Ardian Klosi
Ēfarėdo tė rejash tė sjellin ditėt qė do tė vijnė, me vizitėn e presidentit Bush nė vendin tonė, njė gjė ėshtė e sigurt qė tani: Nė asnjė nga vendet europiane tė vizituara kėto ditė, ngrohtėsia dhe entuziazmi nuk kanė qenė siē vėrehet nė Shqipėri.
Kjo ka shkaqe tė veēanta, tė cilat janė theksuar bukur shpesh kėto ditė: roli i presidentit Wilson nė ruajtjen e shtetit tė ri shqiptar pas Luftės sė Parė Botėrore, kur ky rrezikonte tė zhbėhej dhe roli i SHBA nė ndėrhyrjen vendimtare nė Kosovė mė 1999, qė po i jep tek e fundit pavarėsinė kėtij shteti tė ri. Nė kėto pika kyēe, harrohen pika tė tjera mė pak tė ndritshme tė historisė, bie fjala falja e Shqipėrisė, bllokut lindor nė bisedimet tripalėshe Roosevelt-Churchill-Stalin, por kush ka qejf tė kujtojė traumat, nė njė marrėdhėnie qė fundi i fundit sot po arrijnė apoteozėn e tyre?
Nė euforinė qė shpėrndajnė kėto ditė politika, mediat dhe bulevardet tona, ėshtė interesant tė pyesim se sa ėshtė real amerikanizmi i shqiptarėve. Pėr tė qenė mė tė saktė, kėtė nocion mund ta ndanim nė katėr pamje kryesore: amerikanizmi gjenetik (pėr kėtė sapo folėm dhe ai ėshtė real te shqiptarėt, meqė vėrtet politika e dikurshme dhe e sotme e Shtėpisė sė Bardhė ka shpėtuar mėvetėsinė e njė kombi nė dy pjesėt e veta mė tė rėndėsishme); pas kėsaj do tė rendisja amerikanizmin si mėnyrė jetese, amerikanizmin si kulturė dhe amerikanizmin si demagogji ose retorikė.
Mund tė krahasohet mėnyra e jetesės sė amerikanėve me atė tė shqiptarėve? Them se aspak. Ndėrkohė qė amerikanėt janė utilitarė, matės tė kohės me dollarė dhe cent, tė dy e tė trepunėsuar, shqiptarėt janė pėrgjithėsisht ėndėrrimtarė, e shumta tė njėpunėsuar, shpesh kohėvrasės; sidoqoftė, kėtu flasim pėr njė tė pėrgjithshme dhe jo pėr raste tė veēanta qė kundėrshtojnė rregullin. Ndėrkohė qė nė Nju Jork ose nė Boston, nė 11 a 12 tė mesditės sheh njė lėvizje frenetike, njė impenjim tė gjithanshėm tė tė rinjve dhe kujtdo nė gjendje pune pėr tė dhėnė maksimumin pėrkatės, kafenetė e Tiranės a tė Durrėsit nė kėto orė janė plot, sidomos me tė rinj, sidomos me njerėz nė lulen e moshės sė punės. Nė rast se idealisht amerikani pėrkufizohet si njė qytetar qė beson tek e jashtėzakonshmja nė fuqitė e tij, te ėndrra amerikane pra, shqiptari mund tė pėrkufizohet edhe si dikush qė beson te mrekullia jashtė fuqive tė tij, te ndodhia e jashtėzakonshme qė do t'i rregullojė jetėsėn, qoftė kjo edhe vizita e presidentit Bush.
Po pas punės, ēfarė bėjnė zakonisht amerikanėt? Sport, jogging, biking masiv, derdhen nė natyrė, e respektojnė atė me parqe tė jashtėzakonshme nacionale. Shqiptarėt pas punės zakonisht shohin televizor ose pinė raki, sportet i kanė qejf sa kohė flasin pėr to, kurse natyrėn pak e pėrfillin dhe bėjnė mirė, sepse pėrgjithėsisht ku vėnė dorė mbi tė, e vėnė keq.
Kėshtu pra, ky krahasim i shkurtėr na tregon se amerikanizmi si mėnyrė jetese nuk ėshtė ndonjė model i dashur a i praktikuar te ne. Modelet tona tė jetesės janė mė sė shumti orientale, sikur tė na pėrcėllonte gjithė birin e ditės njė diell i padurueshėm, qė na lė tė punojmė kaq pak.
Tė kalojmė tani te kultura amerikane. Kam vėnė re qė kėtė kulturė te ne e njohin disi vetėm njė elitė e hollė njerėzish, qė mund tė kenė qenė nė SHBA ose rastėsisht tė jenė dashuruar me letėrsinė ose me muzikėn amerikane. Nė pjesėn mė tė madhe tė popullsisė mbizotėron njė injorancė e plotė mbi kėtė kulturė. Kėtu njihen pak ose aspak shkrimtarėt e mėdhenj amerikanė si Edgar Allan Poe, Washington Irving, William Faulkner, Ezra Pound, James Salinger, Truman Capote etj., etj., kompozitorėt e mėdhenj tė shekullit 20, si George Gershwin ose Leonard Bernstein nuk kanė arritur tė hyjnė as nė Akademinė e Arteve, pėr tė mos folur pastaj pėr ikonat e muzikės jazz, blues e pop, si Luis Armstrong, Duke Ellington, Woody Guthrie, Bob Dylan, Joan Baez, Jimi Hendrix, pėr gjenitė e arteve figurative si Andy Warhool, Roy Lichtenstein ose Edward Hopper, pėr regjisorėt qė pėrmbysėn edhe vetė skemat hollivudiane si Orson Welles, Stanley Kubrick, David Lynch, Woody Allen, Jim Jarmusch etj. etj. Paradoksi ėshtė se vende qė mbahen si "anti-amerikane" sot, bie fjala Gjermania, Austria, Sllovenia etj. kanė admirim pėr majat e kulturės qė pėrmendėm mė lart dhe jo si pronė e njė elite, por e njė mase tė madhe tė rinjsh, publiku nė pėrgjithėsi. Kurse vende kaq "proamerikane" si Shqipėria nuk kanė asnjė ide pėr ta, ose tė paktėn i kanė krejt pa peshė nė jetėn e tyre shpirtėrore. Maksimumi i kulturės amerikane qė hyn te ne, hiq ndonjė shfaqje tė Tennessee Williams ose Arthur Miller njė herė nė pesė vjet, pėrbėhet nga thrillerat banalė qė pėrhapin stacionet tona private televizive dhe filmat trivialė qė sundojnė pėrgjithėsisht tė vetmen linjė kinemaje nė Republikė. Paradoksin mund ta shpiem mė tej: nė Europė has sot e kėsaj dite kultin e presidentit mė tė veēantė e mė guximtar amerikan: John F. Kennedy, gati ēdo muaj do tė gjesh njė film a njė dokumentar pėr tė nė stacionet kryesore televizive. Te ne vėllezėrit Kennedy (sikurse jo dhe Martin Luther King, Malcolm X etj.) jo vetėm qė nuk kanė kult, por kėtu nderohen sidomos presidentėt e djathtė, ata qė kanė rrezatuar mė pak kulturė.
Tė gjitha kėto, pra mungesa e amerikanizmit si mėnyrė jetese dhe e amerikanizmit si kulturė e vėrtetė, e gjejnė shpjegimin te aspekti i katėrt qė pėrmendėm mė lart: amerikanizmi si demagogji dhe amerikanizmi si retorikė. Ndėrsa dikur, nė fillimet e shtetit shqiptar, nderimi pėr mikun e madh shoqėrohej me vepra konkrete, me ēeljen e kulturės sė tij pėr Shqipėrinė, nė njė kohė kur ambasadorėt e vėrtetė tė kulturės amerikane ishin njėkohėsisht politikanė tė mėdhenj shqiptarė si Fan Noli e Faik Konica, politikanėt e mėpastajmė e nderuan Amerikėn vetėm si njėsi retorike. Ambasadorėt shqiptarė nė SHBA pas Konicės ishin pėrqeshje e tij. Retorikėn pėrdori i pari E. Hoxha duke e satanizuar SHBA, por nė thelb po retorikė, por nė kahjen e kundėrt praktikuan politikanėt e pas 1992-it, duke e ngritur nė qiell SHBA ashtu kot mė kot, pa na treguar se ē'pėrfaqėson vėrtet ky vend, pa ēelur kėtu vatra tė kulturės amerikane, pa ndjekur asnjėlloj miqėsie kritike, pa arritur ta kthejnė dot njė lidhje, qė ėshtė vetiu e madhe pse ėshtė historike, nė njė miqėsi produktive, ku shqiptarėt tė pėrfitojnė nga vendi i madh i demokracisė, jo vetėm llotari, viza dhe karta jeshile, por nė radhė tė parė lėndė pėr tė pėrmirėsuar jetesėn dhe horizontin e tyre.
Me kėto radhė nuk duam ta prishim aspak atmosferėn festive qė mbizotėron nė rrugėt tona para mbėrritjes sė presidentit Bush, larg qoftė, megjithėse do t'u sugjeronim forcave tė rendit tė tregoheshin pak mė tė qetė dhe jo kaq shumė tė rėndėsishėm. Duam vetėm qė tė ngremė pak cipėn mbi njė amerikanizėm fals tė bashkėkombasve, i cili edhe pas kėsaj vizite nuk do tė ndryshojė asgjė nė orėt e gjata qė humbasim kafeneve dhe nė padijen tonė reale pėr njė vend vėrtet tė madh.
GAZETA SHEKULLI
Krijoni Kontakt