...............
Syt e tu kur si shikoj
Dhe s`me shohin ata sy
Nuk e di perse jetoj
Dhe te vdes prap nuk e di
...............
Syt e tu kur si shikoj
Dhe s`me shohin ata sy
Nuk e di perse jetoj
Dhe te vdes prap nuk e di
Oh sa larg ke ikur ti
Nje dritare mbyllur mbetur
Per rreth saj s`pipetin gje
Per rreth saj cdo gje ka heshtur
Edhe zogjt`nuk ndihen me
Oh sa larg ke ikur ti
Si mundet malli s`te merr
Zogjt`ne mijra melodi
S`te kujtohen ndonjeher`
Oh sa shum`ju ke munguar
Eja falu dashuri
Si mundet i ke harruar
Dhe ne shpirt ke qetesi
Nje dritare mbyllur mbetur
Mbetur dhe zogjt` ne vetmi
Edhe un`sikur kam vdekur
Do jetoj po erdhe ti
Ju jap shpirtin tim
Nje tezge me arme
Nje tezge me libra
U shiten te gjitha
Armet
Ma hiqni kete mundim
Ne kembim
Ju jap shpirtin tim
DASHURI
Nuk eshte vetem nje akt fizik
Nuk eshte vetem nje e puthur ne buze
Por edhe per kafe kur fton nje mik
Dhe kur nje tjeter pershendet ne rruge
Nuk eshte vetem nje raport seksual
Nuk eshte vetem nje enderrim
Por edhe kur tjetrin e fal
Edhe pse ndaj teje ka bere gabim
GJEJENI VETE
Ne dy miq
Nje e hiq
Ka ne mes
Nje interes
Ne dy miq
Nje e hiq
Per dobic
Vjen si ogic
Ne dy miq
Njeri do fiq
ANONIME
Nje puthje e dua
Ti...bej si te besh
Se te cmendur mua
Vall`do te me lesh
Pa do endem rrugeve
Sdi dhe nga do shkoj
Prej atyre bezeve
Pa dhe do shkalloj
Nje puthje e dua
E dua dhe pik
Pastaj bej c`te duash
Ngs te duash ik
...............
Pa gjum`e ke len`
Gjith` naten qe shkoj
Sdi se cfar` po ben
A po me ben loj`
Se gjith`diten prita
Si nen nje dritare
Si te shkoj ty dita
Pa me folur fare
Merre receptorin
Gjumi te me zere
Ose numuratorin
Do vij ta djeg te tere
PAE S`LINDA KUR LINDE EDHE TI
Pse s`linde kur linda edhe une
Te njiheshim qe ne femijeri
Tani ne mosh`jemi larg aq shume
Sa s`mundemi dot qe te dy
Dhe un` nxitova qe linda
Nxitova pos s`mundem ta di
Nuk prita....po perse nuk prita
Te lindja kur linde edhe ti
Ne jeten qe me ka mbetur
Do vuaj nga kjo dashuri
Ne dhe s`kam per tu tretur
Pse s`linda kur linde edhe ti
ATY KU FILLOVA DASHURINE
Ulur jam tek ky lokal
Dhe kafen`shtyj me fernet
Dhe mbremja zbret ngadal`
Mbremja qe mua me vret
Te gjeta tek qoshja te strukur
Aty ku rrinim gjithmon`
Ma fshehe syrin e bukur
Ate qe syri im sot kerkon
Ate mbremje nuk e kuptova
Per ikjen qe flisje aq shpesh
Un`qesha dhe te ngacmova
Ku do ikesh pa mua ku do vesh
Ate mbremje nuk e kuptova
Por do vinte tjetri mengjes
Dashurine aty ku e fillova
Aty mbeti dhe u keput ne mes
Ulur jam tek ky lokal
Dhe kafen`shtyj me fernet
Ne mbremjen qe zbret ngadal`
Jam un`edhe qoshja qe pret
EDHE HENEN E KEMI ZEMERUAR
Sonte i thash` un`henes te dilte
Te dilte te na ndricoj
Ajo doli por nuk e dinte
Se dikush do ta zemeroj
Nje krisme arme diku
Nje jet`e keputur ne mes
Me tha perse me thirre ketu
Dhe iku me shpejt se cdo mengjes
Ne edhe henen e kemi zemeruar
Ndaj nuk del cdo nat`te na ndricoje
Se e presim me arme ne duar
Ndoshta dikush....do ta qelloje
AH KJO BUZA JOTE
Bere buza jote
Vetem per tu puthur
Te mbeti mot mote
Te mbeti e bukur
Kush ta ka skalitur
Na thuaj ta dime
Se kemi roitur
Ilace po pime
Sec kan`ven`merak
Djem e te martuar
Qe ta prekin pak
Te gjith`jan`betuar
ATE NATE KU ISHE
Mos me mba inat
Se nuk te kam faj
As per ate nat`
As dhe me pastaj
Nuk e di se c`pate
S`di dhe ku u trete
Larg ti asaj nate
Dhe larg meje mbete
Kohe kan`kaluar
Ti vjen perseri
Duke me kerkuar
Serish dashuri
Ti ate e kishe
Tani c`kerkon vall`
Ate nat` ku ishe
Kur un` ndjeja mall
TI THEM KE IKUR TI
Nata e par`pa ty
Sonte ne qytet
Oh kjo qetesi
Mua po me vret
Nuk kam se kujt t`i flas
Nuk kam se ke takoj
Vec dua ta bertas
Kete qytet ta zgjoj
T`i them ke ikur ti
T`i them qe un`jam vrar`
T`i them si mundet rri
Dhe nuk vjen te te marr`
DO TE NDJESH EDHE TI DHIMBJE
Kurr`s`kam qen`kaq dashuruar
Si tani
Kurr`dhe shpirti kaq trazuar
Qe femi
Ti me thua te largohem
Ja po shkoj
Do ndjej dhimbje do trishtohem
Sdo jetoj
Do te le ne jeten tende
Ta shijosh
Kur te ndjesh edhe ti dhimbje
Do kuptosh
Se te desha si nuk desha syt e mi
Se nje tjeter sdo t`kendoj
Si un` per ty
MOS RRI MBYLLUR NE SHTEPI
Eja te pime nje kafe te dy
Qe te te them se sa te dua
Po ti rri mbyllur brenda ne shtepi
Dhe nuk di ne kujtohesh per mua
Ti eja se gjethet po bien
Dhe mbi faqe lotet e mi
Te rrahurat e zemres s`me ndihen
Ti eja mos rri mbyllur ne shtepi
Ti eja se malli me ka marre
Dockat te t`i puth si femi
Qe vdekja mos me vije me pare
Ti eja mos rri mbyllur ne shtepi
Dhe buzet t`i prekim ngadale
Si ne zjarr te digjemi te dy
Po eja se malli me ka marre
Ti eja ti eja perseri
SIKUR TE ME THUASH
Sikur te me thuash numuro yjet per mua
Do filloj qe sonte t`i numuroj
Sikur te me thuash edhe henen ketu e dua
Do ta sjell po sonte se te dashuroj
Sikur edhe shpirtin tim te kerkosh
Menjeher`ne cast do te ta jap
Vetem ti mundohu te me dashurosh
Pa dhe varrin tim vet do ta hsap
E di qe edhe stje do te me mungosh
E di qe edhe atje do te mdjej vetmi
Vetem ti mundohu te me dashurosh
Nje dit`un`kthehem perseri
HISTORI E VJETER
Nje behar te tere
S`me fole me goj`
Thuam`c`te kam bere
Qe dhe ta kuptoj
Te kan` then`per mua
Qe jam shum`i keq
Moj c`po me thua
C`me degjon ca pleq
Kam qen`i parritur
Kam hedh ndonje gur
Ca pleq kam goditur
Vertet por dikur
Tani un`kam nxene
Jam nje njeri tjeter
Ne qaf me ka rene
Histori e vjeter
NUK PJESTOHET DASHURIA
Nuk kaloj dot rruges time
Ne cdo hap nje propozim
Ndaj dhe s`mund tu kthej pergjigje
Dashuria s`esht`pjestim
Nuk eshte torte qe ta ndash
Dhe te gjith`t`i embelsosh
Ndaj o djema pak avash
S`esht`e leht`te dashurosh
Se vertet jam lozonjare
Edhe naze un` kam plot
Po keshtu nuk ndjej gje fare
Ne cdo hap s`dashuroj dot
Ndaj ju rrugen ma leshoni
Kam dhe un`endrrat e mia
Lozonjaren mos ngacmoni
Nuk pjestohet dashuria
POEZI PER VETEN TIME
Ne festen e fitores te deputetit
Njerzia varg
Ne promovimin e librit te poetit
Oh o njerez sa larg
Per deputetin gjer ne therori
Per poetin gjer ne marrezi
Ai...nje here ne kater vjet
Une me ju nje jet`
O ZOT C`MEKAT
Ne ke pak tru
Ik nga ketu
Se s`njohin vlerat
Ketu vec plehrat
Ngjiten e ngjiten
Dhe brohoriten
Vet hedhin zaret
Vet marrin paret
Dhe thon`kan`fat
O Zot c`mekat
Krijoni Kontakt