Postuar më parë nga
Albo
Islami ka patur aq ndikim ne jeten e sjelljet e shqiptareve, aqsa paganizmi ka patur ne rradhet e malesoreve shqiptare ne veri te Shqiperise qe per shekuj te tere kane shuar mijera jete njerezish te pafajshem per nje Kanun e per nje moral te ngritur mbi parimin: "sy per sy e dhemb per dhemb". Islami ka patur aq ndikim sa ka patur edhe 50 vjetet e komunizmit qe une do ti quaja vitet e TALIBANIZMIT shqiptar, pasi ashtu si talebanet me statujat e lashta te budisteve, edhe komunistet shkaterruan ne 50 vjet ato kisha, manastire, vepra te lashta arti kishtar, qe i shpetuan 500 vjeteve te pushtimit osman.
Ne syte e mi, nje besimtar mysliman qendron me lart se sa nje ateist apo sekularist si ti. Pasi te pakten besimtari mysliman e ndjen urine shpirterore dhe mundohet ta shuaje ate duke kerkuar Perëndinë.
Konstandini i Madh themeloi "kishterimin perendimor" dhe "ortodoksine katolike"? Bir selmani i nenes...
Arsyeja eshte teper e dukshme per dike qe di te lexoje midis fjalesh, duhet te jete e dukshme edhe per ty kur bie ne kontakt me njerez me besim. Ti nuk ke besim, ti nuk ke fe, ti nuk ke tradite, detyrimisht nuk ke se cfare diskuton me nje te krishtere, mysliman apo nje budist. E vetmia gje qe ti mund te besh si i pafe apo si ateist eshte te pergojosh ne injorancen tende fetare keto fe monoteiste me rradhe.
Ti dhe shume si ty jeni duke diskutuar per ate fene qe nuk e njihni, nuk e vleresoni e nuk e kini.
Edhe budallai uleret me fort se gjithe te tjeret dhe nuk ben njeri me te zgjuar se vetja, por kjo nuk do te thote se ai eshte duke mbrojtur te verteten dhe te gjithe duhet ti vene veshin. Sa here e ke lexuar Biblen e Kuranin dhe per sa vjet e ke praktikuar krishterimin dhe islamin per te dale ne perfundimet e mesiperme se jane fe te rreme?
Kur i ve vulen dickaje pa e njohur e ka emrin paragjykim.
Edhe nje qen e nje mace qesh, qan, dashuron, gezohet e hidherohet.
Thelbi i asaj qe thashe eshte fare i qarte: ti dhe cdo shqiptar sot jeni te LIRE te zgjidhni te ushqeheni me mishin e pules apo me mishin e sorres, apo te ushqeheni me bar, si ne kohen e xhaxhit Enver. Nese ti je sot i krishtere, askush nuk te beri me zorr, zgjodhe me vullnetin tend te lire te jesh i tille. Nese ti je sot mysliman, askush nuk te beri me zorr, zgjodhe te jesh i tille. Nese ti sot nuk beson ne asnje fe apo beson sipas mendjes tende, ti perseri nuk je duke bere gje tjeter vecse duke deshmuar lirine tende.
Vecse mos e bej gabimin qe te pergjithesosh besimin tend ne besimin e gjithe shqiptareve apo ate qe e quajne "fe e shqiptareve". Ti dhe une mund te deshmojme vetem besimin tone personal dhe fene e shqiptareve e deshmon cdo shqiptar ne menyren dhe lirine e tij.
Kjo "terapi e shokut" qe buron nga mendimi "te gjithe shqiptaret jane si une" apo "te gjithe shqiptaret duhet te jene si une" eshte nje crregullim mendor post-komunist i shqiptareve. Cdo shqiptar eshte sot ai qe ZGJEDH te jete.
Kur dikush te pyet ne rruge, nuk te pyet se cfare besimi kishin apo kane prinderit, te pyet: "Cfare besimi ke ti?" Dhe kur te pergjigjesh, shpresoj qe te mos i pergjigjesh: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria..." pasi kane per te te marre per budalla. Kjo lloj pergjigje eshte nje lloj maskimi foshnjor i se vertetes: Jam i pa fe! Justifikimet, arsyet, shkaqet apo pasojat jane dytesore dhe te parendesishme.
Albo
P.S Asnje prifti ne bote nuk i privohet e drejta per tu martuar. Ai prifti katolik apo ai murgu e murgesha ZGJEDHIN qe te mos martohen dhe te bejne nje jete qe i pelqen Perendise. Dhe prifterinjte orthodhokse kane te drejte te martohen para hirotonisjes prift, ata qe nuk martohen jane prifterinjte katolike. Ja mesove dhe dicka qe nuk e dije.
Krijoni Kontakt