Martesa nuk duhet të jetë edhe aq e frikshme dhe e zezë siç e përshkruan shumëkush, apo edhe “e keqja e domosdoshme” që do të thoshin disa të tjerë.
Studimi i shkencëtarëve amerikanë nga Ohio State University ka zbuluar efektin pozitiv që martesa mund të ketë te personat e goditur nga depresioni. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë që, martesa, edhe në qoftë se është larg prej ideales, ofron ndikim të madh psikologjik te njerëzit depresiv.
Ndikimi pozitiv i martesës ka qenë më pak i theksuar te njerëzit të cilët edhe para saj janë konsideruar si të lumtur, shtojnë hulumtuesit në revistën shkencore Journal of Health and Social Behavior.
Studimi ka zgjatur pesë vite, gjersa në të kanë marrë pjesë 3.066 të anketuar të cilët kanë qenë të testuar për depresion.
Përmirësimin e gjendjes së personave me depresion në martesë, shkencëtarët e shpjegojnë me efektin e mbështetjes emocionale që jep partneri jetësor.
Krijoni Kontakt