Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Shpresa Vitia, më e hirshmja shqiptare në Britani

    19-vjeçarja nga Prishtina triumfon në spektaklin e bukurisë në Londër

    Shpresa Vitia, më e hirshmja shqiptare në Britani

    Fotografi Jani Jançe: "Ishte zgjedhje politike. Nuk e meritonte"

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Mes emocionesh dhe duartrokitjesh, shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë zgjedhur këtë fundjavë më të bukurën e komunitetit të tyre. Shpresa Vitia nga Prishtina ka rrëmbyer kurorën e Miss Shqiptarja 2007 në një konkurs zhvilluar në Logall Hall në qendër të Londrës ku morën pjesë 20 vajza. 19-vjeçarja, e cila studion për Psikologji në Universitetin Kingston mes emocionesh tha ekskluzivisht për Shqip se të triumfosh në një

    konkurs të tillë bukurie në diasporë asnjëherë nuk është e lehtë. "Jam e lumtur nga ky sukses. Kam pasur një jetë të vështirë. E gjitha ka qenë një ëndërr. Kurrë nuk e kam besuar që një ditë do të fitoja këtë çmim". Përzgjedhja e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi deri në momentin e fundit "rivalja" e saj më e afërt ka qenë vajza me numrin 12, Elisa Çaushi, një modele e re shqiptare në Londër. Tiranasja Çaushi nuk ka dalë duar bosh nga ky spektakël. Ajo fitoi çmimin e Miss Fotozhenisë sponsorizuar nga kompania "Alsat-Satelaite" në Londër, e cila i dhuroi një dekoder me një abonim 12 mujor "DigitAlb".

    "Ndihem e lumtur. Fitimi i këtij çmimi tregon se unë dukem e bukur në fotografi. Ky çmim është një shtytje e mëtejshme për atë që kam dëshirë të bëj. Të jem një modele në revistat britanike", u shpreh Elisa Çaushi. "Gjithçka surprizë. Një spektakël ku përjetova një eksperiencë të re", do të deklaronte Vlora Lokaj, e cila do të zgjidhej Miss Miqësia dhe shoqëruesja e dytë e Miss Shqiptarja 2007. Një triumf të dyfishtë do të kishte edhe vajza tjetër nga Tirana, Eni Labinoti, e cila studion për modë. Ajo fitoi dy çmime atë të Miss Elegancës dhe të shoqëruese së parë. "Dy çmime për mua do të thonë shumë. Është arritje. Tani duhet të mendoj seriozisht për t‘u marrë me spektakle mode" do të shprehej Labinoti tejet e lumtur. Ajo shkon më tej kur thotë se e dinte kush do të fitonte. "Që ditën e parë mendova se Shpresa do të ishte fituese. Ajo ishte më e gjata nga të gjitha me një avantazh që i dhuroi asaj fitoren". Të dyja vajzat nga Tirana, Eni Labinoti dhe Elisa Çaushi, ishin pretendentet kryesore për t‘i marrë kurorën e bukurisë, Blerta Halilit, Miss Shqiptarja 2006. Por fati kësaj here i ka buzëqeshur Shpresa Vitisë.

    Surpriza e spektaklit në të cilin 7 bukuroshe u shpërblyen me çmime të ndryshme, ka qenë boksieri Kreshnik Qato, të cilit i ishte besuar drejtimi i tij së bashku me zonjën Arlinda Ballçaj. Rreth kësaj eksperience të re si show-men, Qato u shpreh se ai ndjeu më shumë emocion sesa në ato raste kur ngjitet në ring për të boksuar. "Jemi të lumtur që për të dytin radhazi mundësuam përzgjedhjen e më të bukurës së shqiptarëve në Britaninë e Madhe. E veçanta e Miss Shqiptarja 2007 ishte pjesëmarrja e vajzave jo vetëm nga Londra, por

    edhe nga qytete të tjera, madje kishim edhe vajza nga Irlanda", tha Enkelejd Omi, producenti i spektaklit. Miss Shqiptarja 2007 zgjoi një interes të madh në komunitetin shqiptar, pasi është ndër të paktat evenimente kulturore me përmasa të tilla që zhvillohet në Britaninë e Madhe.

    Kundërshtimi Paparazzit

    Por përzgjedhja e Shpresa Vitisë si Miss Shqiptarja 2007 në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kaluar pa polemika siç ndodh rëndomtë në të tilla konkurse bukurie. Juria ka pasur debate të zjarrta në lidhje me zgjedhjen e vajzës fituese. Zgjedhja e saj është kontestuar prej njërit nga anëtarët e jurisë. Fotografi i mirënjohur i gazetave britanike, Jani Jançe, anëtar i jurisë

    tha për "Shqip" se përzgjedhja e 19-vjeçares nga Prishtina ishte e gabuar. "Për mendimin tim nuk u morën parasysh estetika apo bukuria e vajzave të tjera. Anëtarët e jurisë ishin jo në unanimitet të zgjedhjes". Më tej, Jançe, duke e parë çështjen nga këndvështrimi i një profesionisti tha se vajza fituese kishte trupin më të gjatë se këmbët. Nuk kishte aspak bukuri dhe se dukej 10 vjeçe më e madhe në moshë nga mosha e saj reale".

    Në fund të votimit, juria vendosi me shumicë votash katër me tre që vajza fituese të jetë Shpresa Vitia. Kryetari i jurisë, Petrit Kucana, tha se ka qenë një zgjedhje jashtëzakonisht e vështirë por me sa duket shumica e anëtarëve të jurisë kanë parë përveç bukurisë edhe shumë elemente dhe komponentë të tjerë te kjo vajzë.

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Shpresa Vitia Miss Shqiptarja 2007 ne Britanine e Madhe.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Qenka me te vertete e bukur, ose te pakten me e mira nga ato qe jane aty ne foto.
    Suksese vajzes dhe uroj qe te tjera aktivitete te organizohen ne Londer per te gjithe Shqiptaret qe jetojne aty.

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Meto kshu me tha i shoku im qe ka qene i ulur shum afer jurise.....tha se kjo goca e kishte kryt e shalet me te gjata se cdo njeri qe ka dal naj her ne zon te pare, bish femen....


    Persh, dhe mundohu qe te marresh naj interviste me kte Missin, mos harxho kohe kot me kta njerzit qe mendojne se ka meritu fitoren, njerez pa lidhje dhe te lig me duken----c'eshte e verteta e paska vulos Tropojani jem Petriti, se lun topi kte pune mo. ;-)

    Persh Muhamet.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •