ja , kjo ishte pordhe me rigon.
Po Etrusket dhe Egjyptianet, e jo vetem, po nje pjese e mire e Persise dhe botes ne lindje, jane shembuj te gjalle te asimilimit fetar. Pak rendesi ka nese eshte krishterimi apo islami.
Alfeko kete po mundohet te shpjegoje, po kujt ja thote se.
Tani shyqyr qe krishterimi na qenka 1000 vjet me i perparuar se islami dhe hajde le te themi se nuk demton kulturat. Po me ç'fare çmimi perparoi krishterimi, me djegjen e shtrigave ne turren e druve, jo se "adhuronin djallin" se kjo nuk ka baza, po per te zhdukur nje kulture te lashte sa vete njerezimi, nje kulture qe bazohet ne respektin e plote te vullnetit dhe vlerave njerezore, ne harmoni me natyren. Po papatit kjo nuk i leverdiste, sepse fete ushqehen me injorance. Kemi gjysem evrope te latinizuar, shiko anglishten se sa fjale e folje latine ka. Pse? Po fale kishes. Po ne lindje, meqe e pranon dhe vete qe nuk ka identitet kombetar, kete drejte, po cili eshte shkaku i kesaj prapambetje? Pse tashme pothuajse te gjitha vendet muslimane te lindjes se mesme , ose kane arabishten gjuhen meme, ose e kane gjuhe zyrtare? Dhe librin e vetem qe shumica ka lexuar eshte kurani,ashtu si libri i vetem qe njerezit lexonin(me mire te themi degjonin) ishte bibla.
Feja eshte si nje organizem shoqeror-kulturor, qe ushqehet me kulturat e tjera, duke i asimiluar, duke i permbledhur ne vetvete. Krishterimi eshte shembull i kesaj. Sa festa e rite pagane, apo festa lokale jane integruar ne krishterim , me mire te themi asimiluar.
Po ti do thuash qe edhe une po flas pordhe me rigon, se gjoja kjo nuk ka lidhje.
Ka shume lidhje , se nese feja nuk eshte gje tjeter veçse kulture e huaj asimiluese, kultura jone mund te jete veç ajo shqiptare, e feja jone eshte shqiptaria.
Do thuash ti po ne nuk kemi nje liber te shenjte, dhe nje zot qe çirret e therret per lufte e gjakderdhje. Po ne fakt islami eshte kulture arabe + allah + kuran. Krishterimi, kulture latine(ose greke ne rastin e orthodoksise) + bibel + trini.
Po prap do thuash ti se krishterimi ka qene ne trojet tona qe ne fillimet e tij. Mundet, une di vetem se ne kishe flitej o latinisht o greqisht, e ne xhami arabisht, shqipja ishte gjuhe e shejtanit.
Krijoni Kontakt