Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Familja e Elibejtit(Abaz Aliu,Fatimja,Hyseni,Hasani)

    Kam lexuar dhe degjuar shume gjera per familjen e Elibejtit qe perfshin dhendrin e profetit Muhamed A.S, si dhe vajzen e tij Fatimen dhe dy niperit Hysenin dhe Hasanin. Se pari kush mundet te me shpjegoje se pse profeti Muhamed A.S ishte kaq i lidhur me dhendrin dhe vajzen e tij dhe i donte aq shume te dy nipat, sa kur luante me ta i mbante edhe ne kurriz? Nuk kishte djem apo vajza te tjera apo ka dicka tjeter qe e lidhet me lkete familje? Se dyti pse quhet familja e Elibejtit? Se treti, pse bektashizmi eshte kaq i lidhur me kete familje dhe ka dhendrin Abaz Ali, si te parin e saj?
    Ju lutem kush di dicka te me thote dhe njekohesisht ju lutem atyre qe futen ndonjehere per te bere humor, te mos ma perdhosin kete teme me ngacmime dhe shakara, e aq me pak fyerje. Ju faleminderit te gjitheve

  2. #2
    Perjashtuar Maska e SHEMSHIR
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Postime
    42
    Abasaliu nuk asht dhėndri, aj asht Biri i Imam Aliut,me grua tjeter jo me Fatimen a.s

  3. #3
    Perjashtuar Maska e SHEMSHIR
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Postime
    42
    Hazreti Ebul Fazl Abbas a.s.

    Abbasi, djali trim dhe i guximshėm i Imam Aliut (a.s.), hėna ndriēuese dhe rrezatuese e
    Beni Hashimit dhe Shtylla Bartėse e ushtrisė sė Imam Hyseinit (a.s.) nė betejėn e
    famshme historike tė Kerbelasė, lindi nė qytetin e shenjtė tė Medines mė 4 Shaban 26
    H.
    Kodrat lėvizėse tė rėrės sė Kerbelasė ishin tė njollosura me gjak. Afėr njė kodre tė tillė,
    nė bregun e Alkomas, shtrihej trupi i rraskapitur i njė tė riu, nga i cili rridhnin gjaqet
    prej plagėve tė panumėrta. Batica e skuqur e jetės ishte duke u tėrhequr me shpejtėsi.
    Prapėseprapė, ai ishte duke pritur me ankth qė t’i afrohej njėri dhe tė rrinte afėr tij para
    se tė lėshonte frymėn e fundit. Pėrmes grykės sė tij tė kollarisur dhe fuqisė sė tij tė
    dobėsuar ishte duke thirrur pėr ndihmė. Po, Abbasi ishte duke pritur qė t’i afrohej
    zotėria dhe udhėzuesi i tij para se tė shkojė nga kjo jetė, pasi qė kishte ardhur nė anėn e
    shokėve tė tij tė devotshėm tė cilėt kishin flijuar jetėt e tyre dhe e kishin pėrkrahur
    ēėshtjen e tij.
    Thuhet se para se tė vdesė njeriu, tė gjitha veprat e tij i kalojnė nė mėnyrė tė shpejtė
    para syve tė mendjes sė tij. Kėtė ishte duke pėrjetuar Abbasi nė momentet e fundit tė
    jetės:
    E shihte veten si fėmijė nė Medine duke e ndjekur Hyseinin me njė besnikėri tė njėjtė me
    besnikėrinė ndaj vėllait. Ishte duke i vėshtruar ngjarjet e asaj dite tė nxehtė dhe
    pėrvėluese, kur babai i tij i famshėm Aliu ishte duke u drejtuar njė grumbulli tė njerėzve
    nė xhaminė e Kufes. Dhe ai, me besnikėrinė e tij karakteristike, ishte duke e vėshtruar
    fytyrėn e vėllait tė tij tė dashur nė mėnyrė tė tillė qė ishte nė gjendje t’i bindej ēfarėdo
    urdhri tė tij pa hamendje.
    E shihte Hyseinin me buzėt e thara pėr shkak tė etjes pėr ujė, pastaj se si kishte dalė nga
    xhamia nė mėnyrė tė vrullshme dhe ishte kthyer me njė gotė tė mbushur plot me ujė tė
    freskėt dhe tė ftohtė. Duke nxituar ta sjellė ujin sa mė shpejt pėr ta shuar etjen e vėllait
    tė tij tė dashur, e derdhi ujin nė rrobat e veta. Ai ishte duke pėrkujtuar se, kur e vėrejti
    kėtė pamje babai i tij i dashur, e ndali predikimin nga foltorja dhe filluan t’i pikonin
    lotėt nėpėr faqet e tij pėr djalin e tij me rroba tė lagura.
    Ai e mbante nė mend pėrgjigjen e babait, kur e pyetėn ithtarėt e tij se ēka ishte shkaku i
    rrjedhjes sė lotėve tė tij: “Nuk ėshtė larg koha kur trupi i Abbasit do tė jetė i lagur me
    gjak, nė vend tė ujit, duke bėrė pėrpjekje pėr ta shuar etjen e fėmijėve tė tij tė vegjėl.”
    Ai ishte duke e parė qartazi edhe skenėn e 21-tė tė Ramazanit tė viti 40 Hixhri, kur
    babai i tij ishte plagosur pėr vdekje dhe ishte shtrirė nė shtratin e vdekjes. Ishte duke ia
    dorėzuar vėllait tė madh Hasanit fėmijėt dhe personat qė vareshin prej tij – tė gjithė
    pėrveē Abbasit. Duke e shikuar se si babai i tij kishte urdhėruar qė tė kujdesen tė gjithė
    pėr Hasanin, pėrveē tij, atij i kishin filluar t'i rrjedhin lotėt nė mėnyrė tė pakontrolluar.
    Kur e dėgjoi babai dėnesėn e tij, e thirri afėr tij dhe e bashkoi dorėn e tij me atė tė
    Hyseinit, duke thėnė:
    “Hysein, kėtė djalė po ta besoj ty. Ai do tė mė pėrfaqėsojė nė ditėn e flijimit tėnd tė
    madh dhe do tė sakrifikojė jetėn e tij duke tė mbrojtur ty dhe tė dashurit e tu, njėjtė sikur
    qė kisha bėrė unė, sikur tė kisha qenė gjallė atė ditė”.
    Pastaj, u kthye me dashuri kah Abbasi dhe tha:
    “Abbas, djali im, e di pėr dashurinė tėnde tė madhe pėr Hyseinin. Edhe pse je ende i ri
    pėr kėtė, mė duhet tė them se kur tė agojė ajo ditė, asnjė sakrificė mos e konsidero si tė
    madhe pėr Hyseinin dhe fėmijėt e tij.
    2
    Para mendjes sė tij ai e pa edhe ndarjen me nėnėn e tij tė moshuar Fatimen nė Medine.
    Ajo e pėrqafonte atė dhe ia pėrkujtonte pėr dėshirėn e fundit tė babait tė tij pėr ta
    mbrojtur me jetė Hyseinin dhe tė dashurit e tij.
    Njė buzėqeshje e lehtė e kėnaqėsisė fluturoi pėrmes buzėve tė tij tė thara. Njė
    buzėqeshje pėr shkak tė pėrmbushjes sė dėshirės sė babait tė tij dhe tė pėrmbushjes sė
    detyrės pėr tė cilėn kishte ardhur. Fluturoi pėr njė moment dhe u zhduk, sepse skenat e
    tjera u paraqitėn para syve. Ai ishte duke e ringjallur ngjarjen e natės sė mbrėmshme.
    E kishte parė Shimrin se si po afrohej vjedhurazi; duke i folur pėr lidhjet e tij familjare
    dhe pėr mbrojtjen qė ia kishte premtuar komandanti i forcave tė Jezidit, vetėm nėse e
    braktis Hyseinin dhe shkon nė kampin e Jezidit. Pastaj, i pėrkujtonte premtimet e
    Shimrit pėr dhėnien e pasurisė dhe tė shpėrblimeve dhe se si i kishte refuzuar sugjerimet
    e puthadorit servil, me njė pėrbuzje hidhėruese, i cili e kishte shitur shpirtin e tij pėr njė
    porcion tė supės, se si e kishte trembur atė qyqar me zemėrimin e tij tė ashpėr, duke i
    thėnė:
    “O ti adhurues i Memunit, mos mendo se Abbasi do tė joshet me ofertėn tėnde
    provokuese tė fuqisė dhe tė pasurisė. Nėse vdes duke e mbrojtur zotėrinė tim, do ta
    konsideroj veten si personin mė tė fatlumėt. O qyqar, mbaje mend se trimat vdesin
    vetėm njė herė. Askush nuk ka lindur pėr tė jetuar pėrherė. Nėse e tradhtoj zotėrinė
    time, unė do ta tradhtoj tė Dėrguarin, fenė e tė cilit ti po deklaron se je duke ndjekur.
    Nė Ditėn e Gjykimit do tė dėnohesh me mundimet e pėrhershme tė xhehenemit. Mua mė
    vjen turp pėr shkak tė marrėdhėnieve familjare tė mia qė i kam me ty. Sikur tė mos kishe
    ardhur kėtu i paarmatosur, do tė kisha dhėnė ndėshkimin e merituar pėr shkak tė
    paturpėsisė tėnde qė kėrkon prej meje tė bėhem renegat.”
    Se si qerratai u arratis shpejt prej atij vendi, kur e pa Abbasin duke gjėmuar si luani i
    tėrbuar, mendimi pėr atė ngjarje tė pakėndshme bėri qė tė mbledhė vetullat. Apo, ishte
    dhembja torturuese nga e cila vuante nė llogari tė plagėve tė thella qė i kishte nė tėrė
    trupin e tij.
    Po, edhe njė skenė kaloi para syve tė mendjes sė tij: Sakina qė kujdesej pėr 42 fėmijė,
    trastat e ujit tė tė cilėve ishin tė zbrazėta. Fėmijėt ishin duke bėrtitur sikur nė kor:
    “Etja, etja pėrvėluese ėshtė duke na mbytur”
    Sakina u afrua te Abbasi me trastat e zbrazėta tė ujit, i vendosi te kėmbėt e tij, dhe tha:
    “O dajė, e di qė do tė bėsh diēka pėr tė na sjellė ujė neve. Edhe nėse na sjell vetėm njė
    trastė tė mbushur me ujė, mund t’i lagim grykat tona tė thara”.
    Ai mund tė shihte etjen qė gjithnjė e mė shumė ashpėrsohej me shtimin e nxehtėsinė
    pėrvėluese tė shkretėtirės dhe qė ua zinte frymėn e jetėve tė tyre tė njoma. Pamjet e
    kėtyre tė rinjve kishin prekur mė shumė se ngjarjet qė ta trazojnė shpirtin nė atė ditė tė
    besnikėrisė. Se si e mori trastėn e ujit prej Sakines, me bindjen se do tė sjellė ujė, vetėm
    Zoti e di.
    Se si e mori lejen prej Hyseinit dhe marshoi jashtė kampit me shpatė nė njėrėn dorė dhe
    flamurin nė tjetrėn dorė; me trastėn nė supe dhe me fėmijėt qė e ndiqnin nė grupe deri
    nė kufirin e jashtėm tė kampit. Se si Hyseini kishte pėrsėritur vazhdimisht qė tė
    shmanget prej luftimit sa mė shumė qė ishte e mundur dhe ta kufizojė veten me detyrėn
    e vetme tė sjelljes sė ujit!?
    Mendimet e tij fshikulluan nėpėr ngjarjet qė paraprinin rrėzimin e tij prej kalit. Me
    qėllimin e sjelljes sė ujit pėr Sakinen e tij tė vogėl, ai ia kishte mėsyrė armikut qė e
    mbante tė rrethuar bregun e ujit, pėr t'u sjellė ujė vogėlushėve. Ai kishte shpuar rendet e
    armikut sikur thika gjalpin. Armiku qyqar u befasua me kėtė sulm tė vrullshėm dhe u
    3
    paraqit njė rrėmujė nė mesin e tyre, sa qė filluan tė ikin pa mend duke bėrtitur pėr
    ndihmė.
    Pėr njė moment iu duk atyre se Aliu, luani i Allahut, kishte zbritur prej qiellit. Shumė
    shpejt Abbasi ishte afėr vijės sė ujit. Kėrceu prej kalit dhe u pėrkul pėr t’i mbushur
    trastat e ujit. Kur u mbushėn deri nė grykė, mori pak ujė me duar pėr ta shuar etjen
    mbytėse tė tij.
    Por, kur mendoi pakėz, e gjuajti ujin prej dorės. Si mund tė pijė ujė kur Sakina dhe
    fėmijėt ishin tharė prej etjes? Si mund tė bėhet aq zemėrgur dhe tė harrojė zotėrinė e tij
    Hyseinin, kur ai nuk kishte pirė asnjė pikė ujė tri ditėt e fundit? U kthye te kali i tij qė
    nuk ishte i lidhur nė mėnyrė qė tė mund ta shuajė etjen. Kafsha ishte duke e shikuar
    zotėrinė e tij, sikur dėshironte tė thoshte: “Edhe unė jam i vetėdijshėm qė pėr aq sa
    zotėria ynė bashkė me fėmijėt e tij qėndrojnė pa ujė, etja jonė nuk mund tė shuhet.”
    Me trastat e mbushura me ujė, kėrceu nė shalė me njė mendim tė vetėm: sa mė shpejt qė
    ėshtė e mundshme t'u ēojė ujė fėmijėve tė cilėt presin me padurim ta shuajnė etjen. Kur
    e panė atė duke galopuar nė drejtim tė kampit tė Hyseinit, armiku u kthye mbrapa.
    Dikush nga ushtria armike bėrtiti se nėse Hyseini dhe njerėzit e tij e arrijnė ujin, do tė
    jetė shumė vėshtirė pėr t’i luftuar ata nė fushėbetejė.
    Edhe pse ishte njė betejė e pabarabartė, ai i luftoi ata me njė trimėri qė ishte
    karakteristike pėr babanė e tij. Ndonėse ishte i etshėm dhe i uritur, ai u kthye dhe i
    shpėrndau ata. Mercenarėt e Jezidit ishin duke ikur sikur delet kur i ndjek ujku. Duke
    parė se nuk mund tė vritet njė njeri i tillė nga pėrpara, ata i drejtuan njė grumbull tė
    shigjetave. Kur filluan tė vinin shigjetat nga ēdo anė, Abbasi kishte vetėm njė gjė nė
    mendje - si t’i mbrojė trastat e ujit nė vend tė jetės sė tij.
    Kur e panė se Abbasi ishte preokupuar me kėtė mendim, njėri prej armikut, duke u
    fshehur nė kodrėn e rėrės, iu vėrsul dhe e goditi nė dorėn e tij tė djathtė, duke ia prerė
    atė. Brenda ēastit, Abbasi e pranoi shpatėn me dorėn e majtė dhe barrėn e pėrqafoi me
    gjoksin e tij. Tani, mbasi qė luani i Aliut u gjymtua, ushtarėt morėn guximin qė ta
    rrethojnė. Njė goditje e shpatės sė armikut ia preu edhe dorėn e tij tė majtė. Goditjet
    vendimtare ishin drejtuar kundėr tij. Ai e mbante trastėn e ujit me dhėmbė dhe e
    mbronte flamurin me gjoksin e tij, duke e mbėshtetur te shpina e kalit. Ai kishte vetėm
    njė gjė nė mendje – ta arrijė kampin pa marrė parasysh si. Njė lutje e qetė i iku prej
    buzėve tė tij: “O Allahu i mėshirshėm, mė kurse vetėm sa ta plotėsoj kėtė detyrė”.
    Por kjo nuk ishte e mundur. Njė shigjetė e shpoi trastėn e ujit dhe uji filloi tė rrjedhė
    jashtė saj. A ishte uji qė ishte duke rrjedhur prej trastės apo shpresat e Abbasit? Tė
    gjitha pėrpjekjet e tij shkuan sė koti. Mbas gjithė peripecive, etja e Sakines do tė mbetet
    e pashuar dhe tė gjitha shpresat do tė mbesin tė dėshtuara. Armiku qė u mundua pėr ta
    rrethuar atė, duke e parė gjendjen e tij tė dobėt, ishin duke u grumbulluar dendur pėrreth
    tij. Njėri prej tyre u afrua dhe e goditi me njė tė rėnė vdekjeprurėse me anė tė njė topuzi
    tė hekurt. Ai u lėkund dhe ra prej kalit.
    Ai u hodh me kokė mbrapa nė rėrėn e nxehtė me dhimbje torturuese. Ai ndjente se jeta e
    tij po i afrohej fundit por dėshira e tij pėr ta parė zotėrinė e tij mbeti e paplotėsuar. Me
    njė pėrpjekje tė fundit, pėrmes tėrė fuqisė qė i kishte mbetur, bėrtiti me zė tė lartė:
    “O zotėria ime, eja tek unė para se tė vdes”
    Si pėrgjigje ndaj lutjes sė tij, ai dėgjoi disa hapa afėr tij. Po, instinkti i tij i tregoi se ishte
    zotėria i tij. Njė sy i qe verbėruar nga njė shigjetė, ndėrsa tjetri i qe mbuluar me gjak,
    ndaj nuk mund tė shihte, por, e ndjente zotėrinė se si gjunjėzohej afėr tij, duke ia ngritur
    kokėn dhe duke e vendosur nė prehrin e tij. Asnjėri nuk foli asnjė fjalė pėr disa sekonda,
    4

    sepse tė dytė nuk mund tė pėrmbaheshin prej emocioneve. Sė fundi, dėgjoi zėrin e
    Hyseinit, gjysmė rėnkues dhe tė mbėshtjellė me qarje:
    “Abass, vėllai im, ēka tė kanė bėrė”
    Sikur tė kishte mundur tė shohė, a do ta njihte Abbasi zotėrinė e tij? Me shpinė tė
    kėrrusur dhe mjekėr tė shndėrruar nė tė thinjtė, duke dėgjuar tė qarėt lamtumirės tė
    vėllait tė tij tė dashur. Gjendja e Hyseinit ishte e tillė sa qė askush nuk do tė mund ta
    njihte - deri nė atė masė ishte transformuar. Abbasi tani e ndjente tė prekurit e dashur tė
    dorės sė zotėrisė sė tij. Me pėrpjekje murmuriti:
    “Mė nė fund erdhe, o zotėria ime. Mendova se nuk ishte caktuar ta bėja lamtumirėn e
    fundit me ty, por falė Zotit, ti je kėtu”
    Mbas kėtyre fjalėve vuri kokėn nė rėrė. Hyseini ia ngriti nė mėnyrė tė butė kokėn e tij
    dhe e vuri prapė nė prehrin e tij, duke e pyetur pse e largoi kokėn prej prehrit tė tij.
    “Zotėria ime, mendimi qė kur do tė japėsh frymėn e fundit, askush nuk do tė jetė afėr
    teje pėr ta vendosur kokėn tėnde nė prehrin e tij, mė bėn tė ndjej se do tė jetė mė mirė
    nėse koka ime shtrihet nė rėrė kur tė vdes, njėjtė sikur jotja. Pėrveē kėsaj, unė jam robi
    yt dhe ti je zotėria ime. Ėshtė e tepėrt pėr mua pėr tė vendosur kokėn time nė prehrin
    tėnd”.
    Hyseini ia plasi vajit dhe i rrodhėn lotėt nė mėnyrė tė pakontrolluar. Dukja e vėllait tė
    tij, emri i tė cilit ishte bėrė legjendė e devocionit dhe e besnikėrisė sė patundshme, ia
    copėtonte zemrėn, aq mė tepėr kur ishte duke dhėnė shpirt nė duart e tij. Abbasi u
    dėgjua se si pėshpėriste butė:
    “Zotėria ime, kam disa dėshira tė fundme pėr t’i shprehur. Kur kam lindur, shikimi im i
    parė ka qenė fytyra jote dhe ėshtė dėshira ime e fundit qė kur tė vdes, vėshtrimi im tė
    jetė kah ti. Njė sy e kam tė shpuar me shigjetė dhe tjetri i mbuluar me gjak. Nėse e
    pastron gjakun prej syrit tim, do tė jem nė gjendje tė tė shoh, dhe nė kėtė mėnyrė do tė
    mė plotėsohet njė dėshirė ime e fundit. Dėshira ime e dytė ėshtė qė kur tė vdes, tė mos e
    bartin trupin tim nė kamp. I kam premtuar Sakines pėr t’i ēuar ujė, dhe pasi qė
    dėshtova nė pėrmbushjen e saj, nuk mund tė pėrballem me tė as i vdekur. Pėrveē kėsaj,
    e di qė goditjet qė i ke marrė prej mėngjesit, tė kanė dobėsuar dhe bartja ime nė kamp
    do tė jetė njė punė qė do ta thyejė zemrėn tėnde. Dhe, dėshira ime e tretė ėshtė qė tė
    mos vijė kėtu Sakina pėr tė parė trupin tim nė kėtė gjendje. E di se me ēfarė dashurie
    dhe afekti ishte kushtuar ndaj meje. Pamja e trupit tim tė pajetė do ta vrasė atė.”
    Hyseini premtoi duke qarė me dėnesė se do t’i plotėsojė dėshirat e tij, dhe shtoi:
    “O Abbas, edhe unė kėrkoj prej teje qė tė ma plotėsosh njė dėshirė. Prej fėmijėrisė
    tėnde, gjithnjė mė ke thirrur zotėri. Sė paku njėherė mė thirr vėlla pėrmes frymės tėnde
    tė fundit”
    Gjaku u pastrua prej syrit tė tij dhe njė vėlla e shikoi vėllanė tjetėr me vėshtrimin e
    qėndrueshėm pėrmallues. Abbasi u dėgjua duke pėshpėritur:
    “Vėllai im, vėllai im”
    Dhe, me kėto fjalė ia dorėzoi shpirtin Krijuesit tė tij. Hyseini e humbi vetėdijen dhe ra
    mbi trupin e vdekur tė Abbasit, duke bėrtitur me zė tė lartė:
    “O Abbas, kush do tė mė mbrojė tani mua dhe Sakinen, mbas teje?”
    Rrjedha e Eufratit u bė e zymtė si dimri dhe murmurima u lartėsua prej ujit rrjedhės si
    protestė ndaj mbytjes sė bartėsit tė etshėm tė trastės sė ujit nė bregun e tij.
    Ebu Fazl Al Abbasi ishte vėllai i Imam Hasanit (a.s.) dhe Imam Hyseinit (a.s.). Ai ėshtė
    bėrė i njohur nė histori pėrmes trimėrisė, besnikėrisė dhe ngjashmėrisė me babėn e tij,
    Luanit tė Allahut, Ali bin Ebu Talibit (a.s.)
    5

    Varri i Abbasit fitoi vėmendje tė ngjashme me atė tė Imam Hyseinit (a.s.) Nė vitin 1032
    H, mbreti Tahmaseb dha urdhėr qė tė dekorohet kubeja e tyrbes sė Abbasit. Ai ndėrtoi
    njė dritare nė ‘darih’-in pėrreth varrit dhe rregulloi njė hapėsirė rrethuese. Aktivitete tė
    ngjashme janė ndėrmarrė prej sunduesve tjerė.
    Nė tė vėrtetė, nė Kerbela ndodhen edhe varret e 72 martirėve tjerė, pėrveē tė Imam
    Hyseinit (a.s.), dhe vėllait tė tij. Ata janė varrosur nė njė varrezė masive, e cila pastaj
    ėshtė mbuluar me dhe deri nė nivelin e sipėrfaqes sė tokės. Kjo varrezė masive ndodhet
    te kėmbėt e Imam Hyseinit (a.s.). Pėrveē tė tjerėve, aty gjenden edhe varret e dy djemve
    tė Imam Hyseinit (a.s.) Ali Ekberi (6 muajsh) dhe Ali Asgarit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Shemshir, faleminderit per shpjegimin dhe nese ke kohe te lutem me shpjego pak per familjen e Elibejtit.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e SHEMSHIR
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Postime
    42
    Citim Postuar mė parė nga adrian dule
    Shemshir, faleminderit per shpjegimin dhe nese ke kohe te lutem me shpjego pak per familjen e Elibejtit.

    me si guri se po..por tash per momentim gjindem ne vend pune. vetem nga njiher i shfrytezoj pauzat, me tergoni ju lutem saksisht qka ju interesom mese shumti qe te dij te pregadis.diq.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e SHEMSHIR
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Postime
    42
    Pasi qe nuk po lejohen postimet, te shenohen ne komunitetin musliman, vendose qe ketu te postoj ket mesazh, sepse xhaja qe nuk qenkam muslmana,e kinse se bektashijte qenkan tjer per Talebanet,
    ketu duhet se sa duhet Ehlibejti!!


    Pėrvjetori i martirizimit tė Hazretes Fatime(as).

    18 qershori i cili pėrkon me 3 Xhemadi Althani sipas kalendarit H.K ėshtė dita pėrkujtimore e martirizimit tė Hazretes Fatime(ra). 1417 vjet mė parė hazretja Fatime(as) bija e pejgamberit tė shtrenjtė tė islamit Hazretit Muhamed(savs), njėkohėsisht bashkėshortja e Hazretit Ali Ben Abitaleb, u martirizuar pas njė jete tė shkurtėr por plot mė mėsime tė larta morale dhe fetare. Kjo femėr e shtrenjtė nė fillimet e Islamit ka qėndruar pranė Hazretit Muhamed(savs) dhe Hazretit Ali(as). Ajo ka edukuar fėmijė shembullorė si Imam Hasan(as) dhe imam Husejn(as), tė cilėt nėn udhėzimin e pjegamberit janė krerėt e tė rinjėve nė parajsė. Lidhur me personalitetin e lartė tė Hazretes Fatime(as) kanė shkruar dijetarė t shumtė dhe kjo femėr e madhe ėshtė njė shembull gruas myslimanė tė lartė dhe tė madhe. Pjegamberi i Islamit, Hazreten Fatime(as) pėr shkak tė pastėrtisė, sinqeritetit dhe njohurive tė saj, e konsideronte kryesuesen e femrave nė botė. Rrjeti i radio-televizionit tė republikės islamike duke shprehur ngushėllimet pėr martirizimin e Hazretes Fatime(as), shpreson qė personaliteti i saj tė jetė gjithmonė shembull pėr femrat liridashėse nė botė dhe sidomos myslimaneve.

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familja ime
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 00:34
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •