Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Amerikanizmi i shqiptarėve

    Ardian Klosi

    Ēfarėdo tė rejash tė sjellin ditėt qė do tė vijnė, me vizitėn e presidentit Bush nė vendin tonė, njė gjė ėshtė e sigurt qė tani: Nė asnjė nga vendet europiane tė vizituara kėto ditė, ngrohtėsia dhe entuziazmi nuk kanė qenė siē vėrehet nė Shqipėri.

    Kjo ka shkaqe tė veēanta, tė cilat janė theksuar bukur shpesh kėto ditė: roli i presidentit Wilson nė ruajtjen e shtetit tė ri shqiptar pas Luftės sė Parė Botėrore, kur ky rrezikonte tė zhbėhej dhe roli i SHBA nė ndėrhyrjen vendimtare nė Kosovė mė 1999, qė po i jep tek e fundit pavarėsinė kėtij shteti tė ri. Nė kėto pika kyēe, harrohen pika tė tjera mė pak tė ndritshme tė historisė, bie fjala falja e Shqipėrisė, bllokut lindor nė bisedimet tripalėshe Roosevelt-Churchill-Stalin, por kush ka qejf tė kujtojė traumat, nė njė marrėdhėnie qė fundi i fundit sot po arrijnė apoteozėn e tyre?

    Nė euforinė qė shpėrndajnė kėto ditė politika, mediat dhe bulevardet tona, ėshtė interesant tė pyesim se sa ėshtė real amerikanizmi i shqiptarėve. Pėr tė qenė mė tė saktė, kėtė nocion mund ta ndanim nė katėr pamje kryesore: amerikanizmi gjenetik (pėr kėtė sapo folėm dhe ai ėshtė real te shqiptarėt, meqė vėrtet politika e dikurshme dhe e sotme e Shtėpisė sė Bardhė ka shpėtuar mėvetėsinė e njė kombi nė dy pjesėt e veta mė tė rėndėsishme); pas kėsaj do tė rendisja amerikanizmin si mėnyrė jetese, amerikanizmin si kulturė dhe amerikanizmin si demagogji ose retorikė.

    Mund tė krahasohet mėnyra e jetesės sė amerikanėve me atė tė shqiptarėve? Them se aspak. Ndėrkohė qė amerikanėt janė utilitarė, matės tė kohės me dollarė dhe cent, tė dy e tė trepunėsuar, shqiptarėt janė pėrgjithėsisht ėndėrrimtarė, e shumta tė njėpunėsuar, shpesh kohėvrasės; sidoqoftė, kėtu flasim pėr njė tė pėrgjithshme dhe jo pėr raste tė veēanta qė kundėrshtojnė rregullin. Ndėrkohė qė nė Nju Jork ose nė Boston, nė 11 a 12 tė mesditės sheh njė lėvizje frenetike, njė impenjim tė gjithanshėm tė tė rinjve dhe kujtdo nė gjendje pune pėr tė dhėnė maksimumin pėrkatės, kafenetė e Tiranės a tė Durrėsit nė kėto orė janė plot, sidomos me tė rinj, sidomos me njerėz nė lulen e moshės sė punės. Nė rast se idealisht amerikani pėrkufizohet si njė qytetar qė beson tek e jashtėzakonshmja nė fuqitė e tij, te ėndrra amerikane pra, shqiptari mund tė pėrkufizohet edhe si dikush qė beson te mrekullia jashtė fuqive tė tij, te ndodhia e jashtėzakonshme qė do t'i rregullojė jetėsėn, qoftė kjo edhe vizita e presidentit Bush.

    Po pas punės, ēfarė bėjnė zakonisht amerikanėt? Sport, jogging, biking masiv, derdhen nė natyrė, e respektojnė atė me parqe tė jashtėzakonshme nacionale. Shqiptarėt pas punės zakonisht shohin televizor ose pinė raki, sportet i kanė qejf sa kohė flasin pėr to, kurse natyrėn pak e pėrfillin dhe bėjnė mirė, sepse pėrgjithėsisht ku vėnė dorė mbi tė, e vėnė keq.

    Kėshtu pra, ky krahasim i shkurtėr na tregon se amerikanizmi si mėnyrė jetese nuk ėshtė ndonjė model i dashur a i praktikuar te ne. Modelet tona tė jetesės janė mė sė shumti orientale, sikur tė na pėrcėllonte gjithė birin e ditės njė diell i padurueshėm, qė na lė tė punojmė kaq pak.

    Tė kalojmė tani te kultura amerikane. Kam vėnė re qė kėtė kulturė te ne e njohin disi vetėm njė elitė e hollė njerėzish, qė mund tė kenė qenė nė SHBA ose rastėsisht tė jenė dashuruar me letėrsinė ose me muzikėn amerikane. Nė pjesėn mė tė madhe tė popullsisė mbizotėron njė injorancė e plotė mbi kėtė kulturė. Kėtu njihen pak ose aspak shkrimtarėt e mėdhenj amerikanė si Edgar Allan Poe, Washington Irving, William Faulkner, Ezra Pound, James Salinger, Truman Capote etj., etj., kompozitorėt e mėdhenj tė shekullit 20, si George Gershwin ose Leonard Bernstein nuk kanė arritur tė hyjnė as nė Akademinė e Arteve, pėr tė mos folur pastaj pėr ikonat e muzikės jazz, blues e pop, si Luis Armstrong, Duke Ellington, Woody Guthrie, Bob Dylan, Joan Baez, Jimi Hendrix, pėr gjenitė e arteve figurative si Andy Warhool, Roy Lichtenstein ose Edward Hopper, pėr regjisorėt qė pėrmbysėn edhe vetė skemat hollivudiane si Orson Welles, Stanley Kubrick, David Lynch, Woody Allen, Jim Jarmusch etj. etj. Paradoksi ėshtė se vende qė mbahen si "anti-amerikane" sot, bie fjala Gjermania, Austria, Sllovenia etj. kanė admirim pėr majat e kulturės qė pėrmendėm mė lart dhe jo si pronė e njė elite, por e njė mase tė madhe tė rinjsh, publiku nė pėrgjithėsi. Kurse vende kaq "proamerikane" si Shqipėria nuk kanė asnjė ide pėr ta, ose tė paktėn i kanė krejt pa peshė nė jetėn e tyre shpirtėrore. Maksimumi i kulturės amerikane qė hyn te ne, hiq ndonjė shfaqje tė Tennessee Williams ose Arthur Miller njė herė nė pesė vjet, pėrbėhet nga thrillerat banalė qė pėrhapin stacionet tona private televizive dhe filmat trivialė qė sundojnė pėrgjithėsisht tė vetmen linjė kinemaje nė Republikė. Paradoksin mund ta shpiem mė tej: nė Europė has sot e kėsaj dite kultin e presidentit mė tė veēantė e mė guximtar amerikan: John F. Kennedy, gati ēdo muaj do tė gjesh njė film a njė dokumentar pėr tė nė stacionet kryesore televizive. Te ne vėllezėrit Kennedy (sikurse jo dhe Martin Luther King, Malcolm X etj.) jo vetėm qė nuk kanė kult, por kėtu nderohen sidomos presidentėt e djathtė, ata qė kanė rrezatuar mė pak kulturė.

    Tė gjitha kėto, pra mungesa e amerikanizmit si mėnyrė jetese dhe e amerikanizmit si kulturė e vėrtetė, e gjejnė shpjegimin te aspekti i katėrt qė pėrmendėm mė lart: amerikanizmi si demagogji dhe amerikanizmi si retorikė. Ndėrsa dikur, nė fillimet e shtetit shqiptar, nderimi pėr mikun e madh shoqėrohej me vepra konkrete, me ēeljen e kulturės sė tij pėr Shqipėrinė, nė njė kohė kur ambasadorėt e vėrtetė tė kulturės amerikane ishin njėkohėsisht politikanė tė mėdhenj shqiptarė si Fan Noli e Faik Konica, politikanėt e mėpastajmė e nderuan Amerikėn vetėm si njėsi retorike. Ambasadorėt shqiptarė nė SHBA pas Konicės ishin pėrqeshje e tij. Retorikėn pėrdori i pari E. Hoxha duke e satanizuar SHBA, por nė thelb po retorikė, por nė kahjen e kundėrt praktikuan politikanėt e pas 1992-it, duke e ngritur nė qiell SHBA ashtu kot mė kot, pa na treguar se ē'pėrfaqėson vėrtet ky vend, pa ēelur kėtu vatra tė kulturės amerikane, pa ndjekur asnjėlloj miqėsie kritike, pa arritur ta kthejnė dot njė lidhje, qė ėshtė vetiu e madhe pse ėshtė historike, nė njė miqėsi produktive, ku shqiptarėt tė pėrfitojnė nga vendi i madh i demokracisė, jo vetėm llotari, viza dhe karta jeshile, por nė radhė tė parė lėndė pėr tė pėrmirėsuar jetesėn dhe horizontin e tyre.

    Me kėto radhė nuk duam ta prishim aspak atmosferėn festive qė mbizotėron nė rrugėt tona para mbėrritjes sė presidentit Bush, larg qoftė, megjithėse do t'u sugjeronim forcave tė rendit tė tregoheshin pak mė tė qetė dhe jo kaq shumė tė rėndėsishėm. Duam vetėm qė tė ngremė pak cipėn mbi njė amerikanizėm fals tė bashkėkombasve, i cili edhe pas kėsaj vizite nuk do tė ndryshojė asgjė nė orėt e gjata qė humbasim kafeneve dhe nė padijen tonė reale pėr njė vend vėrtet tė madh.

    GAZETA SHEKULLI
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Shqipėri-SHBA, midis mitit dhe realitetit

    Albert Rakipi *

    Ndėrsa nė kryeqytetin e Republikės Ēeke, presidenti i Bush ėshtė pritur edhe nga rreth 2 mijė qytetarė, tė cilėt protestonin kundėr planeve tė SHBA pėr tė vendosur njė sistem mbrojtės raketash nė Evropė, nė Shqipėri kryeqyteti ynė, Tirana, vijon tė zbukurohet me shpejtėsi, si pėr njė festė madhėshtore: portrete tė presidentit Bush, flamujt shqiptarė dhe amerikanė, si dhe sloganet e vendosura nė tė gjithė qendrėn e kryeqytetit, qė i urojnė mirėseardhjen Presidentit. Ndėrkaq, qysh nga dita qė u bė publik lajmi se Presidenti i SHBA, nė njė tur evropian do tė vizitojė edhe Shqipėrinė, axhenda e qeverisė, Parlamentit, hapėsira nė median lokale, ėshtė e dominuar tėrėsisht nga vizita e parė e njė presidenti amerikan nė Shqipėri.

    Pėr njė gjeneratė mė tė hershme, fushata e qeverisė dhe jo vetėm e saj, pėr tė zbukuruar qytetin me parulla, flamuj, reklama nė TV, si dhe vėmendja e jashtėzakonshme e medias lokale, i ngjan jo pak fushatave tė qeverisė komuniste tė Tiranės kur Shqipėrinė e vizitoi, pėr shembull, Hrushovi nė fund tė viteve pesėdhjetė, apo nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė, kur Tirana u vesh me ngjyra shumė tė ndezura kineze, kur Shqipėrinė e vizitoi ish-kryeministri Ēu En Lai.

    Po kėshtu njė numėr studiuesish qė kanė observuar dhe analizuar sjelljen nė politiken e jashtme tė njė vendi tė vogėl si Shqipėria, herė-herė kanė arritur nė pėrfundimin se gjithmonė Shqipėria ėshtė pėrpjekur tė lidhė njė aleancė me njė Fuqi tė Madhe, mundėsisht tė lidhė aleancė me njė superfuqi: Kėshtu, nė fillim me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinėn komuniste dhe pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė me SHBA.

    Mirėpo njė observim mė i kujdesėm i marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Jashtė do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė konkluduar se nė thelb, nuk ka ndonjė ngjashmėri midis marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik apo Kinėn, nga njėra anė dhe, nga ana tjetėr, marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me SHBA .

    Dhe aq mė pak mund tė flitet pėr kėrkimin e aleancave me Fuqitė e Mėdha, si njė tipar dominues i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė.

    Historia ėshtė shumė mė e thjeshtė: Rėnia e Shqipėrisė nė ish-bllokun lindor ishte njė aksident historik dhe marrėdhėniet e Shqipėrisė, qoftė me Bashkimin Sovjetik apo Kinėn, u bazuan pikė sė pari nė ideologjinė komuniste. Mjafton tė pėrmendim se kur udhėheqjet komuniste, nė fillim nė Bashkimin Sovjetik dhe mė pas nė Kinė, filluan tė lejonin me shumė frymėmarrje dhe ide liberale, qeveria komuniste e Tiranės i denoncoi edhe BS edhe Kinėn si tradhtare tė Marksizėm-Leninizmit, duke e ēuar vendin drejt njė izolimi ekstrem.

    Por nėse marrėdhėniet aktuale tė Shqipėrisė me SHBA, nuk u ngjajnė dhe nuk mund tė krahasohen me marrėdhėniet e mėparshme tė Shqipėrisė me Fuqitė e Mėdha, ēfarė i bėn unike kėto marrėdhėnie sot, dhe mė tė rėndėsishmet nga pikėpamja strategjike?

    Dhe pėr mė tepėr, si shpjegohet mbėshtetja popullore qė SHBA kanė nė Shqipėri?

    Kėtu nuk ėshtė fjala pėr qeveritė shqiptare qė kanė nderuar njėra-tjetrėn kėto pesėmbėdhjete vjetet e fundit dhe qė, pa asnjė rezervė apo hezitim, kanė mbėshtetur ēdo nismė, ēdo aksion tė SHBA nė politikat e sotme ndėrkombėtare. Pėrse shqiptarėt e duan thuajse nė mėnyrė tė verbėr Amerikėn? A ka njė shpjegim racional, tė argumentuar pėr kėtė, apo thjesht dashuria e mbėshtetja e shqiptarėve pėr Amerikėn ėshtė thjesht njė mit? Janė disa argumente qė duhen marrė nė konsideratė, pėr tė kuptuar pėrse marrėdhėniet e shqiptarėve me Amerikėn janė speciale.

    Sė pari, shqiptarėt u detyrohen SHBA mbijetesėn si shtet i pavarur. Bėrja e Shqipėrisė njė shtet i pavarur pėrkon me kohėn kur SHBA-tė dalin si njė fuqi botėrore nė skenėn ndėrkombėtare, krahas fuqive evropiane qė kishin dominuar tė vetmet politikat botėrore.

    Ishte Doktrina e Presidentit Willson, paraqitur nė Konferencėn e Paqes nė Paris, qė inspiroi njė New World Order ( Rregullin e ri botėror ). Principi i vetėvendosjes pėr kombet u vu nė themel tė Lidhjeve sė Kombeve. Shqipėria ishte njė nga kombet pavarėsia e sė cilės u argumentua me doktrinėn Willson. Mirėpo, jo vetėm kaq. Presidenti Willson jo vetėm qė nuk ka qenė i gatshėm tė mbėshtesė disa propozime tė Fuqive Evropiane tė asaj kohe, tė cilat parashikonin ndarjen e Shqipėrisė midis vendeve fqinje por, pėrkundrazi, ka kėrkuar ruajtjen e Shqipėrisė si njė shtet i pavarur.

    Sė dyti, elita politike dhe ajo kulturore, qė udhėhoqi nė njė farė mėnyre krijimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar, u edukua sė pari nė SHBA.

    Sė treti shqiptarėt, dhe jo vetėm kėta, e identifikojnė SHBA me atdheun e lirisė dhe tė demokracisė. Pėr mė shumė se gjysmė shekulli nėn komunizėm, regjimi komunist e propagandoi SHBA si armik tė shqiptarėve dhe tė lirisė sė popujve. Mirėpo, kjo ėshtė nga gjerat e pakta qė shqiptarėt nuk besuam gjatė izolimit tė tyre ekstrem. Ish-Sekretari i Shtetit, Bejker u prit mė 1991 nė Tiranė, nė mėnyrėn mė tė paimagjinueshme tė mundshme, sikur tė ishte vetė zoti. Arsyeja ishte e thjeshtė. Shqiptaret e identifikonin Amerikėn, pikė sė pari me lirinė.

    Sė katėrti, nga niveli i marrėdhėniet me SHBA shqiptarėt, vlerėsojnė nėse vendi ecėn nė rrugėn e duhur apo jo? Siē dihet, njė nga faktorėt qe ēoi nė ngrirjen dhe deri edhe shkėputjen e marrėdhėnie tė SHBA me Shqipėrinė, menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishin dhunimi i zgjedhjeve tė para pluraliste, pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė komuniste me 2 dhjetor 1945. Ishin pikėrisht kėto zgjedhje qė ēuan nė likuidimin e opozitės shqiptare dhe konsolidimin e regjimi totalitar, gati tė pabesueshėm

    Sė pesti, kur nė fund tė viteve tetėdhjetė filloi shpėrbėrja e dhunshme e Jugosllavisė, siguria kombėtare e Shqipėrisė u vu nė rrezik dhe ishte e mundshme qė Shqipėria tė hynte nė njė luftė tė pabarabartė me ish-Jugosllavinė lidhur me tė ardhmen e Kosovės. Nėkėto rrethana, Shqipėria e mbėshteti sigurinė e saj nė njė politikė agresive properėndimore dhe forcoi marrėdhėniet politike dhe ushtarake kryesisht me SHBA, duke gjetur te njėjtin vullnet nė Uashington.

    Sė gjashti, ndėrhyrja e NATO-s nė Ballkan dhe posaēėrisht nė Kosovė mė 1999 ishte vendimtare. Dhe pėr kėtė shqiptarėt e Kosovės, dhe jo vetėm kėta, i janė mirėnjohės rolit pėrcaktues dhe udhėheqės tė SHBA. Sė fundi, por jo e fundit pėr nga rėndėsia, SHBA kanė mbėshtetur dhe mbėshtesin anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, por edhe nė Bashkimin Evropian. Sepse mbėshtetja amerikane nė fushėn e demokracisė tė ekonomisė, forcave tė armatosura sistemit tė drejtėsisė, nė thelb, ėshtė mbėshtetje e drejtpėrdrejtė pėr pėrgatitjen e Shqipėrisė, pėr anėtarėsim tė mundshėm nė BE dhe nė NATO.

    Presidenti i SHBA, Bush, nė njė tur evropian ka vendosur tė vizitojė edhe Shqipėrinė.

    Shqiptarėt kėtu, besojnė se kjo nuk ėshtė njė zgjedhje e rastėsishme. Shqiptarėt besojnė se ēdo President amerikan qė do tė vizitonte Ballkanin, tė parin vend qė do tė zgjidhte, do tė ishte Shqipėria. Nga buron kjo siguri e madhe? Vėshtirė ta shpjegosh kėtė vetėbesim nė mėnyrė tė plotė dhe bindėse.

    Ajo qė mund tė thuhet, ėshtė se Shqiptarėt kanė krijuar njė mit pėr SHBA. Njė mit i cili ėshtė unik nė mėnyrėn dhe faktorėt qė e kanė krijuar. Miti, thotė njė filozof i hershėm i Antikitetit, ėshtė njė gėnjeshtėr qė thotė tė vėrtetėn, Por miti qė shqiptarėt kanė krijuar pėr SHBA ėshtė njė e vėrtetė qė ndonjėherė, si tė gjitha mitet, ėshtė i ekzagjeruar ose ndonjėherė thotė dhe ndonjė gėnjeshtėr.

    *Autori ėshtė drejtor i Institutit tė Studimeve Ndėrkombėtare

    GAZETA SHEKULLI
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Se pari zotit Klosi, qe ti Davius i referohesh(qe eshte maske ky nickname per ty gjithsesi), ngaterron filozofine funksionale amerikane, ose/edhe pragmatisto- prakticiene, me utilitarizmin. Sa per dijeni, ne kontekstin utilitar futet oturaku(ku permjerin femijet), gota, pjata, luga, wc -ja, e me the te thashe. Me pak fjale "utile"(fjale latine) perdoret qe ne zanafille te fjales, per objekte dhe jo per koncepte. Ndersa kur perdoret per frymore me shume merret per fyerje. Por zoti Klosi ndoshta e ngaterron padashje, ose me qellim, kete perifrazim per amerikanet. Sa per dijeni, kur zbulohen objekte nga kulturat e lashta, ato ndahen ne utilitare, funksionale, artistike,religjioze. Shpesh keto objekte jane te nderthurura me njera tjetren dhe ne varesi te njera - tjetres. Nje objekt utilitar, sic mund te jete nje qyp(qeramike) vere ose vaji, ka funksion utilitar dhe eshte njekohesisht i trajtuar me vizatime artistike dhe ka qene utilitar, ne funksion te nje tempulli pagan. Nejse. Po e anashkaloj kete dhe po dal tek percaktim i zotit Klosi, qe ne vazhdim e derivon "utilitarizmin" amerikan si "mates te kohes me dollare dhe cent" dhe dy punesimin dhe trepunesimin ne funksion te ketij "utilitarizmi". Eshte e drejte e tij ta mendoje dhe ta trajtoje keshtu, por nuk ka sesi te qendroje utilitarizmi amerikan paralel me idealizmin amerikan. Sepse sipas Klosit, Amerikanet pervecse jane utilitariste na paskan edhe idealin e tyre. Pra nje ideal utilitarist qe zberthehet as me shume e as me pak, ne faktin se amerikani "beson tek e jashtezakonshmja e fuqive te tij" , te cilen e emerton gjithaq si endrra amerikane. Me pak fjale zoti Klosi fut ne nje thes njerin skaj te amerikaneve, qe eshte te punuarit dhe te jetuarit thjeshte dhe pa pretendime te medha, me skajin tjeter qe eshte hapesira qe te jep sistemi amerikan qe te guxosh per te provuar gjithshka per tu bere i pasur. Faktet tregojne se jeta amerikane ne rrafshin horizontal eshte e thjeshte dhe pjesa me e madhe punojne per te gezuar thjeshtesine, ndersa nje pjese e vogel riskon mbi fizikun, psiqiken dhe moralin individual, per te kapercyer rrafshin horizontal me vetemohim vertikal. Pra ideali amerikan qe i referohet zoti Klosi, eshte vertikalizimi i individit amerikan, per te hypur disa shkalle me shume ne shtrezimin elitar shoqeror financiar. Nje shembull perfekt i filozofise se vertikalizimit individual eshte Bill Gate. Natyrisht Billi eshte profet i vertikalizimit, por jo sinjifikacion i utilitarizmit. Pikerisht kombinimi i mrekullueshem i rrafshit horizontal me ate vertikal, e ben Ameriken e sotme nje shembull te jashtezakonshem te prakticizmit pragmatist, qe ka pjelle ne menyre teper te natyrshme filozofine e globalizmit. Sidoqofte kete plan me sa duket zoti Klosi nuk e njeh aspak ose nuk e sheh, por kapet ose/dhe ngulet tek plani kulturor i reflektimit te konceptit horizontalo/vertikal amerikan, per te kryer misionin e tij paralelisto - negativist te Shqiperise se vogel me Ameriken e madhe. Edhe ne kete pike, qe ai mendon se e ka te fuqishme per t'ju kundervene mirenjohjes, admirimit dhe perjetesimit te politikes, kultures, marketingut amerikan te Shqiptareve, do te mundohem t'ja sqaroj pak me poshte qe e ka gabim. Pikesepari dua ti shpjegoj zotit Klosi ate qe ai nuk sheh, ose nuk e kupton, ose qellimisht e mohon.
    Ne rast se ka nje popull qe prakticizmo - pragmatizmin Amerikan, qofte ne rrafshin horizontal e qofte ne ate vertikal e ka zbatuar ne menyre jo vetem te sakte, por edhe krijuese ne vitet e tranzicionit dhe te ekonomise se tregut, eshte pikerisht populli shqiptar. Per te mos u persiatur shume po them vetem nje fakt. Ne rrafshin horizontal, shqiptaret kane treguar se panvaresisht papunesise dhe pagave te vogla, nepermjet "levave" ndihmese qe jane informaliteti dhe emigrantet, jo vetem mbijeton, por nuk mund ta konceptoje dot se mund te jetoje ne nje shtepi me qera. Nje Francez, apo Gjerman paguhet shume me teper se nje shqiptar ne vendet respektive, por pothuaj gjysmen e te ardhurave e lene tek qerate e shtepive, ndersa shqiptaret paguen sa nje e treta e tyre, por gjejne forma per te pasur shtepine e tyre, qe vlejne sa nje pasuri e tere per francezin dhe gjermanin e thjeshte. Per te plotesuar pamjen ne kete kendveshtrim, po tregoj dicka qe me ka ndodhur me nje Amerikan dhe nje Gjerman teksa ishim ulur per nje darke te thjeshte ne nje lokal te Tiranes. U nis per darke e thjeshte dhe perfunduam ne nje nate te "rende", une dhe amerikani, pasi gjermani mbeti i fyer ne parimet e tija solide. Me kete nuk dua te paragjykoj mikun tim gjerman dhe aq me pak ta anashkaloj, por ai nuk arriti te kuptoje pikerisht praktizmo - pragamatizmin shqiptar, ndersa amerikani jo vetem e kuptoi, por e vleresoi me admirim te dukshem, duke shperthyer ne te qeshura teper te sinqerta. Per te mos e zgjatur, sapo u ulem gjermani me kerkoi ta sqaroj per dicka te cuditshme qe i kishte ndodhur me sekretaren e tij shqiptare. Ne menyre teper te miresjelle e kishte pyetur per familjen e saj dhe gjendjen ekonomike. Ajo i kishte thene se jetonte me prinderit ne nje apartament te ri qe kushtonte rreth 100000 euro, te cilin e kishin blere pak kohe me pare me para ne dore, teksa te dy prinderit i kishte ne pension dhe ajo vete merrte rreth 300 euro ne muaj si sekretare. Pa dashur te hyje me thelle per ta pyetur se ku i kishin gjetur aq para, sa per te blere nje apartament aq te shtrenjte, i kishte thene se me ate shume cash mund te benin bisnes dhe mund ti shumefishonin dhe ajo nuk do te kishte nevoje te punonte si sekretare por tek biznesi familjar. "Na pelqen te jetojme thjesht me nje cati tonen mbi koke dhe jo te riskojme parate ne biznes, pasi ne Shqiperi gjithshka eshte informale dhe mund te deshtojme ne biznes, ndersa shtepise i rritet vlera cdo dite qe kalon. Me nje cati tenden siper kokes eshte biznesi me i mire ne Shqiperi, pasi babai e ka vene ne kolateral dhe me 70% te vleres se saj kemi blere nje apartament tjeter te cilin e kemi dhene me qera 400 euro ne muaj. Me parate e qerase te apartamentit qe kemi blere, paguajme kredine qe kemi mare duke vene ne kolateral shtepine ku jetojme"- i ishte pergjigjur sekretarja.
    Me kete histori te vogel dua te percaktoj qe koncepti amerikan horizontal, ne Shqiperi eshte me se evident ne aspektin individual dhe familjar, madje edhe me i avancuar se sa ne amerike, sic u shpreh Amerikani qe kisha ne tavoline. Ndersa po ti referohemi menyres se si behet biznesi i personave juridik dhe fizik ne Shqiperi i bie te tregoj nje anekdode qe qarkullon prej kohesh ne Shqiperi. Kur nje hebre qe bente tregeti me Kinen prej dhjetera vitesh u nervozua qe nje fabrike kineze i rriti papritmas cmimin dhe kerkoi arsye, kinezet i thane se:
    "Ka ardhur nje tregetar shqiptar qe na e blen tere prodhimin. Ne keto kushte duke qene se do te prodhojme ekstra per ty do te te rrisim cmimin"
    " Dakord, po jua bleje une tere prodhimin dhe ju beni nje fabrike te re per shqiptaret, meqenese jam klienti juaj me i vjeter" - i tha hebreu.
    " Ja thame edhe shqiptarit kete, duke e ditur qe ti do te na e thuash, por ai na tha se do te mare edhe disa mijera kineze ne Shqiperi" - ju pergjigjen kinezet.
    " Do ta paguani per kete?"
    "Aspak. Ne do te paguhemi nga kinezet qe do te shkojne ne Shqiperi, ndersa shqiptari nuk do asnje dollar per ta" - i thane kinezet.
    Qe ate dite hebreu perpara se te bej tregeti me ndonje fabrike ne bote, pyet se pari nese ka shkuar ndonje shqiptar perpara tij, e nese jo kembengul qe ne kontrate te vihet se, edhe po u paraqiten tregetare shqiptare cmimi i produktit nuk ndryshon.
    Me pak fjale shqiptari eshte praktik dhe pragamatist me shume edhe se sa amerikani ne te konceptuarit e biznesit dhe ne kete pike koncepti i globalizmit te rezatuar nga Amerika ne tere Europen, ne Shqiperi eshte i realizuar me mire se sa gjithe vendet e rajonit, qofte ne formalitet dhe qofte ne informalitet. Tek e fundit zoti Klosi duhet ta dije mire qe suksesi i Amerikes eshte ngritur mbi menyren e zhdervjellet te te vepruarit me finese, midis veprimtarise konform ligjeve dhe informalitetit. Shqiperia sot eshte as me shume e as me pak si perendimi i larget i Amerikes nje here e nje kohe dhe qe zhvillohet pa kapele kaubojsash, por me dorezat e civilizimit Europian. Kaubojsat shqiptare nuk mbajne kapele, e te hypur mbi kuaj, por benca te fjales se fundit me doreza te bardha ne duar si te damave franceze dhe pistoleta.
    Persa i perket kultures Amerikane dhe emrave qe permend, te shkrimtareve dhe artisteve te cilet sipas Klosit, Gjermania i adhuron dhe i vlereson dhe shqiptaret as nuk i njohin, mund te them se eshte vertet per te qeshur. Populli shqiptar mund te mos kete kulture te gjere, pra te shtrire ne cdo fshat te saj, por informacionin e ka shume me teper per kulturen amerikane edhe se sa nje fshat i humbur ne Amerike. "Sacat" satelitore sic i themi ne, i ke te vendosur edhe mbi nje mullar bari ne fshatrat shqiptare dhe grate e vajzat e ndrydhura neper shtepirat e fshatrave te humbura, pa frike i bejne leksion Klosit duke filluar me ditet qe beri apo s'beri burg Paris Hillton e deri tek George Gershwin. Madje mund ti japin leksione edhe per Pamela Andersonin dhe gay -it qe qarkullojne si ne orientin ekzotik edhe ne oksidentin demokratik. Nese kane apo jo kulture shqiptaret dhe shqiptaret "fshatarake" per Truman Kapotin dhe Edgar Allan Poe, zoti Klosi ben mire te shkoje ne Amerike dhe te pyese ne fshatrat dhe provincat e humbura Amerikane perpara se sa te akuzoje popullin e tij qe nuk i njeh.
    "Tė gjitha kėto, pra mungesa e amerikanizmit si mėnyrė jetese dhe e amerikanizmit si kulturė e vėrtetė, e gjejnė shpjegimin te aspekti i katėrt qė pėrmendėm mė lart: amerikanizmi si demagogji dhe amerikanizmi si retorikė. " - eshte sinteza e zotit Klosi, te cilen e vura fjale per fjale. Sinqerisht, do te doja te isha ne kete cast nje fshatar i humbur shqiptar me nje sac ne mullar, qe as nuk i shkon ndermend te lexoje sintezat e Klosit apo te Kloseve, por qe njekohesisht e pret Bushin pa ju referuar demagogjise amerikane dhe aq me pak retorikes amerikane. E pret me zemren te mbushur plot, per ate qe Amerika beri per Shqiperine ne clirimin e Kosoves ndaj uzurpimit serb. E pret pa dashur te dije dhe as te llogarise se sa praktik, pragmatist, globalist e te kulturuar jemi ne me kulturen Amerikane. E pret duke i percmuar terroristet myslimane qe i shkaktuan tragjedi Amerikes dhe botes ne teresi dhe njekohesisht duke vleresuar ne vetvete besimin tek Allahu. Duke vleresuar respektin qe Amerika me Bushin (sot ne krye se neser do te jete nje president tjeter dhe respekti i tyre nuk ndryshon), ka per popullin shqiptar me shumice myslimane. E njekohesisht i tregon terroristeve islamik, qe nje popull me shumice myslimane di te respektoje dhe te doje mbrojtesit e tij me shumice te krishtere. Nderi eshte i Bushit dhe i Amerikes qe viziton Shqiperine, me teper se sa i shqiptareve, sepse i tregon botes mbare qe ka nje popull me shumice myslimane qe e do dhe e vlereson Ameriken dhe politiken e saj. Sado te gjykohet politika Amerikane ne lindjen e mesme, me rastin e Shqiperise dhe Kosoves ka treguar qe nuk e koncepton luften si ndasi fetare, por si ceshtje parimore. Me viziten e Bushit ne Shqiperi, eshte e domosdoshme dhe e nevojshme qe edhe vendet myslimane te lindjes se mesme te kuptojne mesazhin e qarte, se Amerika nuk zhvillon nje lufte fetare kundra tyre por parimore dhe njekohesisht interesash gjeopolitike - ekonomike - kulturore. Ne kete kontekst Shqiperia dhe Kosova eshte ne nje gjuhe te perbashket me Ameriken, pra parimore, gjeopolitike, ekonomike dhe kulturore. Kendveshtrimi mizantrop i Klosit dhe i disa te tjereve eshte tejet pervers, per te mos thene malinj. Per me teper kur shprehet nen nje elokuence analitiko - intelektualeske, qe nga nje ane le te kuptoje se eshte i "gezuar" per kete eveniment dhe nga ana tjeter e "analizon" gjykimtas, si hipokrizi e nje populli injorant.

    p.s Ndersa persa i perket atyre qe ke shkruajtur ti Davius nuk po i referohem fare, sepse nuk merrem me dishepuj te perversitetit intelektual me emrin Ardian Klosi. Ne rast se desheron te me pergjigjesh, pergjigju me emrin tend te vertete qofte ne keto faqe, apo qofte ne mesazhet personale te ketij forumi. Nuk te detyroj aspak te shpalosesh me emrin tende te vertete ne kete faqe, pasi eshte e drejta jote, por ne kete teme dua qe personalisht te me shfaqesh ne rast se ke nje mendim kundra atyre qe une shpreh.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nuk ia vlen qe te komentosh shkrimet e Ardian Klosit qe e kap ceshtjen nga bishti e jo nga koka. Ne vend qe te analizoje se ku buron ndjenja e miqesise shqiptare ndaj popullit amerikan, ai mundohet te na thote qe populli shqiptar qenka ndryshe nga populli amerikan. Sekret i madh ky? Cdo popull i globit eshte ndryshe nga populli amerikan.

    Po mundohem te vras mendjen per te gjetur burimin e ndjenjave te sinqerta te popullit shqiptar ndaj popullit amerikan, dhe pavaresisht se me vine shume arsye ne mendje, ajo qe une mendoj eshte ne themel te saj, eshte vleresimi qe te dy popujt kane per lirine. Amerikanet nuk mund ta konceptojne jeten e tyre pa liri, pasi vete Amerika eshte ngritur mbi aspiraten e lirise, kurse shqiptaret nga ana tjeter e vleresojne lirine po aq shume sa populli amerikan, pasi asnje popull tjeter ne Evrope nuk e ka vuajtur mungesen e lirise sic e ka vuajtur popullit shqiptar per 600 vjet. Nese ne syte e popullit shqiptar populli amerikan eshte simboli i jetes ne liri, ne syte e presidentit amerikan dhe cdo te huaji Shqiperia e ketyre 2 dekadave ne liri eshte simboli i ringjalljes se jetes ne liri.

    Dhe entuziazmi i popullit shqiptar per viziten e presidentit Bush ne Tirane, buron nga aspirata e zjarrte e popullit shqiptar per te ecur ne nje hap me te gjithe popujt e asaj qe njihet si Bote e Lire. Sot Bush do te pritet ne Tirane si nje shpetimtar, qe sjell ate flaken e ndalur te lirise per 50 vjetet e burgut te erret komunist. Dhe jam i bindur qe kjo do te risjelli ne shpirtin e cdo shqiptari te njejtin entuziazem paksa te harruar te levizjes se dhjetorit 1990-91.

    Ne jemi brezi i bekuar i shqiptareve, ne jemi ata qe po jetojme ate liri, per te cilen breza te tere shqiptaresh sakrifikuan kaq shume. Dhe kur kreu i Botes se Lire viziton "vendin qe e kish harruar koha", kjo duhet te percjelle tek cdo shqiptar mesazhin qe ne rrugen e lirise dhe demokracise qe kemi nisur, sado e veshtire qe ajo te jete, duhet te na ngushelloje fakti se nuk jemi te vetem. Shteti me i fuqishem i kohes eshte ne krahun tone.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2007 mė 23:45

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pati dhe nje reagim ne shtyp ndaj artikullit te z.Klosi, te cilin e kishin sjelle edhe ne kete forum, tek tema per viziten e presidentit amerikan ne Shqiperi. Autori, z.Myftaraj e kish nisur dhe perfunduar artikullin me argumentin, se nga z.Klosi nuk mund te pritej tjeter gje, per shkak te lidhjeve te tij familjare me nomenklaturen komuniste e qendrimeve te tij individuale po te natyres komuniste.
    Nga ai artikull dua te shkepus vetem dimensionin kohe qe autori ndoshta padashur e ka perfshire ne argumentim. Padashur sepse ai e dukej e kish inatin me personin Klosi e nuk po merrej me 50 vitet e izolimit shqiptar nen komunizem.
    Gjate ketyre 50 viteve, ne te cilet Shqiperia luftonte me armiqte e jashtem dhe te brendshem, ne te cilet me qindra mijera njerez provuan c'do te thote dore komuniste qe te shuan me fis e me fare, te ulesh koken, te jetosh i perulur, nen zgjedhe, te kesh frike dhe nga njerezit me te afert, botes perendimore, se ciles sot i jepet mundesia te beje dhe proteste kunder Bush-it, iu dha mundesia te rritej e fuqizohej nen influencen amerikane, nen financat amerikane. Iu dha mundesia te shquante vleren dhe jo-vleren ne kulturen amerikane. Ne kohen kur botes perendimore i jepej kjo mundesi rritjeje dhe fuqizimi nen influencen e financat amerikane, shqiptaret megjithe rrezikun tek koka, e gjenin mundesine dhe guximin te degjonin fshehurazi Zerin e Amerikes, te enderronin per Ameriken, te kendonin fshehurazi kenget e Elvis Presley, Aretha Franklin, Frank Sinatra e sa te tjere, te lexonin Hemingway e ndonje tjeter, se me shume nuk publikohej nga autoret amerikane, apo edhe nese lexoheshin nga ndokush shqiptar, atehere ky shqiptar bente pjese tek nomenklatura komuniste, tek ata qe vendosnin se me cfare idiotizmash do mbushej koka e popullit shqiptar, lexo Veprat e Partise dhe xhaxhit Enver.
    E keto 50 vjet nuk cbehen kaq lehte. Ndoshta ne mendjen e z.Klosi qe i do t'i beje sikur te ishin vec disa sekonda qe te ndihet ndoshta pak me i qete ne ndergjegje.

    Per ta kuptuar se sa te prirur jane shqiptaret ndaj SHBA-se mjafton te shikohet se sa shqiptare mesojne sot anglisht e qe prej kur fillojne keta shqiptare te mesojne anglisht (ka prinder qe paguajne deri per kopshte e shkolla fillore private, sepse aty jepen bazat e anglishtes), mjafton te shikohet numri i personave qe aplikojne per Green Card e numri i shqiptareve qe jane mbledhur vetem gjate ketyre viteve demokracie ne SHBA, jane kthyer ne shtetas te saj e kane care perpara ne te gjitha drejtimet, duke theksuar ketu rrethet akademike.

    Argumentimi i z.Dule per jeten shqiptare sot dhe ngjashmerine e saj me menyren amerikane te te jetuarit mjafton per te kundershtuar pjesen tjeter te gjoja krahasimit qe kish bere z.Klosi.

    Dhe per ta mbyllur:
    Me e bukura e botes qendron tek larmia kulturore, tek ajo qe njerezit e njerezit te perfshire ne kombe jane te ndryshem e jo te njejte, qe ekziston mundesia qe njerezit te punojne gjate jetes se tyre per te krijuar ura lidhese midis ketyre kulturave e kombeve. Dhe pikerisht ketu qendron e meta e madhe e artikullit te z.Klosi, qe atij i mungon baza logjike, i mungon arsyeja qe tema rreth se ciles ndertohet artikulli te jete teme.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Kam shkruar te pakten nje artikull ne te kaluaren ku publikisht kam demaskuar falsifikimin qe z.Klosi i ka bere historise kur e quan politiken e Enver Hoxhes me librin „shume here me te mire se sa sot ne kohen e demokracise“.E kam identifikuar z.Klosi ne ate artikull per ate qe eshte: nje produkt i kujdesit qe pati aristokracia komuniste per te lancuar intelektual ne nje te ardhme kur ajo nuk do ish me e vetmja force politike ne vend,dhe ne te cilen te ardhme z.Klosi do te behesh nje nga zerat e te majtes,misioni i te cilit nder te tjera do te ish falsifikimi nostalgjik i te kaluares.
    Por njerrez shihni dhe anen pozitive te gjerave.Nje intelektual ultra i majte krejtesisht anti-Amerikan kur vjen puna tek biznesi i Shqiperise me USA( Projektet e naftes,teci,Vlora etj) kerkon me ze kritik qe te hapen sa me shume Shtepi te Kultures Amerikane ne Shqiperi,deshiron qe shqiptaret t’a njohin me thelle dhe me teper kulturen Amerikane kjo per mua eshte nje hap para i se majtes shqiptare.Qe zoti Klosi ka patur zellin ti shkruaj ato rreshta pak ore para mbritjes se mikut le te kuptohet qe ai nuk ka ndjere ne ato momente ate gezim qe kemi ndjere ne te tjeret per kete ngjarje me rendesi te madhe simbolike dhe praktike,por une hapa libra te shenjta fetare dhe nuk pashe ndonje vend atje ku kjo te klasifikohet si mekat,dhe nuk mund ta gjykosh tjetrin rrepte pse nuk ndjen si shumica ,aq me teper kur di backgroundin e tij.Maksimumi mund te thuash se pavaresisht nga interesimi i tij intelektual per identitetin e shqiptareve,dhe per zakonet fisnike te kombit shqiptar ai vet nuk e ka per gje te prish humorin e shumices kur miku ende nuk kish vene kembe ne token tone,por njerrez njekohesisht ai kerkon qe te shtohen Shtepite e Kultures Amerikane ne Shqiperi dhe te pakten ne syte e mi,sic e thashe ketu lart kjo duhet pare pozitivisht.



    The Man of Taste

    Huge commentators grace my learned shelves,
    Notes upon books out-do the books themselves.
    Critics indeed are valuable men,
    But hyper-critics are as good again.
    Though Blackmore’s works with rapture fill,
    With notes by Bentley they’d be better still…

    Author- James Bramston
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 07-10-2007 mė 19:38

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Nuk e kuptoj se si mund te jete kaq truthare ky Klosi.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •