Vendimet e Kuvendit tė Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare. Kėto vendime u pėrkrahėn edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve tjera tė Shqipėrisė. Pas Kuvendit tė Junikut qeveria turke mori masa tė reja ushtarake pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Ajo nė Kosovė angazhoi forca tė shumta ushtarake nė krye me Fadil Pashėn. Nė Ferizaj solli tri regjimente tė Divizionit I tė Stambollit; nė Mitrovicė njė regjiment tė plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri artilerie; nė Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė regjiment tjetėr kėmbėsorie. Nė Gjakovė kishte njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore dhe njė batalion pushkatarėsh; nė pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė e nė Guci kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment nizamėsh e njė kompani mitralozėsh... Nė fundin e majit 1912 kryengritėsit shqiptar filluan veprimet e organizuara luftarake kundėr trupave ushtarake turke.
Sipas planit luftarak tė Kuvendit tė Junikut u vendos tė hapeshin katėr fronte kryesore kundėr forcave turke.
1.Grupi i Rrafshit tė Dukagjinit pėrfshinte kryengritėsit e Plavės, Gucisė, Rugovės, Tropojės, Pejės, Gjakovės, Rahovecit dhe kryesohej nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hasan Ferri i Plavės, Bajram Daklani, Zefi i Vogėl etj.
2.Grupi Drenicė Vuēitern, udhėhiqet nga atdhetari Ahmet Prekazi, Xhemal Berisha, Zejtullah Vuēiterni etj.
3.Grupi verilindor i Kosovės kryesohej nga Isa Boletini dhe patriotėt, si: Xhemal Prishtina, Beqir Vuēiterni, Nazmi Gafurri, Tahir Uka, Salih Emini, Shahin Prapashtica, i Llapit etj.
4.Dhe grupi i katėrt i kryengritėsve, kryesohej nga : Idriz Seferi, Hasan Hysen Budakova, Islam Spahiu i Lumės, Ramė Pira, Islam Pira, Tahir Berisha, Sefė Reēica, Isuf Mirashi, Ive Marku, Ismail Bishku, mga Kamenica, Durrajt e Kaēanikut, Mehmet derralla e tjerė.8
Udhėheqėsi i Kryengritjes sė pėrgjithshme, Hasan Prishtina me 7 qershor 1912 edhe njė herė do t“i drejtohet me njė thirrje, tė gjithė shqiptarėve atdhedashės dhe botės sė qytetėruar, nė tė cilėn theksonte, se: Sot Shqipėria Veriore dhe Jugore i kanė rrokur armėt, qė me anė tė kryengritjes t“i fitojnė tė drejtat e natyrshme dhe tė siguruara me ligjė, tė cilat iu janė mohuar. Ajo dėshiron dhe pret ndihmėn nga tė tė gjithė bashkėatdhetarėt dhe nga bota e kulturuar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janė afruar ēastet kur do tė vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose liria e saj.9
Nė qershor-gusht 1912 shtypi bullgar njoftonte gjerėsisht pėr zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e kryengritjes nė Kosovė... Ato shkruanin se si rezultat i masovizimit tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, ato ditė kishte filluar dezertimi i ushtarėve, oficerėve, xhandarėve dhe nėnpunėsve tė mesėm e tė lartė shqiptar tė cilėt u bashkuan me forcat kryengritėse. Me kryengritėsit kishin filluar tė bashkohen edhe bejlerėt dhe agallarėt shqiptar. 10
Nė qershor-korrik 1912 kryengritja shqiptare u shtri nė tėrė Kosovėn deri nė Lumė e nė Tetovė. Luftime tė ashpra mė 9 korrik pati sidomos nė Qafėn e Prushit(nė jugperėndim tė Gjakovės), ku malėsorėt kryengritės tė Krasniqes, Gashit, Hasit dhe Bytyqit, tė udhėhequr nga Bajram Curri, sulmuan dhe shpartalluan 4 batalione turke qė ishin pėrqėndruar aty. Pas luftimeve tė vazhdueshme, mė 17 korrik kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa bėrė rezistencė forcat armike. Nė fund tė qershorit kryengritėsit shqiptar,tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Sadik Rama-Gjurgjeviku, Isa Boletini, Ahmet Delia-Prekazi, Zejnullah Vuēiterna, Xhemail Prishtina etj, u hodhėn nė sulm nė zonėn Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e Shalės, tė Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēitėrnės, lidhėn besėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicės, dy batalione ushtarėsh osmanė. Nga data 30 qershor deri mė 3 korrik1912, Isa Boletini nė fshatin Boletinė e rrethinė pėrballoi me sukses njė sulmė tė trupave osmane, tė pajisur me artileri tė rėndė. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua mė 12 korrik nė hyrje tė Fushės sė Llapit,nė Grykė tė Kulinės. Me kėtė rast forcat osmane nė krye me Fadil Pashėn nga Prishtina u nisėn drejt kėsaj zone nga dy drejtime pėr t“i futur kryengritėsit shqiptar nė mes dy zjarresh. Mirėpo kryengritėsit, tė pėrbėrė nga 2000 veta, rezistuan fuqishėm, pėr gjashtė orė rresht dhe nė kėto luftime forcat turke patėn humbje tė konsiderueshme. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua edhe nė fshatin Brabaniq, mė 19 korrik 1912 ku kryengritėsit shqiptar fituan kundėr regjimenteve turke, tė cilat u detyruan tė kthehen nė Mitrovicė. Nė flakėn e luftės numri i kryengritėsve u shtua nė mijėra veta. Nė kėtė kohė kryengritėsit kishin formuar 3 gjini ushtarake: kėmbėsorinė-me 4 regjimente; kalorėsinė-me 1 regjiment dhe artilerinė-me 1 regjiment, ndėrkohė qė formohen edhe 4 regjimente nė Mitrovicė, 2 regjimente nė Vushtrri, 2 regjimente nė Llap, 2 regjimente nė Drenic dhe nga 1 regjiment nė Artakoll dhe Gallap.11
Forcat kryengritėse pasi ēliruan Gjakovėn..., gjatė pjesės sė dytė tė korrikut do tė ēlirojnė tė gjitha qytetet tjera tė Kosovės. Kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nga Rrafshi i Dukagjinit kalojnė nėpėr Drenicė dhe ia mėsyjnė Prishtinės, dhe mė 21 korrik futen nė Prishtinė pa rezistencė, sepse komandanti i ushtrisė turke nė Prishtinė Ismajl Fadil Pasha, nė momentin e fundit(pėrkundėr pėrgaditjeve pėr mbrojtjen e qytetit)u tėrhoq nga pozicionet mbrojtėse dhe qytetin e dorėzoi pa luftė. Mė 22 korrik u ēlirua Pazari i Ri dhe prej aty forcat e komanduara nga Isa Boletini mė 27 korrik u futėn nė Mitrovicė pa luftė. Pas Mitrovicės u ēlirua Vuēiterna dhe kryengritėsit mė pastaj marshuan pėr Prishtinė. Nė viset juglindore tė Kosovės rreth 2 mijė kryengritės tė drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn nė Kuvendin e Pozharanit, nisėn sulmet kundėr forcave osmane dhe ēliruan Gjilanin e Bujanovcin me rrethinė dhe qė kėtej ata mė 29 korrik iu bashkuan forcave kryengritėse tė pėrqėndruar nė Prishtinė. Asokohe afėr 30 mijė kryengritės, me gjithė mungesėn e ushqimeve, tė veshmbathjeve e sidomos tė materieleve luftarake,po marshonin nė tė gjitha anėt e Kosovės, edhe pse kishin pėrballė rreth 70 mijė ushtarė osman tė armatosur mirė dhe tė pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie. Kryengritėsit shqiptar kudo ku hynė u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia vendėse dhe menjėherė ngritnin organet e pushtetit lokal pėr vendosjen e rendit .12
Kryengritja shqiptare nė korrik 1912 u shtri pjesėrisht edhe nė viset tjera tė Shqipėrisė, por jo sipas marreveshjes sė bėrė nė takimin e Taksimit nė Stamboll, sepse pashallarėt Toptani e Vrioni dhe bejlerėt Libohova e Vlora, jo vetėm qė e shkelėn fjalėn e betimin e dhėnė, por pėr mė keq filluan tė propagandojnė kundėr kryengritjes. Asokohe luftime sporadike u zhvilluan kryesisht nė zonėn Lezhė Mirditė - Breg i Matit, tė drejtuar nga Gjeto Coku, Zef Arapi etj, dhe nė zonėn Tiranė Shijak - Krujė, tė udhėhequr nga Abdi Toptani. Nė Shqipėrinė jugore u formuan ēeta tė udhėhequra nga Spiro Bellkameni, Themistokli Gėrmenji, Sali Gjuka, Dervish Hima, Muharrem Rushiti etj. Pra nė korrik tė atij viti mund tė themi se kryengritja ishte shtrirė pothuajse nė tė gjitha trevat shqiptare, qė nga Mitrovica nė veri e deri nė Ēamėri nė jug tė Shqipėrisė.13
Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, portėn e lartė dhe pallatin sulltanor e futi nė njė krizė tė rėndė, sepse tė gjitha masat qė i morėn pėr ta shtypur kryengritjen dėshtuan. Nė kėto rrethana, kur Turqia ishte nė luftė/qė nga fundi i shtatorit 1911/ edhe me Italinė, qeveria xhonturke nė krye me Said Pashėn u detyrua tė jepte dorėheqje dhe me 22 korrik u formua qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri pėr tė ulė tensionet, dha urdhėr qė tė ndėrpriten tė gjitha operacionet ushtarake kundėr kryengritėsve nė Kosovė dhe vendosi qė tė hynte nė bisedime me udhėheqėsit shqiptarė. Kėshilli i Ministrave i Qeverisė turke mė 24 korrik e caktoi njė komision qeveritar nė krye me Ibrahim Pashėn dhe e dėrgoi nė Kosovė. Nė kėto rrethana tė reja, pėr tė gjithė udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare, nė Veri e nė Jug tė vendit, u bė edhe mė e domosdoshme nevoja qė tė krijonin njė unitet brenda vetvetes dhe tė dilnin me njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.
Pėr kėtė qėllim mė 30 korrik udhėheqėsi i kryengritjes Hasan Prishtina lėshoi njė thirrje mė titullin Vėllazėn tė dashtun dhe tė nėnshkruar nga Atdhetarėt e vėrtet tė Kosovės. Nė kėtė dokument u bėhej thirrje qarēeve atdhetare tė tė katėr vilajeteve shqiptare qė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre, njerėz atdhetarė e me randėsi, nė njė mbledhje, ku do tė vendosej pėr kėrkesat politike - kombėtare, qė do t“i paraqiteshin komisionit qeveritar turk, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo thirrje u pėrkrah fuqimisht nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt edhe porositėn komitetet e Shqipėrisė sė Mesme qė t“i nisin pėr Kosovė pėrfaqėsuesit nga tė gjitha krahinat, por pėr fat tė keq pėrfaqėsuesit nga kėto vise shqiptare nuk arritėn tė vinin nė Prishtinė
Krijoni Kontakt