Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kryengritja e Pėrgjithshme Shqiptare e vitit 1912

    Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912

    Shkruan:Sheradin BERISHA

    Dihet mirėfilli se sundimi pesė shekullor i Perandorisė Osmane nė Ballkan, pėrfundoi me kryengritjen e pėrgjithshme shqiptare tė vitit 1912. Nisma pėr organizimin e kėsaj kryengritjeje tė pėrgjithshme u morė pas kėshillimeve qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės, tė cilėt mė 12 janar 1912 thirrėn nė Pera Palace(Stamboll) njė takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej Libohovėn, Aziz Pashė Vrionin, Sylejman bej Vlorėn dhe Esat pashė Toptanin.

    Tė pranishmit u morėn vesh dhe thirrėn njė mbledhje mė tė zgjeruar nė shtėpinė e Syreja be Vlorės, nė lagjen”Taksim” tė Stambollit. Nė kėtė mbledhje pėrveē tė lartėpėrmendurve morėn pjesė edhe Bedri Pejani si procesmbajtės, Mustafė Asim Kruja dhe dy-tre tė tjerė, qė asokohe punonin nė Stamboll. 1

    Mbledhja e Taksimit nxori vendimin se shqiptarėt, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė dhe pastaj tė pėrhapet nė krahinat tjera tė Shqipėrisė. Hasan Prishtina u ngarkua nga mbledhja, qė tė organizonte kryengritjen fillimisht nė Kosovė, E.Toptani u zotua se do tė ngrihte nė kryengritje Shqipėrinė e mesme dhe Mirėditėn,ndėrsa S.Vlora, M.Libohova dhe A.Vrioni, Shqipėrinė e jugut. Ndėrkaq Ismail Qemali u caktua tė siguronte armė dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane.2

    Njėkohėsisht me pėrgaditjen e kryengritjes shqiptare filloi edhe fushata e zgjedhjeve parlamentare nė Turqi, sepse xhonturqit e shpėrndanė parlamentin, mė 18 janar 1912, pėr shkak tė opozitės sė fortė qė ishte krijuar nė tė. Masat e marra nga xhonturqit dhe zgjedhjet e fituara me manipulim e acaruan edhe mė shumė gjendjen nė Shqipėri.

    Tė shtyrė nga gjendja e rėndė nė Shqipėri, autoritetet xhonturke do tė dėrgonin nė viset shqiptare njė komision qeveritar, tė kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu, kinse pėr tė pėrgaditur reforma administrative, por detyra e tij kryesore ishte t“i bindė shqiptarėt qė tė heqin dorė nga lėvizja kryengritėse. Ky komision nė Kosovė nuk u mirėpritė dhe mė 7 mars derisa karvani i ministrit turk, po kalonte nė rrugėn Pejė-Gjakovė i shoqėruar nga dy batalione, nė afėrsi tė fshatit Strellc u sulmua nga forcat kryengritėse shqiptare. Edhe forcat e shumta qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr t“i hapur rrugėn komisionit, u sulmuan fuqishėm nga kryengritėsit dhe vetėm me pėrdorimin e artilerisė sė rėndė, pas tri ditė luftimesh,arritėn tė hapin rrugėn deri nė Prizren. Po ashtu sulme tė fuqishme kundėr misionarit turk, u kryen edhe nė Lumė, gjatė udhėtimit tė tij nga Prizreni nė Shkodėr. Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane, vazhduan gjatė krejt rrugėtimit tė Haxhi Adil beut, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, deri nė Manastir e Janinė.3 Situata e acaruar edhe mė shumė pas vizitės sė ministrit turk, bėri qė udhėheqėsit shqiptarė t“i bashkėrendojnė veprimet pėr zgjerimin e kryengritjes dhe pėr kėtė qėllim u mbajtėn shumė takime tė krerėve shqiptar.

    Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina nga Shkupi shkoi nė Drenicė dhe nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz mbajti njė tubim me gjithė parinė e Drenicės. Nė njė letėr tė drejtuar krenėve tė Kosovės Hasan Prishtina do tė shkruaj:”Tue u bind se politika Jeni turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklarue nė parlament(nė parlamentin turk – Sh.B), po e ngrehi sot flamurin e kryengritjes kundra sundimit tė Turkisė”.(Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 – H.Prishtina)

    Tubime tė besė-lidhjes ato ditė u mbajtėn edhe nė rrethet e Llapushės (Pėrkorubės), tė Podgurit, tė Rekės sė Gjakovės, tė Rekės sė Allagjes, Pozharit etj. Nė tė gjitha kuvendet e besėlidhjes u bė betimi pėr luftė mbi bazė tė tekstit tė betimit tė hartuar nga vet Hasan Prishtina: ”Bajmė be e japim besėn e burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoftė nevoja kemi me ba kurban me duer t“ona robėt e femit t“anė”.4

    Nė kėto kuvende u lidhė besa pėr tė bashkėvepruar nė kryengritjen e pėrgjithshme qė kishte nisur kundėr Turqisė. Udhėheqėsit e kryengritjes nė Malėsi tė Gjakovės si: Bajram Curri, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani, Zog Abdyli, Miftar Syla etj, ndonėse qysh nė prill 1912 ishin pėrballur me forcat turke nė malėsi, pas njė organizimi tė mirėfillt, mė 11 maj i sulmuan kėto forca edhe nė Gjakovė. Qysh nė prill 1912 edhe lumjanėt tė udhėhequr nga Ramadan Zaskoci e Islam Spahiu kryen njė aksion, duke vrarė kryetarin e Klubit Xhonturk, dhe liruan tė gjithė tė burgosurit nė Prizren, ndėrsa nė Has u spraps njė ekspeditė ushtarake e ardhur nga Gjakova.5 Mė 10-11 maj kryengritja shpėrtheu edhe nė rrethinat e Pejės, ndėrsa me 17-19 maj ajo u zgjerua nė Drenicė, Mitrovicė, Llap, Prishtinė e Gjilanė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės, Isa Boletinit, Sadik Rama-Gjurgjevikut, Ahmet Delisė, Zejnullah Vuēiternės, Xhemail Prishtinės, Idriz Seferit etj.

    Zgjerimi i kryengritjes shqiptare nė Kosovė e gjithandej Shqipėrisė, shtroi si detyrė tė ngutshme bashkimin e tė gjitha forcave shqiptare rreth njė programi politik kombėtar. Pėr kėtė qėllim me nismėn e Hasan Prishtinės, nga 21 deri mė 25 maj 1912 nė Junik u mbajt njė Kuvend i madh, ku u mblodhėn 250 pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Kosovės, nga nga krahina e Lumės6 si dhe pėrfaqėsues nga sanxhaku i Dibrės, i Shkodrės, i Elbasanit dhe nga krahinat e jugut. Nė kuvend morėn pjesė mjaftė elementė turkomanė, qė mbronin interesat e xhonturqėve, si dhe pėrkrahės tė partisė turke ”Hyriet ve Itilaf”(Liri e Marrėveshje)e qė quheshin itilafistė, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė programit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr autonominė e Shqipėrisė.

    Megjithė kundėrshtimet e turkomanėve, Hasan Prishtina i pėrkrahur nga Bajram Curri e shumė tė tjerė, pėrcaktoi masat organizative dhe hartoi njė program politik tė kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi (krahu patriotik) dhe pastaj iu dorėzua qeverisė sė Stambollit. Programi pėrmbante 6 pika, tė cilat ishin tė njejta me kėrkesat e Gėrēės tė 23 qershorit tė vitit 1911.

    Kėrkesat ishin, qė:

    1.T“i ipet Shqipėrisė autonomi.

    2.Nė tėrė shqipėrinė tė ngrihet flamuri i Shqipėrisė.

    3.Gjeneral guvernatori i Shqipėrisė tė zgjidhet nga stėrnipėrit e pronėsorėve/princėrve/shqiptarė.

    4.Nėnpunėsit, tė cilėt nuk janė shqiptarė tė nxiren nga buka/nga puna/dhe tė kėmbehen me shqiptarė.

    5.Gjuha zyrtare tė jetė shqipja me shkrimin kombiar.

    6.Mbarimi i kėtyre kėrkimeve tė sigurohet prej Fuqive tė Mėdha.7
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 04-06-2007 mė 18:13
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Vendimet e Kuvendit tė Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare. Kėto vendime u pėrkrahėn edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve tjera tė Shqipėrisė. Pas Kuvendit tė Junikut qeveria turke mori masa tė reja ushtarake pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Ajo nė Kosovė angazhoi forca tė shumta ushtarake nė krye me Fadil Pashėn. Nė Ferizaj solli tri regjimente tė Divizionit I tė Stambollit; nė Mitrovicė njė regjiment tė plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri artilerie; nė Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė regjiment tjetėr kėmbėsorie. Nė Gjakovė kishte njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore dhe njė batalion pushkatarėsh; nė pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė e nė Guci kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment nizamėsh e njė kompani mitralozėsh... Nė fundin e majit 1912 kryengritėsit shqiptar filluan veprimet e organizuara luftarake kundėr trupave ushtarake turke.

    Sipas planit luftarak tė Kuvendit tė Junikut u vendos tė hapeshin katėr fronte kryesore kundėr forcave turke.

    1.Grupi i Rrafshit tė Dukagjinit pėrfshinte kryengritėsit e Plavės, Gucisė, Rugovės, Tropojės, Pejės, Gjakovės, Rahovecit dhe kryesohej nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hasan Ferri i Plavės, Bajram Daklani, Zefi i Vogėl etj.

    2.Grupi Drenicė – Vuēitern, udhėhiqet nga atdhetari Ahmet Prekazi, Xhemal Berisha, Zejtullah Vuēiterni etj.

    3.Grupi verilindor i Kosovės kryesohej nga Isa Boletini dhe patriotėt, si: Xhemal Prishtina, Beqir Vuēiterni, Nazmi Gafurri, Tahir Uka, Salih Emini, Shahin Prapashtica, i Llapit etj.

    4.Dhe grupi i katėrt i kryengritėsve, kryesohej nga : Idriz Seferi, Hasan Hysen Budakova, Islam Spahiu i Lumės, Ramė Pira, Islam Pira, Tahir Berisha, Sefė Reēica, Isuf Mirashi, Ive Marku, Ismail Bishku, mga Kamenica, Durrajt e Kaēanikut, Mehmet derralla e tjerė.8

    Udhėheqėsi i Kryengritjes sė pėrgjithshme, Hasan Prishtina me 7 qershor 1912 edhe njė herė do t“i drejtohet me njė thirrje, tė gjithė shqiptarėve atdhedashės dhe botės sė qytetėruar, nė tė cilėn theksonte, se: ”Sot Shqipėria Veriore dhe Jugore i kanė rrokur armėt, qė me anė tė kryengritjes t“i fitojnė tė drejtat e natyrshme dhe tė siguruara me ligjė, tė cilat iu janė mohuar. Ajo dėshiron dhe pret ndihmėn nga tė tė gjithė bashkėatdhetarėt dhe nga bota e kulturuar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janė afruar ēastet kur do tė vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose liria e saj”.9

    Nė qershor-gusht 1912 shtypi bullgar njoftonte gjerėsisht pėr zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e kryengritjes nė Kosovė... Ato shkruanin se ”si rezultat i masovizimit tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare, ato ditė kishte filluar dezertimi i ushtarėve, oficerėve, xhandarėve dhe nėnpunėsve tė mesėm e tė lartė shqiptar tė cilėt u bashkuan me forcat kryengritėse. Me kryengritėsit kishin filluar tė bashkohen edhe bejlerėt dhe agallarėt shqiptar. “10

    Nė qershor-korrik 1912 kryengritja shqiptare u shtri nė tėrė Kosovėn deri nė Lumė e nė Tetovė. Luftime tė ashpra mė 9 korrik pati sidomos nė Qafėn e Prushit(nė jugperėndim tė Gjakovės), ku malėsorėt kryengritės tė Krasniqes, Gashit, Hasit dhe Bytyqit, tė udhėhequr nga Bajram Curri, sulmuan dhe shpartalluan 4 batalione turke qė ishin pėrqėndruar aty. Pas luftimeve tė vazhdueshme, mė 17 korrik kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa bėrė rezistencė forcat armike. Nė fund tė qershorit kryengritėsit shqiptar,tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Sadik Rama-Gjurgjeviku, Isa Boletini, Ahmet Delia-Prekazi, Zejnullah Vuēiterna, Xhemail Prishtina etj, u hodhėn nė sulm nė zonėn Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e Shalės, tė Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēitėrnės, lidhėn besėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicės, dy batalione ushtarėsh osmanė. Nga data 30 qershor deri mė 3 korrik1912, Isa Boletini nė fshatin Boletinė e rrethinė pėrballoi me sukses njė sulmė tė trupave osmane, tė pajisur me artileri tė rėndė. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua mė 12 korrik nė hyrje tė Fushės sė Llapit,nė “Grykė tė Kulinės”. Me kėtė rast forcat osmane nė krye me Fadil Pashėn nga Prishtina u nisėn drejt kėsaj zone nga dy drejtime pėr t“i futur kryengritėsit shqiptar nė mes dy zjarresh. Mirėpo kryengritėsit, tė pėrbėrė nga 2000 veta, rezistuan fuqishėm, pėr gjashtė orė rresht dhe nė kėto luftime forcat turke patėn humbje tė konsiderueshme. Njė betejė tjetėr e pėrgjakshme u zhvillua edhe nė fshatin Brabaniq, mė 19 korrik 1912 ku kryengritėsit shqiptar fituan kundėr regjimenteve turke, tė cilat u detyruan tė kthehen nė Mitrovicė. Nė flakėn e luftės numri i kryengritėsve u shtua nė mijėra veta. Nė kėtė kohė kryengritėsit kishin formuar 3 gjini ushtarake: kėmbėsorinė-me 4 regjimente; kalorėsinė-me 1 regjiment dhe artilerinė-me 1 regjiment, ndėrkohė qė formohen edhe 4 regjimente nė Mitrovicė, 2 regjimente nė Vushtrri, 2 regjimente nė Llap, 2 regjimente nė Drenic dhe nga 1 regjiment nė Artakoll dhe Gallap.11

    Forcat kryengritėse pasi ēliruan Gjakovėn..., gjatė pjesės sė dytė tė korrikut do tė ēlirojnė tė gjitha qytetet tjera tė Kosovės. Kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nga Rrafshi i Dukagjinit kalojnė nėpėr Drenicė dhe ia mėsyjnė Prishtinės, dhe mė 21 korrik futen nė Prishtinė pa rezistencė, sepse komandanti i ushtrisė turke nė Prishtinė Ismajl Fadil Pasha, nė momentin e fundit(pėrkundėr pėrgaditjeve pėr mbrojtjen e qytetit)u tėrhoq nga pozicionet mbrojtėse dhe qytetin e dorėzoi pa luftė. Mė 22 korrik u ēlirua Pazari i Ri dhe prej aty forcat e komanduara nga Isa Boletini mė 27 korrik u futėn nė Mitrovicė pa luftė. Pas Mitrovicės u ēlirua Vuēiterna dhe kryengritėsit mė pastaj marshuan pėr Prishtinė. Nė viset juglindore tė Kosovės rreth 2 mijė kryengritės tė drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn nė Kuvendin e Pozharanit, nisėn sulmet kundėr forcave osmane dhe ēliruan Gjilanin e Bujanovcin me rrethinė dhe qė kėtej ata mė 29 korrik iu bashkuan forcave kryengritėse tė pėrqėndruar nė Prishtinė. Asokohe afėr 30 mijė kryengritės, me gjithė mungesėn e ushqimeve, tė veshmbathjeve e sidomos tė materieleve luftarake,po marshonin nė tė gjitha anėt e Kosovės, edhe pse kishin pėrballė rreth 70 mijė ushtarė osman tė armatosur mirė dhe tė pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie. Kryengritėsit shqiptar kudo ku hynė u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia vendėse dhe menjėherė ngritnin organet e pushtetit lokal pėr vendosjen e rendit .12

    Kryengritja shqiptare nė korrik 1912 u shtri pjesėrisht edhe nė viset tjera tė Shqipėrisė, por jo sipas marreveshjes sė bėrė nė takimin e Taksimit nė Stamboll, sepse pashallarėt Toptani e Vrioni dhe bejlerėt Libohova e Vlora, jo vetėm qė e shkelėn fjalėn e betimin e dhėnė, por pėr mė keq filluan tė propagandojnė kundėr kryengritjes. Asokohe luftime sporadike u zhvilluan kryesisht nė zonėn Lezhė – Mirditė - Breg i Matit, tė drejtuar nga Gjeto Coku, Zef Arapi etj, dhe nė zonėn Tiranė – Shijak - Krujė, tė udhėhequr nga Abdi Toptani. Nė Shqipėrinė jugore u formuan ēeta tė udhėhequra nga Spiro Bellkameni, Themistokli Gėrmenji, Sali Gjuka, Dervish Hima, Muharrem Rushiti etj. Pra nė korrik tė atij viti mund tė themi se kryengritja ishte shtrirė pothuajse nė tė gjitha trevat shqiptare, qė nga Mitrovica nė veri e deri nė Ēamėri nė jug tė Shqipėrisė.13

    Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, portėn e lartė dhe pallatin sulltanor e futi nė njė krizė tė rėndė, sepse tė gjitha masat qė i morėn pėr ta shtypur kryengritjen dėshtuan. Nė kėto rrethana, kur Turqia ishte nė luftė/qė nga fundi i shtatorit 1911/ edhe me Italinė, qeveria xhonturke nė krye me Said Pashėn u detyrua tė jepte dorėheqje dhe me 22 korrik u formua qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri pėr tė ulė tensionet, dha urdhėr qė tė ndėrpriten tė gjitha operacionet ushtarake kundėr kryengritėsve nė Kosovė dhe vendosi qė tė hynte nė bisedime me udhėheqėsit shqiptarė. Kėshilli i Ministrave i Qeverisė turke mė 24 korrik e caktoi njė komision qeveritar nė krye me Ibrahim Pashėn dhe e dėrgoi nė Kosovė. Nė kėto rrethana tė reja, pėr tė gjithė udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare, nė Veri e nė Jug tė vendit, u bė edhe mė e domosdoshme nevoja qė tė krijonin njė unitet brenda vetvetes dhe tė dilnin me njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Pėr kėtė qėllim mė 30 korrik udhėheqėsi i kryengritjes Hasan Prishtina lėshoi njė thirrje mė titullin ”Vėllazėn tė dashtun” dhe tė nėnshkruar nga ”Atdhetarėt e vėrtet tė Kosovės”. Nė kėtė dokument u bėhej thirrje qarēeve atdhetare tė tė katėr vilajeteve shqiptare qė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre, ”njerėz atdhetarė e me randėsi”, nė njė mbledhje, ku do tė vendosej pėr kėrkesat politike - kombėtare, qė do t“i paraqiteshin komisionit qeveritar turk, nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo thirrje u pėrkrah fuqimisht nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, tė cilėt edhe porositėn komitetet e Shqipėrisė sė Mesme qė t“i nisin pėr Kosovė pėrfaqėsuesit nga tė gjitha krahinat, por pėr fat tė keq pėrfaqėsuesit nga kėto vise shqiptare nuk arritėn tė vinin nė Prishtinė
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Mė 1 gusht Ibrahim Pasha, nė Prishtinė zhvilloi bisedime me udhėheqėsit e kryengritjes. Qysh nė fillim Hasan Prishtina14, para komisionit qeveritar turk dėnoi ashpėr barbarizmat e ushtrisė turke dhe parashtroi kėto kėrkesa:

    1.Tė njifen zyrtarisht kufijtė e Shqypnis;

    2.Autoritetet civile e ushtarake tė ken kombsinė shqyptare;

    3.Ushtria shqyptare tė shėrbejė nė Shqypni e tė jetė komanda prej officirvet shqyptarė dhe

    4.Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhėn shqype.15

    Ibrahim Pasha kėto kėrkesa i quajti tė papranueshme dhe i cilėsoi si hap pėr t“u shkėputur nga Perandoria Osmane. Ai punoi nė pėrēarjen e udhėheqjes sė kryengritėsve dhe si rezultat i kėsaj, platforma kombėtare e shtruar nga Hasan Prishtina, nuk u pėrkrah nga elementėt e lėkundur, si Riza bej Kryeziu..., si edhe nga paria turkomane e Prishtinės. Pėr ta pėrēarė kreun e kryengritėsve shqiptar, punonin natė e ditė jo vetėm agjentura serbe, por edhe agjenturat e shteteve tė tjera ballkanike dhe evropiane.16 Pėrkundėr mospranimit tė kėrkesave, si pasojė e kaosit, qė ishte shkaktuar nė Stamboll, edhe nga kryengritja shqiptare, mė 5 gusht qeveria u detyrua ta shpėrndaj parlamentin turk.

    Nė kėto rrethana udhėheqėsit shqiptar Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi etj, pėr t“iu shmangur ndikimit tė elementėve turkomanė mė 4 gusht, do tė marshojnė me 30 mijė kryengritės nė drejtim tė Shkupit dhe do tė pėrqėndrohen nė Ferizaj.


    Kryengritėsit shqiptar nė rrethinat e Ferizajit

    Mė 6 gusht nė Ferizaj pėrfaqėsuesit e kryengritjes mbajtėn edhe njė Kuvend, ku edhe njė herė aty u kundėrshtua ideja e Hasan Prishtinės, nga Riza bej Kryeziu, Isa Boletini..., pėr mėvetėsinė e Shqipėrisė nga Perandoria osmane, e cila veē po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Pėr tė mėnjanuar pėrēarjen nė udhėheqjen shqiptare, Hasan Prishtina mori njė hap jo avansues, nė tė vėrtet i zbuti vendimet e Kuvendit tė Junikut, duke hartuar njė memorandum me 14 kėrkesa tė modifikuara, tė ashtuquajtura si ”14 kėrkesat e Hasan Prishtinės”.

    Nė memorandum kėrkohej, qė:

    1.Me pėrdorue nė Shqypni nėnpunės tė praktikuem qė dijnė gjuhėn e zakonet e vendit.

    2.Me ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e Makedoni, pėrjashta kohės sė luftės.

    3.Me ba me vu nė zbatim ligje, tue bazue nė ligjet e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnji fryt prej organizimit tė drejtėsisė.

    4.Me i dhanė shqiptarėve armėt e nevojshme e moderne,mėnyra e tė damit tė cilave do t“i pėrkiste qeveris. (Do t“u bajshin ndėr vende tė randėsishme deposita armėsh, tė cilat,nė rast tė nevojės, do tė mund t“i merrshin shqyptarėt).

    5.Me themelue e me hap shkolla reale nė tė gjitha prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė Manastirit,tė Shkodrės, e tė Janinės qė numrojnė ka nji popullsi ma se 300 000 frymėsh; me hap edhe shkolla bujqėsie si dhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhėn e vendit.

    6.Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja.

    7Me kenė i lirshėm nė Shqypni e tė themeluemit e shkollave private.

    8.Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjimnaze.

    9.Me i dhanė randėsi tė posaēme tregėtisė, bujqėsisė e punėve botore si dhe me plotėsue e me pėrhap udhėt e hekurit.

    10.Me vu nė veprim organizimin e krahinave.

    11.Me u kujdesue me ruejt ma fort se pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare.

    12.Me shpallė amnistinė(faljen e pėrgjithshme), pa veshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė marrė pjesė nė kryengritje pėr komandantat, oficjerat, nėnpunėsit ushtarėt qė kanė lanė ushtrinė e vendet e veta si edhe pėr tė liruemit e t“ikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes.

    13.Me u dhanė ēdamin mbas ēmimit tė vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjithė ato shpija qė u prishėn ma para e nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si edhe pėr ata qė u prishėn e u rrėnuen kėsaj here.

    14.Me i marrė nė gjyqė tė naltė pjestarėt e kabinetit tė Haki e tė Seit pashės.17

    Mė 9 gusht, me rastin e dorėzimit tė Memorandumit, komisionit turk iu dha ultimatum qė brenda 48 orėsh tė pranohen kėrkesat e shtruara, nė tė kundėrtėn forcat kryengritėse do tė marshonin nė drejtim tė kryeqendrės sė Vilajetit tė Kosovės - Shkupit.

    Me kėto kėrkesa, edhe pse nuk kėrkohej drejtėpėrdrejtė shkėputja nga Turqia, megjithatė Ibrahim Pasha nuk dha pėrgjigje. Prandaj, edhe kryengritėsit shqiptar nga Ferizaji dhe rrethinat e tij marshuan nė drejtim tė Shkupit, nėpėr Grykėn e Kaēanikut, nga Mali i Zi i Shkupit.

    Futja e kryengritėsve nė Shkup

    Sė kėndejmi Grupi i parė i udhėhequr nga Zefi i Vogėl dhe Bajram Daklani mė 11 gusht u nisėn me tren dhe brenda ditės hynė nė Shkup; mė 13 gusht hyri njė grup tjetėr; ndėrsa njė ditė mė vonė(14 gusht) hynė edhe 6 mijė forca qė drejtoheshin nga Bajram Curri. Sipas gazetės”Shkupi”tė datės 19 shtator 1912 forcat kryengritėse shqiptare nė Shkup u futėn me kėtė renditje: ”Bajram Daklani me 200 pushkė, Bajram Curri e Halim bej Gjakova me 5000 pushkė; Riza Beu me 700 pushkė; Sali Gjilani me 1000 pushkė; Halim bej Tetova me 2000 pushkė; Shani bej e Islam Spahija(nga Luma)me 4000 pushkė; Isa Boletini e Mendu Beu nga Shkupi me 3000 pushkė; Qerim Beu e Bahri Beu me 2000 pushkė; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkė; Mė 18 gusht 1912 njė ditė pasi qeveria turke i kishte pranuar kėrkesat e memorandumit, nė Shkup hyri edhe delegacioni nga Vilajeti i Shkodrės: Avdi be toptani, Marka Gjoni, Riza dani, Mane be lezha e Mustafė Hasimi me 100 pushkė”.18 Bajram Curri sapo hyri nė Shkup, hapi dyert e burgut dhe liroi 960 tė burgosurit qė ishin aty, pastaj hapi depot e armėve dhe i armatosi tė gjithė ata kryengritės qė kishin shkuar vullnetarisht nė Shkup. Ato ditė nga Shkupi grupe kryengritėsish marshuan edhe drejt Tetovės, Kumanovės e Preshevės dhe kėshtu u ēliruan tė gjitha tokat e Vilajetit tė Kosovės nga sundimi osman.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr demobilizimin e kryengritėsve shqiptar dhe braktisjen nga Shkupi

    Kryengritėsit shqiptar ndonėse arritėn ta ēlirojnė Kosovė nga perandoria osmane, Fuqitė e Mėdha: Rusia,Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia... duke qenė kundėr interesave shqiptare, intensifikuan fuqishėm aktivitetet e tyre diplomatike, pėr tė penguar realizimin e formimit tė njė shtetit shqiptar(me kufij etnik) nė Ballkan.

    Kjo diplomaci ato ditė i sugjeroj edhe qeverisė turke, qė ta bėjė sa mė parė njė marrėveshje formale me shqiptarėt, nė mėnyrė qė ta zbehin vendosshmėrinė e tyre pėr luftė nė tė ardhmen.

    Dhe qeveria e Stambollit mė 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(pėrmes njė deklarate-tė pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kėrkesat e shqiptarėve, por edhe disa ndryshime tjera jo pa rėndėsi. Kėshtu, pėrveē qė nuk u pranuan dy pikat: kthimi i armėve dhe nxjerrjen para gjyqit tė Haki dhe Said Pashės, nuk pėrmendeshin as emrat Shqipėri e shqiptar, dhe koncesionet do tė zbatoheshin vetėm nė tri vilajete, nė vilajetin e Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės,por jo edhe nė atė tė Shkodrės. Porta e Lartė madje s“dha asnjė garanci pėr zbatimin edhe tė atyre kėrkesave, qė u shpallėn si tė pranuara prej saj.

    Nė kontekst tė kėtyre zhvillimeve politike,nė prapaskenė vepronte aktivisht edhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha. Pėr t“i dekurajuar plotėsisht kryengritėsit shqiptar, ato ditė gushti dy diplomatė, njėri rus e tjetri austrohungarez, do t“i komunikojnė Hasan Prishtinės se repartet ushtarake shqiptare duhet tė demobilizohen, sepse ēfardo rezultati tė ketė lufta ndėrrim tė kufijėve tė perandorisė osmane(Turqisė evropiane)nuk ka!!”19 Me kėtė ultimatum tė Fuqive tė Mėdha u dėshmua qartė se kur janė nė pyetje tė drejtat e shqiptarėve, ēdo marrėveshje nė mes tė shqiptarėve dhe Turqisė nuk do tė pranohet pa u inkuadruar edhe pala e tretė

    Dhe nė kėto rrjedha dramatike, pėr t“i larguar sa mė shpejtė kryengritėsit shqiptar nga Shkupi e gjetiu, u aktivizuan agjentė tė ndryshėm tė cilėt pėrhapnin kudo panik, duke lansuar madje edhe shpifje tė llojllojshme, si: Shkau na ra nė shpia e na ēka bajmė kėtu; se Mali i Zi ka arritur deri nė Beranė; ushtria bullgare ėshtė pėrqėndruar nė kufi etj. Sipas tė dhėnave sekrete, udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare nė fund tė gushtit 1912 me lot nė sy do tė urdhėronin demobilizimin e forcave tė armatosura shqiptare dhe largimin e tyre nga Shkupi pėr nė shtėpitė e tyre. Gazeta”Liria e Shqipėrisė” mė 29 gusht 1912 pėr kėtė akt, tė pamenduar mirė tė krerėve shqiptar shkruante: ”Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara, vėrtet mund tė quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi... ”Para se tė largoheshin, kryengritėsit shqiptarė miratuan njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet: ”Nevej ikim nga qyteti duke i zėnė besė fjalės sė qeverisė. Do tė presim gjer mė 5 tė shtatorit. Po tė mos mbarohen premtimet, neve sado qė nuk lėmė ndonjė tė besuar nga ana jonė, do tė urdhėrojmė pėrsėri dhe do tė mos kėrkojmė autonomi, po do tė ndahemi pėrgjithmonė nga sundimi i Imperatorisė Otomane!” Kėtė deklaratė e nėnshkruan: Isa Boletini i Mitrovicės, Sali Aga dhe Idriz Seferi i Gjalanit, Bajram Curri dhe Riza Begu i Gjakovės, Islam Spahija i Lumės* dhe Musa e Jahja Prizreni.20

    Pas disa javėsh qielli i Kosovės do tė nxihej nga njė agresion i ri, madje shumė mė i rrezikshėm se ai turk, nga agresioni i shteteve ortodokse-sllave tė Ballkanit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Krijimi i “aleancės ballkanike” pėr pushtimine tokave shqiptare

    Pas sukseseve tė kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare, tani mė Ballkani u shndėrrua nė njėrėn nga pikat mė tė nxehta tė Evropės. Pėr faktin se aty gėrshetoheshin interesat e Fuqive tė Mėdha,si tė: Rusisė, Francės, Austro-Hungarisė, Anglisė, Gjermanisė, Italisė, por gjithėsesi edhe tė shteteve sllave tė kėsaj siujdhese ballkanike. Dhe pikėrisht ishin teritoret shqiptare, qė nxitėn diplomacinė e kėtyre shteteve pėr tė punuar nė rrugė tė ndryshme rreth ndryshimit tė kufijve(duke i coptuar ato)nė dobi tė shteteve sllave tė Ballkanit, edhe pse ju kishin deklaruar udhėheqėsve tė kryengritjes shqiptare nė Shkup, se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve ”tė turqisė evropiane”. Nė tė vėrtet disa shtete si Rusia dhe austro-hungaria qysh nė shekullin XIX kishin bėrė marrėveshje reciproke por edhe konventa sekrete me Serbinė nė dėmė tė interesave tė shqiptarėve.21 Asokohe bartėse e veprimeve politike e diplomatike antishqiptare ishte diplomacia ruse.Ministria e Punėve tė jashtme tė Rusisė, si ēėshtje parėsore kishte pėrfitimin e Fuqive tjera tė Mėdha, nė pėrpjekjet e saj pėr tė bashkėrenduar veprimet politike tė tyre, nė Ballkanin e trazuar. Nė fund tė shtatorit dhe nė fillim tė tetorit 1912 diplomati rus Sazanov qėndroi nė Angli ku zhvilloi bisedime me diplomatin Eduard Grei kryesisht pėr Ballkanin, dhe z.Grei pasi mori miratimin nga Sazanovi, pėr paprekshmėrinė e interesave jetike tė Anglisė, nė Gjirin Persik... dha pėlqimin qė ta ndihmojė politikėn pansllaviste ruse nė Ballkan.22

    Pėr tė penguar realizimin e aspiratave shqiptare, Rusia cariste edhe pėrmes ambasadorit tė vet nė Beograd Nikollaj Hartvig, zhvilloi njė aktivitet tė gjithanshėm antishqiptar, ndėrkohė qė ndihmesėn mė tė madhe, synimeve sllave ua bėri edhe vet Stambolli-duke i ndryshuar kėrkesat e memorandumit tė shqiptarėve me 18 gusht nė Shkup. Gjithashtu disa muaj mė herėt, nė mėnyrė tė koordinuar nė prapaskenė,diplomatėt serbė, bullgarė, grekė etj, me ndihmėn e Rusisė e tė Francės punuan parreshtur kundėr ēėshtjes shqiptare.23

    Kėto marifetllėqe i hapėn rrugė formimit tė aleancave tė shteteve ballkanike(Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė)pėr pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Nė tė vėrtet planet serbe pėr njė luftė kundėr Portės sė Lartė kishin filluar qė nė fillim tė vitit 1912. Mė 13 mars tė atij viti, Serbia, me ndėrmjetėsimin e ambasadorit rus ne Beograd Nikollaj H.Hartvig, lidhi njė aleanc“Traktat miqėsie”me Bullgarinė 24, qė si qėllim parėsor kishte coptimin e tokave shqiptare dhe pengimin e formimit tė ēfardo shteti shqiptar nė Ballkan. Sė kėndejmi sipas nenit 2 tė njė aneksi sekret tė kėtij traktati, Bullgaria i njihte tė drejtėn Serbisė mbi territoret shqiptare nė veriperėndim tė bjeshkėve tė Sharrit, kurse serbia i njihte Bullgarisė tė drejtėn mbi territoret nė lindje tė Rodopeve dhe tė lumit Struma. Ndėrkaq, territori midis kėtyre viseve si dhe arqipelagut tė Ohrit, tė lumit Drin dhe Masivit tė Karadakut mbetej pėr njė kohė tė pacaktuar tė organizohej mbi parimin e autonomisė nėn mbikqyrjen e carit tė Rusisė.25

    Nė maj tė vitit 1912 u bė afrimi midis qeverive bullgaro-greke dhe asaj serbo-greke dhe sė fundi, pas bisedimeve tė carit rus me Kral Nikollėn nė kėtė aleancė u fut edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė ”aleancės...” nė emėr tė luftės kundėr ”robėrisė osmane” nė tetor 1912 do tė nisin luftėn e parė ballkanike pėr pushtimin dhe coptimin e tėrėsisė sė tokave shqiptare. Sė kėndejmi, mund tė konkludojmė se Diplomacia evropiane derisa mė 18 gusht 1912, nuk e pranoj rezultatin e luftės ēlirimtare tė shqiptarėve dhe vėnjen e kufijve, pas disa muajsh nė konferencėn e Londrės, po ajo diplomaci do tė pranojė ndėrrimin e kufijve nė dobi tė shteteve ortodokse tė Ballkanit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dhėnia e alarmit pėr rrezikun nga coptimi i tokave shqiptare

    Pėr ta alarmuar popullin shqiptar dhe tė gjitha kancelaritė e Evropės, pėr rrezikun qė po i kanoset trojeve etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup(nė shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka), Komiteti “Shpėtimi” qė nė popull njihej edhe si ”Komiteti i Shpėtimit Kombėtar” dhe organizata ”Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” mbajtėn njė mbledhje tė jashtėzakonshme. Nė kėtė mbledhje, tė kryesuar nga Nexhip Draga, e ku morėn pjesė: Mithat Frashėri, Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj, pasi u konkludua se ”Turqia po i numėronte ditėt e fundit nė Ballkan...” u morėn kėto vendime:

    “1.Me ia drejtue njė proklamacion Fuqive tė Mėdha.

    2.Me formue njė delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej lidhnisė qė patėn ba me Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin e Zi pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave osmane nė Shkodėr).

    3.Ky delegacion ka me pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me krahinat e tjera tė Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit.”26

    Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, mė 16 tetor 1912 nė Shkup konsullatės austro-hungareze dhe gjermane iu dorėzua njė proklamat, ku thuhet: ”...Serbia,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur luftė me qėllim zgjerimi tokėsore ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptaret po rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si ”Stara Serbija” (“Serbia e vjetėr”dhe “Epir”, ose forma politike dhe administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė pėrbėrėse tė atdheut tonė”. Ndėrkohė edhe pėrfaqėsuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė dorėzuar njė proklamatė me vulė tė ”Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim”, nė tė cilėn thuhet: ”Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipnisė. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue pėr katėr vilajete veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė formė tė vetme qeverisjeje”27. Pas kėtyre aktiviteteve, mė 18 tetor 1912(nė ditėn e sulmit tė Serbisė nė Pėrpallac e Merdar)anėtarėt e delegacionit tė zgjedhur nė mbledhjen e Shkupit: Mithat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, e lanė Shkupin dhe duke shkuar nėpėr Mitrovicė, Pejė, Gjakovė, Has, Tejdrin, Guci, Plavė, Kurbin, Mirditė, Durrės, Tiranė, nė Elbasan e gjetiu, i dhanė frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar. Madje nė Pejė, Gjakovė, Has, Guci, Plavė... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės. Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės iu bashkua Dom Nikollė Kaēorri, nė Krujė-Mustafė Asimi(Kruja), nė Tiranė Abdi bej Toptani e Syreja Vlora. Kėta tetė(8)atdhetarė tashti pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr pėrgaditjen e Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė, para se tė shkilej Shqipėria nga forcat e aleancės ballkanike. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi do tė udhėtojnė nė shtetet perėndimore. Kuvendi do tė mbahet mė 28 nėntor 1912 nė qytetin e Vlorės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Lufta e parė ballkanike-pushtimi dhe coptimi i tokave shqiptare

    Shtetet ortodokse tė "Aleancės Ballkanike" sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė, nė tetor 1912 nisėn operacionet pushtuese, ndaj trojeve shqiptare. Luftėn i pari e nisi Mali i Zi ,mė 8 tetor 1912 dhe angazhoi 34 mijė ushtarė tė komanduar nga mbreti Nikolla I. Efektivat ushtarake tė tij pėrbėheshin prej 4 divizioneve me 11 brigada kėmbėsorie(52 batalione) dhe 322 ēeta territoriale. Kjo ushtri pėr pushtimin e Shqipėrisė u nda nė tri grupime:

    -Grupimi Veri-Lindje u komandua nga gjenerali Janko Vukotiē dhe kishte pėr detyrė tė marshonte mbi pjesėn perėndimore tė Sanxhakut, tė kryente veprime luftarake sidomos nė zonėn e Novi Pazarit dhe pastaj tė marshonte nė drejtim tė Pejės e Gjakovės. Repartet e kėtyre njėsive do tė pushtonin edhe Plavėn e Gucinė.

    -Grupimi i Qendrės u komandua nga princi Danillo,i pėrbėrė nga divizioni i dytė dhe i tretė me 6 brigada kėmbėsorie dhe veprimi ushtarak pushtues ishte drejtimi Tuz-Koplik-Shkodėr.

    -Grupimi i Jugut, ose i Bregdetit pėrbėhej nga divizioni i parė kishte 3 brigada kėmbėsorie me 11 mijė ushtarė dhe misioni i tij ishte pushtimi i portės sė Shėngjinit, tė Lezhės dhe tė Shkodrės. Pas disa ditėsh, pikėrisht mė 14 tetor edhe Serbia marshoi nė drejtim tė Kosovės dhe Maqedonisė, ndėrsa pėrkrah saj mė 17 tetor Bullgaria angazhoi njė divizion prej rreth 40 mijė ushtarėsh nė drejtim tė Maqedonisė, duke synuar Kumanovėn, Shkupin e Luginėn e Vardarit. Ndėrkaq njė ditė mė vonė/18 tetor/ Greqia me njė forcė mobilizuese prej 115 mijė vetash, sulmon Shqipėrinė Jugore pėr tė pushtuar Ēamėrinė.

    Nė operacionet pėr pushtimin e Kosovės Serbia angazhoi 286 mijė forca operative me 550 armė artilerike. Kjo forcė operative ishte e strukturuar nė katėr armata.

    A)-Armata e parė qė numronte 126 mijė forca, komandohej nga princi trashėgimtar-Aleksandėr Karagjorgjeviē, me qendėr nė Vranjė dhe kjo armatė kishte 6 njėsi tė mėdha qė udhėhiqeshin nga shefi i shtabit Petar Bojoviqi. Nė kuadėr tė kėsaj armate ishin: Divizioni I i Moravės, Divizioni II i Timokut, Divizioni I dhe II i Drinės etj. Nė Armatėn e parė ishin kėto efektiva: 76 batalione, 30 eskadrone, 40 batari etj.

    B)-Armata e dytė numėronte 75 mijė forca dhe komandohej nga gjenerali Stepan Stefanoviq. Qendra e kėsaj armate e kishte zgjedhur vendkomandimin nė Qystendil. Nė efektivat e saj ishin: 40 bastalione, 5 eskadrone dhe 24 batari.

    C)-Armata e tretė pėrbėhej prej 63 mijė forcash, tė komanduar nga gjenerali Bozhidar Jankoviē (udhėheqės i organizatės ēetnike serbe "Narodna Odbrana") dhe nga shefi i shtabit koloneli Dushan Peshiq. Kjo armatė vendomandimin e kishte nė Kurshumli. Efektivat e kėsaj armate ishin: 44 batalione, 9 eskadrone dhe 25 bateri...

    D)-Pėrveē kėtyre forcave, vepronin edhe repartet ushtarake tė Ibrit e Javorit dhe ato tė Malit tė Zi, qė nė fakt pėrbėnin armatėn e katėrt, me njė efektivė prej 35 mijė forcash, me komandant-gjeneralin Mihajlo Zhivkoviē. Ky grupim ushtarak vendkomandėn e kishin nė Rashkė. Nė kėtė armatė pėrfshiheshin: 16 bateri dhe 2 eskadrone me 8 bateri tė divizionit "Shumadia" me 23-mijė veta dhe brigada "Javori" e komanduar nga kolonel M.Angjellkoviq, qė pėrbėhej nga 8 bateri, 1 eskadron dhe 3 bateri me gjithsej 12 mijė ushtarė. Komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė serbe ishte vetė mbreti Pjetėr Karagjorgjeviqi, ndėrsa shef i Shtatmadhorisė gjenerali Radomir Putnik28.

    Armata e I dhe II serbe, me urdhėr tė shefit tė Shtatmadhorisė gjeneralit Radomir Putnik, ndėrmori mėsymjen nė drejtimin: Vranjė-Kumanovė-Manastir-Elbasan(pėr tė kapur luginėn e Shkumbinit), si dhe nė drejtimin: Nish-Manastir-Selanik, tė ndihmuar nga njė divizion bullgarė, qė operonte nė kuadėr tė armatės sė II serbe.

    Ndėrkohė Armata e III kaloi nė mėsymje-nė drejtimin Kurshumli - Prishtinė - Prizren - Orosh(Mirditė) - Durrės,ndėrsa

    grupimi i IV nė drejtimet Rashkė – Sanxhak – Mitrovicė - Pejė dhe Javor-Selenicė-Prijepojė. Objektivi i afėrt i armatės sė tretė dhe grupimit tė katėrt ishte kapja e luginės sė Drinit, ndėrsa objektivi i largėt ishte lugina e Shkumbinit dhe dalja nė detin Adriatik. E tėrė kjo strategji e koncentrimit ushtarak ishte pėrcjellur me ndihmė logjistike dhe mjekėsore nga Rusia dhe Franca si dhe prej disa shteteve tė tjera evropiane.29

    Sipas planeve strategjike, forcat serbe nė drejtim tė Kosovės operuan nė dy etapa.

    1.Etapa e parė e ndarė nė dy faza, pėrfshiu operacionet pėr pushtimin e Rrafshit tė Kosovės dhe mė pas Rrafshin e Dukagjinit deri nė Luginėn e Drinit.

    2.Ndėrkaq etapa e dytė nis me mėsymjen e forcave serbe nė drejtim tė Lumės pėr tė dalur nė Adriatik.30
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Qėndresa shqiptare pėrballė ushtrisė pushtuese serbo-malazeze

    Pėrballė ushtrisė pushtuese serbe u gjendėn forcat kryengritėse shqiptare dhe disa efektiva tė vogla turke. Kryengritėsit shqiptarė ishin dislokuar nė kėto pozicione:

    1.- Nė veriperėndim tė Shqipėrisė nė gjerėsinė frontale tė qėndresės: derdhja e lumit Bunė – Hot - Kelmend, forcat shqiptare drejtoheshin nga Ded Gjo Luli;

    2. - Nė veri, nė drejtimet kryesore: Pejė – Beranė - Bjellopojė me thellėsi mbrojtjeje nga Berana deri nė Gjakovė dhe nė gjerėsi frontale tė mbrojtjes: Guci – Beranė - Plavė, forcat e qėndresės shqiptare udhėhiqeshin nga Bajram Curri, ndėrsa nė vijim-drejtimin e Sanxhakut, Pazarit tė Ri, me thellėsi mbrojtjeje nga Senica deri nė Mitrovicė dhe me gjerėsi frontale: Selenicė - Jenipazar e mbulonte Isa Boletini.

    3. -Nė verilindje, drejtimet Llap-Gollak me thellėsi nga Merdari nė Prishtinė dhe me gjerėsi frontale: Permalinė-Bujanovc i mbronin forcat shqiptare nė krye me Idriz Seferin

    4.-Nė Lindje, nga Presheva deri nė thellėsi tė Shkupit me gjerėsi frontale: Bujanovc - Gjystendil... flamurin e qėndresės e mbanin Hasan Prishtina, Mehmet Deralla i Tetovės dhe Elez Isufi i Dibrės.

    5. -Ndėrkaq me kuadrin e njė mbrojtjeje tė shkallėzuar brenda territorit, ngrihej grupimi luftarak qė mbulonte hapsirėn e bashkimit tė Drinit tė Bardhė e tė Zi (Lumė). Kėto forca vullnetare udhėhiqeshin nga patriotėt Ramadan Zaskoci ,Islam Spahija e shumė tė tjerė.31

    Mė 14 tetor 1912 forcat e Armatės III serbe ishin koncentruar nė kėto zona: Zona e Toplicės pėrfshinte Divizionin e Shumadisė nė sipėrfaqen Kurshumli - Bajė e Kurshumlisė; Divizioni i dytė i Moravės ishte i stacionuar nė terenin Merdar – Raqė; Divizioni 2 dhe 3 i artilerisė ishte i koncentruar nė zonėn: Kurshumli - Bllacė. Nė kėtė teritor ishin pėrqėndruar edhe njė bateri e rėndė topash dhe bateria 3 e tė ashtuquajturave ”haubica” qė kishin mundėsi tė gjuajnė me frekuenca tė gjata. Ndėrkaq,nė zonėn e Medvegjės ishin koncentruar: Brigada e parė e Moravės dhe Divizioni i dytė i Drinės nė territorin Ratkocer – Merkonjė - Medvegjė; brigada e parė e Moravės ishte koncentruar nė terenin Dukat - Maja e Topallės - Tullar, ndėrsa divizioni i parė malor dhe bateria e 4-t e haubicave ishte e koncentruar nė sipėrfaqen Medvegjė -Lebanė. Nga grupi i Toplicės ishin koncentruar kėto forca serbe: Divizioni I i Shumadisė nėpėr Lumin e Bajės deri nė Perpalac, me qėllim tė depėrtimit kah Podujeva dhe Prishtina. Regjimenti 11(batalioni 1 dhe 2 me baterinė e 6 fushore)ishin pėrqėndruar nė shkrepat e Dabishevcit; Regjimenti 12 ishte vendosur nė nyjėn strategjike Perpallac(batalioni 1 dhe 2)nė Shushnjakė dhe Erėlishtė deri te Kėrtoku(batalionet 3 dhe 4 me bateritė 4 dhe 5 fushore)duke marrė pozicione vrojtuese nė lidhje me njėsitė ushtarake nė Dabinoc...32 Tė gjitha kėto forca vetėm e pritnin urdhėrinė pėr tė sulmuar forcat kufitare shqiptare dhe pėr tė depėrtuar brenda nė Kosovė.

    Beteja e parė e pėrgjakshme nė mes forcave kryengritėse shqiptare dhe forcave serbe u zhvillua nga 14/15 tetor 1912, nė zonėn kufitare tė Merdares pėr t“u shtrirė mėpastaj nė tė gjitha hapsirat frontale. Nė tė vėrtet nė teritorin e Merdarit, sipas tė dhėnave serbe, aradhat ēetnike pa lejen e Komandantit tė Armatės III dhe Divizionit II tė Moravės i sulmuan forcat kufitare shqiptare, mirėpo nė kėto luftime forcat shqiptare dolėn fitues. Ndėrkohė, komanda serbe mori masa mobilizuese, por megjithatė, njė krahė tė ushtrisė e pėrfshiu paniku dhe u larguan nga fronti. Deri mė 18 tetor, me urdhėr tė komandės serbe, me qėllim tė shkaktimit tė konflikteve tė vogla, krijimit tė frikės nė popull dhe depėrtimit sa mė lehtė nė Kosovė, nė brendėsi tė Kosovės(fshehtas) u futėn katėr aradha ēetnike, si:

    1. Aradhėn Ēetnike tė Llapit, nėn komandėn e kapiten Vojisllav Tankosiqit,

    2.Aradhėn Ēetnike tė Lisicės, nėn komandėn e kapiten D.Sekuliqit,

    3 Aradhėn Ēetnike tė Llukovės, nėn komandėn e kapiten P.Bllazhariqit dhe

    4.Aradhėn Ēetnike tė Gjilanit nėn komandėn e kapiten B.Simiqit."33

    Dhe, mė 18 tetor nė tė gjitha vijat e frontit u pėrhap zjarri i luftės. Gjatė kėtyre luftimeve tė pėrgjakshme, ushtria pushtuese serbe pėsoi humbje tė mėdha, ku pati 1400 tė vrarė e tė plagosur. Pas disa ditė luftimesh tė pėrgjakshme, forcat e qėndresės shqiptare nėn presionin shkatrrimtar tė zjarrit artilerik tė trupave pushtuese serbe, u tėrhoqėn nė drejtim tė Podujevės. Nė afėrsi tė Podujevės (te Merēezi) divizioni i Shumadisė - hasi nė rezistencė tė forcave shqiptare, mirėpo pėr shkak tė epėrsisė ushtarake dhe artilerisė sė rėndė, kėto forca detyrohen sėrish tė tėrhiqen. Gjatė kėtij operacioni, forcat serbe duke e pėrdorur tėrė artilerinė e rėndė, dogjėn e rrafshuan me tokė shumė fshatra tė Llapit.

    Pėrkundėr rezistencės shqiptare, natėn e 20/21 tetorit 1912 ushtria serbe e pushtoi Podujevėn dhe menjėherė vendoset regjimi ushtarako-policor nė tėrė regjionin e Llapit. Komandanti i Armatės sė tretė serbe gjenerali Bozhidar Jankoviq me qėllim tė depėrtimit sa mė tė lehtė nė drejtim tė Prishtinės dhe gjetiu, lėshoi njė proklamatė tė shkruar me germa ēirilike nė gjuhėn shqipe tė titulluar: "T Tona Fiseve n`Shqipni, or vllazni", nė tė cilėn i ftonte shqiptarėt qė tė mos i bėjnė rezistencė ushtrisė serbe, sepse ajo kishte ardhur si "mike e shqiptarėve" pėr "tė pėrzėnė ushtrinė turke nga Ballkani"! Nė fund tė proklamatės porositen shqiptarėt, qė nėse do tė shtinin nė ushtrinė serbe "pushk n kemi me qit m qato, qi qetė nė ne, elle na lasht Zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kthen pushk n,e qato qi na pret vllaznisht, kemi me perqaf vllanisht, sikur vllau vllaun, se po bim m nji dor: Bes n e Zotit, dretėn e njerzin, e nė qetrėn po bajim arm e zjarm..."34

    Gjatė kėsaj faze bie nė sy tėrheqja dhe shmangia e efektivave turke nga ballafaqimet e armatosura me ushtrinė serbe... Kjo tėrheqje pa qėndresė (e turqėve) sidomos e reparteve tė Baftjar Pashės nga Mitrovica nėpėr Drenicė pėr nė Gostivar dhe e 12 reparteve tė divizionit 21 tė Xhavit Pashės nga Sanxhaku, nėpėr Has e Lumė pėr nė Dibėr, dėshmojnė qartė, pėr arritjen e njė marrėveshjeje serbo-turke: qė kėto forca tė tėrhiqen pa gjakderdhje nga tokat shqiptare.

    Mė 22 tetor 1912, Divizioni i Shumadisė dhe ai i Moravės tė armatės III e sulmuan Prishtinėn dhe pas njė lufte tė pėrgjakshme nė grykėn e Teneshdollit, pėr munges municionesh Prishtina ra nė duar tė tyre. Menjėherė pas hyrjes sė ushtrisė serbe nė Prishtinė, filloi aksioni pėr ēarmatimin e shqiptarėve nga kufiri deri nė Prishtinė. Mė 24 tetor pa u ndalur fare, ushtria serbe nis njė operacion me pėrmasa shfarosėse nė drejtim tė Ferizajit dhe Kaēanikut. Pas luftimeve tė pėrgjakshme, forcat serbe me pėrdorimin e gjithė arsenalit tė artilerisė sė rėndė, mė 25 tetor futen nė Ferizaj, ndėrsa njė ditė mė vonė marrin nėn kontroll edhe Kaēanikun.35

    Krahas kėtyre operacioneve (tė armatės sė III), nė krahun lindor operonin 126 mijė trupa tė armatės sė parė(I). Kėto forca gjatė marshimit nė drejtim tė Shkupit, hasėn nė rezistencė tė forcave kryengritėse shqiptare dhe nga 22-24 tetor 1912 nė Kumanovė u zhvillua beteja mė e madhe deri atė kohė. Beteja e Kumanovės u zhvillua midis malit Kozjak nė lindje, Malit tė Zi tė Shkupit nė perėndim, midis lumenjve Pqinje dhe Lumit tė Madh nė jug, si dhe nė veri tė fshatrave Llojan, Karabiqan, Nikulan dhe Strezovc. Nė Betejėn e Kumanovės, e cila mendohet se ishte vendimtare pėr fatin e luftės sė vitit 1912, armata serbe pati 21 oficerė dhe 702 ushtarė tė vrarė. Qėndresa heroike e forcave shqiptare qė drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Deralla, Elez Isufi dhe Idriz Seferi, nė saje tė forcave serbe shumėfish mė tė mėdha dhe pėrdorimit tė armėve artilerike, u thye mė 24 tetor. Ato ditė, tė gjitha fshatrat shqiptare mbetėn tė boshatisura dhe afėr 150 mijė tė ikur u pėrqėndruan nė Shkup.36

    Pas betejės sė Kumanovės dhe pushtimit tė qytetit, mė 26 tetor 1912 ushtria serbe pushton pa luftė edhe Shkupin. Gjatė rrugėtimit pėr nė Shkup ushtria serbe vrau e masakroi pa mėshirė rreth 2 mijė shqiptarė. Ato ditė, pas rėnjes sė Shkupit, ushtria serbe i kap tė gjallė, 13 krerė Kryengritjes Kombėtare Shqiptare si:

    1.Hasan Prishtinėn(ai u kap nė rrethinėn e Shkupit derisa po bėnte pėrpjekje mbinjerėzore tė rezistencės dhe me tėrė qenien pėrpiqej tė pengonte tėrheqjen dhe shpėrnguljen e popullit shqiptar nga friga e barbarisė serbe);

    2.Nexhip Dragėn nga Mitrovica;

    3.Seid Efendin nga Shkupi;

    4.Shaban Pashėn nga Prishtina;

    5.Qemajl Beun nga Shkupi;

    6.Hurshid Omerin nga Prishtina;

    7.Rushit Beun nga Dobratini i Prishtinės;

    8.Muharrem Efendin nga Prishtina;

    9:Xhemajl beun nga Prishtina;

    10.Jashar Pashėn nga Peja;

    11.Ibrahim bej Kokola nga Prishtina;

    12.Idriz Seferin nga Gjilani;

    13.Kasum Seferin nga Gjilani;

    14.Mustafė Muhsinin nga Stambolli, profesor i Gjimnazit nė Shkup. Tė arrestuarit internohen dhe izolohen nė Kėshtjellėn e Beogradit.37

    Duke qenė nė burg, komandanti i armatės sė III (B.Jankoviē) me qėllim tė "qetėsimit" tė gjendjes nė Kosovėn e pushtuar, kėrkoj ekzekutimin e kėtyre prijėsve, ndėrsa qeveria serbe pėr shkak tė famės qė kishin ata nė popull, iu shmang njė veprimi tė kėtillė. Pas qėndrimit disa muajsh, mė 16 maj 1913 ata do tė lirohen nga burgu me kusht "se do tė bėhen qytetarė lojalė tė mbretėrisė sė Serbisė". Nė ngjarjet e mėvonshme, ndonėse emrat e disave nga tė liruarit nuk do tė pėrmenden kurrėnjėherė(ndoshta pėr shkak tė lojalitetit ndaj pushtuesve), tė tjerėt nė krye me atdhetarin Hasan Prishtina do t'i bashkangjiten qėndresės shqiptare deri nė vdekje.38

    Me betejėn e Kumanovės gjegjėsisht me pushtimin e Shkupit dhe pėrgjithėsisht tė Rrafshit tė Kosovės, pėrfundon faza e parė e luftrave pushtuese serbe nė Kosovė dhe fillon faza e dytė (e etapės sė parė) pėr pushtimin e Rafshit tė Dukagjinit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Luftrat e pėrgjakshme nė Rrafshin e Dukagjinit

    Operacionet pushtuese tė ushtrisė serbo-malazeze nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit, filluan qysh mė 30 tetor 1912, kur shėrbimi i zbulimit tė armatės sė III njoftoj komandėn supreme tė saj "se prijėsit shqiptarė po thėrrisnin nėn armė lumjanėt dhe fiset pėrqark" nė Dukagjin.39 Nė operacionet mėsymėse drejt Prizrenit dhe Gjakovės u angazhuan divizionet "Shumadia-1" dhe "Drina-2", ndėrsa Brigada "Morava" operonte drejt Tetovės, nė krahun e majt tė kėtyre dy divizioneve.

    Pėrleshjet e para me forcat e qėndresės shqiptare nisėn nė rrethinat e Ferizajit, nė fshatin Skullupovė dhe nė Hanin e Zborcit pėr tė vazhduar mė pas nė Shtimje e nė Duhėl-Grykė tė Carralevės. Nė pozicionet: Gryka e Carralevės - Qafa e Duhlės - Llapushė, qė nga 21 tetori ishin rreshtuar forcat shqiptare tė ardhur nga Luma, bajraku i Pėrdrinit e tė Ostrozupit. Nė krye tė kėtyre forcave ishin: Ramadan Zaskoci, Sali Spahija, Qazim Lika, Ahmet Qehaja, Cen Daci, Ramadan Ēejku - nga Luma; Abaz Bajraktari nga Ostrozupi; Rexhė Bardhi e Ramadan Shabani nga Kijeva; Hasan Hyseni, Dostan Kabashi nga Suhareka, Rexhė Ali Mehmeti nga Hasi e shumė tė tjerė.40

    Njėkohėsisht me kėto beteja tė pėrgjakshme, nė pjesėn veriperėndimore dhe verilindore tė Kosovės, (nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit), pasi e kishin pushtuar Beranėn (Ivangradin), Plavėn, Gucinė, Jeni Pazarin, Rozhajėn, Javorin... ia mėsynė forcat e grupimit lindor-malazez dhe ato tė grupimit tė katėrt serb (njėsia e Ibrit). Forcat serbo-malazeze pas thyerjes sė qėndresės shqiptare nė rrethinat malore tė Pejės, me 30 tetor u futėn nė kėtė qytet pa luftė. Nė tė vėrtet qyteti i Pejės iu dorėzua forcave pushtuese, nga paria bashibozuke e prirė nga Sefedin Mahmut Begolli, pasi nėnshkroi aktin e tradhtisė njė ditė pėrpara (29 tetor) nė Ēafė tė Paklenit - me gjeneralin e grupimit lindor malazez Janko Vukotiqin. Pėr kėtė shėrbim, me rastin e formimit tė administratės "krahinore" nė Pejė (mė 3 nėntor 1912), Sefedin M.Begolli do tė emrohet kryetar i gjykatės.41

    Nė operacionet pushtuese, drejt Deēanit e Gjakovės, gjatė datės 1-3 nėntor 1912, forcat serbo-malazeze, nė malet e Junikut dhe te "Kėrrshi i Mergegės" u pėrballėn me forcat shqiptare tė udhėhequra nga Bajram Curri, Bajram Daklani etj. Mirėpo pėr shkak tė epėrsisė numerike dhe pėrdorimit tė artilerisė sė rėndė, forcat e qėndresės shqiptare tėrhiqen nė vijėn strategjike pėrgjatė Qafės sė Morinės.42 Ndėrmjet 5/6 nėntorit 1912, trupat serbe dhe malazeze pushtuan Gjakovėn, dhe pas njė grindjeje ndėrmjet tyre, kėtė qytet e ndanė nė dy pjesė, sipas pėrroit tė Taphanės(lumit Krena)qė kalon mespėrmes qytetit. Kjo grindje nė mes tė ushtrisė serbe e malazeze u bė se kush do ta zotėronte Gjakovėn. Gjakova ndoshta ishte i vetmi qytet qė atėkohė u nda nga forcat aleate, tė cilat pushtonin bashkarisht tokat shqiptare. Forcat e Grupimit tė gjeneral J.Vukotiēit nga 20 nėntori, do t“i shkojnė nė ndihmė Grupimit tė Qendrės, me rreth 5500 trupa nė pėrforcim tė rrethimit tė Shkodrės.43

    Derisa zhvilloheshin luftime tė pėrgjakshme pėr mbrojtjen e Gjakovės, Divizionet "Shumadia-1" dhe "Drina-2" duke e pėrdorur tėrė arsenalin e armatimit tė rėndė ndaj fshatrave shqiptare nė Shtimje e Grykė tė Carralevės, synonin pushtimin e Prizrenit. Mė 25 tetor 1912, ndonėse nė Grykė tė Carralevės ishin fortifikuar rreth 3-4 mijė kryengritės shqiptarė, nė njė pėrleshje triumfuan mbi forcat serbe, tė cilat u detyruan tė tėrhiqen pėrkohėsisht. Ndėrkaq nė sulmin e dytė ajo arriti t“i thejė forcat shqiptare. Pas thyerjes sė qėndresės nė Carralevė e nė Qafė tė Duhlės, forcat shqiptare tėrhiqen drejt jugut, pėr t“u pėrqėndruar nė zonat malore tė Pashtrikut, Koretnikut, Gjallicės(Pikllimės) e tė Sharrit.

    Nė mėngjesin e 3 nėntorit1912, ushtria serbe hyri nė Prizren pa hasur nė rezistencė nga shqiptarėt, duke marshuar nėpėr qytet, me qėllim tė demonstrimit tė forcės para popullsisė sė paarmatosur shqiptare. Vetėm ditėn e parė, ushtria serbe rrugėve tė qytetit dhe nėpėr shtėpitė e tyre vrau rreth 400 shqiptarė tė pafajshėm. Mė 5 nėntor, nė Prizren u vendos edhe komanda e armatės sė III serbe nė krye me komandantin famkeq gjeneralin Bozhidar Jankoviq.

    Forcat e ushtrisė serbe (armata III dhe grupimi i katėrt) dhe forcat e grupimit lindor malazeze, pas tri jave luftimesh tė pėrgjakshme, tė shoqėruara me vrasje e masakrime tė shumta nė gra, pleqė e fėmijė dhe shkatėrrime e djegje tė qindra fshatrave shqiptare, arriti ta pushtojė Kosovėn.

    Forcat pushtuese serbe, nė javėn e parė tė nėntorit 1912 qenė pozicionuar nė gjerėsinė frontale :"nga rrėza e qytetit tė Shkodrės - Plavės e Gucisė - Rrėzė Qafės sė Morinės nė Malėsi tė Gjakovės - rrėzė Qafės sė Prushit nė Has - rrėzė Qafės sė Zhurit nė Lumė dhe rrėzė Gurit tė Zi (Sharr) - Tetovė. Ndėrkaq nė gjerėsinė e ngushtė frontale nė drejtim tė Lumės, dy divizionet e eskalionit tė parė (Shumadia-1 dhe Drina-2) tė armatės sė III, shtriheshin nė vijėn "... Gjakovė - Ura e Fshejtė – Planejė – Kobajė – Leskovec - Guri i Zi nė Sharr (pjerrėsia perėndimore).44 Kėtu mbyllet faza e dytė e etapės sė parė tė luftimeve pushtuese dhe nis pėrgaditja e etapės sė dytė tė operacioneve serbe pėr pushtimin e Lumės dhe daljen e saj nė Detin Adriatik, synim ky i kahmotshėm i saj.

    FUND.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    SHTRIRJA E KRYENGRITJES SHQIPTARE KUNDĖR-OSMANE E VITIT 1912 NĖ VILAJETIN E MANASTIRIT



    (Me rastin e 100-vjetorit)

    Shkruan: Prof. Dr. Halim PURELLKU

    Pėrgatitjet pėr fillimin e kryengritjes shqiptare kundėr-osmane, kishin filluar qė nė dimrin e vitit 1911/1912. Shqiptarėt nė Kosovė asokohe kishin filluar tė punonin, veē tjerash, edhe pėr formimin e njė Komiteti tė kryengritjes, i cili do tė drejtonte organizimin dhe zhvillimin e saj. Ideja pėr njė kryengritje kombėtare kundėr-osmane gjeti mbėshtetje edhe ndėr shqiptarėt e vilajetit tė Manastirit. Mė 20 janar tė vitit 1912, qe organizuar njė miting nė Dibėr, nė tė cilin u shtrua kėrkesa qė po ata tė drejta qė iu njiheshin malėsorėve, me marrėveshjen e Podgoricės (2 gusht 1911), tė iu njiheshin edhe popullatės sė krahinės sė Dibrės. Vendimet e kėtij kuvendi iu dėrguan edhe deputetėve shqiptar, nė Stamboll, pėr informim.

    Kryengritja shqiptare kundėr-osmane e cila filloji nga mesi i muajit prill tė vitit 1912, nė krahinat e Dukagjinit, Plavės e Dibrės, do t’i tejkaloi suazat lokale-krahinore dhe u ngritė nė shkallė tė kryengritje sė pėrgjithshme shqiptare. Ndonėse formalisht kėrkesat e kryengritėsve shqiptarė, marrė tė tėrėsi, qėndronin nė suaza tė privilegjeve qė pushteti osman paraprakisht ua kishte njohur malėsorėve (1911), shqiptarėt e dinin se ē’duan dhe me vendosmėri shkonin drejtė qėllimit tė vet: "Autonomia e Shqipėrisė...ėshtė ai qėllimi mė i lartė dhe forcė e pėrhershme promotor, qė i bėnė tė vendosur shqiptarėt pėr trazira dhe kryengritje kaq tė shpeshta", vlerėsonte njė autor serb me pseudonimin "Orlowsky", nė njė shkrim tė tij analitik nė gazetėn “Borba”, tė Beogradit. Ndėrkaq, Hasan Ballanca, nga Dibra, njė veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, vlerėsonte nė deklaratėn e tij pėr gazetėn bullgare “Reē”, se lėvizja aktuale revolucionare/kryengritėse nė Shqipėri, nuk ishte si ata parapraket nė kuptimin e shkallės sė organizimit dhe tė karakterit tė saj. Kjo kryengritje dallonte nga ata paraprake, sepse motivet pėr shpėrthimin e saj ishin komplekse, ata ishin tė karakterit: social, kulturor, politik dhe kombėtar. Ajo ēka e dallonte mė sė shumti kėtė kryengritje ishte, veē tjerash, edhe pėrfshirja nė kryengritje jo vetėm e masave, por dhe e njė pjesė tė elitave tė shoqėrisė shqiptare tė kohės; intelektuale, politike, ekonomike etj., duke i dhanė kėshtu kryengritjes dimensione tė seriozitetit tė plotė nė planin ideor dhe nė atė organizativ. Prandaj dhe kjo kryengritje ia doli qė tė merr pėrmasa tė kryengritjes sė pėrgjithshme kombėtare, me objektiv sublim njohjen e autonomisė sė Shqipėrisė nė kufijtė e saj etnik e gjeografik, si fazė kalimtare drejtė pavarėsisė.

    Qė me shpėrthimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e veriut, nga mesi i muajit prill tė vitit 1912, drejtues dhe qarqe tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare po punonin pėr shtrirjen e saj nė gjithė Shqipėrinė, dhe nė dekadėn e dytė tė muajit maj tė vitit 1912 Kryengritja qe shtrirė, apo sė paku ndjehej, nė tė gjithė Shqipėrinė (Arnautllėkun), pėrkatėsisht, si qė pohonte shtypi i kohės nė Beograd, kryengritja shtrihej nga kufiri shtetėror me Serbinė, nė veri, e "deri nė kufijtė mė tė skajshėm jugor" tė Shqipėrisė, nė jug, dhe nga brigjet e liqenit tė Shkodrės, nė perendim, e deri nė Vardar, nė lindje.

    Ndėrkaq, Qeveria osmane, ishte nė dijeni pėr idenė e njė kryengritje tė armatosur shqiptare edhe nė vilajetin e Manastirit. Ajo, nė fillim tė marsit 1912, mori masa pėr parandalimin e saj. Pėr kėtė qėllim, qeveria ngarkoi Feti pashėn, komandant i Korpusit tė VI, dhe valiun e Manastirit, tė bisedonin me disa figura tė jetės publike e politike shqiptare, si: Dervish Hima, Fehim bej Zvalani, Abdyl bej Ypin, baba Hysenin i Melēanit, pėr t’iu kėrkuar atyre qė shqiptarėt tė qėndrojnė asnjanės (neutral) nė luftėn politike midis pozitės dhe opozitės osmane, si dhe tė heqin dorė nga ideja e kryengritjes.
    Megjithatė, kryengritja u shtri edhe nė vilajetin e Manastirit. Nė pėrmasa mė tė mėdha dhe me njė intensitet mė tė lartė, ajo u ndije nė sanxhakun e Dibrės, nė kazan e Kėrēovės dhe nė sanxhakun e Korēės. Njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin dhe zhvillimin e kryengritjes kundėr-osmane, edhe nė vilajetin e Manastirit, luajtėn paria opozitare shqiptare nga qytetet, si dhe kandidatėt opozitar pėr deputet, tė cilėt, me praninė e tyre nė radhėt e kryengritėsve, tė gjithė kryengritjes i jepnin nė pėrgjithėsi karakter mė serioz e parimor kombėtar.

    Organizimi i ēetave kryengritėse dhe rebelimi i tyre nė krahinėn e Dibrės u duk nga fundi i prillit 1912, kur dhe Basri beu u arratis nė mal dhe grumbulloi disa qindra kryengritės shqiptar. Krahas, Basri beut, u rebeluan edhe disa krerė me ndikim ndėr malėsorėt, si Mersim Dema, Elez Isufi, Sejfedin Pustina, Shaqir beu e Salih bej Lacko. Takimet dhe konsultimet midis tyre i mbanin nė Shupenzė (Dibėr). Po nga fundi i prillit 1912, tridhjetenėntė (39) krerė tė Dibrės me anė tė njė telegrami protestonin pranė Qeverisė osmane, kundėr praktikės sė shkeljes flagrante tė procesit zgjedhor nė sanxhakun e Dibrės.

    Ndėrkohė, nga fundi i prillit 1912, nė Dibrėn e Poshtme (Vogėl) nga kėto krerė qenė organizuar dhe vepronin disa ēeta kryengritėse me efektiva nga 40-50 veta secila nga ata. Nga prijėsit mė tė shquar tė kryengritjes nė krahinėn e Dibrės ishte Mersim Dema, i cili me ēetėn e tij (50 veta) zhvilloi njė veprimtari shumė efikase, nė favor tė masivizimit tė kryengritjes. Kryengritėsit kishin kėshilltarėt dhe instruktorėt e tyre nė vetė qytetin e Dibrės, dhe atė: Sefedin Pustinėn, Shukri beun etj.

    Gjithashtu, edhe nė kazanė e Kėrēovės pas pėrgatitjeve tė para pėr kryengritje u kalua nė riorganizimin dhe nė krijimin e ēetave tė reja tė armatosura, tė cilat nė pranverė tė vitit 1912 u riaktivizuan, kurse nga fundi i marsit tė kėtij viti ata veē mė vepronin. Udhėheqės tė kryengritjes nė kazanė e Kėrēovės ishin Ali Jonuzi-Drogomishti, Haki efendiu dhe Nuhi Xhemė Pashaliu (Shutova) etj. Kurse, Qendėr e veprimtarisė politike e organizative e lėvizjes kryengritėse-revolucionare nė kėtė kaza ishte fshati Zajaz, ku, si duket, qe ngritur njė Komision (Komitet/Shtab) i kryengritjes, sepse kėtu njėherazi ishte dhe vendtakimi pėr konsultime dhe koordinime tė ēetave shqiptare nė aksione. Sipas tė dhėnave tė konsullit serb dhe atij austro-hungarez nė Manastir, nė pranverė tė vitit 1912 nė kazanė e Kėrēovės vepronin rreth dhjetė (10) ēeta kryengritėse shqiptare. Ēetat drejtoheshin nga prijėsit e tyre, dhe mesatarisht numėronin nga 6-8 e deri nė 40 veta pjesėtarė. Komandant i pėrgjithshėm i ēetave ishte Nuhi Pashaliu-Shutova, nga fshati Shutovė. Por, nga fundi i marsit e deri nė dekadėn e parė tė muajit maj 1912, veprimi i kėtyre ēetave kufizohej nė aksione mobilizuese.

    Ndėrkaq, Qeveria osmane nė vend qė tė ndalon praktikėn e shkeljes flagrante tė procesit zgjedhor nė sanxhakun e Dibrės, dėrgoi njė ekspeditė tė madhe ndjekje kundėr ēetės sė Basri beut. Pėrleshjet midis ushtrisė dhe kryengritėsve, nė Malėsinė e Dibrės, filluan nga fundi i prillit-fillimi i majit 1912. U zhvilluan tri pėrleshje, dhe atė nė fshatrat: Reē, Dardhė dhe Ēidhėn. Gazeta “Politika” e vlerėsonte kryengritjen e Dibrės si shumė serioze “mė tė organizuar se asnjėherė mė parė”. Sa qė nė dhjetė ditshin e parė tė majit, kryengritja nė Dibėr tė Poshtme gjithnjė e mė shumė po merrte pėrmasa. Thuajse e gjithė Malėsia e Dibrės qe ngritur nė kryengritje. Kjo rezultoi me luftime tė shpeshta, herė pas here tė formės frontale, ndėrmjet fuqive kryengritėse dhe ushtrisė osmane gjatė muajit maj tė vitit 1912, dhe atė: ndėrmjet fshatrave Dardhė dhe Reē; te fshati Topojan; te fshati Lis, te lumi Lusi? etj. Kėshtu, mė 4 maj 1912 forcat ushtarake u pėrleshėn me ēetėn e Elez Isufit, ku mbetėn tė vrarė dy (2) shqiptarė dhe 11 ushtarė osman tė vrarė e tė plagosur. Ndėrkaq, rreth 14 maj, trupat osmane tė Batalionit tė dytė tė Regjimentit tė 49 nė luftė me kryengritėsit shqiptarė pėsuan humbje tė mėdha nė njerėz; rreth 100 ushtarė tė vrarė. Kurse, rreth datės 17 maj nė fshatrat Reē e Dardhė tė Malėsisė sė Dibrės pati njė pėrpjekje tjetėr tė luftės frontale midis ēetave shqiptare dhe trupave osmane. Kryengritėsve u erdhėn nė ndihmė Mersim Dema me 400 luftėtarė dhe fshatarėt e fshatrave pėr rreth dhe, pėrpara mėsymjes sė fuqive kryengritėse, trupat osmane ishin tė detyruara tė mbrapsen.

    Shpejtė pas kėtyre pėrleshjeve, nga Manastiri kishte arritur nė Dibėr Feti pasha, me njė regjiment tė kėmbėsorisė dhe me njė bateri kodrinore, pėr tė demonstruar forcėn. Feti pasha deklaroi se gjoja ka ardhur pėr t‘ua komunikuar prijėsve tė kryengritjes pėrgjigjen e qeverisė, lidhur me 10 kėrkesat me shkrim tė Dibrės sė Poshtme dhe tė Matit, dorėzuar Haxhi Adil beut. Nė kėtė kuadėr, ai i ftoi kryengritėsit tė shpėrndahen nėpėr shtėpitė e tyre dhe urdhėroi ushtrinė tė ndėrpres ndjekjen e kryengritėsve. Pastaj, Feti pasha, mė 23 maj 1912, shkoi nė Homesh, qendėr e kryengritjes nė Malėsinė e Dibrės. Aty ai ua pėrcolli prijėsve tė kryengritjes vendimin e Qeverisė osmane, se shqiptarėt e sanxhakut tė Dibrės pėr disa vjet do tė liroheshin nga shėrbimi ushtarak dhe se do tė hiqeshin taksat e reja. Ndėrkaq, udhėheqėsve tė kryengritjes; Basri beut dhe Mersim Demės, nėpėrmjet Shaqir beut, u bėri oferta shumė solide nė ofiēe e tė holla pėr tė ndėrprerė kryengritjen, por prijėsit e kryengritjes i refuzuan kėto oferta. Gjithashtu, nga fundi i majit nė Dibėr arriti edhe telegrami nga Stambolli, me anė tė tė cilit konfirmohej se ėshtė anuluar pėr tri vite tatimi pėr shqiptarėt kryengritės, dhe se ėshtė anuluar pėr tri vite edhe shėrbimi ushtarak; si dhe se ishte legalizuar mbajtja sė armėve. Ndėrkohė, mė 26 maj 1912, valiu i Manastirit deklaroi, se janė shpėrndarė kryengritėsit pėr rreth Dibrės, kundruall do koncesioneve tė pushtetit.

    Pėrpjekjet e qeveria osmane pėr shuarjen e kryengritjes nė sanxhakun e Dibrės me mjete paqėsore, vazhdonin edhe gjatė muajit qershor tė vitit 1912. Shpejt pas deklaratės sė valiut tė Manastirit, tė 26 majit 1912, paraprakisht u evakuua ushtria osmane nga Malėsia e Dibrės, nė javėn e parė tė qershorit, si duket ky ishte kushti i shqiptarėve pėr tė hyrė nė bisedime me pushtetin. Ndėrkaq, nga mesi i qershorit, nė Dibėr arriti njė delegacion i pėrbėrė nga Feti pasha dhe Ejup Sabri beu, sekretar i Komitetit Qendror xhonturk, pėr negociata me kryengritėsit, ngase “e gjithė Malėsia e Dibrės qe arratisur nė mal”. Bisedimet midis pushtetit dhe pėrfaqėsuesve shqiptar pėr njė marrėveshje tė pėrkohshme zhvilloheshin nė Dibėr. Kėto negociata rezultuan me pranimin formal tė kushteve tė delegacionit osman dhe me zotimin e pėrfaqėsuesve shqiptarė se kryengritėsit do tė shpėrndahen nėpėr shtėpitė e tyre. Pėr rrjedhojė, nga fundi qershorit nė Dibėr nuk kishte pėrleshje, por burimet bėjnė tė ditur se ende nuk ishte arritur marrėveshje midis kryengritėsve dhe pushtetit.

    Ndėrkaq, gjatė muajit maj tė vitit 1912, lėvizja revolucionare shqiptare, nėpėrmjet ēetave kryengritėse, qe intensifikuar edhe nė kazanė e Kėrēovės. Sipas konsullit austro-hungarez, Halla, gjatė gjithė muajit maj 1912 gjendja nė kazanė e Kėrēovės “ėshtė shndėrruar shumė keq”. Nga gjysma e majit edhe nė kėtė kaza ishin intensifikuar sulmet e ēetave kryengritėse, me mbėshtetje dhe tė popullatės, kundėr forcave osmane. Prandaj dhe autoritetet osmane tė vilajetit, nė Manastir, dhe ata vendore nė krye me kajmekamin e Kėrēovės, ndėrmorėn masa energjike politike e ushtarake pėr tė shtypur lėvizjen revolucionare nė kazanė e Kėrēovės. Ishin ndėrmarrė disa ekspedita osmane tė ndjekjes kundėr ēetave kryengritėse. Pėr ballė aksioni energjik tė ekspeditave ushtarake osmane, ēetat shqiptare tė Kėrēovės, me siguri edhe pėr tė shmangur reprezaljet osmane mbi popullatėn civile, u dislokuan nėpėr male.

    Por, meqė nga fundi i majit veprimtaria kryengritėse nė Kėrēovė po merrte pėrpjesėtime tė reja serioze, kurse ekspeditat osmane tė ndjekjes nuk rezultonin tė suksesshme, pushteti osman ndėrmori masa plotėsuese konkrete ushtarake e politike pėr tė shtypur kryengritjen. Nė ditėt e fundit tė majit dėrgoi nė Kėrēovė trupa shtesė redifė (rezervistė) nga Anadolli, e qė deri nga fundi i qershorit 1912, efektivat ushtarake osmane redifė tė dislokuara kėtu arrinin nė disa batalione. Po nga fundi i majit 1912, krahas pėrqendrimit tė forcave osmane shtesė, ndėrkohė nga Manastiri arriti nė Kėrēovė edhe njė „Komision“ osman i pėrbėrė nga kryetari i gjyqit tė apelit, shefi i policisė dhe njė nėpunės, me detyrė tė qetėson situatėn nė kėtė kaza.

    Por, pėrkundėr asaj qė numri i ēetave po rritej, dhe se kryengritja ndėr shqiptarėt, edhe pse nė formė jo tė pėrcaktuara mirė, po zgjerohej, deri nė fund tė majit kryengritja nuk mori pėrmasa shumė tė mėdha nė vilajetin e Manastirit, por dhe pėrleshjet e armatosura midis shqiptarėve dhe pushteti kėtu nuk u ngritėn nė lėvizje serioze kombėtare. Megjithatė, qeveria osmane vazhdonte me pėrforcimin e masave, nė radhė tė parė ushtarake, por dhe tė metodave taktike tė tjera parciale manipuluese, pėr tė shpartalluar dhe shuar kryengritjen, si p.sh. vazhdonte tė pėrqendronte trupa ushtarake shtesė nė Dibėr dhe nė Kėrēovė, nė fund tė majit 1912.

    Kujtoj se tė gjitha kėto kasa tė pushtetit osman, shtuan dhe mė shumė mobilizimin ndėr prijėsit e kryengritjes edhe nė vilajetin e Manastirit, nė drejtim tė bashkimit dhe tė vendosjes sė njė bashkėrendimi tė lėvizjes kryengritėse nė gjithė Shqipėrinė, si kusht pėr tė lėvizur drejtė kryengritjes sė pėrgjithshme. Pėr kėto motive, prijėsit shqiptar tė vilajetit tė Manastirit vazhdonin tė forconin lidhjet me Shqipėrinė e Sipėrme, si p.sh. Basri beu, i cili drejtonte lėvizjen nė Dibėr, kishte lidhje me udhėheqėsit e kryengritėsve nė Kosovė. Ashtu qė nė, nė maj tė vitit 1912, qenė intensifikuar pėrpjekjet pėr bashkėrendimin e veprimeve kryengritėse nė gjithė Shqipėrinė. Haki efendiu, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė Kėrēovės, nė maj tė vitit 1912, shkon me mision siē theksohej nė dokument „pėr punė popullore”-kombėtare nė „Trevat e Sipėrme“ tė Shqipėrisė dhe, qėndroi nė Gostivar, nė Tetovė, nė Prizren dhe nė Shkup, me qėllim tė bashkimit dhe tė vendosjes sė njė bashkėrendimi tė lėvizjes kryengritėse tė kazasė sė Kėrēovės me atė tė Trevave tė Sipėrme tė Shqipėrisė, nė luftėn kundėr-osmane. Nga ky mision, Hakiu qe kthyer nė Kėrēovė nga fundi i majit tė tė njėjtit vit.) Nė kėtė kuadėr, edhe Halla, konsulli austro-hungarez nė Manastir, njoftonte se „njė grup shqiptarėsh tė kazasė sė Kėrēovės“ kishte qėndruar nė Kosovė, nė maj tė vitit 1912, me qėllim qė edhe treva e Kėrēovės tė bashkohet „me kryengritėsit e Shqipėrisė sė Veriut“. Ndėrkaq, lidhur me bashkimin e forcave shqiptare nė luftėn kundėr-osmane, Kral, konsulli austro-hungarez nė Selanik, njofton eprorėt e tij se me pėrpjekjen e disa personaliteteve-figurave shqiptare veē mė, nė qershor tė vitit 1912, ishte bėrė pėrparim nė arritjen e marrėveshjes sė ndėrsjellė ndėrmjet krahinave tė Shqipėrisė, pėr kryengritje tė pėrbashkėt kundėr-osmane, por ende janė larg nga njė marrėveshje “mė e sigurt dhe mė aktive” siē do tė duhej tė ishte.

    Pėrkundėr qetėsimit tė Dibrės gjatė muajit qershor, si rrjedhojė e bisedimeve ndėrmjet autoriteteve tė pushtetit dhe tė drejtuesve tė kryengritėse, nė vise tė tjera tė vilajetit tė Manastirit vazhdonin pėrpjekjet midis fuqive kryengritėse dhe forcave osmane edhe gjatė muajve qershor e korrik. Ekspeditat osmane tė ndjekjes ndaj ēetave kryengritėse shqiptare, do tė vazhdojnė edhe nė gjysmėn e parė tė muajit qershor. Suksesi kryesor i kėsaj vale tė ekspeditave osmane ishte vrasja e Nuhi Xhemė Shutovės, udhėheqės i ēetave nė Kėrēovė, dhe tė Jonuzit nga Ostreci. Trazirat shqiptare nė vilajetin e Manastirit, vazhdonin edhe gjatė mesit tė muajit qershor tė vitit 1912, si qė ishin ato, nga mesi i qershorit, nė hapėsirėn midis Ohrit e Dibrės. Ndėrkaq, nė gjysmėn e dytė tė qershorit 1912, njoftohej pėr pėrpjekje tė fuqive osmane me ēetat nė trevėn e Kėrēovės, kurse, nga fundi i qershorit, Ēermenika deklaroi bashkimin me kryengritjen, fal agjitacionit tė Basri beut. Gjithashtu, nga fundi i qershorit tė vitit 1912, kryengritja po merrte pėrpjesėtime masive edhe nė sanxhakun e Korēės. Asokohe, numri i pėrgjithshėm i kryengritėsve nė kėtė sanxhak arrinte rreth 450-500 veta. Kėto fuqi kryengritėse kryesisht ishin pėrqendruar nė kazanė e Kolonjės dhe nė afėrsi tė Korēės.

    Me qėllim tė furnizimit me armatime tė cilat aq shumė iu mungonin, brenda njė muaji, qershor-fillimi i korrikut 1912, fuqitė kryengritėse sulmuan 15 konvoje/transporte ushtarake nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe rrėmbyen shumė materiale lufte. Kėshtu, asokohe fuqitė kryengritėse shqiptare nė tė katėr anėt e vendi, i rrėmbyen ushtrisė osmane gjatė kėtyre sulmeve rreth 5000 pushkė tė llojeve tė ndryshme, dhe vranė shumė ushtarė dhe oficerė osman. Do theksuar, sulmin e fuqive kryengritėse mbi konvojin/transportin ushtarak osman nė Mat, rreth 23/24 qershor 1912, me ē’rast ata rrėmbyen rreth 1000 pushkė e municionin e nevojshėm dhe vranė komandantin e batalionit me tre (3) oficer tė tjerė dhe 30 ushtarė,) si dhe sulmin mbi njė transport ushtarak nė afėrsi tė Kėrēovės, mė 30 qershor, dhe rrėmbimin e dhjetė barrė pushkė e municione.

    Por, element i rėndėsishėm nė zhvillimet politike nė vilajetin e Manastirit gjatė qershorit tė vitit 1912, ishte revolta antiqeveritare nė ushtri. Nė natėn 21/22 tė qershorit 1912, nga shumė garnizone ushtarake nė vilajetin e Manastirit u rebeluan dhe u arratisėn njė numėr i madh ushtarakėsh; oficerė, nėnoficerė e ushtarė. Oficerėt ishin nė lidhje me prijėsit e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut. Numri i oficerėve dhe ushtarėve tė arratisur ndėr male gjatė kėsaj nate, nga garnizonet e Korpusit VI, ishte: nė Manastir- 5 oficer (3 shqiptarė) dhe 80 ushtarė, me tė cilėt ikėn (u arratisėn) edhe 15-20 shqiptarė tė shquar; nė Pėrlepe- 5 oficer dhe 16 ushtarė; nė Korēė- 25 ushtarė; nė Dibrėr- 5 oficer, 120 ushtarė dhe 6 krerė-pari; nė Ohėr- 3 oficer e 23 ushtarė; nė Resnjė- 1 oficer e 7 ushtarė; nė Kėrēova- 10 ushtarė. Ndėrkaq, sipas burimeve diplomatike serbe, numri i saktė i ushtarėve tė arratisur nga llogori i Bistricės, pranė Manastirit, natėn e 21/22 qershor, ishte 180 ushtarė dhe 4 oficer. Atyre iu bashkuan edhe 34 shqiptarė nga fshatrat pėr rreth, ashtu qė nėn komandėn e kapitenit Tajar ishin gjithsej 214 veta. Sipas kėtyre burimeve, numri i ushtarėve tė arratisur nga garnizonet tjera; i Pėrlepes, i Ohrit, i Resnjės, ishte mbi 66 oficerė e ushtarė. Shumė ushtarė, numri i tė cilėve nuk jepej, dezertuan edhe nga garnizonet e Dibrės, tė Kėrēovės dhe i Elbasanit, dhe iu bashkuan kryengritėsve shqiptarė.

    E rėndėsishme ėshtė se revolta antiqeveritare nė ushtri, i dha njė impuls tė rijė kryengritjes shqiptare nė vilajetin e Manastirit, sepse, krahas asaj se njė pjesė e ushtarakėve bashkoheshin me kryengritėsit, sė bashku me trupat e dezertuara u arratisėn edhe shumė krerė tė zonave pėrkatėse nė kėtė vilajet. Kėshtu, me trupat e dezertuara nga garnizoni i Dibrės, mė 22 qershor 1912, u arratisėn edhe 12 krerė nga sanxhaku i Dibrės, tė cilėt qėndronin nė Malėsinė e Dibrės, me 80-100 burra. Gjithashtu, edhe nga sanxhaku i Korēės ishin arratisur njė numėr i parisė tė shoqėruar nga mė shumė persona tė tjerė. Nė kėtė sanxhak, numrin mė tė madh tė kryengritėsve e pėrbėnin 14 krerė tė Korēės, tė cilėt qenė arratisur me 150 veta tė tjerė, pastaj ushtarėt e dezertuar tė Tajar beut, si dhe ēetat e Sali Butkės, tė Ali Farmakit e tė Dilaver Lubonjės. Ndėrkaq, pjesa tjetėr e popullsisė nė vilajetin e Manastirit, pėrjashto rastet e raportuara, “sillej e qetė dhe ishte nė pritje”. Si duket shqiptarėt, si p.sh. ata nė Dibėr, nuk e shikonin me simpati bashkėpunimin e kryengritjes me ushtarakėt rebeluar e tė arratisur, nga se frikėsoheshin se kjo mund tė bėhej e rrezikshme pėr aspiratat kombėtare shqiptare.

    Ndonėse, Tajar beu nė njė letėr tė tij, datė 27 qershor 1912, fajėson pėr tradhti ndaj vendit tė gjithė ata tė cilėt aspironin pavarėsinė e Shqipėrisė, dezertimi dhe arratisja e ushtarakėve nga garnizonet e vilajetit tė Manastirit, ishte me domethėnie dhe jo e pa rėndėsishme pėr kryengritjen shqiptare. E rėndėsishme ishte se tani oficerė e nėnoficerė tė rebeluar sė bashku me ushtarė iu bashkoheshin kryengritėsve shqiptarė, por dhe disa kėrkesa tė tyre u referoheshin edhe interesave tė shqiptarėve. Sipas gazetės “Politika” tė Beogradit, ndėr 10 kėrkesat e krerėve tė Lėvizjes ushtarake tė Manastirit tė cilat i janė parashtruar Qeverisė osmane, ishin edhe kėto: ruajtja e sovranitetit tė sulltanit mbi Shqipėrinė; dhe vendosja e vetėqeverimit nė Shqipėri, do tė thotė e njė autonomie pėr Shqipėrinė.

    Ndėrkaq, nė gjysmėn e parė tė korrikut, kryengritja shqiptare po merrte gjithnjė e mė shumė hov si nė veri ashtu dhe nė jug. Nė korrik tė vitit 1912 pėrsėri u riaktivizuan kryengritja e armatosur nė Dibėr. Nė fillim tė korrikut ishin tė shpeshta pėrpjekjet luftarake ndėrmjet ushtrisė dhe kryengritėsve shqiptarė nė Dibėr tė Vogėl (Poshtme), nė Rekė tė Dibrės, nė Mat, por pa ndonjė rėndėsi tė Madhe. Nė Dibėr vazhdonte tė mbisundonte anarkia edhe nga mesi i korrikut. Kryengritėsit i prenė linjat telegrafike dhe ndėrprenė ēdo komunikim tė Dibrės me Strugėn, me Dibrėn e Poshtme dhe me Zhernanicėn. Njoftohej se edhe rreth gjysma e ushtrisė nga postėkomandat ndihmėse iu bashkua kryengritėsve. Ndėrkaq, nė gjysmėn e dytė tė korrikut, kryengritja po merrte pėrpjesėtime mė tė mėdha nė vilajetin e Manastirit. U shtua ndjeshėm numri i kryengritėsve nė Malėsinė e Dibrės, nė Mat, nė Elbasan, nė Korēė, nė Kolonjė. Pėr shtypjen e kryengritjes nė kėto treva pushteti dėrgoi trupa shtesė.

    Por, kur nga mezi i korrikut tė vitit 1912, thuajse nė tė gjitha “Trevat e Sipėrme” tė Shqipėrisė, pra dhe nė Tetovė e Gostivar, pushteti “legal” osman, po zėvendėsohej me atė shqiptar, nga fundi i korrikut pushuan pėr njė kohė veprimet luftarake ndėrmjet fuqive kryengritėse shqiptare dhe forcave osmane. Qeveria e re osmane, mė 23 korrik, kishte lėshuar njė urdhėr telegrafik mbi tėrheqjen e ushtrisė nga Shqipėria, njė telegram me pėrmbajtje tė tillė kishte arritur edhe nė Manastir. Pas urdhrit pėr tėrheqjen e ushtrisė, Qeveria osmane priste qė kryengritėsit shqiptarė tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre, dhe kėshtu tė pėrfundon kryengritja. Kurse, mė 12/25 korrik 1912 Qeveria osmane urdhėroi ndėrprerjen e tė gjitha operacioneve ushtarake kundėr shqiptarėve.

    Rezultatet e kėsaj kryengritje gjerėsisht mė janė trajtuar nė historiografinė shqiptare, ndaj dhe kėtė punim do ta pėrfundoj me njė vlerėsim tė ambasadorit britanik nė Vjenė, mė 28 gusht 1912, lidhur me kėtė. Ai thotė: shqiptarėt “kėtė vitit kanė fituar gjithēka qė kanė dashur por ende vetėm nė letėr, por nėse qeveria turke nuk i plotėson premtimet e veta atėherė ndodhet pėrpara njė lėvizje shqiptare edhe mė tė rrezikshme”.

    Si pėrfundim, Kryengritja e Pėrgjithshme shqiptare e vitit 1912, kontribuoi shumė drejtė evoluimit tė Ēėshtjes shqiptare, si nė planin e brendshėm politik e kombėtar, ashtu edhe nė planin diplomatik ndėrkombėtar, qė rezultoi me hapjen e shtegut drejt autonomisė politike tė Shqipėrisė.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    UF se te ze koka kur lexon sa te dobet ishin te paret tane ne diplomaci .nuk e kupuan ne koh rrezikun qe u kanosej ,dhe qe teper von per tu riorganizuar per te mbrojtur trojet tona.

    Megjithate fuqit e medha e paguan shum shtrejt coptimin e trojeve shqiptare.duke formuar pseudoshtetet sllave,dhe megali hellas....

    sidomos Anglia edhe pse doli gjys e rrenuar nga keto luftra qe pasuan e humbi te qenit superfuqi 1
    ne bot ,duke ju ngushtuar laku gjithnji e me shum nga influenca sllavo ruse ne ballkan,dhe e detyruar per te mbijetuar nga terrori kuq i hapi rrugen SHBA te ishte fuqia e par per te zotruar detrat.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    mungesa e nje aleati te fuqishem ne rajonin ballkanik dhe mungesa e nje ushtrie taktike te mirefillte e mire organizuar dhe furnizuar ne arme dhe tradhtia e disa prijesve shqiptare filoturk dhe loja e dyfishte e turqise ne renim e siper , bene qe kryengritjet e 1912 te mos arinin qellimin e vertete dhe si rjedhoje pati edhe nje shkaterim te pergjithshem ne trojet shqiptare .

    do doja te dija nga analistet dhe historianet dhe nda deshmite e asaj kohe , se perse arberoret nuk i debuan otomanet me heret , ashtu sic beri greqia , serbia , bullgaria e rumania .

    perse nuk filluan kryengritjet popullore ne 1830 , pikerisht atehere kur greqia formoi shtetin e saj te lire nga perandoria otomane ?

    pse nuk iu bashkangjiten kryengritesve arvanitas [arberoret e greqise ] , me qellim qe te fitonim edhe ne lirine tone njesoj si popujt e tjere te ballkanit ?

    pse i qendruam besnik otomaneve dhe vetem shume vone kerkuam pavaresi nga kesaj perandorie ?

    une kam lezuar qe ndersa popujt e tjere te ballkanit luftonin per liri e pavaresi , ne jo vetem qe nuk i ndihmonim dhe nuk benim po ashtu si ata [qe te luftonim kunde te njejtit armik] , por ne ndihmonim me ushtri dhe luftetare perandorine otomane duke i luftuar keta popuj , duke theksuar pikerisht luftetaret e famshem arvanitas te cilet ishim te nje gjaku dhe te nje race .

    mund te shtoj gjithashtu qe kryengritjet popullore qe i prine arvanitasit kishin per qellim lirine dhe pavaresine e tyre nga perandoria otomane , por ata nuk kishin me doemos si qellim krijimin e nje shteti greko -ortodoks e cila pasi u krijua ne saje te gjakut te derdhur arvanitas dhe ndihmes se madhe te fuqive te medha , e shtypi krenarine arvanitase duke burgosur , torturuar dhe vrare shume prijes arvanitas te cilet ishin ne krye te revolucionit te ashtuquajtur grek , qe ne fakt ishte vecse nje lufte arberorve te greqise,.


    une nuk e kam ende te qarte , nese revolucioni grek mori edhe karakter si lufte fetare apo jo?

    une nuk e di nese prijesat arvanitas te revolucionit grek ndiheshim me shume greko[ortodoks apo arvanitas -ortodoks ?

    gjithsesi , fakti qe u shkeputem te fundit nga perandoria otomane do te thote qe ;

    500 vjet roberi shkaktuan nje gjunjezim kultural -moral , kombetar ,dhe ekonomik duke krijuar nje vellazeri dhe paqe te manipuluar edhe nepermjet fese islame qe arberoret pranuan dhe si rjedhoje ishim te paret qe humbem shume gjera te cmueshme si komb dhe te fundit qe mezi i fituam .

    gjithashtu , mendoj se meqe arberoret identifikoheshin si muslimane , nuk patem nje simpati dhe perkrahje nga ndonje shtet dhe popull ne europe e ballkan dhe nuk ndodhi me ne ashtu sic ndodhi me greqine e serbine te cilet paten perkrahje te plote nga fuqite e medha ne krijimin e shtetit te tyre te te pavarur .

    pra gjithcka shqiptare qe kemi sot , e kemi prej mijera e mijera deshmoreve te rene ne lufte per liri e pavaresi .

    krijoni peshoren ne mendjen tuaj dhe peshoni shqiperine atershme te 1912 dhe shqiperine sotme .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    UF se te ze koka kur lexon sa te dobet ishin te paret tane ne diplomaci .nuk e kupuan ne koh rrezikun qe u kanosej ,dhe qe teper von per tu riorganizuar per te mbrojtur trojet tona.

    Megjithate fuqit e medha e paguan shum shtrejt coptimin e trojeve shqiptare.duke formuar pseudoshtetet sllave,dhe megali hellas....

    sidomos Anglia edhe pse doli gjys e rrenuar nga keto luftra qe pasuan e humbi te qenit superfuqi 1
    ne bot ,duke ju ngushtuar laku gjithnji e me shum nga influenca sllavo ruse ne ballkan,dhe e detyruar per te mbijetuar nga terrori kuq i hapi rrugen SHBA te ishte fuqia e par per te zotruar detrat.
    Kryengritja e Pėrgjithshme e vitit 1912 (ka qėndrime historianėsh qė ajo nuk qe njė kryengritje e pėrgjithshme, siē jemi mėsuar ta njohim nė historiografinė tonė), ndonėse solli ēlirimin e pothuajse tė gjitha qyteteve tė Shqipėrisė, nuk arriti tė jepte frytet e saj tė plota pėr njė varg arsyesh tė brendshme e tė jashtme e, nė radhė tė parė, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve e tė mungesės sė bashkėpunimit tė qėndrimeve nė udhėheqjen e Lėvizjes Kombėtare nė atė periudhė. Duke e vėnė theksin tek kėto mosmarrėveshje, siē pohon akademik Kristaq Prifti bazuar tek Luigj Gurakuqi, i cili shkruante mė 7 shtator 1912 nga Kosova: “Nė qoftė se Atdheu nuk nxori fitimin e pritur, nga gjaku i derdhur (mė 1912) faji ėshtė i tė gjithė neve”.

    Mbėshtetur nė dokumente tė kohės, si nė letrat e telegramet e shkėmbyera midis atdhetarėve nė Shqipėri dhe raporteve diplomatike tė konsujve tė akredituar nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane (viset shqiptare), arrijmė nė disa konkluzione, siē ka pėrfunduar Prof. Dr. Nevila Nika:
    1. Deri nė prag tė fillimit tė luftėrave ballkanike mendimi pėr shpalljen e mėvetėsisė akoma nuk ishte qartėsuar tek tė gjithė veprimtarėt e Lėvizjes Kombėtare;
    2. Veprimtarėt e kolonive tė mėrgimit kanė luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm pėr arritjen e ngritjes sė flamurit kombėtar;
    3. Organizimi, drejtimi e bashkėrendimi i Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė armatosur nuk funksionoi si duhet;
    4. Spektri i atyre qė kontribuuan nė rrafshin politik, nė atė ushtarak apo edhe financiarisht nė arritjen e ditės sė Pavarėsisė ėshtė shumė mė i gjerė nga ai qė njihet apo qė kemi thėnė rėndom pėr dekada tė tėra;
    5. Frika e copėtimit tė viseve shqiptare, qė ekzistonte tek drejtuesit e platformės kombėtare shqiptare, u vėrtetua plotėsisht qė nė muajt e parė pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Britania e Madhe nuk ka qenė kryekėput kundėr ēėshtjes shqiptare, siē jemi mėsuar ta lexojmė nė literaturėn tonė historiografike. Qėllimi i saj ishte tė pengonte depėrtimin e imperializmit sllav nė Ballkan dhe mbizotėrimin e tij edhe nė Mesdhe. Britania e Madhe, tek ēėshtja e autonomisė sė viseve shqiptare, i ėshtė deklaruar Portės sė Lartė se ky ėshtė njė problem i brendshėm qė vetė Porta duhet ta rregulloj. Tek aspirata e Mbretėrisė sė Serbisė pėr dalje nė Detin Adriatik, Britania e Madhe ka qenė dakord pėr kėtė ēėshtje, por vetėm nėse Mbretėria Serbe do tė arrinte aty pa krisma armėsh. E dihet mirėfilli se njė synim tė tillė ajo nuk do tė mund ta realizonte pa pasur pėrballje me faktorin shqiptar. Kjo, nė sensin diplomatik, siē ka vlerėsuar Dr. Frashėr Demaj, qė ka hulumtuar e studiuar kėtė problematikė mes Britanisė sė Madhe dhe ēėshtjes shqiptare, ėshtė njė JO e madhe qė i ėshtė thėnė synimit serb drejt viseve shqiptare.

    mungesa e nje aleati te fuqishem ne rajonin ballkanik dhe mungesa e nje ushtrie taktike te mirefillte e mire organizuar dhe furnizuar ne arme dhe tradhtia e disa prijesve shqiptare filoturk dhe loja e dyfishte e turqise ne renim e siper , bene qe kryengritjet e 1912 te mos arinin qellimin e vertete dhe si rjedhoje pati edhe nje shkaterim te pergjithshem ne trojet shqiptare .
    Ishte Perandoria e Austro-Hungarisė qė bėri pėrēapje ta mbėshtesė Kryengritjen e Pėrgjithshme, por, edhe ajo, kur pa se tendencat pėr mbėshtetje tė platformės sė kėsaj Kryengritje nuk u shikuan me sy tė mirė, madje edhe u kundėrshtuan, nga ana e fuqive tė tjera, pos asaj deklarative, iu shmang njė mbėshtetje tė veprimeve konkrete. Nuk ėshtė problemi kėtu i mungesės sė armėve qė do tė pengonte suksesin e kryengritėsve, por problemi ka qenė tek mungesa e rėnies nė njė mendje mes krerėve tė kėsaj kryengritje. Hasan Prishtina kishte mosmarrėveshje pothuajse me gjithė krerėt ose tribunėt popullorė tė Vilajetit tė Kosovės, tė cilėt, siē theksohet nė dokumente tė kohės, kishin pėr synim arritjen e autonomisė me nė krye tė Abdyl Hamitit II, sulltanit qė ishte nė krye tė Perandorisė nga vitit 1876-1909. Pėr kėtė arsye dhe arsye tė tjera, ai u detyrua qė Kuvendit tė Ferizajt (6 gusht 1912), ti paraqesė 14 pika tė moderuara, tė cilat nuk pėrēanin krerėt e kryengritjes dhe po ashtu ishin mė tė realizueshme pėr Portėn e Lartė.

    Dar_di
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    NJOFTIM I KONSULLIT TĖ FRANCĖS NĖ SHKUP, PĖR SHKĖLQESINĖ E TIJ, ZOTIN POINCARE, KRYEMINISTĖR DHE MINISTĖR I PUNĖVE TĖ JASHTME, RRETH ARDHJES DHE QĖNDRIMIT TĖ SHQIPTARĖVE NĖ SHKUP.


    N. 102.
    Shkup, mė 14 gusht 1912

    Gjendja nė Shkup.

    Shqiptarėt po vazhdojnė tė arrijnė me armė nė Shkup, por mbajnė qetėsi tė madhe dhe disiplinė tė vėrtetė.

    Dje, duke udhėtuar me karrocė nėpėr rrethinat e qytetit, pėr tė shikuar nėse ata vėrtetė po i afroheshin Shkupit, unė kam takuar rastėsisht, njė gjysmė ore larg Kalasė, njė kolonė prej 2.000 vetash pėrafėrsisht komanduar nga Bajram Curri dhe Riza Beu i Gjakovės. Bajram Curri, tė cilin e kisha njohur dikur nė Shkup, mė njohu menjėherė dhe, sipas traditės shqiptare, unė nuk pata mundėsi tė refuzoja cigaren dhe kafenė qė m`i ofroi. Bėra me tė njė bisedė pėrafėrsisht njė ēerek ore; gjatė asaj kohe Riza Beu shkoi nė Shkup pėr tė diskutuar me Valiun nė lidhje me kėrkesat. Ka arsye tė besohet qė punėt do tė rregullohen shpejt; kėtė na e ka pohuar valiu, Galib Pasha, kur pranoi sot nė mėngjes Korin Konsullor, nė vizitė zyrtare, me rastin e marrjes sė shėrbimit.

    Mbrėmė, nė ēastin e perėndimit tė diellit, ndodhi nė qytet njėfarė paniku, sepse, pėr fillim tė Ramazanit, tė gjithė shqiptarėt dhe shumė myslimanė kanė filluar tė shtien me armė nė ajėr, me mijėra plumba.

    Fatmirėsisht pati vetėm disa tė lėnduar rastėsisht. Ėshtė formuar njė komision nėn kryesinė e kryetarit tė bashkisė, pėr ushqim tė shqiptarėve, numri i tė cilėve shtohet nga ora nė orė. Ky komision ka vendosur t`i bėjė thirrje zemėrgjerėsisė sė komuniteteve tė ndryshme. Komuniteti grek dhe ai vllah kanė ofruar njė shumė prej 200 lirash turke.

    Nėnshkruar: P. Carlier.

    AMAE, Turquie, Guerres Balkaniques, IV, Vol. 232, 1-20 aout 1912, AIH, F. 206.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    e vertet, e vertet.
    me mbajt rend, me mbajt rend.

    me kris me pushke me bo sefa,
    se flamurin bajrami se ka
    urtėsia

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Bajram Curri me shokėt dhe bashkėluftėtarėt e tij nė Shkup
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •