Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore nė bashkėpunim me Mbretėrinė e Napolit.
Beteja e Beratit (26 korrik 1455)
Luftimet e vitit 1450 pėr mbrojtjen e Krujės sollėn dėme e vėshtirėsi tė ndryshme, tė cilat duheshin kapėrcyer. Pas largimit tė ushtrive osmane, Skėnderbeu ndėrmori masa pėr rivendosjen e pushtetit tė tij nė viset lindore tė vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerėzor. Realizimi i njė detyre tė tillė kėrkonte mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjergj Arianitit dhe bashkėrendimin e veprimeve ushtarake me tė. Prandaj Skėnderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij nė vitin 1451.
Skėnderbeu i kushtoi vėmendje forcimit tė mėtejshėm tė sistemit mbrojtės tė vendit. U ndėrmorėn punime pėr riparimin e pėrforcimin e kėshtjellave. Pėrpara hyrjes kryesore tė kėshtjellės sė Krujės u bėnė ndėrtime tė veēanta parapritėse pėr tė mbrojtur muret e saj prej goditjeve tė artilerisė. Nė vijim tė punimeve nė sistemin mbrojtės dhe rreth 20 km (30 mijė hapa sipas M. Barlecit) larg Sfetigradit, diku nė rajonin e Mokrės, ndoshta nė rrjedhjen e mesme tė lumit Treska dhe nė jug tė krahinės sė Poreēes, shqiptarėt ndėrtuan kėshtjellėn e Modrishės (Modrishta) pėr tė penguar kalimin e trupave osmane nė thellėsi tė vendit nėpėrmjet rrugės Shkup-Kėrēovė. Ndėrkaq shqiptarėt kishin arritur tė rimarrin qytetin e Ohrit dhe rajonin e tij. Gjatė periudhės sė Skėnderbeut, mė tė shumtėn e viteve Ohri ka qenė nėn zotėrimin e shqiptarėve, prandaj njė lagje e tij pėr shekuj ka mbajtur emrin e Skėnderbeut.
Ekspeditat ushtarake osmane kundėr Shqipėrisė nuk vonuan tė rifillonin. Sulltan Mehmeti II qė hipi nė fronin osman nė vitin 1451, pas vdekjes sė babait tė tij, dėrgoi kundėr Shqipėrisė dy ushtri gjatė vitit 1452.
Ushtria e parė e pėrbėrė prej disa mijė luftėtarėsh nėn komandėn e Hamza Beut, pasi kaloi Mokrėn u fut nė luginėn e Modrishės dhe filloi tė ngjitej e lodhur nė drejtim tė kėshtjellės, lartėsitė rreth sė cilės ishin zėnė natėn nė fshehtėsi prej ushtrisė shqiptare. Kur pjesa kryesore e ushtrisė osmane ishte nė ngjitje, Skėnderbeu urdhėroi kėmbėsorinė e vet qė ta sulmonte. Pozicioni i favorshėm i luftimit pėr shqiptarėt, qė sulmonin nga lart poshtė, i dėmtoi rėndė forcat armike. Ndėrkohė kalorėsia shqiptare me Skėnderbeun nė krye dhe Hamza Kastriotin kaloi me tė shpejtė nė luginė dhe u ndėrpreu rrugėn e tėrheqjes forcave armike, tė cilat pėsuan njė katastrofė tė vėrtetė. Shumica e tyre u vranė dhe shumė tė tjerė ranė robėr bashkė me komandantin e tyre Hamza Beun.
Disa muaj mė vonė kundėr Shqipėrisė u dėrguan mijėra ushtarė tė tjerė osmanė tė komanduar nga Debrea. Skėnderbeu vendosi t'i sulmonte befasisht. I shoqėruar nga Hamza Kastrioti e Moisi Golemi (Arianiti), nė krye tė 6 mijė kalorėsve marshoi gjatė natės me shpejtėsi drejt vendndodhjes sė kampit armik. Meqė forcat osmane diktuan afrimin e shqiptarėve, Skėnderbeu i sulmoi ato menjėherė e nga drejtime tė ndryshme dhe i shpartalloi keqas, duke vrarė dhe komandantin e tyre, Debrenė. M. Barleci rrėfen se beteja u zhvillua nė fushėn e Pollogut qė, sipas tij, kufizohej me qytetin e Shkupit dhe me Mokrėn. Sipas pėrshkrimit tė tij, vendbeteja duhet kėrkuar diku nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė ose nė pjesėn veriperėndimore tė fushės sė Shkupit qė kufizohet me Dervenin. Nė burimet historike tė shek. XV emri i Pollogut ndeshet vetėm pėr njė fshat tė vilajetit tė Manastirit.
Mbrojtja e viseve shqiptare tė ēliruara dhe e ardhmja e tyre vareshin nė njė farė mase nga situata politike dhe ushtarake nė Shqipėrinė e Poshtme dhe Lindore, qė ishin nėn pushtimin osman. Dėbimi i pushtuesve nga kėto rajone ishte njė kėrkesė e domosdoshme dhe e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve, kudo qė banonin nė vise tė ēliruara apo edhe tė pushtuara.
Pas luftimeve tė vitit 1450, Skėnderbeu dhe fisnikėt e tjerė shqiptarė u pėrpoqėn energjikisht tė gjenin rrugėt sa mė tė frytshme pėr tė pėrballuar kėrcėnimin osman. Nė kėtė drejtim ata u pėrpoqėn tė forconin lidhjet me vendet e tjera, qė t`i angazhonin kėta nė luftėn antiosmane. Skėnderbeu i kėrkoi Republikės sė Venedikut qė, nėn komandėn e tij, tė vendoste nė Krujė njė numėr ushtarėsh tė saj. Por kjo kėrkesė, qė e angazhonte Venedikun nė luftėn antiosmane, nuk u pranua prej Senatit tė tij, i cili, pėr mė tej, mė 1451 ripėrtėriu me sulltanin e ri, Mehmetin II, traktatin e paqes qė ishte nėnshkruar me Muratin II.
Synimi i shqiptarėve pėr ēlirimin e viseve jugore tė vendit, gjeti mbėshtetjen e mbretėrisė sė Napolit, e cila nėpėrmjet tokave shqiptare mund tė sulmohej lehtėsisht prej trupave osmane. Prandaj mbreti Alfonsi V synonte tė shtrinte influencėn e vet nė Ballkanin Perėndimor. Ai u lidh me shumė sundimtarė tė kėtyre viseve dhe u premtoi atyre pėrkrahje materiale, me kusht qė tė njihej si kryezot i krahinave qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e tij.
Si forcė kryesore pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani, Alfonsi V shihte shqiptarėt. Nė njė projekt drejtuar Papės nė vitin 1451, ai e konsideronte tė mjaftueshėm dėrgimin prej tij tė njė mijė ushtarėve pėr tė ndihmuar Skėnderbeun e fisnikėt e tjerė shqiptarė pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore qė ishin nėn pushtimin osman. Shqiptarėt u pėrpoqėn tė siguronin nga mbreti Alfonsi V ndihma nė ushtarė dhe nė mjete luftarake tepėr tė nevojshme sidomos pėr marrjen e kėshtjellave dhe ēlirimin e viseve tė pushtuara.
Pėr tė konkretizuar bashkėpunimin shqiptaro-napolitan, fisnikėt shqiptarė nėnshkruan me oborrin napolitan disa traktate bashkėpunimi, siē ishte ai i 26 marsit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Skėnderbeut, traktati i 7 qershorit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Gjergj Arianitit, si dhe traktate tė tjera tė nėshkruara nga pėrfaqėsuesit e Muzak Topisė, tė Gjon Muzakės etj. Nė tė gjitha kėto traktate si problem qendror ishte ēlirimi i viseve tė Shqipėrisė sė Poshtme. Sipas tyre, viset qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e trupave napolitane, do tė njihnin si kryezot tė tyre mbretin Alfonsi V (traktati i 26 marsit). Nė traktatin e 7 qershorit ishin shėnuar gjithashtu mėnyra se si do tė ndaheshin viset shqiptare, pasi tė ēliroheshin. Gjergj Arianiti do tė merrte Kaninėn, Vlorėn me rrethinat dhe do tė gėzonte njė sėrė tė drejtash mbi qytetin dhe krahinėn e Beratit. Pėrfaqėsuesi i Gjergj Arianitit, qė nėnshkroi traktatin, do tė merrte krahinėn e Vagenetisė (Ēamėrisė). Nė kuadrin e kėtyre pėrpjekjeve u pėrfshinė edhe Simon Zenebishi me tė birin, Alfonsin, tė cilėt qenė kthyer nga emigracioni dhe u vendosėn nė zonėn bregdetare pranė Butrintit.
Shqiptarėt qė banonin nė viset e pushtuara e vazhduan nė forma tė ndryshme luftėn kundėr osmanėve edhe nėn ndikimin e fuqishėm tė ngjarjeve qė zhvilloheshin nė pjesėn e ēliruar tė vendit. Nė dokumentet osmane tė atyre viteve pėrmenden nė rajonet e pushtuara fshatra tė tėra shqiptare si kryengritėse e rebele, spahinj tė zhdukur e qė kishin braktisur timaret, spahinj qė nuk pranonin tė merrnin pjesė nė fushatat ushtarake kundėr tokave tė lira shqiptare, spahinj shqiptarė tė cilėsuar si "tradhtarė" qė ishin bashkuar me luftėtarėt dhe me prijėsat shqiptarė, si me Gjergj Arianitin etj.
Si rrjedhojė e qėndresės qė zhvillohej nė Shqipėrinė e Poshtme, disa krahina malore si Kurveleshi, Himara, Kėlcyra, Leskoviku e ndonjė tjetėr, prej kohėsh qėndronin thuajse krejtėsisht tė lira. Nė vitet 50 u ēlirua zona bregdetare pranė Butrintit, me qendėr kėshtjellėn e Kastrovilės (Ēamėri). Nė tė u vendosėn trashėgimtarė tė familjes sundimtare tė Zenebishėve qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e lirė. Gjatė viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) organizoi disa aksione tė suksesshme kundėr ushtrisė sė Gjergj Brankoviēit, zgjeroi zotėrimet e tij deri nė Moraēė dhe shtiu nė dorė Medunin.
Pėr tė lehtėsuar zbarkimin e trupave napolitane, qė do tė merrnin pjesė nė luftė pėr ēlirimin e viseve shqiptare, u krijua njė lidhje detare e veēantė me mbretėrinė e Napolit. Pėr kėtė qėllim nė jug tė Durrėsit u rindėrtua kėshtjella e Kepit tė Lagjit (kalaja e Turrės). Pas disa vitesh, po pėr tė lehtėsuar komunikimin nėpėrmjet detit me vendet e tjera, Skėnderbeu ndėrtoi njė kėshtjellė nė Kepin e Rodonit.
Si qendėr e parė pėr t`u ēliruar nė bashkėpunim me forcat napolitane u mendua jo rastėsisht Berati, qė ishte kufitar me krahinat e lira. Ēlirimi i tij, si qendėr shumė e fortifikuar, krijonte rrethana shumė tė favorshme pėr dėbimin e pushtuesve nga krahinat e tjera nė lindje, nė perėndim e nė jug tė Beratit dhe do tė sillte izolimin e njė baze tjetėr shumė tė rėndėsishme ushtarake e administrative tė pushtuesve, Kaninėn, duke i prerė kėsaj rrugėt e komunikimit tokėsor me viset e tjera qė ishin nėn pushtimin osman.
Aksioni pėr ēlirimin e Beratit jo rastėsisht pėrkoi dhe u zhvillua i ndėrvarur me pėrpjekjet energjike tė sulltan Mehmetit II dhe tė administratės qendrore osmane pėr shtrirjen e konsolidimin e pushtimit osman nė rajonet lindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare, si dhe nė rajonin e Fushė-Dardanisė dhe tė pjesės jugore tė luginės sė Moravės. Pėrpjekje intensive pėr pushtimin e kėtyre rajoneve osmanėt i ndėrmorėn sidomos gjatė viteve 1454-1455, pasi ata kishin marrė mė 29 maj 1453 Konstandinopojėn, e cila konsiderohej e papushtueshme prej fortifikimeve tė fuqishme qė kishte. Rėnia e saj tronditi forcat antiosmane tė kohės, kudo qė ato vepronin, dhe shėnoi fundin e Perandorisė Bizantine. Pėrkrah forcave osmane nė luftėn pėr pushtimin e Konstandinopojės mori pjesė edhe ushtria e Gjergj Brankoviēit.
Nė vitin 1454 sulltan Mehmeti II rrethoi qytetin mė tė rėndėsishėm e mė tė fortifikuar tė Kosovės pas Shkupit, Novobėrdėn, emri i sė cilės njihej mirė nė vendet e tjera pėr prodhimin e arit e tė argjendit. Pas njė bombardimi 40-ditor me topa tė mėdhenj dhe premtimit se mbrojtėsve e banorėve tė saj u garantohej jeta, Novobėrda u dorėzua mė 1 qershor 1455 dhe me kėtė mori fund periudha e lulėzimit tė saj si qytet. Novobėrda u braktis masivisht dhe njė pjesė e banorėve ndoshta u vranė. Sipas njė regjistri osman tė vitit 1455, nė roje tė fortesės sė Novobėrdės si specialistė armėsh tė ndryshme, si hekurpunues, marangozė e muratorė, qė kujdeseshin pėr mirėmbajtjen e saj, ishin gjithsej 27 kryefamiljarė tė krishterė dhe 60 familje myslimane. Kėta tė fundit ishin vendosur nė Novobėrdė, duke ardhur nga rajone tė ndryshme tė Rumelisė, pėr tė garantuar praninė e pushtetit osman aty.
Lajmi pėr rėnien e Novobėrdės, njė qytet ky qė njihej shumė edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, qe tronditės dhe u prit me shqetėsime edhe nė vende tė tjera, si nė Hungari, nė Itali etj. Pas marrjes sė Novobėrdės, osmanėt pushtuan edhe qytete tė tjera tė Fushė-Dardanisė.
Gjatė verės sė vitit 1455, 12 mijė luftėtarė shqiptarė dhe 500 ushtarė tė mbretėrisė sė Napolit rrethuan Beratin dhe nisėn sulmet pėr marrjen e tij. Forcat osmane, qė gjendeshin nė kėshtjellė, hynė nė bisedime me shqiptarėt pėr dorėzimin e saj dhe kėrkuan paraprakisht njė armėpushim prej njė muaji, kėrkesė qė u pranua vetėm pėr 15 ditė. Ata shpresuan jo mė kot qė ushtritė osmane do t'u vinin nė ndihmė, sepse ato tashmė ishin tė lira pas marrjes sė Novobėrdės.
Duke vlerėsuar pozitėn kyēe tė Beratit dhe rrjedhimet qė do tė kishte humbja e tij, sulltani largoi nga Fushė-Dardania mijėra ushtarė osmanė dhe i nisi pėr tė sulmuar forcat shqiptare qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit. Nė krye tė tyre vuri tre komandantė tė shquar, njohės shumė tė mirė tė viseve shqiptare, tė cilėt mė parė kishin qenė kėtu si sanxhakbejlerė: Isa Beun, Hamza Beun dhe Sebalian. Pėr tė mos u diktuar prej luftėtarėve shqiptarė qė mbanin tė rrethuar kėshtjellėn e Beratit, ata nuk i kaluan trupat nga rruga e zakonshme e luginės sė Shkumbinit, por u grumbulluan nė Manastir dhe ndoqėn rrugėn qė tė ēonte nė fushėn e Korēės. Duke udhėtuar nėpėr lugina e rrugė qė ishin larg qendrave kryesore tė banimit dhe qė thuajse nuk pėrdoreshin mė, trupat osmane u futėn natėn nė kėshtjellėn e Beratit, pa u vėnė re prej luftėtarėve tė Muzak Topisė dhe ushtarėve napolitanė qė ishin vendosur nė atė drejtim nga kalonte rruga e marshimit tė osmanėve.
Nė pasditen e 26 korrikut 1455 pesė mijė luftėtarėt e Muzak Topisė dhe 500 ushtarėt napolitanė, kur ishin fare tė shkujdesur e tė shpėrndarė, u sulmuan prej ushtrisė osmane dhe u asgjėsuan thuajse tėrėsisht. Sapo u njoftuan pėr sulmin e papritur tė ushtrisė osmane, Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti, qė me 7 mijė luftėtarėt e tyre ishin larg e nė drejtimin e kundėrt me vendin e betejės, shkuan menjėherė nė ndihmė tė Muzak Topisė, por, kur ata arritėn nė fushėn e luftės, gjithēka kishte pėrfunduar. Pėr mė tepėr trupat e Skėnderbeut e tė Gjergj Arianitit u gjendėn tė rrethuara dhe beteja rifilloi. Nė sajė tė heroizmit masiv tė luftėtarėve tė tyre dhe sidomos tė Skėnderbeut, qė u sul i pari mbi rrethuesit dhe veproi nė betejė njėkohėsisht si komandant e si ushtar, shqiptarėt pėrballuan sulmin osman, arritėn tė ēanin rrethimin dhe u larguan nga fusha e betejės. Shfarosja e ushtrisė sė Muzak Topisė nė betejėn e Beratit ishte humbja mė e rėndė qė pėsuan shqiptarėt gjatė luftės 25-vjeēare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.
Edhe pas ngjarjeve tė Beratit, shqiptarėt nuk hoqėn dorė nga synimet pėr ēlirimin e viseve tė pushtuara. Nė dokumentet e vitit 1456 del se Skėnderbeu i vazhdoi lidhjet me Zenebishėt, qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e ēliruar nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme, me qendėr Kastrovilėn, ndėrkohė qė forcat e Mbretėrisė sė Napolit, pasi dėbuan osmanėt, morėn Himarėn. Skėnderbeu ndėrmori aksione pėr ēlirimin e kėshtjellave tė tjera, qė kanė mbetur anonime nė dokumentet e kohės. Dy vjet pasi e kishte humbur, Skėnderbeu u rimori osmanėve me forcėn e armėve, nė vitin 1457, qendrėn e rėndėsishme doganore e tregtare tė Myzeqesė, Pirgun, qė gjendej nė grykėderdhjen e lumit Seman. Bashkėpunimi i Skėnderbeut me banorėt e viseve tė pushtuara ishte tepėr i ngushtė dhe vazhdoi deri nė fund.
Nė mesin e viteve 60 pėrmenden lidhjet e Skėnderbeut me despotin e Artės. Marrėdhėnie tė tilla Skėnderbeu vendosi edhe me shqiptarėt e viseve tė largėta, duke pėrfshirė edhe ata tė Moresė (Peloponezit), tė cilėt, kur kaluan nė Italinė e Jugut e nė Sicili edhe kėtu, nė vendbanimet e reja, ruajtėn ndėr shekuj kujtimin pėr Heroin Kombėtar dhe pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV, dėshmi kjo e lidhjeve tė tyre me luftėn e bashkėkombėsve tė udhėhequr nga Skėnderbeu.
Krijoni Kontakt