė tė forcave tė veta me sulmet e befasishme mbi ushtritė armike nė ēdo kohė, ditėn dhe natėn, duke i shoqėruar kėto nė mėnyrė tė pėrsosur me prita e kurthe tė ndryshme.

    Skėnderbeu kishte aftėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Ai ishte nė tė njėjtėn kohė strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte nė pėrshtatje me situatat planin e luftės, udhėhiqte ushtrinė dhe njėkohėsisht luftonte edhe vetė.

  8. #68
    4. MARRĖDHĖNIET NDĖRKOMBĖTARE TĖ SHQIPĖRISĖ
    NĖ KOHĖN E GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT




    Marrėdhėniet e Skėnderbeut me vendet e Evropės Juglindore



    Shtetet e Evropės Juglindore, tė prekur nga i njėjti agresor, kishin detyrė tė pėrbashkėt pėrballimin e rrezikut osman. Lufta kundėr tė njėjtit armik i afroi ato dhe i bėri aleatė tė natyrshėm. Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhjet ndėrmjet shteteve, principatave e zotėrimeve tė tjera tė kėsaj pjese tė Evropės.

    Krijimi nga Skėnderbeu i njė fronti lufte tė organizuar e tė fuqishme, e nxori vendin tonė nė ballė tė forcave antiosmane. Shqipėria gjithnjė e mė tepėr shikohej nga bashkėkohėsit si njė fuqi e rėndėsishme, e dorės sė parė, qė ushqente shpresa pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Evropės. Prandaj me kohė u krijuan lidhje ndėrmjet vendeve tė kėrcėnuara nga i njėjti rrezik, pushtimi osman.

    Nė kėtė kuadėr dallohen marrėdhėniet e shqiptarėve me Hungarinė. Deri mė 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmėri kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm i shqiptarėve. Tė dyja palėt, duke goditur tė njėjtin armik, secila nė sektorin e vet, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės. Bashkėpunimin ndėrmjet tyre Skėnderbeu dhe Huniadi u pėrpoqėn ta shtrinin deri nė organizimin e fushatave ushtarake tė pėrbashkėta, me gjithė vėshtirėsitė qė rridhnin nga largėsia e madhe qė ishte midis vendeve tė tyre.

    Kėshtu ndodhi mė 1448, me ekspeditėn ushtarake tė Huniadit nė Fushė-Dardani dhe mė 1456 me atė tė Beogradit. Burimet historike tė kohės tregojnė se Skėnderbeu ndėrmori masa energjike pėr tė marrė pjesė nė ato dy beteja pėrkrah Huniadit, respektivisht me 20 mijė dhe 30 mijė luftėtarė. Por vėshtirėsitė qė vinin nga largėsia e madhe ndėrmjet vendeve tė tyre dhe nga qėndrimi i sundimtarėve fqinjė, vasalė tė sulltanit, qė nuk e lejuan ushtrinė e Skėnderbeut tė kalonte nėpėr rrugėt e zotėrimeve tė tyre, penguan realizimin e kėtyre projekteve. Pas vdekjes sė Huniadit, Hungaria pėrkohėsisht u tėrhoq nga veprimtaria aktive ushtarake dhe rrjedhimisht u dobėsuan lidhjet e saj me Shqipėrinė. Ato u rigjallėruan nė mesin e viteve 60, kur trupat hungareze arritėn tė ēlironin Bosnjėn Veriore.

    Marrėdhėniet e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė tė shteteve fqinjė qenė mė tė kufizuara se me Hungarinė. Njė bashkėpunim pati me ta kryesisht gjatė luftės kundėr Venedikut nė vitin 1448, kur krahas shqiptarėve vepruan edhe reparte ushtarake tė mbretit tė Bosnjės, Stefan Tomasheviqit. Kundėr rrezikut kryesor, pushtuesve osmanė, nuk u arrit ndonjė bashkėpunim i shqiptarėve me ta, sepse synonin tė ruanin vasalitetin e tyre me sulltanėt osmanė. Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, pengoi kalimin nėpėr zotėrimet e tij tė luftėtarėve tė Skėnderbeut qė tė bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejės qė trupat hungareze zhvilluan mė 18 tetor 1448 nė Fushė-Dardani, despoti serb pėrndoqi ushtrinė e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjės, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinė osmane, qė nė prill tė vitit 1456 u dėrgua kundėr Skėnderbeut. Nuk do tė vononte qė vetė ata, mė parė se tė tjerėt, t'i ndienin pasojat negative tė vasalitetit nėnshtrues tė tyre.

    Megjithėkėtė duke vlerėsuar rrjedhimet negative qė sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skėnderbeu i ndihmoi ata nė ēastet mė tė vėshtira. Me rėnien e plotė tė Despotatit tė Rashės nė duart e osmanėve, despoti i saj, Stefani, djalė i Gjergj Brankoviēit, erdhi nė vitin 1459 nė Shqipėri dhe u strehua disa vjet pranė Skėnderbeut, me tė cilin u bė edhe baxhanak, duke u martuar me vajzėn e Gjergj Arianitit, Angjelinėn. Vendosja e tij nė Krujė dhe lidhjet martesore qė krijoi me drejtuesin kryesor tė qėndresės shqiptare dėshmojnė mė sė miri se lufta e shqiptarėve i mbante tė gjalla shpresat e ballkanasve pėr dėbimin e osmanėve nga viset e tyre. Nė pranverė tė vitit 1463, kur ushtritė osmane filluan pushtimin e Bosnjės, Skėnderbeu u tregua i gatshėm ta ndihmonte atė. Por ndėrsa pritej miratimi i Republikės sė Venedikut pėr tė lejuar kalimin e luftėtarėve shqiptarė nėpėr rrugėt e zotėrimet e saj, ushtritė osmane e pushtuan Bosnjėn.

    Me qytetin e Raguzės, qė kishte lidhje tė ngushta me Hungarinė dhe, pėr tė ruajtur paprekshmėrinė e qytetit prej osmanėve, e cila u paguante njė tribut tė madh vjetor sulltanėve, shqiptarėt kishin lidhje tradicionale e tė vazhdueshme. Si qytet-shtet tregtar kryesor i brigjeve lindore tė detit Adriatik, Raguza kishte njė veprimtari tė gjallė tregtare nė viset e Ballkanit Perėndimor, nė Kosovė etj. Tregtarėt raguzanė vinin nė bregdetin shqiptar pėr tė shitur mallrat e tyre dhe pėr tė marrė prodhime tė ndryshme bujqėsore e blegtorale, metale, lėndė ndėrtimi, kripė etj. Shqiptarėt blinin nė Raguzė kryesisht armė dhe mjete tė tjera luftarake. Me pozitėn gjeografike dhe qėndrimin politik tė saj, Raguza ishte njė pikė shumė e rėndėsishme ndėrlidhjeje ndėrmjet shqiptarėve dhe vendeve tė tjera tė Evropės. Prandaj ajo mbante njė qėndrim tė pavendosur ndaj pushtuesve osmanė dhe nė ndonjė rast, tė pafavorshėm pėr forcat antiosmane. Skėnderbeu gjeti nė Raguzė njė mbėshtetje tė gjerė morale pėr luftėn e popullit tė vet, si dhe njė pėrkrahje tė vogėl ekonomiko-financiare.

    Dhe, pėr mė tej, pėr tė mos zemėruar osmanėt, nė ēastet mė tė vėshtira pėr shqiptarėt, Senati i Raguzės nuk pranoi kėrkesėn e Skėnderbeut pėr tė zbritur nė kėtė qytet, nė nėntor tė vitit 1466 dhe nė prill tė vitit pasues, gjatė nisjes e kthimit tė tij nga Italia.
    Pa dyshim edhe me shtete e zotėrime tė tjera tė Gadishullit Ballkanik, Skėnderbeu ka patur marrėdhėnie, por pėr shkak tė mungesės sė dokumenteve ato kanė mbetur tė panjohura.

  9. #69
    Lidhjet e Shqipėrisė me shtetet italiane


    Lufta e popujve tė Evropės Juglindore, nė ballė tė sė cilės qėndronin shqiptarėt, pengoi vėrshimin osman nė drejtim tė Evropės Qendrore e Perėndimore dhe mbrojti kėshtu zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė kėtyre vendeve. Pėr kėtė rol tė luftės sė shqiptarėve, si pengesė e fuqishme pėr kalimin e osmanėve nė Evropėn Perėndimore, ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm edhe vetė Skėnderbeu. Mė 1460 ai i shkruante njė princi italian: "nė qoftė se unė do tė thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė juaji do tė ishte i turqve".
    I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i pėrbashkėt, si pėr vendet e Evropės Juglindore, tė kėrcėnuara drejtpėrdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerėsuar drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje marrėdhėnieve me vendet qė ende nuk ishin rrezikuar drejtpėrdrejt nga osmanėt. Vėmendje tė veēantė u kushtoi Skėnderbeu marrėdhėnieve tė tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si pėr afėrsinė e kėtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe pėr interesat e synimet qė kėto vende kishin nė drejtim tė Ballkanit.

    Duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė krijuar nė vendet qė ishin nė luftė me osmanėt, Republika e Venedikut shtiu nė dorė njė sėrė qytetesh e krahinash nė Ballkan, nga tė cilat siguronte tė ardhura tė rėndėsishme dhe kushte tė favorshme pėr zhvillimin e tregtisė nė tėrė pellgun e Mesdheut e mė gjerė. Ajo pėrdori rrugė e mjete tė ndryshme pėr ruajtjen dhe pėr forcimin e pozitave tė veta nė kėto rajone, prandaj herė pas here nėnshkruante traktate paqeje me sulltanėt osmanė (si mė 1419, 1430, 1446, 1451, 1454), duke u dhėnė atyre tribut tė pėrvitshėm, pėr tė siguruar paprekshmėrinė e zotėrimeve tė veta nė Ballkan, duke pėrfshirė edhe ato qė kishte nė tokat shqiptare. Mė vonė, sidomos gjatė viteve 60, kur u dėmtuan rėndė zotėrimet e interesat tregtarė tė Republikės sė Venedikut nga pushtimet osmane nė Peloponez, qe vendosur njė afrim e bashkėpunim mė i madh ndėrmjet Skėnderbeut dhe Venedikut.

    Shprehje e kėtij afrimi ėshtė edhe dhėnia e titullit "fisnik venecian", mė 1463, prej dukės Kristofor More, djalit tė Skėnderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fėmijė.
    Papati u pėrpoq aktivisht tė ruante pozitat e besimit kristian nė Ballkan qė po dėmtoheshin rėndė prej pushtuesve osmanė, bartės tė njė besimi fetar tjetėr. Veprimtarinė shpirtėrore e politike tė Papatit nė drejtim tė Ballkanit e lehtėsoi Koncili XVII ekumenik, i mbajtur nė fund tė viteve 30 tė shek. XV, nė Ferrarė, ku u vendos bashkimi i tė dy kishave kristiane nėn drejtimin e Papės.

    Nė Shqipėri mungonte njė kishė kombėtare, qė predikimi tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Nė Shqipėrinė e Epėrme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinė e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse tė ritit sllav dhe, nė njė hapėsirė mė tė kufizuar, ato bizantine. Kurse nė Shqipėrinė e Poshtme ushtronin veprimtarinė e tyre kishat bizantine, nė tė cilat meshohej greqisht. Gjuha qė pėrdorej nė kishat e Shqipėrisė ishte e pakuptueshme pėr banorėt vendas, prandaj nė pėrgjithėsi pozitat e besimit fetar ishin tė dobėta dhe pėr kėtė Barleci, qė vetė ishte prift katolik, shkruante se "shqiptarėt janė mė tepėr luftėtarė sesa fetarė". Mungesa e shėrbimit fetar ishte aq e theksuar nė Shqipėri sa qė nė Krujė, vihej nė dukje mė 1453, nuk kishte "as prift dhe as diakon katolik". Nė kėto rrethana njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, peshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, shkroi nė gjuhėn shqipe mė 8 nėntor tė vitit 1462 formulėn e pagėzimit, qė prindėrit t'i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre.

    Nė kushte tė tilla tė pafavorshme tė veprimtarisė fetare nė Shqipėri, bashkimi politik i shqiptarėve nga Skėnderbeu vlerėsohej pozitivisht prej Papatit, si njė proces qė fuqizonte frontin e luftės antiosmane dhe lehtėsonte shėrbimin fetar e pėrhapjen e katolicizmit. Papėt e vlerėsuan shumė luftėn antiosmane tė shqiptarėve, e mbėshtetėn moralisht, e propaganduan gjerėsisht atė, i dhanė Skėnderbeut titujt Mbrojtės i krishterimit dhe Kapiten i pėrgjithshėm i Selisė sė Shenjtė. Papėt kėrcėnuan me shkishėrim ēdo prirje separatiste e afrimi me osmanėt, qė u shfaq te disa fisnikė shqiptarė, si te Dukagjinėt nė vitin 1452 etj. Nuk mungoi pėrkrahja financiare e Papatit pėr luftėn shqiptare, sidomos nė vitet 60, por gjithsesi ajo qe larg kėrkesave tė mėdha pėr mbajtjen nė kėmbė tė qėndresės sė shqiptarėve. Vend qendror dhe rol tė veēantė i dhanė papėt rolit tė ushtrisė sė Skėnderbeut nė projektet e tyre pėr organizimin e njė lufte tė pėrbashkėt nė shkallė evropiane pėr shkatėrrimin e Perandorisė Osmane, qė ata e propagandonin si njė kryqėzatė fetare.

    Skėnderbeu u pėrpoq qė vendet e tjera tė merrnin pjesė aktive nė luftėn antiosmane, tė siguronte pėrkrahje e ndihmė ushtarake e materiale pėr luftėn e popullit tė tij. Pėr kėtė qėllim ai i kėrkoi Republikės sė Venedikut mė 1451 tė vendoste nė Krujė njė garnizon ushtarak pėr ta pėrfshirė atė nė luftėn antiosmane. Kjo kėrkesė nė atė kohė ishte nė kundėrshtim me politikėn veneciane, prandaj Senati e hodhi poshtė atė.

    Nė kėtė drejtim disa pėrfundime pozitive arriti Skėnderbeu nė marrėdhėniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhėnė shqiptarėve e ballkanasve tė tjerė njė pėrkrahje tė vogėl ushtarake e materiale, do tė dėboheshin osmanėt nga Ballkani dhe nėn kurorėn e tij mund tė krijohej njė shtet i madh mesdhetar. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė viteve 50 Alfonsi V lidhi njė numėr traktatesh me pėrfaqėsuesit e disa zotėrve shqiptarė dhe tė viseve tė tjera tė Ballkanit. Nė bazė tė kėtyre ai zotohej se do tė dėrgonte ushtarė qė tė luftonin pėr ēlirimin e viseve tė Ballkanit, me kusht qė, pas ēlirimit tė tyre, si kryezot tė njihej Alfonsi V, kurse fisnikėt vendas do tė qeverisnin nė to si vasalė tė tij.

    Nė zbatim tė traktateve tė nėnshkruara gjatė vitit 1451, Alfonsi V dėrgoi nė Krujė njė garnizon tė vogėl ushtarak dhe nė vitin 1455 disa qindra ushtarė pėr ēlirimin e viseve shqiptare qė ishin nėn pushtimin osman. Trupat napolitane u vunė nėn urdhrat e Skėnderbeut, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i tyre dhe zot i qytetit tė Krujės. Pas betejės sė Beratit tė vitit 1455, i informuar mirė pėr vėshtirėsitė e mėdha qė kishte zhvillimi i luftės kundėr ushtrive osmane, Alfonsi V hoqi dorė nga synimet e tij nė drejtim tė Lindjes dhe tėrhoqi nga Shqipėria ushtarėt dhe pėrfaqėsuesit e vet. Meqenėse me ndihmėn e trupave napolitane nuk u ēlirua asnjė zonė e Shqipėrisė, Skėnderbeu nuk bėri ndonjė homazh ndaj tij, siē e parashikonte traktati i vitit 1451. Skėnderbeu dhe Alfonsi V qėndruan deri nė fund aleatė. Pas vdekjes sė Alfonsit V, nė vitin 1458, i biri, Ferranti I, hoqi dorė plotėsisht nga ideja pėr t'u shtrirė nė drejtim tė Ballkanit dhe pėr rrjedhim marrėdhėniet e Mbretėrisė sė Napolit me Shqipėrinė pėrkohėsisht u dobėsuan.



    Ndihma ushtarake e Skėnderbeut pėr Mbretėrinė e Napolit



    Pėr tė gjallėruar marrėdhėniet me Mbretėrinė e Napolit Skėnderbeu e gjykoi tė nevojshme t`i jepte ndihmė ushtarake mbretit Ferdinand nė luftėn qė kishte shpėrthyer midis tij dhe kundėrshtarėve tė vet politikė, qė ishin baronėt e Italisė sė Jugut. Kėta ishin bashkuar me princin francez Rene tė Anzhuinėve, i cili pretendonte fronin e Mbretėrisė sė Napolit.

    Me kėtė hap Skėnderbeu shihte mundėsinė pėr tė siguruar mė pas ndihmė pėr qėndresėn e shqiptarėve prej mbretit Ferdinand dhe aleatėve tė tij, papa Piu II dhe dukės sė Milanos, Franēesk Sforcės, tė cilėt formonin bllokun politik mė tė fuqishėm nė Itali. Kėta ishin propaganduesit kryesorė tė idesė pėr organizimin e njė fushate ushtarake antiosmane me pjesėmarrjen e shumė shteteve, duke pėrfshirė edhe vendet e tyre.

    Nė shtator tė vitit 1460, pasi bėri armėpushim me osmanėt, Skėnderbeu dėrgoi nė Itali grupin e parė tė luftėtarėve tė drejtuar nga i nipi, Koiko Stres Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare nė Itali shkaktoi tronditje tė thellė nė radhėt e kundėrshtarėve tė mbretit Ferdinand. Njė nga kundėrshtarėt kryesorė tė mbretit, princi i Tarantit, Xhovan Antonio de Orsini, i kėrkoi Skėnderbeut tė hiqte dorė nga pėrkrahja pėr mbretin Ferdinand, duke i shkruar me njė farė ironie se lufta nė Itali do tė ishte pėr tė e pasuksesshme. Nė pėrgjigjen e tij tė 31 tetorit 1460, me kulturė tė gjerė prej humanisti, duke evokuar historinė e lavdishme tė popullit tė vet, Skėnderbeu i ka shkruar princit tė Tarantit se "nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė. Duhet ta dini se nė kohė tė tjera, paraardhėsit tanė kaluan nė vendin qė ju mbani sot dhe patėn bėrė luftime tė mėdha me romakėt dhe, nga sa dimė, nė tė shumtėn e herės u ndanė me nder sesa me turp".

    Nė fund tė gushtit tė vitit 1461, nė krye tė 2-3 mijė luftėtarėve, Skėnderbeu u nis vetė pėr nė Itali dhe zbarkoi nė Barletė, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand, bashkė me njė pjesė tė ushtrisė sė vet. Luftėtarėt shqiptarė, me Skėnderbeun nė krye, me tė zbritur nė tokėn italiane, filluan sulmet energjike e shumė tė shpejta, duke shkaktuar panik nė radhėt e forcave kundėrshtare. Kėta hoqėn dorė nga rrethimi i Barletės, filluan tėrheqjen drejt jugut, arritėn nė Andria dhe, pasi lanė pas Barin, u vendosėn nė Akuaviva.

    Skėnderbeu organizoi sulme tė njėpasnjėshme pėr tė shtėnė nė dorė qendrat e fortifikuara, qė mbaheshin nga kundėrshtarėt e mbretit Ferdinand. Pasi la nė roje tė Barletės njė pjesė e trupave, me tė tjerėt Skėnderbeu marshoi nė veri tė saj, ēliroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye nė Barletė. Pas kėsaj, tė pėrforcuar edhe me reparte italiane dhe duke ndjekur forcat kundėrshtare, luftėtarėt shqiptarė zbritėn deri nė jugperėndim tė Barit, nė Altamurė, dhe u futėn nė zotėrimet e princit tė Tarantit. Pėrballė gjendjes shumė tė vėshtirė ushtarake, Xhovan Antonio de Orsini hyri nė bisedime me Skėnderbeun dhe kėrkoi qė ky tė ndėrmjetėsonte pėr tė lidhur paqe me mbretin Ferdinand. Ndėrkohė udhėheqėsi shqiptar organizoi arrestimin e komandantit tė qytetit tė Tranit, i cili nuk pranoi tė bashkohej me mbretin Ferdinand, dhe, pas kėsaj, i gjithė garnizoni i atij qyteti iu dorėzua Skėnderbeut.

    Luftėtarėt shqiptarė i dhanė njė ndihmė tė vyer ushtarake mbretit Ferdinand pėr tė shpartalluar kundėrshtarėt e vet dhe ajo ndikoi nė gjallėrimin e marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me Mbretėrinė e Napolit dhe aleatėt e saj. Duke vlerėsuar ato ditė rėndėsinė e kėsaj ndihme, duka i Milanos, Franēesk Sforca, i ka shkruar Skėnderbeut nė fund tė shtatorit tė vitit 1461 se "ne kemi po atė detyrim ndaj madhėrisė suaj, siē e ka edhe ajo madhėri (Ferdinandi) ... dhe qė tani e pėrgjithmonė po afrohemi pėr tė gjitha kėnaqėsitė, nevojat dhe nderet e tė sipėrthėnit zotėrisė suaj, si njė vėlla i mirė e i pėrzemėrt". Nė shenjė mirėnjohjeje pėr kėtė ndihmė, mbreti i Napolit i dhuroi Skėnderbeut feudet e Monte Sant Anxhelos e tė San Xhovani Rotondos, si dhe njė pension vjetor prej 1 200 dukatesh. Pėr tė kryer formalitetet e nevojshme feudale pėr pronat qė iu dhuruan dhe pėr tė nxitur interesimin e shteteve italiane pėr fillimin e njė lufte tė pėrbashkėt antiosmane, gjatė muajve mars e prill tė vitit 1464 Skėnderbeu shkoi vetė nė Napoli.

    Skėnderbeu krijoi lidhje edhe me shtete tė tjera italiane, si me Dukatin e Milanos, Mantovėn, Sienėn etj., madje edhe me vende tė largėta evropiane si me dukatin e Burgonjės, por ato nuk ishin aq intensive si me Napolin, Venedikun e Papatin. Marrėdhėniet me Milanon e me Burgonjėn lidheshin kryesisht me projektet pėr organizimin e njė fushate tė pėrbashkėt antiosmane, pjesėmarrės tė sė cilės parashikohej se do tė ishin edhe ato. Me Spanjėn dhe me vendet e Evropės Qendrore, si me Poloninė etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit nė to i po atyre dinastive qė ishin pėrkatėsisht edhe nė Napoli dhe nė Hungari.

    Marrėdhėniet e Shqipėrisė me vendet e Evropės i forcuan edhe vizitorėt e vullnetarėt e huaj qė erdhėn nga vende tė ndryshme, deri nga Franca e nga Anglia, dhe luftuan nė ushtrinė e Skėnderbeut. Ndėr ta pėrmendet mė 1457 anglezi Xhon Njupor.
    Lidhje krijoi Skėnderbeu edhe me vende pėrtej kufijve tė Evropės. Dokumentet e kohės pėrmendin p.sh. marrėdhėniet e tij me emirin Ibrahim tė Karamanisė nė Azinė e Vogėl. Ibrahimi nė njė projekt tė tij pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Osmane njė vend qendror i dha aksionit tė shqiptarėve.

  10. #70
    Vendi i shqiptarėve nė projektet e fushatave ushtarake evropiane



    Politika pushtuese e sulltanėve osmanė gjatė shek. XV shkaktoi nė Evropė njė shqetėsim gjithnjė nė rritje. Pėrballė kėtij rreziku forcat largpamėse tė kohės kėrkuan organizimin nė shkallė evropiane tė njė lufte tė pėrbashkėt pėr tė ndalur vėrshimin e mėtejshėm tė ushtrive osmane dhe pėr t'i dėbuar ato nga viset e pushtuara tė Ballkanit. Kėto kėrkesa u pėrhapėn sidomos pas pushtimit mė 29 maj 1453 prej sulltan Mehmetit II tė kryeqytetit tė Perandorisė Bizantine, Konstandinopojės, tė cilėn e bėri kryeqytet tė Perandorisė Osmane dhe i vuri emrin Istanbul (Stamboll). Tani frika ndaj rrezikut tė pushtimit osman u bė mė e pėrgjithshme dhe pėrfshiu edhe sundimtarėt e disa vendeve evropiane. Nė kėto rrethana filluan tė hartoheshin projekte pėr shkatėrrimin e Perandorisė Osmane, nėpėrmjet njė lufte tė pėrbashkėt, me pjesėmarrjen e shumė vendeve. Papėt e propaganduan kėtė ide gjithnjė e mė shumė, duke i dhėnė njė veshje fetare si njė "kryqėzatė kundėr tė pafeve". Por nė kėtė periudhė kushtet pėr njė veprim tė tillė nuk ishin tė favorshme, sepse shtetet e Evropės dhe sidomos ato italiane ishin tė pėrēara e nė grindje me njėra-tjetrėn. Nė projektet qė hartoheshin barra kryesore pėr realizimin e tyre u lihej popujve qė luftonin dhe kryesisht shqiptarėve dhe hungarezėve.

    Nė planet strategjike tė mbretit tė Napolit, Alfonsit V, parashtruar papa Nikollės V me rastin e konferencės sė shteteve italiane, qė u zhvillua nga vjeshta e vitit 1453 deri nė pranverėn e vitit 1454, si dhe nė projektet e mėvonshme, luftėtarėve tė Skėnderbeut u caktohej njė rol i rėndėsishėm nė fushatėn e pėrbashkėt kundėr osmanėve. Po kėshtu u vlerėsua qėndresa e shqiptarėve edhe nė dietat perandorake tė shteteve gjermane tė mbajtura nė Ratisbonė, Frankfurt dhe Viner-Noishtad, si dhe nė dietat hungareze, tė mbledhura gjatė viteve 1454-1455.

    Edhe emiri i Karamanisė, Ibrahimi, nė projektin e tij pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr sulltan Mehmetit II, drejtuar nė mesin e viteve 50 papės dhe mbretit tė Napolit, u jepte njė vend qendror shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu. Ai kishte projektuar njė ofensivė tė madhe, qė do tė shpėrthente njėkohėsisht nė tokė dhe nė det, si nė Azi ashtu edhe nė Evropė. Kundėr ushtrive osmane, sipas projektit tė tij, do tė angazhoheshin me forca tokėsore nė Evropė shqiptarėt dhe hungarezėt, nė Azi vetė Ibrahimi, kurse nė det do tė vepronte njė flotė e fuqishme evropiane. Ibrahimi i jepte veēanėrisht rėndėsi bashkėrendimit tė operacioneve qė do tė zhvilloheshin nė frontin shqiptar dhe nė atė danubian prej hungarezėve pėr t'i vėnė forcat osmane, qė gjendeshin nė Ballkan, ndėrmjet dy zjarreve.

    Idesė pėr organizimin e njė "kryqėzate kundėr tė pafeve" nė shkallė evropiane iu dha njė vend i gjerė nė propagandėn e Papatit pas vitit 1455, kur u bė papė Kaliksi III dhe sidomos nė kohėn e pasardhėsit tė tij, Piut II. Me nxitjen e kėtij tė fundit, nė vitin 1459, u organizua nė Mantovė tė Italisė njė kongres ndėrkombėtar. Nė tė morėn pjesė njė numėr i konsiderueshėm sundimtarėsh evropianė dhe u vendos qė tė fillonin pėrgatitjet pėr fillimin e njė luftė tė pėrbashkėt kundėr pushtuesve osmanė. Por ndryshe nga deklaratat e premtimet, pjesėmarrėsit nuk u angazhuan seriozisht nė organizimin e kėsaj fushate dhe rrjedhimisht ajo u shty nga viti nė vit.

    Nė projektin e papa Piut II, qė u parashtrua me atė rast, ushtria e pėrbashkėt evropiane parashikohej tė kishte 40 mijė veta. Gjysma e tyre, 20 mijė ushtarė, do tė grumbulloheshin nė Itali e nė vende tė tjera evropiane dhe me papėn e dukėn e Burgonjės nė krye do tė zbarkonin nė Raguzė pėr t'u bashkuar me forcat shqiptare. Kurse pjesa tjetėr prej 20 mijė vetash do tė pėrbėhej nga luftėtarėt e Skėnderbeut. Tė gjitha kėto trupa prej 40 mijė vetash do tė formonin frontin qendror. Si komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė sė pėrbashkėt shqiptaro-europianoperėndimore papa shpalli Skėnderbeun, tė cilit me kėtė rast do t'i jepte skeptrin mbretėror si dhe zotėrimin e Maqedonisė, pasi ajo tė ēlirohej. Nė projektin e papės parashikohej qė nė frontin e Danubit tė vepronin hungarezėt, kurse nė Greqi dhe nė det flota ushtarake e shteteve italiane.

    Vendimet e Kongresit tė Mantovės Skėnderbeu i pa me interes tė veēantė. Por shpresat pėr realizimin e projektit tė papa Piut II nuk vazhduan gjatė, sepse pjesėmarrėsit kryesorė tė Kongresit tė Mantovės kishin mosmarrėveshje dhe nuk u angazhuan seriozisht pėr tė. Shumė prej tyre e propaganduan fushatėn e pėrbashkėt antiosmane, me qėllim qė tė nxirrnin sa mė shumė pėrfitime materiale pėr vete. Pėr kėtė, njė vėzhgues i kėtyre ngjarjeve Gerard de Kolis, nė mesin e viteve 60, shkruante se "zotėrinjtė kanė nxjerrė tė holla nga popujt e tyre me pretekstin e kėsaj ndėrmarrjeje dhe pastaj i kanė futur nė xhep pėr dobinė e tyre". Nė kėto rrethana, kur nuk po bėhej asnjė pėrgatitje pėr organizimin e luftės sė pėrbashkėt nė shkallė evropiane, Skėnderbeu pranoi propozimin e sulltan Mehmetit II dhe nė pranverė tė vitit 1463 lidhi me tė njė paqe me afat 10-vjeēar, e cila nuk vazhdoi gjatė. Menjėherė pas saj, vetė sulltan Mehmeti II u vu nė krye tė trupave osmane pėr pushtimin e rajoneve tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Ballkanit.

    Nė fund tė vitit 1463 Skėnderbeu veproi energjikisht pėr tė nxitur pėrgatitjet pėr fillimin e fushatės sė pėrbashkėt antiosmane. Pėr kėtė qėllim, nė pranverė tė vitit 1464 ai shkoi vetė nė Napoli dhe dėrgoi ambasadorė nė Romė dhe te duka i Milanos, i cili kishte deklaruar se pėr tė filluar luftėn do tė dėrgonte nė Shqipėri 2 mijė kalorės dhe 1 mijė kėmbėsorė. Skėnderbeu kthehet nė Shqipėri me pėrshtypjen se mė nė fund lufta e pėrbashkėt do tė shpėrthente. Nė gusht tė vitit 1464 ai u nis nė Raguzė pėr tė pritur ushtritė evropiane qė do tė vinin nga Ankona. Por nė Ankonė u grumbulluan pak forca dhe me vdekjen aty tė papa Piut II, mė 14 gusht tė vitit 1464, dėshtoi pėrfundimisht organizimi i fushatės ushtarake tė pėrbashkėt nė shkallė evropiane kundėr pushtuesve osmanė.
    Nė kėto rrethana po bėhej gjithnjė e mė i pėrgjithshėm mendimi se me luftėn e tyre shqiptarėt mbronin jo vetėm vendin e tyre, por edhe lirinė e vendeve tė tjera, sepse, siē ėshtė shprehur nė vitin 1464 mbreti i Hungarisė, Matia Korvini, sulltani ndėrmjet Shqipėrisė donte tė kalonte "si nėpėr njė urė" pėr tė pushtuar vendet e tjera. Personalitete tė shquara e largpamėse tė kohės kėrkuan fuqizimin e qėndresės sė shqiptarėve, duke i ndihmuar ata nga ana financiare. Humanisti i shquar italian Franēesk Filelfo, nė shtator tė vitit 1464, i shkruante papės se Skėnderbeu dhe mbreti i Hungarisė duheshin ndihmuar me tė holla, qė ata tė pėrgatisnin ushtri tė fuqishme tokėsore pėr shkatėrrimin e Perandorisė Osmane. Por kėto kėrkesa largpamėse nuk u realizuan.

    Nė fund tė vitit 1464 papa Pali II hartoi njė projekt financiar nė "pėrkrahje" tė luftės antiosmane. Papa nėpėrmjet tij kėrkonte qė vendet e ndryshme, sipas premtimeve qė i kishin bėrė nė Kongresin e Mantovės paraardhėsit tė tij, papa Piut II, tė derdhin mjetet financiare. Pėr tė nxitur realizimin e projektit financiar tė tij, papa Pali II deklaroi me kėtė rast se po vinte 100 mijė dukate nė pėrkrahje tė atyre qė luftonin.

    Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr organizimin e fushatės sė pėrbashkėt evropiane, Skėnderbeu u pėrpoq qė tė fuqizonte mbrojtjen e vendit dhe tė vinte nėn drejtimin e tij, njė front sa mė tė gjerė antiosman. Ai iu drejtua vendeve qė rrezikoheshin drejtpėrdrejt prej sulmeve osmane po tė mposhtej qėndresa shqiptare. Skėnderbeu i kėrkoi Republikės sė Venedikut tė vinte nėn komandėn e tij forcat ushtarake qė ajo kishte nė zotėrimet e saj nė Shqipėri. Qysh nga fillimi i viteve 60, Venediku ishte angazhuar nė luftė me osmanėt, prandaj tani u kushtonte vėmendje tė veēantė pėrpjekjeve tė Skėnderbeut pėr forcimin dhe mbrojtjen e vendit, duke pėrfshirė edhe zotėrimet veneciane. Republika pranoi qė Skėnderbeu tė ishte komandant i pėrgjithshėm edhe pėr trupat e saj nė Shqipėri. Nė pėrforcim tė garnizonit shqiptar tė kėshtjellės sė Krujės, Skėnderbeu vendosi aty njė numėr tė kufizuar ushtarėsh venecianė si dhe ushtarė napolitanė, tė cilėt mbreti Ferdinand i dėrgoi nė ndihmė tė tij.

    Pėrpjekje bėri Skėnderbeu qė tė merrte njė pjesė nga 100 mijė dukatėt qė papa Pali II i kishte deklaruar se i kishte vėnė nė dispozicion tė luftės antiosmane. Gjatė viteve 1465-1467, qė ishin vite kulmore e mė tė vėshtirat e luftės sė shqiptarėve, papa Pali II i dha Skėnderbeut rreth 6 650 dukate, qė realisht ishte njė shumė e vogėl parash nė krahasim me nevojat e mėdha tė luftės sė shqiptarėve. Kurse nga shtetet e tjera evropiane kjo ndihmė qe edhe mė e paktė.

  11. #71
    5. BETEJAT E MĖDHA SHQIPTARO-OSMANE TĖ VITEVE 60.
    QĖNDRESA E SHQIPTARĖVE TĖ MORESĖ




    Fitoret e ushtrisė shqiptare nė vitet 1462-1465



    Pas humbjes sė rėndė qė pėsuan nė betejėn e Ujėbardhės tė vitit 1457, ushtritė osmane i ndėrprenė pėr disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Nė vitin 1460, para se Skėnderbeu tė dėrgonte grupin e parė tė luftėtarėve tė tij nė ndihmė tė mbretėrisė sė Napolit, ndėrmjet tij dhe oborrit osman u nėnshkrua njė armėpushim qė vazhdoi dy vjet. Pas kthimit tė Skėnderbeut mė 1462 nga ekspedita ushtarake e Italisė, luftimet me ushtritė osmane rifilluan me intensitet.
    Ndėrkohė sulltan Mehmeti ndėrmori veprime intensive pėr zgjerimin e pushtimeve osmane nė Ballkan dhe gjatė vitit 1463 i udhėhoqi vetė trupat pėr nėnshtrimin e Bosnjės dhe tė Moresė (Peloponezit). Madje, pėr rivendosjen e zgjerimin e pushtimeve nė Fushė-Dardani, Rrafshin e Dukagjinit, Jeliēe (sanxhak) etj., qysh gjatė viteve 1458-1462 ushtritė osmane u futėn nė Rrafshin e Dukagjinit dhe, ndoshta pėrkohėsisht, morėn Prizrenin (1458), Pejėn (1463) dhe qendra tė tjera tė rėndėsishme. Sipas dokumenteve autentike, kur ushtritė osmane pushtuan Bosnjėn mė 1463, po kėtė vit nė kėshtjellat e Fushė-Dardanisė, Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Jeliēes (sanxhaku), si mbrojtės tė tyre u caktuan persona tė tjerė, sepse nuk ekzistonte mė asnjė nga mbrojtėsit qė ishin vendosur nė vitin 1455. Ato rajone kishin qėndruar tė lira. Edhe pas vitit 1463 pushteti osman mbeti formal dhe i pakonsoliduar nė rajonet e Shqipėrisė sė Epėrme.

    Gjatė viteve 60 sulltan Mehmeti II angazhoi nė luftime kundėr shqiptarėve komandantėt e zonave kufitare, duke i pėrforcuar ato edhe me trupa tė tjera.
    Gjatė vitit 1462, sipas M. Barlecit, shqiptarėt shpartalluan njėra pas tjetrės tri ushtri osmane. Sė pari ato u ndeshėn nė tė njėjtėn kohė me dy ushtri osmane. Ushtria e parė e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri nė Mokėr, u sulmua befasishėm nė tė gjitha drejtimet, prej ushtrisė sė Skėnderbeut dhe u shpartallua. Pa humbur kohė, shqiptarėt iu drejtuan ushtrisė sė dytė, tė komanduar nga Hasan Beu, qė ishte vendosur nė afėrsi tė qytetit tė Ohrit, e goditėn atė nė befasi dhe e thyen, duke zėnė rob edhe komandantin e saj. Kur luftėtarėt shqiptarė po merrnin rrugėn e kthimit pėr nė Krujė, ata u njoftuan se njė ushtri e tretė e komanduar prej Isuf Beut po marshonte nga Shkupi nė drejtim tė Shqipėrisė. Skėnderbeu vendosi tė hynte menjėherė nė betejė dhe ta sulmonte ushtrinė osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtėsi luftėtarėt shqiptarė largohen nga rajoni i Ohrit, i drejtohen Kėrēovės dhe vijojnė rrugėn qė kalonte pėrgjatė lumit Treska pėr tė arritur nė afėrsi tė Shkupit, ku e sulmojnė befasishėm ushtrinė osmane dhe e shpartallojnė atė.

    Nė tė dalė tė vjeshtės sė vitit 1462, njė ushtri e katėrt e komanduar nga Karaxha Beu u nis kundėr viseve tė lira shqiptare dhe e vendosi fushimin e vet nė fushėn e Livadhit, pranė qytetit tė Ohrit. Skėnderbeu e sulmoi atė nė ēastin kur gjendej e papėrgatitur pėr luftė, por moti me shi bėri qė tė ndėrpritej zhvillimi i betejės. Kjo u dha mundėsi trupave osmane tė tėrhiqeshin pa pėsuar humbje tė rėnda.

    Pas disfatave tė njėpasnjėshme gjatė vitit 1462, sulltan Mehmeti II i propozoi paqe Skėnderbeut, nė njė kohė kur ky i kishte humbur shpresat pėr organizimin e njė lufte tė pėrbashkėt antiosmane nė shkallė evropiane. Prandaj, nė pranverė tė vitit 1463, ndėrmjet tyre u nėnshkrua nė Shkup traktati i paqes me afat 10-vjeēar. Por paqja nuk pati jetė tė gjatė, sepse sulltani gjatė vitit 1463 u pėrpoq tė rivendoste pushtetin e tij nė rajonet e Rrafshit tė Dukagjinit, tė Sanxhakut, si dhe arriti tė pushtonte Bosnjėn dhe Morenė. Skėnderbeu nuk mund tė pajtohej me veprime tė tilla qė rrezikonin tė ardhmen e tij si sundimtar i pavarur, gjė qė ėshtė pasqyruar edhe nė dokumente tė vitit 1463 qė flasin pėr gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar Bosnjėn.

    Luftimet rifilluan nė gusht tė vitit 1464, kur njė ushtri e komanduar nga Sheremeti u vendos pranė qytetit tė Ohrit. Luftėtarėt shqiptarė iu drejtuan Ohrit dhe kur arritėn nė afėrsi tė tij, Skėnderbeu dėrgoi 500 kalorės nė drejtim tė ushtrisė osmane pėr ta mashtruar qė t'i ndiqte nga pas, deri nė vendin ku qėndronin tė fshehur luftėtarėt shqiptarė. Sipas parashikimit tė Skėnderbeut, ushtria osmane u vu nė ndjekje tė kalorėsve shqiptarė dhe kur arriti nė pritėn, qė shqiptarėt e kishin ngritur mjeshtėrisht, ajo pėsoi njė katastrofė tė plotė, duke humbur shumicėn e ushtarėve. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464, ndėrkohė qė ushtria hungareze kishte ēliruar rajone tė tėra tė Bosnjės Veriore, Skėnderbeu i nisi trupat e veta tė drejtim tė viseve tė ish-Despotatit serb tė Rashės dhe, nė rajonet pranė Sjenicės, u ndesh mė 11 shtator me njė ushtri osmane, tė cilėn e shpartalloi.

    Pas kėtyre disfatave sulltan Mehmeti II, sipas M. Barlecit, ngarkoi Ballaban Beun qė tė drejtonte ushtritė osmane pėr mposhtjen e qėndresės shqiptare. Nisur nga posti real ushtarak i tij, Ballaban Beu duhet tė ketė qenė shoqėruesi kryesor dhe krahu i djathtė i komandantėve tė ushtrive osmane, sepse si vendas ai njihte mjaft mirė rrugėkalimet nėpėr viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar.
    Ballaban Beu, i njohur sipas rrėfimit tė M. Barlecit, me titullin pashė (Ballaban Pasha), ishte shqiptar dhe kishte njė karrierė ushtarake tė gjatė nė shėrbim tė Perandorisė Osmane. Nė regjistrin kadastral osman tė Sanxhakut Shqiptar tė vitit 835 h. (1431-1432) ai pėrmendet si timarli i katėr fshatrave tė vilajetit tė Krujės, kurse dy vjet mė pas emėrohet dizdar i saj dhe gjatė viteve 1437-1439 do tė ishte vartės i Skėnderbeut kur ky u emėrua si subash i Krujės. Ballabani pėrmendet aty si "gulam-i mir" dhe me cilėsimin "i vogėl" (Ballaban-i kyēyk), qė ėshtė nė pėrshtatje me pėrshkrimin qė M. Barleci i bėn fizikut tė tij: "nga shtati ishte i shkurtėr dhe i pakėt". Pas ēlirimit tė Shqipėrisė nė vitin 1443 Ballaban Beu emigroi familjarisht. Nė mesin e viteve 60 dy djem tė tij, Hamzai dhe Hiziri, pėrmenden si timarlinj nė Maqedoninė Lindore (nė lindje tė Serezit). Ballabani pėrmendet ndėrkohė si "ish-dizdar i Krujės", gjė qė tregon se sulltani, kur e ngarkoi me detyrėn qė tė shkatėrronte forcat e Skėnderbeut, i kishte premtuar sė paku edhe postin qė kishte pasur nė vitet 30. Mė pas, nė tetor tė vitit 1466, Ballabani pėrmendet si zotėrues i njė timari tė madh nė rajonin e Tetovės. Para se tė vendosej kėtu, Ballaban Beu duhet tė ketė pasur nė zotėrim prona diku nė rajonet qė shtriheshin nė lindje tė Ohrit, sepse nė afėrsi tė kėtij qyteti ai do tė zhvillonte luftimet me forcat e Skėnderbeut.

    Ballaban Beu ishte njohės shumė i mirė i terrenit, prandaj atij iu besua shoqėrimi, ndoshta pėr raste tė veēanta edhe drejtimi i forcave osmane pėr shkatėrrimin e Skėnderbeut, ish-epror i dikurshėm i tij. Ai u pėrforcua vazhdimisht me trupa tė freskėta dhe nė luftimet e pandėrprera pėrdori gjerėsisht sulme tė befasishme dhe dredhi tė shumta. Si detyrė kryesore ai duhet tė ketė pasur pushtimin e qytetit tė Ohrit.

    Ndeshjen e parė me trupat e Ballabanit, sipas M. Barlecit, shqiptarėt e zhvilluan nė fushėn e Falkalit (Valkalit) pranė malit Bigė (Furkė) nė afėrsi tė Ohrit nė vitin 1464. Plani i tij fillestar, qė t'i sulmonte natėn e nė befasi shqiptarėt, dėshtoi. Me gjithė dėmet e rėnda qė pėsuan forcat e tij, nėpėrmjet pritave qė kishte ngritur Ballabani, arriti tė dėmtonte komandėn e ushtrisė shqiptare. Nė kundėrshtim me porositė e Skėnderbeut, komandantėt e reparteve shqiptare, duke ndjekur ushtrinė e shpartalluar osmane, u shkėputėn shumė nga bashkėluftėtarėt e tyre dhe ranė nė pritėn e armikut. Tetė komandantė tė shquar, duke pėrfshirė edhe Mosi Golemin (Arianitin) u kapėn prej ushtarėve osmanė. Skėnderbeu bėri pėrpjekje tė mėdha pėr lirimin e tyre duke i propozuar sulltanit shuma tė mėdha tė hollash dhe lirim tė robėrve osmanė. Por ai nuk pranoi dhe urdhėroi qė, komandantėt shqiptarė, pas torturave tė tmerrshme, tė ekzekutoheshin duke i rrjepur tė gjallė. Pak mė parė, nė fillim tė vitit 1461, kishte vdekur edhe Gjergj Arianiti qė, pas Skėnderbeut, kishte qenė personazhi mė i rėndėsishėm i luftės antiosmane tė shqiptarėve.

    Edhe pas humbjes sė kėtyre personaliteteve tė jetės politike e ushtarake tė vendit, shqiptarėt e vazhduan me vendosmėri luftėn kundėr trupave osmanė. Nė Oronik tė Dibrės sė Sipėrme, pa u parė nga rojet shqiptare, Ballabani e afroi ushtrinė e vet pranė luftėtarėve shqiptarė pėr t'i gjetur nė befasi. Nė sajė tė vigjilencės sė Skėnderbeut, i cili i zbuloi vetė forcat armike, luftėtarėt shqiptarė u hodhėn menjėherė nė luftė dhe e fituan betejėn. Pas kėsaj, nė krye tė njė ushtrie tė re, Ballabani u pėrpoq gjatė tre muajve t'i zinte nė befasi shqiptarėt, por kur u bind se njė sulm i tillė ishte i pamundur, u ndesh me ta nė fushėn e Falkalit (Valkalit) pranė malit Bigė tė Ohrit dhe trupat e tij u thyen keqas.
    Pas kėtyre luftimeve, Ballabani u pėrpoq t'i shkatėrronte forcat shqiptare, duke i goditur ata njėkohėsisht nga dy drejtime tė kundėrta.

    Prandaj nė verė tė vitit 1465 u nisėn nė tė njėjtėn kohė kundėr Shqipėrisė dy ushtri, njėra nė drejtim tė Ohrit dhe tjetra kundėr Krujės. Duke u informuar me kohė pėr lėvizjen e tyre, luftėtarėt shqiptarė marshuan me shpejtėsi, sė pari nė drejtim tė ushtrisė qė komandohej nga vetė Ballaban Beu dhe e shpartalluan krejtėsisht atė po nė fushėn e Falkalit (Valkalit). Pas kėsaj shqiptarėt u kthyen nė drejtim tė viseve perėndimore pėr t'u ndeshur me ushtrinė e dytė, tė komanduar nga Jakupi, njė tjetėr shqiptar ky, qė e njihte mirė vendin. Pėr tė mos u diktuar nga trupat e Skėnderbeut, gjithnjė sipas rrėfimit tė M. Barlecit, ushtria e Jakupit mori rrugėt e Shqipėrisė sė Poshtme, qė ishte e pushtuar, kaloi nėpėr Berat dhe vijoi marshimin nė drejtim tė Krujės, e cila veē rojeve tė kėshtjellės, nuk kishte luftėtarė tė tjerė shqiptarė qė tė ndesheshin mė ushtrinė e Jakupit. Skėnderbeu, pasi shpartalloi mė parė forcat e Ballabanit i drejtoi luftėtarėt e tij kundėr ushtrisė sė Jakupit, qė ishte vendosur nė fushėn e Tiranės. Nė luftimet qė u zhvilluan nė rajonin e Kasharit, forcat osmane pėsuan njė disfatė tė rėndė, duke mbetur i vrarė edhe komandanti i tyre.

    Pas pesė betejave tė ashpra, qė luftėtarėt e Skėnderbeut zhvilluan gjatė njė viti me ushtritė osmane tė drejtuara nga Ballaban Beu, edhe pse shqiptarėt kishin dalė fitimtarė, sulltan Mehmeti II mendoi se tashmė ata ishin tė lodhur e tė dobėsuar nė njė masė tė tillė, sa qė nuk do tė mund tė pėrballonin njė goditje vendimtare tė tė gjitha forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane.

  12. #72
    Mbrojtja e Krujės gjatė Rrethimit II (1466).


    Kėrkesat e Skėnderbeut ndaj shteteve italiane


    Nė gjysmėn e parė tė viteve 60 kufijtė e Perandorisė Osmane nė Gadishullin Ballkanik u zgjeruan. Brenda saj u pėrfshinė Bosnja Jugore dhe Peloponezi. I ndodhur nė kushte tė favorshme si asnjėherė tjetėr, sulltan Mehmeti II, i mbiquajtur "Pushtuesi" (Fatihu), kėrkoi tė mposhtej me ēdo kusht qėndresa heroike shqiptare dhe tė dilte nė detin Adriatik. Ai parashikoi ta bėnte atė nėpėrmjet njė fushate ushtarake tė tillė, qė do tė ishte mė e fuqishmja nga tė gjitha ato qė ishin organizuar deri atėherė kundėr shqiptarėve.

    Me kohė erdhėn nė Shqipėri njoftimet pėr pėrgatitjen qė po bėnte oborri osman pėr organizimin e njė fushate ushtarake shumė tė fuqishme kundėr Shqipėrisė. Ndėrkohė shqiptarėt ndėrmorėn masa energjike pėr fuqizimin e mbrojtjes sė vendit, pėrforcuan kėshtjellat, fortesat etj. Kujdes tė veēantė ata i kushtuan mbrojtjes sė qytetit tė Krujės. Garnizoni i kėshtjellės u vu nėn komandėn e Tanush Topisė dhe u pajis me mjete tė shumta luftarake dhe me ushqimet e nevojshme pėr tė pėrballuar njė rrethim sa mė tė gjatė. Popullsia e paaftė pėr luftė, bagėtitė, pasuritė e ndryshme u vendosėn nėpėr malėsi e vende tė sigurta.
    Nė pranverė tė vitit 1466, nė krye tė tė gjitha forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane, sulltan Mehmeti II mori rrugėt nė drejtim tė Krujės. Pasi arriti nė fillim tė muajit maj nė Manastir, iu drejtua viseve tė lira shqiptare, duke marshuar nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Kur ushtria osmane hyri nė viset e lira u gjend nėn sulmet e pandėrprera tė ēetave tė shumta shqiptare, tė cilat kishin zėnė grykat dhe shtigjet. Me vėshtirėsi tė mėdha e me humbje tė ndjeshme, ajo arriti tė vendosej nė fushėn pranė Krujės.

    Pėrballė taktikės sė Skėnderbeut, sulltani e ndau ushtrinė e vet nė dy pjesė. Njėra e pajisur me tė gjitha mjetet luftarake tė kohės, duke pėrfshirė edhe topa, rrethoi Krujėn. Tjetra mori urdhėr tė ndiqte e tė asgjėsonte ushtrinė shqiptare qė vepronte jashtė kėshtjellės nėn komandėn e Skėnderbeut, si dhe ēetat e shumta qė sulmonin karvanet e furnizimit.

    Sulltan Mehmeti II u kėrkoi mbrojtėsve tė kėshtjellės sė Krujės dorėzimin e menjėhershėm dhe, pas kundėrshtimit tė tyre, ai urdhėroi marrjen e saj me luftė. Sulmet e furishme qė ndėrmorėn trupat osmane, mbrojtėsit e Krujės i pėrballuan me sukses. Detyrėn atyre ua lehtėsonin goditjet e furishme dhe shpartalluese tė luftėtarėve qė vepronin jashtė kėshtjellės nėn komandėn e Skėnderbeut. Ata i bashkėrendonin veprimet e tyre me kundėrsulmet e mbrojtėsve tė Krujės. Duke pėrshkruar kėto luftime, M. Barleci shkruante se "Skėnderbeu me forca e ushtri tė fuqishme e sulmonte ēdo ditė fushimin e Mehmetit II dhe nuk i linte pėr asnjė ēast tė qetė... lėshohej pa pushim mbi tė dhe, si njė pėrrua qė zbret nga malet pas shirave tė mėdha mbyt dhe rrėmben ēdo gjė me vete, po ashtu edhe Skėnderbeu lėshohej pa pushim mbi fushimin turk, herė nga njėra anė, herė nga ana tjetėr, e trondiste atė kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dėme dhe humbje shumė tė mėdha".

    Kudo qė vepronin luftėtarėt shqiptarė, si sulmues nėn drejtimin e Skėnderbeut, nėpėr ēetat, apo si mbrojtės tė kėshtjellave, treguan trimėri tė papėrshkruar, qė la gjurmė tė pashlyeshme edhe te armiqtė dhe u pėrjetėsua nė veprat e historianėve tė vjetėr osmanė. Njėri prej kėtyre, Idriz Bitlisiu vinte nė dukje me kėtė rast se shqiptarėt "janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka ku tė vejė mė. Nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė rrėmbyeshėm e tė patundshėm. Shigjetat e shiut tė vuajtjeve e tė fatkeqėsive ata i presin me kraharorėt e tyre tė hapur dhe nuk vėnė kurrė para armikut mburojėn e dobėsisė e tė pėruljes". Kurse Qemal pasha Zade ka shkruar pėr kėto ngjarje se edhe "luftėtari mė i dobėt i arbėrve ėshtė nga mė trimat e fushės sė luftės, tamam sikur tė ishte kalorės i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalė, as mjete lufte, por ka nė vend tė kuajve shtiza qė fluturojnė si vetėtima, ka ushta maja e tė cilave ėshtė plot helm si thumbi i grerėzave, ka edhe njė hark prej druri e bashkė me tė disa shigjeta, por megjithatė ai ėshtė mė i fortė se hekuri".

    Pas mė se dy muaj luftimesh tė ashpra, sulltan Mehmeti II u bind edhe kėtė herė se Kruja nuk mund tė pushtohej me forcėn e armėve. Prandaj ai mendoi nėnshtrimin e saj nėpėrmjet njė rrethimi tė vazhdueshėm derisa uria t'i detyronte mbrojtėsit e Krujės tė dorėzoheshin. Kėtė detyrė ia ngarkoi Ballaban Beut, duke i lėnė nėn komandė njė pjesė tė ushtrisė. Krahas rrethimit tė kėshtjellės sė Krujės, ata do tė ushtronin njė presion tė pandėrprerė mbi tė gjitha viset e lira shqiptare. Pėr tė mbėshtetur veprimtarinė luftarake tė trupave tė Ballabanit, furnizimin e tyre me mjete lufte dhe me ushqime, si dhe pėr tė shkėputur nga trungu i shtetit shqiptar njė pjesė tė tij, Mehmeti II vendosi qė tė rindėrtohej plotėsisht e tė fuqizohej fortesa e lashtė e Valmit nė luginėn e lumit Shkumbin. Punimet u bėnė nė prani tė sulltanit dhe vazhduan me vrull njė muaj tė tėrė. Ato pėrfunduan nė korrik tė vitit 1466. Pėr tė shprehur rėndėsinė e veēantė qė kishte kjo fortesė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė luftės, sulltani i vuri emrin Ilbasan (Elbasan) d.m.th. "vend qė sundon".

    Nė korrik tė vitit 1466 sulltan Mehmeti II bashkė me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė mori rrugėn e largimit nga Shqipėria. Nė fund tė korrikut ata ishin nė Manastir dhe vijuan rrugėn nė drejtim tė Pėrlepit, Shtipit e Plovdivit pėr tė arritur nė Stamboll. Pas largimit nga Elbasani ushtria osmane pushtoi pėrfundimisht qytetin e Ohrit. Banorėt e tij luftuan pėr mbrojtjen e qytetit tė tyre, prandaj sulltan Mehmeti II arrestoi dhe i internoi nė Stamboll kryepeshkopin e Ohrit, Dorotheun, bashkė me shumė fisnikė e klerikė tė tjerė tė qytetit. Me premtimin se nuk do t'i trazonte, sulltan Mehmeti II arriti tė shtinte nė dorė me mijėra e mijėra njerėz qė ishin strehuar nė njė rajon malor tė quajtur Kidna. Gjithnjė sipas rrėfimit tė M. Barlecit, si hakmarrje pėr disfatėn e pėsuar, sulltani masakroi barbarisht afro 8 mijė veta tė strehuar nė atė rajon malor. Por edhe masakra tė tilla nuk i ligėshtuan shqiptarėt. Kėta i vazhduan luftimet edhe pas largimit tė sulltanit, duke mbrojtur Krujėn dhe u pėrpoqėn tė shtinin nė dorė kėshtjellėn e Elbasanit, e cila bashkė me Ohrin u krijoi mundėsi osmanėve tė kontrollonin lėvizjet nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Gjendja ekonomike e vendit ishte pėrkeqėsuar dhe uria po i kėrcėnonte shqiptarėt. Duheshin siguruar ndihma nė ushqime, nė armė etj.

    Luftimet e vitit 1466 nė Shqipėri, ishin tė pėrmasave tė mėdha dhe tė njė rėndėsie tė veēantė edhe pėr fatin e Italisė e tė vendeve tė tjera evropiane. Prandaj ato tėrhoqėn vėmendjen e tyre, sepse, siē thuhej ato ditė, trupat osmane "ishin nė dyert e Italisė" dhe po tė binte qėndresa shqiptare, ajo do tė ishte viktimė e tyre.

    Nė kėto rrethana, nė fund tė majit 1466 u mblodhėn nė Romė ambasadorėt e shumė shteteve italiane. Me kėtė rast Papa u kėrkoi qė tė bashkoheshin jo vetėm forcat e shteteve italiane, por edhe tė vendeve tė tjera evropiane, pėr tė pėrballuar sulmin e mundshėm tė ushtrisė osmane mbi Italinė. Kjo situatė e rrezikshme pėr shtetet evropiane duhej t'i nxiste ato qė t'u dėrgonin shqiptarėve ndihma ekonomike dhe ushtarake.
    Pėr tė pėrballuar gjendjen shumė tė rėndė tė vendit tė vet, Skėnderbeu iu drejtua pėr ndihmė shteteve italiane. Ai dėrgoi nė Venedik tė birin, Gjonin, ndėrsa nė nėntor tė vitit 1466 u nis vetė pėr nė Napoli e nė Romė. Ai qėndroi nė Itali deri nė fund tė marsit tė vitit 1467, ndėrkohė qė trupat osmane mbanin tė rrethuar Krujėn.

    Misioni i djalit tė Skėnderbeut nė Venedik nuk dha pėrfundimet qė priteshin, sepse ndihmat pėr shqiptarėt shiheshin atje si shpenzime tė shumta e tė paleverdisshme. Megjithėkėtė, pėr tė ndihmuar Skėnderbeun Republika e Shėn Markut kishte dėrguar pranė tij njė numėr ushtarėsh, ndėrkohė pėrpiqej tė rifillonte bisedimet pėr paqe me osmanėt.

    Komandanti i trupave osmane nė Shqipėri, Ballaban Beu, ndoqi me vėmendje veprimtarinė diplomatike tė Skėnderbeut nė Itali dhe u pėrpoq qė ky tė dėshtonte nė misionin e vet. Osmanėt i kėrcėnuan vendet e tjera dhe e detyruan Senatin e Raguzės tė ndalonte ardhjen e Skėnderbeut nė kėtė qytet gjatė udhėtimit pėr nė Itali. Ndėrkohė pėrfaqėsues tė Ballaban Beut shkuan nė oborrin napolitan pėr tė penguar ndihmat pėr shqiptarėt. Me sa duket Ballabani deri diku ia arriti kėtij qėllimi, sepse gjatė muajve nėntor-dhjetor 1466, kur Skėnderbeu ishte nė Napoli, nuk siguroi ndonjė ndihmė tė rėndėsishme prej oborrit napolitan.
    Pas Napolit, i shoqėruar me pak kalorės, Skėnderbeu shkoi nė Romė. Banorėt e saj i rezervuan atij njė pritje aq masive, madhėshtore e triumfale, saqė nuk ishte parė ndonjėherė nė atė qytet. Kjo pritje ishte shprehja mė e qartė dhe e sinqertė e ndjenjave tė vėrteta tė popullit italian pėr luftėn e popullit shqiptar dhe udhėheqėsin e tij.

    Papa organizoi pėr Skėnderbeun ceremoni zyrtare, por ndihma materiale e tij qe e vogėl pėr nevojat e ngutshme tė shqiptarėve, gjė qė e bėri tė pakėnaqur komandantin shqiptar. Nė ēastet e largimit tė tij nga Roma, shkruanin ato ditė bashkėkohėsit, Skėnderbeu u shpreh plot sarkazėm se "mė parė do tė donte tė bėnte luftė me kishėn sesa me turkun", dhe "nuk besonte se mund tė gjendej shpirtvogėlsi mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj". Pas njė qėndrimi dymujor Skėnderbeu u largua nga Roma dhe u kthye sėrish nė Napoli, ku qėndroi gjatė, por nuk siguroi ndonjė ndihmė efektive. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit, ashtu si Venediku, pėrpiqej tė shmangte rrezikun osman mbi shtetin e tij, jo aq me veprime efektive ushtarake sesa me anėn e bisedimeve sekrete pėr paqe me sulltan Mehmetin II.

  13. #73
    Rrethimi III i Krujės (1467).


    Vdekja e Skėnderbeut (17 janar 1468)




    Nė mars tė vitit 1467, kur Skėnderbeu gjendej nė Itali, nėpunėsit osmanė kryen regjistrimin e popullsisė e tė tokave nė njė rajon tė kufizuar tė viseve tė shkelura prej tyre pėr tė vendosur nė to sistemin feudal ushtarak tė timareve. Ky regjistrim dėshmon mirė pėr pjesėmarrjen masive tė shqiptarėve nė luftė. Sipas tij, dhjetėra fshatra ishin shkatėrruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave tė tjera kishin mbetur me pak banorė dhe kishin nga njė familje deri nė dhjetė. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrėnimet e luftės dhe masakrat e pushtuesve. Ajo lidhej edhe me largimin e popullsisė shqiptare, tė paaftė pėr luftė, nė vende tė sigurta e tė paarritshme pėr armiqtė, ndėrkohė qė tė tjerė gjendeshin nė radhėt e njėsive luftarake tė Skėnderbeut. Pėr mė tej dhuna e pushtuesit dhe uria detyroi tė emigronin nga Shqipėria nė vendet e tjera, kryesisht nė Itali, me mijėra e mijėra shqiptarė.

    Regjistri tregon se osmanėt kishin arritur pėrkohėsisht tė shtinin nė dorė njė numėr kėshtjellash tė Skėnderbeut, qė kontrollonin rrugėt e komunikimit tė Krujės me viset qė shtriheshin nė lindje tė saj, si Stelushin, Gurin e Bardhė, Koxhaxhikun e Rahovnikun (Dibrėn). Gjithashtu ai dėshmon se, nė atė kohė, ndėrmjet shqiptarėve dhe osmanėve ishin zhvilluar luftime tė ashpra nė tri rajone kryesore: nė atė tė Krujės, tė Koxhaxhikut (nė luginėn e Drinit tė Zi dhe nė juglindje tė Dibrės) dhe tė Rekės (nė verilindje tė Dibrės). Nė kėto rajone shumė fshatra ishin braktisur tėrėsisht nga banorėt pėr shkak tė luftimeve tė ashpra qė ishin zhvilluar pranė tyre. Ndėrkohė osmanėt u pėrpoqėn tė vinin nėn kontrollin e plotė tė tyre edhe rajone tė tjera, prandaj vijuan riregjistrimin kadastral tė tyre, nė rajonet e Tetovės, tė Kėrēovės etj. Krahas premtimit pėr postin e dizdarit tė Krujės, nė tetor tė vitit 1466 sulltani i kishte dhėnė nė zotėrim Ballaban Beut njė timar tė madh nė rajonin e Tetovės, me qėllim qė tė luftonte sa mė energjikisht pėr nėnshtrimin e atyre viseve.

    Nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1467, Skėnderbeu u kthye nė atdhe nga Italia. Nė gjirin e popullit tė vet, si gjithnjė, ai gjeti besimin e patundur, dashurinė e pakufishme dhe gatishmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur lirinė e vendit tė tyre.
    Skėnderbeu organizoi menjėherė njė ushtri tė fuqishme prej 16 mijė luftėtarėsh. Rradhėt e saj vazhdimisht shtoheshin, sepse, siē tregonte njė raguzan, “arbėrit vėrshonin drejt Skėnderbeut”.

    Me kėto forca, mė 19 prill 1467, Skėnderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi krejtėsisht njė ushtri qė shkonte nė pėrforcim tė trupave osmane qė mbanin tė rrethuar Krujėn. Komandanti i saj, i cili ishte vėllai i Ballabanit, Jonima, bashkė me tė birin, ranė rob nė duart e shqiptarėve. Pas katėr ditėsh, mė 23 prill, luftėtarėt e Skėnderbeut marshuan me shpejtėsi nė drejtim tė Krujės. Kėta, duke bashkėrenduar veprimet e tyre me kundėrsulmet e garnizonit tė kėshtjellės, e futėn ushtrinė osmane ndėrmjet dy zjarreve dhe e shpartalluan keqas. Gjatė betejės Ballaban Beu u vra nga njė mbrojtės krutan i kėshtjellės, Gjergj Aleksi. Ai u varros nė Petrelė.

    Trupat osmane u tėrhoqėn tė shpartalluara dhe shqiptarėt ēliruan kėshtjellat qė u pushtuan gjatė rrethimit tė dytė tė Krujės. Skėnderbeu rrethoi edhe kėshtjellėn e Elbasanit, por, duke mos pasur artileri, nuk e mori dot.
    Me kėto fitore shqiptarėt i dhanė fund rrethimit tė dytė tė Krujės, duke u shkaktuar humbje tė rėnda forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane. Megjithėkėtė sulltan Mehmeti II nuk hoqi dorė nga synimi i tij pėr ta mposhtur sa mė shpejt qėndresėn shqiptare.

    Pa kaluar njė muaj nga shpartallimi i trupave tė Ballabanit, nė fund tė majit tė vitit 1467, sulltan Mehmeti II erdhi pėrsėri nė Shqipėrinė me tė gjitha forcat ushtarake tė Perandorisė Osmane. Kur u futėn nė luginėn e Shkumbinit, trupat armike u goditėn prej luftėtarėve shqiptarė. Duke pėrshkruar zhvillimin e kėsaj beteje, historiani osman Ibn Kemal shkruante se pranė Bushekut (nė juglindje tė Elbasanit) "arbėrit e ndezėn zjarrin e luftės, morėn nė duart e tyre ushtat, tė cilat u ngjajnė gjarpėrinjve helmues dhe qėndruan nė grykat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrėmjes ... Kur lufta pushoi, u grumbulluan tė gjithė nė njė vend dhe nė mėngjes dolėn si njė lumė nga lugina dhe u vėrsulėn menjėherė mbi ushtrinė e Anadollit".

    Beteja ishte e ashpėr. Asnjėra palė nuk mundi tė sigurojė fitoren. Lidhur me kėtė ngjarje kronisti bizantin Kritobuli vinte nė dukje se "sulltani pasi urdhėroi ushtarėt qė tė grabisnin e tė plaēkisnin ... la maleve pjesėn mė tė madhe dhe mė luftarake tė ushtrisė ... kurse ai duke qėndruar bashkė me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, plaēkiste vise tė tjera tė vendit, duke marshuar me ndalesa dhe duke ngritur fushime". Pas kėtyre veprimeve, sulltani me pjesėn kryesore tė ushtrisė rrethoi Krujėn duke menduar se mbrojtėsit e saj, tė lodhur nga rrethimi i mėparshėm njėvjeēar, nuk do t'u bėnin dot ballė goditjeve tė reja. Trupat osmane sulmuan gjithashtu Durrėsin dhe qendra tė tjera tė fortifikuara.

    Ashtu si nė rrethimet e mėparshme tė Krujės, Skėnderbeu me pjesėn kryesore tė trupave shqiptare qėndroi nė rrethinat e saj dhe prej andej organizoi vazhdimisht sulme mbi forcat osmane, qė mbanin tė rrethuar kėshtjellėn, e cila mbrohej si edhe mė parė nga garnizoni i saj nėn komandėn e Tanush Topisė.
    Pėrballė vendosmėrisė sė patundur tė shqiptarėve pėr tė mbrojtur me ēdo kusht lirinė e vendit, i bindur plotėsisht se me forcėn e armėve nuk mund tė mposhtej qėndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi tė pėrdorte tani, me pėrmasa shumė mė tė gjera se mė parė, mjetin mė ekstrem: shfarosjen nė masė tė popullsisė.

    Jo vetėm te kronistėt bizantinė e osmanė, si bashkėkohės tė kėtyre ngjarjeve, por edhe nė letėrkėmbimin e atyre ditėve dhe nė dokumente tė tjera tė kohės, pėrmenden nė mėnyrė tė veēantė masakrat e ushtrive osmane gjatė vitit 1467 nė Shqipėri. Nė to vihen nė dukje "mizoritė e pashembullta tė sulltanit, i cili as pėr siguri e as pėr dhimbje nuk tė fal dhe nuk ka mėshirė", qė "po bėn nė Arbėri njė mijė dhunime, vrasje e mizori dhe po djeg e shkatėrron njė popull tė tėrė". Kėto veprime shtazarake shfarosėn me mijėra e mijėra njerėz, mijėra e mijėra tė tjerė u detyruan tė linin trojet e tyre e tė merrnin rrugėt e mėrgimit, por, megjithėkėtė, ai nuk arriti tė thyente vullnetin dhe qėndresėn e njė populli tė tėrė, qė luftonte pėr tė mbrojtur lirinė e vendit tė vet.

    Nė mbarim tė verės, trupat osmane me sulltan "fitimtarin" nė krye, tė rraskapitura dhe pa asnjė shpresė fitoreje, morėn rrugėn e kthimit tė ndjekura kėmba-kėmbės prej luftėtarėve shqiptarė. Si rrjedhojė e humbjeve tė rėnda, qė pėsuan trupat osmane gjatė viteve 1466-1467, sulltan Mehmeti II u detyrua tė hiqte dorė pėr disa vjet nga plani i tij pėr pushtimin e Shqipėrisė nėpėrmjet fushatave tė mėdha ushtarake.

    Pas largimit tė trupave osmane, si detyrė e ngutshme pėrpara vendit qėndronte pėrballimi i rrėnimeve dhe vėshtirėsive tė shumta tė shkaktuara nga lufta. Pėr masat qė duheshin marrė nė kėtė drejtim, nė janar 1468 Skėnderbeu thirri nė Lezhė Kuvendin e fisnikėve tė vendit. Ndėrkohė njė ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrės. Ushtria shqiptare u mobilizua menjėherė, u doli pėrpara forcave armike dhe korri fitore nė betejėn qė u zhvillua pranė lumit tė Kirit. Kėtė herė shqiptarėt luftuan pa komandantin e tyre, Skėnderbeun, i cili nė atė kohė u sėmur. Pas disa ditėsh, mė 17 janar 1468, nė Lezhė, pushoi sė rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes sė Skėnderbeut shkaktoi njė pikėllim tė rėndė e tė papėrshkruar nė mbarė popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditė nė Senatin e Venedikut, - arbėrit kanė rėnė nė njė ngashėrim dhe tronditje tė madhe".

    Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu u varros nė katedralen e Shėn Kollit tė Lezhės, po nė atė vend ku ai themeloi Besėlidhjen Shqiptare.

  14. #74
    Qėndresa antiosmane e shqiptarėve tė Moresė nė shek. XV



    Si rezultat i emigrimeve masive, qė vazhduan gjatė gjithė gjysmės sė parė tė shek. XV, Morea (Peleponezi) kishte nė kėtė kohė njė popullsi shqiptare mjaft tė dendur. Ngulimet shqiptare qenė tė shpėrndara nė tė gjitha hapėsirat e Moresė, nė Akne, Korint, Argi, Arkadi, Meseni, Bardhuni, Majnė e nė Lakoni. Dokumentet veneciane dhe regjistrat osmanė tė kėsaj kohe japin tė dhėna mjaft interesante pėr shpėrndarjen e ngulimeve shqiptare nė More, pėr organizimin e bashkėsive shqiptare, veprimtarinė prodhuese tė tyre, pėr marrėdhėniet e tyre me autoritetet vendase etj. Sipas tyre nė mjaft zona shqiptarėt pėrbėnin popullsinė dėrrmuese. Kėshtu, sipas njė regjistri osman tė gjysmės sė dytė tė shek. XV, del se 155 qendėrbanime ndėr 198 qė kishin nahijet e Kallandricės, Sandamerit, Grebenesė e tė Hllamucit, nė Morenė veriore e tė mesme, ishin tė banuara nga shqiptarė. Raporte tė ngjashme demografike ndeshen edhe nė zona tė tjera, nė Korint, Arkadi, Majnė, Meseni, Lakoni etj. Mbi bazėn e njė pranie tė tillė masive tė banorėve shqiptarė, zona tė tėra nė More cilėsohen shpesh nga burimet e kohės si vende tė arbėrve.

    Qendėrbanimet e shqiptarėve tė Moresė kishin nė shumicėn e tyre emra karakteristikė shqiptarė qė pasqyronin ose emrin e origjinės sė banorėve ose emrin e familjes kryesore tė bashkėsisė. Ndėr emrat mė tipikė tė kėtyre qendėrbanimeve pėrmenden tė tilla si: Lėndina, Mali, Lumi, Ripėsi, Balta, Buzė-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Kėmbėthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.

    Qendėrbanimet shqiptare tė Moresė ishin tė karakterit bujqėsor dhe blegtoral. Ato pėrbėheshin nga territori i banuar dhe nga sipėrfaqja e arave, ullishteve, kullotave, pyjeve etj. Pėr shfrytėzimin e tyre, ashtu si banorėt e tjerė, shqiptarėt duhej t`u paguanin detyrimet pėrkatėse zotėrve ligjorė tė tokės, qė ishin sipas rastit Perandoria Bizantine, despotėt e Moresė, princėt latinė tė Akesė apo tė Athinės, Republika e Venedikut ose, nė fund, edhe sulltani osman. Gjithsesi detyrimi kryesor qė shqiptarėt duhej t'u ofronin sundimtarėve tė vendit, ishte shėrbimi ushtarak, qė kryhej nga burrat e aftė pėr luftė, kryesisht nė mbrojtjen e kėshtjellave nė rast rreziku. Nga shek. XV fillojnė tė bėhen gjithnjė mė tė shpeshta nė More repartet e luftėtarėve profesionistė shqiptarė (stratiotėt). Kėto ishin njėsi tė kalorėsisė sė lehtė qė ndonjėherė pėrfshinin disa mijėra luftėtarė. Nėn komandėn e njė kreu stratiotėt shqiptarė siguruan pėr njė kohė tė gjatė mbrojtjen e kėshtjellave nga sulmet osmane. Repartet e stratiotėve ngriheshin mbi bazėn e pėrkatėsisė sė njėjtė etnike, por nė to luanin rol edhe lidhjet familjare. Pjesėtarėt e tyre ishin shpeshherė anėtarė tė njė ose mė shumė grupeve familjare. Njė gjė e tillė i bėnte repartet e stratiotėve njėsi vėrtet tė qėndrueshme dhe koherente. Moment i rėndėsishėm i kėtij kohezioni qe figura e komandantit tė stratiotėve (capo stratioti). Ky gėzonte njė autoritet tė padiskutueshėm, qė rridhte si nga prejardhja ashtu dhe nga virtytet dhe lavdia e tij luftarake.

    Stratiotėt shqiptarė u bėnė kėshtu protagonistėt e qėndresės kundėr invazionit osman nė More.
    Nė fillim tė shek. XV Peloponezi vazhdonte tė ishte i copėtuar politikisht midis sundimtarėve tė ndryshėm. Pjesa veriore e tij ndahej ndėrmjet princit gjenovez Asani II Aēajuoli, kurse pjesa jugore qeverisej nga despotėt bizantinė tė familjes perandorake tė Paleologėve. Nga ana e vet, Republika e Venedikut kontrollonte njė numėr kėshtjellash strategjike tė shpėrndara gjatė bregdetit, siē ishin ato tė Koronės, Modonit, Nauplionit etj. Burimet e kohės njoftojnė se nė zona tė gjera tė Peloponezit, si nė Arkadi, Bardhuni, Mainė etj., kishte bashkėsi tė tėra shqiptare qė qėndronin mė vete e qeveriseshin nga krerėt e tyre.

    Njė numėr akoma mė i madh fshatrash shqiptare ishin nėn juridiksionin e sundimtarėve tė huaj tė Peloponezit. Shqiptarėt pėrbėnin gjithsesi forcėn kryesore ushtarake tė kėtyre sundimtarėve. Kjo ėshtė arsyeja qė shqiptarėt e Peloponezit, pavarėsisht nga statusi i tyre, u bėnė kėtu faktori kryesor i qėndresės antiosmane.

    Ballafaqimi i parė i shqiptarėve tė Peloponezit me osmanėt u bė nė vitin 1432. Komandanti turk i Thesalisė, Turhan Pasha, kreu atė vit njė inkursion qė preku deri viset qendrore tė Peloponezit. Ndėrkohė qė despotėt bizantinė dhe sundimtarėt e tjerė tė Peloponezit nxituan tė binin nė ujdi me Turhan Pashėn, shqiptarėt i bėnė kėtij njė qėndresė tė ashpėr. Qendra e saj u bė Davi, lokaliteti i Arkadisė sė banuar nga popullsi e dendur shqiptare. Pas betejash tė pėrgjakshme, forcat osmane mundėn tė fitojnė epėrsi e t'i thyejnė shqiptarėt nė njė sulm vendimtar. Shumė prej kėtyre mbetėn tė vrarė. Turhan Pasha urdhėroi tė thereshin deri tek i fundit kryengritėsit shqiptarė, qė u zunė rob e qė ishin rreth 800 veta, dhe me kokat e prera tė tyre u ngritėn pirgje.

    Nė vitin 1444 shėnohet njė tjetėr moment i rėndėsishėm i qėndresės antiosmane tė shqiptarėve tė Moresė. Kėsaj radhe kundėr osmanėve u ngrit edhe despoti Konstantin Paleologu, i cili shpresonte tė shfrytėzonte rastin pėr tė shtrirė sundimin e tij nė krejt Peloponezin, madje edhe pėrtej tij. Nė fakt tentativa e tij gjeti pėrkrahje jo vetėm te shqiptarėt e Peloponezit, por edhe tek ata tė Beocisė, Atikės e Thesalisė. Autoriteti i sulltanit nė kėto vende u godit rėndė dhe nė fund tė vjeshtės vetė sulltan Murati II u nis me njė ushtri tė madhe kundėr kryengritėsve. Pasi shkatėrruan murin mbrojtės tė istmit tė Korintit (Eksamilin) qė ndante Peloponezin nga kontinenti, ushtritė osmane u derdhėn duke e shtruar vendin nė zjarr e hekur. Despoti Konstandin i trembur nga reagimi i egėr i Sulltanit nxitoi tė kėrkojė ujdi me tė, duke pranuar tė bėhej vasal i tij si dhe duke dhėnė njė tribut tepėr tė rėndė. Sidoqoftė edhe pas kėsaj fushate, osmanėt ende nuk vendosėn tė instalonin garnizone ushtarake nė Peloponez, nė Atikė e nė Beoci, siē kishin bėrė nė Thesali e Maqedoni.

    Ballafaqimi me osmanėt nxori nė pah edhe kontradiktat midis shqiptarėve dhe sundimtarėve greko-bizantinė tė Peloponezit. Ndėrsa tė parėt i tėrhiqte nė qėndresėn antiosmane dėshira pėr tė ruajtur lirinė dhe pronat e veta, tė dytėt bashkoheshin me tė pėr tė ruajtur e zgjeruar privilegjet e zotėrimet e tyre. Qėllimet egoiste i shtrėngonin kėta tė kėrkonin me rastin mė tė parė kompromis me pushtuesin.

    Kundėrshtia e motiveve dhe e interesave ēoi pashmangėrisht nė konflikt tė hapur midis despotėve greko-bizantinė dhe shtetasve tė tyre shqiptarė. Nė vitin 1453 shqiptarėt e Peloponezit tė udhėhequr nga Pjetėr Bua dhe Teodor Buhali, ngritėn krye kundėr despotėve Dhimitėr e Thoma Paleologu. Me kryengritėsit shqiptarė u bashkua dhe princi i Akesė, Centurion Zakaria. Shqiptarėt i ofruan shėrbim Venedikut nėpėrmjet qeveritarit venecian tė Koron-Madonės. Senati e urdhėroi kėtė qė "t'i mbante arbėrit me shpresė, duke i nxitur e dhėnė kurajo pėr tė luftuar trimėrisht". Por vetė nuk u angazhua, pėrkundrazi. Nė korrik 1454 Venediku dėrgoi njė legat nė More, i cili kishte pėr detyrė qė tė paqėtonte shqiptarėt me despotėt. Megjithatė, shqiptarėt nuk dėgjuan tė merreshin vesh me despotėt Paleologė. Ata vendosėn tė njihnin si sundimtar tė vendit Manuel Kantakuzenin, rival i tė parėve. Burimet duan tė thonė se Manueli dhe gruaja e tij pėr tė vendosur kėtė aleancė u detyruan tė merrnin emrat shqiptarė Gjin e Kuqe. Pavarėsisht se Buhali u zu rob gjatė njė beteje, kryengritėsit shqiptarė e rrezikuan rėndė pushtetin e despotėve Paleologė. Tė dėbuar nga njė pjesė e mirė e zotėrimeve tė tyre, kėta iu drejtuan pėr ndihmė Turhan Pashės, i cili dėrgoi menjėherė trupat e tij nė Peloponez.

    Forcat e bashkuara osmano-greke u drejtuan mė sė pari nė kėshtjellėn e Bardhunies, ku shqiptarėt ishin strehuar bashkė me familjet e tyre. Pas disa ditė luftimesh, kėta u pėrpoqėn tė ēajnė rrethimin, por pa sukses. Sipas historianit Halkokondili, turqit zunė rob rreth 10 mijė veta, mė tė shumtėt ishin gra e fėmijė. Nė Leondari, nė luftė me forcat osmane, ra komandanti shqiptar Petro Buziqi. Paskėtaj forcat greko-osmane morėn edhe fortesat e Itonit e tė Aetosit, duke shtypur edhe kėsaj here shqiptarėt kryengritės. Njė pjesė e mirė e kėtyre u detyruan tė pranojnė pėrsėri sundimtarėt e vjetėr.

    Pas kėsaj fushate u pa qartė se pengesa kryesore qė u kundėrvihej osmanėve nė Peloponez ishin popullsitė e atjeshme shqiptare. Despotėt bizantinė, nė grindje me njėri-tjetrin e me sundimtarėt e tjerė, ranė pėrfundimisht nė gjendjen e vasalit tė sulltanit. Ky i la ata akoma pėr ca kohė nė krye tė zotėrimeve tė tyre me kusht qė tė paguanin njė haraē tė rėndė dhe tė mbanin nėn fre shqiptarėt e pabindur. Dhimitėr e Thoma Paleologu nuk ishin nė gjendje tė plotėsonin as njėrin e as tjetrin nga kėto kushte. Nė prill tė vitit 1458 vetė sulltan Mehmeti II u vu nė krye tė njė ushtrie qė nė 15 maj kaloi fortifikimet e Heksamilit, tė cilat mbronin kalimin e istmit tė Korintit e u derdhėn nė Peloponez. Despotėt Paleologė nisėn me ngut njė ambasadė pėr te sulltani, pėr t'i dorėzuar njė pjesė tė haraēit e pėr t'i dhėnė provė tė besnikėrisė sė tyre. Por kėsaj radhe Mehmeti II kishte vendosur ta nėnshtronte pėrfundimisht Peloponezin e t'i jepte fund sundimit tė despotėve bizantinė. Prej Korintit, ushtria osmane depėrtoi drejt jugut dhe u ndal nga shqiptarė vendas tė prirė nga kreu i tyre, Dhoksi. Pas njė qėndrese tė ashpėr, mbrojtėsit shqiptarė pranuan ta dorėzojnė kėshtjellėn kundrejt premtimit se ata dhe familjet e tyre nuk do tė pėsonin gjė. Megjithatė sulltani vuri njė garnizon osman nė kėshtjellė dhe mori me vete 300 fėmijė si pengje.

    Prej Tarsit ekspedita osmane iu drejtua kėshtjellės sė Fliundit, ku ishin grumbulluar shqiptarėt dhe grekėt e rrethinave. Pėrballė qėndresės sė pamposhtur tė tė rrethuarve, osmanėt tentuan t'i bindin ata tė dorėzohen duke u prerė burimet e ujit. Historiani Halkokondili tregon se gjendja e tė rrethuarve u bė aq e rėndė, saqė ata u detyruan tė therin kafshėt nė mėnyrė qė me gjakun e tyre tė shuanin etjen dhe tė gatuanin bukėn. Ndėrkohė trupat jeniēere zbuluan njė shteg tė mureve tė paruajtur, u derdhėn nėpėr tė dhe dogjėn e plaēkitėn qytetin. Pothuaj krejt popullsia vendase u masakrua.

  15. #75
    Paskėtaj osmanėt iu drejtuan kėshtjellave Akriv dhe Rupel; dy ditė me radhė mbrojtėsit e Rupelit, qė ishin gjithashtu shqiptarė, u mbrojtėn me vendosmėri. Por mė nė fund, pėrballė epėrsisė absolute tė forcave osmane ata vendosėn tė dorėzohen. Gjithė popullsia e Rupelit, me gra e fėmijė, u shpėrngulėn me forcė nė Stamboll. Vetėm 20 shqiptarė qė kishin luftuar mė parė nė Tars kundėr sulltanit e qė me tė njėjtin qėllim kishin ardhur edhe nė Rupel, iu nėnshtruan hakmarrjes sė Mehmetit II. Ky urdhėroi qė t'u thyheshin gjymtyrėt me gjyle hekuri.

    Prej kėndej trupat osmane vazhduan marshimin e tyre drejt jugut dhe rrethuan fortesėn malore tė Pazenikit. Fillimisht ata u pėrpoqėn ta marrin me forcė kėtė fortesė, por mbrojtėsit shqiptarė tė saj i thyen sulmet e njėpasnjėshme tė osmanėve. Paskėtaj sulltani mendoi t'i bindė shqiptarėt ta dorėzojnė me dėshirė fortesėn e pėr kėtė qėllim pėrdori si ndėrmjetės Manuel Kantakuzenin, qė gjatė kryengritjes sė vitit 1454 ishte njohur nga shqiptarėt si despot, nė vend tė Thomait e Dhimitrit. Por shqiptarėt deklaruan se nuk kishin ndėrmend t'i venin pas ish-prijėsit tė tyre nė rrugėn e bashkėpunimit me sulltanin. Pėrfundimisht, Mehmeti II u shtrėngua tė hiqte rrethimin e Pazenikit e tė merrte rrugėn e kthimit drejt veriut. Pėrpara se tė kapėrcente istmin, Mehmeti II vendosi tė pushtonte me ēdo kusht fortesėn e Korintit, tė cilėn trupat e tij e mbanin tė rrethuar qė nga fillimi i fushatės. Mbrojtėsit e kėshtjellės, ndėr tė cilėt shumė shqiptarė, u rezistuan trimėrisht bombardimeve e sulmeve tė pafund tė osmanėve.

    Kur sulltani u bė gati tė ngrinte rrethimin e tė kthehej nė Stamboll, disa fisnikė tė qytetit me peshkopin grek nė krye i ēuan atij fjalė se mbrojtėsit ishin nė pikėn e fundit tė qėndresės, duke qenė se tashmė u ishin mbaruar tė gjitha rezevat ushqimore. Ky lajm e bėri sulltanin tė kthejė mendje e tė sulmojė mė me egėrsi kėshtjellėn e rrethuar. Mė 6 gusht 1458 komandanti i kėshtjellės Mateo Asanes ua dorėzoi atė osmanėve, pasi u kėshillua me zotėrit e tij, despotėt Thoma e Dhimitėr Paleologu. Bashkė me Korintin kėta u detyruan t'i lėshojnė sulltanit pjesėn mė tė madhe tė zotėrimeve tė tyre, Patrasin, Voshticėn, Kalavriten etj., si dhe t'i japin atij njė tribut vjetor prej 3 mijė dukatėsh. Ndėrkohė Mehmetit II i ishte dorėzuar edhe qyteti i Athinės. Gjatė kthimit pėr nė Stamboll, sulltani bėri njė vizitė nė qytetin e famshėm, i pritur me nderim nga kleri qė i dorėzoi nė mėnyrė solemne ēelėsat e qytetit.

    Ngjarjet e vitit 1458 e prishėn pėrfundimisht aleancėn e shqiptarėve me despotėt e paqėndrueshėm tė Peloponezit, tė cilėt kėtej e tutje sundonin si vasalė tė thjeshtė tė sulltanit nė zotėrimet e pakta qė ky u la nė Peloponez. Madje shumė shpejt dy vėllezėrit Paleologė hynė nė luftė me njėri-tjetrin pėr shkak tė kėtyre zotėrimeve. Nė kėtė luftė civile Dhimitri kėrkoi bashkėpunim me krerėt shqiptarė me ndihmėn e tė cilėve mori kėshtjellat e Karitanicės, Bardhunies, Kastricės, Kallamatės, Zarnatės, si dhe gjithė krahinėn e Mainės, nė ekstremin jugor tė gadishullit. Mehmeti II dėrgoi qeveritarėt e Thesalisė dhe tė Peloponezit pėr tė shuar kryengritjen, por kėta s'mundėn pėrveēse arritėn disa fitore tė pjesshme e tė paqėndrueshme. Edhe paskėtaj krerėt shqiptarė tė kėshtjellave vazhduan tė mos t'i bindeshin as sulltanit e as despotėve bizantinė. Ndaj nė prill 1460 Mehmeti II iu drejtua pėrsėri Peloponezit me njė ushtri tė madhe. I shoqėruar nga trupat e komandantit osman tė vendit, shqiptarit Hamza Zenebishi, nė maj tė atij viti ai pushtoi kryeqytetin e saj, Mistran. Despoti Dhimitėr Paleologu u dorėzua te sulltani. Prej kėndej sulltani pushtoi me sulm kėshtjellat e Bardhunies e tė Kastricės, ku humbi shumė jeniēerė. Mbrojtėsit e Kastricės, 300 shqiptarė, u zunė e u therėn deri tek i fundit, ndėrsa komandanti i tyre, Primo Koka, u sharrua dy copėsh.

    Pėrballė barbarisė sė ekspeditės osmane, banorėt e Leondarit dhe tė viseve tė tjera tė Lakonisė u grumbulluan nė fortesėn e papushtueshme tė Gardhiqit. Gardhiqi ishte feud i familjes shqiptare Bakali. Nėn udhėheqjen e Manuel Bakalit, shqiptarėt i hodhėn poshtė ofertat e Mehmetit II pėr tė dorėzuar pa luftė kėshtjellėn. Por mungesa e ushqimeve dhe e ujit nė kushtet e njė popullsie tė mbingarkuar e tė njė vape rraskapitėse i detyroi mbrojtėsit e kėshtjellės t'u dorėzohen osmanėve. Sulltani i pėrsėriti edhe kėtu nė Gardhiq skenat e tmerrit tė Kastricės. 6 mijė veta tė lidhur kėmbė e duar u therėn nė sheshin e kėshtjellės. Kėsaj radhe nuk u kursyen as gratė e fėmijėt. Vetė kėshtjella u rrafshua me tokėn. Historiani bizantin Kritobuli pohon se me kėtė ndėshkim makabėr, Mehmeti II synonte t'i trembte shqiptarėt e Peloponezit nė mėnyrė qė tė mos ngriheshin mė kundėr tij. Manuel Bakali, Krokodejl Klada e disa krerė tė tjerė tė qėndresės mundėn t'i shpėtojnė masakrės e tė strehohen gjetkė. Ndėrkaq nė dorė tė osmanėve ranė edhe kėshtjella tė tjera, si Kiparisia, Karytaina, Andrusa e Itome. Ekspedita osmane pėrshkoi gjithė pjesėn jugore tė Peloponezit, duke kursyer vetėm zotėrimet e Venedikut, me tė cilin sulltani kishte nėnshkruar atė kohė paqe. Pėrfaqėsuesi i fundit i pushtetit tė vjetėr nė More, despoti Thoma Paleologu e braktisi vendin dhe u strehua nė Korfuz.

    Paskėtaj ekspedita osmane iu drejtua viseve veriperėndimore tė Moresė, ku mori fortesėn Klumacion dhe rrethoi kėshtjellėn e Kalavrites. Komandant i kėsaj ishte shqiptari Doksja, i cili sipas kronistit Sfrance "nuk pyeste as pėr despotin, as pėr sulltanin e as pėr vetė Zotin". Por nė fund edhe kjo kėshtjellė u mor dhe mbrojtėsit e saj shqiptarė me Doksjen nė krye u masakruan mizorisht. Pas pėrleshjesh tė pėrgjakshme Mehmeti II pushtoi dhe kėshtjellat Grevenon, Kastrimenon, Salmenikion e sė fundi dhe Korintin, ku ndėrkohė kishin gjetur strehim shumė shqiptarė tė ikur nga zonat e tjera tė Peloponezit. Kėta u mashtruan nga premtimi i sulltanit se do t'u falte jetėn e pasurinė dhe ia dorėzuan atij kėshtjellėn. Po ashtu si dhe mė parė, Mehmeti II e shkeli fjalėn e dhėnė dhe urdhėroi tė ekzekutohen tė gjithė luftėtarėt shqiptarė.

    Nė pėrfundim tė kėsaj fushate Mehmeti II e ktheu Peloponezin nė njė tokė tė pushtuar. Turqit proceduan nė regjistrimin e tokave dhe nė vendosjen e sistemit tė timarit. I kėsaj kohe ėshtė njė regjistėr osman i Peloponezit, qė pasqyron regjistrimin e njė sėrė zonave tė Peloponezit verior e qendror, si Kallandrica, Sandemiri, Grebenea, Hlumca e Vomiro. Nė regjistėr figurojnė listat e 198 qendėrbanimeve, nga tė cilat 155 janė pėrcaktuar shprehimisht si shqiptare. Regjistri nė fjalė ėshtė i pari i natyrės sė tij qė dėshmon intensitetin e ngulimeve shqiptare nė Peloponez.

    Pėr tė shuar ēdo tentativė kryengritjeje, ata bėnė rrafsh me tokėn njė numėr fortesash dhe detyruan tė vendoseshin nė fushė mjaft bashkėsi shqiptare qė jetonin nė vise malore. Megjithatė, nė Peloponez vazhduan tė qėndrojnė edhe paskėtaj tė ndezura vatrat e qėndresės antiosmane, sidomos nė krahinat e mbrojtura malore, si qe ajo e Manit.

    Sidoqoftė, nė pikėpamje tė sovranitetit shtetėror, pas shkatėrrimit tė Despotatit bizantin pothuajse gjithė Moreja hyri nėn sundimin osman. Mbeteshin vetėm njė numėr kėshtjellash, tė cilat vazhdonin tė ishin zotėrim venecian. Midis Venedikut e sulltanit ishte akoma nė fuqi paqja e vitit 1454. Por ndryshimi i situatės luftarake nė More ashtu si dhe gjetkė i vuri zotėrimet e Venedikut nėn kėrcėnimin e drejtpėrdrejtė tė invazionit osman. Ndaj Republika e Lagunave filloi tė merrte masa serioze pėr mbrojtjen e zotėrimeve tė saj moreate. Njė numėr i madh stratiotėsh shqiptarė u pajtuan nė shėrbim tė Venedikut, duke iu shtuar atyre qė ishin rekrutuar nga komandantėt venecianė qysh mė parė. Atyre iu besua mbrojtja e kėshtjellave tė Koronit, Modonit, Argosit, Nauplionit etj. Tė tillė qenė Krokodejl Klada dhe Pjetėr Bua, tė cilėt ishin dalluar nė betejat e mėparshme kundėr osmanėve. Pėrveē tyre nė shėrbim tė Venedikut hynė formacionet e stratiotėve shqiptarė tė komanduara nga krerėt e familjeve Bakali, Menalja, Rali, Buziqi, Manasi. Familjeve tė stratiotėve shqiptarė Venediku u dha toka e kullota nė afėrsi tė kėshtjellave, ku ata mund tė strehoheshin nė rast rreziku. Atyre iu krijuan edhe lehtėsira fiskale.

    Akti i parė i konfrontimit midis osmanėve dhe venecianėve nė More filloi me sulmin kundėr zotėrimit venecian tė Argosit nė prill 1463. Osmanėt e morėn thuajse pa luftė kėshtjellėn falė tradhtisė sė njė prifti grek. Pas luhatjeve tė gjata, mė 28 korrik 1463 Venediku i shpalli luftė Portės. Trupat veneciane ripushtuan Argosin e rrethuan Korintin, por shumė shpejt sulltani dėrgoi nė More njė ushtri tė madhe nėn vezirin e madh Mahmud Pashėn. Ky ripushtoi njė numėr kėshtjellash qė kishin kaluar nėn venecianėt. Inkursionet osmane u shtrinė deri nė kėshtjellėn e Koronit e Modonit, por kėto mundėn tė rezistojnė. Mahmud Pasha me anė tė premtimeve arriti tė tėrheqė me vete edhe njė pjesė tė shqiptarėve tė Lakonisė e tė Mainės nė jug tė vendit e t'i bindė tė vendoseshin nė zonėn osmane. Nė Nauplion ndeshėn gjithashtu nė njė qėndresė tė ashpėr tė garnizonit tė kėshtjellės, bėrthamėn e tė cilit e pėrbėnin stratiotėt shqiptarė tė udhėhequr nga Pjetėr Bua. Por edhe kėtej osmanėt u detyruan mė nė fund tė tėrhiqeshin pa mundur ta pushtojnė.
    Angazhimi i Venedikut nė luftė me sulltanin bėri qė shqiptarėt e Peloponezit tė afroheshin nė masė e tė luftonin nėn flamurin e tij.

    Nė zotėrimet e Venedikut erdhėn shqiptarė nga zonat e tjera tė Moresė qė ishin nėn pushtimin osman. Kėshtu, nė mars 1466, fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpata, nga fisi i njohur i Shpatajve, kaloi nė anėn e Venedikut, duke u rikthyer nė fenė e krishterė e duke dorėzuar kėshtjellėn e Oksivunit dhe territoret pėrreth. Bashkė me tė kaluan nė anė tė Venedikut edhe 50 familje tė tjera shqiptare.

    Gatishmėria e shqiptarėve tė Moresė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e lirisė kundėr osmanėve, dėshmohet mė sė miri nga njė raport i proveditorit venecian pėr Morenė, Xhakomo Barbarigo, i shkruar nė muajin korrik 1465: "... Sė fundi u takova me tė nderuarin Mihal Rali Trimin (djalin) e me fjalė tė zgjedhura i bėra tė ditur se nėse do tė vinte tė shėrbente me njerėzit e tij te ne, do t'i jepeshin 80 dukatė nė vit si provizion. Por ai m`u pėrgjigj se babai i tij ishte ndėr fisnikėt kryesorė tė Moresė dhe se ai, i biri, nuk binte mė poshtė tė atit nga karakteri. Ndaj, edhe pse ishte nė ngushticė ekonomike, kishte vendosur t'i shėrbente Sinjorisė me shpenzimet e veta pa shpėrblim derisa kjo luftė tė merrte fund".

    Stratiotėt shqiptarė tė Moresė u angazhuan nė veprimet luftarake kundėr osmanėve edhe jashtė Moresė. Kėshtu, nė verėn e vitit 1477, nėn komandėn e Dhimitėr Bokalit, 300 stratiotė shqiptarė nga viset e Koronės, u dėrguan nė Shqipėri pėr mbrojtjen e Krujės. Njė tjetėr stratiot i shquar shqiptar nga Morea, Krokodejl Klada, mori pjesė mė 1481 nė kryengritjen e fuqishme antiosmane tė Himarės dhe u shqua si njė ndėr krerėt kryesorė tė saj nė krah tė Gjon Kastriotit.

    Paqja e 25 janarit 1479 midis Venedikut e Portės sė Lartė ndikoi nė keqėsimin e gjendjes sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė marrėdhėnieve tė tyre me Republikėn e Venedikut. Kjo, nga njėra anė, nuk pėrfshiu nė paqe edhe gjithė ata fisnikė shqiptarė qė gjatė konfliktit veneto-osman kishin mbajtur barrėn kryesore tė luftės. Nga ana tjetėr, pa pyetur fare vendasit, ajo u dorėzoi osmanėve njė numėr zotėrimesh si nė Shqipėri, ashtu dhe nė More. Nė kėtė tė fundit, nė bazė tė Traktatit tė Paqes, osmanėt duhet tė merrnin krahinėn malore tė Mainės, qė kishte qenė njė nga vatrat kryesore tė qėndresės shqiptare.

    Nė kushtet e reja, Venediku nuk ngurroi t`i braktiste luftėtarėt shqiptarė e tė miqėsohej me osmanėt. Nė verėn e vitit 1480 komandanti osman i Moresė i propozonte Venedikut hapur tė pėrzinte stratiotėt shqiptarė nė shėrbim tė tij: "Nėse ju i dėboni arbėrit nga ky vend, midis nesh nuk do tė ketė mė grindje", i shkruante ai proveditorit venecian. Edhe pse njė gjė tė tillė Venediku s'mund ta bėnte pėr shkakun se qė tė gjitha kėshtjellat e tij nė More mbroheshin nga stratiotė shqiptarė, ai i udhėzoi vazhdimisht proveditorėt e vet nė More qė tė shmangnin ēdo lloj konfrontimi tė stratiotėve shqiptarė me forcat osmane.
    Kjo politikė e re e Venedikut ndaj Portės sė Lartė nuk u pranua nga mjaft krerė shqiptarė, qė ishin rekrutuar nė trupat e Sinjorisė pikėrisht pėr tė luftuar kundėr invadorėve osmanė. Pavarėsisht nga paqja e re midis Venedikut e Portės, ata vazhduan tė luftojnė kundėr forcave osmane. Pati ndėr ta qė e braktisėn shėrbimin pėr llogari tė Venedikut. Kėshtu veproi p.sh. kreu stratiot Teodor Bua, qė braktisi kėshtjellėn e Nauplionit e nė krye tė stratiotėve tė tij, sulmoi osmanėt nė afėrsi tė Argosit. Paskėtaj ai i bashkoi forcat e tij me ato tė stratiotėve tė njohur Krokodejl Kladės nė Mainė. Sė bashku, ata formuan njė forcė tė madhe goditėse qė i shqetėsoi si venecianėt, ashtu dhe osmanėt. "Ata po turbullojnė paqen qė kemi me sulltanin", i relatonte atė kohė qendrės qeveritari venecian i Moresė.

    Venecianėt u angazhuan pėrpara qeveritarit osman tė Moresė se do tė bėnin ēmos pėr tė kapur "rebelėt". Dy krerėt shqiptarė u dėnuan me vdekje nė mungesė. Qeveritari venecian dėrgoi pėr kėtė qėllim reparte me stratiotė tė tjerė shqiptarė. Por nė fund ai i raportoi Senatit nė Venedik se shqiptarėt rebelė qe e pamundur tė kapeshin, qoftė sepse ata gjenin strehim tė sigurtė ndėr fshatrat shqiptare, qoftė se stratiotėt e tjerė, qė ai dėrgoi nė ndjekje tė rebelėve, refuzuan tė ndesheshin me ta, pasi siē thoshin "qenė tė njė kombi".
    Sidoqoftė, shumė stratiotė shqiptarė, ndėr ta dhe Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane tė vitit 1479 u detyruan ta braktisnin Morenė. Njė pjesė e tė ikurve u vendos nė ishujt Hidra, Specia, Poros, Kulluri (Salamina) etj., ku ende sot flitet gjuha shqipe. Tė tjerė u vendosėn sė bashku me familjet e tyre nė Mbretėrinė e Napolit. Kujtimi i kėtij eksodi drejt Italisė, qė pėrkoi dhe me eksodin masiv nga Shqipėria tė po kėsaj kohe, ruhet akoma sot nė vargjet e kėngės sė hershme tė arbėreshėve tė Italisė: "O e bukura More". Tė tjerė stratiotė tė zotėrimeve tė Venedikut nė More u tėrhoqėn prej kėndej dhe u pėrdorėn prej saj nė frontet e tjera, sidomos nė Italinė e Veriut. Nė betejat e atjeshme, stratiotėt shqiptarė shkėlqyen pėr virtytet e tyre luftarake. Kronisti frėng Filip de Komini, qė shoqėroi mbretin Karl VIII gjatė fushatės nė Itali, mė 1495, pati rast tė njohė nė fushėn e betejės stratiotėt shqiptarė qė luftonin nė anėn e Venedikut. "Ata janė luftėtarė tė guximshėm, qė u hapin punė ushtrive armike", - shkruan ai nė kujtimet e tij.

    Mjaft stratiotė shqiptarė hynė nė shėrbim tė komunave tė ndryshme italiane e tė sovranėve tė ndryshėm tė Evropės, duke kontribuar kėshtu nė pėrforcimin e njė imazhi heroik tė luftėtarit shqiptar tė krijuar nė Evropė falė luftėrave tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Figura tė tilla stratiotėsh, si ajo e Merkur Buas apo e Manol Bleshit u kėnduan edhe nė epikėn historike.
    Me gjithė eksodin e madh tė shqiptarėve nga Morea e nga viset e tjera greke gjatė fazave tė ndryshme tė pushtimit osman, dokumentet e mėvonshme tė shek. XVI-XVIII dėshmojnė, se popullsia shqiptare nė More mbeti mjaft e dendur. Ende nė fund tė shek. XVIII, njė autor e quan Morenė "Arbėria greke" (Albania Greca).

  16. #76
    K R E U VII

    PĖRPJEKJET PĖR RIMĖKĖMBJEN E SHTETIT SHQIPTAR.
    RĖNDĖSIA E EPOKĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT
    (1468 - 1506)





    1. SHQIPĖRIA NĖ VITET 1468 - 1479






    Shqipėria pas vdekjes sė Skėnderbeut



    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu vdiq nė njė kohė kur Shqipėria ndodhej pėrballė vėshtirėsive tė mėdha ekonomike tė papara ndonjėherė. Luftimet e ashpra tė viteve 1466-1467 dhe prania pėr dy vjet radhazi e trupave tė shumta osmane nė tokat e lira shqiptare, rrėnuan shumė ekonominė e vendit dhe nuk lejuan tė mbillej drithi e kulturat e tjera bujqėsore. Masakrat e padėgjuara dhe uria detyruan me mijėra shqiptarė tė linin atdheun dhe tė emigronin. Njė pjesė e rajoneve lindore, si ato tė Tetovės, Kėrēovės, Ohrit e tė Elbasanit iu shkėputėn viseve tė lira dhe kaluan nėn pushtimin osman.

    Vdekja e Skėnderbeut i tronditi thellė shqiptarėt dhe ndikoi shumė nė jetėn politike tė vendit. Disa javė pas vdekjes sė tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13-vjeēar Gjoni, u pėrfshinė nė eksodin e madh shqiptar dhe u vendosėn nė pronat qė kishin nė Itali (Monte Sant Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo).
    Humbja e Skėnderbeut, e kėtij gjeniu tė artit ushtarak, i hoqi botės shqiptare udhėheqėsin e jashtėzakonshėm, personalitetin mė tė shquar tė historisė kombėtare, qė kishte ndikuar fuqishėm nė tėrė veprimtarinė politike tė vendit. Nuk kishte nė Shqipėri njė personalitet tjetėr qė t'i afrohej kėtij Heroi nga aftėsitė si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak. Prandaj jeta politike filloi tė decentralizohej. Familjet e mėdha aristokrate dolėn pėrsėri si zotėr mė vete dhe disa prej tyre filluan tė mbėshteteshin te Republika e Venedikut, qė, me vdekjen e Skėnderbeut, veproi energjikisht pėr tė vėnė nėn kontroll jetėn politike tė Shqipėrisė.

    Senati i Venedikut vendosi qė tė dėrgonte nė Shqipėri Pal Engjėllin, i cili prej shumė vitesh qėndronte atje si pėrfaqėsues i Skėnderbeut. Sapo erdhi nė Shqipėri, Pal Engjėlli bisedoi me gruan dhe djalin e Skėnderbeut, si dhe me tė afėrm tė familjes sė Kastriotėve dhe u kėrkoi atyre qė t'i dorėzonin Venedikut Krujėn dhe zotėrimet e tjera. Kur gruaja dhe djali i Skėnderbeut u larguan nga Shqipėria, Kruja kaloi nė duart e Venedikut. Vėmendje u kushtoi Republika e Venedikut edhe marrėdhėnieve me fisnikėt e tjerė shqiptarė, qė i kishin zotėrimet nė kufi me tė dhe me Krujėn. Prandaj mė 1469 i dėrguari i posaēėm (proveditori) i Venedikut nė Shqipėri, vizitoi Gjin Stres Balshėn, Vuk Skurėn e Bendės e fisnikė tė tjerė qė i kishin zotėrimet nė afėrsi tė Krujės.

    Ndėrkohė disa nga fisnikėt shqiptarė ishin kundėr forcimit tė pozitave tė Venedikut nė Shqipėri dhe marrėdhėniet u acaruan aq shumė, saqė u ndėrmorėn edhe masa ndėshkimore. Mė 1469 Senati i Republikės vendosi qė, nė qoftė se i biri i Mamicė Kastriotit nuk do t'i bindej Venedikut, nėna e tij tė dėbohej nga qyteti i Durrėsit, ku ajo banonte. Edhe mė tė acaruara u bėnė marrėdhėniet e Venedikut me Lekė Dukagjinin. Pėr tė ruajtur zotėrimet e veta nga sulmet osmane, Leka hyri nė bisedime me osmanėt, gjė qė e shqetėsoi shumė Republikėn e Venedikut. Prandaj mė 1469 Senati i saj vendosi tė mos lejohej Lekė Dukagjini qė tė merrte pasuritė qė kishte nė Shkodėr, duke shpresuar se me njė masė tė tillė do ta largonte atė nga bisedimet me osmanėt. Por ky sanksion i acaroi edhe mė tej marrėdhėniet ndėrmjet tyre dhe e detyroi Lekė Dukagjinin tė pėrdorte armėt kundėr Venedikut.

    Pas marrjes sė Krujės, nė duart e Republikės sė Venedikut kishin kaluar tė gjitha kėshtjellat e rėndėsishme tė viseve tė Shqipėrisė Qendrore e tė Sipėrme, qė ende ishin tė papushtuara prej osmanėve. Edhe pse kėto kėshtjella mbroheshin kryesisht nga luftėtarė shqiptarė, ruajtja e tyre varej shumė tani nga qėndrimi qė do tė mbante Venediku ndaj pushtuesve osmanė.

  17. #77
    Mbrojtja e Shkodrės gjatė Rrethimit I (1474)



    Humbjet e rėnda tė trupave osmane nė Shqipėri gjatė dy fushatave ushtarake tė viteve 1466-1467 dhe angazhimi i tyre nė fronte tė tjera lufte, deri nė fillim tė viteve 70, e detyruan sulltan Mehmetin II qė pėr disa vjet tė ndėrpriste sulmet mbi viset e lira shqiptare dhe vetėm mė 1474 tė vendoste pėr organizimin e njė fushate tė re ushtarke pėr pushtimin e rajoneve perėndimore tė Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.
    Ndryshe nga fushatat ushtarake tė mėparshme qė kishin pėr detyrė tė shkatėrronin ushtrinė e Skėnderbeut dhe i drejtoheshin kryeqendrės shqiptare, Krujės, tani trupat osmane duhej tė luftonin me Venedikun, prandaj iu drejtuan kryeqendrės sė zotėrimeve veneciane nė tokat shqiptare, Shkodrės. Krahas kėshtjellės sė Rozafės, qyteti i Shkodrės dhe rrethinat mbroheshin edhe prej kėshtjellave tė tjera, si ajo e Drishtit, e Dejės, e Zhabjakut. Pushtimi i Shkodrės u hapte rrugėn osmanėve qė tė merrnin edhe qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Krujėn e Lezhėn.

    Marshimi i trupave osmane nė drejtim tė Shkodrės ishte i papritur pėr qeveritarėt venecianė dhe shkaktoi njė shqetėsim tė pėrgjithshėm. Banorėt e paaftė pėr luftė tė fshatrave tė fushės sė Shkodrės u larguan nga vendbanimet e tyre dhe u strehuan nėpėr male e vende mė tė sigurta. Nė mbrojtje tė kėshtjellės, krahas banorėve tė qytetit, ishin edhe luftėtarė tė ardhur nga krahinat dhe nga vise tė largėta tė vendit, si dhe njė repart i vogėl venecian. Numri i pėrgjithshėm i mbrojtėsve tė kėshtjellės sė Shkodrės arrinte deri nė 2 mijė luftėtarė.
    Nė kėshtjellėn e Rozafės u strehuan edhe banorėt e paaftė pėr luftė tė qytetit dhe tė fshatrave tė afėrt. Mbrojtjen e kėshtjellės e drejtonte qeveritari venecian i Shkodrės, Anton Loredani.

    Mė 15 maj tė vitit 1474 shtatė sanxhakbejlerė, nė krye tė disa mijėra ushtarėsh, arritėn nė fushėn e Shkodrės. Pasi rrethuan kėshtjellėn, njė pjesė e tyre filloi plaēkitjen e krahinave rreth saj. Mė 4 qershor arritėn trupa tė tjerė me bejlerbeun e Rumelisė nė krye, Sinan Pashėn, duke e rritur numrin e pėrgjithshėm tė tyre. Burimet e kohės japin njė shifėr tė ekzagjeruar, 80 mijė veta.
    Pėr pushtimin e kėshtjellės Sinan Pasha vuri nė pėrdorim artilerinė. Pranė mureve tė saj u derdhėn gjatė muajit qershor 4 topa shumė tė fuqishėm. Pas njė bombardimi tė vazhdueshėm muret e kėshtjellės u dėmtuan rėndė, por shqiptarėt i meremetonin ato vazhdimisht duke punuar edhe natėn.

    Mbrojtėsit dhe tė strehuarit nė kėshtjellėn e Rozafės u gjendėn pėrballė vėshtirėsive tė shumta. Uria, etja dhe sėmundjet shkaktuan ndėr ta vdekje nė masė. Sipas njė relacioni mbi rrethimin e Shkodrės, tė shkruar e tė botuar ato ditė prej humanistit venecian Gjergj Merulės, vdiqėn gjysma e tė strehuarve nė kėshtjellė, rreth 3 mijė veta. Mbrojtėsit e Shkodrės iu drejtuan pėr ndihmė dukės sė Venedikut. Komandanti i flotės veneciane Trinidat Griti, qė ndodhej nė kėtė kohė nė detin Egje, kur e njoftuan pėr rrethimin e Shkodrės, me iniciativėn e vet u nis menjėherė nė ndihmė tė saj. Nė krye tė 8 anijeve luftarake ai hyri nė lumin e Bunės, por pėr shkak tė cektėsisė sė ujit nuk mundi tė lundrojė sipėr Shirgjit. Si rrjedhim, ai nuk arriti tė krijojė lidhje me mbrojtėsit e kėshtjellės sė Shkodrės, as tė ndėrmerrte ndonjė aksion kundėr forcave osmane. Pėrkundrazi, sapo e zbuluan flotėn veneciane, osmanėt e sulmuan atė dhe e detyruan tė largohej menjėherė nė det tė hapur nėpėrmjet lumit tė Bunės.

    Ndihmė tė rėndėsishme u dhanė mbrojtėsve tė kėshtjellės shqiptarėt qė vepronin jashtė saj, nė rrethinat e Shkodrės dhe nė vise tė tjera mė tė largėta, si edhe luftėtarėt e Gjon Gjurashit. Kėta vinin nga kėshtjellat e papushtuara, nga liqeni i Shkodrės, nga ngushtica e gryka tė rrezikshme dhe sulmonin pandėrprerė trupat osmane dhe karvanėt e furnizimit tė tyre, duke u shkaktuar dėme tė rėnda.
    Pas njė muaji bombardimi tė pandėrprerė tė mureve tė Rozafės, Sinan Pasha urdhėroi mė 18 korrik qė tė sulmohej kėshtjella, duke pėrdorur gjerėsisht tė gjitha mjetet e mundshme. Me besim tė plotė se do ta merrnin kėshtjellėn, osmanėt vėrshuan me tėrbim drejt mureve tė saj, por sulmi i tyre ndeshi nė qėndresėn e pamposhtur tė mbrojtėsve tė kėshtjellės. Kėta kundėrsulmonin me heroizėm dhe largonin forcat osmane, duke u shkaktuar humbje tė rėnda. Sipas njė letre tė shkruar ato ditė nga qeveritari venecian i Shkodrės, A. Loredani, ushtria osmane la nė kėto luftime mbi 7 mijė tė vrarė dhe njė numėr shumė tė madh tė plagosurish.

    Trupat osmane nga dita nė ditė po ndesheshin nė vėshtirėsi gjithnjė e mė tė mėdha, si prej sulmeve tė luftėtarėve shqiptarė qė vepronin nė viset pėrreth, ashtu dhe nga mungesa e furnizimit me ushqime e materiale tė tjera tė nevojshme pėr ushtarėt dhe kuajt e tyre. Kėto vėshtirėsi e bindėn Sinan Pashėn se ishte e kotė qė tė vazhdonte mė tej luftėn, prandaj vendosi qė t'i largonte ushtritė nga rajoni i Shkodrės. Mė 9 gusht ushtritė osmane hoqėn rrethimin nga Shkodra dhe gjatė largimit dogjėn e shkatėrruan ēdo gjė, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Dejės, pas njė qėndrese tė fuqishme tė popullsisė sė saj tė udhėhequr nga vėllezėrit Lekė e Nikollė Dukagjini. Largimi i tyre prej tokave shqiptare shkaktoi njė valė gėzimi jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtetet italiane e nė vende tė tjera, sepse, siē shkruante Gj. Merula, kur osmanėt sulmonin muret e kėshtjellės sė Rozafės thirrja e tyre e luftės ishte "Roma! Roma!", gjė qė tregonte se ata synonin qė, pas pushtimit tė qyteteve shqiptare, tė fillonin pushtimin e Italisė.



    Rėnia e Krujės, e Shkodrės dhe e kėshtjellave tė tjera



    Luftimet e vitit 1474 treguan se luftėtarėt shqiptarė ishin ata qė mbrojtėn me gjakun dhe jetėn e tyre qytetin e Shkodrės, duke pėrballuar me heroizėm sulmin e forcave osmane. Shqiptarėt luftonin me vetėmohim kudo qė ndodheshin, si mbrojtės tė kėshtjellės, si sulmues nė rrethinat e Shkodrės etj. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes tė forconte lidhjet me ta, duke u kushtuar vėmendje sidomos marrėdhėnieve me fisnikėt shqiptarė, si me Dukagjinėt, Gjurashėt, Stres Balshajt, Arianitėt etj.
    Pas rrethimit tė parė tė Shkodrės, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritė osmane kryesisht me pushtimin e brigjeve tė Detit tė Zi dhe pas dy vjetėsh i drejtoi ato kundėr Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.
    Dėshtimi i fushatės ushtarake tė vitit 1474 e bindi sulltan Mehmetin II se pėr pushtimin e kėshtjellave shqiptare duhej pėrdorur i gjithė potenciali ushtarak i Perandorisė Osmane dhe se ato duhej tė sulmoheshin radhazi.
    Pėr zbatimin e kėtij plani trupat osmane erdhėn pėrsėri nė Shqipėri nė vitin 1476, rrethuan Krujėn, qė ishte pėr ta pengesa mė e rėndėsishme nė drejtim tė Shkodrės.

    Republika e Venedikut duke vlerėsuar rėndėsinė strategjike tė Krujės pėr mbrojtjen e zotėrimeve te saj nė Shqipėri, u pėrpoq tė lidhej sa mė shumė me shqiptarėt dhe kėrkoi qė tė kthehej nė Shqipėri djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, i cili jetonte nė pronat qė kishte trashėguar nė Mbretėrinė e Napolit. Pėr mbrojtjen e Krujės Venediku vendosi kėtu 300 stratiotė shqiptarė tė sjellė nga Moreja.

    Pėr tė liruar Krujėn nga rrethimi u formua njė ushtri e pėrbashkėt shqiptaro-veneciane, e cila nė vitin 1477 sulmoi trupat osmane, qė mbanin tė rrethuar Krujėn, dhe u shkaktoi atyre humbje tė rėnda. Nė vend qė fitorja tė ēohej nė fund, ushtria shqiptaro-veneciane ra pas plaēkės sė madhe tė kampit armik, veprim ky qė u dha mundėsi forcave kundėrshtare tė riorganizoheshin menjėherė dhe tė ndėrmerrnin njė sulm tė befasishėm. Trupat osmane siguruan njė fitore tė plotė mbi ushtrinė shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kėshtu rrethimin e Krujės.

    Nė pranverė tė vitit 1478 trupa tė freskėta osmane filluan tė marshonin mbi tokat shqiptare dhe mė 14 maj kontingjentet e para tė tyre rrethuan Shkodrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, deri mė 15 qershor, ato u pėrforcuan me ardhjen e ushtrive tė tjera tė drejtuara nga bejlerbeu i Rumelisė, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetė sulltan Mehmeti II.
    Pas njė rrethimi dyvjeēar mbrojtėsit heroikė tė Krujės dhe banorėt e strehuar nė kėshtjellė, tė mbetur pa asnjė lloj ushqimi, u detyruan tė pranonin kėrkesėn e sulltanit pėr dorėzimin e kėshtjellės me kusht qė tė largoheshin tė lirė nga qyteti. Mė 16 qershor tė vitit 1478 trupat osmane hynė nė kėshtjellėn e Krujės, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me pėrjashtim tė qeveritarit venecian, vranė tė gjithė meshkujt e rritur qė gjendeshin nė Krujė, ndėrsa gratė e fėmijėt i kthyen nė skllevėr.

    Pasi mori Krujėn, sulltani kėrkoi pushtimin e menjėhershėm tė Shkodrės. Prandaj tė gjitha forcat ushtarake osmane u pėrqendruan nė luftė pėr pushtimin e saj.
    Ashtu si gjatė rrethimit tė vitit 1474, krahas qytetarėve shkodranė, nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės nė 1478 morėn pjesė edhe banorė tė rrethinave e tė viseve tė tjera shqiptare, duke pėrfshirė edhe bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut. Nė radhėt e tyre ishin edhe anėtarė tė familjes sė njohur shkodrane Dukagjini, nga tė cilat ranė nė fushėn e nderit Teodori dhe Budomiri.

    Pėr tė mposhtur mbrojtėsit e Shkodrės, si asnjėherė mė parė, osmanėt pėrdorėn gjerėsisht artilerinė, tė cilėn e vendosėn rreth kėshtjellės. Vetėm topa tė rėndė ishin mbi 10. Prej mė se njė muaji mijėra predha goditėn vazhdimisht muret e Rozafės, tė cilat i dėmtuan rėndė. Edhe pse nė shumė vende muret u rrafshuan, mbrojtėsit e kėshtjellės u pėrleshėn trup me trup me forcat osmane dhe i zbrapsėn e i thyen sulmet e vazhdueshme tė tyre. Nė kėto luftime tė rrepta krahas burrave morėn pjesė edhe gratė e strehuara nė kėshtjellė.
    Humbje tė rėnda trupave osmane u shkaktuan edhe luftėtarėt qė vepronin nė rrethinat e Shkodrės. Kėta sulmonin vazhdimisht nga drejtime tė ndryshme, sidomos duke ardhur me varka nga liqeni i Shkodrės dhe nga bregu i pėrtejmė i Bunės.

    Deri nė fillim tė muajit gusht tė vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kėshtjellėn e Rozafės, por pa ndonjė pėrfundim dhe me humbje tė rėnda pėr ta. Prandaj sulltan Mehmeti II vendosi t'i mposhtte mbrojtėsit e saj nėpėrmjet urisė duke forcuar rrethimin e tyre. Pėr kėtė ai ndėrmori sulme mbi tė gjitha kėshtjellat e tjera nė afėrsi tė Shkodrės, si Zhabjaku, Drishti e Lezha, qė shėrbenin si baza tė rėndėsishme strehimi e furnizimi pėr luftėtarėt shqiptarė qė vepronin jashtė kėshtjellės sė Rozafės.
    Detyra pėr pushtimin e kėshtjellės sė Zhabjakut, qė ishte nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Rumelisė. Mbrojtėsit e Zhabjakut, ku e kishte selinė Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi), djali i Stefanit qė kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bėnė asnjė qėndresė dhe ua dorėzuan kėshtjellėn trupave osmane.

    Pushtimi i Drishtit, ku po pėrhapej sėmundja e murtajės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Anadollit. Pėr tri javė mbrojtėsit e Drishtit pėrballuan me burrėri sulmet e trupave osmane. Vetėm pasi shkatėrruan me artileri nga tė gjitha anėt muret e fortesės (muret rrethuese tė qytetit), mė 1 shtator ushtritė osmane u futėn nė qytetin e shkretuar tė Drishtit, kurse kėshtjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianė tė zėnė rob, ata i vranė nėn muret e Rozafės pėr tė ligėshtuar mbrojtėsit e saj. Disa ditė mė vonė, pasi morėn mė parė Lezhėn, osmanėt pushtuan edhe kėshtjellėn e Drishtit. Edhe me mbrojtėsit e kėshtjellės sė zėnė rob ata vepruan si me tė tjerėt, duke i vrarė nėn muret e kėshtjellės sė Rozafės.

    Mė 5 shtator trupat e bejlerbeut tė Rumelisė u futėn lehtėsisht nė kėshtjellėn e Lezhės, sepse ajo u braktis nga komandanti venecian qė drejtonte mbrojtjen e saj. Banorėt e qytetit, qė ishin strehuar nė ishullin e Lezhės, u kapėn dhe u vranė para mureve tė kėshtjellės sė Shkodrės.
    Pas pushtimit tė kėshtjellave tė mėsipėrme, qė e pėrforconin mbrojtjen e Shkodrės, sulltan Mehmeti II me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė, mė 8 shtator tė vitit 1478, mori rrugėn e kthimit nė Stamboll. Trupat qė mbetėn nė Shqipėri kishin pėr detyrė tė vazhdonin rrethimin e Shkodrės derisa uria tė mposhtte qėndresėn heroike tė shqiptarėve.

    Ndėrkohė, pas pėrpjekjeve shumėvjeēare, mė 25 janar 1479, Venediku arriti tė siguronte nėnshkrimin e paqes me sulltan Mehmetin II. Nė traktatin e paqes, ndėr tė tjera, ishte pėrfshirė edhe ēėshtja e Shkodrės. Nė bazė tė tij Shkodra kalonte nė duart e osmanėve, kurse mbrojtėsit e banorėt e saj mund tė largoheshin tė lirė prej qytetit tė tyre. Mė 25 prill tė vitit 1479 forcat osmane hynė nė Shkodėr. Banorėt e Shkodrės e tė rrethinave tė saj i braktisėn ato masivisht dhe u vendosėn kryesisht nė rajonin e Venedikut. Bashkė me ta emigruan edhe personazhe tė shquara tė jetės politike shqiptare, si Lekė e Nikollė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) etj.

    Po gjatė vitit 1479, Republika e Venedikut u dorėzoi osmanėve nė Shqipėrinė e Poshtme kėshtjellat bregdetare tė Himarės, tė Sopotit (Borshi) e tė Kastrovilės. Osmanėt morėn edhe zotėrimet e fundit qė despoti Leonard I (IV) Toko kishte nė Shqipėrine e Poshtme.
    Edhe pas rėnies sė kėtyre kėshtjellave nė duart e osmanėve, lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesve nuk u shua, ajo mbeti gjithnjė e gjallė dhe iu pėrshtat rrethanave tė reja, kur qytetet e kėshtjellat e vendit kishin rėnė pėrfundimisht nė duart e pushtuesve.

  18. #78
    2. PĖRPJEKJET PĖR RIMĖKĖMBJEN E SHTETIT SHQIPTAR




    Kthimi nė Shqipėri i djalit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit (1481-1484)



    Rėnia gjatė viteve 1478 e 1479 e Krujės, e Shkodrės, e Lezhės, e Himarės dhe e kėshtjellave tė tjera i forcuan pozitat e pushtuesve osmanė nė Shqipėrinė Perėndimore dhe u krijuan atyre prapavija deri diku tė sigurta pėr tė realizuar synimet e sulltan Mehmetit II pėr pushtimin e Italisė dhe tė vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore.
    Pas marrjes sė qyteteve tė mėsipėrme dhe pėrgatitjeve intensive, trupat osmane u grumbulluan nė Vlorė dhe nė rrethinat e saj. Nė pranverė tė vitit 1480 rreth 10 mijė ushtarė me Ahmet Gjedik pashėn nė krye u nisėn nga Vlora dhe zbarkuan nė tokėn e Mbretėrisė sė Napolit. Kėtu ushtritė osmane rrethuan kėshtjellėn e Otrantos, tė cilėn e pushtuan mė 11 gusht tė atij viti.

    Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e kėshtjellave tė tjera tė Mbretėrisė sė Napolit qenė tė pasuksesshme, prandaj gjatė dimrit osmanėt filluan pėrgatitjet pėr tė hedhur nė Itali trupa tė tjera. Por ndėrkohė, me vdekjen nė maj tė vitit 1481 tė sulltan Mehmetit II, ndėrmjet djemve tė tij, Bajazitit dhe Xhemit, shpėrtheu lufta pėr trashėgimin e fronit, gjė qė pezulloi dėrgimin e pėrforcimeve ushtarake osmane nė Itali. Pasi siguroi fronin, sulltan Bajaziti e drejtoi vėmendjen nga Italia dhe komandėn e trupave tė reja pėr nė Gadishullin Apenin ia ngarkoi bejlerbeut tė Rumelisė, Sulejman pashė Eunukut.

    Pushtimi i kėshtjellės sė Otrantos prej osmanėve i kishte tronditur qarqet drejtuese tė shteteve evropiane dhe i nxiti ato qė tė krijonin njė koalicion tė pėrbashkėt nėn kryesinė e Mbretėrisė sė Napolit. Forcat e koalicionit evropian e detyruan ushtrinė osmane tė qėndronte e rrethuar nė kėshtjellėn e Otrantos. Nė kėto luftime, nė radhėt e ushtrisė napolitane mori pjesė edhe djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti.
    Lufta e koalicionit evropian kundėr ushtrisė osmane nė Itali, interesimi i mbretit Ferdinand tė Napolit pėr tė krijuar nė Shqipėri njė prapavijė tė pasigurt pėr trupat osmane qė vepronin e qė dėrgoheshin nė Itali, si dhe kriza politike qė shpėrtheu nė Perandorinė Osmane me vdekjen e sulltan Mehmetit II, u ngjalli shpresa shqiptarėve pėr t'u ēliruar nga zgjedha osmane dhe i hodhi ata nė aksione tė fuqishme.

    Nė kėto rrethana nė Shqipėrinė Perėndimore shpėrtheu njė valė kryengritjesh, tė cilat e detyruan bejlerbeun e Rumelisė qė ushtritė e destinuara pėr nė Itali t'i angazhonte nė luftė kundėr shqiptarėve. Pėr shpėrthimin dhe organizimin e kėtyre kryengritjeve rol parėsor patėn disa nga drejtuesit e mėparshėm tė vendit dhe trashėgimtarė tė tyre, qė u kthyen nė Shqipėri nga mėrgimi pėr tė rimėkėmbur zotėrimet e tyre.

    Nė fillim tė verės sė vitit 1481, pas vdekjes sė sulltan Mehmetit II, filluan tė kthehen nė Shqipėri Nikollė Dukagjini, Lekė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) dhe, pak mė vonė, Gjon Kastrioti e Konstandin Muzaka. Gj. Gjurashi hyri nė marrėveshje me osmanėt, u bė vasal i tyre dhe ringriti kėshtu shtetin e tij.
    Gjon Kastrioti jetonte nė Mbretėrinė e Napolit, nė pronat qė i kishte trashėguar prej babait tė tij, Skėnderbeut. Ai ishte duke luftuar kundėr osmanėve nė Otranto, kur pėrfaqėsues tė kryengritėsve shqiptarė i kėrkuan Gjon Kastriotit qė tė kthehej nė Shqipėri dhe ai e pranoi kėrkesėn e tyre.
    Duke pėrfituar nga interesimi qė kishte nė kėtė kohė oborri napolitan pėr zgjerimin sa mė shumė tė frontit tė luftės kundėr pushtuesve osmanė, Gjon Kastrioti arriti tė siguronte nga mbreti Ferdinand mjetet e nevojshme tė lundrimit pėr tė ardhur nė Shqipėri sė bashku me njė numėr luftėtarėsh. Nė katėr anije (galera) napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis nė drejtim tė atdheut bashkė me kushėririn e tij, Konstandin Muzakėn.

    Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi nė jug tė Durrėsit, anijet napolitane iu drejtuan Shqipėrisė sė Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakėn nė zonėn e Himarės, ku ishte krijuar njė vatėr tjetėr kryengritjesh antiosmane. Ndėrkohė nė Shqipėrinė e Epėrme, nė rajonet malore tė Lezhės e tė Shkodrės vepronin forcat e Nikollė e Lekė Dukagjinit. Kėta sulmuan edhe qytetin e Shkodrės, gjė qė e detyroi Sulejman Pashėn tė dėrgonte pėrforcime ushtarake edhe nė kėtė zonė.
    Gjon Kastrioti u mirėprit nga banorėt e Shqipėrisė Qendrore si trashėgimtar i ligjshėm i vendit. Me ardhjen e tij kryengritėsit e kėtyre rajoneve e fuqizuan luftėn pėr dėbimin e pushtuesve osmanė. Nė kėto kushte, Sulejman pashė Eunuku nisi kundėr tyre njė pjesė tė ushtrisė osmane, e cila po pėrgatitej nė rrethinat e Vlorės pėr tė shkuar nė Itali.

    Pėr tė pėrballuar sulmin e ushtrisė osmane Gjon Kastrioti dėrgoi njė pjesė tė luftėtarėve tė vet nė mbrojtje tė njė shtegu nga do tė kalonin trupat armike. Por luftėtarėt shqiptarė nuk e pėrballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse tė gjithė ranė robėr. Kjo humbje ia lėkundi besimin Gjon Kastriotit pėr suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi tė largohej nga Shqipėria dhe tė kthehej nė Itali. Por banorėt e zotėrimeve tė Kastriotėve shprehėn njė gatishmėri masive pėr tė vazhduar luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Rreth 7 mijė luftėtarė u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe nė gjysmėn e parė tė muajit gusht tė vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kėsaj fitoreje u arrit tė liroheshin edhe shqiptarėt qė ishin zėnė rob prej osmanėve nė betejėn e mėparshme.

    Po gjatė muajit gusht tė vitit 1481 edhe nė viset perėndimore tė Shqipėrisė sė Poshtme, sidomos nė rajonin e Himarės, u zhvilluan luftime tė ashpra ndėrmjet shqiptarėve dhe trupave osmane. Nėn drejtimin e Konstandin Muzakės luftėtarėt shqiptarė rrethuan dhe sulmuan kėshtjellėn e Himarės dhe tė Sopotit (Borshit). Gjendja shumė e vėshtirė qė u krijua pėr forcat osmane, qė vepronin nė kėto vise, e detyroi Sulejman Pashėn tė nisej vetė nė krye tė 3 mijė ushtarėve nė drejtim tė Himarės. Por rrugės kėta u shpartalluan prej shqiptarėve dhe lanė mbi 1 mijė tė vrarė e robėr. Midis robėrve ishte edhe bejlerbeu i Rumelisė, Sulejman Pasha, tė cilin himariotėt ia dhanė si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave tė tyre tė thella pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, si dhe tė respektit qė ata tregonin pėr veprimtarinė e djalit tė tij. Pėr tė tėrhequr vėmendjen e pėrkrahjen e shteteve evropiane pėr luftėn e shqiptarėve, Gjoni i dėrgoi mbretit tė Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisė.

    Pas fitores sė himariotėve mbi trupat e Sinan Pashės, nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme u ēliruan kėshtjella e Himarės mė 31 gusht 1481 dhe mė pas ajo e Sopotit.
    Shpartallimi i ushtrisė sė Sulejman Pashės nė Shqipėri, i lehtėsoi sė tepėrmi aksionet luftarake antiosmane qė zhvilloheshin nė mbretėrinė e Napolit. Mė 10 shtator tė vitit 1481 ushtria e Napolit ēliroi kėshtjellėn e Otrantos dhe i dėboi kėshtu osmanėt nga Italia.

    Pas fitoreve tė shqiptarėve gjatė muajit gusht tė vitit 1481 kundėr ushtrisė sė Sulejman Pashės, u zgjeruan veprimet e tyre luftarake pėr ēlirimin e qyteteve dhe tė kėshtjellave tė vendit. Luftėtarėt e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujės dhe ndėrmorėn sulme pėr ēlirimin e saj. Megjithėse nuk arritėn ta merrnin atė, sepse kėshtjella e Krujės ishte shumė e fortifikuar dhe e papushtueshme me forcėn e armėve, deri nė fund tė vitit 1481 shqiptarėt ēliruan njė pjesė tė konsiderueshme tė zotėrimeve tė Kastriotėve, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Stelushit, si dhe krahina tė tjera rreth saj. Si kryezot i viseve tė ēliruara u njoh Gjon Kastrioti.

    Pas marrėveshjes sė paqes tė vitit 1483 ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Mbretėrisė sė Napolit, ushtritė osmane fuqizuan veprimtarinė e tyre pėr ripushtimin e zotėrimeve tė Kastriotėve dhe tė viseve tė tjera tė lira shqiptare. Edhe pse nė janar tė vitit 1484 luftėtarėt e Gjon Kastriotit shpartalluan njė ushtri osmane pranė lumit Erzen, qėndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarėve pėrkohėsisht filloi tė dobėsohej prej presionit tė madh e tė pandėrprerė tė trupave pushtuese. Nė verė tė vitit 1484 osmanėt ripushtuan kėshtjellėn e Himarės. Rėnia e qėndresės antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin tė largohej nga Shqipėria dhe tė vendosej pėrsėri nė pronat qė Kastriotėt kishin nė Itali. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe sundimtarėt e tjerė shqiptarė, qė kishin emigruar dhe qė nė fillim tė viteve 80 erdhėn nė Shqipėri pėr tė udhėhequr kryengritjet antiosmane.

    Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesė fėmijė: Gjergjin (Skėnderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias qė vdiq nė vitin 1500 nė moshėn 20-vjeēare, Ferrantin (tė cilit M. Barleci i ka kushtuar njė parathėnie te “Historia e Skėnderbeut” dhe qė ka vdekur mė 1561), Federikon, qė vdiq mė 1503 nė moshėn 15-vjeēare nė Valencie tė Spanjės, ku u varros me nderime mbretėrore, dhe Marien, e cila iu pėrkushtua artit.

  19. #79
    Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme



    Edhe pas luftimeve tė shqiptarėve me ushtritė osmane gjatė gjysmės sė parė tė viteve 80, vala e kryengritjeve antiosmane vazhdoi mė tej.
    Njė nga vatrat e qėndresės antiosmane u bė Labėria. Pėr nėnshtrimin e banorėve tė saj u ngarkua sanxhakbeu i Vlorės, Komjan Arianiti, qė kishte origjinė shqiptare. Mė 1486 forcat e tij u dėrguan kundėr Labėrisė, por ato pėsuan disfatė edhe vetė Komjan Arianiti ra rob dhe u vra prej shqiptarėve, tė cilėt ndėrkohė ēliruan edhe kėshtjellėn e Himarės. Pėr tė shtypur kryengritjen erdhi vetė bejlerbeu i Rumelisė, Sinan Pasha, nė krye tė njė ushtrie tė fuqishme. Gjatė vitit 1486 trupat e tij kaluan nėpėr bregdetin e Himarės dhe e shkretuan atė.
    Gjatė vitit 1488 lėvizja antiosmane u shtri edhe nė viset e Shqipėrisė Qendrore. Kryengritėsit e kėtyre rajoneve dėrguan pėrfaqėsuesit e vet nė Itali dhe kėrkuan rikthimin nė atdhe tė Gjon Kastriotit qė tė vihej nė krye tė tyre. Por prej Mbretėrisė sė Napolit dhe vendeve tė tjera evropiane me sa duket, ai nuk gjeti pėrkrahjen materiale dhe mjete lundrimi pėr tė realizuar transportimin e forcave tė tij.

    Viti 1492 do tė shėnonte njė nga pikat kulmore tė luftės antiosmane, pėr shtypjen e sė cilės u angazhua vetė sulltan Bajaziti II.
    Pas pėrgatitjeve ushtarake intensive, nė pranverė tė vitit 1492 ushtria perandorake osmane me sulltanin nė krye mori drejtimin pėr nė Shqipėrinė e Poshtme. Gjatė muajit maj 1492 ushtria osmane arriti nė Tepelenė, ku vendosi kampin e vet. Ndėrkohė, me qėllim qė kryengritėsve mos t'u lihej shteg ikjeje, njė flotė osmane prej 300 anijesh, nėn komandėn e Sinan Pashės, kishte dalė nė bregdetin e Shqipėrisė sė Poshtme mė parė se sulltani tė arrinte nė Tepelenė.
    Veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve sulltan Bajaziti II i filloi nė muajin korrik. Mbasi shtinė nė dorė kėshtjellat e Himarės e tė Sopotit (Borshit), tė cilat me urdhėr tė sulltanit u shkatėrruan si ēerdhe tė kryengritėsve, forcat ushtarake tė sulltanit u orvatėn tė hyjnė nė viset e brendshme, pėr tė shpartalluar kryengritėsit shqiptarė, tė cilėt bashkė me pleqtė, gratė e fėmijėt, kishin kaluar nė malet e Labėrisė. Qė nga lart shqiptarėt lėshonin mbi ushtarėt armiq shkėmbinjtė e malit. Armėt e tyre ishin tė thjeshta, shtizat nė trajtėn e gjuhės sė gjarprit dhe shigjetat me majė tė hekurt qė ata i hidhnin me harqe druri.

    Megjithatė qėndresa e shqiptarėve ishte heroike. "Aq tė shkathėt janė ata nė kohėn e luftės, sa qė shpata nuk ua cenon dot dorėn dhe shigjeta nuk u prek as gishtin", shkruan kronisti turk bashkėkohės Ibn Kemali, pjesėmarrės nė kėtė luftė.
    Pas sulmesh tė vazhdueshme tė forcave tė shumta osmane, kryengritėsit e Labėrisė u detyruan tė pėrqendroheshin nė dy maja mali, ku ata kishin ngritur kulla mbrojtėse. Njėri grup, me gjithė qėndresėn heroike kundėr ushtrisė sė Rumelisė tė komanduar prej bejlerbeut Jahja Pashės, u shtrėngua tė dorėzohej me kusht qė tė lihej i lirė tė ikte. Por pushtuesit e shkelėn marrėveshjen dhe mbi kryengritėsit e dorėzuar bėnė kėrdinė, burrave u prenė kėmbė e duar dhe pastaj i hodhėn tatėpjetė malit, gratė dhe fėmijėt, qė u gjetėn nė atė mal, i bashkuan me vargun e 8 000 robėrve qė kishin kapur gjatė kėtyre operacioneve dhe, nėpėrmjet skelės sė Vlorės, i nisėn pėr nė tregjet e Lindjes qė t'i shisnin si skllevėr.

    Nga ana tjetėr, garda perandorake dhe ushtria e Anadollit nėn komandėn e Daut Pashės, u pėrpoqėn tė asgjėsonin qėndresėn qė vazhdoi nė malin tjetėr. Luftimet vazhduan deri nė fund tė gushtit pa asnjė pėrfundim. Afrimi i vjeshtės, vėshtirėsitė e mėdha e shpenzimet qė bėheshin pėr tė mbajtur nė kėmbė njė ushtri aq tė madhe kundėr njė pakice shqiptarėsh, e detyruan sulltan Bajazitin II tė kėrkonte dhe tė arrinte njė marrėveshje me kryengritėsit. Nė bazė tė saj kryengritėsit do tė njihnin sundimin osman dhe, nė shenjė bindjeje, do t'i paguanin sulltanit njė tribut tė vogėl vjetor, kurse sulltani u njihte atyre tė drejtėn tė vetėqeverisnin vendin nė bazė tė dokeve tradicionale, tė kishin gjyqet e tyre dhe tė mbanin armėt lirisht. Kjo marrėveshje u dha mundėsi kryengritėsve tė largonin rrezikun e vendosjes nė krahinėn e tyre tė qeveritarėve osmanė dhe tė sistemit tė timareve.

    Nė fund tė fushatės ushtarake osmane, kur ushtritė po largoheshin nga Tepelena, sipas kronistit osman tė shek. XVI, Aliut, njė kryengritės i veshur si dervish, iu vėrsul nė rrugė sulltan Bajazitit II, por nuk arriti ta vrasė. Pas kėtij episodi, sulltani la njė pjesė tė ushtrisė nė Shqipėrinė e Poshtme pėr tė rivendosur aty administratėn osmane.



    Kthimi nė Shqipėri i Skėnderbeut tė Ri (1501-1503)



    Nė fund tė shek. XV sulltanėt osmanė i shtuan pėrpjekjet pėr tė zgjeruar pushtimet e tyre drejt Evropės Qendrore dhe Perėndimore.
    Pėr tė pėrballuar kėtė rrezik, shtetet evropiane u pėrpoqėn tė organizonin operacione ushtarake tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane dhe tė nxitnin popujt e Gadishullit Ballkanik tė hidheshin nė kryengritje. Nė kėto rrethana, Shqipėria kishte njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr vetė pozitėn gjeografike tė saj si vendi qė e pėrshkonin rrugėt tokėsore mė tė shkurtra pėr tė kaluar nga Evropa Perėndimore nė qendėr tė Perandorisė Osmane. Ajo formonte krahun perėndimor tė kėsaj Perandorie dhe ishte si njė urė kalimi pėr t'i hedhur ushtritė osmane nė Itali.

    Pėr tė penguar pėrgatitjet ushtarake tė osmanėve kundėr Italisė, ato projektuan fushata tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane dhe menduan t'i nisnin nga bregdeti i Shqipėrisė.
    Iniciativėn pėr tė zbarkuar nė Ballkan e mori mbreti i Francės, Karli VIII, i cili bashkė me ushtrinė e tij kishte pushtuar njė pjesė tė madhe tė Italisė dhe nė fund tė vitit 1494 mori Napolin. Pėrgatitjet e Karlit VIII ngjallėn entuziazėm nė popujt e shtypur tė Ballkanit dhe qenė njė nxitje pėr shqiptarėt qė tė rrėmbenin pėrsėri armėt. Nė planet e kėtij mbreti lėvizja shqiptare ishte llogaritur si njė faktor politik shumė i rėndėsishėm.

    Kryengritja qė filloi nė Shqipėri mori pėrpjesėtime tė mėdha veēanėrisht nė krahinėn e Himarės dhe nė viset pranė Durrėsit. Shqiptarėt ishin tė gatshėm tė sulmonin forcat osmane dhe tė pėrkrahnin zbarkimin e ushtrive frėnge. Ato riaktivizuan lidhjet me fisnikėt shqiptarė tė mėrguar nė Itali pėr t'i vėnė nė krye tė luftės sė tyre. Pėr kėtė qėllim si dhe pėr tė krijuar lidhje me Karlin VIII, shkoi nė Itali kryepeshkopi i Durrėsit, Martin Firmano. Por, kur po kthehej nga Italia, ai u kap nė det prej venecianėve, tė cilėt nuk e shikonin me sy tė mirė as ardhjen e ushtrive frėnge nė Itali, as zbarkimin e tyre nė Ballkan dhe as kryengritjen nė Shqipėri. Kundėrshtimet qė gjeti nė Itali e detyruan Karlin VIII tė hiqte dorė nga ekspedita dhe tė kthehej nė Francė mė 1495. Me largimin e rrezikut frėng, nė verėn e vitit 1495 disa sanxhakbejlerė osmanė, qė nga Vlora ku kishin sjell forcat e tyre, filluan ekspeditat ndėshkimore kundėr shqiptarėve, pėr tė rivendosur sundimin e tyre nė rajonet e kryengritjeve. Por edhe kėto ekspedita nuk e shuan dot qėndresėn shqiptare.

    Pėr shkak se Perandoria Osmane kishte filluar tė ndėrtonte njė flotė tė madhe nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr tė sulmuar Italinė, marrėdhėniet e saj me Venedikun u acaruan nė vitin 1498. Nė kėto rrethana, duke pasur nevojė pėr qėndresėn antiosmane tė shqiptarėve, Senati i Venedikut u pėrpoq tė lidhej me tė. Pėr kėtė qėllim ai e nxori nga burgu Martin Firmanon dhe nė qershor tė vitit 1499 e nisi pėr nė Shqipėri bashkė me emisarėt e vet.

    Midis krerėve shqiptarė dhe tė dėrguarve venecianė lindėn mosmarrėveshje pėr qėllimet, vendin dhe pėr shtrirjen qė do tė kishte kryengritja nė Shqipėri. Senati ishte kundėr shpėrthimit tė njė lėvizjeje tė pėrgjithshme dhe kėrkonte vetėm njė kryengritje lokale nė rajonin e Lezhės. Kėtu Venediku parashikonte tė zbarkonte forcat e veta pėr tė ruajtur zotėrimin e Durrėsit. Kurse shqiptarėt ishin pėr njė kryengritje sa mė tė gjerė pėr ēlirimin e vendit. Nė takimin qė bėnė krerėt shqiptarė me emisarėt venecianė nė shtėpinė e Martin Firmanos nė afėrsi tė Durrėsit, mosmarrėveshjet midis tyre u acaruan nė atė shkallė, saqė Republika me anėn e bajlit tė saj tė Durrėsit e helmoi Martin Firmanon.

    Njė muaj mė vonė, nė shtator 1499, shpėrtheu kryengritja nė rrethin e Lezhės. Rrugėt pėr nė Shkodėr dhe nė Dukagjin u prenė dhe funksionarėt osmanė u dėbuan. Kryengritėsit kėrkuan qė pasardhėsit e Skėnderbeut tė viheshin nė krye tė lėvizjes antiosmane. Nė vend tė Gjon Kastriotit, qė ishte i sėmurė, ata iu drejtuan birit tė tij, Gjergj Kastriotit, tė mbiquajtur Skėnderbeu i Ri.
    Pėr tė pasur nėn kontroll zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėri, Senati i Venedikut shpalli se merrte pėrsipėr dėrgimin e Gjergj Kastriotit dhe tė forcave tė tij nė Shqipėri. Nga Mbretėria e Napolit Gjergj Kastrioti shkoi nė Venedik, ku me premtime tė ndryshme, u mbajt gjatė, pėr mė tepėr se njė vit.

    Gjergji u nis pėr nė Shqipėri vetėm nė pranverė tė vitit 1501 kur Durrėsi, qė ishte nėn zotėrimin venecian, u rrezikua seriozisht nga sulmet e ushtrive osmane. Nisjen e Gjergj Kastriotit nė Shqipėri e organizoi Venediku. Me kėtė Senati kishte pėr qėllim tė fuqizonte kryengritjen e shqiptarėve nė rajonin e Lezhės pėr t'i detyruar osmanėt tė largonin ushtritė e tyre nga rrethimi i Durrėsit dhe t'i angazhonin ata nė luftė kundėr kryengritėsve shqiptarė.
    Ekspedita, e pėrbėrė prej 150-200 stratiotėsh, e kryesuar nga Skėnderbeu i Ri dhe e shoqėruar nga njė emisar venecian, zbarkoi mė 5 mars 1501 nė Ishullin e Lezhės, tė ēliruar qysh mė parė nga kryengritėsit shqiptarė. Por, ndihmat veneciane qė ai solli me vete ishin tė pakta. Nė pėrpjekjen e parė qė patėn me forcat osmane, ushtarėt e Skėnderbeut tė Ri u thyen dhe ekspedita do tė kishte dėshtuar, sikur mė pas kryengritėsit shqiptarė tė mos i pėrballonin sulmet e osmanėve. Ndėrkohė midis emisarit venecian dhe Skėnderbeut tė Ri, qė mbante anėn e krerėve shqiptarė, lindėn mosmarrėveshje qė ndikuan negativisht nė zhvillimin e kryengritjes.

    Mė 13 gusht 1501 ushtria osmane, e komanduar nga sanxhakbeu i Elbasanit, pushtoi Durrėsin. Pėr tė mėnjanuar humbjen e Ishullit tė Lezhės, tė Ulqinit e tė Tivarit, Venediku filloi bisedimet pėr paqe me pushtuesit osmanė dhe, mė 14 dhjetor 1502, nėnshkroi me ta marrėveshjen pėrkatėse dhe i braktisi kryengritėsit shqiptarė.

    Nė kėto rrethana Skėnderbeu i Ri dhe Progon Dukagjini, i cili gjithashtu ishte kthyer nga mėrgimi, kėrkuan tė hynin nė marrėveshje me autoritetet osmane. Mė 1503 shkuan nė Shkodėr dhe i kėrkuan sanxhakbeut Feriz Beut qė ata tė vendoseshin nė ish-zotėrimet e familjeve tė tyre dhe t'i qeverisnin ato nėn sovranitetin e sulltanit. U pranua vetėm kėrkesa e Progon Dukagjinit, tė cilit iu dha titulli i pashės dhe, nė formė timari, njė pjesė e zotėrimeve tė Dukagjinėve. Kurse kėrkesa e nipit tė Skėnderbeut nuk u pranua. Pas kėtij refuzimi dhe njė qėndrimi dyvjeēar nė Shqipėri, nė shkurt tė vitit 1503 Skėnderbeu i Ri u detyrua tė mėrgonte pėrsėri nė Itali. Nuk dihet data e vdekjes sė tij. Thuhet se vdiq nė Qipro duke lėnė pas tre djem. Mė 1506 turqit pushtuan Ishullin e Lezhės, kurse Ulqini e Tivari do tė vazhdonin edhe pėr disa dhjetėra vjet tė qėndronin nė duart e Venedikut e tė papushtuara prej osmanėve.

    Me pėrpjekjet qė u bėnė gjatė fundit tė shek. XV dhe fillimit tė shek. XVI pėr rimėkėmbjen e shteteve mesjetare shqiptare u mbyll periudha e luftės sė gjatė mė se njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė pėr tė mbrojtur lirinė dhe jetėn e pavarur politike.

  20. #80
    Mėrgimet masive tė shqiptarėve gjatė shek. XIV-XV



    Lėvizjet migruese nga tokat shqiptare drejt vendeve tė tjera, janė njė dukuri qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės.
    Nė grupe apo si individė, shqiptarėt dėshmohen tė kenė lėvizur tė paktėn qysh nė shek. XI. Kryesisht si ushtarakė ose si funksionarė tė administratės bizantine, shqiptarė tė veēantė apo grupe shqiptarėsh ndeshen nė atė kohė nė viset mė tė ndryshme tė Perandorisė, sa nė Italinė e Jugut, nė Dalmaci e nė Bullgari, aq dhe nė Peloponez e nė vetė Konstandinopojė, ku dhe shumė prej tyre me kalimin e kohės u integruan.

    Por, nė krahasim me kėto mėrgime tė para, pėr shkak tė jetės politike tė trazuar emigrimet shqiptare tė shek. XIV-XV morėn pėrmasat e eksodeve tė vėrteta, qė lanė gjurmė tė thella si nė vendin e origjinės, ashtu dhe nė vendbanimet e reja. Valėt e emigracionit shqiptar tė shek. XIV-XV ndoqėn dy drejtime kryesore: atė verior, qė preku Raguzėn (Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera tė Dalmacisė, Venedikun dhe qytetet e fshatrat e provincės italiane tė Markės, si dhe drejtimin e krahut perėndimor tė Adriatikut (Fano, Ankona, Rimini, Pezaro). Vendi nga vinin emigrantėt shqiptarė drejt veriut tė Ballkanit Perendimor e tė Italisė Lindore ishin pėrgjithėsisht viset veriore dhe qytetet e atyshme tė Ulqinit, Tivarit, Shkodrės, Drishtit, Lezhės e deri tė Durrėsit. Ata u pėrkisnin shtresave nga mė tė ndryshme: bujq, zejtarė, marinarė, punėtorė, tregtarė tė vegjėl, mjeshtėr, artistė etj.

    Klerikė tė shumtė nga Ulqini, Lezha e sidomos nga Durrėsi e nga Drishti dėshmohen nė kishat e manastiret e Raguzės, ku shpesh shėrbenin edhe si shkrues, sekretarė e noterė. Nė Raguzė dhe nė qytetet e tjera dalmatine, mjaft emigrantė shqiptarė mundėn tė sistemohen dhe tė fitojnė statusin e banorit tė pėrhershėm (habitator), ndonjė syresh edhe atė tė qytetarit me tė drejta tė plota (civis). Nė Raguzė, Venedik ose nė Rimini e Rekanati (Markė) shqiptarėt organizoheshin nė shoqėri fetaro-kulturore, tė quajtura shkolla ose vėllazėri (scuola, confraternitas). Autoritetet e vendit jo gjithnjė i shihnin me sy tė mirė kėto shoqėri me bazė etnike, qė gjithsesi pengonin integrimin e emigrantėve. Megjithatė, emigracioni shqiptar nė Dalmaci e nė qendrat italiane tė Adriatikut verior nuk arriti tė krijojė ngulmime kompakte masive, e nė krye tė 2-3 shekujve bashkėsitė shqiptare tė atjeshme u tretėn nė popullsinė vendase.
    Mėrgimet shqiptare nė krahun tjetėr, atė jugor, qenė shumė mė intensive se ato veriore. Vatra e nisjes sė tyre qenė territoret nė jug tė lumit Shkumbin, veēanėrisht trevat e Vlorės, Beratit, Korēės dhe sidomos tė Epirit e tė Moresė. Kėto shtegtime prekėn fillimisht viset e Greqisė. Prej kėndej, njė pjesė e tyre kaloi nė Sicili e nė Italinė e Jugut.

    Njė valė e parė e emigracionit shqiptar dėshmohet nė Thesalinė Lindore, nė vitet 20-30 tė shek. XIV. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare nė zonėn e Vlorės, tė Devollit e tė Thesalisė veriperėndimore nga ana e Perandorit bizantin Androniku III. Fluksin e popullatave shqiptare drejt jugut e ushqeu nė atė kohė edhe rritja e presionit tė shtetit serb nė trevat shqiptare. Si rezultat, viset e Thesalisė lindore, nė jug tė rrjedhės sė Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarėt. Tė joshura nga qeveritarėt vendas, mjaft bashkėsi shqiptare e vazhduan shtegtimin e tyre dhe u vendosėn nė ishullin e Eubesė, si dhe nė krahinat e Beotisė, tė Atikės e tė Korintit. Nėpėrmjet istmit tė Korintit, valė shtegtarėsh qė vinin sa nga Thesalia aq edhe nga Epiri invaduan nė fillim tė shek. XV krahinat e Peloponezit. Nė vitin 1405, njė dėshmitar okular shkruan se vetėm nė njė valė, 10 mijė mėrgimtarė shqiptarė, me familjet, me pasuritė e me bagėtitė e tyre kaluan Istmin dhe me leje tė despotit Teodor Paleolog u sistemuan nė krahinėn e Akesė. Kėtė valė e pasuan nė vitet e mėvonshme flukse tė tjera qė vinin nga Atika, Beotia, Thesalia ose drejtpėrdrejt nga trevat shqiptare, tė kėrcėnuara nga invazioni osman. Me shterimin e kėtyre prurjeve emigruese, aty nga mesi i shek. XV, krahina tė tėra tė Peloponezit (Moresė), si Korinti, Akea, Elida, Arkadia, Argolida, Mesenia e Lakonia, ishin kolonizuar nė mėnyrė mjaft intensive nga popullsi shqiptare. Njė defter osman i vitit 1458, qė bėn regjistrimin e popullsisė sė Peloponezit qendror, ndėr 198 fshatrat e regjistruara 155 i cilėson shprehimisht si fshatra shqiptare. Njė tjetėr regjistėr i vitit 1461 veēon si shqiptare 16 ndėr 20 qendėrbanime qė kishte zona e Korintit. Akoma nė vitin 1668, udhėtari turk Evlija Ēelebi konstatonte se "banorėt e krahinave qė shtrihen nga Kalavrita, Voshtica e Tripolica deri nė Korint janė arbėr qė flasin arbėrisht". Prej Peloponezit, shumė kolonė shqiptarė u hodhėn nė ishujt e afėrt tė Egjeut, nė Salaminė (Kullur), Hidra, Poros, Specia etj.

    Vendosja e kolonėve shqiptarė u inkurajua nė shumė raste nga qeveritarėt e krahinave greke, qė u premtonin atyre toka, kullota dhe pėrjashtimin nga taksat. Vendosja e kolonėve shqiptarė ndihmoi nė ripopullimin dhe nė rigjallėrimin e trevave tė tėra greke tė braktisura e tė lėna djerrė. "Arbėrit", shkruan njė autor i shek. XV, "u vendosėn nė zona tė shkreta; ata i shpyllėzuan ato dhe i bėnė tė banueshme. Shumė vende tė egra, qė deri atėherė kishin qenė strehė banditėsh, u pastruan dhe dora e kėtyre bujqve me pėrvojė i mbolli dhe i kultivoi ato".
    Dhėnia e lejes sė vendosjes pėr ardhėsit shqiptarė, akordimi i tokave tė bukės dhe i kullotave, thuajse gjithmonė u kushtėzua nga qeveritarėt vendas me detyrimin e shėrbimit ushtarak. Nė shek. XIV-XV, luftėtarėt shqiptarė mbushnin repartet ushtarake sa tė dukėve katalanė tė Athinės, aq edhe tė despotėve bizantinė tė Moresė apo tė kėshtjellarėve venecianė tė Eubesė, tė Koronit, Modonit e Nauplionit (Peloponez). Tė inkuadruar ose jo nė trupat e sundimtarėve tė huaj, shqiptarėt u bėnė protagonistė tė qėndresės kundėr invadimit tė kėtyre viseve nga pushtuesit osmanė. Kronistėt bizantinė tė shek. XV, Kritobuli, Dukas dhe Halkokondili vėnė nė dukje se nė atė kohė, pėrveē Shqipėrisė, njė tjetėr kėshtjellė e qėndresės shqiptare qe ngritur nė Peloponez. Nė luftėrat e shqiptarėve tė Peloponezit kundėr osmanėve u shquan kapedanėt Pjetėr Bua, Teodor Buhali, Primo Koka, Krokodejl Klada, Manuel Bokali etj.

    Invazioni osman i Ballkanit jugperėndimor, qė hyri nė njė fazė vendimtare pas mesit tė shek. XV, shkaktoi valė tė papara mėrgimesh shqiptare, qė konvergonin drejt Italisė. Kėtu popullsitė e ikura shqiptare iu shtuan ngulimeve tė mėparshme shqiptare, duke e forcuar elementin shqiptar nė Italinė e Jugut dhe nė Sicili. Ngulimet shqiptare tė kėsaj kohe u vendosėn kryesisht nė provincat Abruco, Molize, Kampanie, Bazilikatė, Kapitanatė, Pulje, Kalabri. Ngulimet kryesore shqiptare tė Sicilisė u bėnė Piana deli Albanezi, San Kristina Xhela, Mexojuso, Kontesa Entelina, Palaco Adriano.

    Kolonėt shqiptarė erdhėn drejtpėrsėdrejti nga Shqipėria, por shumė syresh erdhėn nga kolonitė shqiptare tė Greqisė, veēanėrisht nga Moreja. Vala mė e madhe migruese i pėrket vitit 1479, kur pas rėnies sė Shkodrės dhe paqes veneto-osmane, qė e pasoi atė, shumė luftėtarė shqiptarė, sa nė Shqipėri aq dhe nė More, u detyruan tė largohen pėr t'i shpėtuar hakmarrjes osmane. Midis tyre ishin pinjollė tė shquar tė familjeve Kastrioti, Gjurashi (Cėrnojeviēi), Dukagjini, Arianiti, Muzaka, Bua etj. Mbreti Ferdinand i Napolit u dha kėtyre feude e poste zyrtare nė mbretėrinė e tij, kurse masave tė tė ikurve u caktoi pėr banim vende kryesisht tė pabanuara. Valėt e emigracionit shqiptar, ndonėse me intensitet mė tė vogėl, vazhduan edhe nė vitet e mėvonshme. E fundit njihet ajo e vitit 1744, kur u themelua Vila Badesa nė Abrucie. Numri i fshatrave arbėreshe arrin sot nė rreth 100 me njė popullsi afėr 150 000 banorė.

    Pėr shumė nga ngulimet shqiptare ekzistojnė aktet e themelimit (capitula) tė nėnshkruara me autoritetet civile dhe kishtare tė vendit. Nė to fiksohen detyrimet por dhe tė drejtat dhe privilegjet e banorėve tė rinj, midis tė cilave figuron shpesh dhe e drejta pėr tė pasur drejtues dhe priftėrinj (papas) tė tyre, jo katolikė. Ruajtja e ritit ortodokso-bizantin luajti njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr konservimin e kolonive arbėreshe tė Italisė. Kėtu luajtėn rolin e tyre edhe kompaktėsia e kėtyre ngulimeve si dhe klima e tolerancės qė, ndryshe nga ē'ndodhi me ngulimet arbėreshe tė Greqisė, karakterizuan marrėdhėniet e ardhėsve shqiptarė me popullsinė dhe me autoritetet civile e kishtare vendase. Edhe sot, arbėreshėt e Italisė ruajnė gjuhėn si dhe traditat, kėngėt e zakonet e hershme shqiptare.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •