Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shkolla-shtëpi në Kosovë

    Të nderuar


    Siq e dini viti shkollor 1991/92 pas ndryshimeve të atëhereshme politike rezultoj me largimin e nxënësve dhe studenteve nga objektet shkollore dhe univerzitare
    Të mbetur në këtë pozitë pas shumë angazhimeve të Ministrisë së Arsimit, Këshilleve komunale të Arsimit dhe Organizatës së Rinisë Shkollore shumë njerëz dhuruan shtepitë e tyre për ti adaptuar në shkolla për vazhdimin e procesit mësimor në planprogramet në gjuhën shqipe
    Ky process nuk ishte I lehtë dhe si I tillë kerkonte që shumë njerez të angazhohen, zyrtar të Institucioneve ndër te tjera edhe Organizata e Rinisë Shkollore që përfaqësonte nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës

    Ne nxënësit e asaj periudhe, njëherit edhe activist të Organizatës së Rinisë Shkollore duhet të jemi falemnderues ndaj atij Procesi (Shtepi shkolle) perkatësishtë atyre që hapën dyert e shtepive duke I shëndrruar shtepitë në shkolla, Shumë prej tyre jo vetem që dhanë shtepite por kane kontribuar vazhdimishtë duke e ndihmuar këtë process qoftë në përkrahje morale ose financiare në njërën anë si dhe te gjithe te tjeret si dhe activist të ndryshëm zyrtar institucional që për vite të tëra nuk u ndanë së ndihmuari procesin mësimor nëpër shtëpi private në anën tjetër.

    Pas konsultimeve të vazhdueshme me qëllim te falemnderimit familjeve dhe personave që sakrifikuan edhe jeten e tyre për vazhdimin e procesit mësimor I propozojme Ministrisë së Arsimit qe te organizon nje project I cili konsiston me organizimin e një manifestimi solemn kulturor artistic për shënimin e këtij përvjetori me rendesi

    Me këtë manifestim përveq pjesës kulturore qe do duhej përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës në mënyrë të veqantë të bëhet ndarja e mirënjohjeve familjeve dhe personave që dhuruan shtëpitë e tyre si dhe njerzve të tjere që ishin bartës së përgjegjesive për mbajtjen dhe organizimin e procesit shkollor në shtëpi shkolla


    Konsideroj se është me rëndësi që sa me pare të organizohet ky manifestim solemn per shenimin e 16 vjetorit të fillimit të procesit mësimor nëpër shtepi private. Si I tillë ky manifestim do të përcjell mesazhin se sa vështire ka qenë të organizohet ky proces atëhere dhe sa veshtirësi dhe pengesa janë organizuar nga okupuesit atehere veq të nderprehet mesimi ne gjuhen shqipe duke filluar me diferencimet duke I ndare nxënësit shqipar nga ata serb mandej procesi I helmimit të nxënesve deri te malltretimi ofendimi dhe vrasja si e nxënseve ashtu edhe personelit mësimor si dhe pronarët e shtëpive.
    Ky project përveq që përcjell mesazhin për angazhim më të madh të fëmijëve përkatësishtë nxënësve që më shumë të angazhohen të mësojnë projekti e ka edhe pjesën tjeter falemnderuese për njerëzit që aktivishtë kanë qenë të angazhuar.
    Edhe motoja e projektit Shkolla shqipe 16 vjet më parë përcjellë mesazhin e vet koherent dhe të arsyeshëm




    Arsim Hamiti

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2007
    Postime
    117
    ARSIM HAMITI;ju evokonikujtime rrënqethëse,të dhimbshme,që si sot mëkujtohet kur diljae mblidhja të holla ngapopulli,për të financuar arsimin.Aty ka pas veq dhimbjeve edhe disa të mira,janë njohur arsimdashësit në popull,zatëm edhe disa shtëpia -shkolla,kanë pasurdisa kushte më të mirase sot disa shkolla në për fshatra.Thënë drejt edhe të hollat,pagat që jepte populli për arsim atë botë,krahasuar me koston e jeteses sot,kanë qenë identike.
    Mund të them se arsimi ynë sot po zhvillohet në një gjendje mjeruese,pa objekte të përshtatshme,pa paga të mjaftueshme,kjo do të thotëu nuk paguhet dituria,mbillet errësira.Kësaj nëpërkëmbje duhet të jakemi frikën.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •