Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    BLETET E TRADITES – Festivali Shqiptar ne Uster, Masacuste

    Tradita eshte mjalti i nje populli, eshte vesa qe ushqen shpirtin e te vegjelve te tij, eshte era qe shperndan aromen e tij. Kete arome traditash kane disa muaj qe pergatisin me perkushtim te pa-treguar organizatoret e Festivalit Shqiptar ne Uster (Worcester) te Masacustes (Massachusets). Qellimi qe kane nuk eshte thjesht shpalosja e vlerave shqiptare, por trashegimi i tyre ne brezat e rinj. Kisha Ortodokse Shqiptare e Shen Marise ne Uster e ka bere tradite mbajtjen e Festivalit Shqiptar cdo dy vjet ne zemer te saj. Kjo tradite e cmuar filloi ne pranvere te 1983 kur nevoja per te ngritur fonde per kishen, u kthye ne nje nevoje mbijetese e traditave dhe vlerave shqiptare. Dhe sot, me teper se kurre, komuniteti i kesaj kishe, vazhdon te mbaje traditen qe u fillua me po te njejtin perkushtim si 15 vite te shkuara.
    “Me teper sesa nje besim, duam te pasojme traditat dhe vlerat tona kombetare, ato qe prinderit tane na dhuruan i kemi marre ketu ne toke te huaj dhe duam t’ua japim femijeve tane. Duam t’i rritim jo thjesht si shqiptare, por si patriote.”
    Keto jane fjalet qe znj Diana Progri, drejtuesja e grupit organizues thote me mallengjim tek qendron ne mes te salles ku beheshin pergatitjet me rreth 20 tavolina te vendosura rreth e rrotull dhe ne secilen prej tyre 4-5 gra, qe punonin llere-perveshur brumin e biskotave. Te gjitha kishin vene perparesen, shamine e bardhe ne koke dhe me nje kenge te lehte ne goje, gumezhinin si bletet kur bejne mjaltin. Keto gra, blete te tradites shqiptare, jane mbledhur ketu gati cdo dite kete muajin e fundit duke shpenzuar ore te tera me pergatitjet per festivalin. Duart e tyre kane pergatitur ushqime te ndryshme tradicionale shqiptare si: byreke, shishqebap, bakllava, petulla dhe shume te tjera qe do te kenaqin rreth 20-30 mije shqiptare qe priten te vijne ne nje periudhe tre ditore. Ato mezi po presin 1, 2, 3 Qershorin per te pare kurorezimin e punes se palodhur qe po bejne, te shohin kete perkushtim te shpaloset dhe te tregoje shqiptarizmin e vertete. Znj. Progri kembengul se kjo lodhje nuk eshte thjesht lodhja e nje kishe per nje komunitet fetar, kjo lodhje dhe keto pergatitje jane perkushtimi dhe dhurata qe ato duan t’i bejne cdo shqiptari qe ka mall per Shqiperine!
    Festivali do te hapet ne daten 1 Qershor, 2007 ne oren 5 pasdite. Cdo here eshte festuar me artiste qe kane dhuruar artin dhe kohen e tyre. Gjate viteve kane dhene shfaqe ne kete festival Frederik dhe Aida Doci, Eli Fara, Brunilda Sota, Justina Aliaj, Parashqevi Simaku, e shume te tjere, ndersa sivjet eshte ftuar grupi “Malli” qe do te kendoje diten e shtune. Grupi i vajzave te kishes ka pergatitur te luaje valle kombetare, kisha do te ofroje nje tur te ikonave, do mbahet nje ankand te heshtur, dyqani i luleve do te jape mundesine e ndonje dhurate te rastit, do te kete argetim lodrash karnivali per femijet, dyqan ku do mund te gjenden artikuj te ndryshem tradicionale kombetare si kostume shqiptare, flamuj, stema, etj, si dhe nje llotari me disa cmime. Jane ftuar gjithashtu: valltari i famshem qe na ben aq krenare Tony Dovalani, aktorja Elisa Dushku, majoria e qytetit Konstandina Lukas, e cila vete eshte me prejardhje shqiptare, nje liste e gjate te ftuarish si dhe nje program i ngjeshur dhe i krijuar me pune perkushtuese per hir te komunitetit qe ka kaq shume nevoje te njohe vlerat e veta.
    Organizatoret e festivalit nuk kane harruar gjithashtu se shumica e pjesemarresve do te kene nevoje te parkojne makinat e tyre dhe per kete kolegji Assumption qe eshte vetem disa minuta larg ka ofruar perdorimin e vendit te parkingut si edhe sherbim falas te autobuzit per t’i sjelle ata ne festival.
    Nje shfaqje zemash, deshirash, perkushtimesh dhe pune te palodhshme, qe u jep shqiptareve nje festival dashurie. Kjo eshte mjalta qe po pergatitet nga ky komunitet, kjo eshte vesa qe kete pranvere do te njome shpirtin qe ka etje per Shqiperine, kjo eshte aroma qe kjo tradite po pason nga stina ne stine, nga lulja ne lule, nga kenga ne kenge, nga vallja ne valle, nga jeta ne jete.

    Pergatiti per gazeten ILLYRIA: Aida Bode
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Tema tė Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •