Sa herė kemi dėgjuar se "historia nuk bėhet me nė qoftė se". E, megjithatė, studimi i asaj qė do tė mund tė ndodhte ėshtė njė fije tepėr e rėndėsishme pėr shumė autorė tė tanishėm. E kjo, pėr mė tepėr, ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme terapeutike.

Serxhio ROMANO

Disa ditė mė parė, nė njė tubim qė u bė me nismen e Aleancės kombėtare, Antonio Baldasari kishte thėnė se Rai i ri do tė mund ta rishkruante historinė e Italisė. Kryetari i rrugės Maxini donte tė thoshte se televizioni publik do tė hiqte dorė s'u treguari shikueve tė vet njė histori tė njėanshme, tė frymėzuar nga shpjegime ideologjike dhe do tė bėnte tė mundur njė ndryshueshmėri mė tė gjėrė shpjegimesh. U hap, kėshtu, debati i kahershėm, domethėnė njė koncert i ērregullt ariesh, motetesh dhe solfexhesh, nė tė cilat intelektualėt italianė, pėrgjithėsisht japin mė tė keqen e asaj qė dinė.

Nė antologjinė e botuar nga gazetat u duk, megjithatė, njė vėrejtje me vend. Franēesko Perfeti, drejtori i "Historisė sė re tė kohėve tė tanishme", solli nė kujtesėn e dėgjuesve njė maksimėLeopold von Ranke‑s, historianit tė madh tė Gjermanisė bizmarkiane. ‑ "Faktet, ‑ ka thėnė Ranke, ‑ duhet tė jepen siē kanė ndodhur me tė vėrtetė". Pikė dhe mjafton me kaq. E vėrtetė. Por Ranke tha edhe kėto, nė njė rast tjetėr: ‑ "Historia nuk ėshtė vetėm njė proces ciklik dhe mekanik. Ėshtė njė zbatim magjistral dhe progresiv, nė atė skenė tė vogėl tė botės, qė pėrvijohet nga njė projekt hyjnor".

Kėshtu, sė paku, ka dy mėnyra pėr ta kuptuar e pėr ta shkruar historinė. E para qendron nė ndėrtimin e kujdesshėm dhe tė hollėsishėm tė ngjarjeve dhe nė ndėrlidhjen qė u bėhet atyre. E dyta qendron nė kėrkesėn pėr tė dalluar "projektin hyjnor" pėr tė cilin folėm. Historiani qė ushtron metodėn e parė fluturon nė kuota tė ulėta, i mbėrthen me sy faktet, nuk merr mundimin t'i gjykojė ato dhe mund tė pėrcaktohet, kėshtu, si pozitivist. Historiani qė mbėshtetet nė metodėn e dytė, fluturon nė kuota tė larta, njėsohet me rrjedhėn providenciale tė ngjarjeve, e shpesh e ka tė vėshtirė t'i shmanget prirjes pėr tė folur "me gojėn e Zotit". E mund tė pėrcaktohet, kėshtu, si teolog, apo si ideolog. I pari nuk ka Zot tjetėr pėrveē Realitetit. I dyti mund tė ketė hyjni tė ndryshėm: Zotin e Biblės apo tė Kuranit, Materializmin Historik, Kombin, Lirinė, Racėn.

Nė tė vėrtetė tė dyja teoritė kanė prirje tė shkrihen midis tyre. Njė pjesė e madhe e hitoriografisė sė Nėntėqindės ėshtė ideologjike. Po asnjė historian marksist ose katolik, nuk do tė kishte guximin tė linte pas dore dokumentet dhe tė shpėrfillte arkivat. Nga ana tjetėr ka edhe historianė pozitivistė, nė dukje tė shkėputur dhe asnjanės. Por edhe ata fshehin ndėrmjet rreshtave bindjet dhe shpresat e tyre.

Ka, pastaj, edhe njė mėnyrė tė tretė pėr tė shkruar historinė. Kjo quhet "virtuale" dhe mbėshtetet nė atė se ēfarė mund tė ndodhte nėse nuk do tė vėrtetohej njė ngjarje e veēantė. Mendoni, pėr shembull, se Sokrati, nė vend qė tė jetonte shtėtėdhjetė vjeē dhe tė vdiste i helmuar pas njė dėnimi tė dhėnė para popullit tė Athinės, tė kishte vdekur nė Delio, 25 vjet mė parė, gjatė njė beteje ndėrmjet athinasve dhe beotėve, nė tė cilėn kishte marrė pjesė si ushtar. Cila duhet tė kishte qenė rrjedha e mendimit njerėzor nė qoftė se Platoni nuk do tė kishte dėgjuar dialogėt dhe nuk do t'ua kishte paraqitur brezave tė ardhshėm?

Ose: Merrni me mend se Luigji XVI, mbreti i Francės, nė vend qė t'u kishte ardhur nė ndihmė kolonive amerikane nė luftėn e tyre pėr pavarėsi, tė shėndoshte financat publike dhe tė shmangte, kėshtu, protestat popullore tė vitit 1789 dhe tė vitit 1792. Cila do tė kishte qenė historia e botės nėse Revolucioni francez nuk do tė ishte bėrė qysh nė atė kohė modeli dhe shpresa e tė gjithė atyre qė donin tė ndryshonin prerazi shoqėrinė dhe njerėzimin? Ose, édhe mė tej: Pėrfytyroni Ponc Pilatin qė do ta kishte falur Krishtin, Vilhelm fitimtarin qė tė mos e kishte fituar betejėn nė Hastings (1066) dhe tė kishte fituar Anglinė; pėrfytyroni qė Martin Luteri tė kishte pėrfunduar i vdekur nė turrėn e druve nė po atė vit (1521), kur Roma lėshoi kundėr tij njė vendim afarosjeje; mendoni edhe sikur Napoleoni III tė kishte patur maturinė tė hiqte dorė nga lufta kundėr Prusisė nė vitin 1870; sikur shtatmadhoria gjermane tė mos i kishte dhėnė Leninit trenin me tė cilin ai pėrshkoi Evropėn dhe mbrriti nė Petrograd, nė prillin e vitit 1917; sikur Papa Piu XII tė kishte denoncuar publikisht, gjatė luftės, genocidin kundėr ēifutėve.



Kėto nuk janė lojėra sallonesh, ose zbavitje intelektuale nė njė vend malor tė freskėt, gjatė piskut tė vapės. Janė lėnda pėr eséra nga kritikė tė thellė anglezė dhe amerikanė, tė shkruara me seriozitet tė madh dhe me mprehtėsi mendimi. Paraardhėsi i kėsaj letėrsie tė historiografisė ėshtė njė libėr qė ka dalė nė Londėr nė vitin 1931, me titullin "Nėse historia do tė kishte ecur ndryshe". Por dolėn edhe esé tė tjera, si ato tė G.K. Chesterton‑it ( zbuluesit tė at Brown‑it), André Maurois (Moruąsė) ( biografit tė Bajronit dhe tė Viktor Hygoit), Harold Nicolson‑it ( eseist dhe historian i diplomacisė) Winston Churchill‑it (Ēėrēill) (burrė shteti, por edhe autor i njė vepre monumentale: "Historia e popujve qė flasin anglisht"), Emil Ludwig‑ut ( autor, ndėrmjet tė tjerash, i Dialogėve me Musolinin ), Hilaire Belloc, George M. Trevelyan dhe A.J.P. Taylor.

Prej atyre kohėve, pas njė ndėrprerjeje tė gjatė, historia virtuale u bė njė disiplinė gjithmonė e mė e praktikuar dhe e respektuar. Para disa vitesh Robert Cowley, drejtori i Journal of Military History (Gazeta e Historisė Ushtarake), u ka kėrkuar historianėve mė tė mirė ushtarakė "tė shkruajnė" ngjarjet mė tė mėdha ushtarake tė sė kaluarės dhe i ka mbledhur esetė nė njė libėr tepėr serioz, por tė titulluar si me shaka, me njė shprehje qė pėrkthehet me vėshtirėsi: "What if?" (Ē'ėshtė nėse‑ja?). Tani sė fundi doli mė parė nė New York dhe mė pas nė Londėr, njė pėrmbledhje e re, e titulluar gjithmonė nė mėnyrė zbavitėse: "Mė tej pėr ē'ėshtė nėse‑ja" . Ndėrkaq Niall Ferguson, historian i shkėlqyer anlez i brezit tė fundit, botoi njė antologji tjetėr: "Virtual: history. Alternatives and counterfactuals".



Historia virtuale

Shumė lexues nė kėtė pikė do tė mund tė pyesnin se cila do tė ishte dobia e njė historie qė nuk ka ndodhur. Benedeto Kroēe e kishte miratuar mosbesimin (skepticizmin) e tyre. Nė njė shėnim tė viteve tridhjetė u dha fund kėtyre ushtrimeve si "lojėra qė bėjmė me vetveten nė kohėn e lirė apo tė pushimeve", duke fantastikuar pėr rrjedhėn qė do tė kishte marrė jeta jonė, po tė mos kishim takuar filan person, apo sikur tė mos kishim bėrė njė gabim tė caktuar. Por nėse do tė kishte patur mundėsinė qė tė lexonte disa nga esetė qė kanė dalė kėto vitet e fundit, mbase do tė kishte hequr dorė nga mosbesimi.

Pas ortekut tė historisė ideologjike dhe deterministe ( tė paracaktuar) ("Ndodhi se nuk mund tė mos ndodhte"), qė u shter gjatė sh. XX, historia virtuale ka njė fuqi tė jashtėzakonshme terapeutike ( kuruese). Ajo tregon se rrjedha e ngjarjeve nuk ėshtė e paracaktuar, nuk u pėrgjigjet synimeve teologjike apo ideologjike; ėshtė pėrfundim i njė shume tė pallogaritshme shkaqesh dhe faktorėsh tė mėdhenj e tė vegjėl.

Zhvendoseni pėr disa kilometra drejtimin e marshimit tė njė ushtrie; pėrshtatini kushtet atmosferike, ndėrrojani mėnynė e ushqimit njė gjenerali para betejės, pėrfytyroni qė njė erė e fortė ta ndryshojė nė disa milimetra lakoren e njė predhe dhe ja qė ngjarjet, tė bartura nė njė binar tjetėr, do tė drejtohen nė njė kahe tė paparashikuar dhe tė paparashikueshme. Njė historian anglez, A.J.P. Taylor, ėshtė i mendimit se nė origjinė tė Luftės I Botėrore kishte qenė sevdaja e pafré ndaj sė shoqes e dukės Ferdinand, pėr tė qenė vazhdimisht nė publik me tė, gjė qė u bė shkak pėr njė tragjedi aq tė madhe. Nėse Duka nuk do tė ishte frymėzuar nga ato ndjenja tė pazakonta, nuk do tė kishte ngulmuar qė manifestimet nė Sarajevė, nė atė gusht tė vitit 1914, tė bėheshin publikisht dhe me aq solemnitet. Dhe Gavril Princip‑i nuk do tė kishte pėrballė revolverit tė tij njė nishan tė dyfishtė.

gazeta 55 gusht 2002